|
| Veshjet tradicionale shqiptare | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:00 am | |
| Veshjet tradicionale shqiptare dhe Kultura Tradicionale në trojet Shqiptare Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Veshja me kemishe te gjate dhe perparje Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala). Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen. Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Sun Nov 21, 2010 9:53 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:03 am | |
| Veshjet per burra
Veshja me fustanelle Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare.
Veshja me fustanelle Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se Jugut. Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun) Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtana te zi, e diku me ngjyre te zeze. Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Koree, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose perdoret ne raste kuvendesh. Veshja me tirq Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqiperine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit. Veshja me Brekesha Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak. Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj. Veshje me poture Poturet kane formen e pantollonave te gjera e te gjata deri ne gju.
Veshje me tirq Ndryshe nga veshjet e tjera keto lloj pantollonash kane mjaft ndikim (ne formen e prerjes) nga e njejta veshje e perdorur ne vendet orientale. Ne pjesen e poshtme te ke mbeve (poshte gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa ne pjesen e siperme vishej kemisha me menge te gjata e shoqeruar me nje jelek prej shajaku, i cili mberthehej ne pjesen anesore te gjoksit. Ne stine te ftohte vishej dhe nje xhamadan me menge qe i vareshin ne pjesen e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe nje pjese tjeter qe dallonte nga krahinat e tjera, eshte pikerisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike. Kjo veshje ka patur perhapje te kufizuar, kryesisht ne Laberi, Mallakaster, Myzeqe etj. Poturet kane zevendesuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX
Fustanella
Veshje popullore burrash ne vise te ndryshme, në JUG dhe VERI. Fustanella ka trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinde (pala) në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Copa ishte pëlhure shtëpiake e bardhë prej pambuku e liri. Kostumi me fustanelle përbëhet nga këmisha, fustanella, tirqit/kalcet, brezi, jeleku dhe xhamadani. Luftëtar te ndryshëm kanë veshur edhe fustanelle të murme dhe të zeza. Fustanella është veshje që i përket një kohë shumë të vjetër. Dokumentohet të jetë që nga shek IV - III para erës sonë, në disa gjetje arkeologjike.
Xhubleta
Veshje tipike e grave ne Shqiperine Veriore, mbi lumin Drin, Nikaj-Merturi e Rugova, Malesi e Madhe dhe shqiptar te Malit te Zi.Ne zonene nen shodrese deri ne Breg te mates ku malsoret e malsise se madhe rane . Xhubleta eshte nje fund ne trajte kembane, qe vjen i valezuar perfundi, sidomos ne pjesen e mbrapme. Behej nga nje numer i madh copash e rripash te ngushte shajaku, te vene horizontalisht dhe te nderthurrura me breza gajtanesh. Mbahet e varur ne supe me dy rripa te gjere. Ne shek. XVIII, xhubleta behej me shume ngjyra, por ngjyrat qe kane arritur ne ditet e sotme jane: te zeza per grate dhe bardh e zi per vajzat. Pjese te tjera te kostumit me xhublete jane: kraholine, xhoka, kerdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta eshte me prejardhje te lashte. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura ne Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijevjecarit te dyte para eres sone dhe lidhen me qyteterimet e vjetera mesdhetar. XHUBLETA e MALSISE MADHE eshte trashigimi me i qarte i kultures tone Ilirjane ku vetem nepermjet saj ne paraqesim historine e humbur te kombit tone qe malsoret tona e percollen deri ne vitet 1950 -1960,pra e vetmja qe jep IDENTITETIN E KOMBIT SHQIPTAR,nepermjet SIMBOLEVE ku simboli ma i dukshem per te gjitha eshte SHQIPONJA pastaj ne MISTERINe XHUBLETES jane nje seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fene katolike besimin te zoti ,dashurine e bukurine e femres malsore me te vertete si nje PRINCESHE . [redakto]Opingat
Dicka me shume per "kepucet me apo pa xhufka"
Opinga Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej nje cope te vetme lekure ne trajte katerkendeshi kenddrejte, buzet e se ciles rudheshin me retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo, dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze, opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj Deshmite me te hershme arkeologjike per opingat u perkasin shek V-IV para eres sone dhe tregojne se ato kane qene nje element i kultures ilire, dhe dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe me vone nga llaptiet tipike te popujve sllave. Deshmi te mevonshme jane te shek XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek arbereshet e Greqise dhe te Italise.
Guna
Veshje dimri, ne forme manteli te gjere prej leshi, me menge dekorative (qe nuk visheshin) dhe me kapuç per koken. Njihej me disa emra: gune çile (e dhirte) per barinjte, gune larë ose laroshe, tallagane, tamare etj Te ngjashme nga funksioni dhe nga mateliali, por ne forme pelerine, ishin disa veshje te tjera dimri qe perdoreshin ne zona te ndryshme te vendit si: bërruci e sharku ne Laberi, japanxha e bardhe e burrave ne Kosove, tallagani i grave ne Malesine e Madhe etj Riprodhimi është domosdoshmëria
Në fondet muzeale të Institutit të Kulturës Popullore ruhen
Xhubleta shqiptare një numër i konsiderueshëm kostumesh popullore, dhe jo thjesht si numër, por variante të shumta që përfaqësojnë të gjitha tipet e veshjeve popullore shqiptare. Variante që konsistojnë në veshje ceremoniale, në veshjet e përditshme, në veshjet sipas grupmoshave, në veshje për fëmijë, vajza, për gra të një moshe të kaluar. Po, përsëri nevoja e riprodhimit është domosdoshmëri.
Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Sat Nov 20, 2010 1:37 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:03 am | |
| Veshjet më të lashta
Kostumi më i hershëm, që përcjell një mesazh qindravjeçar është xhubleta, e cila e ka origjinën përgjatë Alpeve dhe kalon deri në malësinë e Malit të Zi. Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë kanë bërë studime nga më të ndryshme, për të akoma nuk është arritur në një shpjegim konkret, pse kjo veshje ka qenë ekzistente vetëm në malësinë e Veriut. Ndërsa elemente të tjera të antikitetit, që përcillen nëpërmjet veshjes popullore, janë këmisha e gjatë, struka (pelerina e gjatë) dhe opingat me majë.
Pse duhen ruajtur kostumet popullore
Mbledhja e këtyre kostumeve popullore ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore, më saktë në vitin 1947. Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti. Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli. Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Krahina e Zadrimës ka një kostum femëror në formë kokete dhe të zbuluar, gjë që tregon lirshmëri. Ky kostum në Kukës është ndryshe, i mbyllur deri në fyt. Në një formë, tregon fanatizëm. Të gjitha këto elemente, të marra një nga një, kompletojnë fizionominë e krahinës.
Edituar për herë të fundit nga Arbër. në Sat Nov 20, 2010 1:37 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:16 am | |
| | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:17 am | |
| Arber, mir do ishte te sjellje edhe ndonje foto me ato veshje, se me te vertet kan vler shum te madhe ,veshja e rugoves me pelqen shum e femrave e meshkujve me pelqen veshja nga drenica........ | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:19 am | |
| Do i sjelli , te gjitha .. ato veshje shqiptare qe kane lidhje me veshjet antike .
A harrova ne shqip eshte e shkruar :) | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| | | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:24 am | |
| Skocezet e pranojne qe nga ne e kane marre si dhe instrumentin muzikor Gajden .
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:25 am | |
| Po ata kan kete instrumen ,ama per fustanella se kam dit se ken pranu nje gje till! | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:26 am | |
| Ju lumt për punen që po bani.
Edituar për herë të fundit nga BashKom në Thu Nov 18, 2010 12:27 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| | | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:27 am | |
| - Cito :
- Po ata kan kete instrumen ,ama per fustanella se kam dit se ken pranu nje gje till!
E kam postuar diku ate liber , kur kam koh do e pastoj perseri . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:35 am | |
| bashe kisha pase qef ta lexoj ate artikull!! | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:41 am | |
| | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:45 am | |
| Jo ajo foto lart mund tjet diq tjeter por jo tirqi, shiko mir si duket sikur veshje e njerz te shpellave .nuk duket ka kembet se ka veshur diq ? | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:46 am | |
| Eshte e vertutar qe kane mbajte TIRQI . I postoj nje dite edhe librat e hershme qe e vertotojne te njejten . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:52 am | |
| ???????????????? kam pare nje filem me kesule sikur te shqiptarve por jo identike sikur kesuel se kan shqiptaret,ja e till sikur se e odisut ama kjo ngjason me shum me ato se bartin muslmanet se vin nga haxhi,ku mbulohet vetem pjesa e larte kokes jo e gjitha .....pastaj edhe te krishtert (prifta )bartin diq te ngjajshem me kete te odiseut. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:55 am | |
| - Cito :
- fiona
bashe kisha pase qef ta lexoj ate artikull!! Ushtaret Anglez nga e kane marre fustanellen : - Cito :
- The fustanella, or white kilt, of the traditional Albanian is as common in the
streets of Athens as the private soldier's uniform in London (The classic and the beautiful from the literature of three thousand years - Page 395 by Henry Coppée - Juvenile Nonfiction - 1895 page 395) Skocezet - Cito :
- Famous Albanian Fustanella
The famous Albanian kilt (or fustanella as it is known in the Albanian language) was common dress for men in the 13th century where it was regularly worn by a tribe of the Dalmatians, one of the Illyrian progenitors of the Albanians. At that time, the kilt was called Dalmatica, however, theories exist that the kilt really had its origin during much earlier times as a long shirt called linja which, when gathered at the waist by a sash, gave the appearance of a knee- or calf-length kilt. Depending on the social status of the wearer, materials used in fabricating the fustanella (thereby defining the number of pleats) ranged fromcoarse linen or woolen cloth for villagers to luxurious silks for the more affluent. Although the kilt was once worn by men throughout Albania, today it is seen only on special occasions in southern Albania, especially in the Gjirokaster area, and in the Albanian regions of Montenegro, Kosova, Serbia, Macedonia, and Greece.
The Hungarian sociologist, Baron Nopcsa, believed that the Albanian, or Illyrian, kilt became the original pattern for the Roman military dress, and, because of its similarity to the Celtic kilt, he also theorized that the Roman legions in Britain, through the presence of its Illyrian element, probably started the fashion among the Celts (it may also be interesting to note that the Celtic word for Scotland is Alban).
Lord Byron, in Childe Harolds Pilgrimage, observed the ...Albanian kirtled to the knee, and T.S. Finlay in his Travels through Greece and Albania states, unequivocally, that It was the fame of the Albanians which induced the modern Greeks to adopt the Albanian kilt as their national costume. See The Albanians and Their Territories, Pages 164-166, 8 Nentori Publishing House, Tirana, 1985, and Faik Konitzas Albania: Rock Garden of Southeastern Europe , Pages 81-90 From at least the 14th century, a strong cotton cloth called fustan was produced - hence the name of the garment fustan and later the diminutive fustanella. But archeological evidence points to the fustanella as being a more ancient form of clothing. Among the more important (archeological) finds are 1. a small ceramic statue from the 4th century C.E.(AD) found in Durres which depicts a man wearing a long fustanella fastened with two bands across the chest; 2. a gravestone from the 3rd to 4th century C.E.(AD) found in Smokthine, near Vlora, which shows a man dressed in a fustanella; and 3. a much more ancient figurine found in Maribor, Slovenia, which dates from the 5th century B.C.E. (BC) which also shows a fustanella worn with the two bands across the chest. Ka edhe shume tjera . Përkthimi (këtkoj falje nga Antari për ndërhyrje ) Cito: Fustanella e famshme shqiptare Fustanellë të njohur shqiptarë (ose fustanella siç është e njohur në gjuhën shqipe) është veshje e zakonshme për burra në shekullin e 13, ku ajo ishte veshur rregullisht nga një fis i Dalmatians, një nga paraardhësit ilir e shqiptarëve. Në atë kohë, fustanellë u quajt Dalmatica, megjithatë, teoritë që ekzistojnë fustanellë të vërtetë e kishte origjinën e vet në kohë shumë më herët si një këmishë të gjatë të quajtur Linja e cila, kur u mblodhën në bel nga një brez, i dha shfaqja e një gju-ose -viç gjatësi fustanellë. Në varësi të statusit shoqëror të vjetërohet, materialet e përdorura në fabrikuar fustanella (duke përcaktuar numrin e pleats) shkonin prej liri ose rroba të leshta fromcoarse për fshatarët të silks luksoze për më të pasur. Edhe pse fustanellë ishte i veshur dikur me burrat në të gjithë Shqipërinë, sot është parë vetëm në raste të veçanta në Shqipërinë e jugut, sidomos në zonën e Gjirokastrës, dhe në rajonet shqiptare të Malit të Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Greqia. Sociolog hungarez, baroni Nopça, besonte se shqiptar, apo ilir, fustanellë u bë model origjinal për veshje romake ushtarake, dhe, për shkak të ngjashmëria e saj me fustanellë Celtic, ai gjithashtu theorized se legjionet romake në Britani, nëpërmjet pranisë e elementit të saj ilire, ndoshta ka filluar të modës në mesin e Celts (kjo mund të jetë interesante të theksohet se fjala Celtic për Skoci është Alban). Lord Bajroni, në Harolds Childe Pelegrinazhet, vërejti ... shqiptare kirtled në gju, dhe TS Finlay në udhëtimet e tij nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë shteteve, pa mëdyshje, se Ai ishte fama e shqiptarëve që nxiti grekët moderne të miratojë fustanellë shqiptare si kostum e tyre kombëtare. Shih shqiptarët dhe territoret e tyre, Faqe 164-166, 8 Nentori Shtëpia botuese, Tiranë, 1985, dhe Faik Konitzas Shqipëria: Kopshti Rock i Evropës Juglindore, Faqe 81-90 Nga të paktën shekullit 14, një leckë të fortë pambuku quajtur fustan është prodhuar - kështu emrin e fustan veshje dhe më vonë fustanella vogël. Por, pika arkeologjike dëshmi të fustanella si një formë më të lashtë të veshjeve. Ndër më të rëndësishme (arkeologjike) gjen janë 1. një statujë e vogël qeramike nga shekulli er 4 (AD) gjetur në Durrës e cila përshkruan një njeri i veshur me një fustanella të gjata të lidhur me dy shirita të gjithë gjoks; 2. një gur varri nga 3 në 4 shekullit CE (AD) gjendet në Smokthine, afër Vlorës, e cila tregon një njeri i veshur me një fustanella, dhe 3. një figurinë shumë më të lashtë janë gjetur në Maribor, Slloveni, i cili daton nga shekulli i 5 pes (BC), i cili gjithashtu tregon një fustanella veshur me të dy grupet të gjithë gjoks. | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:57 am | |
| - Cito :
- ???????????????? kam pare nje filem me kesule sikur te shqiptarve por jo identike sikur kesuel se kan shqiptaret,ja e till sikur se e odisut ama kjo ngjason me shum me ato se bartin muslmanet se vin nga haxhi,ku mbulohet vetem pjesa e larte kokes jo e gjitha .....pastaj edhe te krishtert (prifta )bartin diq te ngjajshem me kete te odiseut.
Asnje komb tjeter ne bote nuk e mban Plisin e shqiptareve . Te garantoj , prandaj shikoje edhe njehere ate film :) | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:59 am | |
| Skocezet dhe fustanella (tjeter ) Lord Byron: - Cito :
- The Arnauts, or Albanese, struck me forcibly by their resemblance to the Highlanders of Scotland, in dress, figure and manner of living. The kilt, though white; the spare, active form; their dialect, Celtic in sound, and their habits, all carried me back to Motven. No nation are so detested and dreaded by their neigbours as the Albanese; the Greeks hardly regard them as Chrystians, or the Turkd as moslems; and in fact they are a mixture of both, and sometimes neither. Their habits are predatory; all are armed; and the red-shawled Arnauts, the Montenegrins, Chimariots and Gedges are treacherous; the others differ somewhat in garb, and essentially in character.
Arnauts, ose Albanese, i goditur me forcë nga ana e tyre ngjashmëri me malësorët e Skocisë, në, figura veshje dhe mënyrën e jetesës. Fustanellë, ndonëse e bardhë, këmbimi, formën aktive, dialektin e tyre, Celtic në zë, dhe zakonet e tyre, të gjitha të kryera më mbrapa në Motven. Nuk ka komb janë të urryer aq dhe dreaded nga fqinjët e tyre si Albanese, grekët mezi i shohin si Chrystians, ose Turkd si myslimanë, dhe në fakt ata janë një përzierje e të dy, dhe nganjëherë as. Zakonet e tyre janë grabitqare, të gjithë janë të armatosur, dhe Arnauts kuqe-shawled, malazezët, Chimariots dhe Gedges janë të pabesë; të tjerët ndryshojnë disi në vesh, dhe në thelb në karakter. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 12:59 am | |
| he !po un e ceka( jo identike ) | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 1:09 am | |
| [quote The fustanella, or white kilt, of the traditional Albanian is as common in the streets of Athens as the private soldier's uniform in London (The classic and the beautiful from the literature of three thousand years - Page 395 by Henry Coppée - Juvenile Nonfiction - 1895 page 395) quote]
. Fustanella, ose fustanellë e bardhë, e tradicionale shqiptare është aq e zakonshme në rrugët e Athinës si private e ushtar uniforme në Londër (klasike dhe e bukur nga literatura e tre mijë vjet - Faqja 395 nga Henry Coppée - mitur Nonfiction - 1895 faqe 395) | |
| | | Atdhetari Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1415 Age : 113 Vendi : Arbëri Registration date : 13/11/2009
| | | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 1:23 am | |
| - Cito :
- Cito:
Famous Albanian Fustanella The famous Albanian kilt (or fustanella as it is known in the Albanian language) was common dress for men in the 13th century where it was regularly worn by a tribe of the Dalmatians, one of the Illyrian progenitors of the Albanians. At that time, the kilt was called Dalmatica, however, theories exist that the kilt really had its origin during much earlier times as a long shirt called linja which, when gathered at the waist by a sash, gave the appearance of a knee- or calf-length kilt. Depending on the social status of the wearer, materials used in fabricating the fustanella (thereby defining the number of pleats) ranged fromcoarse linen or woolen cloth for villagers to luxurious silks for the more affluent. Although the kilt was once worn by men throughout Albania, today it is seen only on special occasions in southern Albania, especially in the Gjirokaster area, and in the Albanian regions of Montenegro, Kosova, Serbia, Macedonia, and Greece. Cito: Famous Shqiptar Fustanella shqiptare fustanellë famshëm (ose fustanella siç është e njohur në gjuhën shqipe) është veshje e zakonshme për burra në shekullin e 13, ku ajo ishte veshur rregullisht nga një fis i Dalmatians, një nga paraardhësit ilir e shqiptarëve . Në atë kohë, fustanellë u quajt Dalmatica, megjithatë, teoritë që ekzistojnë fustanellë të vërtetë e kishte origjinën e vet në kohë shumë më herët si një këmishë të gjatë të quajtur Linja e cila, kur u mblodhën në bel nga një brez, i dha shfaqja e një gju-ose -viç gjatësi fustanellë. Në varësi të statusit shoqëror të vjetërohet, materialet e përdorura në fabrikuar fustanella (duke përcaktuar numrin e pleats) shkonin prej liri ose rroba të leshta fromcoarse për fshatarët të silks luksoze për më të pasur. Edhe pse fustanellë ishte i veshur dikur me burrat në të gjithë Shqipërinë, sot është parë vetëm në raste të veçanta në Shqipërinë e jugut, sidomos në zonën e Gjirokastrës, dhe në rajonet shqiptare të Malit të Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Greqia. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare Thu Nov 18, 2010 1:29 am | |
| - Cito :
- The Hungarian sociologist, Baron Nopcsa, believed that the Albanian, or Illyrian, kilt became the original pattern for the Roman military dress, and, because of its similarity to the Celtic kilt, he also theorized that the Roman legions in Britain, through the presence of its Illyrian element, probably started the fashion among the Celts (it may also be interesting to note that the Celtic word for Scotland is Alban).
Lord Byron, in Childe Harolds Pilgrimage, observed the ...Albanian kirtled to the knee, and T.S. Finlay in his Travels through Greece and Albania states, unequivocally, that It was the fame of the Albanians which induced the modern Greeks to adopt the Albanian kilt as their national costume. See The Albanians and Their Territories, Pages 164-166, 8 Nentori Publishing House, Tirana, 1985, and Faik Konitzas Albania: Rock Garden of Southeastern Europe , Pages 81-90 Sociolog hungarez, baroni Nopça, besonte se shqiptar, apo ilir, fustanellë u bë model origjinal për veshje romake ushtarake, dhe, për shkak të ngjashmëria e saj me fustanellë Celtic, ai gjithashtu theorized se legjionet romake në Britani, nëpërmjet pranisë e ilire element të saj, ndoshta ka filluar të modës në mesin e Celts (kjo mund të jetë interesante të theksohet se fjala Celtic për Skoci është Alban). Lord Bajroni, në Harolds Childe Pelegrinazhet, vërejti ... shqiptare kirtled në gju, dhe TS Finlay në udhëtimet e tij nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë shteteve, pa mëdyshje, se Ai ishte fama e shqiptarëve që nxiti grekët moderne të miratojë fustanellë shqiptare si kostum kombëtar e tyre. Shihni shqiptarët dhe territoret e tyre, Faqe 164-166, 8 Nentori Shtëpisë Botuese, Tiranë, 1985, dhe Faik Konitzas Shqipëria: Kopshti Rock i Evropës Juglindore, Faqe 81-90 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Veshjet tradicionale shqiptare | |
| |
| | | | Veshjet tradicionale shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |