Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fotografia Shqiptare

Shko poshtë 
+32
Angela
Xili
Blerim1
veletini
Guximi
Labinot Drenica
Gjura
L1ndush3
Eva0506
elisa
Blerti_Gashi
Ago Muji
Driola
rolling
Mergimtari
Orfe@
njonidrenica
Martina
ariana18
Euridika
stabili
agim barja
Urata
Vuthjani
Zemrushe
Lejla
Kosovarja
Beton
meli
absurdja
Anna
Sofra
36 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 14 ... 26  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:35 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Pjetermarubi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:47 pm

FIGURA E SKËNDERBEUT NË FOTOGRAFINË SHQIPTARE




Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Ico_qerimvrioni

Qerim Vrioni


Rilindja Kombëtare, kjo lëvizje e fuqishme dhe e gjithaneshme politike, shoqërore, kulturore, ushtarake në përpjekjet e saj për pavarësinë e Shqipërisë, i dha një rëndësi të madhe edhe ngritjes lartë të figurës së Skënderbeut në artet pamore. Në këtë kuadër , përveç piktorëve dhe skulptorëve, edhe fotografët shqiptarë te fillimshekullit XX e vlerësuan dhe identifikuan shqiptarizmin me personalitetin e Skënderbeut duke e trajtuar atë me shumë të drejtë si simbol të kombit.
Fotografët me intuitë, e kuptuan se arti i tyre komunikonte më lehtë me publikun sesa piktura dhe skulptura, po të kemi këtu parasysh qarkullimin e vlerave kulturore. Për këtë qëllim , fotografët shfrytëzuan fotografinë , këtë demokrate të madhe e të heshtur për të ngritur lartë frymën atdhetare. Kartolinat postare ishin krijime shumë të përshtatëshme të lëmit të fotografisë. Ata përdorën piktura dhe grafika të ndryshme me portretin e Skënderbeut për të krijuar kolazhe që në përgjithësi janë një lloj shkrirje të fotografisë me pikturën, ose të fotove të ndryshme, duke formuar një të vetme. E quajmë meritë të veçantë të këtyre fotografëve krijimin e kolazheve si një zhanër të artit fotografik. Ato në fund të fundit përbëjnë fotokompozime të mirëfillta e si të tilla janë të parat në histori të fotografisë shqiptare, ose më ndryshe mund t’i quajmë hapat fillestare të “instalacioneve” ose “performancave” të sotme.Bashkimi i tyre shtypej më pas në fotografi të posaçme dhe në kartolina e, sidomos me të dytën, Heroi Kombëtar “hynte” në çdo shtëpi shqiptare, duke u bërë kësisoj një figurë familjare. Mjaft kolazhe të asaj kohe, vendosnin pranë portretit të heroit tonë, portretin e Princ Vidit, mbretit të caktuar të shqipëtarëve më 1914. Emri i mbretit të ri që ndonëse nuk njihej ende mirë, u lindi atyre shpresa të mëdha për krijimin e shtetit mbretëror, dhe e pritën ardhjen e tij me ngazëllimin e ardhjes përsëri të “Motit të madh të Arbërit” (periudha e Skënderbeut, shekulli XV).
Nga një pikshikimi tjetër, mbështetja për mbretin e ri, tregon vizionin e fotografëve shqiptarë në atë kohë të trazuar, ashtu si edhe të rilindasve të tjerë, për kthimin e Shqipërisë pas katër shekujve në familjen europiane (disa kohë më parë ishte folur për një princ turk në fronin mbretëror shqiptar).
Në kolazhet, ashtu si edhe në kartolinat, përvec frymës së theksuar atdhetare, ndjehet sensi i hollë artistik dhe mjeshtëria profesionale. Këndvështrimi estetik, në të dy rastet nuk shfaqet vetëm në piksynimin fotografik, që edhe ky është në nivel të kënaqëshëm, por edhe në tekstet shoqëruese. Ato janë thirrje patriotike, por edhe vargje të zgjedhura atdhetare nga poetë të Rilindjes tonë, ose këngë me përmbajtje shumë frymëzuese për lirinë e vendit që sapo kishin filluar të këndoheshin.
Kolazh interesant me frymë të theksuar atdhetare ka krijuar fotografi njohur korçar Vani Burda (1875-1949) nga Kolonia shqiptare e Bukureshtit i cili hapi në Korçë studio fotografike. Ai është autor i fotopllakatit të parë shqiptar (kushtuar dëshmorëve të Ormën-Çifligut, 1911), dhe ka sjellë në Shqipëri fotografitë e Frashërllinjëve të mëdhenj. Në kolazh shihen të vendosura përballë njera-tjetrës, figura e Skënderbeut (e fotografuar nga ndonjë pikturë) dhe fotografia e Princ Vidit (foto1). Skënderbeun, këtu e shohim më tepër si politikan e diplomat, madje edhe si mbret, se sa si luftëtar. Kjo jo vetëm në saje të veshjes civile, por sidomos nga qëndrimi e shikimi. Piktori, e si pasojë edhe fotografi, e kanë paraqitur me përkrenaren aq luftarake e të veçantë që edhe në atë moshë të thyer i ka hije. Ajo është diçka organike e figurës së tij. Mbretin e Madh dhe Princ Vidin i ndan dhe i bashkon një shqiponjë dykrenare në fluturim me krahë hapur. Ndonëse shqiponja është vizatuar thjeshtë, ajo merr vlera simbolike në kolazh. Si të gjithë shqiptarët në atë kohë, edhe fotografi Burda e priti me gëzim të madh ardhjen e mbretit të ri. Mbi kokën e shqiponjës shkruhet:”Zoti qoftë me ne. Pas 5 shekujsh në robëri, sot Shqipëri e shqipëtarëve”. Kolazhi është i vitit 1914 e qarkulloi gjatë si kartolinë postare.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu1

Një kolazh tjetër që bashkon Skënderbeun me Vidin, është ideuar dhe zbatuar nga shoqëria atdhetaro-kulturore “Një tufë djelmoça shkodranë”, kryetar i të cilës ishte fotografi shumë i njohur Kel Marubi (1870-1940) (foto2). Këtu portreti i Skënderbeut është fotografuar nga një medalion i bërë në bazë të pikturës së përdorur edhe nga Burda. Por këtu profili më vertikal flet për një frymë më të spikatur luftarake. Edhe ndriçimi i medalionit gjatë fotografimit duket mjaftë i gjetur. Dy figurat i lidhin krahët e tejhapur të shqiponjës me dy krerë e me yllin gjashtëcepësh sipër, dhe fjalët “Besë e Bashkim”. Në qendër, poshtë duket skeptri mbretëror me yllin gjashtëkëndësh shqiptar. Djathtas ai mbështetet mbi një pallua, stemë e rrallë e familjes princërore Vidi, dhe majtas mbi krahun e shqiponjës. Kolazhi pra ngërthen shumë elementë simbolikë. Daton vitin 1915, princ Vidi kishte disa muaj që ishte larguar, por shpresohej të kthehej përsëri. Ka qarkulluar për shumë kohë brenda dhe jashtë vendit si kartolinë postare.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu2

Atelie “Marubi” në Shkodër hodhi në tregun ekonomik , por me synim më tepër “tregun shpirtëror” të shqipëtarëve, në fillim të shekullit XX, një kartolinë ku është fotografuar piktura e Skënderbeut nga piktori i njohur Theohar Gjini (1880-1956), duke kalëruar me shpatë në dorë (foto3). Në këtë fotografi, Marubi (Keli), na paraqet Skënderbeun luftëtar, në një çast beteje “duke ndjekur armikun” me armatimin e tij karakteristik. Nga një pikturë e bukur nuk ka vështirësi të realizosh një fotografi të tillë. Merita e fotografit këtu qëndron në atë se ai krijon një kartolinë shumë atdhetare. Karakterin e theksuar patriotik kartolinës ja shtojnë fjalët ndënë foto ku shkruhet:”Rrnoftë Shqypënia” e më pas vargjet: “Armiku ç’e hangri/e në kambë s’e la/ Deri në buzë të varrit/ Skander Beu s’ju nda”. Përsëri Skënderbeu, e përsëri figura e tij për të ngritur lartë frymën atdhetare . Edhe kjo kartolinë ka qarkulluar në sasira të mëdha dhe parapëlqehej shumë nga shqipëtarët për korespondencë. Piktura e Skenderbeut e Th. Gjinit e shpalli piktorin në të gjithë vendet ku jetonin shqiptarë “piktor mëmëdhetar”, Konica e quajti “shqiptar të kulluar, atdhetar të vërtetë, shqiptar të urtë”, ndërsa Noli e cilësoi “Piktor të parë të Shqipërisë” .Përmendim se në vitin 1927, Kel Marubi i u dhuron shqiptarëve të Amerikës nëpërmjet Kryqit të Kuq Shqiptar 500 kartpostale të shtypura në Shkodër. Ndër to pjesa më e madhe ishin ato me pikturën e Th. Gjinit.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu3

Një kartolinë me portretin e Skënderbeut ka realizuar edhe Kel Marubi, i cili fotografon një pikturë të heroit tonë ku bie në sy shpata e mbajtur me dorën e djathtë, e me shikim në të kundërtë të armës (foto4). Në këtë kartolinë kemi një portret të heroit që ndryshon shumë nga të zakonëshmit. Piktori e ka vizatuar atë pa përkrenaren, me një si diademë lulesh mbi kokë, por me shpatën në dorë. Përshtypje të veçantë këtu të krijojnë sytë me shikimin e tyre mjaftë dinjitoz. Kartolina është e kolanës “Kujtim nga Shqypënia” dhe shoqërohet me vargjet e njohura të Mihal Gramenos :”O trima luftëtare / o birtë e Skanderbeut/ kërkoni ju shqyptar /Lirinë e mëmëdheut”. Piktura, sipas studiuesit Ferid Hudhri, është krijim i skulptorit arbëresh, Mikel Trota.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu4

Një kartolinë në lëmin e kolazheve të fotografëve shqiptarë të gjysmës së parë të shek. XX, është edhe ajo e krijuar nga studio “Guga e shoku” të Tiranës. Në të paraqitet Skënderbeu dhe Zogu I, dhe i takon viteve ’30 (foto5). Skënderbeu është riprodhuar nga ndonjë pikturë e vjetër si luftëtar me përkrenaren në kokë, pelerinën dhe dorën e majtë mbi dorezën e shpatës. Edhe mbreti Zog pasqyrohet me grand uniformë ushtarake. Dy figurat qëndrojnë brenda elipsave, e mbi to duket shqiponja dykrenore e njëjtë me atë të kartolinës së shoqatës “Një tufë djelmoça shkodranë”, por pa yllin gjashtëkëndësh sipër. Poshtë portreteve shihen dy flamuj kombëtar të kryqëzuar mbi të cilët është vendosur përkrenarja e Skënderbeut, e anash tyre fjalët “Besa shqiptare”. Në kartolinë flamujt dhe shqiponja janë me ngjyrë të kuqe, ndërsa elipsat e portreteve janë rrethuar me varak të verdhë, cka tregon se ajo kish një farë lluksi për atë kohë. Autorët e kartolinës shihnin me të drejtë tek Zogu mbretin e dytë në historinë e shqiptarëve.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu5

Një fotografi tjetër që ka gjetur përdorim si kartolinë është edhe kjo që paraqet bustet e Skënderbeut dhe mbretit Zog (foto6). Në mes të tyre mbi një pod të vogël shihet përkrenarja simbolike e Skënderbeut, e poshtë saj stema e mbretërisë së Zogut. Fotografi, deri tani i panjohur, ka zgjedhur buste të mbretërve shqiptarë, ku ata janë me uniformë ushtarake si për të mbështetur mendësinë e respektit të madh të shqiptarëve për armët, por sidomos për mbajtësit e tyre.

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Vrioniskenderbeu6

Nga ç’u shkrua më sipër, fare qartë del përfundimi se edhe fotografët shqiptarë të viteve të para të shekullit XX, kanë kontribuar me veprimtarinë e tyre në lëvizjen kombëtare. Kjo është arritur nga ata, edhe duke ngritur lart figurën madhore të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu i shquar edhe për bashkimin e princave arbër të shekullit XV.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:49 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 FORT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:50 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 BUTRINTI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:50 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Grande%20cafe

... kafja e madhe dikur !


Edituar për herë të fundit nga në Mon Nov 19, 2007 9:53 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:51 pm


Qyteti i shkodres ...i vjetri fare....ku sot nuk ekzistojne ato shpiat dhe eshte bere kalaja !

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Bazar2


Edituar për herë të fundit nga në Mon Nov 19, 2007 9:53 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:52 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Donneincostume1

Veshje femrash ....gjitha keto foto jane ekskluzivitet i fototekes marubi ne shkoder !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:57 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 VALLE-R1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 9:59 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 URA-MESI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:00 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 VALLE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:03 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Pt_foto
Fragment nga nj� fotografi nga arkiva Marubi
me sh�nimin "Disa nga krer�t e Mal�sis� n� vitin 1908".
1-Ded Gjo Luli,
2-Deli Meta,
3-Ded Nika,
4-Palok Traboini
e te tjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:07 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 25MyrtoDanimemikunetijteveshurmefustanellengaFotografiKelMarubi-full
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:08 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 7NjeShqiptarengaLeoneJerome-full
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:08 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 14KthimiiLuftetaritngaCantonWoodwille-full
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:09 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 23VajzeShkodranengaPjeterMarubiviti1884-full
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:10 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 24GruajaKatolikengaShkodrangafotografiKelMarubi-full
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 10:53 pm

[url=javascript:;]Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Normal_Toplicasit[/url]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:09 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Fustanella-arvanito-vlahsoseRAMANI-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:12 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 KafeAlbanijambitecilenungritndertes





SHqiperia ne vitin 1933
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:13 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 SuperTiranaHotelInternational
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:14 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Supershot-Elbasan-Konak


Konak Elbasani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:15 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 SupershotGjirokastra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:17 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Kartolinebutrinti2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyMon Nov 19, 2007 11:26 pm

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Girlsdacingingjirokaster9im
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 EmptyTue Nov 20, 2007 4:01 am

Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Iliria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Fotografia Shqiptare   Fotografia Shqiptare - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fotografia Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 26Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 14 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Kuzhina shqiptare
» Piktura Shqiptare
» Me fat na qoftë o shqiptarë!
» Veshjet tradicionale shqiptare
» Sa Shqiptarë ka në Iliridë ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: