Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rinia Shqiptare

Shko poshtë 
+13
Luki
Delia
Eva0506
Pirro i Epirit
Hana
Euridika
Tetovari
dibranja
besa-bese
rrebelja
shaban cakolli
Kosovarja
Beton
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Nov 13, 2007 2:58 am

Rinia Shqiptare Riniapuna

Të nderuar forumistë,

I bindur se një temë ku mundemi t'i ndajmë mendimet tona per rininë tonë do t'ishte e domosdoshme ne forumin tonë prandaj si teme e hapur qe do te jetë, presim edhe mendimet tuaja me deshire qe te dimë sa me teper per rinine tonë, sjelljet, zhvillimin , shkollimin, kohen e lire, brengat e tyre e keshtu me radhë.

Une personlisht mendoj se kemi nje rini tejet te shendoshë prandaj uroj që rinia shqiptare te vazhdojne drejt te mirave, perspektives dhe te ardhmes duke mos e harruar edhe traditen tonë, megjithëkëtë, deshiroj qe kudo qe te jene te rinjtë shqiptarë të kontrubuojnë edhe per token e tyre, atdheun e tyre dhe cdo gje qe quhet shqiptare.

Shpalos mendimet tuaja dhe bashkangjitu ne temë edhe ti ... Falënderit

Qeshu Rini qeshu Bota eshte e jote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Nov 13, 2007 1:44 pm

Beton pergezime per temen

Sa i perket Rinise ajo është begatia më e çmueshme e një kombi. Një komb pa një rini të shëndoshë nuk ka perspektivë të ndritur.


Rinia e popullit shqiptar ka kohë që gjendet në udhëkryqet e saja. Ajo, sot është kapërthyer brenda një konfuzioni, apatie dhe të horizonteve të paqarta. Janë të shumtë faktorët që kanë diktuar këtë gjendje të rinisë shqiptare.


Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.


Rinia shqiptare sot po kalon momente shumë të vështira dhe ashtu si i gjithë kombi shqiptar ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t'u zgjidhur.


Për një realitet të tillë, të gjithë jemi të bindur, mirëpo, si duket, kujdesi i më të vjetërve për t’i përcjellë përgjegjësitë e tyre në duart e një rinie të sigurt e të shëndoshë nuk mjafton fare. Kur them kështu, e kam fjalën për neglizhencën e pjesës dërrmuese të shoqërisë sonë, duke filluar nga prindërit, institucionet shkollore të ulëta e të larta, masmediat etj, nga të cilat vazhdon një shpërkujdesje e një neglizhencë e madhe në edukimin e mirëfilltë të rinisë sonë.

Shpresojme cdo here per nje vend te paster dhe nje ekonomi te forte,ku nuk do na lejojne neve si rini te miremi me pune te tjera,por te vazhdojme shkollimin,punen dhe te rregullojme jeten tone ashtu sic na ka hije neve shqipetareve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Nov 13, 2007 3:28 pm

Mendimi im në këtë thënje ndryshon:Unë mendoj se riniashqiptare është etashmja e një kombi,që duhet të merr fatin e vet në qdo pore të jetës.Thënja rinia është e ardhmja e kombit është lojë në kurriz të rinisë.Duke pritur të ardhmen ata po plaken!Rinia jonë është ndër rinitë më të shëndosha në Evropë,por një rini pa shtigje,pa përspektivë.Planet q♪ë ka në hartuar titullarët e shtetit elënë rininë me duar bosh.Nuk ka hartime që hapin perspektivë,ka papunësi,kurse gjeneratat e reja
që dalin nga shkollat e mesme dhe fakultetet,nesër nuk kanë me qfarë të mirren.Shkurt me fatin e Rinisë luajnë politikanët,dhe është koha që pushtetin të e marrin në dorë edhe disa nga organizatat rinore,jo të zgjedhur ngapolitika,por nga rinia,riniae di kush duhet të flas e hartoj në emër të tyre.Pra rinia e shëndoshë,por e udhëhequr nga politika e sëmurë.Ka shumë qka të flitet për rininë,por unë po ndalem këtu,për të lexuar mendimet e të tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyWed Nov 14, 2007 10:59 am

te pergezoj per temen beton, une them qe pasuria e nje vendi jan rinia ,syt e popullit jan te drejtuar kah ta ,te them qe kemi rini shum te mri ,shum te hareshme ,shum te bashkuar ,shum te bukur por na mungojn disa gjera themelore te cilat duhet ti kemi pik se pari shkollimi te cilen disa nuk e kan pa te cilin nuk shkojm askund e shum e shum e shummmmmm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyWed Nov 14, 2007 6:26 pm

titulli shume i mire i kesaj teme, te pershendes beton,

Sa i perket rinise sonë, ka shumpe per t'u thëne, ne pika te shkurtera, cdo popull kudo ne rruzullin tokesor krenohet me rinine e vet por sa ia vlenë te thuhet keshtu nuk e di !!!?

E them s'e di sepse sikur gishtat e duarve që nuk janë te njejtë, ashtu eshte edhe rinia e cdo populli, meqe tema ka te beje me rinine tone shqiptare atehere une personalisht nuk jam e knaqur me ta.

prap shtrohet pyetja pse!?

Nese nuk e pranojme realitetin e krijuar tani, ateherë mundohemi të gjejmë hapesirë per me e futut fajin, por faji mbetet jetim me duket, nese e them se rinia eshte fajtore per kete apo atë atehere, rinia do te thonë jo nuk jemi ne fajtoret por shteti, qeveria, papunesia etj etj.Shteti s'po u thot mos e rrespektoni askend, rrini ne kafeteri dit e natë, ne diskoteka njeashtu, ne puzik njeashtu, konsumoni droge njeashtu, mos i rrespektoni te vjetrit njeashtu, vishnu sa me keq e sa me "cubel" etj etj...

Te gjithe kishim nje rini, por sot koherat kane ndrru e koherat i ndrrojne njerezit e jo e kunderta, ne në rinine tone kur ishim kemi pasur respekt me te madh ndaj familjes, rrethit, me te vjeterve dhe ne teresi ka qene si te ishim ne nje botë tjeter, sot eshte nje jetë palidhje, eshte nje aromë e ftohtë paknaqesie me zhvillimin e rinise sone, nese i marrim gjinitë, une dalloj edhe te mira edhe te keqia ne keto dy gjini, te mira ka me pak ndonese te kqiat peshojne me teper, isha ne pushim edhe kete vit ne Kosove dhe pash mjaft...., ato qe i thash me lart qendrojne
100%.

Jane hapur shume Universitete private, jane shtuar ato me te madhe por ska kualitet, ska shprehi pune dhe ka abuzime te llojllojshme.

mjafton se fjala-fjalen e s'ju lexohet nese shihni se kam shkru shume, ketu jam ndaj do shkruaj edhe tjera here.

Thjesht une sjam e knaqur me rinine tone, me sjelljet e tyre dheme zhvillimin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Nov 20, 2007 6:05 pm

Thjesht une sjam i knaqur me rinine tone, me sjelljet e tyre dheme zhvillimin e tyre.


Nje thenje thuhet:

C'te mbjellsh do te korrshe.!!

Nuk mendoj se jane fajtor Rinia..!,rinia e korr ate qe dikushe e ka mb'jelle.

1. Qe te jeshe duhet te keshe, qe te keshe, duhet te jeshe.
2. Por, qe te jeshe e te keshe duhet me pas qe te keshe per ndyshe pyetja numer 1. ka vlere e jo 2.

...by to Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyWed Nov 21, 2007 3:39 am

Une si indivit sjam e kenaqur me rinin shqipetare se dita dites me shum po kqesohet-prishet, ku gjeja me e keqe eshte qe sakush nuk mer masa nga ne, por rri e numro ne vend.Kjo rini shqiptare a jone eshte degjeneruar ka dal jsht kontrollit,ku per cdo dite kemi fotografin e njete ku dejmt e vajzat tone per fat te kqe perfundojne ne lojra te rrezikshme-vjedhje,drog,prostitucjon etj etj,ku me e kqeja eshte se keto veprime te pa pelqyera nuk jane duke u ndalur vazhdojne te perhapen pa nderpr duke e prishur ardhmeine e rinise dhe shoqeris shqiptare.Mendoj se celsi kruesor eshte problemi i familje,sepse familja eshte baze e edukimit.Ka humbur me ajo tradite shiptare qe e vlserson,e ngrit popullin tone-shqipetarin per sa i perket nderit te gruas, nderit te burrit, nderit te familje.Rinia shqiptare ne disa raste e tepron me veshje,sjellje pasi qe fjalen demokraci e ka keqkuptuar,duke e marrur si loje kete fjale-ju duket se cdo gje mund te bejne(ju eshte lejuar},pa e ditur se ku e kan kufirin....e cdo gjeje sendi.Dua te them se rinia shqiptare duhet te lexoj,pra ardhmeria e kombit tone varet nga rinia jone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Dec 16, 2007 2:35 pm

....po ja filloi,nga e fundite per vazhdim t'temes leximi eshte ushqimi i trurit.,mendoje se edhe deshira eshte ajo,ajo duhet te afrohemi njeri-tjetri te futemi ne tema te halleve tone te persjetshme,duhet te fitohet ajo deshire qe te vlersohet ajo qe dikushe ka dergje gjakun,dikushe ka vdek me laps ne dore duke shkruar per te miren tone etj etj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Jan 03, 2008 6:43 pm

TE DASHURË TË RRITUR

Qe konflikteve mund t'ju ikim këtë e dimë, prandaj na ndihmoni t'i tregojmë riniseë sonë se si mundemi pa dhunë t'ju ikim konflikteve. Na tregoni me anë të një shembulli, që nuk janë vetëm ata të fuqishmit që kanë të drejtë. Ne kemi nevojë për te rritur, tek te cilët do të kishim besim, sepse kur ne e ndiejmë vetën te vetmuar ose të pasigurt atëherë ne shumë më lehtë biem nën ndikimin e njerzve të ligj e nëse ne biem në këtë rrugë atëher e kemi shumë vështirë që te dalimnga aty pa ndihmën e dikujt, pra pa ndihmën tuaj. Ndër ne ka aq viktima sa edhe kriminelë e ndonjëher vetë krimineli është viktimë. Në këto raste na duhet dikush që me të vërtetë ka mirëkuptim dhe që na jap kurajë, dikush që do të mundohej të na kuptonte. Por më së miri do të ishte që ju e edhe të kishim gjithmonë mirëkuptim mes vete e jo vetëm atëherë kur na ndodh diçka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Jan 03, 2008 6:48 pm

Mendoj se vetem me bised duhet munduar që ti bindim se qka asht e mir e qka e keqe edhe pse duhet shum koh dhe durim si dhe respetk për te rinjët deh nga njëher duhet kuptuar edhe ato .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Jan 03, 2008 7:32 pm

Të dashur prindër Për ne është shumë me rëndësi se si ju si familje silleni me njëri tjetrin. Ju si prindër jeni më të fortë, këtë gjë nuk keni nevojë të na e tregoni. Ne kemi dëshirë te bisedojmë me ju e jo të ju pengojmë. Kushtoni sa më shumë kohë kësaj dhe kini sa më shumë kuptim. Ne dëshirojmë nga ju besim dhe mirëkuptim si në shtëpi, shkollë ashtu edhe jashtë. Ne nuk jemi të gjithë të përsosur, por secili prej nesh e ka anën e tij të fortë, prandaj mundohuni ta gjeni atë anë. E nëse nuk ia dilni vetë atëherë mos ngurroni të kërkoni ndihmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Jan 03, 2008 7:48 pm

I nderuar Tetovari , une pajtohem plotesisht me kete qe keni shkruar.Nga kjo edhe lihet te kuptojme se rinia shqiptare vertete eshte nje rini e shendosh dhe me plot deshire per jete te mire dhe te pastre e te ndershme e te ndritshme ...

Ke te drejt i nderuar Deli kur thua qe ka nevoj me shume per kumunikim mes prinder-femije.Nje komunikim i qilter thjeshte nje bisede ne raport shoqeror .Une personalisht mendoj qe rinija shqiptare eshte nje rini shume e mire sidomos kur merren parasyshe kushtet e veshtira qe po kalojm dhe qe kemi kaluar . Secilin te rij t'a marresh dhe t'i ofrosh nje shkollim ai do ta pranoj kete me kenaqesi ,po t'i ofrosh pune ai prap me kenaqesi do e pranoj. Kushtet e renda si dhe papunesia e madhe ,mungesa e kushteve elementare per mesim dhe per pergatitje profesionale e bene edhe me te veshtire gjendjen dhe prap se prap rinija jone perpjekete te gjej nje rruge qe te perparoj .
Edukimi i drejt eshte qelesi i cdo suksesi .Perkrahja e prinderve dhe e mesimdhenesve per cfaredo aktiviteti pozitiv qe ndermerr rinija do te ishte nje ndihmes e madhe .."kur s'mund te besh ate qe do , bëj atë qe mundesh.."
Fatkeqsisht tek ne perkujdesja per rinine nuk eshte ne nivel te duhur ,dhe ne krahasim me kushtet dhe gjendjen ne te cilen jemi ,une kisha me qene krenare me rinine tone ..sese vertet jan te prirur per mire perkunder te gjitha veshtiresive ...
Me respekt Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Jan 03, 2008 9:10 pm

Une mendoj se shkolla gjendet ne nje fushe tejet te tendosur :
ajo si shkoll ka per detyre te arrije rezultate te shkelyieshme,pastaj ka per detyre t'i zgjidhe te gjitha detyrat lidhur me edukimin e femijeve dhe nxeneseve si dhe te ndikoje ne zhvillimin peronal te çdo femije/nxensi.

Mosdashja e shkolles,sjelljet e keqija si dhe dallimi i madhe prej shoqeris jane shenja alarmuse,te cilat duhet ti marrim me seriozitet.

..by beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyMon Jan 07, 2008 9:30 pm

Se pari familja pastaj shkollat jane ato qe mund te ndikojne me se shumti ne rinine tone.... Ne kemi nje rini shume te mire,te shendoshe,mirpo cdo dite e me shume jemi duke shkuar drejte shkaterrimit,ku ata qe me se shumti prishin rinine tone jane shkollat,pra edukimi shkollore,pastaj rregullat e shkolles,ne asnje shkolle nuk ka rregulla te caktuara,eshte bere uniforma ne te gjitha shkollat,mirpo drejtorine nuk e pengon aspak pse ajo eshte bere nga femrat nje mini fund???

Pastaj si rrezike tjeter qe e shof eshte edhe nje dukuri qe shumica e te rinjeve e quajne "Kullerizem"sa qe kane shtrembuar shumee gjuhen tone te pastert dhe kemi marr fjale te huaja ku cdo kund hase ne fjale te tilla si "op","njeri",shume fjale te tilla qe te vrajne shume mendjen...

Mirpo shpresojme se do vetedijesohen paksa se pari familja pastaj institucionet tona shkollore,qe mos te lejojme te humbim kete rini e cila eshte thesari me i bukur i ketij vendi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Jan 08, 2008 7:20 pm

Te flaseshper rinin eshte gjeja me mire. Rinia eshte e ardhmja e secilit popull ne bote, prej se ciles pritet me se shumti ne gjitha drejtimet e jetes. Sidomos tek ne ne Kosove pritet shume, pritet qe nje dite te ndertohet nje shtete demokratik qfarjane shtetet e botes se sotme. Por per te qen nje rini e shendoshe ne shoqerin e sotme, nuk eshte leht, per arsye se dukurit negative jane ato te cilat nuk lejojn te kemi nje rini te shendosh me plotkuptimin e fjales. Perkunder kesaj, mund te them se ndihem krenar qe ne Kosove, kemi nje rini te madhe dhe ne krahasim me rinin e popujve tjere, e kemi me te shendosh.
Uroj qe ne te ardhmen rinia jone te ju ik sa me shume dukurive negative dhe te identifikohet si rini e shendoshe me plotekuptim e fjales.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Jan 08, 2008 8:55 pm

Te rinjet e sotem duan angazhim perkujdesje vjen ne krye te cdo planifikimi te jetes se shtetit dhe kombit disa te rinje kan shum intelegjenc por nuk kan edukat.nese u kushton kujdes duke ujitur,ushqyer mbrojtur,duke ditur drejtuar shternguar,mbuluar ateher keta do te behen shtylla te forta dhe te drejta per ta mbajtur mbi dor perparimin dhe zhvillimin e shtetit te vet.


Kur ska cka ritet ska cka vritet.!


Edituar për herë të fundit nga në Wed Jan 09, 2008 3:57 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyWed Jan 09, 2008 3:54 am

Une mendoj se duhet te flasim shume ne keta tema,ne rruge,shkolle,me profesor,te aferme,Prinder etj etj.

Ju keshilloi Rinis tone qe shume e shendoshe eshte edhe te praktikoin praktiken ne ''Provoni njiheni profesionin qe keni deshire''sa me shume qe eshte e mundur,kjo eshte me se miri per te pare a te pelqen nje profesion,keta fjal rjedhin nga Prinderit nga Arsimtret,nga Biznisment,por edhe te rinjt gjate anketime.Provoni nuk do te thote ju peleq apo nuk ju pelqen nje profesin,provoni te kapeni ne pune,per disa dite,eshte provoj e jetes,kerkoni te prezentoni veten se ç'fare ju pelqen e ç'fare doni te arrini ne te ardhemen e ardhmja juaj eshte profesioni juje mos haroni.E ardhja juaj eshte pasuria e Kombit tone.

-Pyetni te afermit dhe te njohurit
-Lexoni shpallje ne Gazeta
-Konkuroni ne pune e pregaditni mire me kujdes,dhe gjithsesi le t'ua kontrollon ndonje person tjeter qe ka njohuri.
-Ne biseden prezentuse paraqituni ne veshje te rregullt.
Pyetjve pergjigjuni drejt
-Nga refuzimet mos u dekurajoni.
Gjithmon duhet te jemi te gatshem per alternativa te ndryshme,apo nje zgjidhje kalimtar.

Konkuroni konkurrimit mos haron konkuroni konkurrimit ku tejeni.

Arsimi hap rruge ne jete.
Puna hape,veper,pasuri,enderra,shtet etj etj.

...by beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyWed Jan 09, 2008 4:23 am

KESHILLA PER PRINDER

Nese femija i juaj eshte jashte shtepis pa percellje,
Kerkoni nga femijet qe t'i pergjigjen ketyre pyetjeve.

Ku shkon femija juaj?
Sa mendoni ai qe do te jete jashte shtepis.?
Kur duhet femija te kthehet ne Shtepi?

SUGJERIME:

Brenda javes gjat,
gjate kohes,shkollore,
femijte duhet te jen ne,
shtepi deri ne ora.?

11 vjeç ora 19:00 12 deri 14 vjeç ora 21:00,14 deri ne 16 ora,22:00.

Ne kohen e pushimeve,
dhe ne fundjave,femija ,
duhet te jete ne shtepi,
deri ne ora.?
11 deri ne ora 20:00,12 deri 14 vjeç deri ne ora 22:00,14 deri 16 deri ne ora 24:00.
Gjate dimrit preferohet te jete nje ore me heret se ne kohen qe eshte paraqitur me nalt.

NESE FEMIJA JUAJ DESHIRON TE SHKOJE NE NJE AHNGE APO
PARTY KERKONI NGA ATA QE T'IU PERGJIGJEN KETYRE PYETJEVE :

-Kush e organizon ate aheng apo Party.?
emrin mbiemrin dhe numrin e telefonit te ahendut (Party).
-Ku organizohet Party(gjithesesi adresen dhe numrin e telefonit)
-Sa zgjat Party m'bremja ku shkon ai?
-Per kon organizohet Party (per femijet e ciles mosh)
-A do te kete aty mbrotje te veshve dhe a do te perdoren ata.?
-Si eshte organizuar kthimi ne shtepi.?
(Drejtimi i kthimit transporti,dhe perciellja)
-A eshte bere marveshja per kohen e kthimit te femijve ne shtepi.?

Prinderit nuk i lejohet qe ti liron femijut te shkon ne Party nese nuk ju pergjigjet ketyre pyetjeve.

Merrni pergjithsi dhe mbikshirjen e nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyThu Apr 10, 2008 3:39 pm

Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore

Për një realitet të tillë, të gjithë jemi të bindur, mirëpo, si duket, kujdesi i më të vjetërve për t’i përcjellë përgjegjësitë e tyre në duart e një rinie të sigurt e të shëndoshë nuk mjafton fare. Kur them kështu, e kam fjalën për neglizhencën e pjesës dërrmuese të shoqërisë sonë, duke filluar nga prindërit, institucionet shkollore të ulëta e të larta, masmediat etj, nga të cilat vazhdon një shpërkujdesje e një neglizhencë e madhe në edukimin e mirëfilltë të rinisë sonë...

Ajo qe me pengon aq shume kete kohe eshte edhe nje dukuri e ashtuquajtur"KULLERIZEM"nuk ke pse te flasesh me asnje te rinje adoleshent dhe te mos perdor ne cdo te dyten fjale ose "Op,Njeri,Cool,Jush" Jane tamam fjale degjeneruese qe shume here nuk i kupton,as cfare flasin,ehh deri ketu kemi arritur Rinia jone ,por pas ca viteve cfare do pritet nga ne??
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptyTue Jul 08, 2008 10:39 pm

Mendoj se shkollat (Mesimdhenesit) jane ate qe te aryne rrezulltate me shume per edukimin e Rinis sone .
Duhet te patur ritje ne ate nivel qe te aryne shkelqime ne edukaten e Rinis sone .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Oct 05, 2008 10:15 pm

Gjithmonë është thënë se rinia është ardhmëria e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore.

Për një realitet të tillë, të gjithë jemi të bindur, mirëpo, si duket, kujdesi i më të vjetërve për t’i përcjellë përgjegjësitë e tyre në duart e një rinie të sigurt e të shëndoshë nuk mjafton fare. Kur them kështu, e kam fjalën për neglizhencën e pjesës dërrmuese të shoqërisë sonë, duke filluar nga prindërit, institucionet shkollore të ulëta e të larta, masmediat etj, nga të cilat vazhdon një shpërkujdesje e një neglizhencë e madhe në edukimin e mirëfilltë të rinisë sonë.


Prindërit si institucioni i parë në edukimin e fëmijës, bartin përgjegjësinë më të madhe në orientimin e drejtë të fëmijëve të tyre. Nëse fëmijës nuk i jepet edukata e drejtë në vitet e para të fëmijërisë, ai në moshën madhore do të jetë i çorientuar, dhe për të fajtorë janë edukatorët e tij të parë. Këtu nuk nënkuptojmë vetëm edukatën familjare, po edhe atë shpirtërore, e cila është edhe esenciale për një zhvillim stabil dhe të drejtë të njeriut, e që, mjerisht, në mesin tonë i kushtohet shumë pak rëndësi. Fëmija ynë në shumë raste rritet e zhvillohet pa pasë dëgjuar nga prindërit asnjë fjalë për Krijuesin e tij, ndërsa të shumtë janë ata që nga fëmijët e tyre kureshtarë, jo rrallë, pyeten për krijuesin e gjithësisë, po nuk marrin përgjigje të drejta. Kjo ndodh, sepse ende nga kokat e tyre nuk mund ta largojnë ideologjinë më të mbrapshtë të historisë njerëzore, atë marksiste e leniniste, e cila për shumë dekada shkaktoi vuajtje, mjerim, persekutim të shumë shoqërive në botë, të cilat e pranuan si doktrinë të drejtë, ndërsa bota e avancuar që kuptoi posojat e saj, e kishte hedhur poshtë që në lindje të saj.

Ende në mesin tonë ”të të ashtuquajturve intelektualë” ekziston bindja se njeriu i parë në këtë botë erdhi rastësisht, me një formë krejtësisht tjetër, në fizionominë e majmunit dhe dalngadalë në mënyrë evolutive, gjithnjë sipas teorisë darviniste, u shndërrua në fizionominë e njeriut-në fizionominë që e ka sot. Fatkeqësisht kjo teori e dështuar dhe e paargumentuar shkencërisht, fëmijëve u servohet ende në shkollat tona. Thënë shkurt, fëmija ynë në shumë raste frymëzohet nga një teori e tillë jo e qëndrueshme dhe skajshmërisht e gabueshme rreth gjenaologjisë së tij dhe Krijuesit të tij.

Po përveç prindërve, fëmijët tanë edhe në shkolla mbeten të paformuar sa i përket edukimit të drejtë, e sidomos atij shpirtëror. Shumë “profesorë” e “akademikë” të universitetit tonë, edhe sot në fillim të shekullit XXI, mbrojnë ende me këmbëngultësi idenë e tyre ateiste, të imponuar nga regjimi komunist-marksist dhe luftojnë çdo gjë që lidhet apo ndërlidhet me fenë.Këta pedagogë të tillë tani shpesh zhvillojnë polemikë të ashpër me gjeneratat e reja, të cilat jo rrallë nuk pajtohen me idetë ateiste të profesorëve të tyre, sepse ata tani kanë kuptuar rolin pozitiv të fesë dhe dëshirojnë të dinë më tepër për të dhe rolin e saj për zhvillimin e drejtë të shoqërisë, dhe më askush nuk dëshiron të pasojë ndonjë ideologji të dështuar, apo të imponuar nga dikush.

Nuk duhet të mos përfillet as një rol i madh negativ që po e luan rrjeti i masmediave tona të krijuara pas luftës-radio, televizioni dhe disa revista. Në shumë radio lokale të krijuara enkas për rininë, që veprojnë kudo në Kosovë, në shumë emisione të tyre përdoret një fjalor aq i shfrenuar, aq banal dhe i poshtër, saqë fiton bindjen se këta të rinj me këtë fjalor të mos kenë lindur dhe as të jenë edukuar në shoqërinë tonë!.Të vjen turp prej vetes kur i dëgjon bisedat e tyre aq banale, një humor të pagdhendur që sinjalizon për një rënie rapide të etikës dhe moralit në Kosovën e pasluftës. Kush mund të thotë se këto emisione shfrenuese, të pakontrolluara janë në shërbim të edukimit të mbarë të rinisë sonë? A do të ishte e udhës të pyesim se kush i mbikëqyr këto “radio-stacione”. Po edhe rrjetet televizive, qofshin ato lokale a nacionale nuk janë shumë më mirë. Në mungesë të emisioneve dokumentare dhe profesionale, në ekranet e tyre shfaqin skena, programe dhe filma me seriale te stërzgjatura, që nuk janë fare në funksion dhe dobi të rinisë sonë.

Lakuriqësia e tepruar e femrave të reja të shfaqura në ekranet tona, të manipuluara nga menaxherët e tyre, është një fenomen që vërtet ka marrë hov të madh në jetën tonë, e sidomos tani së fundi përmes lojërave të “fatit”, të cilat udhëhiqen nga njerëz që qëllim të tyre parësor kanë fitimin pa djersë të parave dhe assesi edukimin a argëtimin e teleshikuesve.

Lakuriqësia po proklamohet me të madhe edhe përmes “këngëtareve” të reja të cilat përmes pjesëve të ndjeshme të zbuluara nga trupi i tyre, mundohen t’ia tërheqin vëmendjen publikut, dhe jo përmesë tekstit dhe melodisë së mirë të këngës.

Sa herë në javë, në muaj ose në vit organiziohet ndonjë program edukativ në radio a televizion, si masë preventive në parandalimin e shfaqjeve të dukurive negative në shoqërinë tonë? Sa emisione i kemi pasur deri tani për rrezikun që shkakton droga, prostitucioni, alkooli etj., dhe të pyesim përmes tyre se kush po e sjell drogën më të madhe tani pas luftës në Kosovë? Pse prostitucioni ka marrë hov kaq të madh pas luftës në Kosovë? Pse alkooli përdoret me të madhe pas luftës nga rinia jonë? A janë këto shenja të emancipimit tonë të shpejtë apo shenja paralajmëruese të një katastrofe për të ardhmen e rinisë-shoqërisë sonë? Sa po punohet në parandalimin e këtyre dukurive tanimë të shfaqura në masë të madhe në Kosovë? Emisione të tilla me siguri do të ndihmonin shumë më shumë në edukimin e shëndoshë të të rinjve tanë, sesa filma të përditshëm serialë me nga 100-200 episode. Pyetjet e lartpërmendura do të duhej t`ia parashtronte vetes secili dhe aty ku ka mundësi, të jepte kontributin e tij.

Pse masmediat tona të mos kenë edhe emisione edukative-fetare?! Për këto dhe shumë pyetje të tjera, është koha e fundit që çdonjëri nesh të mendojë thellë dhe të marrë hapa konkretë për evitimin e këtyre dukurive negative, tanimë të shfaqura në shoqërinë tonë. Kjo përgjegjësi bie mbi çdo individ, por në rend të parë mbi institucionet tona të zgjedhura, të cilat mbi supet e tyre kanë marrë emanetin e popullit që t’i prijnë në rrugë të mbarë shoqërisë kosovare.

Nëse fëmijët tanë, të cilët janë e ardhmja e Kosovës, nuk janë të shëndoshë atëherë si mund të presim një të ardhme të mirë për ne. Nëse rinia jonë, e cila për momentin është pasuria më e madhe e Kosovës, zhvishet nga ndjenja shpirtërore fetare e morale, atëherë si mund të presim një të ardhme të dëshiruar për shoqërinë tonë?

Të mos harrojmë se një shoqëri që ka shkelur normat e etikës dhe moralit edhe gjatë historisë së kaluar por edhe tani, është fishkur dhe do të fishket mu si druri, të cilit po iu hoq lëvorja, më nuk mbetet i gjallë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Oct 05, 2008 10:24 pm

Hana të lumt për ket postim se me të vërtet më ke lën pa koment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Oct 05, 2008 10:39 pm

Kemi nje rini qe mund te them me ter fjalen rina ma e mire ne bote ju kisha lut te mos dalim jasht jete e te merrem me pune te kqija por te mundohem te bejme me te miren pasi qe edhe ne vet forumistat po thouajse 90% i takojm rinise se shqiperis etnike te behemi njerzit me te duhur te ketij kombi e jo sherri i shqiperis ju pershendes te gjitheve shpresoj qe te mbeteni mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Oct 05, 2008 11:04 pm

Pirro i Epirit, te pershendes dhe te respektoj per pergjgjen. Rinia shqiptare, duke menduar kushtet e konfuzionit te jetes, ne te cilen jeton eshte vertet rinia me e mire ne bote, absolutisht, rinia qe do Atdheun dhe jep jeten per lirine dhe lumturine e te tjereve, rinia qe respekton familjen, prinderit, vellezerit e motrat, si askush tjeter ne bote, rinia qe respekton shoqerine me sinqeritet dhe dashuri, qe krijon dhe vazhdon jeten, me sakrifica, veshtiresi e privime, rinia qe i ve shpatullat krijimit te kushteve per te vazhduar zhvillimin dhe perparimin dhe per ta bere boten shqiptare si vendet me te zhvilluara te botes. Kjo rini qe nuk harron gjuhen dhe zakonet tona edhe kur eshte larg Atdheut dhe qe e merr malli te degjioje nje fjale te embel shqip dhe ndoshta edhe per kete arsye vijme neper forume, qe te lidhemi me njeri - tjetrin. Ata qe nuk e shohin kete jane te verber, ata qe e shohin dhe e mohojne jane anadollake ose tradhetare ose ... manjake. Cfare nuk ka kjo bote!!!!
Pirro i Epirit shkruajti:
Kemi nje rini qe mund te them me ter fjalen rina ma e mire ne bote ju kisha lut te mos dalim jasht jete e te merrem me pune te kqija por te mundohem te bejme me te miren pasi qe edhe ne vet forumistat po thouajse 90% i takojm rinise se shqiperis etnike te behemi njerzit me te duhur te ketij kombi e jo sherri i shqiperis ju pershendes te gjitheve shpresoj qe te mbeteni mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare EmptySun Oct 05, 2008 11:31 pm

Pajtohem me ju por një gjë e dij se po sa të hidhet kushtrimi për qdo gjë Rinia Shqiptare jan së bashku dhe ku do që ato lipen më i freskët për kët ishte rasti i luftës së Kosovës si dhe është një rini ma e mira se qdi nacion tjeter sepse së paku kan respekt dhe nderin ndaj shoqris prindve e sidomos Kombit parandaj në kët aspekt duhet të jemi krenar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rinia Shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Rinia Shqiptare   Rinia Shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rinia Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Rinia, bazamenti i një shoqërie
» Shpresë Shqiptare
» Fotografia Shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?
» Si vishet rinija shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: