| NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:20 pm | |
| 24.(Vizioni i shtrirjes)
Halle të papara përfëshijnë ardhmërinë në kuptim lajmërimesh përmbushen sekretet e dëshirave!
Në sallë operacioni plastik i shprehjes ka lindur binjakët e shterpësisë në barazpeshat e ditëve trishtuese!
Prej nga u ngrit ky pirg ku presin padurim të shohin shenjtërinë e të përmbushin suazat e hiçit!
Qytetërimi shterp ka shumë nevojë për lindje, karrierë e modë, dhe aksidente trafiku domosdo!
Flaka, 9-10 dhjetor 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:20 pm | |
| 25.(Ritmi i synimeve)
Në vërejtje forumesh brendia kërkon zgjidhjen e shpresave njerëzimi - në guacën e pakënaqësisë.
Në adresë të gabuar trokitën lajmet të zgjuarit ranë në gjumë dhe kurrë s’u zgjuan! Në vendin e punës grykat janë dëshmi marramendëse paaftësitë bazë reale krijimi!
Ç’është arritur nga vetëdia vazhdimësinë e jetës drejton në strukturë hapash s’vendnumëron!
Flaka,8-9 korrik 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:25 pm | |
| 26.(Objektivat e shprehjes)
U lëshuan mbi shenjat e ndërrimeve dhe lindën në shesh të rritjeve për reflekse motivesh verbuese!
Periudhë e marrë në parcela ia priste krahët shpirtit, begatisë të rrënjoste katandinë!
Në burimin e rrjedhave fjalët shterrën kuptimi dyfish u ngrit obligim heshtja për liri - kthesë arritjeje!
Ç’është paraparë të mirret për vetkënaqësi jetësohet në megalomani, objektiva e shprehjes - shmanget! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:25 pm | |
| 27.(Selia e shpërfilljeve)
Përvoja e re gjymtyrët rrënoi përbërje asgjësimi - derdhi në ardhmëri, krahu i zezonës t’i pushtojë!
U zgjua rrëmuja e proceseve teknologjia e klithmave, shestimeve! Jeta e ndotur - filtrohet!
Në ente risi për investime kapitali i mospërgjegjësisë për shfrytëzim godiste përpjekjet e lirisë!
Monopoli i dominimit përvojë kohe ku hyjnë e dalin turistë obligimesh, orari i ndërgjegjes seli shpërfilljesh!
Flaka , 9- 10 dhjetor 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:26 pm | |
| 28.(Detaj skicash)
Dëshprimi u kthye në shenjë komentesh epi i shfrimeve dhe durimit kurrë s’u nis nga filli.
Një udhë humbi në mendime udhëtarët u ulën të prehen në zbulim ku qendra e ngjarjes i shfaqi largësitë!
Shërbimet u shqetësuan, gotat u zbrazën për shëndet të nisjes s’u dha dhuratë për mirëseardhje adresa e gabuar!
Nga do t’ia mbajnë :Jug e Veri, Lindje , Perëndim Kjo është anësia : që diçka zbulon e fsheh njerëzia!
Flaka, 8-9 korrik 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:27 pm | |
| 29.(Skena serike)
Mbi glob është rivendosur aktrimi i Shekullit të Ri pa qëllim dilemash e zgjidhjesh.
Përtrihen samitët, liderët djersohen Shekulli njëzet rrumbullakson porositë që flaken në transmetime!
Në diplomacitë e heshtjes misteret arritën ku bërthama e drejtësisë - mbjell ide për dritën!
Mirëkuptime për punën s’gjen urtia arti zverdhet nga liria e shprehjes djersa - skenë serike në synime!
Flaka, 26 - 27 shkurt 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:27 pm | |
| 30.(Rekordi i rënieve)
Panorama e nisjes është ndalur në pikëpyetje kurrë s’këputet - zinxhiri fatal i shqetësimeve!
Nga çështje të papritura lindën aksione lidhjesh e përzierjesh për cikël mbështetjesh të rrënuara!
Deti përcjell tallase mbi brigjet plot rrudha duartrokit heshtja - se bijnë e ngriten qëndrimet!
Me zjarr në gji aktori vallëzon dhe vdes papritmas duartrokit publiku për notin e përmbytjeve - koha s’ndryshon!
Flaka, 26-27shkurt 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:28 pm | |
| 31.(Nënshkrimet e marrëveshjes
Në theks të pakuptimeve është ngritur pluhur rreziku se bie oreksi për lajmet e urtisë!
Çdo gjë ndodh jashtë mundësive realja s’shifet , s’matet dioptrisë së dritës i thyhen pamjet!
Dikund buzëqeshja vret e pret, marrëzia e djallëzisë ngritet në Kala - dashuri në mbështetje kurthash!
Në rikthesat e fatit për pasuri lojërat e fatit s’pushtohen pa nënshkruar marrëveshjet! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:29 pm | |
| 32.(Rituali i lutjeve)
Vizioni paqë - çdoherë rri drejtuar në padukshmëri se: fati dikund është shkruar!
Përpara çdo dhurate është përkulur si shtatore që kujton kundërshtitë - në epshe të gjymtyrëve!
Kanë marrë hije për pozë verbësie të ngriten trazim kohësh për paisje mode e luksi fals!
Në ditarin e zbrazëtive për pritje motmotesh janë gëzuar për acarin, tufanin dhe shterpësinë e përherëshme të urimeve!
Flaka, 9-10 dhjetor 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:30 pm | |
| 33.(Pozita e ndërrimeve)
Në linjat e heshtjes u rritën konstrukte emërimesh për korniza harmonitë e prehjes hynë në pritë!
Në stilin e kërkesave rizgjohej frymëzimi i mrekullive parakalim mbi gërmadha rrënimesh - kushtrimi!
Përkushtimi për unin e krijimit akt për kënd vështrimi të mposhten mizoritë!
Në kufirin e hamendjeve llogaritë pa urti në kthesa në rrjedha - rilindjeta! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:30 pm | |
| 34.(Konflikti i vendosjes) Në manovrat e aktrimit aktorët - brendinë e shpirtit shpërthejnë për nxitje ashpërsojnë dëshirat! Karshi krahasimeve e paaftësive dëshmi e ndërlidhur përpjekjesh vetveten mohon - vetveten! Në orientimin e saktësive suksesi i mbyllur në sportelë duartrokit pa bazë vullneti! Paralajmërime për brenga e fjalë në memecllëkun e humbjes - nis shtigjet konflikti i vendosjes! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:55 pm | |
| 35.(përballimi)
Në logun e mendimeve u turrën orët e pasditës s’u dolën përqindja e re për rënie të mirëqenies!
Në shkallën e rritjes konsumi i tymit është mbledhur në re ku errësohet drita e të mirave!
Ç’ka mvaret për peshën e dobisë ndryshimet e motmotit i dalin - pengesë për nismë në plane!
Në kursin e dallimeve për vlerë është ngritur gjërësia heshtje në miniaturë - përballimi! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:56 pm | |
| 36.(Zerograda e stileve)
Është zgjuar nga jehona e tmerrit për të aktruar përputhjet pa kënaqësi në shije , në pamje!
Edhe ditëve drita u mungonte edhe skenës pozita për aktrim publiku - në mendime nënvizoi kuptimet!
Ku është thelbi i asaj që preket rritet, ngritet, bie, lind e vdes në agim shkaqesh e dështimesh!
Nga pluhuri i bindjeve për heshtje në petkun e pakuptimsisë - përcaktohet zerograda e stileve!
Flaka, 26 -27 shkurt 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:57 pm | |
| 37.(Idila e pritjes)
Për herë të parë dolën në log të presin mendime, të japin mendime dhe ngecën në hijen e pritjes!
Sa herë u zgjuan nga fshehjet në analizë ecjet u shtruan ku ngritej unaza e dobësive!
Ia falën hapat perifrazës për udhë dhe kurrë s’u nisën të kalojnë ku zgjatet vargani i përleshjeve!
Në urën e mendimeve u shtangën aktruan shtrirë mbi shpinë të përjetojnë dorëzimin!
Flaka, 9-10 dhjetor 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:57 pm | |
| 38.(Hapi i frenuar)
Pa leje për ta ngritur Kullën mbi rrjedhën e mendimit shprishën dashurinë për jetën!
Në rreth - misteri vërshoi lirikën e shprehjes vetmi ritmi i suksesit u shterri!
Në ngjyrat e blerimit hodhën përcëllimën e brymës vjeshta u shkarkua në skenë!
Në këngët e bilbilit akordin e krra-krrave jetësuan uratë dhe ngecën në rrugën e gjatë!
Flaka, 9-10 dhjetor 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 4:59 pm | |
| 39.(Paimet e këngës)
Për shumësi kuptimesh u prehën mbi qëllime të dalë e zëshme kënga!
Herrën fjalë e gjeste, që përtypën në kuvende dollishë dhe n’ëndërra duke fjetur!
Për ngritje ia falën pushtimet lirikës për urtësi të thjeshtojnë artin - madhështi!
Por subjekti u mungoi dhe populli që këputi prangat ndaj i mori era! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:00 pm | |
| 40.(Miratimi i rrjedhave)
Dita e parë e kursit përfshiu përmasën e ndodhive nga thashethemet u varën krijimet!
Në degën e bleruar - mallkimet kërkuan vizitën kolektive për buzëqeshje të ballsamosura!
Pa shtekdalje në shtigje befasi në rrjedha e prita, këngët u zverdhën në gjymtyrë!
Në rënie të shtypjes ndodhitë u ringjallën në grindje miratimi i shprishjes tronditet në damarë! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:02 pm | |
| 41.(Kuadri i ngritjes)
Në gatishmërinë e shprehjeve ndihmonte shqetësimi i mbuluar nga kurreshtja se porositë nisen në rekomandim!
Në ç’mundësi zu biseda të shëtisë terreneve - pa leje besimi, aktori luan në rolin befasi!
Vogëlushët buzëqajnë në mes të rrugës me përdëllimë shprehin ankthe çrregullimi derdhin lotët margaritarë drite!
Pastaj - kumtesa tronditi skenën e ngjarjeve! -Lindën Ana Frankë për portrete; -Shota, Sulltana, Nurie , Ylfete...! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:27 pm | |
| 42.(Hermetika e kuptimit)
Ku ngec e s’del në pritë pikënisja e përcaktimit për kohën ia rrëmben buzëqeshjen urtisë!
Është mbyllur në vetvete si guaca përkrah projektet e pakënaqësisë për dritën - zjarrin e dashurisë!
Në frontin e fjalëve qëndrimi merr pozitë për grusht, për sulm, jehona e këngës pa kulm!
Në përsosje i prin rënia deformimet në brendinë praktike anatemë e ngjyrave mistike!
Flaka , 26- 27 shkurt 2000 | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:28 pm | |
| 43.(Miratimi i rrjedhave)
Është shtuar pakënaqësia për shpresa për ringjallje që hyjnë si pozë, për sjellje vandalësh , nervozë!
Herë- herë ditët pagëzohen për afrime përgjigjet marrin dështime kundërshtitë mbesin pa zgjidhje!
Njeriu i ri i këtij nënqielli sapo vjen e niset në jetën mister ku dalin në pritë shqetësimet!
I prek ndjenjat e ndyn hapësirën në varshmëri të hapave prish takimet Don Kishot që bekon mallkimet! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:29 pm | |
| 44.(Mënyra e nisjes)
Në pjesëmarrjen e përpjekjeve, mbështetjeve ndërsjellje përcaktimesh në parime ku lindin e ngriten qëllimet!
Në vazhdimësi të harmonive jehonë i bëjnë hapat e heshtjes në gatishmëri të rënieve!
Subjektet substancë amorfe palë konfliktesh që lidhin nyjet e krizës për të ngritur pluhurin e marrëveshjes!
Bie erë coftinë! Natyra e ndotur! Ngërdheshet nga propozimet moti se do të lahet nga rrëmeti! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:30 pm | |
| 45.(Greva e ndaljes)
Në shprehjen e rrjedhave parakalimi procesin e rolit - për dramën e jetës e ç’ montoi për hap në udhëkryqe!
Blerimi mori zjarr nga rrufetë! Në theks të ndodhive u ndal urata pushoi në zgafella misteresh!
Me dryrin e përmbylljeve kurthohen në mospërfillje lidhin nyjet e idesë, interesi i rënies artikuloi ecjet!
Në rregullat e sjelljes vetëvrasjet shtruan krahët e mendimeve vendnumërime në rrjedha! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:31 pm | |
| 47.(Kostum shprehjesh)
Për paraqitjen e shkaqeve janë prerë për shtrirjen morale, të qëndresës , dashurisë nga gjiri i popullit kanë pi!
Damari i tokës i ngjyrosi me pamje të dalin në rrjedhat e kërkesave ku kthehen të humburit e të humburve!
Njësi e caktimeve është shpallur për afate pasojash e vendimesh parim për mëkëmbje pa ligësi!
Megjithatë s’ është ngritur në rend paranadalimi i lajkave kërkonte tabanin në kohë të pakohë për shprehje! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:32 pm | |
| 48.(Trendi i etjes)
Ua lejuan lojën e bukur të fjalëve për të hapur burimin e shterpësive dhe arti të zverdhet nga thatësitë!
Repertoari i vlerësimeve shfrim kobjetë çështjesh pa zgjidhje në mëdyshje aktrimi ka rënë!
Në përgjigje diametri i domethënies kohë kërleshjeje është zbuluar se rrugët përmbyllen nga etja!
Përhapen intrigat, shndërrohen mirësitë në stile goditjesh dhe shijesh për helmim jehonë që deh rrjedhat e jetës! | |
|
| |
feneri V.I.P
Numri i postimeve : 2101 Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Thu Oct 23, 2008 5:32 pm | |
| 49.(Larmia jubilare)
Për faqen e botimit kanë nxituar për ngritjet, rritjet në qarkullim kanë hy të mbesin domethënie e etjeve të brendive!
Në larminë e temës janë mbështetur se fjala aktron për të vrarin shpend dhe idilën e njohur të idesë!
Në ditarin e shënimeve për blerimin kthesa e kronikës për histori e gjeti shkakun për vdekjen e stinëve!
Pikëpamje për dritën , për shpresën s’është dhënë se si vjen agimi çdo gjë mbështetet në synime!
Flaka, 9-10 dhjetor 2000 | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI | |
| |
|
| |
| NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI | |
|