Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Katolikët kroatë e ortodoksët serbë... Fri Jun 15, 2012 10:23 pm | |
| Katolikët kroatë e ortodoksët serbë, së bashku për të shëruar plagët e së kaluarës.
Sipas Radio Vatikanit, 15 qershor 2012, duhet reflektuar me respekt e përgjegjësi për çdo ngjarje të së kaluarës, sepse vetëm kështu mund të shërohen plagët e mund të shikohet më qetësisht e ardhmja”. Kështu shkruajnë primati i Kishës ortodokse serbe, Patriku Ireneu dhe kryeipeshkvi i Zagrebit, kardinali Josip Bozaniç, në një komunikatë të përbashkët, botuar sot paradite, pas takimit të barinjve të të dyja Kishave, të shoqëruar nga disa anëtarë të Sinodit të Shenjtë të Kishës ortodokse serbe dhe të Konferencës ipeshkvnore kroate.
Takimi u mbajt më 8 qershor, në Pallatin kryeipeshkvnor të Zagrebit. Pjesëmarrësit në këtë takim, si barinj të besimtarëve të tyre e qytetarë të vendeve të tyre, janë të vetëdijshën se shumë nga çështjet e së kaluarës janë ende gurë, në të cilët merr mëthua, kur provon të ecësh në rrugën e mirëkuptimit. E shtojnë: është e nevojshme t’i sqarojmë sa më shpejt ngjarjet, të cilat nuk janë ende plotësisht të qarta, si për opinionin kroat, ashtu edhe për atë serb. Ipeshkvijtë pohojnë se e mbështesin plotësisht punën e komisioneve, që punojnë për sqarimin e krimeve të regjimit komunist, duke kërkuar të gjinden vendvarrosjet e viktimave e të ngrihen, mbi eshtrat e tyre, varre dinjitoze. Komunikata bën një thirrje të rëndësishme, drejtuar liderëve të jetës politike e shoqërore, por edhe çdo njeriu, që di diçka mbi njerëzit e zhdukur gjatë ngjarjeve të viteve ’90 të shekullit të kaluar e mbi njerëzit e humbur, të cilët nuk janë gjetur ende, në mënyrë që eshtrat e tyre të gjinden, ose të njoftohet ku mund të jenë varrosur.
Ky është një akt i jashtëzakonshëm humanizmi si dhe ndihmesë për familjet, shkruajnë ipeshkvijtë katolikë e ortodoksë, sepse të afërmit e të vrarëve vijojnë t’i kërkojnë me dhimbje, që prej njëzet vjetësh. Të gjithë atyre, që vuajnë, ipeshkvijtë u shprehin ngushëllimet e tyre, por edhe afërsinë njerëzore, solidaritetin e krishterë, pjesëmarrjen në një dhimbje, që mbetet po aq e mprehtë dhe e freskët, pas më se një çerek shekulli.
Por nuk duhet harruar edhe se procesi i shërimit të plagëve të së kaluarës, duhet të bëhet me drejtësi e me trajtim të barabartë, domethënë, duhet përballuar në dritën e Ungjillit.Komunikata përfundon duke shprehur dëshirën që takimi i Zagrebit të jetë dëshmi e vlerave themelore të krishtera, të përbashkëta për të dyja Kishat.Në përfundim të takimit Patriku i dhuroi Kardinalit Kryqin, që Kisha ortodokse ia dhuron vetëm personaliteteve tepër të rëndësishme.Ndërsa Kardinali i dhuroi Patrikut një ikonë të çmuar, kopje e vetme e Zojës “Nëna e Hyjit e Portës së Gurtë”, Pajtore e qytetit të Zagrebit.
| |
|