Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyMon May 19, 2008 10:09 pm

Ahmet Qeriqi: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë, sipas planit të Ahtisarit


Pakoja e Ahtisarit, parasheh që të rikthehen në përdorim të gjitha toponimet serbe të kohës së sundimit të kryekriminelit, Milosheviq, ndoshta edhe në përkujtim për aspiratat e tij hegjemoniste, jo vetëm nostalgjike, ndoshta edhe për të na bërë të ditur se, sipas tyre, ne qenkemi qiraxhinj në tokat tona, sepse këtu emrat i paska vendosur Serbia me zjarr e hekur, qysh në vitin 1912 kur edhe invadoi mbi tokat shqiptare, e ndihmuar dhe e përkrahur jo vetëm nga Rusia Cariste, sodomiste, por edhe nga shumë shtete të saj aleate në Evropë.
Kjo çështje rikthen në kujtesë edhe një segment të indolencës sonë kombëtare, mungesën e qëndrimit unik kombëtar, meqë shumë nga toponimet e ndërruara, në kohën kur u dëbua nga Kosova regjimi kriminal i Beogradit, në vitin 1999 vazhdojnë të shqiptohen dhe të shkruhen në gjuhën sllave dhe mjerisht këtë e bëjnë mediet që financohen nga UNMIK-u dhe politikanë të Kosovës, të cilët nuk e kanë pranuar projektin e emërtimit shqip të disa vendbanimeve të vendit.

Tani kur parashihet të rikthehen në tabelat brenda Kosovës emrat me prejardhje sllave si: Serbica për Skënderaj, Podujevo për Besianë, Suha Reka për Therandë, Uroshevac për Ferizaj e kështu me radhë, në kohën kur ne, nëpër kalimet kufitare kemi vënë tabelat që shënojnë Republikën e Kosovës, natyrisht në dy e tri gjuhë, ku gjuha serbe është gjuhë zyrtare, ndërsa në toponimi parashihet të jetë edhe gjuhë mbisunduese.
Përse Ahtisari, ky “mik” kaq i dashur i shqiptarëve, ka insistuar në planin e tij, të pranuar kolektivisht nga kreu politik dhe institucional i Kosovës, të rikthehet në përdorim tërë toponimia e dhunshme sllave e vendosur gjatë kohës së ish Jugosllavisë?
Përse plani i Ahtisarit parasheh mbrojtje të veçantë vetëm për kishat e manastiret serbe, dhe jo për ato katolike, islame, hebreje ?
Përse plani “i preferuar” i Ahitisarit parasheh dyshtetësinë për serbët por jo për shqiptarët?
Përse plani i Ahitsarit përjashton çdo simbol kombëtar të shqiptarëve, madje duke mos përmendur as edhe emrin shqiptar?
Janë 90 pyetje të tilla që burojnë nga ky plan, i cili është sajuar 90 për qind për ta kënaqur pakicën kombëtare serbe, e cila pavarësisht nga kjo përkrahje shumë e fortë, e ka injoruar dhe e injoron planin si të tillë, por jo edhe përmbajtjen në pikat të cilat iu konvenojnë.

Rikthimi i toponimisë serbe, si duket nuk i brengos fare autoritetet tona qendrore as ato lokale. Të mësuar me lëshimet dhe kalkulimet e tyre 9-vjeçare, ata tashmë janë imunizuar me vaksinën e multietnitetit dhe nuk u bën për fare përshtypje ky krim, jo vetëm gjuhësor kundër emrave të fshatrave dhe qyteteve të Republikës së Kosovës, por edhe krim, përbuzje e përdhunim kundër historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, disa vjet më parë, në kohën kur Kuvendin e dridhte Nexhat Daci trim dhe i “pagabueshëm”, u detyruan të heqin muralet me përmbajtje nga historia jonë kombëtare, dhe askush më nuk i ngriti për shqyrtim këtë problem. Muralet fillimisht u mbuluan “turpin” me pëlhurë, e pastaj u larguan nga ambientet e këtij Kuvendi, por deputetët serbë, megjithatë nuk qenë kthyer në Kuvend.
Rivendosja e tabelave me mbishkrime sllave do të kundërshtohet fuqishëm nga shqiptarët liridashës, ashtu sikurse ishte kundërshtuar, fshirë e zhdukur fshehtas edhe në kohën e regjimit të Milosheviqit.
Do të gjenden mjaft shqiptarë, të cilët vullnetarisht, pa i shtyrë askush, do t’i largojnë apo do t’i fshijnë emërtimet e tilla. Organet komunale do të ngrehin aktpadi, SHPK-ja do të jetë e detyruar të arrestojë “prishësit e rendit dhe qetësisë publike”, gjykatat, me prioritet, do të zgjidhin lëndët e tilla dhe kështu do të vazhdojë jeta në Kosovë, duke u munduar me çdo kusht të na bindim se ky vend dikur paska qenë dhe do të mbetka i Serbisë, por pa na treguar se kur shkeli për herë të parë opinga serbe në këto troje, dhe përse u dashka që duhma e ndragur e kësaj opinge dhe e këtij temjani të mbisundojë mbi 2 milionë shqiptarë, të cilëve me rastin e pranimit të këtij përdhunimi, nuk iu mbetet tjetër veçse të pranojnë edhe ndërrimin e identitetet shqiptar, në identitet “kosovar” me përmbajtje sllave, shënsaviste. Edhe kjo ide ka shumë përkrahës në mesin e pionierëve të dikurshëm të Titos e të Rankoviqit. Ide e rikthyer e nostalgjisë shqiptaro-serbe.
Ja përse, plani i Ahtisarit insiston në rikthimin e emrave sllavë të toponimeve të Kosovës dhe në kantonizimin e pjesës kompakte etnike të vendit tonë. “Dhurata” e markës “Made in Ahtisari” mbase është kurdisur për të shpërthyer një ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyTue May 20, 2008 12:38 pm

Me vjen mire qe baca Ahmet ka reaguar ndaj ketyre proceseve te ndyra qe po i behen popullit tone.Ate dhurate te kurdisur ne duhet ta hedhim ne det e ta hane peshqit.Ata peshq qe na e serviren kete bombe te kurdisur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyTue May 20, 2008 8:41 pm

Toponimine serbe e solli Pako e Ahtisaarit dhe bizbicet e politikes vendore qe nga qeni Hashim Thaci deri te Fatmir qenushi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyTue May 20, 2008 9:45 pm

Protestoj PeriiKëputur i Xoxës ! Ke ofenduar rëndë ! Qentë nuk janë të tillë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PeriiKeputur
Anëtar
Anëtar
PeriiKeputur


Male
Numri i postimeve : 342
Age : 111
Vendi : UNITED STATES OF ALBANIA
Profesioni/Hobi : ANTI-SERB
Registration date : 12/05/2008

Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyWed May 21, 2008 10:43 am

feneri shkruajti:
Protestoj PeriiKëputur i Xoxës ! Ke ofenduar rëndë ! Qentë nuk janë të tillë !

Atehere, ua gjej llagepin me ndryshe z.Feneri ketyre politikaneve dallkauk - puthadores te UNMIK - ut ne Kosove.

Pa keqkuptime
Peri i Keputur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... EmptyWed May 21, 2008 11:59 am

eshte e vertet se eshte ka behet rikthimi i toponimis serbe ne kosov me te madhe , po kesaj here me pelqimin e politikes se ashtuqujur kosovare, e ne dem dhe kurriz te popullit shqiptar sidomos te kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty
MesazhTitulli: Re: Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....   Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë.... Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushtria serbe arreston një kosovar
» OKB VENDOSI PER REZOLUTEN SERBE PO SIPAS REZ:1244
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Katolikët kroatë e ortodoksët serbë...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: