Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:10 pm



Kur thua Qestorat, kujton Koto Hoxhin,

Kur thua Koto Hoxhi, kujton Qestoratin. ..







QESTORATI

Organ periodik, historiko - kulturor. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, me qendër në Gjirokastër. Viti i parë i botimit Nr.1 (001) çmimi 30 lekë, euro 1, NËNTOR 2008 E- mail: petrodudi@yahoo.com



Editorial



Një libër i hapur

Nga Donika Boçari (Koti),

Shihni Qestoratin mbi dy brigje: ”NJË LIBËR I HAPUR”. Ç’është shkruar? Ç’do të shkruhet? A nuk ia vlen ta shfletojmë këtë libër e ta hedhim në një gazetë të tijën? A nuk ia vlen që mendimi intelektual të reflektojë konkretisht, se çdo të shkruhet në atë libër të hapur, të pambaruar? Gazeta “LUNXHËRIA”, për disa vite rresht ka evidentuar goxha vlera, lidhur me kryefshatin, QESTORATIN. Por kjo përçapje vjen, jo nga ambicja e sedra e sëmurë, se shumë fshatra, përtej malit e mbrapa malit, kanë gazetën e tyre, por natyrshëm është një nevojë e kohës. Pse mos të jetë?! Kush na privon të shkruajmë edhe një herë se ç’ka qenë Qestorati njëherë? Pse Qestorati ishte Qestorat? Ç’ka mund të bëhet për shkollën, për banesat e moçme, që ende rrojnë, për rrugët brenda fshatit e për ato që e lidhin me krahinën? Ç’ka mund të bëjmë të korrigjojmë aq sa mundet gabimet dhe fajet njerëzorë?

Kjo gazetë ka një mision atdhetar, historiko - kulturor e njëkohësisht, u bën apel qestoritëve, kudo që janë dhe organeve vendore dhe qendrore të shtetit se, Qestorati i krahinës së Lunxhërisë (e shpallur zonë turistike), ka dhe merr vlera të veçanta, nëse do të mendohet e veprohet ndryshe nga gjer më tani. Profili i gazetës është modest. Dashamirët kanë ç’të gjejnë. Ndonjë cmirëzi, që kërkon qimen, le ta gjejë

Qestorati



Dy përrenj të mëdhenj, me brigje të thellë,

zbresin me uturimë dhe e vëmë në mes.

Qestorati kokën e mbështet te një shpellë,

me gjerdanin e shtëpive të gurta stolisur në brez.



Aty, ku rrugët mbarojnë ngjitjen e shkëmbi gati bie,

ku mali rrëzohet e pret dëborën shpati,

del befas, mes blerimit, mbuluar me hije,

shtëpi e kalldrëmgurti: Qestorati.



Pranvera s’vjen më parë te kumbullat e bajamet,

prej kohësh te të rinjtë ka çelur si burbuqe

dhe dimri i heshtur rri mbi male,

kur sheh si digjet dru i lisit vatrave flakëkuqe…

Marrë nga libri “Loti i Shpresës” i autorit Spiro Xhavara
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:11 pm

Qestorati, një legjendë

(Marrë me shkurtime nga libri me të njëjtin titull)



Nga Petro Dudi



(Homazh brezave që mbollën ULLIRIN E URTËSISË)

(Mall e respekt për gjithë qestoritët kudo që janë ).



Zotërinj të nderuar! Nuk jam aq kompentent për çështje historike, që hënën pesëmbëdhjetëshe ta vë pikë mbi “i”. Megjithatë sot, di unë ç’ të pyes për të parët tanë, po si ta ngjall babanë?! Po më besoni sinqerisht që dëgjoj zërat e të parëve të më thonë: “Shkruaj, shkruaj për Qestoratin!” Për hir të tyre, më bëni hallall ndonjë lajthitje, mangësi e gërshërën e përdorur, për natyrën e shkrimit.



PROLOG



Mora udhën përtej zallit,/ Lunxhëri gjerdan i malit. /Kaptova vitet me radhë,/ të shoh Lunxhërinë e parë. /Ç’qenë ata lunxhiotë levendë,/Qestorati një legjendë. /Po ku janë?!... Ku po venë?!.../ Të shkretuar lanë folenë./Tufa yjesh në të shuar,/ Si një ëndërr e trishtuar…



* * *

“Si i bëhet?”- më pyeti dikush. Unë i thashë paksa me humor: “Ende s’kam hasur ndonjë burrë me mendje si të milionerit, Kristaq Zografi, e zemër si të Koto Hoxhit, ndriçimtarit, të më japë përgjigje… Qestoritët e dinë mirë pse rrapi madhështor në mes të fshatit, u dëshpërua dhe u tha. Ne s’mund ta ngjallim, por mund të mbjellim një rrap tjetër. Le të bëjmë atë, të cilën kemi në dorë ta bëjmë e të përpiqemi për atë që ëndërrojmë ta bëjmë.



PANORAMË

Qestorati ishte njëherë fshat Perandor, ishte njëherë Paris i vogël, ishte njëherë Versaja e Lunxhërisë. Qestorati ishte pendolira, dhe ishte. Në gjerdanin me margaritarë të krahinës, Qestorati ishte xhevahiri më i madh dhe ishte.

Historianë dhe studiues të ndryshëm, qysh në lashtësi, kanë dhënë versione të njëllojshëm për emërtimin e tij. Disa e lidhin me emrin e perandor Qezarit e disa thonë se Qestorati është quajtur edhe Sokrat. Ka dhe hamendësi se fjala “Qestorat” vjen nga që ka shumë shtufe. Shtresa shtufore zbulohet dhe në rrëpirat e përrenjve të Stegopulit, Saraqinishtës, Këllëzit, Mingulit e tjerë.

Si janë shkencëtarët! Flasin me kompentencë, ç’kanë qenë miliona vjet më parë e s’venë dot pikën mbi “i”, se ç’kanë qenë dhjetra vjet më parë.

Qestorat, emër Perandori, emër dijetari, emër piktori, emër ligjtari?! Sidoqoftë Qestorati ishte Qestorat.

* * *

Lashtë Qestorati, si dhe shumë fshatra të tjerë të Lunxhërisë, ka qenë në brigjet që quhen Levende e të tjerët, në brigjet e Shën Triadhës e poshtë. Sot gjenden gjurma të humbura të moçme dhe toponimi “Gërmadha”. Për t’u ruajtur nga hajdutëria e nga hordhitë e egra pushtuese, të parët u shpërngulën aty, ku është sot krahina. Ajo që bie në sy është fakti se, të gjithë fshatrat, jo vetëm të Lunxhërisë, por duke filluar që nga Lekli e duke përfunduar në Nepravishtë, rrëzë tre maleve: Shëndëlli- Lunxhëri- Bureto, duken të vendosur si me dorë e ashtu dorë më dorë, formojnë një valle të hapur.

Dikush Lunxhërinë e ka kufizuar në nëntë fshatra e dikush më tepër. Po t’i referohemi relievit me prerjet natyrore të grykës së Selckës dhe ndarjes së maleve, krahina përbëhet nga: Selcka, Stegopuli, Saraqinishta, Tranushishta, Gjonofshati, Krina (sot edhe Asim Zeneli e Arshi Lengo), pavarësisht nga ndarja administrative, Qestorati, Dhoksati, Këllëzi, Minguli, Nokova, Erindi, Kakaozi (sot edhe ShënTodhri e Valareja). Ndonjëherë është bela e madhe, kur hunda bën hije të madhe.

*

Të parët luginën e Drinos e kanë quajtur “Fusha e Fundosur”, ndërsa krahinën e Lunxhërisë dhe Krahina e Pyjeve. Namik Vehbi Fadile Hoti, një erudit mjaft interesant, themeluesi i partisë Ekologjike Shqiptare (1991), thoshte se Lunxhëri, sanskrisht do të thotë: “JETËGJATËSI”. Për ata pyje e kullota, për ato burime e pllaja, për t’u ruajtur, sikundër thamë, dykëmbëshit murrashë e për të mos të zënë tokën e bukës (sikundër fatkeqësisht bëhet sot në Shqipëri), të parët e mençur erdhën në mes të burimeve dhe pyjeve, duke patur mbi kokë malin e në këmbë fushën. Pyjet e dendur dhe të bukur e ato burime të shumtë, të ftohtë e të rrallë, që zbresin nga zemra e malit, shërojnë e përtërijnë shpirtin, e kanë dalluar krahinën e Lunxhërisë nga ajo e Dropullit. (Kroi i kalbët i Qestoratit dhe Gurra e Mingulit, them se kanë ujët më të lehtë në gjithë burimete krahinës që kam pirë). Në pyjet e dëndur, veçanërisht të Selckës, Stegopulit, Qestoratit, Këllëzit, Mingulit, kohë më parë, kishte shumë kafshë të egra si: kunavë, lepuj, dhelpra, ujq, derra të egër (në fushë baldosa), sorkadhë e deri tek arinjtë. Në pllajat e Qestoratit lart, që quhen “Omaja”, diku është një shteg, që quhet “Shtegu i Ariut”. Gjer nga vitet 1950, megjithëse të arratisur nga lufta, ndonjë derr i egër, i shkrepej të vinte mu në fshat e u thoshte gjahtarëve e zagarëve: “Ja, ku jam. Tungjatjetani dhe mirupafshim!”. E pse mos ishte e pse mos u thoshte, shqepej me lënde, gorrica e misër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:12 pm

GJYMTIM

Pas viteve 1960 e deri në vitet 1990, sëpata nuk i kurseu pyjet për të ushqyer furrat e bukës të kooperativave bujqësore, fermës e qytetit të Gjriokastrës, pa harruar atë që druri në familje, (jo dajaku), ishte lënda e parë djegëse, për gatim e për ngrohje.

Pas viteve ’90 vandalizmi, duke sharruar, pa pikë mëshire, e duke shkelur të gjitha kriteret zakonore e ligjore, nuk kurseu as lisat qindravjeçarë e as lisopujt. Kishte shpërthyer koha e babëzitur për shkatërrim. Xhahilëve nuk u dhimbsën lisat, se nuk ishin as të tyre, as të babait të tyre.

Ujqit janë të rrezikshëm, dykëmbëshit murrashë akoma më të rrezikshëm. Të kujtosh pyjet para vitit 1950 e të mendosh pyjet para vitit 1900 e të shikosh sot të famshmen “Krahinë të Pyjeve”, si nëj grua me kokën zero, të vjen për të qarë e për të ulëritur. Po deshe qaj e po deshe ulëri; as të dëgjon e të pyet njeri! I ligu thotë: “O i habitur! Unë kastile (kasten) i shkatërrova për të qarë e për të ulëritur”.

Për dy gjëra mund të krenohej Lunxhëria më tepër: për ata pyje madhështorë, një stoli e natyrës dhe për kostumin e nuseve (lunxhet), stoli e shpirtit, mendjes e duarve të arta të mjeshtrave lunxhiotë, një nga veshjet më të rralla, që është dalluar e vlerësuar si një bukuri mbi të gjitha bukuritë në festivalet kombëtarë e në evenimente botërorë. Edhe kostumeve mahnitës të grumbulluar e të ruajtur me kujdes nga grupet folkloristike në kohën e socializmit, pas viteve ’90, në tranzicionin e rrumpallës, ua gjetën anën ca palo matrapazë. Thonë se i siktirisën e i shitën në Greqi për pesë dhrahmi. Po deshe qaj. I ligu thotë: “Përse i shita, për të përlarë e për të qarë!” Poshtë i ligu dhe larg të ligut! Po ai është brenda vetes, ai është vëllai, kushëriri, gjitoni, bashkëfshatari e bashkëkrahinasi. Janë pikërisht këta mallagarë, që mburren e bilbilojnë, sikur u digjet shpirti për stolitë dhe bukuritë e krahinës! Mjeshtrit e parë, që i bënë, ishin shumë të thjeshtë, sikundër janë krijuesit e vërtetë. Këta kapadai me nga një bistak barbarozi në veshë e një tufë vasiliko (borziloku) në xhepin e vogël të xhaketës, hiqen e ç’hiqen. Booobo, /na gjeti! S’ka më krenare se injoranca!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:13 pm

SHTEGTIM

Gjithë fshatrat e Lunxhërisë duken si një gjerdan me yje, ata kanë ndriçuar më shumë në ato kohëra, kur ishin ca breza dhe ishin, që punuan dhe ndërtuan e si të thuash me merak dhe dashuri, mbollën atë ULLIRIN E FABULËS, për brezat që do të vinin. Po ishin si manushaqja në ferrë, një jetë nën hijen e pushtuesit. Duhej të bëheshin shumë luftëtarë që të mund të prisnin një kokë të kuçedrës, që u kollofiste lirinë, nderin, dinjitetin njerëzor. Një ëndërr e bukur, por ende e pamundur. Krenaria a diçka tjetër i detyroi të merrnin udhën e gjatë, të rëndë, të përlotur e të përvajshëm të mërgimtarit, duke çarë dete e kryesisht duke u vendosur në zemrën e Perandorisë turke, në Stamboll (Kostandinopojë). Ata vunë në provë zotësinë, mençurinë, diturinë, zellin e tyre për punë. Shumë nga ata u përpoqën për një jetë me nder e të begatë dhe ia arritën të bëheshin qytetarë të parë të atij metropoli të madh. Disa shtegtarë të tjerë u vendosën në Rumani, Bullgari, ndonjë aty - këtu nga Egjipti e Libani e disa në Greqi. Qendra, ku mblidheshin lunxhiotët në Athinë, rreth viteve 1920-1940, ishte kafenio “KARAXHA”.

Pas Luftës së Dytë Botërore, doli kurbeti i ri, siç thotë edhe kënga popullore: “Doli një kurbet i ri,/ Zjarr, moj Ameriqi,…”. Sidoqoftë epiqendra e madhe ishte Stambolli. Gjithë kurbetllinjtë nuk u shkëputën nga foleja e parë. Ata prunë zhvillimin, kulturën, salltanetin e ndërtuan shumë më gjerë. Kjo ishte e përbashkëta e tyre.



KRENARI

Ai, që binte më tepër në sy në planimetrinë e kulturën, midis mikroqytezave (fshatrave) të tjerë të krahinës, ishte Qestorati. Kryefshati, në ato kohëra, mes pyjeve të shumtë të llojllojshëm e atij relievi të thyer, dukej me të vërtetë se e kishte ndërtuar një dorë me ndjesi të forta artisti, jo për të banuar njerëz të zakonshëm, por një çerdhe turistike për të pushuar artistë. Një mikroqytezë, që do të nderonte dhe do të ishte fat për një piktor, nëse do të kishte mundësi që panoramën e rrallë të tij, ta përjetonte në një tablo. Qysh atëherë është dëgjuar dhe shprehja: “Ç’je stolisur, sikur do të vesh në Qestorat!”



PROFIL

Qestorati ngrihet mbi dy kodra, që zbresin nga këmbët e malit të Lunxhërisë e varen te kthesa e Përroit të Madh, i cili bën edhe ndarjen me fushën. Kodrat ndahen mes tyre me një përrua e me dy përrenj të tjerë, nga veriu me përroin e Taborit e nga jugu me Përroin e Madh, ndahen pjesët e tjera të relievit.

Poshtë Qestoratit, në anën e majtë, duke parë nga perëndimi, shtrihet pllaja e Sellahut, dikur me shumë lisa dhe vreshta. Në anën e djathtë, parë në po atë këndvështrim, ndodhet pllaja e Vreshtave, dikur me shumë lisa dhe vreshta. Qysh kur udha ngjitet nga Përroi i Madh, që vjen nga fusha e lidhet në vijimësi me qytetin e Gjirokastrës e futet në Sella, fillonte kalldrëmi. Rruga me kalldrëm ngjitej në të majtë të Sellahut e pa u futur në fshat, bashkohej me udhën, që e lidhte me Dhoksatin e tërë Lunxhërinë e Poshtme. Ajo vazhdonte më të lart e në fund të varrezave, një degëzim merrte djathtas, kaptonte vreshtat, kaptonte Përroin e Madh e bënte lidhjen me Lunxhërinë e Sipërme. Magistrali kryesor vazhdonte të përpjetën, deri tek Kroi i Sipërm i kryefshatit. Dikur këndohej: “Në krua, more shoko, /Në krua të Qestoratit,/ Marrin ujë, more shoko,/ Marrin ujë vajzat e fshatit./ Me baluke, more shoko,/ Me baluke si të atit./ Fryn era, more shoko, /Fryn era ua hedh surratit”/.

Kroi ka pasur pesë kandale (gryka uji), dy magje të mëdha me pllaka guri të lëmuara për larje, në anën e majtë duke e parë gjithmonë nga poshtë, një vend të ngritur me mur për vendosjene bucelave dhe enëve të mëdha që ngarkoheshin dhe bendin për potisje (vaditje).

Qestoratit duke i hequr një aks Lindje - Perëndim, sipas përroit të mesit, ndahej në dy pjesë, sikundër është dhe realisht. Duke i hequr një aks veri - jugë në mes të fshatit, ndahet në katër mëhallë (lagje); Mëhalla e Madhe ose e Poshtme, Mëhalla e Sipërme ose e kroit, Çeta e Vogël dhe Çeta e Madhe. Në fund të fshatit janë varrezat, gjithandej rrethuar me mure dhe kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar (ose e rindërtuar) rreth viteve 1862. Në vitet e socializmit u mohua, u harrua, u rrëzua. U rindërtua sërish në vitin 2005 me kontributin e shtegtarëve qestoritë e të disa fshatarëve që kanë ngelur. Rregulli ishte dhe ka mbetur i tillë: njerëzit që hyjnë në Qestorat, së pari përshëndeten me të ikurit përjetë e mandej piqen (takohen më parë me të gjallët). Ata që largohen nga Ballarti e Ballëlarti takohen më parë me të gjallët e mandej përshëndeten me të ikurit përjetë.



Që nga Shën Mëria, rruga me kalldrëm ngjitej përmes koshtrave (kopshteve). Nga ana e rrugës të gjithë kopshtet kufizoheshin me mur. Rreth 100 metra larg kishës, (duke e parë gjithmonë nga poshtë), në anën e majtë, degëzohej një rrugicë që të çonte te Kroi i kalbët. Meqë është pranë përroit, nën hijen e rrepeve e lisave, mes barishteve dhe gjelbërimeve ashtu zëheshtur, ndoshta për këtë ka marrë dhe epitetin “I KALBUR”. Në anën e majtë të rrugës që ngjitej për në mikroqytezë, në Mëhallën e Poshtme, ishin shumica e kasolleve të kashtës së barit, pranë lëmenjve, që shihnin nga veriu, ku shihej drithi. Pak më lart rruga bënte dy degëzime: një majtas nga ana e konviktit dhe një djathtas ndën shkollë. 100 metra më lart rruga bënte një degëzim djathtas mbi qishë (kishë) e vazhdonte në përrua, duke u lidhur me pjesën e përtejme të fshatit fantastik. Rruga me kalldrëm, sikundër thashë, qepej deri lart mbi fshat në krua. Nga Sellahu e deri lart besoj se ka qenë mbi tri kilometra e shtruar me kalldrëm. Qestorati ka qenë i vetmi fshat në krahinë e ndoshta në të gjithë vendin që magistralët kryesorë i kishte të shtruar me kalldrëm. Ato ishin në gjërësi e vazhdimësi të tillë, sa mund të kalonte lirshëm një autobus, nëse do të kishte këtu e mbi 150 vjet më parë.



* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:14 pm

* * *

Një hyrje tjetër për në Qestorat, duke e parë gjithmonë nga poshtë, ishte në anën tjetër, rruga me kalldrëm, që fillonte nga vendi i quajtur Mollëz. Ajo ngjitej përmes kopshtijeve e banesave njëra mbi tjetrën. Kopshtet, nga ana e rrugës, kufizoheshin me mur. Rruga bënte disa degëzime: Një kthehej majtas, tek shtëpia e Noto Qendrit. Përmes banesave harkohej dhe dilte në qendër të fshatit te Shpella e Konakut. Fshati me një ndarje natyrale përroin, kishte dy qendra: Shpellën e Konakut dhe Qishën (Kishën e Shën Mëhillit). Një degëzim tjetër, kthehej më lart majtas tek shtëpia e Mako Dokut e dilte te Shpella e Konakut. Pak më lart udha bënte dy degëzime: Njëra bënte djathtas, duke kaluar tek porta e shtëpisë së Koto Hoxhit e duke harkuar përmes kopshteve, dilte në Shën Koll. Degëzimi tjetër vazhdonte majtas mbi lëmin e Zaharos. Një degë lidhte në të djathtë çetën e Vogël. Udha vazhdonte mbi lëmin e Kito Kostlilit, bashkohej me magistralin tjetër për t’u ngjitur në krua përpjetë malit.



*

Shtëpitë e Qestoratit, ashtu si banesat e krahinës e të Gjirokastrës të asaj kohe, kanë qenë saraje. Banesat kanë qenë sup më sup me njëra tjetrën e njëra nën tjetrën. Porta e jashtme e shumë shtëpive shikonte nga rruga. Ajo përgjithësisht ka qenë me qemer. Kanatat e portës bëheshin me dhoga (dërrasa) arre, mbërthyer me perona trari e pjesa e poshtme në shumë raste e veshur me llambarinë. Në një anë lart, ishte trokitësi ose doreza me topuz. Ajo mbyllej me një çelës të madh. Nga brenda mbyllej dhe me dy hekurat për dy kanatat dhe me handar (shul druri) i futur në mur nga një anë e kur mbyllej porta, kalonte kanatat, duke u futur në vrimën e anës tjetër të murit. Porta nga brenda ka patur kamare e dikush e ka patur si tip frëngjie.

Banesat kanë patur shumë dhoma, ku nuk ka munguar divani i valles, magjirjoja (kuzhina), oda e miqve, dimërorja (soba). Atëherë kurkund nuk të zinte syri ndërtesa njëkatëshe, madje shumë kasolle të barit e kashtës, ishin me dy kate. Muret e shtëpive ishin të tëra me gur. Shumë ndërtesa kanë qenë me me gur të zi të gdhendur, siç janë sot shtëpitë e Çipajve, Zografajve. Çatitë e shtëpive kanë qenë të mbuluara me pllaka (dërrasa) guri, sikundër janë sot ato që kanë mbetur e njësoj si banesat e Gjirokastrës, Dropullit, Zagories e tjerë. Nga pamja e jashtme krijonte një uniformitet e rregullsi, që është pikasur edhe në metropole të mëdha si Parisi. (Pas shkatërrimeve e djegieve të Luftës së Dytë Botërore, njerëzit mbetur me rrobat e trupit, si thonë karkacul, shyqyr që mbajtën mendjen. Shtëpitë u dogjën e shpirti i tyre u shkrumua. Ata u përpoqën të mbijetonin dhe mbijetuan. Mbi gërmadha u ngritën ca ndërtesa lara - lara. Reparacionet (dëmshpërblimet e luftës) për sarajet e djegura as në ëndërr s’u panë, pale më t’i merrnin). Banesat ishin dy ose trikatëshe. Në katin e parë ishte hajati dhe katoqët (qilari i bagëtisë dhe qilari i buteve, i verës apo i rakisë). Në raste fejesash apo dasmash te qilari i buteve mbaheshin, jo vetëm pijet, por edhe mishi i pjekur e gjëra të tjera, për të cilat përgjigjej qilarxhiu.

Në shumë banesa të Qestoratit, nëpër dritare, veç saksive, që vendoseshin, dalloheshin edhe saksi të gurta, ku hijeshonin lloj - lloj lulesh, gjë që shprehte shijen e njerëzve për të bukurën, dashurinë për të bukurën e shpirtbutësinë e tyre, nga ana arkitekturore, nuk mund të gjendej një ndërtesë e ngjashme me një tjetër. Përsa kam parë, nga ndërtesat e padjegura nga lufta, them se një planimetri më të rregullt e kanë patur shtëpitë e Janaqajve. Dritaret e katit të parë ishin shumë të vogla e me hekura të trashë. Në shumë banesa qilarët merrnin pakëz dritë e ajër nga kamaret tip frëngjie. Vathi (oborri) i shtëpisë ishte i rrethuar me mure të lartë. Oborri ka patur dhe theropullën (deriçkën), që dilte te kopshti i shtëpisë, ku zbukuronte vendin trëndafili ose dhorostani.

Ishte koha e frikërave. Hajdutët murrashë si vëllezërit e tyre murrashët ujqër grabisnin ku mundnin. Megjithëse, Qestorati atëherë ruhej me taborr (skuadër ushtarësh) për shkollën zhvatjet ndodhnin. Më e bujshmja ishte bastisja e sarajeve të Koto Dudit nga murrashët e Labërisë, në mars të vitit 1872. Kjo ndodhi e zezë u pasqyrua në gazetat e Stambollit. Koto Hoxhi, shok, mik, bashkëfshatar i Koto Dudit, zullumin e përjetoi në vjershën: “SHTATËDHJETË E DY SENEJA”. Pushtuesi është një terrorist i hapur. Atje ku sundon, ai vendos ligjin e grabitjes. Në krye të administrimit të punëve, vë qeverinë kopile e njëkohësisht bashkëpunon me forca të errëta, hajdutë, banditë, batakshinj, të hurit e të litarit, për të frikësuar e gjunjëzuar popullin. Kur ia do puna, këta maskarenj i bën kurban, si për t’u thënë njerëzve, se ja, unë që erdha tek ju, erdha se më dhimbseni shumë e ju e shihni si përpiqem për qetësinë dhe begatinë tuaj.

Shiko, shiko, njeriu qenkërka më i lirë e më mirë me tjetrin në kurriz! E kështu shpesh “murrashi” u flet kopeve të dhëne e gjallesave të tjera, tepër i përmalluar, ngaqë i “digjet” shpirti për to e që ato të besojnë vërtetë në drejtësinë e draprit të grabitqarit. Mjerisht e fatkeqësisht, kjo fabul sot bëhet realitet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:14 pm

KULTIVIMI



Në kohët e para, ende pa nisur mirë kurbeti i nëmur, njerëzit kanë punuar shumë për të mbijetuar, për të jetuar e hijeshuar jetën. Ata janë marrë me bujqësi e blektori. Në ato kohëra çdo kope e dhëne, e dhive apo e lopëve kishte nga një çoban e jo si sot një njeri me dy dhi. Bimët që kultivoheshin më tepër kanë qenë: gruri, misri, tërshëra, elbi. Misri kryesisht mbillej në fushë. Për t’i shuar etjen bimës, ujët merrej nga Përroi i Madh, nëpërmjet një vije të gjatë. Në krye të fushës kishin ndërtuar bendin. Edhe parcelat e tokës përreth bendit, quheshin “Bende”. Ledhin e vijës së ujit, nga ana e poshtme, e kishin bërë në formë monopati, nga ku kalonin baballarët e bukës. Ishte pak më mirë se udha e poshtme. Ndoshta atëherë a së voni, është quajtur “UDHA E QEVE”.

Të parët kanë zhvilluar shumë pemtarinë. Kopshtet e Qestoratit, si dhe ata të krahinës, ishin të stolisur me pemë nga më të ndryshmet si: rrushi, fiku, shega, bajamja, mani i kuq, mani i bardhë, arra, ftoi, çerçemi, molla, kumbulla, qershia, thana, dardha, ulliri. Në kopshtet e Shën Kollit, përgjatë vijës së ujit, ishte një vargan i gjatë me thanë. Në vendin që quhet Thanës, nga ku ka marrë dhe emrin, ishte një pyll i vogël me thanë. Edhe te përroi, që ndan fshatin, afër Shën Mërisë, ka patur thanë. Në fushë të Qestoratit ka patur shumë lerushqe, gorrica, dardhë, thanë e një pyll i vogël me lajthi, përgjatë përroit të Valtanadheve. Një pyll me lajthi e arra, përvijonte që nga Mëma e Ujit (Skara) e më të lartë përroit të Shën Thanasit.Edhe në pllajat e Shën Kollit, deri në Shesh të Kucurrave, kishte pemë si : lerushqe, çerçeme, thanë, mollë e tjerë. Ato s’mbinë vetvetiu, po pjesën dërmuese e mbolli dhe e rriti dora e njeriut.Nëse dritaret e shtëpive të Qestoratit hijeshonin e aromatiseshin nga lulet si barbarosi, vasilikoi (borziloku), manxurana, karafili e tjerë, odat aromatiseshin nga mollët, ftojtë e pjekur të pleksur e të varur ose të vendosur vargan në sergjenë. Sepetët e sëndukët ishin plot me arra, bajame, çepella fiku, bukëfiqe, sunxhukë, me stafidhe dhe kupat e glikosë. Mani i kuq bëhej raki dhe pekmez, thanët bëheshin raki dhe uthull; mani i bardhë bëhej qull, mollët priteshin feta –feta, thaheshin dhe përdoreshin në dimër; ftoi bëhej reçel, po më tepër gliko e një nga më të mirat. Meqënëse Qestorati është mbi dy kodrina të pjerrëta, parcelat, ku mbilleshin perimet, vinin njëra nën tjetrën. Në shumë vende toka mbahej me mure, duke krijuar brezare ose vetullore. Këto vetullore nuk ishin vetëm nëpër kopshte, po edhe në disa parcela të Sellahut, Shën Kollit, Taborit, madje dhe lart nga Vësht nga Mali.



*

Ajo që të bie në sy më tepër edhe nga toponimet, është se të parët në Qestorat, janë marrë shumë me vreshtari. Vreshta ka patur në fushë, vreshta në Sella, vreshta nga Vreshtat, vreshta në Shën Koll, vreshta nga Vësht nga Mali e ndoshta dhe nga Tabori e Gjoparja. S’kishte shtëpi të mos kishte bute të mëdhenj apo qypa të mëdhenj, ku përgatitej mushti për verë apo për raki e ku mbahej vera në qilarin e buteve, sikundër e kemi thënë. Vreshtaria ka qenë më e zhvilluar nga gjysma e shekullit të XIX-të e lart. Po kjo punë nuk kaloi trashëgimi, se kurbeti i tundoi e kurbeti kërkonte djem e burra, për të punuar në dhe të huaj e për të huaj. Kishte filluar dukshëm ajo çka quhet rrjedhja e popullatës, shtegtimi për të gjetur lumutrinë larg e goxha larg, dikush në Çinimaçun e ndokush në Filifistun. Shtegtarit, sa herë ndërron folenë, aq herë i përgjysmohet zemra. E nëse vërtet një mërgimtar gjen lumturinë larg Atdheut, ajo është lumturi brengosëse. Malli është si hija e diçka më shumë. Ai nuk të ndahet as ditën, as natën, tërë jetën e jetës, ashtu befas të kthen në dhimbje, tek ai vend, e tek ajo kohë që i ke braktisur e të kanë braktisur. Atdheu të do në vend e kurrë nuk të thotë: “Udha e mbarë e u vaftë mbarë, o bij, në atdheun tjetër!” Atdheu s’e bekon udhën e mërgimit. Mërgimi është hall e jo hallall, është një zgjedhje, po jo zgjidhje. Po e vërteta ishte se Atdheu ishte i përçarë e i shpërndarë, si një gjallesë pa kokë e ku me kapadajllëk komandonte i huaji.



*

Shumë fshatarëve spanjollë, gjermanë, italianë e të tjerë e plot të tjerë, as u ka shkuar mendja ndonjëherë për të mërguar. Ata, me shekuj, kanë krijuar traditën në vreshtari apo agrume, në kultivimin e grurit apo duhanit, traditën në pematari apo mbarështrimin e gjedhit. Duke patur në shpirt e ndërmend atë gjë të cilën e shohin si burim jetik të jetës, janë bërë zotër të punës e mjeshtër të punës. Mëdyshja është e dëmshme. Ai që ka marrë vendim për punë, i futet punës, që ka për zemër e zanat dhe ia del në krye. Praktika e jetës gjithmonë e ka vërtetuar. E një punë e tillë vjen përsëmbari, kur ka dhe garancinë e shtetit. Po kur shteti s’bie erë shtet, po kiamet? Medet! Kur mbreti kaloi përmes arës së fshatarit me shpurën e tij, fshatari i zëmëruar i tha: “Do të të hedh në gjyqin e Hamburgut!”



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:15 pm



HARMONI



Rregullin e jetës e mbante pleqësia. Në ato mikroqyteza, ku shtëpitë ishin aq pranë njëra- tjetrës, nënkuptohej se dhe njerëzit ishin pranë njëri -tjetrit. Në gjithë krahinën nuk njihej as gjakmarrja dhe as sundimi ndaj njëri – tjetrit. Gjithkush në hallin e tij e në punën e tij e të gjithë bashkë për ta jetuar jetën. Afrimiteti njerëzor shpreh civilizim dhe anasjelltas. Vetë njerëzit kishin vendosur dhe shumë norma e rregulla, që ishin bërë zakon. Ekzistonte një respekt i dukshëm njerëzor brenda familjes, midis etërve dhe bijve e gjithë pjesëtarëve të tjerë e një respekt i ndërsjelltë midis familjeve e njëri- tjetrit në komunitetin e vogël. E si t’u them, t’u hiqet meraku, s’ka patur shumë dasi as nga dera e as nga oxhaku. Po si kudo në shoqërinë kapitaliste, me themel pirostinë: “PRONË - PARA –PUSHTET” familjet nuk ishin njësoj, se kishte të pasur, kishte dhe të varfër, por nuk kishte mospërfillje, nuk kishte përbuzje, nuk kishte smirë të egër. Burrat qestoritë janë dalluar për një urtësi natyrore, burra të virtytshëm punëtorë, atdhetarë e trima. Trimërinë qestoriti e ka treguar, kur duhej treguar e nuk ka shpenzuar për dëngla e kapardisje. Po para maskarai, kur mbush kuletën, të bën të tregohesh trim, pa qenë trim, të bën i poshtri, të bën dhe kapadai. Aty -këtu, ndonjë dukuri e tillë është bërë dhe zakon, si darovitja për zbritjen e nuses nga kali, apo vënia e lëpushkave në ballë gërnetaxhiut, kur dilej me nusen në krye të valles. (Sot në shumë vende është bërë beter). Çfarë s’bëjnë skllevërit e parasë! Zotërinj! Thonë se pyll pa derra s’ka. Po ja që ka si pyjet e Qestoratit sot. Behar pa miza e kënetë pa mushkonja, s’e besoj të ketë.

*



Tipari dallues, që karakterizonte banorët e Qestoratit, ishte se familjet tregonin njerëzillëk e jo harbulltëk e karshillëk me njëra- tjetrën. Urtësia zbulon dhe krijon shumë gjëra, që njerëzit i bashkojnë e jo t’i ndajnë. Mërgimtarët ishin të dhëmbshur e përmallur për vendlindjen. Ata ishin banorë të Qestoratit, e në të njëjtën kohë, qytetarë të metropoleve të asaj kohe si Stambolli, Parisi, Athina, Bukureshti e qyteteve grandiozë të kurbetit, si Bostoni dhe Detroiti. Në Qestorat flitej gjuha e mëmës, shqipja, po njerëzit e shkolluar dhe shtegtarët dinin turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht e aty - këtu dhe gjermanisht e arabisht. Në ditët e krëmte (të shënuara ose të diela), qoftë dhe në ditët e lëvruara (ditë pune), në mbrëmë herë, kur kuvendonin ata burra fisnikë te pezuli i qishës ose Shpella e Konakut, fëmijët dhe nuset nuk kalonin nga turpi. Ndonjë udhëtar kaluar në kafshë, zbriste e përshëndeste me respekt. Kur binte nata, kafshëve u vinin papuçe mos të bënin zhurmë në kalldrëm. (Ç’na kanë thënë, themi, të shkruar s’kemi).

Burrit të moshuar i thoshnin: Basho. Ka të bëjë gjë me Gjeto Basho Mujin? Kushedi!

Gruas nuk e di. Deri vonë është përdorur fjala Kako. Gjyshit nga babai i thoshnin: “ Babo”, gjyshes “Dade” ose “Cice”. Gjyshit nga nëna i thoshnin: “Babazot”, gjyshes: “Joshë”.

Atëherë në shumë raste e ndoshta për afrimitet, emri i gruas dublohej me atë të burrit si: burri quhej Jano, gruas i flitej “Janaqi”, burri quhej Koço, gruas i flitej “Kosti”, burri quhej Spiro, gruas i flitej “Spiri”, burri quhej Pandeli, gruas i flitej “Pandeleshë” e tjerë.



*

Qestorati dhe gjithë krahina e Lunxhërisë, megjithë pushtimin e gjatë turk, nuk e ndërruan fenë. Lunxhëria dukej si një krahinë autonome. Qestoratin dhe gjithë krahinën e ka karakterizuar gjaku i butë, po jo përulësia. Qestoritët e gjithë lunxhiotët, ishin shokë dhe miq njëri me tjetrin e gjithë bashkëdhetarët, ata ishin shokë e miq me grekët në Greqi e me turqit në Turqi. Shumë qestoritë, në atë kohë, arritën pozicione të larta në shtetin turk e megjithatë, Mihali mbeti Mihal e s’u bë Ballaban, Kotua mbeti Koto dhe s’u bë Kadri, Jankua mbeti Janko e s’u bë Javer. Lidhjet e thjeshta njerëzore midis shqiptarëve dhe turqëve i kam shprehur në romanin: “SHTEGTIM NËPËR MJEGULL”, faqe 52-53: “ Po dëgjo këtu, nëse bota ka një xhevahir, ai është Stambolli. Aty kam qenë si veshka në mes të dhjamit. I kam dashur e më kanë dashur njerëzit. Njësoj jemi. Emri është “kapistër”. Popujt janë si lumenjtë, që s’kanë një emër, që s’udhëtojnë në një truall, po kanë një burim. Atje kisha një shok turk, si vëlla. Jahja e quanin. “Jahja, vëlla, - i thoshja unë, - bën ato që të thotë Perëndia yt; kështu ke nderuar dhe Perëndinë tim, që është i njëjti Perëndi”.

Kështu shprehet personazhi i neoromanit tim nga Rubinati (Qestorati). Për të gdhendur profilin e tij, mora diçka nga profili i Aleks Bashos, Koço Dukës, Nik Çuçit nga Qestorati, Pilo Gjokut nga Erindi, Mihal Gjonit e Tolo Kallucit nga Nokova, i përpunova dhe nxora Telo Kutin (basho Tolon), ose shakatarin kokëkrisur.



*

Lidhjet martesore bëheshin goxha brenda fshatit me fshatrat e krahinës e shumë rrallë me Gjirokastrën. Atëherë nderi ishte nder e jo si sot me bashkëjetesën mender. Në mëngjes, sot, kaposhburri kërkon të bashkëjetojë me një tjetër, në drekë njeh një tjetër e në darkë flë me një tjetër. Edhe cjapi thotë i habitur: “Po ju ç’bëni, o të gjorë! Mbetët me ato në dorë, bam në dimër, bam në verë, bam kurvëri e paprerë e flisni fare së prapi, kur thoni e bëjmë si cjapi…



Qestoritët kishin lidhje gjaku, fisnore, krushqie e miqësie. Zakonet e bukura, sjellja, veshja, kultura, mikpritja, kanë qenë tipare karakteristike të qestoritëve si dhe bashkëkrahinasve e më gjerë. Pikërisht kjo gjë i bëri përshtypje dhe i përjetoi me një lloj habie, poeti i madh anglez Xhorxh Gordon Bajron, në vjeshtën e vitit 1809, kur duke kaluar për një kështjellën e Ali Pashës, në Tepelenë, bëri një pushim e qëndroi një natë në Qestorat. Ai i gdhëndi mbresat e tij në letrën që i dërgon nënës, ku shprehej mikpritja, veshja, sjellja, gatimi dhe nikoqiria e lunxhiotit të asaj kohe: “U çuditëm për pritjen bujare dhe rehatinë që gjetëm në shtëpinë e një katundari”. Lunxhioti për miqtë e rëndë, pas mirëseardhjes me gliko e një gotë raki, e pas paravahtit me raki e meze e shtronte tavolinën e bukës me shqeton, djathin, olërën e kaçupit me lëkurë keci, mishin e pjekur (në hell, në furrë apo në saç), byrekun ose birjanin. Për ëmbëlsirë për shpejtësi ishte asulldeja ose dhipla. Pastaj vinin frutat sipas stinës: në behar e vjeshtë qershia, molla, fiku, rrushi, dardha, në dimër e pranverë: çapella fiku, arra, bajame, shegë, ftoj. Nuk dihet që kur lunxhioti ka ngrënë në tavolinë në mënyrë të civilizuar, por besoj shumë më përpara shekullit të XIX- të.



*

Afrimiteti, por edhe salltaneti dukej në fejesa e dasma. (Në vitin 1874, Koto Hoxhi, i pari vuri në skenë pjesën e vet: “DASMA LUNXHIOTE” ).

Të ftuarit shkonin në dasmë me dashin e lyer me bojë të kuqe, bogaçen, kabashin me verë dhe një barrë dru. Për të marrë nusen, nisej një karvan krushqish mbi kuaj e mushka me yzengji e sixhade. Vëllami printe me fllaskën e verës. Trapezi shtrohej si në Lunxhëri, hajde, hajde! Po ato këngë shpirti si gliko ftoi që s’të vel, si vera nga rrushi debinë që s’të deh: “SHUMË VASHËZA KAM PARË”, “MOJ MOLLË E KUQE MAJOSHE”, “NË HIJE TË TRËNDAFILIT”, “KAM NJË MIKE NJË LANETE”, “MOJ NEPËRKA PIKA-PIKA”, “DO VISH ME DHËN APO JO”, “PSE JE THARË E TRETUR-O”, ”MOJ KUNAVJA LESHËVERDHË”, ”RRASHË NË GJUMË TË FLË”, ”DO VETE TË RRI NË KRUA”, si dhe këngë valleje si : “LUAN, LUAN DHEPËRA“,“THEM TA PI, TË MOS TA PI“,“O BANDILL, O LULE“,“KUSH E PI KËTË DOLLI“,“MOJ NEPËRKË E BUKUR-O“, … e të tjera.

Edhe atëherë dallohesh ndonjë tangërllëk, kur dollia bëhej me goxha qelqe e vazhdonte me shkundo e përfundonte me gota uji. Po kjo trimëri e tangërllëkut, ndoshta i takon një kohe më të vonë e fatkeqësisht vazhdoi deri vonë. Në fejesa e dasma burrat shtroheshin veç e gratë rrinin veç. Pyll pa derra ka si ata të Lunxhërisë, po behar pa cinxure (gjinkalla) nuk ka.

*

Lidhjet shpirtërore shpreheshin dhe në festat fetare, si Pashkët e Vogla e Pashkët e Mëdha, në pagëzime, në venien e kurorës së martesës në qishë në ditët e shënjtorëve (emrave). Kurrë nuk shkonin njerëzit për urim me rrobat e punës. Një ditë interesante ka qenë ajo e llazarëve, një skuadër djemsh veshur sipas roleve, venin më shtëpi dhe fshat më fshat e këndonin këngën. Te brigjet poshtë Krinës, njëherë u vranë dy palët e llazarëve se thanë: “UDHA dhe jo TOKA”. Mbetën vetëm ata në rolin e nuseve. (Ç’na kanë thënë themi, gjë të shtuar s’kemi!) Kjo traditë vazhdoi deri vonë. Edhe unë me shokët e mi qestoritë kam shkuar. Njëherë këllëznjotë me ca vllehë, pabesisht na zunë me shpella në tatëpjetën e Grabovicës. Pyll pa lisa ka, si në Lunxhëri, po behar pa dallëndyshe nuk ka.

Gjëma më e madhe e jetës, vdekja, përjetohej një moment shumë i dhimbshëm nga gjithë komuniteti i vogël. Gratë visheshin me të zeza dhe burrat me kostume të zinj. Lamtumira e të pajetit ishte një nga momentet më seriozë të jetës. Një ceremoni mortore të tillë kam parë në filmat francezë.

Lidhja e afrimiteti njerëzor shprehej edhe te ndihma, që i jepnin njëri- tjetrit në mbjelljen e të lashtave e veçanërisht në korrje e shirrje. Puna bëhej punë e kalonte me hare. Kjo gjë ndodhte edhe atëherë, kur gjitonia ndihmonte në vjeljen dhe zhveshjen e misrit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:16 pm



HARMONI



Rregullin e jetës e mbante pleqësia. Në ato mikroqyteza, ku shtëpitë ishin aq pranë njëra- tjetrës, nënkuptohej se dhe njerëzit ishin pranë njëri -tjetrit. Në gjithë krahinën nuk njihej as gjakmarrja dhe as sundimi ndaj njëri – tjetrit. Gjithkush në hallin e tij e në punën e tij e të gjithë bashkë për ta jetuar jetën. Afrimiteti njerëzor shpreh civilizim dhe anasjelltas. Vetë njerëzit kishin vendosur dhe shumë norma e rregulla, që ishin bërë zakon. Ekzistonte një respekt i dukshëm njerëzor brenda familjes, midis etërve dhe bijve e gjithë pjesëtarëve të tjerë e një respekt i ndërsjelltë midis familjeve e njëri- tjetrit në komunitetin e vogël. E si t’u them, t’u hiqet meraku, s’ka patur shumë dasi as nga dera e as nga oxhaku. Po si kudo në shoqërinë kapitaliste, me themel pirostinë: “PRONË - PARA –PUSHTET” familjet nuk ishin njësoj, se kishte të pasur, kishte dhe të varfër, por nuk kishte mospërfillje, nuk kishte përbuzje, nuk kishte smirë të egër. Burrat qestoritë janë dalluar për një urtësi natyrore, burra të virtytshëm punëtorë, atdhetarë e trima. Trimërinë qestoriti e ka treguar, kur duhej treguar e nuk ka shpenzuar për dëngla e kapardisje. Po para maskarai, kur mbush kuletën, të bën të tregohesh trim, pa qenë trim, të bën i poshtri, të bën dhe kapadai. Aty -këtu, ndonjë dukuri e tillë është bërë dhe zakon, si darovitja për zbritjen e nuses nga kali, apo vënia e lëpushkave në ballë gërnetaxhiut, kur dilej me nusen në krye të valles. (Sot në shumë vende është bërë beter). Çfarë s’bëjnë skllevërit e parasë! Zotërinj! Thonë se pyll pa derra s’ka. Po ja që ka si pyjet e Qestoratit sot. Behar pa miza e kënetë pa mushkonja, s’e besoj të ketë.

*



Tipari dallues, që karakterizonte banorët e Qestoratit, ishte se familjet tregonin njerëzillëk e jo harbulltëk e karshillëk me njëra- tjetrën. Urtësia zbulon dhe krijon shumë gjëra, që njerëzit i bashkojnë e jo t’i ndajnë. Mërgimtarët ishin të dhëmbshur e përmallur për vendlindjen. Ata ishin banorë të Qestoratit, e në të njëjtën kohë, qytetarë të metropoleve të asaj kohe si Stambolli, Parisi, Athina, Bukureshti e qyteteve grandiozë të kurbetit, si Bostoni dhe Detroiti. Në Qestorat flitej gjuha e mëmës, shqipja, po njerëzit e shkolluar dhe shtegtarët dinin turqisht, greqisht, frëngjisht, anglisht e aty - këtu dhe gjermanisht e arabisht. Në ditët e krëmte (të shënuara ose të diela), qoftë dhe në ditët e lëvruara (ditë pune), në mbrëmë herë, kur kuvendonin ata burra fisnikë te pezuli i qishës ose Shpella e Konakut, fëmijët dhe nuset nuk kalonin nga turpi. Ndonjë udhëtar kaluar në kafshë, zbriste e përshëndeste me respekt. Kur binte nata, kafshëve u vinin papuçe mos të bënin zhurmë në kalldrëm. (Ç’na kanë thënë, themi, të shkruar s’kemi).

Burrit të moshuar i thoshnin: Basho. Ka të bëjë gjë me Gjeto Basho Mujin? Kushedi!

Gruas nuk e di. Deri vonë është përdorur fjala Kako. Gjyshit nga babai i thoshnin: “ Babo”, gjyshes “Dade” ose “Cice”. Gjyshit nga nëna i thoshnin: “Babazot”, gjyshes: “Joshë”.

Atëherë në shumë raste e ndoshta për afrimitet, emri i gruas dublohej me atë të burrit si: burri quhej Jano, gruas i flitej “Janaqi”, burri quhej Koço, gruas i flitej “Kosti”, burri quhej Spiro, gruas i flitej “Spiri”, burri quhej Pandeli, gruas i flitej “Pandeleshë” e tjerë.



*

Qestorati dhe gjithë krahina e Lunxhërisë, megjithë pushtimin e gjatë turk, nuk e ndërruan fenë. Lunxhëria dukej si një krahinë autonome. Qestoratin dhe gjithë krahinën e ka karakterizuar gjaku i butë, po jo përulësia. Qestoritët e gjithë lunxhiotët, ishin shokë dhe miq njëri me tjetrin e gjithë bashkëdhetarët, ata ishin shokë e miq me grekët në Greqi e me turqit në Turqi. Shumë qestoritë, në atë kohë, arritën pozicione të larta në shtetin turk e megjithatë, Mihali mbeti Mihal e s’u bë Ballaban, Kotua mbeti Koto dhe s’u bë Kadri, Jankua mbeti Janko e s’u bë Javer. Lidhjet e thjeshta njerëzore midis shqiptarëve dhe turqëve i kam shprehur në romanin: “SHTEGTIM NËPËR MJEGULL”, faqe 52-53: “ Po dëgjo këtu, nëse bota ka një xhevahir, ai është Stambolli. Aty kam qenë si veshka në mes të dhjamit. I kam dashur e më kanë dashur njerëzit. Njësoj jemi. Emri është “kapistër”. Popujt janë si lumenjtë, që s’kanë një emër, që s’udhëtojnë në një truall, po kanë një burim. Atje kisha një shok turk, si vëlla. Jahja e quanin. “Jahja, vëlla, - i thoshja unë, - bën ato që të thotë Perëndia yt; kështu ke nderuar dhe Perëndinë tim, që është i njëjti Perëndi”.

Kështu shprehet personazhi i neoromanit tim nga Rubinati (Qestorati). Për të gdhendur profilin e tij, mora diçka nga profili i Aleks Bashos, Koço Dukës, Nik Çuçit nga Qestorati, Pilo Gjokut nga Erindi, Mihal Gjonit e Tolo Kallucit nga Nokova, i përpunova dhe nxora Telo Kutin (basho Tolon), ose shakatarin kokëkrisur.



*

Lidhjet martesore bëheshin goxha brenda fshatit me fshatrat e krahinës e shumë rrallë me Gjirokastrën. Atëherë nderi ishte nder e jo si sot me bashkëjetesën mender. Në mëngjes, sot, kaposhburri kërkon të bashkëjetojë me një tjetër, në drekë njeh një tjetër e në darkë flë me një tjetër. Edhe cjapi thotë i habitur: “Po ju ç’bëni, o të gjorë! Mbetët me ato në dorë, bam në dimër, bam në verë, bam kurvëri e paprerë e flisni fare së prapi, kur thoni e bëjmë si cjapi…



Qestoritët kishin lidhje gjaku, fisnore, krushqie e miqësie. Zakonet e bukura, sjellja, veshja, kultura, mikpritja, kanë qenë tipare karakteristike të qestoritëve si dhe bashkëkrahinasve e më gjerë. Pikërisht kjo gjë i bëri përshtypje dhe i përjetoi me një lloj habie, poeti i madh anglez Xhorxh Gordon Bajron, në vjeshtën e vitit 1809, kur duke kaluar për një kështjellën e Ali Pashës, në Tepelenë, bëri një pushim e qëndroi një natë në Qestorat. Ai i gdhëndi mbresat e tij në letrën që i dërgon nënës, ku shprehej mikpritja, veshja, sjellja, gatimi dhe nikoqiria e lunxhiotit të asaj kohe: “U çuditëm për pritjen bujare dhe rehatinë që gjetëm në shtëpinë e një katundari”. Lunxhioti për miqtë e rëndë, pas mirëseardhjes me gliko e një gotë raki, e pas paravahtit me raki e meze e shtronte tavolinën e bukës me shqeton, djathin, olërën e kaçupit me lëkurë keci, mishin e pjekur (në hell, në furrë apo në saç), byrekun ose birjanin. Për ëmbëlsirë për shpejtësi ishte asulldeja ose dhipla. Pastaj vinin frutat sipas stinës: në behar e vjeshtë qershia, molla, fiku, rrushi, dardha, në dimër e pranverë: çapella fiku, arra, bajame, shegë, ftoj. Nuk dihet që kur lunxhioti ka ngrënë në tavolinë në mënyrë të civilizuar, por besoj shumë më përpara shekullit të XIX- të.



*

Afrimiteti, por edhe salltaneti dukej në fejesa e dasma. (Në vitin 1874, Koto Hoxhi, i pari vuri në skenë pjesën e vet: “DASMA LUNXHIOTE” ).

Të ftuarit shkonin në dasmë me dashin e lyer me bojë të kuqe, bogaçen, kabashin me verë dhe një barrë dru. Për të marrë nusen, nisej një karvan krushqish mbi kuaj e mushka me yzengji e sixhade. Vëllami printe me fllaskën e verës. Trapezi shtrohej si në Lunxhëri, hajde, hajde! Po ato këngë shpirti si gliko ftoi që s’të vel, si vera nga rrushi debinë që s’të deh: “SHUMË VASHËZA KAM PARË”, “MOJ MOLLË E KUQE MAJOSHE”, “NË HIJE TË TRËNDAFILIT”, “KAM NJË MIKE NJË LANETE”, “MOJ NEPËRKA PIKA-PIKA”, “DO VISH ME DHËN APO JO”, “PSE JE THARË E TRETUR-O”, ”MOJ KUNAVJA LESHËVERDHË”, ”RRASHË NË GJUMË TË FLË”, ”DO VETE TË RRI NË KRUA”, si dhe këngë valleje si : “LUAN, LUAN DHEPËRA“,“THEM TA PI, TË MOS TA PI“,“O BANDILL, O LULE“,“KUSH E PI KËTË DOLLI“,“MOJ NEPËRKË E BUKUR-O“, … e të tjera.

Edhe atëherë dallohesh ndonjë tangërllëk, kur dollia bëhej me goxha qelqe e vazhdonte me shkundo e përfundonte me gota uji. Po kjo trimëri e tangërllëkut, ndoshta i takon një kohe më të vonë e fatkeqësisht vazhdoi deri vonë. Në fejesa e dasma burrat shtroheshin veç e gratë rrinin veç. Pyll pa derra ka si ata të Lunxhërisë, po behar pa cinxure (gjinkalla) nuk ka.

*

Lidhjet shpirtërore shpreheshin dhe në festat fetare, si Pashkët e Vogla e Pashkët e Mëdha, në pagëzime, në venien e kurorës së martesës në qishë në ditët e shënjtorëve (emrave). Kurrë nuk shkonin njerëzit për urim me rrobat e punës. Një ditë interesante ka qenë ajo e llazarëve, një skuadër djemsh veshur sipas roleve, venin më shtëpi dhe fshat më fshat e këndonin këngën. Te brigjet poshtë Krinës, njëherë u vranë dy palët e llazarëve se thanë: “UDHA dhe jo TOKA”. Mbetën vetëm ata në rolin e nuseve. (Ç’na kanë thënë themi, gjë të shtuar s’kemi!) Kjo traditë vazhdoi deri vonë. Edhe unë me shokët e mi qestoritë kam shkuar. Njëherë këllëznjotë me ca vllehë, pabesisht na zunë me shpella në tatëpjetën e Grabovicës. Pyll pa lisa ka, si në Lunxhëri, po behar pa dallëndyshe nuk ka.

Gjëma më e madhe e jetës, vdekja, përjetohej një moment shumë i dhimbshëm nga gjithë komuniteti i vogël. Gratë visheshin me të zeza dhe burrat me kostume të zinj. Lamtumira e të pajetit ishte një nga momentet më seriozë të jetës. Një ceremoni mortore të tillë kam parë në filmat francezë.

Lidhja e afrimiteti njerëzor shprehej edhe te ndihma, që i jepnin njëri- tjetrit në mbjelljen e të lashtave e veçanërisht në korrje e shirrje. Puna bëhej punë e kalonte me hare. Kjo gjë ndodhte edhe atëherë, kur gjitonia ndihmonte në vjeljen dhe zhveshjen e misrit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:18 pm



SHKËLQIM







4. Shkolla 1984-1992 Shkolla 1999 Normalja 1874 -1891



Mendoj se Qestorati, ashtu si dhe krahina, shkëlqimin më të madh e pati në shekullim e XIX-të. Ndikim të dukshëm, si të thuash, ka pasur investimi i kurbetllinjve. Shumë kalldrëme, vetullore, meremetime, ndërtime janë bërë në këtë periudhë. Në vitin 1870, Qestoratin e zbukuroi së tepërmi kompleksi: NORMALJA për arsimtarët në gjuhën greke (1874-1891), konvikti dhe anekset: furra e bukës, dyqani, thertorja. Në qendër të fshatit, mbi qishë e nën lëmin e Nastae, ishte sterra (depua e ujit) që furnizonte shkollën, konviktin, anekset. Në ato kohëra, jo vetëm në krahinë, por edhe në Gjirokastër e gjetiu nuk kishte një shkollë të tillë e një trup pedagogjik aq të shkolluar. Kontributin kryesor për ndërtimin e kompleksit, për personelin arsimor, për mjetet mësimore, për personelin tjetër që shërbente, për konviktorët e gjithë shpenzimet e tjera, e hiqte bamirësi, bosmeni i madh i Stambollit e Parisit, Kristaq Zografi. Atij nuk i qeshi fati si bamirësit e bosmenit Vangjel Zhapës, që i ra risku i naftës. Kristaq Zografi, punët e babait të tij, një bankier i vogël në Stamboll i çoi me zotësi shumë e shumë më përpara.

*Pas vitit 1850 në Qestorat janë meremeruar e ndërtuar disa kisha. Me dy kishat e Manastirit të Spilesë bëheshin nëntë. Në fushën e Qestoratit, pranë arave të Koto Dudit, ishte Shën Kolli, që përkujdesej familja. Në Sella ishte Shën Kolli që përkujdeseshin Zografajt. Në varreza, kisha e Shën Mërisë përkujdeseshin Mitrokostajt. Në qendër ishte kisha e madhe e Shën Mëhillit me rrapin madhështor. Në vitet e socializmit qestoritët e rrafshuan fare. Të përkujdesur që i bënë!... Në krua ishte Shën Gjergji, përkujdeseshin Kostlilajt. Në Shënkolle ishte Shën Kolli, përkujdeseshin Hoxhajt. Lart në Cimako ishte Shën Thanasi, përkujdeseshin Kondilajt. Në rrëzë të malit, në shkëmbin e madh përkëndej Përroit të Madh është Manastiri me kishën e Shën Kollit në shkëmb dhe kishën e Shën Mërisë. Kur kam lexuar për herë të parë poemën “Demoni” të Mihail Lermontovit, manastirin në shkëmb, e përfytyrova si Manastirin e Spilesë. Në ato kohëra Manastiri ka patur shumë ndërtesa, ku banonin dhe murgj, si dhe një bibliotekë mjaft të pasur. Manastiri bie në anën e Qestoratit, e administronte Saraqinishta e sot përkujdeset Tranushishta. Zoti është i të gjithëve!

Eeeeh, Qerstorati, Qestorati, ballarti e ballëlarti!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:19 pm

DIELLORI



Koto Hoxhi ishte dhe mbeti flakadan i shqiptarizmës, që shkrihet duke u përtërirë e përtërihet duke u shkrirë. Koto Hoxhi, ndriçimtari e flamurtari, gjuhëmjalti e gjuhëzjarrti, shpresëtari e vizionari, shpirtshqiptari e ballëlari.

Koto Hoxhi, figura më e ndritur e Qestoratit e Lunxhërisë e një nga figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Koto Hoxhi ishte dhe mbeti një nga yjet më të mëdhenj, që ndriçoi për mëmëdhenë në shekullin e XIX – të dhe në kohërat që do të vinë.

Koto Hoxhi ishte bashkëfshatar e gati moshatar me Kristaq Zografin. Ata ishin shok e miq e kishin dhe lidhje fisnore nga Spirajt e Qestoratit, nga ku Zografi kishte mëmën e Kotua kishte marrë gruan. Koto Hoxhi ishte shok e mik dhe me bashkëfshatarin tjetër, Koto Dudin. Ata kishin lidhje krushqie nga Vasillondajt e Dhoksatit, ku, që të dy, kishin dhënë vajzat. Të tre këta qestoritë të dëgjuar, për shumë vite jetuan në Stamboll. Ndriçimtari ishte në kryesinë e “ SHOQËRIA E TË SHTYPURIT SHKRONJA SHQIP”, themeluar në Stamboll, më 1879. Flakadani ishte ndër themeluesit e bashkëpunëtor i revistës “Drita”, në 1884. Ajo që e dalloi Pishtarin mbi gjithë rilindësit e tjerë, ashtu si vëllai i tij i idealit, Abdyl Frashëri, është përpjekja dhe veprimtaria e tij e palodhur kudo, në atdhe e për atdhe. Koto Hoxhi, i thjeshti, i ndershmi, i dituri, i urti, i drejti, humanisti e arivisti. Koto Hoxhi, i pamposhturi, i përkushtuari, i përbetuari, i kudondodhuri i palodhuri, i papërtuari, shpirtbehari e guximmadhi.

“Unë mbjell farë e jo kripë e kjo farë do të lulëzojë, “ - thoshte Dritëdhënësi. Atë e shihje në Qestorat, jo për t’u rehatuar, po për të punuar e luftuar për gjuhën shqipe. Atë e shihje në Gjirokastër, duke u përpjekur për të hapur shkollën shqipe dhe arriti ta hapte për pak kohë. Atë e shihje në Janinë, duke u përpjekur për të hapur shkollën shqipe. Atë e shihje përsëri në Lunxhëri, në fshatrat e Bregut të Labërisë. Atë e shihje përsëri në Stamboll, madje dhe në Rumani e Bullgari, duke u takuar e biseduar me atdhetarë për mëmëdhenë. Nëse vitet e jetës do të iknin mbrapsh e nëse do të kishte një jetë të dytë, Koto Hoxhi do të vazhdonte plot pasion e dashuri, atë punë, që ishte ideali i tij: çështja e shqiptarizmës. Sakrificat, mundimet, lëngimet ishin të shumta e here - herë tepër të rënda e fort të dhimbshme, po të gjitha ato merrnin një kuptim të madh si përpjekje për kombin e kombi e ruan vizionin e tij në zemër e në memorie. Koto Hoxhi ishte si ata luftëtarët e rreptë. Zëri i brendshëm i atdhetarisë, i kishte caktuar një mision të shenjtë. Ai zë ishte si një urdhër i prerë, që spartani i Rilindjes, do ta çonte deri në fund e pa mëdyshje. Ai thoshte: “Neve jemi shqipëtarë dhe duhet të flasim shqip…”. Dashuria e mëmëdheut për të është një bekim i Zotit dhe një dashuri ndaj Zotit: Kush s’do Shqipërinë. Nuk do as Perëndinë! “ Jeta dhe veprimtaria e tij, ishin si ato erërat pranverore ogurmirë, që sjellin mbarësi e begati. Ai ishte bashkëluftëtar me Vëllezërit Frashëri, me Shefki Karalliun e shumë atdhetarë të tjerë. Ai la gjurmë patriotike në shpirt të njerëzve, gjithandej ku shkoi. Dishepulli i tij më i përkushtuar ishte Petro Nini Luarasi. Figura e tij ishte një frymëzim i hovshëm për atdhetarin Janko Minxha nga Krina, (dhëndër i Kotos) , për nxënësin e tij, Jani Minga. Baba Kotua ishte një figurë e hyjnizuar, për atdhetaren e dritësuar Sevasti Qirjazi. Ligjëronjësi fjalët i kishte mu në majë të gjuhës. Ato s’ishin fjalë, por vjershërime, që hynin mu në shpirt. Baba Kotua edhe qortimin e kishte të ëmbël. Vjershëtori krijoi mjaft. Edhe pse krijimet nuk kanë ngarkesën figurative, ato kanë aq bukuri në thjeshtësinë e tyre, aq sinqeritet, dashuri njerëzore e atdhetare, sa krijojnë komplet një figurë e marrin një karakter gojor. Në çdo vend mësohen e respektohen gjuhët e huaja. Koto Hoxhi nuk ishte kundër greqishtes, po kundër shovinizmit grek; nuk ishte kundër turqishtes, po kundër pushtimit turk. Në kohën kur Normalja e Qestoratit vazhdonte në gjuhën greke, i paepuri e sedërtari, vazhdonte veprimtarinë në gjuhën shqipe. Në Gjirokastër është futur edhe në burg, për të përhapur gjuhën shqipe tek të burgosurit. Ai ndikoi e la mbresë dhe tek ata njerëz, që s’e kishin parë kurrë, po që kishin dëgjuar. Ai binte në gjumë për të parë një ëndërr të bukur për mëmëdhenë e ngrihej nga gjumi për t’i dhënë shpirt asaj ëndrre të bukur. Kohët ishin të turbullta. Pushtuesi bënte ligjin, shovinizmi fuste hundët, i ligu s’ngopej me të liga, paloshqiptarët, (si dhe sot ), u lëpinin këmbët të huajve. Të shiturit, i zunë pritë te Shpella e Çarë, (midis Levendeve e Dunicës , në rrugën Qestorat – Gjirokastër ).

E rrahën paloshqiptarët pse përhapte shqiptarizmën. E tmerrshme! Shqiptarmadhi atëherë ishte 58 vjeç. Mjekra e thinjur rrëke gjaku, / Pikonte lule mbi jelek ./ Buza mavi i dridhej plakut, / Dhe guri u rrëqeth, u prek./ Trastën plot me abetare, / shtrëngoi në gjoks si një fëmijë, / U ngrit, por ah, … me zor po mbahej,/ Me dhimbje tha: “Përse o bij? ! …” / Pas tyre shihte dikë tjetër, /Që dorën zgjati për ta vrarë ./ Më shumë i therte plaga e vjetër,/ Që bijtë e Mëmës qenë përçarë./ “ Me ç’gjuhë ju sot po më flisni?/ “Mbi gjunjë mbante librin përgjakur./ “ Me ç’dorë ju, sot po më vrisni? “/ Pyeti sërish ,… Një heshtje e zgjatur. / “ Me gjuhë të Mëmës, dorë të vëllait, “ / U përgjigj atëherë vetë./ Të vret, o njerëz, shpata, pushka, / Dhe fjala të përkul,të vret /.

Thonë se një nga bastardët i penduar, e shoqëroi basho Koton në shtëpi. Qëndroi 10 ditë e u bë përhapës i gjuhës shqipe. (Një version tjetër është ai, që ka shkruar në librin e tij: “Ju, o djem, do më kujtoni”, Leko Mako, mbështetur po mbi të dhëna gojore).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:19 pm

*

Udha e ndriçuesit kalonte përmes mugëtirës. Aty nga mosha 60 vjeç, pas atij dyluftimi proverbial (me Sulltanin) I Pathyeshmi i ardhur nga burgu i Gjirokastrës, përfundon në burgun e tmerrshëm të Jedi - Kulesë.

Njëri në FRON, tjetri në këmbë,/ te Porta e Lartë matej fuqia,/ Sulltani gjuhë e dorërëndë,/ Kotua i ardhur nga qelia. /“Rebel, mos vallë ti nuk e di,/ koka jote në dorën time”,/ “Unë di dhe tjetrën , Madhëri: /”Nderi im në dorën time!”

Oficeri i burgut i tha: “ Nxirri ku i ke future librat e ndaluar!” Ndriçimtari iu u përgjegj: “ Ja këtu i kam. Merri po munde, “- dhe vuri gishtin në zemër e mendje.

Martirin e mbyllën me hekura të rëndë, në atë qeli, ku kishte qenë Furtunëzjarri, Abdyl Frashëri. Në muret e burgut përplaseshin dallgët e Bosforit. Zhaurima përcillej e mbytur, e gër, e ftohtë inatçore, deri në katakombe thellë, thellë në terrin plot lagështirë e që shponte sytë, ku u hodh Ndriçonjësi për t’u shuar, si një qenie e shpërfytyruar dhe e harruar nga bota. Vërtet i harruar?!... Koto Hoxhi ishte mik i familjes Qirjazi ardhur nga Korça. Studentja mëmëdhetare, Sevasti Qirjazi, e merakosur e brengosur për baba Koton, e veshur si djalë, mundi të hynte në skëterrë… Ku ishte Ndriçuesi, ku? Labirinthet e lëngimit përdridheshin në zemër të errësirës. Ferri i të gjallëve. Më së fundi gardiani me ca çelësa të mëdhenj, hapi një derë të hekurt e të rëndë që rënkoi. Po ku ishte Dritëdhësi, ku?!... Drita e zbehtë e fenerit, ra mbi faqet e murit të lagësht, ku mezi ishin shkruar katër vargje: “Ju, o djem të më kujtoni,/ Kur të ngjalletë Liria,/ po ç’të bëj unë i mjeri,/ Që më mbyllen sytë e mia”.

Po ku ishte Ai?... Në një cep të qelisë u dallua një qenie kockore me leshra të gjatë e të thinjur. Vetëm sytë i ndrinin. Sevastia u drodh, u step, u përlot. Qëndroi një hop në atë ngrëç ngashërimi e mandej, paksa e mblodhi veten, e mezi mundi të përshëpriste, sikur të mos ta lëndonte: “Baba Koto!...” Ai ishte në atë botë. Po shpirti i tij e donte dhe e dallonte gjuhën shqipe, mbi gjithë gjuhët e këngët e zogjve. U çudit… Si qe e mundur në atë errësirë torturuese e të pashpresë të dëgjonte shqip?! Iu duk si një zë hyjnor. Me sa mundim shkundi dremitjen rraskapitëse. Kushedi ku e gjeti forcën e tha: “Kush më flet?” Sevastia e prekur thellë në shpirt po me ngashërim e ngazëllim i tha: “Baba Koto, … Fara që mbolle, po jep pemë të mira”. Ai sikur u përtëri në humbëtirën e tij tha: “Vërtet vetëm trupin kam të lidhur me zinxhirë, se shpirtin e kam të lirë”.

(Sevasti Qirjazi e frymëzuar nga figura e baba Kotos më 1891, hapi në Korçë shkollën shqip për vajza. Tërë jetën vazhdoi misionin atdhetar).

Me ndihmën e atdhetarëve, Koto Hoxhi mundi të dilte nga ferri i të gjallëve. Ende pa marrë veten, një plagë e madhe iu hap, në Qestorat, sa kishte ndërruar jetë vajza e tij e dashur, Kaçua (1890). Ishte fëmija i tretë, që ndahej nga jeta me gjallje të babait. O zemër e madhe, sa e fortë që je e s’pëlcet nga dëshpërimi! Në odanë e madhe të miqve dhe gra nga Labëria kishin ardhur dhe qanin me ligje.

Koto Hoxhi ishte mik me të gjithë njerëzit, me të mitur e të rritur, me të ditur e të paditur. Po atij burri, për hir të shqiptarizmës dhe në moshë të madhe nuk iu nda ligësia. Një grua çakalloze e goditi me shkop për vdekje Koto Ndriçimtarin. Ajo ishte Janaqi e Spirae e thoshnin se ishte e shtyrë nga ata palo shqiptarët. Janaqia bashkëpunonte edhe me hajdutë. Ndoshta mund ta ketë goditur edhe për ato arsye, që përmend Leko Maku në libër. Aty nga viti 1895, shqiptari i madh, mbylli sytë si për të parë një ëndërr të gjatë, të gjatë, me psherëtimën e fundit të thellë: “Ah, shkolla!” O lis i madh i Qestoratit, më bën të qaj nga dhimbja e krenaria!”

Shënim: Më vjen mirë që Leko Maku, një arsimtar qestorit, i angazhuar në hulumtime të gjata pas jetës së Koto Hoxhit, me shumë pasion dhe dashuri nxori në dritë më 2007, librin plot vlera: “Ju, o djem, do më kujtoni”.

Vetë autori lë një shteg të hapur se, po të qëmtohet thellë në arkivat e Stambollit, mund të dalin gjëra të pathëna e të padëgjuara për Diellorin. Më vjen keq që në vitin 1973 realizova një poemë për Koto Hoxhin e që misteriozisht m’u zhduk.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:20 pm

VENITJE



Në fund të shekullit të XIX-të yjet e mëdhenj perënduan. Normalja pushoi së jetuari. Dukej një ogur jo i mirë. Petagogët u larguan. Shtegu i kurbetit u bë shtegu i shpresës. Djemtë venin e vinin si mysafirë. Shkolla u mësoi të ushtronin shumë punë, që s’bëheshin në Qestorat. Ai qe fati. Një pjesë e kurbetlinjve u shkëputën me gjithë familjet. Dhimbje! Vinin kohë të vështira për gjithë botën - luftërat. Brenda çerekshekulli bota u përfshi nga llahtara. Luftërat - katastrofa njerëzore. Luftërat - faj i pafalshëm njerëzor. Lufëtrat - babëzia e LAKMISË për të fituar, duke shkatërruar. Bota lajthiti dy herë: Në Luftën e Parë Botërore, bota u marros. Në Luftën e Dytë Botërore, bota u çmend. Plaçkitje, vrasje, djegie e fatkeqësisht ende s’ka vënë mend. Në Luftën e Dytë Botërore, Qestorati, si dhe gjithë Lunxhëria, u bë disa herë fushëbeteja midis forcave partizane e atyre gjermano - balliste. Popullsia dhe djalëria lunxhiote, me ndjenja të thella atdhetare, morën pjesë aktive për çlirimin e vendit. Në 8 shkurt 1944, në Qestorat, u zhvillua një nga betejat më të ashpra midis forcave partizane dhe atyre gjermano – balliste e arriti trup me trup.

Hyri në histori: “Lufta e Qestoratit”. Po atë ditë forcat ballisto - gjermane dogjën Qestoratin. Shumë saraje u bënë hi. Njerëzia ngeli në të katër udhët.

Fill pas Luftës kufiri u mbyll. U mbyll dhe shtegu i kurbetit. Njerëzit e kthyen mendjen aty, te puna në fshat. Vendi ishte totalisht i shkatërruar. Punët fillonin nga hiçi. Socializmi kishte tjetër rregull e disiplinë. Fshatarësia, si edhe në luftë, u ngarkua me barrë të rëndë mbi supe. Mbeti me rrip të shtrënguar. Socializmi bllokoi lëvizjen e njerëzve edhe brenda vendit. Shtegu i vetëm i largimit nga vështirësia e fshatit ishte shkolla. Organizimi kooperatist në zemrën e Lunxhërisë, sikundër u provua, ishte i parakohshëm. Aty, pas viteve 1965, filloi dyndja vllehe në fshat. Në shtëpitë e të ikurve u strehuan vëllejtë. Në gërmadha u ndërtuan shtëpi. Në lëmenj kopshte e në kasolle u ndërtuan shtëpi. Të gjitha njëkatëshe. Në vitin 1975 Qestorati arriti në 73 familje. Një superpopullim. Qestoratit, me okupimin e kopshteve, lëmenjve, iu prish krejt pamja fzike e dikurshme. E vetmja gjë përsëmbari ishte futja e ujit të pijshëm në banesa. Njerëzit e kalonin varfërinë së bashku edhe duke kënduar për partinë. Ashtu së bashku hidhen shumë halle. Po gjithnonë rripshtrënguar?

Viti 1990, shënoi triumfin e kapitalizmit në luftën e ftohtë. Kufijtë shpërthyen. Njerëzit dukeshin sikur mezi prisnin. Filloi mërgimi i madh, i paparë ndonjëherë. Ky emigracion u quajt dhe kurbeti i grave se edhe ato morën arratinë. Shumë funksionarë zbritën nga ”gamilja” dhe hipën në kalë. Shumë komunistë u ngrysën komunistë e u gdhinë antikomunistë. Shumë hileqarë, grabitqarë, u ngrysën beter e u gdhinë milionerë.

Në vitin 1992 doli ligji famëkeq, sabotatori i tokës, agjenti 7501. Famëkeqi krijoi një trazirë e padrejtësi për të gjithë vendin, sa dhe pas 100 vjetësh, do të ndjehet fataliteti i tij. Qestorati mbeti kokoshi një thelë. Jo, mor jo, mos më lëndoni,/ Koha gri e më gri ardhka:/ Ditën qan e kërkon gjoni, /Tërë natën kukumjaçka./

Çfarë si shkrepet fatit! Herë- herë shakatë i ka të hidhura e herë – herë, shuplakat i ka të forta. Të tëra në dorë i paska ky kodosh fat? Po ne ç’kemi në dorë? Hajt pra, rroftë shpresa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:21 pm

FAMILJET



Familjet para Luftës së Dytë Botërore:

Papavasili (Mitro Papavasili), Mitrokosta, Biri, Biri, Çuçi, Çuçi, Kostlili, Zografi (Kristaq Viktor Zografi), Zografi (Jorgo Vangjel Zografi), Zografi (Thanas Vangjel Zografi), Janaqi, Janaqi, Qirjazi, Lustja, Nasti, Kondili, Bashuri, Nikteli, Dudi, Çati, Spiri, Basho, Koroveshi, Gjika, Gjika, Foti, Stavri, Prifti, Mino, Koçi, Rumbi, Rumbi, Prëmtoleko, Zaharo, Hoxhi, Duka (Koço Jano Duka), Duka (Apostol Jano Duka), Duka (Llukan Jano Duka), Doku, Doku, Maku (Koço Aleks Maku), Maku (Lame Aleks Maku), Çipi, Leku, Papavasili (Petro Papavasili), Kosta, Stefani, Zhuli, Qendri (Boga), Gudha, Noti, Floku, Floku, Doni (Milingu), Zisi, Çipi.



Banesat e djegura në Luftën e Dytë Botërore:



Papavasili, Biri, Biri (Kushta), Zografi, Zografi, Zografi, Kondili, Dudi, Basho, Gjika, Gjika, Foti, Stavri, Rumbi, Rumbi, Rumbi, Prëmtoleko, Hoxhi, Doku, Doku, Maku, Maku, Papavasili, Kosta, Stefani, Noti, Floku.



Familjet e Qestoratit pas Luftës së Dytë Botërore deri më 1960:

Mitrokosta, Kushta, Xhavara, Rumbi, Zografi, Qirjazi, Nasti, Dhima, Dudi, Çati, Basho, Gjika, Foti, Koçi (Maku), Doni, Duka, Duka, Leku, Papavasili, Kosta, Koti, Boga, Gudha, Doni (Milingu), Floku, Çipi, Çipi.



Familjet që u larguan nga viti 1960 -1990:



Milingu, Çipi (Qiro Naqo Çiçi), Kosta, Mitrokosta, Leku, Koti, Boga, Floku, Çati, Duka, Duka, Duka, Doku, Maku, Nasti, Dudi, Xhavara.



Familjet vëllehe që populluan Qestoratin nga vitet 1965-1990:

Fisi Binjaku, fisi Gega, familjet: Basho, Caca, Çepa, Çipi, Fuqi, Gerco, Goçi, Gogo, Gramozi, Kapurani, Kostika, Kuro, Marko, Medi, Naçiku, Poçi.

Familjet që janë aktualisht sot:

Binjaku, Binjaku, Zografi, Dhima, Dhima, Basho, Doni, Papavasili, Gudha, Çipi.



Disa burra të dëgjuar të shekullit të XIX-të nga familje të moçme të Qestoratit:





7. Koto Dudi



Koto Hoxhi, misioner i shqiptarizmës (bashkëshortja Vasillo nga Spirajt e Qestoratit. Djemtë: Niko Koto Hoxhi, mësues; Anastas Koto Hoxhi, ekonomist; Janko Koto Hoxhi, jurist, funksionar i lartë në qeverinë turke.



Kristaq Zografi, bosmen i madh i Stambollit e Parisit (bashkëshortja Dhomeniqi, greke). Djemtë: Jorgo Kristaq Zografi, jurist, deputet në parlamentin grek, kryetar i Qeverisë Provizore të Vorio - Epirit, Solomon Kristaq Zografi, ekonomist, bosmen në Greqi.



Koto Dudi, bosmen i madh i Stambollit (bashkëshortja Kaçua, nga Birajt e Qestoratit), Djemtë: Kito Koto Dudi, jurist në Janinë; Sevo Koto Dudi, mjek mbaruar në Paris, Anastas Koto Dudi, farmacist Athinë, Petro Koto Dudi, mjek Shqipëri, Nik Koto Dudi, jurist, Stamboll, Gjik Koto Dudi, jurist Stamboll.

Jorgo Vangjel Zografi Djemtë: Viktor Jorgo Zografi, mjek, mbaruar në Athinë dhe në Paris, Lefter Jorgo Zografi.

Thanas Vangjel Zografi Djali: Mihal Thanas Zografi, mësues.

Mitro Papavasili, Lame Leku, Lame Nasti, Mako Doko, Leko Çipi, Anastas Floku dhe të tjerë.



Disa burra të Qestoratit, brezi i dytë dhe i tretë:



Anastas Rumbi, Kito Kostlili, Koto Koçi, Nik Mitrokosta, Naqo Çipi, Nik Çuçi, Noto Qendri, Lame Papavasili, Petro Floku, Petro Papavasili, Petro Stavri, Nik Stavri, Sevo Foti, Sevo Doku, Thanas Kondili.

Dy mjekët e Qestoratit, që shërbyen në Shqipëri: Viktor Jorgo Zografi, mjek në Skrapar, Libohovë, Gjirokastër, Tepelenë, Ballsh. Petro Koto Dudi, mjek në Labovën e Zhapës, Lunxhëri, Libohovë.



Partizanë të Qestoratit, luftëtarë të lirisë:

Misto Naqo Çipi, zëvendëskomandant i batalionit “Misto Mame”, Sofo Lame Papavasili, Ndriko Pandeli Kushta, Panajot Pilo Leku (dëshmor), Stavro Petro Floku, Telo Sevo Mitrokosta, Leko Qiro Çipi, Leko Pilo Leku, Llambo Pilo Leku, Mako Aleks Maku, Noto Koço Duka, Petro Mihal Zografi, Zoto Gole Qirjazi, Mihal Gole Qirjazi.



Brezat, që mbetën në Qestorat, pas Luftës së Dytë Botërore:



Sevo Nik Mitrokosta - Babloku. Disa vite të djalërisë kaluar në Stamboll (Bashkëshortja, Ollga nga Rumbajt e Qestoratit); Pandeli Lame Kushta- I urti. I ardhur nga Këllëzi. Disa vite të djalërisë kaluar në Stamboll (Bashëshortja, Evjenia, nga Shorajt e Nokovës); Peço Qëndro Xhavara- I shpejti, ardhur nga Nokova (Bashkëshortja, Evjenia nga Çuçajt e Qestoratit). Vaso Anastas Rumbi- Punëshumi. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë (Bashkëshortja, Thjanoja, nga Zografajt e Qestoratit). Llazo Nikollë Dhima - Vjershëtori, ardhur nga Stegopuli. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë (Bashkëshortja - Agllaia nga Rumbajt e Qestoratit); Pano Petro Dudi- Shakatari. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë (Bashkëshortja, Sofia, nga Marajt e Dhoksatit). Aleks Kito Basho - I Përpikti. Disa vite të djalërisë kaluar në Stamboll. (Bashkëshortja – Vitoria nga Karecajt e Gjirokastrës); Koço Jano Duka- Ligjtari. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë (Bashkëshortja, Athinaja nga Pulerajt e Saraqinishtës). Panajot Anastas Koti- Kultivuesi, ardhur nga Këllëzi. Disa vite të djalërisë kaluar në Stamboll, Athinë (Bashkëshortja, Urania, nga Kalimerajt e Erindit). Koço Petro Papavasili – Hijemadhi. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë, Paris (Bashkëshortja - Vitoria, nga Dhimajt e Saraqinishtës). Taqe Sevo Doku - I drejti. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë. (Bashkëshortja e parë,Sofia nga Selcka; e dyta Efimia nga Tranushishta). Peço Mihal Gudha- Xhanani. Disa vite të djalërisë kaluar në Athinë. (Bashkëshortja Aretia, nga Sevajt e Mingulit). Niko Viktor Zografi- I palodhuri. (Bashkëshortja, Zafirica (Xhafua), nga Sevajt e Mingulit).

Brezi tjetër: Telo Sevo Mitrokosta. (Bashkëshortja, Sofia nga Çipajt e Qestoratit). Ndriko Pandeli Kushta. (Bashkëshortja- Sofia, nga Qurkajt e Tranushishtës). Kiço Aleks Basho. (Bashkëshortja, Eleni, nga Priftajt e Stegopulit). Prëmto Vaso Rumbi (Bashkëshortja e parë Eleni nga Lekajt e Qestoratit, e dyta, Parashqevia nga Zagoria). Jani Sevo Foti. (Bshkëshortja, Sofia, nga Gudhajt e Qestoratit). Lame Mantho Doni, ardhur nga Minguli. (Bashkëshortja, Afroviti, nga Petridhajt e Stegopulit. Mihal Peço Gudha (Bashkëshortja, Katina, nga Dhimajt e Qestoratit). Spiro Peço Gudha. (Bashkëshortja, Kasiania, nga Saranda). Tase Petro Floku. (Bashkëshortja, Kaliopi, nga Makajt e Qestoratit). Leko Qiro Çipi. (Bashëshortja,Theodhora nga Ndikajt e Dhoksatit). Sofo Misto Çipi (Bashkëshortja, Persefoni, nga Dhimajt e Saraqinishtës ). Petro Llazo Dhima. (Bashkëshortja Mahi nga Manxharajt e Këllëzit). Lame Llazo Dhima. (Bashkëshortja Tefta, nga Mashkullora). Stefan Niko Zografi. (Bashkëshortja, Lefteria nga Kakozi). Nesto Koço Papavasili. (Bashkëshortja Luiza, nga Dropulli). Naqo Lame Doni. (Bashkëshortja, Lefteria nga Kakozi). Nesto Koço Papavasili. (Bashkëshortja e parë, Marika, nga Lafajt e Saraqinishtës, e dyta, Krisanthi, nga Bërxholajt e Këllëzit).



Mësuesit e Qestoratit deri në Luftë e Dytë Botërore:

Koto Hoxhi, Niko Hoxhi, Kristaq Stefani, Vasil Gudha, Mite Gjika, Petro Papavasili, Jani Noti, Mihal Zografi, Aleks Basho, Petro Zografi.



Mësuesit e Qestoratit pas Luftës së Dytë Botërore:





14. Jani Foti 11. Ksenofon Duka 12. Panajot Duka 13. Niko Zografi 16. Mihal Gudha 18.Katina Gudha 19. Katina Çipi (Braho)



20. Irena Gudha

Panajot Koti, Ksenofon Duka, Panajot Duka, Niko Zografi, Jani Foti, Leko Maku, Mihal Gudha, Pilo Naqellari (Kushta), Katina Gudha, Katina Çipi (Braho), Irena Gudha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:22 pm

Të larguar nga Qestorati deri në Luftën e dytë Botërore:



Kristaq Viktor Zografi, Greqi; Jorgo Viktor Zografi, Greqi; Pilo Çati, Amerikë; Koço Gjika, Greqi; Koço Aleks Maku, Greqi; Lame Aleks Maku, Greqi; Apostol Jano Duka, Amerikë; Mihal Sevo Doku, Amerikë; Koço Pilo Leku, Greqi; Leko Pilo Leku, Greqi; Llambro Pilo Leku, Greqi; Andon Naqo Çipi, Tiranë; Harrillaq Naqo Çipi, Durrës; Qiro Naqo Çipi, Tiranë, Sokrat Koço Maku, Tiranë, Pilo Petro Papavasili, Greqi; Sevo Petro Foti, Greqi.



Të larguar nga Qestorati pas Luftës së Dytë Botërore:



Sofo Lame Papavasili, Tiranë; Siko Petro Dudi, Dhoksat; Niko Siko Dudi, Durrës; Sofo Siko Dudi, Tiranë, Stavro Petro Floku, Berat; Pandeli Qirjazi, Amerikë; Ksenofon Koço Duka, Labovë e Kryqit, Jorgo Vangjel Milingu, Tiranë; Koço Mihal Gudha, Gjirokastër.

Të larguar nga Qestorati pas viteve 1955 e këndej: Sevo Nik Mitrokosta, Tiranë; Panajot Peço Xhavara, Tiranë, Ndriko Peço Xhavara, Berat; Peço Qëndro Xhavara, Berat; Qirjako Ndriko Kushta, Sarandë; Pandeli Ndriko Kushta, Sarandë; Viktor Niko Zografi, Tiranë; Sevo Pano Dudi, Gjirokastër; Petro Pano Dudi, Kuçovë; Leko Lame Maku, Tiranë; Stavri Lame Doni, Gjirokastër; Panajot Koço Duka, Gjirokastër; Thoma Panajot Duka, Vlorë; Odhise Panajot Duka, Gjirokastër; Stefan Panajot Duka, Peqin; Apostol Panajot Duka, Gjirokastër, Petro Noto Duka, Gjirokastër, Jani Kseno Duka, Gjirokastër; Kristaq Apostol Duka, Gjirokastër; Sevo Taqe Doku, Lushnjë; Vaso Argjir Boga, Tiranë; Pirro Panajot Koti, Tiranë; Anastas Panajot Koti, Elbasan; Ilo Panajot Koti, Sarandë; Tase Petro Floku, Gjirokastër; Thoma Petro Floku, Gjirokastër; Sevo Misto Çipi, Durrës; Leko Qiro Çipi, Tiranë.



Ëngjell Fino

Këngë për Koto Hoxhin



(Marrë nga libri “Vargje në rrjedhën e Viteve”)

Qestorati, fshat i bukur,

në zemër të Lunxhërisë,

rrite burrë Koto Hoxhin,

një shkëndijë të diturisë.

Në çdo fshat e në çdo portë,

zemërzjarrtë për Mëmëdhenë,

Koto Hoxhi mes shqiptarëve

u mësonte Abecenë.

Në ato vitet e zeza,

kur shqiponja liri s’kishte,

Koto Hoxhi patrioti,

gjuhën tonë të ëmbël fliste.

”Ju. o djem, të më kujtoni,

kur të ngjalletë liria,…” –

tha, kur lidhur këmbë e duar,

e pa në burg Sevastia.

Dhe ti, Koto, s’pe liri,

por ke qenë dhe je i gjallë

“MËSUESI I POPULLIT

shkollat emrin tënd mbajnë….





Krijuesit e Qestoratit







Artan Maku Petro Dudi Leko Maku Raq Paskal Spiro Xhavara



1. Andrea Koço Gudha, mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, fakulteti Mjekësi, mjek, kompozitor, shkrimtar.

2. Artan Mako Maku, mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, dega PIKTURË MONUMENTALE; piktor, regjisor dhe producent për filma të animuar, Kryetar i Shoqatës “ALBANIMACION” dhe anëtar i Shoqatës Internacionale “ASIFA HOLLIVUD”, Administrator i kompanisë filmike “MAKU”shpk.

3. Leko Lame Maku, mbaruar Universitetin Shtetëror të Tiranës, dega Histori – Gjeografi, mësues, studiues, poet, gazetar. Kryeredaktor i gazetës “LUNXHËRIA”

4. Petro Pano Dudi (Kavalieri), mbaruar shkollën e lartë të Aviacionit, oficer, poet, shkrimtar, gazetar, (Nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, anëtar i Lidhjes së Poetëve bashkëkohorë të Globit (W.P.S).

5. Spiro Peço Xhavara, mbaruar shkollën e Lartë Ushtarake, oficer, poet (Esenini i Lunxhërisë).

6. Raq Paskal (I çuditshmi), nip nga Qestorati, mbaruar Institutin e Lartë Bujqësor, mjek veteriner, notar, boksier, mundës, ngritës peshash, piktor, skulptor, kompozitor, themeluesi i cirkut të Gjirokastrës për 30 vjet; poet, shkrimtar, publicist (Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë).



Sponsor i gazetws Nr.1

Artan Mako Maku

piktor, regjisor, producent

Kryetar i Shoqatës “ALBANIMACION” dhe anëtar i Shoqatës Internacionale “ASIFA HOLLIVUD”, Administrator i kompanisë filmike “MAKU”shpk. –SPONSOR I GAZETËS “QESTORATI”

Falenderojmë nga shpirti ARTISTIN VIZIONAR, që mundësoi daljen e gazetës.







Drejtor, botues

Kryeredaktor : Petro Dudi, W.P.S Mobil 0692298550

Këshilli botues: Kryetar i këshillit botues Artan Maku Mobil +355684021634 ; anëtarë: Anastas Rumbi, Anastas Koti, Donika Boçari (Koti), Katina Sherko (Mitrokosta), Katina Braho(Çipi), Mihal Gudha, Pilo Naqellari (Kushta), Raq Paskal, Spiro Xhavara, Viktor Zografi.



Adresa e Redaksisë:



Gjirokastër

Anastas Rumbi, Lagjja “18 Shtatori” Pallati 11 Tel. ++35584265208

Aleksandwr Odise Duka, Klubi “Arra”, Telef. ++35584267895 Mobil ++683044646



Tiranë: Artan Maku +355684021634

Rruga “Lidhja e Prizrenit” Pallati”Vega” Nr. 30 Tiranë



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 10:26 pm

Oh faleminderit shume per keto shkrime i nderuar Zoti Kristaq. Shume e bukur Lunxheria, e mrekullueshme, krahina me e bukur e Shqiperise. Ashtu si Qestorati i Koto Hoxhit eshte edhe Stegopuli i magjishem, Selcka e Pandeli dhe Koto Sotirit, Saraqinishta, Krina e bukur, Tranushishta, Dhoksati, Labova e Kryqit e mrekullueshme me tradita te lashta. I kam vizituar shpesh dhe kam lexuar shume per Lunxherine, ate krahine trime qe ka nxjerre heronj dhe mendimtare, njerez te pushkes dhe te penes, patriote te medhenj qe kane luftuar dhe punuar, duke harruar veten e tyre per Shqiperine. Ju falenderoj shume edhe nje here nga zemra. Respekte i nderuar dhe iu uroj suksese ne punen tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptySat Oct 18, 2008 11:17 pm

Ju pershendes me kete valle i ndeuar SHabane ng KRhina e juaje GJIROKASTER http://it.youtube.com/watch?v=ymlVEzUzrl0&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:21 pm

Gazeta Nr.2 Qestorati



Kur thua Qestorat, kujton Koto Hoxhin,

Kur thua Koto Hoxhi, kujton Qestoratin. ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:22 pm



Organ periodik, historiko - kulturor- artistik. Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, me qendër në Gjirokastër. Viti i dytë i botimit Nr.1 (002) çmimi 50 lekë, euro 1, SHKURT 2009 E- mail: petrodudi@yahoo.com



Duaje Atdhenë ashtu si Koto Hoxhi, kujtoje folenë si Kristaq Zografi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:22 pm

Editorial



EVIDENTIMI I VLERAVE



Qysh në moshë të mitur njeriu mëson, (në anën pamore), se NJëSHI është si kërraba. NJëSHI këlthet: “ UNë,… UNë,… UNë …” Kërraba bërtet: “Imja,…imja,…imja,…” . NJëSHI dhe kërraba janë vëllezërit siamezë, nipçet e dajë interesit. NJëSHI ka dhe vlera dhe antivlera për shoqërinë, kërraba ka vetëm për vete fitimin dhe superfitimin.

Këto dukuri u shfaqën qysh në zanafillë në gjithë rrjedhën e jetës së individit dhe të gjithë shoqërisë, të shpirtëzuara në themel të shtetit piramidal te LIGJI I DETIT, i ashtuquajtur : LIGJI I Së DREJTËS (!!!). Kështu, historikisht, në bazë të LIGJIT Të DETIT, UNI, (faraoni, perandori, mbreti, diktatori, presidenti e pushtetar kompententi), ka vlera për vete dhe shoqërinë e po në bazë të LIGJIT Të DETIT, rregullohen marrëdhëniet e shoqërisë, që kërraba, ca i bën me baule me para e ca i lë me xhep të shpuar. Eeeh, ç’të thuash!... Në bazë të LIGJIT Të DETIT, dalin e përpunohen kodet e etikës, estetikës, moralit, kulturës, botëkuptimit, që shprehin dhe pjellin vlera, siç ua do shpirti vëllezërve siamezë.

Mirëpo në jetë shfaqen edhe dukuri shpirtërore që s’priren nga interesi. Këto përbëjnë kode, rregulla, norma, zakone, ligje të pashkruajtur në rrafshin human. E pra ekuivalencat, ekuilibrat, marrëdhëniet, mendimet e veprimet, le t’i shohim në rrafshin e humanizmit dhe jo të kodeve të shoqërisë së dyzuar, me qytetarë të dyzuar, ku falsiteti ngre dhe mban lart “PESHOREN E VLERAVE”.

Mendimi dhe vepra e Koto Hoxhit, ishin antivlera për paloshqiptarët (të shiturit) e pushtuesit, po ato kishin dhe kanë vlera për shqiptarizmën. Bamirësia e Kristaq Zografit, (çudi, si s’u kujtua një në ato kohëra, ta quante shkollën: Normalja “KRISTAQ ZOGRAFI”, Qestorat ?!) , nuk ka veprim të drejtpërdrejtë atdhetar, po ka vlera kulturore, civilizuese, qytetare ( pa prapaqëllim).

Kur Qestorati ia vlen të shpallet fshat muze, pse mos të shpallet nga kompententët? Kur normalja mund të bëhet muze, ( e jo të vidhet), pse të mos bëhet ( nga kompententët)? Kur shtëpia e Janaqae a ndonjë tjetër, duhen shpëtuar e të mbahen shtëpi muze, siç bënte ai palo socializëm, pse të mos shpëtohen në këtë pelivan kapitalizëm?

Edhe pse fryjnë përherë ca palo erëra- antivlera, njerëz, qëndroni në këmbë! Të mbajmë gjallë e të evidentojmë vlerat e vërteta njerëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:23 pm

Të betuarit

(Banorët që jetojnë aktualisht)



Petro Dhima Nga e majta në të djathtë: Lame Doni, Sofo Çipi, Pano Binjaku

Kryetari i Kryesisë Niko Zografi, Mihal Gudha, Kit Kostika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:24 pm

Nesto Papa Lame Dhima JorgoBasho Aleksandër Basho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:25 pm

…Shkova te folezë e dhembshur. Fotografova.Vatra e parë më dukej si më e plakur.Kroi i kalbur, mu duk si i hidhur. Burimi i Çeçalistrës, dukej si i përzier me lot. Shkëmbi i Këngës kishte marrë një të plasaritur… S’pashë djelmosha. Një heshtje brengosëse, e murrme. Mugëtirë që pikon lot. Takova nja dy – tre burra të moshuar, e të menduar. Pinin duhan e bisedonin. “ Ky KURBETI I GRAVE, - tha njëri, - na shkretoi fare”. Shkreti. Mallkim. Ikja lë pas hijen e dëshpërimit. Është një gur në rrokullisje, që do të zerë vend? Kush mbeti? Kush do të mbetet?!...

(Petro Dudi, “SHTEGTIM NËPËR MJERGULL”, Neoroman, botim I vitit 2002; faqe 37).



FALËNDERIM



Për vlerësimet dhe konsideratat për gazetën “QESTORATI” Nr.1 u shprehim falënderimet:

1.Piktorit virtuoz Aleksandër Filipi (nga Shkodra)

2. Poetit, shkrimtarit, gazetarit Kristaq F. Shabani (nga Zagoria)Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, anëtar i I.Ë.A, Ë.P.S

3. Avokatit Dr.Bashkim Nikolla ( nga Labëria ), poet, gazetar, botues i gazetës “NDRYSHE”

4. Shkrimtarit dhe gazetarit Siri Sulejmani ( nga Vlora)

5. Poetit, shkrimtarit, përkthyesit, gazetarit Riza Lahi (nga Shkodra)

6. Studiuesit dhe analistit Dilaver Goxhaj – Shpëtim Golëmi (nga Dhoksati)

7. Poetit, shkrimtarit, gazetarit Iljaz Bobaj ( nga Lazarati, me banim në Patra, Greqi)

8. Poetit, shkrimtarit, studiuesit, gazetarit Novruz Shehu (nga Tepelena)

9. Poetit, shkrimtarit Ilia Laska (nga Zagoria )

10. Gazetarit sportiv Sokrat Papadhopulli (nga Gjirokastra)

11. Gazetarëve Sadik Muro ( nga Përmeti) e Kristaq Laka ( nga Kolonja)

12. Inxhinjerit të luleve, gazetarit Kristo Stoja (nga Dhoksati )

13. Zotit Guri Pici (nga Korca) dhe dy korçarëve të panjohur.

14. Zotit Telo Dedi ( nga Tërbuqi ) e Koço Vllahut (nga Zagoria )

15. Lunxhiotëve që e lexuan me laps: z. Dhosi Margariti, z. Kleanthi Dedi, z. Pali Meçe, z. Ilo Kosta.

16. Qestoritëve të mërguar në Greqi: z. Pirro Leku e z. Kristaq Foti.

17. Falënderojmë gjithë ata lunxhiotë, që me sinqeritet treguan veten siç janë.

18. Shprehim falënderim të veçantë për znj. Fiqirete Lalaj, gruas së moshuar (rreth 75 vjeçe), që e lexoi gazetën cep më cep.



Ndreqje gabimesh



- f. 2, k.4, rr. 41 është: pas Luftës Dytë Botërore; duhet: para Luftës Dytë Botërore.

- f. 5, k. 2, rr. 36 është: përkujdeseshin Kondilajt; duhet: përkujdeseshin Gjikajt.

- f. 6, k. 5, rr. 53 është: Apostol Jano Duka; duhet: Theodhori Jano Duka.

- f. 7, k. 5, rr. 20 është: Apostol Jano Duka; duhet: Theodhori Jano Duka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:26 pm

Shën Mëria Shën Gjergji Shën Gjergji



PROBLEMATIKE

1.Qestoritëve kudo ku janë, u takon të kontribuojnë për portën e jashtme të Shën Mërisë. Le të bëhet siç ka qenë me çati dhe dera me dru. Atëhere merr pamje më të plotë vendi ku prehen eshtrat e njerëzve tanë.

2. Zoti Nesti Zhirdo dhe vëllezërit e kanë bekim nga Zoti dhe urim nga njerëzit për mirësinë që bënë për meremetimin e Shën Gjergjit. Te dera, që shikon nga rruga, është vendosur një pllakë nga zotërinjtë në fjalë, ku është shkruar: “Shën Jorgji, nga Nesti Zhirdo dhe vëllezërit, mars 2008”. Kishën që ka 200 e kusur vjet që quhet Shën Gjergj përse, fare pa arësye, duhet ta quajmë Shën Jorgji?!...



THËNIE NGA SHKRIMI I SHENJTË



- Atë që dëshironi që njerëzit t’ua bëjnë juve, po këtë gjë bëjuani të tjerëve.

Një pemë e mirë nuk jep fruta të këqija, as një pemë e keqe fruta të mira. Çdo pemë njihet nga frutat e saj; nuk mblidhen fiq nga ferrat dhe as rrush nga drizat. (Shkrim i Shenjtë - Ungjilli sipas Lukës, 6:44 Izraeli i Ri 2) Manifesti).

- Nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe pasurisë njëkohësisht, (shkrimi i Shenjtë - Kapitulli 16 - Shfrytëzimi i rastit: 1) Administratori mashtrues).

Vjedhësit i vidhet jeta. (Shkrimi i Shenjtë – FJALËT E URTA – paralajmërim për shoqërinë e keqe).

Të ashtuquajturit miq mund të të rrënojnë, por miku i vërtetë është më i afërt se vëllai. (Shkrimi i Shenjtë – FJALËT E URTA – 18 Fjalët kanë fuqi).

Njeriu që bën premtime dhe nuk i mban, është si retë dhe era pa shi. (Shkrimi i Shenjtë – FJALËT E URTA – 25 Mbledhja e dytë e Këshillave të Sholomos).

Njeriu që largohet nga atdheu është si zogu që largohet nga çerdhja e tij. (Shkrimi i Shenjtë – FJALËT E URTA – 27 Mos i lër miqtë e tu).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:27 pm

LUFTA E QESTORATIT



Për të spastruar zonën e Lunxhërisë nga forcat gjermano-balliste, batalioni “Asim Zeneli”, (batalioni i parë i Brigadës së IV S), në kushte shumë të rënda të motit mori detyrën të kalonte Qafën e Dhëmbelit - Sheper– Selckë e të vendosej në Stegopul e Saraqinishtë. Batalioni “Abaz Shehu” (batalioni i parë i Brigadës së IV S) mori detyrën të kalonte në dimrin e ashpër Qafën e Dhëmbelit, Qafën e Çajupit, Labovë e Zhapës, Gjat, Erind , Nokovë, Mingul, Këllëz, Dhoksat, Qestorat. Forcat gjermano – balliste ishin përqëndruar në periferi të qytetit të Gjirokastrës e grupime të përparuar në Labovë të Kryqit, Libohovë e në Kalanë e Shën Triadhës. Ishte 6 Shkurti i vitit 1944. Batalioni “Asim Zeneli” përshkoi Zagorien e mbuluar nga bora e hyri në Grykën e Selckës. Batalioni “Abaz Shehu”, me vështirësi të mëdha çau Qafën e Çajupit, mbytur nga bora, e arriti në Labovën e Zhapës. Në Gjat, Erind, Nokovë, ishin grupuar bashibozukët ballistë. Batalioni “Abaz Shehu” u organizua e me datën 7 Shkurt, një sulm u dha e “trimat” ballistë me bisht në shalë, e lanë vrapin ne kalanë e Shën Triadhës dhe Grihot të Gjirokastrës. Batalioni “Abaz Shehu”, përshkoi Lunxhërinë e poshtme dhe qendrore me në pasditen e po asaj dite, arriti në kodrat e Katundishtës e të Shesh Dervishit të Qestoratit e u fut në fshat. Batalioni “Asim Zeneli” hyri në grykën e Selckës e zuri zonën Stegopul - Saraqinishtë.

Më 7 shkurt, forcat balliste, të tërhequra nga Gjati, Erindi, Nokova, bashkë me forcat gjermane, kryen një sulm të shpejtë, nga fusha e Dhoksatit, fusha e Qestoratit dhe vendi që quhet Shpella e Bardhë. Batalioni “Abaz Shehu” dhe “Asim Zeneli” zunë pozicionet e mbrojtjes nën fshatrat Qestorat dhe Saraqinishtë. Ata i lanë forcat gjermano – balliste, derisa u afruan e pastaj, hapën zjarr me të gjitha llojet e armëve, duke thyer forcat gjermano – balliste, të cilat u grupuan në Shën Triadhë. Kjo ishte përpjekja e dytë me armikun brenda një dite. Batalioni “Abaz Shehu” u strehua në Saraqinishtë dhe Stegopul.

Forcat gjermano – balliste, që u thyen për herë të dytë, vendosën të hakmerreshin shumë shpejt. Ato u përforcuan nga garnizonet e Delvinës e Tepelenës. Një batalion gjerman i Divizionit të pestë malor, i pajisur me artileri dhe të gjitha llojet e armëve, së bashku me tufat balliste, që llogariteshin me qindra, të pajisur më së miri me armatime, duke gdhirë 8 Shkurti, organizuan sulmin e dytë. Një drejtim ishte ura e Nimicës, fusha e Dhoksatit, fusha e Qestoratit, për të dalë në rrëzë të Malit të Qestoratit, e drejtimi tjetër ishte fusha e Suhës, Libohovë, Labovë e Kryqit, për të zënë grykën e Selckës. Mali i Lunxhërisë ishte i pakalueshëm nga bora. Duke mbyllur darën, kërkonin të asgjësonin plotësisht dy batalionet partizane. Forcat gjermano – balliste përparuan në fshehtësi dhe shpejtësi e u futën në Dhoksat e Qestorat. Rojet partizane i kishin diktuar e kishin dhënë alarmin. Batalioni “Abaz Shehu”, u ngrit në alarm dhe mori drejtimin në lindje të Qestoratit. Fshatarët braktisën fshatin e morën më të lartë për t’u strehuar në shpellat në rrëzë të malit. Krahu tjetër armik përparonte nga fusha e Suhës, Libohova. Batalioni “Asim Zeneli” me komandant Riza Veipin, zuri pozicion te zalli i Saraqinishtës, ndërsa pjesa tjetër zuri pozicionet ndën fshatin Stegopul e mbi Suhë. Për të penguar armikun mos u merrte krahët. Moti i keq, terren i vështirë. Trupat armike ishin shumë në numër e të pajisura e ushqyera mirë. Forcat partizane kishin municion të pakët, se dhe armatimi ngarkuar në mushka, nuk mund të kalonte në qafat e maleve mbytur në borë. Ata ishin të rraskapitur nga marshimi i vështirë në borë e tufan. Rrethi ngushtohej e batalioni “Abaz Shehu” ndodhej i rrethuar. Nga kalaja e shën Triadhës qëllohej me artileri të rëndë. Në ato kushte, batalioni nuk mund të organizonte një luftë frontale. Detyra e tij, për jetë a vdekje, qe me çdo kusht të çante rrethimin. Në vendin që quhet Kake, Hije e Madhe, Përroi i Mihos, u zhvilluan luftime të ashpra. Aty u luftua me bomba dore e trup me trup. Aty u vra një oficer i lartë gjerman dhe shumë gjermano – ballistë. Aty ra dhe komandant i batalionit Sadik Buzo, u vranë disa partizanë nga dy batalionet e u plagosën disa të tjerë. Batalioni “Abaz Shehu” duke i ruajtur krahët batalionit “Asim Zeneli”, mundi të çajë rrethimin e të tërhiqet rrëzës së malit e të dalë pas shkëmbit të Kukulit. Batalioni “Asim Zeneli” pengoi përparimin e forcave armike për të zënë grykën e Selckës e për t’u ngjitur në Stegopul. Të dy batalionet u tërhoqën rrëzës së malit e pas shkëmbit të Kukulit, një mbrojtje shumë e mirë natyrore. Armiku ndërpreu luftimin. Beteja zgjati 7 – 8 orë.

(Marrë nga libri “LIRIA DHE BUKA” i autorit Zaho Boga, faqe 67 – 71).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi EmptyWed Jan 28, 2009 3:28 pm

Profile njerëzorë

ALEKS BASHO ( 1884 – 1966 )









Aleks Kito Basho lindi në Qestorat dhe u shkollua në Stamboll. Zotëronte disa gjuhë si: turqisht, frëngjisht, greqisht, latinisht, …. . Kur ishte adoleshent punonte në një fabrikë për punime artistike me dru. U aksidentua në gju dhe këmba e djathtë i mbeti e drejtë. U kthye në atdhe e iu kushtua mësuesisë. Ka shërbyer në disa fshatra të Gjirokastrës e të Përmetit. Është mësuesi i parë i shkollës së parë shqipe në Qestorat (1918). Shokët e tij të mësuesisë ishin: Peço Papavasili, Jani Noti, Mihal Zografi, Urani Rumbo, Risto Lafe, Janko Minxha, Jani Minga, Thoma Papapano etj. Ka kryer detyra shoqërore si kryeplak, Kryetar këshilli.

Kishte pesë fëmijë, një djalë, Kiçon dhe katër vajza: Ollgën, Jorgjinë, Elisavetën dhe Poliksenin. Bashkëshortja e tij, Vitoria, nga Karecajt e Gjirokastrës, u nda shpejt nga jeta. Basho Aleksi, ca kohë, punoi dhe mullixhi.

Aleks Basho ishte njeri i mençur, i zgjuar, i ndershëm, i drejtë, tepër i përpiktë deri në veçori e njëri trim. Ai me një gjuhë u është përgjigjur si zyrtarëve të Zogut, ashtu dhe atyre të socializmit edhe në mbrojtje të së drejtave të të tjerëve. Ai ishte atdhetar dhe përkrahës i flaktë i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Më 8 Shkurt 1944, forcat ballisto – naziste dogjën Qestoratin. Një nga shtëpitë që u shkrumbuan e me të edhe biblioteka ishte ajo e basho Aleksit, çerdhe e luftëtarit të lirisë. Aleks Basho tha: “ Do të jetoja edhe në shpellë, po librat ku t’i gjej ?!”…

Disa grimca nga jeta:

- Kur ishte mësues në Përmet, një herë me shokët e tij duhej të kalonin lumin që ishte fryrë nga shirat. Duhej shkuar patjetër në mbledhje, pasi kishte ardhur inspektori. Aleks Basho u tha shokëve: “Unë nuk vij dot. Inspektori, do të më heqi vërejtje, po s’ma merr jetën si lumi.”

Në kohën e luftës, basho Aleksi, kalonte urën e Drinos me një shok. Atë kohë, u dëgjuan ca të shtëna armësh e mbi kokat e tyre fishkëlleu një plumb. Shoku i thotë: “Të nxitojmë, se do të hamë ndonjë plumb kot së koti”.

Basho Aleksi, si pa e prishur terezinë, i thotë:” Po dale xhanëm, të shikojmë nga vijnë“.

Kur punonte në mulli, të hidhte hakun. Kur donte ta plotësonte tamam, thoshte: “ Po dale xhanëm se duhen dhe 5 gram akoma”. Kur i mbeteshe borxh, dhjetë herë të trokiste në portë për gjysmë leku.

Njëherë i hodhën tatime të rënda. Kryetar i lokalitetit ishte Ilo Tefa. Basho Aleksi ashtu çalë- çalë, vete në zyrë, përshëndet, ulet. Hedh sytë në tavolinë e ndërmjet sendeve të tjera dallon një bllok të pashkruajtur. I thotë kryetarit: “ A mund të më japësh një fletë?”

“ Po si jo, – i thotë kryetari e i jep fletën. Bashua rri një hop dhe i kërkon dhe një tjetër. Kryetari ia jep. Pas pak i kërkon dhe një tjetër e pas pak dhe një tjetër. Kryetari u mërzit e i thotë: “ Na mërzite, Basho Aleks”. “ Ti u mërzite për ca fleta blloku, po unë ç’duhet të bëj për tatimet e rënda që më keni vënë?” Thonë se e fitoi divanë.

Rrugën Qestorat - Gjirokastër e bënte në dy ditë. Njëherë te Shpella e Çarë, ku pushoi, harroi kapelen. U kujtua, kur ishte goxha larg. Tre vjet dënoi veten pa kapele.

Një ditë, aty nga mosha 78 vjeç, dikush e pyeti: “Basho Aleks, je në këtë moshë, ç’ke kuptuar nga jeta?” Bashua i tha: “ Si sytë e mi që shikojnë mjegull larg dhe sytë e mendjes e shikojnë jetën në mjegull e larg. Jemi para një enigma të madhe. Pastaj tha turqisht: “ Bu dynja sharkë felek, ashkosun shevirene”.turqisht ( Kjo botë është me rrota, i lumtë atij që e kthen).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty
MesazhTitulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi   "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi
» PROFIL PEGASI INTERNACIONAL POETI PETRO DUDI
»  "POETI" Nga PETRO DUDI (kushtuar poetit Arben Duka)
»  "Frymëzohem në agim për të mbytur natën" poeti Petro Dudi U
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: