Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share
 

 Poezi - Eva Sotiri

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:49 am

Trokit !!....


E ndjen se jemi larguar?

Nuk vjen mė nė orėt qė vije!

Por vargjet pak mė tė rralluar

Zemrės i veshin dritė-hije ..!



Ti jo nuk e di se si unė

Nė ēdo ēast veē ty tė kėrkoj.

E ndjej kur ti je nė furtunė,

Trishtimin me ty pėrjetoj…



Mė thuaj nėse si mė parė

E ndjen se ē’mendoj unė tani!

Dėrgomė njė tingull, njė fjalė

Trokit dhe kur unė heshtur rri…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:50 am

Si nje i ikur ėndrrash


Me tik – takun monoton e fatalist
Tė saj,
Koha mėrgon kėrcėnueshėm
Tė fundit takim…!

Nė kėtė largėsi akullnajash
Tė asaj dite me sot,
Ku herė ngrenė koken e herė zhyten thellėsive,
Copėra Dielli e buzėqeshjesh,
Copėra mjegulle e lotėsh,
Filozofimesh tė boshatisura
A klithjesh proverbiale –
Ti mė pervijohesh
Si nje i ikur ėndrrash
Mes njė bote qė tė kthen veē shpinėn,
Mes ajzbergesh dritherues dhe pa jete.

Mos prit mė…
Eja!
Sikur gjithė jetėn tė endeshe
Aerodromeve,
Stacioneve gjithfarėsh tė botės,
Do t’ja vlente qė njė ditė
T’iu arratiseshe veshtrimeve
Akulluese dhe boshe,
Si shatėrvane pa ujė…

Do t’ja vlente tė vije sėrish
Nė Botėn e Zemrave qė tė presin…
Do t’ja vlente regėtima tronditėse
Bashkė me lotin e ngrohtė
Qė buron Jetė dhe Dashuri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:51 am

Nje zemer....!


Ne ditet e ngopura
me shoqerira te paverteta;

Ne ditet e mbushura

plot thashetheme moderne

per pasione personalitetesh

a per deshtime qeverish;

Ne ditet e marra, kur te duket me kot
se je dashuruar;

Nder dimrat fals
a verat e rreme;

Ne koridoret e merzitshme te sekondave,
ku shpesh akullon kotesia;

Ne oret stresuese,
kur larvat te duken gjarperinj;

Ne castet makabre,
kur tangerlleku fsheh emocionin;

Ne heshtjen e lige,
tamam kur duhet te flasesh;

Eshte mire te shikosh pak qiell
jo artificial...!

Eshte mire te degjosh
nje fjale te vertete...!

Eshte mire te te perqafoje
nje zemer si e jotja...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:52 am

Kujdes nga ajo “urrejtje”…


Ata tė dy urrehen, qetėsine mos ja u prish

Dhe mos ndėrhy nė mes tyre tani!

Koren e plagės sė urrejtjes mos e gėrvish!

Dikur mund tė ketė qenė dashuri…


Me fjalė tė kota atyre mos iu drejto!

Shmangu mė mirė, mos bėj zė!

Nga muret e ndarjes - kėshtjellė, mos u gabo!

Do ketė padukshmėrisht porta nė tė.


Nė rrėnoja fjalėsh tė zymta, trishtuese ngujuar,

Mos mendo se i gjen domosdoshmėrisht.

Mė mirė vėr re - nė shikime mos janė pėrqafuar!

Urrejta qė ne perceptojmė mbart ndjenja pafundėsisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:52 am

Gjyshes time


Ishte seē na ishte nė njė kohė...!
Kėshtu i nisje pėrrallat, gjyshja ime
dhe unė me ėndje zhytesha nė to
e rendja bashkė me ty nėpėr rrėfime.

Ti mė tregoje, e ėmbla gjyshja ime,
plot historira trimash atdhetarė…
Me magjepsje me kenget dhe shkrimet…,
pastaj pėr ēesmat qė pikonin ar…

E mengadalė, plot pėrkėdheli,
dorėn e plakur mė vije mbi kokė.
Unė qeshja, siē qeshin fėmijėt
dhe tė puthja nė tė bardhat flokė.

Edhe sot, prapė fjalėn tėnde dua,
ngrohtėsinė e zemrės, sytė e tu…
Je nė shpirtin tim, gjithmonė me mua,
megjithė boshin qė mbeti kėtu…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:52 am

Kur nuk te takova…


Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
Ajo largesi nga zemra qe dua.

Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
Malet dhe rruget qe neve na ndane…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:53 am

Nje kenge per ne te dy…

Sa here qe jemi bashke ti me thua
Se do me rrembesh gjithe ngrohtesine
Dhe ta mbash me vete
Per ta pasur dikur, nese i ftohti te rreshket neper shpine.

Sa here qe te takoj ti me thua
Se do rrembesh aromen e flokeve te mia
Per ta mbajtur brenda teje
Sa here qe te duhet te enderrosh…

Sa here qe te shikoj ti me thua
Se do ta marresh driten e syve te mi
Dhe do ta ruash ne zemren tende
Per te bere drite kur jeta te jete e erret..

Kur te jemi bashke
Une do rrembej gjithe rrahjet e zemres tende
Dhe me to do te ndertoj krahet e nje fluture
Qe te rrije me mua dhe te me tregoje per ty…

Kur te jemi bashke
Do te te dua dhe vetem do te te dua
Dhe gjithe kjo dashuri do jete
Me e bukur se gjithe endrrat e gjithe te dashuruarve.

Kur te jemi bashke
Nga cdo enderr do ēele nje lule
Nga cdo lule, nje fole dashurie,
Nga cdo fole, nje kenge per ne te dy…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:54 am

Dite pa shpirt



Digjen qiej prej letre

Iluzione yjesish..

Fragmente pafundesish.

Deti i zi mbledh simbolet e lirise, madheshtise…

Hije ēnjerezore infiltrojne deri ne kocke

Si shpirtra te keqinj

Pergjaken imazhe

Ne kujtese dhe ne mendime

Improvizim kotesish...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:54 am

Me mungon e tashmja…



mungon e tashmja qė po jetoj

Ēuditerisht pa logjike, gėrshetohet me kujtesėn
Dhe sė bashku falsifikojnė dhe e zhbėjnė
Realitetin.

Cilat ngjarje sėrish do tė pėrcaktojnė
Pjesėmarrjen tonė nė kėtė jetė?
Cila karikaturė pasioni do tė imitojė
Dashurinė?

Habitem me shpejtėsinė e kotėsisė
Nese ndihemi mė tė plogėt se breshka.
Mė tė palėvizshėm se mali.
Nė praninė e matematikės sė ndjenjave?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:55 am

Imazhi i nje heroi te rene per Atdhe…

Keto vargje, heroi im, jane per ty,
Per driten qe ke pasur dhe prape ta shoh ne sy.
Per jeten tende, Diell dhe hapesire,
Per vdekje tende qe keput zinxhire.

Hyjnor, yll i pashuar dhe ze i drejtesise,
Emri yt me pershendet nga krahet e perjetesise.
As frika, as dhimbja jo, ty nuk te ndal,
Imazhi yt eshte trumfi final.

Fjala jote eshte kushtrim i pafund…
Nuk ka me armik qe ty te te munde.
Per ty jam krenare, por syte kam gjithe lot.
Se bashku drejt fitores, askush s'na ndal dot…

Hyjnor, i pavdekshem, drite e vendit tim,
Shpirti yt me ndricon, tek prehet ne ameshim.
Terri, padrejtesia, egersia me s’te ndal,
Vepra jote eshe triumfi final.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:55 am

Ndryshe

Ndryshe, sot gjithshka eshte ndryshe..,
Alternuar neper jeten drite e terr,
Tjeter eshte shikimi edhe puthja.
Tjeter, nje mendim qe rrugen merr.

Ndryshe…! Ti ke hyre ne zemren time.
Nuk e di se si, nga c’porte valle
Dhe cdo mates, busull humb kuptimin,
Si ta dija qe do ndjeja kaq shume mall!

Ndryshe vjen mengjesi, perkedheles,
Tingujt ndryshe rendin si ujvare...
E gjithe jeta si cdo dite merr rrjedhen,
Por … asgje nuk eshte si me pare…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:55 am

Fjalorėt


Nuk di pse pyetja jote kaq dhimbshėm mė kumbon,
nuk di pse nga ēdo kthesė ti rri dhe mė vėshtron…

Dhe kur vrapoj shkujdesur, dhe kur jetėn ndjek pas,
dhe kur boshin e heshtur pėrpiqem mos ta has…

“A jam unė mikja jote?”- si erdhėm gjer kėtu?
Ta dish thellė zemrės time janė gdhendur sytė e tu…

“Mos jam pėr ty e huaj?” ē’tė them s’mė mbetet mė.
Gjithshka rreth nesh mė duket e ngrysur dhe pa zė.

Sa shumė vlen ti pėr mua s’e ditke pra, vėrtet??!!
Atėhere gjithė fjalorėt duhen ndryshuar krejt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:56 am

Zoti, Unė dhe Ti…

Sa larg! Ndoshta gjithmonė mes nesh ka qene kjo largėsi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrė
se ishim prane te dy.

Jam larg! Nė ndjenja e mendime as unė nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranė kur ty tė kam qėndruar
s’kam qenė aspak kėtu.

E ku ėshtė pikėthyerja? Nė cilat labirinte ngeci ndonjė vėshtrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

I lashti ligj i botės ėshtė kthyer mbrapsht rrėmbimthi.
Vetė Zoti sofrėn shtron…
Dhe ne si dy tė mjerė i shesim tangėrllik
Si Papė apo Cambronne.

Dhe s’kemi frikė fare, por rrahim krenarė krahėt
Prej parafine bėrė.
E Zoti buzėqesh kur na sheh majė kalit.
S’le diellin tė na zėrė...

Qė krahėt mos na shkrijnė dhe me ndriēim qiriri
Mos biem pėrmbi dhe.
Na lė tė ndjejmė dhe pak tė Bardhėn Dritė tė Qiellit,
paēka se s’ėshtė pėr ne.

Dhe prapė qėndrojmė larg, me mijra vite dritė,
ndonėse kaq tė vetmuar
e Zotit zemėrmadh i shesim tangėrllik,
me zemrėn tonė tė shuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:56 am

Kjo jam unė…

Tinguj dashurie,
kurajė para vdekjes.

Nevojė pėr ėndrrėn,
gėzim pėr jetėn…

Liri nė tė vrapuar,
pasion nė tė kėrcyer.
Foshnje nė tė qeshur,
mistike nė lutje…

Trishtim, xhelozi,
dhurim, pėrkatėsim, dėshirė…
Tė mos dish se ē’tė bėsh…
tė bėrtasėsh a tė qash…

nė trishtimin e njė gjesti,
nė kuriozitetin e njė vėshtrimi,
Tė dashurosh pa kuptuar,
Tė urresh pa dashur…

Tė jesh e ėmbėl dhe e fortė,
grua dhe fėmijė njėkohėsisht…..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:57 am

Qyteti, mbrėmja, unė dhe ti.

Tė bukur, tė lumtur, tė lodhur, tė zhveshur..,
qyteti, mbrėmja, unė edhe ti.

Aroma e pėrzierė e flokėve,
ngjyra e syve tė tu, reflektuar nė sytė e mi.

E kujt ėshtė kjo zemėr qė kaq shumė rreh
mė fort se frymėmarrja dhe zėrat tanė?
Ėshtė e jotja, e qytetit a e mbrėmjes,
apo ndoshta e imja me tingull kėmbane?

Nuk e di ende ku mbrėmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrėn e tij.
Nuk dalloj nė jam unė kur mė pėrqafon.
a je ti qė pushon brenda syve tė mi…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:58 am

Sikur njė ditė…

Sikur njė ditė tė mos jesh mė nė jetė
ēdo tė bėhesha vallė?

Ē’metamorfozė tmerri do tė pėsonte
trupi dhe shpirti im?
Ē’hije monstruoze do tė pėrpinin
diellin…?
Ē’fuqi e paimagjinueshme,
cila perėndi e plotfuqishme
do niste tė belbėzonte enigmėn e tė duruarit
tė mosqenies tėnde…?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:58 am

Komunikimi

Doja vetėm tė tė pėrqafoja…
por ja…. fjalėt… fjalėt…

Fjalėt na afronin, na largonin,
na bėnin keq,
pastaj na ndihmonin,
pastaj….

...Doja pėrsėri tė tė pėrqafoja dhe atėhere…
prapė fjalėt…..
na largonin…
ngrinin mure mes nesh,
na zvarrisnin larg njėri-tjetrit.
Tepėr larg….

Dėshiroja vetėm tė tė pėrqafoja…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 6:59 am

Mė thuaj…

Rastėsisht
emrin e dashurisė ke marrė ti?

Ėshtė shndritur
nga mijra drita verbuese imazhi yt
dhe gjithė kėto drita
tė ndezura nga fantazia ime,
jo nuk mė lėnė
Tė tė shoh qartė…

Pa e ditur mirė vlerėn tėnde tė vėrtetė
tė dashuroj…

Thuamė: E jotja vallė ėshtė kjo meritė,
a dashurisė i takon…?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:00 am

Tre poezi per heroin tim:


Sytė e mi tė skuqur

Sytė e mi janė skuqur,
si arenat e pėrflakura nga gjaku i demave
nė mbrėmjet e toreadorėve nė Spanjė...

Sytė e mi janė tharė,
si barku i njė gruaje
tė paaftė tė gjenerojė akoma jetėn...

Sytė e mi,
qė kanė derdhur tė gjithė lotėt e botės,
mbushur me trishtimin e gjithė popujve.

Pėr tė derdhur tė gjithė kėta lot,
kėrkuan borxh fijet e argjendta, me tė cilat janė varur yjet
nė qiellin e trishtuar tė 9 tetorit.

Pėrreth meje shumė sy tė tjerė,
tė mbetur jetimė nga imazhi yt, si njė Krisht i ri,
imazh i bukur, si ai i njė ėngjėlli...

Sy tė mbetur jetimė,
si fėmijėt e njė nėne tė vdekur nė moshė tė re,
ende nė kėrkim tė dashurisė qė ndriēon jetėn...

Sytė e mi tė inatosur dhe prerės si thika
ndaj atyre qė tė bėjnė keq, duke tė kėrkuar..
Duke tė kėrkuar ... nė tė gjitha jetėt...

_________________________________

Deshėn..

Ra, por asgjė pėrfundimtare s’mund tė jetė
(ndjehen hapat e kthimit, qė andej nga shkoi).
Ai ėshtė i lartė, i pėrjetshėm, i mermertė,
edhe pse vdekja e egėr deshi ta errėsojė.

Ai ishte larg ndėrsa e lidhnin atje
dhe kur e lidhnin larg ai vinte kėtu.
Ndėrsa e murosnin bėhej ujė, rridhte tek ne.
Kur e varrosnin, ringrihej, luftonte pėr ju.

Emrin, mbiemrin t’ia zhduknin kėrkuan,
por emėr pagėzimi, nė zemrat e gjithė botės u bė.
Tė plagosur, tė munduar, tė ēarmatosur e pushkatuan,
kujtuan se fituan, por gjithė bota u ngrit pėr tė.

Deshėn tė ishte vetėm, nga tė gjithė i harruar,
por ai ringjallet nė ēdo brez, tek tė gjithė ne.
E besuan tė pėrhumbur, por ai me armė nė duar
na jep shpresė, na jep forcė, pėr njė pranverė tė re.

__________________________________


Fjalėt e fundit tė tij

Fjalėt e tua mė kumbojnė si jehonė:

“…Nuk mė bėhet vonė qė po vdes,

Armėt e mia do tė vazhdojnė tė qėllojnė…..”

Ndjej njė brengė nė zemėr,

qė kohėn nuk mund ta kthej dot pas.
Por fjalėt e tua janė vetė forca:

“…..E di qė keni ardhur pėr tė mė vrarė..

Qėlloni frikacakė,

Ju po vrisni vetėm njė burrė.”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:00 am

Mėshira

Nė njė moment tė vetėm
ishe i gatshėm tė shkatėrroje njė jetė njeriu.
Ti person indiferent, zemėrzi, meskin, i pabesė.

Ēdo ditė pėshtyve nė fytyrė jetėn,
duke shkatėrruar atė tė tjerėve,
pa mėshirė.

Nė fakt nuk pate mėshirė pėr veten tėnde,
me kėtė qė i shkaktove…
Ēdo ditė!

Jeta jote tani ėshtė njė zgavėr e mjerė…
Falėnderoj Zotin, qė ti nuk e njeh,
atė qė mė bėn tė aftė tė provoj mėshirė
pėr ata qė janė si ti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:01 am

Babait tim

Kujtimet janė veshur plot mjegull.

Tashmė nuk i kujtoj dot tė gjitha
Aq kthjellėt pėrherė.

Dhe figura jote dhe zėri yt,
Dhe aroma jote kanė hyrė nė njė botė zbehjeje,
Siē zbeh era polenin e luleve nė pranverė.

Ti vjen e nga ajo fotografi mė buzėqesh
Ēdo herė qė tė shoh.
Ti mė buzėqesh pėrsėri e pėrsėri.

Duket sikur ti je mė i lumtur se unė,
Sikur edhe qė andej shpirti yt kėrkon tė mė dėrgoje
Lumturi.

Ku ta ēoj gjithė kėtė dashuri qė na bashkon?
Kėtė lidhje kaq tė fortė?
Kėtė lidhje instiktive, tė pakėputur, ma thuaj!

Lidhje tė pavdekshme!
Unė nuk mund tė jetoj dot pa ty.
Siē duket as ti, qė vjen kaq shpesh, pa mua...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:02 am

Vjeshta

Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
Ja vjeshta po afron.

Me nje petale loti ne cep te syve rene,
Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
Ja vjeshta po renkon.

Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
Vete vjeshta po loton.

Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
Kjo vjeshte qe vjen e shkon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:02 am

Tė keqkuptuar


Kemi gjithmonė njė detyrė shumė tė vėshtirė:

Tė gjejmė forca pėr tė luftuar

gjykimin e pavėrtetė tė tė tjerėve

nė tė pandryshueshmen

botė tė rregullave.

Jetojmė shpesh nė moskohė dhe nė mosvend,

tė pasigurtė pėr tė tashmen,

si fėmijė tė braktisur

nė njė botė kujtimesh dhe pendimesh.

Konfuzė pėr dimensionet e vėrteta tė jetės,

tė vdekjes,

tė pazėvendėsueshem,

tė papėrsėritshėm,

tė keqkuptuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:03 am

Fjala


Nė krahė tė pėrkund, tė vret, tė ngre prapė,
njė fjalė e ngrohtė, e egėr a kallp.

Njė fjalė hipokrite kthen qiellin nė gri,
njė fjalė mjeshtėrore tė vesh me magji.

Njė fjalė s’ėshtė gjithshka, shpesh s’tė mjafton,
sa herė e vėrteta nė tė nuk qėndron.

Por zemra. e veshur me mjegull stuhish.
pėr fjalėn e ėmbėl ka mall sigurisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 37
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri EmptyThu Jul 09, 2009 7:04 am

Ėngjėj dhe djaj


Ditėt tona nisa tė mbledh njė nga njė

pas fatit tė verbėr, mes shtegut harraq.
M’u dukėn vėrtet aq pak sa s’ka mė,
sa nisa t’i kthej nė minuta sakaq.

Pėr hir tė njė gafe tė Zotit a Djallit
u njohėm kaq vonė, kishim ikur kaq larg.
Mė mirė mos ia dinim kuptimin as mallit,
kur fronat qenė zėnė, kur s’kish vend pėrqark.

E sado tė kėndshme a joshėse, pėr tmerr,
tė jenė ēastet tona kur vrapin ndalojnė,
tik-taku i ditės qė vjen e i merr
tregon kėrcėnueshėm ku duhet tė shkojmė.

Kokėulur po ndjej se Toka s’ka vend.
Ēdo skutė ėshtė plot “miq” e plot dreqėr “shenjtorė”.
Veē Qielli rri hapur pėr ne anė e kėnd,
pėr ne heretikėt a “djajtė” ėngjėllorė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




Poezi - Eva Sotiri Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi - Eva Sotiri   Poezi - Eva Sotiri Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi - Eva Sotiri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: