Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:25 pm


“PEGASI”


ORGAN PERIODIK I PËRTREMUAJSHËM LETRARO-HISTORIKO- KULTUROR, LETRAR i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania, Gjirokastër, Nr. 27,28 Viti i gjashtë i botimit E mail pegasi2003@yahoo.com, apetridhi@yahoo.com lekë 50 Euro 1, Muaji Tetor 2007


PEGASI “GDHENDËSI”



Fjala e Botuesit



Kjo gazetë me substrat të veçantë do të homazhojë për të gjithë artistët burimorë të asaj madhështie profesionale, të shndritshme, kulmore, të artit të madh të gdhendjes në gur e në dru; të homazhojë për të gjithë ata, që përdorën daltën dhe momumentizuan krenarinë këtij vendi, përcollën realitetin shqiptar me një fantazi të madhe, të ndritshme, krijuese dhe konkurruese në vlera, të prejardhur nga një shpirt i pasur, nga një këmbëngulje dinjitoze… Kambana origjinale e mjeshtërisë artistike të gdhendjes në gur e dru, në mjeshtërinë e përdorimit të gjilpërës në qendisjen dhe stisjen e pajës së nuseve borëbardha e shtojzovalle shqiptare të paraqitjes bukurore të shtëpive dhe mjedisit si dhe në frymëzimin për paraqitjen e kostumeve popullore mahnitëse të këtij populli plot traditë, të përdorimit të penelës në krijimin e portretizimeve origjinale si dhe nxjerrjes në pah të një relievi dhe vendi plot virgjëri e të guxuar, të mahnitshëm; pikturat fantaziste murale edhe në rajonin tonë me mjeshtra të tipit Dhimitër Dhima; të fantazistëve artizanalë në bërjen e mjeteve të përditshme dhe ato të përdorimit të gjerë, në përdorjen e daltës për të nxjerrë në pah madhështi në skulptura e në të tjera fusha manifestimi të fantazisë e të krijimit, i bashkohen fuqishëm shpirtit poetik, artistik dhe folklorik të këtij populli të mençur e plot tradita.

Por njëkohësisht sot ne nderojmë të gjithë ata që vijojnë të përkushtohen në këto fusha, duke dhënë kontribut të madh, madje për të ekspozuar veprat e tyre, për t’i reklamuar ato, sakrifikojnë edhe mundësitë e pakta monetare, që kanë dhe mediokriteti qesh, përqesh, shan, kur një ditë, pa këto materiale të fuqishme shpiërtërore do të enukohet deri në humbje të identitetit… Mediokri tha : « Të pasurohem unë duke shfrytwzuar të tjerët dhe t’u lë trashëgimi të paparë pasardhësve të mi… Kjo më intereson mua » por këto të mira materiale ia zhvat truallit, njerëzve të këtij , trualli , pasurisë së tij…

Është me vend të perifrazxojmë edhe një herë një thënie të mençur të përkthyeses së talentuar greke, poetes Vasiliqi Kalahanit, e cila në një letër përshëndetëse na drejtohet DUKE NA THWNW SE JU BËNI NJË PUNË TË LAVDËRUESHME PËR TË NJOHUR LETËRSINË E VENDIT TUAJ NW BOTË.

Stavri Çati të mahnit me pikturat e tij fantaziste, po kështu Stefan Papamihali, e sa e sa të tjerë ka Gjirokastra të tillë apo gjithë Shqipëria, të cilët sot të çuditin me përpjekjet individuale dhe konkurrimet dinjitoze që realizojnë po individualisht…Duhet që këtë pasuri të madhe të krijuar ta administrojmë mirë dhe ta vëmë në shërbesë të gjallimit të shoqërisë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:28 pm

Editorial
Gdhendja, një art i bukur i i fantazuar dhe real



Nga Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë



Shpesh ne na përshtypëzojnë punimet në dru, në gur, që e kanë rrjedhën në bukurinë artistike të njerëzve, që e dëshirojnë të bukurën, në shpirtin e tyre të pasur, në demonstrimin e fantazisë së avancuar. Gdhendësit, në këtë aspekt, janë artistë, të cilët « pikturojnë » drurin apo gurin me penelat e tyre (thikat, daltat, çekanët apo dhe mjete të tjera), e bëjnë drurin dhe gurin të flasë figurshëm. Në këtë dru dhe gur derdhet pra talenti, del në pah vlera e paraqitjes artistike.

Njerëzit e pasionuar në kësisoj punimesh kanë « atelien » e tyre të krijimit dhe punimit. Ata « vrasin » mendjen për temat e larme, që përzgjedhin dhe piketojnë se çfarë do të servirin. Na pëlqen gjithçka e gdhendur, ku jepen formate lulesh, formate vijëzimesh gjithë ndriçimesh, hijesh të nevojshme, paraqitje të gjerave, që na emoncionojnë, duke i gdhendur në dru natyralisht; apo dekoracione zbukuruese në dhomat e gjumit, në dhomat e pritjes, në mjediset e tjera anekse, në krijimin e tavaneve të ilustruara, në punimet dekorative të kishave, në krijimin e kornizave si dhe në gdhendjet e apostujve, idhullorëve, figurave mistike, profetëve të shoqërisë në të gjitha aspektet si dhe pasqyrim krijimtar e fantazist të fenomeneve dhe proceseve të ndryshme, që ndodhin në jetë. Po kështu nëpërmjet pasqyrimeve relievore, prezencës së luleve të gdhendura e tjera krijohet një tablo, panoramë e bukur e këtij arti, duke e kombinuar dhe me zbukurimet artistike të mjeteve të tjera të artistikuara me gdhendje, apo ekspozicionin mural në mjedise të tjera.

Ky proces i bukur ka lindur që me lindjen e njerëzimit dhe ka kaluar në një proces gjithmonë në rritje, si rrjedhojë e rritjes së njohjes së botës dhe zhvillimit të fantazisë, por një kohësisht dhe rritjes së nivelit të punimit dhe të rritjes së kërkesës për të pasqyruar atë, që duhej dhe konceptohej. Me kalimin e kohës filluan që në këtë gdhendje të drurit të futen elementë të tjerë fantazistë, të cilët përgatitën edhe në këtë fushë ecjen. Etapat e zhvillimit të artit gdhendës njohin lulëzimet e tyre. Kjo është një çështje tjetër, por ne duam të theksojmë se, ndër popujt e tjerë dhe populli ynë, gjatë shekujve, ka dhënë kontribut dhe ka artin e tij të gdhendjes. Të merresh me gdhendje në dru apo në gur është një mjeshtëri dhe tregon nivel kulturor. Pse ka pëlqesë të qilimeve të gurtë në qytetin e Gjirokastrës dhe shpesh ka mahnitje nga turistët e huaj , të cilët vlerësojnë këtë akt të madh fanatzist, apo gjetjet dhe kombinimet arkitektonike të shtëpive me kalldrëmet të shtruara me gurë të bardhë të gdhendur, prezenca e tavanëve të lulëzuar e të ormentalizuar me diçka vetiake, musendrat apo mjetet e tjera të përdorimit të përditshëm , të punuar dhe të gdhendur nga mjeshtra të zotë ?… Kjo është një fushë, sa e bukur, aq dhe e vështirë për t’u eksploruar, megjithatë gjithmonë shfaqet, eksplorohet, me mundësinë e saj ekspozuese dhe madje ruhet kjo trashëgimi e madhe e krijuar me art dhe fantazi.

Janë me dhjetra mobileri të profilizuara në Gjirokastwr, Pwrmet, Tepelenw, Sarandw, Fier e gjetkw , të cilatrealizojnw punime me dru, që aplikojnë artistikisht edhe me gdhendje dhe me prerje figurina befasuese dhe që rrjedhin nga mendimi estetik i pranishëm, i impulsuar ky nga nisiativat individuale dhe krijesat individuale. A nuk do të ishte i nevojshëm një kooperim midis tyre dhe një kombinim harmonik për të stilizuar e vendosur në këtë stisje të madhe dhe praninë e drurit të gdhendur bukur të Anastas Petridhit dhe të tjerëve të këtij « zhanri »…
Pavarësisht nga puna kooperuese, që bëhet edhe në kompletimin punimet e trajtës gdhendëse të eksplozicionit të tillë të kishave, ku druri ka frymçmarrje mw tw gjerë, duhet të intedifikohen përpjekjet, që këto punime t’i realizojnë mjeshtrat e pranishëm dhe që puna e tyre e gdhendjes flet me gjuhë artistike.





Gjirokastra, 29.092007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:29 pm

Editorial
Gdhendja, një art i bukur i i fantazuar dhe real



Nga Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë



Shpesh ne na përshtypëzojnë punimet në dru, në gur, që e kanë rrjedhën në bukurinë artistike të njerëzve, që e dëshirojnë të bukurën, në shpirtin e tyre të pasur, në demonstrimin e fantazisë së avancuar. Gdhendësit, në këtë aspekt, janë artistë, të cilët « pikturojnë » drurin apo gurin me penelat e tyre (thikat, daltat, çekanët apo dhe mjete të tjera), e bëjnë drurin dhe gurin të flasë figurshëm. Në këtë dru dhe gur derdhet pra talenti, del në pah vlera e paraqitjes artistike.

Njerëzit e pasionuar në kësisoj punimesh kanë « atelien » e tyre të krijimit dhe punimit. Ata « vrasin » mendjen për temat e larme, që përzgjedhin dhe piketojnë se çfarë do të servirin. Na pëlqen gjithçka e gdhendur, ku jepen formate lulesh, formate vijëzimesh gjithë ndriçimesh, hijesh të nevojshme, paraqitje të gjerave, që na emoncionojnë, duke i gdhendur në dru natyralisht; apo dekoracione zbukuruese në dhomat e gjumit, në dhomat e pritjes, në mjediset e tjera anekse, në krijimin e tavaneve të ilustruara, në punimet dekorative të kishave, në krijimin e kornizave si dhe në gdhendjet e apostujve, idhullorëve, figurave mistike, profetëve të shoqërisë në të gjitha aspektet si dhe pasqyrim krijimtar e fantazist të fenomeneve dhe proceseve të ndryshme, që ndodhin në jetë. Po kështu nëpërmjet pasqyrimeve relievore, prezencës së luleve të gdhendura e tjera krijohet një tablo, panoramë e bukur e këtij arti, duke e kombinuar dhe me zbukurimet artistike të mjeteve të tjera të artistikuara me gdhendje, apo ekspozicionin mural në mjedise të tjera.

Ky proces i bukur ka lindur që me lindjen e njerëzimit dhe ka kaluar në një proces gjithmonë në rritje, si rrjedhojë e rritjes së njohjes së botës dhe zhvillimit të fantazisë, por një kohësisht dhe rritjes së nivelit të punimit dhe të rritjes së kërkesës për të pasqyruar atë, që duhej dhe konceptohej. Me kalimin e kohës filluan që në këtë gdhendje të drurit të futen elementë të tjerë fantazistë, të cilët përgatitën edhe në këtë fushë ecjen. Etapat e zhvillimit të artit gdhendës njohin lulëzimet e tyre. Kjo është një çështje tjetër, por ne duam të theksojmë se, ndër popujt e tjerë dhe populli ynë, gjatë shekujve, ka dhënë kontribut dhe ka artin e tij të gdhendjes. Të merresh me gdhendje në dru apo në gur është një mjeshtëri dhe tregon nivel kulturor. Pse ka pëlqesë të qilimeve të gurtë në qytetin e Gjirokastrës dhe shpesh ka mahnitje nga turistët e huaj , të cilët vlerësojnë këtë akt të madh fanatzist, apo gjetjet dhe kombinimet arkitektonike të shtëpive me kalldrëmet të shtruara me gurë të bardhë të gdhendur, prezenca e tavanëve të lulëzuar e të ormentalizuar me diçka vetiake, musendrat apo mjetet e tjera të përdorimit të përditshëm , të punuar dhe të gdhendur nga mjeshtra të zotë ?… Kjo është një fushë, sa e bukur, aq dhe e vështirë për t’u eksploruar, megjithatë gjithmonë shfaqet, eksplorohet, me mundësinë e saj ekspozuese dhe madje ruhet kjo trashëgimi e madhe e krijuar me art dhe fantazi.

Janë me dhjetra mobileri të profilizuara në Gjirokastwr, Pwrmet, Tepelenw, Sarandw, Fier e gjetkw , të cilatrealizojnw punime me dru, që aplikojnë artistikisht edhe me gdhendje dhe me prerje figurina befasuese dhe që rrjedhin nga mendimi estetik i pranishëm, i impulsuar ky nga nisiativat individuale dhe krijesat individuale. A nuk do të ishte i nevojshëm një kooperim midis tyre dhe një kombinim harmonik për të stilizuar e vendosur në këtë stisje të madhe dhe praninë e drurit të gdhendur bukur të Anastas Petridhit dhe të tjerëve të këtij « zhanri »…
Pavarësisht nga puna kooperuese, që bëhet edhe në kompletimin punimet e trajtës gdhendëse të eksplozicionit të tillë të kishave, ku druri ka frymçmarrje mw tw gjerë, duhet të intedifikohen përpjekjet, që këto punime t’i realizojnë mjeshtrat e pranishëm dhe që puna e tyre e gdhendjes flet me gjuhë artistike.





Gjirokastra, 29.092007

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:29 pm

Gjirokastra







Përgëzime dhe vlerësim të madh për punën artistike të gdhendjes

nga mjeshtri Anastas J. Petridhi, siç shprehen poetët nga Bota, tregon aftësinë dhe talentin e tij në këtë punim artistik. Ato ndriçojnë në fotografi, por duhet të jenë më të magjishme realisht. E-mail për këtë manifestim të Artit të gdhendjes dhe vlerësime kanë mbërritur nga Panajota Zaloni, Presidente e Lidhjes « XASTERON » dhe N’/Presidente e Lidhjes Panheleniketw Shkrimtarëve, Beniamin Yozon, President i Lidhjes së Poeteëve të Lauruar Internacionalë SHBA, Teresinka Pereira, Presidente e I.W.A, Hadaa Sendo WORD POETRY ALMANAC MONGOLI e tjerë.

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:30 pm

Përfaqësuesit tipikë të gdhendjes

Kjo bëri që unë sot të përparoj në këto drejtime dhe gdhendja, e cila ka qenë dhe është pasioni im, të jetë një kënaqësi shumëplanshe,…Unë nuk mund të shkëputem kurrë nga ky pasion dhe këtë aftësi time do ta transmetoj…

Kush është Anastas Petridhi?



Një gdhëndës i talentuar, i cili e shfaqi këtë talent që në rininë e hershme dhe e përvijoi atë më tej , duke u profesionalizuar e duke dalë si një individualitet në këtë fushë.

Korrespodenti i gazetës « GDHENDËSI » intervistoi Anastasin në lidhje me përvijimin profesional dhe artistik në fushën e gdhendjes.

Kur fillon kontakti juaj me këtë art të veçantë ?

Përgjigje : Gdhendja për mua është e hershme dhe kontakti me të po i hershëm. Që i vogël më pëlqenin punimet në dru. I shikoja ato me kuriozitet dhe më lindnin emocione, kur i kundroja ato. Më bënte përshtypje një parmak i lulëzuar, një trajtë tjetër e gdhendur, madje dhe një fllackë, ku ishte gdhendur një lule, apo punime të tjera, të cilat, në atë kohë, vendoseshin nëpër mure duke stilizuar shtëpitë karakteristike, kalanë ,hapësirat, punimet e tavolinave për në dhomat e pritjes e tjerë. Më tërhiqnin vëmendjen edhe punimet e tavaneve, musendrave në dhomat karakteristike të Lunxhërisë apo në Gjirokastër.

Në Gjirokastër ishin realizuar punime në dru në çdo shtëpi karakteristike gjirokastrite, ku druri ishte « mbreti » i gjithçkaje. Kështu që mua m’u fut në gjak arti i gdhendjes në dru dhe gjithmonë ëndërroja për të realizuar punime të tilla. Kështu që preferenca ime kryesore u shfaq që të ushtroja këtë zanat, pasi kisha dhe talent në vizatim. Shpesh herë, dhe kur isha i vogal vizatoja mirë portrete, lule, tufë lulesh, shtëpi e tjera.

Dhe ëndrra t’u realizua ?

Duke i vënë vetes një pikësynim se do të ushtrohesha patjetër në gdhendjen e drurit, fillova kështu, pas mbarimit të shkollës së mesme, të përvijoja punën në Ndërmarrjen artistike, e cila ishte me emër, aso kohe në Gjirokastër dhe prodhimet e saj të quajtura « artistike » kishin dy destinacione : për brenda vendit dhe jashtë vendit.

Duhet të theksoj se në atë kohë Ndërmarrja jonë realizoi punimet zbukuruese në Hotel- Restorant « Zagoria », në Hotelin e Turizmit « Çajupi », në disa lokale të tjera si « Tirana » në pazar, në ambiente të Viroit e tjera. Gjithashtu punime artistike të mjeshtrave të kësaj Ndërmarrjeje Artistike janë ekspozuar edhe në ekspozita të ndryshme kombëatre, që zhvilloheshin në rang vendi apo rrethi si dhe janë reklamuar në albume me ngjyra.

Gjatë asaj periudhe kryesisht ju me çfarë gdhendje konkrete jeni marrë ?

Ne, siç e përmenda dhe më lart, merreshim me dy destinacione : përpunime për brenda vendit dhe punime jashtë vendit. Për brenda vendit dekoracione për zbukurim shtëpish, dekore, ndërsa për jashtë vendit bëheshin sëndukë (sepete, karrige të gdhendura, tavolina si dhe punime me fletë misri, shporta me thupra shelgu, kanistra e tjerë.

Me rënien e sistemit gjithçka ndryshoi dhe gdhendësit iu drejtuan profesioneve të tjera , por në shhpirtin e tyre mbeti pasioni gdhendës.

Ju qëndruat në vend apo nisët rrugën e emigracionit ?

Në fund të vitit 1991, unë emigrova në Greqi. Ishte një emigrim i lodhshëm, i vështirë, por unë vendosa që me çdo kusht të punoja në profesionin, apo siç shprehemi ne zanatin e gdhendësit. Dhe fati në këtë drejtim më buzëqeshi, më eci. Stacioni im i parë dhe më i rëndësishmi ishte Agrinjoja në ETOLO AKARNAJA, ku u punësova vetjakisht, duke punuar në shtëpi, ku merrja porosi për gdhendje në dru si dhe bashkëpunova me një pronar, i quajtur Stavros Kamenos, i cili u njoh me aftësitë e mia, se çfarë dija të bëja unë. Ai prodhonte dhoma gjumi. Kishte shumë punë dhe, duke parë aftësitë e mia gdhendëse ai sajoi gdhendje të bukura zbukuruese në këto dhoma gjumi, të cilat realizoheshin edhe kështu u përvijua një kooperim i gjerë midis nesh. Zakonisht ai përgatiste dhoma të tilla gjumi për njerëz intelektualë. Aplikimet e realizuara nga ana jonë u pëlqyen dhe filluan me inteligjencë t’i përshkallëzojmë ato dhe të kemi shumë kërkesa. Unë kështu krijova stabilitet. Në vitin 2000 u shkëputa nga Agrinjo dhe shkova familjarisht në qytetin e Volos, në krahinën e Pilos, ku për një vit realizova punime të klientelës sime, kryesisht punime me dru. Në vitin 2001 kthehem përsëri në qytetin e Agrinjos , ku të them të drejtën punova në gdhendjen e drurit në mënyrë të pavarur, pra hapa përsëri punët e mia, kryesisht këtu me dhoma gjumi dhe punime zbukuruese. Punimi edhe në Greqi në mënyrë të pavarur më rriti dhe më aftësoi për të njohur e konceptuar drejt elementët kapitalistë në ushtrimin e këtij profesioni të bukur.

Pra përfundimisht pas shumë vjetësh ju u kthyet në Shqipëri, në Gjirokastër ?

Në vitin 2003 vendosa që të kthehem në Gjirokastërfamiljarisht, pas një analize të bërënga na ime. Unë gjatë kësaj periudhe kisha punuar në zanatin tim dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë, pasi plus përvojës, që kisha marrë në kualifikimin tim në Shqipëri, unë kisha fituar edhe një pwërvojë të mirë në veprimtarinë time profesionale në Greqi ; kisha mësuar të konkurroja denjësisht dhe ta ndieja veten të aftë. Kështu, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e krijuara me gdhendësit në Agrinjo, Pilos e tjerë mora nismën për të ushtruar privatisht profesionin në Gjirokastër. Vetëkuptohet që fillimet në këtë fushë janë të ngarkuara , më së fundi arrita që të hap një njësi të tillë « Gdhendjen e drurit » në Gjirokastër dhe të punoj me parametra të larta, duke siguruar dhe makineritë, të cilat më duheshin për të punuar cilësisht këtu. Kjo bëri që unë sot të përparoj në këto drejtime dhe gdhendja, e cila ka qenë dhe është pasioni im, të jetë një kënaqësi shumëplanshe, me të cilën edhe jetoj unë dhe familja ime. Nuk mund të shkëputem kurrë nga ky pasion dhe këtë aftësi time do ta transmetoj te djali im dhe te të afërmit e mi dhe them se do ta realizoj, pasi shenjat janë të mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:30 pm

Zoti Anastas, ju tashmë vajtën disa vjet që ushtroni privativisht zanatin tuaj të bukur, ç’mund të na thoni për futjen e këtyre elementëve të punimeve të gdhendjes së drurit në shtëpitë Gjirokastrite?

Duhet t’i përgjigjem drejt pyetjes suaj. Në këtë drejtim janë hedhur hapa përpara, pasi njerëzit po e kuptojnë rolin e drurit, prezencën e tij dhe bukurinë tij zbukuruese. Në lidhje me zbukurimet me dru ne kemi qenë shumë dhe tashmë ka mbetur vetëm një. Një qytet i tillë si Gjirokastra, i cili ka vlera të mëdha dhe është në UNESCO, pra është një pasuri e madhe botërore me kalimin e kohës nuk do të ngopet me « zbukurime druri ».Por theksoj se duhet të bëhet një politikë e mirëdrejtim të tërheqjes së turistëve të huaj që të respektojnë vlerat e mahnitshme të këtij qyteti dhe midis të tjerash të bien në kontakt edhe me gdhendjet në dru. Kjo kohë do të vijë patjetër. Për këtë jam i bindur. Unë i jam përkushtuar këtij profesioni dhe çdo gjë e programoj, por duhet të bëhet një punë më e madhe reklamuese që njerëzit të njihen me këtë proces të bukurisë dhe të fantazisë.

Doja të falënderoja, me këtë rast, prindërit e mi, e në mënyrë të veçantë babanë tim, Jorgon, i cili, me shpirtin e tij intelektual, me aftësitë e tij si mësues, më ka impulsuar në ushtrimin e talentit tim , duke më dhënë këshilla të vlefshme, të cilat më bënë që të jem në këtë stad. Po kështu dua të falënderoj të gjitha ata, që më përzgjodhën mua dhe kanë në shtëpitë e tyre punimet e mia të gdhendjes duke më respektuar profesionalisht.

Zoti Anastas, ju falënderojmë dhe ju urojmë ju në këtë ndërmarrje sipërore, të bukur !

Faleminderit !

Intervistoi : Agron Shele W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:31 pm



« Gdhendësi »Artist Anastas J. Petridhi në një ekspoze paraqitëse me punimet e tij, të cilat duke i parë me sy dhe prekur me dorë do t’u ekzaltojnë dhe do të keni dëshirë të keni punime të tilla zbukuruese në shtëpitë tuaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:31 pm

Muaji tetor, muaji i Letërsisë

Në kuadrin e muajit të Letërsisë Lidhja e Krijuesve “PEGASI” do të organizojë veprimtari analitike, promovuese, reklamuese, prezantim vlerash si dhe çelja një Panair Ekspoze të librave të rinj në qytetet e Tiranës, Gjirokastrës, Përmetit, Sarandës, Tepelenës dhe ekspozicion i Librave tanë më të rinj përfaqësues në Simpoziumin Ndërkombëtar të Letërsisë, që zhvillohet më 2-4 nëntor 2007 Salaminë ( Athinë) të Greqisë me pjesëmarrje të shumë përfaqësuesve të botës shkrimore nga Bota si dhe ekspozicion të punimeve në dru të gdhendësit Anastas J. Petridhit. Për këtë akt njoftohen të gjithë shkrimtarët që të dorëzojnë në Qendrën Kulturore “DORIAN” librat e tyre për këtë akt reklamues dhe ekspozues me vlerë.

Poetja Aleksandra Shabani futet në Almanakun e Poetëve të Laureuar Internacianalë në SHBA me pesë poezitë e saj të përkthyera në anglisht nga libri “Skulpturë dëshire në qiell manovrimi”

Poeti Dino Çiço dhe poetja Elefteria Kallojeri (Hoxhaj) pranohen në Lidhjen e Poetëve Bashkohorë (W.P.S)



.Presidentja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, poetja Teresinka Pereira ndërmerr një turne në disa vende të Ballkanit dhe të Evropës dhe kontakton me anëtarët e I.W.A. Ky inkursion i saj fillon nga Athina. Ajo është e ftuar edhe në SimpoziuminNdërkombëtar, që do të zhvillohet në Athinë.

. Në Athinë (Salaminë) zhvillohet Simpoziumi Ndërkombëtar i Letërsisë me pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve të Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Artistëve nga vende të ndryshme të Botës. E ftuar dhe Lidhja e Krijuesve “PEGASI”. Drejtues i këtij simpoziumi është poeti, shkrimtari, publicisti, presidenti i Lidhjes “Kafeneja e Ideve” z. Dino Kubatis, njëkohësisht dhe “Anëtar Nderi” i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”.

Në qytetin e Delhit (Indi) u zhvillua Kongresi Ndërkombëtar i Letërsisë, i treti i radhës, që zhvillohet në Indi. Këtë kongres dhe drejtuesin e tij, Dew Bhadwaj e përshëndeti Presidenti i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” shkrimtari dhe poeti Kristaq F. Shabani.

.Poezitë e poetes Mirela Dudi W.P.S, zënë vend në Almanakun e Poetëve të vitit 2007, të përgatitur në Mongoli. Këtë ia konfirmon Botuesi dhe Kryeredaktori, që merret me përgatitjen e këtij Almanaku poeti Handaa Sendo, Presidentit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”.

Poetit Kristaq F. Shabani i kanë ardhur përgëzime për poezitë e tij të bukura në gjuhën italiane nga Presidentja e Accademisë letrare A.L.I.A.S Australi, zonja Giovanna di Lombardi, e cila e nxit poetin për të marrë pjesë në konkursin e vitit 2007 në Australi, ku “trofeu” këtu jepet nga Presidenti i Republikës Italiane përvitshëm.

Dolën në qarkullim libri “Mysafirëte rinj të Çajupit” i autorit Jorgo Telo dhe libri “Pronori A.B. dhe Astma e lindur” e autorit Kristaq F. Shabani.

Peço Kagjini (SHBA) “Fillimet e Lëvizjes Antifashiste Nacionaçlirimtare në krahinën e Zagorisë, në krahinën e Luginës midis maleve”

Si dhe libri “Emigracioni i Hënës” (greqisht) i poetes Elefteria Kallojeri.

Libra, që priten të dalin së shpejti nga botimi:

Petro Dudi (Tiranë) “Ishulli i seksit”

Elefteri I. Kallojeri(Gjirokastër): “Edhe kur ti ke harruar fjalët” (shqip), “Mesazhi i detit”(italisht), “Jetë - korrigjim gabimi” anglisht;

Agron Shele (Përmet)“Imazh i rremë”, roman

Katerina Kulo (Sarandë) “A zbrazet kënga nga shpirti”, këngë popullore

Vasil Zëra(Gjirokastër) “ Qeshet syri me qepallë”(Këngë për miken” këngë popullore

Jonida Seiti(Tiranë) “Dashuri në kohë gri” poezi dhe skicime.

Kanë hyrë në botim librat e poetit dhe publicistit Osman Buzo :”Kambanat e Luginë së Mbretërve” (reportazhe, skicime, kritikë) si dhe përmbledhje me poezi nga dy vëllimet e botuara “Në qiell pa faj (Çelsëron Planeti)” dhe “Ç’më duhet Nderi” (anglisht)

përkthyer nga përkthyesi Dritan Kardhashi.

Izet Çulli (Tepelenë) dy libra: një në anglisht të titulluar “SKLLEVËR TË GOTËS” përkthyer nga Mirela Dudi dhe një libër me skica në italisht me titull “Fajin nuk e ka pasqyra” përkthyer nga Besnik Ismailati.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:32 pm

Sentenca të shkëputura nga një letër, që vjen nga larg

Me publicistin, poetin Peço Kagjini, qyteti Ridgewood,NEW YORK

I dashuri Kristaq!

“…Kam dëshirë që veprimtarinë e Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, anëtar i së cilës jam dhe unë, ta bëj më të njohur këtu në SHBA. E keqja është se Amerika është shumë e madhe dhe nuk kam informacion të hollësishëm se ku janë dhe si gjenden zagoritët. Kam bërë një propozim, që nëpërmjet familjarëve në Shqipëri, në një libërz, që do të shitej të përmblidheshin adresat e telefonat e të gjithë emigrantëve në botë. Nuk i ka dalë për zot një nisiative të tillë njeri. Atëherë dhe gazeta “Zagoria” do të vinte nëpërmjet abonimit, që do të aplikojnë shumica. Ju bëni mjaft mirë që gazetat tuaja i jepni në INTERNET dhe njihemi shumë shpejt me substratin e tyre. Në bibliotekën, ku banoj dhe ku janë mbi 5000 shqiptarë kam dorëzuar nga librat, që më keni dërguar ju dhe anëtarët Lidhjes. Por këtu emigrantët lexojnë pak fare. Interesi kryesor i tyre është të jenë në rregull me “bosin” në punë dhe të marrin dollarët në fund të javës! Edhe këtu në këtë qytet nuk ka organizata apo librari, ku të tregtohet libri shqiptar. Për këtë duhet të gjejmë një zgjidhje. Unë dua të jap kontributin tim, krahas asaj pune të madhe, të lavdërueshme, që keni bërë dhe ju këtu me organizmat e mëdha me të cilat jeni lidhur…

Grigori (Duli, mësues i gjuhë – letërsisë, veprimtar, tashmë emigrant, i pasionuar pas librit, pjesëmarrës në veprimtarinë e zhvilluar nga Lidhja e Krijuesve “PEGASI”, në muajin gusht 2007, në qytetin e Gjirokastrës dhe në Delvinë, “A MJAFTON LOTI?!…shënimi im K.SH.) më tregoi dhe për veprimtarinë letrare, që kishte marrë pjesë dhe që e përshëndeti edhe në emrin tim, duke më bërë një nder. Më tregoi edhe për personin tuaj, një person aktiv, mjaft i njohur si njeri i letrave, njeri me influencë. Kjo duket dhe shprehet mirë edhe nga numri i librave, që botoni, shumëllojshmëria e gazetave, që del në Jug të Shqipërisë si dhe i bashkëpunëtorëve, të cilët aktivizohen.

…Gazeta “Zagoria” flet më shumë për “ato”, që do sesa për ato që duhen… Unë marr këtu gazetën “YLIRIA”, e cila del 3 herë në javë…

Kam gati për botim librin “Gjirokastra në muajt e parë të lirisë nga okupacioni nazistofashist” kujtime, meditime, refleksione (18 shtator 1944 deri në 26 prill 1945”).

…Përshëndete nga ana ime poeteshën Alketa T. Ponde dhe jepi mirënjohjen time, që u tregua aq shumë dashamirëse që njohjen ta bëjë, duke më dhuruar librin e saj, që për mua është kënaqësi shumë e madhe që, në këtë pleqëri kaq të rënduar, të kem një kujtim nga një vajzë e re, që jeta dhe puna e saj e palodhur e pasionante do ta bëjë një emër të nderuar.

…Ishte një rast i mirë që unë të njihem me një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë suaj personale dhe të anëtarëve të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” nga librat e botuar dhe nga shkrimet në gazetat, që unë impresionohem me përhapjen e tyre të madhe e të shumllojshme që ka marrë botimi i tyre. Nuk dua të shfaq komplimenta dhe lëvdata, por të pohoj me sinqeritet dhe ndershmëri, që ju bëni një veprimtari tepër të madhe, të larmishme, mjaft cilësore dhe të dobishme letrare dhe njëkohësisht paraqiteni si një organizator i talentuar, i palodhur dhe me kërkesa të larta artistike dhe me cilësi të çmuara në jetën kulturore- artistike- letrare në të gjithë Jugun e Shqipërisë, me pretendime serioze e të guximshme të afirmoni “Pegasin” edhe në botën e jashtme dhe gjithnjë urime e suksese më të mëdha! Janë një pasuri shumë e çmuar, që nderon ju, Lidhjen tonë, për të cilën ndihem krenar që jam anëtar i saj, nderon Zagorinë dhe Zagoritët, si dhe vetë Gjirokastrën, ku është qendra e këtij aktiviteti. Ndiej dhimbje të thellë që s’jam afër jush, të gëzoj përsëafërmi për këto suksese dhe të jepja dhe unë kontributin tim…

Ju përqafoj të gjithëve nga larg

Peço Kagjini
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:33 pm

Ligjërimi i dytë

“Miti i jetëgjatësisë”

“Voza e qendisur”, e sklupturuar mjeshtërisht. Befasi e plotë dhe këshilla



Pasi gjeti punën, një herë në javë, në kohën e lirë, Vasili shkonte në kafenenë e barba Janit, një greku të zgjuar, i cili kishte hapur një klub në Lion. U lidh miqësisht me këtë pronar lokali, i cili, duke parë energjitizmin e këtij djaloshi, e priste mjat mirë “klientin e tij”, që dukej vetëm një herë në javë.

këto e sipër Vasilit i lindi një ide, të cilën e vërtiste në mendjen e tij. Kështu, pas punës, filloi të përgatiste një vozë me një kapacitet 40 kg. Bisedoi me pronarin e lokalit, barba Janin, duke i thënë idenë e tij, me qëllim që në lokalin e tij të ekzpozohej dhe ndonjë dashamirës i saj ta blinte.

- Zoti Jani, kam filluar të përgatis një vozë me kapacitet mbajtës rreth 40 kg dhe dua që të ekspozohej në lokalin tuaj…

Pronari lokalit, Jani, po e dëgjonte me shumë kujdes, pasi kishte informacion për profesionin e tij si vozaxhi.

Ai , pasi e dëgjoi, i tha: - Provoje një herë dhe mbase bie në sy dhe del për të mirë…

“Ashtu them edhe unë,”- ia priti Vasili.

“Bjere, kur të duash”.

Dhe një të shtunë Vasili merr vozën e punuar me merak, të qendisur me një mjeshtëri të rrallë dhe në një vend të dukshëm të lokalit e ekspozon. Të gjithë ata që e shikonin vozën u befasuan me talentin e tij, por kaluan dy javë dhe s’ishte e thënë që voza të shitej, por si i thonë asaj fjalës proverbiale popullore: «E treta e vërteta».

Kur hyri në kafene të shtunën e tretë, voza e qendisur, skulpturuar aq mjeshtërisht, s’ishte te vendi. U entuziazmua. Këtë e shprehu në fytyrën e tij. Pronar Jani, sa e pa, buzëqeshi dhe dukej se mori në konsideratë situatën emocionale të Vasilit. Iu drejtua duke qeshur: - Më së fundi, voza jote e bukur u ble nga një zotni, i cili mbeti i kënaqur…”Ai po e dëgjonte me kujdes. “Urdhëro paratë e tua…” - dhe i zgjati paratë. Dhimitri i mori, i tha faleminderit në gjuhën e nënës.

Pasi kaloi gjendjen emocionale, që u krijua, pronar Jani i tha: “Dëgjo vozën tënde ta pëlqyen dhe ta blenë. Ky është një art i bukur, por doja të të bëja një pyetje vëllazërore: “Ke familje apo je beqar?”

“Kam, - iu përgjigj shpejt e shpejt Dhimitri, duke e parë me sytë e tij të shkreptitur.

Të pyes dhe një herë: - Ke shtëpi apo e ke marrë çelësin e shtëpisë me vete, se s’ke njerëz?”

Dhimitri ripërsëriti fjalën prerë: “Kam”.

- Edhe një pyetje tjetër do të të bëj: «Ke ardhur në Francë për të fituar para?’

“Sdiskutohet që kam ardhur për të fituar…”.

«Atëhere, - vazhdoi bisedën barba Jani,- nuk duhet t’i kushtohesh këtij profesioni për të bërë voza, pasi nuk ke leverdi dhe me këtë profesion, që bën ti, s’do të kesh fitim, pasi vozat janë jetëgjata dhe mezi prishen. Kështu që ti s’do të mundësh të fitosh. Zotëria, që e bleu vozën, u kënaq për punën tënde profesionale, por ai do të kthehet tek ty pas… vitesh…”.

Vasili e kuptoi se ku donte të dilte Jani dhe prandaj e la të vazhdonte bisedën, pa e ndërprerë.

- Është e mira që të mësosh një zanat që të të japi bukë dhe të fitosh. Ty mund të të vijë keq, nëse të them që të mësosh të bësh çorape, pasi çorapet grisen shpejt dhe njerëzit nuk mund të lënë thembrat jashtë. Pra çorapja ta jep hakun dhe fitimin brenda javës. Çdo njeri, kur shikon se çorapet e tij janë grisur do të blejë patjetër një palë çorape, se nuk mund të rrijë me të shqyera. Kështu ti fiton… Merru me çorape, Vasil… Në rast se nuk mëson dot të bësh çorape, atëhere merru me diçka tjetër që të të sjellë përfitime të mëdha. Mëso të bësh akullore dhe qëndro në vendet ku janë fëmijët si: para shkollës, në konvikte, gjimnaz. Dhe po të pyes dhe ta dish që cili është ai prind, i cili nuk i jep pesë para fëmijës së tij që të blejë akullore.

Vasili ia nguli sytë barba Janit dhe tundi kokën në shenjë aprovimi dhe, sa qëndroi në Francë, punoi në vende të leverdishme për të krijuar një ekonomi të mirë në fshatin e tij, sa të kthehej. Ama duhet thënë se gjatë gjithë kohës, me qëllim që të bënte prokopi, si i thonë fjalës, hante fasule dhe thjerza, që ato ishin me çmim më të lirë.

Por a mund të shkëputej Vasili nga profesioni, që i shkonte për shtat dhe që e dashuronte aq shumë… Ishin shkëputje që në shpirt i ndiente tronditëse, por ai prapë e qetësonte veten, pasi ai, sikur edhe ta detyronin, nga profesioni i vozaxhiut asqë mund të shkëputej kurrë. Ai kishte lindur që të jetonte me profesionine tij gjithë jetën. Ishte një profesion arti, krijues i transmetuar nga të parët e tij, që i ngjallte shpirtin, i zhvillonte mendjen, inteligjencën dhe që i stërviste krahët.

“Çdo gjë mund të lë, por profesionin, jo e kurrë jo!”. Ky ishte një betim i brendshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:33 pm


Informim



Pas hyrjes në Lidhjen e Krijuesve « PEGASI », Albania, të grupit polifonik « Lundra e Polifonisë labe » të Tepelenës është shoqata kulturore « Jonianët » i Sarandës, drejtuar nga z. Maksi Kulo, që bëhet anëtar i Lidhjes prestigjioze të Krijuesve « PEGASI ». Anëtarja e kësaj Lidhjes, krijuesja dhe këngëtarja e talentuar Katerina Kulo del me vëllimin e saj « A zbrazet shpirti nga kënga » ( dy gjuhë shqip- anglisht ».

Kush janë “Jonianët”?

“JONIANËT SARANDË” , shoqatë kulturore, e cila mbron vlerat kulturore të trevës së Sarandës dhe Delvinës, zhvillimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie kulturore të polifonisë labe, organizimin e aktiviteteve kulturore në shkallë qyteti e rrethi, përfaqësimin e shoqatës në këto lloj aktivitetesh brenda dhe jashtë vendit, mbrojtjen edhe ndihmën e anëtarëve të shoqatës në kushtet e konkurrencës së lirë dhe të ekonomisë së tregut, lidhjen e Shoqatës me shoqata të tjera simotra brenda dhe jashtë vendit.

Shoqata është miratuar në veprimtarinë e saj nga Gjykata e Rrethit të Sarandës me nr. Vendimi 18 datë 17.07.2000. Kryetari i Shoqatës “JONIANËT” është zgjedhur z.Maksim Kulo



Curriculum Vitae

The cultural artistic association “JONIANET” was founded in December 1993.

THE AIM: To preserve and cultivate the folk values of Saranda and Delvina areas.

THE OBJEKTIVES: To spread its activity all over Saranda and Delvina area, giving shape to complete folk ensemble in the nearest future by meeting the specific demands of Saranda and Delvina area.

ACTIVITY:

- Has participated in Fest- Folk Gjirokastra 2000, in the activity “Multicultural town Përmeti 2001”.

- Has participated in folk Albanian front of Drenas, Kosovo on the 14-th of Julu 2002.

- Yearly participation in the folk festival organized by CIOFF.

- In 1995 have participated in National Fest Folk of Berat.

- In1994 in Fest Folk of South Albania in Gjirokaster

- In 2000 took the fifth place in the national Festival of Permet.

- Yearly participation in the Festival of Theatres in Butrint.

- The group has had invitations from international festivals organized in Portugal, Romania, Greece, but for visas details they couldn’t participated.

- The group has a vital cultural activity within Albania.

The group is member of CIOFF ORGANIZATION.

* * *

Katerina Kulo, the spirit of the wellknown group “Jonianët“ of Saranda, is the typical representative of the most famous folk singers of her generation, but she is distinguished even as a bard who carries extraordinary energies and this owing to her smiling, humane, and free spirit. She drops bouquets of verses and adds to them radiance with her melodious voice ... This “duetto“ has its origin in the birthplace called Zagori, where the Mothers used to teach their daughters how to sing and weave verses as well... Naturally, there is no region in the world, with such a great percentage of talented people in the making of briliant and conspicuous verses ...

Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:34 pm

At this small bosom,

like a drop of tears...



1.Would the sea drain by the means of a spoon,

would the heart run out of songs ?



Who sings so passionately?

Do you say a golden song?

Who sings with the fire of the spirit

Sing along o you Jonians, sing!

A sea breeze blows

Like the waves the verses of the poet...

Ëho sings with the notes of the spirit

Mother brought us up to sing!

Who shoots, becomes a bride?

With those lips like two buds?

Sea breeze, mountain breeze,

Nature gave us as a gift...

Sing songs with Jonians,

Dancing like an oread

It befits you, o Saranda,

The field powwows with the mountains!

As long as the sea lives,

the song remained in the lips...

Would the sea drain by the means of a spoon,

would the heart run out of songs

there is plenty to be said,

saying never ends!

Translator: Dritan Kardhashi

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:34 pm

Problemore
Si mund të ndihmohen sot gdhendësit e talentuar





A mund të ndihmohen gdhendësit, apo mjeshtërit e punimit artizanal vetëm me dy ditë ekspoze të punimeve të tyre duke shfrytëzuar “ ekspozicionin” dhe pastaj të themi që bëmë gjithçka. U organizua më datën 29 -30.09.2007 një ekspoze dhe njëra anë pozitive ishte demonstrimi i punimeve të liçensuara dhe në fushën e gdhendjes, qendisjes e tjerë. Kundruesit shikonin punimet e bukura, gdhendjet e realizuara mjeshtërisht si ikona të gdhendura, pasazhe të qytetit të lashtë e të gurtë, pjesë të kalasë madhëshore, korniza të punuara me art, ornamente, për të krijuar efekte zbukuruese, materializime të tjera, pjesëza qendrore tavanesh e tjera e tjera, një larmi e madhe gdhendjesh rreth 100 punime. I drejtë është ekspozicioni bombastik, i vendosur në një vend me një shirit “punime druri”, por artistët nuk duan vetëm këtë, ata kërkojnë stimulim për punën e tyre. Jo vetëm Shoqatat e Gdhendësve, nëse ekzistojnë duhet t’i grupojnë ata, t’i stimulojnë, të realizojnë lidhjen dhe kooperimin si dhe të realizojnë me punën e tyre atë, që quhet “tregtim i punimeve të artit gdhendës”. Kjo realizohet me një bashkërendim të mirë edhe me ata, që sot merren me tregtimin e këtyre punimeve, të cilat në kohën e sistemit të centralizuar, shiteshin në bazë të marrëdhënieve kontraktuale. Pse të jetë superior një sistem i centralizuar, kur sot ka shumë operatorë të fuqishëm, të cilët mund të bëjnë çudi duke u nisur dhe nga tregtimet e lira dhe lëvizjet e mallrave (të punimeve të gdhendjes).

Kur ka fonde kaq të shumta ekspozimi dhe organizim veprimtarie, pse të mos ndihmohen, jo vetëm gdhendësit, por edhe të tjerët, që merren me punime dore, qendistari që Bashkia e qytetit t’u japë këtyre artistëve të talentuar një mjedis, ku të ekspozohet dhe të shitet, kur disa shoqatave inaktive, ineksistente, apo njerëzve të tjerë t’u jepen zyra, ku s’thuret asgjë, madje deri në një faqosës të ketë zyrë të dhënë nga Bashkia e qytetit. Ideja për të hapur një njësi të tillë tregtare jo të përbashkët me gjithë artizanët shqiptarë, por e veçantë për Gjirokastrën, është një mendim, që do të rritë vlerën. Fundja në qytet shiten nga tregtarët në vende publike materiale të ndryshme, e pse të mos ketë një vend ku të tregëtohen gjerat e bukura, pasi qyteti ynë ka një larmi punimesh? Të përdoren me kriter vlerat e taksambledhësve dhe të vihen në shërbesë të qytetarëve dhe qytetit. Turisti i huaj, i cili vjen në qytetin tonë që, siç thuhet nga statistikat, sivjet është rritur në numër, pse në Muzeun Etnografik të mos ekspozohen punime të kohës së sotme, të ketë një pavijon të veçantë ekspozimi me materiale (të blera nga fondi i shtetit për të realizuar këtë nismë) dhe të punimit, ku turisti të ketë mundësi të njihet dhe në hyrje(afërsi) të këtij muzeu të ketë një njësi të vogël shitjeje me materiale të tilla dhe të blejë gjëra të tilla, që i pëlqejnë. Këto janë disa mendime, që nuk duhet të hapin orekset e atyre, që gjuajnë dhe mbushin xhepet e tyre me organizacione dhe që favorizohen nga pushteti qendror apo ai vendor, por të atyre, që interesohen për qytetin , që u dhimbset qyteti,...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:35 pm



Vëzhgim
Ne shpleksim vetë të bukurën...



E bukura ofendohet nga vulgariteti dhe mungesa e etikës në mes të ditës

Një turist të huaj, i shoqëruar nga një përkthyese vendase, i bëri përshtypje arti i punimit të gdhendjes dhe u ndal para një punimi të tillë. Shihej që turisti, ndoshta dashamirës i këtyre punimeve, ishte përshtypëzuar nga punimi i gdhendjes dhe pa me dashamirësi gdhendësin duke treguar me shenja se ishte një punim shumë i bukur dhe se do t’i pëlqente ta kishte pronën e tij dekorative. I tha përkthyeses që të pyeste për çmimin e saj. Kur gdhendësi i ktheu përgjigjen për çmimin, përkthyesja shtrëmbëroi buzët e saj hollake dhe i tha të huajit, pa kulturë: “Eja të ikim, çmimi është i lartë!”

Ishte një diçka antikulturore dhe antikrijimtarie, një etikë vulgare e demonstruar. Përkundrazi i huaji i tha gdhendësit në gjuhën shqipe: “Faleminderit!” Një kontradiktë: një sjellje vulgare dhe një etikë mirësjellje.

Gjithmonë injorantët dhe vulgarët, që janë tani, së fundi, të shumtë kanë një neveri ndaj artit, ndaj librit dhe mundohen që nga talenti të fitojnë e ta detyrojnë punimin artistik të shitet më pak se një kile presh, patlixhan apo trangull, që i blejnë me shumicë…

Veprimi i “përkthyeses”, e cila mund të kishte përfunduar edhe universitetin për gjuhë të huaj, apo e ka mësuar gjuhën pa kurse private, direkt në emigracion la për të dëshiruar. Kjo është e pafajshme… dhe ofenduese për shoqërinë tonë, e cila prezantohet kaq keq tashmë me njerëz, që s’kanë asnjë vlerë përfaqësuese e zotërim inteligjence, paçka se janë në pushtet apo në funksione tërësisht militantë të një partie apo të një tjetre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:35 pm

Zj. Lubjana Baho pohon: “Në një kontakt të organizuar në njësinë, ku janë ekspozuar punimet artizanale të kash, e cila përmbledh punime pothuaj nga e gjithë Shqipëria, spikatin dhe janë më të kërkuara punimet me gdhendje të Anastas J.Petridhit… Punimet e tij janë të kërkuara në Australi, Angli dhe SHBA të vlerësuara për stilin, fantazinë dhe teknikën e punimit të tyre. Çdo turist që hyn në këtë njësi ekspoze e përqëndron vështrimin tek këto punime gdhendje prej druri…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:36 pm



Njeriu që ngriti disa kështjella

Homazh për mjeshtrin e gurit Sokrat Stoja

Një fragment nga jeta e tij e gjalluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:36 pm

Nga Duro Shehu

Ai ishte pasionant, i palodhur, merakçi, i dashur me të gjithë, hokatar me shokët, kërkues ndaj nxënësve, i pakursyer me këshilla me eprorët, i disiplinuar, i ndërgjegjshëm. Të gjithë e thërrisnin “USTA” dhe për të shpreheshin: “Ç’i sheh syri, ia bën dora!” I barabartë në profesion me usta Simin, usta Peçi Kriston, usta Kiço Lulën, usta Stefan dhe Guli Koçollarin si dhe me vëllanë e tij, usta Peçon. Sokrat Stoja ishte mjeshtër i gurit. Ai ishte fjalëpak dhe në shumë “bisedonte” me gurin. Ai i njihte që larg gurët, të cilët “hanë” çekan dhe “ të pabindurit” Ustai i punonte me dashuri. Qëndronte mbi daltë dhe “humbiste” duke gdhendur duke mos vënë re as orën. Ndonjëherë nervozohej me sehirxhinjtë, të cilët, për hir të normës, bashkë me gurët e radhës, dërgonin edhe gurë të paskalitur…. Nga duart e tij janë ngritur shumë vepra, të cilat do të mbeten monumente për qytetin tonë, si për artin e gdhendjes, ashtu dhe në atë të montimit. Të tilla janë: Hotel Turizmi”Çajupi”, Bashkia, Këshilli i Qarkut, Spitali Civil, “Omer Nishani”, ish Pallati i Kulturës, Shtëpia e Çerçiz dhe Bajo Topullit, Muzeu Etnografik,shumë pallate, disa institucione kulturore,… Ka ndërtuar shtëpitë e dëmtuara nga lufta në fshatra. Ai, gurit i jepte formë, i jepte jetë, i jepte shpirt nga shpirti i tij dhe guri fliste me gojë. Populli ynë ka një fjalë të mençur: “Dardha do të bier nën dardhë” Paraardhësit e Sokratit, stërgjyshi dhe gjyshi, dy djemtë e tij Vangjeli e Spirua, bijtë e Vangjelit Peçua dhe Sokrati dhe Vangjeli, i biri i tij, i cili vijon edhe sot profesionin e atit, e lidhën jetën me ndërtimin, këtë profesion të mrekullueshëm, të cilit ne i heqim kapelen, ndërsa italianët e quajnë “STAR”-IN e të gjitha profesioneve, që njeh sot njerëzimi.Populli thotë se, kushdo mund të qepi një kostum tepër elegant dhe në modë, ose këpucari mund të bëjë më të bukurat këpucë, ato do të vishen një, dy, tre vjet, mandej vjetërsohen e dalin nga moda, kurse ndërtesat e bukura dhe të forta u rezistojnë shekujve dhe brezat e ardhshëm do t’i vlerësojnë për mjeshtërinë, soliditetin. Ja si u shpreh një vizitor suedez, kur u përball me me madhështinë e këtij qyteti i tërë prej guri: “Grua, po të flas me celular nga një qytet i mahnitshëm, nga qyteti që, për mua është më i bukuri në botë! Mos humb rastin ta shikosh arkitekturën e tij”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:36 pm

Mendoj se për këtë qytet ka meritë edhe usta Sokrati. Ai në fakt nuk rron më, por duart e tij duken kudo, në themelet, muret…. Çatitë, oxhakët, kalldrëmet e në çdo gjë të qendisur me mjeshtëri në qytetin tonë të bukur e të papërsëritshëm. Vendlindja e tij ishte Koblara, ky fshat i bukur i Dangëllisë së Përmetit, pranë Frashërit. Skulptori i Popullit Odhise Paskali, duke folur për fillimet e artit të tij pat thënë se, dashurinë për gurin, për gdhendjen e latimin e tij e mori në fëmijëri, kur jetoi disa vjet në Koblarë. “Aty, - kujton ai, unë u ndodha midis mjeshtrave të gurit, të cilët, ata dhe vetëm ata, dinin të punonin aq bukur”.

“Po të bisedoje me ustanë, - tregon miku i tij, Jani Dhimitri, - ai kishte qejf të tregonte histori nga jeta e tij plot peripeci. “Kur mbusha një vjeç, - këtë ma tregonte shpesh, - siç më pat thënë nëna, Sotira, ajo dhe njerëzit e shtëpisë në bazë të zakonit të anëve tona, m’i vunë përpara gjithë veglat e profesioneve të atëherëshëm. Unë siç më patën molloisur, nuk mora zdrukthin,as kërrabën, as karremin, por iu lëshova çekanit”.
Dihet që shumë familje mjeshtrish të gurit, që banojnë në Gjirokastër kanë ardhur nga Koblara. Si shkak i shpërnguljes ka qenë nxitja e vëllavrasjes në vitin 1916. Ditën, kur ikën prindërit e Sokratit familjarisht, po atë ditë me ta udhëtuan në këmbë dhe familje të tjera. Të gjitha lanë shtëpitë e bukura 2-3 katëshe, fshatin gjithë gjelbërim e me ujin kristal, lanë bagëtinë dhe gjithë katandinë dhe u nisën me ç’kishin veshur. Duke ecur rrugë pa rrugë me fëmijët në krahë, të lodhur e pa ngrënë, u kishte vajtur shpirti në majë të hundës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:37 pm

“Në këto kushte, tregon Paskal Eftimi, - ndërsa ishim duke kaluar lumin me këmëbë, Sokrati, filloi të qante me lemeri. Ishte fëmijë zevzek, më i vogli i fëmijeve të Vangjelit dhe më i përkëdheluri. Atë, sëbashku me motrën Anastasinë, i mbante Sotira. Ajo dinte se ç’po hiqte! Të mbante trastat, të mbante vajzën apo të mbante djalin! Të gjithë ishin të ngarkuar, të drobitur dhe tani rrezikoheshin të mbyteshin.

“Hidhe në lumë, - thirri i bezdisur një nga fundi i karvanit.- Ne s’dimë, në do të dalim matanë, ky vazhdon në të tijën.

“Jo, - foli e dëshpëruar Sotira, e cila mezi çapitej. - Vetë mendoj të mbytem dhe djalin s’ia jap lumit!”. E shtrëngoi të miturin fort në gjoks dhe duket që, ai diçka kuptoi dhe pushoi së qari. Kështu Sokrati e “hodhi” lumin.

Drejtuesit e Ndërmarrjes tregojnë se ai nuk e njihte mosrealizmin e normës. Ustai bënte shpesh fjalë me normistët, se ata për shkak të tejkalimeve të ndjeshme të tij, kërkonin të mos ia shënonin gjithë punën që kryente. Ai tre vjetët e fundit nuk punoi me brigadën, por doli individ. Mesatarja e këtyre viteve atij i doli 150%..

Sokrat Stoja do të mbahet mend për aftësitë e tij të mëdha në fushën e punimit të gurit dhe do të jetë një nga më të ndriçuarit e kësaj plejade ndërtuesish gjirokastritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:37 pm

Nismë e madhe e Presidentit të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” për lidhësi letrare me poetët dhe poetet e Amerikës Latine

Dear poets and poetesses of the Latin America (Mexico, Brasil, Equador, Salvador, Argentina), a continent that it is distinguished today with its great representatives in the World Literature.



Adriana Kless, Cristina Olivera, Marcela Mata Dominguez, Alejandra, Lina Zeron, Blanca Margarita Lopez Alegria, Veronica Alfaro Cardoso. Maria Elena dela Torre Aguirre, Nimue Jawien, Victor Hugo Martin Sanchez, Cabriel Diaz Gonzalez, Rodrigo Gonzales Morales, Mario Luiz Altuzar Suarez, Victor Aguelles Angeles, Cristina Maria Onofre Santes, Francisco Azuela, Mariella Pereyra Ortiz, Jessica Freudenthal Ovando, Konzuelo Villalobos Sanzetenea Kone, Fabiola del Rocio Sarmitendo Abril, Jenny Londono Lopez, Lydia Crystal Fourkans, Claudette Conde Escuedero .

I communicate you this message from a Albania, a country located in the Balkan peninsula, a country, which possesses its literary treasure and it has typical representatives of the literature in the international framework.

Having a feeling of fondness for the Latin American Literature, We undertook this bold step for relationship, that we think that we would accomplish a universal exchange of values in English Literature, for a essential acknowledgement between our literatures. This has been my aspiring feeling in this framework. I hope in the fulfilment and your consideration for this relationship. I want to congratulate you and I wish that very soon we start and develop a spiritual connection between us.

The writers and poets Association “PEGASI’ that I represent has its ties with many literary organisations throughout the world.

Kristaq F. Shabani writer, poet, editor

President of the authors’ association (writers, Poets, Artists) “PEGASI” ALBANIA, with headquarters in Gjirokastra, world property of UNESCO

Member of the International Writers and artists Association IWA, with its headquarters in OHIO USA, Member of the International contemporary poets Association WPS , Honorary member of the poets Association “XASTERON”, Athens Greece.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:38 pm

Të nderuar poete dhe poetë të Amerikës Latine (Meksikë, Brazil, Ekuador,Salvador, Argjentinë) që sot shquhet me përfaqësuesit e vet të zëshëm në Letërsinë Botërore. Komunikoj me ju nga një vend ballkanik, Albania, që ka dhe ajo thesarin e saj letrar dhe përfaqësues tipikë të letërsisë në kuadrin botëror.

Duke ndier simpati të veçantë për Letërsinë Amerikano Latine, ne ndërmorrëm këtë hap lidhësie, që mendojmë se do të realizojmë një shkëmbim universal vlerash në gjuhën angleze, për një njohje thelbësore midis letërsive tona respektive. Ka qenë një ndjenjë aspiruese e imja në këtë kuadër. Shpresoj në realizimin dhe pritjen tuaj të ngrohtë të kësaj lidhjeje. Ju përshëndes dhe uroj që të filloi lidhësia shpirtërore letrare midis nesh.

Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet, botues, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë , me qendër në OHAJO SHBA, Anëtar i Lidhjes së Poetëve Ndërkombëtarë Bashkohorë

President i Lidhjes së Krijuesve (Shkrimtarë, Poetë, Artistë) “PEGASI” ALBANIA, me qendër në Gjirokastër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:38 pm

Faqja jonë letrare

TERESINKA PEREIRA



WE ARE



We, who write on paper,

on computers, on napkins,

on newspaper's edge,

on the plate and on trees,

we, who talk to the wind

with the voice of poetry

and words of stone,

we are tireless,

transients of the night,

sleepless nomads,

crazy and imperfect,

neglected witches.

We go on dreaming

and believing

in the power of love.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:39 pm

Eftihia Kapardheli(PATRA)GREQI





Hajk



Pegasi 2007



Në një këndvështrim analitik të veprës së poetes, prozatores Kapardheli vëren tendencën e pozitivitetit të konceptuarit dhe të arkitekturuarit të mendimit të saj, në substratin filozofik, gjë që nxjerr në pah vlera të të shkruarit në kuadër të analizës deduksionale të kohës, që jetojmë si dhe të një perspektive të së nesërmes. Larmia e tematikës së prekur flet për një pasuri e pasurim të ndërveprimit si dhe të një logjizmi prezent, që merr rol parësor në qartësim të hapësirës mendimore, kjo e përpunuar me një simbolizëm të bukur, të thellë, ndritës. Motivet, që përkryhen e qëndisen në këtë vepër të pasionojnë si dhe të hapin horizont për të hapur rrugë të reja ëndërrimi. Spikat e papritura, e cila del tek kthesimi i mendimit dhe te gatimi i tij i përpunuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:39 pm

Poetja, përkthyesja dhe kritikja letrare Zaharulla Gaitanaki për këtë vepër, midis të tjerash, shkruan:

“Bukuri dhe vërtetësi ka dhe kjo përmbledhje e poetes Eftihia Kapardheli me ato mendime të saj të hajkut, shkruar me ndjenjë dhe në veprën e saj del gjithë mençuria e jetës së saj. Dhimbja nuk mungon, siç fatmirësisht nuk mungon as ëndrra e një bote me ëndërr dhe dritë. Bota me çnjerëzoren e saj, që plagos dhe dhëmb njerinë çka kundërshton mendimet e ndritshme të protestës, është një pjatë e madhe kristaline. Petalet e lules të mbushura, lulet bojëdeti, kanë freskinë, aromën, ngjyrat e pastërta të natyrës, larminë e mendimit të saj dhe ndritshmërinë e mendimit të saj për një dimër, që nuk ka ardhur, siç duhej, pranvera paraqet dhe përcakton zotësinë e saj edhe Eftihia me një buqetë (tufë) bojë deti servir lule poetike të mrekullueshme dhe që aromatika e mendimit sjell rilindjen dhe bukurinë në shpirtin tonë edhe në jetën tonë. Këto lule të saj janë plot aromë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes EmptyFri Dec 12, 2008 11:40 pm

* * *

Sytë e tejhapur

robërojnë me inat

dritën e agimit.



* * *

Me ndjenjën e butësisë

mbuloj trupin

e ëndrrave të shpirtit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty
MesazhTitulli: Re: "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes   "Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Pegasi", subrastrat: Arti i gdhendjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 5Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR "PEGASI" ALBANIA
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» GJIROKASTRA PEGASI VEPRIMTARI "PEGASI DHE TALENTET E RINJ"
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Arti i Kinos

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: