Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gazeta Nivani 5

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:03 pm

Vdekja e Boço Zekës


Nga Prof. Dr.Hektor Peçi






Lera në lartësitë e Biseit ishte i vetmi burim uji për bagëtitë, që kullosnin në këtë mal. Por rezervat e saj nga fundi i qershorit e mes korrikut shteronin. Blektorëve u duhej të zbritnin kopenë dy herë në javë në fund të lartësisë së malit, për t’u dhënë ujë bagëtive në burimin e pashtershëm të Shelgjes. Gjithë rrjedhja e Shelgjes, që nga burimi e deri te vija që çonte ujët në pellgun vaditës të arave mbulohej nga disa qindra dele.

Çobani, (në këtë rast Boço Zeka) i vështronte nga lartësia e kodrës, që quhej edhe Shtrunga e Dedanje. Nga kjo lartësi vrojtonin tufën e bagëtisë edhe qentë e stanit.

Melodia e cylës dyare , ajo e zileve dhe këmborëve në harmoni të plotë përbënin një bukuri mahnitëse për ne fëmijët e fshatit. Unë e Noçi bisedonim rreth dëshirave për të shtuar bagëtitë e në lartësinë e kësaj kodre të kishim shtrungën tonë.

Zbritjet e bagëtive për një, dy herë në javë vazhdonin deri në javët e para të shtatorit. Por në mes të muajit korrik të atij viti të mbrapshtë ndodhi ajo që nuk pritej: Boço Zeka, djali i vetëm i xha Metlliut, u nda papritur nga jeta e kopeja mbeti pa të zotin e saj.

Ishte një ndodhi, që tronditi familjen Zeka, Progonatin, por edhe fshatin Nivan.

Te Gurra u bë takimi i familjarëve të Stanit me burrat e fshatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:03 pm

Ngushëllime dhe përlotje

Çuarjen e të vdekurit në Progonat e ceremonia me hoxhë, vapa e korrikut nuk e prenentonte, kërkesa e familjarëve për një varrim të përkohshëm në fshatin ortodoks gjeti aprovimin e burrave nivjanotë.

Varrin ta bënin, ku të dëshironin. Por për hoxhë? Edhe kjo gjen një zgjidhje të papritur. Arriti në këtë takim Papanaçua ( prifti) e pasi e ngushëllon u thotë:

“Të gjithë jemi bijtë e Zotit”.

- Unë, siç di ungjillin, di edhe Kur’anin. Ju si të doni”.

Miqësia me myslymanët ishte traditë e hershme për nivianotët. Jorgo Dedja ( Gaçia) ishte mik i ngushtë me familjen Zekaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:08 pm



Kryetarët e Këshillit të Fshatit Nivan

Nga Akile VASI



Duam t’i kujtojmë këta burra në periudha të caktuara dhe aq sa mbajmë mend ne na kanë thënë të parët tanë.

Sigurisht këta kanë qënë përfaqësues të regjimeve të kohës. Por në jetën e fshatit, në funksionimin shoqëror kanë luajtur rolin e tyre.

Nuk mund të mos theksojmë se dhe zgjedhja e tyre bëhej mbi bazë interesash dhe klanesh të caktuara dhe që jeta e fshatit të rridhte brenda kornizave e rregullave të kohës.

Nga sa dimë në kohën e Zogut Prefekti vendoste për zgjedhjen e kryepleqve dhe po qe se nuk i interesonte, prefektura e anullonte zgjedhjen e kujtdo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:08 pm

Kryeplak shprehimisht do të thotë ishte në krye të pleqve, por zgjidhej edhe personi që kishte influencë e i dëgjohej zëri në fshat,por që duhet të kiahtë disa cilësi si: të ishte i matur, i urtë në mendime dhe i drejtë. Këtë donin fshatarët.

Kur Petro Harito ishte jo vetëm deputeti i zogut, por dhe senator, sigurisht, që merrej shumë se kush do të ishte kryeplak në Nivan.

Ne njohim kryeplak Babo Stavrin ( Stefan) që në vitet edhe para Zogut dhe më vonë drejtonte problemet e fshatit me urtësi.

Mbahet mend në vitet e largëta kryeplak si: Thodho Koxhioni, Pavli Koxhioni, Llukan Vasha. Ky i fundit veproi në vitet ’40, madje kur në 1940 filloi lufta italo – greke dhe me gjithë vështirësitë sillej me kujdes me jetën e rënduar si front lufte në Nivan.

Vepruan më vonë kryetarët Spiro Pali, i cili për fshatin tregonte kujdes të veçantë dhe përpiqej të ruante raporte të mira ekonomike e shoqërore në fshat, Leo Andoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:09 pm

Të rinj krytarë kanë qenë: Harillo Koxhioni, Stefan Pali e në ditët e sotme është Epamindonda Semi.

Në të kaluarën njihen edhe qëndrime e që ironizonin punën e kryepleqve:” Ku e ka zyrën kryeplaku , prapa pasqyrës guhaku”.

Tregojnë bashkëkohësit se në ditët kur zgjidhej kryeplaku Pavli Peçani ( Dhaskal ) kishte folur keq për kanditaturën e vënë dhe kjo duket nuk i tingëlloi mirë deputetit Petro Harito.

Dhe ç’ndodh. Petrua i kishte lënë një kasolle Peçanit për zairenë e bagëtive dhe për të mos u futur në kolibe i vë një dryn tjetër. Kur vete e shoqja e Pavlit, Thevrua, një grua e mençur dhe i kërkon Petros çelësin, Ai i thotë:“Do ta jap, por i thuaj atij burrit tënd, Pavlit, që këtë dryn, që u jap juve ta vërë e të mbërthejë gojën e të mos flasi kundër kryeplakut që vemë ne”.

Ndodhte edhe kështu ! Në zgjedhjet e kryepleqve ndër vite një nivaniot, Llukan Peçi, burrë i guximshëm, por edhe i ndershëm, nuk i duronte dot padrejtësitë dhe ngrihej edhe kundër deputetit e të tjerëve që cënonin interesat e fshatit.

Kuptohet çdo kohë ka njerëzit e vet dhe kryepleqtë në Nivan kanë luajtur në përgjithësi një rol pozitiv. Ata ishin përfaqësues të fshatit.

Kur kryepleqtë veprojnë me drejtësi dhe për fshatin mbahen mend për mirë.

Duhet të theksojmë, se ka të bëjë edhe me historinë, rasti si u zgjodhën këshilltarët gjatë Lëvizjes Antifashiste në Nivan.

Ishte korriku 1942, në shtëpinë e Rako Vasit natën, nën një kujdes të veçantë se ishte karabineria italiane në Sheper, u zgjodh kryetar i Këshillit, Vasil Semi, i cili gëzonte respektin e të gjithëve dhe të deleguarve të Luftës si Tahir Kadaresë etj. Xha Vasili veproi si kryetar dhe mbas çlirimit duke iu përkushtuar dhe rindërtimit të fshatit të djegur gjatë operacioneve armike në Zagori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:10 pm

Portret

Kryetari i këshilllit të fshatit

Nga Epaminonda Semi, kryetariI Kryesisë së fshatit Nivan.

Njëri nga kryetarët e këshillit të fshatit ka qenë edhe Spiro Thanas Pali, i cili për rolin që ka luajtur në drejtimin e këshillit si dhe në qenine simbol i bashkimit në jetën e përditshme dhe në festime të rëndësishme si shenjte dhe emra, kujtohet me respekt të madh.

Po kush ishte Spiro Thanas Pali Ka lindur në Nivan në vitin 1910 dhe ka vdekur në qershor të vitit 1970. Si çdo moshatar i tij ka mbaruar me vlerësime pozitive shkollën fillore në fshat, ku u shqua sidomos për shkrimin e tij të bukur, apo siç thuhej atëhere bukurshkrimin, gjë që i hapi rrugë për t’u punësuar në Korçë tek avokati Vasil Kondi në vitin 1930. Këtu u perfeksionua, mësoi më shumë dhe ushtroi profesionin e shkruesit publik. Këtë detyrë e ushtroi dhe në Pogradec dhe më vonë edhe në Bilisht. Rreth viteve 1932-1935 ka punuar në Korçë edhe babai i tij, Thanasi. Me ndihmesën e patriotit Harito Harito kaloi nga puna private në punësim shtetëror. Duke pasur aftësi të mira u caktua në detyrën e sekretarit të Komunës në Maqellarë të Peshkopisë dhe pastaj, për një farë kohe, u transferua në Sheper në të njëjtin funksion. Në Sheper punoi gjatë viteve 1941-1943 deri në kohën që pushoi së ekzistuari komuna. Prej vititt 1945-1946 u punësua në Gjirokastër, në Asistencën sociale. Dhe që nga viti 1947 3 e deri sa vdiq, në vitin 1970, ka punuar në Gjendjen Civile në Topovë, Sheper, Zhej dhe Poliçan. Duhet të përmendim se prej vitit 1952-1954 Zagori dhe Pogon ka qenë një Lokalitet. Prej vitit 1960 deri në vitin 1970 ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Lokalitetit Zagori me qendër në Topovë, ku Kryetar ka qenë Kiço Peri dhe sekretar Jano Mboqe. Spirua ka mbaruar dhe shkollën 7 vjeçaren të Sheperit me korrespodencë. Që nga viti 1958 e deri sa ndërroi jetë në vitin 1970, ka qenë i zgjedhur Kryetar i këshillit Popullor të fshatit Nivan. Ka qenë i martuar me Amali Kondin (Pali) në vitin 1933. Ka pasur pesë fëmijë, tre djem dhe dy vajza, të cilët jetojnë dhe sot. Në planin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:11 pm

Në planin shpirtëror Spirua ishte një njeri zemërgjerë, i papërtuar në procesin profesional, aktiv, i preokupuar me problemet e Zagorisë dhe të fshatit të tij, Nivan, sidomos kur ishte kryetar i këshillit të fshatit, njeri me vizion. Ai me punën e tij këmbëngulëse i siguroi fshatit bazën materiale ujin e pishëm për ta shpurë në çdo shtëpi (por vdiq para se të fillonte realizimi i këtij vizioni, para fillimit të punimeve). Pra mendimi i tij ishte prioritar. Ai reagonte ashpër dhe me të drejtë ndaj padrejtësiev, duke reaguar me shumë ndershmëri. Merrte pjesë në festa fetare si shenjte e sidomos në emra, ku ishte i muhabetit dhe i jepte tonin festës apo dasmës. Këngët e tij të preferuar ishin ”Pa dëgjoni, ju shqiptarë, në Rabie seç u bë”, “Ku i ke njerëzit e parë , more rrap?”, “Abdyl prure pasurinë” e tjerë. Këto i këndonte me zjarr dhe pasion të madh, por me muhabet dhe me një gotë raki përpara, të cilën fshatarët nuk ia kursenin.

Ai do të mbetet në kujtesën e Nivanit si një njeri këmbëngulës, i ndershëm dhe realizues i mendimeve të tij për ecuri dhe progres të fshatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:17 pm

Humori dhe lakonizmi, qesendia ka qenë një nga cilësitë më të spikatura të nivaniotëve dhe zagoritëve.. jeta e kaluar në ato troje “mprehte” inteligjenten. Jeta mbushej plot e përplot me jetë…



Humor

Nga Kleanth Caca

S. Palit dhe E. Qirkos



Nëpër muhabete seç ia merrte shtruar

dhe kënga e tij ishte për t’u dëgjuar,

në Topovë Spirua ishte në një muhabet,

kur vjen ën mulli: “Hape, Amali,”- zuri dhe thërret.

Spirua i kërkonte raki Amalisë…

“Nuk ka, “- i thoshte e zonja e shtëpisë,...

Një tamzanë plot me ujë të bekuar,

Amalia e fshehte për të tmos u turpëruar



Ku ishte tanzana Spirua e dinte,

gjithmonë nga një gotë vinte dhe e pinte,

Rakia u sos për të mos bërë rrëmujë,

Spirua e mbushi tamzanën me ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:18 pm

Amalia vajti te tamzana e rakisë.

“Mbushna nga një gotë, - i tha, Amali, -

Se miqtë na kanë ardhur sot në shtëpi.



Spirua menjëherë gotën rrëkëlleu:

“Po ky është ujë, Amali, - ia ktheu.-

Si duket e ke lënë hapët, moj grua,

pse e bere dëm dhe nuk ma dhe mua?”



Amalia e kuptoi se se si kishte ngjarë :

“U, e zeza unë...” - tha si me të qarë.

Bodilene rakisë u vuri përpara,

me mezera plot, u theu dhe arra,

Spirua këtë herë nga sikleti doli,

Gruan me të qeshur me sy e përcolli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:18 pm

Dhe xhaxhi një natë, ktherhej nga një muhabet

në fytyrë ishte bërë, fare për ibret,

Në pasqyrë vete, fytyrën të shikonte,

se në fund të fundit donte ta mjekonte.



Në mëngjes xhaxhi u bë merak,

kur e sheh jastëkun mbushur tërë gjak.

Vete në pasqyrë të shikojë fytyrën.

Por ç’të shikojë i shkreti, kish mjekuar pasqyrën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:19 pm

Xhaxhi thoshte me vete: “E dreqosa mbrëmë.

Ah, moj nëna ime, nëna ime nënë!”

Nja dy ditë xhaxhi s’doli nga shtëpia,

të mos e shikonin ashtu shoqëria.



Kish frikë se shokët do t’i kishin thënë:

“Nga lufta e Spanjës na je kthyer mbrëmë?!“

Një herë xhaxhai na bëri për të qeshur,

dylbitë në sy, shumë i kishte ngjeshur,

në një arë qenë ca togje me pleh,

Xhaxhit i dukeshin sikur ishin qe…





Qyfyrete tyre s’kanë të mbaruar,

që të dy seç ishin burra të nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:20 pm

Shkrimi i mëposhtëm është një sintezë i burimit dhe vijueshmërisë së jetës. Ai është një ekspoze model për krijueset jetësore dhe një evidentim i tillë sa real e prezent, pa fantazi, por me ndodhi reale dhe tejpërpjekje; është i domosdoshëm të përcillet në brezat. Artikullshkruesi ka fiksuar me mençuri e dinjitet protagonistet e këtij burimi jetëor dhe apelon energjikisht për një njohje tejeracionale të këtij përkushtimi model. Shembëlltyra të tilla janë krenaria e celulës (familjeve) të krahinës inteligjente. Ka në një zjarr të fortë ngrohës përbrenda dhe përhapin mesazhe dinjiteti. Shkrime të tilla janë domosdoshmëri dhe produkt i inteligjencës dhe zemërgjerësisë dhe “arkivohen” zjarrshëm në analet historikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:20 pm

Gjyshet e Nënat tona burim jete në Krahinë



Prof .Dr. Hektor Peçi

Kur linda unë ( 1930) nënat e brezit tim ishin nuse të reja të Nivanit. Gjyshet e gjyshrit i kishte kërrusur jeta e tyre drejt 100 vjeçarit. Jeta ishte e gjatë në fshat. Tani ne 80 vjeçarët, nga sa kemi parë e dëgjuar nga paraardhësit tanë, kujtojmë me nostalgji e respekt vlerat e mëdha të zhvillimit shoqëror në krahinë në sajë të përpjekjeve e të mundimeve të jashtëzakonshme të të parëve tanë e kryesisht të gjysheve e nënave tona me artribute të veçanta dhe kjo, jo për një periudhë të shkurtër, por në disa breza, në dy shekuj e më shumë. E arritëm fshatin me 45 shtëpi e një popullsi të konsiderueshme. Në çdo oxhak dilte tym e në çdo familje dëgjoheshin truket e djepeve të fëmijëve, britmat e tyre fëminore dhe nanurisjet e gjysheve plot ëmbëlsi e shpresë. Kudo dëgjoheshin blegërima bagëtish, të pallurat e lopëve, e qeve, kakarisjet e pulave e meloditë e këndezëve, thërmimet e guriçkave nëpër rrugë nga patkonjt e kafshëve të ngarkesës. Kudo një jetë e gjallë dhe e mahnitëshme.

Njeriu e quan vehten të emancipuar, kur mendon e punon në mënyrë të pavarur e që me forcat e tija siguron mbijetesën. Ky lloj emancipimi nuk u ka munguar gjysheve e nënave tona në shekuj. Dhe kjo nuk mund të jetë një rastësi, por një veçori e zhvillimit shoqëror në krahinën e Zagorisë. Edhe në kohën e feudalizmit në krahinën tonë nuk pati feudal e rrjedhimisht as rregulla e kanune të shkruara e të pashkruara të tyre. Jeta ishte rregulluar nga këshillat pleqësore dhe zakonet e vendit. Në fshatrat tona nuk ka patur shfrytëzues e të shfrytëzuar. Ndarjet kufitare të fshatrave e pronësitë brenda fshatit shumë racionale, të besueshme e të respektuara prej të gjithëve, sikur t’i kishte bërë vetë ZOTI. Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm duhet të ketë luajtur edhe besimi ortodoks shumë i hershëm.

Në këtë zhvillim historik të shoqërisë në krahinë roli i gjysheve dhe nënave tona është i gjithanshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:21 pm

Dashuria e uniteti në familje

Vjehrrat dhe nuset jetonin në një unitet, si nënë e bijë. Asgjë nuk bëhej në familje pa pyetur njëra- tjetrën. Martesa e vajzës konsiderohej si një dhuratë për familjen kudo të vinte. Nëna kur e përcillte vajzën në këngë thoshte: “ Në harrofsha e të thërres do marr thikën e gjuhët ta pres”. Pra vajza linte një nënë e gjente një nënë tjetër. Kjo barazi kalonte tek trajtimi i fëmijve të ardhshëm. Ata ishin të nënës ( nuses) e të gjyshes ( vjehrrës). Pra jeta në familje kalonte në harmoni të plotë. Të afërmit e burrit për nusen ishin zoti dhe zonja filan. Veç burrit në emër nuk ju foli kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:21 pm

Ndarja racionale e punëve

Gjyshet kryesisht merreshin me punë të lehta të shtëpisë e në rritjen e fëmijve. Nuset për të gjitha punët e tjera: si punimi i arave, mbjellje, prashitje, tarrje, vaditje, korrje, prurje e prodhimit në shtëpi e përpunimi i tyre, sigurimi i druve për dimër, sigurimi i zairesë për ushqimin e kafshëve në dimër, trajtimi i kopshteve, bluarje në mulli etj. etj. Edhe më të vështira bëheshin këto punë, kur binin njëra mbi tjetrën si: të korra ditën dhe vaditjen natën. Puna më e vështirë për nënat e fshatit tonë ishte mbjellja e barit në lartësitë e maleve, e cila kërkonte të ikje pagdhirë e të ktheheshe natën. Në ato kohë edhe orët me zile mungonin, por nënat tona kishin një orë të përbashkët: këngën e këndezit. Kur këndonte këndezi për të tretën herë ishte ora 3 e mëngjesit. Kjo ishte koha për t’u nisur për të korrë bar në male. Ditën orën e përllogaritnin me një apo dy hostenë dielli për të ditur kohën për punë apo për tu kthyer në shtëpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:22 pm

Puna gëzim i jetës

Kur puna nuk të diktohet nga dikush, por ajo bëhet si qëllim i jetës lodhia përballohet me lehtësi dhe gëzimi dhe kënaqësia shpirtërore rriten. Të gjitha ato punë të vështira e tepër të lodhëshme nënat tona i përballonin me një optimizëm të madh. Ato lodheshin aq shumë fizikisht sa shpesh herë thoshin:

“Lemë se s’kam kohë të vdes!”. Por, shpirtërisht e psikologjikisht ato nuk u lodhën kurrë. Në fund të ditës, apo edhe me pak natë ktheheshin në shtëpi, shkarkonin veten e tyre nga barra që kishin në shpinë e pastaj kafshën e ngarkesës. Përshëndetnin pleqtë e rrëmbenin fëmijët e i fusnin në gji, u jepnin bukën e zogut, qetësoheshin e mblidhnin forca për një ditë tjetër po aq të lodhëshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:22 pm

Dashuria për pronën burim i madh forcash.

Gjyshet e nënat tona trashëgimin e pronës të paluajshme si: vreshta, kopshtet, arat, pyjet, burime ujËrash i quanin si amanet të të parëve tanë, që duheshin ruajtur e zhvilluar më tej. Jo shitja e një prone, që nuk mund të bëhej fjalë, por edhe lënia pa punuar e shfrytëzuar konsiderohej një turp i madh. Në sajë të kujdesit e punës së tyre vreshtat qindravjeçare ishin kurora e gjelbër e fshatit dhe para portave e në oborre për vit shtoheshin pjellgura me prodhime cilësore. Në vendet e mbrojtura gorricat, qershitË e egra shartoheshin dhe ktheheshin në pemë frytore, arrët shekullore nuk mund të priteshin kurrë. Shtufet ishin vazhdimi i kopshteve nën fshat dhe vendi i shumë pemëve frutore. Kujdes i veçantë edhe për korijet me pyje. Lisat në skalima, vidhet e plepi i egër ruheshin për qëllime të caktuara e kurrë nuk mund të priteshin për dru zjarri. Tokat arë punoheshin që nga rrëzat e malit deri në lumra. Atje, ku nuk mund të bëhej gruri apo misri, mbillesh urof për bagëtinë, por ara pa e punuar nuk mund të mbetej kurrë. Leftua, gruaja e hekurt, me kazëm i zbukuroi e i zgjeroi kufitë e arave e të kopshteve të Nananje. Kështu bënin Krivua, Lulaj, Qelaj, Koxhionaj, Vashaj, Dedaj etj, që tokën e punueshme e kishin të pakët. Për të mos u harruar kurrë është Mili Caca, gruaja hallemadhe, që punoi pa fund gjeti jetëgjatësinë e saj mbi 90 vjeçe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:23 pm

Mbjellia e qiqrës nëpër vreshta dhe fasules në arat me misër ishte specialiteti i veçantë i krahinës së Zagorisë. Gjë nuk lanë pa bërë gjyshet e nënat tona, por mjetet e punës ishin shumë primitive. Me parmendën e drunjtë e pluar, me pejkë, dhiqel e shatë arritjet e prodhimit nuk u bënë të mjaftueshme për të mbijetuar. Shumë e familje nuk e bënin dot bukën e vitit. Kjo bëri që burrat e fshatit njëri pas tjetrit t’i rrëmbente emigracioni ekonomik nëpër vende shumë të largta. Por emigracioni familjar thuajse nuk ndodhi kurrë. Të larguarit në kurbet mendjen e kishin tek familja në vendin e lindjes. Gratë, si zonja shtëpie, ditën të përballojnë mungesën e burrave për vite e vite të tëra. E gjithë kjo marrëveshje mjaft e çuditshme motivohej me dashurinë për pronën, për vatanin e të parëve, për vendlindjen. Nuk është e thënë kot nga populli se të larguarit kanë mall edhe për gurët e rrugëve e që këta gurë qajnë për njerëzit që mungojnë.

Ka patur familje tregtarësh e nënpunësish të lartë, që mund të jetonin më mirë gjetkë, por ata kurrë nuk e lanë fshatin e punët në fshat. Athina Çoni ( Sotiri) pati rastin të jetojë ca vite në Kanada, te burri. Atje lindi edhe 2-3 fëmijë, por bashkë me ta erdhi përsëri në fshat. Nanaja siç e thërrisnim ne , shumë e dashur dhe gojë ëmbël priste mikun me të gjitha të mirat, sa e quanin edhe dorëlëshuar preferoi më shumë vendlindjen, se Kanadanë. Gjyshja ime, nënë Katia, dy herë kundërshtoi kërkesën e djemve për të vajtur familjarisht në Athinë dhe vdiq në moshë të thyer pa u takuar me ta. Urania e Semanje që pati fatin t’i kthehej burri nga Amerika herët e ekonomikisht ishte mirë, u rrapit në punërat e fshatit, si gjithë shoqet e saj: Perso e Vasanje, gratë Çalanje, Haritejve, Ulia e Petanje, Ollgë e Puqes etj ,të gjitha fshatit ju përkushtuan..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:23 pm

Gjyshet e nënat trimëresha dhe dyer hapura

U desh që këto gra të punonin ditë e natën, në fushë e në male dhe syri i tyre nuk u tremb kurrë. Në rrypin e brezit të tyre varej një suak e vendosej një drapër; Krivo e Fanajve mbante në brez edhe një sikavicë për të prerë kokën e të ligut. Të mirët (çobanëria në male) me respekt u hapnin rrugën trimëreshave e ndillnin qentë e stanit të pushonin të lehurat. Ndërkaq, në familje ato ishin zonja shtëpie, dera ishte e hapur. Edhe pse pa burra në shtëpi pritnin dhe përcillnin me dinjitet farefisin, miqësinë me gostira nga më të ndryshmet: si arra, lajthi,vadheza të thata , mollë, ftoj e rrush të varur në trarë, raki e verë. Agathisë Prentanje, pa burrë e fëmijë, më vëllezër të vdekur, gjë nuk i mungonte në shtëpinë e saj. E veçantë ishte hallë Thevro Peçani e zonja e llafit dhe e mendjes që e dëgjonin me respekt edhe burrat. Kate Peçi, “Zonja”, siç e thërriste nëna ime, me forcën e mendjes mbulonte edhe dobësitë e saj fizike. Ajo me një kafe zinte një miqësi e mbaronte një punë. “Kosin mund ta bëjë edhe nga ujët...,”-thoshin gjitonia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:24 pm

Koha ecte përpara, por zakonet e traditat e mira ruheshin me fanatizëm

Xhokët e cipunët në veshje mbetën deri te gjyshet. Por fustani i gjatë e shamia në kokë, të brendshmet e gjata, futa përpara, rripi në mes u përdorën edhe nga nënat tona. Po kështu vajtja në kishë, kremtimi i ditëve të Shënjtorëve me vizita në çdo shtëpi, me gosti, të ngrëna e të pira. Në ceremonitë e dasmave të bukura këngët e nënave ishin derte se martonin fëminë me baballarë të humbur në kurbete. Ato ishin vargje poetike për nusen që kishin zgjedhur, porosi për nusen që vinte e vajzën që ikte. Edhe sot përgojohen për humorin mbresëlënës këngët e Ollgës e të Aretisë Kondanje, nënë Koços, e Lekos, Legjikanje të hallë Thevros e dëdë Kates. Përmbajtja moralizuese e këtyre këngëve e kishte frymëzimin në tabanin e fshatit e të krahinës që trashëgohej nëpër breza me moral e zakone të mira. Në vajet e vdekjeve pak e nga pak u lanë zakonet tragjike me flokë të lëshurar e grisjes të fytyrës, por sidoqoftë në vdekjet e rënda ( për moshat e reja) ceremonitë ishin tronditëse. Nuk më harrohet vaji i përmotshëm i partizanit Themo Vasi, ku motrat e tija e Çiçia ( kunata) me britmat e tyre tronditën, jo vetëm njerëzit, por edhe shkëmbin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:24 pm

ceremonitë e dasmave e në ditët e përmotëshme pjesëmarrja ishte fshaçe. Në këto raste liheshin mënjanë edhe mosmarrëveshjet dhe mëritë e ndodhura më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:24 pm

Nënat që rritën fëmijë të shëndetshëm e të shkolluar.

Shtatzanitë nuk i ndërprenë asnjëherë nënat nga punët e vështira të fshatit. Gjithçka ecte në mënyrë natyrale e të shëndetshme; lindjet bëheshin në shtëpi dhe nuk mbahet mënd ndonjëherë vdekje fëmije apo nëne. Kishte edhe raste, siç ndodhi me Vikon e Dedanje, që fëminë e lindi atje ku punonte, kërthizën e preu vetë, fëmijën e vuri në futë dhe erdhi në shtëpi. Gratë e kurbetllinjëve u mjaftuan me një, dy deri në tre fëmijë. Ato me burra në fshat numrin e fëmijve e çonin në shtatë apo më shumë, sidomos, kur kërkohej pa tjetër një djalë. Çdo lindje natyrisht ishte një gëzim i të gjithëve, por gjyshet bëheshin kujdestarët e tyre, deri sa ata mëkëmbeshin e bëheshin për të luajtur në sheshet e fshatit. Nënat analfabete duke përfituar nga fati që solli hapia e shkollës shqipe që prej para 90 vjetëve nuk lanë fëmijë të pashkolluar e pa kërkuar rezultate të larta në mësime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:25 pm

Ja pra: jeta, mundimet, sakrificat e përkushtimi i gjysheve e nënave tona që kanë të drejtën të vetëquhen burim i jetës në krahinën tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:25 pm

Nënës
Skicë
Nga Akile Vasi




Nënë ! Nënë! Nënë! Dhe sa më shumë ta kërkosh, dhe sa herë t’i thërrashësh, ky emër, që jetës kujtdo i dha dritë, i dha shpirt, i fali jetë, rini, të ardhme.

Nënë – tingëllon fuqishëm dhe çdo bir Nëne përulet me dhëmbshuri para botës së saj të madhe që Nënat dinë ta ruajnë në shpirtin e tyre, në kujdesin e tyre, në gjirin e tyre.

Nënë! Në sytë e tu të bukur, të shkruar si me pika ari, pashë e njoha nga vinte drita e jetës, e së ardhmes, se vetëm nëna di të japë dashuri që në jetën njërëzore është më e fuqishmja, më jetëdhënësja, më shpëtimtarja.

Kushdo që vjen në jetë është bir i një Nëne që ka dalë nga qenia e saj e të nanurisë e të këndojë që dhe jeta të të bëhej e gëzuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 EmptyTue Jun 22, 2010 8:26 pm

Duaje Nënën, respektoje Nënën, shërbeji deri në fund Nënës…

Merr urimin e bekimin e Nënës dhe se fati të ecën mbarë. Mos ia trubullo shpirtin Nënës se do ta ndjesh veten të lënduar.

Dhe kur shkruaj këto radhë, më dalin të gjalla nënat tona që në Nivan mbetën lapidarë të lartë për të gjitha kohërat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Nivani 5   Gazeta Nivani 5 - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta Nivani 5
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» PICARI Gazeta Nr.1 PEGASI ALBANIA
» GAZETA " FLLADITJE BREZASH- ZHULATI "
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
» GAZETA "Udhet e Kombit" Nr. 16 prill 2011
» GAZETA "FERMERI" NR. 4 PEGASI, KESHILLI KOORDINATIV

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: