Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:01 pm

E diel dimri
E diel dimri,
E diel e thatë,
Mjegull, ngujuar në male,
Pafundësisht mjegull.
Ne, në kërkim të njëri – tjetrit,
Për t’u djegur…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:01 pm

Ka kohë
Ka kohë, e ikur je,
Por jo gjithçka more me vete;
Më le diçka -
Qeshjen.

Ka kohë, e ikur je,
Ajo gurgullon në mua,
Ajo dhe gjaku im,
Ajo dhe ai, një
Ajo dhe ai, çdo ditë.

Ka kohë, e ikur je,
Por ka kohë akoma, për të ikur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:02 pm

Flutura

Prej teje
I doja shumë zogjtë,
Pastaj më vonë fluturat.

Por kisha harruar,
Më shpejt se çdo gjë tjetër,
Fluturat të ikin prej dore?!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:02 pm

Intime
D.
Rrugës për në shkollë
Më zuri malli , duke parë dëborën,
Malli rënkues që s’të lë
Dhe flokët e dëborës ndiqja një e nga një.

Sa më parë, sa më shpejt,
Fytyrën tënde me duar ta prek,
Fytyrën tënde, timen ta pushtoj,
Të hyj në sytë blu, gërshetin ta zë.

Por dëbora u rrallua, befas pushoi,
Dhe krahët e mi mbeten të ngritur lart,
Dhe gishtat e mi dridhen të lagur,
Larg buzëve tua, që i putha aq pak…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:02 pm

Stinë
Dimri me shiun e ftohtë...
Shiu i ftohtë, ti që qan.

Vera me diellin e egër...
Dielli i egër, ti që qesh.

Vjeshta me gjethen e zbehtë...
Gjethja e zbehtë, ti që ikën.

Pranvera me lumin e etur...
Lumi i etur, ti që vjen…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:02 pm

Portreti yt
Tani, mbi të gjitha portretet,
Portreti yt.

Flokë të artë,
Hundë nazike;
Pak si ëndërr sytë,
Një luleshtrydhe te buzët,
Dy gjysma hëne faqet.

Mbi të gjitha portretet
Të harruar, të idhshëm,
Të afërt dhe të largët
Ai yti.

Mbi kujtimet,
Mbi letrat,
Mbi fotografitë,
I plotëfuqishëm,
I freskët.

Duke marrë nga të gjithë,
Për të qenë i përjetshëm…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:02 pm

Ora shtatë
Gjithmonë kjo orë na pëlqente për t’u takuar,
Edhe në verë, edhe në dimër.
Tani, kur ora më ngec ndonjëherë,
Vështroj shtatën dhe dridhem…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:03 pm

Qeni
Thanë,
Kushedi se kush,
Ai qen ishte çartur,
Skaj xhamisë së vjetër të qytetit,
Shtatë ditë që gërmonte me putra
Truallin e fortë.

E të çarturit gjithmonë i iket!...

Mbeti ai në kërkimin e tij,
Fill i vetëm,
Ai, era që s’pushonte
Dhe pluhuri që ngrinte me putra.

Thanë,
Kushedi se kush,
Të shtatën ditë pat heshtur,
Natën kishte ngordhur,
Kurrizi tërë pluhur dhe gjak
Po fundosej në gropën e hapur.

E të çarturit gjithmonë i iket!...

Më vonë, punë ditësh,
Dikush, që të mos qelbej qyteti,
Duke u munduar ta groposte,
Poshtë trupit tij gjeti
Trupin e një vajze të re
Të bukur, ah zot,
Vrarë kushedi se kur?!

E të çarturit, gjithmonë i iket!...

Kush e çarti atë qen?!...
1997
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:03 pm


Motiv i vjetër
Takohemi te molla mbi krua,
I thanë njëri - tjetrit.

Në mëngjes, Ajo mbushi burinë,
Ai i fali shaminë.
Takohemi te molla mbi krua,
I thanë njëri - tjetrit.
Në mesditë, ajo lau sofrën e bukës,
Ai i fali buzët.

Në mbrëmje, te molla mbi krua
Ajo e gjeti të vdekur…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:03 pm

Dikur…
Dikur, verës në bjeshkë
Gjyshja më thoshte:

“Zanat janë të bukura,
Zanat janë të buta,
Zanat janë si bari,
Që rilind në shi...”.

Dikur, verës në bjeshkë
Gjyshja më thoshte:

“Muji është i bukur,
Muji është i rreptë,
Muji është si lisi,
Që ringjallet në rrufe”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:03 pm

Sa herë binte shi,
Sa herë vetëtonte,
Mbështetesha në derë të stanit
Dhe prisja.

Të vinte Muji
Me një zanë martuar…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:04 pm


Duke ikur
Duke ikur ti
Ngadalë, si furtunë, përtej rrugës,
Mendoja me vete, ç’t’i thoshim më
Njëri - tjetrit?!

Ta shihje fytyrën time atë çast,
Rrudhur nga dhëmbja,
Si të kisha përtypur krejt një pemë
Me fruta të papjekur.

Çdo ditë e flak nga një,
Çdo ditë, nga një bie, këputet...
Të dalësh nga brenda meje
Ashtu siç u fute…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:05 pm

Peizazh
Në majë të plepit të gjatë,
Skaj lumit që shkiste me zhurmë, pa fre,
Cicëronte zogu i porsaardhur,
Duke ndërtuar fole.

Por e diktoi nga malet skifteri,
Ia vodhi këngën dhe syrin e shkruar,
Mbet’ trupi i copëtuar në gurët e lumit,
Ku rrjedha kurrë s’ka të pushuar.

Dikush rrugës, kur po kalonte,
Folenë e gjuajti me gur të madh,
Dy zogj të vegjël dhimbshëm cicëruan
Dy zogj të vegjël ranë në zall…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:05 pm


Ikja
Ti ike atherë, për të mos ardhur më,
E kush kthehet tani, përsëri,
Sa herë e mësyj detin të çmallem,
Sikur ai nis dhe ulërij…
1999
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:05 pm

Njeriu
Njeriu qëkur ëndërron lumturinë e madhe,
Njeriu sot vdes për një orë liri,
Njeriu, të vetën pronë, mund ta bëjë hënën
Njeriu, zvarriset i mjerë, në uri.

Njeriu, vuan, për të bukurën dhe shpresën,
Korret nga sida dhe vdes me drogë,
Njeriu, për atdhe mund ta bëjë dhe marsin,
Njeriu kryqëzohet si lypsar në botë.

Njeriu, sot matet me kohën, ta mundë atë,
Njeriu, diku në glob, rrethohet me tel si kafshë,
Beson pafund, shan pafund zotin,
Dhe s’e ndan dot ferrin me parajsë.

Njeriu, qëkur, ëndërron lumturinë e madhe,
Njeriu, sot vdes, për një orë liri,
Njeriu, pareshtur thyen mite, piedestale,
Dhe kurrë s’gjen qetësi.

Ah, njeri!
1991

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:06 pm

Kur të kthehesh
Kur të kthehesh, do të jetë vonë,
Zëri më është mekur,
Dhëmbët më kanë rënë,
Si ujk i vetmuar flë gurëve të bjeshkës,
Dhe vdekja rri mbi mua, si hënë…
1999

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:06 pm

Ajo

Ajo shkoi, siç shkojnë gjërat që vijnë rrallë,
Kur plaket njeriu, vdes dhe për një puthje,
Kur plaket njeriu, e do dhe një përrallë,
Ajo shkoi…(tutje)

Ajo shkoi, ditët vazhdojnë komplekse,
Pjesë e zotit të pakënaqur, që përsos
Në marrinë që quhet lindjevdekje
Ajo shkoi…

Ajo shkoi, befas u bë e domosdoshme,
Rri në mua, ekuilibër i shpirtit të vrarë,
Dhe çuditërisht jeta s’ndihet boshe,
Ajo shkoi…

Ajo shkoi dhe kujtohem se duhet vazhduar,
Se duhet të ndihem prapë i gjallë,
Por përbuz të qenit e harruar,
Ajo shkoi…
1999






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:06 pm

Shtëpishkreta

Vetëm një mace, rron me thërrime,
Shtëpishkreta, vdes, ngadalë, në vetmi,
Dikur vilë e bukur, si prej ëndrre,
Tani po humb në hiç dhe në shi.

Shtëpishkreta ikën pakuptuar,
Si të gjitha vdekjet tona,
Sa shumë më dhimbsen lastarët e thyer,
Dhe dashuritë, shndërruar në jehona…
Bytyç, 1998

Kur fle
Kur flë, je ëngjëll,
Hijet lodrojnë monopateve
Tua delikate.

Kur zgjohesh,
Engjëlli ka fluturuar
Protestë realiteti.

Fli edhe pak,
Kohën e ëngjëllit
Ma zgjat!..


Frikë
Nuk e di
Sesi puthin buzët tua...
Kam frikë.
Kurrë s’e kam kuptuar
Gjakun, pas dashurisë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:06 pm


Pa titull

M’i bënte shuk letrat,
Puthjet m’i përbuzte
Flokët s’m’i pëlqente,
Vetëm sytë.
E dija, duhej ikur,
S’bëja për pasqyrë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:07 pm


Fotografia
Kur mbarojnë fjalët,
Kur merr frymë thellë,
Pas tërbimit,
Kur ia mësyn melankolia,
Atëherë vjen kohë e ngrirë:
Fotografia…

Koman, 1999

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:07 pm

Ditët e mia
Ditët e mia të pafajshme
Varen në kremastar kujtimesh,
Të vjetra, të idhta, qajnë pa zë,
Qajnë duke buzëqeshur.

Ditët e mia krenare, sa s’thuhet,
Rreziten në diellin, që akoma s’ka lindur,
Duke besuar se bëhen më të mira,
Me gjaklindje veshur.

Ditët e mia të vërteta, si fryma ime,
Idealiste si endrrat që shohin, tragjike si ëndrrat që s’i panë,
Vdesin ngapak në pritjen e përjetshme,
Për të qenë më të mëdha.

Ditët e mia, fëmijë kopshti zënë për dore,
Pa edukatore në trafikun e sotëm të jetës,
Shtrëngohen rreth vetes t’i ikin vdekjes,
Që si bushtër u leh tek ecin.

Ditë e mia, ikin shpejt, pa kuptuar,
Stinë që meritueshëm, mendoj se janë jetuar,
Duke larë borxhet e vjetra dhe të reja,
Pa mëkate njerëzore ngarkuar.

Ditët e mia, shkojnë thjeshtë nga jeta,
Pa epitaf dhe gur te koka të rëndë,
Siç shuhen yjet netëve të vona të verës,
Mbi ëndrra të brishta, kur ranë.

Ditë e mia, i kam dashur shumë,
Ditët e mia, sa fort ju dua,
Mbi supet tuaja, më zë gjumi,
Në gjirin tuaj, duke pushuar.

Lamtumirë, ditët e mia që shkuat,
Mirësevini, ditë të tjera,
Qoftë lëvduar jeta juaj,
Qoftë lëvduar, vdekja!
1996

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:07 pm

Nesër
Nesër, ndoshta largohem,
Prej këtij qyteti të mallkuar,
Në kërkim të një parajse,
Kur ndoshta më pret ferri?!

Dikur, një pasdite, kujtohu,
Kujtohu për mua,
Pyet në postën e shkatërruar,
Shkoi vallë përgjithmonë
Apo prapë erdhi?!

Shkova, le të jem kufomë,
Të paktën qelbem erë lulesh,
Dhe nuk tretem harruar,
Vjetërsirash.

A ia vlen e dashur...
A ia vlen , lamtumira?!
1991

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:08 pm

Moderne
Pasditet e trishta vdesin në kafenetë
Me tym dhe mjegull,
Duke pirë pafund lëngje me pip’,
Me pipe, si perzervativë.

Që na e prishën së fundi dashurinë…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:08 pm

Fillim vere
Shuhet pasditja e bukur
Në apartamentin komod,
Brenda muresh dhe qelqesh
Kafaz modern.

Troftat lodrojnë në lumë,
Retë luajnë me avionet e linjës,
Dhia e egër po kthehet në shpellë,
Ujku ka nisur sokëllimën.

Dashuria e djegur s’bëhet më,
Të puthurat bien erë blozë,
Shpirti, një grumbull hiri,
Ku gacat, kurrë s’ndizen zjarr.

Por nesër, lind prapë ditë e re,
E bërë nga Zoti për njeriun e lirë,
I burgosuri qiellin e kujton kurth
Dhe nuk e kupton hapësirën.

Shuhet pasditja e bukur,
Në apartamentin komod,
Një fillim vere që nuk vjen më,
S’ka më kthim të asaj që shkoi…
1996
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 2:08 pm

Atëherë, dëshirë
Në çdo mesditë vere,
Të jem dielli në kupë të qiellit,
Të digjesh në zjarrin tim.

Në çdo pasdite vjeshte,
Të jem shiu i papritur në gjethe,
Të dridhesh në lotin tim.

Në çdo muzg dimri,
Të jem dëborë e butë që bie,
Ti ëndërrosh fjalët e mia.

Në çdo mëngjes pranvere,
Të jem zogu i parë që vij,
Të fluturosh në krahët e etur…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





  LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI     LULZIM LOGU   "AKOMA HIRI IM... " POEZI - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LULZIM LOGU "AKOMA HIRI IM... " POEZI
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes
» ....mia rap´s e poezi....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: