|
| KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:49 am | |
| 62 14 prill 1999, në Mejë e Bizhtazhin, kolona e cila largohej nga Gjakova drejt Shqipërisë, ndalohet nga policia serbe. I kamuflojnë kinse janë policë pasi që policët serbë hyjnë për një çast në mesin e tyre. Aeroplanët e NATO-s shtiejnë mbi këta civilë, duke menduar se janë policë dhe ushtarë serbë. Pastaj, policët serbë bëjnë vrasje të dyfishtë, duke qëlluar me armë nga të gjitha anët mbi ta. Nga ky organizim, vdesin në Meje e Bishtazhin afro 100 veta, të gjithë gra, fëmijë dhe meshkuj - civilë të pa armatosur.42 Kishte më shumë se një vit që forcat ushtarako-policore e paramilitare serbe kryenin masakra çnjerëzore gjithandej Kosovës. Është paraqitur një sarkazmë publike e policisë terroriste serbe, që “arsyetohej” se masakra e Mejës është bërë në shenjë hakmarrjeje pas vrasjes së kryekriminelit Prashçeviq. Vrasja e Prashçeviqit i paska frymëzuar të shfrenohen, duke prerë dhe djegur shqiptarët e Meje - Korenicës. Gjatë masakrës është përmendur emri i Prashçeviqit, kanë këlthitur bishat gjakpirëse se si po hakmerreshin për të. Ata vërtet kishin pse të brengoseshin se s’dinte askush të urrente shqiptarët më shumë se Prashçeviqi. Por masakra nuk ka ndodhur për shkak të hakmarrjes për të. A kanë ndodhur vallë masakrat në Prekaz, Qirez, Likoshan, Reçak, Abri, Çyshk, Pavlan, Zahaq, Krushë, Celinë, Bellacërkë, Lybeniq, Kralan... për shkak të Prashçeviqit?!43 42 Shih gjerësisht Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, f. 27, 43-44. 43 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit., f. 26. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:50 am | |
| 63 Kështu, vetëm një muaj para kësaj masakre çnjerëzore, më 25 e 26 mars 1999, nga forcat serbe në Gjakovë, në krye të të cilave ndër më të tmerrshmit ishte vet Millutin Prashçeviqi, ekzekutohen 57 civilë. Ditën e parë të sul-meve të NATO-s, në shenjë hakmarrjeje, vriten 20 burra në Goden, 6 në Çarshinë e Vjetër, 17 në rrugën e Cërpanës dhe 9 në lagjen rrëzë Çabratit, ku i dogjën të gjitha shtëpitë e saj.44 Më 25 mars, vritet atdhetari Mark Malota, derisa po dilte nga zyra e partisë politike ku vepronte. Po këtë ditë, në oborrin e shtëpisë së vet vritet edhe piktori Shefqet Pruthi. Vrasjet e tyre ishin “vrasje me para-mendim”, ngase shquheshin si intelektualë, si krijues të vetëdijes për liri kombëtare, ashtu siç ndodhi edhe me intelektualë të tjerë në qytete të ndryshme të Kosovës. Më 27 mars, vranë dr. Izet Himën. Shtatë të tjerë i vranë në Bllokun e Ri. Ua zhdukën kufomat e ua dogjën shtëpitë. Më 1 e 2 prill, 100 veta zhduken dhe vriten nëpër të gjitha rrugët e lagjes së Stacionit të Autobusëve, pastaj rrugës përreth Gjyqit deri në rrugën “Asim Vokshi”.45 Këso kohe masakra të tmerrshme me përmasa të gjëra ndodhin edhe në Kralan të Gjakovës, në Beleg të Deçanit, në Lybeniq të Pejës e gjetiu nëpër Kosovë. Më 2 e 3 prill 1999, forcat serbe të cilat arritën të depërtojnë në Kralan, ku ishin tubuar mbi 30 mijë të zhvendosur nga komuna e Klinës, Mitrovicës, Skënderajt 44 E. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit. më lartë, f. 26. 45 Po ai, po aty. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:50 am | |
| 64 etj. Ndanë nga familjet e tyre mbi 100 meshkuj të moshës 15 - 55 vjeçare, të cilët i ekzekutuan dhe masakruan në format më sadiste. Prej datës 19 deri më 24 prill 1999 forcat serbe në afërsi të Urës së Rakovinës dhe asaj të Meqes pandërprerë kanë djegur kufoma të cilat i sjellnin me traktorë nga Kralani e Kpuzi. Për pesë ditë me radhë, në ato vende bashkë me kufomat kanë djegur goma të automjeteve të ndryshme. Një gjë e tillë është bërë me qëllim që t'i zhdukin gjurmët e masakrës dhe viktimat t'i paraqesin si viktima të sulmeve ajrore të NATO-s. Në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës, më 20 qershor 1999, janë zbuluar disa varre masive apo më mirë të themi krematoriume të tmerrshme, ku forcat serbe kanë ekzekutuar mbi 100 civilë shqiptarë, kufomat e të cilëve më pastaj i kanë djegur me vaj ushqimor për të humbur gjurmët e krimeve çnjerëzore. Vetëm në lagjen e Brahim Zenunëve të Kralanit, shihen gjurmët e 11 varreve masive, ku janë ekzekutuar nga 15-20 civilë shqiptarë. Gjurmë të tilla të kufomave të djegura, si kafka, eshtra gjymtyrësh, dhëmbë, rroba të djegura e gjurmë gjaku shihen kudo në vendet ku është bërë ekzekutimi i civilëve shqiptarë. Gjurmë të tilla ka në oborrin e shtëpisë së Shaban Kapllan Zenunit, në oborrin e shtëpisë së Brahim Isuf Zenunit, në shtëpinë e rrënuar të Muharrem Pajazitit, në shtëpinë e Sadri Xhemë Kadriajt, në livadhin e Kadri Metës, në dy vende në livadh të Muharrem Pajazitit, në njërin vend kufomat janë djegur me raki, pastaj në oborrin e shtëpisë së Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:50 am | |
| 65 Ramë Miftarit, në rrugicat e kësaj lagjeje, në bunarin e Brahim Zenunit, të Imer Pajazitit, të Muharrem Pajazitit etj.46 Mujë Gërvalla (70) nga Duboviku, komuna e Deçanit, është masakruar nga forcat serbe gjatë ofensivës së muajit prill 1999 në oborrin e shtëpisë së tij. Kufoma e tij është gjetur më 21 maj 1999. I kishte të këputura me sopatë kokën, duart, këmbët e gjymtyrët tjera të trupit. Disa pjesë të trupit nuk iu gjetën fare. Sylejman Dushi, 30-vjeçar nga Klina, baba i gjashtë fëmijëve, më 26 mars 1999, është ekzekutuar nga forcat serbe para syve të anëtarëve të familjes së vet. Duke i parë forcat serbe duke ia ekzekutuar të birin, vdiq në vend e ëma e tij, Zyryfe Dushi, 58-vjeçare. Më poshtë do të përmendim masakrën makabre që kryen forcat serbe në shtëpinë e Mehdi Vejsës* dhe në familjen Haxhia në Gjakovë. Tmerri që ndodhi në bodrumin e shtëpisë së Mehdi Vejsës së ndjerë është dëshmia më autentike dhe më rrëqethëse. Përmasat makabre të kësaj masakre s’mund t’i përthekojë mendja e shëndoshë njerëzore. Aty ndodheshin: gruaja e Mehdiut, Fetije Gashi-Vejsa (60-vjeçare), gruaja e djalit të saj, Lulzimit, Tringa Hani Hoxha-Vejsa (30-vjeçare), e ëma e Tringës, Shahindere Nushi-Hoxha (55-vjeçare), motra e 46 “Kosova Press”, 20 qershor 1999. * Shih fotografinë e kriminelëve serbë në krye me Millutin Prashçeviqin, në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të këtij libri, të cilët, sipas dëshmitarëve, janë fotografuar pasi që kryen masakrën mbi familjen Vejsa, më 2 prill 1999. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:51 am | |
| 66 Tringës, Flaka Hani Hoxha (15-vjeçare), fëmijët e Tringës, Rita Lulzim Vejsa (2-vjeçare), Arlind Lulzim Vejsa (5- vjeçar), Marigona Lulzim Vejsa (9-vjeçare), Dorina Lulzim Vejsa (11-vjeçare). Në bodrum ndodhej edhe vajza e Fetijes dhe Mehdi Vejsës, Valbona, (38-vjeçare), e martuar me Behar Haxhiavdinë me fëmijët: Doruntinën (3-vjeçare), Egzonin (5-vjeçar) dhe Rinën (7-vjeçare). Pos këtyre në bodrum ndodhej edhe Valbona Valdet Byci-Caka (34- vjeçare), gruaja e Ali Xhemil Cakës, me tri vajzat e saj Dionën (2-vjeçare), Delvinën (7-vjeçare), Dalinën (14- vjeçare) dhe djalin e saj Drenin (9-vjeçar), Hysen Shaban Gashi (53-vjeçar), Mandushe Lutfi Nuqi (52-vjeçare) dhe nëna e saj Shirine Lama-Nuqi (73-vjeçare). Gjithsejt në bodrum ndodheshin 21 veta: një mashkull i moshës madhore, 7 gra të moshave prej 30 - 73 vjeçare dhe 13 fëmijë prej moshës 2 - 15 vjeçare. Në të gjithë këtë masë fëmijësh dhe grash kanë shkrepur rafale automatikësh dhe pasi i kanë vrarë ia kanë futur flakën shtëpisë. Nëpër tym e flakë Dren Ali Caka (9-vjeçar, i plagosur me dy plumba në krahëror) ka arritur të dalë nëpër dritare dhe të shpëtojë, por nuk ka mundur ta nxjerrë prej aty edhe motrën e tij të vogël Dionën 2-vjeçare, e cila kërkonte ndihmë nga ai. Diona u dogj e gjallë. Është rrënçethës rrëfimi i Drenit të plagosur, i cili kur po dilte nëpër dritare e kishte lënë motrën e vogël duke kërkuar ndihmë nga ai: “Bacë, merre çikën!”.47 47 Kadrush Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës në Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:51 am | |
| 67 Sipas një statistike, asnjë fëmijë në botë nuk ka parë në një gjysmë ore më shumë vdekje se sa Dreni. Ai, në grumbullin e fëmijëve mbeti gjallë për fat, por edhe në saje të zgjuarsisë së tij. Me krah të plagosur bëri sikur kishte vdekur, kaloi përmes këmbëve të gjaksorëve të tërbuar, kapërceu dritaren dhe arriti te halla e tij. Të vdekura i la nënën Valbonën, motër Delvinën, Dalinën dhe Dionën...48 Në masakrën e kryer më 2 prill 1999, në lagjen e Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, në familjen Haxhia, forcat pushtuese serbe vranë vëllezërit Hasan (49-vjeçar) e Adem (46-vjeçar) Ali Haxhia, djemtë e Ademit, Beratin (17-vjeçar) e Gëzimin (26-vjeçar) dhe gruan e Hasanit, Myzafere Murat Haxhiun (49-vjeçare). Ndërsa familja e Januz Canës (72- vjeçar) e përbërë nga gruaja e tij Ganimete (Rexha) Cana (60-vjeçare), vajza Shpresa (43- vjeçare) dhe djali Fatmiri (41-vjeçar). Pasi i masakruan i dogjën së bashku me shtëpinë. Kjo familje u zhduk pa lënë asnjë pasardhës. U vra Afërdita Deda - Demjaha me të birin Ylberin, të cilin e masakruan me thika në gjumë e pastaj e tërhoqën zvarrë dhe e varën në shtyllën elektrike. Për këtë masakër dëshmitari okular Agron Nagavci, ndër të tjera thotë: “Natën kritike forca të shumta policore dhe para-militare (60 sish) kishin rrethuar lagjen tonë pas mesnatës në mes 1 e 2 prillit 1999. Ngjarjen e kam shikuar nga kati i dytë i shtëpisë sime, e cila pranverën e vitit 1999, fejton 1, “Zëri”, 17 janar 2005, f.19; Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes…, vep. e cit., f. 26. 48 E. Berisha, po aty. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:52 am | |
| 68 gjendet në këtë lagje. Aksioni ka filluar me sinjalizimin e bërë nga komandanti i policisë së Gjakovës, N. P., i cili e ka ndezur shkrepsën. Posa e morën sinjalin, policët ndezën dritat e automjeteve për të ndriçuar terrenin. Ndezja e dritave më ka mundësuar t’i identifikoj pjesëmarrësit e krimeve të asaj nate. Ata ishin kryesisht banorë të kësaj lagjeje, ishin fqinjtë tanë, disa prej tyre i kisha shokë të fëmijërisë me të cilët kisha raporte të mira deri atë natë. Ata nuk hezituan të vrisnin mbi 60 veta, të digjnin më shumë se 100 shtëpi dhe banorët e tyre t’i përzënin për në Shqipëri.”49 Se civilët serbë kanë bërë krime edhe më të mëdha se armata terroriste serbe, u vërtetua menjëherë pas luftës, nga dëshmitë e të gjithë atyre shqiptarëve që kishin pësuar nga dora gjakatare serbe. Kudo që ka pasur masakër, familjarët përmendin emrat e fqinjëve të tyre serbë. Në bazë të shpjegimeve të familjeve të dëmtuara, më se 60 për qind të krimeve janë kryer nga serbët vendorë civilë. Ata u mobilizuan në bandat paramilitare.50 Lagjja Brekoc, ishte e banuar me 10 për qind serbomalazezë. Me rastin e bombardimeve të NATO-s të gjithë u uniformuan. Po ashtu, Lagjja Piskotë, kishte të njëjtën pozitë dhe po ashtu të gjithë u bënë policë. Në policë u shndërruan po ashtu edhe të gjithë banorët serbë të lagjes së ashtuquajtur “Rruga e shkijeve”.51 49 K. Radogoshi, Dëshmi për vrasjet e persekutimet dhe për djegien e Gjakovës…, fejton, “Zëri”, 17 janar 2005, f.19. 50 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit., f. 40. 51 E. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit.,f. 40-41. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:52 am | |
| 69 Pas masakrës së Meje-Korenicës, dëshmitarët ofrojnë prova konkrete dhe emra konkretë serbësh që deri atëherë ishin njohur në Gjakovë si qytetarë civilë, që do të thotë, të gjithë sa ishin nga Brekoci dhe Piskota, janë parë të veshur me uniforma paramilitarësh, madje as nuk janë maskuar fare. Më të vrullshëm ishin serbët nga Brekoci, pasi ata njihnin të gjitha qëndrimet politike të shqiptarëve të Meje- Korenicës, si dhe nga diku ishin informuar për hollësira të tjera, kështu që ata e dinin me përpikëri kush ku ndodhet. Ata kishin kryer “punën” me efikasitet, kishin njohuri të sakta për secilin, si dhe kishin komandë si të vepronin me akëcilën familje shqiptare. Meqë kishte komandë, vërtetohet se krimi ishte programuar diku “më lartë”. Nëse nuk dihen ata “më lartë” në Beograd, kriminelët “lokalë” serbë dihen me emër e mbiemër. Familjet e shqiptarëve të dëmtuar kanë deponuar emrat e kriminelëve, duke ofruar deklarata me shkrim në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut.52 Për policin Dushan Karanoviq (1965) nga Rajnovci, komuna e Bihaqit, pjesëtar rezerv i MUP-it të Serbisë prej vitit 1994 thuhet se është vrarë më 1 maj 1999 në rrugën Jabllanicë – Raushiq –Pejë, afër fshatit Llugaxhi; Dragan Kliçkoviq (1964), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1984, i vrarë më 4 maj 1999 në luftime në Prapaçan të Deçanit; Jovan Otasheviq (1977) nga Plava, i vrarë më 4 maj 1999 në 52 Po ai, po aty. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:53 am | |
| 70 luftimet e zhvilluara fshatin Savino-Vodë të Pejës. Ndërkaq në përleshje në mes të forcave policore serbe me njësitë e UÇK-së, më 8 maj 1999, në Baran të Poshtëm, të komunës së Pejës janë vrarë policët: Momçillo Miçunoviq (1945), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981; Stanisha Ristoviq (1970), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1996; Srgjan Cvetkoviq (1973), pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1997; Radosav Simonoviq (1950), pjesëtar rezerv i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998 dhe Vitomir Popoviq (1954), pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë. Polici Goran Radeka (1967) nga Zemuni, pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1986 thuhet se është vrarë më 8 maj 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin Trubuhovc të Pejës. – Nga ana e UÇK-së në luftimet e zhvilluara në Trubuhovc kanë rënë dëshmorë: Muharrem Sejdi Morina (1941), Ragip Qaush Morina (1966), Mustafë Tahir Shabani (1960), Bujar Rrahman Neziri (1978), Xhelal Zenun Morina (1980), Emin Mic Berisha (1945), Hysni Emin Berisha (1979), Afrim Isë Berisha (1976), Përparim Muhamet Berisha (1981), Ajet Rexhep Rrahmani (1973), të gjithë nga fshati Trestenik i Pejës si dhe Esat Ali Shabani (1966), nga Sferka e Thatë, Nexhat Adem Bajrami (1968), nga Sferka e Thatë, Muharrem Haxhi Gashi (1977), nga Ruhoti, Bekim Sefer Mavraj (1977), nga Staradrani dhe Ibish Daut Mavraj (1963) nga Staradrani; Polici Goran Jojiq (1976) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1995 thuhet se është vrarë më 15 maj 1999 në Kralan të Gjakovës. – Nga Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:53 am | |
| 71 ana e UÇK-së, në luftimet e zhvilluara në Kralan, më 15 maj, ka rënë dëshmor Sadri Rrustem Shala (1972), nga Cermjani i Gjakovës, i goditur me predhë minahedhësi; Polici Dragan Milenkoviq (1964), Beograd, pjesëtar i MUPit të Serbisë prej vitit 1994, thuhet se është vrarë më 12 maj 1999 në Lugun e Zi të Klinës; Dragan Rokviq (1972), Zrenjanin, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 23 maj 1999 në afërsi të fshatit Zhebel të Gjakovës. – Të njëjtën ditë në këtë vijë të luftimeve (në Kralan), është vrarë pjesëtari i UÇK-së Blerim Ali Ahmeti (1981) nga Kralani i Gjakovës; Për policët Dragan Shoshkiq (1965), Kliçinë, Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1990, Zvonimir Shoshkiq (1953), Prishtinë, pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1988, Jovan Stojanoviq (1961), pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë vrarë në luftimet e zhvilluara në Kliçinë të Pejës, më 26 maj 1999; Kosta Labus (1961), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1980, i vrarë më 30 maj 1999 në komunën e Deçanit; Radovan Tanoviq (1969), Gostil, Çajetina, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1991, i vrarë më 5 qershor 1999 në luftimet e zhvilluara në Jabllanicë të Gjakovës; Bogdan Tiragiq (1962), Banja Llukë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë më 6 qershor 1999 në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit në Irzniq të Deçanit. Vetëm prej datës 24 maj 1999, në luftime me forcat serbe në vijat e para të frontit nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë dhjetëra luftëtarë të UÇK-së: më 24 maj 1999, Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:53 am | |
| 72 trekëndëshin kufitar Kosovë – Mal i Zi – Shqipëri, në Bjeshkë të Bogiqes, janë vrarë në pritën e ushtrisë jugosllave derisa po tranferonin për shërim disa të plagosur: Përparim Ismet Ferizaj (1979) nga Kodralia e Deçanit, Valiant Nijazi Ferizaj (1975) nga Kodralia, Fehmi Nazif Demiqi (1972), nga Abria e Epërme, Përparim Qazim Shala (1982) nga Prapaçani, Nuredin Mehmet Gërvalla (1977), nga Krysheci i Pejës, Nazmi Osman Gradina ( 1973), nga Dashinoci i Deçanit, Islam Rexhep Krasniqi (1957) nga Piskota e Gjakovës, Xhavit Ramadan Islami (1964) nga Piskota e Gjakovës, Naim Halil Berisha (1977) nga Sferka e Thatë, komuna e Pejës; Limon Morina nga Drenoci i Malishevës; janë vrarë edhe të plagosurit: Hajrush Avdullah Demaj (1974), nga Dobrusha e Istogut, Metë Lush Krasniqi (1972) nga Turjaka e Pejës, Hysen Mon Mehmeti (1967) nga Gjakova, Nimon Bajram Musaj (1953) nga Kodralia e Deçanit. Shumica prej atyre që kishin mbetur gjallë janë ekzekutuar në afërsi nga forcat serbe, të cilat më vonë i kanë grumbulluar dhe djegur kufomat e tyre.* Këtu ishin plagosur edhe disa luftëtarë të tjerë, në mesin e të cilëve Sali Muhamet Ferizaj (1980) nga Kodralia e Deçanit. Salihu i plagosur arrin të kthehet prapa. Pas gjashtë ditë rrugëtimi, pa ndihmën e askujt, arrin deri në fshatin Strellc të Poshtëm ku bie në kthetrat e policisë serbe të Stacionit * Mbetje të eshtrave të këtyre të vrarëve janë gjetur në varrezën masive në Petrovo Sello të Serbisë. Eshtrat e disave janë kthyer dhe varrosur në Kosovë gjatë viteve 2003-2004, por jo të gjithë. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:54 am | |
| 73 Policor të Deçanit. Vinko Armush, inspektor i MUP-it serb bashkë me suitën e tij vrastare, e mbysin me torturë. Atij ia kishin vënë një qese najloni në kokë dhe e kishin hedhur në një bunar të Strellcit të Poshtëm, duke ia gjuajtur përmbi mbi 100 blloka të çimentos.53 Trupi i Salihut u gjet në fund të muajit korrik 1999 dhe u varros në vendlindjen e tij në Kodrali. Më 25 maj 1999, në vendluftimin në Kodër të Gllavicës, mes fshatrave Vranoc e Buçan janë vrarë pjesëtarët e UÇKsë: Muharrem Sadri Kelmendi (1950) nga Peja, Ardian Xhemajl Kelmendi (1980) nga Kosuriqi, Islam Sali Berisha (1978) nga Çallapeku dhe Fetah Adem Selca (1971), nga Barani i Pejës; në Bjeshkë të Haxhiajve janë vrarë Hilmi Osman Bërdynaj (1966) dhe Avdi Smajl Bërdynaj (1955); Më 26 maj 1999, në afërsi të fshatit Shaptej në pritën e forcave serbe derisa po bënin transferimin e të plagosurve janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së: Luan Isuf Qerimaj (1980), nga Gllogjani i Deçanit, epror i Brigadës 131, Rexhep Ali Tafa (1973), nga Beci i Gjakovës, epror i Brigadës 132, Haki Ali Krasniqi (1959), nga Vranoci i Pejës dhe Bislim Muharrem Aliaj (1970), nga Dujaka e Gjakovës; Më 27 maj 1999, janë vrarë luftëtarët: Hajrush Mehmet Elezaj (1973) nga Radavci i Pejës, Feriz Hasan Blakaj (1964), nga Vrella e Istogut, të vrarë në Vrellë. Më maj 1999 janë vrarë edhe luftëtarët Hamdi Bilall Çeta (1972), nga Trubuhoci i 53 Deklaratë e familjarëve të Sali Ferizajt. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:54 am | |
| 74 Istogut, i vrarë në fshatin Kashicë dhe Menhend Osman Dervishaj (1974), nga Zabllaqi, i vrarë në fshatin Osdrim të Pejës; Arsim Hamdi Përgjegjaj (1976), nga Lumbardhi, i vrarë në Lumbardh të Deçanit; Më 28 maj 1999, në luftimet e zhvilluara në Dashinoc të Deçanit, është vrarë Sinan Haradin Morina (1968), nga Rigjeva e Klinës; Më 1 qershor, në përleshje me forcat serbe në Lumbardh të Deçanit janë vrarë Patriot Dan Berisha (1982), nga Piskota e Gjakovës dhe Arton Adem Lekaj (1983), nga Lumbardhi; Më 3 qershor, në luftime në Gërgoc është vrarë luftëtari Selim Qerim Salihu (1963) nga Gërgoci; Më 5 qershor, në vijën e frontit Dashinoc-Lumbardh vritet luftëtari Jeton Idriz Dedushaj (1975) nga Peja; Më 6 qershor, në vijën e parë të frontit Ratishë – Dashinoc bien dëshmorë Burim Sadik Mustafaj (1977) dhe Shpend Zeqë Malaj (1969) nga Gllogjani, eprorë të Brigadës 131. Ndërkaq, më 7 qershor, vdes nga plagët e marra tri ditë më parë në luftime me forcat serbe në Dashinoc, Enver Malë Dobraj (1968), nga Carrabregu. Polici Millorad Bullatoviq (1969), nga Llukavci i Begut, komuna e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë, thuhet se është vrarë në qershor të 1999 në fshatin Savino-Vodë, komuna e Pejës; ndërkaq Radomir Bukumiroviq (1958), Cigë, Pejë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981, i vrarë në qershor të vitit 1999 gjatë luftimeve të zhvilluara në fshatin Radavc të Pejës, etj. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:54 am | |
| 75 Të dhënat e mësipërme për humbjet e forcave policore serbe, të paraqitura në këtë publikim, u referohen raporteve të MUP-it serb të Deçanit, Pejës e Gjakovës drejtuar organeve më të larta të MUP-it serb në Prishtinë e Beograd, të botuara por edhe të lansuara në adresa interneti. Prandaj, si të tilla ato përmbledhin vetëm rastet e vrasjeve e plagosjeve në radhët e policisë serbe, pa përfshirë humbjet në radhët e UJ-së dhe njësive paramilitare serbe, që kanë marrë pjesë gjatë tërë kohës në të gjitha luftimet. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:55 am | |
| 76 PJESA E DYTË Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:55 am | |
| 77 KRIMET QË KA BËRË VET, SERBIA UA MVESHË “TERRORISTËVE SHQIPTARË” “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive” Dobrica Qosiq Serbia edhe më tutje vazhdon me manipulime. Çdo krim që ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adreson UÇKsë, ndërkaq në raste të tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet të jenë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK-së). Për t’i fshehur krimet e veta, mohon edhe vrasjet e civilëve që i ka vrarë vetë. Në këtë drejtim, para së gjithash, është orientuar në vrasjet e civilëve që janë të varrosur në Kosovë, duke dashur t’ua hudhë fajin shqiptarëve për të hequr përgjegjësinë e vet. Çuditërisht, edhe pse e vërteta e këtyre vrasjeve dihet botërisht, fabrikimet, shpifjet dhe trillimet e tilla kanë mjaftuar të bëhen lëndë për kriminalizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithëse pa asnjë bazë qëndrueshmërie, “argumentet” e milicisë serbe janë bërë “brum” i mirë për dosje kundër pjesëtarëve të UÇK-së. Këtë Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:56 am | |
| 78 mision e ka edhe faqja zyrtare në internet e Ministrisë Serbe të Punëve të Brendshme, njëra nga segmentet e krimit shtetëror serb në Kosovë. Prandaj, mirë ka thënë Dobrica Qosiqi se “rrena është bazë e filozofisë serbe të suksesit”. Esenca e kësaj filozofie shihet qartë edhe në adresën në internet http://www.mup.sr.gov.yu. Është karakteristikë se, pas luftës në Kosovë, më së shumti janë diskutuar “krimet” që nga qarqe të caktuara i janë mveshur UÇK-së. Madje, dëshmitë kundër saj, janë stimuluar në mënyra nga më të ndryshmet, ndërsa krimet serbe është tentuar dhe po tentohet të lihen në harresë. Në kohën kur nga bashkësia ndërkombëtare janë identifikuar vendet e varrezave masive të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë, propaganda serbe, për t’i fshehur gjurmët e krimit, tenton të krijojë paralelizma të tilla te shqiptarët dhe në mungesë faktike të varrezave masive serbe të gjenden individë të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Aq më tepër kur shumica e shqiptarëve të akuzuar inkriminohen për “krime” të kryera ndaj bashkëkombasve të vet.54 Fatkeqësisht, në grackën e shpifjeve e manipulimeve serbe ka rënë edhe një pjesë e bashkëkombasve tanë që, edhe nëpërmjet komisioneve të ngritura kundër UÇK-së, edhe nëpërmjet shpifjeve shpeshherë të paguara me çmime 54 Mr. sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, “Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:56 am | |
| 79 tepër të larta, kanë bërë punën e Serbisë, duke punuar kundër vetvetes. Qarqe të caktuara, që nga përfundimi i luftës, por edhe gjatë saj, janë përfshirë në fushatë denigruese, me tendenca të hapura politike kundër UÇK-së, dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër, pos që, me çdo kusht janë përpjekur të rrënojnë çdo gjë, të denoncojnë e të shpifin tmerrësisht kundër çdo pjesëtari të saj. Në saje të këtyre shpifjeve, burgjet e Kosovës janë mbushur me ish-pjesëtarë të UÇK-së. Në bankat e të akuzuarve, në vend të kriminelëve, janë djemtë e UÇK-së, të cilët janë akuzuar, janë gjykuar e janë dënuar pa arritur të argumentohen nga gjykatat ndërkom-bëtare as “faktet” më elementare të akuzave që u ngarkohen. Dhe kjo bëhet thuajse UÇK-ja duhet të përgji-gjet për krimet dhe gjenocidin e makinerisë serbe të bërë në Kosovë. Janë farsa thëniet e stërpërsëritura se këto aktgjykime janë të organizuara kundër individëve e jo kundër UÇK-së. E vërteta qëndron ndryshe. Po akuzohet e gjykohet tërë UÇKja, po gjykohen edhe të rënët, edhe të gjallët, po gjykohet çdo shqiptar që ka bërë sadopak për lirinë e vendit të vet, po gjykohet edhe aleatja e saj – NATO-ja, që ishte krah i UÇK-së në luftën për liri të Kosovës. Jo rastësisht po tentohet të tërhiqen paralele për bashkëpërgjegjësi për luftën e zhvilluar në Kosovë, të tërhiqen paralele ndërmjet regjimit gjakatar pushtues serb (duke përfshirë këtu policinë, ushtrinë, paramilitarët e civilët e armatosur serbë), nën dhunën e të cilit populli i Kosovës përjetoi të gjithë Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:56 am | |
| 80 rrathët e ferrit dantesk. Pasojat e këtyre tendencave janë tepër të rënda dhe të kushtueshme si për të sotmen, ashtu edhe për të ardhmen e Kosovës. Krimet dhe gjenocidi serb i ushtruar në Kosovë nuk janë të djeshme as të sotme. Ato janë shtresuar tash e më se një shekull, në format më të egra e më barbare. Por, përballë tyre, populli shqiptar bëri një qëndresë vigane në luftë për mbrojtje të ekzistencës, edhe pse secili regjim serb ishte më gjakatar se tjetri. Si rezultat i rezistenës shekullore mbarëshqiptare, u arrit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të jetë organizimi ushtarak më i suksesshëm i shqiptarëve tash e dy mijë vjet, duke krijuar një realitet të ri historik e kombëtar, duke përfituar edhe përkrahjen e aleatëve të NATO-s, për ta shpëtuar popullin e vet nga zhdukja fizike dhe Kosovën nga zhbërja gjeografike. Ky realitet për dikë edhe më tutje duket të jetë i papranueshëm. Edhe më tutje po tentohet që Kosova të mbetet përdhunisht brenda krijesës artificiale të mbetjes jugosllave, të ashtuquajturit Unioni Serbi-Mal i Zi (SMZ). Deri më tani, asnjë serb nuk është përgjigjur për vrasjet dhe masakrimet e rreth 20 000 qytetarëve të Kosovës; askush nuk është përgjigjur për mijëra dhunime; askush nuk është përgjigjur për qindra-mijëra djegie e shkatërrime; askush nuk është përgjigjur për dhunën, terrorin, gjenocidin dhe dëbimin masiv të popullit të Kosovës. Madje, askush nuk denjoi as të kërkojë falje për të bëmat mizore në Kosovë. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:57 am | |
| 81 SI TENTON TË “SHFAJËSOHET” REGJIMI SERB PËR KRIMET E BËRA? Po të shikohet në aspektin historik, vërtetohet se tradicionalisht për krijimin e “Serbisë së Madhe” është ndjekur politika e mbështetur në trillime, gënjeshtra e dyfytyrësi, në njërën anë, krahas ushtrimit të dhunës, terrorit e gjenocidit të pashembullt, në anën tjetër. Sipas dokumenteve historike, vërtetohet se vetëm gjatë viteve 1876-1877, prej Sanxhakut të Nishit janë barbarizuar dhe janë dëbuar me masakra 350 mijë shqiptarë. 35 mijë janë mbytur mizorisht gjatë dëbimit nga serbët. Grabitjet në Sanxhakun shqiptar të Nishit kapin shumën prej 40 miliardë dollarësh.55 Masakrat dhe dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit u kthyen në traditë lakmuese për politikanët e ardhshëm serbë, që e provuan në vitet e mëvonshme. Së fundi edhe në vitet 1998-1999.56 Knjaz Obranoviqi, kur përgatiti ushtrinë serbe për batërdi në viset shqiptare të Sanxhakut të Nishit, publikoi parullën: “Çdo shqiptar i vrarë është meritë patriotike për ushtarin serb“. Ndërkaq, kryetari i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, në prag 55 Shih librin e historianit Bilal Shimshir, Rumelien Greqleri I-II, Istambull. (Cit. sipas S. Krasniqit, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit më lartë). 56 S. Krasniqi, po aty. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:57 am | |
| 82 të shekullit XXI urdhëroi terroristët shtetërorë serbë për batërdinë në Kosovë: “Vetëm shqiptarët e vdekur janë të mirë për Serbinë”.57 Kjo u pa qartë edhe në luftërat dhjetëvjeçare që u zhvilluan në tërë hapësirën e ish- Jugosllavisë, të cilat i shkaktoi Serbia. Mbi pohimet absurde dhe të pabaza se “Kosova është djep i shtetit dhe i kulturës serbe”, “Kosova është Serbi e vjetër”, “Kosova është e drejta jonë historike” etj., u zhvillua shovenizmi i shfrenuar serb e, së bashku me të edhe tendenca e mistifikimit dhe e gënjimit vetëm për t’i realizuar qëllimet shoveniste ndaj zhvillimit kombëtar shqiptar. Këtë, çuditërisht, e ka thënë aq bukur akademiku Dobrica Qosiq,* ish-kryetar i Jugosllavisë, njëri ndër shovenistët më të tërbuar serbë dhe frymëzues i “Memoran-dumit” të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (1986), në mbështetje të të cilit deri në ditët tona u zhvillua e po zhvillohet politika serbe, kur thotë: “Gënjeshtra është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmi e inteligjencës sonë 57 Po ai, po aty. * D o b r i c a Q o s i q i, më 1974 u ngrit kundër Kushtetutës jugosllave vetëm pse u jepte disa të drejta shqiptarëve të Kosovës, për çka u përjashtua nga Partia komuniste. Në fillim të viteve ’80-të, u mbushën libraritë në tërë Serbinë me libra antishqiptarë të shkruara dhe të botuara nga Akademia e Shkencave të Serbisë me autorë: Qosiqin, Batakoviqin, Bogdanoviqin, Gjuretiqin e të tjerë. Në vjeshtën e 1981-shit, nën udhëheqjen e Dobrica Qosiqit shumë aktivistë serbë shkruan një peticion kundër Kushtetutës së vitit 1974. Më 1989, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Serbisë u përpilua një raport me shpifje kundër shqiptarëve të Kosovës. (Shih S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit.). Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:57 am | |
| 83 natyrore. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, fantastike, inventive”.58 Për ta argumentuar faktin se Serbia me çdo kusht krimet që i ka bërë vet në Kosovë është përpjekur t’ia mveshë UÇK-së, do të ndriçojmë disa prej rasteve të shumta, kur qytetarët shqiptarë janë vrarë e masakruar nga forcat pushtuese serbe, ndërsa autorësinë e tyre organet e MUP-it serb, nëpërmjet propagandës dhe agjitacionit të servuar për agjenturat ndërkombëtare, madje edhe me materiale të fabrikuara, të dorëzuara zyrtarisht në gjykatat e UNMIK-ut në Kosovë, e në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, sipas praktikës tashmë të njohur, ia vënë në barrë UÇK-së. Një gjë e tillë bëhet edhe në publikimet e tyre “Zloçini albanskih terorista (1995-1998)”, (“Krimet e terroristëve shqiptarë 1995-1998”) botim i “Jedinstvo”-s, Prishtinë, janar 1999; në adresën zyrtare të MUP-it të Serbisë http://www.mup.sr.gov.yu dhe në një varg publikimesh tjera. Në faqen zyrtare në internet të MUP-it të Serbisë, emri i Nexhmedin Elshanit, nga Osdrimi i Pejës, figuron si viktimë e “terroristëve shqiptarë”. Ndërkaq, e vërteta është ndryshe. Nexhmendin (Adem) Elshani, i lindur më 1964, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej pranverës së vitit 1998, menjëherë pas luftimeve të zhvilluara në marsin e atij viti në Drenicë e Dukagjin, kur u 58 Dr.Ramiz Abdyli, Politika serbe e gjenocidi ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, “Kosova”, nr.2, 1994, f. 24; F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe…, vep. e cit., f. 24. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:58 am | |
| 84 kthye nga Zvicra dhe filloi stërvitjen e të rinjve të familjes së gjerë Elshani për luftë. Ndërkaq, prej qershorit gjendet në radhët e UÇK-së, në Shtabin Operativ të Rrafshit të Dukagjinit në Gllogjan, kur disa herë kalon kufirin shqiptaro-shqiptar, për të siguruar armë. Merr pjesë edhe në Betejën e Logjës. Pas kësaj, një kontribut të jashtëzakonshëm dha në përcjelljen e ushtarëve dhe të civilëve nga zonat e Dukagjinit për në rajonin e Rugovës. Në një detyrë të tillë, hetohet nga forcat serbe, në pritën e të cilave vritet më 28 gusht 1998, në Baicë të Burimit (ish- Istogut). Nexhmedin Elshani* është dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shefqet Zukaj (1945), nga fshati Beleg i Deçanit, në listat e MUP-it të Serbisë dhe në publikimin “Zloçini albanskih terorista (1995-1998)”, botim i “Jedinstvo”-s, po ashtu figuron si “viktimë e terroristëve shqiptarë”.59 Shefqet (Curr) Zukaj ishte njëri ndër ushtarët më të rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vijën e parë të frontit në Beleg, i cili që prej angazhimit në radhët e UÇKsë, në prill të vitit 1998, e deri në rënie nuk e lëshoi pushkën nga dora, i bindur se me çdo kusht lufta duhet të fitohet. Ai luftoi e qëndroi i paepur deri në ofensivën e shtatorit 1998, kur u vra në përleshje me forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe, pikërisht me datën 8 të atij muaji, në * Pas luftës nga dora e zgjatur serbe, Nexhmedin Elshanit, i janë vrarë edhe vëllai Isuf Elshani me të birin Virgjilin, të dy ish-luftëtarë të UÇK-së. Vrasjet e tyre ende nuk janë ndriçuar. 59 Shih librin Zloqini…, f.117, ku figuron si Shefqet Zekaj. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:58 am | |
| 85 Beleg. Trupi i tij u gjet një javë më vonë. Nga familjarët e bashkëfshatarët u varros në varrezat e fshatit të lindjes. Është dëshmor i UÇK-së. Çuditërisht, edhe mësuesi e luftëtari i UÇK-së Gaspër Karaqi (1961), nga fshati Ujzë i Gjakovës, gjendet në listën e MUP-it serb si “viktimë e terroristëve shqiptarë”. Dihet se Gaspër (Ndue) Karaqi është vrarë nga forcat serbe më 28 janar 1999, në afërsi të fshatit Bishtazhin, derisa po kthehej nga rruga pas përcjelljes që ua kishte bërë luftëtarëve të lirisë, të cilët po shkonin në Shqipëri për t’i dërguar në kurim disa luftëtarë të plagosur dhe për të sjellë armatim. Gaspri ishte i angazhuar në sektorin e logjistikës të UÇK-së, së bashku me vëllezërit Lleshi nga Vraniqi. Pikërisht për këtë ai vritet nga forcat serbe. MUP-i i Serbisë harron se vetëm gjatë tri ditëve, 27-29 janar 1999, bashkë me Gaspër Karaqin janë vrarë edhe 29 shqiptarë të tjerë në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, prej tyre edhe njëzet luftëtarë të UÇK-së dhe nëntë civilë, banorë të Rogovës së Hasit, kufomat e të cilëve janë masakruar çmendurisht dhe çnjerëzisht po nga forcat serbe. Disa prej banorëve të Rogovës janë marrë nga shtrati, derisa ishin në gjumë, dhe janë ekzekutuar.60 Njëkohësisht me Gaspër Karaqin janë vrarë: Agron Osman Rama (1973) Smolicë - Gjakovë; Agim Bardh Zeneli (1962), Jabllanicë - Gjakovë; Agush Asllan Gjoci (1971) 60 Art. Dëshmi rrënqethëse për masakrën në Rogovë të Hasit, “Kosova Sot”, 2 shkurt 1999. Fetnete Ramosaj | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË Mon Jun 23, 2008 6:59 am | |
| 86 Rashiq - Pejë; Hamdi Ibish Berisha (1977) Ruhot - Pejë; Kasim Rexhep Shala (1981), Ruhot - Pejë; Sejdi Avdyl Rama (1965) Smolicë - Gjakovë; Luan Avdi Smajli (1978), Jabllanicë - Gjakovë; Valon Muharrem Gashi (1977) Buçan - Pejë; Naim Xhafer Gashi (1978) Sferkë - Klinë; Daut Idriz Kelmendi (1971) Drenjë - Istog; Bahtiar Avdyl Morina (1975) Lubizhdë - Malishevë; Haxhi Hajdar Kleçka (1976) Kleçkë - Lipjan; Memë Zef Lleshi (1973) Vraniq – Gjakovë, Prend Zef Lleshi (1964) Vraniq – Gjakovë; Gëzim Qazim Ademaj (1961) Ratishë - Deçan; Emrush Qaush Çeta (1972) Trubuhovc - Istog; Naim Halil Dreshaj (1970) Prigodë - Istog; Sahit Abdurrahman Krasniqi (1975) Ratkoc - Rahovec; Vesel Sejdi Avdyli (1978) Drenoc - Klinë (kufomën e tij forcat serbe nuk lejuan që ta marrë familja), Ilir Rexhep Merturi (1970) Klinë, i zhdukur pa gjurmë. Janë vrarë edhe banorët e Rogovës së Hasit: Rrustem S. Morina me tre djemtë: Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala e Rifat Shala. Kur jemi këtu, MUP-i serb harron të përmendë se në Bishtazhin, më 28 janar, u zu rob nga policia serbe, Gani Shala* nga Ruhoti i Pejës, i plagosur rëndë. Sapo e zunë, policët serbë filluan ta rrahin e maltretojnë. E qëlluan edhe me tre plumba në këmbën e djathtë, duke kërkuar nga ai që të pranon sa serbë ka vrarë, sa herë ka qenë në Shqipëri etj., derisa ia humbën vetëdijen, për të përfunduar në spitalin e Gjakovës, i lidhur me praga për krevati, nën përkujdesin e * Shih fotografinë e Gani Shalës në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit. Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
| |
| | | | KRIMET SERBE NË KOSOVË | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |