|
| A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
+45rrimtaf Lumo Kolleshi arberia Driniiiii socratus Shejh Ummu-Hurejra nanda Blerti_Gashi Xili Arber01 Kasper Ali Baba Tepelena Mirushe kacimix Delia tom sojer Mergimtari feratkoca Eagle Eye agim__barja anila Shqipo_ Leka i Madh Eva0506 Ago Muji Luki Nezir Myrta murturi valdrini blerim Guximi bukla zeriatdheut naqeta Orfe@ Euridika schumi Anna Riki30 Sofra Beton Kosovarja drenusha besa-bese 49 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 24, 2007 5:35 pm | |
| Autoriteteve serbe iu dorëzohen 6 kufoma të personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë |
| Gjashtë kufoma të serbëve dhe dy të romëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë janë transferuar përmes vendkalimit kufitar Merdare tek autoritetet serbe. Këto viktima janë rrëmbyer në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe më pas janë vrarë, pas ardhjes së misionit ndërkombëtar në Kosovë. |
3 prej tyre janë nga Prizreni, një është nga Istogu, një nga Zhaqa, një nga Gjakova dhe dy janë të nacionalitetit rom, të cilët janë vrarë në Vushtrri. Sipas zyrtarëve serb deri tani në Serbi janë dorëzuar 272 mbetje mortore të persona që konsideroheshin të zhdukur ndërkaq në listën e tyre vazhdojnë të jenë edhe 552 të pagjetur.
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:11 pm | |
| Përfaqësuesit e Kosovës sot udhëtojnë për në Baden të Vjenës me qëndrime të qarta për pavarësinë e vendit |
| Delegacioni i Kosovës me në krye presidentin Fatmir Sejdiu, sot udhëton për në Baden të Austrisë për të marrë pjesë në takimin treditor, të fundit me delegacionin e Serbisë, të ndërmjetësuar nga Treshja ndërkombëtare të Grupit të Kontaktit. Ekipi i Unitetit ka paralajmëruar se opsioni i vetëm është Pavarësia e vendit, ndërkaq pala serbe nuk ka lëvizur nga qëndrimet e vjetra duke ofruar njëfarë autonomie e cila ka dështuar që në vitin 1989. |
Ndryshe, tri ditët e para të javës së ardhshme, 26 - 27 dhe 28 nëntor, janë shpresat e “fundit” të Treshes diplomatike ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje për problemin e statusit të Kosovës, edhe pse Prishtina e Beogradi duket se kanë hequr dorë nga mundësia e një marrëveshjeje reciproke.
Në prag të raundit të fundit të bisedimeve, pala kosovare thotë se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk do të ketë për bazë pavarësinë e Kosovës.
Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili është kandidat për kryeministër, pas fitores së partisë që drejton në zgjedhjet e 17 nëntorit, për të përditshmen austriake “Kurier”, ka deklaruar se “Kosova do të jetë e pavarur shpejt pas 10 dhjetorit”,
Por, megjithatë Thaçi ka shtuar se Prishtina “nuk do bëjë asgjë pa miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve evropianë”.
Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, megjithë përçarjet e BE-së për çështjen e statusit të Kosovës, ende shpreson për një kompromis para 10 dhjetorit. Këto komente, Solana i bëri pas takimit me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, në Paris, duke rikujtuar faktin se ia vlen të pritet raundi i bisedimeve në mes të palëve dhe Treshes së Grupit të Kontaktit në Baden të Austrisë.
Ai ka bërë të ditur se, gjatë bisedës me Sarkozy, janë pajtuar që të bëhen të gjitha përpjekjet që rreth çështjes së Kosovës të arrihet unitet brenda BE-së.
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:13 pm | |
| BE-ja është gati për misionin në Kosovë – tashme janë ndarë 160 milion euro për këtë qëllim |
| Bashkimi Evropian ka paraparë të paktën 160 milionë euro për misionin në Kosovë. Diplomatët në Bruksel kanë thënë se "të paktën 160 milionë euro do të nevojiten" për shpenzimet e misionit të BE-së në Kosovë, ku do të angazhohen 1mijë e 500 deri 2 mijë njerëz. Javën e ardhshme Solana shkon në New York për të biseduar lidhur me Kosovën. |
Ministri i Financave i Portugalisë, Emanuel Santos, ka deklaruar se gjatë vitit 2008, BE-ja do të ndajë 285 milionë euro për "politikën e jashtme dhe të ardhmen e përbashkët", nga të cilat një pjesë është e caktuar për misionin evropian në Kosovë dhe për ndihma në territoret palestineze.
Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Havier Solana, javën e ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të mërkurën do të bisedojë me sekretarin e përgjithshëm të KB, Ban Ki-Moon lidhur me gjendjen në Kosovë.
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:14 pm | |
| Zgjidhja e vetme e pranueshme, pavarësia e Kosovës, thotë Thaçi për “Focus” të Gjermanisë |
| Zgjidhja e vetme e statusit të Kosovës do të jetë pavarësia, ka deklaruar Hashim Thaçi në një intervistë që do të publikohet nesër në të përjavshmen gjermane “Focus”. Ai ka thënë se pavarësia fillimisht do të njihet nga rreth 20 vende, e më pas edhe nga Bashkimi Evropian. |
“Zgjidhja e vetme e pranueshme është pavarësia e Kosovës” citohet të ketë thënë Hashim Thaçi, i cili sipas të gjitha gjasave, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ndërsa sa i përket pakicave serbe, ai ka njoftuar se do të ftojë përfaqësuesit e tyre në Kosovë, në kabinetin e tij qeveritar.
Gjatë intervistës, Thaçi ka thënë se fillimisht përfaqësuesit serbë do të integrohen në Parlament dhe më pas edhe në qeveri.
Unë do të konsultohem me ta më shpesh dhe do të njihem me problemet e tyre. Do ta mbaj premtimin tim se do të jem kryeministër i të gjithë kosovarëve”, ka theksuar mes tjerash kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Hashim Thaçi. | s.b & RTK staff |
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:16 pm | |
| Përkundër reshjeve gjilanasit ende përballen me reduktime të ujit të pijshëm |
| Problemet me ujë të pijshëm që i kishte Gjilani verës, ndonëse tash pakëz të zbutura, po vazhdojnë akoma, nga se edhe sot e gjithë ditën po vazhdohet me reduktime. |
“Reshjet e fundit kanë ngritur nivelin deri në 5 metra, në liqenin akumulues në Përlepnicë, por ende mbetemi me reduktime”, ka thënë Mumin Morina, drejtor teknik në kompaninë “Hidromorava”, ne Gjilan |
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:17 pm | |
| OVL të UÇK-së - Dega Prishtinë shprehet e brengosur për kërcënimet që vijnë pandërprerë nga Serbia |
| “Duke pasur parasysh dhe duke përcjellur e analizuar situatën politike e të sigurisë në Kosovë dhe rreth saj, ne ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rreshtuar në radhët e Brigadës 153, e tani anëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jemi tejet të brengosur dhe të revoltuar nga kërcënimet që Kosovës dhe popullit të saj i vijnë pandërprerë nga Serbia”, thuhet në një komunikatë për opinion të OVL të UÇK-së – Dega në Prishtinë. |
Shovinizmi serb, vazhdon kumtesa, po ngre krye me kërcënime ndaj popullit tonë e duke mobilizuar e vënë në qarkullim po të njëjtat banda kriminale që kryen masakra mbi popullin tonë në luftën e kaluar, e tash po manifestojnë përsëri duke u munduar t'ia hapin rrugën armatës serbe për marshim në drejtim të Kosovës. Populli ynë i ka të freskëta dhe madje ende të pashëruara plagët e pushtimit serb, prandaj ai nuk do ta pranojë asnjë zgjidhje e cila nuk i shkëputë të gjitha fijet me Serbinë, pavarësisht presioneve që po bëhen ditëve të fundit rreth statusit. Prandaj, as klasa politike dhe institucionet e Kosovës, nuk duhet të pranojnë asgjë më pak se vullneti i popullit, thuhet në këtë kumtesë.
Ne në luftën e kaluar ishim të gatshëm t'i dalim zot vendit, e me luftën tonë të drejtë fituam edhe përkrahjen ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës, andaj po e kërkoi nevoja, jemi të gatshëm përsëri të vihemi në mbrojtje të Kosovës e të popullit të saj, thuhet në kumtesën për opinion të lëshuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega Prishtinë. | s.b & RTK staff |
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:18 pm | |
| Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja sot në Leposaviq ndërmorën aksion në kërkim të armëve ilegale |
| Forcat speciale të njësive të UNMIK-ut dhe të Shërbimit Policor të Kosovës, sot në mëngjes, në Leposaviq, në veri të Kosovës, kanë kryer aksionin e kërkimit për armë ilegale. Zëdhënësi rajonal i S|HPK-së, Besim Hoti, ka deklaruar se në këtë aksion, që ka filluar në orën gjashtë të mëngjesit dhe që ka zgjatur një orë, janë bastisur dy objekte në rrugën “Nemanja” në Leposaviq. |
“Armët nuk janë gjetur, ndërsa aksioni është ndërmarrë sipas urdhrit të gjykatësit të qarkut”, ka saktësuar Hoti. | s.b & RTK staff |
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:19 pm | |
| Shqiptarët e Luginës së Preshevës përgatiten për ta festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit |
| Liderët e katër subjekteve politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe OVL të UÇMPB-s, kanë vendosur sot për mbajtjen e një manifestimi për shënimin e 28 Nëntorit –Ditës së flamurit. Manifestimi qendror do të mbahet në sheshin e qytetit, para KK të Preshevës, ku pritet të dilet me një deklaratë politike, me ç’rast do të kërkohet zyrtarizmi i flamurit kombëtar të shqiptarëve dhe do të kërkohet avancimi i pozitës dhe zgjidhja e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës. |
Në këtë mbledhje është vendosur që, po më 28 nëntor, të mbahet fillimisht akademi solemne nga këshilltarët komunalë dhe më pas do të mbahen aktivitet kulturore e sportive.
Liderët politikë gjithashtu kanë ftuar popullatën që manifestimi për Ditën e Flamurit të kalojë i qetë dhe pa eksese me qëllim që të mos përsëriten ngjarjet si vitin e kaluar, ku pas protestës shumë të rinj shqiptarë ndiqeshin nga pushteti.
Si do që të jetë, shqiptarët e Luginës së Preshevës, festën e Ditës së Flamurit do ta kremtojnë në të gjitha vendbanimet, do ta nxjerrin flamurin kombëtar, pavarësish moslejimit nga pushtet shtetëror. | s.b & RTK staff |
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 25, 2007 7:20 pm | |
| Në Maqedoni policia arreston mbi 40 faturues të taksës rrugore |
| Policia e Maqedonisë mbrëmë dhe sot ka arrestuar mbi 40 faturues të ndërmarrjes “ Rrugët e Maqedonisë ”, të dyshuar për vjedhje gjatë pagesave të taksës rrugore. Pas aksionit policor të ndërmarrë edhe disa ditë më parë, numri i të arrestuarve për keqpërdorim të detyrës ka arritur në 70 persona. Sipas gjykatave maqedonase, ata rrezikojnë të dënohen nga katër vite, deri në burgim të përjetshëm. |
Sipas Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë ,është vërtetuar se shumica e punonjësve në pikat e pagesës kanë paguar vetëm gjysmën e çmimit të taksës, duke e shfrytëzuar këtë shumë në xhepin e tyre. Gjatë sezoneve verore në çdo turn shuma e keqpërdorur dhe e plaçkitur nga personat e punësuar ka qenë prej 3 mijë deri në 15 mijë euro.
Ky ka qenë aksioni më masiv i policisë lidhur me këtë lloj të kriminalitetit.
|
| |
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 29, 2007 12:38 am | |
| ska aktualitete ma, jena mesu me te vjetrat, pi majmi qato vjetersina edheashtu qka me i shkru rrenat !!! kaloni xixxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 29, 2007 3:13 am | |
| besa bese edhe te rreine edhe te burgosin edhe te denoin.
Shume here me ka ndodhe kur isha ne Ilirida (MK) per pagime rrugore.
pyetshe e ne te zeze a ne te bardhe done me ta paguajt nuk takova njeri qe me tha ne te bardhe do te thote paguja gjithmon ne gjysm çmimi..!¨!! apo shume here edhe fare hiq.!!!!!
Kushe eshte fajtore ketu s'pari eshte fajtore Kryetari i Shteti Ligji parlamenti ....
Pse nuk e bejen si ne Zvicer te blehet nje (Tiket rrugore per gjithe vitin..???) thjeshte nuk ka burgosje denime etj etj ...por rrenat nuk kane ku te koruptoin pastai..!!!!!!!!!!!!!!! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 29, 2007 5:16 am | |
| Për mua ishte ky link aktual që nuk më kishte rënë në sy më heret. Shikone edhe ju .... ALBANIANS THREAT GREECE | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 29, 2007 7:11 pm | |
| Skandal ne Gramsh-Shqiperi! Babai ka dhunu te bijen 15 vjeqe dhe e ka lane shtatzane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! rrofte enver hoxha! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Nov 30, 2007 1:11 am | |
| Turp ... a ka më turp mbi dhe. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Nov 30, 2007 1:37 am | |
| Marrëveshje të fshehta me Serbinë nga “Grupi i Hunjitetit” në New Yourk!
Kristina RASI Zvicër, 30 shtator 2007
Diplomacia shqiptare prej kohësh e ka humbur ecjen e saj vertikale në raport me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm. Pas mbarimit të tri luftërave çlirimtare në trojet tona të Shqipërisë Natyrore, kjo diplomaci jo rrallëherë ka rënë pre e mashtrimeve nga qarqe të brendshme dhe të jashtme reaksionare.
Politikanët shqiptarë kudo nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva dhe Ulqini, duke u besuar më shumë premtimeve se realizimeve, më shumë fjalëve se veprave e sollën gjendjen në atë pikë kaosi sa që mund të konsiderohet tejet e disfavorshme për shqiptarët në përgjithësi.
Si rrjedhim i këtyre gabimeve dhe dështimeve të pafalshme ata lejuan që të bëhet një prapakthim i madh në historinë tonë të re.
Si pasojë e këtyre u nënshkruan marrëveshjet famëkëqija si ajo e Rambujës, e Konçulit dhe ajo e Ohrit. Dhe, tani shtroj pyetjen çfarë fituam ne shqiptarët nga këto tri Marrëveshje?!
Mendoj, fituam vetëm humbjet!... Si rrjedhim i bisedimeve në Vjenë e gjetiu, në Amerikë, "polli mali, bëri mi": atje u pajtuan pushtuesit me skllavët, mjeranët e politikës shqiptare në Kosovë.
Prandaj, edhe Deklarata famëkeqe e New York-ut, hyn në këtë rend të kompromiseve të turpshme.
Në atë Deklaratë ogurzezë, vërtetohet edhe njëherë se "Grupi i Hunjietit", nuk po kthehet dot nga rruga pakrye, e cila çdo ditë po e shpie këtë klikë servilësh tek të huajt, hiq më pak se në rrugën e tradhtisë.
“Grupi i Hunjieteti” u pajtua në New York se janë të gatshëm të bëjnë më tej kompromise me serbët, të cilat për ne janë shumë të njohura se çfarë kompromisesh të errëta do të jenë ato. Pikërisht, për këto kompromise kanë shkruar dhe gazetat e huaja.
Gazeta gjermane, “ Welt Onlie” shkruan: “Me ndërmjetësimin dhe me shtyrjen e Grupit të Kontaktit, palët në konflikt ranë dakord se do të bëjnë kompromise në zgjedhjen e statusit, dhe që bisedimet me serbët do t’i vazhdojnë më 13 tetor 2007 në Bruksel”.
Ndërsa, gazeta zvicerane, “Tages Zeitung” shkruan: “Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç ka deklaruar se ne e shohim si një ditë historike, për ne serbët kjo ka qenë një ditë kompromisi dhe kuruesi nuk ka qenë kompromis për pavarësinë e Kosovës” - shton më tutje, Jeremiç.
Ndërsa, Havier Solana e vlerësoi këtë marrëveshje si konstruktive dhe është i bindur se kjo marrëveshje do të ketë sukses- deklaron, Solana.
Mirëpo, “Grupi i Hunjitetit”, nuk pranon asgjë, nga këto prapaskena që po i bëjnë krejt paturpësisht. Ata, thonë: “ne nuk kemi nënshkruar asnjë deklaratë dhe nuk kemi bërë asnjë marrëveshje”!!!.
Shtrohet pyetja, pse ata e mbajnë te fshehtë këtë deklaratë të nënshkruar nëse kjo nuk qenka asgjë e dëmshme për shqiptarët?! Pse ata nuk tregojnë se çka kanë nënshkruar? Po dihet çartë se kjo është një Marrëveshje e fshehtë dhe se pasojat e kësaj Marrëveshje do t´i bartë populli i Kosovës në veçanti dhe populli shqiptar në përgjithësi, ashtu siç i ka bartur tragjikisht shekuj me radhë.
Shpresoj qe kësaj radhe populli shqiptar është aq i vetëdijshëm dhe të kuptojë qartë dhe drejtë se çfarë kompromisesh po bëhen në dëm të tyre.
Në këtë deklaratë famëkeqe, ata kanë deklaruar se: “jemi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas Rezolutës 1244!!! Pra, që edhe më tej të mbetet në fuqi kjo Rezolutë, që do të thotë se edhe me tej de fakto dhe de jure Serbisë t´i njihet sovraniteti mbi Kosovën.
E tmerrshme vërtetë!!! Rezolutë, kjo e cila i solli aq shumë fatkeqësi popullit tonë qe tetë vjet me radhë, duke e bllokuar zgjidhjen e drejtë të Kosovës, pra statusin e saj.
Ata, me makinacionet e tyre dinake nuk duan ta pranojnë hapur këtë shkelje të rëndë në dëm të çështjes kombëtare, sepse i frikësohen dorës së fuqishme të drejtësisë e cila buron nga gjiri i popullit.
Por, janë të tjerët ata që po tregojnë për të bëmat e tyre të pakontrolluara dhe tejet të papërgjegjshme; madje siç lajmëroi mbrëmë RTK-ja me datë 29.09.2007, njëri nga ata të "treshes" së famshme ndërmjetësuese e pranoi se delegacioni kosovar e ka pranuar më tej këtë Rezolutë. Kjo, deklaratë i ngjanë asaj Marrëveshjes së “famshme” I.Rugova – S.Millosheviq, mbi arsimin, prej së cilës përfitoi vetëm kasapi i popujve të Ballkanit. Për më tepër kjo është shumë më kobsjellëse se ajo! | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Dec 02, 2007 5:15 pm | |
| zgjedhjet perfunduartani priten kualicionet! "U lidhe kualicioni (lokal)nemes te partise qe mas shumti murr vota dhe partise qe e themeloi bisnesmeni dhe bashkepunetori i shume bisneseve me serbine dhe rusinë!!! "perhajr ishalla"!!! pason edhe ky material ne vaxhdim: PDK dhe AKR nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen në nivelin lokal |
| PDK dhe AKR nënshkruan sot në Prishtinë marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen në nivelin lokal në Kosovë, ku këto parti kanë shumicën. Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli tha se ky koalicion mund të jetë paraprijës për ndërtimin e koalicionit për nivelin qendror. |
Ndërsa nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj tha se tash për tash kjo nuk mund të konfirmohet por nuk përjashtohet, ndërkohë që theksoi se gjithsesi pozitë dhe opozitë do të ketë. |
| |
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Dec 03, 2007 8:26 am | |
| Prishtinë
Më 27 nëntor 2007
Qëndrimet e LKÇK-së për procesin zgjedhor 2007 - Ju e dini se ka një proces politik që po zhvillohet në Kosovë. E dini se cili është ai dhe unë nuk do të shpenzoi kohën për të thënë as edhe një fjalë se sa ky proces është në favorin e shqiptarëve. E kishim të qartë arsyen e vërtetë të organizimit të këtyre zgjedhjeve në këtë hark kohor. E kemi deklaruar qysh me rastin e caktimit të afatit për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. E dinim se nëpërmjet këtyre zgjedhjeve do të legjitimohet detyrimisht garnitura politike që e ka mbështetur në vazhdimësi procesin politik që po zhvillohet në Kosovë dhe ka dhënë garancitë e nevojshme, se do t'i qëndrojë me besnikëri kursit të duhur, për të mundësuar përfundimin me sukses të tij. Megjithëkëtë, shpresuam se në këtë proces zgjedhor do të ketë më shumë hapësirë demokratike për zërin dhe mendimin ndryshe, prandaj ofruam alternativën tonë. - Nuk kemi dashur të besojmë se dikush do të kujdeset kaq shumë për ta shuar këtë zë dhe kjo flet qartë, se procesi për zgjidhjen e statusit të Kosovës, qoftë ajo edhe njëfarë pavarësie e përfolur që po 'ofruaka' pakoja e Ahtisaarit është në krizë të thellë dhe nuk e duron dot një zë të organizuar që kundërshton atë brenda institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje. - Po ashtu nuk kemi dashur të besojmë, se zëri i vendosur i LKÇK-së për të kontestuar projektet e dëmshme do t'i tremb organizatat dhe individët që deklarohen pandërprerë bile edhe hapur për opsionin e bashkimit kombëtar që të mos e mbështesin me votën e tyre programin politik, të vetmin të drejtë që ofrojë LKÇK-ja. Pra, për shumëçka kemi hyrë të përgatitur dhe nuk jemi të befasuar shumë me rezultatin që prodhuan zgjedhjet, megjithëse pati ndërhyrje të çoroditura që ia humbën zgjedhjeve kuptimin e një procesi të lirë, të drejtë dhe demokratik. - Në zgjedhjet e nëntorit, misioni i UNMIK-ut, i OSCE-së dhe misionet e organizatave të tjera, duke qenë në fund të mandateve të tyre në Kosovë, nxorën atë pjesën e fytyrës së shëmtuar, të cilën nuk është mirë ta përsërisin në ndonjë vend tjetër të botës. - Këtu u përgatitë dhe u legjitimua një formulë zgjedhore e cila as për së afërmi nuk paraqet vullnetin e popullit, por të ekipeve të komisionarëve dhe vëzhguesve të trajnuar të cilët manipuluan, keqtrajtuan dhe keqpërdorën pa mëshirë votën e qytetarëve. Dëshmitë e shumta për sa u tha më sipër i kanë parë dhe provuar qytetarët. Ne pamë në këto zgjedhje listat pa numrin serik dhe pa asnjë masë mbrojtëse për t'u falsifikuar. Pamë në shumë raste, se dikush që më parë kishte votuar për ne, për nënën, vëllain apo anëtarin tonë të familjes. Pamë se si vota e dhënë për subjektin apo kandidatin e preferuar në të shumtën e rasteve nuk i është numëruar, por i është prishur, zhdukur ose vjedhur. Pamë se si individë të porositur votonin pa ndërprerë dhe të pa penguar nga askush. Pamë dhe jemi dëshmitarë, se si në orët e vona mbushnin kutitë e votimit me vota false e të tjera e të tjera. Ne pamë dhe po shohim edhe tash se si procesi i manipulimeve po vazhdon edhe aty ku do të duhej të ndreqeshin gabimet pra, në qendrën për numërim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku po vazhdojnë kalkulimet me votën e qytetarëve. - Institucionet e dala nga këso lloj manipulimesh duhet të kenë jetën sa më të shkurtër. Besojmë fuqimisht se kështu edhe do të ndodhë, ndryshe shqiptarët do të detyrohen pa dashjen e tyre të futën në kërkim të mundësive të tjera për të hapur shtigje për lirinë e tyre, për një të ardhme më të mirë. - Duke pas parasysh se rreth 60% e popullsisë aktive me të drejtë vote, nuk i janë përgjigjur ftesës për votim, duke pasur parasysh keqpërdorimet me të cilat u identifikua ky proces zgjedhor, mund të thuhet me të drejtë se institucionet që do të prodhojnë këto zgjedhje nuk kanë legjitimitet as moral e as juridik. - Sado që këto institucione mund të marrin në këtë kohë mbështetjen e pakursyer të faktorit ndërkombëtar ato realisht janë pa mbështetjen e mbi 70% të popullsisë së Kosovës dhe rrjedhimisht nuk mund të shihen si institucione reprezentative të popullit të Kosovës. Pra, edhe nuk e kanë asnjë të drejtë të vendosin për Të. * Ndryshe ne në këtë fushatë kemi përmbushur një pjesë të objektivave tona si: - Organizuam tubimet dhe takime të ndryshme, kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarë të të gjitha shtresave të cilët besojmë se do të jenë pjesë përmbajtjesore e organizatës, e përpjekjeve tona të përbashkëta në të ardhmen. - Shpalosëm qëndrimet e LKÇK-së përpara zgjedhësve por edhe në mediumet informative vizuale dhe të shkruara aty ku na u krijuan mundësitë. - E bëmë të qartë përpara të gjithë faktorëve se cila do të jetë e ardhmja për popullin tonë. - Krijuam në radhët e anëtarësisë dhe simpatizantëve tanë idenë më të plotë për garën dhe ato gjëra me të cilat ballafaqohet një subjekt politik në garën zgjedhore, posaçërisht në realitetin tonë ku gara herë është lojë, herë është dhunë, herë bëhet e mërzitshme, madje ndonjëherë e çuditshme dhe e pa durueshme. - Kjo besojmë se do ta ndihmojë LKÇK-në për një konsolidim më të mirë të radhëve të saj. Besojmë se së shpejti para jush do të paraqesim rezultatet inkurajuese në këtë drejtim. * Shfrytëzoj rastin të përshëndesë të gjithë ata që me votën e tyre mbështetën idenë e LKÇK-së për bashkim kombëtar. Dhe krejt në fund kërkojmë falje prej atyre që kanë votuar për LKÇK-në dhe nuk arritëm t'ua ruajmë votën e tyre, për shkak se ishim të diskriminuar në procesin e kontrollit dhe të numërimit. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Dec 07, 2007 1:53 am | |
| per mos me kriju teme te re, ketu mundemi te bisedojme edhe per qeshtjen e mevetesise se Kosoves, a do të shpallët Kosova e pavarur pas 10 dhjetorit apo jo? | |
| | | Guest Vizitor
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Dec 11, 2007 12:50 am | |
| pavaresia eshte risia me e re dhe me me peshe e shqipetareve te ]kosoves, e nje shprese askush sma dha, pe shpallum apo po pritum ? |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Dec 11, 2007 3:17 am | |
| kosova nuk do te shpallet ket muja dhe as ne mujin janar jam -buli ket mund ta thom me shum pergjegjesi duke shikuar se si po shkon kjo politik rreth statusit te kosoves nuk ka guzim ta shpall asnji lider nga ter sa i kemi ti mund ta shpalles por nuk ta njeh kush keshtu qe duhet te shikohen se cilat rrethan i ke dhe cka te kushtezon une e thom kosova do te shpallet dhe te njihet dikun nga muji qershore jo me heret . | |
| | | schumi Përjashtuar
Numri i postimeve : 123 Age : 44 Registration date : 15/11/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Dec 11, 2007 3:18 am | |
| | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Jan 03, 2008 10:24 pm | |
| ETRIT HASSLER -JASHARI Nje '' Halbaner'' ne kerkim te rrenjeve te tij shqiptare. Etrit Hassler-Jashari,politikan,deputet ne parlamentin e qyetetit te St-Gallenit gazetar.poet,njeri me prani te madhe ne jeten shoqerore te Zviceres,flet per rrenjet e tij shqiptare dhe per shumeçka tjera. Etriti eshte nje shqiptar,apo me mire nje zvicerano-shqiptar! Qe nga femirija e hershme rrethe asaj se prej nga e kam prejardhjen.Natyrishte e kysha te qarte shprehet se nuk jam vetem Zviceran,thjeshte si te tjeret,kisha diçka mangut apo diçka te teper.Me kujtohet se me shperthimin e luftes ne Bosnje thote Etriti per her te pare erdhi koha e ballafaqimit tim te pare me origjinen dhe me ate se ç'fare do te thote ne fakte te jeshe (Nga atje posht)ndersa vetem 1998-1999 kure filloi lufta ne Kosove popullata e gjere filloi t'i perceptoi edhe shqiptaret si te veçante.E kam diture qe nga femirija e hershme qe nuk jam Zviceran.Fundja une e dija se isha i lindur si shtetas ''Jugosllav''e dije se kure prinderit e mij qen shkurorzuar dhe une i kisha dy vjet me kishin natyralizuar (vdhen shtetesin Zvicerane).Vetam ather me kishin dhen mbiemrin e ri (Te nenes)sepse une ne fakte isha lindur si Etrit Jashari por pastai me argumentin si me ate mbiemer do te kem promblem me dhan mbiemrin Haaslaer. E mbaj mende se ne dokumentin e tim te pare personal mbiemri jashari ishte shkaravitur ndersa mbi te me dore i shkruar Hassler.Nga ky detaj une dija per prejardhejen time por nuk kisha qasje ne Histroin shqiptare. Ndersa takimi i ballafaqimin ime i pare nga njera ane me Popullin shqiptare dhe ne enen tjeter me vete qenien time,si shqiptar ka ndodhure ne vitin 1999.Isha ne sherbimin civil ushatarake ne Zheneve kur punoja ne nje kamp refugjateshe dhe aty sipas vlersimit tim te lire rrethe 75% e refugjatve ishin shqiptar thote Etriti.etj etj etj Vetem momenti i takimit me babane eshte shume shume emocionuse thote Etriti. Nje gazetar i gazetes ''Tages Anzeiger''me kishte treguar se kushe ishte babai ime dhe se ai jetonte si mjek ne Bruksell.Babai Ramadan Jashari kishte shkuar ne Belgjikk dikun nga viti 1992 ne kohen kure te gjithe mjeket e Spitalite te prishtines dhe ato te gjithe kosoves ishtein perjashtuar nga puna,e pata takuar babain ne nje sheshe te madhe te bruksellit qendrova te ai dy tri dite.Ishte koha kure lufta ne Kosove kishte perfunduar.Babai ime eshte aktualisht udhehqes i Bankes homografike ne Bruksell nje pozicion jashtzakonishte i larte.per nje person qe ka studijuar jashte Evropes Perendimore (Studimet e mjeksis i ka mbaruar ne Rijek ku edhe eshte njohure me Nenen time). Ai eshte nga Fshati Doganaj i Kaçanikut ndersa gjishi ime ka qene tere jeten bujk,ka jetuar deri para tri vitesh,pra kam patur fatin qe ta njiheja gjyshja jeton edhe i ka mbushure mbi 90 vjet. Rreth politikes Zvicerane per Kosoven Etriti eshte gjithsesi i inforumuar ne hollesi se paku nga fillimi i kety 10-vjetshi i ndjeke ne menyre te regullt zhvillimet atje .Aktuallishte Etriti punon si gazetar i pavarur dhe udheheqes i redaksis se nje revist mujore te instucionit kullturor ''Rote Fabrik''te Cyrihut ndersa shkruan artikuj per gjithe fare Gazetash. Ka edhe libra te tij poezi etj etj etj ben Etriti thote: ''Jam Shqiptar me i fameshem i Zvicers natyrishte pas Valon Behramit,Blerim Xhemailit e Patrik Nuo-s'' E thote me te qeshure Etriti njeriu per te cilin pak vete ne Zvicer e dine se eshte Shqiptar. Ka shume per te shruar per Etritin por koha eshte e kufizuar mora aq kohe qe kam te ju njoftoi me Etritin. ....by Beton | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Jan 22, 2008 7:21 pm | |
| Shkruan Kristina Rasi
Politika si shkencë dhe politikanët shqiptarë!
Kristina RASI Ka më tepër se një decenie që populli shqiptar në të gjitha trevat e Shqipërisë Etnike, në mediat shqiptare, me faqet kryesore zë vend politika. Vallë a mësuam ne diçka nga kjo politikë ?! Apo vallë nuk po e kuptojmë ende fjalën “politikë”?!
Politikanët shqiptarë kudo në trevat shqiptare, fjalën politikë e marrin si shaka apo edhe si një mundësi ku mund të gjejnë veten e tyre për qëllimet e tyre personale, si mund të pasurohen për një kohë të shkurtër duke mos menduar fare për pasojat që po ia bëjnë kombit dhe atdheut të tyre, dhe kurrë nuk e morën as e marrin politikën si shkencë e cila duhet mësuar dhe studiuar si çdo do shkencë tjetër. Fjala, politikë apo „shkencë politike, duhet të kuptohet drejt si të gjitha shkencat tjera, dhe është shumë e përafërt me shkencat sociale, dhe me shkencat filozofike. Politika, si shkencë që është njëra ndër më të hershmet, politika është kuptimi normativ i saj i quajtur si kuptimi „idealist“ apo „moralist“. Në këtë kuptim mund të përfshihen konceptet e politikës që e lidhë me të mirën e përbashkët si: „Politika është luftë për një rend të drejtë“. Për këtë kuptim përcaktohet ideja se: politika është veprimtari për realizimin e vlerave, normave e idealëve të përbashkëta. Sipas kuptimit normativ politika është veprimtar e drejtuar drejtë verash, të mirash dhe qëllimesh të caktuar, përmes së cilës njeriu mund të arrijë tek plotësimi thelbësor i ekzistencës . Një njeri i vetëm nuk mund të arrijë kurrë deri tek relizmet e mëdha , dhe as nuk mund të realizojë identitetin e tij si qenje njerëzore. Politika, është veprimtari njerëzore për një rend i mirë shoqëror që bën të mundur realizimin e plotë si në nivelin madhor ashtu edhe ne nivelin personal. Po të njëjtin kuptim, motivi dhe argumenti moral duhet të zë vend qendror, si në veprimtari poashtu edhe në legjitimitet. Ajo, duhet të jetë e motivuar moralisht, dhe se politika duhet të udhëhiqet nga morali, pra, ajo duhet të udhëhiqet nga njerëzit e moralshëm. Nga politikanët e moralshëm priten vlerat morale politike siç janë: liria, kombëtare dhe liria personale, drejtësia e barabartë për të gjithë, barazia midis kombesh e minoritetesh që jetojnë jashtë shteteve amë; , si ajo etnike dhe gjinore, paqja dhe siguria, që të gjithë të ndihen të sigurt, njerëzit e një vendi kurrë mos të kenë ndjenjën e pasigurisë. Pra, populli, apo sovrani duhet t’i hap sytë mirë se kujt po ia jep votën e tij, një kandidati të moralshëm, apo një kandidati të pamoralshëm në politikë! Atij që ka qenë gjithmonë i moralshëm, dhe jo ai që përpiqet të bëhet i moralshëm vetëm gjatë fushatave elektorale. Një njëri që ka qenë gjithë i pamoralshëm, nuk mund të presim që të jetë i moralshëm as në politikë, drejtësi apo të shpresojmë veprime të moralshme prej tij... Kuptimi i fjalës moral, përmban në vete dukuri pozitive apo negative! 1. Që lidhet me nderin, me sjelljen e ndershme o të pandershme të dikujt dhe që i përket moralit të dikujt. Dallojmë moral të mirë dhe moral të keq. 2. Që lidhet me moralin si tërësi e parimeve, normave , rregullave në kushte të caktuara ekonomike-shoqërore dhe e përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri. 3. Që lidhet me forcat e brendshme, të cilat e shtyjnë njeriun të veproje, të qëndroj dhe të plotësoj një detyrë, që ka të bëjë me gjendjen e brendshme të dikujt. Shtrohet pyetja, a kemi ne shqiptarët politikanë të moralshëm? Nëse kemi politikanë të moralshëm, pse vallë ata nuk ia tregojnë popullit të tyre të drejtën, se si po zhvillohen politikat kombëtare dhe ndërkombëtare karshi shqiptarëve si komb dhe statusit të Kosovës? Pse ne duhet të bazohemi gjithmonë në politikat e ndërkombëtarëve dhe kurrë në këto vitet e fundit të “demokracisë” nuk po mundemi të bazohemi në udhëheqjen e politikanëve vendorë?! Pse politikanët shqiptarë dhe ata “kosovarë” kurrë nuk tregojë se çfarë në të vërtetë po ndodhë me statusit e Kosovës? Ja, për shembull: Gazeta austriake “ DER STANART” më 11 janar 2007 shkruan: - Këshilli i Evropës pret një koordinim të procesit në mes të BE-së, SHBA-së , OKB--së dhe Prishtinës... - Ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë dhe kryesuesi i Këshillit të Evropës Dimitrije Rupel nuk do të një shpallje publike për shpalljen e pavarësisë në provincën perëndimore të Serbisë nga regjimi regjional atje!!! -“ Unë nuk pres, që Kosova do të thërret apo do të shpallë pavarësinë. Mesiguri nuk do të bëjë një deklaratë apo shpallje publike” - tha Rupel, të premten, në një intervistë për “Deutschlandfunk”. Do të këtë një “koordinim të proceseve” në mes kosovarëve, BE-së, SHBA dhe UNO-së. “Vetëm kështu do të shkoj kjo”. Rupel, sheh ende vend për lojë rreth statusit të Kosovës. Ai thotë, se plani i përfaqësuesit të OKB-së Martti Ahtisaari “, ndoshta mund edhe më tej të përmirësohej”... Ndërsa, në anën tjetër; sot , kryeministri i ri i Kosovës z. Hashim Thaçi në Prekazin legjendar deklaroi se: “pavarësia do të vij shumë shpejt”, pa e përmendur datën , muajin apo vitin, dhe se fare nuk e sqaroi para popullit, çfarë “pavarësie” mundet me qenë ajo?! Ne si popull, nuk na mbetet asgjë tjetër, veç të presim „mrekullira „ si kjo “pavarësia me sovranitet” e Thaçit & Co dhe njëkohësisht pavarësi e mbikëqyrur e pranuar botërisht nga diplomacia ndërkombëtare. Pra, s´ po na mbetet tjetër vetëm të qajmë nga gëzimi, për këto dhe "çudira” " që po na i sjellë ky shekull i ri. Zvicër, 14 Janar 2008 | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Jan 25, 2008 2:34 pm | |
| Qka mendoni per fjalimin e Presidentit te Shqiperis, Bamir Topi,ne paralamentin e Kosoves, i cili me ato fjale qe iu drejtuar popullit te Kosoves, nuk i shkoj ne mendje qe ta permnde asku emrin e Adem Jasharit, e qoft as emrin e UÇK-s, kurse permendi emra tjere...?? |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Feb 01, 2008 1:26 pm | |
| Premtimi bene mire re lexoish kete shkrim nga Akademiku Rexhep Qosja:
Akademik Rexhep QOSJA: Vizita e Topit në Kosovë ishte johistorike!
Vizita e kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi, në Kosovë prej 25 - 27 janar, në mediat e shkruara e elektronike dhe në opinionin shqiptar të Kosovës u quajt vizitë historike. Dhe, u quajt, kështu, vizitë historike, për arsye se u bë në prag të ngjarjes më të madhe në historinë e Kosovës, të ngjarjes së ëndërruar nga të gjithë brezat e atdhetarëve gjatë një shekulli: në prag të shpalljes së pavarësisë. U harrua se vizitat zyrtare të politikanëve dhe shtetarëve nuk mund të quhen historike vetëm pse ndodhin në çaste me rëndësi historike. Vizitat zyrtare të politikanëve dhe të shtetarëve edhe më shumë sesa çasti me rëndësi historike i bëjnë historike idetë e tyre, gjykimet e tyre, largpamjet e tyre, vizionet e tyre, më në fund, karakteri i tyre i treguar në çastet historike.
Vizita zyrtare e kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi, në Kosovë, përpos se u bë në prag të ngjarjes së madhe, historike për popullin e Kosovës dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, nuk kishte asgjë tjetër historike. As ide, as gjykime, as largpamje, as vlerësime, as vizione historike. Përkundrazi: ajo kishte shumëçka të vogël që nuk përkonte me ngjarjen e madhe, në prag të së cilës ngjau. Fjalimet që ai mbajti, së pari në institucionin më të lartë politik të Kosovës - në Kuvendin e Kosovës dhe, mandej, në institucionin më të lartë të arsimit, të shkencës dhe të edukimit moral e atdhetar të rinisë shqiptare - në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ishin fjalime tipike burokratike, të cilave u mungonte ajo që pritej ta kishin: larghedhja në gjykime dhe shpirtgjerësia në vlerësime. Në vend se ta shikonte Kosovën nga lartësia mendore dhe morale e kryetarit të shtetit, që qytetarët e Kosovës e quajnë shteti Amë, ashtu siç e shikuan kur ishin në Kosovë paraardhësit e tij ish-kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari Alfred Moisiu, ai e shikoi nga niveli i një partie - i partisë së cilës i takon! Dhe, shikimi i tillë, i partishëm, madje, palejueshëm i partishëm, i bëri fjalimet e tij intelektualisht boshe, historikisht të papërgjegjshme, politikisht polarizuese! Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu: - e para, për arsye se kryetari Bamir Topi kishte harruar se Kosova ka bërë luftë, ka bërë një luftë që në historiografi nuk ka se si të quhet ndryshe përpos luftë çlirimtare dhe, - e dyta, për arsye se ai ishte kryetari i parë i Shqipërisë, të cilit gjatë këtyre 95 vjetëve prej se Kosova i është shkoqur me dhunë Shqipërisë, i është bërë e mundshme të flasë para popullit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Për kryetarin e Shqipërisë, të shtetit Amë, lufta çlirimtare do të duhej të ishte Pikënisja, që përcakton gjykimet dhe vlerësimet e tij për organizata politike, për veprimtarë politikë, për procese politike, për ngjarje dhe të arritura sot në Kosovë. Por, kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, sikur kishte harruar se në Kosovë është bërë kjo luftë, se në uniformë të një ushtrie kombëtare, e quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në këtë luftë kanë rënë afër dymijë dëshmorë, se në këtë luftë shqiptarët kanë pasur mbi dhjetëmijë të vrarë, të masakruar - djem, vajza, fëmijë, pleq, se gati një milion shqiptarë janë dëbuar me dhunë nga Kosova, disa qindra nga të cilët kanë gjetur strehimin, bukën, mjekimin, kujdesin vëllazëror në Shqipërinë shtetërore. Në fjalimin e kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi, në Kuvendin e Kosovës, as nuk u përmend fjala luftë çlirimtare, as nuk u përmend ajo që e bëri këtë luftë: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe, sipas të gjitha gjasave nuk u përmend lufta çlirimtare, sepse kryetarit Bamir Topit nuk ia qitte goja tri fjalët: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pse nuk ia qitte goja fjalën UÇK e di, natyrisht, kryetari Bamir Topi, e di kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, por e dinë edhe ata që kanë mësuar për qëndrimin e dikurshëm të Partisë Demokratike të Shqipërisë ndaj luftës çlirimtare në Kosovë, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që këtë luftë e ka bërë dhe ndaj Konferencës së Rambujesë në të cilën merrte pjesë edhe delegacioni i UÇK-së. Në qoftë se i mungoi vetëdija historike për të njohur nga tribuna e Kuvendit të Kosovës meritën historike të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, për mbajtjen e Konferencës së Rambujesë, për vendosjen e NATO-s dhe të UNMIK-ut në Kosovë dhe, më në fund, për ngjarjen e madhe në prag të së cilës gjendet Kosova sot: për shpalljen a afërme të pavarësisë së saj, kryetarit Bamir Topi nuk i mungoi gatishmëria që të shquajë njeriun e me të edhe partinë politike që prej çastit të formimit të UÇK-së u ngrit kundër saj, që bëri shumë përpjekje të komprometonte UÇK-në para faktorëve ndërkombëtarë, njeriun që gjatë bombardimeve u takua me kryetarin e Serbisë - kriminelin e luftës, Millutinoviç, në Prishtinë dhe me kryetarin e Jugosllavisë së mbetur - kriminelin e luftës, Millosheviç, në Beograd, që në Beograd para mediave elektronike e kërkoi ndërprerjen e bombardimeve si kusht për paqe në Kosovë e kjo domethënë për amshimin e pushtimit serb të Kosovës dhe që, më në fund, kur u kthye prej Beogradit në Prishtinë i filloi përpjekjet për krijimin e qeverisë kuislinge, që përfunduan me pasoja tragjike për dikë që refuzoi të hynte në këtë qeveri tradhtare! Dhe, këto janë të dhëna para të cilave as historianë, as politikanë nuk mund të qëndrojnë symbyllur e gojëkyçur kur flasin për vitin 1999 dhe për pavarësinë e pritur të Kosovës. Sado për nga vokacioni i parë – shkencëtar e kjo domethënë njeri që do të duhej t‘u bindej fakteve, kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, mohoi, kështu, faktet që tashmë dihen dhe themeluesin e UÇK-së dhe nismëtarin e luftës çlirimtare, Adem Jasharin, pa ngurrim e zëvendësoi nga mohuesi i tij dhe i gjithë luftës çlirimtare në Kosovë! Dikush do të thotë se kryetari Bamir Topi, megjithatë, e vizitoi shtëpinë e Jasharajve dhe bëri nderime në varrin e Adem Jasharit. Kjo, ndërkaq, në asnjë mënyrë nuk e arsyeton fjalimin e tij në të cilin u hesht emri i Adem Jasharit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare në Kosovë! Tjetër është vizita protokollare e tjetër është fjalimi "historik" në Kuvendin e Kosovës. Po, nuk ishte fjalimi i kryetarit Bamir Topi në Kuvendin e Kosovës paraqitja e vetme e tij e papranueshme në Prishtinë. Paraqitja e tij e dytë e papranueshme ishte ajo në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Kosovës. Megjithëse rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, e përkujtoi se titulli ‘Dr honoris causa" i është "ndarë Presidentit Topi si falënderim për mbështetjen e parezervë të shtetit Shqiptar ndaj luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në gjirin e së cilës ishin edhe studentët e këtij universiteti", kryetari Bamir Topi e quajti të lejueshme që edhe këtu të flasë si partisan partiak në vend që të fliste si kryetar i Shqipërisë. Këtu ai, në fillim, përmendi emrat e disa studentëve pjesëmarrës në demonstratat historike të vitit 1981, shumica e të cilëve sot janë në politikë dhe i heshti plotësisht, si të mos kishin qenë kurrë, studentët e shumtë të këtij universiteti që dhanë jetën në luftën çlirimtare si pjesëtarë të UÇK-së. Kjo amnezi morale e kryetarit Bamir Topi, padyshim, nuk ishte e rastësishme. Mosmarrëveshja e kryetarit Bamir Topi me luftën çlirimtare dhe me UÇKnë, që e bëri këtë luftë, nuk mori fund me kaq. Në vazhdim të fjalës së tij, ai e quajti të nevojshme të merret pakëz, por paharrueshëm, me pedagogët e këtij universiteti. Dhe, si u mor me ta? Nga radhët e shumë pedagogëve të këtij universiteti ai u lejua të veçojë shtatë-tetë që, sipas mendimit të tij partiak, ishin apo, më saktë, sipas dëshirës së tij partiake, do të duhej të ishin njerëzit më të merituar për punën dhe historinë e Universitetit të Prishtinës, dikur i quajtur Universiteti I Kosovës. I dinte vetë këta emra apo ia kishin futur në fjalim bashkëpunëtorët e Presidencës a suflerët e Prishtinës nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është se tre prej këtyre nuk kishin qenë kurrë pedagogë në këtë universitet, kurse njëri nga këta të tre, ndërkaq, edhe nuk mund të bëhej pedagog sepse kishte të mbaruar vetëm shkollën e mesme! Pse, atëherë, kryetari i Shqipërisë i veçoi si pedagogë më të merituar të Universitetit të Prishtinës vetëm këta shtatëtetë vetje? Pse kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, si pedagogë të lavdishëm të Universitetit të Kosovës i shpalli edhe ata që kurrë nuk kanë punuar në këtë universitet ndërsa harroi, shpërfilli, gjithë ata pedagogë, vërtet, të merituar - mjekë me doktorata, kimistë, fizikanë, matematikanë, ekonomistë, pedagogë, psikologë, anglistë, latinistë, historianë, historianë të letërsisë, gjuhëtarë, e të tjerë, që ia kushtuan gjithë jetën këtij universiteti? E bëri këtë vlerësim të gabuar, të paqëndrueshëm dhe të palejueshëm, kryetari Bamir Topi vetëm e vetëm pse gati të gjithë ata që përmendi ishin anëtarë të një partie në Kosovë, pse deshi të shquajë anëtarët e kësaj partie politike të Kosovës pothuaj të binjakëzuar me Partinë Demokratike të Shqipërisë? E bëri këtë vlerësim të gabuar e të palejuar kryetari Bamir Topi, sepse deshi të rishkruajë historinë e Universitetit të Prishtinës ashtu siç ka kërkuar kryetari i Partisë së tij, Sali Berisha, që të rishkruhet historia e Shqipërisë shtetërore dhe e shqiptarëve në përgjithësi? Pse jo? Mbasi në Kuvendin e Kosovës e "rishkroi" historinë më të re të Kosovës ashtu siç po kërkon Kryeministri i Shqipërisë shtetërore që të rishkruhet historia ushtarako-politike e Shqipërisë shtetërore, në Universitetin e Kosovës kryetari Bamir Topi e "rishkroi" historinë e këtij universiteti! Ndërkaq, se do t‘i zbatojë kërkesat e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, kryetari Bamir Topi e tregoi trefish prej se u bë kryetar i Shqipërisë. Së pari, e tregoi kur me nënshkrimin e tij e shkarkoi kryeprokurorin Theodori Sollakun të cilin, paraardhësi i tij, ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu, nuk gjeti arsye as kushtetutare, as politike, as morale që ta bënte këtë! Së dyti, e tregoi kur me nënshkrimin e tij e cenoi rëndë autonominë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke shpërfillur dhe, madje, duke fyer anëtarët e saj dhe e shkarkoi kryetarin e posazgjedhur ligjërisht, akademik Rexhep Meidanin! Së treti, e tregoi pak para se të vinte në Kosovë, kur me nënshkrimin e tij e bëri të plotfuqishëm ligjin me të cilin librat, revistat dhe botimet e tjera shqip të importuara nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora dhe librat, revistat e botimet e tjera në gjuhë të huaja të importuara nga bota i ngarkoi me tatim prej 20 për qind - e bëri të plotfuqishëm ligjin paramodern, pra, që veçon (izolon) Shqipërinë shtetërore nga Kosova, viset e tjera kombëtare dhe nga bota në pikëpamje shkencore, letrare e kulturore, duke cenuar ashtu përpjekjet për funksionimin e lirshëm të hapësirës kulturore kombëtare dhe për evropianizimin e krijimtarisë shpirtërore shqiptare! Dhe, kështu, prej se u bë kryetar i Shqipërisë, Bamir Topi, me nënshkrimet e tij mbi ligjet dhe vendimet e qeverisë së Sali Berishës i çoi botës mesazhe me të cilat u tregua se Shqipëria shtetërore nuk e ka kaluar fazën e parë të demokratizimit; se një institucion i saj - qeveria, I kontrollon edhe institucionet që në demokraci janë të pavarura - Kuvendin, Kryetarin, Gjyqësorin; se në Shqipëri institucionet vazhdojnë të jenë institucione mikste, me veçori të pakta të demokracisë e me veçori të shumta të autoritarizmit! Nuk janë mungesa e pavarësisë së tij vepruese si kryetar i shtetit e treguar në shembujt e sipërthënë dhe partishmëria e tij si kryetar i shtetit e treguar papranueshëm në Kuvendin e Kosovës e në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, të vetmet të dhëna që e bëjnë të paarsyeshëm nderimin e Bamir Topit me titullin Dr. Honoris Causa. Megjithëse në arsyetimin për dhënien e këtij çmimi thuhet se ai i jepet kryetarit Bamir Topi për kontributin e tij personal "për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës", mendja objektive nuk e pranon këtë arsyetim: kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, nuk shquhet me merita për "zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës". Ai është zgjedhur kryetar i Shqipërisë para afër gjashtë muajsh dhe për gjashtë muaj nuk ka mundur të bëjë shumë "për zgjidhjen e statusit të Kosovës". Gjatë këtyre gjashtë muajve ai ka përsëritur ato që janë shqiptuar prej diplomatëve, politikanëve e shtetarëve amerikanë dhe evropianë, që s‘do t‘i shqiptonte kurrë po të mos i shqiptonin ata. Më në fund, tani është e lehtë të bëhet "shumë" për zgjidhjen e statusit të Kosovës, domethënë për pavarësinë e Kosovës.
Tani për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për pavarësinë e Kosovës, janë deklaruar përfundimisht shtetet prej të cilave varet ky status: SHBA-të dhe shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian. Punët për t‘u bërë e mundshme që SHBAtë dhe Bashkimi Evropian, më në fund, të deklarohen për pavarësinë e Kosovës janë bërë përpara, para luftës, duke filluar nga viti 1981, e sidomos, gjatë luftës - në kohën kur zëri i Bamir Topit për Kosovën nuk është dëgjuar fare, në kohën kur kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i caktonte Kosovës si status përfundimtar autonominë në kuadrin e Jugosllavisë së mbetur, kur ai e quante Kosovën djep që u takon përgjysmë binjakëve të rritur në të shqiptarë e serbë, kur ai furnizonte Malin e Zi e Serbinë me naftë me të cilën punonin tanket, autoblindat dhe helikopterët e ushtrisë e të policisë serbe me të cilët vriteshin të rinjtë shqiptarë, pjesëtarët e UÇK-së dhe masakrohej popullsia shqiptare, kur ai çohej kundër Konferencës së Rambujes! Siç dihet, për punën e bërë në kohën e duhur për zgjidhjen e statusit të Kosovës, në Shqipëri janë të merituar të tjerë e jo Bamir Topi dhe kryetari i Partisë së tij, Sali Berisha: janë të merituar, në radhë të parë, ish-kryetari i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Rexhep Meidani, ish deputeti dhe kryetari i Këshillit për politikë të jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Sabri Godo, ish-kryeministri I Shqipërisë, Pandeli Majko dhe ish-kryetari i Shqipërisë, Alfred Moisiu. E të tjerë. Në qoftë se Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është i vendosur të rishkruajë historinë e re shqiptare ashtu siç po shohim se po bën në Shqipërinë shtetërore dhe ashtu siç deshi ta rishkruajë kryetari Bamir Topi në Kuvendin e Kosovës dhe në Amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, senati dhe rektori i Universitetit të Prishtinës nuk do të duhej ta bënin këtë. Jo. Kurrsesi. Universitetet janë institucione të arsimit, të shkencës e të etikës dhe prej tyre duhet të rrjedhin vendime, gjykime e vlerësime të drejta, objektive e të ndershme, që mbesin në histori e jo vlerësime të çastshme konjukturale. Po, mund të jetë se nderimi i kryetarit dhe i nënkryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e Bamir Topi, tani Kryeministër dhe kryetar i Shqipërisë, nuk lidhet fare me zgjidhjen e statusit të Kosovës! Ajo që dëgjuam në Kuvendin e Kosovës dhe në Amfiteatrin e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës është një histori e falsifikuar dhe një politikë e partishme, polarizuese, që në vend se shëndoshjes morale, u shërbejnë atyre që po shohim e po dëgjojmë përditë në jetën tonë politike, shkencore dhe kulturore: gënjeshtrave, korrupsionit mendor dhe rënies shpirtërore të shoqërisë shqiptare.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
| |
| | | | A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |