Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:08 pm


Muzgu
Shiu pushoi dikur,
Zogjtë humbën, ngujuar në pyll,
Plepat i zhvesh era pa turp,
Hardhitë gjithashtu.

Mbi pellgje, pijnë ujë viçat e larmë,
Baresha i tremb me majën e shkopit,
Kuajt vrapojnë skaj arave të mbjella,
Me inatin në qafë të Don Kishotit.
Pellgjet, po ngrijnë ngadalë,
Ndërsa afron nata e gjatë,
Dashnorët shkelin barin pranë tyre
Dhe Sanço Pança, roje e fshatit i nuhat…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:08 pm


Po harroj

Po harroj, s’t’i kujtoj dot sytë,
Trajtat e tyre, as ngjyrën,
Lotin, si rreknehej ai
Dhe çelte shteg te buzët.

Nuk t’i kujtoj dot sytë...
Ah, nuk po mundem!
M’i mbulon pluhuri i botës,
I botës që bie, i zemrës që kris.

Në qofsh, ku je, Zoti im,
Të vish njëherë, të vish?!...
1995
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:09 pm

Shtator
Në muzg e kam zili shiun,
Bie atje mbi stanin e bjeshkës time,
Bie me zhurmë, bie me rropamë
Dhe del gjyshi prej kujtimi
Me shkopin e vjetër të arrës,
T’u fërshëllejë dhive të trembura
Që turren nga shpella e borës.

Jelekun e saj e ruajta dhe flokët
Flokët e fundit i bëra gërshet
Kur mërzitem e shprish ndër gishta,
Pastaj gjatë e lëmoj në dorë.

Në muzg e kam zili shiun,
Bie atje mbi stanin e bjeshkës time,
Bie deri vonë...
Më kujtohen të shtrenjtit e fëminisë,
Që kurrë nuk zbresin në vërri
Asnjë shtator…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:09 pm

Udhëtimet
Hobi im, udhëtimet,
Sfida ime, udhëtimi jetë
Nga barku i nënës
Tek piramidë e varrit,
Ani pse gjithmonë
Duke të dhëmbur te balli…
1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:09 pm

Parakohe , shkurt
Kur të shkoj nga kjo jetë,
Nuk dua të qara grash, si ku ku qyqje mbi çati,
Një orkestër e vogël, po mundi ta lozë Grigun
Zogut, në kutinë e bronztë, hapjani derën,
Të ikë pas meje i lirë.

S’dua të harrohem, dua të jem gjithmonë
Në një simfoni paemër, në vargjet që i desha,
Nënës i thoni për mua të mos qajë,
Ti ruajë sytë e lodhur, ta ruajë zemrën
Në prehrin e saj, t’i ruajë letrat.

Dhe e fundit, në e kam merituar
Mbamëni në duart tuaja, njerëz!...

1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:09 pm

Vdekjes
Tani, vërtetë, s’kam kohë për ty,
Por nuk të urrej, gjithsesi,
Edhe ty të vjen radha e dashurisë
Edhe ti je e nevojshme si jeta.

Tani, vërtetë, s’kam kohë për ty...
Më lër të qetë, unë nuk iki,
Kur të vijë ora, të kërkoj vetë,
I lumtur që të gjeta…
1995

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:10 pm

Maska
Sh.
E di, vdekja shpesh shëtit pranë nesh
Me të vetmin dallim,
Tani ka vënë maskë,
Jo të verdhë dyll,
Por të zezë e mban.

Vdekja shëtit pranë nesh
Dhe pret një çast të vetëm...
S’ka kohë as për lamtumirë,
Nën kallash pluhuri tretesh.

Ndërkohë, që shkruaj,
Ti ike miku im, tani je
Pluhur lulesh të verdha,
Ngjyrë letrash dashurie.

Nuk m’i rrëfen më vuajtjet,
S’punon telefoni yt, s’rinis,
S’ke numër në banesën e fundit...
Në prag muzgu vonë, ti përzë minjtë.

Ike miku im, tani je kujtim, një llampë
Ndizet, shuhet, si far’ dashurie shërben,
Por në gjirin tënd të shkretë, sa rrallë
Ndonjë mik i shtrenjtë të vjen!...
1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:11 pm


Malli
Malli tani është i egër
M’i rreh brinjët, gati sa nuk bërtet,
A mbahet më gjatë ky zog i burgosur,
Kaq shumë vjet?!

Kaq vjet, sa të desha ty,
Kurrë s’i kam numëruar
Veç puthjet dhe pëshpërimat tona
Në thinja janë konvertuar…
2005

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:11 pm

Koha
Planeti është lodhur nga luftërat
Yjet, duken më të zbehtë nga pluhuri i botës
Diçka e madhe gjëmon brenda tij, si përmbytje,
Toka nuk është nënë në kuptimin e fëmijëve,
Por një gjyshe…
2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:11 pm

Deputeti
Hyra në zyrën e tij,
Bëri sikur u ngrit për mua...
Ah, po kjo, çfarë nderi
Më zgjati cigare nga ato të “popullit”
Të gjata,... ”Populli, - tha pastaj, - ka qejf të meditojë”.
Më tha se kam pasur një baba të mirë
Lëre pastaj gjyshin, ka qenë mësuesi im i parë.
Më dëgjoi një minute për hallin, u kollit
U ngrit në çast si i nxehur, duke sharë sekretaren
Dhe të marrë në telefon atë mikun…

Iku, mbeta fillikat në korridor, gjatë
Dhe prita në këmbë, duke nëmur
Mësuesin e tij të parë
Duke nëmur gjyshin…
2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:12 pm

Moshën
Moshën time kurrë nuk e thashë të saktë,
Ajo s’ka njohur datë, vetëm relative ka qenë,
Si koha, si moti.

Herë kam qenë adoloshent, herë plak,
Herë i virgjër, herë i rrënuar
Në misterin e patreguar.

Moshën s’ma kanë treguar vitet, ma kanë lexuar
Vetëm te sytë, te buzëqeshja e falur
Dhe tek loti…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:12 pm

Kuajt

Dritoriane
Të gjorët kuaj, djersinë
Në kurriz, të rëndët samarë
I lodhi asfalti i nxehtë,
I hutoi trafiku i madh.

Rojtari i ndali, vetë u ul,
Të ndezë një cigare i qetë,
Kuajt, pushojnë pak çaste
Për herë të parë në qytet.

Por kuajt hingëllijnë papritur,
Nga mungesa e barit, natyrisht
T’i liroj, tha me vete rojtari,
Të kapërcejnë atje në lulishtë.

Të shkretët kuaj, djersijnë,
Sapo ndjejnë kapistallin të lirohet,
Ikin me të katra nga asfalti,
Ndërsa rojtari rehatohet.

Por s’qenka e thënë të pihet cigare
Kështu i vetmuar , pa shokë,
Shuan dufin e filluar dhe ngrihet,
Pas pluhurit të kuajve, në trok.

Dreqër, nga shkuat vallë kështu,
Si s’më latë as këtu rehat,
Pastaj qesh me veten dhe kryet luan
Kuajt, dashkan vetëm fshat!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:12 pm

Shakaja
Në fotografi jemi të gjithë
Ca të heshtur, ca më çapkënë,
Duke parë fytyrën tënde m’u kujtua
Se të dua, dikur, të pata thënë.

Po a të doja vallë, s’e dija atëherë,
Vërtet as tani nuk e di,
Përse ndjenjën time e ngatërroja,
Herë me miqësi, herë me dashuri?!

Në fotografi jemi të gjithë,
Ca të heshtur, ca më çapkënë,
Se ç’mu kujtua ajo pasdite, kur pranë veshit
“Të dua”, ndoshta për shaka, të pata thënë?!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:12 pm

Letrat
Më mori malli për ty,
T’i them dy fjalë të ngrohta,
Ti ngas pak flokët e butë,
Ti prek ato, siç prek
Fijet e barit të njomë në prill.

Më mori malli
Dhe nis e shkruaj letra,
Letra që nuk t’i kam dërguar,
Mbetur kanë pa lexuar nga ti,
Në një kënd të fshehtë në bibliotekë.
Eshtë pranverë dhe, ndoshta këto letra,
Nuk do t’i lexosh deri në dimër,
Kur të vish atëherë, ato do të jenë
Të gjata, një libër…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:12 pm

Nga letrat
Takoheshim, në muzg, dikur
Putheshim gjatë, bëhej natë,
Kur ndaheshim ishte vonë
Koha e lajmeve të fundit.

Në derë më priste veç motra,
M’i rregullonte flokët e prishur në ballë,
Babai në dhomë s’më fliste, në tymin e cigares
Lexoja pyetjen, pse të isha vonuar?!

Nëna më sillte pjatën e mbrëmjes,
Në vend të lëngut të ngrohtë
Përtypja puthje, sy të zinj
Dhe flokë të trazuar…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:13 pm

2 . Hiri

Letrat që digjen

Të zverdhura si gjethe,
Letra dashurie,
Ferrparajsa ime,
Peng i kujtimit.

Digjeshin ngadalë,
Duke kërcitur,
Sikur brinjët e mia,
Kur therin dimrit.

Ashtu ngadalë,
Pa flakë të dukshme,
Digjeshin vetë,
Dhe digjnin.

Tani i iki zjarrit,
Zjarrit të madh në vatër,
Nga frika ime
Të mos shkel hirin…

1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:13 pm

Hiri
Ëndrra ime e hershme,
Zjarri që s’di për fikje,
Pengu im i vonë,
Fikja e hershme,
Hiri që mbetet,
Kurrë nuk tretet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 EmptyMon Aug 23, 2010 2:13 pm

Kjo fundvjeshtë

Sa shumë gjethe të verdha,
Si shpirtra të braktisur,
Sa e ftohtë era,
Si frymë e ndarjes.

Por dëbora akoma
Nuk ka filluar të bjerë,
Pritet çdo çast të bjerë,
Kur dritat ikin poshtë hijesh.

Sa shumë gjethe të verdha,
Kjo vjeshtë dhëmb shumë,
Dhëmb pas xhamit tim,
Si epilogu i një dashurie…
1999


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes
» ....mia rap´s e poezi....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: