Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11579
Age : 61
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI Empty
MesazhTitulli: NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI   NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI EmptyMon Nov 30, 2020 4:07 am

NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALIANE


Nga Prof.Bexhet Asani , Sekretar i Përgjithshëm i Akademisë Alternative Pegasiane ALBANIA

Enkeleda Kosova u lind në qytetin e një mbi një dritareve, në Berat, më 19 gusht 1980. Shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin e mbaroi në qytetin e lindjes. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare shkon për studime në kryeqytetin e Italisë në Romë. Në vitin 2002 kryen me sukses Akademinë e Spektaklit, për teatër dhe kinematografi (Accademia dello spettacolo di teatro e del cinema). Në vitet 2003-2006 në qytetin e Vatikanit ndjek studimet pasuniversitare në Universitetin Ponteficia Urbaniana. Si njohëse të mire të gramatikës italiane e kanë vlerësuar me notën më të lartë “30 e lode) që në shqip do të thotë “10 me yll në ballë), ngase ka dale studentja më e mirë në mesin e studentëve italianë. Vitet 2006-2008 ka ndjekur disa kurse për recitim, diksion dhe interpretim të kinematografisë.
Në vitin 2010 Enkeleda është vlerësuar si aktore e kinematografisë italiane nga njerëz kompetentë të lartë të kinemasë, me këtë rast iu dha e drejta të ndiqte për tetë muaj mësim -përvetësim të profesionit nga rrethi i Romës F.P.A. (Lazio) edhe këtu arriti rezultate të jashtëzakonshme me notën finale 100/100. Në vitet 2012 – 2015 për herë të dytë mbaron studimet në Akademinë Evropiane për teatër dhe kinema me notën më të lartë (Accademia Europea del teatro e del cinema).
Gjatë viteve 2016 – 2018 ka marrë pjesë në seminare të ndryshme të kinematografisë disa Stage, dopiazh zëri, lëvizjet dhe shprehjet mimike. Aktorja Enkeleda Kosova tanimë e njohur merr dy master për kinematografi me notën 30 të vlerësuar nga dy regjisorë, profesorë të shquar të kinematografisë dhe të teatrit Gian Paolo Maio dhe Luciano Buttaro.
Përveç aktrimit Enkeleda Kosova ka marrë pjesë edhe në konkurse të bukurisë. Për here të parë merr pjesë në konkursin e bukurisë i cili zhvillohej nga shqiptarët e Italisë “Miss Albania in Italia 2004” në këtë spektakël, nga një konkurencë e madhe e vajzave shqiptare, në të cilin konkurs marrin pjesë 300 vajza shqiptare, Enkeleda radhitet në mesin e 15 vajzave më të bukura. Konkurimi i fundit që ajo ka marrë pjesë ishte ai i vitit 2018, në këtë konkurs bukurie fiton çmimin e parë për kategorinë e saj dhe çmimin e dytë “Miss Cinema 2018”.
Sukseset e aktores Enkela s’ kanë të mbaruar, kështu më 4 maj të vitit 2019 e vlerësojnë me Diplomë merite ndërsa në Festivalin Nacional të kinetomagrafisë italiane merr çmimin Oskar si aktorja me e mire shqiptare ne Itali si dhe çmimin special për karrierë si Aktorja më e mirë në Itali dhe një çmim të dytë duke i dorëzuar një diploma tjetër speciale për karrierë në kinematografi.
Veç këtyre Enkeleda merr një çmim për historinë romane, për artin dhe veshjen, si dhe bën interpretimin më të bukur të këngës së tretë të “Komedisë hyjnore” të Dante Aligerit, me këtë interpretim të shkëlqyer ajo ngre në këmbë tërë publikun prej 400 vetësh. Një vlerësim ky tepër emocionues nga publiku për aktoren e talentuar Enkeleda Kosova.
Nga Akademia e Bashkuar e Arteve Skenike (Accademia Unite Delle Arti Sceniche), nga juria e regjisorëve më të shquar kombëtarë italianë vlerësohet si aktorja më e mirë për interpretim e vetmja shqiptare në mesin aktorëve italianë dhe aktorëve të huaj, krenare se valëvitej flamuri kuqezi me shqiponjën dykrenare.
Aktorja Enkeleda Kosova krahas studimeve për aktrim dhe kinematografi, ajo ka ndjekur një kurs njëvjeçar për asistente në studion e somatologut. Kurrë nuk e ushtroi këtë detyrë sepse nuk i shihte e nuk i duronte dot ndërhyrjet kirurgjikale. Hoqi dorë nga “asistentllëku” sepse Enkeledën e rrëmbeu magjia e artit skenik dhe e filmit.
Aktorja Enkeleda Kosova ka luajtur në mjaftë filma artistikë qoftë të metrazhit të gjatë apo të metrazhit të shkurtër e në disa filma të ndryshëm dokumentarë. Kështu, ajo luan rolin kryesor në filmat: "L'amore e il dolore", "Nessuno mi tocchi ", “Il molestatore" në regji të Alfonso Chiarenza. Në filmin dokumentar "Fast and furious" me regji të Emanuela Petroni. “Një udhëtar i rastit” (Un passeggero per caso” të regjisorit Ennio Di Domenicis.
Enkeleda ka pasur kontratë tre vjecare me disa producentë si Produzione Smeraldo Cinema, Tani është me profesion të lirë e që nuk mbeshtetet në asnjë produksion sepse janë vetë ata apo menaxheri i saj i kinematografisë që e lajmëron për çdo informacion ose propozim nga ana e regjisorëve. Kështu, ajo kontakon vet me ta dhe vendosin rolet që regjisorët i caktojnë në filmat e tyre dhe është mëse e qartë kur bëhet fjalë për personazhe që janë të përshtatshme për Enkeledën.
Para pak kohësh sapo mbaroi së xhiruari një film që titullohej: “Asnjeri të mos më prekë” (Nessuno mi tocchi), bazuar në një temë shumë delikate kundër bulizmit, kundër dhunës se grave dhe femijëve, në festivalin e filmit me metrazh të gjatë "Film Fest Cinema 2020” u vlerësua me titullin Film i vitit me një nga regjisorët e famshëm të kinetomagrafisë italiane Claudio di Napoli. Në këtë film Enkeleda kishte një rol kryesor, pra, lunate rolin e një asistenteje sociale në mbrojtje të një vajze të vogël. Edhe pse janë pezulluar pothuaj të gjitha aktivitetet kulturore e shumica po punojnë nga shtëpia shkaku i pandemisë, regjisori Claudio di Napoli, vazhdon punën duke xhiruar në terren filmin e tij “Dashuritë kriminale” (Amori criminali), bazuar në një ngjarje të vërtetë. Në filmin “Dashuritë kriminale” të regjisorit Claudio di Napoli, Aktorja shqiptare Enkeleda Kosova luan rolin e dytë në këtë film dhe për këtë ndihet krenare sepse regjisori Claudio di Napoli falënderon Enkeledën që ka pranuar kërkesën, për të marrë pjesë në filmin e tij.
Enkeleda ka plane edhe për të ardhmen, në janar të vitit 2021 do të jetë njëra nga protagonistet e parë të një filmi me metrazh të shkurtër “The Riders” të regjisorit shumë të njohur dhe një nga më të mëdhenj të kinematografisë italiane z. Giorgio Molteni. Filmi do të xhirohet në krahinën e Emilia Romagna, Cesena Rimini. Ndërsa nga fundi i muajit maj të vitit 2021 do të xhirojnë një film në Ventimiglia, të regjisorit Giuliano Pagani. Është fjala për një film të viteve tridhjetë, në kohën e Çarli Çaplinit, për angazhimin e saj në këtë film ka ndikuar thjeshtësia dhe bukuria e saj natyrale pandërhyrje “estetike” në fytyrën e saj siç ndodh me femra të tjera.
Aktorja e talentuar e kinematografisë italiane Enkeleda Kosova edhe pse ka më shumë se njëzetë vjet që ka ikur nga Shqipëria, ajo është e lidhur ngushtë me atdheun e saj të dashur dhe nuk e harron atë as edhe për një çast. Gëzimi më i madh për të është kur nëpër manifestime të ndryshme që zhvillohen në Romë në veçanti e në Itali në përgjithësi, kur zë vend të parë dhe ngrihet flamuri kuqezi me shqiponjën dykrenare. Enkeleda krenohet me origjinën shqiptare dhe me atdheun e saj të dashur Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
NJË AKTORE SHQIPTARE QË ARRITI MAJAT E KINEMATOGRAFISË ITALI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: