|
| KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:59 am | |
| 87 rreptë të policëve serbë. Maltretimet dhe torturat çnjerëzore që ushtroi policia serbe mbi Gani Shalën* në spitalin e Gjakovës, edhe në prani të vëzh-guesve të OSBE-së, atëbotë tronditën mbarë opinionin vendor e ndërkombëtar. Ganiu u torturua sërish në Burgun e Pejës, të Pozharevcit, të Dubravës, por torturat më mizore iu bënë në Spitalin e Burgut Qendror (CZ) në Beograd, ku, së pari e konvertuan me dhunë në fenë ortodokse dhe e pagëzuan me emrin “Llazar”. Dymbë-dhjetë muaj e gjysmë e kanë detyruar me dhunë të bartë kryqin sllav. Kryqin ia kishin vizatuar edhe në gjoks.61 Për dy civilët shqiptarë Hajdar Kuqi (77) dhe Bekë Shabanaj - Cacaj (70), në librin “Zloçini albanskih terorista…”, thuhet: “Në orët e mëngjesit të 6 majit, në shtratin Bistrica e Deçanit, që rrjedh nëpër vetë qendrën e Deçanit, policia ka gjetur kufomën e Bekë Shabanaj – Cacajt (70) dhe atë të Hajdar Kuqit (77). Të dhënat e ekspertizës gjyqësore flasin se këta pleq ishin të munduar e të keqtrajtuar para se të vriteshin. Sipas rrëfimeve të familjeve të tyre, ata një ditë më parë kishin shkuar t’i ruanin kafshët kah fshati i afërm Prejlep. Atje u humb çdo gjurmë, prandaj familjet e tyre i paraqesin këto raste në polici”.62 Ndërkaq, në faqet e internetit të MUP-it të Serbisë nuk ngurrojnë që t’i paraqesin ata edhe si “qytetarë lojalë të * G a n i S h a l a pas vuajtjes së dënimit prej katërmbëdhjetë muaj e gjysmë nëpër kazamatet serbe, dymbëdhjetë muaj e gjysmë prej të cilave i kaloi në Spitalin Qendror (CZ) në Beograd, u lirua më 7 prill 2000, nga burgu i Pozharevcit, në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore. 61 Fetnete Ramosaj, Njeriu që disa herë mbijetoi vdekjen (bisedë me Gani Shalën), “Fokusi”, nr. 62. 62 Zloçini albanskih terorista…, vep. e cit., f. 37-38. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:59 am | |
| 88 Serbisë” (‘lojalne gradjane Republike Srbije’), të vrarë nga “separatistët shqiptarë”. Sipas dëshmitarëve, familjarëve të viktimave dhe të dhënave të KMDLNJ-së, e vërteta qëndron ndryshe. Pleqtë Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuqi, edhe pse të shtyrë në moshë, më 5 maj ’98, derisa ishin duke kullotur bagëtinë në fushat e tyre në Deçan, rrëmbehen nga serbët, keqtrajtohen dhe vriten barbarisht në afërsi të Manastirit të Deçanit. Gjatë ditës, në vendin ku janë gjetur të vrarë, vazhdimisht ka pasur lëvizje të civilëve serbë, ndërsa katër ditë para vrasjes barbare të tyre është raportuar për stacionimin e një numri të madh të paramilitarëve serbë në Manastirin e Deçanit, e bashkë me ta edhe njësia paramilitare “Beretat e kuqe”. Atyre nuk u kanë humbur gjurmët afër fshatit Prejlep, ku as më parë, por as sot e kësaj dite banorët e familjeve Kuqi dhe Shabanaj (Cacaj) nuk e dërgojnë bagëtinë në kullosë. Pra, vendi i vrasjes së këtyre civilëve shqiptarë (mbi magjistralen Deçan - Pejë, në afërsi të manastirit) ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe dhe UÇK-ja nuk ka pasur asnjë qasje.63 Lidhur me vrasjen e Rifat Shalës, nga Barani i Pejës, dhe plagosjen e të vëllait, Smajlit, në librin “Zloqini...”, thuhet: “Të njëjtën ditë terroristët shtijnë me armë te fshati Baran, ndërmjet Pejës e Deçanit, në automobilin ku gjendeshin Rifat dhe Ismail Shala. Në sulm është vrarë vëllai më i vjetër Rifati, ndërsa Ismaili kaloi pa lëndime”.64 Ndërkaq, në raportin e KMDLNJ- 63 Të dhëna të KMDLNJ-së – Deçan; Informacion i QIK-ut, i dt. 7 maj 1998. 64 Shih Zloqini..., vep. e cit., f. 38. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:00 am | |
| 89 së në Pejë, lidhur me rastin në fjalë, thuhet: “Më 6 maj 1998, rreth orës 00.30 nga një pritë afër fshatit Buçan vritet Rifat Sadik Shala * (30) nga Barani, student dhe plagoset rëndë vëllau Smajli profesor i Gjimnazit në Pejë dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Baran. Rifati vdes në vend ndërsa Smajli dërgohet në spitalin e Pejës e pastaj në Prishtinë.”65 Së pari, Rifat Shala ishte vëllai më i ri, e jo më i vjetër siç thuhet në burimet serbe. Së dyti, Smajl Shala nuk kishte kaluar pa lëndime, por ishte lënduar rëndë. Dhe së treti, ky akt barbar është kryer nga ana e forcave policore serbe e jo nga ana e “terroristëve” të UÇK-së. Sipas shumë burimeve, vrasja e Rifat Shalës dhe plagosja e të vëllait Smajlit, nga ana e forcave policore serbe, u bë për të shkaktuar përçarje dhe për ta penguar masovizimin e luftës dhe shtrirjen e njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Lugut të Baranit, pasi që vëllezërit Shala për këtë qëllim, veç kishin vënë kontaktet me njësitë e UÇK-së në Jabllanicë. Edhe emri i Zymer Berishës, nga Krysheci i Pejës, sipas MUP-it serb gjendet në “listat” e të vrarëve nga “terroristët shqiptarë”. Përderisa dëshmitë e palës shqiptare, përkatësisht të KMDLNJ-së, vërtetojnë se Zymer (Hysen) Berisha* nga Krysheci i Pejës, 72 vjeç, baba i pesë fëmijëve, derisa * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Rifat Shala është i radhitur me numrin rendor 3. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114). 65 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 21. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Zymer Berisha, është i radhitur me numrin rendor 21. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114). Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:00 am | |
| 90 shkonte te bagëtia, është plagosur nga forcat serbe afër shtëpisë së tij, e më pas është arrestuar, ditën e ndërmarjes së sulmit të forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të Baranit, më 29 maj 1998. Pra, edhe ditën e sulmit të forcave serbe kundër fshatit Kryshec.66 Sulmin ndaj këtij fshati, forcat serbe e kishin filluar që në orët e mëngjesit, duke e granatuar fshatin Kryshec, e veçanërisht lagjen Gërvallaj67 për të sulmuar pastaj me makineri të rëndë e këmbësori. Zymerin, të plagosur e tërheqin zvarrë dhe e fusin në automjetin e tyre. Kufoma e tij u gjet më 4 qershor, dy kilometra mbi Pejë, në shtratin e Bistricës së Pejës, në drejtim të Rugovës dhe u dërgua në morgun e spitalit të Pejës, prej nga e mori policia serbe dhe i detyroi disa romë që ta varrosin në varrezat e qytetit të Pejës.68 Autorët serbë “harrojnë” të përmendin krimet që bënë të njëjtën ditë në fshatin Vranoc, po më 29 maj 1998, kur fillimisht bënë granatimin e fshatit e pastaj depërtuan me këmbësori, me ç’rast plaçkitën dhe dogjën 18 shtëpi, si dhe shkollën e xhaminë e fshatit. Forcave të shumta sulmuese serbe, që erdhën nga Peja, iu bashkua edhe policia e Stacionit Policor të Çallapekut. Në këtë sulm i ekzekutuan Halit Zeqë Krasniqin, Beqir Rrustem Krasniqin e Faze Krasniqin, 66 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.29, 31. 67 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës (mars-qershor 1999), vep. e cit., f. 46. 68 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:01 am | |
| 91 ndërsa Imer Elez Ukaj, mbytet me granatë. Kufomat e të gjithëve i dogjën në zjarrin e shtëpive të tyre.69 Ish-gjykatat serbe të instaluara në Kosovë, që edhe më tutje si të tilla e vazhdojnë aktivitetin e tyre nëpër vende të ndryshme të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe ish-gjykatën serbe të Qarkut të Pejës (kjo e fundit, pas luftës, e vendosur në Nish), kanë bërë përpunimin e një varg dokumenteve të falsifikuara, që i kanë adresuar në adresa diplomatike, në internet dhe në shtypin serb, por edhe në atë ndërkombëtar, me përmbajtje kundër UÇK-së. Njëko-hësisht duke tentuar që kësaj të fundit t’ia mveshin krimet e bëra nga vetë aparati shtetëror serb, të cilit i kanë takuar. Si civil shqiptar, i vrarë nga “terroristët shqiptarë”, në burimet e MUP-it serb figuron edhe emri i qytetarit Vehbi Mustafa (1956) nga Peja, i vrarë më 7 maj 1998 në rrugën Kozjerr-Deçan.70 Mirëpo, sipas të dhënave të KMDLNJ-së71 dhe familjarëve të të ndjerit mësohet se Vehbiu,* i cili ishte punëtor i “Elektrodistribucionit” të Pejës, pas shkallëzimit të luftës me forcat serbe, në gjysmën e dytë të muajit prill 1998, kishte refuzuar ta vazhdojë punën dhe me kohë i kishte njoftuar organet përkatëse për dorëheqjen e tij. Në mëngjes të datës 7 maj 1998, një grup serbësh (të njohur për 69 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 46; Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 29-30. 70 Zloçini…, vep. e cit., f. 116. 71 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 65. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Vehbi Mustafa është i radhitur me numrin rendor 4. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114). Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:01 am | |
| 92 familjarët e tij) shkojnë dhe e marrin me dhunë nga shtëpia për ta dërguar në vendin e punës, në Hidrocentralin e Deçanit. Të njëjtën ditë, duke u kthyer nga puna, Vehbi Mustafën e vrasin në automjetin e “Elekrodistribucionit” të Pejës. Mbase kjo vrasje është bërë për shkak të refuzimit të daljes në punë. Është me rëndësi të theksohet se terreni (vendi) në të cilin është vrarë Vehbi Mustafa ka qenë nën kontrollin e plotë të forcave policoro-ushtarake e paramilitare serbe, prandaj misterin e kësaj vrasjeje ato e dijnë më së miri. UÇK për asnjë moment që nga fillimi deri në përfundim të luftës nuk e ka pasë atë pjesë nën kontroll. Qytetarin pejan Sadri (Metë) Komoni (1933), i vrarë ndërmjet datës 25 e 26 maj ‘98 nga pushtuesit serbë, organet serbe fillimisht e cilësojnë si “qytetar lojal të Republikës së Serbisë”, për të thënë më pas se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”.72 Duke iu referuar të dhënave të KMDLNJ-së në Pejë, rezulton se Sadri Komoni* është vrarë më 25 maj 1998, rreth orës 24, nga pjesëtarë të forcave serbe, të cilët natën kritike në Sadriun kanë shtënë nga një veturë “Lladë” me ngjyrë të kuqe, duke hyrë në shtëpinë e tij, në rrugën afër Kombinatit të Lëkurë-Këpucëve, kur po kthehej nga fqiu i tij. Vrasja e Sadriut, ndodhi vetëm disa orë, pas masakrës që 72 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f. 116. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Sadri Komoni është i radhitur me numrin rendor 16. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 114). Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:01 am | |
| 93 forcat policore serbe kryen mbi familjen Hamzaj në fshatin Lybeniq dhe u tërhoqën në drejtim të Pejës.73 Edhe vëllezërit Adem e Bakir Gjukaj nga Peja në burimet e lartëcekura serbe paraqiten si ”qytetarë civilë të pakicës shqiptare” të vrarë nga ”terroristët shqiptarë”.74 Vëllezërit Adem dhe Bakir Muhamet Gjukaj, nga lagjja Karagaç e Pejës, janë ekzekutuar nga forcat serbe më 24 korrik 1998, afër shtëpisë së tyre, te parku i qytetit.* Ata u gjetën të nesërmen në mëngjes të vrarë e të masakruar në veturën e tyre, në rrugë, afër Kombinatit Bujqësor në Pejë.75 Duhet theksuar se Ademi dhe Bakiri që në ditët e para të shpërthimit të luftës frontale vazhdimisht kanë furnizuar me medikamente dhe ushqim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit në Gllogjan e në vende të tjera. Siç duket, forcat serbe i kishin rënë në gjurmë aktivitetit të tyre, ndaj për këtë i ekze-kutuan në mënyrën më barbare. Vëllezërit Bakir (1967) e Adem Gjukaj (1971), me profesion automekanikë, u varrosën më 25 korrik në varrezat e qytetit në Pejë. Pas përfundimit të luftës është ngritur kallëzim penal kundër dy serbëve, pjesëmarrës në vrasjen e vëllezërve Bakir e Adem Gjukaj. 73 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 28, 66. 74 Shih adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu; Zloçini…, vep. e cit., f.116. * Këso kohe në Parkun “Karagaç” të qytetit të Pejës ishin të stacionuara Njësitë Speciale Policore serbe të OPG-së dhe të “Munja”-s. Shih foton ilustrative në shtojcën Faksimile e fotografi. 75 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f.40-41, 67. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:02 am | |
| 94 SERBËT, PASI E VRASIN PLAKËN 75- VJEÇARE, KRIMIN E SHPALLIN VEPËR TË ”TERRORISTËVE SHQIPTARË” Në publikimin e ”Jedinstvo”-s, “Zloçini albanskih terorista (1995-1998)” për plakën shtatëdhjetë e pesë vjeçare Gjyle Hajdari thuhet: “Në fshatin Drenoc të Klinës, më 16 shtator 1998 është gjetur e vdekur Gjyle Hajdari (75), të cilën e vranë terroristët. Plaka ka jetuar vetëm në shtëpi dhe nuk ka dashur ta lëshojë fshatin e shtëpinë nën presionin e terroristëve, të cilët trupin e saj, për ta fshehur krimin, e kanë hedhur në bunar”.76 E vërteta është se Gjyle (Islam) Hajdari*, nga Drenoci i Klinës, është vrarë ditën e ndërmarrjes së ofensivës së forcave serbe kundër banorëve të këtij fshati, më 28 - 29 qershor 1998, kur në luftime për mbrojtjen e popullatës bien edhe dy dëshmorë të lirisë: Jakup Sokol Agushi (1963) dhe Skënder Ymer Ademi (1947). Eshtrat e Skënder Ademit në janar të vitit 2005 janë kthyer në Kosovë, pasi u gjetën në varrezat masive në Serbi. Në sulmin kundër Drenocit u mobilizuan edhe civilët serbë. Plaka Gjyle Hajdari nuk kishte mundur të largohet nga 76 Zloçini…, vep. e cit., f. 81, 117. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Gjyle Hajdari, është e radhitur me numrin rendor 41. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 115). Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:02 am | |
| 95 shtëpia. Banorët e këtij fshati dëshmojnë se ajo është vrarë e masakruar nga kriminelët serbë Goran Markoviq dhe Milovan Stepiq nga Drenoci, e pastaj është hedhur në bunarin (pusin) e shtëpisë së vet. Kufoma e saj në pus ka qëndruar deri më 18 shtator të atij viti, kur është varrosur në varrezat e qytetit të Pejës. Rasti i vrasjes dhe i masakrimit të Gjyle Hajdarit nuk është i vetmi. Janë me qindra raste anekënd Kosovës, të vrasjeve e masakrimeve të pleqve, madje edhe të atyre të paralizuar kudo që kanë hyrë forcat serbe, të cilat, pasi i kanë ekzekutuar, disave ua kanë djegur kufomat në zjarr, disa i kanë hedhur në puse, disa i kanë lënë të digjen për së gjalli në zjarret e shtëpive të tyre. Edhe emri i Halil Berishës nga fshati Irzniq, komuna e Deçanit, në publikimet e MUP-it serb figuron si “qytetar i pakicës shqiptare“ i rrëmbyer dhe i vrarë nga “terroristët shqiptarë”.77 Mirëpo, një gjë e tillë nuk qëndron. Halil (Sadik) Berisha, i lindur më 12 dhjetor të vitit 1941, që pas shpërthimit të luftës frontale në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, më 24 mars 1998, në Gllogjan, së bashku me banorët e tjerë të fshatit masovikisht i janë përgjigjur kushtrimit të luftës. Të gjithë banorët me një kompaktësi të veçantë kanë ndihmuar luftën në të gjitha drejtimet, si në vijat e para të frontit ashtu edhe në prapavijë. Në këtë mes duhet theksuar se Spitali Ushtarak i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së ishte i vendosur pikërisht në shtëpinë 77 Shih librin Zloçini…, vep. e cit., f. 127, dhe adresën zyrtare të MUP-it serb në internet. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:02 am | |
| 96 e Halil Berishës. E gjithë familja e gjerë Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm sa i përket kujdesit ndaj të plagosurve dhe në mbarëvajtjen e punëve në spital, pa kursyer asgjë. Edhe Halil Berisha ka dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim, por edhe duke qenë ushtar-rojë në Spitalin Ushtarak që nga muaji maj deri më 11 gusht 1998. Vritet nga forcat serbe ditën e fundit të ofensivës së gjerë, e ndërmarrë kundër Gllogjanit dhe fshatrave të tjera përreth, më 12 gusht 1998, derisa ishte duke vëzhguar shtëpinëspital. Kufoma e tij është gjetur pas më se një muaji në vendin e vrasjes, pikërisht më 17 shtator 1998. Dinë Çekajn, nga Irzniqi i Deçanit, MUP-i serb e paraqet si “viktimë të terroristëve shqiptarë”. E vërteta është se profesori i kimisë Dinë (Miftar) Çekaj, i lindur më 13.3.1951, ka qenë pjesëtar i UÇK-së, i angazhuar në Shtabin lokal të fshatit Irzniq, prej 24 prillit ’98 deri më 10 gusht të atij viti, kur pasoi ofensiva më e rreptë e forcave serbe. Dinë Çekaj është vrarë nga forcat policore-paramilitare serbe, më 23 shtator 1998, ndërmjet fshatrave Dujakë e Skivjan, derisa po kthehej në Irzniq. Paraprakisht ishte ndaluar në punktin e tyre në vendin e lartëcekur. Edhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat, duke i përsëritur vazhdimisht, duke i lansuar në drejtime të ndryshme, tentojnë t’i paraqesin si të vërteta, një gjë e tillë nuk mund të qëndrojë. Prandaj, nuk thuhet kot se e vërteta është një dhe e pamohueshme. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:03 am | |
| 97 KRIMI MAKABËR NË RAKOVINË Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www. mup.sr.gov.yu) edhe për qytetarin Sylë Qufaj (1922), nga Prejlepi i Deçanit, thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”, që nuk është e vërtetë. Plaku Sylë (Pajazit) Qufaj është ekzekutuar nga forcat pushtuese serbe më 11 gusht 1998, gjatë ofensivës së gjërë të ndërmarrë nga forcat serbe.78 Kufoma e tij është gjetur më 4 tetor 1998, me kokë të prerë, koka në oborr e trupi brenda në shtëpi. Edhe për Nimon Idrizajn79 nga Strellci i Epërm, komuna e Deçanit, në burimet e lartëcekura serbe thuhet se është vrarë me armë zjarri nga “terroristët shqiptarë” dhe se trupi i tij është gjetur më 29 dhjetor 1998, rreth orës 8.15 min në afërsi të ndërmarrjes “Molika” në Raushiq. As ky lansim i MUP-it dhe i mediave serbe për këtë vrasje makabre nuk qëndron, për arsye se pikërisht në kohën dhe vendin ku është vrarë Nimon Idrizaj ka qenë i vendosur njëri prej postblloqeve më famëkëqija të policisë e paramilitarëve serbë, ku janë vrarë, torturuar e arrestuar dhjetëra shqiptarë. Nimon (Hasan) Idrizaj (1943) është ekzekutuar më 29 dhjetor 1998 nga policia serbe, pikërisht në punktin e saj në Raushiq të Pejës. 78 Të dhëna të KMDLNJ-së në Deçan dhe të familjarëve të Sylë Qufajt. 79 Në librin Zloçini… është i paraqitur si Hasan Idrizaj, f. 118. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:04 am | |
| 98 Veton Kelmendi, nga fshati Pavlan i Pejës, thuhet se është vrarë “me armë zjarri nga terroristët shqiptarë”. Ndërkaq, duke iu referuar burimeve në terren dhe atyre të KMDLNJsë në Pejë, del qartë se Veton (Zymer) Kelmendi* (1969), nga fshati Pavlan i Pejës, më 2 janar 1999, është ekzekutuar nga forcat policore serbe, të cilat pas krimit kufomën e tij e kanë hedhur në fshatin Gllaviçicë, përbri rrugës magjistrale Pejë- Prishtinë.80 Në faqen zyrtare të MUP-it serb, vrasjen makabre të të riut Blerim Balaj, nga fshati Strellc i Poshtëm, ia adresojnë UÇK-së. Aty thuhet se Blerimi është vrarë “me armë zjarri nga terroristët shqiptarë”. E vërteta rreth këtij rasti është se Blerim (Avdi) Balaj (1972) nga Strellci i Poshtëm, komuna e Deçanit, është ekzekutuar nga policia serbe më 6 janar 1999, në punktin policor në Zall të Strellcit. Fillimisht, policët serbë të veshur në rroba të bardha, pasi ia kishin rrethuar shtëpinë, arrijnë ta zënë të gjallë dhe e marrin me vete para syve të nënës së tij, duke e dërguar në punkin e policisë serbe, që atëbotë ishte i vendosur në pompën e benzinës në Strellc, bri rrugës magjistrale Deçan–Pejë, vetëm disa dhjetëra metra nga shtëpia e Blerimit, ku e ekzekutojnë barbarisht. Blerimi ishte nga ata të rinj shqiptarë që refuzoi t’i përgjigjet thirrjes për të shkuar në shërbimin ushtarak të * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Veton Kelmendi është i radhitur me numrin rendor 308. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 125). 80 Shih Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, f. 63; Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 82. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:04 am | |
| 99 të ashtuquajturës A(P)J, prej nga çdo ditë ktheheshin në arkivole të rinjtë shqiptarë. Para luftës ishte ndër aktivistët e dalluar në fshatin e tij, për ç’gjë shpeshherë u kërkua dhe u përndoq nga policia serbe. Ishte student i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar në shtabin lokal të fshatit të tij prej 25 majit 1998 deri më 7 shtator 1998, kur dorëzimin e armëve te forcat pushtuese serbe, të organizuar në atë kohë, e kundërshtoi me tërë qenien. Udhëtoi edhe në Shqipëri, për t’i sjellë armët e lirisë. Blerim Balaj ishte kthyer në shtëpi për të rënë në kontakt me bashkëluftëtarët, për t’iu bashkuar shokëve të tij në frontet e luftës, por kthimit të tij i kishte rënë në gjurmë policia serbe, e cila e ekzekutoi barbarisht. Vrasjen e studentit Osman Gashi, nga Barani i Pejës, MUP-i serb ua adreson “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo e vërteta është se Osman (Brahim) Gashi (1976), student i Universitetit të Prishtinës, është vrarë më 31 janar 1999 nga shpërthimi i bombës, të cilën policët serbë e aktivi-zuan brenda në çebaptoren “Beqa” në Prishtinë, rast ky i bërë publik nga media shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Për qytetarin Musa Molliqaj, në adresën e lartëcekur (adresën zyrtare të MUP-it serb http://www.mup.sr.gov.yu) thuhet se është vrarë me armë zjarri nga “terroristët shqiptarë”. Mirëpo e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Musa Molliqaj (1947), nga fshati Llukë e Epërme është vrarë nga policia serbe më 25 janar 1999, rreth orës 19, në Llukë të Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:10 am | |
| 100 Epërme, ndërsa është plagosur rëndë i biri, Skënderi (1974), përderisa me veturë po ktheheshin nga Lluka e Poshtme për në shtëpinë e tyre. Edhe vëzhguesit e OSBE-së kishin dalë në vendin e ngjarjes.81 Edhe vrasja e trefishtë e kryer nga policia serbe ndaj tre civilëve shqiptarë: Albert Sejdijaj, Fazli Morina dhe Ali Pajazitaj u vëhet në barrë “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo, dihet fare qartë se Albert (Demë) Sejdijaj (1973), nga fshati Lëbushë i Deçanit, Fazli Morina (1969), nga Graboci i Pejës dhe Ali (Asllan) Pajazitaj (1972), nga Isniqi i Deçanit, më 5 shkurt 1999, janë vrarë nga policia serbe që kishte zënë pusi tek “Ura e Haxhinjve”, në mes të fshatrave Isniq e Llukë e Epërme, përderisa nga Isniqi po udhëtonin me veturën e tyre në drejtim të fshatit Llukë e Epërme.82 Aparatura e ish-pushtuesve serbë, edhe krimin e rëndë të kryer mbi pesë civilë shqiptarë në Rakovinë, në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë, ku forcat policore serbe vranë Shaban Kelmendin, Hysen Kurtin, Sanije Kurtin, Besim Kelmendin dhe Haxhi Kelmendin, në mesin e të cilëve dy fëmijë të mitur dhe një grua, krim ky makabër i kryer vetëm nëntë ditë pas masakrës së Reçakut, përpiqet t’ia vërë në barrë UÇK-së apo siç i quajnë ata “terroristëve shqiptarë”, edhe pse e vërteta e këtij rasti, që tronditi mbarë opinionin shqiptar e ndërkombëtar, dihet botërisht. 81 Informatë e transmetuar në Radion “Kosova e Lirë”, më 27 janar 1999; të dhëna të KMDLNJ-së. 82 Informatë e transmetuar në Radion “Kosova e Lirë” më 7 shkurt 1999. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:11 am | |
| 101 Dihet se civilët shqiptarë Shaban (Tafë) Kelmendi (1953), nga Rakovina, me fëmijët Besim (Shaban) Kelmendi (12) e Haxhi (Shaban) Kelmendi (11) dhe Hysen Kurti (1959), nga Cermjani, dhe gruaja e tij, Sanije Kurti (1964), janë vrarë e masakruar nga policia serbe më 24 janar 1999, rreth orës 19, afër urës së Rakovinës, përderisa ishin duke udhëtuar me traktor (me rimorkio të mbushur me tallë) prej Rakovinës për në Cermjan tek familja e Hysenit. Ata u goditën me armatim të rëndë të kalibrave 12.7 mm dhe 7.62 mm, por me këtë nuk u mjaftuan xhelatët serbë. Trupat e viktimave ishin të goditur edhe me mjete të mprehta nga afërsia. Dihet se postblloku i Kramovikut ka qenë i njohur për mizoritë mbi popullatën e kësaj ane. Të nesërmen, më 25 janar, në vendin e krimit kishin dalë edhe vëzhguesit e OSBE-së, ndërsa forcat serbe të njëjtën ditë u tërhoqën nga vendi i krimit. Duhet theksuar se ata janë vrarë në një kohë kur nuk kishte luftime, kur viktimat nuk sulmuan askë, kur viktimat nuk ishin të armatosur, por që iu nënshtruan vdekjes mizore për fajin e vetëm – pse ishin shqiptarë. Vrasjen tek Ura e Rakovinës, Misioni Verifikues i OSBEsë, e cilësoi si “një akt kriminal dhe mizor që nuk mund të tolerohet”. “Verifikuesit e KVM-së që shkuan në vendin ku ndodhi ky incident i tmerrshëm u tronditën nga mizoria e pakuptimtë që është shfaqur aty. Duket se mbi viktimat është shtënë me më shumë se 200 fishekë”. Ky ishte një akt i qëllimshëm për të frikësuar njerëzit dhe për të minuar përpjekjet e atyre “që po mundohen të arrijnë një zgjidhje të Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:11 am | |
| 102 qëndrueshme politike të konfliktit” në Kosovë, thuhet, ndër të tjera, në kumtesën për shtyp të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë.83 Ndërkaq, ministri serb, vrasjen e pesëfishtë në Rakovinë përpiqej ta mbulonte me një gënjeshtër të pakripë se ishte fjala për një “aksident trafiku”!84 Pushtuesit serbë, pos organizimit dhe likuidimit të njerëzve me influencë, pos vrasjeve në pabesi të luftë-tarëve të lirisë, të intelektualëve, sa herë që iu dha rasti bënë edhe vrasje masive, pa marrë parasysh faktin se a ishin kundërshtarë apo përkrahës të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë. Zhdukën fshatra të tëra duke mos kursyer as pleqtë e fëmijët, duke aplikuar format më barbare të shfarosjes masive. “Serbët nuk kishin luftuar vetëm kundër atyre që i quanin “terroristë të organizatës së vetëquajtur UÇK”, por edhe kundër civilëve të paarmatosur dhe të pambrojtur. Për këtë janë vërtetuar dhe tashmë dëshmojnë edhe të gjithë hetuesit ndërkombëtarë që kanë punuar dhe punojnë në Kosovë. Ata janë të bindur se skuadronet serbe të vdekjes kanë vrarë dhe masakruar civilë që nuk kanë pasur kurrfarë lidhjesh dhe UÇK-në”.85 Gjatë luftës së fundit, ku gjurmët e barbarisë serbe në Kosovë ende janë të freskëta, kur plagët ende kullojnë gjak, 83 Shih gjerësisht http://www/kosova.com, QIK, Informatori ditor nr. 2315, i datës 19 janar 1999: MVK: Vrasja në Rakovinë “akt kriminal e mizor”. 84 Po aty. 85 Shih gjerësisht raportin e American Radio Works-it, përkitazi me masakrën e Çyshkut. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:11 am | |
| 103 ashtu sikurse edhe gjatë luftës, edhe pas saj, ish-pushtuesit serbë kanë vënë në shërbim të gjitha mjetet e metodat për njollosjen e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës që e zhvilloi në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për t’u çliruar nga robëria serbe, me tendenca të hapta për mohimin e karakterit çlirimtar të saj, duke mos mundur të pajtohen me pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj nga Serbia, edhe pse tashmë ekziston si realitet. Radha e emrave të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë në forma të ndryshme nga forcat pushtuese serbe, të ushqyera skajshmërisht ndër kohëra me nacionalshovenizëm serbomadh, me pikësynim - formimin e Serbisë së Madhe (ëndërr e serbëve që nga koha e Dushanit), është e gjatë. Është karakteristikë se asnjëherë nuk zgjodhën mjete dhe metoda për realizimin e këtij qëllimi. Edhe më tutje, vrasësit, bëmat e tyre famëkëqia dhe krimet mizore përpiqen t’ia vënë në barrë UÇK-së. Fatkeqësisht shpifjet e tilla të ish-pushtuesve serbë kanë dhënë rezultate, kur është fjala për ndëshkimet që po u bëhen çlirimtarëve të Kosovës në emër të drejtësisë. Në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë (http://www. mup.sr.gov.yu) edhe qytetari Emin Basha nga Peja para-qitet si viktimë e “terroristëve shqiptarë”. Mirëpo, sipas burimeve shqiptare, duke iu referuar edhe dëshmive të Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:12 am | |
| 104 KMDLNJ-së, del se Emin (Faik) Basha* (1962), nga lagjja Sahat Kullë e Pejës, është kidnapuar nga forcat policore serbe në Pejë dhe është vrarë me armë zjarri nga policia serbe, më 31 janar 1999, në fshatin Ramun të Pejës.86 Për qytetarin Çaush Çesta në publikimet e MUP-it serb thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”. Ndërkaq dihet se Çaush Çesta (1965), nga Juniku, komuna e Deçanit, u plagos rëndë nga forcat serbe më 2 qershor 1998 derisa bashkë me familje po udhëtonte me qerre në drejtim të fshatit Batushë. Atë të plagosur rëndë e dërgojnë në spitalin e Gjakovës, ku të nesërmen vdes nga plagët e marra, nën mbikëqyrje të rreptë të forcave të shumta të policisë serbe. Emri i qytetarit Ekrem Binakajt (1958), nga Peja, figuron në listat e MUP-it të Serbisë, si “viktimë e terroristëve shqiptarë.87 Mirëpo e vërteta është se Ekrem Binakaj është vrarë nga forcat serbe në fshatin Kryshec të Pejës në fund të majit të vitit 1998, pikërisht pas datës 29 maj, gjatë ditëve të ofensivës së forcave serbe kundër fshatrave të Lugut të Baranit (Kryshec, Vranoc etj.). Kufoma e tij, ashtu sikurse edhe kufomat e shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë, mbeti mbi dhe për muaj të tërë, deri në shtator të vitit 1998, kur varroset në varrezat e qytetit të Pejës. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Emin Basha është i radhitur me numrin rendor 76. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 118). 86 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 82. 87 Zloçini…, vep. e cit., f. 127; adresa zyrtare e MUP-it serb në internet http://www.mup.sr. gov.yu. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:12 am | |
| biligoa 105 Për plakën Nazmije Hoti, nga Peja, në librin e botuar nga “Jedinstvo” thuhet se “është vrarë nga terroristët shqiptarë”, dhe se “trupi i saj është gjetur më 7 korrik 1998, në lagjen Berzhenikë (Dardania 1), përskaj rrugës magjistrale Pejë -Deçan”.88 E vërteta është se plakën 70- vjeçare, Nazmije Hoti*, forcat serbe e kanë vrarë në shtëpinë e vet, gjatë kthimit për në Pejë, pas humbjeve që kishin pësuar në betejën e zhvilluar më 6 korrik 1998, në Loxhë.89 Të rikujtojmë se të njëjtën ditë, duke iu referuar dëshmive të KMDLNJ-së në Pejë, vetëm në lagjet Dardania I, II, III, forcat serbe dëbuan nga shtëpitë e tyre rreth 12 000 banorë shqiptarë. E bashkë me ta edhe rreth 6 000 refugjatë të ikur nga vatrat e luftës nga komuna e Deçanit. Të njëjtën ditë, forcat serbe kanë plaçkitur shumë shtëpi, kanë rrahur e maltretuar qindra qytetarë. Kanë djegur disa shtëpi e kanë granatuar mbi 20 të tjera.90 Ndërsa gjatë vitit 1999 këto lagje pësuan rëndë nga terrori dhe masakrat barbare që kryen forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe mbi popullatën civile, ku shumica prej të ekzeku-tuarve edhe sot e kësaj dite kufomat i kanë të zhdukura. Për plakun Ukë Haxhia nga fshati Brovinë, komuna e Gjakovës, në publikimet serbe thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”. Mirëpo, një gënjeshtër e tillë nuk 88 Zloçini albanskih terorista (1995-1998), vep. e cit., f.116. * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Nazmije Hoti është e radhitur me numrin rendor 26. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114). 89 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 66. 90 Po aty, f. 37. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:13 am | |
| biligoa 106 qëndron. Pasi që plaku Ukë Haxhia kishte mbetur pa u larguar nga shtëpia për shkak të sëmundjes së rëndë dhe pleqërisë së thellë, edhe pas ofensivës së forcave serbe dhe zhvillimit të luftimeve të rrepta në rajonin e Rekës së Keqe. Si shumë plaka e pleq të tjerë, Uka mbytet nga forcat serbe. Kufoma e tij gjendet tek në muajin tetor 1998, kur në Kosovë ishin të pranishëm edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Në publikimin e MUP-it të Serbisë në internet thuhet se “Haçim Koçan (1943) (bëhet fjalë për Halime Koçanin, me kombësi boshnjake - v. jonë) nga Zllapeku, komuna e Pejës, është zhdukur nga terroristët shqiptarë më 9 mars 1999, në orën 6.” Ndërkaq e vërteta është se Halime (Zahto) Koçan* (56) është vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit që ndërmorën këto të fundit kundër fshatit Dardan (ish Zllapek), më 9 mars 1999.91 Në publikimin e “Jedinstvo”-s, edhe për qytetarin Qelë Deskaj, nga Adriani (ish Kliçina) thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë” më 24 prill 1998, edhe përkundër faktit se dihet botërisht rasti i vrasjes së tij, vrasje kjo e bërë në pikë të ditës. Më 24 prill të vitit 1998, rreth orës 12, mbi njëqind policë serbë, me automjete të ndryshme kishin hyrë në fshatrat e * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë periudhës janar-qershor 1999, ku Halime Koçan është e radhitur me numrin rendor 202. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit. më lartë, f. 122). 91 Shih për këtë gjerësisht librin Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës marsqershor 1999, vep. e cit, f. 55. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:13 am | |
| 107 Lugut të Leshanit: Kliçinë, Jabllanicë e Leshanit, Rosujë, Potërq e fshatra të tjera të kësaj ane, duke shtënë me armë zjarri nëpër rrugët e këtyre fshatrave. Gjatë këtij operacioni kishin hyrë edhe nëpër shumë shtëpi të fshatit Kliçinë, ku rrahën e maltretuan shumë qytetarë. Me atë rast policia serb vrau Qelë (Shaban) Deskajn92 (1941), nga Kliçina, baba i pesë fëmijëve, i cili sapo kishte dëgjuar të shtënat kishte dalë nga shtëpia për të parë se ç’po ngjet me fëmijët të cilët ishin në shkollë. Aty u plagosën edhe nxënësit Afrim H. Berisha (17) dhe Afrim A. Berisha (17) nga Kliçina. Ndërsa në Jabllanicë u rrahën e maltretuan mizorisht Naim (22) e Jeton Abazi (17). Kurse Fekë Hatashit i shkaktuan lëndime të rënda, duke e rrahur e maltretuar para anëtarëve të familjes së tij. Edhe në ditën e varrimit të Qelë Deskajt, disa civilë serbë të fshatrave Babiq e Gorozhdec, disa qytetarëve të fshatrave Dobërdol e Kërstovc, iu kërcënuan se do t’i vrasin me armë zjarri, pse po shkonin për të marrë pjesë në varrimin e Qelë Deskut, me ç’rast e rrahën dhe e keqtrajtuan rëndë Isuf Kastratin nga Dobërdoli.93 Në “listat” e viktimave për vrasjen e të cilëve MUP-i serb akuzon “terroristët shqiptarë” gjendet edhe emri i dr. Nuredin Zejnullahut94 (49), internist në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Duke iu referuar dëshmive të buri- 92 Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998, ku Qelë Desku është i radhitur me numrin rendor 2. (Libri Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 114). 93 Shih Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb …, vep. e cit., f.19. 94 Shih listat e MUP-it serb në adresën në internet; “Zloçini…”, vep. e cit., f. 96, 117. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:14 am | |
| biligoa 108 meve shqiptare, dihet se internisti i njohur dr. Nuredin Zejnullahu*, është vrarë nga forcat serbe, të cilat e sul-muan në shtëpinë e tij, në mbrëmjen e 18 nëntorit të vitit 1998, me ç’rast plagosën lehtë edhe vajzën e tij 17-vjeçare. Dr. Nuredini nuk u rezistoi dot plagëve vdekjeprurëse. Ndërroi jetë, pas disa orësh, gjatë rrugës për në spitalin e Prishtinës.95 Edhe për të riun shqiptar Rifat Blakaj (1979), nga fshati Trubuhovc, komuna e Burimit (ish Istogut), në faqen zyrtare të MUP-it serb, thuhet se është vrarë me armë zjarri nga “terroristët shqiptarë”. Duke iu referuar buri-meve të KMDLNJ-së, del se njëzetvjeçari Rifat Blakaj, më 7 janar 1999, ishte nisur nga fshati i tij për në Istog për të rregulluar biçikletën. Biçikleta e tij është gjetur në fshatin Prekallë (fshat ky i njohur për numrin e madh të krimine-lëve serbë), bri rrugës Gurrakoc–Pejë. Rifati ishte rrëmbyer nga forcat serbe në Prekallë, të cilat e dërguan dhe e vranë me armë zjarri në fshatin Drenoc të Klinës, ku, në atë kohë, ka banuar vetëm popullata serbe, pasi që popullata shqiptare ishte dëbuar me dhunë nga shtëpitë e veta që nga 28 qershori i vitit 1998. Kufoma e tij u gjet të nesërmen, më 8 janar 1999, në vendin e ekzekutimit, në Drenoc. Edhe për luftëtaren e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mervete (Sali) Maksutaj (20), e cila ra heroi-kisht * Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe gjatë vitit 1998”, ku Nuredin Zejnullahu është i radhitur me numrin rendor 42. (Libri “Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…”, vep. e cit., f. 115). 95 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 57. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:15 am | |
| biligoa 109 më 4 dhjetor 1998, në krye të aksionit për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur nga kthetrat e xhelatëve serbë, që mbaheshin nën kontrollin e rreptë të policisë serbe në spitalin e Pejës, thuhet se është vrarë nga “terroristët shqiptarë”. Ndër të tjera në librin “Zloqini…” thuhet: “…Me këtë rast sulmuesi e vrau edhe terroristen që kishte ardhur me të dhe që e kishte hedhur bombën, Mervete Maksutajn (20) nga fshati Orrobërdë i Istogut. Tek ajo janë gjetur pllakat me shenjat “UÇK” dhe data e hyrjes në atë organizatë terroriste si dhe dy bomba dore dhe një revole”.96 Ky rast nuk do koment! Gënjeshtra nuk ka brirë! Mervete Maksutaj, dëshmore e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është vrarë nga njësia e snajperistëve serbë, që ishin të pozicionuar në ndërtesat përreth spitalit të Pejës. Krimineli Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, siç është parë, gjithnjë përpiqet që krimet e kryera nga forcat pushtuese serbe t’ua ngarkojë “terroristëve” të UÇK-së. E njëri nga rastet e tilla të shumta, është edhe rasti i vrasjeve të kryera në Jabllanicë të Leshanit, mbi fëmijët Gentrit Sheqeri, 4-vjeçar, dhe Bukurie Morina, 15-vjeçare. E vërteta është krejtësisht ndryshe. Në mëngjesin e 29 marsit të vitit 1999, kur forcat serbe, si të tërbuara, në mbarë Kosovën po vrisnin, masakronin, digjnin e dëbonin me dhunë, duke bërë spastrime etnike, ndërmarrin një ofensivë 96 Zloqini…, vep. e cit., f. 103. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:16 am | |
| biligoa 110 të gjërë edhe kundër fshatrave të Lugut të Leshanit. Dhe, siç dihet nga të gjithë ata që e kanë përje-tuar luftën, spastrimeve të këmbësorisë gjithnjë u prinin granatimet e fuqishme. Në Jabllanicë kishte të strehuar banorë edhe të fshatrave tjera të komunës së Klinës. Me të filluar bombardimet nga forcat serbe, banorët e Jabllanicës së Leshanit, kush si mundet, nisin të largohen nga fshati, për t’i shpëtuar asgjësimit serb, duke u futur në zonat më të thella. Pjesëtarët e familjeve Sheqeri, Morina e Bardheci, me t’i dëgjuar granatimet dhe urdhërin e prerë të forcave serbe për ta lëshuar fshatin, ashtu siç qëllojnë hipin në rimorkion e traktorit, për t’u larguar nga fshati. Në ndërkohë një granatë e forcave serbe qëllon rimorkion e tyre, me ç’rast vriten Gentrit Demë Sheqeri (4), nga Adriani (ish-Kliçina) dhe Bukurie Rexhep Morina (15), nga Rigjeva e Klinës. Ndërkaq, plagosen edhe Resmije Rexhep Morina (11), nga Rigjeva; Kosovare Demë Sheqeri (11), nga Kliçina; Kumrije Bardheci (12) nga Fushëlumi (ish-Grabanica) dhe Zize Malë Sheqeri (70), nga Adriani (ish-Kliçina).97 Ata detyrohen që të gjallë e të vdekur të zbresin nga rimorkio e traktorit. Të marrin një qerre me kalë, dhe ashtu nëpër predhat e artilerisë serbe, nëpër mot të lig, duke i rrahur shiu gjatë tërë rrugës, të nisen drejt fshatrave më të thella të Dushkajës. Pasi arrijnë në Jabllanicë të Gjakovës, që kontrollohej nga UÇK-ja, të plagosurve u jepet ndihma e 97 “Kosova Press”, 29 mars 1999. Shih edhe librin e KMDLNJ-së, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 75. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 7:17 am | |
| biligoa 111 parë ndërsa të vrarët (Gentriti dhe Bukuria) varrosen nga fshatarët dhe pjesëtarët e UÇK-së, pranë xhamisë së fshatit. Plaka Zize Sheqeri kishte bërë kilome-tra të tëra, e plagosur në këmbë, por nuk i ndiente plagët, nuk e ndiente dhembjen kur shihte nipin e mbesën e saj të vrarë barbarisht nga serbët. Familjarët Morina, ishin kushërinj të afërm të Sinan Morinës nga Rigjeva, luftëtar i dalluar i UÇK-së, i cili pak ditë më vonë bie heroikisht në përleshje me forcat serbe në frontin e luftës në Dashinoc të Deçanit. LOJA ME KARTËN E PËRÇARJES FETARE Në publikimin e “Jedinstvo”-s, “Zloçini…” dhe në atë të MUP-it të Serbisë, si civilë të vrarë nga “terroristët shqiptarë” figurojnë edhe emrat e Prenë (1931) e Mire (1934) Merturit dhe Prekë (1932) e Prende (1935) Krasniqit - të gjithë shqiptarë nga fshati Meqe i Gjakovës. Ata, vetëm pse janë të besimit katolik, organet e MUP-it serb nuk i paraqesin as si shqiptarë, por si “qytetarë të bashkësive tjera nacionale, civilë, të vrarë nga terroristët shqiptarë”.98 Mirëpo, as akuza e vënë në barrë të UÇK-së për vrasjen e Pren S. Merturit (1933), Mire K. Merturit (1934), Prekë Sh. Krasniqit (1935) dhe Prene M. Krasniqit (1932) nuk 98 Zloçini…, vep. e cit., f.119. Fetnete Ramosaj | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| |
| | | | KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |