Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 18 ... 26  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 01, 2011 7:23 pm

SPO DI SHKA MET TE THAN PSHTJELLIM I MADH XHITI PO SHKON, ASHT E MUJSHME SE MASI KAN DAL QAJA ORGANIZATA E SHKIVE QE -SHQIPONJAT EBARDHA-
MUND ME DAL DIKUSH DHE PREJ TANVE QE ME JU KUNDERVU-ACETOSH E KISHIN EMRU. SDI SHKA TE THAM E LEXOVA NE AGJENSIN E LAJMEVE- NOA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 01, 2011 7:36 pm

http://www.noa.al/index.php/kosove/92-kosove/37638-armata-per-clirimin-e-trojeve-te-okupuara-shqiptare-kosova-nuk-eshte-sovrane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 01, 2011 7:50 pm

Po jo more xhem a su msova ma aaaa..
Cfar kundervimi,e hupen edhe ndrein e UCK hajnat
Keto jane qta te aksh si Adili qe vjedhen rjepen popullin e skan as 20 anetare ..
vetem emrin ja kan nderrue o xhemo..
ne vend te Bashkim Mitrovica tashe Kushtrim Mitrovica a ka qen vete G.ADILI me 100 Nofka ..
Po ja nin zanin se Jan nen hetime .....
NUk bahet budall populli mas krimineleve te shkojne o xhem
mu pas kan pernime moti MItrovica ishte nen kontrolle te shqiptareve .
Po leje qe jo mitrovica po as Graqanica as Shterpca e etj enklava ..
Prralla jane keto ,me 20 anetare nuk bahet asgje o xhem e ma kriminel e bandit ..
QE bahen copa ne mes veti ,me shkije sja qet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 02, 2011 3:41 pm

Seselje Cetniks und Co. Regierungskoalition mit Thaqi-PDK? da haben sich die richtigen zusammengefunden:

Dimiq: Zgjedhjet kaluan në atmosferë shumë jo korrekte

Dimiq: Zgjedhjet duhet përsëritur


Prishtinë, 14 dhjetor 2010 (14.30)
Kryetari i Iniciativës qytetare "Krahu i popullit", Radomir Dimiq, ka thënë se zgjedhjet e fundit në Kosovë kanë qenë jo korrekte dhe ka kërkuar përsëritjen e tyre.
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Dimiq ka vendosur të largohet nga Kosova, në shenjë proteste për shkak se në skenën politike kanë fituar subjekte politike serbe që përkrahin opsionin serbo-çetnik të Sheshelit dhe Drashkoviqit.
"Jam këtu sot të protestoj për shkak se zgjedhjet e fundit në Kosovë kaluan në atmosferë shumë jo korrekte dhe për atë që populli i Kosovës, i cili ka pritur dhjetë vjet lirinë, ka përjetuar që në skenën politike të Kosovës të kthehet serish opsioni serbo-çetnik i Sheshelit dhe Drashkoviqit, dhe politika e paramilitarëve të Boban Petroviqit në krye të SLS, i cili ka luftuar kundër shqiptarëve në kufirin Kosovëç-Shqipëri. Ky nuk do të jetë as fat, as nder për popullin shqiptar, i cili pranon në Kuvendin e Kosovës një opsion të tillë politik", ka thënë Dimiq.
Dimiq ka përkujtuar se Rada Trajkoviq ka qenë ministre e radikalit Voisllav Sheshel gjatë kohës së luftës, ndërsa ajo sot është në koalicion me Rangjel Nojkiqin.
Për më tepër, Dimiq ka theksuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të manipuluara dhe ka kërkuar përsëritjen e tyre.
"Këtu bëhet fjalë për mashtrime, gënjeshtra, vjedhje dhe zgjedhjet në emër të demokracisë duhet të përsëriten. Këtë bota nuk duhet ta lejojë", ka thënë ai.
Dimiq nuk ka bërë të ditur se ku do të shkojë, por ka thënë se po largohet nga Kosova me pikëllim dhe dëshpërim./Kosovapress/
---


seht mit was für Leuten Thaqi eine Koalition eingehen will!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyTue Jan 04, 2011 1:01 pm

Viti 2011 - Vit i vetëvendosjes për shqiptarët!
Publikuar më 04 janar, 2011 në orën 00:52 ( Para 10 orë e 6 minutave ) Fatos Aliu | Opinion |


Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend të popullit për vetëvendosje!

Lëvizja Vetëvendosje nuk po hyn në Kuvend të Ahtisarit, por në Kuvend të popullit për Vetëvendosje. Megjithë pakësimit të përqindjes së Lëvizjes Vetëvendosje nga shkaku i vjedhjes masive të votave, ka ende analistë - zëdhënës, medialë ose partiakë me ambicie që të konspirojnë kundër pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, duke komentuar kot së koti, se gjoja Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të hyjë në Kuvend të Kosovës, për shkak të qëndrimeve refuzuese ndaj simboleve, flamurit dhe himnit të Kosovës, si dhe kundërshtimeve ndaj Planit të Ahtisarit.


Sikur po harrohet se Kuvendi është institucion i popullit, e jo pronë e klaneve politike, as e qarqeve apo misioneve mbikqyrëse të instaluar në Kosovë. Poashtu, sikur harrohet se legjitimiteti i hyrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend buron nga vota e pastër e popullit, për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e tij në mënyrë legjitime. Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend për ta ndërtuar e zhvilluar shtetin që i përket popullit, e jo klaneve politike dhe profiterëve të luftës që plaçkisin vendin dhe shtetin. Lëvizja Vetëvendosje hyn në Kuvend për ta ndryshuar sistemin aktual antidemokratik, të ndërtuar me ndihmën e qarqeve dhe misioneve proserbe, për ta manipuluar e vjedhë votën e qytetarëve dhe pasurinë e Kosovës.
Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë, se nuk betohet dhe as ngritet këmbë para simboleve që nuk e përfaqësojnë dhe që e fyejnë identitetin e kombit shqiptar. Lëvizja Vetëvendosje betohet dhe ngritet në këmbë vetëm para flamurit dhe himnit kombëtar. Në vend të Planit të Ahtisarit*, i cili Kosovën e copëton përbrenda, duke serbizuar edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje do të zbatojë Planin e Vetëvendosjes së Popullit, me të cilin ndërtohet dhe zhvillohet shteti i Kosovës. Sepse, sakrificat e popullit tonë, nuk janë bërë për negociata dhe koncesione për Serbi, por për liri dhe pavarësi, për identitet dhe bashkim kombëtar, për Kosovën Shqipëri. Për këto arsye, Lëvizja Vetëvendosje edhe përqafoi kërkesat e elektoratit dhe qytetarëve të Kosovës, që të angazhohet edhe brenda institucioneve të Kosovës, për t’i ribërë e zhvilluar ato, në parime të vetëvendosjes, dekolonizimit dhe bashkimit kombëtar.
Lëvizja Vetëvendosje, meqenëse nuk ndërton institucione qeverisëse me koncepte e programe që shkelin vetëvendosjen, ajo nuk bën as koalicione qeverisëse me shkelësit e kësaj të drejte legjitime të popullit të Kosovës.
Pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend nuk është vetëm përcaktim, por edhe obligim, për ta përfaqësuar dhe mbrojtur votën dhe besimin e qytetarëve, për një sistem demokratik dhe një qeverisje demokratike, që respekton dhe zbaton vullnetin dhe votën e qytetarëve të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka vullnet dhe beson në realizimin e këtij misioni, sepse Viti 2011 do të jetë Vit i Vetëvendosjes.
Por, megjithëse në mënyrën më anakronike dhe obskurante, janë shkelur që të katër shtyllat e parimit të vetëvendosjes: ajo politike, ekonomike, kulturore dhe sociale, edhe në vetë kushtetutën aktualen ekziston një fije drite për të dalë nga ky tunel absurd politik i shtetit sui generis të Kosovës. Vetë neni 1 i Kushtetutës aktuale të Kosovës, bie ndesh me nenet e tjera brenda saj, dhe obligon Kuvendin për heqjen e kontradiktave, të cilat e cënojnë dhe mohojnë sovranitetin dhe identitetin e shtetit të Kosovës, dhe që rrezikojnë qenjen e saj kulturore dhe territoriale në të ardhmen. Ky do të duhej të ishte prioriteti nr.1 i Kuvendit të Kosovës brenda vitit 2011, sepse kjo kushtetutë, si edhe simbolet e shtetit të Kosovës, nuk e përmbajnë vullnetin e popullit, as referendumin si shprehje e legjitimitetit të këtij vullneti, as edhe mundësinë për shfuqizimin e ligjeve kolonizuese të ish regjimeve okupuese serbo - jugosllave. Kjo, për më tepër, bie ndesh edhe me të drejtën ndërkombëtare për njohjen dhe pranimin e shtetit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, siç është OKB e Bashkimi Evropian. Vetëm zbatimi i të drejtës për vetëvendosje i eliminon këto kontradikta, dhe i hap rrugë Kosovës, për integrime si në planin kombëtar edhe atë ndërkombëtar, dhe këtë mund dhe do ta realizojë denjësisht Lëvizja Vetëvendosje me popullin përkrahës të saj.
*Plani Ahtisarit në esencë është modifikim i Planit të Dobrica Qosiqit, të dalë nga Akademia Serbe e Shkencave, në vitet 1990-ta, i cili përmbante elementet kryesore të decentralizimit në baza etnike, tjetërsimin e kulturës së Kosovës – serbizimin e kishave dhe manastireve, si dhe variantin për ndarjen e veriut të Kosovës. Si i tillë ky plan është më i sofistikuar dhe më efikas se ai i Vaso Çubrilloviqit.

Prishtinë, 2 janar 2011



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyTue Jan 04, 2011 4:53 pm

Problem ka me pas edhe vetvndosja
kane me u mundue me qdo kushte komunistet e tradhtaret qe vetvendosja te jete jashte parlamentit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyTue Jan 04, 2011 11:05 pm

http://video.kosovapress.com/beta/?cid=1,6,21590#video
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyWed Jan 05, 2011 2:15 pm

llug eshte ka shkon ne kosove
per vota qe mi vjedhe edhe u kercnuan njerezit po edhe per keto pasoja u vran
se jane que pesh e zoti eshte i madh....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyWed Jan 05, 2011 2:37 pm

Serbët më të interesuar për Kosovën se për BE




BEOGRAD- Një hulumtim i bërë në Serbi ka treguar se serbët nuk e duan shumë integrimin në Bashkimin Europian.

Në anketën e quajtur “Si e shikojnë serbët tranzicionin”, përkatësisht në pyetjen nëse do të ballafaqoheshit me zgjedhjen ndërmjet Kosovës dhe BE-së, 47 për qind kanë thënë se do të zgjidhnin Kosovën, 24% BE-në, ndërsa 29 nuk kanë ditur cilën të zgjedhin.

Mediat serbe shkrujanë sot se lidhur me datën e anëtarësimit në BE, në Serbi më parë kanë menduar për vitin 2016, ndërsa tani ata mendojnë se 2017-ta do t’i gjejë në BE.

Anketa është zhvilluar me 1,813 persona dhe nuk ka përfshirë Kosovën.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyWed Jan 05, 2011 4:04 pm

Shtohen britanikët që bëhen myslimanë
05.01.2011, ora 13:44



Të fundit nga kjo kategori
Shtohen britanikët që bëhen myslimanë
New York-u, qyteti më i vizituar në 2010
Vetëvritet djali i shahut të Iranit
Serbia shtyn regjistrimin e popullsisë
Ariel Sharon, 5 vjet në komë
Numri i britanikëve që kanë kaluar në islamizëm është dyfishuar gjatë decenies së kaluar, përkundër pasqyrës së keqe për myslimanët në Britani të Madhe pas aksioneve të fundamentalistëve islamikë në këtë vend dhe edhe në pjesë të tjera të botës.

Gazeta britanike �Indipendent� vlerëson se në ishull aktualisht janë 100.000 islamistë të konvertuar, që është një kërcim i madh në raport me vitin 2001 kur kjo popullatë ka numëruar 60.699 persona.

Organizata që merret me çështje ndërfetare �Faith Matters�, e cila i ka dhënë këto shifra, pohon se në çdo vit në Britani rreth 5.200 persona kalojnë në islamizëm, që janë më shumë se sa në Francë ose në Gjermani, ku gjatë një viti mesatarisht bëhen nga 4.000 myslimanë të �rinj�. Hulumtuesit e kësaj organizate kanë vizituar xhamitë në Londër dhe kanë konstatuar se në kryeqytet në vitin 2010 në fenë islame kanë kaluar 1.400 britanikë.

Batul al-Toma, një irlandeze 25 vjeçare që është bërë myslimane konsideron se këta numra janë rritur paksa në krahasim me gjendjen reale.

�Mendoj se numri i vërtetë i konvertistëve është diku në mes të shënimeve të vitit 2001, numra që kanë qenë shumë të vegjël dhe ndërmjet atyre aktualë që janë shumë më të lartë, por përfundimisht konsideroj se gjatë viteve të fundit është rritur numri i atyre që kanë kaluar në islamizëm�, thotë al-Toma, e cila punon në �Fondacionin Islam� dhe e udhëheq organizatën �Projekti i Myslimanëve të Rinj�.

Hana Tadjima, 23 vjeçare, kreatore mode, thotë se në fakultet ka pasur miq nga myslimanët dhe se e kishte intriguar fakti pse ata nuk dilnin në klube se pse ata nuk shoqëroheshin shumë me studentë tjerë.

�Atëbotë studioja filozofinë dhe isha e shqetësuar me problemet e jetës. Isha relativisht e popullarizuar, kam pasur të gjitha ato që duhej të kisha por gjithnjë pyetesha: �A është kjo ajo?�. Gjendja e të drejtave te femrat myslimane në fillim më dukej shokuese. Megjithatë sa më shumë që lexoj, aq më shumë pajtohem me atë ide�, thotë Tadjima.

Paul Martin, 27-vjeçari, i cili shahadetin, fjalë me të cilat kushtëzohet kalimi në islamizëm, nuk e ka thënë në xhami por në kafenenë ku u takua me miqtë myslimanë, pohon se para kalimit në islamizëm kurrë nuk ka qenë në xhami.

Fjalët e shahadetit besimtari i ri duhet t�i thotë sinqerisht e që të konvertuarin ta pranojnë myslimanët tjerë, duhet që pranë tij të jenë edhe dy pjesëtarë të fesë islame.

E këto fjalë janë � Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhameti është profeti i Tij�.

�Unë dhe nuk bëj pjesë në ata respektojnë kriteret se di duhet të duket myslimani. Dhe askund nuk shkruan se nuk mund të jeni mysliman britanikë i cili vesh xhinse dhe xhakovento. Në xhaminë time tani dëgjohen shumë gjuhë të ndryshme dhe ka mjaft të konvertuar�, thekson Martin.


Nga 5200 myslimanë në vit

Çdo vit në Britani rreth 5.200 persona kalojnë në islamizëm, që janë më shumë sesa në Francë ose në Gjermani, ku gjatë një viti mesatarisht bëhen nga 4.000 myslimanë të �rinj�. Hulumtuesit e kësaj organizate kanë vizituar xhamitë në Londër dhe kanë konstatuar se në kryeqytet në vitin 2010 në fenë islame kanë kaluar 1.400 britanikë. (The Indipendent/Zëri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyThu Jan 06, 2011 5:11 pm

Koço Danaj: 28 nëntori i vitit 2012, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë

Koço Danaj: 28 nëntori i vitit 2012, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë
I njohur tashmë për të gjithë kombin shqiptar si “Babai i ri” i idesë së “Shqipërisë së Madhe”, apo siç e quan ai “Shqipëri Natyrale”, Koço Danaj, shkrimtar dhe politolog nga Tirana, në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, shprehet i bindur se 28 nëntori i vitit 2012, pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa, sipas tij, viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.

Kosova Info: Z. Danaj, përse e keni quajtur Shqipëria Natyrale ?
Koço Danaj: Jo rastësisht. Ja arsyet: Kjo Shqipëri që është sot është artificiale. Cili është artificialiteti, të cilin nuk e gjejmë në asnjë vend të Evropës? Që nga Ulqini deri në Konispol kjo Shqipëri dhe shqiptarët e kësaj Shqipërie kufizohen me vetën e tyre. Me konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit futesh fillimisht në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit midis Kosovës dhe Maqedonisë kalon nëpër territor shqiptar, kur kalon Qafen e Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës futesh në territor shqiptar, kur kalon qafen e Thanës midis Maqedonisë dhe Shqipërisë futesh në territor shqiptar, kur kalon qafën e Botës në Konispol midis Shqipërisë dhe Greqisë futesh në territor shqiptar. Pra kemi të bëjmë me një komb që ka fqinj vetveten. Pra në fillim të pranojmë realitetin aktual. Cili është ky realitet? Është absurdi më i madh i kontinentit evropian. Prandaj në vend të Shqipërisë Artificiale, ne duam që më anë të bisedimeve dhe rrugës paqësore të ndërtojmë Shqipërinë Natyrale. Dhe sa kohë që do ekzistojë ky artificialitet absurd, ne e kemi quajtur dhe do ta quajmë Shqipëri natyrale, atë që kërkojmë.

Kosova Info: Po, cilët janë kufijtë e Shqipërisë Natyrale?
Koço Danaj: Janë kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Vlorës e 28 nëntorit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë Natyrale. Këta kufij nuk u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ajo e copëtoi kombin shqiptar në 5 pjesë.

Kosova Info: Në cilat dokumente historike e keni mbështetjen për Shqipërinë Natyrale?
Koço Danaj: Bazamenti i Shqipërisë natyrale janë Dokumentet e njohura historike si Platforma e Lidhjes se Prizrenit, Platforma e Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, Rezoluta e Konferencës se Bujanit, betimi i luftëtarit të UCK, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që konsideron të ligjshëm bashkimin e Shqiptarëve në një shtet. Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 e cila e pranon ndryshimin e kufijve pa dhunë, me mjete paqësore, dhe së fundi Karta e OKB-së, që pranon të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Kosova Info: Përpos mbështetjes së popullit shqiptar kudo që janë, për Shqipërinë Natyrale, keni mbështetje nga lidershipi në Shqipëri?
Koço Danaj: Deri tani nuk kemi mbështetje të hapur, por nga kontaktet që kemi me politikanë dhe qeveritarë të ndryshëm, e konsiderojnë si veprim të drejtë, Platformën e Shqipërisë Natyrale. Mjafton t’ju them se në Promovimin e Platformës së Shqipërisë Natyrale, morën pjesë 37 deputetë nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia. Por jemi të sigurt se pas hyrjes në Parlament të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lëvizjes për Bashkim, në vitin 2011, edhe Tirana zyrtare do ta mbështesë hapur domosdoshmërinë e Shqipërisë Natyrale.

Kosova Info: Përpos Lëvizjes Vetëvendosje, cilat janë aleatët tuja nga partitë tjera politike në Kosovë?
Koço Danaj: Është Lëvizja për Bashkim, është LPK-ka, janë mbi pesëmbëdhjetë deputetë në PDK, AAK, AKR dhe LDK, të cilët pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do kini rastin t’i dëgjoni kur të mbrojnë nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me mjete paqësore.

Kosova Info: Na intereson te gjithëve edhe sa i përket përkrahjes së ndokujt nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Keni hasur në përkrahje të tillë deri më tash?
Koço Danaj: Ka një problem, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që e ka copëtuar kombin shqiptar dhe e ka pak të vështirë të pranojë një gjë të tillë. Por fakti që Platformën e Shqipërisë Natyrale, Listën për Shqipëri Natyrale nuk e kanë kundërshtuar hapur tregon se dalëngadalë po e pranojnë në praktikë se Shqipëria Natyrale është faktori kryesor i paqes në rajonin e Ballkanit. Në të gjitha deklaratat, analizat apo shkrimet e botuara deri tani të cilat janë mbi 300, në shumicën e tyre Shqipëria Natyrale, nuk është kundërshtuar, por është thënë se do jetë më mirë që shqiptarët të bashkohen në BE. Pra është një përpjekje për të fituar kohë. Dëshiroj të përmend këtu komentin e agjencisë gjermane të lajmeve DPA, të datës 30 nëntor i cila i kushtoi mbi një faqe e gjysmë, Shqipërisë Natyrale duke u shprehur se tashmë ajo po pranohet nga Shoqëria. Ose editorialin e prestigjiozes Financial Times, të datës 11 dhjetor, e cila e konsideronte realitet bashkimin shqiptarë. Dhe e fundit, vetë fakti që përkrah Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore të zhvilluar në Kosovë, mori pjesë një nga diplomatet më të njohur amerikane, Walker tregon qartë se kjo mbështetje pak nga pak po del hapur. Për ata që e dinë se si vepron diplomacia amerikane, e kuptojnë fare mirë se mbështetja për bashkimin e shqiptareve ka filluar të pranohet si çelësi i paqes në rajon.

Kosova Info: Sipas jush, si do t’i shikon bashkësia ndërkombëtare kufijtë e rinj eventual në Ballkan?
Koço Danaj: Problemi i parë është kërkesa jonë. Lista për Shqipëri Natyrale është një ofertë për paqe që i drejtohet jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe fqinjëve të saj në rajon. Thelbi i Listës për Shqipëri natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithçka. Bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve me dhunë, por nuk është kundër ndryshimit të kufijve me paqe, me bisedime, me dialog. Për shembull: Në qoftë se shqiptarët në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit duan bashkim me Shqipërinë, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare do ta lejojë këtë vullnet të shqiptarëve. Për këtë arsye në Platformën e Shqipërisë Natyrale kemi parashikuar si fazë të parë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën deri në 28 nëntor 2012, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Natyrale. Shembulli i dytë: Në qoftë se shqiptarët në Maqedoni që janë popull shtetformues me kushtetutë do kërkojnë Referendum për bashkim me Shqipërinë, të jeni të sigurt se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pengojë. Sepse referendumi është mjet paqësor, bisedimet janë mjete paqësore. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të dalë kundër paqes në rajon. Problemi i dytë është se nga analiza e politikës ndërkombëtare duket se ajo po i qaset problematikës së rajonit ballas, domethënë për ta riformatuar atë tërësisht dhe kjo do te thotë, se po afrohet Ora e Shqipërisë Natyrale. Janë tre fakte që na shtyjnë në këtë përfundim. I pari ka të bëjë me emrin e Maqedonisë, i cili duket se është thjesht një pretekst dhe jo një shkak. E dyta është Kërkesa e Republikës Serpska për ndarje dhe bashkim me Serbinë. Dhe e treta është kërkesa në rritje e shqiptarëve për bashkim. Bashkësia ndërkombëtare e di se deri tani rajoni i Ballkanit vetëm është arnuar apo zgjidhur pjesërisht, por jo tërësisht. Për shembull, mbi kombin shqiptar deri tani veprojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, e Londrës që e copëtoi në pesë pjesë, e Versajës që e la në fuqi këtë copëtim, e Rambujesë, e Kumanovës, u Ohrit, e Konçulit që e kanë zgjidhur pjesërisht. Prandaj Platforma e Shqipërisë Natyrale kërkon organizimin e një konference Londër-2, por këtë herë edhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe të vetë Shqiptarëve.

Kosova Info: Sa mund të realizohet ideja Juaj për një Shqipëri Natyrale, pa tronditje politike, pa konflikte, sepse SHN do të shtrihet në disa territore të vendeve fqinjë të Ballkanit, por edhe të një vendi të Bashkimit Evropian?
Koço Danaj: Keni të drejtë në pyetjen tuaj. Por më lejoni t’ju sqaroj se pyetja ka dy momente: Konflikt dhe tronditje politike. Për konflikt klasik nuk ka vend. Pse? Në rajonin e Ballkanit të gjitha qeverisjet janë demokratike. Aty ku sundon demokracia nuk ka vend për konflikte klasike. Kjo përjashtohet. Ne jemi kundër dhunës dhe konflikteve. Për një shekull, shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Na kanë vrarë dhe jemi vrarë me njëri tjetrin, sepse kemi qenë të ndarë dhe kur je i ndarë është më lehtë të gjejë vend përçarja. Ndërsa tronditje politike edhe do të ketë. Prandaj është tavolina e bisedimeve, që këto tronditje politike t’i zbusë, t’i qetësojë. Shikoni: Para disa vjetësh, Pavarësia e Kosovës ishte një tronditje Politike, tani nuk është më e tillë. Para disa vitesh, kërkesa e Republikës Serpska për referendum dhe ndarje ishte tronditje politike. Tani nuk është më e tillë, bile në ceremoninë e përurimit te presidentit Dodik, mori pjese vete presidenti ë Serbisë Tadiç. Por nuk mori pjesë Presidenti i Bosnjës. Pra rruga paqësore dhe Tavolina e bisedimeve i qetëson dhe zbut tronditjet politike. Ja dhe një shembull tjetër. Në sondazhin e Gallup, një pjesë e qytetarëve maqedonas në Maqedoni, u shprehen dakord që shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë. Prandaj le të fillojmë. Mendoni pak: Tashme kemi një grup deputetesh, mbi 30 në Kuvendin e Kosovës që do artikulojnë hapur bashkimin me Shqipërinë. Si mendoni ju, nuk do t’i presë, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë këta deputetë kur të vijnë në Tiranë dhe të kërkojnë bisedime me Tiranën për bashkim me Shqipërinë? Si mendoni, kur këta deputetë të shkojnë në Bruksel apo departamentin e Shtetit, nuk do t’i presin? Përkundrazi, do ti presin dhe do t’i dëgjojnë. Sa kohë që përjashtohet dhuna nga një ide që kërkon të realizosh, aq kohë të gjitha dyert janë të hapura. Prandaj unë jam i sigurt se të ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës për gjoja çështje teknike mund të fillojnë si të tilla, por do të përfundojnë si bisedime midis Beogradit nga njëra anë dhe Tiranës e Prishtinës nga ana tjetër, duke u konkretizuar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kosova Info: Z. Danaj, ideja Juaj ka tronditur pak a shumë të gjitha trojet e kombit shqiptarë, dhe se sipas jush kjo ide do të realizohet. Mund të na përmendi të paktën një afat kohor se kur do të ndodh kjo?
Koço Danaj: Natyrisht pa afate kohore nuk ecet. Sot çështja shqiptare, nuk është më një dëshirë, por një problem i shtruar për zgjidhje. Në Kosovë kjo dëshirë u konvertua në votë. Dhe sa kohë që ndodhi një gjë e tillë, atëherë afatet janë të nevojshme. Dhe unë mendoj se 28 nëntori i vitit 2012 , pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.

Kosova Info: Z. Danaj jemi në prag të bisedimeve me Beogradin. Flitet se përpos pikave që do të diskutohen në këto bisedime, ndër to do të jetë edhe ideja Juaj për Shqipëri Natyrale. Si e komentoni këtë?
Koço Danaj: Domethënë se problem do te shtrohet në Tavolinë. Dhe kur shtrohet në Tavolinë, edhe do të zgjidhet.

Kosova Info: Kosova po përballët më një krizë mund të quajmë të jashtëzakonshme institucionale, e që rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme. Si e vlerësoni procesin zgjedhor në Kosovë, edhe pse i papërfunduar?
Koço Danaj: Nuk e quaj krizë institucionale të jashtëzakonshme. Le të bëhemi realist. Presidenti, kryeministri real i Kosovës me Kushtetutë është Piter Feit. E ai është në detyrë, Kosova në thelb është protektorat i BE-së. E sa për zgjedhjet, i përmbahem institucionit kryesor të Kosovës, KQZ-së, që i konsideroi të parregullta në mjaft raste, prandaj edhe do t’i përsërisë në pesë zona, prandaj po rinumëron në 40 për qind të zonave. Por kriza siç e quani ju në Kosovë, ishte dhe është e programuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe ajo do të vazhdojë deri sa bashkësia ndërkombëtare të përgatitet që në bisedimet me Serbinë, veç Prishtinës të involvohet edhe Tirana me objektivin, e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pra është një krize, që i duhet bashkësisë ndërkombëtare të fitojë kohë.

Kosova Info: Sulmi më i ashpër që i është bërë popullit të Kosovës, gjithë kombit shqiptarë në përgjithësi, por në veçanti UCK-së, është edhe raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, pikërisht në këtë kohë. Vlerësimi juaj?
Koço Danaj: Kam lexuar materiale me sulme më të ashpra, se sa raporti që përmendet ju. Është graham e fundit e shovinizmit serb, sulmi i fundit, është sulmi i cili fsheh një të vërtetë të madhe që e sipërthashë. Fsheh frikën e madhe të asaj që ju më lartë në një nga pyetjet tuaja e konsideruat tronditje politike. Më shumë se sulm, në thelb është panik. Pse? Shovinizmi fqinj, e sheh që në horizont duket Shqipëria Natyrale, e sheh që bashkimi i shqiptarëve është proces i pakthyeshëm, sondazhi i Gallupit që nxirrte se 81 për qind e shqiptarëve në Kosovë duan bashkim me Shqipërinë, e tmerroi shovinizmin serb, futja e Vetëvendosjes në Parlament, futja e dhjetëra deputetëve të tjerë nga radhët e PDK, AAK, AKR, LDK që janë partizanë të bashkimit e panikoi këtë shovinizëm. Dhe për të devijuar problemin qenësor, për të fituar kohë, për të satanizuar dhe penguar shqiptarët, për të hutuar dhe trembur politikanët e tyre, ky shovinizëm nxori nga arkivi një raport ku emri nuk ka rëndësi, është thjesht një konvencion. Dhe këtë raport ja sërviri bashkësisë ndërkombëtare si për të thënë: E kuptoni se çdo bëni ju që mbështetni shqiptarët? Ata janë mostra, janë kanibalë, si mund t’i përkrahni ata të bashkohen. Por një raport pa fakte, me akuza politike, me diabolizëm duke bashkuar në një të vetëm, individët më kauzën. Në fazën e parë, politika shqiptare u tulat dhe reagoi emocionalisht. Tani është faza, të reagojë institucionalisht. Çfarë do të thotë institucionalisht? Do të thotë që politika shqiptare, tani duhet të kërkojë bashkimin e shqiptarëve. Shovinizmi ka punën e tij, ne kemi tonën. Ne kemi një kauzë tashmë institucionale që është bashkimi i shqiptarëve. Le ta shtrojmë këtë kauzë hapur dhe raporti për të cilin flisni ju do shfryhet si një flluske sapuni. Mos harroni: Në luftën e dytë botërore fitoi koalicioni antifashist. Dhe që atëherë antifashizmi është Vlerë tabu për çdo komb të civilizuar. Pas 50 vjetësh, përballë fashizmit serb, përsëri fitoi koalicioni antifashist. Dhe në këtë koalicion, UCK-ja ishte pjesa më meritore e shqiptarëve përkrah NATO-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka përendi, ta tjetërsojë këtë Vlerë të cilën shqiptarët e fituan me gjak, jo një apo disa raporte si ky i fundit. Pra problemi është, më shumë se me një raport, shqiptarët duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre. Dhe kjo e ardhme është bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Imagjinoni sikur deputete shqiptarë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në 24 janar në vend se të mbrohen përballë një monstre, të hedhin tezën e bashkimit të shqiptarëve. Asambleja do harrojë Dikun dhe do merret me kauzën-ide të hedhur nga shqiptaret. Imagjinoni, se çfarë do te ndodhë sikur Albin Kurti dhe Avni Klinaku, që tashmë janë deputetë, të vijnë në Tiranë para 24 janarit dhe të kërkojnë zyrtarisht Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, fillimin e bisedimeve për bashkim me Shqipërinë. I gjithë Brukseli do zbarkojë në Tiranë dhe do harrohet raporti monstër. Imagjinoni sikur Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi t’i qëndrojnë asaj që deklaruan në mbyllje të fushatës se bashkimin kombëtar nuk e kanë premtim elektoral por synim kryesor të partisë së tyre. Bashkësia ndërkombëtare do zbarkojë në Prishtinë dhe nuk do merret askush me Martin. Pra le të mësojmë të mbrohemi duke menduar për të ardhmen tonë dhe të mos flemë në gjumë duke lejuar të na zgjuajë një raport antishqiptar. Prandaj ju thashë se ky është raporti i fundit i shovinizmit dhe se ne thelb të tij është paniku nga procesi i pakthyeshëm i bashkimit të shqiptarëve. Le të shfrytëzojmë atë në interes të kombit. Dhe interes i kombit do të thotë bashkim kombëtar, do të thotë Shqipëri natyrale. (Lumturie BEKA /KI)/29 Dec 2010/V.I.
--------------------------------------------------------------------------------


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Politikani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 9
Age : 63
Vendi : Gjilan
Registration date : 26/11/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyThu Jan 06, 2011 9:25 pm

Te dashur lexues e optimiste ,qe na shkoje jeta duke pa enderra ne mejdis te dites.
Optimiste e optimiste populli me optimiste .
me optimiste se Franca Gjermania danimarka Kina Amerika etj etj.
Qfare populli jemi ne ,pse optimiste sepse skemi shtet skemi liri skemi punesim skemi identitet kombetare skemi flamur skemi komb skemi sovranitet skemi ushtri sepse na coptuan na skatuan sahan lepiresit Titistet udbashet komunistet hajnat kriminelat banditet.
Pse optimiste sepse skemi buk skemi sigurim shendetesore skemi kontrata pune
kemi te huajte qe na kontrollojne ,anarhi vrasje te perditshme te myt njeri tjetrin e sguxojm me i dal shkaut ne ball.
Mitrovicen e okupueme Graqanicen shterpcen ranallukun Kllokotin
pse optimiste sepse jemi multietnik kemi enklava serbe toka te coptuara e qka!°
A thua jemi popull me budall ne bote ,apo pase jemi optimiste
Ku ka popull optimiste ne bote qe skane liri skan prspektiv skane te ardhme .
E ne pse gzohemi pse pse !!!!!!

Allahu e befte mire me kete popull optimiste..
me kete popull nen okopim kolonial e me udheheqesa te korruptum me banda e me kriminela e hajna qe skane te ndalur sepse kemi popullin me
optimiste ne bote....
Interesant edhe kjo ndodhe te populli i qudirave ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Politikani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 9
Age : 63
Vendi : Gjilan
Registration date : 26/11/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyThu Jan 06, 2011 9:33 pm

Ndegjoni ederrat e fitimpruesit Koco Danaj se me 2012 paks ame naj bere bashkimin...
ne paste met Koco Danaj me G.Adilin me na bashkue krejt bota ka me u praptue.
ne qoftese bashkimin e bejne mashtruesit e bashkpunetoret e grekut serbise malit te zi maqedonise qenka mrekulli.
Ne qoftese bashkimin po naj bejkan tradhtare e bandit ,hajna qe rrejne kete popull te varfer qe 20 vjet qenka mrekulli
Mos ndegjoni prralla sllave greke ,ska met bashkimi ne keta persona..
PO pasurohen perveti dhe pastaj e shtyjne bashkimin per naj vit tjeter.....
jetojme ne boten e rrenacakeve mashtruesve te hajnave dhe manipuluesve...
jetojhme ne boten e shkaterrimit te kombit shqiptare ..
Nga njerez te pa shpirte ,qe shfrytezojne kete popull te vuajtur qe te pasurohen per veti...
Allahu e befte mire....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 08, 2011 1:30 am

Nuk po mirret vesh sa po shkon pasuli fare,gjithmon kemi vuajt dhe po vuajm nga kjo emet , duke i besu sejcilit por deri kur se ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 08, 2011 1:37 am

Thaqi kërkon një argat ma shum
Dilni dhe votoni në mënyrën më unike të mundshme, dilni dhe nëse ka nevojë prisni gjysmë ore në radhë, sepse ju do të vendosni për Kosovën të dielën. Ju do të prisni gjysmë ore në radhë, por do të vendosni për katër vjetët e ardhshme. Kësaj radhe nuk mjafton vetëm pjesëmarrja në votim, por secili nga ne duhet ta bëjë një argat më tepër për të organizuar familjen, farefisin, komshiun, (cilin komshi se me kët tregon se sa i do shkijet se ata i thon komshi e shqip me sa dij unë thuhet fqinjë )e në veçanti këtu në Drenas kërkohet një pjesëmarrje më e madhe", ka thënë ai.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 08, 2011 2:29 pm

Duke lexuar gazeten KOHAnet hasa edhe ne ket artikull.

"Te vraret" sipas KiE-se jetoin ne Peje.

E kam cekur ne ket forum pore edhe shume me pare se cdo e keqe e jona eshte Made in Evropa plak L...! Ku diteve te fundi nga kshilli i saij, edhe nje her me shume deshmon se nuk i do shqiptaret.
Raporti i Dick Martyt, e edhe ky i fundit i deputetit Jean Charles Gardetto nga Monakoja deshmon se keto trillime e shpifje te pa verteta buroin nga serbia e tubohen, perpunohen ne disa vende te Evropes dhe dalin per opinjon.
Sikur ti jepte serbija keto raporte vet opinjonit i gjer askushe nuk do ti besonte.
Por ja qe gjen Dicka&Jeana e shpif e trillon per imazhin tone, dhe keta nuk po di si ti quaj veq se te mjer ne vend qe te mirren me kriminelt e luftes serb, qe serbia i strehon e i mbron kriminelet dhe krimet e bera, keta te mjer mirren me shqiptar qe historia deshmone se ne, as nje her nuk kemi ber krime, por jane te tjeret qe bota i di? Shtrohet pytja.
Do te te ju kerkoin falje ketyre deshmitarve qe gjoja qenken vrar, e keta po jetojkan shendosh e mire, e popullit shqiptar, nuk e di por duke u bazuar ne te kaluren pake besoje, cka me jep shkas qe evropes qe kurr nuk i kame besuar edhe me shume mos ti besoj.
Im at shpesh me thoshte biro ai qe shpif, genjen ai nuk ka turp.
Andaj edhe ne shqiptaret nuk duhet te kemi turp ndaj atyre qe po bein qmos, ne emer te kesaj gjysme lirie qe gezojm, me shume se gjysmen e kombit shqiptare ta zhbein, duke ja mohu Kombin Flamurin e lirin per bashkim. Kijo per mendimin tim nuk eshte Liri.
Andaj ne gjithmon kemi patur arsye e nderkohe keto arsy po shtohen edhe me shume qe te ngrehim zerin dhe te iu themi mjaft ketyre pislleqve qe po na kurdisen nga evropa lavire me disa shqipfolsa.
Ta beim Bashkimin ta shpetoim me shume se gjysmen e Kombit! Sa nuk eshte ber vone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 08, 2011 10:21 pm

Gjyq për trafikim të organeve në Prishtinë

Arbër Vllahiu
BBC, Prishtinë





Akuza për trafikim organesh lidhet me një klinikë private në Prishtinë
Një Gjykatë e Qarkut në Prishtinë pritet që brenda 15 ditësh të marrë një vendim për fillimin ose jo të gjykimit kundër shtatë personave të dyshuar për trafikim të organeve njerëzore dhe krim të organizuar.
Të enjten prokurori ndërkombëtar ka paraqitur akuzat në një seancë të dytë të konfirmimit në Gjykatë.

Të akuzuarit kanë kundërshtuar pretendimet e ngritura nga prokurori i çështjes.

Në mesin e shtatë të akuzuarve ndodhen edhe mjekë dhe një person që më parë ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkohë që është lëshuar edhe një fletë-arrest ndërkombëtar për dy persona të tjerë, njëri shtetas izraelit dhe tjetri turk, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas akuzës, shtetasit nga Kosova kanë rekrutuar afro 20 shtetas të huaj, kryesisht nga Moldavia, Rusia, Kazakistani dhe Turqia, të cilëve u janë premtuar, siç thuhet, 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave ndërkaq marrësve u janë kërkuar të paguanin deri në 100 mijë dollarë.

Prokurori i çështjes, tha se dhuruesit ishin sjellë në Kosovë me pretendime te rrejshme.

Akuza për trafikim të organeve ndërlidhet me veprimet në një klinikë private në Prishtinë që në vitin 2008, kur besohet të jetë kryer një transplatim i paligjshëm i një veshke, që çoi në arrestimin e tre udhëheqësve të klinikës dhe pezullimin e zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hetimet e EULEX-it vazhduan edhe pas lirimit të tyre nga arresti dhe në tetor të vitit të kaluar u ngritën akuzat e para.

Në seancën e dytë të konfirmimit në Gjykatë, që u zhvillua të enjten, të shtatë të akuzuarit nga Kosova kundërshtuan pretendimet e prokurorit, ndërkohë që mbrojtësit e tyre kërkuan që akuzat të hidhen poshtë.

Pala mbrojtëse ndërkaq tha se po bëhen përpjekje që çështja të ndërlidhet më një raport të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, më të cilin akuzohet udhëheqja e lartë e ish-UCK-së për përfshirje në trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Raporti nxiti reagime të fuqishme në Kosovë ndërkohë që i njëjti pritet të diskutohet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës nga fundi i muajit janar.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySat Jan 08, 2011 10:23 pm

na marrun keta kriminel e Drini thote jo ashtu jo keshtu..
Po a luhet me jeten e njerezve dhe me fukara
ja krimi qe naj nzin ftyren shqiptareve
po mos te ishin te huajte naj kishin heq per se gjalli organet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 7:17 pm

Decan 27,38%
Drenas 44,83%
Lipjan 45,76%
malisheve 35,55%

Pra n e keto zgjedhje na dulen shume me pak se sa qe i vjedhen me 12 dhjetore.
Plus prap me kercnime dhe me vedhje duke votuar nga 300 here nje anetare ..
Pra me pak votues dhe me parregullsi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 9:50 pm

U mbajten zgjdhjet ken si ken
po se luptova qaty ku shkrujke ne drenas
Biraqki Izbor
Ku njena more ne kosove apo ne serbi..aa aahaaa cfare ,,shteti" qe jemi
Urime urime fituesve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 9:52 pm

u dashte me qen se Kuptova qka don me than Biraqki Izbor...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 10:47 pm

Vetevendosje!: Konferencë për shtyp
Publikuar më 09 janar, 2011 në orën 13:51 ( Para 6 orë e 53 minutave ) Lajme |


Procesi i rivotimit në 3 komunat: Skenderaj, Drenas dhe Deçan ka filluar me parregullsi të shumta veçanërisht në komunat Skenderaj dhe Drenas. Në vijim do të flasim për disa prej tyre që janë më të mëdha.


Në Kopiliç të Poshtëm nuk i kanë lënë vëzhguesit e VETËVENDOSJE!-s të hyjnë në qendër të votimit. Gjatë përpjekjes për të hyrë në këtë Qender votimi vëzhguesit tanë kanë vërejtur se kutitë kanë qenë gjysmë të mbushura ende pa filluar mirë votimi diku rreth orës 07:05-07:10. Po ashtu është vërejtur se nuk ka llamba ultravjollce e as spray. Polici Hajriz Idrizi me numër 4409 i cili nuk i ka lejuar të hyjnë ka thënë se nuk mund të “bëjë asgjë pa marrë urdhër nga komisioneri kryesor”. I pranishëm ka qenë edhe polici me numër 8323. Në ora 09:15 pas kërcënimeve verbale të vëzhguesve, vëzhguesit dhe komisioneri, për çështje sigurie janë detyruar të tërhiqen nga qendra e votimit. Kjo është bërë për shkak të pamundësimit të vëzhgimit të procesit zgjedhor nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Mos prania e vëzhguesve tonë ua mundëson mbushjen më të lehtë të kutive të votimit siç kanë filluar të bëjnë që në mëngjes.

Në vendvotimin 0301X në Shkollën fillore “Rasim Kiqina” në Drenas, vendvotimi i parë në të cilin nuk kemi komisioner, vëzhguesi jonë i ka gjetur ata duke futur fletëvotime në kuti. Bislim Bislimaj, vëzhguesi ynë, i ka parë futjen e fletvotimeve. Ndaj tij është ushtruar trysni që ta ndryshojë deklaratën në media nga Bislim Zogaj i PDK-së, i cili i ka thënë që mos ta bëjë këtë punë të madhe.

Në disa Qendra të votimit në Drenas, si në Abri, Baicë, Polluzhë dhe Qikatovë e re vëzhguesit ndërkombëtar i vizitojnë ato herë pas here, dhe sillen më shumë si mysafir se sa si vëzhgues.

Në shumë vendvotime tjera në Skenderaj dhe Drenas ka pasur kërcënime verbale nga persona të ndryshëm. Vëzhguesve të VETËVENDOSJE!-s nuk po u lejohet t’i shënojnë vërejtjet në Librin e Shënimeve të vendvotimit nga menaxherët e qendrave. Po ashtu kemi vërejtur disa raste të votimit të shumëfisht dhe atij grupor.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Prishtinë, 9 janar 2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 10:49 pm

se kuptoi pse ne libreza te vezhguesve shkruan Shala Arsim
dhe ne vendet e votimit Biraqko mesto
vend votimet
a jena ne serbi a kosove
Ku jane keta trima qe po na thojne se paskan liri
ku qenka ajo ...
edhe ne kohen e Titos e Millosheviqit eshte shkrua e njejta,ska dallim pra...
a me spjegon dikush se qka don me thane kjo keshtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptySun Jan 09, 2011 11:57 pm

Nje gje smuned ta kapi, kupetoj,si muned disa shqyptar te mos e shon dallimin nga e kaluemja e zymet , nen pushtimin shkinor dhe regjimeve famekeqe esado-envero-titiste?! Krekosejet e kota me plot urrejteje dhe percamje ndershqypetare nuk na ndihemojen ta arrim ate qe deshiron cdo shqipetar qe i ka 2 fije men.
ne shtetin me te ri te Kosoves me plote probleme nga me te ndryshemet, perpos krye hyqymetelive kapadai, argati dreqit jan edhe disa grupe militanetesh partiajsh e ideologjive te ndrysheme, qe skan lidheje me kauzen kombetare.
Me te gjitha te metat qe i ak sot kosova qe mese shumeti dhe kryesoret jan vete krye hyqymetelit, une e shofe nje dallim sa do i vogel nga nga pushtuesit e pa shpiret dhe lajkataret e tyne. fale Gjakut Adem Jasharit me familje dhe disa djemeve qe se kuresyen ase jeten ase familjen, sakrifikuan per kete dite te sodit sa do pake te shofim nje liri te vogel. dallimi eshete se shkau e shkina ste rrin mbi krye si ne kehen e pashiqeve e titisto-enveristave. Sot Shqypetari ne Kosove ashete i lire te mendoj, te veperoj dhe te mos i nenshterohet me manipulimeve te lloj llojesheme partiako ideologjike. Fale familjes Jasharj te Drenices dhe djemeve qe kauzen kombetare e kishenperparesi me ate personale. pastaj fale merikes dhe Natos, sot se ke shkaun qe te rrin mbi krye dhe shqypetari e shqypetarja te ece me koke ulun perpara dhunes dhe provokimeve te anemikut. Ky ashete dallimi ne krahasim em te kaluemen. Sot shqypetari nese do te vetedijesohet ashete i lire te veprron, se kush duhet te udheheq e kush duhet te jete i pari shtetit, manipulimet dhe provokimet na i kem ne mest nesh. Nuk na mbetet tjeter perpos tju ndihemojem VV ne krye me Albin Kurtin, por me mendje ne krye e me kujdes mos na imeponohen hyqymeteli tjere qe dnoshta na dalin me te zi se keto qe na u imeponuan deri me sot.
Pa vetedijesimin e vete shqypetareve nuk ka me pas ase liri ase perparim , shqypetaret jan ato qe e ndertojen te aredhemen e vete. VV i uroj pune te mebare dhe sukeses ne qellimete vetea gjithe Kombetare, se paku keshtu na kan lajemerue.
Tjeter udhe nuk na ka mbete perpos te rreshtohemi me kujdes rrethe VV dhe Albinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 EmptyMon Jan 10, 2011 12:02 am

me faleni ne gabimet drejte shkrimore, ketu ne kete forum nuk te ipen shum mundesi, mbasi ta psotosh shkrimin per te ndryshu diqeka!
me gjithe ate ju falenderoj qe na ipet mundesia sa do pake ta shprehim mendimin tone si mbas binedejeve cdo kushe qe mendon qe e ka mire ?
Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 26Shko tek faqja : Previous  1 ... 6 ... 9, 10, 11 ... 18 ... 26  Next
 Similar topics
-
» Lajmet nga Rajoni
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Askush se kujtoi
» Pse Prishtina nuk është ende qytet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: