|
| "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:44 pm | |
| Jeta e paradokseve Kukuvajka e dehur - Homazh krijimtarisë - - Si më dukesh, o mik, si më dukesh, djalë nga mosha, ngjalë nga gjuha, kalë nga forca.- Thua ti, po ç’dëgjoj unë brenda vetes. Po mburremi ndonjëherë, se s’jemi mësuar të kapardisemi.- Si hardhi pjellore je!- Vetëm tre fëmijë kam nga ana ime. S’kam kaptuar në pllajat e botës. Ndonjëherë s’di pse ndodhem aty në klub e them: ç’burrë je ti, more fatzi, të shqepin në dru dhe dy teke raki.- Marrëzira. Ti i rrufit me gjithë qelqe. A s’je ti që ke shkruar vargjet e famshëm si Khajami e që duhen vënë në balloren e çdo taverne: Të kisha fuqi prej Perëndie,Botën do ta bëja në formë fuçie,Debinë e razaki do hidhja brenda,Tërë jetën të pinim ballë rakie. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:45 pm | |
|
Gota të kënaq shpirtin, gruaja të turbullon, dashnorja të lumturon. Ajo mjekra jote, patjetër është duke thënë diçka. Sikur e ka mbjellë dituria. Vetëm mjetet e përtypjes duhet të plotësojnë skalionin e hata fare.
- Edhe kështu s’prish punë, më thotë gjitonia.
- Ahaa, po tani me se merresh?
- Krijoj, përpunoj, shpresoj. Shumë herë shpresa është një gënjeshtër, për të cilën kemi nevojë. I jam futur mjekësisë popullore. Kam përgatitur një ilaç me barëra, që zgjat jetën e gjallon shumë allatet. Ç’do më njeriu? Hungarezët kanë një pije tradicionale, ku përfshihen dyzetë lloje barërash. Unë me katërmbëdhjetë lloje barërash të vendit tonë, kam përgatitur Çudibërësin. E ç’janë barërat e mjekut Arqile Boti, apo mjekut të perandorisë, që e përkujtojnë çdo vit në Turqi? Edhe andrologu Tahip Roçkallari, jep ca leksione... e duke tundur ujë me pluhur rrobash, pret të nxjerri gjalpë.
- Të lumtë! Ja kjo është ndihmë për qejfllinjtë e qejfeve të jetës. Po më?
- Dua të zbërthej ca gjera të filozofisë të katit përdhes. Dua të shpjegoj atë që thonë: ia bëri tetë me dy e s’ia bëri shtatë me tre. Dua të shpjegoj atë që thonë, se i vanë shtatë e nuk i vanë tetë. Dua të shpjegoj atë që thonë: e treta e vërteta, e nuk thonë e para duarlara. Dua të shpjegoj atë që thonë: lufta është shtatë hile një trimëri e s’është një hile e shtatë trimëri. Dua të shpjegoj atë që thonë: Ujku me zile, e nuk thonë ujku me zymbyle.
- Bravo! Pikante, pikante.
- Pse për shembull njeriu ka tridhjetë e katër dhëmbë e s’ka dyzetë e dy?
- Sikur janë tridhjetë e dy Maestro?
- Kam kohë që më kanë rënë dhëmbët e s’i mbaj mend. Po ç’rëndësi ka, o babuç. Pse ka tridhjetë e dy, thua ti? Po aq i duhen, aq mba kutia.
Dua të jem një ZË dhe në letërsinë pediatriKe ose të kolopuçëve. Kam një vëllim me skicime, si: ZGJUARSIA E BISHTIT TË DHELPRËS SË ZEZË, BAMIRËSIA E DHËMBËVE TË UJKUT LARUK, BRESHKA NUDO, DY KUSHËRINJTË: ZHAPIKU I KUQ E KROKODILI I BARDHË, ARRATISJA E UJKUT JESHIL ME PASAPORTË FALSO, ARIU ME PROTEZA, LUANI SERVIL... ETJ. Për qejfin tim e kënaqësinë e të tjerëve, i kam përshtatur për filma animatorë. Nuk di pse vonon regjisori Artani. Të përkthyera në anglisht i ka pikuar profesor Xakja. O zotëri! Për mua ka tri lloje krijimtarish: krijimtari, KRIM (tani), KRIMB (tani). Ka dhe tre lloj lexuesish. Në bazë të një testimi, që ka bërë organizata botërore SENJEF. 85% e shqiptarëve, po të lexonin, do ishin snobë, 10% ksenofobë, e vetëm 5% dalin bobë (dashamirë të shqiptarizmës). | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:45 pm | |
| - Fantastik, fantastik, po pasioni i vjetër ç’thotë?
- Merrem me ca këngë të moshuara e të harruara. Për kënaqësinë time e qejfin e të tjerëve, i kam përmbledhur nën titullin: GURRA E MOÇME E NËNDHESHME. Si të thuash trazoj hirin e i fryj prushit. Kam përpunuar këngë, si: ULULU-BUBULU, JANI, JANI, KOLLOPANI, MOS MA MBURR, MOS MA LËVDO, XHAXHI-XHIXHI KONDURA... E TË TJERA.
- Po nga ato laminor në domaxhor: nëpër skena duke bredhur, lehin dema mendjetredhur, ose turravrap nëpër skena, blegërinë e s’mbahet pela?
Ai buzëqeshi i përqëndruar në një pikë, ose siç thotë vet, lidh sytë në një pikë, e si u ndodh shpesh krijuesve e hulumtuesve, tha me krenari:
- Ndoshta pasioni im më i madh. Ti e di, vendi i frymëzimit tim është taverna. Për qejfin tim e të tjerëve, kam përpunuar mjaft këngë, si: TRA-LA-LA e BLA-BLA-BLA ose BLA-BLA-BLA e TARNANA. I kam quajtur KËNGËT E ULËRIMËS, ose KËNGËT E SHIRJES SË GRURIT. Kam futur xhazin e kanë dalë komplet amerikanata. Të përkryera. Më janë lutur shumë këngëtarë të rinj të bashkëpunoj. Sa shpejt përhapet fama. S’kanë të reshtur telefonatat, letrat, fakset. Një tufë me FANSA më ndjekin mbrapa si bodigardë. Natën para banesës sime, këndojnë kompozimet e mia, si dikur operat e Verdit.
Një ditë mora një mesazh në celular: TUNGJATJETA, O KUKUVAJKË E DEHUR. Çfarë zilie! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:46 pm | |
| Vegim Ju e dini që mua herë-herë më shfaqen vegime. Një ditë mu bë Napoleon Bonaparti. Në vend të përshëndetjes, unë i recitova një poezi timen, bërë kohë më parë, nxitur nga libri: NAPOLEONI i Tarlesë: Perandor hijetronditës,Me flamur çave në ballë,Edhe Dielli i Austerlicës,Shkëlqeu si kurrë më parë.Përmes predhash ai diell,Ndriçoi betejën-legjendë,Qindra kilometra larg,Pasqyruar krejt në qiell. Si mbarova ai tha: “Parfum për të vdekurit”. Zoti Perandor, i thashë, jeta juaj ishte një çudi. Më kanë ngelur merak tri pyetje: Dihet origjina juaj vlonjat nga Lumi i Vlorës. Ç’do të bëje me shqiptarët po të ishe perandor? Ai më tha: “Vështirë do ta kisha, se shqiptarët aty kapardisen si perandorë, e aty zvarriten si palo shërbëtorë. Katërgjyshi im Nazif Polo Leonardi, nga ka dalë dhe emri im: NA-PO-LEON (NAPOLEON), nga kjo paudhësi u largua në Siçili, mandej në Korsikë”. Ju, zoti Perandor, gjithmonë e ngrinit zërin: UNË, UNË, UNË. – Me UNIN që na latë trashëgim ti e ca të tjerë, bëjnë namin edhe ca kapterë, që shkruajnë për vete, sikur të ishin gjeneralë. Armiqtë në fund të luftërave, të krijuan goxha qetësi, për të shkruar volume për UNIN e përtej UNIT, pse nuk iu përveshë kësaj beteje? Ai më tha: “Lavdia ka më tepër vlerë, kur e shkruajnë të tjerë. Megjithatë kjo varet. Ca të mëdhenj të kohës suaj, kanë shkruar vet për vete, si Hitleri, Çurçilli, Zhorzh Bush (i ati), Bill Klinton,... Cila lavdi krahasohet me timen?- Pastaj duke qeshur, tha: - Ooo, njerëz! Akoma s’keni marrë vesh se LAVDIA E TË MADHIT, ËSHTË KOB I SHOQËRISË NJERËZORE?” Zoti Perandor, i thashë unë, më duket se më dolët në shteg. Ju keni qenë edhe parashikues e çoç keni thënë për luanin e fjetur (Kinën). Ç’thua për kohën tonë? Ai më tha: “Një humnerë mes dy brigjeve që do të kapërcehet”. Kam edhe një pyetje, i thashë. Ju keni mbaruar shkollën ushtarake për artiljer. SI do ta vlerësoje aviacionin? “Të pyes Napoleonin tjetër, - më tha. - Cilin i thashë unë se nuk të kuptova? - Shëmbëllimin tim të luftës. Ai thotë se aviacioni është artileri fluturuese e do kisha fituar çdo luftë. Ai thotë se bota pa aviacion, do të ishte si lufta ime në RUSI. Bota me grabitqarë të metaltë fluturues, është tri herë më keq se Vaterloja. Ai thotë se të qe e mundur, do të ishte bërë pilot”. Shëmbëllimi juaj, i thashë, ka bërë shumë beteja. Nuk di nëse është plagosur. Ai më tha: “Napoleoni ishte plagosur në kokë në kohë paqeje e hyri në luftë të hakmerrej”. Kureshtja më shtyn të bëj edhe një pyetje. Ju po flisni për Napoleonin e luftës, po ju kush jeni? Ai më tha: “Unë jam i tjetërsuari. E zhvesha UNIN bashkë me trupin. Të isha tani në Francë, idera të çuditshme do të vija në jetë. Do të doja të isha guvernator i Parisit. Të gjithë e dinë sa e kam dashur Parisin. Kur të mbaroja ato punë që di UNË, do të doja të bëhesha furrtar”.Ndoshta për herë të parë Perandori u përlot. Ku je? I thashë unë. “Ku të jem, më tha, - lëre, lëre, po edhe unë dua të të bëj një pyetje pa përgjigje: KUR PLEKSET FODULLËKU DHE MEDIOKRITETI, Ç’DEL I TRETI?”... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:46 pm | |
| BIOGRAFI I MADH I TË MËDHENJVE - Homazh urtësisë -- Shumë herë FATI të ngjit lart si fajkoi prenë.- Të mëdhenjtë s’ia kanë shaluar malit, po KOLLTUK kalit.- TË MËDHENJTË gjithmonë lëngojnë nga vuajtjet e lavdisë.Gjer natën vonë një dritë përballë nesh, ende s’kishte mbyllur qepallat. Punonte AI – studiuesi i thellë, i biografive të TË MËDHENJVE. Ndoshta për shkujdesje, a ndoshta për kulturë, mbi një pëllëmbë i varen leshtë nga mbrapa kokës. Edhe leshrat e fytyrës, të nënhundës e ato të mjekrës, rriten e pleksen të shkujdesura. Një proverb gjerman thotë: Dituria nuk qëndron te mjekra. Qimet nuk mendojnë. Nejse. Mba gjithmonë një xhaketë me xhepa të buçkosur, si hejbe të vogla me libra e blloqe. Është pak i përkulur e nuk mund të kuptosh figurën e tij, pa dosjen e vjetër karakteristike dhe ajo e ënjtur nga librat. Ka dy palë gjyslykë: ato të rrugës për të dalluar objektet dhe ato të udhës nëpër libra. Gjithmonë i menduar, gjithmonë duke vëzhguar në botën e fantazisë, se në atë që ka përpara. Është shpërthyes e befasues kur del shkrimi i tij, në ndonjë revistë apo gazetë. Emri i tij është parë në shumë parathënie librash. Për shumë vite ka punuar redaktor në shtëpi botuese. Librin e tij ende s’e ka pjekur akoma. Ka një jetë në kryeqytet. “Metropolet, - thotë studiuesi i thellë, - janë gjeneratorët e civilizimit”.Unë, një student në sociologji, ardhur nga provinca. Banoj në dhomë me një shokun tim. Rastësisht dhe fatmirësisht jemi takuar me të. Në pasditen e së nesërmes, u takuam te klubi ynë, që është në qoshen e majtë të pallatit tonë. Biografi i madh, gjithmonë merr një kaçurell (përzierje) e një kafe të shkundur. Shoku im gjatosh, merr një kafe të shkurtër, ndërsa unë preferoj grapulen (grapën). Profesor, i thashë unë, mbrëmë diçka e rëndësishme u la pa gjumë deri natën vonë. Shumë punë profesor, jashtëzakonisht shumë. “Problemet që hulumtoni, - i tha gjatoshi, - janë tepër të rëndësishme për UDHËN E MJERËZIMIT. Shiko I MADHI i vendit, ndoshta nuk donte të pushonte aq gjatë, po ishte këmbëngulje partie. E partia, shikon larg si ujku e rrënjët i ngul të thella si rrapi. Ju e përsërisni shpesh: “TË MËDHENJTË janë FATI I NJERËZIMIT”. Ai është qetuar në Majorka, është rehatuar në Antalia, ka pushuar në Majami, ka vesuar në Bollmut, ca ishuj përtej Anglisë. Ju e dini si janë TË MËDHENJTË. Për ata fodullët fare, është një ishull në Mesdhe, diku afër Kretës, quhet Dënglaraqis. Edhe atje ka shkuar. Mirëpo partia, duke parë mundimin e madh të të madhit, se ai edhe kur pushon, punon e s’rri rehat, ka vendosur unanimisht të shkojë e të harrohet në magjitë e ishullit Kakashurra që bie përtej Japonisë. (Pas i shkon Zonja e pas zonjës ca zonja). Eeeeh! TË MËDHENJVE u takon të shijojnë jo mjaltin, po qumështin e bletës e të dallëndyshes. Është bërë zakon i bukur dhe lënia e pushtetit dorë më dorë familjarësh e besnikësh. Trashëgimia e pushtetit është MIRËSI UNIVERSALE TRADICIONALE (M... U... T...).Studiuesi i thellë, rrëkëlleu pak nga kaçureli, si për të lubrifikuar gurmazin, e me sy të përqëndruar te filxhani i kafesë tha: “TË MËDHENJTË gjithmonë mbeten të MËDHENJ, fantastik, enigmatik. Unë mbrëmë, si të them me këmbëngulje, doja të zbërtheja gjendjen shpirtërore të perandor Neronit, i cili i veshur me lëkurën e egërsirës, u turrej femrave e i kapte nga vendet delikate”.Patjetër Profesor, i thashë unë, kjo është esenciale. Duhet të dalë në dritë, ç’e shtynte perandorin të vishte lëkurën e kafshëve të egra e jo atë të kafshëve të buta. Kjo me të vërtetë është interesante. “Meqë jemi në Perandorinë Romake, - tha gjatoshi, - pasioni i perandorit Kalikula, për zgjedhjen e kalit të tij për konsull, a nuk është fenomenale”? “Po, po, po – tha studiuesi i thellë, - ç’xhevahire nga TË MËDHENJTË, na kanë mbetur trashëgimi. TË MËDHENJTË janë e mbeten TË MËDHENJ. Sa fantastikë që janë. As i arrijmë dot e as i kuptojmë dot. Kushedi si do të ishte bota pa ta”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:47 pm | |
| Artisti dhe paraja - Shpikësit anonim, PARAJA, nuk i tha shpikësi im, po skllavi im.- Lavdia është një plloskë me vere, kur je gjallë e pi a s’e pi, kur ke vdekur e pinë të tjerë.* * * - Artisti mbetet artist, - tha Balili.- Jo të gjithë mbeten artistë, - tha Armando. – Jeta ka provuar, se shumë njerëz në fillim, sa s’çmenden për t’u bërë artist. Kur mbarojnë shkollën, fësht njëri këndej, fësht tjetri andej. Ca i futen biznesit të tregtisë, ca biznesit të politikës e ca biznesit të drejtësisë.- Po ta shikosh thellë, - tha Gentiani, - PARAJA është tunduesi më i madh. Sikur të bënte pazarllëk me vdekjen, kushedi sa ndryshe do të ishte jeta. Po ç’ndodh, jeta është tolerante, lejon të pasur e të varfër, vdekja është e prerë. E pra, meqë është kështu, PARAJA del mbi çdo gjë. Ajo të dhuron veshjen e bukur, banesën e bukur, punën e bukur, qejfin e bukur. E meqë e kemi fjalën tek ARTI, PARAJA e komandon edhe atë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:47 pm | |
| - Kjo është e vërtetë, - tha kastën Balili, - se dhe një kompozitor i shquar po i padëgjuar francez, Kristofor Gluk, në mos gabohem, kur e pyetën për tri gjëra të çmuara të tij, ai të parën vuri PARANË, pastaj verën e mandej lavdinë.
- Ja, - tha Armando – pa PARA s’hedh dot një hap. MOS LAKMONI PARANË – morali i debilëve. Ka shkallë, or mik. Do kesh PARA të bësh shkollë, ... do kesh PARA të bësh emër, do kesh PARA të bësh PARA.
- Lavdia a e ha ryshfetin? – tha Gentiani.
- Oj të ngrënë, - tha Armando. – Me tërë mend e ke se lulurinat mbi supe i meritojnë të mëdhenjtë? Paraja është shpirti i gjithçkaje. Duket e hidhur, po kjo është e vërteta. Në fasadën e një muri ishte të shkruar: PARA dhe SEKS.
- Shiko, - tha Balili, - ju s’më latë ta mbaroja të plotë frazën. Kur e pyetën kompozitorin: “Si, ju vini PARANË të parën? – ai qetësisht u përgjigj: “Po. Me PARA blej verën, vera më nxit frymëzimin, frymëzimi më jep LAVDINË”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:48 pm | |
| Zhgënjimi i madh Ç’koinçidenca që ka jeta! Ka vende me të njëjtin emër, ka njerëz me të njëjtin emër e mbiemër, ka e çfarë s’ka...- Zhulieta jeni?- Po.- Jam Rozalina. Kam dëgjuar se je lidhur me Romeon. Ai ka qenë i dashuri im. Unë duke kuptuar qëllimet e mbrapshta të tij, u shkëputa. Të këshilloj mos e pësosh si shumë fatkeqe, që janë zënë në kurthin e të liqve.- Nuk kam nevojë për këshilla, - i tha Zhulieta. Ai është një djalë model e modern i kohës. Ne duhemi edhe pse barrierat e kundërshtive për ca hasmëri të vjetra, të dy familjeve tona, janë ngritur si mure burgu. Po dashuria bëhet zog e s’gjakohet në tela, dashuria bëhet tërmet e rafshon ato pengesa. Unë s’jam Zhulieta e tragjedisë së Shekspirit, mbyllur në muret e kështjellës. Di se ç’bëj. Jetën dua ta jetoj si më pëlqen. Nëse për Romeon unë jam princesha e artë, ai për mua është princi i florinjtë, nëse për të unë jam margaritari më i çmuar, ai për mua është xhevahiri më i shtrenjtë. Ia kemi dorëzuar përgjithmonë zemrën njëri-tjetrit. Ne dimë kush jemi e dimë ku vemi. Të lutem mos më shqetëso më me provokime e xhelozira.- Mbylli celularin e qëndroi një hop e menduar: “Të jetë e vërtetë? Pse s’ma ka thënë Romeo dashurinë me Rozalinën? Ja një nebulozë. Ja një pështjellim që duhet shpleksur”. Nuk i durohej derisa të takohej me Romeon. Orët... se si i dukeshin, po më së fundi edhe çasti erdhi. Ashtu si përdredhurazi e me zë të dredhur ia tha, me një lloj dufi e hatërmbetje. Romeo bëri sikur u habit. Ai i tha se Rozalinën e njihte së largu e se kurrë nuk ka pasur ndonjë ndjenjë për të, përkundrazi, ishte Rozalina ajo që i qe qepur. (Te vepra e Shekspirit është e kundërta. Disa, fatalitetin e dashurisë së dytë të Romeos me Zhulietën, e lidhin me shkeljen e dashurisë së parë nga ana e Romeos ndaj Rozalinës). Eeeh!...- Ja... ashtu si pa u kuptuar, shtegtoi e u tret reja e dyshimit. Kundër dëshirës së dy familjeve, dashnorët rrëmbyen njëri-tjetrin e kaptuan detin. Ku pyet dashuria për dete e tërmete. Shtegtimi i muajit të mjaltit të çiftit, ndali në Itali. Nuk ngritën folezën në Veronën e të ngjashmëve të Shekspirit, po në Napoli. Dhe... nuk e them dot, o njerëz! Eeeh!... S’kaloi shumë kohë e muaji i mjaltit u kthye në netë dhjetori. Princi i florinjtë filloi të vinte erë... e xhevahiri i shtrenjtë u shndërrua në sy peshkaqeni. Ooh, oooh! I shtrenjti Romeo filloi ta rrihte Zhulietën, ta mbyllte në dhomë e ta kërcënonte me jetë, duke e detyruar të prostituonte. Ç’qe kjo hata?! Ç’qe kjo gjëmë kaq e madhe?! Zhulieta thoshte me vete: “Ku ngjajmë ne me ata të Shekspirit? Ç’kuptim ka të mendoj vdekjen, kur unë jam përtej saj?! S’dua të prostituoj, po edhe s’dua të vdes. Ndoshta do të kem forca të shkel mbi zhgënjimin”. Ashtu të mbyllur në dhomën qeli, në atë hall aq të rëndë, fati zemërbardhë që kaloi andejpari, e ndihmoi. Ajo shkroi një pusullë e me të pështolli një koriçkë buke, gjeti rastin e ia hodhi një burri nga dritarja. Kalimtari që ndoqi shenjtat e saj dhe sendin e hedhur, e mori copëzën e letër, e hapi dhe lexoi: “Burri (tutori) më ka kthyer në prostitutë. Jam te ky pallat që më shihni, kati i tretë, dritaret anash që shikojnë nga rruga. Të lutem njofto policinë. Më ndihmo të ringjallem, të lutem, të lutem!” (Përafërsisht, ky ishte shënimi i shkruar në italisht).Dashamiri bëri shpejt e shpejt punën e tij dhe policia të sajën. Aksioni ishte i shpejtë e i befasishëm. Romeo u vu në pranga. Pas pak kohësh, Zhulieta u kthye në atdhe. Prindërit, ... ç’të bënin? Me një gëzim të vranët, pritën vajzën që vinte nga përtejvarri. Zhulieta e kujtoi sa herë Rozalinën, po nuk i kujtohej numri i celularit të saj. Po fundja ç’do t’i thoshte?!... Në vetminë e mugët pyeti veten: “A ka në jetë dashuri të vërtetë? Një dashuri e vërtetë a ka jetë?!”... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:48 pm | |
| Është e mundur? - Muzikantit Jirxhi nga Gjirokastra - Muzikanti Rosa mori udhë për larg. Bëri një vrap me autobus gjer në Tiranë e mandej me dy shokët e tij, bëri dy pleshtime gjigante: Tiranë-Beograd-Pragë. Punë biznesi? Punë partiake? Punë qeveritare? Punë shoqate? Punë kurbeti? Kishte ardhur një ftesë me rastin e 80-vjetorit të konservatorit ushtarak, ku ata ishin diplomuar. E si mos të shkonin artistët? Kruajtën kokën, kruajtën xhepat e mezi që u bënë ato të shkretat. Shpirti i artistit bredh botën e kozmosin. Ai shkon e përgjunjet gjer te Perëndia. “Kushedi sa breza muzikantësh do të dalin akoma”, - thoshte Rosa me vete. Jirzhi ka qenë një nga studentët më vitalë të kursit prej 90 vetësh e gjithë konservatorit. Po Marta ku do të ishte vallë? Rronte apo nuk rronte? Pa dyshim e martuar si edhe Rosa. Sytë e mëdhenj u njomën e përtej qelqit mjegulluar nga lotët, shfaqej KLÁVNI, NÁDRAZHI (Stacioni qendror i trenit). Plot 40 vjet përpara. Në turmën e njerëzve, dalloheshin dy të rinj, një brune e tjetra bionde, që përqafoheshin e putheshin në çastin e lamtumirës. O moshë e florinjtë! Ja Marta, kur treni lëvizi e princi i zemrës përshëndeste nga dritarja, thirri me një brengosje shpirti: “Jirzhiii! NASKLEDANÓU (mirupafshim) Jirzhiii!”... O ndarje! Përherë na bën të përlotemi.Po të shtrydhësh mijëvjeçarët, ajo që do të quhej tamam jetë, janë çastet e DASHURISË.Kaluan 40 vjet. Brenda shpirtit të kompozitorit ishte vegimi i dikurshëm i Martës e Jirzhit. Vallë a do ta takonte?!... “NaskeldanÓu Jirzhiii”! Mbahu,o zemër, mbahu!Ata që ndëshkojnë DASHURINË e vërtetë janë xhelatë. Ata duhen dënuar më rëndë se kushdo. Dashurinë e vërtetë s’e kanë penguar as muret e oborreve, as kufijtë e hasmërisë e të shteteve, as largësia, as ndasitë e racave e të feve. A ka në botë pengesë për shpirtin?Avioni u ul në mbrëmje vonë në aeroportin HOLÈSOVICE të Pragës. Qyteti madhështor dukej si në përrallë. Shtegtarët bujtën në një hotel. Të nesërmen Jirzhi u çua shpejt e pa zhurmë doli në ballkon të sodiste. Befas i shkrepi një ide. U tha shokëve se po dilte pak e vrapoi andej, për nga shtëpia e Martës. Shumë gjëra kishin ndryshuar, po i orientuar nga objektet e vjetër e gjeti. Ja pra foleja e dikurshme e Martës. Mos ishte shpejt? Dilema: të trokas, mos trokas... Po sikur... Ah, ky posikur. Po sikur... e po sikur... asgjë s’do të bëhej kurrë. Hezitoi. Aah, Rosa, Rosa! Qëndroi një hop dhe... kumbonte jehona e një zëri të largët: “NASKLEDANÓU Jirzhii”!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:49 pm | |
| * U kthye i trishtuar te shokët në hotel. Në ora dhjetë ishte takimi i madh. Shtegtarët u nisën së bashku e gjithkush me kujtimet e veta. Në sallë ishin mbledhur rreth 50 thinjosha. Po studentët e dikurshëm? Secili e kishte brenda vetes e gjithkush mundohej ta gjente te pamja e tjetrit. Ja, ja, dy 80-vjeçarët-pedagogët e dikurshëm. Po, po, ata ishin. Sa emocione. “Ju, - tha njëri nga ata, - i jepnit gjallëri tërë shkollës”. Ja dhe pedagogu i famshëm i obojës, Vóborzhill, që e vlerësonte aq shumë Rosën. Jirzhi, para gjithë atyre mësuesve të nderuar e aq të moshuar, u përul në gjunjë e u puthi duart me sy të përlotur. U foli çekiçit. Si mund të harronte gjuhën e atij vendi që e pagëzoi muzikant të spikatur. Në Evropë thonë: Ja çek, je muzikant. Po ai thinjoshi atje? Po, po, ishte Myler. Ja dhe tjetri, Farkash. Kur në një çast, iu afrua Jirzhit një thinjosh tjetër dhe e pyet: “JÈTO MÒZHNO?” (është e mundur?) “Po, - i tha Jirzhi, - është e mundur. Përqafime shokësh, muzikantësh të talentuar, përqafime njerëzish, me zemër plot dashuri e melodi për njerëzit.O botë e bukur e melodive! O botë magjepsëse! O botë e mrekulluar, që je aty thellë te një zemër njeriu, shpërthe në simfoni madhështore, shpërthe.Atë ditë secili, duhej të qëmtonte e të tregonte veprimtarinë e 40 viteve si muzikant. Jirzhi u formua e u përsos si instrumentist në klarinetë e piano, saksofon, kitarë, fizarmonikë, oboj, jongar, në të gjitha stilet e muzikës, si në atë simfonike, në popullore, në të temperuar, në muzikën e lehtë e deri te rrymat moderne. Në 40 vjet, si debutues dinjitoz, shëtiti gjithë vendin, si dhe në Kosovë, Maqedhoni, Greqi, Itali, Rumani, Francë... Vetëm në Çeki rasti nuk e solli, vetëm atje, ku ai ëndërronte e dëshironte aq shumë. Aaah! Vetëm atje... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:49 pm | |
| Në mëngjesin e ditës tjetër, thinjoshët u nisën drejt konservatorit të dashur. Muzikantët thinjen, po jo kompozimet. Ata janë shpirti e shpirti sa do të dijë për kohën!Ishte 80-vjetori i tempullit të melodive, krijuar më 1923. Ndodhej në ballë të qytezës Raudnice nad Laben, rreth 15 kilometra larg Pragës, një ndërtesë tip kështjelle. Jirzhi me shokë, e kishin vendosur të kalonin aty orë të tëra, të futeshin në çdo klasë e në çdo skutë, t’i preknin me dorë, me sy, me shpirt. Kishin ardhur që nga Shqipëria. Mbi 40 vjet larguar. Ooh, sa mall, sa mall që kishin!...Ca kujtime të tjera i bëheshin Jirzhit si cicërima. Ja lëndinat përtej lumit, ja dhe Ura e Madhe dallohej që larg. Atje linte takimin me Martën. U njohën fare rastësisht. Studentët e konservatorit jipnin një koncert në Pragë, në sallën SMETÁNOJE SÌNJE. Aty Marta e pa për herë të parë. Një zë nga brenda i pëshpëriste: Ai është pelikani yt i dashurisë. Dhe ajo nuk hezitoi. Guxoi ta takonte. Pas një jave, i dërgoi një letër me fotografinë e saj, po jo si letra e Tatjanës Onjeginit. Në atë kohë ishte 18 vjeçe e vazhdonte për mjekësi. Një vajzë bionde, ekspresive. Kuptohet që do bëhej mjeke kurajoze. Jirzhi – pelikani i ardhur nga larg. I gjatë, me flokë të zezë e me dy sy të zezë sikur të përpinin. Pastaj,... vazhduan takimet. Jirzhi mirrte me vete kitarën. Në ato lëndina të bukura përtej lumit, borrokoçeshin mëzakët. Herë këndonin ata me kitarë e mandej bilbili, në raste të ngutshme ia thoshte bilbilgilivili e pastaj kitara. “O kohë të arta! O përqafime të zjarrta!... Martaa”! kumbonte jehona e zërit të brendshëm të Jirzhit.Njëherë... eeh, ç’të thuash. Jirzhi kishte hedhur kitarën pas shpine e para duarve mbante Martën. Do kaptonte një përrua të vogël. Ashtu i sforcuar i shkau një. Po sa u dëgjua e uruara. Po sa u turpërua Jirzhi. E kemi për gjë të madhe ne shqiptarët. Do ti që ajo ndonjëherë s’harrohet kollaj se s’thonë më kot: që në kohën e pordhës. Pu, pu, sa u turpërua Jirzhi. Gjithë takimi kaloi i akullt. As kitara e as bilbilgjyzari s’u dëgjua. Një javë Rosa u ngujua në konservator e s’i dilte Martës. Ajo e mira e kërkonte vazhdimisht. Mbeti si jetime, asnjë vegël s’këndonte. Në fund të fundit ç’u bë? Shkau një. Për të qeshur është e jo për t’u mërzitur.Më së fundi filluan përsëri takimet, mbushur me muzikë. Në një çast, kur ishte duke kënduar bilbilushi, se ç’e çpoi Jirzhin në gisht e u gjakos. Ishte një paramandë e vogël e Martës që e pickoi. Po sa u mërzit Marta, sa u mërzit! Rosa klithi: “NJË me NJË”. Po sa qeshën, sa qeshën! Eeh, histori të trëndafilta... * Autobusi si i plogështuar i afrohej konservatorit. O vend i shenjtëruar! Ja ku ishte në ballë të qytezës e ja në ballë të tij, kulla e meremetuar e orës. Çdo gjë tjetër nga jashtë, dukej siç kishte qenë. Thinjoshët e kishin vendosur të rrinin aty me orë të tëra e po të qe e mundur aty do ta gdhinin. Mall studentësh, mall shtegtarësh, mall artistësh. E malli dukej si korbi i Edgar Allan Poes, i ulur mbi një kristal gjigant loti që prushëronte brenda. Mbi 40 vjet si kaluan?! Jeta si një psherëtimë SOLI. Muzikantët janë ata që lëshojnë kalorësit e padukshëm të melodive mbi pegas, drejt qiejve. Ata shtrojnë e zgjatin pentagramet si udhë të shenjta, ata bëjnë që të jetosh e të harrosh jetën. E pra aty do ta gdhinin, do ta gdhinin, e kishin vendosur, do ta gdhinin. Kur autobusi ndaloi e zbritën prej tij, një zë buçiti: NDAAAL! Ishte e mundur? Kështjella e famshme e melodive, kishte ndërruar jetë. Konsevatori ishte kthyer në repart ushtarak të NATOS. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:50 pm | |
| TUBIMI
Në një tavolinë kafeneje ishin mbledhur ca trimosha të moçëm. Punonin me llafe. Njëri, duket se u ofendua nga shoku e i tha me ton: “Unë bëra aq sa bëra e lash një emër HYSEN HASANI, po ju kush jeni?” Ai tjetri avash-avash u përgjigj: “Jam HASAN HYSENI”. Mirëpo biseda edhe pse s’qe e veselitur me raki, mori flakë. A thua se lëngu i kafesë shkonte lart në kaptinë? “Ju hidhni, hidhni baltë, - tha Hysen Hasani, - po unë shpirtin e kam flori, or flori”. “Mos e ngre shumë zërin, se të dëgjon ndonjë hajdut e ta vjedh” – i tha me të qeshur HASAN HYSENI. SHEMJA ndërhyri: “Më thoni se ç’vlerë kanë mburrjet, o djem? Ju e dini se hunda ka dy sëmundje: atë të kureshtjes, që e vuajnë më tepër gratë dhe atë të fodullëkut që e heqin më tepër burrat. Hunda i vë stërkëmbëshin kokës së vet e jo më të tjerëve. Po edhe si Coli mos u bëni, që i ka shkrepur e na bën ndonjë lulurinë nëpër GAZEPA (gazeta), me ca gënjeshtra me bisht, me ca gënjeshtra me bisht e me vesh e me ca gënjeshtra me brirë. GAZEPAT, atë ushqim hanë e atë punë kanë. Kemi qenë alamet burra e tani, duam s’duam, jemi fëmijë gungaçë, gërnjarë, me proteza e biblino. Jemi në moshën e breshkës e të kërmillit. Asnjë nga profesionet famozë të kohës s’bëjmë dot, si: PENGMARRJEN, MITMARRJEN, HAKMARRJEN, GJAKMARRJEN, SHITJEN E NDERIT, SHITJEN E ORGANEVE, SHITJEN E NJERIUT, SHITJEN E SHTETIT, SHITJEN E KOMBIT, SHITJEN E VETES. Heu sa shumë ka ecur mjerëzia (njerëzia)! O o djemaaa! Ky short na ra. Koha vjen erë TRITOLI E BARUTI, PLEQËRIA vjen erë MUTI”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:50 pm | |
| Zgjedhimi i foljes
Agroni ishte një fenomen – nxënës i shkollës 8-vjeçare, të krahinës sonë të thellë. Ai në fakt, kishte ardhur nga një krahinë tjetër. Si i thonë gjuhën e kishte brisk e dukej se kishte një mprehtësi e pjekuri që tejkalonte moshën. Humori i tij ishte tepër origjinal e ai shumë gjëra i krijonte në çast. E admiroja për zellin, kapacitetin, zhdërvjelltësinë e tij. Unë jipja lëndën e gjuhës. Më kujtohet një orë mësimi kur kishim zgjedhimet. Për fare pak minuta binte zilja. Agroni kishte ngritur dorën. Unë e pyeta: Agron, çfarë ke? Ai u ngrit ngadalë e duke shkoqur fjalët, tha: “Profesor, ç’është e vërteta zgjedha, zgjedhjet, zgjedhimet, nuk janë dhe aq të lehta. Fillesa është: UNË, ti, ai dhe jo ai, ti unë. UNË do të bëj një zgjedhim të foljeve në kohën e sotme. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:51 pm | |
| Koha e sotme:
Unë peshkoj Ne festojmë
Ti s’punon Ju lëngoni
Ai mashtron Ata fitojnë
Ajo prostituon Ato mallkojnë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:51 pm | |
| Faleminderit” – dhe u ul. Klasa qeshi. Zilja ra. Unë thirra: Agron, të qortoj, disiplinarisht dhe e mbylla me aq. Në ditar shënova fill e për pe çfarë ndodhi.
Aktualisht, Agroni është student në Firence të Italisë për informatikë. Nuk di nëse e kujton zgjedhimin e foljes në KOHËN E SOTME. Unë,... shkolla u mbyll e duke mbetur i papunë, përdora kamerdaren e shpëtimit, atë të refugjatit. Katër vjet emigrant, punova kamerier llaçi. U specializova në këtë shkencë, po u aksidentova e u ktheva. Jam pa punë. Gjithmonë kujtoj zgjedhimin e foljes në KOHËN E SOTME. Ndryshimi është te veta e parë njëjës: UNË LËNGOJ. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:51 pm | |
| Unë jam e këtu jam
- Salikos. Kush e njihte e dinte si ishte -
- Rroftë, or rroftë ky shtet xhenet, burofshin FAJDETË përjetë dhe lypsarin e bëjnë mbret. U paça djemaaa! Mbytjani djema!... Dhe ia shkuli këngës që në çast shpërtheu nga ahengu:
O të pirë, o të pirë,
Brom rakinë, krikot me birrë.
O të ngrënë, o të shqepur
Vët, or vët me mish të pjekur,
eeeee, oooo.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:52 pm | |
|
Ishte viti 1995. Disa zotërinj taze, ishin mbledhur në një aheng e po ia kalonin për 70 x 7 palë qejfe. Firmat, që ditë e natë “MENDONIN” si të bënin të pasur njerëzinë, sa hap e mbyll sytë, “PRISNIN” në tranxhë automatike PARA, PARA, PARA.
Oo shoku, zoti Medi! Ik e thuaj se kjo kohë s’është zemërgjerë. Ja ku jemi në një trapez, unë i dënuari i djeshëm nga ti dhe ti përfaqësuesi i pushteteve, që zbrite nga fiku i zi e hipe tek fiku i bardhë.
- Dëgjo, zoti Qerim, - i tha Mediu. – Nëse ti nuk do të ishe dënuar, kurrë s’kishe për t’u bërë armik i atij pushteti. Nëse unë me shokë, s’do ta kishim përdredhur vallen, ti kurrë s’kishe për të parë këtë ditë të bardhë. Dy herë duhet të më falënderosh.
- Të paça, o mik, më vrave me koburen e zbrazur të Vetikos.
Gëzuar,... gëzuar,... gëzuar,... Çukitje gotash bark më bark, të qeshura të kota, shëndete,... Sa u fashitën brohotymrat e tejdëfrimit, dikush pyeti:
- O o, zoti Qerim! Kryqëzimin e zjarrit m’u përpara hundës e pamë. Po ç’qe ajo kobure e zbrazur e Velikos që të vrau? Këtë s’mora vesh unë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:52 pm | |
| - Ke të drejtë, o laço. Ti akoma i ke opingat me bajgat e fshatit. Sa hoqe xhyben e katundarit e veshe qyrkun e bosmenit. Këtu e 15 vjet më parë, në këtë lokal, bëhej një dasmë. Një dasmor, si ishte ngrohur goxha nga rakia, iu kapardis krushkut: “Ee Veliko Shkëmbi, sa ishe partizan, këmba-këmbës më ndoqe për të më vrarë, po më rrojte bythën. Ja ku e e ja ku jam, të dy në një miqësi, ti komunisti e unë i deklasuari. Velikua nuk ia përtoi, po iu përgjigj shkurt: “Nëse s’të vrava atëherë, të vras tani”. Nxori koburen nga brezi e qëlloi katër herë mbi zjarrndezësin.
- Të pimë, - tha njëri – për kujtimin e të deklasuarit. Shyqyr që u përmbys regjimi i velikove e erdhën këto ditë si në festë e si në ëndërr. Gëzuar! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:53 pm | |
| Përsëri gëzuar,... gëzuar: çukitje gotash trimërisht, dollira...
- Oree, - tha njëri, a ka dalë nga burgu Velikua. Tani ai duhet të quhet i persekutuar.
- Ka vdekur në vitin 1992, - tha një tjetër që dukej se e dinte mirë punën. E la amanet, që në pllakën e varrit të shkruhej: Veliko Shkëmbi – PARTIZAN. Sa kokëfortë që ishte.
Në fillimet e luftës ishte atentator i rrezikshëm ose siç quhet sot terrorist. Disa kurthe i ngritën po s’ra në çark. Një ditë, një spiun i zuri pritë dhe e qëlloi dy herë në kokë. Një nga plumbat bëri rikoshetë e i nxori syrin një kalimtari. Velikua i gërvishtur pak u shtri, bëri nja dy rrotullime, nxori pistoletën dhe qëllon spiunin. Spiuni, ose siç quhet sot martiri i demokracisë u lapos. Hee Veliko Shkëmbi: Sikur kishte lindur me kobure në dorë, snajper ishte. Janë ca nipër të tij, ba, ba, ba, si janë.
Në hyrje të lokalit u dukën dy meshkuj të bëshëm. – Ja dhe binjakët – vazhdoi ligjërimin me zë pak më ulët u ahengxhim. – Bashkë në mitingje e bashkë në tavernë. Goxha miq i bëri partia.
- Janë edhe më miq, - i tha shoku përbri. Gruaja e qimepërdredhurit, është dashnore e qimefshesës.
- Si janë? – tha një zotëri kundruall për nipërit e Velos, po s’mori dot përgjigje.
- Hë, more, si janë? – u hodh një kureshtar tjetër, që dukej sikur s’i shkonte poshtë rakia, pa u sqaruar për nipërit e Velikos. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:53 pm | |
| Dikush ia mori ashtu zvarrë-zvarrë, asaj këngës së vjetër të Sanies. Sa mbaroi psherëtima e vargut të parë, një këmbëngulës pyeti:
- Ooo, zoti shoku, o shoku bosmen! Të paçim me jetë, o mik, po s’na the si janë e ku janë, se unë kam dëgjuar, që Veliko Shkëmbi, nuk kishte as djem e as nipër.
Në atë kohë, një burrë tek të tridhjetat, nxorri armën nga brezi e qëlloi katër herë në ajër. Trimoshat e ahengut u menderosën. Ai duke qeshur tha:
- UNË JAM E KËTU JAM një nga niprit e Veliko PARTIZANIT. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:54 pm | |
| Monologu i xhebros (Në vitin e kobit – 1997) Moskëterët,... Nikut i zhvatën dyqanin e iku në Belgjikë. Kastriotit i vranë djalin e u arratis edhe ai. Unë mbeta. Po je moskëter edhe do ndeshesh. Po ndeshesh edhe mund të humbasësh. Thashë të hiqja dorë nga ndershmëria, po ç’e do, s’heq dorë ajo nga unë. Ndershmëria të lë të varfër nga xhepi, xhepi thotë se ai blen dhe ndershmërinë. Po nga jeta nuk duhet qarë. Shqetësimet më mbetën shokë të vjetër e besnikë, brenga.... mikesha që asnjëherë s’më është ndarë. Po më ndihmon, më ndihmon dhe gjitoni përherë, ai skuq bërxolla, unë u marr erë. S’dimë, o mik, si të kalojmë qejfet, kruajmë kokën, kruajmë xhepet. Pranë na gjenden edhe të paudhët, na qajnë hallin, u përloten hundët.Mëzake e pashtruar kjo koha moderne; partitë kush e kush t’i vejë frerin, ajo ç’lezet, na gudulis me shkelme. Oi, oi, o njeri! Gjithmonë mbetet një si unë, që përcjell shtegtarët – të sëmurët e pret lajme të përmallshëm e të përlotur. S’dua të jem gjysma-gjysma. E provova. Pireu është i bukur, Vlora, për mua, është shumë e bukur. Hedhur supeve pellushin e blertë. Brenda gjoksit të zhuritur, një zemër e ngrohtë shqiptare. Deti, si mantel i kaltër i zanave. Përtej – Pashai, - Karaburuni,... Sazani, Zvërneci,... trualli i begatë me barkun thatë. Them të shkoj te mbreti, në Ujët e Ftohtë. Do marr me vete qylafin, bërrucin e kërrabën si kallam për të peshkuar mend. Do ngrë për këtë kafkë që kam mbi supe, një kasolle mbi det. Deti mall belik. Na u bënë sherret në shtëpi, si tërmetet në Japoni, o mik. Monotoni brejtëse. Prit e prit... dhe jeta na u mërzit. Si mor në gjithë këta shekuj, s’iku një nga jeta si për në plazh, duke përshëndetur e buzëqeshur? Si s’u kthye një të na jepte shpresë? Po bota duket si në festë: PAQJA E KARNAVALEVE. S’ka më Robespier e Lenin. Njësoj i pasuri me të varfrin pijnë birrë. E nëse i pasuri ha shumë, shuuumë, mos i dalin brirë?! Ja pra kur dielli lind nga Perëndimi, dëgjohet ndonjë të thotë: prit, prit, se s’i dihet ku do t’i dalë tymi? E Xhebro e, i them vetes. Kushedi sa do nderohet mençuria jote, PAS VDEKJES. E ç’të themi, o mik, ç’të themi, ca çoç hiqen, ne çoç jemi. Thonë se pas shtrëngatës del dielli – armiku i natës, po me sa shoh unë, pas tufanit kemi furtunë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:54 pm | |
| Vuajtjet e Fadil Hoshafit Dyli, si i thonë me përkëdheli, herë-herë ka ndjerë në shpirt vetmi. Meqë është penëtar e i papërtuar, vuajtjet e hershme një për një i ka shkruar. Nuk i rrihet të gjorit, këtij fiku të lashtë, gëzimet hiqen dhe vetëm, vuajtjet lehtësohen bashkë. I shkreti djalë, ç’do të ketë pësuar? Mos vallë në punë të rëndë munduar? Mos vallë i papunë e i harruar? Mos vallë, largqoftë, internuar a i dënuar? Ç’ka ngjarë, o njerëz, ç’ka ngjarë, që Dyli të djeshmen keqas e ka sharë?!I gjori njeri, lë të kuptohet qartë, sa ka vuajtur, sa ka vuajtur, kur ishte goxha lart. Ka qenë funksionar i lartë partie, nga ata pra, që lëshonin goxha hije. Vuajtjet e kolltukut janë të tmerrshme e ai martirizim, s’mund të mbetej një gjë e mistershme. Dikush e pikasi që kur s’kaptoi shkollën e mesme: “Ky i duhet partisë, - tha, ky ka të nesërme”. Lart, e mori vesh shoku kompetent, se poshtë ishte zbuluar Dyli, një talent. Ç’është e vërteta, Dyli, ishte djalë i sinqertë e ua tha hapur ashtu siç ishte vetë: “Amani ore, s’jam mësuar me makinë te bytha”. Ata i thoshnin: “Atje lart, ç’të do bytha i ke të gjitha”. Ai i shkreti u thoshte: “Amani ore, ç’është gjithë ai qumësht blete e dallëndysheje, unë jam mësuar me dhallë e misërishte”. Ata i thoshnin: “Hajt, hajt, se kështu e do interesi, sa më lart, më shumë shtohet oreksi”. Ai i shkreti u thoshte: “Amani ore, ku jam mësuar unë me gjithë atë pallat”. Ata i thoshnin: “Hidhu, o burrë, se sa më lart e më rehat”. Ai i shkreti u thoshte: “Amani ore, ku jam mësuar unë me sekretare të bukura”. Ata i thoshnin: “Kolltuku është qejfli, s’do një e dy, po disa flutura”. Ai i shkreti u thoshte: “Amani ore, po kur s’mba ujë pilafi”. Ata i thoshnin: “S’është punë pilafi po qylafi. Hiç mos u tremb e mos u tut, s’ba ujë pilafi, ktheje në supë. Rrëmbeje frerin, nguli këmbët në yzengji, ti do të kesh neve e ne do kemi ty”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:54 pm | |
| Kështu Qyli i ngjiti shkallët e “torturës”, si mbaroi dhe shkollën e predikimit, vënçe i hyri punës. Eeh, punë e çfarë pune, plot zhurmë e bujë, ca vrima në rërë e ca vrima në ujë. Kështu edhe Qyli u mësua shpejt, kush ishte, nga vinte, e harroi krejt. Ç’të bënte i shkreti, si gjithë pushtetarët kanakarët, pas vetes, ata që e ngritën, i shikonte të parët. Siç bëjnë TË MËDHENJTË, ndonjëherë u thoshte gju në gju: “Hamë ne edhe për ju, dëfrejmë ne edhe për ju, jetojmë ne edhe për ju”. Kur ndonjëherë nga poshtë, dëgjohej si nga nëndheu uria, Dyli i shpupuritur hakërrohej: “Sus! Punët më mirë i di partia”.
Ç’ka hequr ai lloj robi, ç’ka hequr... sa shumë i shkreti është përpjekur. Kur ra na fiku si çapellë, fap mendoi: “S’duhet vetëm në vetmi, po au, iu, me të tjerë”. Ky dyl-dyli, djalë e deli djalë, sa inat i paska plastelinët bukëshkalë. Meqë është çështje kalërimi, do t’i rikujtoja disa vargje përkushtimi:
Ç’kemi hequr, ç’kemi hequr,
Me raki e mish të pjekur,
Ditë për ditë kështu rropatur,
Tërë një jetë një tmerr i zgjatur.
Tërë një jetë me sakrifica,
Tre gisht kallo prapanica,
Si lepuj zyrave ngjitur,
Për pushtllëqe pëshpëritur.
Bënim bëmën, bënim gjëmën,
Tufa në çast ngrinte këngën.
Ç’jetë do ishte jeta vallë,
Pa kope e hileqarë?!...
Jeta në fabul
Nëse kafshët do të flisnin qoftë dhe një herë, si në përrallë, njeriun do ta cilësonin bishën më tinëzare e më të egër. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:55 pm | |
| Ky u merr në qafë GJAHTAR I POPULLIT mori një letër nga banorët e një fshati. Ata ankoheshin për prapësitë e mëdha të UJKUT E TË DHELPRËS, në kopetë e dhenve e tufat e pulave, andaj i luteshin pikërisht atij, pas shumë përpjekjesh në shkallinën qeveritare, që me autoritetin e funksionarit, të zgjidhte këtë paudhësi të madhe. GJAHTAR I POPULLIT e studioi letrën mirë e mirë dhe vendosi: ngjeshi gjerdanin, hodhi çiften në sup e tërë rëndësi kalorësiake, mori malit përpjetë ku e thërriste detyra. Për t’i dhënë më shumë rëndësi autoritetit të tij, dërgoi përpara sekretaren te banorët e pyllit, që ta shoshitnin problemin, para se të mbërrinte vet.Banorët e pyllit u mblodhën në tubim. Kishin ftuar edhe të parin e dhenve dhe kapelanin e pulave. Pasi banorët e pyllit diskutuan gjerë e gjatë, pyetën edhe përçorin, se ç’mendim kishte për ankesën e banorëve të fshatit. “Unë, - tha trupëdredhuri, - mendoj se ujku ka të drejtë, (ujku dhe ca zotërinj si ai drejtonin tubimin), të na shkurtojë, sepse kopetë, po u shtuan shumë, s’kanë çfarë të hanë. Megjithatë, - tha bripërdredhuri me një blegërimë të trembur, - ujku s’duhet ta teprojë”. Kur e pyetën ujkun si qëndronte problemi, ai u ngrit me përtesë e tha me mospërfillje: “Përçori me dy bype, tha ca gjëra, po ai nuk i di të tëra. Ekziston një VENDIM I VEÇANTË I KËSHILLIT TË QYLISTRAVE, firmosur nga kryeqylistri dora vet, mbështetur në KODIN E GRABITJEVE, NENI 97, PIKA a – PARAGRAFI 2. Ai thotë: KUSH AKUZON BANDITIN VRITET, KUSH VRET UJKUN GJOBITET”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:56 pm | |
| Po ti kapadai si e shikon këtë punë” – i thanë kaposhit. Fodulli, lum për mendjen që ka, u ngrit e tha si duke recituar: “T’ia falim dhe këtë herë dhelprës”. “Po ti kumbarë ç’mendim ke?” – i thanë banorët e pyllit. “Mbani parasysh fjalët e kaposhit”, - tha ndrikulla tërë tangërllëk. U ul e u ngrit sakaq e shtoi me ton: “Banorët e fshatit, pse nuk kujtohen që më janë borxhlinj? Rriten gjithë ata fëmijë me përralla, ku unë jam heroina numër një”.
Kur GJAHTAR I POPULLIT ngjitej malit përpjetë, sekretarja, me një takun këpuce në dorë, rrokullisej tatëpjetë. Ajo ndali në një trung të prerë, nxori nga çanta një pasqyrë të vogël e bëri pak tualet. Pastaj nxori shënimet, e pas ankimit të takunit, i raportoi GJAHTARIT TË POPULLIT për tubimin. Ai, duke shtrënguar doçkëzën e sekretares në dorën e tij, dëgjonte shumë i vëmendshëm, i përqendruar me sy të ndritshëm te gjoksi gjysmë i zbuluar i saj. Ashtu i frymëzuar tha: “Përçori do që UJKU të përlajë, kapelani do që DHELPRA të hajë, kjo punë e llufitjes dreqi ta hajë!”
U kthye mbrapsht, dorë për dore me sekretaren. Befas, fati zemërbardhë i buzëqeshi. Në hyrje të fshatit, te një parcelë me jonxhë, hante një lepur i butë. GJAHTAR I POPULLIT, nuk ia përtoi, po një të drejtuar çiften dhe: | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| |
| | | | "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |