Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:03 pm

KËNGË PËR KOMISARIN





(Kushtuar Fatlli Xhaferit)



Malli shokët i ka marrë;

Ja ku duket.



Ngjitet, zbritet

Nëpër çuka, nëpër brinja;

Prin në ballë.



Mbi rrudhat e ballit të gjerë

Bulëzat e djersës si kristali.

Si vesa e lehtë

Mbi majën e barit.



Pranvera e urtësisë

Çeli trëndelinë.

Tek burimi i fshatit

Dy thëllëza vijnë.



Biovizhda * në brinjë

Del e pret te pragu.

E ka bërë si bir

Njeriun e dashur.



  • Biovizhda, fshat kufitar i Përmetit


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:04 pm

NJË GËZIM E NJË MERAK





Komandant, sot po largohem,

Do të zë të reja shtigje;

Ëmbël buzëqeshja jote

Çeli gonxhe trëndeline.



Mbledhur shokët si vëllezër,

Zemrën një pranverë me lule.

Pushka vënë në shënjestër

Si në situatë lufte.



Bulë e djersës si pikë vese,

Që i rri lules përsipër;

Vugëllon jashtë xhakete

Liriaromë të virgjër.



Komandant edhe ushtarë –

Një gëzim e një merak.

Atdheu i vë në radhë;

Jetën e quajnë shumë pak.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:04 pm


KURORË E BUKUR KURORË





Kurorë, e bukur kurorë,

Më je si një vetull vajze.

Trëndelinë e luleborë,

Retë ngjajnë fustan dasme.



Ujë i akullt i burimit

Humbet vetëm me një fjalë,

E pinë rojet e kufirit,

Poshtë Vjosës do të dalë.



Ja, aty në ato male

Vigjëlojnë djemtë pa gjumë.

Dhe bariu lart në stane

Është një kufitar më shumë.


VRULLJETA





Secili ndjen vrullin e jetës

Si rrahjen e zemrës në gjoks të tij.

E sheh te plisi i thyer pas lesës

Te një fill gruri i porsambirë.



Shfaqet te buzëqeshja e fëmijës,

Në ecjen e shpejtuar të punëtorit.

Ku hedh beton, asfalt e zift

Me merakun e regjisorit.



Meraku i farës hedhur tokës…

Bulëzon djersa ballit të fshatarit.

Hedh shtat një pallat i ri

Në hapin e rregullt të ushtarit.



Tek zien shqetësimi brenda vetes;

Çfarë i shtova kësaj pranvere,

Që agimi i së ardhmes të qeshet

Nurbukur si një ditë feste.


PARALELIZËM





Në gugitjen e parë të një fëmije

Fillimin e saj gjen vet’ jeta.

Në pemë, te një bisk që rritet,

Folenë e vet ka pranvera.



Mundimi i nënës me aq kujdes:

Të shtatlartësojë biskun njerëzor.

Nga trupi i saj jetës i jep jetë

Dhe kthehet në emër qiellor.



Dhe pema, ashtu si fëmija,

Kërkon dorëngrohtën e kopshtarit;

Të mbushet me sytha e filiza,

Të mbledhë bletët për nektarin.



Fëmija rritet e hyn në jetë,

Pema futet në prodhim.

“Kopshtarët” gëzohen me të drejtë:

Pranverat s’i lënë kurrë pa blerim.


BARDHËSI E GJALLË





(Shokut tim Ll. Prillo)*



Dëbora mbi supet e tua

hedh flokët e bardhë

Dhe rrugën e pyllit

me bardhësi e shtron.

Këmbët të zhyten

thellësisht ngadalë;

Si fluturzat e borës

mendimi fluturon.



Ti mund ta kaloje të dielën

mes shokësh i qeshur,

Të shihje sport

a të luaje me borën e parë,

Por bardhësia jote

do të dukej e vdekur

Përpara

asaj bardhësie të gjallë.



Blegërima e qengjit

të porsalindur

Në stanin e largët

të thërret.

Ndaj dhe bora

të duket pudër e venitur,

Megjithëse këmbët

të mpihen për dreq.



  • U aksdidentua më 20.9. 1994 në Kosinë


dhe u nda nga jeta më 30.9. 1994 në spitalin

e Janinës…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:05 pm

DIL NGA KAFAZI!





Gjeno, iku vajzëria,

Për ku rendi bukuria?

Thuaja këngës si njëherë,

Të na mbledhësh sytë në skenë.



Lart më lart e ngjite këngën

Në podiume e koncerte.

Prushi i saj na ngrohte zemrën…

Ku je nisur e po vete?



Të kërkojnë këto anë,

Të këndosh, thëllëzë mali!

Shokët malli i ka marrë;

Dil, moj, dil që nga kafazi!


NXËNËSIT E MI





Zëri juaj sa e sa herë

Troket në portë

dhe në gjumë.

Buzëqeshjen tuaj

në ylberë

E ngjit ngadalë

e pa zhurmë.



Me ju shqetësimi

për të ardhmen,

E tashmja –

e lodhur njëkohësisht;

Të bëheni

ndërtues të paqes,

Të më së bukurës…

Ja, pra, ç’më lidh.



Ndonjëherë,

ndoshta dhe ashpër,

U qortoj e s’kini frikë.

M’i kuptoni

sytë e pastër,

Kur më shihni

drejt në dritë.


Ç’RËNDËSI KA…





Tavolinat në sallë

i kemi pranë,

Bisedojmë

pas çdo ore mësimi…

Të dy bashkë

në mensë,

shkollë e dhomë,

Nën një çadër

të dy krahët

shtrin dimri.



Bashkë,

kur shpërthejnë

petalet e qershisë,

Kur kuqëlon

mes fletësh

një kokërr molle.

Ka vite

që ndodhemi

larg prej shtëpisë,

Veç, tani s’na tërresin

më “nxënës shkolle”



Më parë s’të njihja,

nga ishe, s’e dija,

Por tani

që ka kaluar

kaq kohë,

Më duket

se prej qindra vitesh

të njihja,

Si rrezet e diellit

që derdhen mbi tokë.



Shpesh mendoj,

pse u lidhëm

kaq shumë.

Mendoj

e nuk e gjej

dot “pse-në…”

Ç’rëndësi ka?

Kjo s’na prish punë,

Kur kemi

të njëjtin shqetësim

për Atdhenë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:05 pm


FOLE SHQIPONJASH,


LIBOHOVË!



1.

Libohova kufitare,

Përkarshi – Qyteti i gurtë.

Kreshtat zënë dorë për dore;

Qyteti i lashtë në jug.

2.

Lunxhëria si kurorë.

Maja që përpijnë retë.

Hijerëndë për armiqtë tanë

Aty shqiponjat kanë foletë.

3.

Ujë i akullt në burime

Që nga malet rrjedh e shkon…

Rrënjët e rrapit të lashtë

I vadit e i rinon.

4.

Dhe kalaja shekullore

Flet me ngjyrën gri…

Nëpër shekuj trima nxore.

Përmbi trima – një Avni.

5.

Në parkun me lule,

Lule e krenarisë.

Djali i Libohovës,

I gjithë Shqipërisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:05 pm

QESHU, MBURRU,


GJIROKASTËR!





Gjirokastër,

ç’të qesh nuri,

Për ty shkruaj

me dashuri!

O qytet i lashtë

prej guri,

I kalldrëmtë

në histori!



Si ajzberg

i rënë nga mali

Kështjella

ngrihet mbi re.

Poshtë

harqeve të gurtë –

Kokëulur

armët trofe…



Qeshu, mburru,

Gjirokastër,

Për bijtë

me mendje deti!…

Sa herë ngjit

kalldrëmin lart,

Të sjell “ lule”

nga Përmeti.



Të sjell fllade

nga Naimi,

Argjirongjitura

në shkëmb!

Shqiponjat marrin

fluturimin…

Ti blerim të gurtë

gdhënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:05 pm

SHTËPIA ME PLLAKË


MERMERI





Kjo më ngjan me shtëpinë time

Dhe me tënden natyrisht.

Në hyrje të saj një pllakë mermeri

Më ka kthyer shpesh për vizitë.



Në tavolinë – një llampë vajguri.

Të tillë shtëpia e mbante dikur.

Ajo hidhte pak dritë në sofër;

Varur në oxhak a në mur.



Këtu u mblodhën atë vjeshtë

Dhe dolën, të sillnin lirinë.

Llampëvoglën çuan në muze.

Shtëpitë në dritë u përpinë.


SHTËPIA QË PRET





Kjo shtëpi e thjeshtë,

Nënë flokëzbardhur,

Na thotë përjetë:

“Jo, nuk rri pa ardhur….”



Derën e mban hapur.

Pret, siç pret fëmijën.

Mes shokësh të zbardhur

Ai prapë do të vijë.



Ashtu madhështor,

Me grushtin lart ngritur,

Puthet me nëntorët

Betejave rritur…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:06 pm

MAJI I QYTETIT TIM





Hapat e tij të fundit

hidhte maji,

Hapat e lodhur,

të këputur nga lufta.

Qyteti i jugut,

përzhitur nga zjarri,

Hapte zemrat

dhe portat e gurta.



Dhe vinin ata,

siç vjen hareja,

Me fjalët më të ëmbla

për zemrat,

Me plagët lidhur

në sa e sa beteja;

Në sytë e delegatëve

ishin ëndrrat.



Biri i gjithë nënave

printe në kalë

Më i qeshur

se kurrë vet Dielli.

Vjosa valëzonte

gëzimin e bardhë

Dhe ia çonte

hambarit të detit.



Nga zemra e vet

Përmeti nxori lulet;

Qindisi aq bukur

sallën e Kongresit.

Me gjakun e derdhur

ngjeu flamurin,

Që tallazonte

në tribunën e nderit.



U mblodhën

në sallën e thjeshtë

Sypafjeturit

në netët e gjata.

Pushkët merrnin

urdhërin e rreptë,

Ta nxirrnin

kuçedrën nga vatra…



Fjalët u kapën

dorë për dore,

Trëndafilat

u ndezën me furi.

Themelet

mbi gërmadhat shekullore

Hidhte pushteti

i popullit në fuqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:06 pm

USHTARI I PANJOHUR


U DRODH





Na e dogjën së katërti Përmetin,

Veç “Sallës” që mbeti pa u prekur.

Populli prapë do ta përzinte “mbretin”

Hijen e hijes së vdekur.



Dhe vet salla mund të ishte djegur,

Siç mund të digjet një godinë.

Zjarri vërtet shkrin çelik e hekur,

Por s’arrin të djegë dot historinë…



Barbarisht u vranë gjashtë vetë.

Qyteti i luleve i larë në gjak.

Ç’mund të bënte Hitleri më tepër?

E bëri marsi nëntëdhjetë e shtatë…



Dëshmorët e harruar tek vorrezat

Këtë radhë morën plumba të tjerë.

“Ushtari i panjohur”, kur pa shamizezat,

Dhe në bronz, u drodh si kurrëherë.


PRET PËRMETI



NË ÇDO MAJ



Maji vjen me lule shumë,

Trëndafilat bërë zjarr.

Kënga ulet në çdo buzë;

Pret Përmeti në çdo maj.



Vijnë ata nga Shqipëria

Flokëzbardhur e të rrallë,

Të çmallen me trëndafilat,

Të çmallen me atë sallë.



Ajo sallë aq e thjeshtë,

Me rilindasit në ballë,

Priti bijtë, priti djemtë,

Delegatët partizanë.



Pret Përmeti në çdo maj.

Bujarinë dot s’ia frenojnë.

Retë që bredhin skaj më skaj,

Diellin dot nuk e mbulojnë.


GURI i DYFEKUT*





Atje mbi Përmet

Është një gur i lashtë.



Atje shkonin djemtë;

Çlodheshin ngapak.



Hidhnin sytë poshtë,

Mos shikonin gratë…



“Guri i dyfekut”

U plak e s’u plak.



Rruga e kurbetit

Plagë prapë u hap…



  • Gur i madh në qafën e Dhëmbelit


ndanë rrugës për në Zagori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:07 pm

SI NJË LAJMËS QË KA DIÇKA
PËR TË THËNË…





Kalin fluturues të muzës poetike provojnë ta shalojnë një pjesë e mirë e njerëzve, por ai nuk pranon këdo në kalërimin e vet, madje në këtë provë ai e ul kurrizin e vet, për të hipur edhe të rinjtë. Kur shikon ata që nuk mësojnë dot t’i mbajnë frerët, i flak në pllajën e harresës pa kurrfarë mëshire, sepse ai ka vetëm një

një mision: të mbajë mbi shpatulla poezinë e vërtetë. Kjo poezi nuk vjen me urdhër të peshkut, nuk ngjizet brenda një nate, si e tillë, poezia kërkon të jetosh me të, të vuash për të lindur ndjenjë, që të hysh pa trokitje në shpirtrat e njerëzve. Kështu dhe vetëm kështu poezia të jep vizën, për të vazhduar më tej. Por poezia nuk jep viza si nëpër ambasada e konsullata.Ajo përzgjedh edhe kur bën përjashtimet e saj me ata që sapo kanë nisur rrugën e saj.

Muharrem Kamani vjen të trokasë në këtë portë , i cili ka bërë një betim për t’i shërbyer atdheut dhe, në pjesën më të madhe, motivet, qoftë me thjeshtësinë e tyre, janë lidhur ngushtë me truallin, me historinë dhe disa nga figurat më të qëmtuara të historisë shqiptare, me përjetime të shpirtit të larguar nga familja, me bukurinë që fal rinia, me plagët e kohës që mahisen me tronditshmërinë e tyre të vazhdueshme.

Me këtë buqetë vargjesh autori kërkon të ecë në rrugën e traditës dhe, në shumë raste, ai merr teknika e mjete nga folklori, duke dashur ta bëjë sa më të lexueshme për një masë të gjerë.

Ai vjen me çiltërsinë dhe sinqeritetin, pa bujë dhe kredo, pa zhurmërimin e fjalëve pompoze.

. Ai vjen si një lajms që ka diçka për të thënë…

Si çdo lajmsi, që ka për të bërë rrugë, i takon urimi:” Udhë të

mbarë në këtë ndërmarrje të vështirë!”



Përmet, më 08. 11. 2002

Botuesi Lumo KOLLESHI

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:07 pm

Muharrem F. Kamani

Lindur në Shelq të Përmetit, më O3.02.1954. Mësimet e para i merr në fshatin e lindjes, në shkollën “Shefqet Nurçellari”, Zhepovë. Mandej vazhdon studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”. Studimet e larta ushtarake në Akademinë e Forcave Tokësore në Tiranë i përfundon në vitin 1977.

Ka ushtruar profesionin në Gjirokastër, Leskovik, Frashër dhe Përmet.

Gjatë jetës së tij është shfaqur herë pas here në shtypin qendror periodik dhe letrar si dhe në atë ushtarak. Pasionin për Letërsinë e ka shpalosur gjatë gjithë veprimtarisë së tij dhe e ka intensifikuar pas viteve ’90. Ishte një nga nismëtarët e parë që në vitin 2001 krijuan Degën e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Përmet. Duke u shquar në veprimtaritë ketrare është zgjedhur Sekretar i Informacionit dhe reklamimit letrar të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Gjirokastër. Është anëtar i mjaft shoqatave Atdhetare dhe Kulturore.

Libri “Erë e viseve të mia” është libri i tij i parë poetik



Qeshu, mburru , Gjirokastër,

Për bijtë me mendje deti.

Sa herë ngjit kalldrëmin lart,

Të sjell “lule” nga Përmeti.



Të sjell fllade nga Naimi,

Argjirongritura mbi shkëmb,

Shqiponjat marrin fluturimin

Ti blerim të gurtë gdhend!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:09 pm

Një poezi që ka ritmikë patriotike, mëmëdhetare, por gjithashtu edhe prezencë të notës lirike...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 11:28 pm

Kristaq F. Shabani shkruajti:
SHTËPIA ME PLLAKË


MERMERI





Kjo më ngjan me shtëpinë time

Dhe me tënden natyrisht.

Në hyrje të saj një pllakë mermeri

Më ka kthyer shpesh për vizitë.



Në tavolinë – një llampë vajguri.

Të tillë shtëpia e mbante dikur.

Ajo hidhte pak dritë në sofër;

Varur në oxhak a në mur.



Këtu u mblodhën atë vjeshtë

Dhe dolën, të sillnin lirinë.

Llampëvoglën çuan në muze.

Shtëpitë në dritë u përpinë.



SHTËPIA QË PRET





Kjo shtëpi e thjeshtë,

Nënë flokëzbardhur,

Na thotë përjetë:

“Jo, nuk rri pa ardhur….”



Derën e mban hapur.

Pret, siç pret fëmijën.

Mes shokësh të zbardhur

Ai prapë do të vijë.



Ashtu madhështor,

Me grushtin lart ngritur,

Puthet me nëntorët

Betejave rritur…



Ashtu siç ishte e kaluara jonë, edhe në portretizimin e poetit Muharrem F. Kamani del shtëpia. Per miradien e vargjeve do te kisha shtuar dhe këtë,
se këto shtëpi ishin Loket tona prej guri, që ruanin nënat dhe baballarët tanë e jashtë bëhej luftë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 12:10 am

Ai që shkruan shpreh botën e tij... E rëndësishme është që ne të paraqesim gjendjen e shkruesit poetik (sens)... Kjo paraqitje e vëllimit është bërë nga ana ime(shënimi im K.SH) për të sondazhuar, krahas të tjerave, edhe lirinë ideore të shprehurit të Muharrem Kamanit... që pasqyron tablon... kapërcipërore..., por që është në një proces të pandërprerë evolutiv...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar"
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: