Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:17 am

biligoa
112
qëndron. Që të katërt së bashku edhe me dy bashkëfshatarë
të tjerë, Zef (Gjon) Krasniqi (1940) dhe Pjetër T.
Krasniqi (1935), janë vrarë e masakruar nga forcat
pushtuese serbe në Meqe, gjatë ofensivës që ndërmorën
kundër këtij fshati, më 2 gusht të vitit 1998. Madje, Zef
Krasniqi që në fillim të muajit korrik 1998 ishte i armatosur
dhe i kyqur në kuadër të mbrojtjes së fshatit. U vra derisa
po bënte tërheqjen e familjes nga fshati.
Edhe emri i mjekut dr. Xhevdet* Gashit (1953), nga Peja,
figuron si “person i vrarë nga terroristët shqiptarë”.
Mirëpo, siç bëjnë të ditur burimet e KMDLNJ-së, dr.
Xhevdet (Sylë) Gashi është kidnapuar nga forcat serbe më
20 janar 1999 në Pejë dhe është gjetur i vrarë të nesërmen
(më 21 janar), në fshatin Prekallë të komunës së Istogut.99
Edhe emri i qytetarit Muharrem Bytyqi, nga Sferka e
Pejës, figuron në “listat” serbe si qytetar i vrarë nga
“terroristët shqiptarë”. Mirëpo, burimet shqiptare, përfshirë
edhe ato të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe
Lirive të Njeriut (KMDLNJ), vërtetojnë se Muharrem (Ukë)
Bytyqi* (43), nga fshati Sferkë, është vrarë më 11 janar 1999
* Në listat serbe figuron si Xhevat.
99 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare në regjionin e
Pejës gjatë vitit 1998, vep. e cit., f. 82.
* Shih Listën e popullatës civile të vrarë në komunën e Pejës nga forcat ushtarake, policore e
paramilitare serbe gjatë periudhës janar-qershor 1999, ku Muharrem Bytyqi është i radhitur
me numrin rendor 363. (Libri “Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…”, vep. e cit.,
f. 127).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:18 am

113
nga pjesëtarë të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”,
afër fshatit Ramun.100
VRASËSIT E AGANIT, SIPAS DANICA
MARINKOVIQIT, KISHIN “KRYER
ME NDER PUNËN E VET”
Është trumbetuar nga mediat serbe, nga organet e MUPit
serb dhe ato “të drejtësisë” se politikani dhe sociologu i
njohur Fehmi Agani është vrarë nga pjesëtarët e UÇK-së.
Mirëpo, siç dihet, profesor Agani është vrarë nga forcat
policore serbe më 6 maj 1999. Profesori i Universitetit të
Prishtinës, dr. Fehmi Agani, nënkryetar i atëhershëm i
LDK-së, pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë, ka
paraqitur rrezik dhe pengesa për zhvillimet e mëtejshme
për palën serbe, edhe për vetë faktin se ka qenë i përga-titur
në shkallën superiore profesionale dhe se i ka takuar një
familjeje të njohur atdhetare, si nip i luftëtarit të devotshëm,
prijësit të njohur të çetave kaçake Mulla Aganit, i
njohur jo vetëm në rajonin e Plavës e Gucisë, por edhe më
gjerë. Dhe, njëkohësisht, vrasjen e Aganit kanë dashur t’ia
“lënë në derë” UÇK-së, edhe pse është kryer në një terren
100 “Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…”, vep. e cit., f. 76; Kronikë e dhunës
dhe represionit policor serb…, vep. e cit., f. 82.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:18 am

114
që nuk ka qenë nën kontrollin e kësaj të fundit dhe ku asgjë
nuk ka të bëjë me të. Një gjë të tillë e ka pranuar dhe
publikuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH),
përkatësisht kryetarja e këtij fondi, Natasha Kandiq, duke
precizuar edhe emrat e policëve vrasës: Predrag Nikoliq
dhe Zoran Gjeletoviq.
Siç është bërë publike më herët edhe nga mediat
kosovare, për këtë çështje gjykatësja Danica Marinkoviq,*
ish-gjykatëse hetuese e Gjyqit të Qarkut në Prishtinë, e
dalluar për një dekadë të tërë për dënimet drakonike të
shqiptuara ndaj të arrestuarve shqiptarë, bashkëpjesëmarrëse
në shumë krime që regjimi i Millosheviqit kreu në
Kosovë, FDH-në dhe Natasha Kandiqin i akuzon për
gënjeshtra. Sipas gjykatëses Marinkoviq, policët serbë,
Predrag Nikoliq dhe Zoran Gjeletoviq, e kanë “kryer me nder
punën e vet” - dhe se “vrasjen e kanë bërë pjesëtarët e UÇKsë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:19 am

101
Ndërkaq, Natasha Kandiq, duke iu përgjigjur reagimit të
Danica Marinkoviqit, thotë: “Me qëllim të ndriçimit të vrasjes
së Fehmi Aganit po i publikoj faktet që pamohueshëm zbulojnë të
vërtetën se si “e kanë kryer me nder punën e vet” në Kosovë
policët e përmendur. Të njëjtët pjesëtarë të policisë, Predrag
Nikoliq dhe Zoran Gjeletoviq, të njëjtën ditë kur është vrarë z.
Agani, më 6 maj 1999 në hekurudhën Lipjan - Fushë-Kosovë,
* Danica Marinkoviq edhe më tutje kryen të njëjtin funksion në të njëjtën gjykatë, të
zhvendosur pas luftës në Nish të Serbisë.
101 Natasha Kandiq, Gjyqtarja urdhëroi vrasjen e të plagosurve në Likoshan, “Koha”, 8 mars
2002; “Kosova e Lirë”, 8 mars 2002.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:19 am

115
kanë vrarë pesë anëtarë të familjes Blakqorri: Miradijen (54),
Fehmiun (60) dhe të birin e tyre Labinotin (14), Mahmutin (56)
dhe bashkëshorten e tij Sabilen (50). Kundër policëve të
përmendur, sikur edhe kundër Ivan Ivanovit, po ashtu pjesëtar i
policisë nga Fushë-Kosova, SPB-ja në Prishtinë, më 27 maj 1999,
ka ngritur padi penale (Ku.nr.546/99). Dokumentacioni
përcjellës, përfshirë kërkesën e prokurorisë për kryerjen e
hetimeve, vendimin për hetim dhe paraburgim, është transferuar
në Serbi apo është shkatërruar. Gjykatësja Danica Marinkoviq e
paraqet veten si mbrojtëse të viktimave dhe të policisë serbe. Ky
manipulim i saj me opinionin publik është betejë e humbur për të.
Brenda po asaj policie dihet e vërteta rreth vrasjes së Fehmi
Aganit. Dihet se kush çka ka bërë në Kosovë, kush ka shtënë, kush
i ka mënjanuar kufomat, kush e ka marrë me kamionë pronën e
huaj, kush i ka marrë personalisht urdhëresat beogradase dhe i ka
përcjellë mirënjohjet dhe përkrahjen e presidentit. Ata që kanë
marrë pjesë në krim dhe fshehjen e autorëve, në emër të mbrojtjes
së Serbisë nga bombardimet e NATO-s dhe në emër të popullit
serb, sot përpilojnë listat e tradhtarëve nga radhët e tyre dhe
organizojnë përcjelljen e tyre. Gjykatësit që kanë qenë anëtarë të
shtabeve të krizës përpiqen t’i shlyejnë gjurmët që tregojnë se kanë
qenë prezentë në mbledhjet e shtabeve. Disa gjykatës, prokurorë
dhe shefa të policisë po i shkatërrojnë dokumentet e mbetura që
mund t'i zbulojnë ata, po i falsifikojnë dokumentet dhe po e
provojnë fuqinë e heshtjes kosovare”, thekson ndër të tjera
Kandiq, për të shtuar: “Muri i heshtjes është çarë seriozisht. Ka
çdo ditë më shumë policë që flasin rreth asaj se çka ka ndodhur në
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:19 am

116
Kosovë. Nga ata kam dëgjuar që urdhëresat për likuidim nuk i
kanë dhënë vetëm komandantët e njësiteve policore dhe ushtarake.
Ata më kanë thënë se personalisht Danica Marinkoviq ka
urdhëruar likuidimin e disa meshkujve të plagosur të
familjes Ahmeti, më 28 shkurt 1998 në fshatin Likoshan. Në
hetimet në vendin e ngjarjes ajo ka ardhur në përcjellje të
zëvendësit të prokurorit publik të qarkut, Jovica Jovanoviq, dhe
punëtorëve të policisë kriminalistike. Para shtëpisë së familjes
Ahmeti gjendej turma e kufomave. Disa meshkuj jepnin shenja
jete. Në praninë e rreth 30 pjesëtarëve të njësiteve speciale
antiterroriste, gjykatësja hetuese Danica Marinkoviq thuhet se ka
thënë: “Unë këta nuk i marr, vrisni”. Atyre u është dhënë fundi
me hekler. Hetimi në vendin e ngjarjes nuk është bërë. Më 1 mars
1998, katërmbëdhjetë kufoma janë transferuar në spitalin e
Prishtinës. Gjykatësja hetuese nuk ka dhënë urdhër për
obduksion, kështu që kufomat, pas identifikimit, u janë dorëzuar
familjes. Pjesëtarët e policisë, pjesëmarrës të aksionit në
Likoshan, thonë se pushkët dhe bombat janë vendosur më
vonë pranë kufomave të të vrarëve dhe se ky falsifikim ka
shërbyer për informimin e opinionit.” Natasha Kandiq
sqaron edhe rreth ndalimit të saj në punktin e policisë serbe
në Lipjan më 27 maj 1999, ditën kur është publikuar
aktakuza kundër Sllobodan Millosheviqit, kur policët e
kërcënojnë me akuzën për spiunim. “Gjatë kohës së
bombardimeve, derisa qëndroja në Kosovë, më së shumti u jam
frikësuar policisë serbe, formacioneve paramilitare dhe mbrojtësve
të tillë të serbëve çfarë është Danica Marinkoviq. Në heshtjen e
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:20 am

117
cila mbretëronte në Serbi dhe në Kosovë, secili që do të përpiqej
t'u ndihmonte shqiptarëve ishte armik, spiun dhe tradhtar.
Policia dhe serbët e Kosovës ishin të dehur me lejen e pushtetit që
Serbinë ta mbrojnë me të gjitha mjetet. Në një atmosferë të tillë
shumë më pak i jam frikësuar kalimit të urave sesa policëve që i
shihja prapa kolonave të refugjatëve, pranë shtëpive të djegura apo
në punktet e kontrollit. Secilën herë kur kaloja pranë tyre pa
kontrollim të dokumenteve ndjehesha si një fatlume e madhe. Por,
më 27 maj 1999, në ditën kur është publikuar aktakuza kundër
Slobodan Milosheviqit, policia më ndaloi në punktin në Lipjan.
Isha nisur për në Prizren që të nxjerr bashkëshorten dhe fëmijën e
redaktorit të "Kohës ditore". Së pari m'i kërkuan dokumentet
personale, më pas e bastisën automjetin, në bagazh gjetën raportet
e FDH-së rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe menjëherë e
thirrën Sigurimin Shtetëror. Në një shtëpi, ku ishte e vendosur
policia, dy inspektorë më kanë marrë në pyetje disa orë. Vozitësin
tim e mbanin të ndarë nën kërcënimin se do ta vrasin sikur edhe
secilin person tjetër që flet anglisht. Kur u kam treguar se ku jam
nisur dhe pse, filluan të bërtasin se jam spiune, tradhtare dhe se
nuk do të më lejojnë që të transferoj shqiptarë. Më kanë kërcënuar
me akuzën për spiunim. Më frikësonin se do të më gëlltis
terri, dhe se ata do të publikojnë se jam zhdukur në
territorin e UÇK-së. I pyeta të mendojnë rreth asaj se sa do të
ishte bindës lajmi për zhdukjen e një aktivisteje për të drejtat e
njeriut në ditën e publikimit të aktakuzës kundër Milosheviqit.
M'i kërkonin të hollat që kisha me vete. Refuzova, duke i
udhëzuar që mund të m'i marrin sikur që bëjnë me shqiptarët.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:20 am

118
Nuk e bënë atë, edhe pse kanë mundur. Drejtpërsëdrejti u thashë
se nuk do të hesht rreth asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe se
tashmë publikisht kam thënë se policia e ka vrarë Fehmi Aganin.
Në përmendjen e Aganit, njëri inspektor tha se ky ishte "gabim",
por se pranoi që policët serbë e kanë vrarë Aganin. Isha krejtësisht
e pajtuar me mundësinë që do të zhdukem sikur edhe shumë të
tjerë ato ditë në Kosovë. Nuk u kam borxh falendërim që nuk më
kanë vrarë. Më kanë lëshuar vonë në mbrëmje, kur është paraqitur
inspektori i tretë me vendimin nga Beogradi se nuk jam rast i
tyre”,102 përfundon Kandiq.
Shembuj të shumtë se si Serbia përpiqet t’i mbulojë
krimet duke mohuar krimet që i ka bërë vetë, madje edhe
duke ua mveshur shqiptarëve, përkatësisht UÇK-së, pos
burimeve të lartëcekura, gjenden edhe në një libër tashmë të
botuar, por pa autor dhe të lansuar edhe në internet në
çirilicë (në PDF). Në të janë dhënë emrat e qytetarëve të
vrarë në pjesën e parë dhe emrat e të kidnapuarve dhe të
humburve në pjesën e dytë. Në pjesën e parë të këtij libri,
ku flitet për shqiptarët e vrarë (1.1.2 Albanci) jepet sqarimi
se “për të dhënat në kapitullin 1.1.2 dhe 2.1.2 janë shfrytëzuar
materialet e MUP-it serb”. Pra, nga kjo mund të shihet qartë
se jo vetëm burim i informacionit, por edhe përpilues i këtij
libri pa autor është kreatorja e krimeve serbe në Kosovë –
vetë MUP-i serb.103 Në vazhdën e falsifikimeve të shumta të
102 N. Kandiq, Gjyqtarja urdhëroi vrasjen e të plagosurve në Likoshan, “Koha”, 8 mars 2002;
“Kosova e Lirë”, 8 mars 2002.
103 Bedri Halimi, Kështu po spekulon MUP-i serb me 9 shqiptarët e vrarë në masakrën e
Tususit, “Fokusi”, 2 prill 2004, f. 9.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:21 am

119
MUP-it serb lidhur me vrasjet e civilëve shqiptarë janë edhe
spekulimet me nëntë (9) shqiptarët e vrarë nga forcat serbe
në masakrën e Tususit në Prizren, për të cilët thuhet:
“Abdulmezit Behar nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur
më 1980, nga babai Sami, është vrarë në paralagjen e qytetit
“Tusus” në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në
pjesëtarët e policisë. Kufoma është shënuar me nr. 27
(dëshmia 485/99-70, 485/99-81); Abdulmegjit Rafet, nga
Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 22.11.1947, nga babai
Vahid, është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus” në
Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e
policisë. Kufoma është shënuar me nr.24 (dëshmia: 485/99-
22, 485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Abdulmegjit
Sami nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 11.04.1951,
nga babai Vahid, është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus”
në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e
policisë. Kufoma është shënuar me nr. 23 (dëshmia: 485/99-
22, 485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Abdulmegjit
Shefik nga Prizreni, rr. e Rugovës 6, i lindur më 1978, nga
babai Samiu, është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus” në
Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjestarët e policisë.
Kufoma është shënuar me nr. 21. (dëshmia: 485/99-22,
485/99-70, 485/99-81, 288/00-5); Arifi Ajrim nga Prizreni, rr.
e Sllovenisë 2, i lindur më 27.07.1977 nga babai Rahmani,
është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus” në Prizren me
rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e policisë. Kufoma
është shënuar me nr. 10 (dëshmia: 485/99-22, 485/99-70,
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:21 am

120
485/99-77, 485/99-81, 485/99-82, 288/00-5); Osmani Mirsad
nga Prizreni, rr. e Dedinjes, p.n, i lindur më 1977, nga babai
Isak, është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus” në Prizren
me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e policisë.
Kufoma është shënuar me nr. 22 (dëshmia: 485/99-22,
485/99-70, 485/99-77, 485/99-81, 288/00-5); Sulejmani
Hurmesh nga Prizreni, rr. e Dedinjes p.n, i lindur më 1967,
nga babai Nijaz, është vrarë në paralagjen e qytetit “Tusus”
në Prizren me rastin e sulmeve terroriste në pjesëtarët e
policisë. Kufoma është shënuar me nr. 25 (dëshmia: 485/99-
70, 485/99-81); Çengaj Bisljim nga Prizreni, rr. e Dedinjes
23, i lindur më 2.03.1921, në fshatin Plajnik, komuna e
Dragashit nga babai Nebi, trupi i të cilit është gjetur më
29.05.1999 në rrugën e Dedinjes nr.23 në katin përdhesë me
dëmtime të dukshme në pjesën e kokës. Janë konstatuar
dëmtimet vdekjeprurëse të shkaktuara nga armët e zjarrit
me rastin e pushkatimit (dëshmia: 485/99-22, 485/99-78,
485/99-79, 485/99-81); Çengaj Selvinas, nga Prizreni, rr. e
Dedinjes 23, i lindur më 7.06.1923, në fshatin Bresanë,
komuna e Prizrenit nga babai Isljam, trupi i të cilës është
gjetur më 29.05.1999 në rrugën e Dedinjes nr.23 në katin
përdhesë me dëmtime të dukshme në pjesën e kokës. Janë
konstatuar dëmtimet vdekjeprurëse të shkaktuara nga
armët e zjarrit me rastin e pushkatimit (dëshmia: 485/99-22,
485/99-78, 485/99-79, 485/99-81).”104
104 B. Halimi, Kështu po spekulon MUP-i serb…, pun. i cit. më lartë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:21 am

121
Me këtë rast serbët përpos gënjeshtrave se i kanë vrarë
shqiptarët, kanë bërë edhe falsifikime të tjera si në biografi,
vit të lindjes, vend të lindjes etj., ndonëse qartë bëhet fjalë
për persona të njëjtë. Kështu, te Behar Abdylmegjiti, që
mban numrin rendor 1 edhe në këtë libër, është ndryshuar
mbiemri nga Abdylmegjiti në Abdylmezit si dhe viti i
lindjes nga 1981 në vitin 1980. Ka qenë nxënës; te Rafet
Abdylmegjiti që në këtë libër mban numrin rendor 2,
mbiemri shkruhet në rregull por është ndryshuar viti i
lindjes nga 1948 në 1947. Nuk thuhet se ka lindur në
Bresanë të komunës së Dragashit, baba i katër fëmijëve,
vritet në masakrën e “Tususit” nga paramilitarët serbë së
bashku me vëllain Samiun dhe djemtë e vëllait: Beharin e
Shefkiun, kushëririn e parë Hyrmet Sylejmanin dhe djalin e
dajës Mirsat Osmanin; te Sami Abdylmegjiti që në që në
libër mban numrin rendor 3, nuk thuhet se e ka kryer
Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë dhe se është i lindur në
fshatin Bresanë të Dragashit, me vendbanim në Prizren;
Shefik Abdylmegjiti ishte student, i cili pasi ishte dërguar
me dhunë për të punuar në hapjen e istikameve në Sharr,
pas një muaji lirohet, dhe pas katër ditësh ekzekutohet më
26 maj në Tusus; Ajrim Arifi nga fshati Kuk, komuna e
Dragashit me vendbanim në Prizren, student i historisë,
ekzekutohet në shtëpinë e tij në ditën e masakrës së Tususit.
Në këtë libër mban numrin rendor 16; Mirsat Osmanit që
në libër mban numrin rendor 158, nga fshati Kuk komuna e
Dragashit me vendbanim në Prizren, i është ndryshuar
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:22 am

122
edhe viti i lindjes nga 1975 në 1977. Edhe ky një muaj para
se të vritej në masakrën e Tususit është shfrytëzuar me
dhunë për hapjen e istikameve në Sharr për forcat serbe;
Hyrmet Sylejmani, i cili në këtë libër mban numrin rendor
192, përpos që i është ndryshuar viti i lindjes nga 1964 në
1967, i është ndryshuar edhe emri nga Hyrmet në Hurmesh.
Ishte i lindur në Bresanë të Dragashit, me vendbanim në
Prizren, baba i dy fëmijëve. Në prill të vitit 1999 merret nga
policia serbe dhe dërgohet në Sharr për të hapur istikame.
Pas një muaji e lirojnë dhe vendos që të qëndrojë në shtëpi.
Më 26 maj, pasi ia djegin shtëpinë e pushkatojnë në oborrin
e shtëpisë së Vahit Abdylmegjitit së bashku me kushërinjtë
e vet: Rafetin, Samiun, djemtë e Samiut, Shefkiun e Beharin
si dhe djalin e dajës Mirsatin në masakrën e Tususit; Bislim
Çengaj nga Pllajniku i Dragashit, që në libër e mban numrin
rendor 224 ka jetuar në Prizren, nuk kishte pranuar që të
shpërngulej në Shqipëri, ka qëndruar në shtëpi bashkë me
të shoqen Selvinazen, e cila në këtë libër mban numrin
rendor 225. Në ditën e masakrës së Tususit, më 26 maj 1999,
pasi është plaçkitur, është ekzekutuar në shtëpi të vet
bashkë me të shoqen Selvinazen.105
Për masakrën e Tususit ende nuk është marrë askush në
përgjegjësi, madje as nga Tribunali i Hagës.106
105 B. Halimi, po aty.
106 Po ai, po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:22 am

123
MBULIMI I KRIMEVE TË KRYERA NË
KOSOVË, SHKATËRRIMI DHE
ZHDUKJA E DËSHMIVE
Dëshmitë për krimet dhe mizoritë serbe të kryera gjatë
luftës së fundit në Kosovë janë publikuar nga agjensi të
shumta vendore e ndërkombëtare. Megjithatë, qeveria serbe
është përkujdesur që të bën “demantime zyrtare” për
shumicën e rasteve të vrasjeve dhe masakrave mbi shqiptarët.
Karakteristikë e të gjitha këtyre “demanteve” është e
pavërteta, gënjeshtra, shpifja, trillimi, falsifikimi.
Në mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, familja
Jashari me gjakun, qëndresën dhe sakrificën e saj po
shkruante historinë e pashembullt. Atëherë kur forcat serbe
po vrisnin e masakronin dhe me artileri të rëndë po e
digjnin flakë Prekazin, nga Beogradi si gjithnjë,
paturpësisht e në mënyrë cinike lansoheshin gënjeshtra
tradicionale se viktimat (gratë, pleqtë e fëmijët) nuk po i
vrisnin forcat serbe, por po i vriste vetë “terroristi” Adem
Jashari (!).
Janë tepër skandaloze dhe absurde pohimet se masakrën
e Reçakut e kryen “terroristët” e UÇK-së, apo se e “montoi”
ambasadori Uoker; se masakra në Burgun e Dubravës ku u
ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe rreth 200 të burgosur
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:22 am

124
shqiptarë nuk ishte masakër por një “shfaqje horror” që iu
montua Serbisë; se krimin te Ura e Rakovinës e kryen
“terroristët” e UÇK-së, apo se ishte fjala për një “aksident
trafiku” (!), për të mos përmendur edhe një mori rastesh
tjera të vrasjeve e masakrave masive e individuale. Prej
tyre, edhe shumë emra të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Pos pjesëtarëve të UÇK-së, të përmendur më herët në
këtë publikim, edhe emrat e Hyzri Tallës, Ilir Durmishit,
Afrim Maliqit, humanistit të njohur Shpëtim Robajt,107 e
dhjetëra të tjerëve, figurojnë në listat serbe si “qytetarë të
pakicës shqiptare, civilë, të vrarë nga ‘terroristët
shqiptarë’”(!).
Por, kështu nuk mund të demantohen krimet serbe.
Edhe pse tradicionalisht janë përpjekur ta bëjnë një gjë të
tillë. Ato janë tepër të vërteta, makabre, trishtuese sa nuk
mund të fshehen.
Kur në muajin dhjetor 2004, në Gjyqin e Hagës u paraqit
historiani serb Sllavenko Tërziq në mbrojtje të kriminelit
Sllobodan Millosheviq, katërcipërisht mohoi masakrat e
kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. Prokurori i Hagës i
përkujtoi dëshmitë e gjeneralëve Uesli Klark dhe Klaus
Nauman, të cilëve Millosheviqi në vitin 1998 u kishte thënë:
“Do të tuboj e të vras të gjithë shqiptarët, ashtu siç është vepruar
në vitin 1945/46 nga Aleksandër Rankoviqi“. Terziqi mohoi:
“Kjo deklaratë është gënjeshtër. Në fund të Luftës së Dytë
107 Shih librin “Zloçini albanskih…”, e cit. më parë, f. 117; adresën zyrtare të MUP-it serb
http://www.mup.sr.gov.yu.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:23 am

125
Botërore nuk është ekzekutuar në Kosovë asnjë shqiptar“ (!).
Pikërisht në atë kohë janë të dokumentuar 70 mijë shqiptarë
të vrarë e të masakruar.108
“Qeveria e përparshme e Republikës së Serbisë është
detyruar të pranon ekzistimin e varrezave masive sekrete
në Serbi me kufoma shqiptarësh të Kosovës dhe ka
urdhëruar zhvarrimin (ekshumimin), që ka përfunduar në
dhjetor të vitit 2002. Deri në fund të vitit 2004 Republika e
Serbisë ia ka dorëzuar UNMIK-ut 374 kufoma të
identifikuara nga 834, sa janë zhvarrosur nga shtatë varreza
masive. Asnjë procedurë penale nuk është hapur rreth
krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, trupat e pajetë të të
cilëve janë gjetur në varrezat masive në Serbi, dhe
zhvendosjes së kufomave në Serbi”.109
Deri më sot, Serbia ka dorëzuar të mbeturat e vetëm 374
shqiptarëve nga Kosova, të gjetur në varrezat masive në
Batajnicë, Petrovo Selo dhe Peruqac.110 Sipas Zyrës së
UNMIK-ut për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore,
prej se autoritetet serbe kanë filluar të kthejnë në Kosovë
mbetjet mortore të shqiptarëve të viktimizuar gjatë luftës, të
ekshumuar nga varrezat masive në Serbi, afro 10 për qind
të këtyre eshtrave kanë ardhur të pakompletuara. Për më
keq, në shumë raste në një thes plastmasi me mbetje
108 S. Krasniqi, Akademikët serbë - piromanë të Ballkanit, pun. i cit. më lartë.
109 Komunikatë e Fondit për të Drejtën Humanitare, FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë
dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, “Zëri”, 25 dhjetor 2004, f. 5.
110 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, “Zëri”, 4 shkurt 2005, f. 5.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:23 am

126
mortore ka pasur përmbajtje të eshtrave nga disa persona,
gjë që ka vështirësuar shumë punën rreth identifikimit të
tyre.111 “Më e keqja është kur në një qese ka 2 koka apo 3
këmbë!”112
Fshehja e krimeve të luftës, të kryera në Kosovë, gjatë
vitit 1998 dhe gjatë bombardimeve të NATO-s, para së
gjithash ka qenë vepër e policisë, të cilën e kanë kryer
njerëzit më të besueshëm të ministrit të ndjerë të policisë
Vlajko Stoilkoviq, ish-kryeministrit serb Nikola Shainoviq,
kryeshefit të Sigurimit Publik të MPB-së, Vlastimir
Gjorgjeviq dhe ish-kryeshefit të Sigurimit Shtetëror të
Serbisë, Rade Markoviq,113 thekson drejtoresha e FDH-së,
Natasha Kandiq. Në jug të Serbisë person i besueshëm ka
qenë Dragomir Tomiq, zyrtar i lartë i Qeverisë dhe
Parlamentit të Serbisë në kohën e Millosheviqit, sot pronar i
kompanisë “Simpo”, me mirëkuptimin dhe përkrahjen e të
cilës është organizuar transporti i kufomave nga Kosova në
rajonin e Vranjës dhe Surdullicës. Ndërsa në zbatimin e
kësaj “detyre patriotike”, nga Kosova përmes Bujanocit,
ishin angazhuar pjesëtarët e Njësitit për Operacione
Speciale, kryeshefat lokalë dhe shefat e Sigurimit Shtetë-ror
dhe drejtori i fabrikës “Maçkatica”, në Surdullicë”.114
111 Art. Sipas Zyrës së UNMIK-ut për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore: Afro 10 për
qind të eshtrave të kthyera nga Serbia vijnë të pakompletuar!, “Zëri” 7 shkurt 2005, f. 2.
112 Po aty.
113 Komunikatë e FDH-së, UDB dhe “Beretat e Kuqe” i kanë djegur kufomat e shqiptarëve
në Surdulicë, “Koha Ditore”, 25 dhjetor 2004, f. 1.
114 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:23 am

127
Gjatë bombardimeve të NATO-s trupat e pajetë nga
Kosova, ndër të tjera, janë transportuar edhe përmes Bujanocit.
Kufomat janë varrosur nëpër shpella në lokacione të
cilat nuk kanë qasje në potezin Bujanoc – Vranjë ose janë
djegur në fabrika dhe xeherore në furrat që zhvillojnë
temperaturë të nevojshme për shkatërrimin e plotë të
dëshmive. Përmenden dërgesat e kufomave në shkritoren e
Borit, hekuranën e Smederevës, pastaj djegia e kufomave në
minierën e Trepçës dhe në termocentralet e Obiliqit në
Kosovë. Informatat e fundit, që i kanë arritur FDH-së,
zbulojnë se gjatë majit të vitit 1999, në dy raste të ndara, në
organizim të shërbimit lokal të Sigurimit Shtetëror, janë
djegur kufomat në fabrikën “Maçkatica” në Surdullicë
(vend jo larg Vranjës).115
Alarmin për djegien e kufomave të shqiptarëve në
Termocentralet e Obiliqit dhe në minierën e Trepçës e
kishte dhënë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive
të Njeriut (KMDLNJ) me seli në Prishtinë, që në verën e
vitit 1999, por në këtë drejtim nuk është ndërmarrë asgjë.
Vendimi për shfrytëzimin e fabrikës “Maçkatica” për
djegien e kufomave është marrë pas zbulimit të frigoriferit
me kufoma afër Klladovës, në prill të vitit 1999. Në atë kohë
organizatorët e “sanimit të terrenit” kanë tërhequr urdhërin
për groposjen e kufomave të bartura nga Kosova nëpërmjet
115 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit., “Zëri”, 25 dhjetor 2004, f. 5.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:24 am

128
Bujanocit, dhe kanë vendosur për teknikë të re të zhdukjes
së gjurmëve me anë të djegies së kufomave.116
Mbulimi i krimeve të kryera në Kosovë është organizuar
pikërisht nga Njësitë Speciale të Policisë (Posebne
Jedinice Policije - PJP) dhe grupet e saj operative prej 3
deri në 10 pjesëtarë. Të gjitha këtyre grupeve, detyrat u janë
caktuar nga ish-shefi serb për Siguri Publike, Sreten Lukiq,
ish-komandanti i Xhandarmërisë, Goran Radosav-leviq,
dhe koloneli Novica Zdravkoviq, i cili ishte shef i policisë
në Bujanoc, ndërkaq tani është këshilltar i Ministrit të
Brendshëm serb.117
Detashmenti i 37-të i PJP-ve, në përbërje të policëve nga
Nishi, Leskovci, Vranja dhe Surdullica, kishte për detyrë
mbledhjen dhe transportimin e kufomave nga Kosova në
drejtim të Serbisë, përmes Bujanocit. Pak para hyrjes së
forcave ndërkombëtare në Kosovë, Detashmenti i 37-të
është urdhëruar që të kthehet në Serbi dhe është ngarkuar
me detyrën e shkatërrimit dhe zhdukjen e kufomave nga
Kosova. Ky detashment ishte i stacionuar në Petrovo Selo,
ku ndodhej edhe selia e Goran Radosavleviqit.118
Sipas urdhërit të Shërbimit për Siguri Publike në kuadër
të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i kanë
marrë kufomat e shqiptarëve nga Kosova dhe i kanë
116 Komunikatë e FDH-së, UDB dhe “Beretat e Kuqe” i kanë djegur kufomat e
shqiptarëve…, art. i cit. më lartë, “Koha Ditore”, 25 dhjetor 2004, f. 2.
117 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, art. i cit., “Zëri”, 4 shkurt 2005, f. 5.
118 Po aty, “Zëri” 4 shkurt 2005, f. 5.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:24 am

129
transportuar ato në bazën ushtarake Batajnica, në afërsi të
Beogradit.119 Fabrika e Maçkaticës ka katër furra të mëdha
elektrike dhe shtatë të tjera më të vogla, për shkrirjen e
hekurishteve.120 “Në Surdullicë të gjithë e dinë se në këtë
fabrikë, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, janë
djegur kufomat nga Kosova, mirëpo askush nuk merr
guximin të flasë, sepse ende janë në pushtet të gjithë ata të
cilët kanë marrë pjesë në këtë.”121
Sipas dëshmive të Fondit për të Drejtën Humanitare, të
marra nga shumë burime të pavarura, djegia e kufomave në
Fabrikën “Maçkatica” është bërë dy herë, më 16 dhe 24 maj,
pas mesnatës nën sigurimin e “Beretave të Kuqe”, të cilat
në atë kohë e kishin bazën në fshatin Bele Vode, afër
Vranjës. Millorad Lukoviq – LEGIJA, komandant i atëhershëm
i “Beretave të Kuqe” sipas këtyre shënimeve, personalisht
e ka përcjellë një pjesë të kufomave dhe ishte
prezent gjatë djegies. Kufomat janë djegur në furrat 4 dhe 5.
Gjykuar sipas komenteve në Sigurimin Shtetëror,
menjëherë pas djegies së pjesës së parë të kufomave, në
mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.122
Pranimin dhe organizimin e djegies së kufomave e kanë
kryer Zoran Stoshiq, në atë kohë kryeshef i Sigurimit
Shtetëror për Qarkun e Pçinjit, tash inspektor i përgjithshëm
i MPB të Serbisë për Vranjë, Leskovc, Nish dhe
119 Po aty.
120 Po aty.
121 “Koha Ditore”, 25 dhjetor 2004, f. 1.
122 Po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:24 am

130
Prokuple, Bratisllav Milenkoviq, shef i Agjencisë Informative
të Sigurimit (BIA) për Vladiçin Han, Surdullicë dhe
Bosilgrad, Dragan Stankoviq, shef i Aradhës së Punëve të
Brendshme (OUP) në Surdullicë nga viti 1993, Mirosllav
Antiq, shef i BIA-s në Vranjë, Dragan Llakiçeviq, ishdrejtor
i “Maçkaticës”, sot pronar i kësaj fabrike dhe zëvendësi
i tij, Aca Gjorgjeviq.123 “Në kohën e arritjes së automjeteve
ushtarake TAM 110 me kufoma, Bratislav
Milenkoviq dhe Dragan Stankoviq e kanë larguar sigurimin
e rregullt të fabrikës dhe e kanë vendosur sigurimin
policor, nën komandën e Dragan N. Stankoviqit, Dragosllav
Dikiqit, punëtor i Sigurimit Shtetëror në Surdullicë
dhe Tomislav Veliçkoviqit, komandant i policisë në
Surdullicë”.124
Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po pengojnë zbulimin e së
vërtetës për djegien e trupave të shqiptarëve të Kosovës,
konstaton Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH). Ministri
serb i Punëve të Brendshme, Dragan Jokiq dhe drejtori i
Agjencisë së Shërbimit Informativ (BIA) Rade Bulatoviq,
janë duke mbrojtur shefat e policisë dhe të BIA-s në Kosovë
dhe duke penguar zbulimin e së vërtetës për djegien e
trupave të shqiptarëve të Kosovës në fabrikat dhe minierat
e Serbisë.125 Inspektori i përgjithshëm i Ministrisë së
123 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit., “Zëri” 25 dhjetor 2004, f. 5; UDB dhe “Beretat e Kuqe” i kanë djegur kufomat e
shqiptarëve…, art. i cit., “Koha Ditore”, 25 dhjetor 2004, f. 2.
124 Po aty.
125 FDH: Zyrtarët shtetërorë të Serbisë po pengojnë zbulimin e së vërtetës për djegien e
trupave të shqiptarëve të Kosovës, art. i cit., “Zëri”, 4 shkurt 2005, f. 5.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:25 am

131
Brendshme, Vladimir Bozhoviq, ka ndalur procedurën për
zbulimin e fakteve rreth Maçkaticës.126 Zyrtarëve policorë
dhe të BIA-s, për të cilët llogaritet se mund të “flasin”, u
është thënë se ata do të ndiqen penalisht “në rast se
tradhëtojnë sekretet shtetërore”.127
Të humburit dhe të zhdukurit nga Kosova u lanë të
trajtohen si “çështje teknike”. Beogradi edhe më tutje
vazhdon t’i përdorë për presione politike.
Sipas të dhënave të UNMIK-ut, të publikuara në dhjetor
të vitit 2004, 3 192 persona evidentohen të zhdukur, nga të
cilët 2 460 janë shqiptarë të Kosovës, 529 serbë dhe 203
persona të grupeve të tjera etnike.128 Lidhur me këtë çështje,
duke iu referuar burimeve të KMDLNJ-së, del se të
zhdukurit në Kosovë kanë dy kategori. Ata që u zhdukën
gjatë luftës dhe ata që u zhdukën dhe po zhduken pas
luftës. Derisa për kategorinë e parë po negociohet me
Beogradin, për të zhdukurit e pasluftës, nuk ekziston një
statistikë e saktë. Ka një fryrje të të zhdukurve pas luftës,
krahasuar me listën që disponon Këshilli, për personat e
minoritetit serb të paraqitur si të zhdukur. Është tepër e
vështirë të verifikohet saktësia e informatave të rasteve të të
zhdukurve pas lufte, sidomos kur është fjala për serbët.129
“Ka lëvizje të tilla të serbëve të cilët posa vendo-sen dikund
126 Po aty.
127 Po aty.
128 FDH kërkon hetime për krimet në Kosovë dhe për varrezat e tjera masive në Serbi, art. i
cit. më lartë, “Zëri”, 25 dhjetor 2004, f. 5.
129 Art. “Të zhdukur” dhe të zhdukur, “Kosova Sot”, 23 mars 2005, f. 5.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:25 am

132
në Serbi, veten e shpallin këtu si të zhdukur”, spikatë
KMDLNJ-ja, e bindur se këtë në rastet më të shpeshta e
bëjnë ata njerëz të cilët mund të ndiqen një ditë penalisht si
të dyshuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.130
Ekziston një lidhje e mirë koordinimi mes ndonjë instance e
cila i informon serbët e krimeve me alarmin e rrezikut ndaj
tyre dhe ata posa braktisin Kosovën, shpallen të zhdukur.131
130 Po aty.
131 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:26 am

133
NË VEND TË PËRFUNDIMIT -
DËSHMI TË VERIFIKUARA
Përderisa në periudhën pushtuese të Sllobodan
Millosheviqit, Perëndimi udhëhiqej nga politika si reagim
ndaj veprimeve millosheviqiane, tani realisht ballafaqohet
me problemin e formulimit të politikës së vet në Kosovë.
Mirëpo, në bërjen e kësaj politike, UNMIK-u ka bërë dhe po
bën gabime që reflektojnë porosi dhe pasoja negative. Një
nga gabimet më aktuale dhe më me pasoja është përpjekja
politike, e cila konsiston në afrimin e palëve të armiqësuara,
duke ndarë fajin për luftën në një mënyrë tepër të
barabartë. Në favor të këtij formulimi shkojnë edhe
arrestimet e bëra nga ndërkombëtarët ndaj aleatëve të vet të
dikurshëm, pjesëtarëve të UÇK-së, tani forcë e transformuar
në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK), me akuza të
cilësuara si “krime lufte”.132
Përpjekjet për një barazim të tillë mes krimeve shtetërore
të okupatorëve serbë dhe forcave çlirimtare të UÇK-së,
aleate besnike e NATO-s, duhet të kundërshtohen jo vetëm
nga skena politike kosovare, por edhe nga UNMIK-u. Kjo
duhet të bëhet, nëse jo për shkak të shqiptarëve, për faktin
132 Mr.sc. Muhamet Malaj, UNMIK-u ndërmjet të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, pun. i
cit., “Fokusi”, 2 prill 2004, f. 19.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:26 am

134
se serbët po e kultivojnë opinionin se lufta e tyre ishte e
drejtë dhe se ata kanë të drejtë që përsëri të kthehen në
Kosovë si forcë ushtarake e pushtetore.133
Përpjekjet për asgjësimin e provave, në njërën anë, dhe
shpifjet e gënjeshtrat e ish-pushtuesve serbë, në anën tjetër,
janë të përsëritura, jo vetëm në rastin e luftës së fundit, por
edhe në kohët e mëhershme. Në njërën anë pushtuesit serbë
gjithnjë kanë përdorur pabesinë, shpifjet, gënjeshtrat e
trillimet, ndërsa në anën tjetër dhunën, vrasjet, terrorin e
gjenocidin. Në shumicën e rasteve vetëm pse kanë qenë
shqiptarë, pa marrë parasysh se a kanë qenë kundërshtarë
apo përkrahës të tyre. Për ta “shqiptar i mirë” konsiderohej
vetëm “shqiptari i vdekur”.
Për përpjekjet e serbëve për asgjësimin e provave
dëshmojnë edhe vlerësimet e disa organizatave ndërkombëtare,
kur theksojnë se “shumica dërrmuese e krimeve të
luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës mes UÇK-së dhe
forcave serbe dhe jugosllave në periudhën 1998-1999, nuk
janë gjykuar ende. Vetëm në periudhën mars-qershor 1999,
90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u larguan nga shtëpitë
e tyre dhe 850 000 veta u larguan me dhunë nga Kosova.
Rreth 40 për qind e shtëpive të civilëve u dëmtuan rëndë
ose u shkatërruan plotësisht. Numri total i vikti-mave të
vrara në periudhën mars-qershor 1999 mbetet i paqartë -
pjesërisht për shkak të përpjekjeve të qëllimshme të
qeverisë jugosllave për t’i agjësuar provat”.
133 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 EmptyMon Jun 23, 2008 7:27 am

135
Përpjekjet e tilla i dëshmon edhe më tutje numri i 3 500
shqiptarëve të zhdukur. Dëshmi e kësaj janë edhe mbetjet e
eshtrave të shqiptarëve të masakruar nga forcat serbe që
pjesërisht në grupe të vogla po i kthejnë nga varrezat
masive në Serbi. Shtrohet pyetja: - Ku janë të tjerët?!
Rastet e trajtuara në këtë publikim janë vetëm disa nga
qindra raste të tilla. Prandaj është detyrë e institucioneve
dhe organeve kompetente të Kosovës që të merren
seriozisht me trajtimin e këtyre çështjeve. Me fakte e të
dhëna konkrete t’i kundërvihen propagandës së zezë serbe,
në grackën e të cilës jo rrallëherë kanë rënë (me dëshirë apo
pa të, me vetëdije apo pa të) edhe disa mediume kosovare.
Çuditërisht, në rastin e Serbisë nuk aplikohen trajtimet
që u aplikuan ndaj agresorëve humbës në Luftën e Dytë
Botërore. Për shembull, Gjermania hitleriane u nda në dy
pjesë – zona e interesit perëndimor anglo-amerikan dhe
zona lindore ruse, pra me dy sisteme shoqërore për më
shumë se 45 vjet. Ndërkaq, Serbia nuk po trajtohet si palë
fajtore për nxitjen, nisjen dhe luftën gjenocidiale në Kroaci,
në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, por po përkëdhelet
si palë ndërluftuese, nga e cila dikush pret paqen (!).134
Politika aktuale serbe ndaj Kosovës është e njëjtë me
politikën e periudhës së Millosheviqit me dallim që
mungon represioni direkt fizik i forcave serbe në pjesën më
të madhe të Kosovës. Në pjesën veriore të Kosovës prania e
134 Mr.sc. Muhamet Malaj, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: