Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

  LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:54 pm

LULZIM LOGU

AKOMA HIRI IM...

poezi

TIRANË, 2010
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:55 pm

Tropoja – Parnasi i poetëve!

Rreth krijimtarisë poetike të Lulzim Logut
Kur e pyeta njëherë mikun tim, Fasli Çekaj, sesi nuk linte rast pa shfrytëzuar, për të vajtur në vendlindjen e tij, në Tropojë, ai m’u përgjigj:
“ Sikur ti ta dish sesa e bukur është Tropoja, s’kishe për ta bërë kurrë këtë pyetje!”
Nuk vonoi shumë dhe gjatë një veprimtarie, të inicuar nga një grup shkrimtarësh, m’u dha mundësia të shkoja në atë vend, ku nuk kisha qenë asnjëherë. Dhe më të vertetë u mahnita, nuk besoj të ketë qenë më interesant udhëtimi i Argonautëve, nga Egjeu në Kolkide, tek kalonin mes shkëmbinjëve të Simplegadit, sesa lundrimi i tragetit nëpër Drinin tonë magjik…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:55 pm

Një hije madhështie i jep qytetit monumenti i Bajram Currit, kurse Lugina kaleidoskipe e Valbonës, që shtrihet më tej, mund të lërë pa mend çdo njeri; nuk mjaftojnë fjalët për ta përshkruar. Askush nuk mund ta dijë deri në fund, se në ç’orë të mirë ka qenë Perëndia, kur bëri Shqipërinë, pa qenë në Tropojë!...
Në tubimin, ku kishin ardhur i madh dhe i vogël, më ngarkuan edhe mua të bëja një përshëndetje dhe të deklamoja një poezi timen. Me një patetizëm që nuk e fshihja dot, i quajta tropojanët, sipas bindjes time, mburrja e racës shqiptare. Dhe kur e thosha këtë, nuk e kisha fjalën vetëm pse të gjithë ata ishin shtatlartë, por në radhë të parë për vlerat e tyre të larta që mbartnin, për vitytet e njohura, për sinqeritetin gati naiv të tyre, për
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:55 pm

mikpritjen, përzëmërsinë e deri dashurinë për Atdheun, që sa e sa herë e kishin treguar me një trimëri proverbiale.
Nuk kaloi shumë kohë dhe m’u afrua një burrë simpatik rreth të dyzetave, me një shikim të butë dhe të kthjellët e plot dinjitet, i cili, sepse më kujtoi, befas, diçka mes portretit të Jezuit të A. Van Dyckut dhe portretit të të panjohurit të Ticianos…
Ai më dhuroi një libër me poezi të titulluar: “ Kohën e engjëllit”, në faqe të parë kishte shkruar për mua: ’’ Si mirënjohje për fjalët e mira për Tropojën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:56 pm

Poeti quhej Lulzim Logu dhe kishte diplomuar shkencat e natyrës. Unë s’munda ta njoh më gjatë këtë njeri, i cili merrej me shkencën e proceseve kimike te gjallesat, por kisha një libër të tij dhe kjo nuk ishte pak; ca më shumë që, pasi konstatova se ai përmbante poezi shumë të ndjera, çka ishte e mjaftueshme të më sjellë parasysh thënien e Carlyle se:” Një libër i mirë është esenca më e pastër e një shpirti njërëzor”. Dhe sa u gëzova, kur pas ca muajsh, ky shpirt njerëzor më dërgoi librin tjetër me poezi: “ Hiri’’ aq sa ndjeva një detyrim moral ndaj një shkrimtari të tillë ( ai është edhe autor romani dhe përmbledhje me tregime e novela) për të dhënë në mënyrë modeste gjykimin tim për krijimtarinë e tij të mëparshme dhe në vazhdim…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:56 pm

Poezitë e Logut i kam lexuar gjithmonë të pandara nga të gjithë përshtypjet që krijova për Tropojën. Ato e kanë pastëtinë e borës së Jezercës, e Majës së Hekurave, gurgullimën muzikore të Valbonës, ngjyrat mahnitëse të luginës, kthjelltësinë e diellit, ku guxojnë të fluturojnë vetëm zogjtë e lirë, vrullin e papërmbajtur të ujërave të Drinit, krenarinë dhe thjeshtësinë e banorëve të kësaj zone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:56 pm

Bir i Tropojës përrallore, Lulzim Logu, afërmendsh që do të përcjellë në poezitë e tij edhe psherëtimat e saj, sepse shpesh politika e ka trazuar të hijshmen dhe të qetën Tropojë, gjer atje sa poeti të ndjehet lot dhimbje, lëndë pa formë…
Eshtë debatuar gjatë nga kritika rreth pasqyrimit të dhimbjes, trishtimit dhe dëshpërimit të një poeti, shpesh ai akuzohet për pesimizëm. Personalisht them: “mos u lodhni kot, poetët kështu kanë lindur, preken shumë më shpejt se të tjerët, vuajnë më shumë se ata, brengosen edhe për gjëra të vogla; atyre edhe dashuria u shkakton kokëçarje pafund e jo më ligësitë dhe padrejtësitë e botës. Shfaqja e dhimbjes nga ata nuk është pesimizëm, është shqetsim njerëzor. Ata sa e shohin se preket dhe cënohet e bukura
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:56 pm

dhe e mira, mënjëherë reagojnë. Ky reagim, nuk është si ai I njerëzve të zakonshëm. Ka një shprehje të plotë Xhibrani për këtë: ” Dhimbja është vetëthyerja e guackës, që mban të mbyllur intelegjencën tuaj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:57 pm

Dhe Logu me intelIgjencën e tij poetike, për të gjitha dhimbjet e tij thotë vetëm kaq:” Po shiu s’ka faj…’’. Si poet ai nuk kërkon të ndajë, por vetëm të bashkojë, ai nuk i fsheh mllefin dhe padrejtësitë, por nuk do që të irritojë të tjerët, ai do veç të lexohet dhe të kuptohet, prandaj nuk përdor fyerje dhe sharje, por veç fjalë të mençura. Si për të na kujtuar sentencën e njohur të Jan Husit: “ O e shenjta thjeshtësi…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:57 pm

Duke qenë poet, asgjë nuk i shpëton syrit të tij, në këtë laryshi ngjyrash, si një piktor i vërtetë ka ditur ta ruajë harmoninë, të gjitha poezitë në librat e tij si në një mozaik pa titull të Shimës i bashkon një dhimbje e brendshme, një farë trishtimi i egër, si një shi i pafund, gurët e mozaikut poetik të tij janë njerëzit, prindërit, gruaja dhe fëmijët, reminishensat e fëminisë, stinët, malet, lulet, legjendat, Kosova me gulshet e saj, e ardhmja, kuajt, fluturat, gështenjat, shpirti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:57 pm

Në tërësi ai ka një vetëzotërim tematik dhe kujdes ndaj figuracionit, ai me një prima vista jep atë që përjeton gjithësecili, duke na kujtuar fjalët e Tomas Manit:” Arti ne na mrekullon, kur di të flasë me gjuhën e jetës dhe më shumë, kur ajo pa kuptuar as vetë, na flet me gjuhën e një arti të vërtetë”.
Falë një rastësie, gjithësesi të këndshme, emri dhe mbiemri i poetit kanë një lidhje me natyrën. Mbiemri Logu, si shesh, lëndinë e vogël, vend i rrafshët nga fjalori, në librat poetikë dëshmon lulëzimin e sigurtë poetik të Tropojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:58 pm

Magjia e natyrës dhe e poezisë së Tropojës, personifikuar aq mirë në vargjet e Logut të trondisin dhe njëkohësisht të frymëzojnë. Meqënëse Horaci e quante poezinë si piktura, dua të besoj se bukuria e peizazhit malor të rrëzës jugore të Alpeve, që bëri për vete italianin Giorgione dhe pamja madhështore e pyjeve shekullorë të anës veriore të tyre, që i dha famë gjermanit të brezit të Durerit të madh, Lucas Cranach, nuk ka të krahasuar me bukurinë e Tropojës, e cila pa frikë mund të konsiderohet si Parnasi i poetëve! Ndoshta këtë të vërtetë domëthënëse dhe respektin që kanë tropojanët për poezinë dhe poetët e tyre ka pasur parasysh miku im Çekaj, kur u shpreh se në Tropojë, edhe pa qenë, bëhesh poet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:58 pm

Kam bindjen se një vend që lind pareshtur poetë, me gacat poetike që ruan poshtë hirit, si Lulzim logu, do të rindezë vazhdueshëm zjarrin e jetës, pasi poezia e mençur dhe e ndjerë, do e gjejë rrugën për të depërtuar në shpirtrat e pastër njerëzorë!...

Shpend Topallaj

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:58 pm

Akoma hiri im!...

“ Ç’domethënë të digjesh krejt, e di vetëm hiri!”
J. Brodskij

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:58 pm

Poezia

Të kullojë vazhdimisht shpresë
Dhe rritet.

Të kullojë vazhdimisht diell
Dhe piqet.

Të kullojë vazhdimisht jetë
Dhe s’di të vdesë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:59 pm

1. Kohën e Engjëllit

Gjumi i nënës

Sytë i janë mbyllur, merr frymë ngadalë,
Por nuk mashtrohem, nëna kurrë nuk fle.

Edhe ashtu, nënat janë zgjuar
Që të flenë fëmijët mbi dhe’…

Atëherë

Atëherë, punonim bashkë, mjeshtër,
Flinim së bashku në një barakë,
Ti kishe shumë fëmijë për të rritur
Dhe shumë ura për të ndërtuar,
Por sëmundja nuk të linte.

Flinim bashkë në një barakë,
Netëve të ftohta me shi, kolliteshe shpesh,
Ngriheshe dhe dilje jashtë
Që e kollitura jote si shpend ( “korb”, thoje ti!)
Të mos më shqetësonte në gjumë.
Tani s’je më, sa herë kaloj mbi urë
E kollitura jote shket si pëllumb…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:59 pm

Gështenjat
Pikin gështenjat
Në shtjellën e erës.
Shiu ta lag dritaren
Ta zë shikimin.
S’ke ku t’i krehësh flokët,
Ku t’i shohësh sytë.
Vetëm zjarri të ndihmon,
Të më kujtosh.
Si zjarri, kur jam me ty
S’di për fikje.
A mendon ndonjëherë?
A mendon për hirin?!
Pikin gështenjat
Në shtjellën e erës.
Në zjarrin prushshumë
Piqen të tjerat.
Një e nga një në gji,
Aty pranë zemrës.
Gështenja të ngrohta
Në u ftohshin fjalët…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:59 pm

Shkallët
Shpesh i shoh njerëzit
Në pragje shkallësh,
Befas nxitojnë.

T’i kalojnë ato,
Të gjitha menjëherë
Dhe ndjehen të qetë.

Por ndryshe ndodh,
Shumë ndryshe,
Me shkallët e jetës?!...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 1:59 pm

Fëminore
Fëmijët u lëshuan nga shkolla,
Rendin më të shpejtë në shi,
Një vajzë tutje u rrëzua,
Nga çanta i ra molla e harruar.

I vëllai, aty pranë,
Në vend që ta ndihmonte,
Dhëmbët e vegjël i nguli
Në frutin lëkurhollë.

Vajza u ngrit ngadalë e hidhëruar,
E shau të vëllanë keq,
I vëllai u pendua në çast,
Pastaj më vonë qau.

“Të kujtova përmallshëm...
Ti ishe ajo vajza e hidhëruar
Dhe unë vëllai që s’mbaj inat...
Eja, vetëm një çast, ku je,
të më shash, sa të duash?!...“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 2:00 pm

Babai
I vogël isha
Më merrte për krahu në bibliotekë,
Të njihesha me Vernin, Eluarin, Mysenë.
I ri isha...
Më bërtiste ndonjëherë, kur dikush më jepte
Poezitë e Rembosë dhe Verlenit.
Dhe më vinte poshtë jastëkut, ku flija,
Kollën dhe vargjet e Migjenit.
I rritur isha,
Matej me poezinë time, të dëbonte lulet e së keqes,
Të hetonte gjithmonë të birin
Dhe jetën.

Monumenti
Herët në agim, Dielli mbi krye,
Vonë në mbrëmje Hëna
Dorë e ashpër e Babait
Gishta më të butë, Nëna…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 2:00 pm

Zemra
Këtë mëngjes marsi me diell,
Kur zogjtë mbushën hapësirën me cicërima,
Lajmthirrje urgjente për pranverë,
Më dhëmb zemra, kur dua të dal,
Zemra aq fort ther.

Por këpucët nuk i zbath,
Të plasem i zbehtë në divan.
Të përpëlitem i trishtuar...
Le të dhëmbë, të therë sa të dojë,
Në rrugën me njerëz të gëzuar dhe zogj,
Ajo, patjetër, ka për të pushuar!...
1992
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 2:00 pm

Rruga
Shiu te balli,
Era supeve të njomë,
Dëbora shkrihet te gjoksi.
Te gjoksi, të pamundurat akoma.

Të pathënat
Filli i përrallës për fëmijët,
Për fëmijët në mbrëmje,
Etja e vargut që kurrë nuk shuhet
Dhe pangopësia e fjalës.
Fjalës, butë si bari
Fjalës, fort si guri.
Rruga e gjatë
Për t’u përballur me jetën,
Për t’u gjakosur, për të mos rënë,
Për të mos vdekur kurrësesi.
Rruga e gjatë
Për t’u dashur, për t’u nisur,
Për t’u kthyer, për të arritur gjithnjë bregun...
Kurrë pushim, por shtjellë.
Shiu te balli,
Era supeve të njomë,
Dëbora shkrihet te gjoksi.
Në gjoks të pamundurat akoma,
Të pathënat.
Rruga, filli i vazhdimit
Që nis te nëna…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 2:01 pm

Dredhëzat
Dredhëzat tani nuk i dua më.
Megjithëse pikojnë lëng të kuq,
Megjithëse më kujtojnë
Buzët e tua.
Veç unë e di ç’kam hequr,
Për t’i harruar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI EmptyMon Aug 23, 2010 2:01 pm

Më pyesin shpesh për ty
Më pyesin shpesh për ty,
Si i ka sytë, a është e bukur,
Flet gjuhë të huaja,
Apo vjen nga vise të humbur?!

Më pyesin shpesh për ty,
Si e ka zemrën, po sjelljen...
A mund të quhet e rrallë
Që njerëzit kur ta shohin, të shprehen
Ç’fat që pati filani?!

Më pyesin shpesh për ty,
Je e mirë, mesatare, e keqe...
Unë vetëm qesh me të gjithë.
Më merr malli shumë për ty
Dhe nis e urrej më fort çmimet
Kategoritë, kualitetet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes
» ....mia rap´s e poezi....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: