Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:40 pm

Për të rrëshqitur nga tema, ngjitemi mbi një porosi të shenjtë: që Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me faktorin nndërkombëtar, të konvokojë debat parlamentar për zëvendësimin e termit Kosovë me termin Dardani, një emër që krijon edmirim në botë, ngase kujtdo që ia përmend këndejpari fjalën Kosovë, i rrënqethen flokët kur i kujtohen masakrat barbare që kanë zhivilluar serbët në këtë zonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:41 pm

Baki Ymeri (Bukuresht)Në armatën e shtypit, çdonjëri ka nevojë për miq, njësoj siç çdo gjeneral ka nevojë për ushtarë. Të jesh pronar i një gazete, don të thotë të bëhesh një personalitet. Shfrytëzon përvojën tënde dhe inteligjencinë e të tjerëve, flijon kohën, shëndetin dhe paratë, zgjeron horizontin e njohurive dhe rrjetin e miqësisë, inauguron mendimet tua, fshikullon ligësinë, matrapazllëkun dhe padrejtësitë, nxjerr në pah dritën e së vërtetës. Duaj që të mundesh dhe ndritu që të jesh! - na porosit Bibla e Shenjtë. Dashuria dhe dituria e vërtisin botën, ndërsa shtypi është pushtet për përvetësimin e saj. Nuk ka asgjë në botë që të çarmatos më shumë se sa mendimi që përmban mirësi. Letra e Florinjtë (me afirmimin e mirësisë), dhe Letra e Zezë (me demaskimin e ligësisë), janë dy shtyllat e faqes së parë të gazetës së parë të Shoqërisë së parë shqiptare të shqiptarëve të Rumanisë „Drita” (Lumina). Gazeta mban titullin Shqiptari (Albanezul) (1888/1903), një tribunë e shqiptarizmit të mbrujtur me dashuri ndaj kombit dhe atdheut. Themelues dhe drejtor i saj është patrioti korçar, Nikolla Naço (1847/1913). Në ballë të gazetës së tij figurojnë 6 vargje të shkëputura nga Bibla e Shenjtë: Godit të të hapin/ Thirë të të digjojnë/ Kërko të të japin/ Ndritu që të jesh/ Duaj që të mundesh/ Puno që të kesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:42 pm

Nikolla Naço, sipas Lasgushit, „boton të parën gazetë shqipëtare, bën të parën shkollë shqipëtare, inauguron të parën kishë shqipëtare, dorëzon të parën xhami shqipëtare, redakton të parin plan strategjik për Kryengritjen e Madhe shqipëtare”. Gazeta e Naços, sipas Lasgushit, „ka për qëllim të vazhdojë luftën e filluar për të nxjerrë nga robëria fisin shqipëtar, duke e ngopur me dashurinë e shentëruar të mëmëdhesë, ta mësojë kombin shqipëtar që ta ruajë me shenjtëri gjuhën e tij, karakterin e tij, zakonet e stërgjyshërve dhe madhërinë e tij të përmëndur”. (Një fatos i veteranërisë shqiptare, fytyra urdhëronjëse dhe aktiviteti historik i kryeveteranit Nikolla N. Naço-Korça, Konstancë, 1932). Numri i parë i gazetës doli në dritë para 120 vitesh, më 7 Gusht 1888. Gazeta del një herë në javë, „nënë urdhërit të një pleqësie”, me artikuj në gjuhën shqipe dhe atë rumune,. Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e e shoqërisë Drita hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dhe letëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme. Matrapazët i gjen sot e kësaj dite në Albano/Maqedoni: bojkotojnë sponsorizimin e botimit të shtypit shqiptar në Shkup e Bukuresht, hedhin trillime fantasmagorike kundër veteranëve të luftës që dhanë kontribut për çrobërimin e Dardanisë. Mendimet e mia, thekson N. Naço në një broshurë të tij, „drejtoheshin kah krijimi i një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:42 pm

Misioni elementar i Shqiptarit, është përforcimi i lidhjeve shqiptare me popullin rumun. Rumania, sipas Shqiptarit, “është vendi më mikpritës nga gjithë Orienti, atdheu i përparimit dhe i të gjitha lirive”. Misioni i Shqiptarit të Naços është patriotik dhe fisnik: ngritja e kulturës dhe e arsimit, zgjimi i ndjenjave kombëtare, botimi i teksteve shkollore për shkollat e para që hapeshin njëra pas tjetrës në Shqipëri. Në artikullin "Ç'duam dhe ç' kërkojmë", jepet programi i gazetës, që, de facto, ishte programi i Shoqërisë Drita, dhe ai qëndron në: „Futja e gjuhës amtare në shkolla dhe kishë, Themelimi i shoqërive dhe shkollave Shqiptare, Zhvillimi i gjuhës, historisë dhe letërsisë nacionale, Botimi i librave, revistave dhe gazetave shqipe për të përhapur dritë dhe kulturë ndër popullin shqiptar". Në vazhdim lansohet një apel që në të vërtetë është njëfarë manifesti sipas të cilit "gjithë shqiptarët, nga të gjitha anët e botës, pa dallim feje e fisi, duhet të ngritemi, të kontribuojmë me punë, me pasuri, me fjalë, me mendje e me zemër, dhe në momentin e duhur, madje edhe me jetën, për çlirimin e kombit shqiptar." Shohim pra se ata që i fajësonin redaktorët e gazetës Drita të Brailës për "gjëra politike", ata vetë vënë në njëfarë detyrimi, përdorimin, në rast nevoje, madje edhe të luftës së armatosur. Për Shqiptarin e Bukureshtit shkruajnë Lasgush Poradeci, Vani Burda, Vehbi Bala, Ismet Dërmaku, Elida Petoshati, Catalina Vatasescu etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:43 pm

Duke shkruar për shtypin shqiptar të Rumanisë, Kristia Maksuti thekson se është interesante të ndjekim mënyrën në të cilën janë reflektuar relacionet me Perandorinë Osmane, kujdesin për të mos zgjuar dyshime, për të treguar në permanencë faktin se Shoqëria Drita dëshiron të përfitojë të drejta dhe liri për popullin shqiptar, në kuadrin dhe në përkufizimet territoriale të Përandoirisë, se është fjala jo vetëm për të drejta legale të përdorimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare, që aktiviteti i tyre nuk ështe i drejtuar kundër Sulltanit dhe se nuk kërkojnë revendikime politike që do të çonin deri në pavarësinë shtetërore të Shqipërisë. Por, në të vërtetë, ishte e qartë për çdo patriot shqiptar se lufta për emancipimin kulturor është e gërshetuar ngushtë me luftën e çlirimit kombëtar dhe se në instancë të fundit, kjo kontribuon në krijimin e rrethanave të nevojshme për përfirimin e pavarësisë. Konsiderojmë se këto masa paraprake, duke patur parasysh kushtet politike ekzistente në atë kohë, ishin në njëfarë mënyre të justifikuara, edhepse më vonë, Porta Osmane do të kërkojë që qeveria rumune të dëbojë një pjesë të patriotëve shqiptarë që aktivonin në tërritorin e Rumanisë, si pasojë e faktit se zhvillonin aksione kundër interesave të Portës. Madje, edhe në periudhën kur qeveria rumune sishte në relacione të mira me Perandorinë Osmane, këto kërkesa nuk qenë plotsuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:43 pm

Porta osmane ishte më tolerante se inkuizicioni serbo/bizantin
Edhepse gazeta ka preokupime permanente lidhur me aktivitetin e shoqërisë Drita, historiografia shqiptare konstaton se duke u bazuar në proces/ verbalet e mbledhjeve, duke botuar lajme të panumërta për organizimin e shoqërive kulturore shqiptare nga të gjitha anët, duke u sjellur lëvdata atyre që merreshin me gjuhën dhe letërsinë shqipe, me disa theksime të dukshhme të luftës për përfitimin e të drejtave të popullit shqiptar, megjithatë, përmes leximit të artikujve të saj, që në shikim të parë, përfitohet përshtypja se gazeta ka një orientim filoosman për shkak të qëndrimeve të matura ndaj portës së Lartë. Kështu theksojnë udhëheqsit e shoqërisë, me dëshirën e tyre për t'i mbrojtur anëtarët e saj nga çfarëdoqoftë represaljesh, duke llogaritur se kështu do të mund të zhvillojnë një punë të dobishme për çështjen shqiptare. Ata insistonin të përfitojnë vullnetin dhe proteksionin e sulltanit, duke e shpallur për patron të shoqërisë, apo duke e zgjedhur ndër anëtarë nderi disa përfaqsues të qeverisë osmane, si për shembull Fahrudin Beun, ambasadorin e Turqisë në Bukuresht. Tek e fundit, as që ka nevojë të krijojmë alergji ndaj turqve që ishin më tolerantë se sa serbët dhe grekët që kanë zhvilluar gjenocid kundër etnsit shqiptar dhe arumun, në Dardani dhe Çamëri. Për të rrëshqitur nga tema, ngjitemi mbi një porosi të shenjtë: që Qeveria e Kosovës në bashkëveprim me faktorin nndërkombëtar, të konvokojë debat parlamentar për zëvendësimin e termit Kosovë me termin Dardani, një emër që krijon edmirim në botë, ngase kujtdo që ia përmend këndejpari fjalën Kosovë, i rrënqethen flokët kur i kujtohen masakrat barbare që kanë zhivilluar serbët në këtë zonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:43 pm

Prof. Xhelku Maksuti përmend faktin se nga përmbajtja e serisë së parë të gazetës Shqiptari/Albanezul, nga e cila janë botuar 27 numra, i fundit duke qenë botuar më 26 korrik l889, vlen të përmendet nekrologu dedikuar publicistes rumune me origjinë shqiptare, Elena Gjika, botuar në numrin l0 (12 nëntor l888), nga i cili citojmë "Ylli më i ndritur nga qielli i Shqipërisë martire, u shua përjetë, njëra prej shpresave më të buzëqeshura shkon drejt varrit, Dora d'Istria (Princesha Elena Gjika), engjëlli më i adhuruar, zëri më i bukur, qenja më e butë e fisit Pellasgo – Latin, na braktis në çastet më të dhembshme nëpër të cilat kalojmë, mu tani kur të gjitha shikimet tona ishin të drejtuara ndaj saj.'' Në vitin 1890 do të dalë numri i ardhshëm (nr.28), duke patur si përgjegjës zotin Dimitrie Fatea. Numri 29 nuk gjendet. Pas një ndërprerjeje nëntë vjeçare, më 1899, filloi të dalë një seri e re e të njëjtës gazetë, duke nisur me numrin 30 te ketij viti (1899): Kjo seri e re e gazetës del në format të smadhuar, prej 30/45 cm. po në 4 faqe, por që nga kjo herë në gjuhët shqipe-rumune-franceze, duke patur për drejtor Nikolala N. Naçon, flamurtar i njohur dhe i vërtetë, udhëheqës i palodhshëm i shoqërisë Drita, natyrë vullkanike, atdhetar i shquar dhe besnik deri në vdekje i luftës së popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:44 pm

Me të gjitha qëndrimet e tij të papërmbajtura dhe nganjëherë kontradiktore, ai do të rradhitet ndër patriotët më të rëndësishëm shqiptarë në territorin e Rumanisë, duke u mbetur besnik idealeve të veta, deri në mbarim të jetës, në vitin l913, kur u shua si pasojë e kancerit në hundë. Redaksia dhe administrata e kësaj gazete gjendej në Bukuresht, në Rrugën e Dritës (Strada Luminei, numër l). Botimi është i përjavshëm, por i një kohëzgjatje të shkurtë, ngase pas 4 numrave, do të ndërpresë ekzistencën, numri i fundit i kësaj serie duke qenë nr.4, i 15 shkurtit të vitit l899. Pas një ndërprerjeje katërvjeçare, sipas hulutmive shkencore në Bibliotekën e Akademisë, prof. Xhelku Maksuti konstaton se gazeta Shqiptari, kësaj rradhe nën titullin L’Albanais, do të dalë në një seri të re, në serinë e tretë, në vitin l903, si e përjavshme, dhe atë në 6 faqe të (formatit 30/45 cm.), me artikuj në gjuhët shqipe, rumanishte dhe frëngjishte. Por, as kjo seri nuk do të zgjasë shumë, duke u botuar vetëm 11 numra. Redaksia dhe administrata gjendeshin në Rrugën Amzei 26, në Bukuresht, duke patur për drejtor Nikolla Naçon. Duke rruajtur po të njëjtën linjë të orientimit, me tendenca filo-osmane, në numrin 1, të 8 qershorit, 1903, në faqen e parë, në kuadrin e artikullit "Në adresë të lexuesit", thuhet: "Gazeta Shqiptari e rifillon, me numrin e sotëm, botimin e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:44 pm

Dhelpra e Ballkanit dhe Kosova në faqet e gazetës Shqiptari
Kjo tribunë besnike interesave shqiptare, e botuar për herë të parë më l888-l889, dhe pastaj për një kohë të shkurtë më 1899 dhe 1903, përjeton një jetë të re, pas një ndërprerjeje të gjatë, dhe atë si pasojë e disa rrethanave të trishtme e të rënda, që zhivohen sot në Siujdhesën Ballkanike”. Në numrin e parë të vitit 1903, botohen vargjet e Pashko Vasës (1825-1892). Numrat e ardhshëm mbajnë artikuj si: “Shqiptarët dhe reformat”, “Apel drejtuar shqiptarëve”, “Rumania në Ballkan”, etj., të cilat në të vërtetë rrahin çështje të situatës aktuale, ekzistente në atë periudhë, duke milituar për një bashkim të gjithëmbarshëm të kombit shqiptar. Gazeta Shqiptari gëzoi popullaritet në kohën e saj, sa në rradhën e shqiptarëve, po aq edhe në atë të opinionit publik rumun dhe të huaj, përmes faktit se tërhiqte vëmendjen mbi disa çështje të rëndësishme, aktuale, duke patur si synim, aq sa kishte mundësi, t'i bashkojë në një front të vetëm, krejt shqiptarët, t'i mobilizojë të gjitha forcat e mundshme lidhur me përkrahjen e kauzës shqiptare. Xh. Maksuti dhe I. Dërmaku, konstatojnë se Shqiptari arriti të tërheqë në anën e saj edhe një serë personalitetesh rumune, disa figura të shquara të jetës politike dhe kulturo-shkencore, t'ua përmbajë interesat madje edhe të marrin pjesë në aktivitetin e udhëhequr nga Shoqëria Drita, organ shtypi i së cilës ishte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:45 pm

Vlen të theksohet në këtë kontekst fakti se Shqiptari i Naços ka botuar disa artikuj edhe për Kosovën, duke e konsideruar Serbinë si Dhelpra e Ballkanit (nr.25/1889). Serbët e pranojnë vetë se nuk kanë kulturë, se nuk marrin vesh nga të drejtat e njeriut, se dinë vetëm dy gjëra: të këndojnë dhe të luftojnë. Njëri ndër ta din të shkruajë edhe vjersha, spiuni i Millosheviqit, ish/sekretar i shoqatës së shkrimtarëve serbë, vllahu i shitur, poeti Adam Puslojiç, korespondent i Akademisë Rumune, pjesëmarrës në protestat proruse e proserbe të Mitrovicës, kundër Kosovës dhe forcave ndërkomëtare të NATO-s dhe UNMIK-ut (2008). Edhe rromët dinë të këndojnë, por disa më kot e kanë, derisa u bënë instrument i shtrigave të Beogradit për plaçkitje monstruoze në Kosovë (1999). E kujt ishte Kosova para 119 vitesh, sipas Shqiptarit të Bukureshtit? Përgjigjen e gjeni në versionin shqip (Kosova), që u botua krahas variantës rumune (Cossova) në numrin 24 të vitit 1889:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:45 pm

Në këtë dakikë që shkruajmë këto rradhë, bëhet festa në Kosovë të Shqipërisë, festa e pansllavistëve që për 500 vjet që në kohë të luftës ndër mes të turkut dhe serbit, lufta të cilën e fituanë turqit në Ballkan. Më shumë komitete sllave ngaj Bullgaria, ngaj Serbia, ngaj Male Ziu, dhe ngaj më shumë vise të ujëdhesës të Ballkanit, ngaj Rusia dhe ngaj Austro-Ungaria, thonë (se) janë ardhur në Shqipëri për këtë niet. Për çudi është kjo festë ndër shqipëtarë, vëllehtë dhe turqit ngaj ujdhesa e Ballkanit...: kjo festë që del në shesh sot bje më shumë erë orthodhoksie pansllaviste, se sa festë e kombit, dhe me zemër të qëruarë ngaj anë e Serbisë, sikur duket ngaj ditëtoret sllave!...Se: Çduanë serbrit të rëfejnë botës me këtë sebep, i cili nuku ka asnonjë niet të qëruarë? Çkanë mbuluarë serbrit në Kosovë, që të kenë sebepnë të dreqtë e ta sbulojnë tani me kaqë panair? Lavdinë e kombit? Po kjo e knaz Lazarit, që u vra në Losovë, nuku është më: aju humbi, që atëherë, vetëm njëherë më parë kur vdiq princi (i) tyre Dushan. Mësim? Nuku kanë pasur serbrit as një herë. Lavdinë e luftës? Dhe kjo nuku është për veç lavdia e turqve që muntnë sllavët dhe elinët, në (si)ujëdhesën e Ballkanit. Ç’niet ka të fshehur në gjith kjo festë pansllaviste me kaqë donoma?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:46 pm

Falë inisiativës së prof.dr. Xhelku Maksutit, historian rumun me mprekardhje shqiptare, 90 vjet pas botimit të numrit të fundit të Shqiptarit të Naços, në gusht të vitit 1993, del seria e re e kësaj tribune të dashur, me të njëjtin emër: Albanezul/Shqiptari, duke patur më vonë si pikëmbështetje të botimit, përkrahjen financiare të Qeverisë rumune, përkrahje e cila u ndërpre gjatë vitit 2001 si pasojë e shpifjeve publicistike të serbofilit Razvan Voncu dhe intrigave djallëzore të një klani merkantelist, i përbërë nga dy shqiptarë të shitur, një pseudo/mik i Kadaresë dhe një deputete jo/shqiptare e „minoritetit” shqiptar (Oana Manolescu). Kontributi i Shqiptarit të Xhelku Maksutit për afirmimin e Kosovës dhe kulturës shqiptare në Rumani është i hatashëm. Në kuadrin e artikullit Shtëpia jonë në gjerësinë e shpirtit stërgjyshor, poeti dhe eseisti rumun, Mihai Antonescu, thekson faktin se revista Albanezul tubon në faqet e saj emra të njohur përnga shpirtgjrësia dhe prestigji i letërsive tona bashkëkohore. (Viata de pretutindeni, nr. 1-7, Arad, 2007). Deri në vitin 2005 revista doli në sajë të sponsorizmit të Xhemile Susliut, me prejardhje fisnike nga Liseci i Tetovës, duke patur për kryeredaktor z. Luan Topçiu, ndërsa që nga viti 2005, Shqiptari e sheh dritën e botimit të shtypur dhe elektronik, në sajë të pregaditjes, kontributeve vullnetare dhe udhëheqjes së autorit të këtij shkrimi (B.Y.).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:46 pm

Sllavizmi vjen në Kosovë me qibritin në xhep
(Fagment nga artikulli Kosova, Shqiptari, nr. 14/1889)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:46 pm

Çkërkojnë serbrit në Kosovë? Ha!...mbesojmë, Europa nuk munt të jetë kaqë qorkë, satë mos kupëtohet një niet kaqë të dukur, me sy dhe me qepalla, kush ta fshehë një sher politik që duket! Sllavizmi vjen në Kosovë me qibrit në xhep. Ajy kërkon në Ballkan mashë të zerë zjarrë...! Ajy e di që kombi më luftar në Ballkan është shqipëtari, i cili gjithënjë ngaj që gjendet në terët mendja e tij, dhe fuqia, qe masha dhe krahu i fortë, për kombet që janë të dëlira sot në Ballkan! Shqipëtari është në errësirë, pa dritë, dushmanët e gënjejnë kollaj ngaj e padia, shqipëtari nuk është i zoti të bënjë probë të drejtë në rojtjen e tij, dhe ndër rojtjen e kombeve të tjera të botës, që ta mbesonjë ëndërrën, shqipëtari nënë turkun ron i dëlirë dhe pa rëndësira (pagime), dhe jo si rojnë kombet e tjera në komshitë, me rëndësira të mëdha dhe si ropër.
Po kur vjen sllavi, dhe i thotë ca gënjeshtra të mëdha në vesh, duke thënë që kombi sllav ron shumë më mirë, dhe është më (i) dëlirë, dhe ka gjithë të mirat, et(j), et(j), shqipëtari (i) mbeson nga sebepi që është qor. Këtu është plaga, me intrigat munt të hedhë shkëndijat në mes të Ballkanit: sllavizmi e di këtë ngaj istoria e kohës së shkuarë! Sllavizmi ka shumë shpresë ta harrimë nietnë e tij, ajy mbeson që punën e ka gati; se Apostojtë e tij nuk rinë me duar në gji: kanë futur shumë intrika në vesh të shqipëtarëve; një nga këta Apostuj është mbuluar në Manastir. Shumë musulmanë shqipëtarë janë intriguar ngaj sllavët: ja u kthyenë mendjen me të taksurat të rena. Ija e padija ku e shpie të mjerin njeri, në çenem, intrika edhe mbretërinë e humb! Na vjen shumë keq që Europa, e cila rëfehet që interesatet për ujëdhesën e Ballkanit, dhe më tepër Turqia, nuku ju bënë mësime të ngjarat që shkuanë në Ballkan! Thamë gjithënjë, dhe do të thomi se nuku ësht as serb, as Bullgar, as Rus, as Orthodhoks, as grek, për veç Shqipëtar i qëruarë. Shqipëtari ka nevojë për mësim, që të kupëtonjë vetë të mirën, që asnonjë tjatër komb a mbretëri, smund të ketë lirësinë të fisit, të zakoneve dhe të dhëna më pak, se si gjendet tani në krahun e qiverisë Turkut! Shqipëtarit i lipset gjuha e tij që të këndonjë, dhe ta dijë sa të mira gëzon shqipëtari, më tepër se ngaj ato kombet e tjera, që quhen më vehte...në ujëdhesën e Ballkanit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) EmptyMon Apr 28, 2008 2:47 pm

Po të sqohet shqipëtari, është i zoti ta ruanjë gjithënjë ujëdhesën të mos turbullohet kurrë, nga çdo milet sado i fortë që të jetë, dhe nga çdo anë që të vinjë: Po, kështu qor, dhe pa dije, shqipëtari do ndeznjë zjarrë, dhe do apë dorën me dushmanët fort kollaj, për të keqen e fisit dhe të mbretërisë (së) turkut, si dhe interesave të gjithë Evropës që kanë në Orjent! E ngasim gjenë përsëri, (M)bretërinë e Turkut, Austro-Ungarinë dhe Anglinë, që ti mbarojnë këto sebepe që thamë. Më në funt, i lutemi qeverisë tonë Otomane, të bënjë shkoli të gjuhës të tyre shqipëtarëve, që serbi është dushman, bullgari dushman, maleziu dushman, moskovi, greku dushman, dhe të gjithë punojnë që të sjellin qiverinë Rus(e) në ujëdhesën e Ballkanit, dhe të na bëjnë ropër, e të shuajnë fisin shqipëtar!” (Kosova, artikulli i botuar në të përjavshmen Shqipëtari / Albanezul, nr.24, Bukuresht, 1889. Varianta rumune mban titullin Cossova. E riprodhoi me përmirësime të imta ortografike: B. Y.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty
MesazhTitulli: Re: Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)   Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAFIZ MUSA DËRGUTI (1888-1961)
» SHQIPTARI I RI
» Gazeta Nivani 5
» Shqiptari ben masaker ne Finlande
» SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: