Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14, 15  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Nocioni komunitet nuk mund të zëvendësojë nocionin komb   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyThu Sep 25, 2008 11:49 pm

Shkruar nga Afrim MORINA  
Thursday, 25 September 2008 

Viteve të fundit dëgjojmë vetëm nocionin komunitet dhe këtë e kemi marrë edhe për përcaktimin kombëtar. Ky nocion është politik dhe ne pa hezituar e kemi pranuar dhe në gjitha dokumente, duke mos llogaritur në fjalorin e përditshëm të politikanëve tanë, madje edhe në Kushtetutë, duke mos analizuar se çka prodhon kjo fjalë. Pse ndodhi kjo dhe pse nuk ngritën zërin njerëzit e thirrur si Akademia e Shkencave dhe Arteve, akademikët, sociologët, politikologët etj.?! 
Kemi komunitetin ndërkombëtar, komunitetin evropian, etj. Kjo fjalë te ata ka kuptimin e bashkimeve, bashkësive etj., por të shteteve të ndryshme për të bashkërenditur veprimet në fusha të caktuara. Prandaj kjo terminologji ka hyrë në fjalorin tonë, jo pse nuk është kuptuar, por pse ka qenë interes politik jo vetëm i bashkësisë ndërkombëtare, por edhe i vetë politikës serbe, e ne duke menduar se po pasurohemi edhe me këtë fjalë e kemi pranuar të futet dhe të trajtohet në të gjitha dokumente bazike për Kosovën. Në asnjë vend tjetër fjalën komunitet në kontestin që përdorim ne nuk e gjen, por kemi shtetin komb: francez, serb, rus, anglezë etj. Dhe etnitetet tjera, por jo fjalën komunitet. 

Për ti ikur një realiteti ekzistues, se Kosova popullohet me mbi 90% shqiptar dhe pakicat tjera përbëjnë pjesën tjetër të popullsisë së saj, është futur në praktikë fjala komunitet për të zëvendësuar fjalën komb apo kombësi, për të mos lejuar që shqiptarët të kenë të drejtën e thirrjes për bashkim kombëtar. Fjala komb nënkupton tërësinë e një etnije me doke, zakone, gjuhë, simbole dhe kufijtë e vet, ndërsa fjala kombësi nënkupton një etnitet i shkëputur nga trungu i vet kombëtar, duke mos hyrë në analiza më të thelle historike e politike, se pse ajo pjesë kombi është shkëputur nga trungu i vet dhe këtë ndarje fizike e bënë vetëm kufiri zyrtar shtetëror, e para dhe e dyta, se po qe se do hiqej fjala komuniteti shqiptar, pa tjetër se kjo fjalë duhej zëvendësuar me fjalën komb, pra kombi shqiptar, që do të nënkuptonte ndarjen e shqiptarëve me kufij dhe të drejtën për tu bashkuar. 

Shumë herë është trajtuar çështja e kombit kosovar në forma të ndryshme por et contra, dhe po të analizohet mirë kjo, politika ndërkombëtare duke pasur mbështetjen e politikanëve kukulla shqiptare, në gjithë hapësirën kombëtare, ka paguar njerëz të tipit Nexhmedin Spahiut për të elaboruar kombin kosovar, Migjen Kelmendit për t’ia gjetur gjuhën dhe politikanëve pushtetar, për të gjetur edhe zanafillën e historisë së këtij kombi të ri, me dëshmorët e Kosovës. Gjithë kjo është bërë si parapërgatitje për të fuqizuar kombin kosovar. Makina e Orvellit për “shpëlarjen e trurit” të shqiptarëve është futur në veprim, duke menduar se kjo do të funksionon. Këtë lojë të ndyëë, për të mohuar vetveten, po e mbështetin edhe pushtetarët dhe liderët shqiptarë anë e këndë trojeve etnike. 
Nuk e shohin të rrugës politikanët dhe akademikët të mendojnë dhe të pyesin vetën pse po ndodh kjo?! Ka prapavijë politike apo thjeshtë është një “modë” e të shprehurit dhe komunikimit?! 
Unë mendojë se me shumë marifet është futur në terminologjinë tonë ky nocion, vetëm e vetëm në mënyrë të heshtur të na ndajnë nga e kaluara dhe e drejta për të qenë kombi shqiptar i bashkuar. Ky “Shtet” model për bashkësinë ndërkombëtare prodhon efekte të pritura aty ku mundët për të gjet lider politik e intelektual tru tharë dhe të shitur për poste e para, për të mohuar kombin e vetë dhe në mënyrë të verbët ti nënshtrohet projekteve të shkombëtarizimit. Kjo që po na ndodh neve nuk i ka ndodhur askujt në proceset edhe të mëhershme të përcaktimit të kombeve sipas teorive të njohura për themelimin e kombeve, prandaj edhe nëpër fakultete po hiqet trajtesa e kombit. Madje disa “profesor” në fakultete, shkojnë aq larg, sa marrin guxim të thonë se nuk ka teori mbi kombin, sepse teoritë egëzistuese nuk janë shkencore, sepse rrethanat politike të sotme kanë treguar se kanë qenë të gabuara. Këta profesor “mendje ndritur” po të marrin teorinë e Kardelit për trajtesë, do të dalin haptas se për kënd kanë punuar, të paktën, deri me mbylljen e Universitetit të Prishtinë nga pushteti serb në vitin 1990 dhe do të dalin se kanë pranuar të heshtin për trajtimin e kombit kosovar. Edhe këta kanë bekimin e Ministrisë së Arsimit, e cila merret me hartimin e planë programeve arsimore, duke u nisur nga ai më i ulëti gjer në shkollimin superior dhe këtyre u duhet kohë për të gjetur teorinë dhe autorin e kësaj teorie të pistë mbi kombin kosovar.Cilën teori dhe autor do të marrin për ta mësuar mbi nocionin komunitet në kontestin e kombit, sepse për trajtesë të saj si komb, nuk do të dali asnjë shkencëtar që ka bërë emër në shkencën e sociologjisë dhe politikologjisë të marri përsipër autorësinë. Për këtë do të dali autor Bashkimi Evropian(!), i cili nëpër shekuj është munduar të na le pa atdhe e komb dhe sot më të civilizuar se paraardhësit e tyre na shpifin edhe nocionin komunitet, që ne pa hezituar e pranuam vetë. Po të shikohen shtetet për rreth: Serbia, Maqedoni dhe Mali i Zi, tek liderët, intelektualët dhe akademitë e tyre trajtohet shteti komb dhe nuk përfillen të tjerët si komunitet, sepse nuk lejojnë të barazohen me kombin e tyre, ngase udhëheqë ja politike vetanake bënë gjithçka për të ruajtur prioritetin e bërjes së ligjeve të favorshme për vete, por të tjerët i trajton si etnitete kombëtare, sepse ata nuk donë për të barazuar shqiptarët, myslimanët, serbet, vllahet, rumunët, gjermanë tej. Me nocionin komunitete.Nuk është vonë të ngritët zëri kundër këtij fenomeni, duke këmbë ngulur, të paktën që gjuha shqipe e standardizuar, gjë që u ka ndodhur të gjitha gjuhëve të kombeve të cilët identifikohen përmes sajë, të pasurohet dhe kurrsesi të mos ndahet, e në letrat shqipe të injorohet Kelmendi me sorollopin e tij, të injorohet teoria e kombit kosovar nga bashibozuku Spahiu dhe sorollopi i tij dhe të ndërpritet loja për dëshmorët e Kosovës (lexo: dëshmorët e kombit kosovar!). Në këtë luftë duhet të përfshihen të gjithë ata të cilët kanë ndikim, e në radhë të parë Akademia e Shkencave dhe Arteve jo vetëm Prishtinës, njerëz me ndikim në letrat shqipe dhe luftëtar të çështjes kombëtare nga lëmit e ndryshme shkencore, që kanë të bëjnë me këto fenomene që u theksuan më lartë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: 120 shtete mbeshtesin nismèn e serbisè?   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyMon Sep 29, 2008 10:53 pm

120 shtete mbështesin nismën e Serbisë?


Nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës - do ta mbështesin 120 shtete nga 192 sosh sa janë anëtare të OKB-së, shkruan e përditshmja gjermane “Handelsblatt”.
Kjo gazetë e përditshme ekonomike, potencon faktin se për kalimin e projekt-rezolutës serbe nevojitet një shumicë e thjeshtë votash.

Votimi për projekt-rezolutën e Serbisë do të mbahet më 8 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kanë raportuar ditë më parë mediat.

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas liderëve të shteteve perëndimore, të cilat tashmë e kanë njohur Kosovën, thuhet se nuk mund ta zhbëjë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ata frikësohen se ky proces mund të zgjasë së paku 2 vjet, dhe do të pengonte njohjen e Kosovës nga shtetet të tjera si dhe investimet në zhvillimin ekonomik të saj.

Gazeta “Hadelsblatt” po ashtu citon një diplomat anonim të SHBA-ve i cili e ka përshkruar nismën serbe si “ide fatkeqe të Serbisë”, duke shtuar se situata në Kosovë do të stabilizohet vetëm atëherë, kur Beogradi të ndërpresë ndihmën për forcat radikale në veri (të Kosovës).

Sidoqoftë, kjo gazetë potencon se vendimi për ta shtyrë përpara këtë nismë, do të thotë se qeveria pro-perëndimore e Beogradit dëshiron t’i zbusë nacionalistët në Serbi. Një diplomat tjetër anonim i një vendi të BE-së ka thënë për këtë gazetë se, “procedura për të marrë mendimin e gjykatës, si instancë neutrale, është përpjekje për ta ç’kosovarizuar skenën e brendshme politike në Serbi



Nisma serbe për ta ngritur qështjen e Kosovës në gjygjin ndërkombëtarë, eshtë edhe një përpjekje e qeveritarëve serb që të dëshmojnë para popullit serb se ende po luftojnë për Kosovën.Kjo nismë si edhe shumë nisma tjera të Serbis do të dështoj nëse jo në votim atëhere do të dështoj në gjyqin ndërkombëtarë.Me nisma të tilla dhe pengesa të cilat po tenton ti shkaktoj Kosovës, Serbia po izolon vetvehten dhe jo Kosovën.Se Serbia eshte shum mbrapa deshmon edhe antarsimi i Bullgaris dhe Rumanis në Bashkimin Europian, shtete të cilat dikur ishin shum mbrapa Serbis si ne Ekonomi ashtu edhe ne sfera tjera por qe sot janë pjesë e BE-së.Me këtë nismë Serbia do ta bllokoj apo ngadalsoj antarsimin e saj në BE dhe NATO, ndërsa Kosovës mund ti shaktoj pengesa të përkohsgne dhe jo afatgjata, që do të thotë se ajo më shum do ti bëj dëm vetes sesa Kosovës.Pamvarsia e Kosovë nuk mund të kthehet mbrapa nga vet fakti se ajo është përkrahur nga shtetet më të fuqishme ekonomokisht në botë, si dhe ajo nuk mund të kthehet mbrapa ngase atë e ka vulosur një shtet i madhë dhe i fuqishëm i cili po ta kthente mbrapa atë që vetë e ka nisur do të humbte reputacion dhe ndikimi që ka në botë si fuqi ushtarake dhe ekonomike.Jam shum optimist se Kosova do te ec shum meperpara se disa shtete fqinje, si Maqedonia,Mali i Zi dhe Serbia, por qe kerkon pun dhe qe nuk mund te realizohet me dy apo tri vite siq mendojnë disa që kritikojnë.Ndersa ata qe po e kritikojnë qeverinë Thaqi po i pyes, çka kanë bërë qeveritë e kaluara dhe që vlen të theksohet apo të kritikohet qeveria aktuale.Ko eshte qeveria me serioze dhe me e forta qe ka pas Kosova gjerë më tani, ndersa ata qe po kritikojnë mesiguri spo i shofin rezultatet qe kjo qeveri ka arrit por vetem anet negative ngase ju vjen inat.


Me ket serbija do te bej qe serbet ta kuptojn se amanetin politikanet serb e kan qu deri ne fund,tash ka ardh koha me pranu realitetin ose me hup pushtetin..
Sa per kosoven eshtè edhe nej shans per vetdisim,vetqendrim,zgjuarsi ,menquriper karriga e jo per popell.
Le t' jet hera e fundit kjo me ld-kushat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Sep 30, 2008 3:23 am

Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit!!!



Shkrim i bartur eshte postuar ne teme te gabuar nga Antari Nezit Myrta


28 shtator 2008


Dashmir Osmani
I
nderuari z. Ali Ahmeti, nëse edhe për një çast pyesni veten përse kjo
letër është e drejtuar deri te ju, përgjigjen do ta gjeni në brendinë e
saj.
Në këto momente të vështira, jo vetëm për mua, por për një masë më
të gjerë në këtë vend, kur nocioni “vlerë” ka humbur kuptimin dhe është
shndërruar në antivlerë, kur ajo që quhet të menduarit ndryshe,
dënohet, nënçmohet dhe mundohet të shuhet pa mos zgjedhur masat dhe
mënyrat, jam i detyruar që në formë të letrës së hapur të shpreh
indinjatën time, dëshpërimin të cilin edhe kur endeshim në burgjet e
Idrizovës nuk e shijonim, e që tani, 20 vjet pas asaj ere komuniste,
arrihet në formën më perfide, jo nga ata komunist, por nga ana e atyre
pas të cilëve u lidhëm dhe sakrifikuam edhe atë më të shtrenjtën.
Qëllimi i informimit të opinionit më të gjerë nuk është në asnjë
mënyrë realizimi i ndonjë të drejte individuale, por një të drejte
kolektive, një të drejte që duhet ta gëzojnë me siguri një numër i madh
i mësuesve, të cilët edhe pse janë më tepër se një dekadë në procesin
arsimor mbeten peng i dëshirave të drejtorëve që Ju dhe hierarkia Juaj
keni vendosur në këto pozita.
Ju drejtohem për këtë në opinion pasi desha të trokas në ndërgjegjen
e Juaj, disa shokëve të mi dhe shokëve tuaj, nëse ka mbetur ndërgjegje
te Ju dhe hierarkia Juaj që keni në Gostivar, Vrapçisht dhe gjetiu
nëpër qytete tjera, me shpresë që vepra të këtilla të shëmtuara të
kësaj natyre mos përsëriten. Nuk Ju drejtohem Juve rastësisht, Ju jeni
përgjegjësi direkt, apo indirekt me katrahurat që bëjnë të emëruarit e
Juaj duke u tallur me dinjitetin e familjeve, familje që dhanë një
kontribut të çmueshëm në historikun e lëvizjeve të ndryshme për
avancimin e pozitës politike-ekonomike dhe kombëtare shqiptare në këtë
trevë.
Nëse Ju dhe hierarkia Juaj mendoni se me pushimet nga puna arrini
aspiratat dhe avancimin e pozitës shqiptare, e keni gabim. Duke larguar
nga puna anëtare të familjeve të ushtarëve, apo të ish-burgosurve
politikë...kjo kategori njerëzish dëmtohet ngjashëm si dikur kur
pikësynim i shërbimeve të ndryshme antishqiptare ishte që me çdo kusht
të dëmtonin dhe të asgjësonin këtë kategori njerëzish, dallimi qëndron
vetëm në atë se në ditët e sotme këta njerëz dashakëqij thirren ne
emrin Tuaj!
Nëse një grup i njerëzve janë të kënaqur me arritjet, unë dhe me
siguri një numër i madh shohim pak më ndryshe. Pse kërkuam ndryshe nga
që kërkonte pushteti para 20 vjetësh atëherë me paralelet e përziera në
arsim, ashtu kemi kërkuar një pozitë më të avancuar edhe më vonë.
Për veprën e bërë më 1988 në Gostivar dikush kërkoi varjen tonë,
bënë burgosjen tonë, largim nga puna dhe çka jo tjetër...dhe Ju
shkruanit në atë kohë për rezistencën e të rinjve gostivaras në
diasporë dhe sot po të njëjtit duhet të ndeshen me diferencim,
margjinalizim, pushim nga puna apo nuk e di çka tjetër edhe pas kaq
vitesh... E ARRITUR!?
Keni për obligim dhe përgjegjësi për njerëzit që dhanë kontribut
qoftë në aradhet e krijuara më 2001 qoftë edhe më herët, të ndërmerrni
masat për mbrojtjen e kësaj kategorie të njerëzve ashtu siç merren të
tjerët e të cilët me ligj janë duke i garantuar të drejtat e tyre
familjare, ekonomike, shëndetësore, arsimore, financiare etj. Nëse nuk
mund të ndihmoni këtë kategori njerëzish, atëherë mos i ngucni, mos i
margjinalizoni, mos prekeni aty ku shqiptari nuk e ka zakon të preket
në dinjitet dhe nderin familjar. Përgjegjësitë që keni Ju, shtrojnë
para jush shumë kërkesa. Duhet pasur kujdes se cilin afirmoni dhe në
asnjë mënyrë mos lejoni të dëmtoni, së paku leni të qetë njerëzit që në
asnjë çast nuk hezituan për të qenë në ballë të proceseve dhe dhanë
mundin dhe kontributin.
Afirmoni njerëzit që deri dje nuk dinin për çështje kombëtare as nuk
lodhnin trurin dhe mendjen, ndërsa dëmtoni ato të cilët mjaft mirë i
dëmtoi pushteti gjatë tërë kohës. Tani duhet që drejtorët tuaj, me
urdhër apo amanet të dikujt, të pushojë nga puna bashkëshorten time pas
13 vjet përvojë pune në procesin arsimor. Vallë nuk mjaftuan dënimet e
atyre kundër kujt bashkë luftuam?
Dëmtoni ata të cilët që në momentet e para përkrahin çdo iniciativë kombëtare, duke konsideruar edhe atë Tuajën më 2001.
Personalisht kam mbrojtur këtë kategori njerëzish, ish-të
burgosurit, kur ata sulmoheshin nga të tjerë, si ish-kryetar i degës së
Shoqatës së të përndjekurve dhe të burgosurve politikë në Gostivar. Kam
qenë gjithë kohës krah i shokëve të mi ushtarë. Të drejtën dhe
lirinë kam kërkuar në të gjitha format po edhe në këtë rast do të bëj
të njëjtën. Le të brejnë ndërgjegjen ata që dëmtojnë.
Unë mbetem krenar me atë që kam bërë dhe kontributin e dhënë, dhe
ç’është me e rëndësishmja, asnjëherë në dëm të dikujt tjetër. Nuk e di
si ndjeheni Ju i nderuari Ali Ahmeti !?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Sep 30, 2008 7:56 am

murturi shkruajti:
120 shtete mbështesin nismën e Serbisë?


Nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara - për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës - do ta mbështesin 120 shtete nga 192 sosh sa janë anëtare të OKB-së, shkruan e përditshmja gjermane “Handelsblatt”.
Kurr fal talebanve e rusve mos u qofshimMe ne jane shtetet me te forta demokratike te botes ! sebet le te hane m.....! Le te ngopen mire e mire, puna mbaroi !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 03, 2008 6:03 am

O SALLAH, O SALLAH – HËM ME TITËN, HËM ME ATA!afil DURAKU  
Thursday, 02 October 2008 

“Janë dy burrështetasë që i çmoj: Enver Hoxha, në Shqipëri, dhe, Houari Boumediene-i, në Algjeri”. 
CHARLES DE GAULLE 

Çuditërisht, si puna e qenit të Shopenhauerit, i cili, sigurisht, ka lehur vend e pa vend, prandaj, Shopenhaueri, nuk ka ditur se si ta shajë e ta fyejë më rëndë e më zi qenin e tij, sesa kur e ka quajtur njeri! – është edhe puna e qenve të Titës, të cilët, lëre që lehin vend e pa vend, por, edhe vënë fotografi të personaliteteve tona kombëtare vend e pa vend, llapaqenërisht, bile, edhe pas “personaliteteve ‘tona’ kombëtare”, siç është rasti i portalit www.zemrashqiptare.net, etj., ku shkruan pa pushim sallahomania llapaqene kadri(os)maniane, që, gjithmonë, ishte – hëm me Titën, hëm me ata (ata = bijtë dhe bijat “shqiptare” të Titës!)... 

Pushtetarët “shqiptaro”-jugosllav të Titës, pa përjashtim fare, i kanë duart e zhytura në gjak shqiptarësh (politikisht, fizikisht, ekonomikisht... – sepse, këto janë krimet që hynë në radhën e krimeve më të shëmtuara e më të rënda), për çka qëndruan përjetësisht në pushtetin kiusling dhe antishqiptar të Beogradit - me seli në Prishtinë, ku, fatkeqësisht, po qëndrojnë edhe sot e gjithë ditën po të njëjtit “patriotë” dhe “shqiptarë” të mëdhenj – dhjetë vjetë të plota pas luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare. 

I ka mësuar Tita, e, thonë, siç thoshte Tita: “Hajde, ta përsërisim gënjeshtrën (rrenën) si në kor, që të bëhet, pastaj, e vërtetë’ (Sic!)... Po, ku keni parë që gënjeshtra të bëhet e vërtetë, o shqiptarët e gjakut tim shqiptarë?!... Po, a po i shihni mashtrimet e tyre në çdo hap, pas të gjitha zgjedhjeve të “lira” e “demokratike”?...?!... 

Për t’i njohur më mirë udbasho-kosistët “shqiptaro”-titistë, që e shanë Enver Hoxhën dhe Shqipërinë, dhe argatshtinë e tyre edhe në ditët tona, duhet që opinionit shqiptar t’ia kujtojmë fyerjen më të paskrupullt që i pat bërë renegati dhe kuislingu “shqiptaro”-titist-jugosllav, njëfarë Sinan Hasani i mëhallës së kadriosmanëve, Kryetarit dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, kur e fyeu me fjalët më të rënda e më banale, duke e quajtur, madje “...Qeni i zhugavtë...”(Sic!)... Po, merreni me mend, pat reaguar, asokohe, kundër tij Llazar Mojsovi, kryetar i KQ të LKJ-së, duke i thënë afërsisht kështu, atijfarë Sinan Hasanit, citojmë: “Nuk ke të drejtë ta fyesh Enverin, sepse, Ai, është kryetar i një shteti, flamuri i të cilit valon në OKB!...” Por, pyetja që duhet shtruar, është: Deri kur do t’i tolerojë SHQIPËRIA ata dhe këta sharës të moderuar të Shqipërisë dhe të Kryetarit e Xhaxhit ENVER HOXHA?!... Shihini, pra, “shqiptarët” që e shajnë Xhaxhin ENVER HOXHA, dhe, duke e sharë Atë, e shjanë edhe Shqipërinë – SHQIPËRI. 

Pa qëllim që të humbasim shumë kohë me “patriotët më rrahagjokës shqiptarë” të të gjitha kohëve “shqiptare”, në Prishtinë, në Shkup, në Podgoricë, në Preshevë dhe me bijtë e bijat e tyre (atyre “patriotëve”, pra) në Tiranë e gjetkë, do u preferonim, këtu e me këtë rast, që ta lexojnë, pa humbur kohë, librin e autorit Jon Holiday, me titull SHQIPTARI DINAK (dinak = i urtë, i ditur, kopil, në kuptimin pozitiv të fjalës), ku, atasheu dhe autori i paanshëm britanik, Shokun dhe Xhaxhin ENVER HOXHA, Kryetarin e të gjitha kohëve shqiptare, e radhitë në personalitetin, politikanin, filozofin dhe dijetarin numër dy të botës, pas figurës njerëzore, kombëtare e madhore të Kryetarit të Francës, Charles De Gaulle, mendimin e paanshëm të të cilit e zbardhim në krye të opinionit tonë, kur thotë: 
 
“Janë dy burrështetasë që i çmoj: Enver Hoxha, në Shqipëri dhe Huari Bumedieni, në Algjeri”. 

Por, nuk është vetëm mendimi që e zbardhim në kryeopinionin tonë mendimi i vetëm i Charles De Gaulle-it për Shokun dhe Xhaxhin ENVER HOXHA dhe për Shqipërinë tonë të copëtuar nga fqinjët egërshanë dhe aleatët e tyre të sallahomanisë llapaqene kadri(os)maniane dhe të “tribunit të tyre kombëtar Ibrahim Rugova”. Në një mendim tjetër, De Gaulle (De Goli), thotë: Ekzistojnë (Janë) dy vende latine – SHQIPËRIA dhe RUMANIA, nga ç‘mendime shihet se De Gaulle-i kishte një simpati të posaçme, të çiltër dhe të madhe për Shqipërinë, sa që, duke e vlerësuar objektivisht dhe mëse larti personalitetin e burrështetasit shqiptar të përmasave botërore, Kyetarit dhe Xhaxhit ENVER HOXHA, shton: Shqipëria është shumë e vogël për një burrështetas kaq të madh... Çfarë tregojnë dhe ç’përmbajnë në vete këto porosi njerëzore e fisnike, këto mendime të njerëzve kaq të mëdhenj, për Kryetarin shqiptar, për shokun dhe Xhaxhin Enver Hoxha? Kjo tregon qartë se Enver Hoxha ishte një liridashës i madh dhe i pashoq, jo vetëm për popullin shqiptar, por, edhe për popujt e tjerë të shtypur e të robëruar, një vizionar largpamës për ardhmërinë e tyre të ndritur. 
Ndërsa, Jon Holiday, atashe i njohur britanik, njëherit edhe autor i librit SHQIPTARI DINAK, mendimin e vet bazament, e thotë prerë dhe e përmbyllë në vetëm dy fjalë: ENVER HOXHA ishte komunist – NACIONALIST. 
Xhaxhi Enver Hoxha, që më 1966, e tha, shumë qartë: 
Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. 

Po, shpeshherë, të marrët (si puna e sallahomanisë kadri(os)maniane, që më shumë lehin e llapaqenin për fe, sesa për KOMB, për LIRI e për ATDHE, prandaj, janë me fe – pa KOMB, pa LIRI dhe pa ATDHE) të bëjnë të qeshësh, bile, me loçkë të zemrës. Dhe, njeriu normal, nuk ka sesi të mos qeshë e të mos çuditet me gjithë këtë “shkollë” e me gjithë ato e këto “diploma” e tituj “shkencorë” të Titës, që ai ua dha e ua dhuroi “ashiqare” bijve e bijave të tij besnike “shqiptare”, për të dalë edhe publikisht me qëndrime e shkrime më tepër se skandaloze e cinike (“shkencore”, “profesionale”...), plotësisht antishqiptare, edhe sot, dhjetë vjetë të plota pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së Shqiptare, në mbrojtje të paci(t)fizmit Titisto-Rugovist “shqiptar”... 
Ju lutem, krahasoni thëniet e burrështetasve më të mëdhenj të botës bashkëkohore, me ato të sallahomanisë llapaqene të Kadri Manit, kur thotë, citojmë: “Zotni Fatmir Limaj e ka thënë një të vërtetë të madhe (kur ka tërhequr paralele “Tito-Enver”, vërejtje imja, TaShDu), madje tepër të zbutur! 
Enver Hoxha dhe socializmi i tij ortodoks, nuk duhet krahasuar me Titon dhe socializmin e tij liberal; porse Enveri duhet krahasuar me Millosheqin: Pse Enveri ishte më i keq se Millosheviqi?...” 
Dhe, ç‘ndërsim të organeve të tij të ndjekjes “shqiptaro”-titiste e ibrahimrugoviste më bën “shqiptari i madh”, Kadri Mani, kur thotë, citojmë: “Organet e ndjekjes duhet ta hetojnë se me kë rri ky beter çeshit insani, sipas thënies: tregomë me kë rri, të tregoj se kush je!?... Dhe, këtu, do i përgjigjem vetë, qartë dhe prerë: Asnjë organ shtetëror shqiptar, absolutisht, nuk ka nevojë të merret a të humbasë kohë se me kë rri shqiptari Tafil Duraku, sepse, Tafil Duraku rri vetëm me ZOTA shqiptarë (që shohin, mendojnë, flasin dhe veprojnë shqip e shqiptarisht – për të mirën e Shqipërisë – SHQIPËRI dhe të popullit të saj shqiptar), dhe, sallahomanisë llapaqene të udbasho-kosistëve të Titës dhe të “tribunit të saj kombëtar”, që para tre dekadash, u kam thënë qartë e prerë: Kur të bëhet UDB-a e “shqiptaro”-titistëve (udbasho-kosistë e ibrahimrugovistë) ta dijë çka punoj dhe me se merrem unë, unë, e var veten në litar!... Tepër e çuditshme, ë, sesi poeti dhe publicisti i pavarur shqiptar, Tafil Duraku, nuk pranoka të rrika e të marrka “mësim” prej “shqiptaro”-titistëve udbasho-kosistë të “tribunëve kombëtarë” të sallahomanisë llapaqene të kadri(os)manëve, dhe, sesi nuk iu nënshtroka organeve të ndjekjes së “tribunit kombëtar” të Kadri Manit dhe të UDB-së së “tij” edhe në Tiranë?!... 
Po, të shohim, më poshtë, se ç‘shkruan veprimtari shqiptaro-amerikan dhe Kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, z. Joseph J. Dioguardi, në opinionin e tij me titull: KOMBIN SHQIPTAR 7 MILIONËSH E KANË MBULUAR RETË E ZEZA, dhe, kë e fajëson ai, kur thotë, citojmë: “Shqiptarët janë fajtorë, si: Sali Berisha, Fatos Nano, Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi…” Dhe, shumë e çuditshme, ë?!... Po, si edhe ai burrë nuk e fajësoka Kryetarin dhe Xhaxhin ENVER HOXHA?!... Bile, as tërhiqka paralele “Tito-Hoxha”, e, “Rugova-Thaçi”, siç tërheqin “politikanët” dhe (k)’analistët’ “kosovarë”, si dhe vartësit e sahanlëpirësit e tyre pasrugovistë “shqiptarë”...?!... 
Është tepër bjerrakohëse të provosh t’ua mbushësh mendjen sallahomanëve kadri(os)manianë të llapaqenërisë së strukturuar “shtetërore” dhe organeve të tyre “shqiptare” të ndjekjes, por, e vërteta e Xhaxhi Enverit është kjo: 
“Për një Shqipëri më të mirë!” 
“Për bashkimin e vërtetë të kombit!” 
“Për mbarëvajtjen e atdheut!” 
ENVER HOXHA 

Epo, ç‘po e teproj edhe unë, me këto opinionet e mia “skandaloze” e “cinike”! Po, ç‘di dhia - ç‘është tagjia, se!... Por, këtu, vetëm dua t’ua kujtoj një ndodhi (ndër shumë sosh) të hidhur “kombëtare”, se, po t’i bëheshin analizat gjenetike të “popullit kosovar” dhe klasës së “tij” në “pushtet”, me përgjysmë dalin bijë e bija të Rankoviçit, të Titës e të Milosheviçit...(!)... Prandaj, i shajnë shqiptarët dhe Shqipërinë, e, nuk i duan shqiptarët dhe Shqipërinë... 
Ore sallahët e llapaqenët faqezezë, të sallahomanisë kadri(os)maniane të “tribunit tuaj kombëtar”, të na bëhet e të na rrojë Shqipëria – SHQIPËRI!... Pa llapaqenërinë tuaj e të “tribunit tuaj kombëtar”... Këtë e kanë hall shqiptarët – SHQIPTARË. 
Nuk e kam thënë rastësisht maksimën time për “shqiptaro”-titistët udbasho-kosistë: As kundra më e zezë në historinë e njerëzimit, nuk kishte ditur të pjellë antishqiptarë më të zez e më antishqiptarë, seç ka pjellur kudra e quajtur Tito... Dhe, ja, tash, po shihen për lëndine, me në ballë “tribunin e tyre kombëtar”, Dr. Ibrahim Rugova!... Sepse, kë mbrojnë sallahomanët llapaqenë kadri(os)manianë, të tillë edhe janë, tok me llapaqenërinë e tyre në “pozitë” dhe në “opozitë”... 

BUROJË, 29 SHTATOR 2008 
(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 03, 2008 7:26 am

Beton shkruajti:
Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit!!!



Shkrim i bartur eshte postuar ne teme te gabuar nga Antari Nezit Myrta


28 shtator 2008


Dashmir Osmani
I
nderuari z. Ali Ahmeti, nëse edhe për një çast pyesni veten përse kjo
letër është e drejtuar deri te ju, përgjigjen do ta gjeni në brendinë e
saj.
Në këto momente të vështira, jo vetëm për mua, por për një masë më
të gjerë në këtë vend, kur nocioni “vlerë” ka humbur kuptimin dhe është
shndërruar në antivlerë, kur ajo që quhet të menduarit ndryshe,
dënohet, nënçmohet dhe mundohet të shuhet pa mos zgjedhur masat dhe
mënyrat, jam i detyruar që në formë të letrës së hapur të shpreh
indinjatën time, dëshpërimin të cilin edhe kur endeshim në burgjet e
Idrizovës nuk e shijonim, e që tani, 20 vjet pas asaj ere komuniste,
arrihet në formën më perfide, jo nga ata komunist, por nga ana e atyre
pas të cilëve u lidhëm dhe sakrifikuam edhe atë më të shtrenjtën.
Qëllimi i informimit të opinionit më të gjerë nuk është në asnjë
mënyrë realizimi i ndonjë të drejte individuale, por një të drejte
kolektive, një të drejte që duhet ta gëzojnë me siguri një numër i madh
i mësuesve, të cilët edhe pse janë më tepër se një dekadë në procesin
arsimor mbeten peng i dëshirave të drejtorëve që Ju dhe hierarkia Juaj
keni vendosur në këto pozita.
Ju drejtohem për këtë në opinion pasi desha të trokas në ndërgjegjen
e Juaj, disa shokëve të mi dhe shokëve tuaj, nëse ka mbetur ndërgjegje
te Ju dhe hierarkia Juaj që keni në Gostivar, Vrapçisht dhe gjetiu
nëpër qytete tjera, me shpresë që vepra të këtilla të shëmtuara të
kësaj natyre mos përsëriten. Nuk Ju drejtohem Juve rastësisht, Ju jeni
përgjegjësi direkt, apo indirekt me katrahurat që bëjnë të emëruarit e
Juaj duke u tallur me dinjitetin e familjeve, familje që dhanë një
kontribut të çmueshëm në historikun e lëvizjeve të ndryshme për
avancimin e pozitës politike-ekonomike dhe kombëtare shqiptare në këtë
trevë.
Nëse Ju dhe hierarkia Juaj mendoni se me pushimet nga puna arrini
aspiratat dhe avancimin e pozitës shqiptare, e keni gabim. Duke larguar
nga puna anëtare të familjeve të ushtarëve, apo të ish-burgosurve
politikë...kjo kategori njerëzish dëmtohet ngjashëm si dikur kur
pikësynim i shërbimeve të ndryshme antishqiptare ishte që me çdo kusht
të dëmtonin dhe të asgjësonin këtë kategori njerëzish, dallimi qëndron
vetëm në atë se në ditët e sotme këta njerëz dashakëqij thirren ne
emrin Tuaj!
Nëse një grup i njerëzve janë të kënaqur me arritjet, unë dhe me
siguri një numër i madh shohim pak më ndryshe. Pse kërkuam ndryshe nga
që kërkonte pushteti para 20 vjetësh atëherë me paralelet e përziera në
arsim, ashtu kemi kërkuar një pozitë më të avancuar edhe më vonë.
Për veprën e bërë më 1988 në Gostivar dikush kërkoi varjen tonë,
bënë burgosjen tonë, largim nga puna dhe çka jo tjetër...dhe Ju
shkruanit në atë kohë për rezistencën e të rinjve gostivaras në
diasporë dhe sot po të njëjtit duhet të ndeshen me diferencim,
margjinalizim, pushim nga puna apo nuk e di çka tjetër edhe pas kaq
vitesh... E ARRITUR!?
Keni për obligim dhe përgjegjësi për njerëzit që dhanë kontribut
qoftë në aradhet e krijuara më 2001 qoftë edhe më herët, të ndërmerrni
masat për mbrojtjen e kësaj kategorie të njerëzve ashtu siç merren të
tjerët e të cilët me ligj janë duke i garantuar të drejtat e tyre
familjare, ekonomike, shëndetësore, arsimore, financiare etj. Nëse nuk
mund të ndihmoni këtë kategori njerëzish, atëherë mos i ngucni, mos i
margjinalizoni, mos prekeni aty ku shqiptari nuk e ka zakon të preket
në dinjitet dhe nderin familjar. Përgjegjësitë që keni Ju, shtrojnë
para jush shumë kërkesa. Duhet pasur kujdes se cilin afirmoni dhe në
asnjë mënyrë mos lejoni të dëmtoni, së paku leni të qetë njerëzit që në
asnjë çast nuk hezituan për të qenë në ballë të proceseve dhe dhanë
mundin dhe kontributin.
Afirmoni njerëzit që deri dje nuk dinin për çështje kombëtare as nuk
lodhnin trurin dhe mendjen, ndërsa dëmtoni ato të cilët mjaft mirë i
dëmtoi pushteti gjatë tërë kohës. Tani duhet që drejtorët tuaj, me
urdhër apo amanet të dikujt, të pushojë nga puna bashkëshorten time pas
13 vjet përvojë pune në procesin arsimor. Vallë nuk mjaftuan dënimet e
atyre kundër kujt bashkë luftuam?
Dëmtoni ata të cilët që në momentet e para përkrahin çdo iniciativë kombëtare, duke konsideruar edhe atë Tuajën më 2001.
Personalisht kam mbrojtur këtë kategori njerëzish, ish-të
burgosurit, kur ata sulmoheshin nga të tjerë, si ish-kryetar i degës së
Shoqatës së të përndjekurve dhe të burgosurve politikë në Gostivar. Kam
qenë gjithë kohës krah i shokëve të mi ushtarë. Të drejtën dhe
lirinë kam kërkuar në të gjitha format po edhe në këtë rast do të bëj
të njëjtën. Le të brejnë ndërgjegjen ata që dëmtojnë.
Unë mbetem krenar me atë që kam bërë dhe kontributin e dhënë, dhe
ç’është me e rëndësishmja, asnjëherë në dëm të dikujt tjetër. Nuk e di
si ndjeheni Ju i nderuari Ali Ahmeti !?

ku ishte ajo thema e gabuar?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 03, 2008 9:35 am

ku ishte ajo thema e gabuar?
-------------------------------
Nezir Myrta

Nese nuk gabohem ka qene ky postime tek tema

Nje shpull per ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 47
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 03, 2008 4:38 pm

aktuale eshte po forcohet USD dhe po bie qmimi i Naftes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: SHQIPËRIA E MADHE - SHPREHJE ANTISHQIPTARE   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Oct 07, 2008 4:20 am

Asnjë shqiptar intelektual e veprimtar të çështjes kombëtare nuk e kam dëgjuar që të përmend “Shqipërinë e Madhe” si synim të përpjekjeve të shqiptarëve. Përkundrazi është thënë dhe është demantuar në vazhdimësi një përkufizim i tillë që padyshim është gjeneruar në kuzhinat serbe, duke e vlerësuar atë si përpjekje të Serbisë për të krijuar huti në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se shqiptarët po përpiqen për “Shqipëri të Madhe”. Një përkufizim i tillë ishte dhe mbeti përpjekje e Serbisë që me një shtrembërim (të mundshëm) të tillë të balancojë përpjekjet çlirimtare të shqiptarëve me veprimet e saja hegjemoniste dhe pushtuese.

Luftërat në hapësirat e ish Jugosllavisë që ndodhën në dekadën e fundit të shekullit të kaluar i dhanë vulë ngjarjeve të mëvonshme shoqërore e politike që do të ndodhin në Ballkan. U krijuan shtete të reja të formuara nga ish republikat dhe Kosova si Krahinë e ish shtetit artificial të quajtur Jugosllavi.

Shteti i Kosovës nuk ishte edhe synimi i angazhimeve tona shekullore dhe luftërave që ne i bënë brez pas brezi. Ne ishim, jemi dhe do të mbesim shqiptarë, si ai nga Presheva, po ashtu edha ai nga Prishtina, Tetova, Ulqini, Tirana Arta e Preveza. Ne si një popull i ndarë nga pushtuesit e ndryshëm, luftuam me shekuj që të kemi lirinë e natyrshme dhe bashkimin kombëtar. Nuk ishte vetëm ide e hedhur në programin e Rilindjes Kombëtare, e cila synonte që të bënte bashkimin e katër vilajeteve (Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës) në një shtet të vetëm shqiptarë të lirë dhe të mosvarme. Ky program mbeti aktual edhe për gjeneratat tona, ku ne bëmë përpjekje të vazhdueshme për liri, organizuam dhe udhëhoqëm politikën kombëtare ilegale më vite të tëra, duke testuar herë pas here gatishmërinë dhe përkrahjen e opinionit të brendshëm kombëtar me protesta të ndryshme deri te organizimi dhe udhëheqja e luftës çlirimtare.

Rrethanat në të cilat organizohej dhe zhvillohej lufta e UÇK-së në raport me zhvillimet e politikës ndërkombëtare kishte një disharmoni të madhe. Kështu edhe udhëheqja politike e UÇK-së ndryshoi kursin ushtarak dhe politik të saj. Lufta u lokalizua vetëm në kufijtë administrativ të Kosovës si njësi juridike e kushtetuese e ish federatës jugosllave. Kështu ne arritëm të fitojmë përkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në luftën tonë çlirimtare. Por ne filluam një fazë të re të përpjekjeve tona për çlirim. Pra luftën çlirimtare e bëmë parcialisht, në Kosovë, Preshevë e Maqedoni.

Për shqiptarët e Luginës së Preshevës shteti amë ka qenë është dhe do të mbetet Republika e Shqipërisë. Republika e Kosovës është një shtet i ri, i banuar mbi 90 % me shqiptarë, fakt që nuk fshihet dot. E shqiptarët ku do që janë shtet amë e kanë republikën e Shqipërisë, edhe ky është një fakt që nuk fshihet dot. Deri sa R. e Shqipërisë dhe R. e Kosovës kanë mundësi optimale të bashkëpunimit të në gjitha sferat e jetës shoqërore politike, ekonomike, kulturore e arsimore, shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mundësi të shpresojnë në dy shtete që shumë shpejtë do të jenë dy në BE dhe në OKB.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: KOMUNIKATË Nr III E OKHSH   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 10, 2008 3:36 pm

Kryeministri ynë “i nderuar” Sali Berisha na ka garantuar ne shqiptarëve se integriteti dhe sovraniteti i Shqipërisë është i paprekshëm me argumentin se Shqipëria qenka shtet anëtar i NATO-s. I kujtojmë Saliut se Shqipëria dhe ushtria e saj është shumë larg të qenit anëtare me të drejta të plota e alencës euroatlantike NATO ku bën pjesë edhe Greqia e cila e ka ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Dhe këto vende anëtare të NATO që e themeluan këtë aleancë për mbrojtje kolektive kur e pranuan Greqinë në aleancë nuk i bënë asnjë lloj presioni që kjo ta hiqte ligjin e luftës me Shqipërinë. 

Edhe sot që ne si shtet kemi hedhur hapin e parë drejt anëtarësimit në NATO, Greqia s'ka bërë asnjë tentativë dhe s'ka pasur asnjë lloj presioni nga shtetet e tjera anëtare të NATO-s që ta heqë këtë ligj, por përkundrazi këto shtete i bëjnë presion Shqipërisë në kuadër të reformave për anëtarësim në NATO që të çarmatoset krejtësisht kurse fqinjët tanë shovinistë përveç teknikës dhe armëve ekzistuese që disponojnë po riarmatosen me teknikën më të fundit ushtarake, ndërsa qeveritarët tanë dalin pa pikë turpi në konferenca shtypi dhe deklarojnë me krenari se Shqipëria e ka shkatërruar krejtësisht teknikën dhe infrastrukturën e saj ushtarake të trashëguar nga koha Partisë së Punës (teknikë ushtarake cila për kohën nuk ishte as më e paktë dhe as më e dobët se ajo e fqinjve tanë armiqësorë, gjë të cilën ata e kanë ditur shumë mirë dhe kjo ua ka prerë oreksin ekspansionist kundër Shqipërisë) pa e zëvendësuar me teknikën më të re ushtarake të cilën fqinjët tanë e kanë marrë dhe instaluar me kohë. Po i rendisim disa nga “sukseset” e Shtetit Shqiptar në fushën e vetëshkatërrimit të fuqisë ushtarake 

1. Shteti Shqiptar e ka hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe numri i ushtarëve në Shqipëri është simbolik

2. aviacioni luftarak si degë shumë e rëndësishme e forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë është zhdukur plotësisht

3. rezervat e municioneve dhe armatimeve po çmontohen dhe shkatërrohen në shkritoret dhe punishtet mafioze skllavopronare si ajo e Gërdecit dhe e Elbasanit. 

Dhe kjo kastë imorale, mafioze dhe antikombëtare bashkëqeverisëse pozitë-opozitë po bëhen miliarderë brenda natës duke shitur e grabitur këtë pasuri kombëtare të bërë me djersën e shqiptarëve të ndershëm për 50 vjet, duke mbushur jo arkën e buxhetin e Shtetit Shqiptar por xhepat e tyre dhe për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre të shëmtuara nuk ngurrojnë të rrezikojnë nëpërmjet shpërthimeve atomike jetërat e qindra mijëra shqiptarëve, të djegin të gjallë në punishtet mafioze-skllavopronare të vdekjes gra e fëmijë të pafajshëm të shfrytëzuar deri në palcë për kafshatën e bukës, nga se këto transformime të infrastrukturës ushtarake, kushte të detyrueshme për integrim në NATO dhe BE nuk po i bëjnë profesionistët dhe ekspertët e fushës ushtarake, por po i bëjnë një grusht politikanësh të pafytyrë, të korruptuar dhe të shitur tek fqinjët tanë shovinistë, sepse ne si shqiptarë s'mund t'ia lëmë rastësisë shpërthimin atomik te Gërdecit i cili terrorizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe botën 10 ditë para se Shqipëria të merrte ftesën e anëtarësimit në NATO. Ndërsa këta politikanë na kanë garantuar neve se Shqipërinë dhe shqiptarët i ruan dhe i siguron NATO ku bën pjesë edhe Greqia e cila jo vetëm që s'ka shkatërruar infrastrukturën dhe teknikën e saj të vjetër ushtarake, por ka blerë dhe instaluar edhe teknologjinë më të re ushtarake në ushtrinë e saj. Dhe mbrojtjen dhe sigurinë e saj nuk e ka bazuar as 50% tek NATO sepse nëse do ishte ndryshe ajo s'do kish arsye të armatosej. Por do vepronte njësoj si politikanët e korruptuar shqiptarë me ushtrinë dhe popullin e tyre. Sa i përket vëllazërisë dhe harmonisë mes shteteve anëtare të NATO-s, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit, heqjes të të gjitha pretendimeve territoriale ndaj njëri-tjetrit, mos-hyrjes në konflikt me njëri-tjetrin, mos-nxitjes dhe mos-financimit të popullsisë që trajtohet si pakica kombëtare nga këto shtete që përbëjnë aleancën e NATO-s, të gjitha këto kritere dhe standarte që i përmendëm, disa nga këto shtete që e përbëjnë aleancën e NATO (ku bën pjesë edhe Greqia shoviniste- grabitqare) i zbatojnë vetëm planin teorik midis tyre se në atë praktik veprojnë ndryshe me njëri-tjetrin kur u preken interesat strategjike kombëtare dhe ato grabitqare si të Greqisë dhe e harrojnë aleancën e përbashkët ku bëjnë pjesë dhe ato premtime që kanë dhënë në këtë aleancë dhe i mbrojnë interesat e tyre me të gjitha mjetet siç qe rasti i parë kur Greqia dhe Turqia në 1974 ndërhynë ushtarakisht në Qipro për të mbrojtur interesat e tyre dhe nuk u konsultuan fare me aleancën apo incidentet e njëpasnjëshme të tyre për hapësirën detare dhe ishujt e pabanuar që i pretendojnë të dyja palët. Ose ndërhyrja e Turqisë në Irakun verior kundër popullsisë kurde pa u konsultuar me amerikanët që po ashtu janë pjesë e aleancës.

Prandaj të “nderuar” pushtetarë edhe ZOTI e ka shkruar ne Bibël dhe Kuran "ruaju pak se të ruaj shumë".

Politikanët tanë deklarojnë se Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka shkatërruar armët e shkatërrimit në masë në një moment që shtetet e tjera të botës dhe rajonit paguajnë miliarda dollarë që ti kenë në dispozicion këto armë, ndërsa Greqia në territorin e saj ka pasur të instaluar armë nukleare. Edhe kur Greqinë e pranuan në NATO dhe BE këto shtete nuk i bënë asnjë lloj presioni apo kushtëzimi që kjo ta hiqte ligjin e luftës me Shqipërinë. Dhe ne si OKHSH u themi se Greqia në këto dy organizma ku bën pjesë ka kërkuar dhe ka gjetur mbështetje dhe liri të pakufizuar në metodat dhe presionet që këto dy organizma duhet tu bëjnë qeverive shqiptare që Greqia të jetë e papenguar në planin e saj shfarosës dhe asimilues në këtë trevë me popullsi shqiptare. Siç po shihet këto dy organizma (NATO dhe BE) pjesërisht i tolerojnë kërkesat e padrejta dhe shoviniste të Greqisë ndaj Shqipërisë dhe disa nga këto shtete anëtare të NATO dhe BE ashtu si nuk po njohin pavarësinë e Kosovës nga Serbia, i kanë dhënë dritën e gjelbër Greqisë dhe realisht i kanë miratuar kërkesat e saj shoviniste-ekspansioniste në kurriz të Shqipërisë dhe këto shtete të BE dhe NATO-s po i bëjnë presion vetëm Shqipërisë të kryejë "reforma" të padrejta, lëshime dhe favorizime ndaj grekërve në çdo sektor të jetës në Shqipëri që në fakt janë diskriminim i hapur ndaj shqiptarëve. Kjo politikë e poshtër kapitulluese e Shtetit Shqiptar favorizuese ndaj grekërve mundohet të mbulohet me justifikimin mashtrues si kushte të domosdoshme që duhen plotësuar për të realizuar integrimin e stër-vonuar në këto dy organizma BE-NATO dhe për hir të fqinjësisë së mirë në emër të të së cilës ne shqiptarët duhet të pranojmë kërkesat shoviniste shfarosëse të Greqisë ndaj shqiptarëve. Me një fjalë Greqia kërkon nga ne shqiptarët dhe qeveritë tona nëpërmjet zëdhënësve të këtyre dy organizmave që ne si shqiptarë duhet ta mbajmë këtë fqinjësi dhe paqe me Greqinë në mënyrë të verbër dhe të pakushtëzuar, ndërsa kjo e fundit të realizojë e papenguar planet asimiluese shkombëtarizuese dhe konvertimin tonë në grekë. Dhe deri atëherë ne si shqiptarë duhet ta mbajmë në mënyrë vetëmohuese këtë fqinjësi me grekët. Pra ne duhet tu rrimë presioneve të këtij fqinji pa reaguar derisa ai të na zhdukë krejtësisht. 

Por ne u rikujtojme se kjo fqinjësi dhe paqe mund të mbahet midis dy fqinjve nqs ata s'kanë synime armiqësore dhe grabitqare-ekspansioniste ndaj njëri-tjetrit. Dhe siç ka treguar historia, paqja dhe fqinjësia e mirë mbahen kur janë reciproke dhe jo të njëanshme si mundohen të na e imponojnë ne shqiptarëve. I kujtojmë kryeministrit dhe gjithë klasës politike shqiptare se edhe nëse e ratifikojnë 25 shtetet e NATO-s anëtarësimin e Shqipërisë në këtë aleancë, ne si OKHSH jemi të sigurtë që Greqia anëtarja e 26 nuk do ta bëjë dhe do ta bllokojë ratifikimin e kësaj marrëveshje sepse ajo ka plane të tjera kundër Kombit Shqiptar. Dhe ne atëherë si shqiptarë në rastin e një sulmi ushtarak grek për “mbrojtjen e shtetasve të rinj grekë me ndërgjegje vorio-epirote” do kemi vetëm atë mbrojtjen teorike dhe gojore nga kjo aleancë si e pati Gjeorgjia që u pushtua nga rusët e cila kishte trupat e saj në Irak dhe zona të tjera të konfliktit në kuadër të NATO si i ka edhe Shqipëria. 

Ne si OKHSH i rikujtojmë klasës politike shqiptare dhe krejt Kombit Shqiptar se jo të gjithë kongresistët dhe burrështetasit amerikanë dhe sidomos ata europianë janë në favor të zgjidhjes së drejtë te çështjes shqiptare në Ballkan dhe të pranimit të Shqipërisë në NATO. Dhe kundërshtimet e para për mospranim dhe mosratifikim të marrëveshjes që Shqipëria të bëhet anëtare për të drejta të plota në aleancë erdhën pikërisht nga një kongresist amerikan, i cili në atë seancë të Senatit amerikan lexoi një deklaratë me kërkesa në dëm të shqiptarëve larg çdo realiteti (megjithëse Senati amerikan e ratifikoi marrëveshjen që Shqipëria të pranohet në aleancën veriatlantike NATO si anëtare me të drejta të plota dhe nuk e mori për bazë këtë kërkesë-deklaratë të përgatitur nga qeveria dhe lobi grek dhe lexuar nga ky kongresist i keqinformuar). Këtë kërkese-deklaratë ndaj shqiptarëve vetëm ndonjë antishqiptar i tërbuar do të thoshte se nuk e ka përgatitur qeveria dhe lobi grek dhe ia servirën kongresmenit për ta lexuar në Senatin amerikan. Dhe ky i fundit në mos qoftë korruptuar është i keqinformuar dhe manipuluar nga qeveria greke dhe lobi grek për gjendjen në Jug të Shqipërisë dhe të vërtetën mbi Epirin iliro-arbro-shqiptar se cilit Komb dhe Shtet i takon historikisht dhe se cili Shtet e ka pushtuar në të vërtetë. Ky kongresmen gjatë leximit të kësaj kërkesë-deklarate në dëm të shqiptarëve të lexuar në Senatin amerikan përveç çështjes të respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave ai nuk ngurroi të thoshte se Shqipëria ka dhe probleme territoriale që kërkojnë zgjidhje me fqinjët, kuptohet në jug megjithëse ai nuk e ceku me cilët fqinj. Qeveria greke dhe lobi grek i Amerikës me diplomacinë dhe historinë e tyre mashtruese e kanë bindur ose blerë një pjesë të politikës dhe burrështetasve amerikanë dhe europianë se Shqipëria në Jug të saj mban të pushtuar një territor me një popullsi që historikisht sipas tyre i takokan Greqisë dhe Greqia nuk ka ngurruar të ndërhyjë edhe deri ushtarakisht në Shqipëri t'u masë pulsin shqiptarëve në këtë trevë të vendit a do të priten si pushtues apo si çlirimtarë dhe njëherë këtë e bëri duke dërguar njësitë e tyre elite të maskuar si organizata MAVI dhe OMONIA të cilat vranë ushtarakët shqiptarë në sulmin e tyre të pabesë terrorist kundër postës kufitare në Peshkëpi. Kurse provokimi i dytë i radhës ngeli i pakamufluar sepse armatosi disa minoritarë të manipuluar të cilët u kapën me presh në duar nga Shërbimi Informativ Shqiptar. Kur u pa që këto organizata terroriste-shoviniste dështuan që në fillim në realizimin e qëllimeve të tyre dhe u pritën me kundërshtim të hapur dhe të vendosur si nga popullsia shqiptare në Jug të Shqipërisë ashtu edhe nga opinioni ndërkombëtar Shteti grek e mori vetë situatën në dorë,
 
futi nën kontroll shoqatat vorio-epirote dhe grupet terroriste duke ia përshtatur veprimtarinë e tyre politikës së tij zyrtare greke bazuar në MegaliIdenë

intensifikoi asimilimin e detyruar ndaj emigrantëve ekonomikë shqiptarë në Greqi duke mohuar të gjitha të drejtat njerëzore kombëtare-fetare-kulturore-politike-ekonomike të cilat Greqia si shtet i pretenduar demokratik dhe anëtar i OKB-BE-NATO i ka për detyrë ti mbrojë

ashpërsoi politikën e presionit ekonomik ndaj Shqipërisë qeverisur nga një klasë politike e korruptuar dhe kuislinge (e paaftë dhe pa vullnetin t'u jepte zgjidhjen problemeve veçanërisht atyre ekonomike të popullit shqiptar) e cila i dha Greqisë pozitat dominuese si në sektorët kyç ekonomikë ashtu edhe ne uzurpimin e institucioneve fetare nëpërmjet palaqos Janullatos dhe Greqisë iu garantua e gjithë liria dhe hapësira e nevojshmë për të realizuar planet e saj armiqësore, shoviniste, shkombëtarizuese dhe ekspansioniste në dëm të Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar. 

Greqia ndërmori edhe akte subversioniste në Shqipëri duke përdorur edhe aviacionin luftarak, i cili hidhte trakte dhe u bënte thirrje shqiptarëve të shkatërrojnë vendin e tyre. 

Dhe këtë dëshirë te grekërve klasa politike shqiptare e plotësoi më 1997, "rastësisht" në prag të fillimit të agresionit serb dhe të luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, ku shqiptarët e mashtruar nga dëshpërimi dogjën vendin dhe veten e tyre me parullën "duam paret tona" të cilat ua grabitën piramidat e krijuara (nën hundën e Shtetit Shqiptar ndonëse institucionet financiare ndërkombëtare me kohë paralajmëruan për rrezikun e madh që do vinte nga to) nga qeveria greke me agjentin e tyre Vavilis dhe kuptohet se edhe qeveria e Millosheviçit s'ka qenë indiferente në këtë tragjedi dhe masakër që iu përgatit kombit shqiptar. Siç u vërtetua më vonë themeluesit e këtyre piramidave u strehuan në Greqi bashkë me paratë e grabitura të shqiptarëve të cilat u transferuan me ndihmën e deputetëve të PBDNJ në bankat e Greqisë dhe sot Greqia themeluesit e këtyre piramidave që e shkatërruan Shqipërinë dhe ekonominë e saj nën direktivat e tyre po ia shet shtetit shqiptar dhe po ia kthen pa paratë që këta u vodhën shqiptarëve dhe i quan në Greqi. Dhe këta spiunë dhe agjentë që shkatërruan kombin e tyre nën direktivat e qeverisë greke e cila megjithëse i konsumoi si deshi në fund i dogji sepse ashtu veprohet me spiunët që tradhtojnë kombin e vet. I tillë qe rasti i ekstradimit të Lefter Cenajt drejtësisë shqiptare pa paratë që u grabiti shqiptarëve. Dhe patjetër pushtetarët tanë kanë bërë koncesionin tjetër në favor të grekërve në shenjë falenderimi të dorëzimit të këtij shërbëtori të djegur dhe të panevojshëm i Asfalise greke drejtësisë shqiptare. 
Vijon:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 10, 2008 3:36 pm

Politika antishqiptare e ndjekur nga Greqia kundër shqiptarëve ka qenë e suksesshme në disa momente jo pse grekët janë më të zgjuar se ne se nuk janë, por përveç mbështetjes ndërkombëtare përherë ka pasur politikanë shqiptarë të gatshëm të shiten lirë dhe nëpërmjet tyre Greqia ka arritur te realizojë ndonjë nga qëllimet e saj. Dhe nuk është çudi që qeveria shqiptare fshehurazi mund të ketë miratuar kërkesën e fundit të qeverisë greke që në Shqipëri të bëhen edhe 4 memoriale të ushtarëve grekë dhe varreza kushtuar “martirëve-greko-vorioepirotë” përveq atyre të Këlcyrës të ndërtuar tashmë. Dhe këto memoriale duhet të vendosen në qytetet e pretenduara të Megali-idesë nga Erseka, Korça, Elbasani dhe Durrësi. Dhe numrin 8000 martirë te Vorio-Epirit që pretendon qeveria greke që kanë rënë per Vorio-Epirin duhet ta sigurojnë shqiptarët dhe të falin eshtrat e fëmijëve, grave dhe pleqve të vrarë e masakruar nga këta "martirë" në Çamëri, Epirin Qëndror dhe Jugor. Sepse edhe po të kish varrosur qeveria greke të gjithë heronjtë e të gjitha luftrave që kanë luftuar e vdekur për Greqinë dhe t'ua bëjë varret në Jug të Shqipërisë nuk e plotëson dot atë numër që e pretendon, prandaj ne si shqiptare për hir të fqinjësisë së mirë duhet t'ua falim eshtrat e fëmijëve, grave dhe pleqve tanë të cilët na i vranë e masakruan këta "martirë" dhe t'ua plotësojmë numrin e këtyre "martirëve" në këto memoriale dhe ta harrojmë të kaluarën sipas tyre dhe të shohim nga e ardhmja që këta të na e fusin prapë thikën pas shpine. Siç e cekëm më lart qeveria greke ka përdorur të gjitha mjetet dhe metodat duke përfshirë dhe ato ushtarake në Jug të vendit dhe e mori mesazhin e qartë se sa e mirëpritur do të ishte ushtria e saj në këtë pjesë te Atdheut tonë. Këtë e tregoi edhe fakti tjetër kur në Shqipëri në 1997-1998 ndërhynë trupat e ALBA-s për të vënë qetësinë dhe çarmatosur një popull. Në këto trupa bënte pjesë dhe Greqia dhe trupat e saj. Por ishte populli në këtë trevë që nuk pranoi e as nuk lejoi që trupat greke në kuadër te ALBA-s të kalonin dhe patrullonin në rrugët në Jug të Shqipërisë. Pasi me planin e parë për okupim dështuan si në 1913, Greqia ka kaluar në planin tjetër rezervë që është më i kushtueshëm nga nga ana financiare dhe kohore për tu realizuar. Siç po shihet për këtë ka gjetur përkrahje dhe mbështetje të një pjese të politikës amerikane dhe asaj europiane ku bën pjesë edhe Greqia me të drejta të plota. Dhe Greqia këto organizma ndërkombëtare i përdor si instrumente presioni kundër qeverive shqiptare që këto të mos e pengojnë Greqinë në planet e saj asimiluese dhe gllabëruese ndaj Shqipërisë. 

Për të arritur qëllimet e saj ajo në këtë pjesë të vendit dhe me popullsinë e kësaj treve të cilët po mundohet ti konvertojë dhe kthejë në grekë, Shteti dhe lobi grek po shfrytëzojnë gjendjen ekonomike dhe emigracionin e madh që ka përfshirë këtë trevë duke u servirur emigrantëve ekonomikë shqiptarë shtetësi të dyfishtë që këta të mohojnë kombësinë shqiptare. 

Po shfrytëzon me dinakëri mungesën e besimit fetar në Shqipëri për 45 vjet. Të gjithe ortodoksët shqiptarë po i deklaron pa prezencën e tyre dhe miratimin e tyre në organizmat ndërkombëtare si popullsi greke. Në këtë pjesë të vendit ka ngritur të gjithë infrastrukturën kishtare sipas modelit grek dhe nëpërmjet palaços së Djallit Janullatosit, uzurpatorit të fronit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka ndërruar statusin e KOASH që është në favor të grekërve dhe KOASH nuk është më e pavarur por e pushtuar dhe privatizuar nga grekët me pretekstin si serbët e Kosovës se ortodoksia shqiptare në Shqipëri është trashëgimi e tyre. Po bën shpëlarjen, indoktrinimin dhe helmimin e trurit sidomos fëmijeve të emigrantëve dhe baballarëve të tyre në shkolla speciale të krijuara enkas për ta dhe u thonë histori të paqena se ju jeni “grekë-vorioepirotë” dhe se gjoja diktatura e Enver Hoxhës ua ka mohuar këtë identitet dhe ju ka konvertuar në shqiptarë. Prandaj ju duhet te ktheheni ne grekë siç kanë qenë dikur paraardhësit tuaj (të cilët kurrë s'kanë qenë grekë). Për të arritur këtë tjetërsim dhe konvertim të kësaj popullsie nga shqiptare në greke Greqia po bën të pamundurën që në Jug të vendit në 2011 të mbahet një referendum për deklarim të kombësisë. 

Qeveria dhe shovinistët grekë me marrëveshjen me qeverinë shqiptare për:

4 memorialet e tjera për ushtarë grekë,

për 16 shkollat publike përveç atyre ekzistuese për nxënësit minoritarë krejtësisht të panevojshme për nxënësit minoritarë por të domosdoshme për asimilimin e fëmijëve shqiptarë, bijve të të "konvertuarve" në grekë (marrëveshja për 16 shkollat e reja publike u denoncua nga z.Tedi Blushi dhe kundërshtua nga drejtori për arsim i Qarkut të Gjirokastrës z.Vasil Muka i cili e ceku në BBC se këto standarte që po i plotëson qeveria shqiptare nuk i bën as Shteti Grek e asnjë shtet në botë jo për nxënësit minoritarë por as për nxënësit e popullsisë shumicë), 

për dhënien e shtetësisë dhe kombësisë greke 1400 shtetasve të huaj ku nga këta 1349 ishin shtetas me kombësi shqiptare në mënyrë të hapur dhe solemne për mediat e rajonit dhe të botës nga prefekti i Athinës Janis Zguris,

dhe me këto veprime qeveria greke po na tregon ne shqiptarëve se ajo ka dalë nga ilegaliteti i saj 18 vjeqar dhe konvertimi i nëndheshëm dhe sekret i shqiptarëve në grekë në zyrat e Asfalisë greke ka mbaruar. Dhe ky mision tani u ka kaluar pushteteve lokale si e drejtë e tyre ekskluzive sepse Asfalia ka punë më të rëndësishme për të zbatuar në Jug te Shqipërisë sepse këta shqiptarë të konvertuar dhe që kanë kaluar me sukses lavazhin e trurit nga metodat barbare të Asfalisë greke që nga vitet 90 në mënyrë sekrete dhe tani me ceremoni madhështore dhe të hapur për gjithë botën ,këta do jenë ata që do zbatojnë direktivat e qeverisë dhe Asfalisë greke, për tu organizuar si më 1914 në bandat kriminale-terroriste “vorio-epirote”që të çojnë në vend amanetin e Zervas për të realizuar masakrën e papërfunduar për shfarosjen e shqiptarëve si në 1914 në emër të kauzës së çlirimit të Vorio-Epirit “grek” sepse qeveritë greke me njerëz të tillë të konvertuar dhe të tjetërsuar artificialisht të cilët i shfrytëzuan duke i nxitur, financuar dhe armatosur për të vrarë, masakruar dhe zhdukur bashkëkombasit e tyre shqiptarë në Epirin Jugor, Qëndror dhe Çamëri dhe ne Jug të vendit gjë të cilën e bënë me kanibalët e konvertuar si Napoleon Zerva dhe me me ushtarët, para-militarët e kriminelët ordinerë të të gjitha krahinave të Greqisë sepse më në fund grekët si dinakë dhe të djallëzuar që janë e kanë zbuluar kodin se armiku dhe shfarosësi më i madh i shqiptarit është vetë shqiptari sidomos kur ai konvertohet, tjetërsohet dhe i bëhet lavazh truri ai eliminon vetveten dhe prejardhjen e tij. Ne si OKHSH i njoftojmë shovinistëve grekë se ne nuk e mohojmë ekzistencën e shtetit të Epirit në lashtësi, i cili ka qenë pjesë e etnosit ilir ashtu siç ka qenë edhe Mbretëria Dardane pjesë e etnosit ilir. Ne pajtohemi me ju se Epiri është i ndarë dhe duhet bashkuar, por me një dallim nga ju ne themi se jugu i Epirit i cili është i pushtuar nga shteti grek duhet të bashkohet me veriun e tij i cili ndodhet në Jug të Shqipërisë, pasardhëses së drejtpërdrejtë dhe të vetme të Ilirisë. Ne ju ftojmë juve epirotëve iliro-arbro--shqiptarë ortodoksë të pushtuar dhe manipuluar nga shteti grek dhe kisha e tyre shoviniste greke jo-ortodokse e cila ju ka organizuar dhe financuar ne organizata dhe sillogje kundër vëllezërve tuaj për tu bashkuar me vëllezërit tuaj muslimanë të gjakut tonë shqiptar në kauzën tonë të shenjtë për çlirimin dhe bashkimin e Epirit Jugor me Shqipërinë. Sepse paratë dhe fanatizmi fetar asnjëherë nuk i kanë ndarë shqiptarët nga njëri-tjetri. Megjithëse fqinjtë grabitqarë e kanë dëshiruar këtë ne u themi se është gjaku i përbashkët iliro-arbro-shqiptar që na nxit ne që të luftojmë për çlirimin dhe bashkimin e Epirit me Shqipërinë. Dhe nuk janë paratë qe u jep qeveria greke dhe shovinistët e tipit Nikolas Geixh dhe as dogmat e historitë e përrallat djallëzore që u tregohen si shkrime të shenjta kishtare që i ka gatuar kisha (jo-ortodokse por grekoshoviniste) për Epirin iliro-arbro-shqiptar me kryeshkrues Janullatosin e autor Shtetin shovinist grek e mundohen t'ua servirin që ju t'i hani ato. 

Ne si OKHSH u themi grekërve se ata po bien në kundërshtim me lashtësine e tyre të shkruar dhe dokumentuar nga historianët e tyre të lashtësisë siç janë Herodoti, Skilaksi, Straboni, Plini, Stefan Bizantini etj. Skilaksi shkruan " se Hellalla fillon nga gjiri i Ambrakisë dhe vazhdon drejt jugut, kurse nga Gjiri i Ambrakisë në veri shtrihet shteti i Epirit që është i populluar nga barbarë" që sipas grekërve nënkuptohen jo-helenët. Straboni pranon që ilirët, maqedonasit dhe epirotët janë një popull me një gjuhë, një veshje dhe të njëjtat zakone. Dhe këta historianë të lashtësisë greke gjithmonë në shkrimet e tyre kanë pohuar dhe faktuar se epirotët dhe Epiri kanë qenë pjesë e etnosit dhe territorit ilir. Edhe kur u krijua Perandoria Bizantine dhe ajo Turke Epiri ka qenë përherë i populluar nga shqiptarët dhe udhëhequr nga princat shqiptarë si Gjon Zenebishi, Gjin Bue Shpata, Ali pashë Tepelena, suliotët me Marko Boçarin etj. Dhe grekët, serbët, turqit, romakët, venedikasit etj kur kanë shkelur në Epir kanë bërë krime të llahtarshme kundër popullsisë e cila ka qenë kurdoherë shqiptare sepse këta pushtues s'do bënin masakra ndaj popullsisë së tyre. Prandaj :

Vëllezër epirotë të një gjaku shqiptar të ndodhur nën pushtimin grek dhe të manipuluar nga ky pushtues dhe kisha e tyre greko-shoviniste e cila iu ka organizuar juve në emër të bashkimit të Epirit se pikërisht kësaj qeverie pushtuese dhe klerit të tyre djallëzor i cili kurrë nuk është marrë me përhapjen e Drejtësisë dhe Paqes së Perëndisë, duhet t'ia ktheni armët dhe ne të bashkohemi rreth kauzës së përbashkët dhe ta bëjmë realitet njëherë e përgjithmonë bashkimin e Epirit iliro-arbro-shqiptar(pjesë e të cilit është Çamëria) dhe t'ia kthejmë Shqipërisë të cilës ia shkëputën shovinistët grekë.

   
  Udhëheqësi i O K H SH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: PAGAT ASTRONOMIKE TË “INSTITUCIONALISTËVE” TË KOSOVËS “SHTET   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 10, 2008 3:37 pm

Tafil DURAKU  
Wednesday, 08 October 2008 

Besimi që i jep vota e “lirë” e qytetarit shqiptar secilit udhëheqës “shtetëror”, si në rastin e Kosovës “shtet” të “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ’90-ta, është besim që e vë para përgjegjësisë dhe jo para privilegjeve secilin “udhëheqës” të Vendit, madje, duke filluar nga “Presidenti”...

Kohë më parë plasi skandali i paramenduar i “Presidentit” të Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, për vetëngritjen e pagës së tij dhe të stafit të tij “presidentistë” e “ministrorë”, sipas tekeve personale, antikushtetuese dhe antiligjore, sipas motos “Unë jam shteti dhe unë vendosë për pagën time dhe të stafit tim presidentistë dhe ministrorë, si dhe për pagat tuaja – që nuk do t’u mjaftojnë për të ngrënë as bukë thatë!”...

Ky qëndrim “kombëtar” i “Presidentit” shkaktoi indinjatë të thellë në opinionin publik shqiptar, sepse, përdori çelësa hendeqesh astronomike ndërklasore në “shtetin” e ri të Kosovës, krejt “demokratik” dhe të “civilizuar”, që angazhohet për “barazi” të papara ndonjëherë nga të gjitha “shoqëritë dhe shtetet demokratike të botës bashkëkohore”(Bah!)...

Pas të gjitha reagimeve të arsyeshme të opinionit publik, “Presidenti” i “Republikës Ahtisariane të Kosovës”, e “tërhoqi” hapin e ndërmarrur dhe e zbriti pagën e tij dhe të “shtetarëve” të tij, bile, publikisht, në nivelin e parangritjes, për çka dyshohet me bazë se ai hap “prapa” është vetëm hap taktik për amortizimin e zërave kundër pagave të tyre, edhe ashtu, astronomike, kur qytetarët dhe punonjësit e të gjitha shtresave të shoqërisë shqiptare, në Kosovë, janë buzë ekzistencës tmerruese, buzë humnerës për jetë a vdekje!... Por, kjo gjendje e mjeruar e qytetarëve dhe e punonjësve shqiptarë, aq u bën “institucioneve” dhe “institucionalistëve ‘tanë’” të viteve të ’90-ta, të cilave u takon edhe “Presidenti” i “Republikës Ahtisariane të Kosovës”, z. Fatmir Sejdiu...

Duhet të kuptojmë fare njerëzishëm dhe njerëzisht se askush nuk është kundër asaj, larg qoftë, që “Presidenti” i Kosovës ta ketë pagën edhe 5000 Euro, por, sipas një çelësi proporcional të dallimit të pagave (në bazë të punës, angazhimeve dhe të përgjegjësisë), 1:5, paga më e vogël, e punonjësit më të thjeshtë, e pastruesit, në Kosovë, duhet të jetë 1000 Euro. Dhe, nëse përdoret çelës tjetër, më i ulët dallues proporcional, ta zëmë 1:4, nëse paga e “Presidentit” është 5000 Euro – paga më e ulët, në Kosovë, duhet të jetë 1250 Euro. Por, nëse shkojmë sipas çelësit proporcional 1:3 (që do ishte më i arsyeshmi), nëse paga e “Presidentit” të Kosovës është 5000 Euro, paga më e ulët e punonjësit të Kosovës duhet të jetë 1666 Euro, sepse, dallimi është ngushtësisht më i butë, më i vogël, dhe, stimulimi i punës më i lartë, për të gjitha kategoritë e të punësuarve.

Nëse “Presidenti” i Vendit e ka pagën mujore, ta zëmë, 2000 Euro, sipas çelësit 1:5, paga më e ulët, në Kosovë, duhet të jetë 400 Euro. Sipas çelësit poporcional 1:4, nëse paga e “Presidentit” të Kosovës është 2000 Euro, automatikisht, paga më e ulët, në Kosovë, duhet të jetë 500 Euro, e, nëse paga e “Presidentit” është 2000 Euro, sipas çelësit proporcional 1:3, që është çelësi më i arsyeshëm, paga më e vogël, në Kosovë, duhet të jetë 666 Euro. Pra, për çdo ndryshim dhe dallim, si dhe stimulim, duhet të jetë një çelës i caktuar me kushtetutë dhe me ligje. kurdo që bëhet fjalë për respektimin dhe stimulimin real të punës... Por, ja që paga e “Presidentit” të Republikës ahtisariane të Kosovës, sipas informatave të mediave, është rrafsh 2612 Euro, e, sipas çelësit proporcional 1:3, paga më e ulët në Vend duhet të jetë rrafsh 870 Euro.

Sipas veprimeve të tilla “shoqërore”, nëse paga e “Presidentit” është 2612 Euro për muaj, paga e tij vjetore do kapte shumën 31.344 Euro, plus një pagë e 13-të vjetore, mundësisht, që do ishte shumë më e arsyeshme, sepse, edhe punonjësi më i thjeshtë, sipas çelësit proporcional 1:3, që do merrte pagën prej 870 Eurosh për muaj dhe do arrinte një shumë më solide vjetore prej 10.440 Eurosh, plus një pagë e 13-të vjetore, dhe, natyrisht, krejt më të konsoliduar dhe në mes do qëndronin arsimtarët, mjekët dhe punonjësit e kategorive tjera shërbyese të shtetit, puna e të cilëve do të vlerësohej më realisht, dhe, krejt në fund, do të kishim të drejtë kushtetuese e ligjore që t’i themi secilit: Ky është shpërblimi për punën që bën!... Tashmë, ka ardhur koha që edhe ky “shtet” ta kuptojë parimin pozitiv të filozofisë njerëzore: Lopa është lopë, po, qysh t’i qitësh në grazhd, të qet tembël!... Është koha, pra, që të shikohet se çka po bën shteti për qytetarin dhe çka po i jep atij, e, jo vetëm porosia negative e reaksionit makro e mikroborgjez: çka po bën ti për shtetin!... Besojmë, prandaj, se, po të shkohet e veprohet sipas çelësave proporcionalë, që përmendëm më lart, reagimet e të gjitha shtresave dhe kategorive të dëmtuara, që po shoqërohen, me plot të drejtë, me greva të përditshme, do të përfundonin dhe do të ndërpriteshin, në mos përgjithmonë, për një kohë jashtëzakonisht të gjatë.

Prandaj, është fare e paqëndrueshme dhe e paarsyeshme që “Presidenti”, dhe kushdoqoftë tjetër, ta arsyetojë pagën e vet në kurriz të tjetrit, sepse, (sidomos, në kurriz të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës), dallimet do të dilnin më të përçudnuara, bile, shumë më të përçudnuara sesa shihen në shikim të parë... Nëse “Presidenti” do mbeste në pagën e ringritur, prej 3400 Euro për muaj, të ardhurat e tij vjetore do kapnin shumën 40800 Euro, ndërkaq, paga më e ulët do ishte fare qesharake për “demokracinë” e propaganduar, sepse, punonjësi më i thjeshtë merr pagë aktuale mujore 90 Euro për muaj, shuma vjetore e të cilës pagë mezi do arrinte në 1080 Euro... E, ku janë këtu kategoritë tjera të të punësuarve: arsimtarët, mjekët, punonjësit dhe shërbyesit tjerë civilë, pensionistët...? Ku, pra?!... Kur e dimë se secili qytetar mban familje dhe duhet jetuar njerëzisht, kur çmimet në treg janë për të gjithë njësoj!...

Prandaj, është koha të pyesim: Pagat astronomike të “institucionalistëve” të Kosovës “shtet” dhe skandalet e njëpasnjëshme “shtetërore” të “Presidentit”, e të të tjerëve, a do ta kenë një fund më njerëzor, për ta mbyllur një herë e mirë, e shumë më njerëzishëm, përden e kësaj skene tragji-komike, kaq “kombëtare”, dhe, kaq “shqiptare”?!...

Burojë, më 5. 10. 2008

(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 10, 2008 3:39 pm

Beton shkruajti:
ku ishte ajo thema e gabuar?
-------------------------------
Nezir Myrta

Nese nuk gabohem ka qene ky postime tek tema

Nje shpull per ....
Po Beton, pikerisht tek tema " Nje shpulle per ... ", ka qene i postuar ky postim. !!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptySat Oct 11, 2008 4:48 pm

RKL: Me hipokrizi diplomatike nuk mbulohet dot urrejtja banale kundër shteteve islame

Votimi për nismën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nxori në sipërfaqe mungesën totale të interesimit të kreut politik dhe institucional të Kosovës në drejtim të lobimit të pavarësisë, sidomos te shtetet arabe dhe ato islame.

Në këtë drejtim ka dështuar Qeveria, por edhe kleri mysliman i Kosovës, i cili nuk ka arritur ta prezantojë të vërtetën, lidhur me të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, sidomos në Kosovë, gjatë tërë shekullit të kaluar, nën regjimet antishqiptare sllave. Dështimi, në këtë drejtim ka rezultuar me përkrahjen që këto shtete i dhanë Serbisë, e cila ka luftuar shqiptarët në radhë të parë për shkak të përcaktimit të tyre fetar dhe me shumë sukses e ka prezantuar në botë tezën se shqiptarët janë “muxhahedinë” dhe “talebanë”. Kështu, dikur ka deklaruar edhe ndonjë këshilltar aktual i Qeverisë aktuale. Ndërsa një kuadër i lartë i LDK-së, tani drejtor i një gazete në Prishtinë ka shkruar në gazetën e tij, në vitin 1999 se Qeveria e Përkohshme e Kosovës është Qeveri e talebanëve. Mbase kemi të bëjmë me një koincidencë të rastit, por një segment i caktuar brenda Qeverisë së Kosovës vazhdon të mbajë një qëndrim shumë injorues dhe përbuzës kundër botës islame në përgjithësi dhe kundër islamit në Kosovë në veçanti. Qëndrimi i tillë është shprehur nga segmente të caktuara brenda Qeverisë kundër ndihmës për Radion-Kosova e lirë me motivacion se kjo Radio po e përhapë talebanizmin në Kosovë.

Lidhur me këtë qëndrim, i bëjmë me dije opinionit se Radio-Kosova e lirë ka nënshkruar një marrëveshje me Organizatën humanitare “Krenaria” në Prishtinë për transmetimin në valët e Radios të një emisioni ditor fetar dhe dy emisioneve javore të kontaktit. Kjo hapësirë e programit është komerciale dhe në akord me rregulloren e ZKPM-së për media, e cila parasheh mundësinë e shfrytëzimit 25 për qind të hapësirës programore për programe komerciale. Ne e kemi njoftuar opinionin dhe të gjithë ata që duan të dinë, e dinë mirëfilli se këto nuk janë emisione të radios-Kosova e lirë, por janë emisione që transmetohen përmes valëve të radios-Kosova e lirë dhe të shumë radiostacioneve të tjera në Kosovë dhe në mërgatë.

Nëse dikush mendon se nuk duhet të lejohen të transmetohen emisione fetare në Radio, është mirë këtë ta thotë publikisht dhe ta arsyetojë, por jo ta përdorë si fakt transmetimin në valët tona të një emisioni fetar, me qëllim për ta anashkaluar një ndihmë për një radiostacion të luftës, për mbrojtjen e të cilit kanë rënë shumë dëshmorë dhe tre anëtarë të stafit. Ky radiostacion aktualisht emeton 4 orë në ditë vetëm emisione për dëshmorët, pastaj dhe emisione të tjera me përmbajtje serioze kombëtare, shoqërore, arsimore, kulturore e informative.

Ne nuk habitemi për mungesë përkrahjeje, sepse duke qëndruar larg politikave të profiterisë, të klaneve e bandave, ne kemi ndërtuar një bazament të fortë të pavarësisë mediale dhe nuk kemi lejuar asnjëherë t’ iu nënshtrohemi klaneve mafioze të partive politike, apo të forcave të fshehta të sigurisë, me të cilët kemi pasur refleksione të rrezikshme edhe gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës në formë shantazhesh, kërcënimeve përmes telefonit dhe adresimeve kërcënuese përmes internetit.

Nisur nga një kërkesë e përgjithshme , të cilin e kanë shfrytëzuar të gjitha mediet, edhe ne, çdo Qeverie të deritanishme të Kosovës i kemi kërkuar bashkëpunim dhe ndihmesë financiare, por asnjë qeveri deri tani nuk e ka ndihmuar këtë Radio, asnjë parti politike nuk e ka ndihmuar, përkundrazi është një parti politike në koalicion, e cila përdhunshëm mban të okupuar një hapësirë të lokalit tonë. Mirëpo disa ministra të Qeverisë aktuale dhe të ish Qeverive kanë pranuar që aktivitetin e tyre informativ propagandistik ta orientojnë edhe në Radion-Kosova e lirë, me çmime tejet modeste.
Zyrtarë aktualë të Qeverisë, në mesin e tyre edhe disa të njohur për qëndrimin e tyre dikur përbuzës kundër UÇK-së dhe kundër ish të përndjekurve të regjimeve kriminale jugosllave, kanë treguar në këtë mënyrë shpirtin e tyre urrejtës kundër islamit, duke kërkuar të tregohen më amerikanë se vetë amerikanët, të cilët kanë deklaruar haptas se Qeveria e Kosovës ka dështuar në drejtim të lobimit të pavarësisë te shtetet islame. Është pikërisht angazhimi i Uashingtonit zyrtar te disa shtete islame, të cilat e kanë pranuar Kosovën dhe disa të tjera, që pritet ta pranojnë në vijim. Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush gjatë qëndrimit në Tiranë ka deklaruar se ndihet krenar se ka ndihmuar shqiptarët myslimanë, të cilët kanë qenë buzë shfarosjes nga regjimi kriminal okupator i Beogradit.

Urrejtja, që manifeston një segment i caktuar i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës kundër botës arabe, e në veçanti kundër botës islame, është urrejtje patologjike e drejtuar kundër islamit, pa bërë fare dallim mes krahut ekstrem radikal dhe vendeve përparimtare e demokratike islame, të cilat janë bërë pjesë e kulturës dhe qytetërimit botëror, mbi parimin e respektimit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës paqësore.
Këtyre këshilltarëve u pengojnë mjekrat e disa klerikëve islamë, por nuk iu pengojnë fare mjekrat e temjanosura të priftërinjve ortodoksë, të cilëve u kanë dhuruar mijëra hektarë tokë të Kosovës, dhe të cilët kanë treguar dhe tregojnë prore fytyrat e tyre antishqiptare. Janë këta priftërinj, me mjekra të gjata, që kanë bekuar krimet e Milosheviqit, Karaxhiqit, Mlladiqit, të cilët kanë vrarë dhe kanë masakruar barbarisht qindra mijëra myslimanë boshnjakë dhe myslimanë shqiptarë. Këtyre u pengon një shami në kokën e një femre myslimane, por nuk iu pengojnë mijëra femra me kërthizë jashtë, as iu pengojnë murgeshat, të cilat po ashtu mbajnë shami e fustan të gjatë deri te thembrat e këmbëve.

Bota islame është një realitet ekzistues ekonomik, ushtarak, shoqëror, fetar e strategjik, që nuk mund të mohohet. Ajo botë nuk është e egër dhe e pa emancipuar, sikur është i egër përfytyrimi i këtyre njerëzve për ta. Ata janë po ashtu të emancipuar dhe përcjellin me shumë suksese të gjitha të arriturat teknologjike botërore. Ata, po ashtu kanë informacione të shumta lidhur me Kosovën. Ata janë në njohuri edhe me këtë qëndrim hipokrit të një pjese të kreut politik të vendit tonë, trashëguar nga Ibrahim Rugova dhe klani i tij mafioz, i cili mendonte se do t’ i hynte në qejf Amerikës dhe disa shteteve të Evropës, me lidhjet e ngushta që mbante me Papën dhe Vatikanin dhe i cili nuk e bëri publik konvertimin, nga frika se do ta humbiste elektoratin dhe postin fiktiv nën regjimin okupator serb.

Shtetet islame dhe arabe nuk kanë arsye të na përkrahin derisa Qeveria jonë rrah gjoks se rrugën e vet e ka përcaktuar në binarë, vetëm drejt Brukselit, i cili unanimisht abstenoi në votim, por nuk kundërshtoi votimin e Serbisë, ashtu sikur bëri Amerika dhe disa shtete të tjera.

Qeveria do të duhej ta kuptonte se asnjë vend i shteteve islame nuk kërkon që kushtetuta e Kosovës të jetë kushtetutë e mbështetur në sheriat, sepse ekzistojnë edhe shumë vende arabe dhe islame që nuk e mbështesin Sheriatin. Por, ata natyrisht se nuk i besojnë hipokrizisë dhe politikave dyfytyrëshe, sepse nuk janë kokëtrashë dhe budallenj, ashtu sikur paragjykon një segment i politikanëve dhe disa analistëve të Kosovës e më gjerë.

Shtetet arabe dhe islame një ditë do ta njohin pavarësinë e Kosovës, por faji për shtyrjen e procesit do të mbetet damkë e zezë për kryesuesit e institucioneve tona, por edhe për një pjese të klerit mysliman të Kosovës, i cili nuk ka treguar aftësi për ta bindur botën arabe dhe islame lidhur me të vërtetën e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: NJË PËRFUNDIM LOGJIK   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyFri Oct 17, 2008 6:28 pm

Mehmet BISLIMI
Friday, 17 October 2008
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Mehmet_bislimi_1Nuk do të kishte kuptim liria po mos të ishte robëria, nuk do të kishte kuptim bashkimi po mos të ishte ndarja, nuk do të kishte kuptim adhurimi po mos të ishte urrejtja!
Duke u nisur nga fakti i thjeshtë të një shënimi të ditëlindjes së Enver Hoxhës, udhëheqësit të shtetit Shqiptar. Këtë ditë e kujtoi edhe vet TVSH- sot në emisionin e saj të mëngjesit me titull : ” Udhëtim në kujtesë”, për habinë time në këtë emision Enver Hoxhën, ata të TVSH-së, nuk u etiketua as nuk u sha si Diktator etj., siç e etiketuan dhe e shanë të gjithëditurit Haxhiu, Matoshi, Buzhala, Spahiu, Mufaili e xhambaz të tjerë!
Është jo pak domethënës fakti se e shara bie vetëm në gojën e të ligjeve madje këto lloj veglash muzikore të akorduara prej kohësh, që tingujt e pa artikuluar t’i nxjerri sipas shijeve të Beogradit, sikur janë mishëruar dhe nuk shqiten dot nga fyerja dhe mohimi i figurave të kombit tonë. Madje, madje, këta gojëndyrës janë në garë se kush po del i parë në të sharë!
Për aq sa unë mbajë mend, këta ndyrës, nuk kanë thënë as edhe një fjalë deri me sot se Tito ishte diktator, satrap e shtypës i popullit shqiptarë në Kosovë e më gjerë, në as një rast, as kur është bartur stafeta e tij, as kur është shënuar ditëlindja e tij, as kur ka vdekur, as kur është varrosur, as në ndonjërin nga përvjetorët e tij, madje, madje në një formë, apo tjetër edhe kanë marrë pjesë në këto ceremoni për Titon!...
Ka vite që shtypi Serb me gazetat e tij si: “Politika”, “Borba”, “Nini” etj. Më nuk merret me, Enverin as me Shqipërinë dhe politikën e saj, madje as nuk i shajnë më- thjesht për faktin se ka argatët e vet në Kosovë të cilët janë vënë në garë për të sha Enverin, Shqipërinë dhe bijtë e saj të denjë të cilët me sakrificat e tyre sublime, rrënuan ish sistemin Titist me LKJ-në në krye dhe themelet e tija që kishte ngritur në Kosovë me ndihmën e shërbëtorëve gjakprishur!
Bijtë tanë lanë lëkurën nëpër kazamatët Serbe, lanë atje vitet më të bukura të rinisë, qëndruan atje ballë lartë e të patundur në të drejtën e popullit shqiptarë për të qenë të lirë, mbetur padrejtësisht jashtë trungut të saj. Krejt natyrshëm ata kishin idol figurat e ndritura të Rilindjes sonë kombëtare, nënën Shqipëri me në krye Enver Hoxhën se një ditë do të fitoni lirinë për të cilën ishin gjakosur breza të tërë.
Tani shtrohet pyetja, pse ata kishin idol Enver Hoxhën të cilin përkujtojnë sot: Pa dyshim se Enveri ndihmoi dhe mbështeti popullin shqiptarë në Kosovë e më tej me të gjitha mundësit e kohës që ai kishte si: Me këngë, me folklor, me literaturë, me ligjërim të profesorëve, me shkrime, me media dhe me qëndrime politike. Kjo mbështetje nga udhëheqësi i Shqipërisë Enver Hoxha, Kosovën e ka shpëtuar pa u tjetërsua nga identiteti i vet kombëtarë.
Krejt natyrshëm dhe logjikshëm është që ata sot kujtojnë idilin e tyre, ruana zot, sikur ata ta kishin idol Titon, pa dyshim se as nuk do të dënoheshin e as persekutoheshin, prandaj mos është e tepër gjithë kjo sharje e vet- vetës sonë?!
Mendoj se turp e tradhti do të ishte për Jakup Krasniqin, Hydajt Hysenin e Berat Luzhën me shokë, sikur në kënaqet e tyre të gjendej fotografia e Titos ( që ende disa në Kosovë e mbajnë me nostalgji në zemër), dhe sikur këta të merrnin pjesë në përvjetorin e tij dhe në akademitë që organizohen për nder të poltronëve e sahanlëpirësve titist! Aq më keq do të ishte që subjekti që këta i takojnë të mbante në sqetullat e veta nostalgjikët titist!
Kokën lartë gjeneratë idealiste, që me sakrificat më sublime rrugës së aspiratave të Rilindëseve tanë, me këngët e Enverit në gji, lindën bijtë e këtyre trojeve të rreshtuar në radhët e UÇK-së, që lirinë e një pjese të tokave shqiptare po e bëjnë realitet. Kjo gjeneratë nuk ka sharë as edhe një herë bijtë e aq më larg udhëheqësit e popullit të vet, as nuk i ka quajtur ata ballistë, as diktator, as irredentist e separatistë, as të frustruar, madje që nga koha e Millesh Kopiliqi e deri tek koha e Adem Jasharit ( me gjithë Enver Hoxhën brenda), kjo gjeneratë ka sharë dhe ka luftuar vetëm pushtuesin dhe shërbëtorët e tij të cilët edhe në kohë lufte kishin marrë guximin e kishin dalë maleve të Qyqavicës, jo për të luftuar, por për të bindur pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të dorëzonin armët e të mos e luftonin Serbinë e Millosheviqit!...
Si përfundim logjik, nuk do të kisha komentuar më shumë, lë të shajnë të ligjtë, ata dhe paraardhësit e tyre kanë sharë Millesh Kopiliqin se ka vrarë Sulltanin e madh, kanë sharë Qerqizin me Bajon se po prishin Babëdovletin, kanë sharë Oso kukën e Jakup Ferrin se po ia prisnin pushtuesit asqerin, kanë sharë Currin e Boletinin, kanë sharë Nolin, Qemalin e Prishtinën, kanë sharë Polluzhën se po prishte komunizmin, kanë sharë Demaqin e Gërvallën që po prishnin vëllazërim - bashkimin, kanë sharë Enverin, Alinë e Salën, kanë sharë madje edhe Çlirimtarën , kanë sharë Komandantin legjendar- ( i kemi dëgjuar me vesh ), të jesh gjallë a mos të jesh?!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptySat Oct 18, 2008 9:15 pm

Ata që kontribuojnë në EULEX - kanë imunitet nga ligji në Kosovë!

 

EULEX-i do të ketë pushtet ekzekutiv mbi institucionet e Kosovës së pavarur, por jo 

edhe mbi strukturat e Serbisë!

 

· EULEX-i do të ketë shumë forca të sigurisë, mirëpo siguria e cila fillon me sigurinë e forcave të sigurisë (nga ligji) është veçse rrezik për qytetarët. Me kësofarë sigurie, sigurisht se kemi nevojë për mbrojtje nga siguria. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një tjetër vaksinë, ndoshta për kundërvaksinë, e cila u jep imunitet nga imuniteti i zyrtarëve të EULEX-it. Nëse duhet të më sigurojnë njerëz që janë mbi ligjin, atëherë unë dua të jem i pasigurt. Le të mos më sigurojnë. Më i sigurt do të ndihem.

 

Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 17. 10. 2008

__________________________________

 

  2.200 pjesëtarët e EULEX-it po zbarkojnë në Kosovë për ditë nga pak. Policë, prokurorë e gjykatës jo vetëm evropianë, po vendosen në Prishtinë, aty ku ka më së paku nevojë për ta. Vendosjen në veri të Kosovës praktikisht e kanë spostuar për vitin e ardhshëm. Thjesht, strukturat e Serbisë nuk po i lejojnë të instalohen edhe atje. Sa më gjatë që nuk do të mund të vendoset në veri, aq më e madhe do të shpërfaqet varshmëria e EULEX-it nga miratimi i strukturave të Serbisë. 

 

  Në momentin kur Serbia do të pajtohet që EULEX-i të shkojë në veri, ai do të jetë aq i dobët përkundruall Serbisë, saqë ndaj strukturave të saj nuk do të mund të sillet aspak ndryshe prej UNMIK-ut. Asisoj, edhe EULEX-i gjithsesi do ta fitojë Gerard Gallucci-n e vet. Operimi i EULEX-it në Kosovë do të jetë në fushën e policisë, gjyqësisë, shërbimit korrektues, doganave dhe kontrollit të kufirit. 

 

· Lexo: Yves De Kermabon nuk është i denjë për Kosovën!

 

  Po ashtu, EULEX-i do të ketë pushtet ekzekutiv korrektues edhe mbi institucionet e Kosovës së pavarur, mirëpo jo edhe mbi strukturat e Serbisë, të cilat vetëm sa u forcuan pas shpalljes së pavarësisë. Meqë EULEX-i do të veprojë pa u shtrirë paraprakisht në tërë territorin e Kosovës, kjo do të thotë se ai faktikisht do t’i kontribuojë ndarjes së Kosovës. Veriu i Kosovës do të vazhdojë të jetë streha më e sigurt në Ballkan për kriminelët e luftës. 

 

  Jo vetëm që EULEX-i i kufizuar territorialisht do ta zbatojë selektivisht ligjin, por ai, në të vërtet, nuk do të jetë mision i sundimit të ligjit por i sunduesve të ligjit. EULEX-i do t’i përgjigjet BE-së, por edhe UNMIK-ut nën sqetullën e të cilit hyri. Brenda institucioneve të Kosovës nuk ekziston kurrfarë organi a mekanizmi mbikëqyrës për vendimet politike të marra nga EULEX-i. Të gjithë pjesëtarët e EULEX-it, bashkë me anëtarët e familjeve të tyre, si organizatë, individë dhe prone, do të jenë imunë nga ndjekja penale në Kosovë. Ata do të kenë imunitet nga ligji i Kosovës të cilin do ta aplikojnë mbi neve vendasit. Ata do të jenë mbi ligjin e ne përfundi tij: sundimi i ligjit është eufemizëm për sundimin e tyre. Në këtë situatë, ligji nuk i barazon njerëzit por i ndan ata. 

 

  Një gazetar britanik më rrëfeu që i kishte pyetur tre zyrtarë të ndryshëm të EULEX-it pse ata duhet të kenë imunitet nga ndjekja penale në Kosovë. Nga që të tre kishte marrë saktësisht të njëjtën përgjigje në kushte anonimiteti: shtetet që kontribuojnë në EULEX nuk i dërgojnë nënshtetasit e tyre në Kosovë pa i pajisur ata paraprakisht me imunitet nga ligji në Kosovë. Vetëm vendet dërguese mund të ndërmarrin veprimeligjore kundër stafit ndërkombëtar të EULEX-it, që kryen shkelje kriminale ose shkelje të të drejtave të njeriut në Kosovë. Pra, shtetet e ndryshme i vaksinojnë nënshtetasit e tyre pjesëtarë të EULEX-it para se t’i dërgojnë ata në Kosovë. 

 

  Kjo vaksinë i bën ata imunë nga ligji. Në këtë mënyrë, ligji na shfaqet si sëmundje e rrezikshme vetëm për neve vendasit, jo edhe për ndërkombëtarët e EULEX-it, të cilët do të jenë të mbrojtur nga ai dhe do të mund të na kërcënojnë neve me të. Qytetarët e Kosovës nuk kanë këso imuniteti në shtetet prej nga vijnë njerëzit e EULEX-it, e madje as vetë këta të EULEX-it në vendet e tyre nuk gëzojnë kurrfarë imuniteti nga ligjet atje. Mbase, kjo është shtysa për zyrtarët e EULEX-it që të vijnë në Kosovë: këtu janë ashtu siç s’mund të jenë bile as nëpër vendet e tyre; këtu, në shtetin e Kosovës, ligjërisht janë të mbrojtur nga ajo që në shtetet prej nga vijnë do të paraqiste shkelje të ligjit. 

 

  Njeriu imunizohet nga diçka e huaj dhe e keqe, nga diçka që do ta rrezikonte dhe dëmtonte. A thua çka e kanë ndërmend të bëjnë njerëzit e EULEX-it që e shohin të rrezikshme ndjekjen penale në Kosovë për veten e tyre e të cilën do ta përdorin kundër nesh? Sido që të jetë, Kosova me EULEX-in nuk është vend më i sigurt por më i rrezikuar. Edhe 2.200 njerëz po vijnë në Kosovë me imunitet nga ligji. Shto këtu edhe anëtarët e familjeve të tyre, dhe situata nuk është aspak e mirë. Nëse ndonjëri prej tyre të shtyp me makinë në rrugë a të qëllon me armë në protestë, nuk ke shpresë se ai do të përgjigjet para drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye, pra për shkak të paprekshmërisë së tyre ligjore, ata do të munden shumë kollaj që të bëjnë shkelje të rënda. 

 

  Ombudspersoni dhe Paneli Këshilldhënës për të Drejtat e Njeriut kanë të drejtën për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga UNMIK-u, ndonëse përfundimet rekomanduese nuk përbëjnë detyrime për PSSP-në. Te EULEX-i do të jetë edhe më keq se kaq: Ombudspersoni dhe as ky Paneli s’do të kenë kurrfarë të drejte për hetimin e kurrfarë shkeljeve të EULEX-it apo personelit të tij. 

 

  EULEX-i do të ketë shumë forca të sigurisë, mirëpo siguria e cila fillon me sigurinë e forcave të sigurisë (nga ligji) është veçse rrezik për qytetarët. Me kësofarë sigurie, sigurisht se kemi nevojë për mbrojtje nga 

siguria. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një tjetër vaksinë, ndoshta për kundërvaksinë, e cila u jep imunitet nga imuniteti i zyrtarëve të EULEX-it. Nëse duhet të më sigurojnë njerëz që janë mbi ligjin, atëherë unë dua të jem i pasigurt. Le të mos më sigurojnë. Më i sigurt do të ndihem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: REDAKSIA "ALBANIA TODAY": VRIT, IK, SHPIF.   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptySun Oct 19, 2008 11:35 pm

Shtypi rumun, prej batakut të propagandës së zeze antishqiptare, po hedh ende një herë me baltë në idenë e ribashkimit të trojeve shqiptare, duke huazuar tezën dezinformative "Shqipëria e Madhe". Pra, dy gazeta rumune "Ziua" (Dita) dhe "Adevaarul" (E Vërteta) kanë prezantuar në mënyrë të koordinuart më 11 tetor 2008 një deklaratë të ish ministrit të jashtëm shqiptar Besnik Mustafaj, e cilësuar si "kërcënim me daljen e Shqipërisë së Madhe". 
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Londra10
Ky koordinim të gazetave me pozicionim tradicional antishqiptar (në veçanti gazeta "Ziua") në unison me mass-median serbe, dëshmon se mass media rumune ende ndodhet në një pozitë varësie para atyre qarqeve pro-sllave brenda institucioneve të ndryshme nga Rumania. Nuk duhet harruar faktin se këto qarqe janë të drejtuara direct ose prej hije prej Beogradit, aq qartë sa që kanë komanduar trupave rumune (xhandarmerisë) nga Kosova brenda UNMIK-ut atë që vet regjimin serb do të bëhej nëse do të kolonizonte më, drejtpërdrejt Kosovën : represioni i demonstratës prej shkurtit 2007 të Lëvizjes VETëVENDOSJE!, që pati si rezultat vrasja me gjak të ftohtë të dy të rinj shqiptarë Mon Balaj dhe Arbën Xheladini. Të ndodhur me mizën në kësullë, para fakteve denoncuese te mass medias shqiptare dhe para raportit të vet UNMIK-ut, këto qarqe rumune pro-sërbe tërhoqën kriminelët para vendit të krimit, duke i dekoruar një herë në Rumani, pastaj në Kosovë (prej ministrit të brendshëm David), për krimin e tyre. Këtyre aksioneve terroriste antishqiptare po iu bashkangjitën edhe pozitën politiko-diplomatike të Rumanisë kundër pavarësisë së Kosovës (shkëputjes juridike formale të Kosovës nga Serbia), edhe komandat e drejtuara shtypit të shkruar dhe televiziv rumun që të shpifin sa shumë munden me teza të paargumentuara antishqiptare, siç është atë të rrezikut për Rumaninë për pavarësinë e Kosovës dhe më së fundi, tezën e "Shqipërisë së Madhe". Të dy gazetat e lartpërmendura po fusin në mënyrë të qëllimshme që nga titulli gogollin e "Shqipërisë së Madhe". « "Shqipëria e Madhe" kundër Serbisë » "bombardon" Gazeta "Ziua" (që do të duhej të emërohej Noaptea – Nata) , duke vijuar në fillim të artikullit: "Politikanët shqiptarë kërcënojnë komunitetin ndërkombëtar me daljen e Shqipërisë së Madhe në rast se territorin e krahinës serbe do të ndahej, po tregon B92". E para, burimi i lajmit është i qartë : radioja serbe B92. Është mirë se pseudogazetarët si Victor Roancea (artikullshkruesi) po tregon burimin e lajimit, por kjo edhe e dekonspiron, si "përkthyes" jo vetëm të lajmit, por edhe të shpifjeve të radios B92 dhe shtypit më të gjerë serb, që në paranojën e saj po shpik "kërcënimin e Shqipërisë së Madhe". Subjektiviteti i artikullit është i qartë, artikullshkruesi konsideron se Kosova është "krahinë serbe". Por zotëria e tij duhet të lexojë historinë e zonës, që të kuptojë se Serbia është ajo që ka pushtuar dhe kolonizuar trojet shqiptare më vitin 1912, dhe se nuk ka asnjë argument historiografik se në këtë territor paskan jetuar "autoktonët serbë" dhe "ardhcaket shqiptarë", sepse pellazgo-iliro-shqiptarët kanë jetuar në këtë trevë dhe përreth saj, kurse "djepi" i sllavëve ka qenë në Azi, prej nga u vërsulën drejt Ballkanit, duke kthurur gradualisht territorin e banuar nga iliro-shqiptarët. Artikulli i dytë, « "Shqipëria e Madhe" po fiton ngjyrë» i përket gazetës "Adevarul" (që do të duhej të emërohej "Minciuna" – "Gënjeshtra"). Në tekst nuk përmendet termin "Shqipëria e Madhe", por lexuesit i futet në mend me anë të titullit e tekstit se bashkimi i Kosovës me Shqipëri qenka "Shqipëri të Madhe". Pohojmë ende një herë se ky term është gjellë e kuzhinave propagandistike të Beogradit dhe Athinës që t'i paraqesin shqiptarët në sy të botës si inkriminues e të infektuar me të njëjtën sëmundje nacionalist-agresive të zgjerimit territorial pa fre mbi trojet që gjoja nuk janë të tyre! Pra, në bazë të reciklimit të termave "Serbi e Madhe", "Greqi e Madhe", etiketa "Shqipëri e Madhe" ka për qëllim që shqiptarët t'i prezantojnë si pushtues dhe veprimtarinë çlirimtare antikoloniale për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë ta inkriminojnë si mos me keq (!) Pse serbët nuk kërkojnë një "Serbi Etnike", por kërkojnë një "Serbi të Madhe"? Sepse po të flisnin dhe kërkonin një Serbi Etnike, do të mbeteshin të ngushtuar vetëm në ish pashallëkun e Beogradit. Të tjera troje janë treva të pushtuar me dhunë e forcë prej fqinjeve, në radhë të parë prej shqiptarëve. Pra, në luftë janë dy koncepte: Shqipëria Etnike kundër Serbisë së Madhe dhe jo "Shqiperia e Madhe" kundër Serbisë. B92 – Ziua/Adevarul nuk bëjnë dicka tjetër se sa të hedhin me vrerë. Deklarata e Besnik Mustafajit, nuk kishte asgjë të përbashkët me ribashkimin e Shqipërisë, sepse Shqipëria Etnike përfshin cdo pëllëmbë toke shqiptare dhe për ribashkimin e Shqipërisë duhet luftuar jo vetëm në rast të ndarjes së Kosovës. Ndarja e Kosovës duhet parandaluar, por një herë e parandaluar, kjo nuk duhet të vihemi në gjumë. 
Një gjë është e qartë: askush nuk mund të flet ndryshe pos ribashkimit, në të kundërt nuk është valide fjala e askujt dhe askush nuk mund ta pengojë ribashkimin e Shqipërisë. Deshën apo nuk deshen Tirana, Prishtina, Shkupi, Athina, Podgorica apo Bukureshti, ky ribashkim do të arrihet me anë të dialogut apo të forcës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Do të hapen bisedime të reja për statusin e Kosovës   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 2:58 pm

Ischinger për bisedimet e ardhshme

 

Do të hapen bisedime të reja për statusin e Kosovës

 mes Prishtinës dhe Beogradit!

 

· Ish-ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Ambasadori Wolfgang Ischinger, është shprehur i bindur për hapjen e bisedimeve të reja për statusin e Kosovës mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Bisedoi: Arbër Vllahiu BBC - Prishtinë, 20. 10. 2008

______________________________________

  Në një intervistë për BBC-në Ischinger tha se të dyja palët duhet të tejkalojnë kundërthëniet mbi çështjet e statusit. Ai tha se procesi i ri, që sipas tij mund të ndodhë pas disa vjetësh, do të zhvillohet vetëm me kërkesën e palëve. Ambasadori Ischinger, që ndërmjetësoi në bisedimet shtesë në vitin 2007, së bashku me përfaqësuesin amerikan, Frank Wisner, dhe atë rus, Aleksander Botsan Kharchenko, tha se të dyja shtetet duhet të arrijnë një të ardhme së bashku, pa kufij dhe nën ombrellën e BE-së. 
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 20764810
· Foto: Ish-ndërmjetësi i BE’së për statusin e Kosovës, Ambasadori Wolfgang Ischinger

  Zgjidhja më e mirë do të ishte integrimi i shqiptarëve dhe serbëve në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë- thotë z. Ischinger. Ambasadori gjerman ka shfaqur besimin e tij se ideja që ka shtruar gjatë procesit negociator për një status bazuar në marrëveshjen e dy shteteve gjermane në vitin 1973, do të rishtrohet sërish si mundësi e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Sipas tij çështja e rezolutës serbe për vlerësimin e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tani do të jetë në duart e Hagës dhe për një kohë nuk do të jetë temë për të cilën do të debatohet në mënyrë të dhunshme. 

  Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me ambasadorin Ischinger dhe fillimisht e pyeti se si u zgjodh ai ndërmjetës në bisedimet shtesë për statusin e Kosovës. 

  Wolfgang Ischinger: Jam i sigurt se kishte një numër kolegësh shumë kompetentë nga vende të ndryshme të BE-së, që do të mund ta kryenin këtë funksion në një mënyrë të shkëlqyeshme. Qeveria ime më propozoi sepse unë mblodha një përvojë të konsiderueshme mbi çështjet ballkanike dhe ato rajonale dhe, në veçanti, në negociimin e çështjeve të tilla siç ishin bisedimet për statusin e Kosovës. Që nga fillimi i viteve të 90-të kisha kaluar pjesën më të madhe të kohës për çështjet që ishin të lidhura drejtpërdrejtë, ose në mënyrë të tërthortë, me Evropën Juglindore. 

  BBC: Ishit në dijeni se kjo çështje do të ishte shumë e rëndë, duke marrë parasysh se një proces negociues kishte përfunduar, e kam fjalën për misionin Ahtisaari? 

  Wolfgang Ischinger: Mendoj se asnjëri nga Treshja nuk kishte iluzion për vështirësitë me të cilat kjo përpjekje e negociimit do të përballej në pjesën e dytë të vitit 2007. Askush nuk kishte iluzion dhe situata ishte shumë e vështirë pasi paketa Ahtisaari nuk kaloi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe do të ishte shumë e paqartë nëse ndonjë rezultat do të dilte nga kjo përpjekje. Por, si diplomat, në karrierën time kam mësuar se është plotësisht e gabueshme të fillohet me punën me një ndjenjë pesimizmi. Diplomacia është një punë optimiste dhe nëse e dija se ndoshta nuk do të arrija rezultat, nga ana tjetër e dija se ne mund të krijonim një qëllim të përbashkët dhe një përkushtim në mesin e vendeve anëtare të BE-së, nëse do ta udhëhiqnim drejt procesin, dhe ndoshta më me rëndësi të krijonim një bazë, që sipas pikëpamjes sime, herët a vonë, dhe më mirë heret, do të çonte drejt një procesi të kontaktit, të hapjes dhe negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. 

  BBC: Ju e morët detyrën. Por a ishit të udhëhequr nga ndonjë parim, ashtu siç për shembull ishte presidenti Ahtisaari i udhëhequr nga parimet e Grupit të Kontaktit? 

  Wolfgang Ischinger: Ne kishim parime të qarta të udhëzimit dhe në përdorëm në mënyrë specifike udhëzimet e përcaktuara nga Grupi i Kontaktit gjatë procesit Ahtisaari. Neve na u dhanë edhe udhëzime gjatë periudhës sa udhëhiqeshin bisedimet. Ju jap një shembull. Kur Grupi i Kontaktit u takua në nivel ministror nga fundi i shtatorit të vitit 2007 dhe kjo ndodhi në OKB në New York, e kur ne raportuam për dy muajt e parë të misionit se nuk ishte arritur shumë përparim në pikëpamjet e të dyja palëve, ministrat e Grupit të Kontaktit inkurajuan Treshen të ndërmerrte një qasje më pro-aktive dhe të bënim diçka që ne u munduam ta shmangnim, pra të zhvillonim idetë tona. Në dy muajt e parë të procesit ne ishim të përkushtuar të inkurajonim të dyja palët që të ofronin propozime interesante me ide të kompromisit. Por pas dy muajsh ne vendosëm që kjo nuk ishte shumë e mirë dhe Grupi i Kontaktit na inkurajoi që të bënim diçka tjetër. Ai ishte momenti kur unë besoj se pjesa evropiane e Treshes u bë shumë aktive dhe ne, vërtetë, provuam që të dalim me ide të reja kreative. 

BBC: Por, ju e kishit rekomandimin e Ahtisaarit për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. A ndikonte kjo mbi Treshen? 

Wolfgang Ischinger: Sa më përket mua dhe nuk mund të flas në emër të anëtarëve të tjerë të Treshes, unë gjithnjë e përdora procesin dhe rekomandimet e Ahtisaarit si bazë të diskutimeve të mia. Provova që të sigurohesha që çfarëdo që të propozoja, të mos e zvogëlonte ose dëmtonte vlerën e parimit të Ahtisaarit. Edhe sot besoj se miratimi i rekomandimeve të Ahtisaarit do të ishte një gjë e mirë. Por kjo nuk ndodhi dhe për këtë shkak u desh të kërkonim zgjidhje alternative ose shtesë. Për këtë arsye unë dola me idenë për të shikuar shembullin e bisedimeve gjermano-gjermane gjatë viteve 70-të. 

BBC: Ambasador, kësaj çështjeje do t'i kthehemi sërish pak më vonë. Por, më parë, a kishit mospajtime me ambasadorin amerikan Wisner dhe atë rus Botsan Kharchenko? A kishte ndonjë moment të tillë kur ju nuk u pajtuat mes jush? 

Wolfgang Ischinger: Jo. Kam kënqësinë t'ju njoftoj se që nga dita e parë e procesit dhe gjatë gjithë procesit deri në fund diku nga krishtilindjet e vitit të kaluar, ne në Treshe kishim një atmosferë shumë të mirë pune. Natyrisht, kishte dallime që duhen marrë parasysh. Kishim qëndrimin e SHBA-së, një vendi që tashmë kishte deklaruar se e favorizonte që procesi të shkonte drejt pavarësimit të Kosovës, dhe kishim qëndrimin rus që ishte, gjithashtu, i përcaktuar dhe që ishte plotësisht e kundërta. Kjo ishte e qartë dhe sikur të mos ishte ky problem, atëherë nuk do të ishte i nevojshëm procesi i Treshes. Duke marrë parasysh këto dallime, ne punuam së bashku shumë mirë, me një besim të mirë dhe unë besoj se është e drejtë për mua që ta them se sikur të ishte vetëm për anëtarët e Treshes, ne do të mund të arrinim një rezultat deri në fund të vitit të kaluar. 

BBC: Dhe cili do të ishte rezultati? 

Wolfgang Ischinger: Meqë e dinim se nuk do të arrinim një zgjidhje të negociuar për statusin përfundimtar të Kosovës, marrë parasysh qëndrimin serb të mbështetur nga Rusia dhe atë shqiptar të mbështetur publikisht nga SHBA-ja, ne duhet të shikonim diçka në mes. Dhe ne menduam se shembulli që e përmenda unë, marrëveshja mes dy Gjermanive e vitit 1973, mund të ishte një rrugëdalje nga dilema. 

BBC: Por, çfarë nënkuptonte kjo marrëveshje, më konkretisht? 

Wolfgang Ischinger: Kjo nënkuptonte që në rastin e dy shteteve gjermane, që kishin dy sisteme krejtësisht të ndryshme, dhe siç e dini njëra kishte qeverisje komuniste dhe tjetra ishte një vend perëndimor, njëra ishte pjesë e Paktit të Warshavës, tjetra e NATO-s, të dyja palët, të dyja Gjermanitë, fuqimisht besonin se kurrë s'do të hiqnin dorë nga besimet e tyre politike fundamentale. Pra, mund të thuhej se në vitet 70-të dy qëndrimet ndërmjet dy Gjermanive ishin të papajtueshme, ashtu sikur edhe qëndrimi rreth Kosovës ishte i papajtueshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por, problemi gjerman u zgjidh me këtë marrëveshje gjermano-gjermane në vitin 1973, që është një dokument shumë i vogël, por që thotë se dy Gjermanitë do të bashkëpunojnë në të gjitha çështjet praktike, siç janë tregtia, trafikimi njerëzor, policia, etj. Kjo u bë pa kërkuar nga dy shtetet gjermane që të hiqnin dorë nga qëndrimet e tyre fundamentale për të ardhmen e kombit gjerman. Nëse e përktheni këtë në situatën e Serbisë dhe të Kosovës në vitin 2007, dhe madje edhe sot në vitin 2008, kjo formë e zgjidhjes do të nënkuptonte se Serbia do të mund, ashtu siç bën, të mbante qëndrimin se Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë, dhe Kosova do të vazhdonte të shtynte pavarësinë e saj. Të dyja palët do të respektonin në mënyrë të heshtur pikëpamjen e palës tjetër por, përkundër këtyre dallimeve, ato do të hapnin kufijtë e tyre, do të lejonin njerëzit të qarkullonin, do të kishin tregti dhe do të kishin bashkëpunim policor si dhe do të kishin bashkëpunim praktik që e bën jetën e qytetarëve dhe përparimin e popullatës objektiv parësor. Kjo funksionoi ndërmjet 50 milionë gjermanëve perëndimorë dhe 20 milionë gjermanëve lindorë gjatë viteve 70-të dhe 80-të. Dhe nuk shoh arsye pse të mos funksiononte ndërmjet Serbisë si shtet dhe Kosovës me numër më të vogël të popullatës. Unë vazhdoj të besoj se në një çast, shpresoj jo në një të ardhme të largët, idetë si kjo që ne propozuam gjatë procesit të Treshes, bazuar në modelin gjerman, do të kenë rast të rishfaqen dhe do të mund të çonin drejt marrëdhënieve më të mira ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, edhe nëse cështja e të ardhmes afatgjate të Kosovës, nuk do të zgjidhet plotësisht në një të ardhme të afërt. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Oct 21, 2008 2:58 pm

BBC: Ambasador, e besoni se pavarësia e mbikëqyrur e propozuar nga Ahtisaari, ishte një lloj dënimi për Serbinë, për të kaluarën? 

Wolfgang Ischinger: Mendoj se do të ishte një gabim i tmerrshëm i politikës së jashtme nëse do të fillonim të mendonim për të zbatuar dënimet. Dënimi nuk është një kategori për të cilën duhet të mendojmë. Unë dua ta shoh këtë në një mënyrë tjetër, në një mënyrë shumë pragmatike dhe reale. Pas tetë vjet të administrimit të Kosovës nga OKB-ja, a do të ishte një vlerësim real që në një mënyrë popullatës së Kosovës t'i thuhej se tani do të rikthehej nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Beogradit? Sinqerisht, për mua gjithnjë ka qenë e vështirë ta parafytyroj këtë skenar pa trazira dhe, madje, gjakderdhje. Unë kam menduar se pas tetë vjetësh kjo nuk ishte rruga reale përpara. Unë nuk e besoj se presidenti Ahtisaari kishte në mendjen e tij dënimin, por besoj se kishte në mendje formulimin e një recete që do të funksiononte. Për arsye të cilat për mua nuk janë të pakuptueshme, Beogradi nuk besoi se ky ishte një propozim i pranueshëm dhe për këtë filloi procesi i Treshes. 

BBC: Deri tanni janë 51 shtete që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave edhe vendet kryesore dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së. Por ka ende vende të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën. A mos është ky një sinjal i dyfishtë që po vjen nga BE-ja për Kosovën dhe Serbinë? 

Wolfgang Ischinger: Nuk e besoj. Unë mendoj se atë që po e shohim, ashtu siç edhe ishte pritur, 22 nga 27 vende në vitin e parë e pranuan pavarësinë, dhe pikërisht kështu ndodhi. Vendet që e vlerësuan se e kanë të vështirë ose të pamundur ta pranojnë Kosovën kanë arsye të posaçme për t'i mbajtur çështjet. Ne duhet të respektojmë gjendjet specifike kombëtare që e bënë shumë të vështirë për disa vende ta pranojnë procesin, të cilin vendet e tjera, e këtu po marr shembullin e vendit tim, besojnë se duhet të jetë i pranueshëm. Nëse kemi sot një situatë kur shumica dërrmuese e BE-së e ka pranuar Kosovën, dhe këtu t'i shtojmë SHBA-në, Japoninë dhe disa vende të tjera, thjesht një përqindje e madhe e GDP globale, nëse e shikoni fuqinë ekonomike psh, e ka pranuar Kosovën. Unë besoj se situata për Prishtinën nuk është negative aspak, sepse vendet më të fuqishme ekonomikisht e kanë pranuar Kosovën. Mendoj se kjo është një bazë e mirë për të krijuar një situatë në Kosovë që do të çojë drejt përparimit, rritjes ekonomike dhe, me rëndësi të madhe, zvogëlimin e papunësisë në Kosovë që është një problem shkatërrues. 

BBC: Ambasador, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të japë një këshillë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Si e shihni tani këtë lëvizje, veçanërisht kur Serbia po kërkon anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në anën tjetër po punon kundër saj? 

Wolfgang Ischinger: Ta bëj të qartë se unë flas vetëm për veten time dhe jo në emër të Treshes ose të BE-së. Pikëpamja ime është se duhet ta marrin këtë më me relaksim. Personalisht, do të preferoja që Serbia të mos e kishte ndërmarrë këtë hap. Por unë e kuptoj pse ajo e ka ndërmarrë këtë hap. Dhe tani kur e ka bërë këtë dhe kur vendimi për të kërkuar këshillë nga Gjykata është marrë në Asamblenë e Përgjithshme, mendoj se mund të shihet edhe një anë pozitive e saj. Dhe kjo anë, siç mund ta paramendoj unë, është se për shumë muaj çështja e ligjshmërisë së këtij procesi tani do të jetë në duart e Hagës dhe nuk do të jetë temë për të cilën do të debatohet në mënyrë të dhunshme. Ajo do të zhduket nga axhenda jonë politike. Nëse mund ta lëmë atje për shumë muaj, kjo do të mund të kthehet si një avantazh. Unë nuk isha idhtar i nismës serbe por tani kur kemi këtë mandat për Gjykatën Ndërkombëtare, mendoj se mund të shihen gjëra të mira nga krejt kjo. 

BBC: Cilat do të jenë pasojat për të dyja vendet në të ardhmen? 

Wolfgang Ischinger: Pavarësisht nga pikëmpamja që do të merret nga Gjykata në fund të fundit, do të ketë nevojë për Beogradin dhe Prishtinën të gjejnë rrugën për të punuar së bashku. Nuk është e mirë që të thuhet ne kemi të drejtë dhe ju e keni gabim. Të dyja palët ia kanë thënë njëra-tjetrës këtë për një kohë të gjatë. Në fund të fundit një kompromis racional dhe i arsyeshëm do të duhej të gjendej për të mundësuar që edhe Prishtina dhe Beogradi të kenë marrëdhënie të mira me BE-në. Nëse do të më pyesnit mua se cila është ëndrra ime e preferuar, atëherë do të them se në një të ardhme, dhe jam i sigurt se do të marrë disa vjet, dua që t'i shoh qytetarët edhe të Serbisë dhe të Kosovës t'i bashkohen BE-së në të njëjtën ditë. Mendoj se kjo do të ishte e mirë për sigurinë e Evropës, në përgjithësi, dhe për Evropën Juglindore në veçanti, dhe do të ishte e mrekullueshme për qytetarët, për individët e të dyja anëve të kufirit të sotëm mes Serbisë dhe Kosovës. 

BBC: Ambasador, e shohim se Serbia po e kundërshton shtrirjen e misionit të EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës. Si e shihni këtë problem tani? 

Wolfgang Ischinger: Mendoj se BE-ja ka një mandat të qartë, ashtu si e ka edhe NATO-ja. Besoj se kjo është vetëm çështje kohe dhe e një procesi. Rreth kësaj çështjeje unë nuk jam pesimist dhe besoj se kjo është pjesë e procesit. Shikoni, gjatë një viti e gjysmë kanë ndodhur shumë gjëra të cilat tre vjet më parë nuk do t'i paramendonim se do të ndodhnin. Ne kemi një qeveri krejtësisht tjetër në Beograd, në krahasim me një qeveri që e kishim një vit më parë. Ne kemi tani një qeveri që flet shumë qartë për procesin e BE-së, një qeveri që arriti ta dorëzojë zotin Karaxhiq në Hagë. Unë besoj se këto ngjarje dhe zhvillime, që me siguri nuk janë të lehta dhe janë kundërthënëse, do ta çojnë Serbinë në drejtim të duhur, më saktësisht, në drejtim evropian. Dhe unë jam shumë i gëzuar që të gjithë udhëheqësit në Prishtinë janë në favor të procesit evropian për Kosovën. Në fund të fundit, të shikojmë më gjërësisht dhe jo vetëm për sot e nesër, por të shikojmë një objektiv strategjik. Dhe ky objektiv për Serbinë dhe Kosovën nuk është që të shtyhen rreth çështjes së statusit por që të kuptojnë se në një afat të gjatë çështja e statusit nuk do të jetë më relevante. Njëqind vjet më parë ushtarët gjermanë dhe ata francezë vriteshin për statusin e Alsaz-Lorain-ës. Askush në këtë vend sot nuk çan kokën nëse është gjerman ose francez. Kjo s'ka asnjë lidhje. Nuk ka madje as ushtar në kufirin gjermano-francez. Kjo është e ardhmja e Evropës. 

BBC: Kemi dëgjuar së fundi idenë për ndarjen e Kosovës. A është përmendur ajo gjatë kohës së negociatave mes Prishtinës e Beogradit? 

Wolfgang Ischinger: Gjatë procesit të Treshes ne kemi kërkuar që në fillim në gusht të vitit 2007, në një mënyrë zyrtare nga të dyja palët, nga qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit nga Prishtina, nëse ka ndonjë interes për konceptin e ndarjes. Sepse kjo çështje u ngrit në media atëherë. Të dyja palët e informuan Treshen në mënyrë zyrtare se nuk ka interes për ndarjen e Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjes nuk luajti asnjë lloj roli operacional gjatë procesit të Treshes. Personalisht, nuk kam mendim të mirë për çfarëdo ndarjeje për një arsye të thjeshtë. Ndarja mund të duket një alternativë tërheqëse për disa njerëz, por asnjëherë nuk është e tillë për të tjerët. Nuk është e vërtetë se ka serbë në Kosovë vetëm në këtë segment verior, që duket të jetë objekt i ideve të ndarjes. Ka shumë serbë që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës dhe gjendja e tyre nuk do të prekej në mënyër të njëjtë, nën një zgjidhje të ndarjes, dhe disa do të argumentonin se gjendja e tyre do të merrte kahje negative, me një lloj zgjidhjeje të tillë. Prandaj, kjo është arsyeja pse nuk jam idhtar i ideve të ndarjes dhe besoj se do të krijonin më shumë probleme se sa do të zgjidhnin. Mendoj se do të duhej të shikonim për të gjetur zgjidhje të tjera dhe jo ndarje. 

BBC: Besoni se do të ketë një proces tjetër bisedimesh për statusin e Kosovës? 

Wolfgang Ischinger: Jam i sigurt se do të ketë. Por, shpresoj se do të jetë një proces të cilin mbase ne në BE do të mund ta promovonim. Do të ishte thelbësore që udhëheqësit në Beograd dhe në Prishtinë t'i shtrinin dorën njëri-tjetrit dhe do ta pranonin faktin se është në interes të të dy popujve të tejkalohen këto mosmarrëveshje të vjetra. Është një modë e vjetër, është mosmarrveshje e shekullit XIX dhe jo e shekullit XXI. Unë shpresoj se kjo do të pranohet dhe, në këtë frymë, problemet e kësaj natyre mund të zgjidhen nën ombrellën e BE-së. 

BBC: Kur thoni se jeni të sigurt se do të ketë negociata të reja, çfarë mendoni për këtë më konkretisht? 


Wolfgang Ischinger: Mendoj se duhet t'u japim pak kohë. Në përvojën time si negociator elementi kohë është nënvlerësuar gjithnjë nga ekipet negociuese. Njerëzit provojnë të përshpejtojnë negociatat në vend që t'i shtrijnë ato. Nëse i përshpejtoni gjërat, rezultatet mund të mos jenë të arritshme. Duhet ofruar kohë për këtë proces dhe njerëzit kanë nevojë të pranojnë zhvillimet në jetën e tyre politike dhe ato në skenën ndërkombëtare. Mendoj se nuk do të duhej të bënim shumë presion mbi të dyja palët. Ato duhet të pranojnë se është në interesin e tyre më të mirë që të fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin. Unë jam i bindur se do ta bëjnë këtë dhe nëse pastaj vijnë tek ne në Berlin, Bruksel, Paris ose gjetiu dhe na thonë: a mund të na ndihmoni, të ndërmjetësoni, të punoni me ne për t'u siguruar se do të arrijmë një rezultat të vërtetë, jam i sigurt se do të jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por nisma duhet të vijë nga Beogradi dhe Prishtina, së bashku. 

BBC: Që të flasin për statusin? 

Wolfgang Ischinger: Që të tejkalojnë kundërthëniet mbi çështjen e statusit. E kam fjalën për një proces që do të zhvillohet pas disa vjetësh, shpresoj jo më shumë. Jam i sigurt se kjo nuk do të zgjidhet këtë vit, as vitin e ardhshëm. Por neve na duhet një durim strategjik. Kjo çështje do të zgjidhet dhe, për këtë jam i sigurt, para se unë të dal në pension. 

BBC: Si dy shtete? 

Wolfgang Ischinger: Sido që të jetë. Nuk do të jem përshkrues, por besoj se rruga natyrore e të ardhmes së këtij procesi është të pranojmë realitetin në terren që ekziston dhe ai është se ato janë dy shtete si dhe do të mund të arrijnë një të ardhme së bashku, pa kufij dhe nën ombrellën e BE-së. Kjo është zgjidhja ime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyWed Oct 22, 2008 11:40 pm

Jeton Kelmendi: Beogradi i bien tupanit Prishtina e luan vallenNga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Pas çdo lufte, vendi pushtues që ka humbur luftën, është tërhequr dhe populli i çliruar ka marrë në kontroll vetveten dhe të ardhmen e tij. Në Kosovë për çudi çdo gjë ka ndodhur jashtë çdo norme dhe kundrejt parimeve dhe ligjeve ndërkombëtare.  

 Vendi i vogël, me afër njëmbëdhjete mijë kilometra katror arriti ta bëjë krah vetes ushtrinë më të fort në botë NATO-n dhe shtetet më të zhvilluara dhe më demokratike. Kështu nga populli duel një formacion ushtarak UÇK qe e nisi luftën, pastaj për më pak se dy vjet me ndihmën e forcave të Aleancës, Kosova u çlirua. Duke shikuar realitetin e kohës dhe gjendjen e keqe që ndodhej populli, kjo ishte një kthesë e madhe historike, por puna nuk përfundoj me kaq. Se Serbia e humbi luftën, kjo është e thjeshtë për tu shpjeguar, por se si Kosova nuk po mund ta ndërtoj të ardhmen e as ti bie vet tupanit e vet ta luaj vallen, kësaj nuk e di si ti themi. Beogradi e ka humbur betejën me luftë por diçka tjetër me “paqe”. Ndoshta sociologet mund ta quajnë ketë “gjysmë fitore të një humbje”, por unë e krahasoj me bërjen e muzikës dhe lojën e valles. Në ketë rast duhet përmendur vetëm disa fakte: Beogradi e propozoj decentralizimin. Ajo u bë realitet dhe Prishtina nuk i bëri kundërshti, bëri ashtu siç ishte propozuar nga fqiu dirigjues. Në negociatat dy paleshe për zgjidhjen e statusit, pasi nuk u arrit marrëveshja, u tha nga Beogradi se duhet shtyre dhe ajo pati ndodhur, Prishtina nuk tha jo seriozisht. Kështu kemi mjafte shembuj, por këto dy që përmendem sa për ta argumentuar se sipas muzikës që po e kompozon Serbia, po luhet vallja në Kosovë. 

 

Valltarët politik si këngëtaret e tallavah-it

 

 Që t’ua gjej një model krahasues të përformancës së tyre, valltarëve tanë “politikan”, m’u kujtua se këngëtaret kosovar të shundit ose siç po quhen në popull Tallava që janë bërë aq shumë, muzikën gjithmonë e kanë të huajën, më së shpeshti të vendeve ballkanike, por fjalët i prononcojnë gjysmë shqip. Të mendosh jo më shumë se dhjetë sekonda dhe ti krahasosh këto dy kategori, vëren një ngjashmëri tepër të madhe. Po në çoftë se të kërkohet ta bësh dallimin në mes tyre. Për ketë duhet kohë tepër e gjatë dhe nuk mund gjesh shumë dallime, tek valltarët politik ekziston një xhelozi më e madhe dhe kritikojnë njëri tjetrin me fjalë që nuk thonë asgjë të hairit, kurse Tallava këngëtaret, sigurisht se janë xheloz edhe ata, por janë pak më të përmbajtur. Së paku kanë gënjyer nuk kam dëgjuar ti thonë njëri tjetrit ashtu siç ndodhë të valltarët politik. 

Media në ketë rast shumë pak iu thotë atë që duhet thënë, pak i informon valltaret për rrugën e tyre, por fuqishëm iu shërben për lëshimet që ata bëjnë. Shqetësimi është edhe më i madh kur ti kthehesh pak vite më parë ose konkretisht pas çlirimit të vendit dhe ta analizosh unitetin politik të faktorit vendor në at kohë. Sigurisht aso kohe më së shumti i duhej uniteti popullit të sapo dalë nga lufta dhe vendit ta shkatërruar e djegur, por valltarët politik veç se nuk e hanin për së gjalli njëri tjetrin. Nuk u morën vesh për krijimin e një qeverie të përbashkët, për tre muaj sa u pati lënë kohë ish-shefi i UNMIK-t Bernard Kushner. Sikur të merreshin vesh dhe të krijohej qeveria, e jo të fillonte nga zero, padyshim se Kosova do bëhej më heret shtet dhe do kishte më pak korrupsion e shmë çka tjetër do ishte më ndryshe për të mirë. E sot kur gjërat kanë ndryshuar dhe rrethanat janë krejtësisht tjera, ku lypen edhe mendime tjera, as pozitë as opozitë, nuk del kush ti thotë jo ndonjë propozimi që vjen nga fqinjët tanë “muzikëbërës”. Uniteti është i madh, ose të egrit janë zbutur edhe më shumë seç duhet, kurse të butet janë të butë. E keqja është se të fortë nuk kishim pasur por ose të fortit e fjalës kishin vdekur.  

 Pas sa muajsh të Pavarësisë së Ahtisarit, Kosovën e kanë njohur pesëdhjetë vende dhe atë falë ndikimit të SHBA-ve, jo të lobimit të qeverisë dhe faktorit politik të Prishtinës. Vendin e kanë njohur shtetet më të industrializuara të planetit dhe ekspertët ndërkombëtar e thonë se kjo është plotësisht e ligjshme. “Muzikëbërësi” i valltarëve të Kosovës Politike Qeveritare e opozitar nuk dinë të thonë jo. Si duket fjala jo u është fshirë nga fjalori i tyre varfanjak ose kanë ra në gjumin dimëror edhe pse me koha jemi akoma në vjeshtë. Beogradi ngriti çështjen e pavarësisë në gjykatën ndërkombëtare, për ta dëshmuar si jo legjitime siç thonë ata. Në Prishtinë nga Presidenti i Kukullave Fatmir Sejdiu, kryeministri i vet lëvduar Hashim Thaçi e deri tek partitë opozitare, ambicioze për një prapanicë në karrige të ministrit, nuk i shkon mendja kujt të thotë jo, jo nuk do të marrim pjesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për shpalljen e pavarësisë, ose në gjykatë do të shtrohen për gjykim të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. A nuk ju mjaftojnë faktet që Shqiptarëve të Kosova u është djegur pasuria, janë vrarë dhjetëra mira qytetarë të të gjitha moshave, janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre kohë pas kohe deri, një milion luftën e fundit . Dëmet e luftës paguhen gjithmonë sipas konventës ndërkombëtare, për këto duhet së pari një gjyq pastaj çështjet tjera.

Fundja edhe vendimi që do të dalë nga gjykata nuk është obligues për asnjërën palë. Kështu zë-vë-dhënësi i qeverisë Hajredin Kuqi, në vend se të dal para mediave dhe të thotë Kosova nuk e pranon një gjykim të tillë, ai tha se ne do të ndajmë një buxhet për ketë çështje. Puna e gjykatës zgjat deri në dy vjet dhe pos që është një kompozim i keq, është gjithashtu edhe një valle e keqe. Për të punuar punët e kryera, buxhetit të varfër të Kosovës kjo do ti kushtoj goxha majm. Ky gjyq do të ndikoj edhe në mos njohjen e pavarësisë nga vendet tjera.

Nuk e di kush, se ku mbeten tu ato njëqind shtete që para pavarësisë ishin duke e pritur Hashimin. Ndoshta janë gjithnjë duke e pritur.

Pas këtij procesi gjyqësor, ka informacione se Prishtina dhe Beogradi do të kenë biseda të tjera shtesë dhe kjo prapë do të ndodh ngase valltarët tanë nuk do i thonë jo.  
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptySat Oct 25, 2008 11:58 pm

» ANTIENVERIZMI “SHQIPTARO”-TITIST ËSHTË EDHE ANTIAMERIKANIZËM

Shkruan: Tafil DURAKU

Parë vëmendshëm zhvillimet politiko-historike, po, edhe historiko-politike, të dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit të shkuar dhe të këtij fillimshekulli, dalin në skenë shumë “shqiptarizma” antienverian, në esencë – antishqiptar, dhe, anasjelltas, që, njëherit, janë edhe antiperëndimorë dhe antiamerikanë, prandaj, i kemi këto zhvillime e reagime (qoftë politike, qoftë ushtarake) të ngadalësuara e të vonuara skajshmërisht, të Amerikës dhe të aleatëve të saj, të cilat çojnë deri te vetëzhvlerësimet globale të politikës amerikane dhe të asaj perëndimore europiane, dhe anashkalimet e saj, sidomos, në rajonet e nxehta të rruzullimit, me theks të veçantë në Kosovën e ripushtuar shqiptare.

Provokimet e pereshtura dhe loja me zjarrin, që bën Moska zyrtare, me aleatin e saj “natyror”, Beogradin, dhe ndonjë aleat tjetër të fshehtë e të maskuar, kanë kaluar çdo kufij të njerëzores – NJERËZORE. Këtë konstatim tonin e provon qëndrimi konstant antishqiptar i atyre shteteve, që ende mbajnë të pushtuara toka shqiptare (Presheva, Bujanoci, Medvegja, etj., deri në lumin Danub – Te Molla e Kuqe!), si dhe intervenimi më i ri ushtarak moskovit në Gjeorgji, në rajonet gjeorgjiane të Osetisë së Jugut dhe në Abhazi, ku, Rusia cariste e Putino-Medvedevëve shkelë egërsisht marrëvështjet e armëpushimit, të arritura me ndërmjetësimin e Presidentit francez, Nikola Sarkozy.
E, këtu, nuk e thamë rastësisht se antienverizmi “shqiptaro”-titist, lëre që është antishqiptarizëm i kulluar, por, është edhe antiamerikanizëm i kulluar perfid. Për ta provuar këtë konstatim tonin real, mbështetemi në bazën e argumentaeve relevante që shkojnë në të mirë të konstatimit tonë. E, argumentimi i parë bosht është se Lufta e UÇK-së shqiptare u bë për lirimin e tokave të pushtuara etnike shqiptare, nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, etj., që, për bazë kishte angazhimet potenciale të Kryetarit Shqiptar, Zotit Enver Hoxha dhe të Shqipërisë së copëtuar me konventat antishqiptare të Berlinit, Londrës, etj. Për këtë, argumentimi tjetër bosht është se Amerika dhe aleanca NATO i doli krah UÇK-së shqiptare dhe mbështetit luftën e drejtë të saj, të cilën luftë e përdhosën, po me ndihmën e disa shteteve antishqiptare dhe antiSHQIPËRI, “shqiptaro”-titistët “kosovarë”, antishqiptarë, antienveristë dhe antiamerikanë të përbetuar, siç qenë dhe janë edhe anti-UÇK-istët e çoroditur dhe të përbetuar “shqiptarë”...

Pse ne dhe Amerika sillemi e veprojmë kështu dhe kësisoji, kaq “shtetësisht” dhe kaq antishqiptarisht, kur e ditkemi se për qindra herë më e rrezikshme dhe më gjakpirëse e më antishqiptare ka qenë dhe është diktatura komuniste e “shqiptaro”-titistëve antienveristo-antishqiptar dhe antiamerikanë, sesa “diktatura” e të Madhit dhe të Madhërishmit Shqiptar, burrështetasit dhe Kryetarit e Xhaxhit ENVER HOXHA. Këtë, duhet ta ketë të qartë secili shqiptar dhe secili mik i vërtetë i shqiptarëve e i Shqipërisë – SHQIPËRI. Po, të shohim e të pyesim me urti, teksa e prekim argumentin e tretë bosht: Si do të kalonin tradhtarët: në Amerikë, në Angli, në Gjermani, në Francë, etj.? (!) E, pikërisht, tërheqja e kësaj paraleleje është ajo që nuk u pëlqen bashkëpunëtorëve “shqiptaro”-titistë të Titos e të Milosheviçit dhe renegatëve të tjerë antishqiptarë, numri i të cilëve është ende i madh...

Kush dhe cili prej shqiptarëve, si dhe cili mik i shqiptarëve, është ai që e sheh për pozitiv shkatërrimin e të gjithë potencialit kombëtar e ushtarak shqiptar, që i shkaktoi Shqipërisë Sali Berisha&Co?!... Më thoni. Ndoshta, mjafton ta përmendim vetëm rastin e Gërdecit... Ndërsa, tek ne, në Kosovën e ripushtuar shqiptare, në vend të simboleve të lavdisë shqiptare, zënë vend “simbolet” e tradhtisë dhe të marrisë “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve antienveristë e antishqiptarë ibrahimrugovidtë, e, pse jo, edhe antiamerikanë, derisa Amerikës ia hapin frontet e luftës dhe vatrat e reja të krizave, sa herë që bëhet fjalë për bashkimin e trojeve të pushtuara shqiptare me shtetin e tyre Amë – Shqipërinë – SHQIPËRI.

Ta shtrojmë një pyetje, këtu: Po, ç‘ekipe shqiptare a proamerikane do formojnë të përzgjedhurit më besnikë të Titë Shakut, në Prishtinë, e, këlyshët e tyre, në Tiranë, dhe, gjetkë?!?... Pra, ç‘ekipe kombëtare shqiptare dhe proamerikane do zgjedhin, në çdo fushë të jetës shoqërore të shqiptarëve, të përzgjedhurit shkollorë, negativë, të Titicë Shkinës, në Prishtinë e në Tiranë, dhe, gjetkë, këlyshët e tyre?!?...

Do thënë këtu se qëllimet e “shqiptaro”-titistëve antienveristë, antishqiptarë dhe antiamerikanë kanë dalur fare për fushe. Ata kanë për objektiv “kombëtar” ta spastrojnë Kosovën e ripushtuar shqiptare, duke e dëbuar nga vendi dhe duke e shpunësuar elementin e mirëfilltë shqiptar, për ta ruajtur kudo udbashësinë e tyre “shqiptare” antienveriste, antiShqipëri dhe antishqiptare, si dhe antiamerikane, sipas pikëpamjeve dhe porosive të Titës... Po, atëherë, pse qenkan Kushtetuta dhe Ligjet dhe kujt iu dashkan ato, kur, ato, shkelën e nëpërkëmbën nga vetë “institucionet” dhe “institucionalistët” e viteve të ’90-ta “shqiptare”, nga “politika”, nga “policia”, nga “drejtësia”, nga ..., shkurt, nga të gjitha kastat dhe kategoritë e kuislingëve dhe renegatëve “shqiptaro”-titistë antienveristë, antishqiptarë dhe antiamerikanë...

Prandaj, pyetjet që duhet shtruar, pa humbur fare kohë dhe që kërkojnë përgjigje të ngutshme, janë: Ku mendojnë të shkojnë dhe të arrijnë shqiptarët, e, edhe amerikanët, me të gjithë oborrtarët “politikë” të antishqiptarëve Tito-Rugova?!?... Ku mëtojnë të shkojnë e të arrijnë shqiptarët, e, edhe amerikanët, me të gjithë oborrtarët e policisë antishqiptare të Titës?!?... Ku mëtojnë të shkojnë e të arrijnë shqiptarët, e, edhe amerikanët, në këtë mes (si miq tanë), me të gjithë oborrtarët antishqiptarë të sistemit “juridik”, “gjyqësor” dhe “administrativ”, antishqiptar, të Titës?!?... Ku mëtojnë të shkojnë e të arrijnë shqiptarët, me të gjithë këta oborrtarë antishqiptarë të letërsisë së socrealizmit “shqiptaro”-sovjetik të Jugosllavisë së Titës?!?... Dhe, ku mëtojnë të shkojnë e të arrijnë shqiptarët, sipas mendësisë së strukturuar “shqiptare” të sistemit më antishqiptar në histori, sipas mendësisë “shqiptare” të Titës?!?...

Rigjenerimi i tërë aparatit “shtetëror” ‘shqiptaro’-titist, antienverist, antishqiptar dhe antiamerikan, u bë, fatkeqësisht, edhe pas Luftës së Lavdishme të UÇK-së Shqiptare, edhe me fajin e miqve tanë amerikanë, sepse, ata, u besuan pakëz tepër udbashëve dhe kosistëve “shqiptaro”-titistë dhe aleatëve të tyre në Tiranë, si pasojë e të cilave miopësi, po ndodhin zhagitje e vonesa të paparashikuara jo vetëm të politikës amerikane... Kush e shau dhe kush e shantazhoi Luftën e Lavdishme shqiptare të UÇK-së? Kush e nxiti Bushin ta hapë Listën e tij të Zezë kundër komandantëve e luftëtarëve shqiptarë të UÇK-së?...(!) Dhe, kush i nxiti e i përgatiti “shqiptaro”-titistët të dëshmojnë me maska edhe në Hagë kundër luftëtarëve të UÇK-së shqiptare?... Tashmë, të gjitha janë dëshmi dhe prova të pakontestueshme.

Prandaj, del si përfundim se antienverizmi, lëre që është plotësisht antishqiptarizëm, në thelbin e problemit të shtruar, në rrënjët e tij jugosllave, serbo-sovjetike, që, njëherit, është edhe antiamerikanizëm, në rajon dhe më gjerë.

Të presësh politikë konstruktive nga destruktivët serbo-rusë dhe aleatët e tyre “shqiptaro”-titistë LDK-istë, është njësoj, sikurse të presësh që shelgu të bëjë rrush!...
Antienverizmin, antishqiptarizmin dhe antiamerikanizmin më të rrezikshëm te shqiptarët e paraqesin dhe e mbajnë në skenë “shqiptaro”-titistët dhe paralelizamt e tyre antishqiptar “Tito-Hoxha” dhe “Rugova-Thaçi”, që dëgjohen të përfliten kohëve të fundit prej shumë (k)analistëve dhe politikanëve, që, njëherit, janë edhe antiamerikanizmat më të panjohur, më të pahulumtuar e më të pastudiuar, dhe, njëherit, më të papërshtatshmit në rajonin e Mesdheut (Ballkanit) dhe të Europës Juglindore...

Antienverizmin dhe antiamerikanizmin, si dhe antieuroperëndimorizmin më të shëmtuar, në formën e tij më dinake, më brutale dhe më banale e më hipokrite, e paraqesin “shqiptaro”-titistët, që, në esencën e tyre të thellë sekrete jugosllave, serbo-sovjetike, dalin në skenë, vazhdimisht, me strategji të veprimit të maskuar e të fshehtë antienverian (antishqiptar), antiamerikan dhe antiperëndimor, prandaj, të gjitha vonesat e politikës dhe strategjisë afatshkurtë, afatmesme dhe afatgjatë amerikane, duhet shikuar, gjetur dhe parë mbi bazën antienveriane dhe antiamerikane të asaj startegjie...

Pra, antienverizmi dhe antishqiptarizmi “shqiptaro”-titist, në esencën e tij sekrete jugosllave, serbo-sovjetike, është edhe antiamerikanizëm dhe antieuropeanizëm i kulluar antiperëndimor, që duhet testuar dhe mbajtur nën vëzhgim të plotë, të vazhdueshëm dhe të gjithanshëm, me anë të largpamësisë së avasuar hulumtuese e mendore, që natyra i ka dhuruar njeriut...

BUROJË, 15 SHTATOR 2008

(Autori është poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Oct 28, 2008 6:00 am


Shekulli: “Kriza dhe rikthimi i Marksit”


“Kur kapitalistët do të shkëmbejnë vetëm pará me pará, gjërat do të përfundojnë keq“ , - i shkruante Karl Marksi mikut të tij Frederik Engelsit. Ishte viti 1857. Që atëherë, ka kaluar shumë kohë, por opinionistë dhe akademikë, duket se sot bien dakord me idetë e Marksit.

E-mail nga adresa: kleantkola@yahoo.de
E mërkurë, 22 tetor 2008

“Kur kapitalistët do të shkëmbejnë vetëm pará me pará, gjërat do të përfundojnë keq“, - i shkruante Karl Marksi mikut të tij Frederik Engelsit. Ishte viti 1857. Që atëherë, ka kaluar shumë kohë, por opinionistë dhe akademikë, duket se sot bien dakord me idetë e Marksit.

Më klasiku i klasikëve, pra pikërisht Marksi, mes kritikuesve të kapitalizmit, po gëzon një rilindje të paparashikuar në Gjermani. Ai po lexohet si guidë për të kuptuar krizën financiare globale. Shitjet e librit të tij të famshëm, “Kapitali“ janë trefishuar, ka thënë Joern Schuetrumpf-i, drejtor i një prej shtëpive botuese berlineze, më të njohura në Europë. Nga 500 kopje të shitura vitin e kaluar, vëllimi i parë i tre vëllimeve të "Kapitali"-t, këtë vit ka shitur deri tani 1500 kopje.

Edhe Gunter Grass-i, nobelisti i njohur, ndërsa prezantonte pjesën e dytë të biografisë së tij “Die Box", nuk i ka kurseyer fjalët ironike mbi politikanët dhe gazetat konservatore, që papritur kanë kaluar në kritika të ashpra ndaj liderëve të sistemit amerikan, ndërkohë që deri më tani, i kanë mbështetur ato. “Ata nuk e kishin kritikuar Bushin asnjëherë më parë dhe, papritur, u bënë mbështetës të idesë së ndërhyrjes së shtetit", - ka thënë Grass-i.

Rikthimi i interesit për filozofinë ekonomike dhe politike të Marksit, sigurisht duhet parë me rezervë dhe pritshmëri, por fjalët e tij, 150 vjet më parë, janë mbresëlënëse dhe unë besoj se shumë ide të tij, do të rikthehen si alternativa në ekonomi. Fundja, a ka gjë më "socialiste" se ndërhyrja e shtetit me fonde, në një sistem privat si sistemi bankar?

Marrë nga gazeta "Shekulli"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyMon Nov 03, 2008 9:31 pm

Hydajet Hyseni : E vërteta dhe hapësira për të vërtetën është shprehje domethënëse e simbolike e lirisë dhe e demokracisë së vërtetë.

(Fjala e Hydajet Hysenit mbajtur në Akademinë kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Enver Hoxhës)

Sot na ka bashkuar Enver Hoxha. Na ka bashkuar e vërteta për veprën e Enver Hoxhës për Kosovën.
Nderimin dhe falënderimin për Enver Hoxhën, Kosova dhe brezat e saj atdhetarë e kanë manifestuar edhe atëherë kur kjo ishte e ndaluar. E kanë manifestuar në dolli dasmash e festash, në mbledhjet e fshehta, në auditorë, salla teatri e halla sportive, madje edhe në stadiumin e Beogradit, madje edhe në kazerma të Armatës Jugosllave e nëpër kazamatet e shumta shoviniste. Më e pakta që mund të bëjmë sot është të themi hapur e pa ekuivokë të vërtetën. ......

http://www.radiokosovaelire.com/komentet.php?id=196
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyMon Nov 03, 2008 9:57 pm

Faleminderit shume Vrana Konti per kete postim. fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 EmptyTue Nov 04, 2008 2:07 pm

VLORA DI T’I NDEROJË VLERAT E VËRTETA

- Halil Katana -

Kohët e fundit, menjëherë pas vizitës së Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi në Kosovë, Këshilli Bashkiak i qytetit të Vlorës shpalli “Qytetar Nderi”, ish drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot kryeministër i Kosovës, zotin Hashim Thaçi. Ishte një reagim i mençur dhe i shpejtë, për të rikuperuar mangësitë që shfaqi Presidenti gjatë vizitës në Kosovë, i cili ndonëse u prit me madhështi nga populli pa dallime partiake, ai nuk mundi të dalë nga guacka e partisë së tij. Ai mbajti fjalime në Kuvendin e Kosovës, në Universitetin e Prishtinës, dha intervista të shumta nëpër qytetet e Kosovës, madje edhe në Prekaz te varri i Adem Jasharit dhe i 60 pjesëtarëve të familjes së tij. Por askund nuk e zuri n´gojë Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare të Kosovës, në asnjë rast nuk i përmendi mëse 2000 dëshmorët e saj, të cilët me gjakun e tyre, sollën NATO-n në Kosovë dhe së bashku me të e dëbuan ushtrinë serbe dhe i sollën popullit lirinë. “Për kryetarin e Shqipërisë, të shtetit Amë,- nënvizon akademiku Rexhep Qosja, në një shkrim të botuar në gazetën “Shqip” më 29.01.08,- lufta çlirimtare do të duhej të ishte Pikënisja, që përcakton gjykimet e vlerësimet e tij...” për çfarë është arritur në Kosovë.
Vlera dhe mbivlera e të gjitha vlerave të Kosovës është UÇK-ja dhe gjaku i dëshmorëve. Para këtyre duhet të falet çdo politikan, çdo personalitet, në çdo kohë. Ai, i cili për shkak të mëkateve politike që ka bërë më parë, vazhdon edhe sot të mos e njohë luftën e Kosovës, si faktorin themelor të Lirisë e të Pavarësisë së shumëpritur, bën fajin tjetër më të rëndë dhe zhytet edhe më thellë në kënetën e mëkateve politike.
Vlora di t´i nderojë e respektojë vlerat e vërteta. Vlonjatët janë trima, shumë të zgjuar dhe patriotë të mëdhenj, që kanë luajtur rol vendimtar gjatë shekullit të kaluar në momentet kyçe të historisë së kombit shqiptar, duke filluar me shpalljen e Pavarësisë më 1912, me Luftën e Vlorës të vitit 1920, me LANÇ, por edhe pas vitit 1990, në periudhën e tranzicionit. Vlora ka qëndruar në pararojë të çështjes kombëtare, duke vlerësuar maksimalisht luftën çlirimtare të Kosovës dhe figurat e ndritura të Kosovës. Vlora ishte e para që shpalli “Qytetar Nderi”, heroin legjendar Adem Jasharin. Shoqata “Labëria” e Vlorës, zgjodhi “Kryetar Nderi” të saj, shqiptarin e madh, akademikun Rexhep Qosja, që kishte një domethënie të veçantë. Vlora, tani shpallë “Qytetar Nderi”, një nga udhëheqësit kryesor të UÇK-së, shokun e Adem Jasharit, Hashim Thaçin.
Ky është vlerësimi që i bën Vlora Luftës Çlirimtare të Kosovës, luftëtarëve të saj, komandantëve dhe drejtuesve të saj. Dhe për këtë çështje ata janë unik e jo partiakë. Vendimi është marrë me konsensus të të gjitha forcave politike, me unanimitet të Këshillit Bashkiak, pavarësisht nëse i ka pëlqyer kjo iniciativë Presidentit Topi, apo jo.
Me këtë vendim, në mënyrë tepër të zgjuar, vlonjatët korrigjuan politikën shtetrore, jo me fjalë, por me veprim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 11 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 11 e 15Shko tek faqja : Previous  1 ... 7 ... 10, 11, 12, 13, 14, 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: