Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Humor

Shko poshtë 
+91
Ann@
Nexhmedin Ramadani
Arianiti
Xhevati
tosybell
xhavo_
xhema
BashKom
feride
voglushja
arberia
Atdhetari
......
rrimtaf
NIPIIXHAXHIT
haxhiu
agim__barja
Ramizi
an-di
laloni
Driniiiii
isuf ramadani
klodian
Eklips
Muja e Halili
paioni
blertamirtoel
zana
Driola
Eva0506
Fjona
Ago Muji
Melyssa
blerim
Ali Baba Tepelena
Delia
katunari
Aldren1
ELIE
beti
Mister
istogalia
njonidrenica
stabili
spirito
anila
Shqipja
MUHAMETII
nue
Martina
ylber1992
rolling
Parapsikologu
Poeti
zeriatdheut
shqip0nja
interesant
Mergimtari
rroni
echo
luan mreti
idol
a_pihet_duhani_ketu
eri M
ficam
gjakushi
Lanetja
arbesa
feneri
Orfe@
Guximi
dhori
Kosovarja
beri
Leka i Madh
fati
BekoMerovar
GocPejone
arritja
Urata
**Embelsira**
Euridika
Sofra
baki
STUPCAT
Lina
tom sojer
Beton
Anna
shaban cakolli
anjesa
95 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 33 ... 43  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:17 am

Ende s¹ma ka ba punën me vra!

Një ditë tregu një djalë i ri, se çka ishte ngatërruar me një milic të
Serbisë, dhe milici ia kishte zdritur shapulla e ky shoqi vetëm po e
shikonte milicin e nuk po rezistonte. Një shok i tij kaloi aty pari dhe duke e ditur se Naimi e kishte koburën në brez po i thotë: Naim, nxire atë virane, se të sosi shapulla!
-Jo, jo, ende nuk ma ka bërë punën me vra, -ia ktheu Naimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:18 am

Pse nuk po martohesh?

Dy shokë të studimeve, të cilët nuk ishin parë mbi dhjetë vite, u takuan dhe po bisedojnë. Njëri e pyeti tjetrin për grua e fëmijë. Jo, -tha ai, ende nuk jam martuar! 
-Pse?, -po e pyet ky tjetri me habi.
-Po shiko, -ia ktheu ai, unë kërkoi për grua një vajzë të virgjër, të urtë,simpatike, me fakultet të kryer, të ketë makinë, të ketë shtëpi, pasuri, të jetë e vetme në familje... ja pra për këtë nuk jam martuar, sepse pres një fat të tillë!... 
-Qe besa me e gjet një vajzë të tillë edhe unë e kisha marrë, ani pse i kam katër fëmijë mor shoq, -ia ktheu shoku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:19 am

Mos u mërzit

Një burr tërë jetën e vet ishte marrë me spiunllëk! Si para Luftës së Dytë si pas Luftës së Dytë, deri në ditët e luftës së UÇK-së. Por, tani edhe i mplakur ca, ishte hutuar pas luftës së UÇK-së, dhe s¹po mund merrej vesh me ushtarët e huaj. Një ditë po e ndal një djalë të ri e po i thotë: -Allahile djalo, çka po bëhet, se nuk po marr gjë vesh?!
-Mixho, hiç mos u bë merak, se cili hyqmet të vjen -ti rolin e spiunit e
kie, veç me këta që s¹po mund merresh vesh, shko e gjeje ndonjë përkthyes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:20 am

Si n¹t¹hallakatun!

Do Dragaj të Drenicës kishin nis me u bë këngëtar gati si me zor.
Shkojnë një natë dimri te Fazlitë e Prekazit, që i kishin si dajallarë nga
babai, dhe pas darke e pyesin Mehmetin e Fazlive:
-Dajë, a të marrim një këngë?
-Po mor dajë, -u thotë ai.
Këta ja murën një, dy, tri e dikur u bënë shumë, por zëri nuk u bënte dhe këndonin si me dhunë. Dikur e lan dhe po e pyesin: -Hë dajë, si tu duk?
-Mor dajë, ishalla jeni mirë me mend, se qe besa kogja si me të hallakatun mendësh më është dukur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:21 am

O kush është trim!

Në kohë të shkuara s¹kishte televizorë e gjëra të tjera e sidomos nëpër fshatra. Kështu, nata kalonte me këngë trimërie e me lojë kapuqash. Një pasdarke ta rrokën këngën dy këngëtarë dhe me një vend po thërrasin nja disa herë: -O kush asht trim, o kush, kush asht trim... kunra hyqmit, o krye me que?.... 
I zoti shtëpisë u lodh dikur e tha: -O qe besa këtu në katundin tonë nuk mbahet mend që ka pas qasi trimash kurrë, po lene atë këngë, he burra!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:21 am

Ndigjoni se u mbetet merak?

Një burrë i moshuar e kishte patur zakon të fliste shumë, por kurrë nuk thonte gjë me vlerë. Në një dasëm kishte dëshirë të fliste, por nuk po e ndigjonte njeri. Dikur u tha: -Ndëgjoni burra se po du me u thanë diçka se tani u mbetet merak!
-Qe besa që nja 40 vjet që të ndëgjojë e kurrë gja të mirë që me e mbajtë në mend nuk ke thënë, -ia priti njëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:23 am

Kujt i frigohesh më shumë?

Po bisedonin dy goxha burra në atë vaktin e vet, dhe ashtu siç ishin të
armatosur po i thotë njeri-tjetrit: -Allahile kujt i frigohesh më së shumti?
-Allahile grave, ia ktheu tjetri!
-Pse grave?, -po e pyet ky i habitur.
-Sepse, gratë të çarmatosin, bile t¹i heqin edhe pantollat!
-Ban vakia e zotit, por mos harro se Brahim Hallaqi nuk a çarmatos as para grave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:26 am

- Më thanë se burrit tënd ia kanë prerë njërën këmbë... 
- Ashtu është, motër. Ishte një fatkeqësi e tnerrëshme. Imagjinoje: dy ditë përpara bleu një palë këpucë të reja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:27 am

lu drejtua dikush shokut të vet, beqar i vendosur dhe tanimë i moshuar, të cilin e pyeti se përse e kish ndarë mendjen të mos martohej. 
- Martesa është një çështje serioze që kërkon të vrasësh mendjen tërë jetën, miku im
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:28 am

- Ardian,- i tha gruaja të shoqit, ndërsa ishin ulur pranë tryezës së një restoranti. 
- Mos ji gjithmonë kaq i sjellshëm me mua kur ndodhemi para syve të të tierëve. 
- Pse? 
- Sepse do të kujtojnë se unë nuk jam gruaja jote!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:29 am

Bashkëshortja e Ardianit vdiq.Arkivolin e afruan tek varri, por, ndërkohë, njërit prej atyre që ndihmonin për ta mbajtur mbi supe, i shkau kemba. Gruaja u ngjall. Ajo kishte qenë në gjumë letargjik. Mbas disa kohësh, ajo vdiq. Kur po e afronin arkivolin e saj tek varri, Ardiani u tha atyre që e mbanin në krahë: 
- Ju lutem. kini kujdes mos t'ju shkasë këmba...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:30 am

Ajo: "I dashur, si do të ishte jeta jote pa mua!?"
Ai: "Më e lirë a dashur shumë më e lirë..."

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:30 am

Unë jam 62 vjeç dhe kam rënë në dashuri me një vajzë 20 vjeçare.
Megjithë milionat e mia, ajo nuk don të martohet me mua. çfarë mund të bëj?>
Thuaji se je 80 vjeç!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:32 am

"Si e din ta pish çajin, me rum apo pa rum?"
"Zakonisht e pi me rum po pa çaj."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:33 am

Në një letër drejtuar djalit të saj një mama Zvicerane shton në fund një shënim:

PS "Doja të fusja dhe një 100 frankësh në zarf, por e kisha mbyllur zarfin."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Sep 26, 2008 3:36 am

Nje patriot ishte burgosur ne Tirane per "faje politike". Aso kohe ishte minister i puneve te brendeshme Mehdi Frasheri.
Nje dite ky shkon te vizitoje burgun. Patrioti as qe tundet nga vendi. Atehere Mehdiu i drejtohet dhe i thote:
- Mos u merzit se do te zgjidhet dhe puna jote.
- Jo zoti minister - i thote ky - vetem me vjen keq qe u kam zene vendin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyTue Sep 30, 2008 2:53 am

E lavdëruan dhe e shkarkuan!

Në një mbledhje të kryesisë së LDK-së, i lavdëruan për punën e tyre të bërë në institucionet e Kosovës: zotin Daci, si kryetar të parlamentit të Kosovës dhe zotin Salihaj, si zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Po në këtë mbledhje, që të dy edhe i shkarkuan nga postet e tyre!... 

Kanë thënë dikur: frikohu nga lavdi i armikut, dhe mos u friko nga e shara e mikut! 

Si po duket, armiqtë që janë mbledhur brenda kësaj partie, tani kanë filluar të ballafaqohen me realitetin e ri në Kosovë, por një gjë mos ta harrojnë, ata dhe njerëzit tjerë të politikës se: në politikë, një herë të lavdërojnë e në majat më të larta të çojnë, pastaj të kritikojnë, më vonë të shajnë e të rrëzojnë, më pas ca më keq- t’ëmën ta lodrojnë, dhe më në fund fare të harrojnë, në ndonjë kthinë, apo diku prapa grilave! Prandaj ju të politikës më me kujdes e mos me u ngutë se rrëzoheni e i thyeni hundët– tha një plak i urtë.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyTue Sep 30, 2008 2:54 am

Lini të vdekurit rehat!

  Pas gjithë asaj rrëmuje e shembjeje të LDK-së, që më shumë i ngjante zhurmës së dikurshme në mëhallët e romëve, ( pa dashje që të fyej minoritetin rom ), kjo fundi i fundit është pasqyrë e një pjese të madhe të elektoratit ( kush do të shoh realitetin ), nuk vlen për ata që janë verbuar!- kushdo qofshin ata.

  - zoti Daci ditë më parë tha: “ Ne, po ndërtojmë një shtëpi të re!”- pasi që shtëpia e vjetër nuk po i zë më, ngase janë shtuar meshkujt!... Dhe ia bëri “bam” e doli me parti të re. Ai me militantët e vet, para dhe pas formimit të partisë, bënë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës!- në shenjë respekti për te, partia e Dacit edhe selinë e ka zënë pranë varreve!

  - Çka thua për këtë ti mixha Cen?- po e pyet një djalë i ri një plak të urtë, të cilit po ia lexonte këtë lajm në një gazetë ditore.

  - Po flasë prej përvojës sime- ia ktheu mixha Cen: Të gjithë ata që kanë zënë vend pranë varrezave, kurë nuk kanë bërë “behrida!”. Tani së fundi është bërë si modë pasha mixhën, të gjithë këta të politikës, para se ta ulin prapanicën në karrige të pushtetit, së pari shkojnë e kapen për kunjave të varrezave, kush ku të mundet!... E pastaj i vërsulen pushtetit 

  - Në këto ditë të fillimit të vitit të ri, mixha e ka vetëm një porosi: “ Të gjithë ju o Demokrat- lini të vdekurit ndër varre rehat!”...

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyThu Oct 02, 2008 11:13 pm

Te nderuar, pas skandalit te SMS-ve ne parlament, qe perfundoi me grushtin ne hunden e Gjinushit, kryetarja Topalli kerkoi listen e SMS-ve te derguara ne numrat AMC me kontrate te anetareve te parlamentit. Me tej do mund te lexoni shkembimet e mesazheve tekst ndermjet deputeteve.
Ja nje print-out i rezultatit:
AMC mobile communication summary spreadsheet dated 21.07.2007
Customer: National Assembly Group Contract / 23050-3-44-585888
Sender: Skender Gjinushi
Receiver: Taulant Dedja
Message text: Ti plehra e mutit, te coj nga ke dale. Ruaj gruan, se ta nxjerr Xhoi ne treg, se u plak vete
*
Sender: Ben Blushi
Receiver: Edi Rama
Message text: Me iku grupi per lesh.Ta jap doreheqjen vete apo te pres te me heqesh ti?
*
Sender: Spartak Ngjela
Receiver: Orinda Huta
Message text: Image: Heart Logo.gif
*
Sender: Edi Rama
Receiver: Ben Blushi
Message text: Bir kurve
*
Sender: Edi Rama
Receiver: Ben Blushi
Message text: ben mfal, e kisha me Bamirin
*
Sender: Jozefina Topalli
Receiver: Burri Jem
Message text: Hajt mes rri nej, cuu boj darken, piskuriq.
*
Sender: Orinda Huta
Receiver: Spartak Ngjela
Message text: Image: Lifted Finger.asx
*
Sender: Fatos Nano
Receiver: Taulant Dedja
Message text: Taksirat e ke, ngrihu bjeri nje grusht Skenderit. Ne hunde. Bej sikur te ka shkelur nderin e familjes.
*
Sender: Taulant Dedja
Receiver: Fatos Nano
Message text: OK
*
Sender: Sali Berisha
Receiver: Shefi i Gardes se Republikes
Message text: Njizteshtat-dysteteta me lesht perpjeta! Bahu gati se po kercet grushti! I kam pergjue t’gjitha mesazhet!
*
Sender: Burri i Jozit
Receiver: Jozefina Topalli
Message text: S’ka drita. S’muj me gatue. A dalim ma mir per krap Shiroke?
*
Sender: Edi Rama
Receiver: Rudina Magjistari
Message text: Je t’aime toujurs. Kthehu. S’di te laj rrobat. S’ka kush te me prese thonjte.
*
Sender: Taulant Dedja
Receiver: Fatos Nano
Message text: Ia kercita. Ia nxiva turinjte. Pres udhezime. Over.
*
Sender: Nard Ndoka
Receiver: Nard Ndoka
Message text: test sest tets. nardi nardi nadri. S’kam me msu kurr me nis smc.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyThu Oct 02, 2008 11:17 pm

Takimet e dashurisë për brezin me tel - një shok prej silikoni
Stiven Gaskell
—————————————————–
Në fillim qe Gloria. E njoha nëpërmjet një agjensie takimesh të quajtur Aromë Parajse. Këta shquheshin për erërat. E ke parasysh kur u merr erë flokëve të së dashurës dhe bëhesh aq i ndjeshëm e të fluturon mendja? Ti mendon se ndodh për shkak të ndonjë tërheqjeje të natyrshme nga përzierja e saj e veçantë e djersës me “Head and Shoulders”?
Mirë, nuk thashë që po.
Cfarë ndodh në të vërtetë është se ti po provon në ç’masë puqesh me partnerin tënd në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Me sa duket, përbërja e aromës vetjake është tregues për yçkëlat e sistemit tënd imunitar. Mjafton një kombinim i gabuar dhe kolopuçët tuaj të dashur do rriten si heqakeqë që s’i bëjnë dot ballë as rrufës më të vogël. E kujt i duhet një kalama qaraman gjithë ditën e ditës?
Kështu pra, siç po tregoja, më erdhi në zyrë paketa e testit dhe gjysmë ore më vonë, një nënshkrim kimik i llojit “i juaji përzemërshisht” paketuar në një mbështjellëse-Lycra u nis mbrapsht për në laboratoret e Aromës së Parajsës.
Të nesërmen po kontrolloja postën kur, ç’të shikoj, më kishin gjetur një shoqe! Madje, më kishin bashkangjitur edhe profilin e saj me gjithë fotografi. Gloria ishte e zgjuar, e lezetshme, përveçse me premisa olfaktive të larta. Atë mbrëmje, u lava, u rrojta - gjithë duke u kujdesur që të mos e fshihja aromën time të miratuar nën ndonjë shtresë deodoranti - dhe shkova për darkë. Sapo e pashë, e kuptova që s’ishte e duhura. Ajo ishte një Chanel belle, ngjyer në parfumin më kutërbues që mund të imagjinohet ndonjëherë. Për më tepër, personalitetit të vet të vrazhdë nuk i gjendej shoku. E rënë Parajse? Endërroje!
Më pas erdhi Lusi. Lusi ishte në rradhët e Barazpeshës së Përkryer. Këta janë një sit takimesh në rrjet që besojnë në simetrinë e fytyrës. Mendojnë se, në përgjithësi, na tërheqin më shumë njerëzit me fizionominë e fytyrës më të ngjashme me tonën. Duke qenë se vetë nga fytyra dukem si ariu i murrmë, kisha edhe unë dyshimet e mia. I bëra ca shkrepje surratit, prapëseprapë - nuk më hëngri më shumë se pesë minuta përpara web-kamerës.
Kur Lusi iu afrua tryezës sime te Starbucks-i, në fillim kujtova se mos ishte ndonjë burrë që po kërkonte drejtimin për në banjo. Pastaj e pashë edhe një herë dhe m’u duk sikur po shikohesha në pasqyrë. Tani, e di që na kanë thënë t’a duam vetveten, po deri në atë pikë? Një dopje moka dhe u zhduka që aty.
Këmbëngulja, thashë me vete, është çelësi. Dhe vajta te Shoqëruesit e Avatarëve - në kuptimin virtual të fjalës. Këta i kanë zyrat në Sim-Londër. Puna është kështu: ti krijon një profil të personalitetit tënd, jep të dhënat fizike dhe ata krijojnë një version në linjë të vetes tënde - një homonkulus prej kodi kompjuterik.
Kjo vetja jote virtuale, si të thuash, sillet nëpër Sim-Londër dhe përpiqet të gjejë dashurinë me tipat e tjerë. Kur gjen ndonjë që i përshtatet, ti i vërteti në botën e vërtetë shkon të takosh burrin apo gruan që fshihet prapa skene. Ide gjeniale! Pa shumë mundime, me plot takime. Madje, mund edhe ta ndjekësh veten virtuale të partnerit tënd të ardhshëm duke shkuar në punë të vet, sa për t’u siguruar që është tipi yt. Realizmi i këtyre avatarëve është i pabesueshëm. Kur virtuali unë takoi virtualen Selli, kujtova se kisha gjeta njeriun e duhur.
Për fat të keq, u gabova. Selli virtualja dhe Selli e vertetë nuk bëheshin dot më të ndryshme. Selli virtualja vinte rrotull, ia kërciste me shakara dhe kishte shumë klas. Selli e vertetë lëvizte si marionetë, dërdëlliste pa pushim dhe s’mund të ishte treguar më e pasjellshme me banakierin që na shërbeu.
Më tha që edhe unë isha ku e ku më atë çfarë priste.
Kam përshtypjen se jemi gjykuesit më të këqinj të vetvetes. Takimi përfundoi si mos më keq. Shyqyr, them, që po pinte kafe me akull dhe jo të nxehtë kur m’a derdhi gotën në prehër.
Prapë, nuk ndalesha dot. Po sikur t’i provoj të gjitha, mendova. Shoqërimi sipas harmonisë zanore i ra ziles së portës së Beverlit. Përputhja e traumave në jetë më çoi drejt Ketit. Afërsia bioritmike më ngjiti me Prithën. Të gjitha vajtën për faqe të zezë!
Më tutje provova Emporiumin e Takimeve me Mënyra Djallëzore. Këta i shoqëronin partnerët në varësi të GM-së ose Gradës së tyre të Moralit. Sipas kësaj teorie, na tërheqin më shumë ata që janë po aq të këqinj apo të mirë sa ne vetë. Në ndonjë situatë historike liri pa kufi, Jezusi do ishte shoqëruar me Nënë Terezën, ndërsa Hitleri me, kë të them tani, Eva Braunin, m’a merr mendja.
GM-ja ime ishte 95. Pak më e ulët se mesatarja. Mjaft i keq sa për t’i gjuajtur ishes kushërirën. Jo edhe aq i keq sa për t’i ardhur vërdallë motrës së ishes. Më ra Jasmina.
“Ti duhet të jesh djali i keq.” - më tha, ndërsa më hodhi një sy nga lart poshtë teksa po përshëndeteshim përpara barit Casa Blanca Tapas.
“Kurse ti, vajza e keqe.” - qesha unë. Shejtane e kishte emrin e dytë. Ose, të paktën, kështu m’u duk.
Për darkë porositëm thuajse çdo gjë që kishte menuja dhe u dendëm sa s’mbanim më. Disa shishe me verë Rioja na e zgjidhën gjuhën. Qe takim i shkëlqyer - derisa vajti ora për t’u ngritur.
Jasmina u përkul drejt meje me shikimin nga dera: “E ke lënë ndonjëherë faturën pa paguar?”
Përpara se të mund t’i përgjigjesha, tjetra u ndodh në gjysmë të rrugës përmes restorantit, duke rrëzuar peceta gjithandej. E ligë! Si mund të lija një darkë pa paguar? I mundur, u përplasa në karrige.
Nuk mbante më kupa. Sillni Luditët*! Unë po shkoj në ndonjë bar!
Stiven (Stephen) Gaskell është student për Master Shkencash në “Sisteme evolucionare dhe adaptive”, në Universitetin e Suseksit në Angli. Kohët e fundit u ka shitur Shkrimtarëve të së Ardhmes, vol.XXIII (Writers of the Future) tregimin e tij të parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldren1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Aldren1


Male
Numri i postimeve : 144
Age : 29
Vendi : Gjakove
Profesioni/Hobi : Futboll
Registration date : 02/10/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Oct 03, 2008 3:27 pm

Kish qene nje nënë e kish pas nje djal edhe kur ka dasht me dal me traktor nena i ka thon djalit ruju se zotin e ki perpara kur ne nje teporze traktori e merr shpejtesin edhe thot o zot ik se te shkela
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldren1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Aldren1


Male
Numri i postimeve : 144
Age : 29
Vendi : Gjakove
Profesioni/Hobi : Futboll
Registration date : 02/10/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Oct 03, 2008 3:39 pm

HASA DHE HYSA
Ishin kon hasa edhe hysa ne burg gjdo dit u rrokshin edhe kur i kan dal do bandita hasa i thot hyses hys mos u rrokk se na qojn te shpija hehehe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunari
Fillestar/e
Fillestar/e
katunari


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 52
Vendi : kosovë
Registration date : 29/09/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Oct 03, 2008 3:47 pm

Ngjarje e vertet.
I hyn nje qobani ne oborr te xhamis lopet dhe del hoxha e me nje dru e po i rreh.
I bertet qobani o hoxh pse po i rreh lopet.
Po a i shef o qoban se kan hy ne oborr te xhamis breqysh mos me i rreh.
O hoxh ato jan kafsh se a po te hy une naj her more.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunari
Fillestar/e
Fillestar/e
katunari


Male
Numri i postimeve : 58
Age : 52
Vendi : kosovë
Registration date : 29/09/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptyFri Oct 03, 2008 3:50 pm

Shkon Melihate termkolli te Rugova e po i ankohet Rugov po me thon tan more mashkull e asht ka me vjen shum merzi.
I kish pas than Rugova hajt me mos te han..... se ska lidhje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 EmptySat Oct 04, 2008 1:20 am

Edhe për se vdekuri

 Një Kmet i një katundi kishte qenë shumë i ashpër. Ai e kishte mbështetjen e pushtetit, dhe ushtronte dhunë mbi bashkëfshatarët e vet. Pa pritur atë e kishte kapur një sëmundje e rëndë. Para se të vdiste, mblodhi fshatin dhe ju tha: Do të ju lë një amanet. 

“Kur të vdes të ma lidhni një litar në fyt, dhe të ma lini fillin e litarit mbi varr!- këtë po e bëj në shenjë pendimi për sjelljet e mia të liga që kam bërë ndaj juve!”.

- Kur vdiq, fshatarët e varrosen, duke ia respektuar amanetin e tij. Të nesërmen, një patrullë i Xhandarmërisë, duke kaluar aty pari- shohin një litar mbi varr të Kmetit!? Nga kureshtja e ngrehin litarin, por litari nuk lëvizte dot. Atëherë thërrasin fshatin, dhe i pyesin fshatarët se ç’ishte ai litar aty?- fshatarët tregojnë se ky ishte amaneti i tij!...

- Xhandarmëria urdhërojnë që të zhvarroset Kmeti, kur e panë me litar në fyt, ata thanë: Ë ë ë, po ju e paskeni varur Kmetin në litar, dhe për pasoi ai paska vdekur!... I morën fshatarët në xhandarmëri e kërciti dajaku, për ta zbuluar vrasësin e Kmetit. 

Një plak, prej dajakut e gazepit që po shihte me sy, po thotë: “Pasha mixhën se ia shohim sherrin edhe për së vdekuri, këtë nuk ma kishte marrë mendja, por ejani ta varrosim diku me një fshat tjetër, se nuk ka për të na lëshuar sherri i tij bukur gjatë!”...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Humor - Faqe 23 Empty
MesazhTitulli: Re: Humor   Humor - Faqe 23 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Humor
Mbrapsht në krye 
Faqja 23 e 43Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 22, 23, 24 ... 33 ... 43  Next
 Similar topics
-
» Humor popullor...
» montazha foto humor
» HUMOR(piper)ESKA - nga Jorgo S. TELO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme :: Humor-
Kërce tek: