Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 25 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:03 pm

Mendjen ma ke marrë



Dola në ballkon, sytë te ty më vanë,

pse s’dole më vonë ti, moj gjeç belanë.



Se që kur të pashë, mendjen tek ti kam.

Me sy të përcolla gjer atje, matanë.



Më bëre të dal shumë herë në ballkon.

Pres me orë të tëra, po ti s’po kalon.



Të shikoj në ëndërr, ngrihem dhe dal jashtë.

Mendjen ma ke marrë, me vete po flas.



Do vazhdoj të pres, një ditë do të kalosh,

sapo të më shohësh, ti do të qëndrosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:03 pm



Ia thoni shqiptarë ia thoni, si bilbila këndoni.



Shembja e monizmit



Dy korrikun e 90-ës le ta shkruaj historia,

s’mund t’i shmangesh së vërtetës, atë ditë erdhi liria.



U mbushën ambasadat plot me djemtë e Shqipërisë.

U shpërndanë nëpër botë, iku kohë e robërisë.



Telat me gjëmba u prenë, u shkel tej përtej kufiri.

Shumë njerëz e lanë atdhenë, iu drejtuan emigrimit.



E shembi kalanë e madhe, e rrëzoi rinia jonë.

Nuk u pëlqeu disave, prandaj akoma rënkojnë.



Sot ka dalë një diell i mirë dhe po ndriçon Shqipërinë,

ia thoni shqiptarë ia thoni, si bilbila këndoni.



Dy korrikun e 90 ës s’e harron Shqipëria,

iku koha e gënjeshtrës, lart më lart demokracia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:04 pm



Gjysmë portokalle jam



Gjysmë portokalle jam,

gjysmën tjetër ku ta gjej.

Mua vendi nuk më mban,

ndaj vrapoj andej këtej.



Do të shkoj në Sarandë e Vlorë,

mbase andej e takoj.

Po ka hipur në vapor,

do ta përshëndes me dorë.



Dhe nëqoftëse nuk e gjeta,

do të kthehem në Tiranë.

Pa atë, s’ka kuptim jeta,

nuk duroj kështu si jam.



Aman, o shokë, aman,

gjysmë portokalle jam.

Gjysmë tjetër s’di ku e kam,

kush shkon dyqan më dyqan.



Kur të dy gjysmat bashkohen,

portokallje është e plotë,

Ato dita - ditës shtohen,

shumë gjysma ka në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:04 pm

Vendin tim, kur e kujtoj



Vendin tim, kur e kujtoj,

sytë e mi më nuk durojnë.



Sytë e mi më nuk durojnë,

dalin lotët dhe kullojnë.



Dalin lotët e kullojnë,

ata zemrën ma lëndojnë.



Ata zemrën ma lëndojnë,

se larg atdheut jetoj.



Se larg atdheut jetoj

dhe njerëzit rrallë i takoj.



Vendin tim unë s’e harroj,

sa të jem, do ta kujtoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:04 pm

Por dhe nata do të mbarojë



U nisa një natë te ti,

nëpër borë e nëpër shi.



Te oborri t’u afrova,

disa herë ty të fola.



Ziles nuk i rashë dot,

nuk më linte qeni yt.



Të prita, pot ti nuk dole,

nga gjum’i rëndë s’u zgjove.



Fli , moj fli, natën e mirë,

lemë në shi mua të zinë.



...Por dhe nata do të mbarojë,

mëngjesi do na bashkojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:04 pm



Mërzitem, kur më del gjumi



Jam i varfër, kur jam zgjuar.

Jam i pasur, kur flë gjumë.



Ndonëse kohët kanë ndryshuar,

ne prapë po vuajmë shumë.



Kur flë gjumë, jam i lumtur,

se shikoj botën e bukur.



Shikoj pallate e qytete,

kujtoj se i kam për vete.



Mërzitem, kur më del gjumi,

se shkoj prapë, atje ku isha.



Të ecja para, si lumi,

kthim prapa të mos kisha.















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:05 pm

Tha tin paro ja gjineka



Simera pu vjika mana,

idha mia mellakrini.



Itane me mavra matia,

qe mu arese poli.



Mia mikrulla, mia orea,

qe me to soma psili.



Ta malia tis pio omorfi.



Tha tin paro ja gjineka,

na tin eho mia zoi.



Refreni:

Ah, korici mu mikro,

se idha qe s’agapo,

Ah, korici mu mikro,

thello na se pandrefto!











Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:05 pm

Ti, njeri i shenjtë



Dervish Bajramit





Të Zotit jemi të gjithë, por si ti s’kishte të tjerë.



Dervish Bajrami i shtrenjtë, ti ishe njeri i shenjtë.



Njerëzit ty të besonin, ndaj dhe vinin të takonin.



Ti ishe doktor i tyre, plagët te ty i shëronin,



Regjimi, që shkoi nuk diti, vajti dhe u shkatërroi.



Por feja u kthye prapë dhe te ne do të qëndrojë.



Në shtëpi të re u fute, tani vijmë e të shikojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:05 pm

Kur vjen pranvera



Shkriu dëbora, vjen pranvera,

pranvera me lule plot.



Çelin pemët, çelin lulet

vendi kudo gjelbëron.



Dalin djemtë, dalin vajzat,

zemrat e tyre gëzojnë.



E bukur është pranvera,

ndaj dhe jetën e shijojnë.



Me shokë e me shoqe bashkë,

kohën e lirë e kalojnë.



E lumtur rinia jonë,

kështu do të jetë gjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:05 pm

Doktor i fshatit do të bëhem



Doktor i fshatit do të bëhem,

të më vish për vizitë.



Me gënjeshtra të mashtroj,

të jesh tek unë çdo ditë.



Nëqoftëse e teproj,

me mua mos u mërzit.



Ngaqë shumë të dashuroj, nga ty

s’dua të heq sytë.



Të jesh e imja gjithmonë,

të kemi familjen tonë.



Bashkë të ngrejmë shtëpinë,

bota të na kenë zilinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:06 pm

Lum shtëpitë që ju kanë



O djema jeni si yje, more djem.

Kaluat male, fusha, pyje, more djem.



Jashtë shtetit vajtët qëndruat, more djem.

Dhe për punë atje u shtruat, more djem.



Po në shtëpi si të vini, more djem.

Të ligjshëm të gjithë nuk jini, more djem.



Ne ju kemi shumë larg, more djem.

O djema, djelmoshat tanë, more djem.



Vajzat jua kanë sevdanë, more djem.

Lum shtëpitë që ju kanë, more djem!



















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:06 pm

Dashuria bën çudira



- Unë jam në barangë moj, ti je në pallat.

Mos bëhesh pishman moj, ktheje fjalën prapë.



- Unë fjalën e dhashë dhe nuk e kthej prapë.

Në dashuri rashë, ty të pata fat.



Zoti të dha bukuri, bukuri të rrallë.

Nëna ty të rriti moj , të rriti me mall.



- Nëna seç më rriti, por Zoti na ndan,

vjen ora dhe iki me ty në barangë.



Dashuria bën çudira, ikën vajza nga pallati,

s’dihet nga të vjen e mira, si më erdhi mua fati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:06 pm

E vogël, sorkadhe mali



E vogël, sorkadhe mali,

mendjen ia prishe një djali.



Porsi flutur fluturon,

asgjëkundi nuk qëndron.



Pas teje ai vrapon, por ti asnjëherë

s’ndalon.



Nga meraku është tretur

të ziun djalë, ç‘e ka gjetur.



Thuaja mamasë ta dijë, se ti je ilaçi tij.



Duro sa të vij behari,

të delni të dy nga mali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:07 pm

Flokëverdha që më verboi



Një ditë u përplasën retë, vetëtiti dhe gjëmoi.



Pashë një vajzë flokëverdhë, para shtëpisë

sime shkoi.



Bukuri e saj e rrallë, mua sytë m’i verboi.



Ajo duhet lajmëruar, të kthehet të më shikojë.



E kuptoi ç’më kishte bërë, erdhi vetë e më

takoi.



Porsi një flutur pranvere, erdhi tek unë dhe

qëndroi.





Refreni

Flokëverdha, që më verboi,

erdhi vetë e më shëroi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:07 pm

Zonjë , pse s’e marton vajzën?



Zonjë, pse s’e marton vajzën, zonjë, moj zonjë?

Të vejë në shtëpinë e saj, ti nuk e lejon.



Apo mos do dhëndër brenda, të komandosh ti.

Po dhe atë s’e lë nëna, e do vetë në shtëpi.



Nëna dhe vjehrra të mira, kohët sot ndryshojnë.

Dy të rinj, kur martohen, më vete jetojnë.



Urime nga nënat presin, jetën ta gëzojnë.

Lumturinë e tyre gjejnë, familjen zmadhojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:07 pm

Dua një thëllëzë si ti



- O djalosh me flokë të zi, bilbil-o,

Bilbili i malit-o, o bilbil-o.



Pse ulesh e pi raki, o djal-o?

Bilbili i malit-o, o bilbil-o.



Ç‘ke që ke rënë në mërzi, bilbili-o?

Bilbili i malit-o, o bilbil-o.



- Dua një thëllëzë si ti, vashëz-o,

moj thellëzë e bukur, thëllëz-o.



- Aman mos pi më raki, o djal-o,

Bilbili i malit-o, o bilbil-o.



- Do ta lë po të kem ty, thëllëz-o

moj thellëzë e bukur, thëllëz-o.



-Tani do jemi të dy, o djal-o

Bilbili i malit-o, o bilbil-o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:07 pm

Zambakët



Në oborr mbolle një zambak,

ai u rrit pak nga pak.



Atë e kishe në mendje

e vadisje në çdo mbrëmje.



Por një ditë ti u vonove,

një djalë gjete tek vadiste.



Nga ai, ti u hutove,

por ai ty po të priste.



Tani je me dy zambakë,

që të dy janë për merak!



Zambakë të tjerë do të vijnë,

shtëpinë tënde do ta ndrijnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:08 pm

Ato janë kujtime



Kur ishim të vegjël vëllezër dhe motra,

ishim porsi kecër, nuk dilnim nga porta.



Mblidheshim të gjithë, në një tas ne hanim,

duheshim me shpirt, njëri- tjetrin mbanim.



Prindërit na mësonin, për sjellje, për punë

dhe ne i dëgjonim, ndaj na donin shumë.



Tani jemi rritur të gjithë të martuar,

ato janë kujtime s’i kemi harruar.



Kohët kanë ndryshuar dhe do të ndryshojnë,

por njerëzit e mirë traditat s’i harrojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:08 pm

Dhelpra, moj dhelpra



Ne baçe te një qoshe, pashë një dhelpër

bukuroshe.



Vinte rrotull tek shtëpia, për të ngrënë

pulat e mia.



Qeni nuk po e ngacmonte, prandaj

zanatin vazhdonte.



Dhelpër, moj dhelpër dinake, klloçkën me

zogj na e përlave.



Erdha dhe të kërkova, me çifte ty të qëllova.



Dhelpër-o, shumë lakmove, me lëkurë

ç’e pagove!



Refreni



Dhelpra, moj dhelpra,

përtej në ato elbëra

krihet, rregullohet,

kthehet e shikohet.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:08 pm

Bëj gërshetin litar



U ngrita që në mëngjes,

te cepi i shtëpisë po pres.



Hap kanatën e penxheresë,

dil pak, moj pëllumbeshë.



Ty ta kam hedhur sevdanë,

por me ty gjeta belanë.



Bëje gërshetin litar,

hidhe poshtë të ngjitem lart.



Do të bëhem akrobat,

mbas gërshetit tënd të gjatë.



Te ti do të vij, të qëndroj,

njëri – tjetrin të shikojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:08 pm

Çeli zerdelia



Çeli zerdelia, me lule u mbush,

vogëlushja ime u bëre rrush.



U bëre si rrush, si rrush me erë,

do të mbledh për musht, do të të bëj verë.



Do të të bëj verë, t’i mbush enët plot.

Do të pi ngaherë për jetë e për mot.



Çeli zerdelia, vogëlushja ime,

lëre nënën tënde, shkojmë te nëna ime.



Prindërit e mi presin, na presin të dy,

të jem i lumtur dhe gjithmonë me ty.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:09 pm

Bashkë të jetoni



Pse je zëmëruar, dallëndyshe e vogël,

që s’i flet biblbilit, atje lart në kodër.



Me zërin e ëmbël, gjithë ditën këndon,

e do dashurinë, ndaj për ty s’pushon.



Merrja dhe ti këngës, gjëja dhe folenë,

bashkë të këndoni, ditëve me diell.



Në një fole bashkë, të dy jetoni,

një jetë të tërë bashkë të këndoni!



Trëndafilat le të shtohen



Trëndafil që rri në portë, more trëndafil,

ik brenda se s’të shoh dot dhe më jashtë mos dil.



Sa herë andej të kaloj fshihu pas shtëpisë,

Syri im të mos shikojë, se më çakërdis.



Ke bukuri të veçantë dhe aromë të mirë,

ëndërroj të të këm pranë, ndërroje shtëpinë.



Edhe unë kam një avlli, hajde të të mbjell,

gëzim të të kem në shtëpi, rrënjët hidhi thellë.



Trëndafilat le të shtohen, të mbushte avllia,

zemrat tona të gëzohen siç do Perëndia!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:09 pm

Dil te mëni i shkollës



Nesër, kur të ngryset, rri dhe pak në vonë,

dil tek mëni i shkollës, dil moj të takoj.



Ki kujdes nga nëna, mos të të kuptoj,

dil tek mëni i shkollës, dil të bisedojmë.



Sa kohë do të pres, sa kohë do të duroj,

dil te mëni i shkollës, dil të përqafoj.



Dil te mëni i shkollës, dil e mos vono,

moj qershi belicë, dil më ëmbëlso.



Dy zemra që duhen, s’ka kush t’i ndalojë,

dil te mëni i shkollës, zemrat t’i bashkojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:09 pm

Shqipëri, je si Shqiponjë



Shqipe je , Shqipe të thonë,

je vërtet si Shqiponjë.



Je vërtet si Shqiponjë

dhe Nëna e Kombit tonë.



Dhe Nëna e Kombit tonë,...

po djemtë ty kush t’i largon?



Po djemtë ty kush t’i largon

dhe për të tjerët punojnë.



Dhe për të tjerët punojnë,

kur i merr malli, vrapojnë.



Kur i merr malli, vrapojnë,

tek ti vijnë e të shikojnë.



Tek ti vijnë e të shikojnë,

një ditë do të të rregullojnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 EmptySat Sep 05, 2009 10:10 pm

Gëzimi i martesës



Afron ora të lë mamanë

dhe të vij te ti, or xhan.



Do të lë edhe babanë,

motrën me gjithë vëllanë.



Të më marrësh, more djalë,

me pajton me kalë të bardhë.



Fustanin e bardhë do të vesh,

do të dukem si princeshë.



Shokë e miq të gjithë t’i mbledhim,

në pistë vallen ta hedhim.



Njerëzit radhë - radhë të vijnë

dhe për ne të ngrejnë dollinë.



Shamitë në valle t’i djegim,

dasmën në kasetë ta hedhim.



Çdo martesë është një gëzim

dhe së shpejti të bën prind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 25 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: