Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:54 pm

fla

MUHARREM KAMANI

“ERË E VISEVE TË MIA

SHTËPIA BOTUESE “FJALA E QIRIRIT” PËRMET

LIDHJA E KRIJUESVE “PEGASI” GJIROKASTËR, ALBANIA, 2002

KAMANI MUHARREM

“Erë e viseve të mia”

poezi

Redaktor: Lumo Kolleshi

Recensues: Dhimitër Miti

Kopertina: Andrea Tane

Në kompjuter: Jorgo Telo

ISBN 99927-807-6-2

821.18-1

Copyright ©️ Muharrem Kamani 2002

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:55 pm

JETA ËSHTË POEZI,
POEZIA ËSHTË KËNGË

Autori

I.
NIS

ERËN

MË SHFAQEJ NAIMI

Në Frashërin e “afërt”

Mendja më vërtitet,

Në pyjet me borë

Mrekullisht ngjitem.

Në orët e ditës ,

Në orët e Natës,

Më shfaqej Naimi

Sa hapja kanatën…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:55 pm

AMANETI

Një grusht dhe nga toka mëmë,

Pikon gjaku i shqiptarit,

Amaneti nga të rënët

Më i rëndë se vetë mali.

Rrëke na derdhen djersët,

Truallin tonë vaditim,

Si dëshmorët gjakun derdhëm

Dhe lirinë ne po rritim.

Ja, ku janë fare pranë,

Në kodrat e historisë,

Prehen trimat radhë- radhë

Si ushtarë të lirisë.

Në beteja dhe fitore

U mbajmë prapë në ballë,

Lapidarë e përmendore,

Brezave veç të gjallë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:55 pm

HIMN LIRISË

Si na ka ndjekur kjo fjalë,

Mbjellë qysh në lashtësi…

Që nga Arbrit dhe Dardanët,

S’ka ndryshuar dhe tani.

Kemi ardhur nga Ilirët

Dhe ky emër ka kuptim,

Ka kuptimin e Shqiponjës

Ngritur lart në fluturim.

Ka kuptimin e folesë

Madhështore tek një shkëmb,

Që s’pranon asnjë krijesë

Brenda saj të bëjë vend.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:56 pm

YJET NË QIELLIN

E HISTORISË

C’kanë malet që psherëtijnë,

Shqiponjat pse fluturojnë?

Abdyl Frashërin mos kërkojnë?

Plot halle vëllai i madh,

Lindur në male yll i rrall’.

Pranë Frashërit,

pranë Prizrenit,

Lëshon kushtrimin:

Clirimi i vendit…

Kokën lart ngrë Abdyli,

Vështrimhedhur te Flamuri

Jetëgjat Samiu, Naimi

Me vështrim të qartë nga guri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:56 pm

BURIMI I NAIMIT

1.

Madhështor ngrihet

Guri shekullor,

Guri i Naimit,

Guri arbëror.

2.

Pranë, farë pranë

Gurit të Naimit,

Sjell “ëmbëlsinë”

Uji i burimit.

3.

Burimi gurgullon

Nga buz’ e bilbilit,

Sjell në kujtesë

“Pirjen” e Naimit.

4.

Te burim “Naimi”,

Ulet Dritëroi,

Oh, uj’ i lajthinjtë

Prapë gurgulloi!…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:57 pm

NË PIEDESTAL TË KËNGËS

Udhëtim këngës pambarim,

Horizontit të paanë,

Mbi tela lahute, çifteli

Klarineta mbush kabanë.

Zbresin tingujt nga malet - gurë

Futën thellë nëpër breza,

Në piedestal të këngës s’ vdes kurrë,

Rron sa të ketë vetë jeta.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:57 pm

Yjet E KËRKOJNË

Kushtuar Skënder Caçit, “Hero i Popullit”,

rënë në fushën e nderit më 16.10.1943 në Grybec të Gur- Oparit

1.

Leskovik, o gur i bardhë,

Gjurmëlënuri në histori,

Si përherë prapë në ballë

Mëmëdheut për liri.

2.

Kreshtangjiturat përpjetë

Kala natyrore,

Kryelartat te retë

Ngjajnë fole shqiponje.

3.

Melesini shkëmb e gurë,

Ngulur në llogore,

Për Atdheun qëndron mur,

Istikam e përmendore.

4.

Skënder Caci djalëria

Kishte halle të mëdhaja,

Këndoje nga Biovizhda:

“Melesini maja, maja…”

5.

Me Qemalin e bashkoi,

Një qëllim, një ideal;

Në një bangë mësonim

Edhe gjakun bashkë dhanë.

6.

Ndër dyqind petritë

Projekt, portë ylberi;

Lëshon flakë e dritë:

Mençuri Skënderi.

7.

Si një shqiponjë mali

E etur për liri,

Kur fliste Komisari,

Bilbil si ai.

8.

Lart te Guri i Kamjes,

Grybeci ç’ka vallë?

Komisar me halle,

Merr plumb në ballë.

9.

Gjaku pika- pika

Vazhdonte t’i binte;

Mbi kartat e bardha

Betimin e linte.

10.

Currilat e gjakut

Po jepnin alarmin,

Sinjali i sulmit

S’ndalte partizanin!

11.

Skënder Komisari

Mbi armik i pari,

Fluturon Shqiponja …

Zjarr istikami.

12.

Malet pse oshëtijnë?

Shokët s’ besojnë.

Yjet e lirisë

Caçin e kërkojnë.

13.

Në Biovizhdë ,

gjallë në monument;

Ja në brez të parë

Skënder Caçi flet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:57 pm

RRËFENJA

Më shkoi burri në kurbet,

Bubu, unë e mjera!…

Dikush tjetër po troket;

Si të shkoj te dera?

Mos është ndonjë mjekërzi,

Vjen të shlodhet pakëz?!

Jashtë gjëmon e fryn stuhi…

Ku ta shkojë natën?

T’ia hap derën apo jo?

Nuk na sheh… veç nata.

Mos fëmijën do ma zgjojë?

Bubu, unë e ngrata!

Do të shkoj e t’i vë portës

Peshën më të rëndë.

Do t’i ndrydh ndjenjën e moshës,

Do t’i shkel me këmbë…

Qyqja, si më bëkan veshët!

S’ka njeri te dera.

Asnjë zë në udhë të madhe;

Jashtë troket veç era…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:58 pm

DIKUR SI LULE

E BRISHTË

1.

Dikur ish si lule e brishtë,

Ves’ e diellit e spërkaste,

Lahej e tëra në dritë.

Syr’ i keq dot s’e kapte.

2.

S’kuptonte pse buzëqeshte

Çdo djalë me lakmi.

T’i puthte pak syçkat deshte,

Të binte në dashuri.

3.

Ish e urtë porsi një shqerrë;

Me zemër besoi një djalë.

Larg atdheut kokëprerë

E la zogëzën duke qarë.

4.

Pastaj i solli të tjerë

Me kurth krokodili.

Vuante vajza e mjerë,

Tretej, tretej si qiriri.

U vyshk, siç vyshket një lule.

Trupin sot e shet për bukë.

Ajo malin mban mbi supe,

Kur i thonë: “Prostitutë”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:58 pm

PËRSE?

Erdhi babai nga kurbeti

Bashkë me plakun e Vitit të Ri.

Gojëhapur fëmijët i gjeti;

Nuk mundi t’i ndihte ai.

Solli një burrë të plakur,

Kokëthinjur, ballërrudhur,

Trupeshkë për vdekje rrahur…

Syve drita u kish humbur.

S’ mund të sjellë ëmbëlsira,

Lodra, rroba, para, bollëk.

Dhe Viti i Ri që sjell mrekullira…

Ç’të ishte kështu ky tersllëk?!

Mërguar vetë mbarësia

Në kohën që krimi vulë mban.

Përse s’na ndihmon as Perëndia?

Dhe malet kryet ulin e qajnë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:58 pm

NË BUZË MBAJ

NJË LULE

Oh, bija ime, të lutem,

Mos e mbaj lapsin në gojë!…

Maja e tij është e mprehtë,

E helmët si shigjetat indiane.

Ka diçka prej hekuri të nxehtë

Nga putra e maces mbi koren e plagëve.

Jo lapsin në gojë, bija ime!

Një lule do të jetë më mirë.

Nuk je taksidare për tatime,

Nuk je burokrate e ngrirë.

Ngrirjes i mungon dhe koka.

Veç hijen mban në zyrë.

I mungon Qielli dhe Toka;

Të kafshojë lapsin ka detyrë.

Ka dhe gjykatës të mjerë,

Krekosur me lapsin në gojë.

E njomin lapsin me vrer;

Vaj medet, mbi kë do qëllojë!

Mos e mbaj lapsin ashtu, bija ime!

Në zemër si hushtë ngule!

Pastaj zër e mbaj shënime,

Midis buzësh mbaj një lule!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:59 pm

PRES

Pres…

Të largohet e Liga,

(Paçka se pritjen s’e duroj)

Mirësia të mbuloftë,…

Të ngrihesh si lis në shqotë;

Zemra të më gëzohet,

Të më bëhesh Hënë e plotë…

XXX

I dëshiruar jam…

Vetëm pak të prehem do desha.

Ky është sot Planeti ynë;

Vetëm nën dhe nuk ka “çimka” e “pleshta”.

sss

I pasur je,

Sa të blesh botën të tërë.

Varfërinë më të madhe ke,

Kur s’di me të ç’duhet bërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:59 pm

STATUJA E GJALLË

1.

Desha të fluturoj

me krahët e një zogu,

Të shoh male, fusha,

lule ngjyra – ngjyra.

Me fluturat e borës

të ikim së toku;

Të më çelet njëherë

të vetme fytyra.

2.

Do desha pakëz

dashuri me gruan.

Rakinë me meze

ta pija me shije.

Të humb mes njerëzve

si bleta në zgjua,

Erashka dollarësh

gjithkujt t’u shpie.

3.

Dua të jem gjithçka,

por nuk mundem;

Sot s’jam më tepër

se një hiç…

Statujë kam ngrirë

e dot nuk tundem,

Statujat e gjalla

tregojnë diç…

4.

Statujë e mbetur

kur humb pasurinë,

Se paturpësisht

ta ka vjedhur dikush;

Ngrin si një kukull

në vitrinë.

Nuk të shkrika

dot asnjë dush.

5.

Sot kam mbetur

vërtet një statujë

Edhe pse ende

nuk quhem i vdekur,

Edhe pse nuk kam

as nam e as bujë.

Edhe pse nuk jam

në gips apo hekur.

6.

Qeveria e çoi

dhe bukën në qiell.

Taksë nuk ka

veç shiu që bie.

S’mund të ngrohem

dot as në diell.

Krimi pas kthese

rri në hije.

7.

Ndaluar e kam

të qaj e të qesh.

Ditën ma lënë

të rrah ujë në havan.

Presidentin

nga darka në mëngjes

E gjej cep

më cep në ekran.

8.

Pas tij më del

një nënë plakë,

Si shqipe

e zbritur nga mali:

- Paratë?

Ç’i dua paratë?

Djalin e vrarë

ma ngjallni?

9.

Kështu e shtyjmë

dhe darkën.

Streset na e bëjnë

gjakun ujë..

Përtypen fëmijët

e s’flasin

Dhe ata ngrirë

si statujë.

10.

Nesër do të gdhihet

prapë ditë;

Statujat do shëtisin

në qytet.

Ah, prej tyre

mos kini frikë!

Ato kanë

botën e vet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 9:59 pm

KRESHMË E MADHE

I.

Ejani, zotërinj,

të blejmë ëmbëlsira,

Mish, zarzavate

dhe pije!…

Të veshim rrobat

më të mira;

Dëgjoni gërnetën

si bie.

II.

T’u blejmë fëmijëve

tullumbace,

Lodrat më

të mira në botë.

Mos harroni

ushqimin për mace…

Dëgjoni orkestrën,

se ç’thotë.

III.

Priftërinjtë t’u bien

kambanave,

Hoxhallarët

t’i zgjojnë minaretë;

Edhe pse

s’është festë fetare,

I ftojmë perënditë

në këtë festë.

IV.

Sot na i prenë

asistencën sociale.

Një vit më parë

na flakën në rrugë.

A s’është kjo

një kreshmë e madhe?

Le të trokasim

me pjata, me lugë.

V.

Ejani, shokë të flakur,

të marrim patate,

Vezë të prishura,

domate, portokalle!…

T’ia themi si në parajsë

kësaj nate.

Udhëve të botës

na hodhën në valle…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:00 pm

MALL DHE BRENGË

PËR VENDLINDJEN

(Nga vizita e parë e atdhetarit Thanas Laska në fshatin e lindjes.)

Ah, o moj Kreshovë,

Kreshovë e Shqerisë,

E gjeta gërmadhë

Pragun e shtëpisë.

Qaj, moj zemra ime,

Qaj ti për shtëpinë!

Në kopshtet me lule

Shkove fëmijërinë.

Shkova në kurbet.

Shumë vonë u ktheva.

Lulet s’gjejnë vend;

Mbuluar plot ferra.

Po prapë e bukur

Ti dukesh për mua.

Ma zbresin pleqërinë

Livadhet e tua.

Për fshatin e largët

Malli më kish marrë.

Mora një grusht baltë;

Kujtoj ato anë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:00 pm

¤¤¤

Lmtumirë e dashur,

Po të lë të mjerë…

Me lot nëpër sy,

Kur kujtoj kurbetnë…

NOTAT E JETËS

I. KËNGËT E JETËS

Nënë!

Sa krenare kjo fjalë!

Këngë dhe jetë,

Muzikë e gjallë.

Çdo notë e zërit tënd

Peshë ma çon zemrën.

Dhe sonetet më të bukura

Në piedestal kanë nënën!

II. LETËR NGA NËNA

Sot mora letër nga nëna.

Brenda saj – një fije bari…

Më sjell vlagën e tokës,

Kokën e grurit të porsambirë,…

Mbi të gjitha porosia e saj,

Shton merakun në Taroninë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:00 pm

III. PREHJE E GJALLË

Te bregu atje lart, te burimi,

Dashuria jote më solli, nënë!

Aty ku vesa mbulon blerimin;

Aty ku eshtrat e tua kanë rënë.

Shpirti dhe zemra më pikon;

Vajton si mbi lule vesë e lehtë.

Kujtimi m’i sjell lotët përgjithmonë,

T’i derdh varrit tënd të thjeshtë.

Lulet mbi ty, thesar i çmuar,

Vijnë të të puthin ëmbël;

Tek fle aty e qetë dhe menduar

Poshtë pllakave të gurta si ëngjëll.

Pranë dëllinjës roje mbi varr,

Qiririn e ndeza si pishtar.

Pashë djalin që lulet vendosi aty

Dhe Ai kishte një lot në sy.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:01 pm

BLERINËS SË VOGËL

Kam një vajzë të vogël

Emrin e ka Blerinë.

Mëngjeset i zgjon

Si një balerinë.

Me shoqet në shkollë

Shkon me shumë dëshirë.

Vrapin e bën erë,

Lulja ia ka zilinë.

ER + NIS*

Linde atje

Ku çdo njeri

Ka dëshirë të bëhet erë,

Të qëndrojë paksa në bredh…

Atje ku nisen kodrushkat

dhe thirrjet e Apelit

Atje ku të tre vëllezërit

pikëtakohen me Hënën

pikëtakohen me Diellin

Zemrat e njerëzve të thjeshtë

dhe sot flakë i ndezin.

Atje nis dhe ti,

ER + NIS,

Të bëhesh erë,

të bëhesh trëndelinë…

  • Ernis Kamani, djali ynë i vetëm që lindi

në Frashër, më 9 tetor 1985

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:01 pm

II.

Mendimi poetik

ecën më shpejt

se koha

(Autori)

ËNDRRËS

DUKE

KALËRUAR

(Lirika)

NË KUJTESËN TIME

Në minutat e pushimeve shpesh,

Kokën kam mbështetur mbi çantë.

Nxënësit e tu më vinë rresht e rresht

Këpucëngarkuarit me baltë.

Rruga jote zë fill në një fushë

E ngjitet lart në një fshat malor.

Për të dritësuar atje vogëlushët

Me zerin e ëmbël e aq ledhator.

DET DALLGËSHUMË

Të ndjej,

si troket tek unë

Me shpërthim

ndjenjash, dashuri!

Veç… trokitja jote

dashka shumë,

Hapësiron

të gjithë lumin tim.

Veten e ndjej

pendë të lehtë

Dhe lodhje

s’ kam në punë.

Veç çapi yt

aq i shtrenjtë

Zgjon

një pranverë tek unë.

Trokitjet e tua

më parë s’i njihja,

Tani i përkthej

në çdo gjuhë;

Detdallgëshumë

të bën dashuria,

Pranverë që vjeshtë

s’ka dashuri.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:02 pm

E PARA DITË E JAVËS

DHE E DASHURISË

Të hënat i pres me aq mall;

Dhe pse veç një ditë ka kaluar.

Herët tringëllima e ziles u ngjall.

S’di ku gjumin e ka zbuar.

Rend te stacioni i zhurmshëm

Me portretin tënd gdhendur në sy.

Autobuzvonuarin pres trishtueshëm…

Dhe në këmbë mund të vij deri tek ty.

Nga dritarje kur të shoh mes shoqesh,

Të më besosh, ndjej trishtim.

Buzëqeshja brenda blerohet,

Por ç’ndodh, për dreq, në shpirtin tim?

Ti prapë me shoqet vazhdon.

Për të dielën, prindërit a për një film.

Cicërimën e zërit tënd rri përgjoj

Me kujdes, mos më zësh në gabim…

Të hënat qënkeshin kaq të pafundme.

Koha, siç duket, ka trokun e saj.

Java një ditë e tërë më duket.

Si faqet e prushta të vajzës në maj.

Të hënat na bënë më të afërt,

Të mos shohim njëri- tjetrin veç në sy.

Dhe kur jemi me kilometra larg,

Të ndjejme, se s’jemi një, pa qënë dy.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:02 pm

ETHET POETIKE

Këto ethe që më zunë,

Më lanë njëzet vjeç.

Sot m’u shtokan dhe më shumë;

Trupin po ma dredhin krejt.

Ballin ma djegin si furrë,

Zemrën po ma djegin flakë.

Jo, jo, mos m’u heqshin kurrë

Si pishtarët ditë e natë.

NË ËNDËRR

Të pashë në majë të malit

Dhe revan i dhashë kalit.

Pyjet çava, tutje ika.

Përmbi kalë më binte pika.

T’u afrova dy pëllëmbë,

Për çudi s’ishe në këmbë.

Shtrigë, qëne e pabesë,

Humbe si zanë pas resë.

Reja ulur thotë: “Mos pyet,

Ajo ngjitur është tek yjet.”

Vura duart përmbi kokë,

Rashë si def i çarë në tokë.

Rrokullisur menjëherë

Humba poshtë në humnerë.

Fundin dot nuk e arrita,

Hapa sytë e bërtita…

Pranë meje, si përherë,

Flije qetë si një shqerrë.

E vrava gjer në mëngjes

Gjumëkeqin e pabesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:03 pm

ARDHJEN TËNDE

PRES ÇDO ÇAST

Ardhjen tënde pres çdo çast…

Minutat pse më duken orë?

Shkoj tek vendi ynë plot mall,

Atje ku ti më pret gjithmonë.

Askush prej nesh s’shikon orën,

Shkon më shpejtaz në takim.

Vrapoj të jap i pari dorën,

Vallë, e ke dhe ti këtë mendim?

Afrimin tënd e ndjej që larg

Si mimozat vet pranverën.

Habitesh dhe buzën vë në gaz,

Si kuptova kaq shpejt erën…

Pranë teje marr hijen e mermerit.

Sa pak që flas, as vetë s’e di..

Më stepin qerpikët brezar anës detit

Dhe sytë e ngjyer në ngjyrën e tij.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani EmptyTue Jan 06, 2009 10:03 pm

III.
“Pa tjerrë

mendimin filozofik,

nuk mund të thurësh

vargun poetik.”

Autori

NË PARTITURAT E KËNGËS

TË QESHUR

Djemtë tanë

veshur ushtarë.

Lidhur si plisat

në brazdë.

Si bletët

mbledhur rreth mëmës;

Si notat

në partiturë të këngës.

Djemtë tanë

në blerim veshur

E mbajnë

Atdheun të qeshur.

BETIM

(Në ditën e betimit të Divizionit

“ABDYL FRASHËRI”)

Nënshkruan komandanti.

I rëndë betimi.

Në fushën e blertë

Lulekuqet mbinin.

Përulet respekti,

Shtërngon flamurin.

Merr krahë shqiponja;

Fluturon dhe gurin.

Zëri i Komandantit –

Populli në këmbë.

Lëvizte nga vendi

Dhe mali i rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty
MesazhTitulli: Re: "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani   "Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Era e viseve të mia" poezi, Muharrem Kamani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar"
» "Qestorati një legjendë", nga poeti Petro Dudi
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: