Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ushtria serbe arreston një kosovar

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyFri May 08, 2009 8:27 pm

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se një qytetar nga Burimi është arrestuar nga ushtria serbe, derisa ishte duke prerë dru në malin Mokna.

Sipas kësaj organizate, deri tash askush nga institucionet e Kosovës, qofshin ato komunale a qendrore, vendore a ndërkombëtare, nuk kanë reaguar për arrestimin e Visar Hajzerajt.

“Visari fillimisht është marrë në pyetje në Tutin, komunë kjo që ndodhet në pjesën e Sanxhakut të okupuar nga Serbia. Visarin e kishte marrë në pyetje komandanti i policisë së Serbisë që kishte shërbyer edhe në kohën e Milosheviqit në Burim, Moma Pantiq”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë njoftim se ndonjë qytetar i Kosovës është arrestuar brenda kufijve nga ushtria serbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyThu May 21, 2009 4:16 pm

Ku eshte AKSh qe deklaron se rreth e perqark kosoves jemi duke e ruajtur kufirin e kosoves?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 33
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyThu May 21, 2009 6:29 pm

haxhiu

Ata nuk munden me u qu ne kemb kur vet populli i thrret si organizat kriminele.

Ata nuk guxojn me mbrojt diqka sepse i bjen loja 1:2, ne njeren an esht Serbia + NATO-ja e cilla i mbron Serbet edhe ana jone esht AKSH

Serbia, NATO kunder AKSH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyThu May 21, 2009 7:21 pm

pokjo tregon se qfar ,,sovraniteti" kemi.
Sovranitet nen serbi! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 12:12 am

Ata nuk munden me u qu ne kemb kur vet populli i thrret si organizat kriminele.

Ata
nuk guxojn me mbrojt diqka sepse i bjen loja 1:2, ne njeren an esht
Serbia + NATO-ja e cilla i mbron Serbet edhe ana jone esht AKSH

Serbia, NATO kunder AKSH
_________________
Vetevendosje!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Valmir
Populli e e din mire sa a jan ka luftoin per lirin e tyre !
Popullit ja ka djeg zuzen edhe pse nuk guxon me thene te verteten duke shuajtur ketu ka diçka,sepse me fole po i vrajn o burr !
Fatmir Lima doli nga burgu dhe i deklaroi mases se gjygji Hages e vertetoi luften e uçkes qe ka luftue drejte dhe na liroi !!Ndersa Balen ushtarin qe luftoi e denoi me 13 vjete,a je ka kupton o burr,dhe kjo nuk eshte pavaresi,por mjerim,apo riroberi per te njejten mase popullore!Mos ti maroim qef vetes dhe mases se tan boten nuk mundemi me mashtrue!Edhe nje here po te them se ushtaret nuk jan fajtor,por fajtor jan qe nuk i kan vrare komandantet kur i kan urdherue ti hudhin armet e te shkoin ka te munden !E din ti kete apo jo ban pyetje o djal me shume luftetar a ka qen keshtu e pastai fole me mua!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 2:36 pm

o haxhi krejt rrena mi mush xhepat e vet!
Po shiqo qe 10 vjet Gafurri vetem deklarata!
Dhe ne fund tradhtoi shioket mendoi mos po ze naj pozit te Koqo Danaj!
Po rrena valla,as nje akcion deri tashe!
ne maqedoni vrahen shqiptaret prej krimineleve maqedon AKsh-ska-ndoshta individ !
Po eshte dashte kur te vrahet nje shqiptare 10 maqedon te vrahen!
Edhe ne kosove ta nderrun kombin flamurin e coptun kosoven as nje tradhtare su vra as ne mitrovice qohen serbet !
Ku jane keto ne byruc!
Ushtri e internetit! fla
Edhe une u mashtrova mendova qe ka ,po e pashe se rrena!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 2:36 pm

o haxhi krejt rrena mi mush xhepat e vet!
Po shiqo qe 10 vjet Gafurri vetem deklarata!
Dhe ne fund tradhtoi shioket mendoi mos po ze naj pozit te Koqo Danaj!
Po rrena valla,as nje akcion deri tashe!
ne maqedoni vrahen shqiptaret prej krimineleve maqedon AKsh-ska-ndoshta individ !
Po eshte dashte kur te vrahet nje shqiptare 10 maqedon te vrahen!
Edhe ne kosove ta nderrun kombin flamurin e coptun kosoven as nje tradhtare su vra as ne mitrovice qohen serbet !
Ku jane keto ne byruc!
Ushtri e internetit! fla
Edhe une u mashtrova mendova qe ka ,po e pashe se rrena!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 6:24 pm

ooo detektiv po i fort ishe ti more:-)) perse nuk po vjen ketu ne kosove me i ndreq punet por ja fut prej gjermanise kishe po di:-PP

le bre mos ja kaj dertin :-PPP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 7:19 pm

Arben besen e ke si te vijshe ti edhe une!
Mua mu kan vra shume vete ne lufte kunder shkaut ,po ti! fla shqiptaret skan vakt se mirren me njeri tjetrin e shkaut i hyne ne beth!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 39
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptyTue May 26, 2009 7:59 pm

hahahaha o detektivi une qitash prej Internetkafes ngat Grandit po te shenoj une ne Kosove jetoj edhe qe jam nenshtetas i nje shteti Evropjan :-)))....

Hajde ti ne Kosove e hujdisna punet bre shqipe eja mbasi din kaq shum..:-PP

edhe nuk jena na shqipetaret humos me na hy askush neper bothaaa qysh po thu ti:-PP
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptySun May 31, 2009 10:02 pm


Krimineli dhe udbashi jugosllave Xhemail Ahmeti akuzon AKSH-në dhe FBKSH-në

[size=12]Policia federale zvicerane: "Diaspora shqiptare në shërbim të mafias"?!Raporti, të vërtetat dhe spekullimet rreth mafias shqiptare në ZvicërNë raportin vjetor 2003 "Siguria e brendshme e Zvicrës", Policia Federale zvicerane dy kapituj ua kushton kriminelëve dhe ekstremistëve të dhunshëm shqiptarë. Në këtë e sipër ajo nuk kursen pa akuzuar as diasporën, familjen dhe aktivitetet kulturore shqiptare, duke i konsideruar si faktorë në shërbim të kriminalitetit. Ndërmjet fakteve dhe shpifjeveNë Zvicër - sipas analistëve të fedpol-it - kjo organizatë ka disa qindra anëtarë e në mbarë Europën rreth katër deri më pesë mijë sysh. Gjatë vitit të kaluar ajo paska mbajtur takime të shumta informative nëpër Zvicër. Takimet kanë qenë të maskuara si "aktivitete kulturore" ose "koncerte muzikore" dhe janë zhvilluar nëpër qendra të ndryshme kulturore të diasporës, veçanërisht në Zvicrën lindore. Në këto tubime supozohet që AKSH dhe FBKSH të kenë mbledhur disa qindra mijëra franka. Organizatat në fjalë kanë një strukturë kriminele, sepse celulat e tyre lokale janë pjesëtare të klaneve kriminele që financohen nëpërmjet kërcënimeve, kontrabandës me armë, drogë dhe njerëz. Xhemal AHMETIBERN - Para do ditësh Policia Federale zvicerane "fedpol" publikoi raportin e saj vjetor "Siguria e brendshme e Zvicrës" për vitin 2003. Njëjtë si në raportet pararendëse, nuk mungojnë konstatimet mbi rreziqet e shumta që i kanosen këtij shteti edhe nga grupet kriminele shqiptare. Mediat vendëse e kanë marrë raportin me rezervë. Pjesa dërrmuese ka shënuar atë vetëm si lajm të shkurtër ose maksimalisht si raport minimal në faqet e brendshme. Ndërsa të përditshmet kosovare "Koha ditore" (kjo kishte përkthyer pikë për pikë pjesën e raportit ku bëhet fjalë për shqiptarët, duke ia kushtuar gjysmën e faqes së parë dhe tre shtylla të rubrikës së diasporës) dhe "Zëri i ditës" i kanë dhënë mjaft vend analizës 80 faqëshe. Edhe kësaj radhe vërehet ai huji i keq i raportimit të njëanshëm dhe pa fije konsultimi të atij realitetit tjetër, asaj anës përtej faqeve të teorisë policore, që duhet ta bënin gazetarët shqiptarë. Realitet që ata patjetër duhet ta njihnin, thjesht për shkak se në emër (dhe për shkak të ekzistencës së saj) të diasporës që i lexon edhe sigurojnë "kafshatën e gojës" e jo nga përkthimi i raporteve, artikujve dhe web-faqeve të agjencive të huaja të lajmeve. Pra nuk kërkohet asgjë më shumë se sa punë dhe objektivitet.***Në kapitullin "Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi" bëhet fjalë edhe për "Grupet etnike shqiptare" (2.6. Faqe 26-27). AKSH dhe FBKSH - sipas raportit janë dy organizatat e ekstremit të dhunshëm, të cilat, për shkak të përqendrimit të disa anëtarëve të tyre në këtë vend mund ta sjellnin punën deri aty saqë Zvicra të konsiderohet si qendër e këtyre grupacionave. Kjo do të çonte drejt keqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Konfederatës Helvetike dhe FYROM-it dhe shteteve tjera të rajonit, sepse AKSH është aktive edhe në Serbinë jugore, Shqipëri dhe Greqinë veriperëndimore. Në Zvicër - sipas analistëve të fedpol-it - kjo organizatë ka disa qindra anëtarë e në mbarë Europën rreth katër deri më pesë mijë sysh. Gjatë vitit të kaluar ajo paska mbajtur takime të shumta informative nëpër Zvicër. Takimet kanë qenë të maskuara si "aktivitete kulturore" ose "koncerte muzikore" dhe janë zhvilluar nëpër qendra të ndryshme kulturore të diasporës, veçanërisht në Zvicrën lindore. Në këto tubime supozohet që AKSH dhe FBKSH të kenë mbledhur disa qindra mijëra franka. Organizatat në fjalë kanë një strukturë kriminele, sepse celulat e tyre lokale janë pjesëtare të klaneve kriminele që financohen nëpërmjet kërcënimeve, kontrabandës me armë, drogë dhe njerëz. Edhe në nënkapitullin "Grupet kriminele nga Europa juglinore" (5.1. Faqe 48-49) "bajrakun" e kanë shqiptarët. Pas një përshkrimi të shkurtër, disarreshtash, mbi gjendjen e pasigurisë në mbarë rajonin juglindor të kontinentit, analistët menjëherë përfundojnë në Kosovë për të hapur ligjërimin mbi "strukturat kriminele shqiptare që të përkujtojnë stilin organizativ të mafias italiane...". Zvicra - sipas raportit - është e goditur rëndë nga aktivitetet kriminele të shqiptarëve etnikë. Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë dhe ndihmojnë këtë gjendje janë: tregu lukrativ i narkotikëve, aktivitetet në skenën e prostitucionit si dhe një diasporë e fortë që nëpërmjet lidhjeve familjare është tepër e lidhur me vendet e origjinës. Lidhje, që përdoren si maskim e keqpërdoren për rekrutim të bashkëpunëtorëve. "Rrjetet kriminele të shqiptarëve etnikë dominojnë tregtinë e heroinës edhe pse kohëve të fundit pjesëmarrja e tyre është hequr nga qendra e vëmendjes," thuhet në raport. Shkaku i kësaj "tërheqjeje të rrejshme" arsyetohet me transferimin e "biznesit" në fushë të prostitucionit. Kështu që analistët supozojnë se, në rajone të caktuara të Zvicrës, pas gjysmës së lokaleve të natës dhe pufeve (të cilat shërbejnë edhe për larjen e parave) qëndrojnë persona dhe grupe të shqiptarëve etnikë.Bazuar në këtë pasqyrë shqiptarët dalin si komuniteti më destruktiv dhe më i rrezikshëm për sigurinë e brendshme të Zvicrës. Është vërtet kështu, apo kemi të bëjmë me një rrëfim panikbërës, me qëllime të caktuara politike të fedpol-it? Intuita e policëve dhe statistikat e fryraNë vetë raportin mungojnë faktet konkrete. Supozimet dhe hipotezat e kanë fjalën kryesore.Raporti është ngritur në bazë të statistikave që fedpol i publikoi disa ditë para se të prezantojë analizën. Në atë balancë thuhej se 55.3 përqind e delikteve kriminale janë ushtruar nga të huajt. "Shifrat nuk janë aspak reale" shkruan Enti Federativ për Çështje të të Huajve në Bernë në reagimin e vet dhe: "fedpol ka bërë statistikën jo në bazë të proceseve e dënimeve të shqiptuara, por në sajë të dyshimeve dhe survejimeve që kanë zhvilluar policitë kantonale ndaj personave me status të huaj në Zvicër, që do të thotë se jo çdo dyshim, hamendje e supozim policor është automatikisht një akt kriminal që duhet regjistruar". Një fakt nga përditshmëria: Në Zvicër në shumicën e qyteteve të mëdha ekzistojnë zona të ndaluara për të huajt. Policët në terren, vetëm në bazë të dyshimit ose "intuitës" munden që një të huaji t'ia ndalojnë qarkullimin diku. Nëse ai kapet duke shkelur atë zonë, rasti regjistrohet si shkelje ligji. Kaq lehtë e ka i huaji që të shndërrohet në shifër për statistikat e fedpol-it. Veçanërisht kur kemi parasysh protestat e vazhdueshme të Amnesty International-it kundër policisë zvicerane për shkelje të të drejtave të njeriut tek të huajt, atëherë çdo koment në këtë drejtim del i ekzagjeruar. Po në këtë formë paushalizuese është "qendisur" edhe storia në lidhje me "mafian a là Cosa Nostra" të shqiptarëve etnikë. Kjo nuk do të thotë se prezenca e shqiptarëve në statistikat e kriminalitetit është gjetje imagjinare e fedpolit- që gjendet në komandën e ministrit Christof Blocher, përndryshe financues direkt i kampanjave si "Kosovo-Albaner Nein" (1998, fushatë kundër integrimit të familjeve shqiptare në Zürich) dhe "Stop! Albaner - Mafia (2003) e të ngjajshme - përkundrazi pjesëmarrja e tyre është shqetësuese, ama përshtypje lënë hipotezat hiperbolizuese që kanë për synim nga bandat ordinere kriminele të krijojnë një mafi me strukturë aq të organizuar saqë i shpërthen përvojat e deritanishme të kriminalitetit të organizuar. Në këtë kontekst nuk mbeten pa kursyer as "diaspora e fortë" dhe "familja shqiptare" si institucione të involvuara, jo madje të dyjat si pjesë hierarkike dhe e "natyrshme" e mafisë.AKSH ekziston vetëm në internetKonkretisht: sa reale është analiza rreth aktivitetit të grupacioneve ekstreme në Zvicër?Çka qëndron rreth AKSH dhe FBKSH?- Është e vërtetë se individë të caktuar që deklarojnë të jenë krerët e organizatave në fjalë jetojnë (ose kanë jetuar) në territorin zviceran. - Poashtu qëndron konstatimi se gjatë vitit 2001 AKSH ka bërë ca aktivitete të dhunshme (jo gjithçka që ka marrë përsipër në internet) në Maqedoni.Çka nuk qëndron?- AKSH dhe FKBSH aktualisht nuk posedojnë strukturë kompakte të një organizate, por përbëhet nga dy a tre grupe njerëzish (gjithsejt dhjetë -pesëmbëdhjetë persona), të përçarë ndër veti, aktiviteti i të cilëve zhvillohet kryesisht virtualisht e herë pas herë duke u shfaqur në tubime të vetëthirrura.- Duke u nisur nga kjo gjendje nuk mund të flitet për një veprimtari aq të zgjeruar në Ballkan të kësaj organizate, se ajo vepron edhe në Greqi është një gjetje sigurisht e ndonjë analisti me prirje fantastike goxha të madhe.- Gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur koncerte, tubime kulturore e të ngjajshme në Zvicër, pas të cilave kanë qëndruar organizatat në fjalë, por dy a tre tubime informative me një numër minimal pjesëmarrësish dhe atë në Schlieren të Zürich-ut, Buchs dhe një qytezë afër St.Gallen-it. Tubime ku mund të jenë mbledhur disa mijëra franka, e jo disa qindra mijë.- Ato të holla që janë mbledhur në ato tubime si duket janë përvetësuar nga ndonjë anëtar i grupeve të lartpërmendura, sepse dihet botërisht që përçarja ka ardhur pikërisht për këtë gjë dhe në qarqet e diasporës spekulohet se ndërmjet anëtarëve të këtyre "stafeve-parti" është zhvilluar një gjueti që i ka përngjarë asaj të shtrigave.-Revistat, web-et, dhe mjetet tjera propagandistike nuk financohen nga ndonjë fond i caktuar, por nga të mirat materiale të personave që mëtojnë të sillen si "gjeneralë" të një ushtrie që s'është dhe donatorë të paktë që manipulohen po nga të njëjtët persona.- AKSH dhe FBKSH ndoshta janë organizatat më së pakti të përkrahura nga diaspora shqiptare qoftë moralisht e qoftë materialisht.Çka është e dyshimtë në raportin e fedpol-it?- Tani parashtrohet pyetja se ç'interes ka fedpol të mbajë gjallë mitin e një organizate që nuk gjallon ndër ne? Për t'i ruajtur marrëdhëniet e mira me FYROM-in?! Nga relativizimi i raportit dhe përballja me faktet më lart shohim se fedpolit i është hapur një zbrazëtirë për shkak të legalizimit dhe transformimit të UÇK-së dhe tani duhet të krijojë një teori zëvendësuese. Sepse pa shqiptarët nuk do t'i kënaqte si duhet raporti.- Involvimi i shoqatave, institucioneve dhe aktiviteteve kulturore të diasporës shqiptare në mënyrë të përgjithësuar, në favor të organizatave të përmendura, gjoja se u shërbejnë atyre si maskë në rekrutim e financim, duket më shumë se sa një ide fantastike e ndonjë analisti idiot. Kriminalizimi i jetës kulturore të diasporës shqiptare, duke e paraqitur si maskë në favor të "ekstremizmit të dhunshëm" ose "terrorizmit" është një akuzë e rëndë në konto të dyqind mijë shqiptarëve tjerë, të cilët s'kanë të bëjnë me ato 15 personat e AKSH-së ose FBKSH. - Prej nga i polli Policisë Federale imazhi i ushtarëve të AKSH duke defiluar nëpër Greqi? Në një vend ku shqiptarët vendës ende nuk kanë të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare e jo më të tolerohen si brigada ushtarësh me pushkë në dorë?- Sa konto ka bllokuar dhe sa njerëz ka dënuar fedpol si pjesëtarë apo kriminelë shqiptarë nga radhët e strukturave të AKSH-së? Sipas gjitha gjasave fedpol duhet edhe njëherë ta rimendojë e rishkruajë analizën, se kështu nuk bën dhe i hyjnë në borxh një komuniteti të tërë padrejtësisht.Po si është puna me mafian, drogën dhe prostitucionit që gjendet në dorë të "shqiptarëve etnikë"?Faktet-Gjatë vitit 2003, sipas komunikatave të policive kantonale, janë arrestuar e pjesërisht dënuar mbi njëqind shqiptarë që kanë qenë të involvuar drejtpërdrejtë në kontrabandën me narkotikë, vjedhje, sulme fizike dhe aksidente trafiku me pasoja vdekjeprurëse. - Kriminelët shqiptarë njihen si kokëfortë dhe besnik sa i përket mosdenoncimit të "kolegëve" të tyre në rast arrestimi e dënimi. Policia e ka mjaft rëndë të sigurojë të dhëna rreth aktivitetit edhe të personave të tjerë kur arrestohen grupe ku bëjnë pjesë shqiptarët.- Në krahasim me vitet pararendëse pjesëmarrja e shqiptarëve në statistikat kriminalistike të policive si dhe duke u bazuar në rastet e publikuara nëpër media ka shënuar një rënie mbi 30 përqind (gjë që edhe potencohet në analizë, por vetëm si fjali për t'i kaluar ata në kategorinë e prostitucionit).Kundërfaktet- Prostitucioni në Zvicër është në dorë të rusëve dhe ukrainasve dhe jo shqiptarëve siç thuhet në raport. Padronët e klubeve të natës dhe pufeve ku "punojnë artistet" nga vendet e cekura janë kryesisht zviceranë ose pjesëtarë të komunitetit rus dhe turk. Në mbarë Zvicrën njihen vetëm dy klube shqiptarësh ku supozohet të zhvillohet prostitucion. Gjatë vitit të kaluar e deri më sot (në krahasim me Gjermaninë e Zvicrën) nuk është zhvilluar asnjë proces e as është arrestuar ndonjë grup apo person për tregti me njerëz, zhvillim të prostitucionit e të ngjashëm.- Survejimi dyvjeçar i disa policive kantonale që është bërë nëpër diskot, lokalet me muzikë shqipe e klube ku janë të angazhuara femra nga Çekia, Sllovakia, Bullgaria e Shqipëria nuk ka sjellur as indikacione për të akuzuar dikë për zhvillim ilegal të prostitucioni, sepse "Marrëdhëniet seksuale" me shefin (dhe rrethinën e tij) nuk hyjnë në stadin e zejes më të vjetër.- Përveç metodës së njohur mafioze "nuk shoh, nuk dëgjoj dhe nuk flas" grupet e arrestuara dhe të dënuara shqiptare nuk i përmbushin kushtet as kualitative e as kuantitative të një mafie të organizuar me karakter etnik e më së paku familjar. Ato janë grupe të organizuara dhe me hierarki, mirëpo deri tani numri më i madh i zbuluar dhe "eliminuar" nuk e kalon tridhjetëshin. As lidhje ndërmjet grupeve brenda vendit ose në vija ndërkombëtare që kanë karakter "etnik shqiptar" nuk janë zbuluar, por grupet e tilla kanë një strukturë multinacionale, ku në një grup të vetëm nuk mungojnë as pjesëtarë të etnive madje të armiqësuara ndërmjet veti.- Në proceset e zhvilluara deri më tani të rralla janë ato ku në të njëjtën bandë kriminele hasim në dy vëllezër apo persona me lidhje familjare. Përveç në rastin e një vrasjeje në Bernë (dy vëllezër) dhe zënien e një grupi njëzetëvetësh ku rreth katër persona ishin të një fisi, nuk njihen raste të tjera që do të konfirmonin tezën e fedpol-it gjoja për instrumentalizimin e familjeve në rrjetin e kriminalitetit të "shqiptarëve etnikë". Shpifjet"Konstatimi" se "diaspora e fortë shqiptare" dhe "lidhjet e ngushta që ka kjo diasporë me familjet e veta në vend mund të keqpërdoren për rekrutime" del se po qenkan faktorët promotorë dhe shkaktarë potentë e përbërës të "mafias" dhe veprave kriminale të dhjetëra e qindra personave me origjinë shqiptare është një atak tepër serioz ndaj vetë identitetit etnik, moral e familjar të diasporës e shqiptarëve në tërësi. Vetë vënia e gjithë "diasporës së fortë", "aktiviteteve kulturore që zhvillohen për të maskuar veprimtarinë mafioze" dhe "familjes" si institucion në kontekst me krimin e organizuar tregon se sa larg mund të shkojë fedpol kur bëhet fjalë për shqiptarët e pambrojtur.- Çdo paragjykim, hipotezë dhe përgjithësim përmban në vete rrezikun e të qenurit shpifje. Si në rastin e "ekstremizmit të dhunshëm" ashtu në atë të "mafias etnike shqiptare" fedpol nuk ofron e as që mund të ofrojë fakte. Ato nuk ekzistojnë, thjesht, sepse statistikat e deritanishme zhvillohen jo sipas përkatësisë etnike, por në vendës e të huaj. Ndërkaq nëse shohim statistikat kantonale dhe arkivat e gazetave mbi kriminalitetin atëherë sheshazi duket ekzagjerimi e sidomos alergjia që analistët e fedpol-it kanë ndaj racës së qeleshtë ballkanike. Përndryshe përse kaq spekulime, akuza, përgjithësime e historira që janë larg, shumë larg realitetit?Sipas gjitha gjasave edhe kësaj radhe diaspora shqiptare do të heshtë. Do të heshtin edhe qeveritë "etnike" dhe ato të "pjesërishme" shqiptare. E - siç e do natyra e kësaj pune - çdo heshtje është miratim i asaj që s'kundërshtohet. E paçim me shëndet! Imazhi i shqiptarit do të vazhdojë të jetë ai siç është: i përdhunuar!/Marrë nga www.gazetatema.net/ (http://www.gazetatema.net/)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar EmptySun May 31, 2009 10:03 pm




nga Abdullah Zeneli,shkrimtar nga Prishtina

Fjala më e rëndë se grushti


...në ditën e Shën Valentinit në vitin e largët 1976, në një vend të botës, një nga më të mëdhenjtë e letrave të botës grushtoi një tjetër personalitet të madh, po ashtu nga më të mëdhenjtë e botës. Dhe ç’ndodhi mik, pas grushteve që i dha, Mario Vargas Llosa u bë kryetar i PEN-it botëror, tjetri, me syrin çivit, Gabriel Garsia Markes, pas gjashtë vitesh u laurua me Çmimin Nobel! Përgjigje letrës së hapur për mediat shqiptare të Xhemal Ahmetit, me titull: “Abdullah Zeneli, kriminel ordiner” .

I dashur Xhemal,

Që në fillim më duhet t’iu them se një “i dënuar me 6 vjet burg nga jugosllavët për K.R.” siç pretendon të mbulosh ‘detyrën’ tënde për çfarë ke vajtur në Zvicer, nuk denjon të mashtrojë opinionin me trillime, nervozizëm, mllef e fjalë nga më të pështirat. Për edukatën tënde mua nuk mund të më mvishet faji, edhe pse jam përpjekur të botoj libra elitarë, nga të cilët do të duhej të kishe kultivuar një higjenë personale nga më elementaret.

Por, ti jo vetëm që nuk ke mësuar gjë prej gjëje, madje-madje harron edhe bëmat e tua. Një prej tyre është edhe një intervistë që ke bërë me mua, por që ke lajthitur opinionin duke mos e botuar emrin e vërtetë në faqen e parë të gazetës, as në faqen e tremëbdhjetë, edhe pse në faqe të parë ajo paralajmërohet se është në faqen e tretë! Ok. Gabimet falen, qofshin edhe në ballinën e një gazete prestixhioze si “Bota sot”, e datës 16 maj 1997. Jua bashkangjes edhe të riradhitur, edhe të skanuar.

Atëbotë, jua rikujtoj, intervista ishte e ngutshme dhe bëhej me kërkesën tënde (të nesërmen në mëngjes kthehesha në katundin tim, të quajtur Prishtinë, të Kosovës), në zyrat e “Botës sot”, në tavolinën tënde, në kompjuterin tënd. Ti shkruaje pyetjen, unë të përgjigjesha hazërxhevap, po e përdor një kompozitë fjalësh turke, meqë më quan edhe kokë turku.

Por, ama, emrin në gazetë, si në ballinë, si në faqen 13, ma vure Abdullah Zeneli, e jo si në shkrimin tënd të porositur nga punëdhënesit e tu dhe nga botuesi kosovar, ku ke botuar një diçka si roman. Ai botues, që është edhe drejtor i një kryebiblioteke, që është edhe ligjërues universiteti, që është edhe penist, madje edhe një rapsod i mendermethënshëm, përfitoi nga vizita në Zvicër dhe, bëri ç’bëri, sajoi me ty këtë marrëzi intelektuale...

Unë, Abdullah Zeneli, editori i shtëpisë së parë të pavarur botuese shqiptare (1990), me emër dinjitoz, nga më dinjitozët “Gjon Buzuku”, që nga viti 1990 kam krijuar klimë të re botuese, deshe apo nuk deshe ti, që në pikë dite bën gjyqin duke më quajtur ‘kriminel ordiner’ edhe pse policia e SHPK-së ishte mu në vendin e ngjarjes!

Atje ku je ka rregulla e ligje, që ne “nëpër xhunglën ballkanike”, siç shprehesh ti nga komoditeti verbues zviceran, mund të mos i kemi, ndaj do t’i ndjek së shpejti atje – në Zvicër - me përpikëri dhe hapur, jo si ti që u ke sajuar qindra bashkatdhetarëve gracka nga më të ndyrat, duke i shndërruar veprimet e tua në një tragjikomedi të vërtetë. I di unë të gjitha mik!

Dhe mos ke frikë se përlyej duart me një tuhaf si ti. Të thashë butë, tuhaf, se po të lexoje diçka nga shtypi, librat e interneti, në atë vend të huaj, por shumë mikpritës, si dikur dhe sot që është dëshmuar dhe dëshmohet Kosova, apo disa nga ne “të lindur katundeve të Kosovës dhe Shqipërisë londineze”, atëherë do mësoje se në ditën e Shën Valentinit në vitin e largët 1976, në një vend të botës, një nga më të mëdhenjtë e letrave të botës grushtoi një tjetër personalitet të madh, po ashtu nga më të mëdhenjtë e botës.

Dhe ç’ndodhi mik, pas grushteve që i dha, Mario Vargas Llosa u bë kryetar i PEN-it botëror, tjetri, me syrin çivit, Gabriel Garsia Markes, pas gjashtë vitesh u laurua me Çmimin Nobel!

Por, ti, i xhindosuri ‘zviceran’ s’ke haber ç’ndodh në botën e qytetëruar dhe mos mbaj kotnasikoti ders e predikime, që zbulojnë se sa je larg nga realiteti njerëzor.

Mik i dashur, Xhemal Ahmeti (nuk po të fyej si ti mua, sepse mund të krijohen sajesa të çuditshme në stilin tënd si ps.sh.: Xhamal Abdel Naser Ahmadu Nexhad... o xhamall xhamalli!), unë gjithnjë i kam shërbyer librit dhe vetëm librit, qëkur di për vete, deshe apo nuk deshe ti, me sojin e sorollopin që përfaqëson në reagimin i cili zbulon dijen tënde ‘elokuente’.

Edhe pse nuk kam qenë kurrë magazinier në “Rilindje”, siç gënjeni ju (sa për dijeni kam punuar të gjitha punët e mundshme në përhapjen e librit (pos të krijimit të politikave të botimit, se njerëz të tjerë ishin të besueshëm) dhe në këtë cilësi kam qenë që nga vitet ’70 kudo ku ka pasur shqiptarë: Ohër, Prespë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, Tivar, Ulqin, Shtoj, Vlladimir, Ostros, Tuz, Arrëz, Podgoricë, Plavë, Guci, Rozhajë... dhe në të gjitha (pa përjashtim, TË GJITHA) “katundet e Kosovës” dhe qytetet e “Shqipërisë londineze” siç shpreheni përbuzshëm ju z. Xhamall, madje edhe para 1981-shit, edhe pas 81-shit, edhe pas 89-tës, edhe pas 99-tës. Kam dërguar libra (shqip) me kamionë, sikundër që edhe kam sjellë libra në Kosovë, po me kamionë...

Të gjitha panairet që i kam organizuar janë dëshmia më e mirë për këtë, or trap trapi!

Por, kjo për ty është matematikë e lartë, siç janë hamendësimet e tua se paskam marrë para nga dikush për të botuar libra me tirazhe 50-kopjesh! Trillo sa të duash, por krundet e tua s’i ha njeri o ‘zviceran’ i ndyshkur nga mendja e sytë!

..........

Një fjalë e urtë shqipe thotë: “Kur bie me fëmijë, çohesh i lagur!” Jam lagur me këta çiliminj, por gabime të tilla nuk bën më “Buzuku” për botë të botëve!

Di ti diçka për katër konkurset letrare të “Buzukut” në të cilat janë ofruar jo më pak se 102 (njëqind e dy) romane dhe 36 (tridhjetë e gjashtë) drama? Jo, nuk di, se je çorbë derri! Janë vlerësuar me çmime më të mirët brenda e jashtë “Shqipërisë londineze”, janë paguar me kesh a konto kudo që kanë qenë të lauruarit, janë botuar librat me tirazhe të lakmueshme, marramendëse për rrethat shqiptare... dhe janë përhapur në të katër anët e botës... edhe në kamarillat e tua dhe të miqve të tu, ndaj përpiqesh kot, tri herë kot, t’i minimizosh...
Sa për rastin Dragoviq-Kraja, mos u merr shumë me të, se të gjithë censorët e kanë një fat të tillë.

Fundja, jam marrë unë me të… se më ka mohuar të drejtën e reagimit për 7 (shtatë) vjet rresht. Por, kur nuk ka rrugë tjetër, vjen ajo e paralajmëruara. E kam paralajmëruar edhe z. Dragoviq-Kraja, edhe ish-padronen e tij, Flaka Surroi, sikundër dikur edhe ishish-padronin e tij, Veton Surroi, por kot!

Nuk e prishin ata rehatinë, as milionat e zhvatur në emër të demokracisë dhe të shoqërisë së lirë e të hapur! As mjegullën informative që e dirigjojnë! Por, mik, ndryshe nuk do të ndodhnin revolucionet, përmbysjet, grushtshtetet, përplasjet në parlament e kuvende, monopolet, thurje e shthurje nga më të ndryshmet. Ke kohë t’i mësosh të gjitha miko, shfrytëzoji mundësinë që ia jep një paraziti Zvicra mikpritëse!

Dhe, për fund, z. Xhamall mos e harro këtë fakt, fjalët e sinqerta, sado të lehta, janë më të rënda se grushtet!

Burimi:http://rugovapress.blog.com/1850106//Botuar me datën:15.06.2007 në Agjencionin e lajmeve Rugovapress/


Skender BUQPAPAJ:XHEMAL AHMETI KA PUNUAR PER UDBEN JUGOSLLAVE





Ish gazetari i gazetës prestigjioze ,,BOTA SOT.. në Zvicër ,XHEMAL AHMETI,ka vite që e survejon për shërbimet sekrete maqedone mërgatën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë në Evropë.Ai vite më parë nga këndshkrimet e tija, villte vrerë e helm kundër bashkimit të shqiptarëve, përqante e përgojonte personalitete të theksuara të diasporës shqiptare që atje vepronin me dinjitet për ta bashkuar e orientuar atë diasporë. Kështu, ky survejues i sherbimit sekret maqedonas në të shumtën e herave edhe ka manipuluar e mashtruar shumë shqioptarë në Zvicër e më gjerë. Më herët, më konkretisht në vitet e nëntëdhjeta ai sulmon ashpër, ngase e kishte detyrë nga eprorët maqedonas, edhe shkrimtarin, publicistin dhe ish/këshilltarin në ambasadën e Shqipërisë në Zvicër, por edhe kryeredaktorin në BOTËN SOT,z. Skender Buçpapaj.Pikërisht ky sulm do të nxjerri në dritë nga ana e të nderuarit Skender Buçpapaj kundër Xhemal Ahmetit rrolin e tij si survejues dhe bashkëpounëtorë i devotshëm i sherbimit sekret maqedonas, që në Zvicër vepron me detyrë të caktuar për misionin e tij. Kjo, madje atëbotë u bë e njohur për botën shqiptare të evropës dhe më gjerë.Për ta vërtetuar faktin tjetër për Xhemal Ahmetin si manipulues dhe si mashtrues i shqiptarëve, që gjithandej u ka marrë me mijëra euro nga mashtrimet e tij, e vërteton edhe një mërgimtar dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare në Zvicër, z. Nexhip Dina nga Celina e Kosovës. Këtë emër po ia bëjmë me dije Xhemal Ahmetit ngase ai e di mirë së çka kishte me këtë mërgimtar ,pas mashtrimeve që ia kishte bërë, dhe mbase e di mirë se kush e ka shpëtuar te redaksia e Bota sot, pa e vrarë. Edhe bllogu i tij privat www.xhemal ahmeti.org është i njohur për hajni të papresedan kap/ngjit, të forumeve ndërkomëtare për shkrimtarë botëror. Atij mund edhe të ia kujtojmë rastin e zviceranës, me të cilën ka jetuar disa vjet, duke ia marrë letrat e qëndrimit në Zvicër, dhe më pastaj të gjitha ato séanca gjyqësore që ajo kishte ngritur ndaj tij, ngase kjo tregon edhe një anë tjetër se kush është si njeri Xhemal Ahmeti-mashktrues. manipulator dhe asgjë më tepër, për të mos thënë se është një plehurinë në letrat shqipe.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ushtria serbe arreston një kosovar Empty
MesazhTitulli: Re: Ushtria serbe arreston një kosovar   Ushtria serbe arreston një kosovar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ushtria serbe arreston një kosovar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushtria e Serbisë arreston shqiptarët brenda territorit të K
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» POLICIA E KOSOVËS ARRESTON 40 KOSOVARË...
» A ka një komb kosovar?
» Shqiptar apo Kosovar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: