|
| Humor | |
|
+91Ann@ Nexhmedin Ramadani Arianiti Xhevati tosybell xhavo_ xhema BashKom feride voglushja arberia Atdhetari ...... rrimtaf NIPIIXHAXHIT haxhiu agim__barja Ramizi an-di laloni Driniiiii isuf ramadani klodian Eklips Muja e Halili paioni blertamirtoel zana Driola Eva0506 Fjona Ago Muji Melyssa blerim Ali Baba Tepelena Delia katunari Aldren1 ELIE beti Mister istogalia njonidrenica stabili spirito anila Shqipja MUHAMETII nue Martina ylber1992 rolling Parapsikologu Poeti zeriatdheut shqip0nja interesant Mergimtari rroni echo luan mreti idol a_pihet_duhani_ketu eri M ficam gjakushi Lanetja arbesa feneri Orfe@ Guximi dhori Kosovarja beri Leka i Madh fati BekoMerovar GocPejone arritja Urata **Embelsira** Euridika Sofra baki STUPCAT Lina tom sojer Beton Anna shaban cakolli anjesa 95 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 12:21 am | |
| Pse eshte uji kaq i pa paster kamarier? Pse bre po a edhe ujin po don me ta la aaa? hahahaha | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:51 am | |
| 1. Vitet i kam kthyer në Euro
Ato ditë që hyri në përdorim euro,
një njeri i thinjur i vardisej një femre
rreth të njëzetave.
Ajo u bë nervoze dhe i tha atij:
- Si s`po të vjen turp prej 50 vjetëve
- që i paske e po më nguc?
- Jo! Ia ktheu ai- unë që nga fundi i shkurtit
- vitet i kam kthyer në euro. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:51 am | |
| 2. A ma ndreqe atë punën që të kam porositur
Seferi nga Klina e Poshtme shkonte me të
shoqen në shtëpinë e shëndetit. Ajo mbahej
fort për krahu të tij dhe mezi ecte. Aty diku
në rrugë Seferi e takon një shok të tij dhe e pyet:
-A ma ndreqe atë punën që të kam porositur?
-Çfarë pune o njeri- i thotë e shoqja.
-I kam thënë të ma gjej një grua, se ti më ke
lodhur, gjithë e sëmurë.
-Jo po kthehemi në shtëpi-i tha ajo se më kaloi krejt. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:52 am | |
| 3. Shtruar toka vajza
Takohen dy të moshuar. Njëri e pyeti tjetrin:
-Sa djem i ke, a i ke të martuar?
-I kam pesë djem, nuk i kam martuar, as nuk
e kam ndërmend.
Shtruar toka me vajza, le t`i marrin vet. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:52 am | |
| 4. Nuk ma ethe lopën vëlla
Njëri që e kishte një racë të mirë, një lopë
ia shiti dhëndrrit.
Pas disa ditësh motra po i thotë të vëllait:
-O vëlla, lopa po na del shumë e mirë, po çfarë
hajri, qe disa herë ka lypë mëzet, po badihava
ti nuk erdhe.
-Aiii, çka fole motër, pse me ardhë unë e me
ta ethë lopën tue pasë ti burrin e djemtë tu. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:53 am | |
| 5. Merre gruan time, s`më duhet gjë
Derisa po rreziteshim në plazhin e Golemit,
një grua me të cilën u njohëm, e mori gruan
time dhe u nisën të lahen.
-Vali-i them, po qe se më mbytet gruaja,
unë e dua një tjetër në vend të saj.
Nauni, një 65 vjeçar, nga Tirana po i thotë asaj:
-Vali, moj, e dëgjove se ç`tha kosovari,
më mirë merre gruan time, edhe po qe se mbytet
unë nuk kërkoj tjetër, ngase as kjo nuk
po më duhet gjë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:53 am | |
| 6. Bëhu gati, tash ta bie mëzatin
Njëri e qoi të birin ( pa lopë) të një kojshi
me e pyet se a do t`ia lëshonte mëzatin.
Troket në dyer,del ai kojshia, po e sheh
djalin pa lopë, e po i thotë të hynte brenda.
-Jo, tha djali, erdha me të pyet a ma lëshon
mëzatin.
-Po more qysh jo, veç zhvishi ti pantollonat
deri sa ta bie tarakun. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:54 am | |
| 7. Kur s`mundesh ti, unë edhe ma hiç
Ishte martuar një djalë, por me nusen flinte
sikur me motrën. Priti sa priti mos po ndryshon
diçka në të mirë, por asgjë. Iu kishte mbushur
mendja se ndonjë plakë i kishte bërë magji.
Më në fund vendosi të shkojë te një
hoxhë i fortë e të shkruaj hajmali. Duke
pritur, aty në një kopsht të hoxhës, njerëzit
bisedonin për hallet e tyre, kurse djali çileguri
gojën, vetëm i dëgjonte.
Kur i erdhi radha këtij djalit, edhe pse u
ngushtua shumë, po i thotë hoxhës:
-Hoxhe efendi, jam në hall të madh. Jam
martuar tash sa ditë, por asgjë hiç, thash
mos mundesh ti të më bësh një hall.
-Jo bre djalë, kur s`mundesh ti kaq i ri,
unë nuk mundem edhe më hiç. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:54 am | |
| 8. Veç m`u tranu
I vdes një plakut gruaja. Shkojnë me e pa
disa shokë si mocanikë të tij dhe po e pyesin:
-Allahile, a po mërzitesh?
-Allahile, mos me ju rrejtë hiç, veç m`u tranu
e me dalë në mal.
-Qysh bre ti m`u mërzitë, a ende mujshe…
-O, jo bre burra mos ma merrni dallash.
Po mërzitna se plaka më merrte n`gji e me
atë kërhamzën e saj më vente në gjumë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:55 am | |
| 9. Thirrma një vajzë
Duke kaluar afër konviktit të vajzave,
njëri i thotë portirit:
-Ju lutem, a bën të ma thirrni një vajzë?
-Cilën vajzë, në cilin kat?
-Cilën të duash ti, s`ka rëndësi. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 8:55 am | |
| 10. Ia kërkoi gruan për nuse
Një grua kogja e re dilte shpesh pa burrin e saj.
Një djalë iu kishte paraqitur dhe kishte
kërkuar që të fejoheshin. Ajo djalit i kishte
thënë se jam e Filan Fistekut. Ditë pas ditësh
djali e gjen shtëpinë e atij dhe shkon i thotë:
-Burrë, po më vije keq të të them, por unë jam
duke kaluar me vajzën tënde, kam ardhë ta
kërkoj për nuse nëse pajtoheni edhe ju.
-More djalë, unë atë nuk e kam vajzë. Ajo është
gruaja ime e të lutem të mos kalosh më me të. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Mon Apr 07, 2008 9:01 am | |
| Telemuhabeti
Tash ka ndërruar moda As në fshat s`ka oda S`ka lojë me kapuqa Jo huqe jo nuk huqa Njerëzit me internet bëjnë telemuhabet Dikush nga qarshia dikush nga shtëpia flasin për fëmijë flasin për dashuri flasin per dhenë flasin dhe për qenë flasin për argëtim por jo edhe për mësim Disa me këtë teknikë, kënaqen me muzikë Andej është një djalë "çikës" i qon fjalë Të lutem pash nderën ma lësho kamerën Kamera si kamera qet rrenën te dera N`atë anë e n`këtë anë të dy meshkuj janë Pastaj normal, bablok njëri e bën bllok Unë që jam më plak me miq flas ngapak por edhe qeshi shpesh me shkrimin përshesh Më tha një mik qebesa interneti lidhë fejesa Por edhe bën ngatrresa Se në një kompjuter S`i zë dy përnjëherë | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 4:03 am | |
| biligoa faleminderit për humorin që i solle janë shumë të mira.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Tue Apr 08, 2008 11:48 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:51 am | |
| DHËMBËT
Ç’të tha mami kur u ktheve në shtëpi dy ditë
pas kremtimit të matures?
-Asgjë.Këta dy dhëmbë edhe ashtu e kam
pasur ndermend t’I nxjerr! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:51 am | |
| PARKU
-A të kujtohet I dashur,në këtë park ma ke
vjedhur puthjen e pare?-I thot gruaja burrit.
-Po si nuk më kujtohet e dashur-ia kthen burri.
Për shkak të asaj hajnie ende jam në burg. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:52 am | |
| MEDICINA
I SËMURI:Mjekët me të vërtet nuk janë
të nevojshëm.Simbas librave të medicines
njeriu mundet vetvetiu të shërohet.
MJEKU:Mirë e keni,mirpo kujdes,se për
një gabim shtypi mundeni të vdisni. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:53 am | |
| EMRAT
Një grua në Austali I kishte nëntë fëmijë
dhe mendonte se kjo ishte e mjaftueshme.
Kur lindi fëmiu I dhjetë ia dha emrin FUND.
Mirëpo , pas një viti I lind edhe fëmiu I
njëmbëdhjetë të cilin e quajti POS SCRIPTUM. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:53 am | |
| ËNDËRA
Kur u zgjua një dembel I papunë nga gjumi I tha së shoqes:
-Jam kënaqur sonte.Në ender gjeta një punë të mire,ku
fitoja shumë para…
-Vazhdo të flesh mor budalla,derisa të fitosh një shumë të mire-
I tha e shoqja. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:54 am | |
| MOS U SHQETËSO BABA
Një djalë vrapon I gëzuar te babai I tij.
-Baba , a do të më blesh një daulle?
-Do te bësh zhurmë more bir!
-Mos u shqetso,baba,do t’I bie kur të jesh në gjum.. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:54 am | |
| Patkoi
Ca rob kishin bo i shpi t're ene, si e kon bo zanot kto koh't e funit,
dojshin me i varë i patku kali ke dera, po para se me bo kët' punë, menun
me shku i herë ke hoxha e me pyt se a vi a s'vi ky muhabet.
-Çare,mre? Doni me varë patku m'derë t'shpisë e? E pse?-i pyti hoxha.
-Po thonë se o sevap e t'hec mirë kur var i patku m'derë, o hoxhë.
-Sa budallej qi ini!-vazhdoi hoxha,-po kali ka katër copë si ato ene ha
dajak për ditë, ju doni t'ju heci marë me nji. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:56 am | |
| Bandilli
Njoni, tu hec m'rrugët, pa njonën qi kishte dalë m'dallapt' (= penxhere)
ene po ia bojte me sy e me lloj lloj isharetesh e nozesh. Burri huj hypi
nolt tu iu morë shpirti pri vrapit ene ajo e shtjeu mrena. Sa kishin mylle
derën e u bonë hazër për t'iu vu punvet, u nigju e ramja derës ene, si
përherë m'ksi rastesh, u nigju ene gruaja qi tha: "qyqa, burri!" Robi huj
s'dite çere me bo e ka me hy, po gruaja, ksaj rradhe, nryshe ka herët qera,
nuk e futi as m'dallap, as poshtë minerit, po u tregu mo e qut ene i tha:
"Kap shpejt at' hekër e bo sikur po hekuros kto lëvere!" Ai nuk e zgjati,
po kapi hekrin e iu vu punës tu hekuros. Kur burri hyni mrena, pa rob'n e
huj ene pyti: "Kush o ky, mi gru?" "E kom mor una me m'hekuros lëveret,
se m'ra bretku e s'kom takatë me ia dalë punëve vetëm". E hongri Zavalli.
Nërkohë robi huj, masi i boni lëveret palë, lo hekrin ene thyu xëverkun e
dul përjashta. Rrugës për shpi shef i shok'n e vet ene i kallxoi se ç'i kishte bo vaki. Shoku vet vu dorën m'ballë e i tha: "Cere thu ti, mër jahu! Po ti paske hekuros ato qi lava u' gje(=dje)!" | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:57 am | |
| Fut Zeqir qit Sotir!
Shkoi Zeqiri m'Greqi me punu ke Vasili me Vasiliqinë, qi ishin i çift greknish ka ato qi nuk i rrjedh çesmja (=nuk pjellin). Vasili i tha se pa u bo kaurr e pa nërru emnin nuk kishte për ta morë m'punë. Kshuqi Zeqiri, gjithë siklet, shkoi ke qisha me u pagzu. E kapi prifti, e xhëveshi n'mes t'miletit ene e zhyti tre herë mei kazon me ujë "të beku" tu i thonë për çdo herë: "Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir! Fut Zeqir, qit Sotir!" Masi u bo Zeqiri Sotir, filloi punë ke Vasiliqija ne ke Vasili.
Erdh' kreshmja ene, simas adeteve t'kaurrve, Sotiri nuk duhet t'hajte mish. Po a mun rrite "Sotiri" pa mish?! Kshu qi, boni ç'boni e u nrejt notën e poqi i pulë t'modhe. Mirpo erdh' era deri nolt ke Vasiliqija, qi u nre e fugoi për m'guzhinët. E kapi "Sotirin" gjallë ene i tha: "Sotiiir! Po mëkaton, more i paudhë! C'është ajo pulë që ke vënë në zjarr?!" "Po nuk o pulë, mi, se o pras!" Vasiliqija u shkëly sysh: "Uëëë, more mavri, po ç'thua, mo?" "Pras, mi, pras!" njulte komë "Sotiri". "Me kë tallesh, more malukat?! Si u bëka pula presh?" "Po bohet, mi zoje, bohet! E shtje tre herë n'ujë ene i thu: fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras, fut pulë, qit pras..." | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:58 am | |
| Punët e beut
Ca gazetarë shkun ke beu me bo i anketim, ene e pysin: çere osht seksi, qef apo punë? - Punë, - i dha xhevap beu. Masnej gazetarët shkun ke argati ene e pytën ene ate: çere osht seksi, qef apo punë? - Qef mre qef! Tha argati. Po no beu na tha qi o punë. - Heee, - vazhdoi argati, - po t'kishte pas qenë punë ma jepte mu beu, nuk e bojte vetë.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 6:59 am | |
| Bileta
Dy çifutën ishin ul m'tren përballë dy kaurrve. Kaurrit u shkëlyn sysh kur panë se çifutnit kishin të dy bashkë veç nji biletë ene i pytën:
- Po ju, mre, çere kini n'men me bo? Pse kini veç 'i biletë?
- Eeeeee, - ia kthynë çifutnit, - puna jonë punë çifuti! Nuk harxhojmë pare kot no.
- Po çere kini n'men me bo, mër lonetën? -pytën kaurrit.
- Nji, kini për ta pa - thanë çifutnit tu u zgërdhi me njoni-qetrin.
Mas içike hyni faturino m'vagont. Çifutnit ia mathën vrapit e shkunë e hynë (me ner) m'hale. Erdh faturino, i mur biletat kaurrve, masnej shkoi e i ra derës hales. Dera hales u çel içikë fare ne dul veç 'i dorë me i biletë. Faturino mur biletën ene hiku. Masnej dulën çifutnit pri halje ene i thonë kaurrve: "Ho, mre, a e patë zybën si e hongri e?!"
"Qyqa! -thirrën kaurrit,- A bofshit hajër ju, mër çifutën, ç'paskshit pas qenë! Ene no neserejt kshu kina për ta bo."
T'nesmen, simas llafes, vinë kaurrit të dy me 'i biletë, kur ç'me pa! Po na vishin çifutnit pa biletë hiç.
"Qyqe! Po sod, mre, si kini për t'ia bo?"
"Sod kina 'i stil ene mo t'mirë!" - i kthyn xhevap çifutnit. Kaurrit fërkun durët pri qefit ene mezi po pritshin me msu stil'n e ri. Hala pa hy mirë m'derët faturino, ia mathën kaurrit vrapit e hynë m'hale. Mas atyne fugunë ene çifutnit për mrapa, i ranë derës hales ene, sa u çel dera e dul dora, ia murën biletën ene fugunë e hynë m'halet qetër.
Skeda fituese
Një grua shkon në shtëpi plot varëse, byzylykë dhe unaza floriri:
- Mos u çudit! - i thotë të shoqit. Fitova në një llotari sportive.
Pas një jave, ajo shkon në shtëpi me një peliçe shumë të shtrenjtë veshur.
- Po kjo?- e paet i shoqi.
- Prap fituese e skedinës unë. Fitova dhe lloton e dytë, po e di ç'ke ti?, çohu e më bëj gati vasken, se do të lahem.
- Jo! - bërtiti i shoqi. -Mos do që të lagësh skedën fituese?! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Humor Tue Apr 08, 2008 7:00 am | |
| Vonesa Ishte njëhere një burrë që punonte ne nje kantier, mirepo cdo dite shkonte me vonese ne pune. Drejtori e shikon qe ky vjen perdite me vonese dhe vendos t'ja thote.
- Kam marre vesh qe perdite vjen me vonese ne pune. Po erdhe edhe njehere me vonese, do te te pushoj.
- Mire shef i thote ky,- por prape te nesermen vjen me vonese. Drejtori i del perpara edhe i thote: - Ik ne shtepi je i pushuar,
- Po aman o shef, te lutem se kam femije, kam grua, me se do t'i ushqej?
- S'ka c'me duhet, i thote ike.
Pas shume lutjesh nga ai, drejtori e pranon perseri ne pune, por me nje kusht qe ti tregonte perse vonoheshe kur vinte ne pune... dhe ai nisi t'ja tregoje:
- Po ja, i tha - krevati ku fle une me gruan eshte ngjitur me murin.
- Po,- i thote drejtori shume mire
- Edhe une fle nga ana e murit,
- Po shume mire, - i thote drejtori
- Po qe te ngrihem ne mengjes, vazhdon ai, duhet te zgjoj gruan...
- Po ti mos e zgjo,- i thote drejtori, kapercehe!
- Po aty vonohem une o shoku drejtor....
Kush e vodhi molekulen? (albstudent2000)
Ne Shqiperi del ligji qe te gjithe policat duhej te ishin me shkolle te mesme, mirepo nje polic nuk kishte shkolle te mesme, keshtu qe shefi vete edhe i thote ketij te fundit:
- duhet te besh nje shkolle te mesme,- i thote -se ndryshe do te pushojne.
- mire, - i thote ky polici,- do bej si do bej do ta bej te mesmen. Vazhdon shkollen e mesme polici, mirepo gjithe naten bente sherbimin dhe kur vinte ne shkolle vetem gjume flinte. Nje dite mesuesi i kimise po shpjegonte rreth shperberjes se molekulave edhe po shpjegonte se 3 molekula kaluan ne Nacl edhe 2 ne sulfir...
- Po dy te tjerat kush i mori?,- pyeti mesuesi me qellim qe nxenesit te gjenin problemin.
Polici e degjon, nxjerr shkopin edhe fillon t'i rrahe nje nga nje te gjithe.
- Nxirrni molekulen, kush e mori molekulen se e vrava! Kot jemi polica ne, mos kapim dot kush i mori dy molekulat?
Profesori i kimise vendos qe t'i thote shefit rreth asaj qe ndodhi:
- Ore po mire o ai polici tend le qe tere diten fle gjume ne klase po dje u ngrit edhe i rrahu te gjithe qe te gjente kush i kishte mare dy molekulat...
- oh lere se i ka vjedhur vete ai qe ben keshtu, - pergjigjet shefi... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Humor | |
| |
| | | | Humor | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |