Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:28 am

Fetnete Ramosaj
12
H y r j e
Populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të
Kosovës edhe pse bëri luftë mbrojtëse, luftë për liri,
megjithatë, shqiptarët po e paguajnë shtrenjtë haraçin e
krimeve që kryen forcat serbe në Kosovë. Propaganda e
zezë serbe edhe pse tërësisht e bazuar në shpifje e të
pavërteta, ka dhënë e po jep rezultate.
Çdo krim të kryer nga forcat serbe në Kosovë, Serbia
është përkujdesur me kohë që t’ia adreson UÇK-së.
Ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se
krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj
(UÇK-së). Edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet
botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë
mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë
qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë
“brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së.
Pas luftës në Kosovë, më së shumti janë diskutuar
“krimet” që nga qarqe të caktuara i janë mveshur UÇK-së.
Madje, dëshmitë kundër saj, janë stimuluar në mënyra nga
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:29 am

më të ndryshmet, ndërsa krimet serbe është tentuar dhe po
tentohet të lihen në harresë. Jo rastësisht po mbulohen
krimet serbe, jo rastësisht po tentohet të tërhiqen paralele
për bashkëpërgjegjësi për luftën e zhvilluar në Kosovë.
Pasojat e këtyre tendencave janë tepër të rënda dhe të
kushtueshme si për të sotmen, ashtu edhe për të ardhmen e
Kosovës. Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për
vrasjet dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të
Kosovës; askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime;
askush nuk është përgjigjur për qindra-mijëra djegie e
shkatërrime; askush nuk është përgjigjur për dhunën,
terrorin, gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të
Kosovës. Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të
bëmat mizore në Kosovë.
Se në lartësitë e Kopaonikut të Kosovës ekziston një
kamp sekret, ku punojnë specialistë të policisë sekrete nga
Beogradi, u mësua në Gjyqin e Hagës. Në atë kamp marrin
mësime dhe përpunohen ish-spiunët e UDB-së serbe që të
dalin dëshmitarë në Gjyqin e Hagës kundër pjesëtarëve të
UÇK-së.1 Praktikisht, edhe shumë deklarata akuzuese
kundër UÇK-së, janë nxjerrë me dhunë gjatë luftës në
policinë serbe, në burgjet serbe, nga njerëz të zënë rob, nga
njerëz të kërcënuar me vdekje. Ata që guxuan të thonë të
vërtetën u kushtoi me jetë.2
1 Sylejman Krasniqi, Akademikët serbë – piromanë të Ballkanit, “Shekulli”, janar 2005;
“Fokusi”, shkurt 2005.
2 Fetnete Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë, Viktimat demantojnë & demontojnë
aktakuzën e shpifur, “Fokusi” nr. 94, 25 mars 2005.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:29 am

14
Se thënia e të vërtetës për krimet serbe në Kosovë
kushton shtrenjtë e dëshmon edhe një rast i ndodhur më 1
prill të vitit 1999, kur forca të mëdha ushtarake, policore e
paramilitare serbe e kryen masakrën e dytë brenda një viti
në Lybeniq të Pejës.3 Rrahjet brutale, fyerjet, provokimet e
kërcënimet që u bëhen atë ditë njerëzve, nuk pushojnë që
nga momentet e para të dëbimit të familjeve nga shtëpitë e
tyre e deri në kryerjen e njërës nga masakrat më monstruoze
në këtë anë. Pyetjes provokuese të njërit nga xhelatët
serbë se kush i ka djegur disa shtëpi të fshatit një vit më
parë, i ishte përgjigjur Adem Haradinaj: “Shtëpitë i ka
djegur policia serbe”, por thënia e të vërtetës i kushtoi me
ekzekutim mizor. Pas kësaj përgjigje policët e nxjerrin nga
turma e njerëzve dhe e ekzekutojnë me breshëri pushkomitralozi.
Menjëherë pas tij, në të njëjtën mënyrë, dhe me të
njëjtin pretekst nxirret nga turma e njerëzve dhe para syve
të tyre me breshëri pushkomitralozi ekzekutohet edhe Ukë
Bushati… Pjesa dërrmuese e njerëzve të tubuar (80 vetë)
vriten, por edhe të plagosurit shtiren si të vrarë. Vrasësit,
duke dashur që të mos lënë dëshmitarë të gjallë, zbrazin
breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet apo
klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete.4
Përderisa, në vitin 2003, u ngrit aktakuza për krime lufte
dhe krime kundër njerëzimit kundër Fatmir Limajt –
Komandant “Çelikut”, Isak Musliut dhe Haradin Balajt, me
3 Po aty.
4 F. Ramosaj, po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:30 am

qëllimin e vetëm – kriminalizimin e luftës çlirimtare të
UÇK-së e me tendenca të qarta për rikthimin e Kosovës nën
Serbi, në anën tjetër, kriminelët nga Beogradi i gëzoheshin
aktakuzës së ngritur nga Haga mbi vlerësime politike të
gabuara për UÇK-në (madje edhe aktakuza tërësisht të
gabuara për persona që nuk kanë qenë fare pjesëtarë të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ishte rasti me Agim
Murtezin). Krahas kësaj, dolën me kërkesa dhe veprime
konkrete për krijimin e njëfarë “mini-Serbie” brenda
territorit të Kosovës. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2003
Ministri Republikan i Drejtësisë së Serbisë, Vladan Batiq
dhe kreu i UDB-së, Aleksandër Vasiljeviq u kanosën se do
të dërgonin në Hagë më tepër se 400 shqiptarë.5
Është shkelje e rëndë e të drejtës njerëzore kur bëhen
padrejtësi në emër të drejtësisë. Një gjë e tillë po ndodh në
rastin e ish-komandantit të ZOD-it, njëherit ishkryeministrit
të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve
të tjerë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, një gjë e tillë
po u ndodh shqiptarëve, jo për të parën herë. Duke parë
kutet e dyfishta të “drejtësisë” ndërkombëtare, te shqiptarët
e Kosovës gjithnjë e më shumë po thellohet bindja se kurrë
nuk do të marrin drejtësi dhe se akuzat e ngritura kundër
ish-luftëtarëve të UÇK-së janë thellësisht politike. Në anën
tjetër, qëllimisht janë lënë në harresë mijëra kriminelë serbë
5 S. Krasniqi, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:30 am

16
që e gjakosën Kosovën për të satën herë. Haga ka dëshmi
më se të mjaftueshme për krimet e tyre.6
Mjafton të përkujtojmë krimin e kryer gjashtë vjet më
parë në Beleg të Deçanit, ku forcat policore serbe vranë e
zhdukën 66 shqiptarë, në mesin e tyre edhe 6 fëmijë të
mitur. Sipas atyre që e mbijetuan krimin, në krye të aksionit
ishin oficerët dhe policët e MUP-it serb të Deçanit. Dy ditë e
netë radhazi dogjën, plaçkitën, dhunuan e çka nuk bënë.
Asnjë gjurmë e 66 të zhdukurve as sot e kësaj dite. Në atë
masakër një oficer serb i MUP-it të Deçanit, e kishte
gjymtuar dhe ia kishte prerë gjuhën profesorit, intelektualit
dhe atdhetarit të nderuar të kësaj ane, Nezir (Ibish) Vishajt,
nga Belegu, pse e fliste bukur e qartë gjuhën letrare shqipe.
I plagosur profesori kishte arritur të largohej nga fshati, por
jo t’i shpëtonte ekze-kutimit. Mizorisht së bashku me shtatë
civilë të tjerë të plagosur zihet dhe ekzekutohet më 6 prill
1999 në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Tribunali i Hagës
disponon me të dhënat konkrete për autorët e këtyre
krimeve.7
Aktakuza me nr. IT-04-84-I, e ngritur nga prokurorja e
Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla
Del Ponte, kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi
Brahimajt, mund të jetë gjithçka, mund të jetë fyerje, shpifje,
trillime, fabrikime, por jo aktakuzë e mirëfilltë, aq më tepër
6 Fetnete Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes - Këta i bënin krimet dhe ua
mvishnin “terroristëve shqiptarë”, “Fokusi”, Nr. 95, 1 prill 2005.
7 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:31 am

17
e përpiluar nga një Tribunal Ndërkombëtar. Rastet që
përfshihen aty, është e qartë se janë bartur komplet nga
dosjet serbe (10-15 mijë faqe) të dorëzuara nga MUP-i serb
dhe ish-ministri i Drejtësisë i Republikës së Serbisë, Vladan
Batiq, i cili, pas ngritjes së aktakuzës, u shpreh i
entuziazmuar se ato janë “faktet” e tij, por që, fatmirësisht,
nuk përkojnë aspak me të vërtetën. Shpifje të tilla tash
gjashtë vjet na ka rënë t’i hasim në adresa interneti (madje
edhe në adresa zyrtare të MUP-it serb), në publikime të
“Jedinstvo”-s, në “Bela Knjiga” etj.8
Dihet mirëfilli se organizimi i luftës dhe i radhëve të
UÇK-së ka qenë vullnetar dhe si i tillë nuk i është imponuar
askujt me dhunë.
Hartuesit e aktakuzës “harrojnë” faktin se në Kosovë
gjatë periudhës mars 1998 - qershor 1999 është zhvilluar
luftë në mes të forcave pushtuese serbo-jugosllave dhe
njësive çlirimtare të UÇK-së. Fakti se kush ka qenë sulmues
e kush mbrojtës dihet botërisht. Asnjë veprim i UÇK-së në
Zonën Operative të Dukagjinit, e aq më tepër i Ramush
Haradinajt, nuk përkon me aktakuzën për “diskriminim” as
mbi bazë fetare, as politike, as racore. Në radhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës kishte edhe pjesëtarë të kombësive
joshqiptare: boshnjakë, egjiptianë, romë, turq, prej të cilëve
edhe kanë rënë dëshmorë. Të tjerë janë vrarë nga forcat
serbe vetëm pse nuk kanë pranuar të jenë
8 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë…, pun. i cit. më lartë.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:31 am

18
bashkëpjesëmarrës në terrorin e organizuar kundër
shqiptarëve.9
Kishte familje serbe që qëndruan në shtëpitë e tyre në
zonat e kontrolluara nga UÇK-ja edhe gjatë zhvillimit të
luftimeve dhe askush nuk u ka thënë asgjë. Përmendim
këtu rastin e Milivoje Shqekiqit nga Rashiqi i Pejës, i cili
ishte bashkë me të shoqen dhe të birin 31-vjeçar, me aftësi
të kufizuara. Për muaj të tërë u kujdesën shqiptarët për të.
Madje edhe për sigurinë e tyre dhe sigurimin e gjërave
ushqimore, veshmbathjen etj. Familjen Shqekiq, policia
serbe e kishte shpërngulur me dhunë pas ofenzivës së
shtatorit të vitit 1998. Sapo kishin arritur në Pejë, djalin e
tyre e mobilizuan në radhët e policisë.10
Është bërë shumë zhurmë mediale kinse për varrezat
masive të “zbuluara” nga policia serbe në rajonin e
Gllogjanit, të Irzniqit e të Liqenit të Radoniqit, në shtator të
vitit 1998. Por, për këtë nuk ka asnjë fakt real. Dihet se prej
12 gushtit 1998, këto rajone bien nën kontrollin e forcave
serbe. Kur pas ofensivës së gjerë të ndërmarrë kundër
pozicioneve të UÇK-së prej datës 2 deri më 12 gusht, në
frontin e luftës: Hereç – Gramaçel – Baballoç – Rastavicë –
Prejlep – Carrabreg – Beleg dhe në anën tjetër Gramaçel –
Sukë e Bitesheve – Shaptej – Gllogjan – Irzniq forcat
ushtarako-policore serbe përdorën gjithë makinerinë e
rëndë luftarake, madje edhe helmet kimiko-biologjike. Në
9 F. Ramosaj, Kështu operuan eskadronet serbe të vdekjes…, pun. i cit. më lartë.
10 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:32 am

19
kuadër të forcave serbe në numër të konsiderueshëm kishte
edhe mercenarë rusë e bullgarë. Gjatë gjithë kohës u luftua
për jetë a vdekje. Këtë e tregon edhe numri më i madh i
dëshmorëve të rënë, por edhe numri i luftëtarëve të
plagosur të UÇK-së në vijat e para të frontit.
Për një muaj me radhë forcat serbe kanë bërë inskenimin
e “vendit të ngjarjes” për të paraqitur veprimet e
“terroristëve shqiptarë”. Aty kanë përfshirë edhe viktima
shqiptare të ekzekutuar e të gjetur në vendet, të cilat si në
kohën e vrasjes, si në kohën e gjetjes së kufomave, kanë
qenë nën kontrollin e plotë të forcave serbe. Në të
kundërtën, sikur vërtet të kishin ekzistuar “varreza
masive”, forcat serbe nuk do të prisnin një muaj për të
publikuar “lajmin” senzacional.11 Këso kohe në këtë rajon,
pos tjerash, ishin të përqendruara edhe njësitë kriminale
serbe: Njësitë Speciale të Policisë (Posebne Jedinice Policije -
PJP), Njësia terroriste “Munja”, Njësitë e Komandës 125 të
Brigadave të Motorizuara Tankiste të Serbisë, etj.
Është për keqardhje që Tribunali i Hagës, ka rënë pre e
shpifjeve të tilla të Serbisë, e cila me çdo kusht është
përpjekur e përpiqet t’i fshehë gjurmët e krimeve të veta
(vrasjen me gjakftohtësi të më shumë se 12 000 civilëve, e
zhdukjen e 3 500 të tjerëve), për çka askush nuk është
përgjigjur deri më tani (përjashto gjykimin e Millosheviqit).
11 Po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:32 am

20
Dihet se gjatë luftës frontale në rajonin e Dukagjinit,
pandërprerë janë zhvilluar luftime tepër të rrepta. Nga
radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative
të Dukagjinit kanë rënë 706 dëshmorë, 24 vetëm prej
Gllogjanit, dy prej tyre vëllezër të Ramush Haradinajt. Por,
edhe humbjet e forcave ushtarake-policore e paramilitare
serbe nuk ishin të vogla. Prandaj, fokusimi i organeve
shtetërore serbe të kohës së luftës dhe të pasluftës kundër
bartësve të luftës në këtë rajon nuk është i rastit.12
Ngritja e aktakuzës kundër komandantit të Zonës
Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, njëherit
kryeministër i Kosovës, dhe dy bashkëluftëtarëve të tjerë,
ka shkaktuar indinjatë e zhgënjim në drejtësinë ndërkombëtare,
tek mbarë populli i Kosovës, pa dallime politike
e fetare. Krahas kësaj, çjerrja e maskave të kësaj aktakuze ka
filluar.13 Gjithnjë e më shumë familjarët e viktimave të
përfshira në këtë aktakuzë, përmes reagimeve publike, në
mediat e shkruara dhe ato elektronike e audiovizuese të
Kosovës, po i demantojnë akuzat e TPI-së, duke theksuar se
këto raste (si të vrasjeve, si të montimit të akuzës), kanë
vetëm një burim - SERBINË.14
Është absurde të tentohet të barazohet fajësia. E ardhmja
nuk ndërtohet mbi padrejtësi të reja.
12 F. Ramosaj, Haga rrëshqiti në shpifjet e Serbisë…, pun. i cit. më lartë.
13 Po aty.
14 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:33 am

21
PJESA E PARË
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:33 am

22
HUMBJET NË VIJAT E FRONTIT
SERBËT I PARAQESIN SI VIKTIMA
TË “SULMEVE TERRORISTE”
Duke parë krimet monstruoze të orgjive serbe të kryera
mbi popullatën civile shqiptare, pa kursyer gratë, pleqtë e
fëmijët, në fundshkurtin dhe fillimmarsin e vitit 1998, në
rajonin e Drenicës, si në Prekaz, Likoshan, Qirez e gjetiu,
edhe popullsia e Rrafshit të Dukagjinit, sikurse e mbarë
Kosovës, u bind se vetëm me organizimin e një lufte
efektive mbrojtëse mund t’u shpëtonte vrasjeve e masakrimeve
masive, të cilat populli i këtyre trevave i kishte
përjetuar në kurrizin e vet shumë herë gjatë historisë nga
regjimet e ndryshme serbosllave.
Prandaj, duke parë koncentrimin e madh të forcave
policore e ushtarake serbe, edhe në Rrafshin e Dukagjinit,
që në ditët e dimrit, ishte e qartë për secilin se i njëjti skenar
sikurse në Drenicë do të përsëritej shpejt edhe në këtë rajon.
Aq më tepër, kur punkteve të deriatëhershme të policisë
serbe në Deçan, Irzniq, Baballoç e Junik, që nga 4 shkurti i
vitit 1998, u erdhën në përforcim edhe njësitë e Brigadës
Speciale të Policisë, nga Beogradi. Dhuna, maltretimet e
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:33 am

23
keqtrajtimet e qytetarëve shqiptarë ishin shtuar tej mase.
Deri atëherë e vetmja forcë serioze që u ishte kundërvënë
forcave pushtuese ushtarako-policore e paramilitare serbe
ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila, edhe pse me
sakrifica të shumta, edhe pse e vetëdijshme se kishte të
bënte me një armik gjakatar, me të cilin ishte e pabarabartë
për nga përgatitja dhe teknika luftarake, tashmë kishte
dhënë prova faktike se ishte e pathyeshme në përballje me
forcat serbe. Prandaj, nuk është e rastit se në protestat e
organizuara anekënd Kosovës, por edhe në diasporën
shqiptare, në përkrahje të luftës çlirimtare të zhvilluar në
Drenicë, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari,
parulla më e shpeshtë e më domethënëse ishte “Krejt
Kosova UÇK”.
Një shembull të këtillë të luftës e qëndresës heroike,
luftëtarët e lirisë e dhanë edhe në kundërpërgjigje të sulmit
të forcave të shumta ushtarako-policore e paramilitare
serbe, më 24 mars 1998, kur u sulmua familja Haradinaj dhe
fshati Gllogjan përgjithësisht. Në këtë betejë, që zgjati më se
dhjetë orë, u vranë tre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, Gazmend Hysen Mehmetaj (20), Himë Rasim
Haradinaj (16) dhe Agron Nimon Mehmetaj (19), të tre nga
Gllogjani, ndërsa u plagos rëndë edhe vetë komandanti
Ramush Haradinaj. Në këtë sulm, forcat serbe, të përbëra
nga njësitë policore të MUP-it të Deçanit, të Gjakovës e të
Pejës, njësitë paramilitare dhe njësitë ushtarake të Korpusit
Ushtarak të Gjakovës, përdorën gjithë makinerinë e
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:34 am

24
blinduar, arma-timin e rëndë dhe helikopterët. Njësitë
ushtarake serbe, shtëpinë e Stojanoviqëve, që gjendej
përballë shtëpisë së Hilmi Haradinajt, gjatë këtyre
luftimeve e shfrytëzuan si objekt ushtarak, gjë që pohohet
edhe në raportet e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH)
të Natasha Kandiqit. Gjatë tërë kohës, i tërë fshati mbahej i
rrethuar nga tre rrathë të forcave serbe, të cilat zunë peng
rreth 130 nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” të
Gllogjanit, sikurse edhe 13 banorë të fshatit, të cilët i
përdorën si “mur të gjallë” për të lëvizur nëpër fshat.* Gjatë
betejës u dëmtuan shumë shtëpi të fshatit, ndërsa njërës
prej tyre (shtëpisë së Rexhep Haradinajt) forcat serbe ia
vunë zjarrin dhe e dogjën me themel. Duhet theksuar se,
këtë ditë, banorët e fshatrave Gllogjan, Gramaçel, Irzniq e
Dubravë nëpër plumba u detyruan t’i braktisin fshatrat e
tyre. U kthyen vetëm pasi këto fshatra i mori nën kontroll
Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në betejën e zhvilluar në Gllogjan, organet serbe
zyrtarisht pranojnë se është vrarë polici Miodrag Otoviq
(1962) nga Peja, pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1990, ndërsa
janë plagosur policët: Sinisha Vidiq, Sllobodan Jokiq, Rajko
Rajkoviq, Filip Raiçeviq, Vlladica Radosav-leviq, Mirosllav
* Emrat e gllogjanasve të zënë peng: Smajl Nimanaj, Shaban Zeqiraj, Besim Haradinaj, Rifat
Haradinaj, Beqir Haradinaj, Mehmet Bajramaj, Mustafë Ramaj, Imer Dervishaj, Shemsedin
Haradinaj, Lan Halilaj, Bege Haradinaj, Atifete Haradinaj dhe Zenel Dobraj nga Gramaçeli. Të
njëjtën ditë ishte arrestuar nga policia serbe edhe veprimtari Rasim Selmanaj.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:34 am

25
Vuliq, Nikolla Stefanov dhe Millan Jeftiq, të gjithë policë të
MUP-it të Deçanit.15
Duke parë përqendrimin dhe përgatitjet e forcave serbe
për ndërmarrjen e sulmeve të organizuara kundër fshatrave
të rajonit të Rrafshit të Dukagjinit, me theks të veçantë
të fshatrave të komunës së Deçanit, të komunës së
Gjakovës, veçanërisht kundër pjesës së brezit kufitar dhe të
Dushkajës, dhe duke patur shembull se vetëm ku hasin në
rezistencë, ato tërhiqen pa bërë masakra në popullsinë
civile, pasoi mobilizimi i përgjithshëm në rajonin e
Dukagjinit. Pozicionet e luftës brenda një kohe të shkurtër
nga Gllogjani patën një shtrirje të gjërë.
Fillimisht, më 12 prill 1998, ushtria jugosllave përqendroi
sistemin raketor dhe topat e kalibrave të mëdhenj në
Shtëpinë e Shëndetit në Deçan, përkatësisht në Podin e
Gështenjave (ku tash gjendet kazerma e Brigadës 334
“Agron Rama” të TMK-së); aktivizoi bazat ushtarake në
Hulaj, në Zagermë të Pejës, në Tamnik të Gjakovës.
Njëkohësisht tek Diga e Pendës së Liqenit të Radoniqit u
stacionuan forcat e ushtrisë dhe të policisë serbe, ku i
vendosën sistemet raketore dhe topat e kalibrave të mëdhenj,
duke paraqitur rrezik permanent dhe duke kërcënuar
vazhdimisht se në rast sulmi të UÇK-së, do ta
shpërthenin Digën e do të përmbytnin fshatra të tëra.
15 Shih librin Zloçini albanskih terorista (1995-1998), (Krimet e terroristëve shqiptarë (1995-
1998)), botim i “Jedinstvo”-s, Prishtinë, janar 1999, f. 144-145; adresën e MUP-it serb në
internet: http://www.mup.sr.gov.yu.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:35 am

26
Prej këtyre pozicioneve, në ditët që pasuan granatoheshin
pothuajse të gjitha fshatrat e komunës së Gjakovës,
të Deçanit, të Pejës, etj. S’do mend se organet zyrtare serbe,
të gjitha humbjet e tyre në njerëz, përkatësisht në policë,
ushtarë e paramilitarë serbë, kanë tentuar t’i paraqesin si
viktima të “sulmeve terroriste” të UÇK-së, me gjithë faktin
e pamohueshëm e të njohur botërisht se të gjithë ata janë
vrarë në vijat e frontit gjatë ofensivave serbe të ndërmarra
për ndëshkimin e zonave të përfshira në luftime.
Mbase për shkak të pozitës së rëndësishme strategjike, të
afërsisë së kufirit me Shqipërinë, për të penguar depërtimin
e armatimit edhe në zonat tjera të luftimeve në Kosovë,
përqendrimi i forcave serbe në këtë rajon ishte tejet i madh
dhe ofensivat serbe nuk u ndalën asnjëherë.
Pa dyshim, vija e frontit në fshatin Prejlep të Deçanit,
ishte njëra ndër pozicionet më të pathyeshme të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, e cila asnjëherë gjatë luftës nuk u
thye nga forcat armike, edhe pse sulmet ndaj këtyre pikave
ishin të përditshme. Prejlepasit, duke e parë të vetmin
shpëtim tek armët e lirisë, pa asnjë hezitim që në fillim të
muajit prill ’98, njëzëri iu përgjigjën kushtrimit të luftës për
liri. Më 20 prill 1998, rreth shtatëdhjetë (70) prejlepas nisen
drejt Shqipërisë për të marrë armë. Mirëpo në të kthyer për
në Kosovë, më 27 prill, në vendin e quajtur “Sergun”, jo
larg Vokshit, bien në pritën e forcave ushtarako-policore
serbe, ku për më se gjashtë orë radhazi zhvillohen luftime
të rrepta. Në këto luftime tepër të rrepta e të pabarabarta
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:35 am

27
bien dëshmorë Sadri Azem Latifaj (35) bashkë me Haxhi
Mustafë Tolaj (38) dhe Edmond Hysni Dabiçaj (21). Në
anën tjetër, burimet serbe lajmëruan për tre ushtarë serbë të
vrarë dhe disa të plagosur. Këtë ditë u granatuan
pandërprerë fshatrat Voksh dhe Hulaj. Në Sergun të
Vokshit u zunë rob nga forcat serbe Fadil Dabiçaj, Hysen
Latifaj, Bedri Kukalaj dhe Armend Mazrekaj të cilët u
dënuan me dënime drakonike prej 8-17 vjet burgim, dhe
përjetuan ferrin nëpër kazamatet serbe që nga Nishi,
Dubrava, Burgu Qendror (CZ) i Beogradit, Mitrovica e
Sremit e gjetiu ku u torturuan çnjerëzisht edhe nga mjekët,
për t’u liruar në muajin mars 2002, të dërrmuar nga
torturat.
Derisa në fshatin Prejlep, më 29 prill, po bëhej varrimi i
tre dëshmorëve, forca të shumta policore që qarkullonin
përgjatë rrugës magjistrale Deçan – Gjakovë në fshatin
Prejlep, qëllojnë me armë zjarri në drejtim të masës.
Ndërkaq, akti më barbar i kësaj dite është vrasja e Bilall
(Idriz) Mazrekajt (26) nga Drenoci. Atë policia serbe pasi e
zbriti nga traktori kur po kthehej nga varrimi i kushe-rinjve
të Prejlepit, te rruga që shpie për në Drenoc, e ekzekutoi
para syve të nënës së tij dhe mbi pesëmbëdhjetë grave të
tjera. Këtë vrasje të tmerrshme e transmetuan po-thuajse të
gjitha stacionet televizive evropiane e botërore.
Pas këtyre ngjarjeve tronditëse, edhe pse luftëtarët
prejlepas u goditën që në hapat e parë të luftës, në këtë
fshat caktohen pozicionet mbrojtëse. Dhe, në këtë vijë të
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:35 am

28
frontit asnjëherë gjatë luftës nuk do të shënohen thyerje të
vijës së frontit as depërtim i forcave serbe, edhe pse ishte
ndër më të rrahurat nga sulmet e përditshme të policisë,
ushtrisë e paramilitarëve serbë, si fshat bri rrugës
magjistrale Deçan – Gjakovë. Forcat serbe i rrënuan me
buldozherë të gjitha shtëpitë dhe muret rrethuese të lagjes
Dabiçaj përgjatë magjistrales.
Pas sulmeve të ndërmarra kundër fshatrave Baballoç e
Gramaçel, më 21 prill 1998, luftimeve të zhvilluara në
Smolicë, Punashec, Morinë etj., luftimeve të zhvilluara në
Sukë të Cermjanit, ku operacioni luftarak drejtohej nga
forcat e ushtrisë jugosllave (UJ), më 22 maj 1998, fillojnë
edhe sulmet frontale kundër vijës së frontit në Prejlep e
Rastavicë, për t’u zgjeruar pastaj edhe në Carrabreg dhe në
vetë qytezën e Deçanit, gjithnjë përgjatë rrugës magjistrale
deri në Raushiq e Loxhë të Pejës. Prandaj, këso kohe nuk
është i rastit as konstatimi i ambasadorit Hill, kur pas
vizitës që ia bëri komunës së Deçanit në qershor të vitit
1998, deklaroi: “Deçani është shkatërruar me armatim të
rëndë dhe është djegur deri në themele”.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:36 am

29
SULME TË PANDËRPRERA, GODITJE
EDHE ME RAKETA “LUNA”
Prej datës 22 deri më 26 maj 1998 forcat serbe ndërmarrin
një sulm të gjerë përgjatë magjistrales Deçan - Gjakovë,
kundër fshatrave Prejlep e Rastavicë, për të depërtuar në
zonat e kontrolluara nga UÇK-ja, me ç’rast në Prejlep, më
24 maj sulmojnë edhe njësitë e ushtrisë serbe, por nuk
mundën t’ia arrijnë qëllimit. Duhet theksuar se forcat serbe
gjatë ofensivave kundër Prejlepit shpesh janë maskuar edhe
me uniforma me amblema të UÇK-së, mbase duke e patur
parasysh se në këtë vijë të frontit luftimet zhvilloheshin në
afërsi. Sërish më 3 qershor, forcat serbe fillojnë sulmin për
të depërtuar në Prejlep nga drejtimi i shkollës fillore që
gjendet në fillim të fshatit, me ç’rast luftime të rrepta
zhvillohen mbi fshatin Prejlep, tek Ura e Bajramhasanëve
në magjistralen Deçan – Gjakovë. Aty, gjatë luftimeve, bien
dëshmorë tre luftëtarë të UÇK-së: Rexhep Musë Mazrekaj
(39), Selmon Tahir Dukaj (37) dhe Ahmet Ismet Baqaj (32)
të tre nga Drenoci, trupat e të cilëve mbetën mbi dhe në
vendin e vrasjes deri në fundshtatorin e atij viti.
Ndërsa më 5 qershor 1998, Prejlepi dhe Rastavica
sulmohen edhe me aeroplanë luftarakë. Forcat serbe në
Prejlep, fillimisht sulmuan me mjete të blinduara që hynë
tek Ura e Bajramhasanëve (nga drejtimi i Deçanit) dhe tek
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:36 am

30
“24 Gurët” (nga drejtimi i Gjakovës) si dhe me forca të
shumta të këmbësorisë. Ndërsa rreth orës 13, Prejlepi u
bombardua njëkohësisht nga katër aeroplanë luftarakë.
Sulmi zgjati gjatë tërë ditës. Njësitë e UÇK-së bënë një
qëndresë vërtet heroike, ku u shkatërruan edhe tri blinda.
Në këto luftime vriten pjesëtarët e UÇK-së, Jeton Zeqir
Dabiqaj (23) e Beqir Haxhë Qufaj (21) ndërsa në luftimet e
zhvilluara dy ditë më vonë bie dëshmor edhe Gazmend
Selmon Lokaj (23), nga Prejlepi.
Nga magjistralja Deçan – Gjakovë, prej vendit të njohur
me emrin Bunari i Fushës (mes fshatrave Carrabreg e
Prejlep), në mbrëmjen e 11 qershorit ’98, ushtria serbe, për
herë të parë që nga fillimi i luftës në Kosovë, lansoi katër (4)
raketa tokë-tokë të prodhimit rus të tipit “Luna”. Flaka e
motorëve të raketave u pa në gjithë pjesën Perëndimore të
Kosovës. Raketat goditën fshatrat Gllogjan dhe Irzniq.
Në vijën e frontit në Prejlep luftimet nuk u ndalën
asnjëherë. Këtu duhet përmendur edhe konfrontimin e
rreptë me këmbësorinë serbe e cila sulmoi në orët e
hershme të 28 qershorit 1998. Në këto luftime, organet e
MUP-it serb të Deçanit, pranojnë se është vrarë polici Pero
Tintor (1971) nga Senti, pjesëtar i MUP-it të Kikindës.
Ndërsa më 10 korrik ’98, në luftimet e zhvilluara në Prejlep
vritet polici i MUP-it të Pançevës, Petar Rajkoviq (1976).
Edhe gjatë ofensivës më të rreptë të forcave serbe të
ndërmarrë gjatë muajit gusht ’98, kundër të gjitha pozicioneve
të luftës në rajonin e Dukagjinit, Prejlepi qëndroi i
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:36 am

31
palëkundur. Edhe përkundër përdorimit të makinerisë së
rëndë luftarake dhe forcave të shumta të këmbësorisë,
forcat serbe nuk mundën të thyejnë rezistencën. Kështu, më
2 gusht 1998, në orët e hershme të mëngjesit këmbësoria
dhe mjetet e blinduara serbe u përpoqën të depërtojnë në
fshatrat Rastavicë e Prejlep, ku bie në vijën e parë të frontit
në Rastavicë, dëshmori Rexhep Brahim Kadrijaj (24), nga
Rastavica. Forcat tona i pritën me zjarr njësitë serbe dhe i
zbrapsën rreth mesditës. Me këtë rast, sipas raporteve
zyrtare serbe, janë vrarë policët: Nenad Bellosheviq (1973)
nga Cirkolezi, Elvis Shunjeviq (1969) nga Rijeka, Miomir
Stojanoviq (1955) nga Peja dhe Damjan Jovanoviq nga
Peja, të gjithë pjesëtarë të MUP-it serb të Pejës. Ndërsa janë
plagosur policët e MUP-it të Pejës: Lubisha Maksimoviq,
Nebojsha Paviçeviq, Zoran Tmushiq, Petko Miliçeviq,
Mlladen Martinoviq, Dragolub Vukiçeviq dhe policët e
MUP-it të Deçanit: Milko Nikoliq e Marko Radovanoviq si
dhe Gjorgje Karan, polic i MUP-it të Beogradit.
Edhe përkundër dështimit të sulmit të datës 2 gusht,
forcat serbe sërish më 9 gusht sulmojnë vijën e frontit
Prejlep – Carrabreg. Këtë ditë, sipas burimeve serbe, në
luftimet e zhvilluara në Prejlep, vritet polici Zdravomir
Bukiliq (1970) nga Kollashini, polic i MUP-it të Deçanit
ndërsa plagoset polici Radulle Sedllareviq. Të njëjtën ditë
në luftimet e zhvilluara po në Prejlep vriten policët: Zoran
Gjokiq (1970), Srgjan Drashkoviq (1967) dhe Bojan Kociç
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:37 am

32
(1975), policë të MUP-it serb të Leskovcit.16 – Ndërkaq nga
ana e UÇK-së, më 9 gusht, në vijën e parë të frontit në
Carrabreg bie dëshmor eprori Sokol Muzli Sejfiaj (28), nga
Gllogjani. Më 11 gusht ’98, në luftimet e zhvilluara në këtë
vijë të frontit, në Gerdaja (mes fshatrave Prejlep e
Carrabreg) bien luftëtarët e UÇK-së, Maxhun Malë Çekaj
(57), komandant i shtabit lokal të UÇK-së së fshatit Irzniq,
Gëzim Shaban Dervishaj (19) dhe Naser Muzli Idrizaj (31).
Në Gerdaja, më 2 shtator 1998, vritet nga forcat serbe edhe
pjesëtari i UÇK-së, Kadri Selim Latifaj (1977), nga Prejlepi,
trupi i të cilit u gjet pas një muaji.
Ndërkaq, më 20 nëntor 1998, në Prejlep, gjatë konfrontimit
të forcave policore serbe me një njësi të UÇK-së vriten
policët: Zoran Vrbashki (1973) nga Verbasi, pjesëtar i MUPit
serb të Suboticës; Janosh Çizmadia (1953), polic i MUP-it
të Novi Sadit, Igor Vus (1973) dhe Çaba Padkaji, policë të
MUP-it serb të Kikindës.
Në pranverën e vitit 1998, Kosova de fakto ishte territor i
pushtuar nga Serbia dhe po përballej me terrorin e
gjenocidin më të egër që po ushtrohej nga të gjitha segmentet
e shtetit serb. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit,
zonja Medlin Ollbrajt, më 2 prill 1998, në Uashington,
deklaroi se Kosova është një territor i pushtuar.
Këso kohe numri më i madh i forcave serbe u koncentrua
në rajonin e Dukagjinit, për ndërmarrjen e operacioneve
të pandërprera luftarake, me qëllim që ta shuajnë çdo
16 Libri Zloçini…, i cit. më lartë, f. 160; adresën http://www.mup.sr.gov.yu, e cit. më lartë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:37 am

33
shkëndijë rezistence por edhe ta pengojnë depërtimin e
armatimit nga Shqipëria. Sepse kështu do t’i jipej goditje
rezistencës shqiptare në mbarë Kosovën. Me theks të
veçantë, operacionet ndëshkuese ishin të drejtuara kundër
popullatës civile, për ta vrarë e masakruar dhe dëbuar nga
trojet e veta. Aty ku mundën të depërtojnë, forcat serbe
vranë e masakruan mizorisht. Këso kohe, në këtë anë, rasti
më i rëndë ishte masakra e kryer në Lybeniq të Pejës.
Lidhur me këtë rast, në raportet serbe thuhet se rreth orës 8,
të datës 25 maj 1998, në rrugën magjistrale Deçan – Pejë, në
afërsi të Lybeniqit, është sulmuar me armë zjarri vetura
“Golf” që po udhëtonte në drejtim të Deçanit, me ç’rast janë
plagosur Momçilo Antiq, pjesëtar rezerv i MUP-it të
Deçanit, Slobodan Vukoviq, punëtor i “Elektro-Kosovës”
dhe Dimitrije Radoviq, pensionist.17 Mirëpo, siç u
dëshmua më vonë, ky “sulm” nuk ishte asgjë tjetër pos një
improvizim, të cilin policia serbe e shfrytëzoi si pretekst për
masakër, të cilën e përsëriti sërish në prill të vitit 1999.
17 Shih Zloçini…, vep. e cit. më lartë, f. 42.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:38 am

34
MASAKRAT E TMERRSHME NË LYBENIQ
Më 25 maj 1998, që nga ora 9.30 deri në orët e mbrëmjes
fshati Lybeniq u rrethua nga forca të mëdha policore. Këto
forca policore gjatë kohës së këtij rrethimi me armë nga më
të ndryshmet granatuan fshatin Lybeniq, vranë e
masakruan, dogjën shumë shtëpi, të cilat edhe u plaçkitën
deri në imtësira, edhe pse askush prej banorëve të këtij
fshati nuk kishte qëlluar veturën e lartëpërmendur dhe
asnjë banor shqiptar i këtij fshati nuk ishte i armatosur.18
Ngjarja ndodhi rreth orës 13.40 minuta. Së pari filluan të
shtiejnë me topa të kalibrave të ndryshëm prej rrugës
kryesore dhe nga Suka e Zabllaçit me të cilat goditnin
përmbi fshat, e pastaj edhe brenda në fshat. Një numër
banorësh që gjendeshin afër xhamisë u strehuan nëpër
shtëpi dhe bodrume ngase nuk kishin kurrfarë armësh e as
mjete të tjera për rezistencë. Pas gjuajtjeve të shumta nga
armët e rënda, ekspedita e policisë serbe hyn në fshat.19 Në
oborret e shtëpive të tyre vrasin e masa-krojnë: Zeqë
Hamzajn (1930), Brahim Hamzajn (1934), Dervish Hamzajn
(1947), Ymer Hamzajn (1945), Gani Hamzajn (1973), Rifat
Hamzajn (1974), Bashkim Hamzajn (1975), Hysen
Alimehajn (1958) dhe mysafirin e familjes Huskaj, Haxhi
18 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare
në regjionin e Pejës gjatë vitit 1998, (dorëshkrim), f. 27-28.
19 KMDLNJ – Pejë, Kronikë e dhunës…, vep. e cit. më lartë, f. 28.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:38 am

35
Gogajn (1976) nga Deçani, dhe i plagosin Nezir Sali
Jahmuratajn (40), Lulzim Ymer Hamzajn (23) dhe Ardeshik
Mehmet Gogajn (24) nga Deçani. Ndërkaq, më 29 maj 1998,
policia serbe vrau Mehmet Ukë Ukshinajn (1926) dhe ia
dogji kufomën. Eshtrat e djegura i janë gjetur në tetor të
vitit 1998, 50 metra larg shtëpisë, kurse kafka 10 metra më
larg. Më 5 qershor në këtë fshat është gjetur edhe kufoma e
Ramë Isuf Haradinajt (1928), i cili ka qenë i paralizuar dhe
kishte mbetur në shtëpi në momentin e dëbimit të
familjarëve të tjerë. Më 15 gusht 1998, forcat policore serbe e
kanë vrarë Dervish Metë Aliçkajn (1919) derisa po ruante
bagëtinë.20
Ndërkaq, më 1 prill 1999, qysh në orën 7 të mëngjesit
forca të mëdha ushtarake, policore e paramilitare serbe e
sulmojnë sërish fshatin Lybeniq dhe gjatë tërë kohës së
aksionit nuk pushojnë të shtënat dhe mitralimi i fshatit.
Breshëritë nga llojet e ndryshme të armëve derdhen rreth e
përqark fshatit, por edhe nëpër rrugë e oborre të shtëpive.
Pas vënies së fshatit nën rrethim të plotë dhe rrugëve të tij
nën kontroll të rreptë, grupe të armatosura e me uniforma
të ndryshme, me sjelljet dhe veprimet e tyre më brutale,
duke i rrahur mizorisht njerëzit e pambrojtur, duke i
plaçkitur e duke i kërcënuar me vrasje, i detyrojnë familjet:
burra, gra e fëmijë, që menjëherë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre
dhe të tubohen në qendër të fshatit. Gjatë dëbimit me
20 Qendra Rajonale e KMDLNJ-së - Pejë, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës
(mars-qershor 1999), Pejë, 2002, f. 41.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË EmptyMon Jun 23, 2008 6:39 am

36
dhunë nga shtëpitë e tyre dhe gjatë shkuarjes së
detyrueshme drejt qendrës së fshatit, grupet e armato-sura
dhe të uniformuara me uniforma të ndryshme që tregojnë
përkatësinë e formacioneve militare e paramilitare serbe,
shtien me breshëri armësh para këmbëve të kolonës së të
dëbuarve, ose përmbi kokat e tyre, në mënyrë që t’i
zbatojnë shpejt dhe me përpikëri urdhërat e tyre. Rrahjet
brutale, fyerjet, provokimet e kërcënimet që u bëhen
njerëzve, nuk pushojnë që nga momentet e para të dëbimit
të familjeve nga shtëpitë e tyre e deri në kryerjen e njërit
nga aksionet më monstruoze në këtë anë. Nga rrahja
brutale që i bëhet, Riza Shabanajt, i cili, që nga momenti i
rrahjes së rëndë ka mbetur i palëvizshëm, tmerrohen të
gjithë ata që ishin të pranishëm. Gjatë aksionit të dëbimit të
familjeve nga shtëpitë dhe gjatë tubimit të tyre në qendër të
fshatit, aksion ky që përcillet me gjendje ankthi e tmerri të
paparë, për shkak të përdorimit të metodave më brutale,
fillon seleksionimi dhe veçimi i të gjithë atyre që pas pak do
të ekzekutohen me breshëri armësh, kurse gratë, pleqtë dhe
fëmijët urdhërohen të shkojnë drejt rrugës kryesore për t’u
deportuar në Shqipëri.21
Numri i përgjithshëm i të ndaluarve, sipas të dhënave të
KMDLNJ-së, arrinte në rreth 80 persona. Në pyetjen provokuese
të njërit nga vrasësit se kush i ka djegur disa shtëpi të
fshatit një vit më parë, përgjigjet Adem Haradinaj (1932)
21 Qendra Rajonale e KMDLNJ-së - Pejë, Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…,
vep. e cit., f. 41-45.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» Komuna serbe ne kosove si shtete ,dhe peticionet shqiptare!
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Krimet nuk vjetrohen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: