Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:56 pm

Këngët e valëve
nisin ngadalë
para se të flë,
për ju dua të shfaq këngërim,...
Dikush
mund të më quaj
të çmendur,


por me shpresën tuaj

jam në mbretërim.



Dhuratën më me vlerë

mbartin këngët,

t’ju thur ato vargje

në meritim,

Pranverë e përhershme

ju qoftë jeta,

bashkë me bilbilat

në këngërim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:56 pm

Me shpresa të shumta më ndeze!



Nënës që në hapi derën



Ah, moj nënë Sofia nikoqire,

s’i harroj porositë e tua,

Më thoshje:

“Kujdesu për veten,

s’mbahet shtëpia

me miell hua!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:57 pm

E mblodha djersën

E derdhur

dhe fillova pak nga pak,

Hapa shtëpinë e re si zonjë,

gëzohem kur hyj në prag.



Rrugë e gjatë dhe e vështirë,

paska qenë për mua jeta,

S’shkoka ajo si vaj e mjaltë,

jeta ka dhe të tatëpjeta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:57 pm

E rreptë i thashë të keqes “ndal”,

unë e lodhura shumë,...

Do të jetoj dhe unë e qetë,

se shkuan vitet, s’bëra gjumë.



Të ndritë shpirti ku ke rënë,

se më dhe kurajë kthese,

Më mbajtje me bukë e ujë,

me shpresa të shumta më ndeze!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:58 pm



Kështjella e vjetër



Selaniku - porti i gjerë,

kanë kaluar breza me radhë,

Sofrën shtruar, si gjithmonë,

edhe ne nuk na ke ndarë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:58 pm

Kështjellë e vjetër në krye,

sa shumë ka për të thënë,...

Shpresoj për ne diçka do të thotë,

Vendin e begatë si e kemi lënë.



Më ngjau me Pashalimanin,

më vjen për Atdhenë kaq mall,

Them: “Kështjella ka të drejtë

Vatrën tonë si e lamë?!”

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:59 pm

Bregun e gërryen,

deti i tërbuar,

Nënat flasin

nëpër dhëmbë:

“Ah, ah, kurbeti i mallkuar!”



Era fryn e shtyn ngadalë retë

që mbulojnë yjet,

Shqiponjat krahëhapur në male,

egërsirat fshehur në pyje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 1:59 pm

Dimri i vështirë

s’di të iki,

(Ç’kohë duhet të shkulet? )

S’do të kalojë vallë?!

Qan foshnja në djep…

Dora që e përkund ka një hall...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:52 pm

Dialogim emigrimi



Ku po shkon, o djalë i nënës,

xhepat bosh, trupi tretur,...”.

“Ah, dhe ti shqiptare qenke,”-

më thotë djali duke qeshur.



Zgjata dorën, diçka i dhashë,

u skuq dhe: “Nuk e marr,” - më tha.

I thashë: “E kam për shpirt të nënës,...

Nëna ime jetime më la”.



“Sa kohë ke këtu?- më pyeti djali.-

Besoj se do jesh me e zënë?”

“Bir i nënës, është miell hua,...

Toka jonë nuk duhet lënë”.



Kur është buka nga hambari,

ka më tepër shije në gojë,

Ndaj do të kthehemi të gjithë,

Vendi ynë një ditë të lulëzojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:53 pm

Në zemrën time motër je…




Si u largove nga shtëpia?-

më pyet shoqja greke.

- E ndërtove dhe e le

Sikur të ishe pa fole!…”.



“ Ah, moj zonjë,

me gjithë të mirat,

në dimër kur fillojnë shirat,

mbushet përroi i rrëmbyer,

të njoma dhe të thata

i ka thyer.



Kur shikon rininë që iku,

thua zogjtë po shtegtojnë,

Flas me vete si e lajthitur,

sikur këta zogj të gabojnë.



Jam e shkolluar, me njohuri,

po s’e kam fatin si ti,

të kam shpirt e të kam shpresë,

më hape derën më dhe besë.

Unë këtë e vlerësoj e them:
“Si do ta shpërblej unë
Në zemrën time motër je
më ule në vatrën që ke”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:53 pm

Ndërrim i emrit

Leonorës së rremë



Tani më quajnë Leonora,”-

më thotë një shoqe, kur e takoj…

“Sot është 8 Marsi, - i them, - festë,…

Një lule për nënën që hysmetoj”.





“Dyqani i luleve plot përplot, -

ma ktheu Leonora me ironi,

Gajasi, u shkri duke qeshur:

“Kaq zemërgjerë je, moj Lefteri?!”



”Kjo botë, - i thashë, - është portokalli,

vjen rrotull ngadalë – ngadalë,

Im at dikur ishte i fortë,

po tani ecën çalë- çalë.
Në këta lisa u mbështetëm,
kur erdhëm të lagur, të uritur,
E mira shpërblehet më të mirë,
nuk jemi njerëz të paditur”.




Kush dhuron lule, lule do të presë,

kush djeg, do digjet furrë,

Në vendin tonë do të kthehemi një ditë,

Buka e vjetër s’harrohet kurrë…”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:54 pm

Vetmi e imponuar

Gumëzhin koshere e bletës,
bletët shkojnë dhe vijnë lule më lule.
Në lulëzimin e pranverës
konxhet hapen gjithë pekule.

Unë e mjera ngela vetëm
dhe pranvera seç po shkon,
Të prita, djal-o, të prita,
mendja ime po gabon.

Prita muaj e prita vite,
më ngeli balta në këmbë,
Mbi faqet lotët bien,
flas me vete nëpër dhëmbë.

Ç’faj të kam unë, e mjera,
thuaj të drejtën që s’më do,
Kujto shtëpinë dhe katandinë,
veç në vend të huaj mos shko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:54 pm

Lotim në prehjen e nënës



Varrin e nënës shikoj

duke lotuar,

bie mbi të,

hallet me radhë qaj;

me kë të nis

dhe me kë të vazhdoj,

s’i them dot të gjitha,

se u ktheva në vaj.

Nis për shtëpinë

që m’u prish,

për barin që s’gjelbëron,

për zogjtë e uritur,

për zinxhirin e mesit

që më pengon.

Më lëndohen plagët e marra,

nuk ka ilaç që mund

të më shërojë.
Mos më qorto
dhe ti, nëna ime,
se për ato që them,
e di, nuk gaboj.




( Nga marazi,

s’di ku është fillimi i qarjes,

s’di se si të vijoj...)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:54 pm

Portreti i lules së çelur



Me gishtat e lodhura

nga puna,

kërkoj të mbaroj

dhe një pikturë,

për Florikën,

që lashë në derë të babait,

motrëzën e dashur

të paharruarën.

Peneloj

portreti të ketë një nur:
flokët gështenjë
dhe sytë e bukur të saj,
të gjitha lezetet
që Perëndia i fali,
si luleçelura në maj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:55 pm



* * *

Natën jetoj

me ëndrrat e padëshiruara,

Ditën zogjve në dega:

“Ejani këtu...” - u them,

një zot e di,

se ç’heqin ata pa fole,

ndonjëherë të mjerët

skifteri i mbërthen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:55 pm

Vetmi emigrimi



Mos më thoni

ngelën pa krahë,

mos më thoni

janë të uritur,

dua t’i dëgjoj

zërat e zogjve,

se nga gjumi i keq

jam i tronditur...

Vetminë aq shumë përjetova,

në ditë të emigruara

dhe në netë të stërmunduara.

Tashmë s’u ngjaj më zogjve,

por ëndrrave të dashuruara...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:56 pm

Mesnatë



Kundroj hënën

me trajtën e saj të plotë...

I falem, i kërkoj ndihmë.

Ah, sikur, o ZOT,

rrugën e panjohur

të më tregojë.

Vijoj të eci

në natën e pasosur

me frikë në pellgjet e ujit,

që s’kanë të mbaruar,

mallkimet s’i kisha besuar

ndonjëherë...
Po kjo mesnatë
qoftë e mallkuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:56 pm

Sytë të kesh tek unë



O ylli i mëngjesit,

do të të lutem shumë,

Kur qëndron pranë hënës,

sytë të kesh tek unë.

Se unë nuk kam tjetër,
te ty kam një shpresë,
ngela pa fëmijë,
po qëndroj me besë,
të lë amanet,
para se të vdes’.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:57 pm

Zambakët e prillit



Të m’i mbillni

pranë e pranë ...

çdo pranverë

që të çelin

dhe e vdekur (pa frymë)

të ndiej vatanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:57 pm



Fustani me gjethe



Fustani me gjethe, vajzë,

derdhej e të varej prapa,

Unë mundohem në të kapem,

ti nxitove dy – tri hapa.



Vrapoj e vrapoj, i mjeri,

po nuk të arrita dot,

Djersita, moj vajzë, për ty

dhe më ranë ca lot…



Pse vrapon, o moj sorkadhe,

nuk je mollë që të kafshoj,

Unë jam djalë e jam beqar,

folenë me ty do të ndërtoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:57 pm

Erë e vendlindjes



Nga Korfuzi i lashtë e i bukur

u ktheva në të dashurën vendlindje,...

Jo, nuk krahasohet me tjetër kjo tokë,

ku më përkundi nëna ime.



Vesa e mëngjesit derdhur si sërma

në fushën “lalë” të Myzeqesë...

Më thonë e qeshin shoqet

i kam plot aromë lulet e baçesë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:58 pm



Ujku i vjetër



Ujku i vjetër

nga një shpellë

nxori kokën

e më vështroi,

bën të hedhë hapa,

po s’mundet

me zë të çjerrë

po rënkon.
Ditët i ke të numëruara,
lan gjynahet
që ke bërë;
në ballë të qëndrojnë
të shkruara,
prishe
një dynja të tërë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:58 pm

Përmbi mal



Më shkoi jeta përmbi mal

psherëtin e flet djali çoban,

“Më ke mua, - ia ktheu Sorkadhja,

të hedhim valle anembanë”.



“Të qofsha falë,”- i thotë çobani

dhe ia merr cyles dyjare;

Luajnë e hidhen në livadhe

djersa sumbulla margaritare.



Dalin thëllëzat plot naze,

hedhin valle me lezet,

Bukuritë që ka mbi male,

janë jetë plot shëndet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:58 pm

Sinjalet e pranverës



Mbi zallishte një gushkuq

zbret me frikë

diku me sqepin e tij diçka kërkon,

lëkundjet e valëve janë të lehta,

sikur miratojnë,

jeta vazhdon.



Retë një nga një fshihen

pas malit,

një melodi vjen

dhe më rinon...

Melodia e fyellit

dëgjohet mbi pllaja,

një thëllëzë folenë e saj

po ndërton.



Lastarët delikatë

lëshuan sythe

në ballkonin e së dashurës

Valbonë,

nuk jam rrugëtar i vetëm,…

Sa më gëzon kjo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 EmptyWed Jun 30, 2010 2:59 pm

Djemtë e nënës

Djem, t’u bëhet dita një mijë,
ju që mbollët në tokën mëmë,
Duhet hambari nga bereqeti yt
s’mbahet shtëpia me miell të dhënë.

Ata që dëgjuan këto fjalë
qumështin e kanë hallall,...
Sado që të rrish në vend të huaj
për vendlindjen do të të vijë mall.

Ndaj, ta thoni kudo që jeni,
mendjen dhe shpirtin ta keni këtu
në djepin që përkundi nëna,
këngët dhe lotët ishin për ju.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema   "Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Mirëmëngjes i rilindur" poezi nga Lefteri Sema
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Poezi e vendlindjes
» POEZI
» Hajk
» Poezi e dhimbjes
» Krijime nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: