Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRIMET SERBE NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:39 am

dhe u thotë se ato shtëpi i ka djegur policia serbe gjatë vitit
1998. Menjëherë pas kësaj përgjigje policët e nxjerrin nga
turma e njerëzve dhe para syve të tyre e ekzekutojnë me
breshëri pushkomitralozi. Menjëherë pas tij, në të njëjtën
mënyrë, dhe me të njëjtin pretekst nxirret nga turma e
njerëzve dhe para syve të tyre me breshëri pushkomitralozi
ekzekutohet Ukë Bushati (1923). Pas këtyre dy
ekzekutimeve pason një heshtje e shkurtër dhe e akullt
mortore dhe një shkëmbim bisede përmes “toki-vokit” në
mes të njërit nga të informuarit dhe eprorit të tyre që, sipas
konfirmimit të atyre që mbijetuan vdekjen, qëndronte me
forca të shumta të motorizuara në rrugën Pejë - Gjakovë.
Pas asaj bisede të shkurtër midis tyre, mbi masën e njerëzve
të tubuar zbrazen breshëri automatikësh dhe
pushkomitralozësh. Pjesa dërrmuese e njerëzve të tubuar
vriten, por edhe të plagosurit shtihen si të vrarë. Vrasësit,
duke dashur që të mos lënë dëshmitarë të gjallë, zbrazin
breshëri armësh mbi të gjithë ata që me lëvizjet apo
klithmat e tyre kanë dhënë shenja jete. Me këtë rast janë
vrarë: Bajram Alimehaj (68), Shaban Alimehaj (66), Fadil
Alimehaj (56), Rrustem Alimehaj (49), Hazir Alimehaj (42),
Shaban Alimehaj (41), Haxhi Alimehaj (52), Osman
Alimehaj (37), Bekë Bobi (57), Zeqë Bobi (30), Haradin
Huskaj (65), Osman Huskaj (34), Tafil Huskaj (18), Nekë
Huskaj (59), Smajl Huskaj (84), Metush Huskaj (72), Naim
Huskaj (42), Haxhi Huskaj (38), Ramë Huskaj (64), Fehim
Huskaj (18), Gëzim Avdullahaj (15), Ramë Avdullahaj (35),
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:40 am

38
Ruzhdi Ukshinaj (34), Fazli Ukshinaj (29), Ramë Ukshinaj
(52), Hajdar Ukshinaj (51), Qamil Ukshinaj (33), Shyhrete
Ukshinaj (33), Muhamet Ukshinaj (2), Riza Morina (31),
Çun Morina (30), Adem Bushati (67), Smajl Bushati (62),
Bajram Bushati (37), Jashar Hamzaj (64), Xhavit Hamzaj
(24), Selim Jahmurataj (69), Smajl Jahmurataj (34), Kadri
Jahmurataj (87), Salih Rrustemaj (42), Nazmi Rrustemaj
(37), Sefer Shoshi (61), Gani Shoshi (23), Ali Shoshi (75),
Ramiz Berisha (29), Rexhep Rexhaj (29), Ilir Lokaj (43), të
gjithë nga Lybeniqi, si dhe Selim Aliçkaj (87) nga fshati
Irzniq, Arif Tahiraj (24) nga fshati Carra-breg, Selaim Sylaj
(39) nga fshati Gllogjan, Haxhi Cacaj (88) nga Deçani, Zize
Cacaj (79) nga Deçani, Rrustem Ukaj (62) nga Strellci.* Me
qëllim të mbulimit të gjurmëve të krimit, vrasësit i kanë
marrë dhe i kanë zhdukur trupat e 50 viktimave, ndërkaq,
kufomat e 14 viktimave të tjera janë gjetur në varrezat e
qytetit, janë ekzaminuar gjatë muajit shtator 1999 dhe janë
rivarrosur në varrezat e fshatit Lybeniq.22 Të njëjtën ditë,
pra më 1 prill 1999, në bjeshkën e Lybeniqit, nga këto forca
serbe janë vrarë edhe Hate Alimehaj (72), Ferdane Alimehaj
(33), Leonard Alimehaj (6), Hatmane Alimehaj (43) dhe
Fatmir Alimehaj (18).23
* Ndërkaq, janë plagosur: Demush Ukshinaj (64), Besim Huskaj (43), Jusuf Avdullahaj (19),
Shaban Jahmurataj (83), Gani Bushati (57), Sadik Jahmurataj (47), Sadik Berisha (64),
Maxhun Alimehaj (47), Shefqet Bobi (37), Xhevdet Aliçkaj (37), Ibër Bushati (40) dhe Vjollca
Shala (25). (Shih: Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 41-45).
22 Po aty.
23 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:40 am

39
Duhet vënë në dukje se bashkëfshatarët e tyre serbë e
malazezë, gjatë tërë kohës, kanë qenë shumë aktivë dhe
kanë bashkëvepruar ngushtë me forcat ushtarake, policore
e paramilitare. Që nga fillimi kanë qenë të armatosur dhe
veprimet e tyre kundër bashkëfshatarëve shqiptarë ishin
tërësisht të hapta.24 Masakrat në Lybeniq, të kryera nga
bashkëfshatarët e tyre serbomalazezë, janë përsëritur
historikisht që nga fillimi i shekullit të kaluar.
Më 4 prill 1999, një grup i të dëbuarve me dhunë nga
fshati Buçan i Pejës vendosin që të mos i bashkohen kolonës
që deportohej për në Shqipëri por të nisen drejt Bjeshkëve të
Lybeniqit. Më 8 prill, forcat serbe e vrasin Agron Gashin
(17).
Pas mbarimit të luftës, një grup fshatarësh të Buçanit
nisen drejt atyre bjeshkëve për të hulumtuar bashkëfshatarët
e tyre, për fatin e të cilëve nuk dihej. Ata në
bjeshkën e Lybeniqit e gjejnë kufomën e Kapllan Gashit
(63) të cilën e kanë identifikuar në bazë të rrobave dhe të
pasaportës. Kufoma ka qenë me kokë të prerë dhe me dy
vrima nga predhat. Ndërsa tek vendi i quajtur “Ujëvara e
Lybeniqit” në një grykë të thellë, gjejnë edhe kufomat e
Shaqir Gashit (55), Nexhat Gashit (25), Musa Gashit (23),
Riza Gashit (20), Murat Gashit (67), Arif Gashit (13),
Rrustem Gashit (61), Xhavit Gashit (41), të gjithë nga fshati
24 Po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:40 am

40
Buçan, mandej të Hysen Ademajt, nga fshati Loxhë, si dhe
të Qamil Ukshinajt (33) nga fshati Lybeniq.
Sipas dëshmitarëve të gjallë, para ekzekutimit këta
njerëz janë vërejtur dhe vëzhguar nga helikopteri i ushtrisë
jugosllave. Forcat e ushtrisë jugosllave, i kanë rrethuar në
Bjeshkën e Lybeniqit, ku ishin të përqendruara formacio-net
e Armatës së Tretë Serbe. Pas vrasjes dhe masakrimit i kanë
hedhur në humnerën e “Ujëvarës së Lybeniqit”.25 Po ashtu në
bjeshkën e Lybeniqit që nga data 7 prill 1999 janë zhdukur
pa gjurmë: Selim Shala, Valdet Shala, Demë Shala,
Kushtrim Shala, Abedin Shala, Sejdi Shala, Jeton Shala,
Januz Bezeraj, Muhamet Bezeraj, Hazir Bezeraj, Nazmi
Shala, Servete Gjocaj, Sylë Gjocaj, Lulëzim Gjocaj, Nazmi
Gjocaj, Arben Gjocaj, Agim Gjocaj dhe Deli Bricori, të
gjithë nga fshati Rashiq i Pejës.26 Në fshatin Lybeniq, pas
luftës janë gjetur edhe kufomat e 5 personave të vrarë gjatë
muajve prill e maj 1999, që nuk janë identifikuar.27
25 Krimet e luftës në territorin e komunës së Pejës…, vep. e cit., f. 41-45.
26 Po aty, f. 41-45.
27 Po aty, f. 41-45.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:41 am

41
SERBIA NUK ZGJODHI MJETE PËR TË
ARRITUR QËLLIMET E VETA
Gjatë ofensivës masive të forcave serbe të ndërmarrë në
rajonin e Dukagjinit, në gushtin e vitit 1998, burimet e
MUP-it serb bëjnë të ditur se janë vrarë edhe këta policë:
Zhelko Bozhiq (1952), Vishegrad, i vrarë më 2 gusht 1998
në Jabllanicë të Gjakovës. – Duhet vënë në dukje se ditën e
sulmit të forcave serbe mbi Jabllanicë (tash Shqiponjë), më 2
gusht 1998, janë vrarë pjesëtarët e UÇK-së: Idriz Bajram
Gucati (1952) nga Polaci dhe Azë Zekë Brahimaj (1921), nga
Jabllanica, e cila më pas është masakruar e prerë copë-copë
me thika bashkë me të ëmën, 95-vjeçare.* Ndërkaq të njëjtën
ditë në luftime në Cermjan është vrarë dëshmori Jeton Idriz
Hoxha (1973), nga Cermjani; Branko Gjuriçiq (1969) nga
Grabanica, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1990, i
vrarë më 2 gusht 1998 në Grabanicë të Klinës; Nebojsha
Saviq (1967) nga Manjaku, komuna Vladiçin Han, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 5 gusht 1998 në
Rakovinë; Miroslav Petroviq (1964), polic i MUP-it të
Prishtinës, i vrarë më 9 gusht 1998 në luftimet e zhvilluara
tek Suka e Bitesheve; Zoran Jovanoviq (1973), Lebanë,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 10
* Të dyja, më 3 gusht 1998, janë varrosur në një varr të përbashkët në Jabllanicë.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:41 am

42
gusht 1998 në fshatin Bitesh, komuna e Gjakovës. – Më 10
gusht 1998, në luftimet e zhvilluara në këtë vijë të frontit (në
Shaptej) kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së: Jusuf
Skënder Kelmendi (1975) nga Peja dhe Arben Tahir
Hajdaraj (1976) nga Shapteji.
Pjesëtari i MUP-it të Serbisë prej vitit 1997, Branisllav
Nikoliq (1974), është vrarë më 11 gusht 1998 në rrethinën e
Pejës; Zoran Aniçiq (1970), Prijepolje, pjesëtar i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1994, i vrarë më 16 gusht 1998 në afërsi të
fshatit Lybeniq të Pejës. Në luftimet e zhvilluara në Voksh
të Deçanit, më 15 gusht 1998, janë vrarë major Millorad
Ragjenoviq (1962), pjesëtar i MUP-it të Verbasit, Zdravko
Miskin (1957) oficer i MUP-it të Novi Sadit, kapiten
Dragolub Shukoviq (1960) nga Kovina, pjesëtar i MUP-it të
Pançevës dhe oficeri Gojko Vojinoviq (1958) nga
Krushçiqa, pjesëtar i MUP-it të Vrbasit; Zenun Gashi (1957)
nga fshati Kosuriq i Pejës, oficer i stacionit të policisë së
Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë në Pejë, prej
10 majit të vitit 1982 pjesëtar i MUP-it të Serbisë, i vrarë në
luftime gjatë ofensivës serbe në muajin gusht 1998.
Në luftimet e zhvilluara në Loxhë, më 6 korrik 1998, janë
vrarë pjesëtarët e MUP-it serb: Srgjan Peroviq (1962) nga
Peja, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1981, Mirko
Radunoviq (1962) nga Dashinoci i Deçanit, pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1981, Dejan Preleviq (1974) nga
Kovraga e Istogut, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1994 dhe Millorad Rajkoviq (1957) nga Broliqi i Pejës,
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:42 am

43
pjesëtar rezervë i MUP-it të Serbisë prej vitit 1985 dhe janë
plagosur nëntë të tjerë.28 Ndërkaq, Goran Petroviq (1968),
nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë prej
vitit 1995, është vrarë më 15 gusht 1998 në luftimet e
zhvilluara në Loxhë të Pejës.
Dihet mirëfilli se gjatë verës së vitit 1998, forcat serbe
fshatin Loxhë të Pejës, e plaçkitën dhe e shkatërruan
tërësisht deri në themele. Pa përmendur viktimat civile,
nga ana e UÇK-së, në Loxhë kanë rënë dëshmorë: Tahir
(Sali) Shala (1965) i rënë më 5 korrik 1998, eprori
Rrustem Beqir Bruçi (1958), nga Isniqi, eprori Lumni
Musë Surdulli (1969), nga Vushtrria, Enver Tahir Alaj
(1975) nga Drenoci, Xhavit Tahir Qufaj (1969) nga Peja,
të vrarë më 6 korrik 1998, Rexhë Haxhi Morina (1962),
dhe Selman Zhujë Morina (1940), të dy nga Loxha, janë
vrarë më 11 korrik 1998. Më 15 gusht ’98, forcat serbe,
prej orës 5.45 të mëngjesit deri në orën 6, Loxhën e
bombarduan njëkohësisht me katër aeroplanë ushtarakë
të tipit jugosllav “Orao” dhe me gjashtë helikopterë
ushtarakë. Menjëherë më pas, nga shumë drejtime kanë
vazhduar granatimet me artileri të rëndë, me tanke e
blinda,* duke e mbajtur fshatin nën zjarr të pandërprerë
28 Shih Zloçini albanskih…, vep. e cit. më lartë, f. 55, 156; adresa në internet http://www.
mup.sr.gov.yu.
* Është gjuajtur nga Bello Poja e Zagërma, nga lagjja Dardania e Pejës, nga Gorozhdeci dhe
nga Podi i Gështenjave në Deçan. (KMDLNJ - Pejë, Kronikë e dhunës dhe represionit policor
serb…, vep. e cit., f. 43).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:42 am

44
të artilerisë e të forcave të këmbësorisë së ushtrisë serbe.29
Pothuajse tërë ditën njësitë e UÇK-së bëjnë rezistencë
heroike. Nga ana e UÇK-së bien në fushën e nderit
komandanti i vijës së frontit në Loxhë, Skënder Haxhi
Çeku (1955), nga Çyshku i Pejës, Ahmet Deli Shala (1969)
dhe Valon Sokol Shala (1977) të dy nga Loxha. Të njëjtën
ditë në luftimet e zhvilluara në Graboc, vritet Ahmet
Bajram Krasniqi (1966) nga Peja.
Organet e MUP-it serb pranojnë se në Rrafshin e
Dukagjinit gjatë luftimeve janë vrarë edhe policët:
Dragolub Ristiq (1955), polic i Brigadës së Policisë së
Sekretariatit të Beogradit, i vrarë më 10 maj 1998 gjatë
sulmit të ndërmarrë kundër vijave të frontit në Baballoç
të Deçanit; Nikola Jovanoviq (1973), oficer, pjesëtar i
MUP-it serb të Shabacit, prej vitit 1993, i vrarë më 24 maj
1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve të
UÇK-së në Baballoç së bashku me shefin e sektorit të
kategorisë së I-rë të MUP-it të Shabacit, Rade Popadiq
(1956). – Në këtë vijë të frontit nga ana e UÇK-së ka rënë
dëshmor Ramiz Sadik Botusha (1974) nga Baballoçi, i
vrarë më 25 maj 1998. Nexhat Adem Humaj (1977), nga
Baballoçi, i vrarë më 11 gusht 1998 dhe Zenun Mun
Mataj (1975), i plagosur rëndë në luftimet e zhvilluara në
29 Kronikë e dhunës dhe represionit policor serb mbi popullatën shqiptare në regjionin e
Pejës, vep. e cit. më lartë, f. 43.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:42 am

45
Baballoç më 11 gusht. Ndërroi jetë më 25 gusht 1998, në
Spitalin Ushtarak në Pagarushë.
Polici serb Dragolub Gjukiq (1964) nga Peja, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1987, është vrarë në luftimet e
zhvilluara në Strellc të Poshtëm, më 25 maj 1998. Të njëjtën
ditë në pengim të depërtimit të forcave serbe në fshat, që
kishin depërtuar në disa lagje të fshatit të cilave ua kishin
vënë zjarrin, bie dëshmor luftëtari i UÇK-së Ismet (Hazir)
Ukaj (1976) nga Strellci.
Dragan Bjelanoviq (1973) nga Peja, pjesëtar i MUP-it
serb të Pejës prej vitit 1992, i vrarë më 29 maj 1998 në
Çallapek gjatë ofensivës ndëshkimore të forcave serbe të
ndërmarrë kundër fshatrave Vranoc, Baran e Çallapek të
Pejës; Dushan Urosheviq (1967) nga Beogradi, pjesëtar i
Brigadës Speciale të Policisë, i vrarë më 31 maj 1998 në
luftimet e zhvilluara në Deçan; Zhelko Shijan (1960) nga
Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale të Policisë së Serbisë
prej vitit 1993, i vrarë më 1 qershor 1998 në luftimet e
zhvilluara në vijën e përfshirë në luftime Deçan – Carrabreg
– Lloçan.
Dihet se forcat ushtarako-policore dhe paramilitare
serbe, më 26 maj 1998, sulmuan qytezën e Deçanit, duke
përdorur tërë makinerinë luftarake, ku luftëtarët e UÇK-së
rezistuan për pesë ditë me radhë. Edhe në Deçan, si kudo
tjetër në Kosovë, me theks të veçantë, u sulmua popullsia
civile shqiptare. Pjesa më e madhe arritën të evakuohen në
zonat më të thella, ndërsa, fatkeqësisht, një pjesë u zunë
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:43 am

46
peng dhe u dërguan në Manastirin e Deçanit që nuk
shërbente si tempull fetar, por si një kamp përqendrimi dhe
komandë e forcave serbe. ”Ky, manastir asnjëherë nuk u vu në
mbrojtje të shqiptarëve dhe së paku të distancohet nga dhuna,
terrori dhe politika gjenocidiale e pushtetit hegjemonist serb. Në
fakt, shumë argumente dëshmojnë se para dhe gjatë luftës
manastiri i Deçanit ishte çerdhe e forcave komanduese,
paramilitarëve, madje edhe vend-strehim i disa kriminelëve. Vetë,
disa nga personeli fetar i këtij manastiri, para se të ndodhin disa
krime ndaj civilëve shqiptarë, nga dëshmitarët okularë është parë
duke ushtruar me armë zjarri (automatikë dhe pistoleta) në
vendin e quajtur “Lluga e Mark Gegës”. Dhe më pastaj, në afërsi
dhe rreth këtij Manastiri, vetëm gjatë majit të vitit 1998, janë
vrarë 6 shqiptarë civilë nga komuna e Deçanit. Këto ngjarje,
pastaj kanë shkaktuar urrejtje të arsyeshme, ngase aktorët e këtyre
krimeve kishin për vendstrehim këtë objekt të “Shenjtërisë serbe”.
Sipas evidencës së KMDLNJ-së më 5 maj të vitit 1998, pasi që
janë mbytur me torturë pleqtë Hajdar H. Kuqi dhe Bekë S. Cacaj
nga Deçani, janë gjetur të ngulfatur në ujin e Lumit të Bardhë
(ish-Bistrica e Deçanit) që rrjedhë në afërsi të këtij manastiri. Dy
ditë më vonë, tek Laura, përkatësisht 200 m larg këtij objekti fetar
është vrarë punëtori i hidrocentralit “Kozhnjer”, Vehbi Mustafa
(61), i cili në atë rast kthehej nga puna. Vrasjet kanë vazhduar në
kontinuitet. Të nesërmën është vrarë edhe Haki D. Kamberaj (36)
nga fshati Lëbushë. Ndërkaq, më 21 maj 1998, në afërsi të shtëpisë
së tyre vriten edhe pleqtë nga Isniqi: Bajram O. Osdautaj dhe
Rexhë S. Pajazitaj. Këto janë vetëm disa nga krimet që dëshmojnë
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:43 am

47
për “rolin fetar” dhe “human” të këtij manastiri dhe “shenjtërisë”
së këtushme”.30
Në luftimet e zhvilluara në vijën e frontit Deçan -
Carrabreg - Lloçan, nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë:
Nagip Muharrem Cacaj (1959), Brahim Zymer Mushkolaj
(1954), Isa Lush Kuqi (1955), Bajram Rrustem Gogaj (1943),
Valdet Muzli Kuqi (1969) të gjithë nga Deçani; Blerim
Ahmet Dervishaj (1974) nga Irzniqi, Lavdim Rexhep Likaj
(1978), nga Carrabregu, Adem Zeqë Ukëhaxhaj (1964),
komandant i Shtabit të UÇK-së së fshatit Carrabreg,
Muharrem Rrustem Lataj (1976), Faik Jahë Ukëhaxhaj
(1963), Besim Bilall Ukëhaxhaj (1962), Tafil Brahim
Kasumaj (1950), Shaban Rexhë Kasumaj (1954). Ndërsa më
13 korrik 1998, në vijën e frontit në Carrabreg kanë rënë
dëshmorët Rexhë Sadik Qorraj (1961) dhe Artan Nezir
Qorraj (1980), nga Carrabregu.
Polici serb Nenad Remishtar (1969), pjesëtar i MUP-it të
Gjakovës, thuhet se është vrarë më 13 qershor 1998 në
luftimet e zhvilluara në afërsi të Kpuzit në magjistralen
Klinë-Gjakovë; Dragan Stamenkoviq (1961) nga Nishi,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, i vrarë më 14
qershor në luftimet e zhvilluara në Rakovinë; Sasha
Jovanoviq (1966) nga Beogradi, pjesëtar i Brigadës Speciale
të Policisë prej vitit 1985, i vrarë më 14 qershor 1998 në
30 Letër e hapur e kryetarit të KMDLNJ-së në Deçan, Musa Berisha, drejtuar komandantit të
KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Skiaker, institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe mjeteve të
informimit. (Cit. sipas Hysen Ibrës, UNESCO legalizoi përvetësimin e kishës (manastirit)
shqiptare të Deçanit nga Serbia okupatore, “Fokusi”, nr. 72).
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:44 am

48
luftime të zhvilluara në rrethina të Pejës; pastaj, Dejan
Mihajloviq (1971) Uzhicë, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej
vitit 1992, i vrarë më 11 korrik 1998 në sulmin e ndërmarrë
kundër vijës së frontit në fshatin Strellc; Ivan Erakoviq
(1967), pjesëtar i Brigadës së Policisë nga Beogradi, i vrarë
më 12 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër
pozicioneve të UÇK-së në Carrabreg të Deçanit; Bicok
Zoltan (1964) nga Crvenki, komuna Kula, pjesëtar i MUP-it
të Serbisë prej vitit 1983 dhe Zoran Qeraniq (1962) nga Peja,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, të vrarë më 22
korrik 1998 në përleshjen e zhvilluar në paralagjen
Dardania të qytetit të Pejës. – Në këtë përleshje, nga ana e
UÇK-së kanë rënë dëshmorë Hysen Ukë Komoni (1980) nga
lagjja Dardania e Pejës, Demë Avdyl Shala (1964) nga
Graboci i Pejës dhe Hajdin (Hamid) Vrenezi (1946) nga
Çyshku i Pejës.
Për Mladen Batançevin (1956) nga Novi Knezhevci,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993, thuhet se është
vrarë më 23 korrik 1998 gjatë sulmit të ndërmarrë kundër
pozicioneve të UÇK-së në Rastavicë; Velibor Stojanoviq
(1974) nga Vranja, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1994, i vrarë më 25 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në
Junik.
Po më 25 korrik ’98, në luftimet e zhvilluara në vijën e
frontit Junik – Dobrosh vritet luftëtari i UÇK-së, Vezir
Hysen Ademaj (1971), nga Sheremeti i Gjakovës. Më 27
korrik, bie luftëtari Fetah Hasan Krasniqi (1972), nga
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:44 am

49
Gjyrgjeviku i Klinës. Më 28 korrik, në Jasiq bien Mirsat
Idrizaj (1976), nga Lubozhda e Istogut, Avdyl Jasiqi (1966),
nga Jasiqi, Arif Gjoci (1965), nga Gjocjat, Shkëlzen Gacaferi
(1971), nga Juniku, Xhevdet Plava (1959) nga Cermjani, etj.
Më 6 gusht në Junik bie dëshmor Bashkim Avdi Leku (1972)
nga Baica e Gllogocit. Më 10 gusht, në Junik, bien dëshmorë
Bedri Veli Shala (1969), nga Negrovci, komuna e Gllogocit,
komandant i Brigadës 134 të UÇK-së, eprori Bekim Fazli
Berisha (1967), nga Graboci i Pejës, eprori Përmet Ilir Vula
(1978), nga Gjakova, eprori Elton Gëzim Zherka (1979) nga
Gjakova, etj.
Në luftimet e zhvilluara në komunën e Deçanit gjatë vitit
1998, po sipas burimeve serbe, thuhet se janë plagosur
policët: Dragan Stojanac, polic i MUP-it të Mitrovicës së
Sremit i plagosur më 30 maj 1998 në luftimet e zhvilluara në
Strellc të Epërm; më 25 maj 1998, në luftimet e zhvilluara në
vijën e frontit në Rastavicë plagoset Milladin Novakoviq,
komandant i punktit të MUP-it serb në Junik. – Ndërkaq,
më 26 maj, në vijën e parë të frontit në Rastavicë bie
dëshmori Arben Shaqë Qerimaj (1976) nga Gllogjani dhe
plagosen rëndë luftëtarët Shefqet e Agron Mustafaj, po nga
Gllogjani.
Polici Sllavko Tomasheviq, thuhet se është plagosur
rëndë në luftimet e zhvilluara në Deçan, më 30 maj 1998.
Policët e MUP-it serb të Deçanit Miloje Petroviq, Sllavko
Ashanin, Branko Bullatoviq dhe Radule Sedllareviq, janë
plagosur në përleshje me njësitë e UÇK-së në fshatin
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:44 am

50
Lëbushë, më 14 qershor 1998. Vidomir Shalipur, pjesëtar i
MUP-it të Pejës, është plagosur, më 15 qershor 1998, në
luftimet e zhvilluara në Drenoc të Deçanit. – Më 14 qershor
1998, në luftime me forcat serbe në Drenoc vriten pjesëtarët
e UÇK-së, Armend Tafil Kukleci (1975) nga Peja dhe Blerim
Selman Lokaj (1975), nga Prejlepi, të dy pjesëtarë të njësisë
speciale si dhe Tahir Rexhep Alaj (1940), nga Drenoci.
Polici Marko Shkoriq, pjesëtar i MUP-it të Suboticës,
thuhet se është plagosur më 22.6.1998 në Pobergjë, ndërsa
Sasha Gjorgjeviq, pjesëtar i MUP-it të Smederevës, është
plagosur në luftimet e zhvilluara në Voksh më 8 korrik
1998. – Gjatë kohës së luftimeve në Voksh, më 7 qershor
1998, zhduket nga forcat serbe derisa ishte në vëzhgim
luftëtari i UÇK-së, Isuf Camë Mazrekaj (1938), nga Vokshi,
ndërkaq më 7 korrik 1998, bie dëshmor Agim Abaz
Mazrekaj (1970), nga Sllupi i Deçanit.
Novica Radojkoviq, pjesëtar i MUP-it të Smederevës,
thuhet se është plagosur më 8 korrik 1998 në luftimet e
zhvilluara në Rastavicë. Goran Stojanoviq, pjesëtar i MUP-it
të Beogradit, i plagosur më 12 korrik 1998 në luftime në
Strellc. Dragan Petroviq, pjesëtar i MUP-it të Somborit, i
plagosur më 16 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në
Isniq. Sadri Bahtiq, MUP-Novi Sad, i plagosur më 19 korrik
1998 në luftimet e zhvilluara në Carrabreg. Zdravko
Mudriniq, MUP-Novi Sad, i plagosur në luftimet e zhvilluara
në Pobergjë më 20 korrik 1998. Goran Çorto, MUPNovi
Sad, i plagosur më 22 korrik në luftime në Pobergjë.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:45 am

51
Mladen Batanijev, MUP-Kikinda, i plagosur më 23 korrik
1998 në luftime në Drenoc. Millan Grçajiq, MUP-Novi Sad, i
plagosur më 24 korrik 1998 në luftimet e zhvilluara në
Voksh. Ivan Radeviq, MUP-Pejë, i plagosur më 27 korrik
1998 në luftime në Strellc të Epërm. Vetëm gjatë ofensivës
së gushtit 1998 janë plagosur policët serbë Dragan Mitroviq,
Mirko Kojda, Nebojsha Arsiq, Petar Kovaçeviq, Urosh
Velimirov, pjesëtarë të MUP-it të Novi Sadit të plagosur në
Hulaj; polici i MUP-it të Prishtinës Slobodan Velkoviq,
polici i MUP-it të Novi Sadit Gjuro Lavrosh, të plagosur në
Gllogjan; polici i MUP-it të Novi Sadit, Ranko Zhdrnja, i
plagosur në Gramaçel; Gjoka Dimiq, pjesëtar i MUP-it të
Sremski Karlovcit, i plagosur në Voksh; Zoran Nikoliq,
pjesëtar i MUP-it të Malit të Zi, i plagosur rëndë në
Baballoç; Radoica Perishiq, pjesëtar i MUP-it të Çukaricës, i
plagosur në Carrabreg; Millan Domatenoviq, i plagosur në
Junik etj.
Raportet serbe po ashtu dëshmojnë për plagosjen e një
numri të konsiderueshëm të policëve serbë gjatë zhvillimit
të luftimeve në vijën e frontit në Prejlep si p.sh.: policët
Boban Velkoviq dhe Dushan Kovaçeviq, pjesëtarë të
Brigadës së Policisë të MUP-it të Beogradit, të plagosur më
12 qershor 1998; Zoltan Tot, polic i MUP-it të Suboticës, i
plagosur më 22 qershor; Vladimir Terzin, polic i MUP-it të
Somborit, i plagosur më 2 korrik 1998; Sasha Jankelin, polic
i MUP-it të Beogradit, i plagosur më 5 korrik 1998; Petar
Bojçiq, polic i MUP-it serb të Mitrovicës së Sremit, i
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:45 am

52
plagosur më 16 korrik 1998; Radoje Babiq, polic i MUP-it të
Vershacit, i plagosur më 30 korrik 1998 në Prejlep etj.
Duhet vënë në dukje se gjatë luftës, në radhët e policisë
serbe, sidomos të atyre nga Vojvodina, ndodhin edhe një
varg vetëplagosjesh për të mos marrë pjesë në front.
Kështu, sipas burimeve serbe, më 24 korrik 1998, në
Rastavicë vetëplagoset polici Zhivice Vlajiq, pjesëtar i
MUP-it serb të Pançevës; Stevan Laliq, MUP-Pançevë, i
vetëplagosur më 25 korrik 1998 në Sllup; më 31 korrik 1998,
në malin e Hereçit, vetëplagoset polici i MUP-it të
Suboticës, Bozhidar Radovanoviq; më 4 gusht në Pobergjë
vetëplagoset polici Ivan Shashiq, pjesëtar i MUP-it të Novi
Sadit; Mirosllav Kazhaviq, MUP-Gjakovë, i vetëplagosur
më 4 gusht 1998 në Deçan; më 31 gusht 1998 në Prejlep
vetëplagoset polici i MUP-it të Zrenjaninit Jana Anin; më 7
shtator 1998, në Baballoç, vetëplagoset polici i MUP-it serb
të Suboticës Dragan Boshkoviq etj.31
31 Dokument i gjetur në stacionin policor të Deçanit, në korrik të vitit 1999.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:46 am

53
HUMBJET NË LUFTIMET E ZHVILLUARA
GJATË VITIT 1999
Ndërsa në luftimet e rrepta të zhvilluara në Zonën
Operative të Dukagjinit gjatë vitit 1999, raportet e MUP-it
serb tregojnë se janë vrarë policët: Predrag Rakoviq (1976)
nga Gjakova, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1996, i
vrarë më 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit. Vrasja e tij është
bërë gjatë aksionit për vrasjen dhe masakrimin në pritë të
20 pjesëtarëve të UÇK-së të ZOD të nisur për bartjen e të
plagosurve në drejtim të Shqipërisë, dhe të 9 civilëve të
fshatit Rogovë e Hasit. Ky polic, siç tregojnë dëshmitarët e
gjallë, është vrarë nga komandanti Agim Zeneli -
“Cergashi”, i cili ka shtënë në të duke dalë nga kombi në të
cilin gjendeshin të mbyllur të gjithë pjesëtarët e UÇK-së. Kjo
ishte njëra ndër masakrat më çnjerëzore që kryen forcat
serbe.*
Pastaj Millan Stevanoviq (1979) nga Gorazhdeci i Pejës,
pjesëtar i MUP-it prej vitit 1998, i vrarë më 4 shkurt 1999
gjatë sulmit të zhvilluar kundër njësisë së UÇK-së në
Piskotë të Gjakovës; Sllavoljub Stanisavleniq (1968) nga
Nishi, pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1991 dhe Zoran
Sllavkoviq (1963) nga Gjakova, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
* Shih fotografitë e tmerrit në shtojcën Faksimile e fotografi në fund të librit.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:46 am

54
prej vitit 1992 të rënë në fushë të minuar më 8 mars 1999 në
fshatin Stubull të Gjakovës. Në raportet serbe thuhet se më
29 mars 1999, në Shishman të Gjakovës është vrarë polici
Radovan Jorgin (1956) nga Novo Miloshevo, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1979. Të njëjtën ditë, në pritë të
kurdisur nga forcat ushtarako-policore serbe dhe të të
ashtuquajturës “polici lokale” e përbërë nga
kolaboracionistë shqiptarë, në Shishman të Bokës vriten
katërmbëdhjetë (14) luftëtarë të UÇK-së derisa po sillnin
armatim nga Shqipëria: Naim Shin Lata (1977), nga Smolica
e Gjakovës, epror i Brigadës 134, Kadri Muhamet Berisha
(1966), nga Pozhari i Deçanit, pjesëtar i Brigadës 131, Florim
Elez Sejdiu (1976), nga Smolica e Gjakovës, epror i Brigadës
134, Besim Ali Rama (1963), nga Batusha e Gjakovës, epror
i Brigadës 134, Ibrahim Kadri Asllani (1973), nga Deva e
Gjakovës, epror i Brigadës 134, Jashar Zejnullah Jashari –
“Duraku” (1962), nga Strofci i Vushtrrisë, epror i ZO të
Drenicës, Armend Sefedin Qymyri (1976), nga Gjakova,
luftëtar i Brigadës 134, Bujar Esat Sylaj (1974), nga
Gjakova, luftëtar i Brigadës 134, Nuhi Haxhi Elezaj (1981),
nga Lubizhda e Prizrenit, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Mehdi
Adem Zabeli (1968), nga fshati Lum i Madh i Vushtrrisë,
pjesëtar i ZO të Drenicës, Jahja Rehan Danuza (1971), nga
Rahoveci, luftëtar i ZO të Pashtrikut, Bujar Beqir Shala
(1979), nga Rashiqi i Pejës, luftëtar i Brigadës 135, Xhemajl
Idriz Avdullahu (1964), nga Gjakova, luftëtar i Brigadës 134,
dhe Man Metë Maqi (1978), nga Shishmani, luftëtar i
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:47 am

55
Brigadës 134 të UÇK-së. Trupat e tyre, forcat serbe i
grumbullojnë në një vend dhe i djegin së bashku me
armatimin dhe municionin që kishin me vete. Pas luftës,
mbetjet e eshtrave të 14 vetave janë varrosur në një arkivol
të përbashkët në varrezat e Gjakovës.
FUNDI I KRIMINELËVE FAMËKËQINJ
VIDOMIR SHALIPUR E MILLUTIN
PRASHÇEVIQ
Më 24 mars 1999 në luftimet e zhvilluara në fshatin
Lubozhdë të Istogut janë vrarë policët e MUP-it të Istogut
Sinisha Ostojiq (1971) nga Osojani dhe Vukadin Petkoviq
(1976) nga Istogu. - Në luftimet e zhvilluara në Lubozhdë,
më 24 mars 1999, kanë rënë dëshmorë dy pjesëtarë të UÇKsë:
vëllezërit Afrim Qazim Meshi (1964) dhe Bashkim
Qazim Meshi (1966), nga i njëjti fshat.
Ndërkaq në luftimet e zhvilluara prej datës 27 mars deri
më 2 prill të vitit 1999 në vijën e frontit Dashinoc –
Lumbardh – Llukë e Poshtme – Pozhar, që njihet si Beteja e
Pozharit, kanë rënë heroikisht luftëtarët Elez Ramë Geci
(1951) nga Lluka e Poshtme e Deçanit dhe Maxhun Brahim
Berisha (1962) nga Prapaçani i Deçanit, eprorë të Brigadës
131 “Jusuf Gërvalla”. Raportet serbe tregojnë se në këto
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:47 am

56
luftime janë vrarë policët: Dragutin Stanimiroviq (1957),
pjesëtar i MUP-it serb prej vitit 1976; Vujo Milanoviq
(1958) pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1979; Miomir
Vujosheviq (1959) nga Carrabregu i Deçanit, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1985; Milosh Lasica (1976) nga
Novi Sadi, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1988;
Nedelko Gjukiq (1954) nga Novi Sadi, pjesëtar i MUP-it të
Serbisë prej vitit 1978; Oskar Varadi (1968), pjesëtar i MUPit
të Serbisë prej vitit 1988 dhe Sasha Salak (1972) nga
Zrenjanini, pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1993. Për
policin Selim Adroviq (1948), pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1971, thuhet se është vrarë më 3 prill 1999 në
luftimet e zhvilluara në fshatin Tomoc të Istogut. - Më 3
prill 1999, gjatë luftimeve me forcat serbe në Dobrushë të
Istogut është vrarë luftëtari i UÇK-së, Blerim Halil
Kelmendi (1977), nga Llabjani i Pejës.
Për kriminelin famëkeq, Vidomir Shalipur - “Munja”
(1970) nga Priboji, pjesëtar i MUP-it serb të Pejës prej vitit
1990, thuhet të jetë vrarë më 8 prill 1999, në fshatin Radavc
të Pejës gjatë sulmit të ndërmarrë kundër njësive të UÇK-së.
– Vidomir Shalipuri njihet si polic shumë represiv që ka
rrahur dhe terrorizuar shqiptarët e qytetit të Pejës edhe
para se të fillonin përleshjet e para në Kosovë dhe para se të
shfaqej UÇK-ja. Fillimisht iu kishte bashkangjitur njësitit
special të policisë serbe të quajtur “Operativna Grupa
(OPG)” (Grupi Operativ) dhe ishte njëri prej kriminelëve
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:47 am

57
më mizorë të këtij grupi.32 Duke iu referuar burimeve nga
policia serbe, Shalipuri pas një kohe e kishte lëshuar OPGnë
për të vepruar në kuadër të formacionit policor “Munja”,
“për të pasur më tepër autonomi në operacione dhe për të qenë
komandant”.33 “Munja” (“Vetëtima”) ishte njësi terroriste dhe
njëkohë-sisht edhe kidnapues të paguar nga shteti. Njësia
para-militare "Munja" (“Vetëtima”) ka qenë një mishërim i
çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve
patriotë, të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë,
për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi
civilët shqiptarë.34 Ndërsa Vidomir Shalipuri ishte truri
militar i këtij grupi famëkeq dhe njëkohësisht komandant i
tij. Aty bënin pjesë edhe kriminelë të shumtë si Nebojsha
Miniq – “Mrtvi” (një kriminel i njohur dhe me një stazh të
gjatë nëpër burgje, më vonë komandant i “Munja”-s,
drejtues i masakrës mbi popullatën civile në Çyshk, Zahaç,
Pavlan), pastaj Miqo Martinoviq, Gjuro Kastratoviq, Milan
Kaljeviq, Obrad Rajiçeviq, etj.35
Shumë militarë serbë janë dërguar në Kosovë drejt nga
qelitë e burgjeve në Serbi. Disa prej këtyre militarëve që
kanë luftuar në Kosovë i pranuan “American Radio
32 Shih adresën në internet http://www.americanradioworks.org; Fetnete Ramosaj – Faton
Mehmetaj, artikull për Avni Elezajn, “24 Orë”, Prishtinë, tetor 2002; Faton Mehmetaj, vep.
Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, “Anatema”, Prishtinë,
2004, f. 375.
33 Po ata, po aty.
34 Po ata, po aty.
35 Po ata, po aty.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:48 am

58
Works”-it se ata ishin liruar nga vuajtja e dënimit në burg
me kushtin e ardhjes për të luftuar në Kosovë. Një nga ta
është Marko, një ish-i burgosur që tash jeton në Mal të Zi.
Ai është një figurë tipike e njeriut nga nëntoka serbomalazeze.
“Urdhërat që më jepeshin mua ishin që të arrestoja
njerëzit dhe t’i fusja brenda”, tregon Marko. “Pastaj, ka pasur
urdhra speciale për të kapur individë të veçantë dhe për t’i sjellur
ata gjallë ose vdekur. I kam likuiduar pesë a gjashtë njerëz në këtë
mënyrë. Arrestonim njerëz të rëndësishëm, politikanë,
funksionarë. Për çmimin e lirisë sonë ne ishim në gjendje të
bënim, thjeshtë, gjithçka”.36
“Munja” (“Vëtetima”) ishte formuar në fillim të vitit 1998,
si një njësit që do t’iu kundërpërgjigjej sulmeve të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, që sa vete e shtoheshin në rrethinën
e Pejës. Njësiti ishte menduar për të qenë si një krah i
“Posebne Jedinice Policije - PJP” (“Njësitë Speciale të
Policisë”) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Munja” kishte marrë pjesë në disa përleshje të mëdha me
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si në Voksh, Jabllanicë,
Gllogjan, Irzniq etj. Pjesëtarët e “Munja”-s shkonin në
vendet ku askush tjetër nuk dëshironte, “Munja”
shkatërronte çdo gjë, thekson ndër të tjera American Radio
Works, në studimin e saj, duke iu referuar burimeve nga
policia serbe.37 “Munja” ka pasur prej 30 deri në 50 luftëtarë
dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara, të cilat,
36 Shih Raportin e "American Radio Works"-it, përkitazi me masakrën e Çyshkut.
37 Po aty.
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:48 am

59
me fillimin e bombardimeve të NATO-s, ishin strehuar në
barakat e “Armatës Jugosllave” në Pejë. Ky grup ka pasur
lidhje të ngushta në Pejë me anëtarët e Partisë Radikale
Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit dhe me zyrën e prefektit
serb të Pejës, Jovo Popoviq, i cili gjatë luftës, ishte
zëvendëskomandant i “Shtabit të Krizës” për Qarkun e
Pejës, i emëruar nga “Armata Jugosllave”.38
Likuidimin e Shalipurit e bëri Avni Elezaj* (17) nga
Jabllanica e Vogël, më 8 prill 1999, në Novosellë (afër fshatit
Radavc) duke e goditur me mortajë krahu dhe duke e
hedhur në erë automjetin me të cilin po udhëtonte me
bashkëvepruesit e tij. “Me vrasjen e Shalipurit në një pusi në
afërsi të fshatit Radavc, në prill të vitit 1999, kishin filluar edhe
ditët e vështira për “Munja”-n. Me vdekjen edhe të disa
pjesëtarëve të tjerë të grupit, mendohet se numri i luftëtarëve
ishte zvogëluar dhe se pak prej tyre kanë mbijetuar”, shkruan
American Radio Works.39
Më 16 prill 1999, kur në mbrojtje të popullatës civile të
strehuar në Malet e Duboçakës, në përleshje të rrepta me
forcat serbe në Zhebel bien heroikisht komandanti për
Operacione Luftarake i ZOD-it, Shkëlzen Hilmi Haradinaj
(1970), me bashkëluftëtarët eprorë të Brigadës 131: Fatmir
Smajl Nimanaj (1973), Hasim Misin Halilaj (1973) dhe
38 Po aty.
* A v n i (Smajl) E l e z a j (1981) është vrarë nga pusia, më 12 tetor 2002, në Pejë. Edhe
babai i tij, Smajli, është vrarë më 16 mars 2004 në Pejë. Vrasjet e asnjërit prej tyre deri më tani
nuk janë ndriçuar.
39 F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, vep. e cit.
më lartë, f. 375.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:48 am

60
Luan Islam Nimanaj (1978) të gjithë nga Gllogjani, si dhe
Hajdin Misin Haziri (1968) nga Zhebeli i Gjakovës, në
raportet e MUP-it serb thuhet se janë vrarë policët Jelenko
Buniq (1976), nga Zrenjanini, Zhelko Rauzhan (1970), nga
Mitrovica e Sremit dhe Goran Sandiq (1973), nga Kikinda;
Nikola Rakiq (1947), pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit
1998, thuhet se është vrarë më 18 prill 1999 në luftimet e
zhvilluara në fshatin Drenoc i Madh, komuna e Klinës.
Për Millutin Prashçeviqin (1968) nga Vraniqi i Gjakovës,
oficer i lartë i MUP-it serb në Gjakovë, kriminel në zë,
pjesëtar i MUP-it të Serbisë prej vitit 1990, Lubograd
Llazareviqin (1973) nga Klina, pjesëtar i MUP-it të Serbisë
prej vitit 1998, Boban Llazoviqin (1976) nga Peja, pjesëtar i
MUP-it të Serbisë prej vitit 1998, thuhet se janë vrarë më 21
prill 1999 në Mejë të Gjakovës.
Vetëm një javë më vonë Meja e Korenica do të bëhen
kasaphanë e mbi 500 civilëve shqiptarë, nga ana e forcave
serbe, mbetje eshtrash të të cilëve në grupe të vogla tash sa
vjet po i kthejnë nga varrezat masive në Serbi. Sipas
dëshmitarëve okularë, në masakrën e Mejës vetëm gruaja e
Millutin Prashçeviqit, i ka ekzekutuar dhjetë civilë shqiptarë.
Serbia ka spekuluar shumë se Masakra e Mejës dhe
Korenicës – Golgota Shqiptare,* ka ndodhur në shenjë
* Më 27 prill 1999, brenda një dite, vetëm për disa orë, jo më shumë se brenda dy kilometrash
distancë midis fshatrave Mejë dhe Korenicë, u zhdukën 500 civilë shqiptarë. (Engjëll I.
Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, botoi SHB “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë,
2001, f. 23).
Krimet serbe në Kosovë • PA APOLOGJI • Me fakte kundër shpifjeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyMon Jun 23, 2008 6:49 am

61
hakmarrjeje për vrasjen e kryekriminelit Prashçeviq dhe
bashkëvepruesve të tij. Një pohim i tillë assesi nuk mund të
jetë i qëndrueshëm. Sepse, sipas mbamendjes historike,
masakrat çnjerëzore serbe mbi popullatën civile shqiptare,
ishin tragjedi të stërpërsëritura dhe se metodat e veprimit të
politikës terroriste të Serbisë ndaj shqiptarëve janë të
përcaktuara qartë në elaboratet serbe të Çubrilloviqit,
Andriqit, Qosiqit e viqëve të tjerë. Vetëm në elaboratin* e
Vasa Çubrilloviqit, kaptina të tëra i kushtohen rripit të
“kufirit me atdhe” Kosovë - Shqipëri, pikërisht Rekës së
Keqe. Këtu niset plani “Patkua”. Projekti saktëson mënyrën
se si duhet dëbuar popullin, se si duhet djegur
vendbanimet, se si duhet vrarë të rinjtë, se si duhet
masakruar popullatën për të mos patur dëshirë kurrë më të
kthehen në trojet e veta dhe si duhet të dëbohen përtej
Bjeshkëve të Nemuna.40 Për realizimin e kësaj platforme
antishqiptare, pavarësisht nga mjetet dhe metodat që do të
përdoreshin, ai që do ta zgjidhte me sukses çështjen e
asgjësimit të shqiptarëve nën Jugosllavi “do të bënte vepër
të pavdekshme për popullin serb”.41
Masakra e Mejës qëlloi shumë e vonshme, në destinacionin
e krimit të paevitueshëm. Masakra kishte filluar më
herët, shumë kohë para vrasjes së famëkeqit Prashçeviq. Më
* Shih gjerësisht Elaboratin e dr. Vasa Çubrilloviqit me titull Shpërngulja e shqiptarëve, të
vitit 1937.
40 Engjëll I. Berisha, Masakra e Mejes dhe e Korenicës, vep. e cit. më lartë, f. 44-45.
41 Shih gjerësisht F. Mehmetaj, Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet
shqiptare, vep. e cit., f. 277.
Fetnete Ramosaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: KRIMET SERBE NË KOSOVË   KRIMET SERBE NË KOSOVË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KRIMET SERBE NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Rikthimi i toponimisë serbe në Kosovë....
» Komuna serbe ne kosove si shtete ,dhe peticionet shqiptare!
» STRUKTURAT USHTARAKE POLICORE SERBE NË KOSOVË 1998-1999, QË
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Krimet nuk vjetrohen...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: