Ditë e madhe do jetë 9 korriku 2008. Ditë e madhe për gjithë shqiptarinë. Ky vit kish pas qenë për ne vit gëzimesh e festivitetesh!
Na priftë e mbara se nesër Shqipëria do të antarësohet definitivisht në NATO.
"Shqipëria dhe Kroacia, do të nënshkruajnë nesër Protokollin e Anëtarësimit në NAT0
Nesër, më 9 korrik, do të zhvillohet në Bruksel takimi i Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), gjatë të cilit do të nënshkruhen Protokollet e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Pala shqiptare do të përfaqësohet në këtë ceremoni nga një delegacion i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Ceremonia e nënshkrimit të Protokolleve të Anëtarësimit shënon përfundimin me sukses të negociatave të Anëtarësimit Shqipëri NATO,
BRUKSEL- Shqipëria dhe Kroacia firmosin nesër në Bruksel Protokollin për anëtarësim në NATO. Ky akt hap rrugën për anëtarësim formal të dy vendeve në këtë organizëm që duhet të ndodhë në Samitin e vitit të ardhshëm të aleances. Pas firmosjes së Protokollit për anëtarësim, të 26 vendet anëtare të NATO-s si dhe dy vendet e reja anëtare Shqipëria dhe Kroacia duhet të ratifikojnë këtë marrëveshje në parlamentet përkatëse. Protokolli për anëtarësim pritet të firmoset nesër paradite nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer dhe ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë Lulëzim Basha dhe Gordan Jandrokoviç. Pas nënshkrimit të Protokollit, tre nënshkruesit do të zhvillojnë një konferencë për shtyp ku do të komunikohet zyrtarisht hyrja e dy vendeve të Ballkanit perëndimor si anetare të plota të Aleancës së Altantikut Verior.
Maqedonia si një nga vendet e treta të Kartës së Adriatikut nuk do të firmosë Protokollin e anëtarësimit, për shkak të vetos greke që bllokoi anëtarësimin, për ceshtjen e emrit
news24/balkanweb