|
| "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:29 pm | |
| VASIL BINJAKU (1908 – 1988)
Pano Binjaku: “Kemi ardhur në Shqipëri në vitin 1940 nga Gumenica. Në vitin 1955, erdhëm në Qestorat nga Konispoli, me një tufë bagëti sa për të jetuar. Gjithmonë kemi qenë jo lart, po jo dhe poshtë. Kemi ardhur dy fise: Binjakajt dhe Skuprajt. Tek ara e Mitrokostae kemi ngritur kasollet. Aty qendruam 10 vjet. Fisi i Skuprae iku. Babai ( Vasil Binjaku) e pëlqeu Qestoratin e si të thuash na u hëngër muhabeti me qestoritë. Në vitet 1965 -66, u ngjitëm lart në fshat e u degëzuam. Në vitet e socializmit shkoja me kafshë. Kisha 40 kafshë. Isha mësuar me to dhe ato me mua. Një herë më caktuan roje në duhan. S’qe punë për mua. Shkova përsëri atje, ku isha mësuar. Njeriu duhet ta njohë vendin dhe ta njohi vendi. Unë e dua Qestoratin si babai dhe nuk tundem.
Babai qe një burrë me shtat pak më lart se mesatari. Ishte politikan, ishte i zgjuar. Në pamje dukej si i ashpër, po shpirtin e kishte të butë. Ai i donte të gjithë fëmijët, ai e donte fshatin. Kishte një shikim depërtues. Kur llafosej të shikonte drejt, i vëmendshëm, sikur, veç mendimeve, që shprehtë bashkëbiseduesi, donte të zbulonte te tjetri dhe ato që ai s’i shprehte. Mustaqen e mbante pak të kapardisur. Kishte shokë e miq. Goxha i hahej muhabeti me Vaso Rumbin dhe Pano Dudin. Ishin dhe moshatarë. Ne ishim tetë fëmijë, pesë djem: Tashuli, Pano, Manoli, Mitro, Thanasi dhe tri vajza: Ollga, Sofia, Lefteria. Degëzimet: Tashul Vasil Binjaku- gjashtë fëmijë, pesë djem: Leonidha, Thodhoraqi, Ilia, Ndina, Çoma dhe një vajzë, Vasillua. Pano Vasil Binjaku – Gjashtë fëmijë, katër djem: Miho, Spiro, Jorgji, Vangjeli dhe dy vajza: Lefteria ( nuk jeton), Zarika. Manol Vasil Binjaku – Tre fëmijë, dy djem: Sokratin, Rrapon dhe një vajzë, Marikën. Mitro Vasil Binjaku – Pesë djem: Zison, Kostaqin, Lilin, Pilon, Aleksin. Thanas Vasil Binjaku – Katër fëmijë: një djalë, Vasilin dhe tri vajza: Sofinë, Ritën, Mirelën. Siç dihet, pas vitit 1990, shumë djem e vajza, nipër e mbesa të Vasil Binjakut “fluturuan”. Ai mbeti këtu në Qestorat, te Shën Mëria, me shokun e jetës (mëmën time), Vangjeli Binjaku (1912 – 1993). Dhe unë jam këtu. Të gjithë ata, që ikën s’janë lunxhiotë. Unë jam lunxhiot. Unë jam këtu dhe djalin e kam këtu”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:30 pm | |
| LAME DONI
- E Lame e, furtunë je, mor qerrata! Vitet s’pyesin, ama dhe ti s’i pyet. Sa u bënë?
78?
- Kushedi ç’do bëje sikur të ishe 28?
- E shikon malin? Rrafsh do ta bëja, perimore do ta ktheja.
- E ke në gjak. Ju Donajt, ia dini mirë anën kësaj pune.
- Jemi marrë. Sikur bostani i Zografae, Kushtae, Rumbajve, Bashae, imi, atje poshtë dhe i Nestos, po të punoheshin cep më cep, e t’u shërbehej si duhet, namin do bënin. Koshtrat e Këllëzit, Mingulit, Kakozit, Karjanit, kanë ujë e japin prodhime të shëndetshme.
- Dje, në atë palo socializëm, fusha e Dhoksatit, furnizonte Vjenën me domate. Jemi kaq afër qytetit, po në këto vitet e traumacionit, bujqësia u hodh pas malit “HARRIM”. Veç pak jonxhë, asgjë s’mbillet. Gruri, misri, elbi, tërshëra, thekra , u harruan. Po fundja ç’duhen, kur kemi KURBETIN?!...
- U harruan shumë gjëra, penda e qeve, traktori, plehrat e sa e sa të tjera. Djali ka marrë një makinë e sikur çoç bëjmë.
- Po gjahu?
- Çiften ia kam dorëzuar Naqos. Ja vij e çeplendisem këtu. Merrem edhe me bletët. Ç’të bëjmë, përpiqemi.
- Ç’mendon?
- Ç’të mendoj tjetër. Mendjen e kam te puna, te jeta, te Qestorati. Bëra 52 vjet i patundur në Qestorat. Në daç të qesh, në daç të qaj, vitet bëjnë të tyren, koha të sajën dhe unë timen.
- Martin Tabori, një poet i dëgjuar, po i panjohur, ju zengjinëve të rinj, u ka kushtuar një himn.
- Zengjin thee, shih dhe shkruaj. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:31 pm | |

| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:32 pm | |
| Nga Martin Tabori
MOTIV ME FESTE
Katundar, o katundar,/ Plep në fushë e lis në mal,/ Princ me lopë, bos në pazar,/ Parmenda me një gomar./ Pas gomarit perandor,/ Vetë zotëri, vetë shërbëtor,/ Vetë sëmurë e vetë doktor./ Çfarë s’të gjen e çfarë nuk bën,/ Kont me dhi e l;ord me dhën,/ Qejf, o qejf e qejf se s’bën./ Fillikat , oh sa rehat!/ Prift e hoxhë refugjat,/ Mbret e përmbi mbret në fshat./ trung I moçëm s’shkulesh dot,/ Xhepi plot e sofra plot,/ Plot dhe zemra mall e lot./ Ulur festen përmbi sy,/ Kohë e artë, oi, oi,/ Me një lopë e me tri dhi,/ Bos, or bos , fermer i ri./ | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:32 pm | |
| MIHAL DOKU (Majkëll Dok)
Një pinjoll nga fiset më të vjetër e më të nderuar të Qestoratit. Si shumë djem të Qestoratit, të krahinës e të vendit, mori udhën e mërgimit. Vendi s’kishte vend për bijtë e tij? Përse?!...Sot, si dhe atëherë, vendi s’ka vend për bijtë e tij. Përse?!...Vendi bën kuvendin e kuvendi bën vendin. Nejse…Mihali fluturimin e ndali në kurbetin e ri, në Amerikë. Atje, buzë oqeanit të largët, s’dilte njeri ta priste me lule mërgimtarin. Sot me lloto është ndryshe. E shtegtari, në kurbetin zhurmëmadh e dritaverbues, u mor me çfarëdo lloj pune, për të mbijetuar e pastaj…si përherë, merr me të majtën e jep me të djathtën. Sot, ka ca tipa për shembull nga krahina e Kapardisë, që hiqen sikur drekën e hanë me guvernatorin e qytetit e kafen e pijnë me presidentin e Amerikës, sikur gjiton kanë Zhorzh Soros e miku i afërm është bërë multimiliarderi Bill Geit. Përralla e pallavra nga mërgimi. Nejse, …
Mihali ishte një kurbetlli me qese të vogël, po me zemër të madhe. Aty nga vitet 1949-1950 e përshëndeti Qestoratin. Për shkollën fillore; dërgoi mjete mësimore, lapsa, bojëra, fletore, fshirëse, dërrasa të vogla për të shkruar, etj…Erdhi në Shqipëri për të parë mëmëdheun, në vitin 1966. Edhe pse vendi kishte 20 vjet, që rindërtohej, kafshimet e thella të luftës ende dukeshin, gjurmët e saj ishin tejet të rënda. Gërmadhat e luftës kockore, si duar të ngritura lart, të gjymtuara, që kërkonin shpagimin. Edhe vatra e parë e Mihalit ishte shkrumbuar. Ai, i ardhur nga vendi i dajë dollarit, ndoshta punët i shikonte paksa ndryshe. Ç’të bënte? Erdhi, pa, iku. Kur vjen mërgimtari, atdheu i thotë: “Erdhe bir?” Kur vete në kurbet, dheu i huaj i thotë mërgimtarit:” Erdhe o i huaj?” Homazh për shtegtarin qestorit, që u kujtua për folenë e dhembshur. Nder e respekt për gjithë ata njerëz që janë nderuar e na kanë nderuar, kudo ku kanë qenë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:34 pm | |
| Foto 16
Urani Rumbo (nga Stegopuli) Lunxhotja atdhetare, mësuesja lambadhe
Foto 17
Foto 18
Misto Mame Mihal Duri
Djalëria që dha jetën për lirinë e rininë e atdheut
Foto 19
Lipe Boga (nga Saraqinishta) Komandant i parë (72 vjeç) i batalionit “Misto Mame” shkriu jetën e pasurinë, për lirinë e atdheut, për drejtësinë.
Foto 20
Prof. Dr. Panajot Boga (nga Stegopuli)
Një nga mjekët ortopedë më të shquar të Shqipërisë.
Foto 21
Harrilla Rebi (nga Saraqinishta) Një nga pilotët më të mirë të Shqipërisë.
Foto 22
Dilaver Goxhai e Shpëtim Golemi (Nga Dhoksati)
Koloneli që bashkë me djalin Dritan Goxhai shkoi vullnetar enë radhët e UÇK-së, luftoi për lirinë e Kosovës.
Foto 23
Thino Sevi (nga Minguli) Nënëmadhja e mërguar psherëtin:
“Pse, mor pse, më latë jetim?
Ikët morët arratinë,
për atë të shkretë dollarin,
braktisët margaritarin!” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:36 pm | |
| Petro Dudi
NIK, O NIK
Kushtuar Niko Zografit dhe gjithë atyre që janë si Nika
Kushtuar dhe gjithë atyre që janë si Nika
Nik, o Nik, ky fat i shkretë,
S`di pse qesh, s`di pse tallet.
Në shpinë vitet mbi tetëdhjetë,
Sa një shkëmb ngarkuar hallet.
Dimri i jetës shpresëlotuar,
Një baladë, një elegji.
Shelg, o shelg, o shpirttrazuar,
Në udhëkryq e në vetmi!
“Pa dëgjo, dëgjo të lutem,
Është një zë, më flet shtëpia.
Pa dëgjo plot cicërima,
Ja dallëndyshet e mia.
Nipër, mbesa, sa shtegtarë,
Ja fëmijët, gruaja, motra.
Do jetë nëna me babanë,
E dëgjove? U hap porta.
Dal në udhë e pjek gjitonët,
Dal në shesh takoj fshatarët;
Bëj ca vite më të lart,
Zë e çmallem me të parët.
Dhe me gurët, lisat tej,
Brigjet, shkëmbin për karshi,
Një bisedë shtruar këmbej,
Zëpërlotur sy më sy.
Shoku i vatrës vete-vjen,
I menduar, i shqetësuar.
Qeni s`di se ç`parandien,
Herë-herë leh i trishtuar.
Nata,…si nata sterron,
Jap e marr, kafshon lëngimi,
Gjersa gjeli lajmëron,
Mjekun magjistar -agimin.
Tungjatjeta, i them diellit!
Shpirtbardhit të papërtuar;
E sërish zë si më parë,
Thërras njerëzit e mërguar”.
Bëj ta them e s`ta them dot,
Si ta them, mos ke lajthitur?
Mos ke kthyer ndonjë gotë?
Mos shikon ëndrra fanitur?!...
“Koha, koha, kjo tinzare,
Më rregjon, më turbullon.
Kush prangos këtë kusare,
Heshtaz vjen, fshehtazi shkon!
Një nga një vitet e jetës,
M`i vodhi si pakuptuar.
Një pas një njerëzit e dashur,
M`i fshehu, përjetë larguar”.
Fillikat si do të rrosh?
Nga shkretia s`të zë frika?
Ik, o Nik, mos ta pësosh,
Se do thonë:”Mbaroi si Nika!”
Ja shtëpitë duke rënkuar,
Ca jetimë, ca kanë vdekur.
Ti kandil i pikëlluar,
Dalëngadalë duke u mekur.
Ehuu, qysh moteve para,
Fryn e shfryn kjo shqotë e nemur.
Ik shiko pesë ditë të bardha,
Se s`çan kokë kjo kohë e çmendur.
“Të marr udhën gjynahqarë?
Si ta pres shtëpine në besë?
Ç`t’u them vendit e të parëve?
Si ta lë vatrën të vdesë?
Prapa diellit kush të pyet?
Këtu fronin tim e kam.
Jam fatzi a përmbi mbret,
Jam kush jam, ai që jam.
Kur i thoshnin djalëri,
Tufan veja, furtunë vija.
Ja pra dhe në motet gri,
Na u dashka burrëria.
Po jetëvdekja -pleqëria,
Hapi plagë e plagë të rënda
S`qenka gjë dhe trimëria,
Kur kalanë ta merr nga brenda.
Aah, kjo mugëtirë e shkretë!
Dhëmbin vitet, rëndojnë hallet.
Nik, o Nik, them edhe vetë.
Ç`dreqin ka fati që tallet?!...” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:36 pm | |
| Iliaz Bobaj
Ndryshimi
Njerëzit ndryshojnë në pamje,
njerëzit ndryshojnë në karakter:
disa, edhe kur urrejnë, dashurojnë,
të tjerët edhe kur dashurojnë, urrejnë.
Bashkëkohore
N ë kohën tonë
po shohim çudinë,
uria elekut,
po bën kërdinë.
Hajdutët
N ë çdo kohë të njerëzimit,
hajdutët kanë qenë sheshit,
të vegjëlit i gjen rrugës,
të mëdhenjtë në majë të shtetit.
Piktura
Një pikturë shihja njëherë: …
korniza kish njëfarë vlerë….
Karnavalet
Thonë:
Karnavalet bëhen një herë në vit.
Gjepura,
me sytë e mi, shoh karnavale çdo ditë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:37 pm | |
| POEZI BOTËRORE
Poezi japoneze
ISIKAVA TAKUBOKU
***
Nëse pyesin
Ç’është trishtimi?
Unë them:
“Është shija e mollëve të ndaluara”
Shumë herët e shijova atë.
Nga poezia e sotme popullore
***
Burri me kostum të vjetër
Dhe pa një lek në xhep,
Ç’mund të jetë tjetër,
Në mos mësues a poet?
Poezi amerikane
UOLLT UITMAN
SHTETEVE
U flas shteteve, a njërit nga ata, a çdo qyteti në shtetet:
“ Kundërshtoni shumë, binduni pak”;
Se bindja e verbër të shpie në skllavëri të plotë;
Prej skllavërisë së plotë asnjë popull i botës,
Nuk e fitoi dot përsëri lirinë.
Poezi spanjolle
GABRIEL SELAJA
DUAM TË QAJMË NË VETMI
Sot do të vijë tagrambledhësi. Po nesër kushedi?
Nuk e hapim derën për asnjeri.
Tring – tring –tring do të bjerë zilja pa pushim.
Ne si fëmijë
Majë gishtash do të vemë e do të vijmë.
Tring – tring –tring dridhet shtëpia.
- Mos është Perëndia?
- T’i bjerë sa të dojë!
- Ta çelim?
- As mos e zër me gojë!
Mos u jep,
ndryshe kjo punë e pat.
Sot nuk e hapin për asnjeri.
Duam të qajmë rehat. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:37 pm | |
| Këngë popullore gjermane
DASHURIA PËR VENDLINDJE
Nuk mund të të harroj,
E di për mua ç’je
Dhe në harroftë natyra,
Ç’ka më të shtrenjtë mbi dhe,
Do këndoj unë pa pushim,
Atdheu im është gjaku im
Si mundem të të harroj?
Për ty mendoj çdo çast,
Me ty përjetë i lidhur,
Me ty në helm e gas.
Jap jetën unë për ty me vrap,
Për ty të fundit frymë jap. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:38 pm | |
| Poezi franceze
ALEN BOSKE
NJË PELË QË TUND KRIFËN
Një pelë që tund krifën: një ujëvarë,
Një kopsht që përskuqet: muzikë.
Një katart varke i humbur: peshkaqen.
Një mermer i vakët : amësi.
Bari që flet : mirënjohje.
Bluja në fund të liqenit: enigmë.
Nata që përton të jetë natë: aurorë.
Fjala e re: pothuajse një fëmijë,
Falju asaj, poet! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:39 pm | |
| Poezi persiane
XHELALEDIN RUMI
DUHET TË VRASËSH KATËR ZOGJ
Nëse bukën e përjetshme,
Don që ta fitosh, or mik,
Pa mëshirë prijua kokën,
Katër zogjve me një thikë:
Rosa është makutëria,
Sorra – “UNI”, sevdalliu,
Palloi – kapadaia,
Dhe kaposhi – epshelliu. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:40 pm | |
| Poezi ruse
SERGEJ ESENIN
(1915)
* * *
Në vatër t’erdha përsëri,
O baltë e ëmbël, ballëmenduar.
Pas malit muzgu bardh e hi,
Ç’ma bën me dorë të drithtuar.
Dhe thinjat ditë e ngrysur sot,
Ç’mi hap të shprishura vërdallë;
Një bringë muzgu po del zot
Dhe më mbërthen, më ha të gjallë.
Mbi kumbonare drita ra,
Agimi hijen poshtë e treti.
O djalëri çapkëneja,
Ç’nuk po të shoh më kurrë i shkreti.
U zhduk në vitet në harrim
Dhe ju, miq, shkuat si pa gjurmë.
Gjithnjë veç ujët pa pushim,
Mbi krahë mulliri rreh me zhurmë.
Dhe unë shpesh, në muzg e brymë,
Nën tinguj gjethesh zësëmurë,
I falem dheut që nxjerr tym,
Për ç’mbenë larg e s’kthehen kurrë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:41 pm | |
| Poezi greke
IBIKU
DASHURI NË PLEQËRI
Erosi prapë më shikon me sy gjithë neps,
Nën të kaltërtat qepalla edhe me lajka,
Gjithfarësh seç më flak aty në rrjetë
Të Qipridës, ku qëndroj i ngatërruar.
Por kur e shoh se vjen, sa fort tmerrohem:
Si kalë i plakur, që e kanë vënë nën zgjedhë
Dhe me pahir i shkreti zë dhe niset,
Me një koçi të shpejtë drejt vendit të ndeshjes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:42 pm | |
| Poezi turke
OKTAJ RIFAT
AHMET
Fshiji lotët, Ahmet!
Më fort shtrëngoje brezin!
Për ty e për fëmijët e tu,
Fund do të marrin ditët e zeza.
Mos u beso dinakëve
Që llomotisin si një fizarmonikë:
“Është e drejta e peshkut të madh,
Cironkat të gëlltisë…”
Ahmet, ti nuk je cironkë.
Njeri, je njeri…
Zvarrë do të hiqesh gjithë jetën,
Po s’e pe diellin në sy… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:42 pm | |
| SHQIPONJË PA KOKË, VARRE PA EMËR
Thonë se aty prehen eshtrat e ca burrave të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare: Bajo Topulli (Mësues i Popullit), Çerçiz Topullit (Hero i Popullit), Koto Hoxhit (Mësues i Popullit), Andon Zako Çajupit ( Poet i Kombit), Pandeli Sotirit (Mësues i Popullit) .
Ai palo socializëm, i nderoi e i respektoi bijtë e ndritur të atdheut, po sa çudi, në të ndriturën demokraci, s’bie era atdhetari.
Në gazetën TIRANA OBSERVER , 15 Gusht 2008, në shkrimin e tij: “Bajo dhe Çerçizi – krenaria e Gjirokastrës, zoti Naxhi Kasoruho, e trajton këtë problem. Po sa çudi, mor sa çudi, s’pyeti njeri për shqiptari! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:43 pm | |
| Për rubrikën : A e dini se….
Mblodhi dhe përshtati Donika Boçari
A E DINI SE……
Deri me datën 22 Shtator 2008, rreth 53 000 vetë u sëmurën nga përdorimi i qumështit dhe ushqimeve për fëmijë që përmbanin melaminë. Nga këta persona rreth 12 800 vetë u shtruan në spital dhe 4 fëmijë vdiqën.
Por ç’është melamina? Pse shtohet në ushqime?
Melamina është një komponim që ka një përqindje të lartë azoti ( rreth 66% të masës), i krahasuar me proteinat e zakonshme, të cilat kanë 10 deri 12% azot. Kështu që melamina shtohet në qumësht dhe në produktet ushqimore që përmbajnë qumësht, me qëllim që të rritet përqindja e azotit, në rastet kur bëhen fallsifikime, p.sh. duke holluar qumështin me ujë. Në këtë rast analiza e azotit del e lartë dhe nuk dyshohet se është shtuar ujë.
Sipas disa burimeve zyrtare, rreth 20% e kompanive kineze, që prodhojnë qumësht e bulmetra, shesin produkte që përmbajnë melaminë.
Por cili është mekanizmi “ vrasës “ i melaminës, sidomos te fëmijët e vegjël?
Arsyeja është se një produkt i zbërthimit të saj, bllokon veshkat, duke krijuar disa rrjeta kristalore dhe duke i bllokuar veshkat me gurë. Kjo rezulton shumë e rrezikshme, sidomos për fëmijët e vegjël, ku çon deri në vdekje.
Melamina është gjetur edhe në vezët e prodhuara në disa kompani në Kinën verilindore. Në vezët është gjetur se sasia e melaminës është gati dy herë më e lartë se norma e lejuar nga standartet për këto lloj ushqimesh.
Arsyeja e këtij niveli të lartë tek vezët mund të jetë ushqimi që u jepet pulave, i cili mund të jetë pasuruar me melaminë, gjithmonë për të rritur përqindjen e azotit. Dhe shkencëtarët i japin alarmin për kontrollin e mishit, peshkut, mishit të pulave, vezëve, ushqimeve për kafshë të prodhuara në Kinë…
Ku gjendet tjetër melamina?
Melaminën e gjejmë me sasi shumë të vogla në ushqime të ndryshme, për arësye se ajo ndodhet në disa lloj amballazhesh të ushqimeve si edhe në disa lloj pjatash e tasash plasticë që përdoren në kuzhinat tona. Prandaj, kujdes duhet të tregojnë nënat e reja, për të mos përdorur pjata plastike për ushqimin e fëmijëve. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:44 pm | |
| Profile njerëzorë
- Të moshuarat janë si borziloku u tharë me aromë.
Sikur këto lunxhiote fisnike të ngjalleshin edhe një herë, unë do të zvogëlohesha e do të bëhesha i vogël, i vogël, sa një fëmijë e do t’u puthja duart me përgjërim.
Edhe këto gra të moshuara, kanë qenë fëmijë, të reja, gra, u moshuan e …u larguan. Ato ishin të tilla, që nderit i thoshnin nder, punës punë, burrit burrë, nikoqirisë nikoqiri. Mund të them se ishin shumë më lart, nga shumë e shumë gra të sotme, edhe pse këto janë dy e tre breza më pas. Kemi mall, ndjehemi krenarë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:44 pm | |
| ZOGË ZOGRAFI ( 1877 – 1972 )
Bijë nga Vasillondajt, familje nga më të nderuarat e Dhoksatit, mbesë e mençur dhe e zgjuar e misionerit të shqiptarizmës – Koto Hoxhit, bashkëshortja dinjitoze e mjekut Viktor Jorgo Zografi. Lindi në Stamboll. Aty u shkollua për pak vite. Babai i saj Stefan Vasillondi u nda shpejt nga jeta. Zogën e mori babazoti në Qestorat, shpirtmadhi Koto Hoxhi. Në Qestorat vazhdoi normalen. Zotëronte disa gjuhë: turqisht- frëngjisht – greqisht. U martua me doktor Zografin e patën gjashtë fëmijë, tre djem: Kristaqin, Gaqen, Nikon dhe tri vajza: Aristullën, Aleksandrën, Thjanonë. Ishte grua e gojës dhe e kulturuar. Me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë, Zogë Zografi, bashkë me lunxhioten Vasillo Margariti nga Selcka, mori pjesë në takimin që u bë në Pallatin Mbretëror. Aty këndoi dhe një këngë atdhetare, që e kishte bërë vetë. Zoga i ngjante babazotit, stiste vjersha.
Në vitin 1934, nga kushërinjtë e saj në Athinë, (niprit e Koto Hoxhit), bleu shtëpinë e Hoxhae, të cilën e meremetoi me goxha shpenzime. Po s’kaluan as 10 vjet e në 8 Shkurt 1944, forcat ballisto – gjermane, pasi e plaçkitën mirë e mirë, i vunë zjarrin. Aty mëmë Zoga, pa Mahmutin, ish çobanin e fshatit, që me urë në dorë, nxitonte t’i vinte zjarrin shtëpisë. Zografae iu dogj edhe shtëpia tjetër, dy kasolle e u rrëmbyen gjithë bagëtinë. Pas lufte u persekutuan, për arratisjen nga radhët partizane të djalit Gaqe Zografit. Në vitet e socializmit, Jajasë i prenë dhe pensionin e burrit (doktorit), i cili shërbeu në disa zona të Shqipërisë. Ajo mbeti shpirtgjerë, e duruar, me mendjen te puna. Nga goja e saj s’u dëgjuan as mllefe, as të shara, as mallkime. Motoja e jetës së saj ishin: NDERI, FAMILJA, PUNA, NJERËZILLËKU. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:45 pm | |
| KOÇJA ( Fotini Koçi – 1877 – 1970 )
Në fshat i flisnin Koçe. Ishte bijë nga Dedajt, një familje e nderuar nga Erindi. Burri i saj ishte Koto Koçi. Kishin tri vajza: Nicon, Lekson, Eftalinë. Nuk kishin djem, andaj Lame Mako nga Qestorati, që u martua me Eftalinë, hyri dhëndër brenda. Lamja u nda shpejt nga jeta, aty nga viti 1944 dhe basho Kotua, në vitin 1945. Koçia mbeti me Eftalinë, që e kishte dhe vajzë dhe djalë dhe me dy mbesat e nipin. Eftalisë iu desh të punonte në kopësht, në arë, e të çonte dru (vandaqe) ngarkuar, nga Qestorati në Gjirokastër për të mbijetuar. Të varfër, me zemër të madhe. Dhe Eftalia u nda shpejt nga jeta. Ai qe fshati i saj, i fëmijëve të saj e i nënës së saj- Koçes. Koçja , një grua e pakët nga trupi, një grua e urtë, me nje shikim të butë, me atë fjalën e ëmbël e me atë të qeshur, sikur qeshte dallëndyshja, me atë nikoqirinë lunxhiote, kaurdisej në jetë me miellin e saj. Koçes më tepër i vinin për dore punët e shtëpisë. Ajo ishte zonja e magjiriosë për gatime, bukët e furrës, kulluret, byrekët, birjanin, gjellët. Koçja ishte një grua e duruar, e matur, e qetë. Ajo ishte nga ato gra të moshuara, që na ka uruar në fëmijërinë tonë.
Edhe Koçes iu desh, që në një moshë goxha të madhe, ta linte Qestoratin e të shkonte në fshatin e lindjes, Erind. Aty mbylli sytë, si për të kujtuar udhën e jetës, këtë udhë të gjatë sa një psherëtimë. Nipi i saj Leko Mako i solli eshtrat e saj në Qestorat, për tu prehur pranë shokut të jetës, Kotos, pranë të afërmve, pranë vajzës Eftalisë e djalit të saj, pranë qestoritëve të mirë, aty te Shën Mëria. Koçia , në Erind kishte zemrën, në Qestorat – Shpirtin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:45 pm | |
| ATHINA DUKA (1890 -1973 )
Bijë nga Pulerajt e Saraqinishtës. Martuar me Koço Dukën. Ishte pakëz më e gjatë, por jo më e lartë nga i shoqi. Kurkush nuk mund t’i bënte hije Ligjtarit, le më gruaja. Mëmë Thinua me atë zemrën e butë, me atë tipin e urtë, me atë zërin e pakët, me atë papërtueshmëri pune në shtëpi, në kopësht, në arë, në vreshtë, shkoi një goxha jetë me shortin e saj, si dy nikoqirë të mirë. Në vitet e nusërisë së saj, nikoqirja e madhe e shtëpisë ishte cicja, Froso Dukja, një grua e shkurtër e si i thonë një pëllëmbë e gjithë gjëmb.
Mëmë Thinua kishte dy fëmijë: Ksenofonin e Panajotin. Asaj iu desh të rriste, të fejonte, të martonte dy mbesat dhe nipin e saj, të gëzonte nipërit shtegtarë, palikarët e Panajotit. Ishte e thatë, po e thantë. Gjithmonë merrej me punë. Nuk i linte kohë vetes të merrej me atë se kush e poqi e kush e dogji kulaçin në mëhallë. Shikonte punën e saj, e punë kishte goxha. Gjer pa u bërë kooperativë, në socializëm, kishin toka që duheshin punuar, kishin pendën e qeve, dhi, dhën, lopë, bletë. Atje te senduku i odait mund të gjëje stafidhe rrushi, Nuk bëhet fjalë për fiq, ftoj, shegë, arra, molë, bajame. Xhepi i vogël i mbrostellës (futës) të mëmë Thinos çoç do kishte, o ndonjë çapellë, o ndonjë koko arrë, o ndonjë kufetë (karmele). Ajo si shumë gra të moçme të fshatit e krahinës, e përdorte shpesh atë shprehjen aq domethënëse, aq të shkurtër, aq të bukur: “O JETO”. Qortimi i veçantë i rëndë i saj ishte: “ Pse, mor ditëgjatë?!” Jo se janë dëgjuar e dëgjohen plot bukurane si: “Të hëngërt mortja”, “Mos u bëfsh”, “Grykëdalë“, “Mos u gdhifsh”…mallkime të nënave e të gjysheve nga gryka e lart e jo nga zemra. Edhe mëmë Thinos, në moshë të madhe iu desh të linte Qestoratin, folenë ku shkoi një jetë. U nda nga jeta larg tij e mbeti larg tij… Mërgimi në pleqëri është nga më të hidhurit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:46 pm | |
| Mëmëlekua (Agathi Leku – 1891- 1974 )
Kohë më parë, në mbrëmjet e verës, te pezuli i djathtë i portës së jashtme të Lekae, dilte e rrinte një grua topolake, me sy të mëdhenj, veshur me të zeza, me futë të re e shaminë e zezë në kokë. Priste bagëtinë ose kuvëndonte me gjitonen Paro Duken që dilte te murri i oborrit përballë. Pak më poshtë e përshëndeste Vitori Papavasilja e herë herë, i bënte shoqëri Hajdho Kostja. Ishte Mëmë Lekua.
Mëmëlekua ishte bijë nga Lefterajt e Nokovës. U martua me Pilo Lame Lekun. Patën katër djem: Koçon, Lekon, Panajotin, Llambon. Pilua, pjesën më të madhe të jetës e shkoi në kurbet. Katër levendët, sa u rritën pak krahët, shtegtuan nëpërshkolla e punëra këtu në Shqipëri e Greqi. Pas ndarjes nga jeta të burrit të saj, Mëmëlekua, thuajse mbeti e vetme, në atë bina të madhe të Lame Lekut. Mbeti një grua shtëpiake, duke pritur e përcjellë si mysafirë, djemtë e saj. Nga plagët e luftës, u nda nga jeta, luftëtari i lirisë e atdheut, Panajoti. A ka dhimbje më të madhe për nënën të përcjelli të birin?! Me mbylljen e kufirit, atje në kurbet, mbeti djali i madh, Koçua. Eh, mërgimi,…Duket si një shteg shpëtimi, po të bren malli e dëshpërimi.
Mëmëlekua ishte një grua tipike lunxhiote, e sjellë, e respektueshme, e ndereve , e traditave. Edhe mbesat u rritën e venin, vinin, e niprit pak më rrallë. Ajo mbeti thuajse e vetme, deri në moshë të madhe. Vetmia në moshë të thyer është sfilitëse dhe e frikshme. Ai qe fati. Erdhi një ditë edhe ajo, si shumë shoqe të saj, e la folenë ku shkoi mbi gjysmëshekulli e mërgoi… U shua në Fier, pa e parë më kurrë Qestoratin.
E dimë që ikën dhe themi ku vanë, ku janë?!...
E dimë që do të ikim, po nuk e afrojmë atë që do të ikim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:46 pm | |
| Ky zotëria shkoi te piktori për një portret. Kur portreti mbaroi ai i tha artistit: “ Mirë, o mirë, po të kisha dalë pa kapele do të qe më mirë...” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:47 pm | |
| Sponsor i gazetës Nr.2
Apostol Panajot Duka
Apostol Panajot Duka ka mbaruar Universitetin, Dega Matematikë – Fizikë, biznesmen. Për dhjetë vjet rresht ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare - Kulturore “LUNXHËRIA”. Falënderojmë zotin Apostol që mundësoi daljen e gazetës “QESTORATI” Nr.2.
Redaksia e Gazetës
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi Wed Jan 28, 2009 3:48 pm | |
| Drejtor, botues
Kryeredaktor : Petro Dudi, Ë.P.S Mobil 0692298550
Këshilli botues: Kryetar i këshillit botues Artan Maku Mobil +355684021634 ; anëtarë: Anastas Rumbi, Anastas Koti, Donika Boçari (Koti), Katina Sherko (Mitrokosta), Katina Braho(Çipi), Mihal Gudha, Pilo Naqellari (Kushta), Raq Paskal, Spiro Xhavara, Viktor Zografi.
Adresa e Redaksisë:
Gjirokastër
Anastas Rumbi, Lagjja “18 Shtatori” Pallati 11 Tel. ++35584265208
Aleksandër Odise Duka, Klubi “Arra”, Telef. ++35584267895 Mobil ++683044646
Tiranë: Artan Maku +355684021634
Rruga “Lidhja e Prizrenit” Pallati”Vega” Nr. 30 Tiranë | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi | |
| |
| | | | "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |