Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Fotografia Shqiptare Tue Nov 20, 2007 4:04 am | |
| ...të parin studjues dhe kritik të fotografisë artistike ndër ne...
Bisedë me zotëri Qerim Vrionin, të parin studjues dhe kritik të fotografisë artistike ndër neQë në fillim të kësaj bisede, z. Vrionin e lutëm që, për lexuesit e gazetës sonë, të ngre dy paralele përnjëherësh, mbi dy vonesa: sa vjet është më e moçme paraqitja e fotografisë në botë, në krahasim me shfaqjen e saj në Shqipëri, e para, dhe, e dyta: pas çfarë kohe fotografia, thënë kushtimisht, fitoi “statusin” si krijim(tari) artistike?z. Qerim Vrioni: Fotografia fillimisht si një shpikje teknike e, më vonë e vazhdimisht art, ka një vecanti në fillesat e saj. Kjo sepse ndonëse fotografia e parë ( “Prona në Gras” e Nisefor Nipse) daton vitin 1826, shpikjen e saj zyrtarisht Akademia Franceze e njohu më 19 gusht 1839, datë kjo që mbahet ditlindja e fotografise. Fotografia e parë në Shqipëri është e vitit 1858 me autor italianin e shqiptarizuar Pjetër Marubi, të cilën e ndajnë 32 vjetë nga fotoja e parë dhe 19 vjetë nga njohja zyrtare, që gjithsesi janë shumë pak. Duke menduar se 20-30 vjetë në historinë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore janë të papërfillëshme, mund të themi se fotgrafia në botë dhe tek ne kanë pasur përafërsisht të njëjtin fillim. Ndërsa për statusin e fotografisë artistike, nuk ka e nuk mund të ketë një datë të përcaktuar prerë. Gjurmët e para të artit në fotografi gjënden në merakun dhe kujdesin e fotografëve të parë në histori për të kuadruar pamje sa më të pëlqyeshme për syrin, dmth, shfaqje e sensit të të bukurës, e me ndryshe stërpikjet e para të fotove me art. Më vonë përparimi i teknologjisë së fotografimit shtoi kërkesat artistike. Cilët janë të parët autorë, në botë dhe ndër ne, që fotografinë e thjeshtë e ngritën në shkallë arti?Z. Qerim Vrioni: Fotografët e parë në histori janë N.Nipse, Lui Zhak-Mane Dager, Uiliam Foks-Talbot, Bajar, Zhiro de Pranguej, Draper, Hubert etj e sic e shpreha edhe më lart, qysh prej fotove të tyre gjejmë gjurmë të të bukurës. Futjes së artit në fotografi i dhanë zhvillim vecanërisht fotoportretistët, të cilët kuptuan se fotografia mund të shpërfaqë edhe tipare të karakterit , temperamentit dhe gjendjes psikologjike të subjektit (njeriut) duke nxjerrë në pah me mjetet shprehëse të saj si dritë-hija, kuadrimi, linjat, sfondi etj, ato pjesë të fizionomisë që plotësonin qëllimin e fotografit. Nga të paret që u dalluan nga mezi i shekulli XIX, ishin David Octavius Hill dhe Julia Margaret Cameron ( kjo me arritje të vecanta ne kendeveshtrimin psikologjik) e po ashtu bashkekohes me keta shkëlqeu Nadar ( Feliks Touranchon) i cili “arshivoi” fytyrat e njerëzve më të mëdhenjë të artit dhe kulturës së kohës së tij. Nga fotoportreti dalngadalë, u kalua tek pejsazhi piktorik, më pas tek kompozimi, fotomontazhi e duke u shtuar numuri i fotografëve artistë u rrit edhe kërkesa për të zgjedhur, gjë që natyrëshëm rriti edhe cilësinë dhe sasinë e artit ne fotografi. Fillimi i shekullit XX, sidomos 2-3 dhjetvjecarët e parë, me daljen e revistave të specializuara vetëm për fotografinë, i dha një shtysë të madhe fotografisë artistike. Ndërsa tek ne, përvec Marubëve, duhet të përmendim Idromenon në kapërcyell të shek.XIX-XX, si dhe Kristaq Sotiri i cili ka lënë një fond të vyer me foto të realizuara me kërkesa të larta artistike, kjo e ndihmuar tërthorazi edhe nga miqësia e madhe me piktorin e njohur Vangjush Mio. Si në rastet e para ashtu edhe në këtë, as fotografia, pra artistike nuk vjen te ne me vonesë aq të madhe, pas asaj në Europë dhe në botë?Z. Qerim Vrioni: Pikërisht ashtu është, fotoja artistike nuk vjen me vonesë tek ne. Përmendim këtu fotografinë “Lypës në rrethinat e Shkodrës” të Pjeter Marubit e vitit 1885 që, për nga vlerat artistike, qëndron si e barabartë me shume foto klasike bashkëkohese me të, tjetër gjë se ndër ne nuk bëhet publiciteti i duhur sic bëjnë të huajt. Pra edhe në cilësi nuk jemi kronologjikisht të mëvonëshëm. Por duhet theksuar se sot e gjithë ditës fotografisë fatëkeqësisht nuk po i kushtohet rëndësia e duhur. P.sh. ndodh që në ekspozitën vjetore Marubi të mos blihet asnjë foto, gjë që tregon interesin e dobët të konsumatorit të kulturës së fotografisë. Një pjesë të shkakut duhet ta kërkojme tek kritika e fotografisë që nuk nxjer në pah vlerat e tyre. Po studimi dhe kritika mbi fotografisë artistike e ç’moshe dhe e ç’niveli profesional është ajo në trojet shqiptare, përgjithësisht?Z. Qerim Vrioni: Unë kam lexuar c’është shkrojtur për fotografinë shqiptare në shtypin e vendit (në Bibliotekën Kombëtare) nga viti 1912 deri ne vitin 2000, rreth 200 materiale e nuk kam gjetur ndonjë kritikë apo analizë për një fotografi ose autor fotografish e këtë e them me keqardhje. Artikujt kryesisht janë marrë me anën historike të zhvillimit të fotografisë , me jetën dhe me informacione për krijmtarinë e fotografëve të traditës, gjë e mirë kjo, por e pamjaftueshme. Dicka më ndryshe në Kosove, por gjithmonë me studimin e fotgrafisë janë marrë kritikë pikture apo skulpture. Kohë më parë, keni botuar librin (të dashur, them unë), me titull “Fotografia – një grusht diell”, i pari i kësaj gjinie që lexuesit (gjith)shqiptar i sjell artikuj dhe studime mbi fotografinë. Ç’thesar librash të tillë ka sot në libraritë dhe në bibliotekat tona?Z. Qerim Vrioni: Duke qënë libri im i pari, hë për hë është i vetmi, shpresoj të pasohet nga të tjerë, ndërsa nga përkthimet prej 4-5 vjetësh është botuar vetëm “Fotografia”, një libër “ikonë” do thosha unë i studiuses së madhe Suzan Sontag, e ndarë nga jeta rreth një vit më parë. Ndërsa në biblioteka nuk gjen libra për fotografinë më të rinj se 25-30 vjeçarë. Ç’status gëzon, përnjëmend, në hapësirën shqiptare, fotografia, në përgjithësi, e ajo artisitke, në veçanti?Z. Qerim Vrioni: Fotografia në përgjithësi, e ajo artistike në vecanti , nuk gëzojnë ndonjë status për t’u pasur zili. Përvec dy organizimeve vjetore shtetërorere, “Marubi” në Tiranë (në pranverë) dhe “Gjon Mili” në Prishtinë (në fillim të shtatorit), për fotografinë nuk ka veprimtari tjetër periodike. Aty këtu , në Tiranë hapet ndonjë ekspozitë vetiake me një numur të kufizur punësh që nuk lënë shumë vragë.. Ekspozita më serioze është celur në vitin 2003, nga fotografi prishtinas Fahredin Spahija në Muzeun Historik Kombëtar këtu, që përvec numurit të kënaqëshëm të punëve (rreth 80), shquhesh edhe për nivel të lartë artistik të fotografive. Ekspozitat përgjithësisht vizitohen ditën e përurimit në prani të mediave , pastaj frekuentimi thahet. Të meremi vesh , nuk është se këtu nuk krijohen foto artistike dhe nuk ka fotografë pasionantë me kërkesa të larta estetike, madje edhe me prirje të kënaqëshme për fotografinë e kohës, por problemi qëndron në menazhimin e dobët të këtij brezi fotografësh. Psh. mund të organizohen ekspozita me pjesmarje të përcaktuar moshe, me tematikë të vecantë, si vetëm me portete ose me peizazhe, ose edhe me bazë teknikën. Këtu më i rëndësishëm është publiciteti që u duhet bërë ekspozitave para, gjatë dhe sidomos pas mbylljes kur lipset të organizohen biseda ku te analizohen arritjet, por edhe problemet që dalin përpara fotografisë shqiptare në këtë fillimshekulli. Në fotografinë shqiptare ka figura dinjitoze, ku përvec Marubëve, për të cilët janë botuar 2-3 albume me foto, për fotografë të tjerë si Idromeno, K.Sotiri, V.Burda, Manaki etj, të viteve të para të 1900-tës, nuk është shtypur asnjë katalog qoftë vetjak apo kolektiv. Ky konstatim qëndron edhe për figura të mëvonëshme të fotografisë shqiptare si vëllezërit Ristani, Pici, Bali etj e deri tek të rinjtë me prurje shumë interesante. Tjetër, qysh para më se tre vjetësh kam ngritur në shtyp domosdoshmërinë e pavionit të fotografisë artistike në Galerinë Kombëtare të Arteve (gazeta Shekulli, 26 korrik 2002), e deri tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Po plasnimi (plasmani) i fotografisë artistike, përmes faqeve të shtypit të ditës, të periodikut, përmes monografive dhe mënyrave të tjera, i çfarë niveli, sasie e cilësie është ai sipas vlerësimit tuaj?Z. Qerim Vrioni: Shumë rrallë gjen vend në shtyp fotoja artistike me këtë status, e kjo është për të ardhur keq se shumë të përditëshme këtu kanë fotografë të talentuar që mund të vecojnë një qoshe të faqes së gazetës të cilësuar “Foto artistike” në të cilën të zenë vend punë të tyre, të bashkëkombasve dhe të të huajve. E këta fotografë, e përsëris të talentuar, përcjellin në faqet e shtypit ngjarjet e një apo dy ditëve më parë. Nganjëherë shohim në gazeta foto të stërzmadhuara me qartësi shumë të dobët, e po ashtu vërej raste kur fotot zgjidhen me shije e sidomos vendosen bukur, dhe kjo vendosje të përgatit psikologjikisht për përmbajtjen e shkrimit. Në gazetat tona shume rrallë gjënden foto të shoqëruara me diciturën “botohet për herë të parë” që do të shtonte interesin për fotografinë. Sa për monografi për fotografë ose periudha të caktuara në histori të fotografisë shqiptare, tani për tani as që bëhet fjalë. Çmoheni si studjuesi dhe njohtësi më i çiltër i artit marubian e, sidomos, i atij të opusit të Gjon Milit. Me kompetencë mund të thoni se sa e njeh Evropa dhe bota artin e tyre dhe si e çmon (vlerëson) atë?Z. Qerim Vrioni: Fototeka “Marubi” është vërtetë një thesar kombëtar dhe shumë studiues të huaj e vizitojnë vazhdimisht. Puna është tek menazhimi si duhet i këtij thesari, gjë që kërkon përvec zellit e përkushtimit, edhe fantazi në gjallërimin e ekspozimit të herëpasherëshme të krijimtarisë me tematikë të caktuar nga fondi marubian. Ndërsa Gjon Mili, është një fotograf shumë i njohur amerikan me origjinë të fortë shqiptare, kështu që emri i tij është shumë i njohur për botën e fotografisë. Ka disa vite që Shtëpia Botuese e Londrës “Phaidon”, e specializuar për artet pamore nxjer një album me titull “The Photo Book” me 500 foto të përzgjedhura nga historia e fotografisë botërore nga një komision i posacëm. E në këtë album përfshihet fotoja “Kapiteni Mark Raka dhe bajraktari i Shales” e Kel Marubit (1922) dhe “Pikaso duke vizatuar me dritë” e Gjon Milit (1949). Në këtë album që rishtypet vazhdimisht, ka shumë vende të Europës që nuk përfaqësohen fare. Përfshirja jonë është dinjitoze përkrah emrave më të shquar të fotografisë botërore. Shtëpia Botuese “Phaidon” boton edhe albume të tjera për artet pamore, gjithmonë me nga 500 punime, por në asnjërën prej tyre nuk përfaqesohet arti shqiptar përveçse me fotografinë. Edhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm për vlerësimin e botës për fotografinë tonë, sidomos për atë të traditës. Në Tiranë organizohet ekspozita vjetore “Marubi”, kurse në Prishtinë ajo me emrin “Gjon Mili”, çfarë mendoni në lidhje me këto dy zhvillime, mbi nivelin e tyre artistik, tash në fillim të rrugës dhe mbi përspektivën e tyre për t’u zhvilluar në manifestime të njëmendta artistike, në këto dy kryeqendra tona administrative dhe kulturore?Z. Qerim Vrioni: Po, në Tiranë organizohet prej disa vjetësh ekspozita-konkurs e përvitëshme e fotografisë artistike “Marubi” me një statut të aprovuar nga ministri i atëhershëm i kulturës, Edi Rama. Paraprakisht duhet thënë se kjo ekspozitë është një gjë shumë e mirë për zhvillimin e fotografisë shqiptare në përgjithësi, si dhe për nxitjen e forcave të reja krijuese në këtë fushë të arteve pamore. Por fatëkeqësisht këto 2-3 vjetët e fundit organizimi i saj është nënvlerësuar duke shkelur haptas nenet e statutit që normon punën e tij. Psh. kuratori caktohet pa konkurs, ky cakton tamatikë, kur sipas statutit ekspozita është e hapur, e kjo tematikë njoftohet një muaj para celjes së saj, nganjëherë nuk caktohet fare juri e katalogu, si regull del 10-12 muaj pas organizimit të ekspozitës, ndonjherë nuk jepen fare cmime etj. Kjo ka bërë që në të të mos marin pjesë emra të njohur të fotografisë bashkëkohore shqiptare. Megjithatë pjesemarja ne ekspozitë është shumë masive, e rrjedhimisht në të ekspozohen edhe foto me nivel artistik. Mendoj se do të kishte më shumë sukses dhe do të ishte më i vlefshëm nëse do të trajtohej më seriozisht nga organizatorët. Ndërsa për ekspozitën-konkurs “Gjon Mili” edhe kjo për foton artistike, që hapet në Prishtinë, mendoj se është më serioze dhe iu nënshtrohet disa rregullave të përcaktuara dhe është me afër përcaktimit “manifestim i njëmendët artistik”. Të dy veprimtaritë kanë mangësi organizimin e diskutimeve krijuese në fund të manifestimit, gjë që do tja u rriste vlerat dhe do ti bënte më të efekteshëm për paraqitjen sa më dinjitoze të fotografëve shqiptarë. Shpresoj se në të ardhmen këto veprimtari do të organizohen më seriozisht në mënyrë që fotografia shqiptare në të dy anët e kufirit të përhapet sa më shume, e njëkohësisht të bëhet estetikisht sa me cilësore. Prishtinë,Shtator 2005 | |
|