Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 2:59 pm

Ëndrrat e mia



Në ëndërr, moj, me ty vrapoja,

lozja , qeshja dhe këndoja,

Kur u zgjova, moj, për ty lotova

s’të kisha pranë dhe të doja.



Më doje, moj vajzë, më doje,

po me tjetër, moj, u martove,...

Shkuan dëm ëndrrat e mia,

më marrtë hak Perëndia!



Gjynahet, moj, nuk lahen kurrë,

ma bëre, moj, jetën për lumë,

Po luftoj, moj, për shpirtin tim,

pse më ike më le jetim?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:00 pm

Deti dhe vapori humbën Yjet

Për shoqet e mia



Shpirti më rënkon

në vendin e huaj

për shoqet e mia

qaj,

vajtoj

e vuaj.



Valët seç

i morën,

i përpinë

një natë,

vapori

me plot yje,

humbi

në shtrëngatë.



Foshnjat fort

shtrëngonin,

det’ i egër

ulërinte,

Nata sterrë e zezë...

i fryrë bregu

psherëtinte.



Ku shkuan

ato nëna,

ata fëmijë

– xixillonjat?

I përplasën

krahët me kujë

mbi Kaninë

shqiponjat.

Lahutën
mori rapsodi,
hapi kujën
brinjë më brinjë,
Thirrën
nënat shamizeza...
Në çdo derë
ulërimë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:00 pm

Rrezet e mëngjesit



Lulet e limonit

lëshuar aromë,

për ty, moj syzezë,

do t’i bëj kurorë,

gajtan do të të hedh

ngjyrat e ylberit...





Në bregun e detit

do të kërcejmë të dy,

Fjalët që do thuash

i lexoj në sy.



Rrezet e mëngjesit

fluturat i zgjojnë,

Përmbi supet tona

shkojnë dhe qëndrojnë.







Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:00 pm

Zhgënjimi



Trotuaret e Selanikut

me zhurmë,

më bëjnë

edhe më të çorientuar,

dua të thërras

të qortoj, të qaj unë.



M’u kujtua një çast

ç’kisha lexuar,...

Përpara më del një djalë

me disa shkresa në duar...

“Lexoi, - më thotë, -

idetë komuniste,

ato janë jeta“.

“Fatkeqësisht, o djalë,

ato na mbajtën me shpresa“…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:01 pm

Rrugë e vështirë e lidhjes



Në gjurmët e shokëve

ecim të lodhur,

Astriti filloi ironitë

e holla:

Ku të ka nëna,

o drer i malit,

të kam gjetur vajzën

si molla.



Kurbeti do

që të zësh ca para,

se ndryshe

nuk martohesh dot,

Ndërmjetësit

do t’i shkoj fjala dëm,

po ngele beqar nëna derdh lot.



Pa mbaruar mirë shakatë

dëgjuam të qarat e një vajze,...

“Kthehuni prapa, - thërriste,

gjarpërinjtë nëpër këmbë

na kafshuan..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:01 pm

Ky vit - dimër

Të mbjellat e tua
i vrau një breshër,
këpucët ngelën
në baltën e kuqe,
në zgjedhë mbetën
qetë e mallkuar
dhe drutë në vatër,
t’u bënë me huqe.

Shpesh mjegulla
të përzihet me frymën,
Hënës i kërkon
diçka nga fati,
në mendime
rrugëzgjidhje kërkon,...
Ky vit dimrin të egër e pati….
















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:01 pm



Përpara ikonës falem,

Në kishë

Ngjitem shkallëve
në Shën Dhimitri,
pashë një lypse,
e quanin Kristinë.
Më dridhej trupi
teksa e shikoja.
E ç’mund të flasin
pastaj për drejtësinë...

Të drejtat e Njeriut –
degë të thyera,
kur vetëtin
ato lëshojnë flakë,
E kërkova kudo drejtësinë
e ku se kërkova
dhe në libra s’e gjeta,
deri sa u bëra plakë.

Përpara ikonës falem,
si zënë në faj,
portretin e Shënjtorit
vështroj plot lot,…
Ç’kam bërë, o Zot?
Ç’kam bërë o Zot?
Më thuaj?
Por përgjigje s’marr dot...

Më vështron Shënjtori
me vështrim perëndie,
“Do të vijë drita një ditë
dhe ti s’do të jesh më hije…”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:02 pm



Fluturim me magjiken



Në rininë time



Hapeshin vallet

si valët e detit

në mbrëmjet e bukura

në fshatin tim…

Recitoja vargjet,

të gjithë duartrokisnin,

fluturoja me magjiken

në hapësirat pambarim…



Vargjet e mia

sot janë të pakët,

thinjat e mia

kanë për të thënë shumë,

por të gjitha gëzimet

u përmbysën

për shpresat

që u hodhën në lumë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:02 pm

Gabime shekulli



Shekulli që na vrau,

iku apo erdhi?

Ngriti flamurin e dhimbjes

dorëgjati,

eshtrat e të rënëve

i shpërndau

dhe në varr

s’gjeti derman

i pafati.

Gabimet që solli,

s’ngelën përgjysmë,

guna e çobanit

u vjetërua më shumë,

mbaroi thesi i fundit

i bereqetit...

I ziu njeri

që i vajti fati

për lumë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:02 pm

Komike



Jam, as jam politikan,

kam marrë të ftohur

në çdo anë,

në të djathtë

e në të majtë,

hop këtu

e hop matanë.



Është vështirë

të lësh karrige,

se ndryshe

nga mendja ike,

të ngelën xhepat shpuar,

të thotë gruaja:

“Je tërbuar!”



Të këndoj,

apo të qaj,

po edhe iso

kush do të mbaj,

se u bënë shumë parti

të vesh dorë e Perëndi!

Njerëzia merr të tatëpjetën

e kupton të vërtetën,

çfarë të thotë njerëzia

që u ndave nga fëmija…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:03 pm

Mos trishtim

Nënës sime



Zogjtë e nënës

krahë lëshuan,

kënduan

se vëllanë martuan;

lotët më rridhnin

në faqe,

kur këndoja

për nënën time

që nuk mund

ta harroja.

“Sot, mos qaj, - më thonë, -

është gjynah,...

Sot ke vëllanë

me nuse në krahë,

nëna që u la

i rriti për ju motra

dhe vëllezër

të mblidheni këtu.

Babai i mjerë
përqark shikon,
mbas dasme
i egër dimri fillon,
dimri i keq
sinoret i çau,
vëlla e motër,
kurbeu i ndau...
Disa përtej malit,
disa përtej detit,
ngeli shtëpia
për ditë të qametit.
Fotografinë e nënës
ngadalë ledhatoj:
“ Mos u trishto, - i them, -
se do të duroj…”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:03 pm

Peshkatari

Fryn era
dhe rrjetën
e çon poshtë
dhe përpjetë,
duket sikur lot
peshkatari i mërzitur
kërkon gjoksin t’i tregojë,
një gjuhë të përbashkët
me peshqit të gjejë,
por vala e fryrë
s’pranon ta dëgjojë.
2.
Orët kalojnë
dhe rrjeta mbetet bosh.
“E di, - thotë i gjori,-
fatin e kam parë,...”.
Lodhur e mërzitur
në shtëpi u kthye,
Gruaja i hap derën
dhe i thotë:
“Ç’u bëre, ore i vrarë?!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:03 pm



Sytë më vishen nga lotët për historinë

Në librat që shkoja
nëpër duar,
doja të lexoja
më tepër historinë.
Të dija gjithçka
për të kaluarën doja
ç’e ka munduar
më tepër njerëzinë.




Kush vrau më shumë

moti i egër, apo regjimi?

Ndalem shpesh

dhe nënvizoj me të kuqe,

sytë më vishen nga lotët

dhe ngashërimi,

pastaj më pengon

dhe macja ime me huqe.

(Ku të dijë ajo kush janë problemet?)
Shpesh mendoj
se është më e lumtur nga unë,...
Mua më torturuan hallet,
s’fle, nuk gjej dot zgjidhjen,
qaj nën gunë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:04 pm

Me shpirt të vrarë



Nuk jam e lajthitur

që s’më zë gjumi,

e kam më të lehtë

të ngrihem në këmbë.

Nuk thërras, nuk shaj,

s’bëj rrëmujë,

shtrëngoj gjuhën nën dhëmbë.



Më pëlqen që fluturat

t’i pikturoj;

nuk dal të pi kafe

në mëhallë,

jam një zonjë

që braktisa shtëpinë,

në vendin e huaj

mendja më vjen vërdallë.



Dal në shi e veshur

paksa si hollë;

Thonë të ftohtit

mendje ta freskon,

jam mësuar

me vështirësitë e jetës,

teksa historia

vjen .. . e shkon…



Nuk jam e lajthitur

që qaj me ngashërim,
jam një zonjë
me shpirt të vrarë,
për motrën
që i la fëmijët jetimë,...
Për vendin tim
malli më ka marrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:04 pm

Dimër



Papritur hapet dera

nga furtuna,

zhurmën e lisit shekullor

që ra dëgjova.

Bashkë me të ranë

dhe foletë e zogjve,

të vegjlit që mblodha,

i shpëtova.



Një skicë

doja të bëja në letër

për zogjtë fatkeqë

që krahë s’lëshuan;

faji qëndron

mbi dimrin e egër

që folen e ndërtuar

e la të shkatërruar.



Ç’faj kanë

të vegjëlit e nënës,

dritën e diellit

kërkuan të shikonin,

por fati i zi

u trokiti në fole,

retë e zeza

qiellin mbulonin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:05 pm

Lulet në det



Mendimet

më bëjnë të nxitoj

në të ftohtë,

përpara më del

limani i ngrirë,

Nënat shamizeza

hedhin lule mbi det,...

A meriton lule

ky det i pamëshirë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:05 pm

“Jo, - përgjigjet me zë,
duke qarë.
- Lulet janë për ata
të paharruar,
për yjet,
që na dhanë
kafenë e hidhëruar,...
I mblodhën dallgët
duke udhëtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:05 pm

Ftohtësia e erës



Më çahen buzët

nga era e ftohtë,

gishtat e dorës

s’mundem t’i mbledh.

Dua të arrij shokët,

teksa nxitojnë...

Ah, as vijat e ujit

përpara s’mund t’i hedh.



“U plake, bre burrë,

u plake!...”-

fillojnë shokët

nga shakatë,

kërkojnë

të më japin forcë,

por unë

pak nga pak

ngela sakat.

E ndiej, s’bëj dot më

gjë në këtë botë...,

kam mbetur keq ulok..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:06 pm

Shiu më pengon

gjithçka që ëndërroj,



Fjala pleqëri



Zërin e vogëlushëve

më duket

sikur në mëngjeset e freskëta

e kam pranë,

( më mbushin me gjallëri).

Në flokët e zbardhura

mbaj sekretin (kodin ) e viteve.

Shpesh nuk dua

të dëgjoj fjalën “pleqëri”.



Kërkoj të shkund pluhurin,

që më lanë vitet.

Gjethet e rëna

kërkoj t’i mbledh,

t’i djeg diku...

Shiu më pengon

gjithçka që ëndërroj,

dhimbjet e eshtravemë godasin aty – këtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:06 pm

Bredhi krenar



Ti, o bredh,

me krahët e hapur

dëborën që bie,

sa shumë e ke mbajtur.



U bëre ombrellë

për djemtë refugjatë,

Nën trungun tënd

e shkuam një natë.



Mos vallë i numërove,

sa vijnë, sa shkojnë,

Për ata që humbën

nënat po vajtojnë.



Përmbi kryet tënd,

Shqiponja qëndron,

u thërret bijve,

sofrën ju ofron.



Sofrën të bekuar

e ka çdo shqiptar,

Ndaj, o bredh i bukur,

të qëndrosh krenar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:06 pm

Rruga e vështirë

Rrobat e lagura
më pengojnë të eci,
më duket vetja
si deve e hutuar,
lashë shtëpinë stolisur,
punova vite
për ta ndërtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:07 pm

“Ku shkoj –
pyes veten
për të lypur,-
në shtëpi të gjitonit?”-
dhe mendja më shkon
te lulet e ballkonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:07 pm

“Ah, - thoshim, -
jemi baçe me lule!”-
flas me vete si papagalli.
Nxitoj këmbët,
më bërtet vëllai,
se po na zuri nata,
na mori Djalli!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:08 pm



Peizazh vape



Tokë e nxehtë

vithisur

e etur për ujë,

në të çara

zvarranikët vendin

kanë ndërruar,

kafshojnë njëri - tjetrin

nën dhe’

se kush ka qenë,

kanë harruar.

Gjinkallat ligjërojnë
degë më degë,
dielli djeg ullinjtë
e etur për shi,
sorkadhet grisin lëkurën;
nën hije pëllumbat
struken nën çati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 EmptyWed Jun 30, 2010 3:08 pm



Zogjtë e nënave’



Ëngjëj në ëndërr shikoj,

gjë e rrallë e bukur shumë,

Kur zgjohem s’jam pranë tyre,

Perëndisë i bie në gjunjë.



Falem e falem tek ikona,

të na ruajë zogjtë Perëndia,

Secili e ka një nënë,

që e ka mendjen tek fëmija.



Të larguar të shpërndarë,

në darkë nëna s’i ka pranë,

Ah, Ëngjëjt ku janë,

zogjtë e nënave pa vatanë!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: