Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:25 pm

Dua





Dua të hipi në krah të milingonës,

në krah të milingonës dua të hipi unë,

të mësoj prej saj se si duhet punuar,…

Qenkërkam i marrë!

Në vendin tim nuk ka punë.

Dua të hipi në krah të agimit,

rrezeve të agimit

dua t’ju shaloj shpirtin,…

Pse të lodhem kaq shumë

me një veprim të tillë,

në vendin tim agimi ende nuk po lind?!

Në draprin e hënës

dua të mbështes kokën time,

të gjithë së bashku ju dhe ne,

hëna helmuar gjer në palcë,

na belbëzon:

“Ma hiqni këtë det me re.”

Dua t’ua hipi ëndrrave tona

po ato s’kanë rrugë të gjatë.

Eeee… ëndrrat të gjithë ëndrrat sot,

Kanë formën e një koreje buke të thatë.

Dhe…

Dhe në qoftë,

në qoftë, se deh atë e gjejmë dot!





Jo vetëm shpresë





Shiko si u tha gjethja e hardhisë,

kur hipëm ne me ngarkesën

që kishim mbi shpinë,

ulëriu në thellësi themeli i shtëpisë

me dërrasat e çatisë,

siç ulërin kur pret inatin e stuhisë.

Furia e korbave krrakërin përmbi kokë,

gjithçka mbështjell me frikë, me tmerr,

fijet e perit si rezervistët,

shtrihen rrafsh me tokën

dhe toka vetë, si një kob, faqet i çjerr.

Ulërin ulërima e asaj që nuk dimë,

me siguri vetveten nuk njohim fare,

s’ndriçon akund një rreze dritë,

qoftë edhe nga një vrimë, …

Kjo rreze drite, si mijëra prozhektorë

do të dukej në këtë të madhe errësirë.

Shiko si u tha gjethja e hardhisë,

kur ulërima u kacavjerr në kërcellin e saj,

ulërin ulërima me atë shpirt të pistë…

E shikoni?!

Gjithçka u fut në një piskamë.

Piskama, s’është ulërima e një Kombi,

or mik,

s’është kob i një kombi që s’vdes:

Është shkëndijë,

Që të zgjohemi nga gjumi letargjik!…

E të mos kemi vetëm shpresë!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:26 pm

Keni parë…





E ndjeni këngën e bilbilt,

u ka mahnitur ndonjëherë,

si qan e qesh mëngjezeve të prillit,

në maja vidhesh a çerçemë?

E keni ndjerë zhukatjen që bën çdo bletë,

kur mbledh nektar,

mbi lule mbledh polen,

si kthen në mjaltë djersën e vet,

në ilaç çdo gjë e kthen?

E keni ndjerë cinxurrakun,

kur rri mbi lofatë, e krahët derdh,

dredh dhe njërën këmbë;

si cinxurris me një cinxurrinë të gjatë

dhe zjarrin e korrrikut e kthen në këngë?

E keni ndjerë këngën e bulkthit

herët në mëngjes,

po erën e bukës të pjekur në saç?

Djersën shkumë të kalit me ngarkesë?

Keni parë nën një gur gjarpërin

të mbledhur kutullaç?

E keni ndjerë fëshfërimën e gjetheve

në pyllin hijerëndë,

atë bisedë mistike netore,

që të mbush me frikë,

kur kurorat e tyre,

hëna i lyen me bojë të argjendtë

dhe fshehur në zemër

iu lëshon një tufëz me dritë?

E keni parë kotelen e vogël,

që s’di asnjë gërmë nga mjaullima e parë

dhe s’ka arritur të pijë asnjë pikë qumësht

nga gjiri i nënës së vet?

Këmbët i dridhen

siç dridhet një purtekë mbi valë,

kur miu shkon hooop,

ngrë veshët bigë përpjetë.

E keni parë agimin që përflak

majat e maleve me shkëmbenjtë thikë

e i ngjan buzëqeshjes së fëmijës,

kur është në gjumë?

Po puhiza e lehtë ajrit i përkëdhel sytë,

kur kërcejnë vals kallëzat e pjekura me grurë?

E keni ndier si gufon shpirti,

kur fëmija lëshon “Uaaa”- në e parë?

E keni ndjerë dashurinë e nënës sa një det?

E keni ndjerë si gufon shpirti,

kur dëgjon kollën e thatë të gjyshit,

nëpër shkallë,

kur kokën ta merr gjyshi

e të përkëdhel në prehërin e vet?

E ke parë dritën në rrugën pa rrugëdalje,

si thur ëndrra kur je pashpresë

edhe i pagjumë?

Sa zgjerohet zemra, kur ke bërë falje,

si këndon më mirë, kur ka qarë më shumë?!


Qyqja





E shoh qyqen të vetmuar,

pse i dhëmb aq shpirt’ i saj,

pse kaq rëndë është dënuar,

gjithë jetën vetëm vaj?!



Pse nuk sheh një ditë gëzimi,

veç një herë të buzëqeshë?

Sa e sheh të kap trishtimi

dhe me brymë shpirtin ta vesh!



Të mbulon një dhimbje thellë,

që buron nga shpirti yt,

s’di si qyqja ta mbështjellë,

si ta fut thellë në shpirt?!



Qyqja del natën e sterrtë,

qyqja del natën me hënë,

nëpër hone, mbi përrenjtë,

thërret, kërkon ,asgjë nuk gjen.



Del në gryka, majëza malesh,

nëpër pyje në zabel,

me hidhërim sheh sipër valësh

dhe në breg të detit del.



Del kudo e ku nuk shkon,

qyqja shkon edhe nëpër botë,

në çdo vend që kërkon,

nuk gjen gjë vajton me lot.



Sa ka humbur të vëllanë,

ka humbur burrin e vet,

ka humbur të vetmin djalë,

i ka humbur në kurbet.



Thonë qyqja s’është zog,

thonë qyqja është shpirt!

E pyeta një natë kot:

“Po nga je? “ “Nga vendi yt!”



Nuk e di se ç’dreqin fat,

kemi patur në çdo kohë,

na janë nisur emigrant

djem e burra nëpër llohë.



Na kanë humbur nëpër valë,

na kanë mbetur diku larg,

ndaj kërkoj, çdo kohë të dal,

që t’ju gjej e t’ju ndih pak.



Mos ju duhet një pikë ujë,

mos ju duhet dhe pak zjarr,

t'ua vë kokën në gjunjë

dhe të çmallem se kam mall."



”Qyqja fliste me hidhërim,

helm e kish çdo fjalë të saj.

Frruuup u ngrit në fluturim

Në kërkime me këngën vaj…



Të qe shpirt, të qe vërtet!!!?”

Po qëndroja i shokuar,

belbëzova: “Në këta vjet,

bo- bo qyqe sa janë shtuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:26 pm

Ç’jini duke thënë?





“Sa mirë, - tha njeri,-

qe dhe Skenderbeu,

ka ardhur në Prishtinë

me kalin e bardhë

dhe tjetri ngadalë,

mendueshëm ia ktheu:

“Duhej të kish ardhur,

hehuuu!

Kur duhej të kishte ardhë!”

Por plaku i moçëm

sytë veshur më panë,

ku vjetët e hidhur e kishin ngarkuar shumë:

“Për Skenderbegun, burra,

ç’ishit tue thënë?!!!

Këtu ka kenë Ai,

Ai s’ka ikun kurrë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:26 pm




Vegim





Diku, tutje, nuk di ku…

seç më vjen një melodi,

mos këndon një Guguftu

tek lofata me hardhi?



Kënga seç më vjen nga larg,

ma pickon zemrën si thellë,

në sy më bëhet një hark,

ngjyra, ngjyra, si ylber.



Më ndriçon vitet e shkuar

që më flinin në burim,

po nuk resht duke kënduar,

Guguftuja, pa mbarim.



Pse më prek,

nuk di ç’të them…!

Guguftuja pse më prek!?

Mos është vetëm një jehonë

dhe s’këndon në të vërtet?!



Në se është vetëm një vegim

dhe më vjen që nga rinia,

kur e mprehte melodinë

Guguftuja tek hardhia?!







“Guguftuja” të lutem shumë,

ik pre ik, mos më mundo!”

Veç me shpirt, nuk ia them,

unë, dhe ajo të iki s’do.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:31 pm

Vegim





Diku, tutje, nuk di ku…

seç më vjen një melodi,

mos këndon një Guguftu

tek lofata me hardhi?



Kënga seç më vjen nga larg,

ma pickon zemrën si thellë,

në sy më bëhet një hark,

ngjyra, ngjyra, si ylber.



Më ndriçon vitet e shkuar

që më flinin në burim,

po nuk resht duke kënduar,

Guguftuja, pa mbarim.



Pse më prek,

nuk di ç’të them…!

Guguftuja pse më prek!?

Mos është vetëm një jehonë

dhe s’këndon në të vërtet?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:31 pm

Në se është vetëm një vegim

dhe më vjen që nga rinia,

kur e mprehte melodinë

Guguftuja tek hardhia?!







“Guguftuja” të lutem shumë,

ik pre ik, mos më mundo!”

Veç me shpirt, nuk ia them,

unë, dhe ajo të iki s’do.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:31 pm

Më vret ndërgjegjja





Mallkoj veten që nuk shoh nga sytë,

ndiej që jam në një terr të plotë,

më vret ndërgjegjja

dhe më dhëmb kaq fort,

për sytë e mia, vallë,

kur do të ketë dritë?

Më vret ndërgjegjja…

Pse s’jam,

si sythet që çelin në pemë,

si një qelizë në qelizat e pranverës,

të futem e të shtoj një notë

në këngët e bilbilit,

të nginjem e t’i ngjaj aromës

së erës e veshur

me polenin e luleve të prillit.

Dhe pse rropatem ,

s’mund të ngrë një këngë,

e të këndoj në mes

të dhimbjes së thellë,

të ndeshem me stuhitë

më të egëra që gjëmojnë.

Të tallem me vdekjen

që vërtitet në vetveten e vet

e ta pështyj drejt e në gojë,

në dhëmbët e verdhë.

Të mos qurravitem si bir i pashpresës

dhe në kotësi të pres,

si të tjerët të luftoj për jetën,

për jetën të di dhe unë

si të vdes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:32 pm

Varfëria





Varfëria këmbëleckat e grisura

fsheh vetveten e vet,

ku mishi lulak

përqesh makinat luksoze,

dora, që zgjat semafor

për lëmoshën që kërkon e s’gjen

dhe vetë e ardhmja

është ngjyrosur

me një lëkurë prej bloze.

Varfëria me gishtrinjtë mavi

mat temperaturën e tortuarit,

ku i ftohti vrapon

në shtyllën kurrizore

e ngrin çdo kockë e çdo ind,

vështrimi i saj, ndiz e shuaj

si dritat e Farit në brigjet e urisë,

ku vet uria pëdridhet si një krimb!

Varfëria, njëqind vjet plak

çdo vit të fëmijërisë

dhe çdo vit i stërmoçëm

rrudhos gjithçka në rrudhosjen e vet,

ka vulën e tmerrit të tmerrshëm

aq s’gjen rrugën eshtëpisë.

Dhe ku pa?!!

Brenda përbrenda oborrit të vet.

Varfëria është grahma e asaj

që vetes por,… pa vdekur,

kolovitet në shtratin e pëgërë të pasurisë,

është djep i krimit të një shoqërie të qelbur,

është arkivoli dhe varrmihëse e vetë shoqërisë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:32 pm

Ma lini rakinë

Ma lini rakinë

ta pi si malet e mia,

siç dehen ata

dua të dehem dhe vetë,

kur mbërthehen me vetëtimat

dhe tmerrohet stuhia,

kur qiejt grisin

dhe lozin me retë.

Ma lini rakinë

ta pi si malet e rëndë,

t’i kthej dollitë me fund

dhe pa zhurmë,

të ngrihem në valle,

të ulem në këngë,

të jem një grimcë

nga malet dhe unë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:33 pm

E shkreta, s’shikon!



Një re e zezë

ka zënë dritaren time.

Ajo zgjatet,

zgjerohet krejt mbi qytet,

ka zënë malet

ku lindin agimet,

ka zënë fushat,

në det rri si det.

Mendon reja

se ka hedh themel,

në këtë vend

mendon se do të rrijë.

E shkreta!

S’shikon diellin

që po del,

rërat kanë nisur

që të fryjnë.





















Larg



Në detin e dhimbjes

rropatet varka ime,

i kërcet direku

dhe fundi kërcet.

Mos mbytet vallë?

Nuk jepet asnjë thërime,

Diellin shikoj larg

edhe pse të zbehtë.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:33 pm

Letër të dashurës sime



S’të kam shkruar kurrë,

e dashura ime,

sa të dua ti e di aq mirë,

në puthjet zjarr të një dashurie

që s’u venit në vite asnjë grimë.

Kur jam gjetur

në rrugët pa rrugëdalje,

Kokën time

kam futur në gjoksin tënd,

kam ndjerë në gjak

puthjet që më falje,

pëshpërimën tënde

që ngjante si një këngë.

Të kisha pranë,

të kam, e dashura ime,

si s’më tradhtove

qoftë edhe një moment,

më dhe frymëmarrje

nga pjesë e asaj fryme,

të merrja forca,

të qëndroja drejt.

Me gëzim të shoh

si i mbështjell në gji,

mijëra të tjerë

i përkëdhel me finesë,

me ç’bujari ju fal dashuri,

se je kështu,

prandaj quhesh SHPRESË.





Ku jam?…



Unë jam

këmbëkryq

në pikën e vesës,

në këngën e bilbilit

mbi degën e mëlqinjës,

në cicërimën e zogjve,

në qumështin e bletës,

në çmendjen e meçikut,

në rakinë e dëllinjës.

Unë jam

në valët e detit të marrosur,

në dhëmbët e mprehtë,

ku kafshon stuhia,

në ecjen e lumit,

në pagjumësinë e pasosur,

në netet e majit

ndriçuar nga çiknia.

Unë jam në zhelet e dhimbjes së kohës,

në “Kashtën e Kumtrit”,

në sfilatën e Hënës,

në blegërimën e deles,

në lagështirën e llohës,

në përkëdheljen e embël

dhe puthjen e nënës.

Në gjethen vjeshtake,

që vallëzon kur bie,

në zemrën e Ortekut,

kur niset për në hon,

në pafajësinë kristal

të lodrave të çdo fëmije,

në zërin tronditës

të bubllimës që gjëmon.

Në disqet fluturuese

të miqve Alien,

në ëndrrat vrapuese

të kuajve aq finë,

te Toreadorët dhe demat

që ndeshen në arenë,

në pllakat e dixheit,

tek telat në violinë.

Unë jam tek peshqit

(shkoj shpesh për vizitë),

tek kafshët e egra jam mik,

në savane,

në guvat e mistershme

në akujt, në Arktik,

në gojën e Tornados

a llavë në vullkan.

Në zgërdheshjen e plehrave

të hedhura në rrugë,

në vallen e grurit,

kur puhiza fryn,

në lypjen e lypsarit

për një kore bukë,

në çdo qelizë të Atdheut tim.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:33 pm

Lajmi





Spikeria ndaloi një çast

në buzët e dridhura nis belbëzimin:

“Ka vdekur sot….

Sot…

një … emigrant”.

Në shpirtin e Kombit u dëgjua një “krrraap”

Një thyerje e madhe nga ekrani i vogël…

Dënesi çdo gërmë,

çdo vdekje, çdo varg.

Dënesa rritej e rritej pa masë,

njoftimi në zemrat e njerëzve

fiku çdo dritë dhe ato

sikur krisën “krrak!”.

Brenda shtëpive u fut dyshimi,

vdekja tinzare shikonte çdo derë,

shikonte me nge të hapte një gjëmë

me kujet përdore.

Sytë e nënave sa Globi u bënë,

mbi flokët e etërve ra një shtresë bore.



















Labërisë (Tentativë e dështuar)



Labëri, lindur në derte,

në flakë pushke, ti ndez eshkë,

Ti u rrite në përpjekje

dhe u ktheve në legjendë.

Sa e madhe,ku më shtrihesh!

Ç’gjak të rrjedh nëpër damarë!!

Aq lart në kohë ngrihesh

Lapidar mbi lapidarë!

Ajri yt i sertë shumë,

i përzier me barot,

Syri yt është i pagjumë…,

se në gjumë s’bie dot.

Shikon tej në horizonte

Nuhatmadhe çdo ndryshim,

të mos shkelet toka jote,

se për tokën s’bën lëshim.

Hëna ulet mbi Çipin,

ku qëndrojnë gjithë rrufetë,

dredhërojnë, flakërijnë

Këndërvica përkundrejt.

Lot me diell, lot me yje,

lot me borë, lot me vapë…

Tis i mjegullës, kur bie,

të mbështjell si me shark.

Nëpër lugje, nëpër maja,

nëpër gërxhe mprehur thikë,…

Ç’ëmbëlsi në sytë e saj,

ç’egërsi kur pret stuhitë.

Sa pak tokë, sa shumë male,

kokërr e misrit është e rëndë,

sa pak bukë, sa pak halle,

ç’dashuri për këtë vend!

Si s’qëndrove një herë qetë

sfidove perandoritë!

Istikam i ke retë,

në çdo yll ngre një pritë,

sa djem ke me dy varre,

sa i ke me kok’ të prerë,

sa të shkuan në litare?

Sa të shumta epopetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:34 pm

Heshtja





Heshtja nuk flet?!

Heshtja ulërin

në brigjet e moskokëçarjes,

si ujku që ulërin mbi kërmën e vet.

Heshtja është këngë majëkrahu,

heshtja është gjëmimi në gjëmë,

i ngjan shungullimës kur zbret një ortek,

është vahu i gjërë në lumin si det,

Heshtja furtunë në shpirtin që vlon,

tallaz plot shkumë se fjala s’ka forcë,

Heshtja dashurinë e zjarrtë e flet me pasion;

çdo shpirt heshtjen…

Heshtja gjuhë ka sytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:34 pm

Lermë





Lermë të të puth thellë

gjer në asht!

Me puthjen e egër të shpirtit tim

nektarin e jetës ta marr,

të sfidoj dhe vetë lumturinë.

Lermë të të puth jetën ta thëthij,

t’i bie në gjunjë.

Me buzët shushunjë, mishtake,

lermë të të puth,

të dehem në dehjen demoniake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:35 pm

Po pse?





S’të dua se je më i mirë se unë,

s’të dua se je më i keq se unë,

s’dua se je njësoj me mua,

Po, po! Të dua vërtet.

Të dua?

Po pse?

Se me askërkënd

nuk ngjet.














Fjalët e poetit





Piqni mendimet

në zjarrin e shpirtit tim

dhe…

S’do pendoheni kurrë…














Flamuri





Në çdo kohë unë flamurin mbaj në çantë,

kudo ku shkoj në botë,

në çdo kontinent.

Kur ul pak kokën…

“Ngreje kokën lart!”-

më flet shqiponja me zën’ e saj të rreptë.

Kur ndiej dhimbje në shpirtin tim të vrarë

dhe zemra thyhet në ca mijëra copë,

nga palët e tij dërgon një fllad,

më pëshpërit në vesh:

“Bëhu më i fortë!”

Kur më futen kacubejtë në kokë,

nga inati i madh flakë marr…

“Mos harro, - Flamuri, sikur thotë:

“Kush është trim, ai di të falë!”

Kur kam dashur

të bëj ndonjë punë të pistë,

(pse ta fsheh! Dhe kam menduar!)

Ooo!

Ç’dritë Shqiponjës i lëshonin sytë!

“Mooos!

Mos më turpërooo!”

më thotë e shqetësuar.

Në çdo çast

që kam pasur siklet,

Flamuri më ndodhet kaq pranë,

por në çantë

s’kam flamur të thjeshtë

gjithë Atdheun brenda unë e kam.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:35 pm

Vjeshtë





Kërcasin gjethet e verdha

nën këmbët e mia,

kur vjeshta verdhane

i rrëzon në masë.

Ajri i mbytur

nga aroma të mistershme

më futet në palcë.

Hapësira përreth me vellon vjeshtore,

ku gjethet vallëzojnë e bien me nge,

Veriun tregon myshku në pemë,

nuk dihet pse!

Verdhon kapelja në pyllin e rëndë,

verdhon toka që është përreth,

verdhon hapësira e mbushur me këngë,

e mbushur me shpresë.

Gëzimi i vdekjes me erën fryn,

bulçitë i mbledh e i shfryn me inat,

pylli buzëqesh dhe i luan sytë,

dhe me zërin e embël bëhet i sertë.

“S’e dimë pse lodhesh më kot!

Në arkivolin e vdekjes

jeta ndërton djepin e vet,

ky është ligji në botë.”

Dhe këngën e vjeshtës e dua me shpirt,

dhe erën e mirë inatin që derdh,

valën e jetës të mbushur me dritë

me ngjyrën everdhë.



Atdheut



Unë nuk marr baltë nga balta jote,

asnjë copëz guri me vete s’marr,

në ç’skaj të Globit që të ndodhem,

zemrën më zhurit një mall.

Nuk di ç’mall…

Nuk di nga lind!

Një si humnerë e kam në shpirt,

një lëmsh i zjarrtë më zë në fyt,

dy lot m’i përvëlojnë sytë.

Në mend të kam për çdo minutë

dhe në harofsha,

gjë që s’mund!

Halli yt, që ke për mua,

sa fort nga supet më shkund.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:36 pm

Dymbëdhjetë gishtrinjtë 1)



I. Kur unë eci në rreshtin e të papaunëve,

e të papunët pas meje janë në njëshkolonë,

përplas me force heshtjen e dhimbjes,

dhimbjen e urisë në sytë e njomzakëve të uritur,

që gjëmon si deti i marrosur në kulmin e stuhisë.

Kuptimi i botës dhe bota vetë

përmblidhen te dymbëdhjetë gishtrinjtë.



II. Kur unë eci

në rreshtin injorant të injorantëve

dhe injoranca buron

e rri prapa shpinës sime,

Dija është ulur në bangat pa klasa,

në klasat pa shkolla,

në shkollat pa nxënës…



II. Oh! Ç’dhimbje?

Një dhimbje që të grryen

me thonj në shpirt,

në fytyrën e shëmtuar të së tashmes,

E ardhmja është varur si ikona.

Dhe kjo për dymbëdhjetë gishtrinjtë.











III. Kur unë eci në botë pa emër,

në botën e paemër,

gjykimi im më harron

e nuk di se kush jam,

Hëna me rrezet e saj më mbulon

për të mos marrë të ftohtë,

në duart e mia s’kam asgjë në dorë.

Të tjerët më vërtitin

si gjethet në vjeshtë,

të ndalojnë të dëgjosh

kur duhet të dëgjosh,

kur ke sy shqiponje e nuk sheh nga sytë,

në mes të semaforëve

rri si semafor,

një plaçkë tregu jam për çdo kodosh.

Edhe kjo…për dymbëdhjetë gishtrinjtë.

Kur unë eci i tërbuar në detin e tërbuar,

vdekja më ka rrethuar

me gjithë qenien e vet.

Po kush e pyet!

Më thoni: “Kush e pyet?”

Haa-ha! Qesh me klandestinët e hipur

mbi gomone, me droga…

Haha, e nuk e di se çfarë lloje…

Dhe të gjitha bashkë quhen krim.

Ç’akuzë!!!

Ç’paturpësi, më ndjekin ditë dhe natë!

Dhe pse?!

Për dymbëdhjetë gishtrinjtë.

IV. Hiqmani rrobën e varfërisë,

këtë rrobë që më ka zënë frymën

e më mbyt,

të mos dëgjoj ulërimat e urisë

në sytë e fëmijës,

të mos jem i papunë në rreshtin e të papunëve,

të mos harliset vetmia

në shkollat bosh,

të mos jem semafor e plaçkë për kodoshë,

të mos puthem me vdekjen

në detin e shkumëzuar,

të mos shoh si drogmen botën përreth…

S’ju dua lëmoshë.

Më jepni mundësitë,

të punoj e të merrem me shkencë,

si dhe Ju edhe unë të qesh,

të qeshurën do ta nis

nga dymbëdhjetë gishtrinjtë.*

Shënim: * Stomaku ka formën e dymbëdhjetë gishtrinjve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:37 pm

Një krismë





Një krismë theu qetësinë e natës

si guri që thyen xhamin në dritare.

U duk sikur lojtën gurët evatrës,

sikur jehuan mijëra kambanare.

U frikën ëndrrat brenda një sekonde,

gjumi mori rrugën e mërgimit,

u ngjethën mornica pendët e zogjve,

gjethet ndaluan këngën e fëshfërimit.

Dhe lumi s’i shtyu valët shkumë,

sytë meraku ia shqeu pa masë,

Peshqit u fshehën nën rrënjë e nën gurë,

Er’ e furishme ndaloi në çast.

E mblodhi tokën nën dhimbjen e vet,

Shkëmbinjve të malit iu shtoi një tëngë,

kjo krisma e thatë në këtë natë të qetë,

në natën sterrë që s’kishte as hënë.





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:37 pm



Is Boletinit



Eeeej!

Or, Bac Is!

Ndalu një dekik të them,

e ta djegim prej kutive një duhan,

të mësosh të rejat

prej Boletinit tem,

prej Çamërisë tate,

të më thuash si janë…

…………………..

……………………..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:38 pm

Pritja e gjyshit



Poemë



I.

Gjyshi u ul,

u ul mbi një gur të bardhë,

mbështëti krahët dhe bastunin përbri,

treti shikimin në peronin e shkretë,

në pirgun e shinave gjithë ndryshk,

në tranversat e hedhura poshtë e përpjetë,

në ferrat e harlisuar

deri te gërmadhat e biletarisë,

ku përtypeshin e s’i ngacmonte kush

një cjap dhe një dhi.

Këmbarët e betontë

dukeshin si ushtarë të shpartalluar në luftë,

në atë diell korriku,

që të digjte si prush.

























II.



Heshtja rëndonte në vetveten e saj,

kthehej në zagushi që të mbyt,

ngadalë iu afruan gjyshit të ulur

te guri i bardhë.

Po, ç’bën këtu, ore burrë!?

Dhe vjen ditë për ditë

nga mëngjesi në darkë!”

“Pres!

Pres fëmijët që kam larg,

I kam në kurbet…

Nipër,

djem e dhëndurë.

I pres se do të vijnë,

do të vijnë,

jam i sigurt!”

Heshtja u duk sikur u përlot,

një zhapik i madh, i jeshiltë,

ndaloi, shikoi gjyshin me frikë.

Qeshi… për atë frikë të kotë.



















III.



Një trokitje e thellë, e thellë,

viteve rritej, rritej,

kthehej në një rrapëllimë,

në qendër të trurit iu ndezën

mijëra qirinj e fenerë,

mijëra prozhektorë

iu ndezën në një grimë.

Rrudhat e tij si brazda në ugarë,

i ledhatonin duart e freskisë.

Nga tutje…. vinin tingujt

e “valsit të lumturisë”.

I futeshin vrullshëm

në deje e në damarë.









IV.

Mendimi trokiste e bërtiste fort:

“Më kot pret,

fëmijët nuk të vijnë!

Mendimi

mori formën e një qenieje,

një qenie e frikshme e stërgjatë,

një qenie

që të vinte nga një tjetër botë,

nga një nebulozë

e qiellit të shtatë.”

Gjyshi përplasi

qerpikët e rralla,

shkumëzoi nga inati

si lum’i tërbuar.

Mendimi ia shaloi

një mjergulle

si një kali të bardhë,

u kthye në një fjollë,

në një fjollë në hapësirë…

Duke fluturuar u fsheh

në një cep të peronit…

Dielli u nxi në fytyrë

u plak në një sekondë

“Valsi i lumturisë”

u përplas, u shkërmoq

në shtyllën e betonit.









V.

Sarkazma vrapoi

nga sytë në buzë,

nxori gjuhën

jashtë me përçmim,

bërtiti, siç bërtet

një e marrë në rrugë:

“Ha- ha!

S’do të të vijnë fëmijët!

Ju mos besoni, e besoj unë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:38 pm

VI.

Peroni zhurmonte,

si zgjua stërmadh,

me përmasa mistike.

Sirena trenash, që vinin vërdallë,

ndalonin në çast…

Merrnin frymë nga rruga e gjatë,

fshinin djersët

e për udhë niseshin prapë.

Draang - druung…

Muzika monotone

e rrotave të hekurtë

Draang- druung…

Shinat i puthin me dashuri

dhe shpresë mijëra fytyra,

në xhame dritaresh të gjallë e të vdekur.











VII



Dilnin dhe zhdukeshin

në fjollat e ajërit,

të mbytur në djersë,

si mijëra meteorë

në pluhurin kozmik,

mijëra fytyra, të rrudhura, të freskëta,

vështrime DASHNORËSH

QË S’SHIHNIN PËRRETH

ME FRIKË,

BORSELINA DREJTORËSH,

HAFIJET

QË NDIQNIN PRENË SI HIENA.

KAMELEONË,

TË DEHUR,

NARKOTIKË,

KOKA TË THINJURA,

KOKA PA QIME NË KOKË,

KU PIKAT E DJERSËS

RRËSHQISNIN

SI PIKAT E SHIUT,

FEMRA SERIOZE,

MODELE MAHNITËSE

Fustane e fundesh,

erë parfumesh

që ngacmonin qeniet në gen;

prostituta skandaloze

me fjalë të pista shanin si djem.

“Hapuni, hapuni!”

Godisnin turmat

britmat e hamejve.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:39 pm

VIII.



Valixhe e karroca

që grisnin mermerin,

taka këpucësh

të markave të ndryshme,

këpucë ushtarake që s’dihej

nga vinin e ku venin,

frymarrje studentësh

me frikë provimesh;

cicërima fëmijësh

në korin gazmor

të pranverës së nesërme.





IX.



Peroni zhurmonte

si zhurmë e ortekut

që zbret me uturimë,

zhurmë që ikte dhe vinte sërish,

kjo zhurmë që nuk sos

e nuk resht.

Gjyshi sa s’ngriu

e shqeu synë!

Pa nipërit dhe mbesat zbrisnin

nga treni e vinin me vrap,

secili më parë:

“O gjysh, sa mirë që ke dalë!”

dhe gjyshi i puthte

ku të mundte me mall:

në duar,

në sy,

në kokë,

në ballë…

“Të mirët e mi…”

I puthte

prapë

e prapë

e prapë…

“Mos ju lodhi udha?!”

Nga sytë i rridhnin lot,

sakaq lotët i zhdukeshin në rrudha.



“Sa mirë,

sa mirë që erdhët

dhe më patë!

“Babushi…! (i thosh nipit njomzak) –

po qenkërke bërë burrë!!…”

Pak më larg

qeshnin me shpirt

nuse,

djem

e dhëndurë.













X.



Dhe drit’ e gëzimit

me mijëra nuanca,

shpërthente verbueshëm

nga çdo nip e çdo mbesë,

gjyshi belbëzonte:

“Kjo qenka parajsa!”

Tashti, tashti që i pashë,

s’më vjen keq të vdes.”

Gjithçka përreth

iu zhduk në grimë,

as trena,

as njerëz,

as zhurmë.

Peroni i shkretë…

“O gjysh, s’je mirë? -

e pyeste një fëmijë.

- Mos je sëmurë? ”



Meeee!

Me zërin tenor

e përshëndeti një cjap.

Iu duk sikur,

sikur puhiza e përkëdheli ëmbël,

i shpupurisi flokët e bardhë.

Në sy mirënjohja

i lindi në çast,

në çast iu shua.

Meee!

Me zërin soprano

e përkëdheli

dhe dhija kaball!1)



Shënim:1) Dhi me xhufkë të madhe mes brirëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:39 pm

XI.

Trupi i rrëshqiste ngadalë,

ngadalë,

shpina e kërrusur

nga këmbari i betontë.

Nga dielli i korrikut

ndiente të ftohtë.

Vitet e shumta,

të ëmbëla,

të egra,

të serta,

drejtonin shtyllën kurrizore,

dielli i korrikut i ngrinte

çdo ind e çdo kockë,

siç ngrin frigoriferi

sendet ushqimore.





XII.

Në sytë e hapur,

të hapur pa masë,

ku bebëzat

nuk dihen ku shkuan,

në ç’rrugë galaktike,

një pickamë fëmije

theu ajrin përreth,

një piskamë

si pelini e hidhur:

Po vdes,

po vdes një gjyyyysh!”

Vrapimi i fëmijës

u kthye në zhurmë,

si mijëra trena që vijnë

njëherë tronditën

cepin e shembur

të peronit të braktisur,

pirgun e shinave

të shkulura gjithë ndryshk,

ferrën e harlisur

në gërmadhën e biletarisë,

cjapin dhe dhinë

teksa formulonin deklararatën

finale të dashurisë.





XIII.



Plaku i shtrirë,

me duar të ngrira

nga perëndimi qenia e tij.

“Ahhh!…

Kurbeti,

kurbeti…” -

shqiptoi me dhimbje,

një dhimbje e kthyer

në akt akuzë.

“Do të vijnë….

Do t’i pres….

Do të vi…jnë…”

Tentoi…

Qerpikun dot nuk e ngriti.

Buzëqeshja e hidhur

i ngriu në buzë.

Penelat

e lyen

me

ngjyrë

meiti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:40 pm

Një letër





Në portën time

postjeri trokiti lehtë,

aq lehtë,

sa lagjja u zgjua

me tmerrin në sy.

Ç’ të jetë?

Një letër!?

Një letër e ardhur nga TI.

Gishtrinjtë e gëzimit

më përkëdhelën zemrën e lodhur,

ku thonjtë e streseve

e kanë gërryer shumë,

siç gërryen ndryshku

hundën e plorit,

nën rrebeshe shiu,

në kulmin e zhegut,

se tokat djerrë

e kanë lënë pa punë.

Copat e jetës

në shpinën e gërmave,

rëndonin faqet e letrës…

në sytë e lodhur

shoh të thinjurin vështrim,

në errësirën e plotë të së ardhmes

që nuk shihet asgjëkund.

Kodrat në rrëzën e nofullave

nga dhëmbët shtrënguar,

inati shkumbëzohet

si përrenjtë malorë

e zbresin poshtë

me shkëmbenj dhe gurë,

koha tallet me fatin e të uriturve,

ku koria e bukës

nuk gjendet kurkund.

Padrejtësia ulet në nenet e shkreta,

ku ujqërit janë liçensuar

si barinj të kopeve,

Çakenjtë mbajnë

fjalime të “drejta”,

marrin ofiqe, grada,

shtrijnë dhjamrat

në puplat e kanapeve.

”Grrrup” mbledhin gëlbazat,

pështyjnë në shpirtin e Kombit,

puthen në dallëdisje me Hienat,

ngrënë gradaçielat

si piramidat e Faraonit.

Shpirti shpaloset

me përmasat e veta,

mendimi kostelacion i Yjeve të shuar,

ku dielli s’ndriçon e ndrin

si “Vrimat e Zeza”,

në terrin e territ

anija jonë pa motorë e vela

mbi shpinën e detit të tërbuar.

Lëkundet…, zhduket…

dhe sërish del

si një stërqenie e pabesuar.

Po ç’është mosdija

e atyre që dimë?

Veshët s’dëgjojnë,

kur shqiptohet çdo fjalë,

Sytë s’shikojnë atë që shihet mirë,

gjuha politike jargoset,

buzët mbushen me shkumë të bardhë.

Me lekët e pista fryhen xhepat aq shumë,

siç fryhet tartabiqja,

kur pi gjakun e njeriut,

që është në gjumë.

Po ç’është gjumi?!

Flë atëherë kur je i zgjuar,

vrapon në drejtim të finishit

në vend numuro.

E ligjshmja?!

Është e ndaluar…

Ëndërron?!

Çfarë?!

Diçka që s’di e as që do.

Asgjëja është e madhërishmja,

sheh fundin e greminës,

gëzohesh në gëzimin e çmendur të kohës sonë,

pa orë e pa data,

ecim, s’ndalojmë…

Hapat i bëjmë prapa.

Kërcet në vetvete

e thyhet qenia e vetes,

si xhami i kristaltë,

thyhet në mijëra kokrriza

e copë si trari i shtëpisë i gërryer

nga krimbi përbrenda,

si shtylla kurrizore ,

kur mbushet mornica

nga pika e ujit të ftohtë.

Koha e parfumuar

me erën e qelbur të plehrave,

shpërndarë në rrugë e rrugica

dhe vetë ajo zvarritet,

zvarritet, si gjarpëri helmues

i lindur për prita,

si kërmilli lë gjurmë me jargë të ergjënda

dhe krimbi s’ginjet me gjakun e pastër,

armët vrastare janë në duar të sigurta,

kollen vazhdueshëm

dhe ngrënë piedestale.

Nënat e veshura me shifona1) të zinj

në kujet me zë,

në kujet pa zi,

në kujet e shpirtit,

të shpirtit të vrarë.

Etërit,

si copëza shkëmbinjsh;

pikon pika e lotit

në zemër si pika e ujit

që pikon në spithar 2).

Në portën time

postjeri trokiti lehtë,

aq lehtë…

Sa lagjja u zgjua

me tmerrin në sy.

Ç’të jetë!!

Mori këtë letër,

këtë letër për ta sjellë te ti!



Shënim 2) një gropëz tek nëj shkëmb ose trung peme nga ku pikojnë pikat e vesës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 EmptyThu Oct 16, 2008 3:41 pm

Hiqi syzat





Po hiqi syzet e diellit

që mban aq fort.

Mirë, kur drita të bie në sy,

po natën pse?

Nuk shikon dot,

në kohën sterrë

dhe kur bie shi?

Po hiqi syzat,

dreqi ta marrë!

Shikomë mua,

atë dhe çdo udhëtar,

karakteri në sy

del më i qartë,

sytë të nxjerrin si je,

i mirë a hileqar!

Po hiqi syzat

shpirtin të ta shoh

e mos më lodh,

se s’ke asnjë të drejtë,

fshihu sa të duash

në këtë kohë,

kjo kohë të nxjerr

siç je në të vërtetë.

Po hiqi syzat!

S’të lutem!

Mësoje mirë.

Në se s’do

për ty do të jetë më keq.

S’ma fsheh dot fytyrën…

S’i heq?

Bir bushtre!

Me forcë do t’i flak përtokë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço   Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi burimore nga qyteti i gurtë, Dino Çiço
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
»  SHQIPËRI NGA POETI ERUDIT DINO KOUBATIS
» Krijime nga Jorgo S. TELO
»  KRISTA VOLF “Qyteti i engjëjve“
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: