|
| "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:28 pm | |
| O vëlla, na piku malli!
(Kujtimit të Bames, Maj 1995,
ripunuar në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta)
I ngjeva fjalët e këngës
Në stërrall të burrërisë,
I mora lotët e zemrës
Ia bëra rrebesh stuhisë.
Me rrebeshe loti
Shkova nëpër varre,
Lulet ligjëronin
Ku më je, o Bame.
Përmbi pllakë varri shkruar
Histori e pambaruar,
Vitet nëpër zemëra bluar,
Ikur e i pa harruar.
Në deje të gjakut Çele
Është gjak’ i Shqipërisë,
Bame Çela që kur leve
Pive në Labëri sisë.
Pa ngreu, ngreu nga varri,
Të flasim bashkë një herë,
O vëlla, na mori malli,
Të hysh e të dalësh në derë.
Të puthim dritën e syrit
Dhe gjirit t’i shuhet zjarri…
Hajde ti se do na vinë
Medilea e Selmani.
Ti moj motër zemërmadhe
Motër Shame, luaneshë,
Ke qenë dhe mbetesh burrneshë,
Bashkë me Demon një jetë,
Dy bashkëshortë të vërtetë.
Ju ishit një çift i rrallë,
Jetës me nder i bëtë ballë,
Ashtu siç u kishte hije,
Se jeni bij Labërie.
Tetë fëmijë sollët në jetë,
Porsi yje të vërtetë,
Nga më i riu tek më i vjetri,
Njëri më i mirë nga tjetri.
Ti, moj motër zemërmadhe,
Përballon derte dhe halle,
Po veten nuk e jep kurrë,
Nuk je grua, po je burrë.
Fëmijët të mbajnë në duar,
Ndaj je nënë e gëzuar,
Të ndershëm janë e do jenë,
Uratën tënde do kenë.
Tepelënë më 8.10.2007
Ndër breza përhap kulturë
Petrit Çeli nga Gusmari
Në start dhe finish i pari,
Me ndjenja fisnikërie,
Deli djalë Labërie.
Ndershmërinë shkruar në ballë,
Intelektual i rrallë,
Atdhetar e shpirthuman,
Biri i Agos me nam.
Sa i matur, po aq burrë,
Ndër breza përhap kulturë,
Drejton procese shkollimi
Dhe lëshon rreze ndriçimi.
Petrit Ago me shumë vlera,
Mençurinë ta heq dera,
I tillë do mbetesh përherë,
Fisit Çeli i bën nder.
Tiranë, më 12.10.2007 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:28 pm | |
| Martë nga ditët e mia
(Vajzës time të dashur, Natashës, në 50 vjetorin e lindjes)
Shpirt i bardhë si lule bore,
Tashës gjysëm shekullore
Nuk je bij por motra ime.
Sa gëzime më ke dhënë,
Sot unë jam babë e nënë,
Nuk më rëndon pleqëria.
Marçë nga ditët e mia.
Me fëmijët dhe Xhaferin
Më shton jetën, më shton nderin.
Tepelenë, më 12 gusht 2007
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:29 pm | |
| Urim në përvjetor
(Djalit tim, Dalipit, në 48 vjetorin e lindjes)
Dalip me rastin e 48-vjetorit të lindjes, të uroj shëndet, lumturi, së bashku me gruan dhe vajzat.
Për mua si prind është kënaqësi e veçantë që ju fëmijët e mi festofshi gjithmonë pëvjetorë lindje e mbarësie.
Me këtë rast tepër të gëzueshëm dua të të sjell një urim që del nga thellësia e vendbanimit të përhershëm ku më thotë:
“Mi transmeto djalit urimet e nënës jetë të gjatë e të lumtur, që herë pas here vjen dhe ikën, por kur vjen më thotë kujdes fëmijët; djemtë dhe vajzat, nipërit dhe mbesat, si dhe transmeto puthjet e mia pa fund Jolës dhe Lilit që i kanë larg se për këta fëmij nipër e mbesa sakrifikuam shumë.”
Dhe mirë bëmë sepse jemi krenar, që në ndryshimet ekonomiko-shoqërore, ruajtën amanetin tonë prindëror, për të mos u implikuar me pisllëqet e kohës që jetojnë.
Nga kjo anë jemi të qetë shpirtërisht. Duke përfunduar dhe uruar jetë të gjatë shëndet e lumturi familjare.
Babi, Isuf Selman Çela, Tepelenë, më 17.01.2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:29 pm | |
|
Antoneta Dalip Çela
Pse syri më qante vallë?
(Mbesa për gjyshen që nuk jeton më)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:29 pm | |
| Pse syri më qante vallë
Në mbrëmje u nisa larg:
Nga Vlora në Tepelenë,
Shpirti im po ndizej flakë.
Pse syri më qante vallë,
Ç’kërkonte loti tek unë?
Gjyshja ime flokëbardhë,
Vallë mos ishte sëmurë?
Pse syri më qante vallë,
Vij nga Vlora në Tepelenë,
Vjosa vajtonte me dallgë,
Po vallë njerëzit ku qenë?!
Në shtëpi kur hyra brenda,
Më mbuluan ulërimat.
Thashë më pushoi zemra,
U mbyta nga ngashërimat.
Gjyshja ime më s’jetonte,
Iku nderi e urtësia.
Sa e doja, sa më donte,
Plagë ç‘më mori rinia!
(Botuar te gazeta “Labëria”, maj 2007)
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:30 pm | |
| Maliq Lila
Fjalë zemre me shokësh e miqsh
Më i thjeshti ndër të thjeshtët
(Kushtuar Isuf Çelës)
Pyes dashuritë fëminore
Mbledhur rreth e rrotull zemrës,
Veç mjaltimi gjysh e gjyshe
Është mbi qumështin e nënës.
Pyes dhe sot, pse dridhem vallë,
Loti im i syrit ç‘pati?
Kërkoj gjyshen nëpër sallë,
Që më iku vesë mjalti.
Kërkoj gjyshen t’i puth synë,
Ninullat kur flija gjumë,
Ngrihem nga ëndrra malluar,
Dy herë gjyshin puth më shumë.
Them, pse sot çilteja jote
Zbret e shtrohet në shumë zemra,
E besoj që gjyshi im
Ndër të thjeshtët në shumë emra.
Më i thjeshti ndër të thjeshtët
Labërisë me shumë vlera,
Lermë, të puthë shokë e miq
Që të ngrohin, Isuf Çela.
Tepelenë më 29.10.2004 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:30 pm | |
| Urime në përvjetorin e lindjes
Izet Çulli
Një shëndet
Për Isufin nga Gusmari,
Në shoqatë ësht’ i pari.
Të mos mërzitet Xhaferi
Çufen kemi kryetar nderi.
E paçim për jet’ e mot,
Të gëzuar siç është sot.
Ta kemi lastar të ri
Me miq e me shoqëri.
Nëntor 2004
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:31 pm | |
| Gëzuar këtë përvjetor!
Meqënëse po të shoh në dorë një aparat inçizimi, kam dëshirën të shpreh një ndjenjë gëzimi prej zemrës sime, për ty shoku im i nderuar, Isuf Selman Çela.
Rastësisht sapo mësova nga Islam Kalemi se Ju më 3 qershor do të bëheni shumë i gëzuar, do të festoni 75 vjetorin e lindjes suaj, ku nuk do të ndiheni i vetmuar, por i lumtur e i rrethuar në mes të njerëzve të zemrës Tuaj, të cilët i do shumë, siç na je shprehur gjithmonë, kur ka qenë rasti. Tani ju nuk jeni më midis djemve e vajzave, vëllezërve e motrave, kunatave e kunetërve, nuk je më baba, por edhe gjysh e së shpejti do të bëheni kryegjysh.
E, Isuf o shoku im, tanimë zemra jote u bë e madhe, u mbush plot me gëzime e do të mbushet edhe me nipat e mbesat që i ke të gjithë prej xhevahiri e si pëllumba.
Duke uruar, ta gëzoni 75 vjetorin e lindjes e të bëheni mbi njëqind vjeç, e të jeni i lumtur me të gjitha të mirat e jetës. Ky nuk është vetëm urimi dhe dëshira ime, por se keni një porosi dhe një amanet për të realizuar, të cilën po ta shpreh në vargje:
Një lule e goleme,
Isuf Çela ta ka thënë:
“Në dasëm të nipave tanë,
Të qëndroshë si mal në këmbë”.
Të themi medoemos
Dhe tre përvjetorë të rrosh.
Të rrosh gjatë se je i mirë,
I ke dhe njerëzit të tillë.
Do t’i shohësh më tre qershor,
Të vinë me zemër në dorë.
Do të urojnë si në kor,…
Gëzuar këtë përvjetor!
Të gjithë njerëzit që ke aty, do të bëjnë të gëzuar e të lumtur, gëzim të cilin ne do ta lexojmë në paraqitjen tënde, kur të të takojmë me Islamin më datën katër qershor, e do të të qafojmë me plotë respekt e dashuri.
I yti,
Sulo Nelo Gërbi | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:31 pm | |
| Zemra jote është behar
Me rastin e 75 vjetorit që sot mbush në 3 qershor të 2008, të uroj jetë të gjatë, i fortë si malet e lartë. Urimi im të jetë për ty gjithmonë gëzim si nderi i Shoqatës së Labërisë; kurrë të mos ndryshket pena, ajo penë e ngjyer në hënë, prandaj gjithmonë në jetë paçi gëzim dhe këngë. Çmimet e tua letrare, sidomos në poezi, i takojnë gjithë Labërisë, sepse në shqiponjë ke pirë sisë, prandaj duke të uruar jetë të gjatë dhe gëzime, sepse jeta ka peripecitë e saj, por ti, Isuf, dite t’u bëje ballë çdo stuhie, sepse je djalë nga gjak Labërie dhe siç është Labëria me male të rëndë, ne ty Isuf gjithmonë të kemi në këmbë, prandaj:
Moj shoqatë e Labërisë,
Kryehënë e Shqipërisë,
Ku dielli puthet me male,
O Labëria me halle.
O Labëria me derte,
Të zuri fati me gurë,
Djemtë ikën në kurbete,
Nënën e latë të sëmurë.
Kush e kthen kokën nga nëna,
Nga ajo që u dha gjinë,
Ka hequr halle të rënda,
Hapur e ka historinë,
Burrat që tundi në djepe,
Burrat që s’u pushon kurrë pena,
Atje është dhe Isuf Çela.
Labëri, mbetesh zonjë mbi zonjë
Dhe për ty gjithmonë këndojmë,
Këndojmë këngë, japim urim:
“Jetë të gjatë, o miku im!”
Lindur atje në Gusmar,
Zemra jote është behar,
Atje ku janë shergjet me borë,
Trëndelina rri kurorë,
Ta gëzosh përvjetorë!
Gëzime dhe në përvjetorë të tjerë!
Ashtu si ngjeve penën në hënë
Dhe urojmë ty të të kemi gjithmonë.
Si malet në këmbë,
Me poezi dhe me këngë,
Urime dhe jetë të gjatë.
Enver Jaupi
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:31 pm | |
| Qëndron si mal më këmbë
Urim Isuf Selman Çelit për ditëlindjen!
Mora penën për të shkruar,
Dy fjalë për të uruar,
Sot ju ndjeni kënaqësi
Me djem e vajza si flori,
Në mes tyre qëndron dhe ti.
Sot të urojnë nipër e mbesa,
Thonë:” Ty t’u shtoftë jeta!”
Ti ke hequr shumë halle,
Faqja jote me lot të larë,
Jeta jote e ndarë në mes;
Gjysma qan e gjysma qesh,
Do t’i kujtojmë ne ata
Por do këndojmë për këta;
Se loti sjell zinë,
Ndërsa gjaku bie lirinë.
Ju do kini jetë të gjatë,
Se poetët kanë dy jetë,
Një nga zoti i vërtetë,
Një nga vargjet si poet.
Historinë e latë të shkruar
Si mali me trëndelinë;
Mali Gusmarit i ngarkuar me borë;
Zemra jote e bardhë si borë.
Shkova një ditë në Gusmar;
Tërë mali- gur i bardhë,
Mal i lartë me çaj e pelin,
Shof Isufin zemër mirë.
Ka traditë dhe mban zakon,
Me gjithë shpirt unë të uroj:
“Mosha jonë, mosha e tretë,
S’do për të ngrënë e për të pirë,
Pret nga brezat fjalë të mirë.
Tepelena gjithë zakon
Me gjithë shpirt ty të uron,
Se je me peshë e hijerëndë,
Po qëndron si mal në këmbë.
Si poet e gazetar,
Vargjet bukur i ke shkruar,
Shumë çmime ti ke marrë,
Prandaj ty të kanë vlerësuar.
Të uroj nga zemra ime, jetë të gjatë dhe vetëm gëzime!
Islam Kalemi
Tepelenë, më 03.06.2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:34 pm | |
| Për shokët e miqtë e mi të dashur
Mjeku i shpirtit njerëzor
Dr. Izetin e kam bashkëkrahinor. Është nga Progonati i Kurveleshit. E njoh nga afër, qysh në moshën e rinisë së tij. Fillimisht, kur vazhdonte shkollën 7 vjeçare në qytetin e Tepelenës dhe banonte së bashku me babain e tij në Veliqot, më kishte rënë në sy e më kishte tërhequr vëmendjen nga veshja e temperamenti si një lab i vogël e kur desha të dija për të, veç të tjerave më rezultoi se ishte shumë mirë në mësime dhe si i tillë përparoi lart. U diplomua dhe u emërua mjek në Lushnjë e me kërkesën e vet u transferua në Tepelenë, ku punoi për 40 vjet me radhë pa asnjë pretendim, deri në vitin 2007, kur doli në pension. Aktualisht banon familjarisht në Tiranë. E kërkuan të punonte në kryeqytet në fillim të viteve ’80, por nuk bëri asnjë përçapje për një gjë të tillë për të filluar punën në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai, ndonëse ka botuar me dhjetra libra artistikë e shkencorë, nuk iu nda halleve të njerëzve, shtratit të të sëmurit. Edhe tani në Tiranë punon me ta, megjithëse i ka kaluar 65-at. “Nuk e di, - i tha një ditë dikush – je mjek apo shkrimtar?!” Po Izeti e ka shtjelluar këtë në librin e tij “Dashuri dhe mall”, ku shprehet shprehimisht: “…së pari jam mjek,… Letërsinë e kam “dashnore”!”
Në Tepelenë fillimisht punoi si mjek i përgjithshëm, por duke parë se e donte profesionin e mjekut, studionte për rritjen e nivelit të tij profesional literaturë shkencore në fushën e mjekësisë dhe u dërgua e u specializua për nevropsikiatër që e ushtroi me kompetencë e profesionalizëm të lartë.
Dr. Izeti tërë kohën e lirë e përdorte për lexime; studionte shumë dhe ju zhvillua intelekti edhe në një fushë tjetër, atë të letërsisë së cilës iu përkushtua shumë e për rrjedhojë arriti të bëhet autor i mbi 40 librave. E filloi me studimet në punën artistike për fëmij e të rritur në disa gjini si dhe publicistikë. Ka botuar edhe mbi 5 libra nga fusha e mjekësisë shkencore -popullore. Fëmijve u ka dhënë disa libra me poezi, poema e përralla. Për të rritur ka botuar disa libra me poezi, fabula e publicistikë. Disa nga botimet e tij i gjen të përkthyera në gjuhë të huaja si anglisht, italisht dhe greqisht.
Botimet i ka të skeduara në biblioteka të disa qyteteve dhe në shumë lexues brenda vendit e jashtë tij si në Maqedoni, Mal të Zi, Itali, Angli, Turqi e më me shumicë në Kosovë, ku Dr. Izeti ka shkuar e shkon dendur, është njohur me disa personalitete dhe me disa ka zënë miqësi e mban lidhje të rregullta me ta. Atje ai ka botuar dy libra me poezi të zgjedhur për të rritur (“Simfonia e vëllazërimit”) dhe për fëmijë (“Fëmijët lindin ëngjëj”).
Doktori-shkrimtar është fitues edhe i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në letërsi (në Tiranë, në Gjirokastër, në Athinë dhe Selanik).
Është pjesëmarrës në disa lidhje dhe shoqata krijuesish e në kolegjumet e katër gazetave. Ka qenë i zgjedhur Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve për Degën e Tepelenës dhe është N/Kryetar i Përgjithshëm Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania me qendër në Gjirokastërdhe me degë brenda dhe jashtë vendit. Është redaktor e korrektor i dhjetra librave të krijuesve të ndryshëm.
Titujt që ka merituar dhe rrethi shoqëror me njerëz të niveleve të larta brenda e jashtë vendit nuk kanë ndikuar tek doktori që të mbajë distancë midis shokëve e njerëzve të thjeshtë, përkundrazi e kanë bërë të afrueshëm e të begenisur me të gjithë. Ka ndihmuar dhe është bërë nxitës edhe tek të tjerët për të shkruar e botuar libra. Për këtë me të drejtë poeti Sulo Nelo Gërbi në një nga poezitë e veta për Dr. Izetin dhe shokun e tij Kastriot Hadërin, ku thotë:
Izeti dhe Kastrioti,
Janë të mirë, i ka falë Zoti,
Si shkrimtar e fabulist,
Lëshojnë rreze, bëjnë dritë.
Ja ky është shoku im i nderuar Dr. Izet Sulo Çulli, të cilit i uroj shëndet e jetë të gjatë e si deri tani t’i punojë mendja dhe pena.
E meriton që edhe një herë t’i uroj gjithë të mirat.
Shkurt 2008 | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:35 pm | |
| Ai di të falë vetëm mirësi
(Për mikun tim Kastriot Hadërin)
Ka lindur në ballkonin e Labërisë, në fshatin Medar, të rrethit Gjirokastrës, por ka banuar për disa dekada në qytetin e Tepelenës, ku ndërtoi edhe folezën dhe ngriti familjen.
U njoha me Kastriotin, për herë të parë, aty diku matanë Përroit të famshëm të Salarisë, kur ai vinte nga Tirana për një fejesë në Salari e ku na bashkoi gëzimi dhe miqësia e përbashkët.
Menjëherë si magnet më tërhoqi dhe e vendosa në zemrën time, kudo të qëndrojë i përhershëm. Gërmova për të dhe më rezultoi: Paskish qenë djalë i zgjuar e nxënës i zellshëm që nga fillorja e deri sa mbaroi të lartën.
E kreu të mesmen në Fier e shkollat e larta (se ai siç shkruan poeti I. Çulli ka një sepete me diploma) i përfundoi në mënyrë të parakohshëm e të detyruar. U gradua oficer, doli në pension në repartet e ushtrisë në Tepelenë. Qe oficer i përgatitur, por politika bën të vetën e nuk kurseu as kuadro të tillë të aftë e me reputacion të spikatur dhe mjaft energjikë siç e kërkonte sektori ushtarak e si i tillë u bë i njohur tek të gjithë në rrethin e Tepelenës si ushtarak i aftë e shumë komunikues me popullin ushtar të asaj kohe. Si nip i dy Heronjve të Popullit nuk u mburr kurrë. Madje ne e kemi marrë vesh vonë këtë gjë për të, tani.
Për çudi Kastrioti u bë më tepër i njohur me lexuesit, si të kishte mbaruar për Gjuhë-Letërsi, ku deri tani ka botuar katër libra me poezi, fabula dhe publicistikë dhe shumë të tjera i ka në dorëshkrim, pa mundur t’i botojë për arsye financiare. Krijimtaria e tij letrare tërësisht i është kushtuar trimave të kohëve dhe dëshmorëve e heronjve të luftës e të punës si dhe për gjithë njerëzit e thjeshtë e të ngritur me djersën e ballit. Po ashtu ai ka thurur mjaft këngë popullore, që tani kanë marrë anonimatin. Kastrioti gjithashtu fal nga vetja e tij, kur redakton e korrekton librat e të tjerëve, ai ka një bujari proverbiale, do të thoshja.
Kaçi, siç i flasin intimisht, nuk lë pa fishkëllyer ndodhitë e “bëmat” e prapa të kohës, duke i ironizuar, talluar, përqeshur e qësëndisur veset njerëzore. Këtu ka rëndësi ta theksojmë sinqeritetin e tij. Të bën ta respektosh, kur i kamxhikon burracakët, lajkatarët, servilët e me radhë deri tek hajdutët e keqbërësit, që koha i polli me tepri. Ai di t’u falë mirësi njerëzve të mirë dhe bëhet shumë mirënjohës me ata, të cilët i falin dhe atij mirësi e miqësi të sinqertë. Është njeri i thjeshtë me shokët dhe miqtë dhe bën shumë për ata. Sa qëndroi në Tepelenë deri në vitin 2007 që shkoi në Tiranë me banim, na mbante të gjithëve të bashkuar dhe kur i kërkohej i jepte ndihmën secilit poet e shkrimtar të Tepelenës. Me modesti na thoshte se ju (kishte parasysh Dr. Izet Çullin, Sulo Gërbin, mua dhe Islam Kalemin), jeni personalitete, prandaj u qëndroj pranë. “Kurse unë, - thoshte ai për veten, - jam person”. Me largimin e tij në kryeqytet na ka lënë si të hutuar e jetimë. Na mungon gjallëria, ngrohtësia e dikurshme dhe e kudogjendur për hallet e shokëve për të mira dhe në raste mërzitjeje të armatoste më së miri. E kishin dhe si epror i zgjedhur Kryetar i Lidhjes së Krijuesve të “Pegasit” për degën e Tepelenës. Kastriot Hadëri si një veprimtar i letërsisë i pajisur natyrisht me një talent spikatës zhvilloi gjatë dekadës së fundit me punën e tij të mirëfilltë gamën e botimeve, duke synuar të trajtojë kohërisht protagonistë të mëdhenj të fabulës botërore. Duke u pikënisur nga Ezopi ai solli një pemë të frytëzuar, të spikatur, dinamike dhe me theks fabulor konkurrues. Me krijimet e tij arriti që sot të radhitet edhe në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë të Globit (Ë.P.S), poetë të paktë këta që janë në këtë organizëm botëror nga vendi ynë. Sprintimin e fuqishëm e mori nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI” Albania, që në disa konkurime jashtë vendit fabulisti Kastriot Hadëri, si rrjedhojë e substratit të tij, aftësisë së fshikullimit, tematikës progresive, të marrë /mim të parë në konkursin e fabulës të shpallur nga revista e njohur “KELENO” e Lidhjes “XASTERON” ATHINË. Një sukses ky plotësisht i meritueshëm. Në Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” Albania, tashmë Lidhje Poetësh , shgkrimtarësh dhe artistësh ndërkombëtarë, Kastriot Hadëri bashkëpunoi me poetë të afirmuar dhe em zë brenda dhe jashtë vendit si: Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, Petro Dudi W.P.S, Izet Çulli W.P.S, Lumo Kolleshi W.P.S, Agron Shele W.P.S, Enrieta Sina W.P.S, Dino Çiço W.P.S, Murat Memallaj W.P.S, Dhimitër Miti W.P.S, Riza Lahi W.P.S, Hadër Mevlani, Çerçiz Myftari W.P.S e shumë e shumë të tjerë, por edhe me poetë nga bota si Dinos Kubatis, Panajota Zaloni Hristopulu e tjerë. Duhet përmendur këtu dhe aftësia organizuese e veprimtarive letrare dhe organizimi i Panaireve të Librit, apo veprimtari të tjera folklorike si dhe botime të krijimeve të tij , kryesisht në Greqi.
Ruaj e do të ruaj konsideratë e respekt të veçantë për fabulistin Kastriot Hadëri.
I uroj shëndet e gjithë të mirat në të gjitha rrugët e jetës.
Tepelenë, Maj 2008
Më jep një dhimbje të të jap një vepër
(Kushtuar Islam Kalemit)
Në vite mbetemi të mahnitur për njeriun që jeton midi nesh. Ai tash është një poet i njohur, jo vetëm nga botimet e njëpasnjëshme të libriave, por dhe si artikujshkrues në të gjitha gazetat e Trevës së Jugut.
Artikujt shquhen për problematikën e larmishme që trajton autori. Ai shkruan në të gjitha gazetat e Trevës së Jugut trajton shkrime për heronjtë e dëshmorët dhe më gjerë.
Ky është Islam Kalemi, i cili ka botuar 11 libra në katër gjini të letërsisë dhe është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Librat e tij i gjen kudo në Ballkan, Europë e deri në Amerikën e largët. Libri shqip-anglisht është pjesë e bibliotekës së Mbretëreshës së Anglisë, nga ku autori disponon edhe një mesazh dërguar prej saj.
Të mbështetur në thëniet e poetëve më të mëdhenj ku thuhet se, më jep një dhimbje të jap një vepër, ai është pjesë e këtij realiteti, sepse dhimbja e bëri poet e shkrimtar të dëgjuar.
Virtytet e tij janë të shumta, i dashur e i respektuar në çdo qytetar të trevës tonë, buzagas e gjen midis miqve e shokëve të shumtë.
Me të drejtë Lidhja e Poetëve e Shkrimtarëve të rrethit tonë e zgjodhi kryetar të lidhjes, para dy viteve.
Islami di të sillet e të komunikojë me çdo njeri penëshkrues. Mendimet e tij janë të nivelit të lartë. Një ditë t’i mungojë kësaj shoqërie ne na duket se kemi kohë pa e takuar, pra është ura lidhëse e kësaj shoqërie të penës.
Zoti Islam Kalemi është i papërtuar në çdo kohë. Artikuj të shumtë ka shkruar në gazetën “Labëria”, “Përmeti”, “Dëshnica”, “Dita jug” dhe në gazetën “Kushtrim Brezash” e në revistën “Pavdekësia”.
Në vendlindjen e tij është shpallur “Qytetar Nderi” i Dishnicës. Është dhe botues i gazetës me emrin “Katundishtja”, ku shquhet për larminë e artikujve të shumtë, ku pasqyron virtytet e bashkëfshatarëve të tij në breza.
Fëmijët e tij ecin në gjurmët e prindërve të tij të edukuar në familje e shoqëri: Djali Fatosi 19 vjeçar ishte ushtar, ra dëshmor në trazirat e vitit të mbrapshtë 1997, ku Tepelenës iu shtua edhe një datë tjetër historike që do të kujtohet në breza.
Me të drejtë Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të rrethit Tepelenë në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të Tepelenës propozuan që rrugës Gurrës të emërohet me emrin e dëshmorit Fatos Kalemi. Ky propozim është mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Tepelenës.
Islam Kalemi dëgjohet me vëmendje nga poetët dhe shkrimtarët në analizat që bëhen në promovimin e librave të rinj jo vetëm në Tepelenë, por edhe në Përmet e Gjirokastër e më gjerë. Ai flet me pasion për vargjet e botuara dhe mban gjakftohtësi. Unë si shok dhe miku i tij i urojmë shëndet e jetë të gjatë dhe suksese në botimet e tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:35 pm | |
| Skalitur si gur pragu
(Kushtuar poetit Izet Çulli, me rastin e 60-vjetorit lindjes)
Piklon muza pika-pika,
Mbi ato vargjet e tua,
Dhe ja, si erdhi dita,
Frymëzimi të rrjedh krua.
Kur lexojmë poezinë tënde,
Dalldisemi na lëvrin gjaku,
Mjeshtërisht, doktor gdhende,
Skalitur si gur pragu.
Mesazhe të vesit shpirti,
Atdheun ta kemi diell,
Vepra jote shpresën ngriti
Si engjëll, lart në qiell.
Lërma të puth at’ dorë,
Tani që je në mesokohë:
Gëzuar 60-vjetëorë,
Ajo penë të buroftë!
Sulo Nelo Gërbi
Baba Sulo –legjendari,
Midis nesh qëndron i pari,
I pamposhtur rri në këmbë,
Je burim që bëhet këngë.
Për ne je dhuratë e fatit,
Vjen nga trevë e Qesaratit,
Me ato bëmat e tua,
Poezia të rrjedh krua.
T’i shkruan për miqësinë,
Pa harruar Labërinë,
Ndër poetët më i miri,
Ajo penë çika floriri.
Gjithë krahinë e nderove,
Ndonjë koleg e sfidove,…
Në art një gur i rëndë,
Vetë Qazim Shemaj ka thënë.
Mes nesh të paçim përherë,
Na jep e të japim nder.
Në letërsi jetë të gjatë,
Na ke e të paçim fat.
Tepelenë, më 31 dhjetor 2007
Zemërmadh e shpirt behari
More Kastriot Hadëri,
Zemërmadh e shpirt behari,
Miq dhe shokë nderon shumë,
Për ata nuk bënë as gjumë.
Kjo tregon fisnikëri,
Unë dhe Sulua borxhli,
Ta shpërblefshim në fëmi,
Tu bëftë dita një mijë!
Pronë ke zgjuarsinë,
Lëvron letërsinë,
Në fabula e poezi,
Shkruan dhe monografi.
Kaço, je kripa, lezeti,
Të respekton Dr. Izeti,
Librat t’i kemi lexuar,
Me to jemi befasuar.
Mall i emigrimit
Kushtuar nipit tim Adem Karehman Shehu
Dhimbje ikjeve na treti,
rrudhë e mallit ballion çau,
plagë e kurbetit na vrau.
Eh, more nip i zemrës sime,
sot për ty dua të shkruaj,
malli vjen me përvëlime,
mall’i nipit s’njeh të shuar.
Ikët në rrugët e botës,
po jo në rrugë pa kthim,
se u kërkon zëri i tokës,
ç’qe për ne ky mallkim.
Dorë e zemrës më drithëron,
gjak i gjakurt dhëmb më shumë,
se ngado që të përdridhet,
prapë në det prehet çdo lumë.
Malli i nënës nuk shteron
kushtuar Nasibesë
Malli i nënës nuk shteron
Nasibeja tetëdhjetë e shtatë,
i uroj jetë të gjatë,…
Aty ku jeton ti,
djalë e nuse si flori.
Eh, moj bijë nivicjote,
portë e zemrës mbeti hapur,
Kështu janë Kukajt në mote,
fjalëpak, mendim’ i zgjatur.
Tetëdhjetë e shtatë pranvera,
Nasibe, mban sot në shpinë,
M’i gëzofsh dhe kaq të tjera,
se na lezaton shtëpinë!
Si erë e vjeshtës memece,
që nuk ke gjë për të thënë,
apo si e djegur spece,
Fjala jote nuk ka qenë.
Kjo ftohtësi pleqërie,
fjalë e mendimin s’t’i mori,
Shpirti burim mirësie,
besimin në breza mbolli.
Mall i nënës nuk shterpi,
po si Diell na ngroh ne,
Ndaj si gurrë kënga buroi,
për fisniken Nasibe.
Tepelenë , më 05.10.2008
Nasibe Danaj
“Penën e ngjeva në hënë”
(Fjalë në prezantimin e librit me të njëjtin titull)
nga Izet Çulli
Sot përsëri na mblodhi ajo më bujaria: letërsia. Jemi këtu për t’u takuar e shkëmbyer mendime për artin dhe pse jo edhe për të kthyer ndonjë gotë me kryekuvendarin e sotëm, Isuf Çelën, i cili na erdhi me librin e tij me titullin e zilishëm “Penën e ngjeva në hënë”.
Po a është i rastit ky libër? Sigurisht që jo. Autori do të na e sillte këtë botim, sepse ai qysh herët është mëkuar me këngën dhe isopolifoninë labe “i lindur dhe i rritur me të” – siç shprehet poeti i shquar Lirim Deda, njëherësh edhe redaktori i librit. Isuf Çela i ka kënduar këngë të tilla të labërishtes e madje disa sosh i ka krijuar edhe vetë nëpër vite. Është po ai që sot e kësaj dite, herë pas herë, shkon në vendlindje, për t’u ushqyer me dashuri e me mall për trojet e të parëve, për të marrë dhe për të dhënë nektarin e shpirtit, atje, midis shokësh e miqsh gusmariotë e më gjerë.
Libri në dukje është faqepakët, por ai i ka të gjitha ato që duhet të ketë. Ja disa nga motivet e tij: gjen vargje për dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si Mustafa Matohiti e Shefqet Peçi, për luftëtarët dhe veteranët flokëthinjur, që, si pas Çelës, “Shqipërinë e donin me kokë”, ata të cilët, “Atdheut i dolën Zot”. Ka vargje të spikatur për shoqatën emërmadhe “Labëria”, për “simbolin e dashurisë” – Nënë Terezën. U kushton vjersha fëmijëve të tij, “si zogj krahëshkruar” si edhe ato për nipërit dhe mbesat, të cilët i ngrohin shpirtin dhe e mbushin me dashuri e dhembshuri njerëzore, këta “pëllumba të bardhë “- mjalt i gjyshërve, ata që ia lehtësojnë sadopak vitet që mban në shpinë, si edhe streset e shumta të jetës.
Një veçori dalluese e poezisë së Isufit është pra humanizmi. U këndon njerëzve të thjeshtë si edhe personaliteteve në fushat e tyre të veprimtarisë. “Personazhet” e tij janë të shumtë dhe le të përmendim disa nga ata, si patriotin dhe humanistin e paharruar, Enver Guga, për bilbilat e këngës bënçote dhe “gjeneralin” e saj, Golik Jaupin, luftëtarin Ago Çeli, për fjalëartin Maliq Lila, poetin dhe gazetarin e mirënjohur Lirim Deda, për Demo Hoxhën dhe Bame Çelën, për të palodhurin dhe të kudogjendurin dr. Xhemil Çelin, prej të cilit kemi ç‘të marrim të gjithë, ai që “zëmrën e ka në Labëri”, sipas autorit, për Bexhet Banën, për këngëzjarrtin Tomor Lelo. Po ashtu spikatin vargje për balsamin e plagëve dhe dhembjeve tona, dr. Sali Leskon, rekordmenin e papërsëritshëm të qëndrimit për disa dekada në Progonat, me vargje të ngrohtë për artisten e shquar – Violeta Manushin, si edhe vjershën e gjetur për bashkëshorten e tij të paharruar, Xhufkën, së cilës i kushton librin. Është ajo me të cilën ai eci “dorë për dore”, “rrugën bashkëshortore”, është ajo që siç e vazhdon më tej autori: “fjala jote s’u gremis njëherë”. Aty nga fundi, si për ta lezetuar “bisedën” me lexuesin, Isufi na ka dhënë edhe vargje humoristike (vjersha “Jo po ti e jo po unë”) me motive popullore e ndonjë tjetër në këtë gjedhë.
Po lajtmotivi që përshkon tejendanë librin “Penën ngjeva në Hënë” të Isuf Çelës është dashuria dhe malli i pashuar për vendlindjen, për Kurveleshin e Labërinë, hallet dhe shqetësimet e pasosura të tyre nëpër kohë. Po të parafrazonim autorin do të thoshnim se flladit dhe vlagëzon era e vendlindjes (e Kurveleshit) fron lirie me djem e vasha si yje, për Gusmarin e tij me të cilin krenarohet, për bijtë dhe bijat e tij zemërzjarrta, të cilët janë mal e përmbi malet rretheqark.
Nuk do të vazhdoj më tej me komente dhe ilustrime apo recitime vargjesh, se këto me siguri do t’i bëjnë këtu dhe krijues të tjerë. Nuk më mbetet tjetër, veçse t’i uroj poetit të thjeshtë popullor, apo këtij “bilbili gusmariot”, siç shprehet redaktori i tij, që të mos i shterojë frymëzimi dhe i burofshin vargje dhe mjaltime të tjera poetike!
Tepelenë, më 21.07.2006
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela Thu Jan 08, 2009 1:36 pm | |
|
ISUF SELMAN ÇELA lindi në vitin 1933, në Gusmar të Kurveleshit edhe 10 vitet e para të fëmijërisë i kaloi në vendlindje. Me gjithë vështirësitë e kohës, vazhdoi shkollën edhe në Gjirokastër e Tepelenë. Madje, në vitin 1953 shkoi për studime në ish BRSS, në Tbilis të Gjeorgjisë, ku u specializua si elektricist, profesion që e ushtroi në qytetin e rrethin e Tepelenës, gjatë gjithë jetës aktive të punës. Karakeristikë vetiake: tip i hedhur, aktivist dhe i lidhur ngushtësisht me njerëzit dhe me vendlindjen e tij. Duke manifestuar këto cilësi ka qenë i zgjedhur në krye të organizatës së Bashkimeve Profesionale të Ndërmarrjes Tregtare të Qytetit Tepelenë, në forumet e Bashkimeve Profesionale në rreth si dhe për veprimtarinë e tij aktive ë e tij aktive është dekoruar disa herë. Gjatë periudhës së plurimendimit u bë nismëtar i ngritjes së degës së shoqatës “Labëria” në qytetin e Tepelenës në vitin 1998, anëtar e Nënkryetar i Kryesisë së degës si dhe korrespondent i gazetës “Labëria”. Një nga pasionet e tij ka qenë dhe është të shkruarit: krijimtar i fondamentuar mbi vargut popullor të kultivuar si dhe marrja me publicistikë .
Veprat e tij: “Penën ngjeva në hënë” dhe “Dallgëzim në shpirt” vëllime poetike
Libri “ “PA RRËNJË NUK KA DEGË” është një libër i ndërthurur historiko-publicistik- krijimtar, ku është realizuar një gërshetim disaplanësh dhe protagonistët protagonistojnë në këndëvështrimin origjinal të autorit. Është anëtar aktiv i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA në degën e Tepelenës.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
| |
| | | | "Pa rrënjë nuk ka degë" nga Isuf Çela | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |