Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:50 pm

fla






ISUF SELMAN ÇELA































PA RRËNJË NUK KA DEGË







































2009





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:51 pm

Isuf S. Çela



“PA RRËNJË NUK KA DEGË”



Redaktor: Lirim Deda

Recesentë: Xhemil Çela

Milo Dora Art grafik:








Copyright Isuf S. Çela, 2009

Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “…………………” Tiranë, 2009





Adresa

Isuf Çela

Lagjja”15 Shtatori” Tepelenë

Telefon

Fiks ++35581422013

Mobil +0355682750443































Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:52 pm

PËRMBAJTJA

I. NË GJURMËT E VENDLINDJES DHE TË
FAMILJES SË SELMAN FELEK ÇELËS




Shkurt për Kurveleshin:

Pozicioni gjeografik i Kurveleshit

Vështrim në ndarjen administrative të krahinës

Në gjurmët e atdhetarisë kurveleshase

Kurveleshi pas Luftës së Dytë Botërore



Vendlindja jonë, Gusmari



Familja e Selman Felek Çelës në rrjedhat e kohës.

Dy fjalë për një libër

Pak histori për paraardhësit tanë

Për familjen e dajove të mi

Vëllezërit dhe motrat e mia

Për veten, bashkëshorten, fëmijët, nipërit e mbesat e mia



II. PUBLICISTIKË

Të ruajmë si sytë e ballit zakonet e traditat e të parëve tanë

Të respektojmë saktësisht ngjarjet dhe datat historike

Kur e thotë të vërtetën Kryetari ynë?

Një udhëtim për në një dasëm me mëhalliotët

Mjeku që shëron zemrat me fjalën e ëmbël e të mençur

Në vatrën prindërore

Njeriu i punëve të mira

Jetë e kaluar me këngë dhe për këngën

Profesor Maliq Lila -poeti zemërdet

Bija e Luzatit

Mirëseerdhe gazeta “Fermeri”

III. KRIJIMTARI

Këngë (për takimin e brezave në Gusmar)

I palodhur kurdoherë

Ngrehu se të kërkon syri

Balsam i plagëve tona

Bashkë si dikur në këngë

Në bust e gjallë

Vend i burrave të rëndë

Ku gjirin nëna më fali,

Le të më tretet kokalli!

Ajkë e këngës popullore

Urim zemre

Bukur na shkoi muhabeti

Atje lart në Kurvelesh



BASHKËKUVENDIM




a. Për njerëzit e mi

Ago Felek Çelit

O vëlla, na piku malli

Ti moj motër zemërmadhe

Ndër brezat përhap kulturë

Marrtë nga ditët e mia

Urim në përvjetor

Pse syri më qante vallë?



b. Fjalë zemre mes shokësh e miqsh

*Më i thjeshti ndër të thejshtët

*Urime në përvjetorin e lindjes:

Një shëndet

Gëzuar këtë përvjetor,

Zemra jote është behar ,

Qendron si mal më këmbë

*Për shokët e miqtë e mi të dashur:

Mjeku i shpirtit njerëzor

Ai di të falë vetëm mirësi

Më jep një dhimbje të të jap një vepër

Skalitur si gurë pragu

Sulo Neli Gërbi

Zemërmadh e shpirt behari

Malli i emigrimit

Malli i nënës nuk shteron



*”Penën ngjeva në hënë” (vlerësime për librin me vjersha)











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:52 pm





PARATHËNIE


Isuf Çela njihet tashmë nga lexuesi ynë, jo vetëm si poet e veprimtar i shquar i shoqatës “Labëria”, por edhe si një bashkëpunëtor i organeve të shtypit të përditshëm e posaçërisht i gazetës “Labëria”. Kjo veprimtari ndër vite i ka dhënë dorë autorit që tani së fundi të përzgjedhë dhe të mbledhë në një botim të veçantë krijimtarinë e tij më të mirë publicistike. Por duke qenë se mbi të gjitha ai është poet dhe i këndon përditë zemra, vetvetiu në këtë vëllim ka përfshirë edhe një tok krijimesh, sidomos disa këngë të hartuara enkas për grupet polifonike. Në të njëjtën kohë, në këtë libër do të gjejmë edhe shënime e shkrime për vendlindjen e tij, Kurveleshin e Gusmarin dhe për njerëzit e afërt e të dashur të tij, shoqëruar edhe me përkushtime si krijime të freskëta kushtuar shokëve e bashkëpunëtorëve, ashtu siç do të gjejmë edhe krijime të këtyre poetëve për vetë Isuf Çelën.

Por kapitujt kryesorë të librit janë ata që hedhin dritë për gjenealogjinë e familjes Çeli, ajo familje që në gjenezë tejet atdhetare, nga gjiri i së cilës kanë dalë personalitete të shquara të luftrave për liri e pavarësi dhe sidomos të periudhës së LANÇ. Autori, i kursyer në fjalë, por nëpërmjet të dhënave historike pasqyron rrugën luftarake atdhetare të bijve dhe bijave të Çelaj, nga fshati Gusmar i Kurveleshit, ashtu siç na jep tablo të kontributit të shquar edhe të shumë bijve e bijave të Gusmarit e Kurveleshit.

Tek i hedhin një vështrim librit më të ri të Isuf Çelës, kemi përshtypjen se nga pjesët përbërëse të ndara në disa kapituj këtu autori ka synuar që të na japë një tablo artisike të jetës dhe të veprimtarisë së familjes e të atij vetë si krijues dhe qytetar, duke krijuar kështu një libër “testament” dhe nga që teksa ka kapërxyer të shtatëdhjetat ndien se mund të mos ketë më forca e kohë për të vijuar po me atë zjarr e patos veprën e nisur që herët.

Mbase të gjitha këto kanë sjellë në faqet e librit, jo vetëm adhurimin e autorit për të parët e tij, por edhe notat e një lirizmi e epizmi të thellë që ia shtojnë librit, jo vetëm ngjyrat, por edhe vlerat estetike e artistike, ku bie në sy ndjenja e thellë e mirënjohjes për të gjithë ata trima e trimëresha, të cilët u sakrifikuan nëpër mote për një të ardhme më të denjë të Kurveleshit e të gjithë Labërisë.

Mesazhi kryesor i këtij libri shquhet qysh në titullin e zgjedhur, sipas të cilit nuk mund të ketë degë të blerta asnjë lloj peme, në se nuk ngrihet mbi rrënjët e thella, pra udhëtimi i mbarë i një individi, apo i një fisi, i një komuniteti nuk mund të jetë i garantuar në se nuk ushqehet nga tipare dhe virtyte që i shërbejnë gjakut, traditës, të ardhmes, krejt mëmëdheut. Ja, kjo është platforma ideopolitike e artistike e Isuf Çelës, i cili në moshën e pjekurisë, krahas poezive të tij të bukura, na jep edhe këtë libër tjetër me kendvështrim sa historik, aq edhe letrar e artistik.



Lirim Deda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:52 pm

Një dashuri dhe një pasion i madh më shtyti që të hedh këto shënime në këtë libër të titulluar me simbolizim: me rrënjë dhe me degë që gjithmonë buisin dhe janë përherë të gjelbra, pasi jeta ka vijueshmërinë e saj të pandërprerë. Është një falenderim për Mëmëdheun, për Vendlindjen, për Labërinë dhe krenarimin që linda në këto troje, për gjakun e dhënë dhe qumështin e pirë; një nderim për të gjithë njerëzit e ditur e punëtorë që e gatuan këtë vend; respekt e nderim për atë çka bënë të parët tanë për Shqipërinë, Kurveleshin, Gusmarin, për gjithë njerëzit që kanë jetuar dhe jetojnë në këto troje, një dhuratë simbolike për brezat përtëritës që vijnë….

Isuf S. Çela
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:53 pm

NË GJURMËT E VENDLINDJES DHE
TË FAMILJES SELMAN ÇELA


Familja, të cilës unë i përkas, ajo e Çelaj e më konkretisht e Selman Felek Çelit, me shkallën tonë të njohjes dhe duke u mbështetur edhe në studimin e botuar nga Xhemil Çela “Familja dhe fisi Çela në shekuj” (Tiranë, 2005), në kohët më të largëta, të paktën në tre shekujt e fundit, është familje autoktone e fshatit Gusmar dhe e krahinës së Kurveleshit. Si e tillë, ajo ka qenë dhe mbetet e lidhur moralisht e atdhetarisht tepër ngushtë me vendlindjen, është pjesë e historisë së saj me kontributet e ndërsjellta. Në ndërgjegjen time dhe të parëve të mi, ata që kam arritur të njohë e bisedoj me ta, kjo familje është tepër e lidhur me fshatin Gusmar dhe me krahinën e Kurveleshit. Ajo ka marrë shumë nga krahina e fshati i vet, nga vlerat e tyre natyrore por edhe njerëzore, etnozakonore e atdhetare. Por edhe familja e Çelaj, duke qenë krenare për atë çka i ka dhënë krahina e të parëve dhe me detyrimin moral për t’ia shpërblyer asaj, nuk është kursyer as përpara sakrificave supreme, për të qenë në shërbim të fshatit të lindjes, Gusmarit dhe të krahinës së Kurveleshit e madje, edhe më gjerë. Nga ky kend edhe unë, me atë çka kam ndjerë e ndiej për Kurveleshin e Gusmarin dhe bijtë e bijat e tij, jam munduar të jap kontriubutin tim modest me ndonjë shkrim apo edhe ndonjë vjershë për bukuritë e krahinës, por edhe për njerëzit e saj, për mirësitë por edhe trimëritë e tyre në shërbim të vendlindjes dhe të Shqipërisë.

Ndaj dhe trajtesën historike modeste që dëshiroj t’i bëj ecurisë së familjes të të parëve e të pasmëve të mi në rrjedhën e kohës, e shikoj jo të plotë për lexuesin e këtij vëllimi në se nuk trajtoj diçka edhe për vendlindjen tonë të përbashkët, Kurveleshin e Gusmarin dhe familjen Çela në përgjithësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:53 pm

SHKURT PËR KURVELESHIN



Pozicioni gjeografik i Kurveleshit

Kurveleshi është një krahinë gjeografike dhe etnografike që shtrihet në Shqipërinë Jugperëndimore, midis Lumit të Shushicës dhe atij të Borshit në Perëndim të Vjosës në Veri e Verilindje dhe të Kardhiqit në Jug. Emri i sotëm i krahinës është më e bindshme ta ketë prejardhjen nga fisi i Korvesejve, fis që banonte këtë krahinë në Mesjetën e hershme. Për vetë karakterin e terrenit ku shtrihet krahina dhe fshatrat që e përbëjnë atë, Kurveleshi ndahet në Kurveleshi i Sipërm dhe ai i Poshtëm. Kurveleshi i Sipërm përbëhet historikisht nga 10 fshatra dhe konkretisht: Gusmari, Vërmiku, Nivica, Rexhini, Progonati, Lekdushi, Golemi, Kaparieli, Picari dhe Kolonja (në përbërje të kësaj të fundit hyn edhe Medari). Kurveleshi i Poshtëm përfshin 5 fshatra: Kuç, Bolenë, Kallarat, Fterrë dhe Çorraj.

Krahina e Kurveleshit ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 700 km2. Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.). Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si: gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike (fusha e Progonatit, e Golemit etj.), ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji. Rrjedhojë i karstit është edhe varfëria e bimësisë, sidomos në Kurveleshin e Sipërm. Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike (çaji, salepi, trëndelina etj.), duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtashëm për zhvillimin e blektorisë, sidomos asaj të imët (deles, dhisë etj.).

Kurveleshi e kryesisht ai i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si: Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës. Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të kurveleshasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore sa më autoktone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:54 pm

Vështrim në ndarjen administrative të krahinës



Kurveleshi, në të shumtën e kohës në rrjedhën e shekujve, nuk ka përbërë njësi më vete administrative. Fshatrat, që në fillimet e pushtimit osman, kohë nga gjenden të dhëna, ishin të shpërndara në përbërje të nahijeve të Gjirokastrës, të Kaninës, të Himarës, të Sopotit, të Vaveleshit. Dokumentet tregojnë se vetëm në fundin e shekullit XVI pushtuesit osmanë krijuan një njësi administrative më vete, të emërtuar Kurvelesh, me 33 fshatra (sipas regjistrimit të vitit 1583). Megjithatë, duhet theksuar se banorët i rreguIlonin marrëdhëniet e ndryshme shoqërore sipas së drejtës së tyre zakonore dhe jo ligjeve osmane, duke u vetëqeverisur, thuajse gjatë gjithë pushtimit osman. Sipas zhvillimeve të kohës, qendra e krahinës së Kurveleshit ka lëvizur nga Himara, në Kuç dhe në Progonat. Pas Luftës së Parë Botërore, më saktë në vitin 1923, Kurveleshi u bë sërish njësi administrative në shkallë nënprefekture, këtë radhë vetëm me të 15 fshatrat tradicionalë etnokulturorë, me qendrën e nënprefekturës në Gusmar. Ajo përbëhej nga tre komuna apo Krahinari, sikurse quheshin atëhere. Ato ishin: Krahinaria e Kolonjës (me fshatrat Golem, Picar, Kolonjë, Medar e Kapariel), krahinari (komunë) që në vitin 1936, për shkak të vështirësive të komunikmit me qendrën e nënprefekturës në Gusmar, sidomos në periudhën dimërore (që në Malësinë e Kurveleshit zgjaste për 4-5 muaj) e me kërkesën e tyre, kaloi në vartësi administrative, të krahinës së Kardhiqit, me qendër Gjirokastrën. Krahinaria e Kuçit përfshinte fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm (Kuç, Bolenë, Fterë, Çorraj e Kallarat). Krahinaria e qendrës në Gusmar përfshinte Vërmikun, Nivicën, Rexhinin, Progonatin dhe Lekdushin. Nga viti 1946 deri në vitin 1949 qendra administrative e Kurveleshit, tashmë në shkallë lokaliteti kaloi në Kuç. Në vitin 1949, me organizimin e ri adminitrativ të Republikës, Kurveleshi u shpërbë si njësi e mëvetësishme administrative, duke kaluar fshatrat në vartësi të rretheve Tepelenë, Gjirokastër (Kurveleshi i Sipërm, përveç Vërmikut) dhe Sarandë e Vlorë (Kurveleshi i Poshtëm, përfshirë edhe Vërmikun). Në fillim të viteve 1960 Fterra dhe Çorraj, me kërkesën e tyre, kaluan në vartësi administrative të rrethit të Sarandës, nga varen edhe sot. Qendra e Komunës së Kurveleshit të Sipërm, për gati një gjysmë shekulli, u zhvendos nga Gusmari në Progonat në shkallë Lokaliteti. Me ndryshimin e sistemeve, në fillim vitet ’90 të shekullit XX, Gusmari u bë sërish qendër Komune duke përfshirë po ato fshatra që kishte para vitit 1946 me përjashtim të Vërmikut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:54 pm

Në gjurmët e atdhetarisë kurveleshase



Historia luftarake atdhetare e Kurveleshit, edhe pse ende e padokumentuar plotësisht, shtrihet thellë ndër shekuj. Të dhënat e para të dokumentuara vijnë që me fillimet e pushtimit osman. Ato, sipas disa studiuesve, fillojnë me kryengritjet nën udhëheqjen e Gjergj Arianit Komnenit, në vitet 1431-1435, kur ushtritë osmane pësuan humbjet e para në grykat e honet e thella malore të Kurveleshit. Kurveleshi qëndroi në krah të forcave të Skënderbeut në gjithë luftrat antiosmane që ai zhvilloi. Më pas, të njohura janë kryengritjet antiosmane në Kurvelesh e Labëri si ato të viteve 1492 (ku u fituan edhe të drejtat vetqeverisëse apo Venomet, sikurse njihen), 1700-1705, 1715 e 1729, mbështetja për Ali Pashë Tepelenën, kryengritjet antiosmane të viteve 1825-1830 nën drejtimin e Asllan Kucës dhe Veliko Jaçes, atë të viteve 1833-1835 në Kurvelesh e Mallkastër. Në vitin 1847 në Kurvelesh shpërtheu kryengritja fshatare e Shqipërisë së Jugut e udhëhequr nga Zenel Gjoleka, Hodo Aliu, Hoxhë Rexhini që u përhap edhe në krahina të tjera. Çeta të Kurveleshit zhvilluan luftime për mbrojtjen e viseve shqiptare në vitet 1852-1854 si kundër synimeve malazeze, në rajonin e Tuzit e të Podgoricës, me në krye Zenel Gjolekën e Hodo Aliun si dhe në zonën e Mecovës, Prevezës me në krye Hasan Çakon e tjerë. Vendimtare veprimet luftarake të kurveleshasve e fushëbardhasve ishin për zbrapsjen e sulmeve të forcave greke të zbarkuara nga ishulli Korfizit në Sarandë, në atë që quhet “Lufta e Lëkursit” e shkurtit të vitit 1878.

Kurveleshasit vepruan nën komandën e Xhevdet Gjolekës. I shquar për qëndrime e veprimtari luftarake antiosmane për një periudhë 50 vjeçare (1820-1880) ka qënë Çelo Picari. Kurveleshi dha ndihmesë aktive në kuadrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jo vetëm duke ndihmuar me forca luftarake Degën e kësaj Lidhjeje në Gjirokastër, por duke dërguar edhe forca luftarake për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë nën udhëheqjen e Bido Gjolekës (1879-1880). Në prag të shpalljes së pavarësisë u bë strehë e çetës atdhetare të mirënjohur të Çerçiz Topullit dhe ngriti edhe disa çeta të saj sidomos nga viti 1906-1912 Demo Eminit që në vitin 1908 sulmoi adminstratën osmane në Sarandë, të Shahin Demos e Xheladin Serianit nga Gusmari, që asgjësuan në vitin 1908 ushtarakët dhe taksidarët osmanë në Gusmar. Por çetat atdhetare të fshatrave të Kurveleshit u masivizuan në kryengritjen e parë antiosmane të Kurveleshit të vitit 1911, pas fillimit të saj në Porognat më 17 qershor kur u dha sinjali i kryengritjes “Mushkës ju var zilja” dhe çetat e Progonatit, Gusmarit, Rexhinit, Nivicës, Vërmikut e Lekdushit sulmuan dhe pushtuan sarajin osman në Progonat si dhe ngritën flamurin kombëtar. Me nismën e Komitetit të fshehtë për Kurveleshin që vepronte pranë Klubit “Arbëria” në Progonat, me në krye Shaqo Buxon, më 20 qershor 1911, në Lisat e Kadhe u bë mbledhja e çetave atdhetare të gjithë fshatrave të Kurveleshit, të cilat hodhën poshtë kërkesat e veliut të Janinës për të pranur çarmatosjen dhe kthimin e administratës osmane në Kurvelesh. Ndërkohë, me qëllim që kryengritja të fitonte shtrirje sa më të gjerë, u vendos që të thirret një Kuvend ndërkrahinor në Manastir të Cepos më 21 korrik 1911. Aty morën pjesë përfaqësues nga krahinat e Kurveleshit, Gjirokastrës, Vlorës, Delvinës, Çamërisë, Përmetit e Mallakastrës. Kuvendi miratoi një Memorandum me 12 pika, të cilin ia dërgoi edhe Sulltanit, si dhe përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Për shtypjen e kryengritjes Porta e Lartë nisi 8.000 trupa. Por, duke mos patur besim se mund të përballej me forcat kryengritëse, Sulltani, nëpërmjet përfaqësuesve të tij Fejzi bej Alizoti dhe Abdyl Ypi, nga fundi i muajit shtator njoftoi Komitetin e nxjerrë nga Kuvendi se pranonte kërkesat dhe u jepte falje kryengritsve. Kurveleshi mbështeti shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali dhe vuri në dispozicion të qeverisë së tij edhe forca nga Kurveleshi, sikurse dërgoi edhe në Janinë për mbrojtjen e qytetit nga sulmi i forcave greke. Tepër aktive forcat vullnetare të Kurvelshit u treguan në kundërshtimin me armë për përballimin e sulmeve të andartëve grekë në vitet 1912-1914. Çdo fshat ngriti çetën e tij. Të ashpra ishin luftimet në nëntor-dhjetor 1912 në Sarandë, Himarë, Pilur si dhe në muajt prill-korrik 1914 në rajonin e Kolonjës së Kurveleshit, në grykën e Borshit, dhe më 14-15 korrik 1914 me luftimet e fundit në Kallarat e në Lajthizë të Gusmarit. Qeveria e Princ Vidit, e cila kishte përfaqësuesit e saj në Jugë të vendit, duke u gjendur në mes dy zjarresh (sulmit të forcave andarte greke në Jug dhe forcave rebele të Esat P. Toptanit në Shqipërinë e Mesme), e në pamundësi të ndihmonte forcat kryengritëse kundër andartëve grekë, ju bëri thirrje kurveleshasve: “…. Në se doni të bënet Shqipëria, tërhiquni për në Vlorë”. Pas kësaj thirrjeje, paria e Kurveleshit vendosi të bëjë shpërnguljen e popullsisë dhe tërheqjen me luftime të çetave nga zona e Kolonjës për në Kurvelesh e Lumin e Vlorës, duke siguruar kështu shpërnguljen e popullsisë pa ardhur forcat greke. Për mbi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:55 pm

dy vjet popullsia e gjithë fshatrave të Kurveleshit u end si muhaxhirë në Vlorë e rrethina.

Pavarësisht problemeve të familjeve të tyre muhaxhire, burrat e Kurveleshit, duke ju përgjigjur thirrjes së Prefekturës së Vlorës organizuan çeta me vullnetarë dhe zhvilluan veprime luftarake kundër forcave rebele të Esat Pashë Toptanit në vitin 1914, duke luftuar që nga Trevëllazërit, Ardenica, Mallakastra e deri në Berat. Shumë bij kurveleshas ranë në luftime me këto forca (vetëm nga fshati Picar pati 7 të vrarë në Mallakastër). Familjet kurveleshase u kthyen në Kurvelesh në 6 mujorin e dytë të vitit 1916, ku çdo gjë e gjetën zhuritur e të grabitur.

Në Luftën e Vlorës më 1920 Kurveleshi, në bashkëpunim me Tepelenën dhe Vlorën, shënoi një nga kulmet e lavdisë së tij atdhetare, duke marrë pjesë gjerësisht me çeta nga të gjitha fshatrat kundër garnizoneve italiane në Tepelenë, Matohasanaj, Gjorm, Kotë, Drashovicë dhe kundër garnizonit kryesor italian në qytetin e Vlorës, deri në futjen ngadhënjyese të forcave kryengritëse në Vlorën e çliruar më 3 shtator 1920. Kurveleshasit përkrahën Revolucionin Demokratik të Qershorit, duke krijuar çeta në disa fshatra e të tjerë, duke rrjeshtuar luftëtarë në formacionet ushtarake të qeverisë së Fan Nolit, një pjesë e të cilave (rreth 300 veta nën komandën e major Ismail Haki Kuçit) veproi deri në Tiranë e Mat, në mbështetje e mbrojtje të qeverisë së re. Për këtë Ahmet Zogu, sapo u rikthye, në 6 mujorin e parë të vitit 1925 ndërmori aksionin për çarmatosjen e nënshtrimin e krahinës së Kurveleshit, si dhe duke përndjekur e dënuar shumë kurveleshas fanolistë, krahas të tjerëve që u larguan nga vendi.

Kurveleshi mori pjesë aktive në Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u kthyer në një nga bazat më të fuqishme dhe më të hershme të saj e nga zonat e para të çliruara në shkallë vendi. Në 6 mujorin e parë të vitit 1942, 6 muaj përpara mbajties së Konferencës së Pezës (16 shtator 1942), ku u vendos krijmi i Këshillave Nacinalçlirimtar në shkallë vendi, në Kurvelesh, me nismën e veprimtarëve të parë antifashistë si Mustafa Matohiti, Ago Çela, Ali Lala, Memo Meto, Shefqet Peçi etj., u krijuan këshillat Këshillave Nacionalçlirimtar në të gjitha fshatrat bashkë me grupet e armatosura; më 1 prill 1942, në majën e Shake pranë Gusmarit, nga 8 djem kurveleshas, u krijua Çeta e Parë Partizane e Kurveleshit, një nga të parat në shkallë vendi; nga dhjetori 1942 u krijuan çetat vullnetare territoriale të çdo fshati dhe dy batalione territoriale kryesisht në bazë komune; krahina dhe qendra e nënprefekturës, Gusmari, u çliruan nga administrata fashiste që më 28 Nëntor 1942. Funksionet e pushtetit në kushtet e luftës i kryente Këshilli Krahinor i Kurveleshit, i krijuar në janar 1943.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:55 pm

Në luftën antifashiste e në krah të forcave nacionalçlirimtare organizua gjithë populli i Kurveleshit nëpërmjet përfshirjes dhe aktivizimit në këshillat antifashiste, në organizatat e gruas, të rinisë antifashiste e komuniste, në çdo fshat e kryesisht në grupet e armatosura të fshatrave çetat vullnetare territoriale. Në Kurvelesh, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sidomos duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 1943, u organizua edhe organizata e Ballit Kombëtar, duke ngritur disa këshilla dhe në disa fshatra, si në Picar, Golem, Nivicë etj. edhe çetë balliste. Por ndikimi i tyre ishte i vogël në popullsinë vendase. Ndaj popullsia e Kurveleshit bashkë me formacionet partizane të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare që vepronin në këtë krahinë dhe forcat vullnetare territoriale të fshatrave dhe të krahinës, krahas përballimit të operacioneve spastruese të ushtrisë italiane dhe të qeverive kuislinge në gusht 1942, dhjetor 1942, operacionit fashist italian të prillit 1943 etj, përballuan edhe dy mësymje të mëdha të ushtrisë gjermane, operacionin nazist gjerman të Dimrit të vitit 1943-1944 dhe të Qershorit 1944, të cilat, etapën përfundimtare dhe më të rëndësishme e planëzuan dhe u munduan ta realizonin në Kurvelesh. Nga 15 fshatra të krahinës dolën mbi 2000 luftëtarë të lirisë, duke u rreshtuar nëpër formacionet partizane dhe ranë në fushën e betejës 325 dëshmorë të Atdheut. Kurveleshi, sikurse vë në dukje studiuesi amerikan E. Fisher, në vitin 1944 ishte krahina më e dëmtuar, më e djegur dhe më e shkatërruar ekonomikisht nga operacionet fashiste gjermane në gjithë vendin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:55 pm



Kurveleshi pas Luftës së Dytë Botërore



Pas Luftës së Dytë Botërore, popullsia e Kurveleshit, pasi riparoi dëmet e luftës, iu fut punës ndërtimtare, duke ringritur ekonomitë vetjake. Bijtë e bijat e Kurveleshit, krahas rindërtimit të krahinës, duke formuar brigada vullnetare, sidomos në vitet 1945-1956, morën pjesë aktive në rindërtimin, ndërtimin e rrugëve, hekurudhave dhe objekteve të ndryshme ekonomike të Shqipërisë. Si në gjithë vendin, edhe në fshatrat e Kurveleshit u krye sistemi i kolektivizimit të fshatit (bujqësisë e blegtorisë) në mezin e viteve ‘50-të. Krahas shtrirjes së sistemit arsimor, u ndërtuan e u pajisën muzeumet e fshatrave, qendrat shëndetësore apo ambulancat në çdo fshat si dhe dy spitale rurale (Progonat e Kuç); në fund të viteve ‘60-të Kurveleshi u lidh me sistemin energjetik kombëtar. Në vitin 1970 përfundoi lidhja e të gjitha fshatrave me rrugë automobilistike. Në Gusmar, në fillim të viteve ’70-të u hap miniera e fosforit, ku punonin punëtorë nga të gjitha fshatrat, si dhe rruga e re automobilistike Tepelenë-Gusmar (krahas asaj Tepelenë-Salari-Progonat të hapur menjëherë pas luftës dhe Progonat-Golem- Kolonjë, të hapur në vitet ’60-të); gjatë viteve ‘60-të u fut për herë të parë mekanizimi i punimeve bujqësore (traktorë, makina korrëse e tj); u ndërtua rezervuari i madh ujitës pranë Gusmarit e Nivicë, duke vënë nën ujë thuajse të gjitha tokat arë në Kurveleshin e Sipërm. Në këto vite filluan të futen edhe mjetet elekto-shtëpiake si: radio, televizori (bardhë e zi), lavatriçe, hekura me korent për hekurosje etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:56 pm

Një nga arritjet më të shquara në Kurvelesh ishte arsimimi. Në vitin 1945 90% e popullsisë ishte analfabete. Që në kohën e luftës e sidomos në vitet 1945-1953 u organizuan kurse kundër analfabetizmit, duke e zhdukur atë në burrat dhe gratë e moshës deri 40 vjeç. Por menjëherë pas Luftës u hapën shkollat fillore në çdo fshat duke i ndjekur ato gjithë fëmijët e moshës shkollore. Nga fundi viteve ’50 ato u kthyn në shkolla 7 (Cool vjeçare). Më pas në Progonat, Nivicë, Kuç dhe në Picar u hapën edhe shkolla të mesme të arsimit të përgjithshëm dhe profesional. Ndërkohë arsimtarët, në se deri nga mezi i viteve ’50 ishin nga jashtë fshatrave të Kurveleshit, deri nga mezi viteve ’60 ata ishtin tërësisht kurveleshas. Por shumë bij e bija të Kurvelesshit vijuan edhe shkollat e larta brenda e jashtë vendit. Një pjesë e tyre fituan apo mbrojtën edhe grada e tituj shkencor e deri akademik. Mjafon të bëjmë një krahasim.





Sali Neki Leskaj,

Mjek 40 vjet në Progonat, Tepelenë

Në se në vitin 1927 në Kurvelesh kishte vetëm 4 veta me arsim të lartë, në mezin e viteve ’80 ata ishin me mijëra. Kështu Kuçi kishte rreth 1000 vetë, prej të cilëve 30 veta me grada e tituj shkencorë, deri akademik, Fterra 400 vetë prej të cilëve 11 veta me doktorë shkencas e profesorë shkencash, 2 Mësues të Popullit, 2 Mësues të Merituar. Po kështu në sport, që kurveleshasit nuk e njihnin. Vetëm nga Bolena u bënë 11 sportistë me tituj “Mjeshtër Sporti” apo rekordmenë kombëtar në lloje të ndryshme sporti a garash sportive. Kurveleshi i Sipërm ngriti edhe klubin e futbollit “Shqiponja”, që merrte pjesë në veprimtari në shkallë kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:56 pm

Në gjysmën e dytë të shekullit XX, me gjithë arritjet në disa drejtime të jetës kolektive, arsimimit, emancipimit të gruas dhe të shoqërisë në tërësi, ndërtimit e pajisjen e shtëpive me orendi të ndryshme, niveli praktik i jetesës së fshatarësisë në krahinë, sidomos pas kolektivizimit edhe të tufëzave (vitet ‘80-të), si edhe në shkallë vendi, u rëndua. Puna dhe pasuria kolektive e humbën fuqinë e tyre zhvilluese të fillimit. Nisi gjendja e stanjacionit dhe ulja shkallë-shkallë ekonomike. U shtrua nevoja për rrugë të reja për të mbijetuar. Ndaj, kurveleshasit përkrahën proceset demokratizuese të ndryshimit të sistemeve politiko-ekonomike të fillimviteve ‘90-të, duke shpërbërë sistemin kooperativist e privatizuar tokat dhe blegtorinë, mjetet e punës etj. Kurveleshasit iu rikthyen traditës me kopetë private të bagëtive, duke mbarështruar gjerësisht bagëtinë e imët. Numri i bagëtive të imta gjatë dhjetëvjeçarit të fundit u shtua së tepërmi. Po kështu rimori zhvillim edhe bletaria. Në të kundërt, bujqësia, veç ngastrave të veçanta dhe kopshteve pranë shtëpive të mbjella edhe me perime të shumëllojshme dhe pemë frutore, thuajse është braktisur. Por emigracioni masiv i rinisë jashtë vendit në këto vite, pra i forcës më të aftë për punë, pengoi përmirësimin e shpejtë të kushteve të jetesës me të ardhurat e vet fshatarëve. Parë nga ky këndvështrim popullsia e Kurveleshit, që banon ende në trojet e të parëve, është disi e plakur në mesataren e moshës. Po kështu, më tepër se gjysma e familjeve kurveleshase, për shkak të kushteve të vështira social-ekonomike, lanë vendlindjen për t’u vendosur në vende ku kushtet e jetesës janë më të përshtatshme veçanërisht në Sarandë, Himarë, Vlorë e Tiranë. Ka fshatra si Vërmiku e Kaparieli që tashmë në to nuk banon më asnjë familje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:57 pm

Vendlindja JONË, Gusmari





Gusmari është një nga fshatrat e Kurveleshit, pjesë e Kurveleshit të Sipërm. Është i vendosur në pjesën Lindore të malit të Kanatait, në lartësi 950 m mbi nivelin e detit dhe kufizohet me Nivicën, Golemin Kuçin, Progonatin dhe Rexhinin. Sot administrativisht, si qendrë Komune, varet nga rrethi i Tepelenës.

Gjatë periudhës 1920–1946, Gusmari ka qenë qendër e nënprefekturës së Kurveleshit, që përfshinte të 15 fshatrat e kësaj krahine, dhe komunën e qendrës të kësaj nënprefekture. Në vitin 1946 qendra e nënprefekturës (Lokalitet) kaloi në Kuç dhe Gusmari u përfshi në lokalitetin e Progonatit. Që nga viti 1992 është qendër e komunës së Kurveleshit të Sipërm, që përfshin edhe fshatrat Lekdush, Progonat, Rexhin dhe Nivicë.Për vetë kushtet e terrenit, ku shtrihet Gusmari, ai ka klimë kontinentale. Dimëri zakonisht është i ftohët, ndërsa vera e nxehtë. Ndërsa në pjesën perëndimore Gusmari kufizohet nga male, në pjesën lindore të tij terreni zbret në humnera, që krijojnë hone e shpella të vështira e kryesisht të pamundura për të kaluar në to. Në drejtimin Veri-Jug terreni paraqitet disi i sheshtë dhe aty shtrihet vet fshati si dhe tokat arë të tij si dhe blloqe të gjera me lajthi. Hapësira e Gusmarit, thuajse sikurse edhe e gjithë Kurveleshit të Sipërm, është e varfër në pyje. Këtë varfëri e kushtëzojnë edhe shtresat e tokës, por pyjet janë dëmtuar edhe nga vetë njerëzit. Gjithsesi terreni në Gusmar është i pasur me kullota verore në të cilat ka edhe bimë mjekësore, mjaltëse, aromatike (çaji i malit, salepi, trendelina etj). Kullotat mundësojnë mbarështirmin e bagëtisë së imët, sidomos të deles. Për vet kushtet e vështira të motit bagëtia veron në malet e Gusmarit, por për dimërim kopetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:57 pm

e bagëtive shtegëtojnë në Bregdet (Himarë, Lukovë), në Delvinë e deri në Vlorë. Burimet ujore të Gusmarit, edhe pse krahina është nga zonat më të lagështa në Shqipëri (rreshje të shumta dëbore e shiu), për shkak të karakteristikave të terrenit, të të çarave karstike, janë të kufizuara. Ujërat e dëborës e të shirave të shumta depërtojnë në thellësi të tokës duke kufizuar ato sipërfaqësore. Burimet ujore të Gusmarit rrjedhin kryesisht nga shpatet e M. Kanatait për në Lindje, duke zbritur në buza, për në Dërstila.

Gusmari përbëhet nga tri mëhallë: Pargjin, Dukëgjin dhe Reçpalaj, nga të cilat lagjja Pargjin mendohet se është më e vjetër. Gjatë shek. XX, popullsia e fshatit ka pësuar ulje dhe rritje, si pasojë e ngjarjeve historike që ka përjetuar. Në vitin 1914 fshati kishte 95 shtëpi dhe 571 banorë. Pas pushtimit të parë grek, popullsia e fshatit u pakësua, si rrjedhim i largimit të familjeve të tëra në qytetet e Shqipërisë dhe i emigrimit jashtë, kështu që më 1927 kishte 138 banorë. Në vitin 1943 kishte 75 familje. Në fillim të viteve ‘90 në Gusmar banonin 133 familje me 490 frymë, ndërsa në vitin 2001, pas shpërnguljeve të shumta, numri i familjeve zbriti në 51 dhe i banorëve në 209, për të rënë në vitin 2005 në 31 familje.

Në fillim të shek të XX popullsia e Gusmarit edhe pse në masë të vogël, ka pasur emigrime jashtë shtetit, si në Amerikë, Greqi, Turqi, Itali. Por në përgjithësi ata janë rikthyer në fshat. Largime më të shumta ka pasur nëpër qytete të Shqipërisë, si në Tepelenë, Fier, Vlorë, Sarandë e sidomos në Tiranë. Por braktisja më e madhe e fshatit ndodhi pas ndryshimeve demokratike në vend si dhe pas trazirave të vitit 1997.

Nga gjetjet arkeologjike, ende jo të zbuluara në imtësi, del se Gusmari ka qenë i banuar që në lashtësi. Banorët fillimisht kanë jetuar në shpellën e Gusmos, në Rruçkullare, Vëllua dhe në Buzën e Këmbësit (në shpatin jugor të malit të Kanatait), për të dalë më pas në vendin ku ai gjendet sot.

Banorët e Gusmarit kanë qenë deri vonë të krishterë. Dëshmi e kësaj janë jo vetëm emërtimet e lagjeve, por dhe mbiemrat e disa fiseve që ruhen edhe në ditën tonë të tilla, si Gjergjaj, Gjonaj, Gjokaj, Gjokmitaj, Dukaj, Gumenaj etj.; toponime të objekteve të ndryshme, si kisha e Mate, kisha mbi shtëpinë e Behe në afërsi të Shkallës së Plepit, që ndryshe quhet edhe Qishëra e Mate, vendi ku është sot burimi i ujit “Qishër”, kroi i Kaurit në afërsi të Rruçkullarës etj. Por nga fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, edhe në Gusmar, sikurse në të gjithë Kurveleshin dhe Labërinë, u fut gjerësisht besimi islam, kryesisht bektashizmi. Gjatë kësaj kohe është ngritur xhamia në qendër të fshatit dhe mekami i Tahire. Xhamia mbeti vetëm si karabina, pa ndonjë pajisje të brendshme dhe brenda saj nuk bëheshin ceremoni fetare. Gjatë pushtimit të Kurveleshit (1914–1916), ajo u prish nga andartët grekë dhe nuk u ngrit më. Bektashizmi në Gusmar është futur në mes të shek. XVIII.

Por, të gjitha besimet fetare, përfshirë edhe besimin e krishterë, që u ruajt më gjatë, nuk kanë lënë gjurmë të thella në banorët e tij, të cilët nuk kanë qenë besimtarë fanatikë. Si të gjithë banorët e zonave malore, që merreshin me blegtori, ata i respektonin pak rregullat e ritet fetare. Dëshmi e kësaj është edhe ruajtja e disa zakoneve pagane deri në shek. XX. Edhe pas lejimit të fesë në fillim vitet 1990, gusmarjotët, përveç ndonjë simboli, (kryqi te kisha e Behe) nuk ndërtuan ndonjë objekt fetar dhe nuk ushtrojnë rite fetare.

Për herë të parë, Gusmari përmendet nga Fransua Pukëvili (1806) kur flet për udhëtimin që bëri nga Tepelena për në Himarë, duke kaluar nëpër grykën e Bënçës–Gusmar–Shur i Kuçit–Bregdet. Përmendet edhe në një dokument i kësaj kohe, që bën fjalë për një marrëveshje, së bashku me Kuçin dhe Kallaratin, për të kundërshtuar shtypjen feudale të Ali Pashë Tepelenës dhe për këtë do t’i jepej një ndihmë prej 6500 pjastrash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:58 pm

Gusmari ka një të shkuar atdhetare të shquar. Dëshmitë e para për veprimtarinë atdhetare të gusmarjotëve janë të shek. XIX. Prijësi gusmarjot dhe burri i kuvendeve Sinan Gjostoja mbështeti Ali Pashë Tepelenën më 1820 dhe mori pjesë në “Lidhjen shqiptare” që doli nga Kuvendi ndërkrahinor i Toskërisë (Berat) kundër reformave të Tanzimatit. Hasan Sinan Gjostoja me çetën e tij veproi deri në Leskovik e Voshtinë. Ai shkoi në mbështetje të Zylyftar Podës në Postenan, ku edhe u vra nga osmanët më 1831. Në kohën e reformave të Tanzimatit dhe më pas dallohen komandantë të tjerë çetash apo kaçakë nga Gusmari me çetat e tyre, si Labë Duka, Mehmet Sinani, Mehmet Gjoni, Musa Selmani-Çeli. Pas dështimit të kryengritjes së 1947-ës, 11 kryengritës gusmarjotë, me komandantin e tyre Labë Dukën në krye, u kapën me dredhi dhe u ekzekutuan në Turqi, duke shpëtuar vetëm dy prej tyre.

Gusmarjotët morën pjesë në Luftën e Lëkurësit (shkurt 1878), ku 8 syresh që gjendeshin me bagëti në zonën e Delvinës, u futën në përbërje të forcave të komanduara nga Xhevdet Gjoleka. Në vitet e Lëvizjes për shpalljen e Pavarësisë, edhe pse jo me çetë më vete, gusmarjotët nën komandën e Bido Gjolekës morën pjesë në luftimet për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë (1879–1880) nga forcat malazeze. Në këto luftime u vra Avdyl Çeli.

Gusmari pati çetën e tij atdhetare. Shahin Demo e Xheladin Seriani, në vitin 1908 asgjësuan forcën turke në Gusmar, si dhe vranë edhe taksidarët, duke dalë malit me disa bashkëfshatarë. Çeta e tyre bashkëveproi edhe me çetën e Çerçiz Topullit. Për këtë atyre u dogjën edhe shtëpitë në fshat. Kjo çetë në qershor të vitit 1911, me fillimin e kryengritjes antiosmane në Kurvelesh u shumua me luftëtarë deri në 30 veta, mori pjesë në sulmin mbi sarajin e Progonatit si dhe në Kuvendin e Manastirit të Cepos më 21 Korrik 1911. Në luftime te Manastiri i Cepos me forcat osmane plagoset rëndë Arap Çeli, i cili edhe vdes nga plagët e marra. Gusmari pati çetë edhe gjatë pushtimit grek të viseve të Jugut më 1912–1914 e cila luftoi kundër forcave greke në Vanovë të Pilurit, në Qafë të Rrëmullës në Bregdet e deri në Mansatir të Cepos. Në luftime kundër andartëve grekë u vra komandanti i çetës Bilal Rukia më 1912 në Vanovë, Shahin Demua më 1914 në Trushnicë, si dhe dy luftëtarë të tjerë; nga grekët u masakruan e vdiqën 10 vetë dhe, pas largimit të banorëve të fshatit në rajonin e Vlorës, ku qëndruan nga korriku i vitit 1914 e deri më 1916, u dogjën të gjitha shtëpitë (95 shtëpi). Gusmarjotët, pasi u grumbulluan në Vlorë. krijuan edhe një çetë për të luftuar kundër forcave rebele të Esat pashë Toptanit (1914), e cila veproi në zonën Trevëllazër (Vlorë)–Manastiri i Ardenicës (Fier) dhe pati tre të plagosur (Memo Gjoni, Rrapo Bana dhe Sejdi Braho).

Pas kthimit të banorëve në fshat, krahas punës për rindërtimin e shtëpive të djegura dhe përpjekjeve për të normalizuar gjendjen, në vitin 1917 në Gusmar u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe, me mësues bashkëfshatarin Magrip Bana. Në vitin 1920 në Gusmar u mbajt Kuvendi për pajtimin e gjaqeve me përfaqësues nga gjithë Kurveleshi.Në Luftën e Vlorës më 1920 kundër pushtuesve italianë, çeta e Gusmarit mori pjesë aktive, nga fillimi e deri në fund të saj. Në luftimet për të marrë Vlorën u vra komandanti i saj Xhafer Meta. Në vend të tij u caktua Rakip Duka. Gjatë Revolucionit të Qershorit 1924
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:58 pm

në mbrojtje të qeverisë së Fan Nolit Gusmari dërgoi çetën e tij, nën komandën e Nevruz Metës e Magrip Banës.

Më 15 prill 1939, një javë pas pushtimit të vendit, fashistët italianë vendosën në Gusmar, si qendër nënprefekture, administratën e tyre. Nga fashistët e bashkëpunëtorët e tyre u bënë përpjekje për fashistizimin e jetës dhe mobilizimin e njerëzve për ushtarë në frontet e pritshme të luftës në Ballkan. Përdorën “kulaçin e “kërbaçin”. Me anë të mashtrimit se do të “bashkonin” Shqipërinë me Çamërinë e Kosovën, mundën të bindnin parinë e Kurveleshit të dërgonin bijtë ushtarë. Lufta Italo-Greke 1940–1941 ishte zhgënjim edhe për gusmarjotët, ndaj ata dezertuan nga ushtria italiane. Në fund të dhjetorit 1940, fronti i luftës mbërriti në Kurvelesh. Gusmari për 4 muaj rresht u gjend në vijën e parë të frontit. Familjet, me shumë vështirësi e në kushtet e një dimri të egër, të detyruara e nën shoqërimin e ushtrisë greke, u shpërngulën nga Shuri i Gusmarit, ku ishin strehuar, për në Zhulat. U kthyen vetëm në mes të prillit 1941, pasi Greqia kapitulloi. Shtëpitë në fshat ishin dëmtuar rëndë nga lufta. Pati 4 të vrarë e 10 të plagosur, fëmijë në moshë të njomë që vdiqën nga të ftohtit, pa llogaritur dëmet në bagëti e ndërtesa.

Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare gusmarjotët u ngritën në luftë kundër pushtuesve italianë e gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Këshilli Nacionalçlirimtar u ngrit në shkurt 1942, në shtëpinë e Felek Çelit me kryetar Fuat Iljazin e sekretar Ajaz Goron. Në majën e malit të Shake, shumë pranë Gusmarit, u krijua Çeta e Parë Partizane e Kurveleshit (1 prill 1942), e dyta në shkallë vendi. Krahas 48 luftëtarëve që rreshtoi në radhët e formacioneve partizane të UNÇSH, Gusmari pati edhe 58 pjesëmarrës në çetën vullnetare territoriale të fshatit, të krijuar në dhjetor 1942. U krijua organizata e Rinisë Antifashiste me sekretar Neshet Horjeti e më pas Sami Gjergji dhe Demkë Gumeni, organizata e Grave Antifashiste me kryetare Fato Gumenin e sekretare Lejla Iljazin.

Fshati u hodh tërësisht në krah të Frontit Nacionalçlirimtar dhe çdo gjë u vu në shërbim të Luftës. Në këtë luftë u shqua Ago Çela, një nga organizatorët e qëndresës së armatosur në shkallë krahine e qarku, komisar batalioni partizan, delegat në Kongresin ANÇ të Përmetit (24 maj 1944), ku zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ të Shqipërisë, invalid i LANÇ, Fuat Iljazi, komandant çete dhe i batalionit territorial për Kurveleshin e Sipërm; Mehmet Gjoni dhe Isa Bardhi, i pari komandant e komisar i komandës së vendit dhe i dyti edhe kryetar i këshillit krahinor Nacionalçlirimtar të Kurveleshit; Liri Duka, delegate në kongresin e Rinisë ANÇ; Ruzanë Mata e Lejla Horieti, delegate në konferencën e Grave Antifashite të Qarkut të Gjirokastrës.

Më 28 nëntor 1942, me kryerjen e aksionit kundër nënprefekturës së Gusmarit u çlirua fshati dhe i gjithë Kurveleshi. Gjatë periudhës 1942–1944, pushtuesit ndërmorën 5 operacione ndëshkimore, të cilat u përballuan me sukses, edhe pse me privacione të mëdha. Popullsia, nën drejtimin e Këshillit Nacionalçlirimtar dhe me ndihmën e organizatës së rinisë dhe të grave e të formacioneve partizane, largohej nga shtëpitë dhe strehohej në vende të sigurta larg tij, si në Zhur të Gusmarit, në Qafëe e Vilave, në Buzat etj. Fshati pësoi dëme të mëdha. U dogjën të gjitha shtëpitë, ranë 7 dëshmorë, 5 të plagosur, 5 viktima, 2 të internuar.Në Gusmar, si qendër e nënprefekturës, Ortganizata e Ballit Kombëtar nuk arriti të krijonte formacionet e veta, edhe pse kishte disa përkrahës, përfshi edhe vetë kryetarin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:58 pm

kësaj organizate për Kurveleshin, Muharrem Dukën. Si rrjedhojë, ajo nuk pati forcë t’i kundërvihej realisht Frontit Antifashiste Nacionalçlirimtar.

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, gusmarjotët rimëkëmbën ekonominë e dëmtuar rëndë nga lufta, shtuan blegtorinë e imët (dhen e dhi) dhe gjënë e trashë, rindërtuan shtëpitë e dëmtuara nga lufta dhe ngritën të reja. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Kooperativa bujqësore mori emrin e dëshmorit Murat Bardhi. U kolektivizua toka arë, bagëtitë si dhe mjete ndihmëse. Në fillim të viteve ‘90 fshati kishte 152 ha tokë bujqësore (tokë arë 77 ha, pemishte 68 ha, vreshta 7 ha) dhe tokë tjetër 238 ha; 3700 dhen, 900 dhi, 1200 shpendë, 120 njëthundrakë, 60 gjedhë dhe 60 lopë. Në fillim të viteve ‘70 Gusmari hyri në përbërje të kooperativës së bashkuar “Xheladin Beqiri” me qendër në Progonat. Drejtimi kryesor i ekonomisë ka qenë dhe është kryesisht blegtoria e imët, delet dhe dhitë, ndërsa bujqësia është më pak e zhvilluar, e përqendruar kryesisht në ngastra të vogla toke që nuk plotësonin as 30% të nevojave të domosdoshme të familjeve. Në vitet ‘80, nëpërëmjet rritjes së rendimenteve, të sipërfaqes së mbjellë si dhe të plehërimit kimik, u arrit të prodhohej buka për gjithë vitin. Në koshtrat dhe oborret e shtëpive u mbollën edhe mjaft pemë frutore të cilat nuk kultivoheshin më parë (ose njiheshin në gjendje të egër) si rrushi, fiku, molla, kumbullat e tj.

Në vitin 1945 në Gusmar u hap shkolla fillore dhe më pas edhe kopshti i fëmijëve, qendra shëndetësore, baxhoja, muzeu i fshatit, grupet folklorike. Në vitin 1968 fshati u lidh me sistemin energjetik të Republikës. Më pas u zbulua vendburimi i fosforiteve të Gusmarit, duke hapur minierën, ku punonin nga të gjitha fshatrat e Kurveleshit. Fshati u lidh me Tepelenën me rrugë të re automobilistike, u ndërtua rezervuari i madh për vaditjen e tokave bujqësore të Kurveleshit të Sipërm, plantacioni i madh me lajthi prej disa ha ngrit një bllok i madh mollësh, qershishë e kumbullash (rreth 44.000 rrënjë), u kultivua gruri, perimet dhe foragjeret që nuk njiheshin më parë, në vitet ‘70-të edhe në arat e Gusmarit u fut traktori, autokombajna e parë, u ngrit vendkomanda rezervë për kohë lufte e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, magazina të rezervave të shtetit etj., të cilat gjallëruan jetën në Gusmar e krahinë. Pati përmirësim edhe në jetën familjare. Gradualisht u futën tavolinat, karriket, krevatët, çarçafët e jorganët për fjetje, krahas përdorimit ende masiv të atyre të leshta të prodhuara nga vet familjet me avlimend; lugë, pirunë metalik e pjata porcelani për ngrënie (duke zëvëendësuar ato të drunjta); radio me korent e gradualisht edhe televizorë bardhë e zi, frigoriferë e lavatriçe e tj. Natyrisht këto të fundit gradualisht e sipas mindësive ekonomike të çdo familjeje. Kushtet për arsimim në Gusmar kanë qenë të kufizuara. Aty, që nga viti 1917, kishte vetëm shkollë fillore, e cila deri në vitin 1945, kryesisht për shkaqe financiare, më shumë qëndronte e mbyllur. Pas çlirimit të vendit (1944) mbi 85% të banorëve të fshatit ishin analfabetë. Krahas kurseve kundër analfabetizmit për banorët e moshës deri 40 vjeç, u hap menjëherë shkolla fillore e fshatit. Për shkak se kontigjenti i fëmijëve ishte i kufizuar, (në vitet ’50 (ajo u ngrit) në) shkollën 7 (Cool vjeçare e më pas atë të mesme fëmijët gusmariotë e ndoqën kryesisht në Nivicë, sikurse para luftës në shumicë shkollën fillore, e kryenin në Nivicë ose në Progonat apo edhe në Tepelenë. Shumë djem e vajza gusmariote vijuan edhe shkolla të mesme profesionale në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke fituar profesione që u shërbyen në jetën e përditshme. Të tjerë nga fshati apo nga familje të larguara më parë nga Gusmari, vijuan studimet e larta (në Institute, në Universitet apo në shkolla ushtarake të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:59 pm

vendit). Para Luftës së Dytë Botërore nuk kishte asnjë gusmariot me arsim të lartë. Ndërkohë, në fillim vitet ’90 të shekullit XX, kishte mbi 200 gusmariotë me arsim të lartë, duke patur mes tyre 2 Prof. dr, 2 Prof. asoc. dr, 3 mastera, 2 laureatë të Çmimit të Republikës, pedagogë e shefa katedrash në shkollat e larta, ushtarakë, inxhinierë, mjekë, agronomë, veterinerë, ekonomistë, arkitekt, mësues, gazetarë, diplomatë, shkrimtarë, drejtorë shkollash, drejtues të lartë në administratë, ekonomi, ushtri etj.

Si në gjithë fshatrat e Kurveleshit, edhe në Gusmar ishte i zhvilluar përpunimi i leshit të bagëtisë. Çdo familje, sidomos para krijimit të kooperativës bujqësore, kishte avlimendin e vet. Gratë gusmariote me të përgatisnin jo vetëm veshjen për anëtarët e familjes por edhe për paisjen e shtëpisë me qilima, sixhade, rrobet të ndryshme për të shtruar dhomat e për t’u mbuluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 12:59 pm

Pas shpalljes së pluralizmit politik dhe rënies së sistemit socialist, kooperativa bujqësore u prish dhe toka e bagëtitë u privatizuan sërish. Në periudhën e tranzicionit (pas vitit 1990), veprimtaritë dhe objektet social kulturore u kufizuan së tepërmi dhe një pjesë u shkatërruan apo dolën jashtë përdorimit. Në fshat tashmë (nga viti 1995) ka vetëm shkollë fillore, njësi tregtare private e komunale. Miniera e fosforit, dikur furnizuesja kryesore me lëndë të parë e uzinës së superfosfatit të Laçit, u braktis plotësisht. Tokat arë nuk mbillen, veç kopshteve pranë shtëpive. Mjaft objekte kolektive socialkulturore të ndërtuara në sistemin e kaluar u shpërdoruan apo edhe u dëmtuan sikurseu dëmtuan edhe blloqet me pemë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 1:00 pm

FAMILJA E SELMAN FELEK ÇELIT NË RJEDHAT E KOHËS



Ago Felek Çeli, Medile Çeli (kunata), Liri Çela dalë në Gusmar me pjesëtarë të fisit Çela



Dy fjalë për një libër

Duke qënë se libri i Xhemil Çelit Familja dhe fisi ÇELA ndër shekujështë libri i parë që shkruhet për familjen e fisin tonë, i pari edhe në Gusmar për një familje e fis dhe ndër të parat në krahinën e Kurveleshit, e ndiej për detyrim të theksoj disa fjalë për të e vlerat e tij për ne dhe brezat e ardhshëm.

Prej më se tre vitesh ne e kemi nëpër duar këtë monografi. E kemi lexuar e rilexuar, e kemi vlerësuar e rivlerësuar brenda vetes tone, por edhe kemi diskutuar për ndonjë anë të veçantë, sidomos sa i përket të dhënave më konkrete e më të shumta apo edhe kemi rrudhur buzët për diçka apo për shumë më tepër për atë që secili nga ne mund ta quaj “Trungu im”. Pse jo, me ose pa të drejtë, kemi kërkuar nëpër të edhe si me “luspë” apo me “laps në dorë”, sikurse thoshnim dikur, sidomos për veten tonë dhe për fëmijët tanë.

Ndoshta lexuesin, si edhe mua, na ka lodhur leximi i 250 faqeve të librit, faktet e emrat e shumtë që përmenden nga faqja në faqe në 7 breza në linjën mashkullore e 5 breza në linjën femërore për të gjithë fisin (për të mos ia lënë harresës). Mund edhe të na kenë “rraskapitur” shifrat krahasuese nëpër faqet e librit e mbi 20 tabelat e pjesës së dytë apo edhe katër “Pemët Gjenealogjike” në mbyllje të tij, 214 martesat me emrin, atësinë e mbiemrin e bashkëshortëve, të krushqive dhe të fshatrave që u përkasin, emri, atësia, mbiemri i çdo pjesëtari të familjes e të fisit të lindur në dy shekujt e fundit (që secilit i tregojnë rrënjët se nga e ka prejardhjen në linjën e atësisë, por edhe të mëmësisë apo të gjakut e të qumështit). Vërtet neve mund të na ketë lodhur leximi e sidomos “përtypja” e atij volumi të madh informacioni krahas kënaqësisë së padiskutueshme që na ka dhënë. Por një pyetje që ia kam shtruar vetes, pyetje që ia shtroj edhe lexuesit të këtyre radhëve: a e kemi shkuar nëpër mendje se sa mund, djersë, përkushtim i është dashur autorit për të na e vënë neve nëpër duar e në mënyrë të përqëndruar sidomos të kaluarën, por edhe të tashmen e familjes dhe të fisit? Them se kjo e dyta pak na ka preokupuar. Duke u munduar të hedh në këto rreshta ndonjë mendim plotësues apo sqarues timin për familjen e fisin, e kuptoj, ndoshta më tepër se shumëkush, çfarë i është dashur atij të përballojë. Dhe unë, si pjesëtar në shumë debate për librin me anëtarë të familjes e të fisit, veç falënderimit nuk kam se çfarë t’i kërkoj më në këtë fushë autorit të monografisë. Nga ana tjetër, me nismën time për të hedhur këto radhë, gjykoj se jo vetëm nuk i hyj në pjesë Xhemilit lidhur me çka dhe si ai ka shkruar. Në të kundërt, mundohem të vijoj punën e tij, natyrisht me shkallën time të njohjes dhe me mundësitë e mia modeste të shtruarjes së problemeve. Dhe këtë e bëj me ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për Xhemilin dhe për atë se çfarë ka bërë ai por edhe për të gjithë ata që unë shkruaj, sikurse edhe për vendlindjen tonë. Nga ky kend marr edhe guximin e përgjegjësinë morale të shtjelloj më tej ndonjë problem, që nuk merr e nuk mund të merrte përgjigje në atë libër lidhur pikërisht me Trungun tim, pra me familjen e babait tim, të Selman Felek Çelit dhe të fëmijëve, të nipërve dhe të mbesave të tij e të mitë. Xhemili, në vend që t’i bjerë gjoksit për çka mundur të na japë nëpër duar e pa na kërkuar asgjë, duke na u drejtuar neve, njerëzve të tij, me shumë dashamirësi e thjeshtësi e mbyll librin me shtysat, mëdyshjet e përkushtimin që atë e kanë ndjekur për dhjetë vite me radhë. Aty duket qartazi se flet vetë për atë çka ndjen detyrim të paplotësuar ndaj ne të tjerëve për të shkruar më tepër për “trungun tonë” apo edhe për secilin nga ne, të paktën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 1:00 pm

për brezin që i përket. Dhe me mirëkuptimin e tij karakteristik për ndjeshmërinë e të tjerëve, Xhemili, me pamëdyshjen më të vogël se mos ofendohet, kërkon nga ne që, “qoftë edhe për inat” të marrim lapsin e të shkruajmë atë që ai nuk ka mundur ta bëjë më të plotë e deri shteruese për ne, për të parët tanë më të drejtpërdrejtë apo më së shumti për brezin tonë e veçanërisht për fëmijët tanë, edhe pse secili në një mënyrë a në një tjetër e gjen veten në të. Dhe të rilexosh me nerva të qeta mbylljen në libër “Thënë në përfundim” (Shtysa, mëdyshje e përkushtim), them se, larg fjalëve shterpë, kemi edhe çfarë të mësojmë sidomos për detyrimin ndaj familjes tonë, në kuptimin më të ngushtë për t’i lënë gjërat të shkruara. Ndaj, në vijim e argumentim të atyre çka shtrova më lart për librin dhe autorin, po nxjerr disa ide prej tij, pse jo edhe për të argumentuar para lexuesit që do të ketë durimin të lexojë këto rreshta se përse unë, në këtë botim, po marr mundimin të shkruaj diçka modeste për vendlindjen, por edhe për familjen e trungun që i përkas e më përket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 1:00 pm



Ja disa mendime të Xhemilit të shkëputura nga libri:

*”… Ndiej dhe vlerësoj krejtësisht të përligjur që secili anëtar i familjes e fisit, duke lexuar materialin deri në faqen e fundit, të kërkojë në të më tepër për vete, për më të afërmit e më të largëtit e tij në ujdhesën e gjakut… ”

*”… Çdo person familjar e fisnor i së shkuarës, edhe pse mund të mos ketë qënë i përkryer në raport me një tjetër brenda tyre, ai mbart në vetvete jo vetëm kujtimin, respektin e dashurinë e përligjur të secilit pasardhës në rrjedhën e gjakut e të qumështit, por edhe vlera e virtyte të padiskutueshme, që duhen kujtuar e përjetësuar në letër për brezat. Dhe kjo nuk mund të realizohet në një botim të vetëm e nga një njeri i vetëm… ”

*”… Në se mangësitë e këtij botimi do të shërbenin, qoftë edhe në mënyrë inatçore (në kuptimin e mirë të fjalës) për të nxitur këdo tjetër të shkruaj e të plotësojë më tej historikun e familjes, të fisit e të degëzimeve të veçanta të tij, do të ndjehesha i lumtur…*I hapur ndaj vrejtjeve e sygjerimeve të bëra gjatë punimit e diskutimit të librit, autori thekson ”… Me vërejtjet e mendimet e tyre të ndryshme, edhe të kundërta me mua e deri edhe me qejfmbetje, të një a dyanëshme në debatet (është fjala për mendimet e dhëna nga pjesëtarë të familjes e të fisit, pasi është studiuar maketi disa herë para botimit- I. Ç.), ata, pavarësisht emocioneve apo shpërthimeve të çastit, nuk bënë gjë tjetër veçse më nxitën ta rishikoj materialin nga e para. Bëra edhe korrigjime e plotësime, duke i dhënë librit vlera të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela EmptyThu Jan 08, 2009 1:01 pm

reja. U jam mirënjohës”. Më tej ai vë në dukje se nuk ka lënë absolutisht asnjë të dhënë domethënëse që i është vënë në dipsozicion nga degëzime të veçanta të familjes e të fisit pa e reflektuar në libër.

Monografia, me sa e ndiej unë, por sidomos me sa e kanë vlerësuar edhe studiues të ndryshëm, përbën një vepër të vërtetë studimore. Atë, shumë veta, e kanë kërkuar dhe e kanë marrë edhe për model për nga ndërtimi strukturor por edhe për nga mënyra e paraqitjes dhe e krahasimit të të dhënave, përvojë që duan ta venë në themel të monografive për familjet e fisin e tyre. Madje është rekomanduar edhe si material ndihmës në fakultete apo edhe në shkolla të niveleve të ulëta për probleme të veçanta, sidomos të së kaluarës.

Xhemili, me këmbënguljen që e ka karakterizuar në jetë e në punë atëhere, por edhe tani që është në pension, në përgatitjen e monografisë ka zgjedhur rrugën më të vështirë, më të lodhshme për vete por më të domosdoshme dhe më informuese për neve që e lexojmë. Ai shkon thellë në shekuj (tek ajo që është më e vështirë për këdo nga ne) duke e shtrirë vështirmin në kohë për gati tre shekuj e gjysmë me të dhëna të përgjithshme por për dy shekujt e fundit me të dhëna shteruese për problemet që rrok. Pa na mohuar të dejtën të futemi edhe ne në thellësinë e shekujve, më duket se ai na ka shkarkuar thuajse në mënyrë shteruese nga kjo barrë e rëndë dhe jo e lehtë për t’u marrë me të dhe na ka lënë hapësira që të shkruajmë për familjet tona, sidomos në kohët e për protagonistët që njohim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty
MesazhTitulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela   "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: