Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:02 am



ELSA CENAJ

LOT I I AKULLT
Poezi

Shtëpia botuese grafike
“Fishta”
Prishtinë, 2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:02 am


MBIJETOJ

jetë për të thënë jetoj
apo mbijetesë
krejt një,

një frymë,
një dhembje
mbijetoj...
ecim stazës së jetesë
punojmë që të mbijetojmë
me gotë e pimë dhembjen
mbijetoj

flasim që ta varrosim heshtjen
me buzagazin që shumë na mungon
e lotin që na mashtron
kinse u bëre se na shëron
gëzimet e pakta kujtimet që i përsërisim
pra mbijetoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:03 am

ecim nëpër zhgënjime kohe
me dashuri të përbuzur
e dëshira të përdhunuara
vlerë e nëpërkëmbur, e nënvlerësuar
pra mbijetoj
frymoj e ndjej lagështinë e ajrit
e ngacmimin e shikimeve
që herë me xiglojnë e herë më trishtojnë
diku në arkën e gjërave të çmuar të zemrës
zjarr dashurie strehoj
pra mbijetoj
e të mundem, gjerat për së mbari t’i vendos
do kisha larguar nga fjalori fjalën mbijetoj
a jemi bartës të mëkatit, të Mollës së ndalur
Eva, na ka humbur qetësinë e mundësinë
për të shijuar si duam gjërat

dua të jetoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:03 am

I

do qajmë bashkë ëndrrën e thyer
...bashkojmë lotët të formojmë
një oqean, dhembjen e vetmisë të ia
falim reve,
filizat tona mos të na thahen...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:03 am


ME TY

Me Ty e Hënën, e gjinjtë plot zjarr vashërie
treta gjumin e natës …
natë e ngrohtë, intime,
e hëna më solli porosi…!?
zgjoi në mua zjarrin e fjetur t’dashurisë
yjet u hedhen në valle
natë solemne, e kremte e madhe
dielli xhelozoi për mospërfillje, apo…
pse sonte këto re...?
po e pushtojë kaltërsinë e shpirtit
e po vërsulen verbërisht mbi tokë…
e toka egërsisht dremitet nga vullkani i mërisë
agu sikur merr veten,
hëna humbi mbretërinë e natës
të kërkoi nëpër dhoma, s’je as TI
ky mëngjes i rëndë, pa vesë e pa shpresë

ndryshim moti apo shpërfillje fatesh
zjarrin e vetëtimës ia përmbyta në lotin tim
më dhembje si t’i kuroj plagët
që kurrë s’pushojnë, për Ty e Hënën…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:03 am

A MË NJEH

a më njeh...!?
sa kohë të duhet të më njohësh?
ta kuptosh se ç’ndjej unë…
jo, ti nuk e dinë as nuk e ndjen…!?
a më njeh...!?
ti as që i dëgjon fjalët e mia!
ndjesinë e shpirtit,
asgjë për ty s’është më rëndësi
a më njeh...!?
a e dëgjon, i njeh...?
të rrahurat e zemrës..!
si nuk e mësove ritmin e ndjenjës
e shpirtit,
jetës
jo, kurrë nuk u përpjeke ta dish, ta kuptosh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:04 am


a më njeh...!?
a i ke parë lotët si rrjedhin faqeve
rrokullisin plot dhembje
ke ndjerë qoftë vetëm një herë
njelmësinë apo dhembjen e tyre

a më njeh...!?
a e ke vërejt
sa e sa herë zëmra më është thyer
ka humbur ngjyrat e dashurisë
nga mospërfillja,
injoranca,
heshtja jote
a më njeh...!?
e di...se ti kurrë s’më njohe
por nëpërkëmbe dëshirat e ndjenjat e mia
jetën ma bëre zi…
a më njeh...!?
agimet mi ke vrarë…
jeta me ty vazo e ftoftë bosh
lule e vyshkur e tharë
ti qe s’munde, e s’dëshirove asnjëherë të më njohësh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:04 am


NËSE

nëse ti je i gëzuar…!
m’i fshi lehtë lotët
pa lanë gjurmë...!
nëse dhe ti po qanë
bashkoju lotit tim
ngase do ma kuptosh ma mirë dhembjen
do qajmë bashkë ëndrrën e thyer
e dëshirën do e lajmë mirë e mirë…

ti bashkojmë lotët e ta formojmë një oqean…
dhembjen e vetmisë t’ia falim reve
lotët do i rikthejmë në shi
e do njomin tokën…

nuk bën të vonohemi
se dikur për gjithçka bëhet vonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:04 am

ta hedhim një hap...në shtegtimin tonë të ri
shikojmë, e shijojmë njeri tjetrin me zemër…
për tu bashkuar e mos t’u ndarë kurrë
ne të dy, do i’a dalim
edhe pse vështirë do fshihen gjurmët e lotit në shpirt
ta shijojmë pranverën e vonuar

ne të dy…
ta jetësojmë ëndrrën
dashurinë që mungoi nëpër vite
ta rikthejmë lumturinë e jetës
të dashurosh s’është mëkat
të dua…

të kërkova nëpër stinë e kohë…
rastësisht të gjeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:04 am


OQEAN LOTËSH
pika-pika mblodha gjithë lotët
që nëpër kohë rrjedhën nga zëmra
formuam një oqean…
që dremitë shpirtin
me copa drush, të vrarë nga rrufeja
ndërtova një varkë të fortë
që ta sodisë mbi oqeanin tim të lotëve
është oqeani i im i dhembjes dhe dëshirave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:04 am

unë jam pronarja e vetvetes…
vullkan i zgjuar që dremitëm, plot dëshira
nga varka ime..

hedh grepin shumë gremash
do t’provoj ta nxë peshkun e ëndrrës
peshkun e artë
gjithçka do merr emrin e vet
dashuria do të jetë kuptimplotë
i lidhë nyje gjërat
duke i dhënë jetë ëndrrës
duke e kallë dëshirën…

në Oqeaninë tim,
s’do këtë vend për pirat të dhunshëm
as për krokodil, peshkaqen e gjarpinj..
ata sikur janë zbutë nga shija e lotit
në këtë aventurë ndjenjash
një dorë e butë lehtë-lehtë fshin
lotët e mi
për të ma larguar përjetësisht dhembjen

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:05 am


DHEMBJE

Dhembje, plagë
dhemb e dhemb
lëshon rrënjët e veta
nëpër damarë të shpirtit
plagë,…
që vështirë shërohet
gjurmët e saj udhëtuan bashkë me vitet
kurrë s’do harrohen

plagë…
që ka lenë gjurmë në zemër
është mbyllur në arkën e vetvetes
shpesh dremitë shpirtin
shkakton dhembje nëpër kohë

kot, plaga s’është shëruar
është peng,... kohësh
që nuk rikthehet bashkë
me njomësinë e dashurisë…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:05 am

S’ MË MERITON

ma vrare mirësinë
bashkë me rininë…
s’më ofrove ngrohtësi…
të jam shpend i lirë në folenë tënde
ti s’më meriton

ti s’më meriton
e gjithmonë të respektova
të dashurova…
sa harrova veten
pse nëpërkëmbe ndjenjën…

ti s’më meritoje…
vuajtje e dhembje më ke shkaktuar
më prure në limitin e durimit
s’mundem ma të duroj

jeta s’ishte e lehtë
pa respekt, pa dashuri

a dëgjove ndonjëherë dhembje?
për mua, për veten
për dashurinë e vrarë…
për kohen e kaluar në ferr…

unë e ti, si dy gurë oxhaku…
të pa ngrohur kurrë..
nga ai zjarr që tymon
ti s’më meritoje…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:05 am

e unë u flijova, për ty
jeta, s’është e lehtë të jetohet
dinë si me thikë të godet
të gjakosë, hapë plagë
që asnjëherë s’të shëron
vetëm të mbanë nën këmbë...
robëron
verbon...
ti s’më meritoje

unë, as që mbushem mend
prapa ndjejë dhembje të kripur me lot për ty
edhe atëherë kur diçka më thërret, më thotë
ndalo…
nuk ndalem...!
të dashuroj

unë nuk ndalem…
vazhdoj në çmendurinë
e ndjenjës se vrarë
e pa aftë për dashuri të re
edhe pse ti s’më meritoje …

një ditë
mund të mi nxjerrësh sytë…
ndoshta atëherë për një çast do ndjehem e lumtur
kur nuk të shohë…
por se di çfarë ti bëj zemrës

ti s’më meritoje,
e as që më meriton…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:05 am

FAJIN E KE TI

kur të pashë, hape në mua një dritare
që të shoh me sy e zemër bukurinë e jetës
verbëria me dhembjen më kishte molisur
gjërat qenkan ndryshe
sa kontrast i bukur,
në mes verbësisë e zgjimit

të zgjohesh…
ta kuptosh se jeta s’është vetëm zi
t’i ndjesh e preksh gjërat
me ndjesinë e shpirtit
të krahasova e peshova ty
për këtë ndryshim
fajin e ke TI

nëse…!?
të kam thënë se të dua…!
s’ishte loje
foli shpirti, ndjenja..
fajin e ke Ti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:05 am



kur ta hapa zemrën,
dhe buzëqeshjen e thura për ty
ti fillove t’ma ndryshosh qenien
më nxjerre jashtë gëzhojës së dhembjes
duke thyer heshtjen që më rendonte shpirtin
që të ngrohem me rreze dielli,
fajin e ke TI

e...
sa shumë të kam kërkuar
nëpër stinët e mia
që të mos zgjohem e errem me dhembjen e vetmisë
fajin e ke TI

nëse…!?
për ty më rrjedhin lotët
mos t’më gjykoj askush
janë lot malli e dëshire
me shije dashurie
që në imagjinatë - nuk shuhen dot
fajin e ke TI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:06 am


PSE

Kur aq shumë më donë,
pse rri larg meje...?
pse, vonon…
pse ...!?
më lenë të vuaj…
ma venit rininë
hedhe hapin e shpejtë…
unë, po të pres në shtëpi
i beson dashurisë…
e ndjen dhe ti…!
lej të gjitha në një anë
eja...
në kraharorin tim plot zjarr e prush
mos t’mbetëm lule e venitur
të pres agë e terr...!

kalojnë stinë e vite
sytë nga porta i mbaj
kurbeti i zi,
rininë e shpresën ma ka vrarë
pse...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:06 am

në këtë relacioni-shpirt
dyshimin me ngacmon…!
je ti i vetëm…
a tjetrën ledhaton
është tjetra…në jetën tënde...?
për këtë harresa,
sa shumë po lëshon rrënjë...!?
e rëndë pritja në vetmi,
të ta rrëfej s’është lehtë…!

fëmijët po rriten…
në festa e ditëlindje kërkojnë
me lot në sy pyesin
ku është babai…!?
ndjenjë që zëmrën copëton
në dhembje...!

se ndjenë që vitet ikin
e mua lotët po më shtjerrën
jeta sjell çudira
mund dhe të na bashkojë
lotët e as dhembjen e vetmisë
kurrë s’do t’i falë…!

është thesar i imi
që në varr do t’i mbajë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:06 am




A MUND TA QUAJ LUMTURI?

Si ta quaj?
Lumturi,
dashuri…
atë që një herë lind në shpirt
por që lenë e thahet, zbrazëti, e vdes
pa e njohtë mirë njëra tjetrën
në kohë të njëjtë, rrugë të ndryshme

eh sikur jeta të ishte fontanë dëshirash
diellin do t’i dhuroja tokës
e kozmosin do e mbaja për vete
erërat gjithnjë, i kisha lënë në lëvizje
që të pjalmojnë e freskojnë...!
edhe shiun do t’i dhuroja tokës
për jetë, gjelbërim të pa fund
në mungesë të dashurisë
me breshërinë, vetëtimë e rrufe
do ta ngushëlloja vetminë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:06 am

he të kisha mundësi të zgjedhe
do të doja,
që hapat, e stazës së rrugëtimit tim,
ti rikthej pas...!
ndoshta, në ndonjë shteg tjetër kisha ecur
në krahët e dashurisë, me puthje të zjarrta përvëluar

po dua e ç’dua...!
është vetëm ankth, që zemrës orë e çast ia falë
fati i jetesë, shpirtin plagosë rënd e ka
dhembje përcjell në damarët
si ai, asnjëherë, se ndjeu,
kësaj kurrë s’mund i thuhet dashuri

ti shkruaj këta rreshta, ta radhis këtë poezi
shkronjat i përtypa e i shndërrova në vargje
me vetëdije se burgu…
nuk është, e as që mund të quhet jetë e Liri
mospërfillja,
injorimi
dhembja
s’janë dashuri…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:06 am



VALLËZIM NË RËRË

lehtë eci bashkë me erën
qe nëpër rërë te mos la gjurmë
të jam e dukshme, të jam e pa prekshëm
pranë detit që dremitë
valët e dalldisura,
të shqetësuara sikur mu më prisnin

në këtë heshtje dhembje,
shikimin nga deti mbajë
sikur valët më pyesin me shqetësim
pse grua je kaq e trishtuar?
sikur hareja të është mbytur në thellësi t’pa fund
si goja e dëshira të ishin gozhduar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:07 am


ç’ti them valës...?
atë që do ia them Hënës...!
apo diç të trilloj, që ta mashtroj
gënjeshtrën kurrë s’kam mund ta duroj në shpirt
fajin e ka Ai…
që më lë t’vyshkem n’vetmi

dhe këtë ditë jam e vetmuar
e lidhur nyje në besnikëri
errëm, mbështjell në rrjetin e kujtimeve

pse të pres kaq gjatë…?
kur ai i qetë në krahët e tjetrës po lundron
duke vrarë shpirtin
kënaqësinë e epshit të vet e gjen
e unë e tharë nga era,
si hije valët përcjell
tradhtia vret dashurinë, deri në tërbim

buzët më janë gace
me duar gjinjtë ngjeshe
etja ta pi detin
e me rërën vallëzoj...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:07 am

LIGSHTI

pa e përtypë e gëlltite kafshatën e bukës
vrazhdë udhëton e përplaset në lukth
në këtë lojë të dhembjes, dhëmballëve s’u erdhi mirë
mu duk se dielli ma shumë u skuq
stomaku protestoi
siç përplaset toka, kur rebelohet moti
e gjunjët e mi, e ndalin hapin
mbi ta rëndon peshë e dhembjes së vetmisë
dashuri e tharë, që kur s’u lulëzua

ç’është kjo ligështi, që përshkon si kob i ç’frenuar
si gurët kur shkëputen nga bjeshka
dhembja rrokullisë dhembjen
shpesh lajme të hidhura, përcjellë kukuvajka
si gjithherë e keqja, nuk mbetet veç ëndërr

të humbur pas asgjësë
se vërejmë kohën si ec
nëpër shtigje jete, ma shumë plagë se gëzime
lodh ndjenë e zemër, nëpër këto shtegtime
ngarkuar rëndë, me peshën e mallit e pritjes
e harruar vetveten, se për një fjalë venitem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:07 am

SONTE SHOK E KAM VETMINË

sonte shok e kam vetminë
e gotën e qelqet me Uiski, që s’bën zë
i tepërt do të ishte, ai që s’të kupton

sonte s’dua shoqëri.
yjet u struken dhe ata kanë dhembje
të heshtur, shijomë ankthin e pritjes
vetëm ti i dashur, s’ke ndalim
mund të kalërosh mbi kalë
të vish në çdo kohë e të më duash
ke mbet dhëndër ëndrre për mua
dhe ti se dhëndër që do bëhesh burrë
e eja më merr nuse me të bardha
e më shpjerë në parajsën e epshit
të bashkë-dyzohemi, t’i vrasim demonët e smirës
me rrezen e agut, të zgjohem në krahët tu
duke mposht ligësitë e natyrës.
t’shlyejmë gabimet e Evës...
kujtimi për “mollën ndaluar” s’po na len të jetojmë...!

Eva po të dëgjon
do të gëzohej shumë
në përkrahje të mospërkuljes së saj
gaboi, gaboi,...me mëkat mortar
që s’po na len ne të jetojmë...
mungesa jote, bënë që
edhe sonte shok ta kamë vetminë.
Çfarë do u them rrezeve të agimit të bardhë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi EmptyThu Jan 03, 2013 3:07 am


DIKUR

dikur...!
në një kohë e në një stinë isha e lumtur
e lirë vrapoja fushës së dëshirës
ëndërroja ta shaloi atin e ëndrrës
gjithçka ishte e bukur
e shtruar me lule e njomësi, gjelbërim
sikur lumturia s’ka mbarim
dikur…!
sikur fluturoja me krah të zanave
përqafoja pafundësinë e mbretërisë se qiellit blu
eh pa menduar se e gjithë kjo mbretëri lumturie
do ik…për të mbetur vetëm pjesë e së kaluarës
vetëm dikur…
....eh…dikur
dhe ajo kohë, dikur...!?
që iku e s’do të përsëritet kurrë
në kohë rikthen nostalgji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





 E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi    E L S A  C E N A J  LOTI I AKULLT  Poezi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E L S A C E N A J LOTI I AKULLT Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» POETJA ELSA CENAJ , VELLIMIN I SAJ POETIK " LOTI I AKULLT"
» poezi satirike
» "PENTAGRAM LOTI" nga KRISTAQ F. SHABANI
» POEZI PROMERIALE
» POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: