Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prezantim talentesh te reja

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 24 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:45 pm

Pse s’marrim vendimin



Çelën trëndafilat dhe po përfundojnë,

po piqen qershitë, për reçel po shkojnë.



Do të bëhen fiqtë, do të zverdhën dardhat,

do të korret gruri, do të mbushen hambarët.



Sa të vijë dhe gushti gojën ëmbëlsojmë,

do të mbledhim rrushin, për raki ta çojmë.



Do të vijë dhe vjeshta, dimrin do ta presim,

në atë të ftohtë veç e veç do të ecim?



Po për zemrat tona kush do të mendojë?

Pse s’marrim vendimin ato t’i bashkojmë?















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:45 pm



Ra një shi e doli lumi



Mirëmëngjes, mirëmëngjes, mor djalë,

pse je i mërzitur sot?

Ra një shi dhe doli lumi,

i mjeri s’e kaloj dot.



Dhe më pret, më pret atje përtej

një vajzë që dashuroj.



Në shkallë ka dale, lumin e shikon

tani ajo qan me lot.



Mos u dëshpëro ti, more djalë,

nesër lumi do të shterojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:45 pm



Ti, Baba Haxhiu, o Baba i rrallë!



Baba Haxhiut



Ishe, do të mbetesh një njeri i madh,

Ti, Baba Haxhiu, o Baba i rrallë!



Bashkë ne u rritëm dhe bashkë jetuam,

të mirën, të keqen me ty e kaluam.



Dinim se çfarë bënim, dinim se ku shkonim,

Ty, Baba Haxhi, ne të adhuronim…



Teqeja e Zallit, një teqe e madhe,

njerëzit te ty vinin, Ti u zgjidhje hallet.



Shërbëtori i Zotit dhe për besimtarë,

Ti nuk je larguar, ne të kemi pranë.



Nga toka Ti ike, shkove lart në qiell

dhe për ne ndriçon, ndaj të kemi diell!



Refreni:

Bir i Mallakastrës, Baba për të gjithë,

nga qielli i kaltër Ti na lëshon dritë!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:46 pm

Mbylli sytë dhe fli gjumë





Në hije të mënit-o, në hije.

Ç‘u ule të shlodhesh-o, ç’u ule.



Kaloi një e bukur-o, kaloi.

I the : “Ndale hapin-o, vashëz-o”.



Të tha : “Nuk mundem, djal-o, s’mundem-o,

se jam e fejuar-o, o djal-o.



Dhe jam shumë e lumtur-o, bilbil-o,

bilbili i malit-o, bilbil-o!



Nëse do vajzë si unë, o djal-o,

mbylli sytë dhe fli gjumë, o djal-o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:46 pm

Më bëre po më dhemb koka



Sonte qenke shumë e bukur,

e bukur tamam si flutur.



Dole dhe më hape punë,

po më dhëmb koka shumë.



Sikur më vrave me gur...

Si do të flë sonte gjumë?



Ç‘desha që afër të shkova?!

Veten time e mësova.



Do të pi shumë ilaçe,

të shtrihem e të flë jashtë.





Të më vish të më bësh derman,

ndryshe më ço në spital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:46 pm

Ne si prindër na gëzove



Djalë, me nuse u bëre, si bëhet gjithë djalëria.



Si bëhet gjithë djalëria, tani të mbledh shpejt shtëpia.



Tani të mbledh shpejt shtëpia, unë si baba e dija.



Unë si baba e dija, nesër ty të pret fëmija.



Ne si prind na gëzove, që vendose u martove.



Që vendose u martove, familjen tënde krijove.



Djalë, paç këmbën e mbarë, t’ju martoj të tërë me radhë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:46 pm

Obobo, ç’na shohin sytë!



Obobo, ç’na shohin sytë

gjysmë e trupit lakuriq!



Dalin xhiro bulevardit

tërë ditën e beharit.



Këmbë mbi këmbë në lokal,

si burrat pijnë duhan.



Njerëzit shikojnë, kënaqen,

kurse plakat çjerrin faqet.



Janë të lehta, mendjeholla, ftohen,

pastaj i zë kolla.



Nuk kuptojnë, u mungon mendja,

pse nuk mësojnë nga nënat?



Hajde, merr një vajzë të tillë,

të vijë e të mbajë shtëpinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:47 pm



Bëra tutje në livadhe



U ngrita shpejt me natë, xhingla, moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



Bëra tutje në livadhe, xhingla moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



Në një shesh gjeta bajame, xhingla, moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



Zgjodha dhe mbusha një çantë, xhingla moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



Shikova për ty, s’të pashë, xhingla moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



U ktheva në shtëpi prapë, xhingla moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.



Tani të kam shumë inat, xhingla moj xhingla,

xhingla, xhingla, mingla.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:47 pm



Karafil i nënës-o



Ç‘është kjo nuse që më solle, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.



Ku e gjete si e more, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.



Kjo për punë s’di asgjë, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.



Si do merrem vesh me të, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.



Vetëm krihet, pispilloset, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.



Nuk i flas dot se fjalosem, karafil i nënës-o,

karafil i nënës-o të keqen e mendjes-o.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:47 pm

E madhe do të ngelesh





Shqipëri e bukur, po afron pranvera,

pranvera e zhdukur po të vjen te dera.



Ajo kishte ikur në vende të tjera,

donte që të vinte, por s’e linte era.



Erës po i gjejmë një ilaç të mirë,

ta ketë për ditën dhe në errësirë.



Filluan të çelin lulet në oborr,

ato do të ngelen tek ty përgjithmonë.



Ato lule janë me shumë aromë,

ato i përkasin vetëm vendit tonë.



Tani je e madhe, me nipër dhe mbesa,

e madhe do të ngelesh sa të jetë jeta.









Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:48 pm

Ti je vetëm një



Zoti ynë i madh një botë ndërtove,

bukurinë e rrallë ne na e dhurove!



Ti je vetëm Një, por ne jemi shumë,

disa janë për det, disa janë për lumë.



Ka që të kuptojnë, ka që s’duan të dinë.

Kanë mendjen e tyre, kanë dhe qeverinë.



Jemi ndarë në ngjyra: të zinj, të bardhë,

jemi ndarë në fe: krishterë, myslimanë.



Nuk jemi të gjithë ne në rrugën tënde.

Sot në këtë botë ka mendje dhe mendje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:48 pm

Ëndërr, moj ëndërr



Ëndërr, moj ëndërr, jemi bërë shumë shokë,

bashkë jetojmë në ajër, bashkë edhe në tokë.



Ikën dy minuta dhe vjen prapë tek unë.

Herë më gjen zgjuar, herë më gjen në gjumë.



Ëndërr, moj ëndërr, që më merr e ku s’më çon.

Herë më bën të varfër, herë më pasuron.



Herë më çon në lumë, herë më çon në det,

herë më bën lypsar e herë president.



Herë fle në kasolle, herë fle në pallate.

Vetëm më mban gjallë, ti nuk ndryshon fate.



Rrefreni:

Ëndërr, moj ëndërr, ëndërr që më vjen çdo natë,

s’më le një herë të qetë, s’më le një herë rehat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:48 pm

E them fjalën Mallakastër



E them fjalën Mallakastër,

e them dhe zemra gëzon.

Krahina ime e bukur,

me emrin tënd unë jetoj.



“Mallakastër” sa herë them,

zemra ime bëhet mal.

Nënën time do të të kem,

ti do të më kesh gjithmonë djalë.



E them fjalën Mallakastër

se jam mallakastriot.

Vendi me njerëz pastër,

vendi me njerëz të zotë.



Mallakastër heroike,

për mua je një princeshë,

me të gjitha zonat mike,

përherë e tillë do të jesh.



Mallakastër, je me emër,

në të gjithë Shqipërinë

dhe ne të kemi në zemër,

ti na e shtove lumturinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:49 pm

Te ty mora diturinë



Vendlindjes



Mallakastra ime e shtrenjtë,

larg vetes më ke sot,

më ke djalë e të kam nënë,

unë pa ty nuk duroj dot.



Aty njoha nënë e babë,

tek ty mora diturinë,

ndaj aty mendjen e kam,

s’e harroj dhe fisin tim.



S’i harroj kodrat e tua,

s’i harroj arat me grurë.

Ato më stërvitën mua,

si lojë më duket çdo punë.



Të kujtoj e më djeg malli,

si për ty, për Shqipërinë,

në mërgim ika nga halli,

të punoj, të mbaj shtëpinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:49 pm

Bukuritë e tua



Mallakastrës



Mallakastër vendi im,

ke një bukuri të rrallë,

meqënëse jam në mërgim

Ty, unë të kujtoj me mall.



Çdo kohe ti iu përgjigje,

shumë trima i ke bijtë.

Traditat e vjetra ruan,

kafeja pihet me bisht.



Kodrat mbushur me brezare,

me ullinj e plot me pemë,

punoni, s’lodheni fare,

sikur jini gjithnjë djem.



Ç‘do sebep i mbledh të gjithë,

si bilbila këndojnë djemtë,

Çdo gëzim harxhon rakinë,

vajzat i bëjnë punët shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:49 pm

Biseda bëhet e shtruar,

kaposhi i detit përshesh,

petullat me vaj ulliri,

të shijojnë në mëngjes.



Refreni:

Bukuritë e tua,

janë si mrekullira,

ke qenë dhe do të mbetesh,

krahinë nga më të mirat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:50 pm

Bilbilat këndojnë, thëllëzat në valle



Mallakastra jonë



Me kodra, me brigje je e mbushur plot.

Mallakastra jonë, çdo njeri një zot.



Lëndina dhe fusha, pyje e livadhe,

të gjitha së bashku bukuri e madhe.



Me dorën e tij zoti e ndërtoi,

Mallakastrioti lart më lart e çoi.



Mallakastra jonë me djemtë e rrallë

dhe vajzat e tua për familje janë.



Në ara u rritëm, kudo ne punojmë

dhe me emrin tënd gjithmonë do të jetojmë.



Bilbilat këndojnë, thëllëzat në valle.

Mallakastra jonë, si gjithmonë e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:50 pm

Solle dritë, o yll i rrallë



Rauf Fratarit



O Rauf Fratari lule, ylli i Mallakastrës-ë.



Kokë e madhe demokrate, deputet i Mbretit-ë.



Ti hape shkollë të parë, hodhe dritë në Fratar-ë.



Regjimi që shkoi s’ta diti, ta hodhi poshtë punën-ë.



Emri yt s’do të harrohet, se është emri i shkollës-ë.



Fratarakët të nderojnë, gjithmonë të kujtojën-ë.



Refreni:

Ti hape shkollën e parë,

solle dritë, o yll i rrallë.

Me respekt ne të kujtojmë

nga drita jote shikojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:50 pm



Dhe në buzë të varrit

një valle e hodhe...



Gjysh Haxhiut Ninësh



Gjysh Haxhiu Ninëshi me halle

nga fëmijët shpejt u ndave.



Njerëzit e këqinj të vranë,

fëmijët vetëm t’i lanë.



Katër fëmijë, katër yje,

të rroje edhe t’i shihje.



Gjysh Haxhiu Ninëshi me halle,

shtëpia mbeti e madhe.



Baba Haxhiu me Ferikun,

mbajtën shokun, mbajtën mikun.



Hankua me gjithë Merjemë,

e mbushën vendin me djem-ë.



Dhe në buzë të varrit

një valle e hodhe...



Punove për Shqipërinë

bashkë me shokë të tjerë ...



E doje demokracinë,

doje gjithë atdhenë.



Gjysh Haxhiu, trimi me fletë

për vendin luftove,



e deshe vendin të qetë,

por nuk u gëzove.



Mallakastrën e shpëtove

nga zjarri i gjermanit,



veten tënde e tregove

si anëtar i Ballit.



Diktatura gaboi rëndë,

la fëmijë jetim,



puna jote vajti dëm

për demokracinë.



Fëmijët vetëm u rritën

dhe u bënë të mirë,





ata ty nuk të harrojnë

e dinë historinë.



Refreni:

Dhe në buzë të varrit një valle

e hodhe,

të njëmbëdhjetë shokët me vete

i more.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:51 pm

Të tjerët po ndreqen



Gjella me kripë, kripa me karar.

Çdo gjë peshohet vihet në kandar.



Bota çdo ditë shtohet, çdo ditë zbukurohet,

të tjerët punojnë, të tjerët pasurohen.



Nga tiparet njerëzit janë të gjithë njësoj,

nga mendja dhe shpirti ata shumë ndryshojnë.



Disa dinë më shumë, disa dinë më pak,

por botën e bukur e gëzojnë bashkë.



Gjella me kripë, kripa me karar,

paraja e shkretë na ka vënë në garë.



Të tjerët po ndreqen ne akoma jo...

Shqipërinë tonë? Mirë kur do ta shoh?!!!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:51 pm



Me zemër tek ty



“Për një jetë më të mirë ikën në kurbet,

të lanë, moj Shqipe, të lanë të shkretë.



Me trup jemi larg, me zemër tek ty,

moj nëna e dashur, nëna Shqipëri.



Vitet po kalojnë, po kalojnë shpejt,…

Si duron, moj Shqipe, si bën ti për djemtë”.



“Unë do të bëj durim, se jam nënë e madhe,

ju të jeni mirë, të mos keni halle”.



“Shqipëri e vogël, ne të ty të jemi,

moj nëna e dashur, në zemër të kemi.



Tek ty ne lindëm dhe te ty do të vdesim,

jemi patriotë vendin tonë s’e shesim”.



Refreni:

Bijtë e tu ne jemi,

ti je Nëna jonë.

Kudo që të vemi,

Ty, ne s’të harrojmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:52 pm

Potpuri



-Nga maja e malit fryn një fllad i lehtë,

pse ma prishe gjumin dhe s’më lë të qetë?

- Gjumin do ta prish, sa herë të dua,

pse s’e pyete veten, kur më more mua?!

- Shkathtësia jote si flutur mbi fletë,

pa buzëqeshjen tënde shtëpia s’ka lezet.



*

Më the se do të vije, akoma s’po vjen,

tek vendi i takimit gjithë ditën pres.

Unë ty të besoj, ti s’më respekton,

mos je gënjeshtër dhe unë s’të kuptoj.

Shiko për një tjetër, për mua nuk bën,

se e dua jetën, një shok do ta gjej.



*

Në anën të fshatit, në anë të fshatit

ma kishe shtëpinë,

Kur ia merrja këngës, kur ia merrje këngës,

ngjaje si bilbil.

Dhe shoqet e tua, dhe shoqet e tua,

ta kishin zilinë

Nëna me babanë, nëna me babanë,

të kishin flori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:52 pm

*

Mandarinë sarandiote, mandarinë moj,

më treti sevdaja jote, më treti moj.

E mbirë në anë të detit, e mbirë moj,

ja vrave sytë miletit, ja vrave moj.



E bukur e shumë shije, e bukur moj,

dua të më mbash në hije, të dua moj.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:52 pm

Kurbeti ngelet kurbet



Oh , sa keq qenka moj nënë,

kur i larguar.

Zemra për vendin të dhemb,

gjithmonë i malluar.



Kurbeti ngelet kurbet,

larg shtëpisë jeton,

puna nuk është e lehtë,

njerëzit s’i takon.



Ca me letra, ca pa letra,

keq e mos më keq,

e vështirë qenka jeta,

kudo që të vesh.



Kur guri vendin ndërron

peshën e humbet,

për atë s’ka kush mendon

në vend prapë ta kthej.



Nuk paska më keq, moj nënë,

se në dhe të huaj.

Fati të dënon rëndë

të bën që të vuash.



Bota racionin e ka

dhe do ta vazhdojë.

Në kurbet bukën e ha,

por ajo s’shijon.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 EmptySat Sep 05, 2009 9:52 pm

Shegët e baçesë bien erë të mirë



Shegët e baçesë, moj, bien erë të mirë.

Në oborr kam ardhur moj, hape derën dil.



Koha jashtë është behar, ti pse më rri brenda.

Mos babai të ka sharë, apo s’të lë nëna?



Babai nuk të ka sharë po kështu dhe nëna.

Që të dy të kanë thënë, bëj çfarë thotë zemra.



Prandaj bëj durim, or djalë , më prit, se erdha,

nga nxitimi yt, or djalë dhe kafenë derdha.



Se dua kafenë moj, unë të dua tynë,

eja shpejt të të përqafoj, të ta puth synë.



Unë jotja jam, ore djalë, e jotja do të jem

dhe ti je pashai im, pasha do të të kem.



Më mirë pa bukë moj, pa bukë e pa gjellë,

por pa ty nuk mundem moj, s’mundem

asnjëherë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty
MesazhTitulli: Re: Prezantim talentesh te reja   Prezantim talentesh te reja - Faqe 14 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prezantim talentesh te reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 14 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 13, 14, 15 ... 24 ... 35  Next
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Drejtë luftërave të reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !
» Botime të reja: "Buzëqeshje miqsh"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: