Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:14 pm

Dino Çiço















Ecni në dhimbjen time



poezi





























2006





Dino Çiço

“Ecni në dhimbjen time”

poezi



Redaktor letrar: Lirim Deda





Copyright Dino Çiço, 2006

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:14 pm

Në varrin e prindërve





Mes varresh hëna që nga larg,

më ndihte duke hedhur dritë.

Shpejtoja unë në çdo hap,

më prisnin prindërit për vizitë.

Të dy të shtrirë aty te varri,

të dy të ngritur pak në bërryl,

dhe sytë digjeshin nga malli,

ngjasojnë katër karafil.

Po pse, o bir, të vish kaq vonë,

për ne pse s’bëhesh kaq merak?!

Mjafton që ne na kujton,

ke ardhur njëqind herë bashkë.”

Dhe frym’ e nënës aq e ngrohtë,

që shkrin aizbergët dhe në pol,

i ul te mermeri i ftohtë

si një këmishë m’u mbështoll.

Im atë buzëqeshte pakëz i rreptë,

një rreptësi plot ledhatim:

‘Si i ke punët aty në jetë,

sa mirë që më erdhe , biri im!”

Si janë fëmijët me shëndet?”

Ndërhyri nëna: “Po me grip?”

Dhe; “Hesht, moj, të lutem, hesht,

ta pyes për hallet dhe për miqtë!”

Të dy i prisnin fjalët kot…

Po ç’ke?…” “Po hesht, dreqi ta marrtë…”

dhe dashuria aq e ngrohtë

“Grindja” i bashkon bashkë.

Një dashuri e thellë, e thellë,

Lumturi në mes të saj;

i shokuar shihja prerë,

si grindej nëna dhe babai.

Loti im rubin nga syri

më ra mbi atë mermer,

thellë në zemër, kur më hyri,

më shpoi si të qe tyrjel’.

Me sy të mbushur gjithë lot,

mirënjohës i shihja që të dy,

Ata më donin … Po sa fort?

Sa dua unë fëmijët e mi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:15 pm

Nata e kobit






A. I. Promethenjtë



Çdo dhëmb të ngjet si një qeli,

në Spaç, Burrel apo Qafë Bar,

atje ku vdekja si lubi

tërhiqte jetën zvarrë - zvarrë.

Atje ku kombi vdekjen sheh

se si liria s’qe e lirë,

se gjithë elita atje qe,

si Prometheu në zinxhirrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:16 pm

II. Rrudhat e Ferrit



Çdo rrudhë jotja s’qe mendim,

hapur nga shqetësimi i madh,

për vendin tënd, për vendin tim,

për gjithë të rënët e të gjallë.

Çdo rrufhë ngjante si hendek,

varre masive mbushur gjak,

me kafka shokësh dhe kolegë,

me lot fëmijësh lënë bonjak.

Çdo rrudhë më vete kishte tmerr.

Oh, ç’tmerr pillte mendimi yt,

çdo rrudhë - shkallë qe një ferr,

Atdheun zbrisje për çdo ditë.



III. Kainët



Ç’vështrim kishte prej Demoni,

mijëra kainë mbledhur tok,

kish zili dhe Neroni,

kish zili dhe Pol Pot.

Vështrimi akull bajoneta,

të ngjethej trupi gjer në rrëmb,

çdo rreze gjarpër prej kënete,

çdo rreze ishte tel dhe gjemb.

Çfarë vështrimi të kishin sytë!

Oh, ç’tmerr e mort të kishte në to!

Nga ç’kockë i ngjize dhe nga ç’mish?

Po çfarë dreq lënde qe ajo!!



IV Krimi i fjalës



Gishtrinjtë kobra helmatisur,

kush u prek e u nda mirë?

Me to trekëmbësha kishe stisur,

në thonj fillin kish çdo krim.

Uh, çfarë ëndërr! Të rrëngjeth…

çdo mendim qe një Makbeth,

pë burgun tënd me emrin shtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:16 pm

V. Varre



Sa pak tokë, sa shumë varre,

çfarë varrmihës ishe ti!?

Karafilat me petale -

internime e pabesi.

Sa shumë libra dhe kujtime!

Radhë rrinë në bibliotekë,

shuajma , more habinë time,

t’i shkruan , a i shkrove vetë?!



VI. Vallja vrastare



E nisëm rrugën veç me skamje,

në zemër kishim shumë besim,

na vrisje Ti, ne hidhnim valle.

Ne qorrat s’shihnim tiraninë.

Ne fanarët në Evropë

Evropa ndriste neon

në 50 vjet që ecëm tok

nga triskat shkuam në tollon.



















VII. Dëshirë



Të shoh gjithmonë se si qesh,

kudo ku jam, kudo ku rri,

madje, nga gjumi gjithë djersë

ngrihem me tmerr dhe llahtari.

Ashtu, me sy të çapëlyer,

i lutem Zotit me shpirt e zë,

natën e Kobit të urryer,

Brezat që vijnë mos pafshin më!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:17 pm

Manxuranës



(motiv popullor)

Manxurana në kuti,

folëm-o,

folëm -o!

I varfëri nuk e di

gjuhën -o,

gjuhën -o!

Atë gjuhë që flet ti

ëmbël-o,

ëmbël-o!

Manxurana fletë – fletë

lerëm-o.

lerëm-o!

Të shuaj zjarrin e shkretë

zjarrin-o,

zjarrin-o!

Atë zjarr që ndeze vetë

vet-o,

vet-o!

Manxurana përmbi shoqe

përmbi-o,

përmbi-o !

Paç belanë pse më dogje,

Belanë -o,

belan-o!

Mendjen e kokës ma hoqe,

mendjen-o,

mendjen-o!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:17 pm

Sa shumë ecëm





Ecëm shumë në jetë,

shumë.

Shuajt e këpucëve i lamë diku

aty në harresë,

ku lamë dhe ëndrrat bonjake.

Këmbët na binin erë djersë,

ëndrrat na binin erë këmbë,

ëndrrat që ngjanin

si gjethet në vjeshtë,

verdhane,

kalbëzuar në gjëmë.

….. Ecëm shumë në jetë,

ecëm shumë!…

Një ecje pa fund,

pa krye,

ecje e vështirë.

Me gjurmët të lëna në kum,

kur mund të ngjiteshim te yjet!

Zgërdhiheshin me ne

të ndyrë e kodoshë,

zgërdhiheshin që na detyruan

të ecnim kokëposhtë. …

Sa shumë do të ecim jo kot,

s’do të jemi robot.

Dhe fjalën do ta themi me forcë,

të rreptë të lirë.

Sa shumë do të ecim,

sa shumë, sa mirë.

… Këmbët le të bien djersë,

ëndrrat s’do të na bien erë këmbë!

Ëndrrat s’do t’i kemi

si gjethet në vjeshtë,

verdhane, të kalbura në gjëmë,

ëndrrat plot shpresë.

… Shumë do ecim vërtetë,

do të ecim për vete

dhe vetë,

si njerëz të lirë me dinjitet.



Sa shumë do të ecim të lirë,

sa shumë,

sa mirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:17 pm

Portret i gurtë





Themelet e gurta futen thellë,

si metastaza në shkembenj guri.

Kështjellë e gurtë ngjason

me një vapor prej guri,

shtëpitë e gurta qëndrojnë rreptë,

mbi kokat e tyre të gurta.

Çatitë e gurta janë si përkrenore prej guri,

në kalldrëmet e gurta

hapat e gurta gricin retë e gurta,

retë e gurta ngarkuar

me shiun e gurtë.

Në shkallimat e gurta,

këpucët e gurta,

lënë gjurmë të gurta,

njerëz të gurtë gatuajnë mendime të gurtë,

krijojnë karaktere të gurtë.

Gjithçka e gurtë!

I gurtë oksigjeni,

i gurtë lumi që shtyn ujë të gurtë!

Edhe gjumi, edhe gjumi është i gurtë!

Në kornizën e gurtë

portreti i gurtë i qytetit tim të gurtë,

të gurtë.

Këtu dhe vetë çudia është e gurtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:18 pm

Specie burrash





Një të mençur pyetën një herë:

“Sa lloj burrash ka në këtë botë?”

E tundi kokën, u mendua thellë:

“Shtatë lloj ka , - me ngadalë u thotë.

- Ka burrë burri, sigurisht elitë,

ka dhe burrë që është aty- aty.

Ka burrë –grua mbështjellë me petkun frikë,

dhe burrë për grua është ai!

Ka burrë për m*** – pa një vlerë në jetë.

Ka m***- burrë, është ndyrësirë.

Ka dhe një m*** – muti, që s’do asnjë koment.

Sërisht tundi kokën edhe foli:

- Këto ndarje, - iu them, - mësoni mirë.

Nga vetë veprimi në një lloj do shkoni,

jeta për gjithkënd vendos kategorinë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:18 pm




Morinë





Mbi retë e zeza të tokës kosovare,

këmbëkryq

po rrija në Morinë.

Turma të pafundme

shtyrë nga bajoneta e stërgjatë

tankesh me zinxhirë.

Ditë dhe natë…

shtyheshin ditë dhe natë.

Të plagosurit dhe shpresat e vrara

mbartnin mbi shpinë.

Fëmijë të plakur,

të reshkur, me thinja.

Duma dhimbjesh në shpirtrat e vrarë,

në shpirtrat pa dritë.

Pleqtë të dobët, në rrudhat pa gjak.

Oh, ç'vragë linte helmi kobër

që ju rridh nga sytë.

Morinë, këmbët zvarg, zvarg.

Sinfoni funebër e një populli martir.

Orkestra ushtarake me vdekjen,

Beogradi varrmihës hapte varret masivë.

Morinë!

Kosova e gjakosur përcillte të rënët

mbështjellë me rrezet e shpresës.

Të rënët sërish u ngritën

për thirrjen e madhe,

s’duruan dot më.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:19 pm

Si të gjallët

u veshën me rroba laramane

tri gërma shqiptonte shqiponja,

U. Ç. K. , U. Ç .K.

Piskama!

Ortek i urrejtjes

nga zemrat copë - copë.

Piskama!

Kohës ju bë trupi mornica,

kohës i treteshin mushkritë nga zjarri.

Heej - heeej!

Priiitna o Azeeem Galiiica,

Priiina, o Adeeem Jashaaaari!

Turma shtyhej, shtyhej,

si breshka, një ecje në vend,

burrat vraponin të viheshin në rreshta.

“Do vritesh, babë!”

“Ani, o bir, mbetesh ti.

Hakën… Ke pushkën e madhe.”

“Mos kij gajle!”

Ky qe më shumë se betim.

Dora e bacës

mbi kokë të njomzakut

qe flamur,

qe dhimbje,

qe shpresë,

Kosova po ulej në trupin e njomë,

qe jeta për jetën,

liria që s’vdes,

qe grirje për breza,

amaneti për tokën.

Dora e babës – betimi i fëmijës

qe zgjim për Evropën.

Isha ulur në Morinë.

Në flatra gëzimi

vraponte karvani pa fund.

Vraponin fëmijët,

vraponin, vraponin…,

gëzonin me ta dhe ushtarët e KFORIT.

Mjeran Everesti,

Gëzimi vigan!

Karvanin e prisnin heronjtë që ranë,

karvanin e prisnin heronjtë e gjallë.

Mendimi i hakmarrjes u flak

si një bisht cigari.

Në pellgun e harresës.

Në emër të jetës.

U flak për lulet e jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:19 pm

Një dëshirë



Pranë kazanit bosh,

ku lagjja zbraste mirëqenien e tepërt,

një plak i rreshkur me fytyrë të lebërt;

një fëmijë i pamoshë

dhe qeni zagar i pastrehë,

çdo mëngjes prisnin në mos lumturinë,

prisnin me shpresë të shuanin urinë.

Shiu nevrik fishkëllente

kalldrëmin e pistë.

“Eh, të kisha një copë bukë!”

Fëmija sillte në mend

t’i shkruante urinë gjyshit përkarshi.

Duart e plakut dridheshin mbi bastunin e tij

si kaçavidha në një vidhë të spanuar,

damarët në duart e reshkura

si gjarpërinj të zinj thëthisnin kujtimet kaluar.

Plaku mbështjellë lecka,

gjithë arna evropiane

në sytë që i ngjanin një kandili pa vaj,

vërtiste në sklerozën dëshirën

për një copë bukë

t’ia jepte fëmijës,

fëmijës që s’luante me shokë, dhe…

Paskësaj të dremiste në ëndrrat që kishin vdekur.

Një ëndërr ëndërronin të dy,

plaku dhe fëmija,

kazanin e plehrave bosh me keqardhje

deri në cfilitje.

Uria i brente,

një copë bukë ishte ngulur tek sytë,

këtë ëndërr ëndërronin të dy.

Copën e bukës ta kishtë për vete,

mendonte qeni përkarshi,

që dremiste në pritje.

Shiu nevrik rrihte egër kalldrëmin e pistë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:19 pm

Nipit

Klarkit të vogël



S’e di ti, shpirt, se ç’erupsion më sjell mua…

Belbezimi yt:

Botë të pamatë…

Kur zgjat me gëzim doçkat e tua

dhe vjen drejt meje turrëvrap.

Vullkan ndjenjash në shpirt,

që s’i them dot.

Hapësirë e gjerë,

e mbushur me gëzim

cicërimëza e thjeshtë:

“Babaxhot!”1)

Është pranvera jote që ngroh dimrin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:20 pm

Në rrugë



Eci rrugës i menduar,

trak e truk shkopi troket,

dridhen këmb’ e dridhen duar,

vitet si gjethet në vjeshtë.

Belbezoj me veten time,

njerëzit shohin me çudi!

“Eh, ky plak, paska lajthitur,”-

thotë me vete çdo njeri.

Pun’ e madhe, le të thonë,

botën time e kam vetë,

për shumë punë vate vonë,

s’kam mbaruar një bisedë.

Kujtoj miq e kujtoj shokë,

qës’janë më e nuk do të jenë.

Trak e truk shkopi në tokë

si jehona e largët vjen.

Çdo t’ju them,

nuk më thoni,

kur ata unë t’i takoj?

Ndaj në rrugë eci menduar,

ndaj në rrugë belbezoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:20 pm

Pritje



Mbi rrezet e dielllit

jam ulur mbi mal.

Pres diellin të dalë,

t’i them dy fjalë,…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:21 pm

Dhe…



Ua hipët krahëve të erës,

në vorbullëse dehëse të dehur

dhe ikët…

Ua hipët rrezeve të diellit të artë,

kalëruar në kuaj të artë dhe ikët…

Ua hipët shkumës së valëve

në dete, oqeane,

sfiduat Poseidonët,

bulçimat e tyre shtrëngata,

kërkuat Itakat dhe ikët…

Ua hipët flokëve të kristalta të borës,

krijuat ortekun me emër të përveçëm dhe ikët…

Ua hipët greminave dhe honeve,

t’ua rrëmbenit dritën skutave të tyre,

t’ua vinit syve dhe ikët…

Ua hipët kuajve të kohës

dymotorshe, gomoneve dhe ikët…

Galiç u ulët mbi kurrizin e vdekjes,

të qetë, të urtë, pa zë;

mbi të ndërtuat arkivolin për të

dhe ikët…

Ua hipët harqeve të ylbereve dhe ikët…

Dhe latë lotët e nënave që çajnë gurin,

në gjysmë shtizë flamurin

dhe ikët

Dhe kthehuni me avionin e linjave ndërkombëtare….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:21 pm

Lëkundje



Lëkundet baranga ime në katin e pestë,

siç lëkundet llampa elektrike

në kordonin e saj nga era e marrë:

lëkundet si një i dehur,

që ka pirë raki të sertë;

lëkundet baranga ime,

por edhe barangat e komshinjve në shkallë.

Lëkundet baranga ime e tëra e betontë,

siç lëkundet një peshkarexhë e vjetër,

në valët që stuhia i ngrë lart.

Sa lartë!!

Krejt shkumë,

sikur kanë shkumuar miliona sapunë bashkë…

Lëkundet baranga ime

në katin e pestë

si floku i borës kur bie vetmuar,

si një gjethe plepi në vjeshtë…

Lëkundet baranga ime shtatë ballë

të shkallës Rihter.

Tërmet?!

Ku vete?

Nga vjen?

Asnjë stacion sizmik

nuk ka regjistruar gjë…

Këtë tërmet në asnjë stacion sizmik nuk e gjen.

Lëkundet baranga ime në katin e pestë,

siç lëkunden dhe barangat e tjera rreth e rreth,

lëkunden themele e shkallë,

lëkunden lagje,

qytete e shtete,

ndërsa njerëzit,

ndërsa njerëzit, për të mos u lëkundur

hiqen zvarrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:22 pm

Jam ulur



Shelgu vajtues me degët në tokë

dhe fija e barit më tej,

sot e kanë kot,

vërtet e kanë kot,

as sytë s’më hedh.

Jam ulur tek guri, ku ulem çdo herë,

jam ulur aty,

kam folur me hënë,

kam folur me erën

me gjuhën që di.

Shoh lumin si ecën

dhe vala me shkumë

puth brigjet e veta…

E di dhe ai me të nuk ka punë,

ndaj ecën se fjalë nuk pret.

E shoh agimin me furçën e tij

si lyen përreth zogj e insekte

që çajnë fluturim,

Bletën nektarin tek mbledh.

Jam ulur tek guri me buzën në gaz,

pres se koha më pret,

kam punë me peshqit

dhe dua t’ju flas.

Ç’do të them?!

E kemi sekret.





Aktakuzë



Me shumë dashuri Gresa Morinës nga Rahoveci i Kosovës





Në gji të saj biseda mendimet nanuris.

Në sa pak kohë ishim njohur shumë,

kosovarët si të ishin zotër të shtëpisë,

ne si të kishim mbërritur prej Kosove.

Mes lepurushëve të bardhë

Gresa dhe Elona flinin gjumë.

Për një sekondë Gresa bërtiti me llahtarë:

“Naaanë!… Naaanë!…

Shkjau… shkina… shkjau…

Bac Flamurin…”

I kapshëm u bë tmerri.

Tmerri që Gresës së vogël

i prishi gjumin:

“O bacë! O bacë!…”

“Qe, jam këtu ,

qe.

Të ka vëllau, ej, oj zanë!”

“O bacë, i paske ikur shkaut?!”

Bebet e syve u bënë

më të mëdha se sytë,

sytë dolën nga zgavërat e tyre;

mushkëritë e Gresës trevjeçare

në një frymëmarrje e thithën

gjithë ajrin e kuzhinës;

gjokset tanë u çanë,

nuk merrnin dot frymë.

Bac Flamurit dy rrudha

i thelloheshin në ballë,

Baca po merrte përmasa shkëmbore,

Baca që s’kishte shkuar në klasën e parë.

Të gjithë mbi Gresën ngulën duart

dhe vështrimet;

Musa shaluar në mendimet që iknin tutje ,

tutje si të marrë.

As ai vetë nuk dinte ku.

Ndoshta në vendlindje

për të gërmuar në hirin e shtëpisë së bukur,

i bindur se do të gjente axhën e vrarë,

a ndoshta Axhën tjetër të zhdukur.

“Ani, oj Gresë, mos qa.

Jena në Shqipni,

nuk ka as shkja, as shkinë.”

“Po në Kosovë, oj nanë?”

“Do të shkojmë, oj bijë!

Do të shkojmë në Kosovën e lirë,

do të shkojmë, mos kij frikë!”

Emines nga sytë po i rridhnin

dy ujëvara me lot,

bashkoheshin në buzë.

Gjumi i prishur i Gresës

ishte aktakuzë.

Ulur në xhamet e dritares

Agimi trokiste gjithmonë e më fort.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:22 pm

A. Të shoh si budall





(nipit tim njomzak, Ralfit)



Uaaaa, uaaaa!

Ti nise të flasësh që në sekondën e parë,

shpreh mendimet e tua

për kohën që vjen.

Të shoh me habi,

të shoh si budall,

se s’di ç’më thua,

s’kuptoj asnjë send.

Gjumi të ulet mbi qerpikun e njomë,

si agimi kur ulet këmbëkryq mbi mal.

Uaaaa-ja

në shpirt më zgjon

që mbushet shtëpia,

Vazhdimi i vazhdimësisë

si rubini mbi ar.

Miliona yje derdha mbi supet e mia,

s’të kuptoj, Ralf, më fal!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:22 pm

A. Do të shkoj në Had!





Në Had!

Pse më shikon kaq me habi!?

Aty do ta shihni

që nuk do të rri gjatë.

Dua që të takoj miqtë e mi.

Dua që të mbledh dhe ëndrrat e tyre,

t’i marr në zemër dhe t’i sjell,

t’i grumbulloj,

t’i kthej në agime, në një kulaç t’i kthej…

në një diell.

Sa miqtë e mi,

oh, për ç’miq që pata,

dhe ata që kam

i kam po ashtu,

që dinë të shposhtin stuhi dhe shtrëngata,

jo si sonnambul që ecin kuturu…

Po miqtë e mi…

E ç’them!

I njihni vetë.

Shikojnë në horizont

si pranvera vjen,

ndaj shkoj në Had,

shpejtoj që të kthehem shpejt

që nga errësira

Diellin t’ua sjell.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:23 pm

A. Hijet





Si s’pashë këmbë njeriu,

një njeri të gjallë

dhe në Metropol!

Mirë në qytetin tim

që është provincial!

Shikoja vetëm hije

që ecnin në këmbë,

nuk di nga vinin hijet,

nuk mora vesh nga venin.

Dhe unë kthehesha në hije,

kisha peshë të rëndë,

një peshë që më rëndonte,

më therte në shpirt…

Po sa mirë që rrugën hijet po gjenin,

hije në errësirë,

hije dhe në dritë.

Hijet me makina

iknin si skëterra.

Hijet që bënin hije në parqe,

shëtitore dhe hijet…

Sa çudi!…

Më thoni

ku të shihja buzëqeshjen njerëzore??

Hijet vrisnin hijet

me mostrat serialë,

u çmendën hijet tona

në rrugë e rrugica,

kur Dielli nxin e ftoh

dhe kur djeg si zjarr,

një oqean resh të zeza

krijonin hijet e pista.

Hijet kacafyten

në një kacafytje të ndyrë,

Hijet buzëshushunja

që thithin vetëm gjak,

Hijet nuk kanë formë,

nuk kanë as fytyrë.

Hije….

Kjo kohëhije

nuk di se sa do të zgjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:23 pm

E pashë deputetin





E pashë deputetin

atë ditë në këmbë,

shtrëngonte duart e papuna

të punëtorëve të papunë;

gëlonte në sytë jeshiltë

të varfërisë së rëndë,

s’e fshinte dot varfërinë

zhelemadhja turmë.

E pashë deputetin

që qeshte gjithë jargë,

në ulërimin e mjerimit

që ofron “tërmet’,

në mesin e turmës

s’shikonte se sa larg,

sa larg nga turma

ish gushëdhjami deputet.






























Deti





Gjëmon deti gjer në shpirt,

gjëmon egër me llahtarë,

edhe qiellin e trondit,

nuk e dimë ç’të ketë vallë!?

Pse e mban kaq sekret,

nuk e dimë pse s’e thotë?

Një enigmë kaq e fshehtë,

s’e shpjegon asnjë në botë.

Askërkush nuk ta shpjegon,

Askurkush, vertet s’e di,

të fshehtën pse e gjëmon?

Të fshehtën e di ai!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:24 pm

E kush e sundon





Jetojmë

në zonën e fjollave të borës,

grimcat e akullit

po na shpojnë shpirtin,

si na shpojnë miliarda strese

që na vijnë prej kohës,

e për të ngrohur sadopak,

ne rrethojmë meitin.

Dhe ikim nga sytë këmbët

shpërndahemi në botë,

gëmadha fabrikash të kthyera në arkivole.

Mbas shpine,

djerrë e lëmë këtë tokë,

ulërin thershëm e ardhmja

kur na përcjell në klone.

E kush mendon?

Nuk mendon kurkush!

Për të vjedhur deputetët

bërtasin në parlament,

shahen nga nënat ,

qëllohen me grusht,

varfëria shullohet në fshat e qytet!

Ulërin e ardhmja:

“Ku shkoni, ku veni?”

(Ndoshta “prapa diellit”…

askush nuk e di).


E dini pse?





E kam një tëngë

në shpirtin tim të vrarë,

po ju s’e dini ç’tëngë1)

më plasariti shpirtin.

Këmbët me bastunin i heq zvarrë,

në kalldrëmin e zi ku eci për ditë.

”Tungjatjeta, xhaxho!”

askurkush s’më thotë

që nga mëngjesi

gjersa shkoj për gjumë.

E dini pse?

Edhe pres më kot!

Ata që kanë mbetur

janë më pleq se unë.



1) trajtë dialektore për brengën e madhe,

thuhet edhe dëngë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:24 pm




I morëm





Ëndrrat e mia erërat i morën

për të dëbuar retë e zeza;

retë e zeza,

që duan të fshehin diskun e diellit!

Ëndrrat e mia i morën valët e deteve,

për t’i kthyer në fanarë,

në fanarë për rrugët detare.

Ëndrrat e mia i morën shtullingat

e mjegullës së bardhë,

Mjegulla e bardhë

që vesh kreshtat e thepisura të maleve.

Ëndrrat e mia i mori hëna

për t’i shpurë në “Kashtën e Kumtrit”,

në “Kashtën e Kumtrit”

për të shtuar ndriçimin e yjeve.

Ëndrrat e mia i morën zogjtë në krahët e tyre,

për ta bërë më blu qiellin blu.

Ëndrrat e mia i morën peshqit

për t’i zhytur në thellësi të oqeaneve,

në thellësi të oqeaneve,

për të verbuar fytyrën e frikës.

….

Ëndrrat e mia i morën në dorë politikanët,

në dorë politikanët?!

O Zot!?

I hodhën në koshin e plehrave!…


Miqësi e ngushtë





Por ne jemi miq të ngushtë,

po sa miq të mirë që jemi!

Ai me shikim të prushtë,

Unë me shikim qeni.

Ai nuk ka plevicë

dhe shtëpi nuk kam as unë,

kur gjëmon era me ngricë,

s’mbyllim dot sytë për gjumë.

Uri kemi çdo ditë,

Ohh! Ç’na gërryen kjo uri!

Nëpër rrugë dal e lyp,

plehrat i trazon ai.

Ai është i papunë,

i papunë dhe unë jam,

Ai qahet me “hum- ham-ham”.

Në vapën që djeg, si zjarr,

dhe kur dimri fryn e shfryn,

do të dëgjoni: ”Hum, ham,ham”

jam unë me qenin tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço EmptyThu Oct 16, 2008 3:25 pm

More, ç’po ndodh kështu?!





More, ç’po ndodh kështu,

Koha a ne jemi të kotësisë?!!

Ecim dhe rropatemi

në errësirën e zgjebosur,

qeshim me shpirt në zemër të “marrëzisë”

dhe marrëzia qesh me ne

që jemi të marrosur!

Qeshim me një qeshje

që s’ njeh asnjë formë

dhe qeshja vetë ngjan

me një zgëdhitje,

fytyra jonë bardhezi ngjan me një ikonë,

gjithçka përreth rrethohet me jashtëqitje.

“Ha- ha- ha” –ja i ngjan ulërimës

së çakallit të vetmuar,

diku në një pyll të dendur me ahishte.

Kjo kohë?!!

Rroftë!!!

Një gjë na ka mësuar:

Veç e veç,

të gjithë bashkë,

të flasim “çakallishte”.

More ç’ndodh kështu!!!

Shpirti ynë pre e kotësisë?!!

Ç’po rrimë në zemër

të pashpresës dhe ç’presim?!!

Të tundemi t’i dalim ballë stuhisë,

diellin e së ardhmes vetë ta ndezim,

vetë do ta ndezim!…








S’do ndalja asnjë çast





S’gjeta dy rrota

të bëj nëj kaloshinë,

drejt së ardhmes të ecja gjithë gas,

do mprehja veten si një kalë i mirë,

ju betohem, s’do të ndalja asnjë çast!

Një mendim kam, vërtet e kam,

u them dhe ju, vëllezër,

që sot le ta dini:

Diskun e diellit e të hënës

dua t’i marr,

t’i vë në kaloshinë,

në se m’i lini…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
»  SHQIPËRI NGA POETI ERUDIT DINO KOUBATIS
»  KRISTA VOLF “Qyteti i engjëjve“
» Poezi - Eva Sotiri
» ....mia rap´s e poezi....
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: