|
| "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:11 pm | |
| Maestrua ishte midis tri gazelave. Sa mbaroi ligjëratën, u lëshua i uritur në pjeshkët e tyre. Ashtu në punë e sipër më pyeti: “Sa do në dush dy, tre apo katër?” Jo po pesë, i thashë unë. Tri dua e mu shkrep për një irlandeze, një malazeze e një afrikane. “Mos lakmo shumë bubush, më tha Maestrua, - se akoma s’ke filluar nga betejat”.
Mos kujtoni se dushi ishte thjeshtë një vaskë, nja dy shampo e një parfum mbytës, siç paraqitet rëndom në disa filma. Ishte me të vërtetë një panoramë ëndrrash. Dukeshe sikur ishe brenda një rubini gjigant të kaltër. Një melodi e përhumbur, një rreze mëngjesore, një puhizë e ëmbël, një liqenth ku valëzonte uji gjallërues. Melodira zogjsh dhe ajri, ajri ishte gjithë sekreti, që bëheshe aq rinor e aq epshor. Ajri të mbushte mushkëritë e të hapte tërë poret e trupit, të bënte të ndjeheshe aq vital e të dukej sikur të kishin dalë krahë e fluturoje, duke mbajtur me të dyja duart një bisht lopate. Tani në vetminë time brengosëse, duke kujtuar atë ajër, si në mjegull m’u shfaqën pasazhe nga filmi GOXILLA, që e kam parë kur isha fare i vogël. Ai u shfaq pas hedhjes së dy bombave atomike nga amerikanët në Japoni. Një kuptim i tij, sipas meje, del se parallinjtë në jetë, ëndërrojnë e ngulmojnë të bëhen edhe pronarë të ajrit. Eeeh! E pra, tri turtulleshat, më lyen e më ngjyen me një lloj kremi, e si më fërkuan tërë përkëdheli në atë ujë përtëritës, vazhduan lodrën me qafën e strucit. Ndjehesha buçko fare. Tri mushqera më sulmonin tërë pasion. Hajde toreador, hajde! Çmenduria qenkërka lumturia e jetës. Në një moment, s’di se si u shkëputa mendërisht nga ajo harresë e përflakur lumturie e kujtova gruan. Boobo, thashë me vete, ta dijë ajo se ç’bëj unë, çmendet në çast. Në atë kohë u dha një sinjal e u dëgjua e qeshura e atij zotërisë te KRISTALI-X, si rrokullisje gurësh në rrëpirë. “Lëri mendimet e mbrapshta djalosh. Puno, shijo, harro”, - u dëgjua më pas zëri i tij në botërisht (anglisht). Ishin gjashtë regjistrime, që unë kisha dalë nga orbita: për Ham-Hamin, Ha-Merr-Gamin, Kështjellarin, për prokuroren, për qenpeshkun shqiptar dhe për gruan. Ç’bën shkenca! Po atë kohë a kisha kohë të vrisja mend se ç’bën shkenca? U përlesha përsëri me kënaqësitë më të mëdha të luftës me allate. Gjithmonë i babëzitur e i palodhur. Bulurima kënaqësie shpërthenin mushqerat. Jo më kot doktoreshat, më kanë cilësuar mjeshtër në bërjen e tetës në dashuri epshi. Ulërini e bulurini, o ushqera të qejfit me dy palë brirë, klitha në shqip, se dhe PARATË, ja për këtë punë i hodha në erë dhe nderin-maskë, ja për këto qejfe e çora. Përsëri një sinjal. Shkela me mendime në zonë të ndaluara. U shkunda e u futa sakaq mes qershive, pjeshkave, pleksur në ujëvarat e drenushave e me gjurmëlënësin në pyjet e jugut, shijoja jo nektarin po qumështin e bletës. Aman, aman! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:11 pm | |
| Matanë ishte Maestrua. Shtypa sumbullën e bardhë dhe e pyeta si ndjehej. Ai mu përgjigj: “Shkëlqyeshëm. Po mëkoj viçoket”. Unë, në një si dritarez të rubintë, shikoja vetëm fytyrën e tij. Kur ai shtypi butonkën, pashë katër fatlume në gjunjë, sikur pinin qumësht nga një gji lope. “Dëfre e mos ça kokë”, - më tha Maestrua e shoi pamjen prushëruese. Dhe ai si unë, kishte 50 minuta që luftonte trimërisht.
Doja të thosha, se të dhënat e kontrollit shpirtëror e shëndetësor, për të cilat pajiseshe me një kartelë sa një kartë telekomi, siç e kam përmendur, jepeshin automatikisht në të gjitha vendet ku do të tejargëtohej. Edhe ambienti e kryesisht ajri, rregullohej në bazë të veçorive individuale. Të dhënat e kontrollit, janë baza e gjithë veprimtarive kalorësiake (dushi, ngrënia, e gjithë dudushët e tjerë), për të mos ndjerë në pangopësi kurrfarë ngarkese. Sipas dozave që dëshiroje, gjallohej e zmadhohej instrumenti i punës. Dushi zgjati një orë e 45 minuta. Dolëm në një holl ta quajmë kështu. Ndodheshim midis tre katarakteve shkëmborë smeraldi, nga avalanshet e ujit ndërthureshin në formë kurorash një mori ylberësh. Zogj të bukur, cicërima të ëmbla, një melodi e lehtë nanuritëse, që dukej se dilte nga një shpirt tejet i frymëzuar, sikur dilte nga thellësi e shpirtit tënd. Të gjitha të studiuara e të realizuara sipas fjalës më të fundit të shkencës. Shkencëtarët më të mirë të botës, kanë punuar dekada e dekada. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:12 pm | |
| Thonë se janë studiuar edhe mitologjitë e përrallat e shumë popujve, veçanërisht ato mongole, egjiptiane, indiane e japoneze. Tërë fantazitë janë tejkaluar për xhentëlmen epshin. Të bësh një llogari fare të thjeshtë, harxhimi astronomik i një KRISTALI, është sa të shitet tërë Amerika, me gjithë pasuritë e ditura e të paditura që ka në 14 anët e botës. Edhe thesari i zhvatur i Shqipërisë, edhe thesarët e firmave piramidale, thonë se atje kanë shkuar. Unë, para se të nisesha nga Molla e Madhe në Mollën e Artë, pagova dollarët kokërr më kokërr. Po të mos isha marrë me drogë, (ju lutem mos i thoni kujt, se më bëhen prokuroria e policia pjesëtarë); po të mos kisha manovruar me letrat me vlerë, (që për mijëra e mijëra njerëz mbetën pa vlerë e nuk shërbejnë as për llogari pazari e as si letra higjenike); po të mos kisha blerë që në fillim të tranzicionit, (shumë i thonë TRAU I ZIU i HONIT), tokë e objekte për pesë lekë; po të mos kisha punuar për disa vite në doganë, (ca i thonë KASAPHANË), kurrë nuk do ta prekja ëndrrën. Ta dijë gruaja me se jam marrë e ç’kam harxhuar, në çast çmendet. Apo s;jemi të kundërt. Ajo sikur është me origjinë nga Alaska, unë nga Ekuatori. Ajo ambjentaliste, unë demokrat. Ajo miqësuar me ata arixhinjtë e fesë (Jehovai), unë makiavelist. Ajo e mbyllur në lëvozhgën e moralit, unë flakë e shpuzë, të harboj, të harboj dua në hapësira ndërplanetare. Ajo e prirë pas nikoqirllëkut e çikërrimave, unë pas aventurave. Për çudi e kam dashur, ajo më ka dashur jashtëzakonisht shumë. Edhe në shenjat zoodiake jemi të kundërt. Ajo me shkollë të lartë, unë me tri diploma të shkollës së lartë. Një e zhvata edhe me ca hile në kohën e diktaturës e dy i pagova tani, në kohën e tranzitaventurës. Në dy degë të ndryshme darovita për gradat: një doktor – profesor e tjetrën profesor-doktor. Ç’bën PARAJA! Gruaja është e zgjuar, po unë përderisa ia përdredh, jam më i zgjuar. I thashë se me një mikun tim këtu në Amerikë, do të zgjidhim ca detyra partie-biznes-qeverie, kuptohet në dobi të shtetit tonë e prosperitetin e demokracisë. Të marri vesh gjithë këto po, po, po!... * | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:12 pm | |
| * U takuam me Maestron tek tri ujëvarat magjepsëse, mandej u drejtuam te shlodhja rreth trapezit. Nuk kisha kohë të mahnitesha para xhevahireve. Ato që syri i përshkoi kalimthi, ishin përtej ëndrrave. Aty çdo gjë ishte jashtëtokësore. Shërbenin vetëm robot. Tavolina ishte shtruar mes pemëve të llojllojshme frutore. Kolltuqet komandoheshin qoftë për hapje si krevat e për rehat e qoftë për lëvizje. Unë e quajta: SHLODHJA FARFURITËSE. E kjo shlodhje plot aktivitet me ngrënie, me pirje, me dashuri epshi, me vallëzime e lloj-lloj lodrash, vazhdoi plot gjashtë orë e 30 minuta. E di që keni shumë pyetje për të më bërë po unë? Kam më shumë nga ju. Ishin tri lozonjare të tjera, që më bënin shoqëri aq të hareshme e ma bënë atë kohë super të florinjtë. Nuk di, nuk di sa kanë studiuar shkencëtarët, nuk di çfarë kishin ato gjellëra aq të shijshme e që ishin pikërisht ato, që më pëlqenin mua aq shumë me ato aroma e që ndjehesha aq i babëzitur në të ngrënë e në dashuri epshi. Edhe muzika ndryshonte krejt nga këto ndërthurje të kohës sonë. Kishte diçka kozmike e tepër, tepër e veçantë. Hajde qejf, hajde! Marrësitë më të mëdha aty i kam bërë. E kush nuk do t’i bënte? Aty s’vete për krushk po për lerushkë. Aty bëhen orgjitë më fantastike. Po ajo tejëndërr nuk mbaronte me aq. Pas asaj hareje aq llamburitëse, futeshe si në një botë mistike, me pemë e lule, me guva e zgavra, po që kurrë nuk të shkaktonin ndjesi ndrojtjeje e aq më tepër frike, përkundrazi. Ku mbret absolut është dëfrimi, kuptohet si është mbretëria. Mendja njerëzore nuk ka kufij në shpikjet e çuditshme të saj. Aty kishte figura me lëkurë demi e mushqere, qeni e bushtre, gomari e gomarice, cjapi e dhije, dashi e deleje, derri e dose,... Vetëm takëmet e bodilet ishin jashtë e gjithmonë në gatishmëri. Unë e quajta: ARENA E HAMËSHORËVE. Sa jam kënaqur, sa jam kënaqur! Kam qenë bari me dhën e me dhi në adoleshëncën time, po kurrë s’më ka shkuar ndërmend, se mund të shndërrohesha në cjap e të përçitja një tufë me ftuja (çupëlina) njëherësh. Cjap, or cjap. Ndoshta nga tejkënaqësia edhe kam blegëritur. Sa shumë është zhvilluar njerëzia!... Ekstaza është bota vullkanore e epshit. Sa më lart të ngjitesh në shoqëri, aq më shumë i ndjen lezetin kësaj jete. E ky lezet, do të kishte ngelur enigmë, po të mos ishte xhentëlmen PARAJA. Ç’bën PARAJA! Shpikësi i PARASË ka qenë i zgjuar, po xhentëlmen PARAJA është shumë, shumë më i zgjuar. Sa përpara kanë shkuar ata që i kemi përpara!... O zotëri! Nëse lufta është shtatë hile e një trimëri, jeta-luftë është 77 hile e shtatë trimëri e jetëdëfrimi është 77 palë qejfe. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:13 pm | |
| * Si mbarova me sukses detyrat te KUSHTRIMI I LASHTËSISË, erdhi e më mori Maestrua. I hipëm një fluturuesi, që u gjend sakaq te këmbët e duke përshkruar një hapësirë të ylbertë, arritëm te fantastikja. Ishim te GALAKTIKAT E PËRMBYSURA. Aty edhe imagjinata më rebele dorëzohet. Hapësirë blu me nuanca jeshile dhe rozë. Poshtë, shikoje një balon hata të tejdukshëm, ku brenda tij disa çifte, bënin dashuri epshi. Lart shfaqej një si punë pishine sferike e xhamtë, ku notonin brenda gjashtë peshkaqenë të mëdhenj të tejdukshëm. Brenda çdo peshkaqeni ishte një çift që bënte dashuri epshi. Maestrua më shpjegoi: “Ata lart, në fakt janë poshtë e ata poshtë janë lart. Në balon bëhet SEKSI FLUTURUES OSE SEKSI I MIZËS, në pishinë – SEKSI NËNUJOR. Shiko dhe harro”. Ku s’i shkon mendja njeriut! Me thënë të drejtën, unë sa e pashë, nuk e provova se kushtonte shumë. Të gjitha veprimtaritë buluritëse, ishin regjistruar e paguar një për një te Molla e Madhe. As e kuptova, as kisha kohë ta kuptoja, si çifti bënte dashuri epshi në ajër, duke fluturuar pa krahë. Sa interesante ishte pallimi në ajër! Sa përpara ka ikur shkenca! Ç’bën njeriu për lartësimin e shoqërisë e ç’bën LIRI-DEMOKRACIA për njeriun! Sa domethënie marrin dy gishtat përpjetë! Po çiftet brenda peshkaqenëve?! Sa lirshëm lëvizte peshkaqeni! Sa lirshëm punonin ata brenda! Çudi, çudi! E nëse dikush atë kohë do të më thërriste buf, s’do e kish keq. I tillë isha shndërruar. Te PARAJSA E EPSHEVE, kohë do të thotë epsh e jetë do të thotë epsh. Aty ndjen vetëm një moshë, atë rinore. Aty pranvera zjarrndezëse është stinë e përjetshme. Aty nuk di ç’është lodhja, ç’është dashuria, ç’është urrejtja. Aty ka vetëm një lakmi: EPSH. Aty sheh e shijon qejfe përmbi qejfe. Aty, siç më tha Maestrua, ka shumë e shumë gjëra më marramendëse, po kush i pa, kush i provoi? Ato janë risku vetëm i disa grandbosmenëve. As vet Maestrua nuk e gëzon atë privilegj. Kushedi ç’bëhet, kushedi!!!... | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:13 pm | |
| Shkoja ndërmend thënien e shkencëtarit Hujashinin: “Harro jetën, shijo jetën”, që ma kapi syri te KOZMODROMI I ËNDRRAVE kukurkur... dy figura brenda në balon si vëllezërit siemezë, njëri me dy lulushe e tjetri me tri bejkushe. Njëri m’u duk si SaFaai ose Loku, kurse tjetri si FaSai, ose Dhaci. Sesi më shkau goja e thashë, more po këta, ku i gjetën gjithë ato para? Në farsën e deklarimit të pasurive, shfaqen si varfanjukë, që të këputin shpirtin. Po në çast qortova veten: budalla, i thashë, kur ke ardhur ti e jo më ata. Ku është t’i shoh ai karikaturisti, që në një revistë na i paraqet me gjuhën thikë, duke rrjepur të gjallë një lepur të varur, me fytyrë njeriu e kafkë si koshere bosh, me deçiturën: zoti SHKËRDHEL dhe zoti KRIMINEL.
Aty në balon me një zogëz, pashë një plakush. Tanë se ishte 93 vjeç, multimiliarder amerikan. Aty pashë me tri guguçe një multimilarder japonez. Thanë se ishte 102 vjeç. Aty pashë një plakushe australiane, me dy hamshorë nga Afrika e Jugut. Thanë se ishte 87 vjeçe. Aty pashë sa e sa çudira të xhentëlmen qejfli PARASË. Në PERANDORINË E DOLLARIT thonë: “Zotit i falemi kot së koti se për ne DOLLARI është Zoti”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:13 pm | |
| E ç’qejf është golfi, godet me një shkop një topth për ta futur në një vrimë. Po bixhozi?! Mendjen tek letrat sikur je i tredhur. Ç’kënaqësi është ajo që pi alkool, drogë... a ha si hipopotam? Shumë primitive janë haremet, bordellot apo ato kënaqësitë hajduçe, në motele e hotele me ndonjë guguftu, a në ndonjë qoshk me gjitonen. Krahasohet xixëllonja me yllin? Bën ndonjë udhëtim në det a me avion e çoç të duket. Le që sot udhëtimi me avion është bërë makth UDHË-TYMI. ISHULLI I EPSHIT – supermbretëria e përtejqejfit. Ja pra TË MËDHENJTË parallinj, a parallinjtë e MËDHENJ ku shlodhen e ku e kanë gjetur lumturinë. Gjithë turbullirat e jetën i ideojnë, i krijojnë, i nxisin e ata shëndoshë e mirë e gjithmonë në krye. Vetëm ndonjë I MADH kokëkrisur e ka pësuar. Hallet e mundimet janë për ata poshtë, qejfet e përmbi qejfet, janë për ata lart. Kështu i ka ndarë punët xhentëlmen PARAJA. Thonë se andej pari ka kaluar edhe Rrushori. Aty i ra ndërmend formula Q (qejfi) = 3 V. Për hir këtë këtij zbulimi, Telekomi komunikon me valët: W, W, W. Aty, siç thonë, Çorbashtovit i lindi ideja e trampolinit: NGA GOMARI NË GAMILE. Aty vinë parallinj të mëdhenj nga e gjithë bota. Thonë se ISHULLIN E EPSHIT e kanë vizituar dhe jashtëtokësorë. Aty dëfrehet subkoshienca që kanë zbuluar shkencëtarët, në atë botë tjetër që ka njeriu në vetvete, po që për turmën e të paditurit, gjithmonë mbetet bunacë. Si do ishte jeta pa shkencëtarët! Do kishim mbetur ende te rrahja me kamxhik e skllevërve dhe e bujkërobërve. Nga shpikja e barutit, shkenca ka prodhuar gjithë ato lloj bombash atomike e kimike, me hidrogjen e djallogjen, bomba mëmë e bomba baba,... e të gjitha këto për Liri-Demokracinë e njerëzisë. Doemos edhe mua më ka zënë gjuha kallo. Kur të MËDHENJTË thonë: “GOMARI FLUTURON”, unë buças me gjithë të përmjerët: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:14 pm | |
| “FLUTURON OR FLUTURON ME GJITHË SAMAR”. Kështu AU-IU, shtyjmë jetën pas profkave të TË MËDHENJVE. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:14 pm | |
| Kalova plot 16 orë. Nata ishte si dita, s’kisha fare gjumë, po punoja e vetëm punoja. Më kujtohej një nga ato bejtet e Delos: “Të zestë qejflinj s’gjetën një herë rehat, punë, punë ditë e natë, punë në tavernë e punë në krevat”. Adetin e krevatit e bëra me tri mëzake. Ishte një hapësirë mahnitëse, një muzg joshës me vezullime kometash. Ajo quhej: MISTERET E EKLIPSIT. Sa jam kënaqur me lojën kukafshehtas të qafës së lejlekut!
Shkencëtarët për pangopësi duhet të kenë studiuar më tepër kaposhin, cjapin, dashin dhe derrin. Çfarë s’shpik supermonarku. PARAJA! Çfarë ‘bën kreymaniaku. PARAJA! Shumë gjuhëtarë thonë se dhe fjala PARA-JSË, vjen nga fjala PARA. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:15 pm | |
| Mëngjesin e ditës tjetër u ktheva te Molla e Madhe. Kur fluturuesi u ngrit si punë helikopteri, atëherë dallova statujën vigane mbi 13 KRISTALET. Ishte simboli i PARASË. Sytë të njomëzuar më mbetën tek ISHULLI I EPSHIT, që dalëngadalë tretej diku larg... larg... Sipër tij në hapësirë, shkëlqente superkurora me 13 grupëzime margaritarësh. Çdo grupëzim, përbëhej nga tre gurë xhevahiri të mëdhenj, në pamjen e testikulave të cjapit e që formonin numrin 666, (numri i Satanait sipas Shkrimit të Shenjtë). Me vete pëshpërita: tani të vdes s’më vjen keq! Jetova një çast sa për një mijë vjet. Po jeta rrjedh. Kur u futa në Avenyn nr. 11, e isha pranë banesës sime, fap ma bëri truri. Në Shqipëri, sa mbyll e hap sytë, janë bërë shumë multimilionerë politikanë, a politikanë multibosmenë. Pse mos të hapet për ta, thashë me vete, në zyrë informative si te Molla e Madhe edhe në Tiranën tonë – Molla Majhoshe, ose siç i thanë ndryshe: Molla e Pluhurosur? Po ndoshta edhe është hapur. Maestrua s’më ka thënë gjë, po fundja pse duhet të më thotë, a lejohet?
Kur u futa në ashensor isha vetëm. S’di si më pushtoi një mall për fishkon time. Me siguri, thoshja me vete, më pret me tasin me fasule, që i ka marrë që nga Shqipëria. Kursen shumë. Po sa të vete, sa të vete, thoshja me vete, me këtë vlagë që kam ende, qindin do t’i punoj. (Dhe ashtu bëra). E pra kisha zgjidhur me sukses ato detyra partie-bizneso-qeverie. Shtypa butonin e ashensorit e duke u ngjitur për te princesha ime, brita: gutbai (mirupafshim), gutbai, O TEMPULL I PËRTEJQEJFEVE¡!¡...
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| |
| | | | "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |