|
| "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:56 pm | |
| Çifja bam,
Zagari ham,
Lepuri qan:
Pse bëhem kurban?!
Fshatarët, dëgjuan krismën e u turrën me vrap. Kur panë GJAHTARIN E POPULLIT me lepurin e butë të vrarë, e pyetën me habi njëzëri: “Si është puna?” GJAHTAR I POPULLIT, u hodhi një vështrim hetues, tregoi me gisht ngatërrestarin (të vrarin) e me zë bubullues u tha: “Ky u merr në qafë”.
Çiftja bam,
Lepuri kurban,
Dhelpra zhvat,
Ujku përlan.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:57 pm | |
| Pushteti dhe ujku - FRONI ka dy bodigardë: në të majtë ligjin, në të djathtë policinë. Dy bablokë ishin thelluar të merakosur në çështjen e PUSHTETIT. Ndjeheshin në hall, se ç’do të bënin kur t’u vinte radha të bëheshin kryeministra e ca më lart. Njëri bilbilonte: “Ata që e kanë dëgjuar Tiberiusin – perandorin romak, e kanë shkruar mësimin e mençur të tij: “Të qëndrosh në PUSHTET, është njësoj sikur të jesh i kapur pas veshëve të një ujku, që mund të shpëtojë e të të shqyej në çdo çast”. Tjetri ia kthente: “E përse ta besoj? Se mos e ka provuar UJKUN që ta krahasojë me PUSHTETIN. Pastaj përse ta krahasosh me UJKUN e mos ta krahasosh me qenin e egër, me çakallin, me tigrin, me luanin e ndoshta do shkonte më mirë me gomarin? Po unë kam një mendim tjetër. Të jesh në PUSHTET, duhet të tregohesh një lloj UJKU, që mos të lejosh të të kapin nga veshët. Po të qe Astriti e di si do të thoshte: “Të qëndrosh në PUSHTET, është njësoj sikur të mbahesh pas dy binjakëve të gjoksit të jaranes”. Tërë jetën mbeti trazovaç”. Kështu babushët shtruar, shtruar, ligjëronin për PUSHTETIN dhe UJKUN pa i mbajtur ison perandorit. Vërtetë, kush është në PUSHTET, ka mbërthen fort UJKUN nga veshët, apo është një lloj ujku, që mbështeten në fyt të tjerët? Njëri nga të moshuarit i vuri kapak bisedës: “Sidoqoftë, PUSHTETI, ka të bëjë se s’bën me UJKUN | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:57 pm | |
| Provokimi i luanit Luani një ditë u hoq si i sëmurë e mblodhi këshillin drejtues të komunitetit të savaneve. “Dëgjoni! – u tha. – Unë jam ca si pa qejf. Sa jam kështu, ju të gjithë keni për detyrë të më sillni pjesën që më takon, PJESËN E LUANIT. Pushtetin pas më të fortit, e merr i forti – tigri. Për kaq u mblodha. Tani, o burrani vërsuluni punës”.Kur dolën ashtu grumbull, njëri nga turma bërtiti: “Oo vëllezër grabitqarë! Ndaluni një grimë. Ç’qe ajo që na tha I MADHI? Edhe në përralla shkruhet gabim, sikur ai është mbreti ynë. Ai është më i fuqishëm, ai është më i madh e do ushqim më shumë, po ai s’ka punë as me tigrin, as me hienën, as me leopardin. Është i madh për vete të tij. Ç’mendjemadhësi! Dashka dhe llokmën më të madhe. Asnjë thërrime mos i çojmë derisa të ngordhë. Na kujton skllevërit e tij. Vetëm njerëzia e trajton kështu njëri-tjetrin. Ne jemi zotër të vetes”. Tigri, që u caktua nga luani drejtues, e trajtoi disi më ndryshe: “Çakalli, - tha ai, - nuk e ka keq. Unë do të drejtoj demokracinë tonë, po ne s’kemi detyrime ndaj luanit. Ai gjithmonë merr pjesën më të madhe e shumë herë dhe tonën. Të gjithë ne grabitqarët hamë në një sini. Ja e hoqëm. Një pjesëtar më pak në sini. Sidoqoftë, do s’do, I MADHI duhet dëgjuar”. Në atë çast u hodh hiena: “Ç’është e vërteta në një sini hamë, po gjithkush e fiton kafshatën me zotësinë e tij. Jemi kundërshtarë, por jo vëllezër armiq, si puna e njerëzve që vrasin njëri-tjetrin, që rropaten kush të hajë e të ketë më shumë, duke shfrytëzuar e mashtruar mes tyre. Luani vërtetë ha thelën më të madhe, po ama dhe neve diçka na mbetet. Mos të tregohemi fare të pashpirt si njerëzit. Bashkësia e njerëzve, ndryshon shumë nga e jona. Ne kemi edhe sherre brenda vetes, po s’arrijmë në krime. Kush është i zoti mbijeton e jeton, kush është më i zoti mbretëron. Këtë parim tonin e kanë përshtatur komplet, pa i hequr presjen. Është neveri të kujtosh jetën e tyre të bastarduar. Mos ta ulim veten gjer te njeriu. Ne jemi po ata që kemi qenë mijëra vjet më parë e s’luajmë nga parimet si njerëzit. Ne s’dallohemi për mëshirë, po ama s’dallohemi as për servilizëm e dembelizëm, aq më tepër për pushtllëqe”. Leopardi, i prekur ndofta dhe nga mbivlerësimi që i bëri luani tigrit, tha: “Luani të bëjë si të bëjë. Gjithkush nga ne, në strofkën dhe punën e tij është mbret”.Tubimi u mbyll e gjithkush vrapoi në hallin e vet. Luanit i shkuan në vesh goxha fjalë. Ai i dëgjoi, qëndroi një hop e tha: “Njerëzit ngatërrojnë tërë punët. Unë mbret jam për jetën time. Përrallat kanë plot ë pavërteta”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:58 pm | |
| UJKU DHE GJYKATËSI Lexova në një gazetë, nuk di sa të vërteta ka, se si në një shtet, UJKUT i kishin hedhur prangat dhe e kishin tendosur te HYNSDELI (Burgu). Atje siç duket, nuk zbatohet me rreptësi neni 971, pika A, paragrafi 2 i KODIT TË GRABITJES që thotë: KUSH AKUZON BANDITIN VRITET, KUSH VRET UJKUN GJOBITET. Shpejt e shpejt UJKUN e nxorën në gjyq: - Emri? – i tha gjykatësi. - UJK. - Mbiemri? - Grabitqari. - Emri i nënës? - Natyrë. - Emri i babës? - Luftë. - Fol mirë, seee.... – e kërcënoi gjykatësi. - Si të flas. Vetë ju njerëzit e keni shprehur. Asnjë nuk është ilegjitim. Ndoshta e kanë thënë më përpara, po Herakliti e tha fare shkoqur: “LUFTA ËSHTË BABAI I TË GJITHA GJËRAVE”. Kështu që edhe unë me ty, me luanin, me qenin, me gomarin, dalim vëllezër nga baba Lufta. Të gjithë ngjajmë babanë. - Ulu, - i tha gjykatësi. - Të ndaloj të flasësh. I pacipë. Na bëre dhe vëllezër. Diçka çuçuriti vesh më vesh me anëtarët e trupit gjykues, (një si punë mumje e tjetri manekin), e iu drejtua përsëri: - Pa çou, çou i pandehur. Pse grabit ti ë, pse grabit? - Unë atë punë di të bëj. I ngjaj babait. Unë as mbjell dot, as korr dot, as rryshfetë s’marr dot si puna juaj, zoti gjykatës. Mos vallë të përvëlonte dëshira për drejtësi kur nise këtë udhë? Jo, zotëri, jo. Lakmia, lakmia për para, për t’u kapardisur, për të qenë në një FRON të shtyu. Ju njerëzit, zoti gjykatës, jeni shumë të këqij. Nëna natyrë u ka dhënë mendjen edhe të punoni edhe të ndërtoni edhe të mbillni, edhe të korrni, edhe të hani mish e oriz. Ju, jo vetëm që jeni grabitqarë, po edhe hileqarë. E rrisni qengjin gjoja me dashuri të madhe e mandej i fusni thikën dhe e vini në hell. Makabre! Poshtërsi e madhe! Ju arrini deri atje, sa të vrisni njëri-tjetrin. Jeni komplet falso. Ne s’bëjmë as të parën e as të dytën. - Uulu, - i tha gjykatësi. – Të ndaloj të flasësh, shpifës. Je i akuzuar e kërkon të akuzosh të tjerët. Seanca shtyhet për herë tjetër. - Ju vetakuzoheni, zoti gjykatës. Unë protestoj se keni shkelur nenin 971 të KODIT TË GRABITJES. Vet ju njerëzit e keni nxjerrë. Do apeloj në gjyq ndërkombëtar. Po ta them edhe një herë, zoti gjykatës, se asnjë bishë nuk vret për qejf si njerëzit. Krimineli është shumë më i egër se bisha. Thika e kriminelit, s’është brisku i berberit. Njerëzit, mendjen e kanë tek e liga, dorën tek arma, gjuhën te sharja e shpifja. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:58 pm | |
| Dhembshuri e bishave për kafshët e buta Kishte kohë që një pakënaqësi e zemrat, shprehej me pëshpërima e mërmërima në stanet e bagëtive. Për këto mërmëritje të nëndheshme, bishat e pyllit kanë qenë goxha të preokupuara e në merak të madh. Delet e dhitë ankoheshin se qumështin e tyre, s’e pinin bijtë po zotërinjtë. Ato ankoheshin për llucën në qilar e shkopinjtë që hanin hera-herës në kurriz. Ato ankoheshin të pikëlluara, se jo rrallë, i thernin mu në sy të shokëve e shoqeve. Tmerr!Kau i shkretë ankohej, se i kishin hequr personalitetin e ndjehej shumë i ofenduar, para princeshës së Hindisë (lopës). E vinin në zgjedhë e rropatej në punë. Shpesh i zoti i shtëpisë mburrej me të e thoshte: “E kam shtyllën e konakut”, kur shumë herë në grazhd i hidhte kashtë. Pse s’hante për vete bukë misri me shëllirë.Edhe gomar fakiri ankohej për keqtrajtim. I kishte hequr atë, që natyra ia kishte darovitur e gjithë të tjerët ia kishin zili. I kishin vënë samarin e i hipnin në kurriz. E ngarkonin me dru, me thasë me grurë ose misër, e ngarkonin me pleh, me trasta, me buljera me ujë... Ndonjëherë e goditnin keq që të shpejtonte, kur ai kishte gjithë atë barrë. Hej bela!Edhe kali kishte ankesat e veta. Zotëria e tij, i kishte keqtrajtuar fisnikërinë e tij. Hiqte ato mundime si gomari e ndjehesh i lënduar rëndë si ai. S’kishte guxim të shikonte pelën në sy. Një jetë pa dashnore... Sa ç’njerëzor është njeriu. Shpeshherë e vinin në lëmë për të shirë. Me gjithë respektin që tregonte për zotërinë, ai gjithmonë e vinte në punë të rënda. E kështu në këtë gjendje, edhe kalit herë-herë, i dilte ndonjë ofshamë: “Duket që edhe zotëria im s’paska shpirt”. Edhe për ushqim s’u kënaq një herë. Kurrë nuk hëngri atë që donte e si donte. Thonë se Rosinanti, i kuptonte gjithë marrëzitë e Don Kishotit, po ç’të bënte, ç’të bënte?! Dhe njerëzit vuajnë shumë nga marrëzitë e TË MËDHENJVE, po ende s’e kanë gjetur ç’duhet bërë e durojnë si Rosinanti.Edhe derri ankohej për zotërinë. Vërtetë ai s’bënte punë, po që të majmej, zotëria, ato si dy bathë të mëdha nga mbrapa, ia hiqte e i hante vet, që të ndjehej goxha hamshor. E ushqente sikur donte ta shihte ashtu buçko e kokoroç, mandej i fuste thikën. Barbarizëm! Pse ai është kuptimi i jetës – fundi i gjakshëm?! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 2:59 pm | |
| Edhe pulat protestonin. Hanin kur u hidhnin e jo kur donin. Edhe ato, vërtetë s’punonin po e pësonin si derri. Ato donin të shtoheshin, po zotëria nuk i linte vezët të klloçiteshin, po herë i pinte e herë i tiganiste. E vogël, e vogël veza po hë pse s’bën dhe zotëria?! “Shyqyr kështu, - thotë kaposhi, - se ato vezë më shpëtojnë kokën. Po ndonjëherë bënem kurban për dashin se s’e shpëtojnë dot bypet e mishta. Këta zotërinjtë, sa huqe të rënda që kanë”.
E pra, pakënaqësia e zemërata shfaqej në të gjitha gjallesat e buta. Ishte mohuar LIRIA dhe kjo nuk ishte e pakët.
Flitej se gjallesat e pyllit kishin ndryshuar shumë. Mediat e shprehnin këtë fare hapur. UJKU, përshembull, nuk përlante si më parë, megjithëse kishte edhe zëra, që ai u sulej kafshëve të buta e bënte gjëmën. Eee, llafe, llafe. Kushedi si i bënin sytë bariut, sikur shihte UJKUN me viktimën në kurriz. DHELPRA, përshembull, nuk hante më rrush e jo më pula. I kishte hipur një dëshirë e madhe të bënte shoqëri e të lozte me pulat. Çakalli, Hiena, Riqebulli,... thoshnin se kishin harruar fare atë që bënin më parë. Të gjithë, siç thonë, kishin një shqetësim: Si do të fitonin LIRINË kafshët e buta. U kishin dërguar sa herë mesazhe, këshilla, porosi. Kapelanët e tufave: dashi, cjapi, demi, derri, kaposhi,... ishin udhëzuar me kohë e kishin bërë goxha punë. Ngadalë-ngadalë, po vinte momenti i madh, po duhej pjekur mirë puna, se dështimi do të ishte me të vërtetë i rrezikshëm. Po ende s’ishte gjetur çelësi magjik. HELMSHËRUESI (gjarpri) si gjithmonë është dalluar për këto zgjuarsira. Flitej se dhe ai, si UJKU, DHELPRA, ÇAKALLI,... kishte ndryshuar shumë. E kishte flakur me betim djallëzinë. Thoshnin, se aq shumë kishte ndryshuar, sa të vinte te këmbët e të fërkohej me përulësi përdëllyese si kotele. Sa i penduar ndjehej për paudhësinë në Kopshtin e Edenit. Thonë se tërë kohën ka ndjerë në vetvete dhimbjen e thellë për gruan, që për shkak të tij, hëngri mollën e ndaluar e iu shtuan lëngimet e jetës, veçanërisht ato të dhimbjes. Duan të thonë se shumë burra, i janë lutur fatit, që për të lehtësuar dhimbjet e gruas, gjysmën e tyre t’i hiqte ati i fëmijës. Mirëpo vetë gratë e kundërshtuan këtë, se gjoja, duke vuajtur më shumë, do ta donin fëmijën më shumë. Ka zëra që thonë se po sikur të ulërinte gjitoni? Punë e ngatërruar.
E pra, HELMSHËRUESI, më i zgjuari e siç thanë i penduari, mori përsipër bërjen e çelësit kopil, për të hapur derën e vështirësisë. Tufa e kafshëve të buta, do të dilnin më së fundi nga skllavërimi, do të thithnin të lirë ajrin e lirë e do brohorisnin me gjithë shpirt: LIRI-DEMOKRACI.
Në tubim, përfaqësuesit e bishave ulërinin: “Bagëtitë s’kanë ç’të hanë, bagëtitë s’kanë ç’të pijnë. Zotërinjtë e tyre, as që duan të dinë. Zotërinjtë e tyre u mohojnë LIRINË. Kjo është e tmerrshme, kjo është e padrejtë. Se thonë jetë si bagëti, një palo jetë. Ooh, sa na dhimbsen këta mjeranë, NDAJ DHE JEMI KËTU, në protestë.
Andejpari, se kush kaloi e i pyeti: “Po ju kush jeni?” Ata u zgërdhinë e thanë: “Aq e vështirë është ta gjeni? Ne jemi xhentëlmentët shpëtimtarë (GRABITQARË)”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:00 pm | |
| Edhe protesta nuk zgjidhte ndonjë gjë, andaj HELMSHËRUESI, me atë qeshjen karakteristike, u tha: “GRAVITQARË FISNIKË! Mos u lodhni më shumë. E shikoj që pa ndihmën time nuk bëhet asgjë. Unë jam nismëtari i mirësive tuaja. Ju e dini, kur unë vë gurin e themelit, për gjithë GRABITQARËT do të ketë mbarësi të madhe. DHELPRA e di mirë si unë i thur e i shthur planet. Dhe vet njerëzit më vlerësojnë shumë. Në çdo farmaci është kupa me figurë time. Kopetë kanë barinj, që mund të kenë edhe armë e qen të fortë me vete. Kur tufat do të dalin në kullotë, barinj do t’i çoj majë një shkëmbi, do t’u prish mendjen e do t’i fus në sherr. Njerëzit vdesin për sherr. Aty mund të bien të dy, ose njëri të rrëzojë tjetrin. Nëse mbetet një, atë do ta helmoj unë. Tufat do të shpërndahen. Ju do të ndërhyni (është fjala për UJQIT, ÇAKEJT). Do të mbysni nga një bagëti, do ta lini aty e do të largoheni. Qentë, nëse do jenë, do t’u ndjekin juve, mandej do kthehen e do të shtrohen vënçe te preja e vrarë. Në këtë kohë, tufa do të jetë larguar e shpërndarë. Ju, të gjithë së bashku, do të bëni atë punë, që e keni zanat e që e keni në gjak. Ashtu u bë. Tufat e kafshëve të buta dolën në LIRI e punët rodhën sipas planit të HELMSHËRUESIT. Media shkruante se BAJGËTIA, hante e pinte ç’i donte qejfi. Gomari s’ngarkohej më, kau s’vihej më në zgjedhë, delja s’futej në vath,... e kështu të LIRË, të gjithë të LIRË, nëpër pyje, krah për krah me BISHAT. Kishte zëra e shenja për kocka dashi, brirë cjapi, kafka gomari,... Eeeh, llafe, llafe, llafe. Kush u beson thashethemeve. Veç atyre shenjave, s’dukej kurrkund gjurmë kopeje. Media shkruante me gërma të mëdha: PAQJA E MADHE, MREKULLITË E EPOKËS SONË, SHENJTËRIA E BISHAVE, VËLLAZËRIMI MODERN, E VËRTETA E PARADOKSIT,... e sa e sa tituj të tjerë sensacionalë. Sesi erdhi ajo lumturi ashtu!!!... Për atË që di të bëjë vetëm keq | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:00 pm | |
| Në një fushë të hapur ishte një pemë e madhe. Afër saj kalonte rruga. Një udhëtar, në pikun e vapës u ul në hije. Nxorri nga çanta pagurin me ujë e ktheu nja dy gllënjka. Aah, ç’pije, as të deh, as të mërzitet. Befas dëgjon një fishkëllimë. Ngrë kokën, kur shikon një gjarpër të madh, tendosur në degë. “Aah, - tha, - ka ngrënë zogjtë e vegjël dhe tani bën gallatë. Do ta ndëshkoj”. Nxori një shishe qelqi nga çanta, ku kishte vaj e me të leu trungun e lëmuar. Theu shishen, e copëzoi dhe e përhapi përqark trungut. Duke u larguar, tha: “Në këto rrethana kaq mund të bëj”.
Pas pak vjen një udhëtar tjetër e ulet në hije. Dëgjon një zë lutës: “O njeri i mirë! Më ndihmo të zbres”. Ishte gjarpri. Udhëtari ngrë kokën dhe e pyet: “Ç’do aty?” “Kishte rënë një zog i vogël e unë e ngjita në fole, - i tha gjarpri. Udhëtari para teje, u keqkuptua e më ndëshkoi”. “Ja, - tha udhëtari me vete, - edhe më i keqi di të bëjë mirë. Pastaj e pyeti: - Si mund të të ndihmoj?” “Zgjat krahun e shkopin që të zbres”. Kur mirëbërësi veproi ashtu, gjarpri iu përdrodh në dorë e i tha: “Tani kam dëshirë të të helmoj”. “Përse? – i tha dashamiri, - për të mirën që të bëra?” “Unë kështu jam formuar e vetëm te liga dua të bëj”, - i tha gjarpri. Në atë çast, ia behu një udhëtar, me një sëpatë të vogël, të mprehtë, me bisht të gjatë. “Ç’kini?” – pyeti ai. “Unë, - tha gjarpri, - rashë nga dega e u përdrodha në dorë mos të vritesha”. “Këtë e shikoj”, - tha udhëtari i tretë. “Jo, - tha naivi, - unë e ndihmova të zbriste e ky kërkon të më pickojë”. “Këtë dua të shoh si e ke ndihmuar që të gjykoj. Gjarpër! Shko dhe një herë në pemë, që të shoh si të ka ndihmuar”. Gjarpri, i zënë ngushtë, u shkëput nda dora e u zgjat për në pemë. I treti, vetëtimthi i preu kokën me sëpatë, duke thënë: “Për atë që di të bëjë vetëm keq”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:01 pm | |
| RUBAI Ndonjëherë sa më larg më afër - Nderi herë-herë, sakrifikohet për hir të DASHURISË. Në rini bëhen faje nga marrëzia, në pjekuri, fajet bëhen marrëzira. Një zë i largët,... një zë i njohur,... një zë i paharruar,... një zë i dashur,... Ktheu kokën nga Skënderbeu dhe... Aah, s’ia kanë thënë më kot: “Njeriu i surprizave të udhës”.- Aleksandra! Ç’surprizë! Sa shpejt takohemi, shekuj pa u parë.- Tungjatjeta, Stefan. Gëzohem shumë që të shoh. U përqafuan të dy shumë përzemërsisht. Herë-herë, përqafimi është më madhor se puthja. – Njihu, kushërira ime e parë e mikesha ime. – Kushërirës i tha: - Shoku im xhentil i rinisë së hershme, kur isha në Tiranë. – U shtrënguan duart. – Shpejt po shikohemi, - e tha duke qeshur, - e shpejt do të lëmë folenë. Po Tiranën s’e lë, do ta marr me vete.- Ku do të fluturosh Aleksandra? Dikur shtegtove në Lindjen e Largët. - Na ka dalë llotua. Do të ikim në Amerikë.- Aah, sa mirë! Gjer aty në Babiloni. Hiçgjë, një vrap kërmilli. Të tërë më ikën, shokë e shoqe, miq e të afërm. Këtu mbetën ca tipa si unë e ca prototipa si partitë, që s’e lënë e s’e lënë vatanin. Bota u copëtua sa e bëri copa-copa Shqipërinë, ama dhe shqiptarët, tufa-tufa e pushtuan botën. – Qeshën. – Në Detroit, ka bërë 20 vjet gjyshi. Aty bëri edhe stërgjyshi, ca kohë i gjallë e përgjithmonë i vdekur. Ka qenë dora e majtë e Al-Kapones. Kur dëgjoj atë, këngën, për Al-Kaponen, më kujtohet babushi. Koha e mbretërisë së Ku-Klus-Klanit. Po shkoni ju një herë, se kushedi se ç’mendje do të na vijë më pas. Këtu jemi në Tiranë, që gumëzhin më shumë se në Korçë e gjetiu, - i tha për t’i kujtuar takimet tranzit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:01 pm | |
| - Po. Tirana më përtërin. Sot kur lindi dielli, mu duk si trëndafil i bardhë. Kisha një parandjenjë se mund të takoheshim dhe ja,...
- Sa bukur e the. Pijmë ndonjë gjë freskuese? E që të jemi të qetë, ja këtu pranë Skënderbeut.
- Kemi dhe një orë e gjysmë kohë, para se të niset autobusi.
U ulën te klubi i vogël, që kishte mbirë nën pishë, përbrenda kafenesë së famshme GJIROKASTRA, e emërtuar kështu dikur nga studentët, ku njerëzit ulen pezuleve e i servirin njëri-tjetrit vetëm llafe, llafe (pa kafe). Ato morën nga një akullore, Stefani një coca-cola. Një pije të ngjashme si coca-cola, preferonte car Nikollaj.
Shumë vite kishin rrjedhur. A thua të kishin shuar atë zjarr të bukur që kishte shpërthyer dikur në zemër? Stefani dukej se ishte në gjendje humori, po i shqetësuar, i habitur, i gëzuar....
- Dhe ju në Korçë? – pyeti kushërirën e Aleksandrës Stefani.
- Atje, mësuese në shkollën e mesme bashkë me burrin.
- Buxhetorë. Biznes si në lojën e damës: detyrim, përcaktim. Ndoshta kushërira do të heqi shkopin zvarrë. Ku i ke fëmijët Aleksandra?
- Vajza e madhe, fitoi një bursë nga SOROS dhe është në Çikago për mjeke. E vogla mbaroi gjimnazin. Po ti? | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:02 pm | |

| - Djali i madh, student për inxhinier elektronik, i vogli gjimnazist, i prirë për muzikë. Po sa mirë me këto llotot. Edhe veten e ndihmojmë edhe Babiloninë e ndihmojmë e patjetër kështu ndihmohet edhe vendi, paçka se duket sikur i kthehet shpina. Për mua ka akoma nevojë të rregulloj televizorë e radio.
- Mirë edhe kështu, - tha Aleksandra, - duke e shikuar me shumë ëndje në sy. Edhe Stefani e shikonte në sy... e shikonte në buzë,... Fryti i dashurisë ishte molla e ëmbël apo ftoi i verdhë? Sa afër. Një ndjenjë, një mendim, një ide, një kotësi, një marrëzi,... Ja pra, kjo ishte Aleksandra, që dikur ishin aq shumë të habitur e të tronditur. U ndodhën ballë për ballë fare rastësisht, kur Stefani ende s’kishte kaptuar të njëzetat e Aleksandra s’kishte mbushur akoma gjashtëmbëdhjetë. Të befasuar secili pyeste veten: Ku e kam parë, ku e kam parë këtë që kërkoj tash sa vjet... sa dekada... sa shekuj... ku e kam parë?!... O zemër e dashuruar, dashuro! Fluturo, o shpend i kaltër, fluturo! Dhe filluan ato përçapjet rinore,... Ooh, ooh, mos më thoni se FATI s’bëhet ziliqar, mos më thoni. Kurrë nuk e besoj.
Një ditë prej ditësh kaltëroshi nuk e pa më bionden syzezë. Ku fluturoi, ku? Ja pra FATI e bëri gjëmën. Babai i saj ishte transferuar në Korçë, duke ngjitur shkallët e hierarkisë. Po shkallët e DASHURISË?!... Mbetën ashtu përgjysmë e s’çonin kurrkund. Ku ta dinte kaltëroshi i shkretë, ku ta dinte!... Mbeti një manushaqe kokulur ajo e puthura nxitimthi. Tërë brengosjen e hodhi në poemën e tij: PRANVERA E NDROJTUR. Flutura fantastike ishte shfaqur aq papritur në vjeshtë (6 tetor), në atë stinë që francezët i thonë korrier i dimrit e për gazavajin ishte korrieri i shpërthimeve të mëdha të pranverës së DASHURISË. Dhe... befas u fsheh sikundër u shfaq ajo ëndërr e mrekulluar.
DASHURIA është si një poezi, që fillon si lirikë e mbaron si elegji. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:03 pm | |
| Pas disa vitesh, Stefani shkon për herë të dytë në Korçë. E kishte ftuar një shok në dasmën e tij. Stefani doli për të kërkuar fluturën e humbur. Ishte 24 shtator i vitit 1972. Vjeshta sa kishte filluar. Aleksandra sa ishte kthyer nga jashtë shtetit (Shangai), nga studimet universitare me burrin e saj. O pikëllim, më vjen të qaj. “Sa i vetmuar e i dëshpëruar që ndjehem! – i tha Stefani. - M’u fishkën fjalët e trëndafilta që s’t’i thashë dot. M’u zhurit shpirti për fjalët e syrit”. Dashnor i shkretë! Cila laureshë s’do tronditej e përlotej para atij shpendi të kaltër, me ato flokë të zinj me onde, me ata sy të zinj, me ato mustaqe të zeza që aq shumë e hijeshonin, me atë trup baletmaestri mbi 180 cm, në moshën 26-vjeçare, që kishte përulur kokën përpara SAJ, për t’ia prerë. O zemër, vërtetë duhej prerë ajo gdhendje e bukur e natyrës?!... FATI,... aah, FATI!... Flutura e shtatë viteve shkuar, ishte bërë grua, po e dikujt tjetër. E drithëruar e me mundim mbajti lotët. Po e mblodhi veten e me shumë çiltërsi i tha: “Me shpirt jam ajo që kam qenë, po rrethanat kanë ndryshuar Stefan”.
Të nesërmen, sipas fjalës së dhënë, ajo duhej ta përcillte. Me këmbë e kokë të betonuar nga tronditja e mundimi i dasmës, ngjiti shkallët e autobusit, duke shikuar për yllin e Afërditës. S’dukej kurrkund. S’kishte dalë? S’e mbajti fjalën? Autobusi po nisej ngadalë kur... ja, atje përtej, paksa e veçuar, ishte AJO që e përshëndeste me dorë. Eeh, zemër, zemër!...
Dhe ja tani,... A thua theellë, theellë, ai zjarr i bukur i dikurshëm ende digjej? Stefani meditonte: “Gabimet në dashuri janë të papërgjegjshëm, gabime që s’korrigjohen, gabime që kur përsëriten të përtërijnë”. Po,... çfarë? Ja,... nën tavolinë,... duart kërkonin e gjetën njëra-tjetrën, përkëdhelnin njëra-tjetrën. Sytë shikonin diku,... Julia ishte stepur e vjedhurazi shikonte ngjashmërinë fenomenale të tyre, megjithëse një brun e tjetra bionde.
Ora bënte të vetën. Gjithmonë ajo, kryeneçja bën të vetën. S’pyet kërkënd as mbret e as president. O le ta bënte. Edhe fati tepër kokëshkretë. Po le të ishte. Stefani i mori adresën, numrin e telefonit të punës, Aleksandrës e i dha numrin telefonit të punës së tij: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:03 pm | |
| - Do çohemi? – tha Julia.
- Nëse dëshironi e bëjmë një fotografi. Le ta ketë dhe Aleksandra një kujtim mes kujtimeve,...
- Do ta bëjmë, - tha Aleksandra. Do t’i marr me vete. Ndonjëherë, sa më larg, më afër. - Eeh Robert Bërns, Robert Bërns! “Do bëjmë, - tha Findlej. Do shfaqem, - tha Findlej”. Ora,... ajo e pamëshirshmja, ajo – mbretëresha e harresës, ajo...
- Ti Stefan sikur the se do rrije sonte në Tiranë? - Kur tha Stefani? Kush e dëgjoi? Aq lehtë ka folur? Stefani e shikoi në sy e përtej syve e pas një hopi u përgjigj:
- Po, po, ashtu thashë. - Aleksandra kishte marrë një vendim shpirtëror.
- Edhe unë do të rri. Më ka mbetur një porosi për ta kryer andej nga kisha shtëpinë. E ke bezdi Stefan të përcjellim Julien?
- Vuaa! Po ne do të iknim bashkë Sandra, - tha Julia me një lloj naiviteti.
- Do të vij nesër. Duket një gjë e vogël, po është me rëndësi shumë të madhe.
Kur autobusi mori udhë, ku ishte kushërira dhe mikesha besnike e Aleksandrës, ata u kthyen nga njëri-tjetri. Dy statuja që kishin mbërthyer sytë të habitur. Heshtjen e theu Stefani:
- Aleksandra! Më befasove e më lumturove. Faleminderit zemra ime! Kam dy fjalë, dy fjalë të shpirtit tim e ato thuhen në një çast e ndoshta do të duheshin një mijë vjet t’i përsërisja me ëndje. Dua patjetër të t’i them. Nuk dua të endemi nëpër rrugë, as në lokal s’dua të shkojmë. Dua të mbyllemi në një vend, të harrohemi në një dhomë. Kemi kohë?
- Po. Gjer në tetë e gjysmë të mbrëmjes. Shuajta vitet e jetës e vazhdoj aty ku e ndërpremë, jo për fajin tonë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:04 pm | |
| - Ëndrra ime! Hypim në autobus e shkojmë e zëmë hotel? Dakord?
- Po. Po unë nuk do të rri në hotel.
- Hipën në autobus, si dy të fejuar, e s’thanë një fjalë, po doraj-dore. Zbritën në qendër pa një fjalë, po doraj-dore. U drejtuan për nga hoteli, ku herë-herë Stefani, ka qenë qirazhi i tij. Dhoma me krevatin tek ishte në katin e dytë. Ngjitën shkallët e përshkuan korridorin pa fjalë, po doraj-dore. Hapën derën, e mbyllën e përsëri si dy statuja përballë njëri-tjetrit. Pastaj... Aleksandra u hodh në gjoksin e Stefanit, me një ngashërim të thellë, të gjatë e tepër prekës. Të dy po qanin, qanin në atë përqafim të rrallë, aq të ëndërruar dikur, dikur,... I puthnin njëri-tjetrit sytë, flokët, duart, buzët, duke e shtrënguar tjetrin pas vetes, se mos dikush ia shkëpuste nga krahët. Tepër larg, tepër gjatë ky takim kaq spontan, që shkëlqente nga një milionë margaritarë. Dukej sikur fati qe penduar, për atë zili të madhe që tregoj dikur. Dashnorë fajtorë. Putheshin aq përmallshëm e pinin lotët. “Oo, jeta ime, zemra ime, ëndrra ime”, - fjalë të njëjta dilnin nga dy zemra. O DASHURI! Çfarë je që s’pyet as për jetë as për vdekje?! Nuk dihet sa qëndruan ashtu. Pastaj u ulën buzë krevatit me sy të përlotur. Zemrat ishin përqafuar e kishin pushuar. O DASHURI! Kush mund të të gjykojë në këtë botë, kur ti fluturon në tjetër botë?! Më pas, sikur e mblodhën veten instiktivisht ashtu, siç ishin u shtrinë pranë e pranë. “Mos më zgjo nga kjo ëndërr Stefan, - i tha Aleksandra. – Kam një lumturi brengosëse, po ndjehem me krahë se jemi bashkë. Ndoshta ky është rasti i dytë, më i bukuri në jetën time”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:04 pm | |
| O DASHURI! Sa gjëra të xhevahirta thonë dashnorët e sa pa kuptim duken kur s’të kuptojnë. Sa të përmallshme, sa të çiltra, sa të zjarrta e po aq fisnike. O fshehtësi! Çfarë shikon, çfarë dëgjon, çfarë pushton me krahët e tu? Nektar i jetës. Kaluan tetë orë si të ishin tetë sekonda. “O kohë, ndal fluturimin tënd, mos u shpejto!” La Martin, o penë e bukur e Francës, dashuri e Elvirës të kishte pushtuar apo e dikujt tjetër, që lëshove atë thirrje aq të çiltër, me nuanca mavi. Sa e sa dashnorë kanë thirrur kështu, kanë thirrur, kanë thirrur,... Stefani do të shprehej: “O DASHURI! Ma mbush përherë zemrën. O DASHURI! Ma mba përherë dorën. Dhe kur të vdes, do të vdes nga malli për DASHURINË. Ç’është kështu? Gjithmonë mbeta skllavi i DASHURISË e s’u rebelova një herë. Nëse DASHURINË e quajnë faj, unë gjithmonë do të jem fajtor”. Të dy si dy sy, qajnë bashkë, qeshin të dy. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:05 pm | |
| Stefani e përcolli Aleksandrën gjer te banesa ku do të darkonte. Dhe përsëri e përsëri regëtima e lamtumirës. E ku i dihet... O DASHURI! Pse zgjohesh nga ëndrra e mrekulluar. U përqafuan, u puthën, u përqafuan... Sytë nuk shqiteshin. Gjithë mrekullitë e botës ishin brenda syve, që putheshin,... putheshin,... U ndanë e... u përqafuan rishtaz. U ndanë,... Ooh, zemër, zemër!
Të dy si dy sy, qeshin bashkë qajnë të dy.
Ora shënonte 21 e gjysmë. Stefani trokiti te motra. Ajo ishte vetëm e u habit që Stefani u kthye. “Marianë! Sot me Aleksandrën bëmë një faj të bukur. Ajo iku,... iku,... Zëri i filloi t’i dridhej e t’i përlotej... Po ndonjëherë, sa më larg më afër”. Një faj i bukur,... Marianës i dhimbsej vëllai kështu, po ndoshta për herë të parë, për probleme delikate, s’ishte në një mendje me të. Ajo kishte shumë respekt për Valentinën, e nuk mund të përfytyronte të çara, në lidhjen e gjatë bashkëshortore me Stefanin. Sidoqoftë faji ishte bërë. Një faj i bukur...
Të dashuruarit bëjnë marrëzira, mediokrit budallallëqe, të liqtë vetëm krime. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:05 pm | |
| E pyeta Erosin:
nga DASHURIA ç’ke kuptuar?
- Vajzat më ëndërrojnë,
të hutuara edhe gabojnë;
Nuset, ah nuset,
Më dashurojnë e mashtrojnë;
Plakushet
pikëlluar,
për zjarrin e shuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:06 pm | |
| BuFonadë Ishulli i epshit (Lejohet të lexohet nga 14-104 vjeç) U nisëm nga Plazhi Brajton ose Odesa e Vogël i Mollës së Madhe (Nju-Jorku), me një fluturues superspecial. Kursi: TOP SEKRET. Pas tri orë udhëtimi, arritëm në Ishullin e EPSHIT. Për mua ishte një tejmrekulli, që mu dha rasti të vizitoja e të shijoja frutat magjepsëse të pemës së përtejqejfeve.Në të vërtetë, ISHULLI I EPSHIT, është një fantazim kozmik mes pyjeve të dendur. Panorama e blertë, lë përshtypjen e një deti jeshil, ku kanë zbritur në mes të tij, shkëmbinj hata të xhevahirtë kushedi nga ç’botë. Është kombinimi më i stërholluar e më i përkryer, produkt i mendjeve më të përparuara të shkencës e të artit, një kryevepër e mjekroshëve më të mëdhenj e më të famshëm të botës. Të themi se është mrekullia e nëntë, e dhjetë, a e njëmbëdhjetë e botës, padyshim i zvogëloj mahnitjen. Nuk mund të përshkruhen vizionet e iluzionet që krijon ai kompleks mozaikësh fantastik, i trembëdhjetë shkëmbinjve gjigantë kristalorë. Nuk ka mendje njerëzore ta imagjinojë, nuk ka penë ta përshkruaj, s’ka penel që ta hedhë, nuk ka daltë ta gdhendë. Të përshkruash një pesëgradësh që krijon një kristal i vogël kubik (4x4x4 metra) plot thyerje? Mos harroni se krijohen 720 rathë, nëse do të bënim një prerje përgjysmë e mos harroni dhe tjetrën, se ata janë mijëra, të shumëllojshëm në madhësi e ngjyrë. Unë isha Kaçaku. Miku im, shoku i fëmijërisë, shoku i shkollës, i punës e i shumë të fshehtave të jetës, njeriu që i kam shpëtuar dy herë kokën, për hir të detyrave të tij speciale që ka në ISHULL, mundësoi këtë rast të papërsëritshëm të jetës sime. Ai është i shtëpisë e di aq sa duhet të dijë e thotë aq sa duhet të thotë. Në fëmijërinë e tij një fallxhore i pat parashikuar këtë arritje të ylbertë. Edhe unë jam mjaft i rezervuar e padyshim që jam i tillë, sepse shumë episode panoramike, duhet të vishen për të tjerët me mantelin e misterit. Misteri kërkon të lodhë kureshtjen, si puna e shkëmbit me Sizifin. E kur misteret as zbulohen e as tregohen, fillojnë të gjallojnë hamendësitë aq të shumta, aq të etura e aq të papërtuara. Ju lutem edhe ju shumë gjëra i hamendësoni. Unë Kaçaku pata superfatin që të shikoj, të jetoj, të shijoj e përjetoj ato tejëndërrime, që sipas rregullave e ligjeve të vendosur nga KËSHILLI I LARTË UNIVERSAL, u takon grandpersoneliteteve (natyrisht edhe ata jo të gjithë). | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:06 pm | |
| * U ulëm me fluturuesin në një shesh të bukur, që ndodhej në qendër të gjashtëkëndëshit të rregullt. Në cepat e tij ishin gjashtë pishina të mrekullueshme, nga të cilat dolën gjashtë peri nën moshën nëntëmbëdhjetë vjeç, me një veshje të veçantë, që lejonte krejt të zbuluar pjeshkat e arta e simpatikun. Nga sheshi që kishte një bukuri më vete, dilnin 13 rrugica të drejta kristalore, një mozaik i shkëlqyer, që dukej sikur shtyje valët e detit me këmbë. Sheshi mbante emrin AMERIKA. Shkëmbinjtë kristalorë si kreshta malesh përtejpërrallore, bahçet e çdo gjë tjetër, mbanin emra të personaliteteve të politikës, ushtrisë, artit, shkencës, kryesisht të Amerikës e diçka nga bota. Shumica kishin emrat e grandparallinjve. Unë me mendjen time, sheshin AMERIKA e quajta: KOZMODROMI I ËNDRRAVE. Atje çdo gjë duket si në ëndërr, madje me një lloj dyshimi pyet veten: mos jam në ëndërr? Ku ke kohë të shikosh bukuritë, kur duhet të shijosh mrekullitë.Sa zbritëm e u shpupuritëm, shtojzovallet dolën nga sytë e kaltër (pishinat), hoqën kapuçët e shpërthyen flokët e gjatë deri në bel. Me gjeste të hijshme, me buzëqeshje e tërë përkëdhelje na u afruan neve. Një aromë joshëse dilte prej tyre e të mbushte gjoksin. Dukeshin sikur na kishin pritur e pritur ehu sa kohë e ja tani erdhi rasti, kur shpresa merrte pamjen e ëndrrës e ëndrra atë të realitetit.Unë isha instruktuar qysh më parë, madje te Molla e Madhe, i isha nënshtruar disa kontrolleve, në disa aparatura tepër, tepër të sofistikuara. Kontrollohej deri në labirintet më të errët të trurit, se mos ishte fshehur ndonjë ide e keqe apo e kuqe. (Ju e dini, komunisti për amerikanët, është më i keq se djalli). Hokej, thirra unë. “Hokej” – thirrën zanat që mu drejtuan. Kjo ishte parulla dhe kundërparulla e puthjes në buzë. Pastaj, më hodhën duart mbi supe, duke më çikur këndshëm me pjeshkat jo dhe aq të zhvilluara. U drejtuam për nga RRUGICA E TRËNDAFILTË. Miku im i dinte shumë më mirë gjërat. Ai e tha përshëndetjen e veproi si unë, po më pas e pashë me bisht të syrit, që ishte ulur nga kodërzat e hijshme të zezakes e inspektoi me përkëdheli simpatikun, me ca qime skrop të zeza.Shtojzovallet nuk kishin kurrfarë manikyre, as unaza, as byzylykë, as vëth, as karfica, as varëse, asgjë, asgjë nga këto xhingla-minga, që zakonisht i preferon e i trashëgon me aq merak e pasion, bota e mistershme e grave. Ato ishin vetë magjia, pafajshmëria, natyrshmëria supreme e një bukurie të përsosur, ato ishin lule e përmbi lule, nga ku përhapej aroma që shpërthente gjoksin e guduliste hejbetë. Stolia e tyre ishte një vegim imagjinar, që kishte marrë jetë e që s’mund të krahasohej asnjë miss, qoftë dhe MISS BOTA.Në të majtë e të djathtë të RRUGICËS SË TRËNDAFILTË, kishte ca pemë si shkurre plot me lule e fruta, kishte fazanë, thëllëza, papagaj, sorkadhe, lloj-lloj zogjsh aq të bukur, aq të bukur, që unë kurrë s’kam parë as në ekranin e jetës e as në atë të televizorit. Atë çast mu shfaq befas një mendim si bandit: po të shihte gruaja nga ndonjë anë, ç’do të bëje mor rrufjan? Po në sekond e shkelmova, shtrëngova e putha me epsh një nga një zoçkëzat që mi dha fati, për ta gëzuar atë rast boreal, vetëm e vetëm një herë. Mikut tim i flisnin Maestro. Mu afrua me kukullat e tij e më tha shqip: “Avash, o trap, se do zgërlaqesh qysh tani. Mere më shtruar”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:07 pm | |
| E ku i ka në dorë njeriu gjithë mendimet që vijnë e që s’i dimë as vet nga e si vijnë. Ishim duke iu afruar një KRISTALI, kur zura sërish të mendoja: të ishte këtu Delua, do ishte shkërmoqur. Është një tip tipi, që vdes për atë të shkretë. Atë kohë ishim duke u futur te KRISTALI-X. Aty, një mjet fluturues as me jastëk ajri, as me krahë e as me rrota, ndali në hyrje. Zotërinj, të më falni e të më kuptoni, se unë them e përshkruaj fare kalimthi, asnjë të mijtën e sendeve e ndodhive. E pra, i hipëm mjetit aq të çuditshëm e i ramë përqark gjysmës së dytë të ORBITËS BLU. Mua mu kujtua treni blu i Titos. E ç’qejfe bënte Tito ziu, thoshja me vete. U futa në një dhomë me aparatura si koka grerëzash e në çast e pashë veten në kolltuk, pezull në ajër. Sinqerisht isha pezull. Zotëria, gjysmë lakuriq nga mezi e lartë, ishte specialisti që nxirrte nga aparaturat gjithë parametrat. Ai e pyeti Maestron e miku im ia ktheu: “Komunikoni drejt për drejt, se di shumë mirë botërisht (anglisht). Ç’tingëllim që ka botërishtja! Si nuk u ka shkuar mendja njerëzve më përpara, po përpiqeshin për ESPERANTON. Anglia me kohë ka pasur gjithë ato koloni nëpër botë. Si është botërishtja, si një oshëtimë që vjen nga thellësirat e detit. Edhe kur të ndërtojnë njerëzit jetën në kozmos, patjetër që këtë gjuhë do të flasin edhe pse anglezët s’janë kolonizatorët e parë. Edhe ufo-ve këtë gjuhë do t’u mësojmë. Disa duan të thonë se gjuha shqipe, jo vetëm që është më e lashta, po edhe mëma e të gjitha gjuhëve. Nejse. Maestrua ndërkohë m’u hakërrua në shqip: “Ç’ke kujtuar, o tutkun, se në ekran dalin tre regjistrime?” Unë ia shpjegova anglisht zotërisë. Ai qeshi duke shkundur supet, sikur shkundte dyshimet e më tha: “Harroje atë jetë qeni e atë botë katraurë. Harroje gruan – skllavërimin e mashtrimin e jetës. Lëri miqtë e armiqtë e shijo fiqtë”. Qesha edhe unë bashkë me zotërinë, i cili u kënaq së tepërmi nga naiviteti im. Mandej më dha një puro e si tha: “Hokej”, zbrita butë-butë nga qëndrimi pezull e hyra në një dhomë tjetër. Aty dukeshe sikur futeshe në një botë iluzive. Nuk dalloheshin muret, tavani, nuk dalloheshin dritaret. Dukeshe sikur koloviteshe në një shilars, në një hapësirë të yjëzuar, ku vezullimet që shfaqeshin, ishin fytyra femrash nga më të bukurat. Purua nuk ishte duhan, as drogë, po një habi që kishin zbuluar e kombinuar shkencëtarët. Purua digjej pa tym. Ajri rrethues ishte shpikja më e madhe e më interesante. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:08 pm | |

| Trupi shkarkohej e çlirohej totalisht nga çdo lloj dhimbje, ngërçi, stresi e mendja flakte çdo lloj ngurimi e hamendësie. Ndjeheshe tepër i lehtësuar, tejet pranveror. Aty, një vezullim paraqiste pamjen e një burri në gjunjë, nudo, para simpatikut të një zoçkëze lakuriq. Mua m’u kujtua Klintoni nën tavolinë, para mustaqelliut të Monikës. Shumë qejflinj në atë kohë thanë: “Qejfi ha bajame”, shumë qejfllesha, duke kapërcyer pështimën, lëshuan një psherëtimë të mbytur e të lëngëzuar: “Lum ajo!” Aty pashë ca parallinj, ca pamje aman-aman, që as fantazia nuk i kokoleps dot. Aty pashë flirte personalitetesh, pashë e ç’nuk pashë... Në mbarim të puros, ndjehesha aq i përtërirë, aq i përtërirë, sa ç’të them. Ç’stërvitje përgatitore interesante! Kur dola, mora një kartelë me vete, ku shënoheshin gjithë parametrat aktualë të gjendjes shëndetësore e shpirtërore, si ritmika dhe pasionet e zemrës, fantazitë e trurit, stuhitë e brendshme nervore dhe ato të ngujuara prej kohësh, gatishmëria e gjurmëlënësit e të tjera e plot të tjera. Krahas tyre shënoheshin barnat e efektshmërisë sipërore që duheshin hedhur në gatim e në pije. Ato është marrëzi t’i krahasosh me disa medikamente që marrin ca plakaruq nëpër farmaci, për të rritur gradacionin në çakërrqejf e mandej telikosen për vdekje. Krahas barnave, shënohej dieta: llojshmëritë e gjellëve. Vetëm një lloj pije përdorej, që në shije i ngjante verës.
Kur dola nga KRISTALI-X, më prisnin shtojzovalle të tjera, me po atë veshje, duke lënë jashtë pjeshkat e arta dhe simpatikun. U përsërit përshëndetja: HOKEJ e mandej ventuzat veri-jugë e anasjelltas. Mua më shumë më turbulloi një filipinase. Pa, pa, pa, ç’dorë që kishte dhe mbi të vdekurin ta vinte, me siguri do ta ngjallte. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:10 pm | |
|
Kur hyra te kreshta e kristaltë-XX, përsa më kapi syri, dallova 13 kombinime gurësh xhevahiri në një arkitekturë të çuditshme. Po kisha kohë un të shikoja përrallëzimet, kur zoçkat më harbonin me ledhatimet? Isha shndërruar në një lëpirëse gjigante. Më zhvishnin një nga një e s’lanë vend pa më gudulisur me gjuhë. Ndjehesha goxha në formë, po për siguri doja të shkoja në tualet, pasi dy ditë përpara pata një si heqje barku. Ndoshta isha ftohur. Mbollëm preshë me gruan gjer pas mesnate, ashtu të zhveshur. I thashë Maestros se duheshin dorëzuar ca materiale të panevojshëm. Ai ma ktheu: “Dikur ke qenë shpuzë, mor kodosh. Ç’ke ngrënë dhjamushka? Trego mjeshtërinë se ti je më i thekur se Delua për imambajalldinë. Po të janë varur hundët, të paketova për Shqipëri e lutju kaposhit të gjitones të të pastrojë lotët e hundës. Pastaj merr kopenë e lopëve e o burra kulloti andej nga Magoreja”.
Pasi mbarova mirë e mirë nevojat personale, në një tualet që ishte 100 herë më i mirë se ato të ekspozuarat e Hong-Kongut të veshura me flori, dola si një boksier në ring, me bindje absolute për fitoren. Se ka keq Delua kur thotë: “Për luftë është grykë e dyfekut, për paqe-tundësi i dybekut”. Sa dola, mu sulën tri shtojzovalle të tjera, me përshëndetje e përkëdhelje, me të njëjtën uniformë shërbimi si dhe të parat. S’kisha kohë kë të ledhatoja e puthja më parë. Ia hipëm balonit fantastik e shkuam në një sallon ku kishte robotë. Aty pashë dy fluturues, që shkonin njëri pas tjetrit. Mashkulli i parë ishte një ezmer midis tri biondeve e m’u duk si Ham-Hami, ndërsa ai tjetri midis tri japonezeve, ngjante si Ha-Merr-Gami, ose siç i thonë me llastim Lulushi. Ishin siç i ka bërë nëna. Qeshnin, këndonin, kafshonin, shkelnin syrin e përshëndeteshin me njëri-tjetrin, duke rrahur lehtas me dacka simpatikun e guguçeve. Ç’bëhet, thashë me vete, jeta-luftë e këtu luftë, o luftë. Delua thotë: “Ka meshkuj që kanë pasion të përdorin më tepër armët e nënmesit; ka trima që kanë për zemër armët e brezit; ka burra që përdorin të tria llojet e armëve”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi Sat Jan 31, 2009 3:10 pm | |
| Kur dolëm në një hapësirë me pjalma, mbi një elefant të madh, si heronjtë e Pirros së Epirit, m’u duk një si Kështjellari. Ishte nudo me një zymbyle e një karafile. Ajo përpara, kthyer nga ana e tij, me duart në mesin e tij. Ajo mbrapa, kishte hedhur duart mbi supet e tij. Pak më tutje, pashë një grua të hajthme lakuriq, me flokë të shkurtër ngjyrë mjegulle. E mbanin në duar të ndërthurura, dy djelmosha zezakë 22-vjeçarë edhe ata me kostumin e lindjes. Ishte prokurore e një shteti, zonjë shumë, shumë e pasur. Puthte herë njërin e herë tjetrin. Kjo po, thashë me vete, kështu me kostumin e mishtë e në këtë peshore të mishtë drejtësie, duket goxha prokurore. “Ka ardhur bashkë me burrin, të shkundin lodhjen e jetës së rrëmujshme e të pakuptimtë, tërë faje e padrejtësira”, - sqaroi Maestrua. Unë sikur e zgjerova pakëz rrethin e kureshtjes e më dukej vetja një akullore hata në mes tri laureshave, kur duhej të tregohesha një luftëtar trim ei paepur. “Ore çun, më tha shqip Maestrua, - ti më duket s’para mbush mirë. Shiko dhe harro, shijo dhe harro. Këtu argëtohet siç e dëshirojnë multibosmenët. Nuk quhet më kot: PARAJSA E PESHKAQENËVE”. Në kohën kur më shpjegonte Maestrua, më kapi syri një alamet peshkqeni shqiptar. Shiko, shiko, kush është, i thashë. Karrierën në SUSializëm, e filloi si sekretar rinie, mandej lart e më lart. Tani në PARAZITizëm, e nisi fushatën si shef dogane e lart e më lart. “Këtu, - tha Maestrua, - do të shohësh shumë njerëz, që dhe habia shqyen sytë. Shtypi, radioja, televizori, i paraqesin armiq të betuar, po këtu ata shkojnë miq të dashur e të vjetër”. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
| |
| | | | "Kostelacion" nga poeti Petro Dudi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |