Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare  Empty
MesazhTitulli: Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare    Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare  EmptySun Jan 19, 2020 5:16 pm

Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare ( filmit dokumentar)
Nga Prof. Kristaq f. shabani, shkrimtar,poet, studiues, estet, president I lnpsha “pegasi” Albania
(Jeta është një përvojë unikale)
I nderuari Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës , zoti Astrit Aliaj!
E nderuara Kryetare e Qarkut të Gjirokastrës , zonja Lindita Rova!
I nderuari Prof. Dr. Bektash Mema, Rektor i Universitetit “ Eqrem Çabej” Gjirokstër
Të nderuar pjesëmarrës në këtë mjedis inkadeshent, ku bëhet celebrimi i dorëzimit të titulli të lartë” NDERI I QARKUT GJIOKASTËR “ REGJISORIT, SKENARISTIT, PRODUCENTIT KUJTIM GJONAJ, “MJESHTËR I MADH ” , i cili, përafërsisht pesë dekada, kryefjalëzoi në Perandorinë e filmit dhe vijon me përkushtim dhe pasion rrugëtimin e tij profesional .
Jetëshkrimi (Hap pas hapi)
Lindi në Mezhgoran të Tepelenës në vitin 1946. Në vitin 1947, familja e tij vjen në Tiranë. Në vitin 1953, fillon shkollën shtatëvjeçare në shkollën “Hoxha Tahsin”, mandej, pas përfundimit të kësaj shkolle, në vitin 1960-1964 ndjek studimet e mesme në shkollën e mesme të përgjithshme “Çajupi” dhe vijon studimet në fakultetin e Filologjisë për Letërsi dhe Gazetari. Pas përfundimit të fakultetit, punësohet si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1969 është viti, ku shkroi skenarin e parë filmik, ndërsa, në vitin 1973, martohet me zonjën Bukurije Llagami.
Sadisfaksionin e parë të xhirrimit të dokumentaritë të parë, si regjisor, e përjetoi në vitin 1974, ku, dhe në këtë vit, bëhet “baba” me lindjen e vajzës së vet, Valbona.
Viti 1975, falë këmbënguljes së tij, shkruan skenarin e parë të filmit artistik, ndërsa, viti 1976 i sjell në jetë gëzimin e tij të dytë: djalin Genti.
Në vitin 1978, Kujtimi realizon skenarin e fundit të filmit artistik: “Këshilltarët”. Në vitin 1979 emërohet regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Viti 1985 sjell gëzimin e tretë të familjes Gjonaj, lindja e djalit Martin.
E pastajmja: Në vitin 1992 emërohet Kryeredaktor i revistës “Bota Shqiptare”, ndërsa në vitin 1994 krijon shtëpinë Botuese “Bota Shqiptare”, ndërsa, në vitin 1997 krijoi Shtëpinë filmike “Bota Shqiptare”. Në vitin 2003, emërohet Drejtor i “Alba Filmit”.
Në vitin 2006 doli në pension…
Prej vitit 2007 veprimohet si regjisor te Shtëpia Filmike “BOTA SHQIPTARE”.
Kujtimi është sot një përfaqësues i denjë, veprimtar i shquar i Shoqërisë Civile shqiptare, madje për kontributin e tij LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , Akademia e saj Alternative e shpalli dhe “NJERIU I VITIT 2019”.
Është shpërblyer për veprimtarinë e tij me shumë çmime si dhe me shumë vlerësime me medalje , urdhra, si dhe tituj, ku të gjithë kanë rëndësinë e tyre .
Në vitin 2012, nga Presidenti I Republikës së asaj kohe, Bamir Topi, u titullua “Mjeshtër i Madh”me motivimin: “Përkontribut të rëndësishëm në kinematografinë shqiptare si regjisor, scenarist dhe producent, veçanërisht në filmin dokumentar dhe në atë me temë historike, duke zënë kështu një vend të nderuar në kulturën shqiptare”.
Sot , me propozimin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës e ka nderuar me një titull të lartë , të rëndësishëm.
Të kryefjalëzosh në “Perandorinë” Kinematografike duhet të produktosh materie filmike intelektuale, të jesh intuitativ, duhet të jesh i talentuar dhe i prirur, plot fantazi, të zotërosh artin profesional, gjuhën shqipe në të gjitha drejtimet semantiko-gramatikore- drejtshkrimore, të zotërosh artin e profesional të të shkruarit, të “pikturosh dhe të skulpturosh” me fjalë dhe sentencë filmike , të kesh zhdërvjelltësi dhe të shquhesh jo vetëm për shkathësi mendjeje, por edhe lëvizjeje, të njohësh problematikën e kohës, të jesh mjeshtër i krijimit të profileve dhe të paraqitësh me kualitet peronalitete që kanë dhënë kontribut në historinë tonë kombëtare... Kur ndodhesh në Perandorinë e filmit vetëm kështu mund të të vihet skeptri i fenomenit.
Të jesh regjisor, do të thotë, në kuptimin tërësor të kësaj fjale, të risosh gjendje, ndodhi me art, të gdhendësh, të këndvështrosh proceset dhe fenomenet jetësorë me një aftësi tepër të veçantë, zhbiruese, ku mbretëron jo vetëm pasioni dhe kënasqësia, por profesionaliteti, drejtësia dhe shtysat, bindja dhe vullneti drejt një progresit pashmangshëm. Të shkruash me “celuloid” do të thotë të shkruash historinë.
Nëse këndvëren regjisorin –kineast të fokusuar, kreativiteti i tij është i nocionuar, i gjerë në tematikë e trajtesë, analitik e ballafaques, nxjerrje në pah të gjendjes reale, dalje në përfundime logjike dhe në tregim rrugës të mprehta të ardhura nga një logjikë e shëndoshë dhe elastike…, duke bërë një pasqyrim tipik.
Kujtim Gjonaj është një krijues shumë dimensional, pasi ai jo vetëm u profilizua si regjisor e skenarist, por edhe si redaktor kinoditaresh, kinoreportazhesh, filma kronikë, filma dokumentarë, manifestime folklorike (43) por hapëroi vrullshëm me 52 me larmi tematike për ngjarje, ndodhi, zbatim idesh, profilizime, profile, portretizime, lidhësi miqësish, punë të vrullshme ndërtuese, ngjarje me rëndësi kombëtare, prezantime historike, festime përvjetorësh e tjerë …
Por, krahas skenarëve në fushën dokumentare, ai sprovoi dhe në skenarë për filma artistikë: katër të tillë, por edhe për skenarë për filma vizatimorë tre të tillë.
U shqua si producent që nga vitit 1998 e deri tashmë në 24 sipërmarrje.
Në profesionin e regjisorit (1974-2015) spikati në regjinë e 64 filmave dokumentare, kronikalë.
Dihet që Kinematografia trajtesën e rrok në të gjitha fushat politike- shoqërore të kohës, pasqyrimi i së cilave realizohet me një stil të veçantë , me sekuenca të “kompozuar” me art e realitet, me tërësi skenarë që trajtojnë përditshmërinë, politiko –shoqërore- historike, në rrjetin e publicitetit të shfaqes vizive.
Kinematografia sot e ka zgjeruar gamën e saj në sferën filozofike , estetike e tjerë…
Ne kemi shembuj të mëdhenj nga bota kreative, ku shkrimtarë të mëdhenj, regjisorë me emër startin e suksesimit të tyre e kanë filluar nga publicistika… A nuk e filloi prej publicistikës Dostojevski, Heminguej, Markezi dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët nëpërmjet publicistikës hodhën hapa galopantë në Letërsi. Edhe Kujtim Gjonaj u specializua për gazetari dhe u shqua në artin kinematografik.
Dihet që Fan S. Noli krijoi të ashquajturin obelisk publicistik. Ishte njëkohësisht poet i fuqishëm, publicist dhe orator i shquar, studiues, dijetar dhe muzikolog, kompozitor e shqipërues i talentuar, dramaturg, një nga stilistët më të mirë të prozës sonë. Noli mbetet një nga figurat më të njohura të artit dhe të shkencës shqiptare, por edhe një publicist i shkëlqyer. Brendia e veprave atdhetare të tij, që është në vazhdën e atyre të Rilindjes, ushqen ndikimin e thellë përparimtar të kulturës sonë.
Ndaj dhe Kujtim Gjonaj, krijues i shumë profileve, portretizimeve thekson: “Secili nga ne i mbetet borxh historisë dhe askush nuk mundet ta arrijë ta shpërfaqë sa duhet…”.
Regjisori Kujtim Gjonaj , i cili është një shembull i modelit kinematografik, është një modul dhe pikë referimi e reflektive për ardhmërinë e kineastikës shqiptare si profesionist , njeri urtësor dhe kualitativ, të cilit i flasin me fjalor kineast veprat e tij të shumta. ..
Sot vetëm me një ose dy shkrime sakate, në të gjitha konceptet, duke përdorur lavdomaninë dhe autoemërimin, shumëkush e quan veten kineast, regjisor…,shumëkush e quan veten skenarist pa patur suksesin e mundshëm motivues.… Kineastët profesionalë japin ndihmesë të padiskutueshme në lëvizjen frontale të fenomeneve, proceseve në kahjen dhe drejtimin e duhur në progresivitetin e Botës.
Përfundesë:
Kineasti Kujtim Gjonaj, model bashkëkohor, shembull i lartë në evidentimin e ngjarjeve, ndodhive; rezultativ në aftësinë publikuese e ilustruese si dhe në kontributin kreativ për përgatitjen e kineastëve të ardhmërisë, frymëzues i sferës së medias vizive për rreth pesë dekada në Perandorinë e Filmit vital, na krenaron sot të gjithëve .
Gjirokastër, 17 janar 2020
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
Fenomenet e “Perandorisë” së kinematografisë shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI
» Shpresë Shqiptare
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Rinia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: