| Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" | |
|
+6voglushja Mysafir Orfe@ Sofra Beton murturi 10 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Sun Jul 27, 2008 11:47 pm | |
| Vëllezër Shqipëtarë, të prekim urtësinë, të zëm udhën e mbarë, të ngjallim Shqipërinë.. Shqipëria ka qenë dhe do të jetë, po sot në ditët tona të metë të mos ketë. E ka nderuar Zoti gjithënjë Shqipërinë ish fort mirë qëmoti, do bëhet dhe taninë. Naim Frashëri | |
|
| |
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 12:40 am | |
| shume e bukur murturi Urime per temen | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 1:31 am | |
| Urime për temën murturi, poezi shumë e mirë, poezi shumë e mirë. Bashkimi Kur mbrëmja me yje është qiellin e pastër si kristal e ka dielli të nesërmen do t'shndritë kur dy zemrat, për t'u bashkuar kanë. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:40 am | |
| -Poezi kushtuar Mëmës së shtrenjtë Shqipëri Ē'thot' ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-ējerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!" Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë. Qan e lutet Nën' e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ē'e pat me Skënderbenë, Bijt' e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s'i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Cilët jan' ata tiranë Që të pren' e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn' e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan', o Shkab' e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok' i mbytni, Mbushni gjyle që t'i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s'ndruhen! Trim i mirë do të japë, S'kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n'Amerikë. Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon' e vyer, Që me drit' e nder të thuresh Dhe me bijt' e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s'i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin' e vëndit t'onë, Sot -se nesër është vonë- Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:43 am | |
| T H I R R J E Në ligjet e të jetuarit nuk ka drejtësi për të gjithë as dashuri të mjaftueshme një dhuratë e tillë mungon po unë u bëj thirrje lexuesve të ngritën kundër padrejtësisë dhe diellin ta ngrejmë me duar me sa më pak dhimbje me sa më pak vuajtje
| |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:44 am | |
| V Ë S H T R I M Ç ´ m o s h ë ka Shqipëria Lexo gjëmimin e dallgëve shndrrimin e shiut në ujë shndrrimin e ajrit në frymë | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:45 am | |
| K O R A B I Ata që shtijnë në tanët Janë krisma të armikut Fantazma të mbetura Të vrasëve të eposeve
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:46 am | |
| S H Q I P Ë R I Ji vend i qëmotshëm Popull që do vetveten Ji një gjak me Kosovën Ji një gjak me Iliridën
Ky dhe a t d h e i yni I bërë prej k o h ë s h Me pemë dhe me det Është një pasuri e jona
Kujtesë s´kam për asgjë Po jetën e lexoj brenda Plot ishin Itakat tona Që ne vetë i humbëm | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:47 am | |
| MOLLA E KUQE Në Konferencën e Berlinit evropat Toplicën e ndanë evropat Toplicën e vranë evropat Toplicën e thanë se, ajo pjesë e Shqipërisë as emrin më s' e flet!...
| |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:51 am | |
| Kjo Kosovë fortë po qanë, Po vajton e mjera nanë! Një burrë trim me pas kanë, Zot ksaj toke sot me i dalë. Me i dalë zot mëmëdheut Si në kohën e Skëndërbeut Si në at' kohë dikur moti Kur ishte gjallë Kastrioti; Që Sulltanat si la kurrë Në Arbri me vendos flamurë! A esht' afrue dit' e bardhë? Si në Krujë kur patë ardhë! Me ardhë prapë e mej pa me sy Si e kanë nda ket Shqiptari! Shum po vu'n Kosova nën Sërbi! Si nën kthetrat e korbit të zi! Kjo Drenica po fol vetë; Ende trimat nuk më kanë vdekë! Ende trimat i kamë gjallë N' ball Serbies për me i dalë! Sllobodanin për me e ndalë. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:51 am | |
| Pushkë e fortë ku paska kris? Pyet Kosova, djepi Shqipnis? N' Prekazin e Ahmet Delisë, Lufton Ademi kunder Sërbisë! Si Tahir Meha qe luftoj dikur, Per të gjallë s'u dorzue kurrë! Njëmijnëntqind e nëntdhjet e tetë Në Mars ngritet legjenda vet! N' kamë po çohet Legjendari, Komandantë Adem Jashari. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:52 am | |
| Nga Kraleva, Nishi e Piroti, Nga Prokupla vijn oj vraft Zoti! Si re e zeza' kur prishet moti! Ushtritë serbe kolonë po shkojnë Ushtar, polic nga Belgradi çojnë, Pesmij trupa po parakalojnë! Tetëdhjet tanke po i dërgojnë! N' Mitrovicë ushtria kalojnë, Drejt Skenderajt ata po shkojnë! Forca t' mëdha nga Skenderaj vijnë, Pa çelë drita n'Prekaz po hyjnë. N'Polac n'Llaush stacionohen, Tre katunde keç po rrethohen! Nga Llausha e kanë lajmrue, Ademit i kanë tregue; Veç Prekazi është rrethue! Ademi djemve u paska thanë; Çojnu trima gjithë në kam, Mitraloz e bume mej marrë Gjith n'pozicjone për me dalë, Shkau Prekazin don me kallë! Shkau neve na paska mësy, Në Prekaz ushtria don me hi! Qoftë përhajr Ademi po thot, Njëqind vjet kemi pritë si sot. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:53 am | |
| Te Jashart boll janë mundue, Dajt nga Llausha per me shkue. Askush s'mundet me u afrue! Ndihm Ademit s'po mujn mej çue! Shum keç shkiet e kan' rrethue! Si me lisa me e gardhue! Rrethimin t'gjall mos me kalue, Askush i gjall' mos me shpëtue! Topat e shkaut po kërsasin, Kullen Ademit ja godasin! Tanksi, minahedhsi s'po pushojnë, Barot e hekur ngado gjëmojnë! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:53 am | |
| Jashart kanë nis me kendue Edhe me kangë tuj luftue! Pushkë e kangë s'po i ndalin! Zakon u kishte lën i pari, Tuj këndue lufton Shqiptari. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:54 am | |
| Çou nipash, daja po m'ja ban Ishte plak besa daja Osman Edhe Ademit çka i ka than; O Adem ti je si djal i ri Krejt prapa nuk mujë të t' rri Gjith ka lufton pas s'muj të t'vi, Nje besë të Zotit po t'a jap Për Ty një pushk se la pa e zbraz. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:54 am | |
| Britë Ademi, lëshon një za; Ku të kam Hamëz more vlla? Mbahu fortë, qëndro o burrë, Pushken shkaut mos ja ndal kurrë, Kurrë at' pushkë mos me ja nda Kem me u djegë me shka ka! Jem në luftë qe njëqind vjet, Sot ësht' koha me tregu vetë Me hek qafe serbin përjetë. Adem Jashari keshtu po flet, Po u thotë aj familjes vet: Se ket punë kur e kem nisë S'kena ba mend me lan përgjisë, Amanetin në vend do ta çojmë I madh' e i vogël dot luftojmë, Jashart krejt me u farue! Po na fund kena me fitue. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:55 am | |
| Plot tre ditë e plot dy net, Pushka në Prekaz po kërsetë! N'ditën e parë shpëtojkan krejt Asnjë i vrarë te Jashart s'po jetë. | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:55 am | |
| Dit' e dytë para se po zbardhon, Komandir Ilija shka po bon? Nja tridhjet milic po i urdhron, Të tridhjet t' Arkanit janë kanë! Prej Ushtrisë largue janë, Kullës s' Shabanit i shkojn pranë! E kcejn murin janë hi n'oborr! O Ademi edhe poj heton Një za djemve po jau lishon, Fort Ademi edhe po bërtet! Djem e nipa po mi thërret, Po i leshon zë vëllaut vet; Priti Hamëz të gjallë mos i le. A dhe Hamza të gjall s'po i le! Sa po mujn shkijet po i palojnë, Jashart pushkën nuk po e ndalojnë S'po i lan shkijet të gjall me hi Në prak me ju shkelë në shtëpi, Kishin brenda rob e fëmi! K'shtu Ademi besën e kish ba; Në dorë të shkaut mos me ra Me ka krejt kam me u vra! Kurrë Kosovën vet' nuk e la! Me ka krejt pa u farue! Kurrë Kosovën s'kam me l'shue, S'kam me l'shu, shkijet me pushtue! Brez pas brezi e kem trash'gue, Iliret kët tok' kanë sundue, Dardan-kosovar kanë luftue! Kurr Kosovën se kanë dorzue. Amanet t'parët lanë naj kanë; Kurrë Kosovën mos me e dhanë Kurr Serbies mos me ia lanë. Sa po mundë shkije po vret I kanë vrarë njëzet e tetë! Nja dy t'gjallë i kanë zanë! Ademit shka na i paskan thanë; Fort po e lusin, bej po i bajnë T'gjallë me na l'shue a nuk ban? Edhe Ademi po m’ i ngon; S'kena ardh ketu me luftue, Po me zorë na kanë çue! Çaj Ilija na ka urdhnue. Atëher Ademi po menon? Shqiptari e ka pas zakon Me liru aj që vetin dorzon. Adem Jashari burrë azgan Të dy serbet po i liron! Njërit shka çka i paska thonë? Shko Ilijes fjalë i çonë; Baca Shaban ty a t'ka thanë, Besë në ju nuk ban me nxanë! S'kemi pas kurrë besë me shka, Gjithë n' tradhti na kanë vra. | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:56 am | |
| Plot dy ditë e plot dy netë, Po na zbardhë dita e tretë! Në Prekaz pushka po kersetë! Jashart me Serbi tuj luftue! Se kan nder mend me u dorzue! Me u dorzu kurrë të gjallë! Shkaut pushken s'ja kanë ndalë, Nuk po ia ndalin pushkën hiç, Farun shumë ushtar e milic! Shum' ushtar e milic të vrarë! Nëpër oborr e nëpër arë, Nja treqind të vramë i lanë! Si duaj kashte me u kanë Permbi trupat e shkive t'vramë Shokët e tyre po kalojnë! Drejt Jasharve ushtria shkojnë! Sikur drapri n'arë tu korrë, Si me drapër mej pre mu konë! Si kall'zi gruri nëpër tokë. Pa shpirt sllavt bien si borë! Ademi n' mitraloz tuj korrë! | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:56 am | |
| Ushtria e Serbisë u farue! Jashart nuk dojn me u dorzue. Komandira edhe Gjeneral, Thojn Ademi nuk jepet i gjallë! Krejt Serbia k'tu me u kanë! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:57 am | |
| Gjeneralat po urdhnojnë; Granatimet po i shpeshtojnë! Shumë predha kullën qëllojnë! Barot e hekur po lëshojnë! Gjylet ishin kanë mallkue, Rob e fmi i paska farue! Rob e fmi granata i vret! Edhe Hamzën me daj'n e vetë, Bacën Shaban me nipa krejt! Jet Ademi veç me djal t' vetë! Babë e bir po bajn gajret Po qëndrojn si me u kanë tridhjet! | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:57 am | |
| Ushtria kull's iu afrue Dham n'dham me çetnikët tuj shkue! Një plumb ishte kanë mallkue, Adem Jasharin ka qillue! Ademin keq e paska marrë Edhe Ademi jet' po ndrronë! | |
|
| |
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:58 am | |
| Djalë i vetëm po më lufton! I gjallë kullën s'po e dorzon! Brenda ushtrinë s'po e lejon, Të gjallë shkiet si len me hi Si lenë gjallë mej hi në shpi. Të mramtën pushkë zbraz Kushtrimi Edhe djalin e merrë timi! E merr flaka, era barotit Në gjoks i bjenë gjylja topit! Gjylja topit veç po ma vretë Dhe Kushtrimi një fjal e fletë Sa për plumba se kishim dertë! Familja ime me një shtetë Ke tu luftue treqind vjetë! | |
|
| |
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 3:59 am | |
| Eh, sa e sa trima Ikën me sy hapur E sa e sa trimëresha Nuk i mbyllën sytë!
Eh, sa e sa heronj Nuk i prehu qetësia E sa e sa gjenerata Prehja nuk i qetësoi
E prapë nuk u bë Shqipëria As sot
Kur do të arrijmë që Dinjitetshëm ta themi Ne Bijtë e Shqipërisë Jemi! | |
|
| |
Mysafir Hero anëtar
Numri i postimeve : 3456 Age : 50 Vendi : **Mergim** Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit..... Registration date : 19/11/2007
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" Mon Jul 28, 2008 11:13 am | |
| ju lumt te dyve Biligoa dhe Murturi me te vertet poezi te bukura ju uroi shum suksese ne jet te dyve dhe te gjitha te mirat ,respekte per ju dy |
|
| |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" | |
| |
|
| |
| Poezi - ''Shqipëria e Bashkuar" | |
|