Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHQIPTARI I RI

Shko poshtë 
+2
feneri
Nezir Myrta
6 posters
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySat Oct 25, 2008 8:40 am

SHQIPTARI I RI



Do ta titulloja këtë themë të re - shqiptari i ri. Ku është qëllimi i kësaj theme? - Krejt qëllimi kryesor shqiptar, e gjithshqiptar, sot është ma se e domosdoshme, kohë e moment akut, të formohet shqiptari i ri. Mund të formohet edhe nga ata, që ende nuk iu është pjekur theoria politike e luftës e punës e veprimit - për dje, për të shkuaren tonë politike dhe të ngriten e peshojnë vetveten, për çfarë na po punojmë e jetojmë - si mund të veprojmë për sot e nesër, si mund të çlirohemi nga ankthet e të djeshmes sonë historike dhe a mund të formojmë shqiptarin e ri - që lufton drejtë bashkimit e ardhmërisë sonë! A mund të çlirohemi nga ndasitë politike e ideologjike, të sëshkuares sonë historike dhe a mund ta përceptojmë, përcaktojmë vetveten, në rrjedhat e reja të historisë që po vie si faqe e re kombëtare - a mund ta shohim dritën e ardhmërisë së kombit - që njëherë e përgjithmonë të mendojm, jetojmë e veprojmë në një atdhe të lirë e të bashkuar - duke folur e vepruar vërtet - shqip! A duhet edhe më tepër, më gjatë historikisht, fëmijët tanë, e fëmijët e fëmijëve tanë, të mos jenë të lirë e të bashkuar, si një fuqi kombëtare, kompakte shqiptare ballkanike?!

Kush mund ta bëjë bashkimin tonë? Vetëm shqiptari i ri, i çliruar plotësisht nga dogmat politike, duke formuar e ngritur një vetëdije të mirëfilltë kombëtare, në mendjen e shpirtin e tij! Duke e lënë të kaluaren tonë të hidhur historike dhe duke marr të gjitha të mirat kombëtare, ato që na bashkojnë - e jo ato që na ndajnë e përçajnë, jo ato që vetëm siellin helme e vrere, jo ato që na bëjnë ujk në njeritjetrin, jo ato që hapur e fshehtazi na pengojnë, na shkatrrojnë, na tëhuajsojnë dashurinë ndaj kombit e atdheut! Po t'i marrim ato bukuri historike, ato dëshmi të dëshmorëve të të gjitha kohëve, ku sot flasin varret e tyre, e na thrrasin çdo ag e terr, duke na referuar prej tregimeve për fëmij - Shtat Thuprat, e deri tek Amanetet e Tyre me gjak në gojë ''O nuk po muj baclok me folë, se m'ka ra do gjak në gojë' kur thirri Hysen Bajri i Bjeshkëve të Nemuna, ku dashuroi atdheun si me vdekë - e vdiq si me luajt, e deri tek Elez Isifi e Çerçiz Topulli flakada i lirisë, duke vdekur ballëpërballë me armiqët këndoi tmerrshëm: '' Oooo do t'ju skuqë e do t'ju bëjë ore me bojëëë, se Çerçiz Topulli mua më thonëëë''!

Shqiptari i ri, të formohet duke e shkundur terrin e shpirtit ndarës e përçarës nga mendja e tij përgjithmonë, atë errësirë historike e ma shumë histerike, të kobshme vllavrasëse e vetvrasëse, të çlirohet nga inatet personale, nga ankthet egoiste, nga veprimet e njëanshme ideologjike, kulturore, e shkencore, - nga ethet e mashtrimeve symësy që na i bëjnë planet: kolonizuese, shfrytëzuese, përulëse, nënshtruese, shtypëse, ende me moton 'përçaj e sundo' që nga shprehjetmë të hershme!

Shqiptari i ri, duke u forcuar me ide të reja moderne, me literatyrë bashkohëse, më kulturë civilizuese, me syçeltësi, vigjilencë, vizion përparimtar (largpamësi), me energji të reja e vrull pune - jo energji djajsh, që pëçajnë e mjegullojnë udhën tonë drejt bashkimit të kombit, por me dashuri të pastër, të formohen personalitete sa ma komplete universale! Shqiptari i ri vepron në të gjitha nivelet kombëtare, nga ato kulturore e deri tek ato shkencore; nga mediat elektronike, duke brumosur e ballsamuar në qendrat botërore, gjuhën e kulturën kombëtare, zakonet e Besën Shqiptare - kultivimin e traditës, ashtu sikur edhe duket në disa nivele (po ende të përuier me dogma e epshe të hidhura të së kaluares, që
pengojnë rrjedhat e bashkimit)!

Shqiptari i ri, formohet nga rinia jonë aq e bukur dhe aq e mënçur, aq e dashur dhe aq atdhetare, ku edhepse lindet anëve të botës, e as gjuhën nuk e njeh mirë, premton veprime të reja patriotike, mbanë gjallë identitetin shqiptar - kultivohet me literatyrë progresive botërore, kalitet e forcohet me njohje të reja dri tek ato shkencore edhe një ditë, do të bëhet gati, në gatishmëri të plotë dhe do të thot: jam ushtar i atdheut!

Ushtari i atdheut, nuk është vetëm me uniformë, por personalitet që ushtron vetëtijen e tij kombëtare, ushtron veprimet e veta sa ma universale, provon stërvitjet psiko-fizike nga geni gjenealogjik illirian, geni trashëgues i qendresës shekullore, që mbajti gjallë shqiptarin edhe pas afro 3000 vjet pushtime barbare mbi tokat tona!

Ushtari i atdheut, nuk është vetëm me armë zjarri, sepse nuk bën punë arma e zjarrit, po që se nuk formohet arma e vetëdijes kombëtare, arma e diturisë, strategjisë, përsosshmërisë së idesë kombëtare, arma e njohjes, arma e veprimit psikologjik, arma e vrullit të pathyeshmërisë shpirtërore, arma e qendresës heroike, para çdo synimi e tentimi të huaj e armiqësor - që pengon veprimin kombëtar shqiptar!

Ushtari i atdheut, ka armë të padukshme nga syri, ka uniformë kufinjt e atdheut nga Preveza e Tivari, uniformë ushtarake ushtruese brenda shpirtit e thellë në mendjen e tij! Ushtari i atdheut ushtron sistematikisht, (veç gjumi çka e ndanë), ushtron pikësynimet e tij, veçantitë e tij, shprehjet e tij, paraqitjet e tij publike e të guximshme botërisht, që dikush as qç guxon të flasi vetmëvete! Ushtari i atdheut është i gatshëm kudoherë, t'i përgjegjet secilës thirrjeje atdhetare - është i gatshëm të intervenojë në çdo rast eventual, kundër secilit veprim negativ, a rrezik që i kanoset ndonjerit prej nesh - i pafrustruar, infektuar nga asnjë ideologji jona politike e shkuar! Ushtari i ri ushtron detyra kombëtare, kudo në çdo vend a qoshe të atdheut e të botës, guximshëm, i paanshëm nga rrymat ndarëse, nuk bie në provokime rasti edhe kur i montohen - nuk bie pre e shantazheve të personaliteteve të shkatrruara egoiste! ushtari i atdheut uniformë ka dashurinë ndaj atdheut dhe armë ka mendjen, inteligjencën e shëndoshë të formuar me ushtrime faktime, argumentime të pathyeshme, i patrembur në kundërshtime hipokrite, psikopate, të egra, imorale e korruptuese! Ushtari i atdheut, me armën e mendjes, shpirtit e zemrës - then çdo tentativë, provokim, kundërshtim, pikësynim të kundërshtarit të tij!

Pa u formuar arma brenda vetëdijës kombëtare - kot merr armën e zjarrit në dorë!


- Ushtari i atdheut është shqiptari i ri!

( 25.10.08 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySat Oct 25, 2008 11:22 am

Nezir Myrta shkruajti:
SHQIPTARI I RI



Do ta titulloja këtë themë të re - shqiptari i ri. Ku është qëllimi i kësaj theme? - Krejt qëllimi kryesor shqiptar, e gjithshqiptar, sot është ma se e domosdoshme, kohë e moment akut, të formohet shqiptari i ri.
Ushtari i atdheut, nuk është vetëm me uniformë, por personalitet që ushtron vetëtijen e tij kombëtare, ushtron veprimet e veta sa ma universale, provon stërvitjet psiko-fizike nga geni gjenealogjik illirian, geni trashëgues i qendresës shekullore, që mbajti gjallë shqiptarin edhe pas afro 3000 vjet pushtime barbare mbi tokat tona!

Ushtari i atdheut, nuk është vetëm me armë zjarri, sepse nuk bën punë arma e zjarrit, po që se nuk formohet arma e vetëdijes kombëtare, arma e diturisë, strategjisë, përsosshmërisë së idesë kombëtare, arma e njohjes, arma e veprimit psikologjik, arma e vrullit të pathyeshmërisë shpirtërore, arma e qendresës heroike, para çdo synimi e tentimi të huaj e armiqësor - që pengon veprimin kombëtar shqiptar!


Ushtari i atdheut, ka armë të padukshme nga syri, ka uniformë kufinjt e atdheut nga Preveza e Tivari, uniformë ushtarake ushtruese brenda shpirtit e thellë në mendjen e tij! Ushtari i atdheut ushtron sistematikisht, (veç gjumi çka e ndanë), ushtron pikësynimet e tij, veçantitë e tij, shprehjet e tij, paraqitjet e tij publike e të guximshme botërisht, që dikush as qç guxon të flasi vetmëvete! Ushtari i atdheut është i gatshëm kudoherë, t'i përgjegjet secilës thirrjeje atdhetare - është i gatshëm të intervenojë në çdo rast eventual, kundër secilit veprim negativ, a rrezik që i kanoset ndonjerit prej nesh - i pafrustruar, infektuar nga asnjë ideologji jona politike e shkuar! Ushtari i ri ushtron detyra kombëtare, kudo në çdo vend a qoshe të atdheut e të botës, guximshëm, i paanshëm nga rrymat ndarëse, nuk bie në provokime rasti edhe kur i montohen - nuk bie pre e shantazheve të personaliteteve të shkatrruara egoiste! ushtari i atdheut uniformë ka dashurinë ndaj atdheut dhe armë ka mendjen, inteligjencën e shëndoshë të formuar me ushtrime faktime, argumentime të pathyeshme, i patrembur në kundërshtime hipokrite, psikopate, të egra, imorale e korruptuese! Ushtari i atdheut, me armën e mendjes, shpirtit e zemrës - then çdo tentativë, provokim, kundërshtim, pikësynim të kundërshtarit të tij!

Pa u formuar arma brenda vetëdijës kombëtare - kot merr armën e zjarrit në dorë!


- Ushtari i atdheut është shqiptari i ri! Ushtari me uniformen e ndergjegjes , me veprimin e mbare te Unitetit, kudo qofte ai ne permasen e kesaj Toke, mendon e vepron si shqiptar!

( 25.10.08 )


Pershendetje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySun Oct 26, 2008 6:35 am


Eja, feneri në errësirë, ngrite fitilin! Përshëndetje!

- Po pra, ushtari i atdheut, mbaj uniformë - Formë Unike hartën gjeopolitike e historiografike të atdheut tonë, krejt kah e përfshinë territori shqiptar - atë hartën e vizatuar në zemër, në mendje - nga majat e shpatave të gjyshërve tanë dembabadem - e në çdo sekond e vështrojnë e studjojnë sytë e mendjet e mprehta të shqiponjave me të gjitha shqisat përnjëherë - e thellë në 577 eshtrat e mij anatomik, të 577 epokave kuqezeza - thellë në secilën palc ashti, rrah pulsi i gjakut të derdhur për lirinë, lirinë e vërtetë që ende nuk e shijuam! E kam hartën e atdheut në gjith trupin e tim, e në gjymëtyrët kudo - trupi im është - Atdheu edhe ku ta prekësh ma lëndon njësoj, se më është i lënduar trupi i Atdheut, më është i tkurrur i rrudhur, nga plagët në moh e hapur, të luftërave ballkanike e botërore - ma prenë trupin e atdheut me thika grabitçare pushtuesit barbarë, egërsirat karpate, egjeane e tretdhetare - trupi i atdheut tim më uniformë të gërvishtur grakave të zhvinave të territ e tmerrit, është ende plot stërpikla gjaku të njomë rinie, nga plagët e moçme e të reja edhe nga egërsira të fshehura, me kostume e kravata koncerteve politike euro-botërore: shën stefane, berlineze, londineze, rambujeze! - Ku ta prekësh trupin e atdheut tim, ndjej dhëmbje Topliku e Abllaniku të shkretuar, ku në vatrat dardane, shkrryhen derra karpatesh, e gjaku im i shprishur e i prishur kontinenteve! Ndjej dhëmbje - jam Guri i Shpuar, nga singiat e stuhive të kohërave shpirtzeza! - Kam dhëmje shpirti në Tivarin e dhëmbshëm gjak, Ulqin, Plavë e Guci, Bujanë e Bujanoc, deri tek Molla e Kuqe, që emri ka mbetë, e rrënjet e gjakut tim janë aty - Medvegje, e Preshevë, Kumanovë e Shkupin tim - Monastir, Dibër, Ohër, Prespë e Janinë edhe në Kosovë! - Ku të më prekësh - më dhëmb trupi i atdheut tim, më dhëmb njësoj, e më therr në zemër e shpirt edhe po të më prekësh për të mirë, më duket njësoj a me lajka e mashtrime, duke me krenaruar kot - më çon peshë, të përmbledhem pip në këmbë, me gjith fuqinë - uh ju armiq e tradhptorë - e këdo që më del përpara, të ma ndali vrullin - e le të bëhet gjithçka varre, gjithçka tmerre - derisa t'i japi fund tmerreve shekullore, që pava, e më duket gjithçka terr mbi kry edhe kur e shoh diellin me sy - çka kam parë me këta sy - dielli më doket terr mbi kry'! -

Mbaj uniformë gjaku, me të gjitha gjymëtyrët gjak e të plagosura, të lënduara edhe nga ramjet passhpinde të bijve të gjakut tim - gjymëtyrët e mia të këputura nga shpatat, shpuar nga singiat, shtypur nga topuzet, shpuar kah: ajri, toka e deti - nga korbat e çeliktë me rrafale mitrolezësh modern, granata, bomba, e raketa barbarësh! Gjymëtyrët e mia të shkelura nga vargonj tankesh
pushtuese e kolonizatore, ushujza gjakpirëse e djerëspirëse, dashuripirëse, ushujza thithëse, që kurrë nuk ngopen, derisa të më terin e thajnë, të tërin - pip në këmbë! A bën të eci prore i shtanguar rrugëve të mia, i lënduar nga çakaj e bisha mesnate, agimeve të tymosura e muzgjeve të errta e të zdritura veç nga flakët e kalljeve të shtëpive, nga pushtuesit! Gjymëtyrët e mia të shkallmuara: Arbani, Pollog e Malci, si mund t'i ngriti njëherë fuqishëm me energji të mbrëndshme dhe t'i bëjë të afta e t'i lëvizi me fuqinë e shpirtit arbëror - një trup i atdheut, trup i lirë dhe i mbledhur, nën qiellin e shqipeve!

Mbaj uniformë etnike atdheu, formë unike harte të prerë, vrushkuj gjaku, më kullojnë mangëve e brezit të lidhur me shoka ylberesh, e dhëmbjet e plagëve të plumbave e thikave më therrin në asht thellë - por zemrën e kam plot energji illire diellore të genit tim gjenealogjik, diç e çuditshme dhe e pakapshme për botën - diç që më mbajti gjallë edhe në bangat e gjykimeve, ekzekutimeve edhe në pranga të hekurta në grilla, e podrumeve të akullta acarësh e dimrash të egjër karpatesh! - Diç më forcon me energji diellore, që pulsin e gjakut ma bën llavë vullkanike - të shpërthej në miliona shkreptëtima rrufeshë, e ta skuqi qiellin prush shtrëngatash! E derisa të ma shohin këtë uniformë të padukshme, të tmerrohen vijat ajrore e zërat e xhinkallave plastike politike, që m'i shpuan vesht me demokraci burokratike!

Feniks o feniksa, a ju vie çudi kur zgjoheni nga hiri?!

( 25.10.08 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySun Oct 26, 2008 11:46 pm

Respekt për këto dy shkrime i nderuari Nezir Myrta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Oct 27, 2008 12:05 am

Karakteri i kesaj permbajtjeje te shkrimeve le te behet preokupimi i te gjitheve. Me mire te sëndërtojmë Kalanë e unitetit, se sa te hapim gropat e përcarjes.

Nezir Myrta, ia ka arritur qe ne mënyre përmbajtësore ta rrumbullaksojë detyren dhe veprimin e shqiptarit të ri. Është platformë e ndergjegjes që ne shekuj ishte, por, e prishën strategjite e dinakeve okupatorë. Ajo reflektohet sot ! Na duhen shkrime te këtilla, dhe njerëz që mbështesin fuqishëm idenë e qëndresës shqiptare, që në mijëra varianta është e goditur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Oct 27, 2008 12:35 am

feneri shkruajti:
Karakteri i kesaj permbajtjeje te shkrimeve le te behet preokupimi i te gjitheve. Me mire te sëndërtojmë Kalanë e unitetit, se sa te hapim gropat e përcarjes.

Nezir Myrta, ia ka arritur qe ne mënyre përmbajtësore ta rrumbullaksojë detyren dhe veprimin e shqiptarit të ri. Është platformë e ndergjegjes që ne shekuj ishte, por, e prishën strategjite e dinakeve okupatorë. Ajo reflektohet sot ! Na duhen shkrime te këtilla, dhe njerëz që mbështesin fuqishëm idenë e qëndresës shqiptare, që në mijëra varianta është e goditur!


Dhe pike, po vaj hallit qe une plaku smuj ta rrumbullakos kaqe kjaret e paster, me pake fjale e shume domethanje.

Juve te letrave, ju mbetet nji barre e ranede, qe neve te "vetedijeshmeve" te na terhiqeni zvarre, mos na leni aty ku na kan gropos ideologjit, parollat mashtruse, plaku i do, i rrespeketon njerzit e diqem, por te jene te qendrueshem jo pa boshet kurrizor qe lakohen shpejete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Oct 27, 2008 12:54 am

katunariplak shkruajti:
feneri shkruajti:
Karakteri i kesaj permbajtjeje te shkrimeve le te behet preokupimi i te gjitheve. Me mire te sëndërtojmë Kalanë e unitetit, se sa te hapim gropat e përcarjes.

Nezir Myrta, ia ka arritur qe ne mënyre përmbajtësore ta rrumbullaksojë detyren dhe veprimin e shqiptarit të ri. Është platformë e ndergjegjes që ne shekuj ishte, por, e prishën strategjite e dinakeve okupatorë. Ajo reflektohet sot ! Na duhen shkrime te këtilla, dhe njerëz që mbështesin fuqishëm idenë e qëndresës shqiptare, që në mijëra varianta është e goditur!


Dhe pike, po vaj hallit qe une plaku smuj ta rrumbullakos kaqe kjaret e paster, me pake fjale e shume domethanje.

Juve te letrave, ju mbetet nji barre e ranede, qe neve te "vetedijeshmeve" te na terhiqeni zvarre, mos na leni aty ku na kan gropos ideologjit, parollat mashtruse, plaku i do, i rrespeketon njerzit e diqem, por te jene te qendrueshem jo pa boshet kurrizor qe lakohen shpejete.


I ke vënë tapinë katunariplak! Sepse edhe katunar siç thua, edhe plak.Dy veti per respekt ! Pa te tille aspak nuk leviz rruga qe duhet ta kalojmë!

E verteta qendron serish tek konstatimi se të "diturit" pake bene. Por, pa te serish nuk do te kishte ardhur deri ketu. Kujdes, se strategjia e sërbëve, gjegjesisht e armiqëve , gjithmon është sulurdrejt te diturve dhe trimave shqiptarë. Edhe sot i luftojnë me shumë metoda.

Kur të kuptojmë se, armiqte e shqiptarëve nuk duan te jemi te ditur, te kujdeshëm par ate që flasim dhe këmbëngules në atë që bëjmë, më lehtë do te realizojmë opcionin e çështjes shqiptare, dhe ai opcion dihet ! Bashkimi dhe Pavarësia! Sëbashku drejt fitores !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Oct 27, 2008 9:28 am

Ejani,këtu, këtu...Wink

Respket: feneri, katunariplak, sofra edhe të gjithë shqiptarëve, që me mendeje e zemër janë vetëm shqiptarë!

Shqiptari i ri - shqiptar i lirë, shpirt i lirë, mendje e lirë, me liri mendimi e shprehjeje, mendim i lirë, i pastër ideologjikisht, vetëm me një ide e ideal - idealin kombëtar, i pangarkuar me rryma ideologjike e politike të shkuara, që çojnë në ndasi e përçarje kombëtare, që terrojnë të menduarit, vizionin, e mbyllin rrugën e krijimit, jo të lidhur për një figurë politike - ku:

artisti i ri - bën punën e tij artin kombëtar, artin e vërtetë origjinal, një krijues i ri i paanshëm, ashtu sikur thirret krijues, në emër të Krijuesit të Gjithësisë - jo të interpretojë artet e shkuara, por të tejkalojë artistët deri tek antikuiteti: piktorët, skulptorët, poetët, aktorët, oratorët, artet strategjike, luftarake, artet e lira, rrymat e arteve, shkollat e arteve, universitetet e arteve! Artisti i ri - të dihet në fill të pamjes vizuele e audio-viziele, a përmes fjalës së bukur artistike - të njihet që në fillim se ai është sëpari shqiptar!

Poeti i ri shqiptar, artisti i ri - krijuesi mbi krijuesit, me emër Krijuesin e plotëfuqishëm, të tronditet fort, të shpërthej si shqiponja në lartësi hapësirave të paskajshme shprehë shpirtin e lirë krijues origjinal, jo sipas ndikimeve të tallazeve të krijuesve të majave botërore, por si shqiptar, ta verifikoj emrin e shqipes, zogj mbi të gjithë tjerët, jo i mbytur në pesimizëm destruktiv, jo i ndikuar indirekt nga krijuesit e mëdhenj, qënesër të dali rrena me bishta, jo artpërartizëm, larg masave të popullit - po me thjeshtësi të modrnizuar, që kemi burime tona origjinale nga e folura popullore shqiptare, me të cilën mund të krijojmë edhe kryevepra botërore - jo sipas direktivave politike, e hegjemonive e kolonizimeve!

- Politikani i ri shqiptar - prore në shërbim të kombit, jo të bëj politikë me popullin e tij, po me tjerët e me botën, e jo me ndikime të politikave së ditës, që nuk i përket kombit - të jetë njohës i thellë i diplomacisë regjionale, kontinentale e botërore, jo një imitues politikajsh tjerë, por politikan origjinal shqiptar, duke nxierrë maturinë, mënçurinë, guximin e vet shqiptarit gjenetik, që përmban geni i tij gjenealogjik - me mjeshtri të fjalës, diplomaci të shprehjes, gjeturi e shkathtësi veprimi oratorik, gjeste e fizionomi tipike shqiptare - jo të bëj diplomaci me popullin e vet, por të flasi hapur, si një fëmij që kërkon ndihmë qoftë edhe me klithje nga nëna popull! Të ketë mjeshtri dialogu, oratorie, të njeh shkencat universale, të pretendon bile të mbetet burrë shqiptar, kudo në të gjitha shtigjet politike të kohës, jo imitator nga tjerët, po origjinal dhe të mos bie pree e viktimë e mashtrimeve të huaja, po parase të hetoj (pa u bërë puna), të hyj në gjiun e popullit, të ia sqaroj të vërtetat historike e politike të huaja dhe t'i kërkoj falje popullit botërish edhe të mbetet burrë edhe pas rënies! Po si mund ta bëjë një gjëtëtillë ai politikan, që ishte masha e bishti i vigajve politik, mu i atyre që ishin e janë armiq tëpërbetuar të kombit shqiptar, as e kanë kund në shpatullë të pulës çështjen shqiptare!

Historiani i ri shqiptar, i pavarur, jo i njëanshëm, me thema disertacioni politikën a historinë politike të kohes e regjimit - por mjeshtër i paanshëm kur e ka e s'e ka shtetin, tëtregoj mjeshtri historike vizionare, që nesër të dallohet historia e tij
origjinale kombëtare, kur shkunden regjimet politike të shkuara, nga egërsirat e errësirat hegjemoniste mbi popullin!
Historiani ta shkruaj Historinë e Vërtetë Kombëtare, duke i ofruar figurat e njëmendëta që populli i njohu dhe i njeh si reale - pa ndikime politike - jo histori politike, po histori kombëtare!

- Shkenctari i ri shqiptar, të hulumtoj e gjurmoj guximshëm të gjitha arkivat botërore dhe të lidhë hallkat historike shqiptare të këputura ndër shekuj, të shkruaj e korrigjojë historinë, jo sipas direktivave politike, jo sipas theorive politike të rrymave të shkuara - por ashtu si ishte e vërteta historiografike e hartografike antike, e përsosur, brumosur me elemente e fakte të reja - sepse kemi varre të rrafshuara edhe që nuk iu dihen as varret dëshmorëve e heronjve kombëtarë të vërtetë dhe për shkaqe politike të kohës, jo që mbeten vetëm të harruar, por as guxuam t'i përmendim, se lere më të iu bëjmë permendore! Shkenctari shqiptar, duhet të ia kthej borxhin kombit, ta shkrij jetën, të sakrifikoj shumë derisa të dali me vepra origjinale kombëtare, e jo si muça pas dahinjve tjerë e të huaj, vetëm çka thanë ata e çka shkruan për definimet shkencore, të gjuhës amtare shqipe, sipas direktivave ballkanike e më gjerë, e jo të mbeten pseudo-shkenctarë, e shkenctarë të rrejshëm, e plagiatorë, e puthadorë të sistemeve politike, e sistemeve shkencore anti-shqiptare! Shkenctari, si shqiptar i ri, duhet ta drejtojë rregullat e gjuhës, shkrim-leximin e gjuhës së vërtetë të popullit, të korrigjoj e plotësoj, përmirësoj e ngriti gjuhën kombëtare - atë gjuhën origjinale të kombit, që then kataklizmat e hulumtimeve shkencore me fakte, argumente shkencore - sidomos në Linguistikën ballkanike, Ballkanistikën dhe Hindo-europianistikën dhe të hulumtoj, se pikërisht ai ''burimi i të gjitha gjuhëve i.e. si burim i përbashkët'' ishte shqipja illiro-pellgazgjike, vet gjuha homerike, si vepra e parë europiane, e më gjërë! Linguisti shqiptar, të jetë luftëtar i vërtetë dhe i paepur, i pathyeshëm, i armatosur deri në dhëmb me dituri, shkathtësi, gjeturi, diapazon të gjërë njohurishë botërore, të ngritet në majat e Linguistikes Gjenetike dhe asaj Gjenerale! Linguisti shqiptar, ka burim të pashterrshëm gjenetik e hyjnor, qëvetëm shqiptari mund të shkoj aq larg në parahistorinë botërore, guximshëm të gjurmoj arkivat historike europiane, Akropolin antik pellgazgjik, që vet ''pellgasët hyjnorë'' e ndërtuan, e Farin e Aleksandrisë, të Lekës së Madh, Babiloninë, Asyrinë, arkivat fetare, ku gjindet thesari origjinal illirian, arkivat e libraritë, bibliotekat amerikane, ku është një botë e tërë në vete! Shkenctari shqiptar i ri, të mos jetë i ndikuar nga asnjë rrymë politike, as as sistem politik botëror, as të mos mashtrohet nga fama eventuale, as nga lavdia e veset e liga - po të jetë një gjurmues, shpues i botës antike e moderne dhe ta gjejëtë vërteten historike për kombin e botën - ta drejtoj historinëe botës, siç thoshte Lahmbrehtzi. Linguisti duhet të jetë sa origjinal, po aq universal, përderisa ka kryer universitete, me diapazon të gjërë njohurishë, diturishë, njohës i thellë i gjuhëve botërore, i gjuhëve antike, deri tek gjuha e Parë e Njeriut - Homosapiens!

Shkenctari i ri shqiptar (linguist, historian, filolog, hartograf, astronom, fizicient, kimist, mathematicient, filozof, pedagog...), si linguist, të njeh me themel Shqipen, historikun e vërtetë të shqipes, të njeh thellë me themele dialektet e Shqipes, origjinën e tyre, fonomorfologjinë e filleve të dialekteve, sidomos dy dialektet kryesore: gegënishte e toskërishte, t'i njeh, t'i dojë e dashuroj shpirtërisht si dy motra të veta të një Ame Shqipe, e jo njerën motër ma tepër
e të hidhërohet tjetra, porsi vlla besnik i dy motrave, që kujdeset me shpirt në rritjen e zvillimin e bashkimin e tyre - ngase gjuha u formua nga dialektet, ato janë baza themeli, origjina e gjuhës! Të njeh me themel Onomasiologjinë ballkanike, europiane e botërore - Antroponominë e Toponomistiken, historikisht e origjinalisht, prej kah vijnë rrenjet antike, e kah shkojnë lumenjt e mëdhenj e deri tek prrockat e rrjedhat historike, të studjuara në shkollat botërore, të të gjitha sistemeve politike!

Shqiptari i ri, shkenctar, pasi të jetë aftësuar, me titullin profesional shkencor - duhet të filloj gjurmimet, guximshëm i pavarur, porsi një udhëtar në një udhë shumë të gjatë, nëpër kohë të vështira, pa asgjë, veç me një trastë buke e uji e një shkop - laps e letër, a komp. dhe mos të ndikohet assesi nga asgjë universitare që thanë e ç'thanë tjerët, profesorët, doktorët, shkenctarët botërorë - por origjinal, përmes gërmadhave, rrënimeve historiografike, me forcën e mjeshtrisë së diturive të nxëna e të studjuara me themel, të gjitha të rrinë anash dhe ta provojë vetveten gjenetike intelektuale, sa forcë ka, çfarë uni ka të prefeksionoj universin! Nuk e dini se të gjithë trupat qiellorë, ishin të emërtuar në një gjuhë antike të lashtë, që dikur e fliste një botë e antikuitit dhe vonë u ndryshuan po sipas dietarëve e shkenctarëve të mëvonshëm, me disa emra të ndryshëm paksa, por gjurmimet çojnë në një gjuhë që vetëm shqiptarët e shkathtë mund ta gjejnë - sepse sjkenctarët antik ishin oborrtarë mbretërishë e perandorishë, të kidnapuar nga trojet illire, si illirian të ndryshuar me dhunë politikash të kohës dhe të përvehtësuar nga perandoritë! Sot nga gjurmimet etnografike e folklorike, hasim në rrëfime origjinale e tëshkruara, se shumë dietarë illirian, oborrtarë me dhunë të perandorive, kur iu shpërthente geni gjenealogjik, ta shprehin origjinën e tyre, 'shkruanin natën, e digjnin ditën shkrimet, që mos të diktoheshin...se pasonin me vdekje, ashtu siç pësuan qindra shkenctarë me dënime kapitale e në përmasa botërore!
Sot, shumë figura strategjike shqiptare, e illire, i shohim vetëm si hijalla, hije, si fantazma i shohim përmes perdeve të mëndafshta, e të hekurta historike, veç disa figura të shpërthyera mbi ato perde me rënien e regjimeve dhe njohim pak: themelues e shtetformues e shtetit grek arbanitët - themelues e shtetformues të shtetit turk - Ataturk, e babai i gjuhës e kulturës turke i fortndrituri Sami Frashëri - një mehmet Ali pasha, themelues i shtetit egjyptian - një tjetër themelues i shtetit irakian, iranian, afganistanez - një tjetër themelues i largët i gjuhës e kulturës hindiane (që vijoi vepren e paraardhësve të tij) dhe sot nuk thirret kot - linguistika indo-europiane - poashtu njohim rishtazi Napoleon, perandorë illirian, që themeluan mbretëritë gjermanike, angleze, e europiane...

Shqiptari i ri, ka shumë detyra!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Oct 27, 2008 11:23 pm

...ku e lam e ku na mbeti... 28.10.08 (shkrova dhe klikova send dhe humbi, por jo nga memorja...)


Shenime rasti këto direkt në komp. që do të quhej edhe një sprovë për një platformë ndërgjegjeje, siç thot edhe feneri i kombit, si një ditar kombëtar, po duke ditur se ka kuptime shumëdimenzionale,kur shtrohet edhe kështu si skelet i një trupi kombëtar, ku secila fjali mbanë në vete një vëllim vepre, sprovë për një njohje, vetnjohje e bindje e vetbindje, se si duket veprimi i mirëfilltë kombëtar!

Shqiptari i ri, antar i një partie politike, apo adhurues i një idoli të tij politik, në pluralizmin politik shqiptar të sotëm. - Të jetë e të mbetet - shqiptar, duke analizuar, sintetizuar veprimet e tij politike, po të dihet e mbetet - kombëtar, nacionalist dhe ta kuptojë njëherëepërgjithmonë, se kombi quhet nacion botërisht dhe kombëtari është nacionalisti - pavarësisht rrymave, kahjeve drejtimeve politike!

Shqiptari i ri, antar i një pp, a adhurues i një idoli politik të tij, ta kuptojë se kohët bënë, që të kemi disa rryma politike dhe secili, si vlerë kishte diç mbrojtëse të popullit dhe diç si lidhje, unitet politik brënda brënda popullit, duke aktivizuar forca të reja për kohën, në mungesë të një elite kombëtare të mirëfilltë, që edhe po të ishte e organizuar dhe funksionale, nuk do të lihej të vepronte, mbase atdheu shqiptar ishte dhe është pjesa dominante, kryesore territoriale ende nën pushtuesit robërues edhe secili veprim atdhetar, në atdhe u bë fshehtazi, me droje mos ta rrezikojë popullin në varfëri e mjerim robërie edhe duke nxierrë aktivist kombëtar, kudo paraleleve e meridianeve globale të botës shqiptare! Historiku i secilës rryme politike, nuk ishte i ndërlikuar, kuptohej e duhet të kuptohet, si një sinjal mbrojtjeje e vetëdijësimi atdhetar, kur dihet qëllimi kombëtar i seciles rryme politike - çlirimi e bashkimi i kombit e atdheut shqiptar! kemi disa historike lidhjesh politike, e qënë realitet, pak ishin e mbeten lidhje të vërteta kombëtare, sepse posa filluan aktivizimet e aktivitetet, u herren e burgosen bijtë e kombit në atdhe edhe u ndoqen e poqen tretdheut edhe aq ma keq, për egoizma si gara veprimesh, shpesh ranë në konflikte me njeritjetrin, e me moton armike: bjeritjetrit, na kujton thënien e Konicës - armiqët më të mëdhenj të shqiptarëve, janë vet shqiptarët - që mjerisht ende është prezente, por tash në forma nihiliste, brenda laboratorit politik ndërkombëtar!

Shqiptari i ri, i një pp, mund të dali nga secili vend e cep i atdheut e tretdheut, falë botës kibernetike, e mund të veproj por vetëm si pluralist, e duke kuptuar njëherëepërgjithmonë, se duhet lënë kohës e historisë, nostalgjitë e rendit njëpartiak
por me syçetësi, zëmërgjërësi, mendjehapur, vigjilent, për aq sa disponon vetëdije e njohje, të mbetet veprues, e veprimtar kombëtar, e jo i mbyllur në fanatizëm obskurant, brenda një rryme politike, tashmë të shkuar! Të mbetet faktues, argumentues, për aq sa din e don, e guxon, jasht pezhishkes së tij politike - e ta shohë veprimin konkret kombëtar, atdhetar! Mburrjet e mendjemadhësitë politike, nuk zënë vend në memorjen e shqiptarit të ri, duke mosarsyetuar vetveten, se idolo ka idealin kombëtar, mbi të gjitha! Të duket nga bisedat formale e virtuale elektronike, e direkte, si njeri i pasionuar, i frymëzuar me ide të reja demokratike,ashtu sikur duket një kombas, nacionalist i kombeve të zhvilluara, e jo paraqitje xhunglash mesjetare - kur nuk mund të japësh fakte, zihesh e shpërthen si vorba në zjarr, veç me fjalë e shpifje dinjitetesh, e personalitetesh edhe kombëtare! Kuptoje - kush po i bën keq e ma së keqti kombit e atdheut edhe në një bisedë rasti, me mentalitet të egër, duke shfryer mllef e def ndjenjash - as pa dijtë se kujt i drejtohesh, i terruar mendje e shpirti - se e kupton se nuk ke fuqi shprehëse faktesh, e shfryhesh me fyerje edhe personale, duke shprehur si një zhgënjim - për faktet, që janë shumë ma kokëforta se ti. Këso acarimesh të politizuara kishim gjatë gjithë historisë, ku edhe kemi raste kur për inate e xhelozira personale edhe vet prijësit, vuan interesat e tyre, mbi interesat e popullit e atdheut! Këto vese të liga e karaktere të ulta, nuk pretendohet t'i ketë shqiptari i ri, por me vigjilencë atdhedashurie, t'i ironizojë këto skema drastike shpesh tragji-komike, të personave pakeksperienca kompetente, e t'i merr me një mjeshtri bisede, prore duke kritikuar vetveten, sëpari e duke marr shëmbull vetveten e tevona tjerët, se nuk bën ti pashë e ai tjetri subashë - kur pretendon në moton - mbi të gjitha kombi!

Shqiptari i ri, aktivizon përpjekjet për unitetin e të gjitha rrymave politike, në një pluralizëm, në një grup a forum virtual elektronik, ku kemi disa rrymash që edhe shtiren se bëjnë unitet, bashkim edhe duken hapur si struca në zall, kudo nëpër dhjetra forume shqiptare.Tash, a duhet të bëhemi aq hipokritë, që as mos të guxojmë të shprehemi lirshëm mendimet tona të lira, kur pretendohet të jetë liria e mendimit të lirë?! Shqiptari i ri, nuk anon kah asnjë rrymë politike, në veçanti, anipse duke respektuar po edhe vlerësuar secilen, në nivel kombëtar - secili me unitetin e authoritetin e vet, të pacenueshëm, përndryshe përfundon në shkatrrimin e personalitetit tënd komplet, sepse kalon në depresion absolut!

feniks o feniksa, pse po çuditeni kur zgjoheni nga hiri hillir?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyThu Oct 30, 2008 9:57 pm

feneri shkruajti:
katunariplak shkruajti:
feneri shkruajti:
Karakteri i kesaj permbajtjeje te shkrimeve le te behet preokupimi i te gjitheve. Me mire te sëndërtojmë Kalanë e unitetit, se sa te hapim gropat e përcarjes.

Nezir Myrta, ia ka arritur qe ne mënyre përmbajtësore ta rrumbullaksojë detyren dhe veprimin e shqiptarit të ri. Është platformë e ndergjegjes që ne shekuj ishte, por, e prishën strategjite e dinakeve okupatorë. Ajo reflektohet sot ! Na duhen shkrime te këtilla, dhe njerëz që mbështesin fuqishëm idenë e qëndresës shqiptare, që në mijëra varianta është e goditur!


Dhe pike, po vaj hallit qe une plaku smuj ta rrumbullakos kaqe kjaret e paster, me pake fjale e shume domethanje.

Juve te letrave, ju mbetet nji barre e ranede, qe neve te "vetedijeshmeve" te na terhiqeni zvarre, mos na leni aty ku na kan gropos ideologjit, parollat mashtruse, plaku i do, i rrespeketon njerzit e diqem, por te jene te qendrueshem jo pa boshet kurrizor qe lakohen shpejete.


I ke vënë tapinë katunariplak! Sepse edhe katunar siç thua, edhe plak.Dy veti per respekt ! Pa te tille aspak nuk leviz rruga qe duhet ta kalojmë!

E verteta qendron serish tek konstatimi se të "diturit" pake bene. Por, pa te serish nuk do te kishte ardhur deri ketu. Kujdes, se strategjia e sërbëve, gjegjesisht e armiqëve , gjithmon është sulurdrejt te diturve dhe trimave shqiptarë. Edhe sot i luftojnë me shumë metoda.

Kur të kuptojmë se, armiqte e shqiptarëve nuk duan te jemi te ditur, te kujdeshëm par ate që flasim dhe këmbëngules në atë që bëjmë, më lehtë do te realizojmë opcionin e çështjes shqiptare, dhe ai opcion dihet ! Bashkimi dhe Pavarësia! Sëbashku drejt fitores !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySat Nov 01, 2008 3:35 pm

Nezir
Myrta SHQIPTARI I RI









Nuk ka fuqi që mund ta çliroj një popull, përveç fuqisë së vet popullit
(Gete)












Shqiptari i ri, ushtar i atdheut etnik, me
uniformë formë unike, nuk ka harta kosmopolite, por e ka prioritet veç hartën e
atdheut etnik, krejt kah flitet shqip, në Ballkanin illirik, është i betuar, në zonin e zotit, në gjuhën
e tij – gjuhën e Shqipes, se do t’i bashkojë të gjitha trojet tona, në një atdhe shqiptar, ashtu sikurse ishte
betimi i ushtarit të lirisë nëpër shekuj, saherë që rroku armën e lirisë,
kundër armës së robërisë, e kundër armës së tradhtisë, ku tradhtia na mbiu
prore si kopurdha pas shiut nën pragdere brënda trojeve tona, e ku bashkë
jetuan vllau e shkau tradhtorë, nën një kulm,
që fliste e flet ende me zor shqip,sepse interesat personale i ka mbi
ato kombëtare, inatet personale i ka mbi ato interesat kombëtare (le ta sundoj
edhe vet dreqi këtë vend – veç ti jo), sepse gjaku i huaj fliste e flet ende
shqip me zor, as pa u skuqë as pa u zbehë edhepse e dijmë, e njohim ag e terr,
plot sherr e gverr - çdo mëngjes, ku në
vend të përshëndetjes – ia gjuan shikimin e vrënjtur helm – vllaut tim – ai
shkau i gjakut të huaj! A ka gjë ma të tmerrshme, se kur të bëhet vllau - gjaku
yt – shkau!? Të flet shqip me zor, një shqipe zori nëpër dhëmbë – e kush i flet
me dhëmb vllaut – veç gjaku i shkaut! As din, as don, as mundet! - Vllau i flet
me zëmër – e shkau i flet me dhëmb! Vllau ia hap derën – shkau ia kthen
pushkën! Vllau ia kthen sofrën – shkau ia kallë votrën! Vllau ia ep krahun –
shkau ia ep shkelmin! Vllau e shikon në sy – shkau i mrrolet kryanash! Vllau ia
ep dorën – shkau ia ep majat e gishtave! Vllau i flet me zemër – shkau e shkel
me thembër! E hanë bukë në një sofër – vllau e gjaku i huaj shkau! Vllau shkau,
ndoshta mu për këtë edhe paska mbetë kjo shprehje, si koncept i neveritshëm –
vllau - shkau! A nuk kemi dëshmi historike, bile nga koha e Skendërbeut, ku
secili atdhetar, e pati vlla, a të gjakut, një tradhtarë: Skendërbeu pati Hamzanë,
Isa Boletini pati Paiazitin, mos të shkojmë matutje se turbullohet barku, e
bëhen zorrët guzhma me dalë përgoje, nëse iu shkojmë cipullëpër cipullë
kohërave historike deri në ditët tona! Kemi shembuj dite prej antarësive të
partive politike të një kombi gjuhe e gjaku çfarë veprojnë mes tyre, prej
liderve të tyre mesveti, Bile edhe deri
tek forumet tona, si media elektronike! Tash, mund të mendoj dikush, pse them e
shprehem kështu, kaq vrazhdë e ashpër, dikujt mund edhe t’i lëkundet vneri,
nëse ka vnerë, dikush mund t’i quaj të kobshme këto shprehje, dikush mund edhe
të shpërthej qelb e gjak përgoje e përhundesh, e edhe mund t’i shpërthej
edhe gjaku në tru!





Po, a nuk është betuar shqiptari gjithmonë
ta thotë të vërteten e vetëm të vërteten?! A nuk dihet e trashëgohet
brezpasbrezi, se vetëm e vërteta është drejtësia e drejtësia – perëndia?! A nuk
ishin prore shqiptarët të betuar, që kurdoherë ta thonë - vetëm të vërteten
edhe kur janë shlirë edhe kur janë ngusht - ngusht edhe me krye nën satër e
shpatë edhe nëpër banga të të akuzuarve nga pushtuesit edhe nëpërgrilla të
hekurta çelijave armike edhe deri në Çanakalatë, doli nganjë Sadriazem?! A nuk
thanë prore burrat, se një burrë që nuk e flet të vërtetën edhe kur vet e din e
kupton, se bash vet atij i bie keq edhe sikur vendosë për vetveten edhe kur
vendosë për tjetrin edhe për mikun edhe për armikun edhe kur shtrihet për qejfi
nën hije edhe kur shtrihet prej zorit nën shpatë – ai nuk asht burrë! A thanë
prore burrat, se parase ta pleqërojsh dikend – duhet ta keshë pleqëruar
vetveten?! A nuk thanë burrat shqiptarë, se duhet me folë me dorë në zemër!? A
nuk thanë udhëzuesit e drejtësisë e të zotit, se parase të shkojsh ta pastrojsh
dikend nga mëkatët – duhet vet të jeshë pastruar!? A nuk thanë udhëzuesit, se
parase të falesh, duhet të keshë abdes, të jeshë vet i pastruar, sepse në çdo
lutje e falje kudo është faltore!? A
nuk shkruan shkrimtarët e dietarët e mëdhenj e edhe të atyre të majave
të pëndes botërore – se secili komb duhet ta pastrojë sëpari vetveten
kombëtare, ashtu sikurse pleqtë tanë që u thonin grave kur fshinin oborret – a
e keni fshirë sëpari shtëpinë!? A nuk shkroi edhe Bertolt Brehti fillin e majes
së poezisë së tij me titull Gjermania, ku e fillon veprën me hymnin e tij ‘’të
gjithë le ta shfaqin turpin e tyre – e unë timin’’!? A nuk shkroi Dostojevski
për krimin e denimin, për të poshtëruarit e të fyerit e tij, për idiotin, për
shenimet nga nëntoka e tij, për shtëpinë e tij të vdekur për shtëpinë ruse -
burg!? A nuk shkroi Lorka i madh, për krimet e Andaluzisë edhe vet krimi ndodhi
në Granadë!? O more njeri - po a nuk e
mallkoi vet zoti, mikun e shokun e tij ma të ngushtë, ma të çmuashmin, ma të
lavduashmin e tij dhe e gjuajti gur në ballë dhe ia vërboi syrin duke e emruar
– djall, dreq, a nuk është dreqi, djalli vetëm me një sy në ballë – vetëmpse e
kundërshtoi zotin, krijuesin e tij!? A nuk ishte Abeli i uruari edhe Kain – i
mallkuari i zotit edhe vllazërit e parë të njerëzimit?! Ç’po bëhet?! E shkruar
qenka, apo e kruar?! E shkruar apo e
kruar?! Unë them: njëherë kruhet, e tevona shkruhet!





Shqiptari i ri, ushtari i atdheut ishte
dhe është në mes shumë zjarreve, në mes
shumë flakëve, në mes shumë krismash të kobshme, në mes shumë tytash të
drejtuara nga të gjitha anët kah ai, e ai qendron në rreth tytash, ndër ma të
ndryshmet, secila me kajde e forma e methoda të ndryshme, ndër ma të ndryshmet
edhe duke e akuzuar – në vend të përkrahjes e dhënies së krahut e forcës
gjenetike edhe duke e injoruar – në vend të hapjes së zemres e mendjes hyjnore
edhe duke e nënçmuar – në vend të ngritjes së authoritetit të tij atdhetar edhe
duke e përbuzur – në vend të përqafimit vllazëror edhe duke e poshtëruar e fyer
– në vend të lavdatës e krenarisë që e kemi një atdhetar edhe duke e shtypur e mbytur
përsëgjallit – në vend se ta ngritim në qiell kombëtar edhe duke ia mbyllur
sytë e deren e punës e veprimit kombëtar, deren universitare – në vend se të ia hapim hapekrah të gjitha
dyert e gjurmimeve e historike kombëtare edhe duke e vrarë në shpirt e zemër e
mendje – në vend se t’i japim kurajo, forcë ndërgjegjeje kombëtare edhe edhe...
mos ta zgjati ma shumëse dikujt mund t’i lëkundet vneri, nëse ka ndonjë pikë në
trupin e trurin e tij! Si iu ndërpre puna, vepra e jeta e atdhetarëve tanë, siç
janë: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz
Seferi, Prekë Cali, Mehmet Shpendi, Mufailët, Elez Isufi, e sa e sa tjerë në
historinëtonë të dhimbshme, ma shum nga na vet, se sa nga armiqtë shekullorë!
Krejt atë që as nuk mundi, as nuk dijti, as nuk guxofti ta bënë armiku i kohës
– e bëri i yti i kohës, pa fije turpi, pa fije mëshire, pa fije diturie -
kafshë e gjallë, që veç nuk pllet si kau i Peshterit, thonin moti! E krejt –
për një grusht lek turpi edhe nga familje të përmendura se!? Pse thanë moti:
varra e qenit të huaj mshilet (sherohet) me një pasulë (me një kokërr fasulje
të zier), kurse varra e qenit tënd, nuk ka ilaç askund!? Pse thanë moti: prej
të mirit, del i keqi – prej tërodit – del i parodi, e edhe sa mahmurë – aq
batall!? Rrenjet e këtyre karaktereve, rrinë mbi kokë edhe sotekësajdite edhe
kur fillon diç tëmirë e të drejtë e të fortë kombëtare – shumëkushi injorojnë,
dikush aprovon veç me kokë, dikush e luan kokën në mendime, dikush xhelozon,
dikush lehë si qeni në zinxhirë të huaj, dikush gjuan gurin e fshehë dorën,
dikush ndërsehet si bishë e çartur valeve elektronike, dikush rrudhet e struket
gjoja s’pava asgjë, e dikush as që interesohet për asgjë të mirë kombëtare,
vetëm për zuzen e vet, dikush vegël e huaj armike, spijunazhi, me dije e pa pikë dije, veç të gjuhet në
qafë as pa folë me të, - dikush bën
biznese edhe me shkije e armiq tjerë, në dëm e rrezik të kombit !





Shqiptari i ri, duhet të jetë shumë e tepër
i mënçur, i drejtë e guximtar tepër i madh, me trimëri të lindur (sepse
trimëria nuk fitohet, por është e lindur me piri), shqiptari i ri – ndjehet i
injoruar, pikërisht nga ata, që mendojnë se janë dikushi, e nuk shohin
tejhunde, është i rrezikuar, e i kërcnuar sepse ua dridhë token nënkëmbë
mostrave dinake, e monstruozëve edhe i bëjnë vegla të tyre shkatrruese,
pikërisht shkaun kundër vllaut, kah të iu kapë grepi! Sepse kështu edhe ishte
në histori tradhtia brënda kombit edhe pa u pastrua kombi përbrënda – nuk bën
hair, as zhvillohet, as çlirohet as bashkohet kurrë!


Fshije shtëpinë
brënda, tevona oborrin! E si? Po, shqiptari i ri e bën atë gjë, duke folur
hapur me popullin e tij, duke ia hapur zemrën e mendjen, duke e çortuar – kur
është për çortim, duke e dashur – kur është me e dashtë; duke ia zhdukur popullit
veset e karakteret e liga brënda tij – sepse në nocionin popull, bëjnë pjesë
edhe atdhetarët edhe tradhtarët, edhe të gjithë të kqinjt edhe të gjithë të
mirët. - Kurse kombi është ajka e popullit , inteligjencia e popullit - krejt e pastër si loti, si kupa qiellore e
kthjelltë! E, potash vjen pyetja tjetër: po pse pra kjo inteligjencia e
popullit, si kombi, nuk paska unitet edhe po shkojka edhe deri tek konfliktet
intelektuale se, edhe në mes majave të personaliteteve të kombit se! Pse?
Sepse, nuk doli ende shqiptari i ri në skenë, ai i paanshmi, i pavaruri, ashtu
siç kërkojmë pavarësitë kotareve politike – nxierre nga një copë tokë krahine
prej pushtuesve shekullorë, sikur një copë mishi nga goja e ujkut!
Sepseinteresat e hemisferave politike të brendshme e të jashtme, nuk kanë
dëshirëtë dali shqiptari i ri, ai i paanshmi politikisht edhe mu ajo
mospavarësi e personaliteteve tona edhe siellë zhgënjime, ashtu sikurse Kadare
e Qosja në konflikt polemik, që na çuditen!...





Kot flasin e grryhen, e shkrryhen për
bashkimin e kombit ushujzat e popullit, që ia pijnë djerësen e gjakun,
brezpasbrezi e korëpaskore – vinte njeri e dilte tjetri – shumë ma i zi i riu
se i vjetri – sikur pushtues, e sikur pushtetarë! Kot mashtrohen, apo duan të
mashtrojnë dikend adhuruesit a idhujt e rrymave politike të shkuara apo të
sotme, duke vepruar në theori e praktikë në emër të bashkimit kombëtar, sepsenë
një rrymë politike nuk vepron i gjithë populli as i gjithë kombi ! E çka mbeti në fund? Asgjë, mund të thot
dikush – por unë them mbeti gjithçka, gjithçka që duhet të rifillohet nga e
para, gjithçka që duhet medoemos ta bëjë shqiptari i ri, gjithçka që mund ta
bëjë vetëdija kombëtare e ngritur, e zhvilluar, e sigurtë në platformë
kombëtare – mbetet pra gjithçka për tu kryer!


Sa shumë flitet
për bashkimin, kulturën e historinë – për gjuhën e gjakun shqiptar – e sa pak
bëhet në realitet! Le të jenë këto mendime çekan mbi ndërgjegjen kombëtare, që
len hapsirë kaq të madhe veprimi, atyre që nuk i le hunda se hanë bar,
matrapazëve politik e veglave të tyre çorre, atyre që përdit bëjnë pazare të
pavetëdijshme me trojet tona, atyre që nuk ecin as ust as për laku, atyre që
duhet të heshtin edhe ua ndalojnë atyre që duhet të folin e veprojnë
kombëtarisht!





Shqiptari i ri, me harten e atdheut – formë
unike uniformë të ndërgjegjës kombëtare – zgjohu, sepse nuk kemi kohë
nganjëherë në njëqint vjet, të zgjohemi nganjëherë në shekull – kur tjerët
zgjohen përditë! Lumi fle, e armiku nuk fle! E kush – armiku i vetvetes!








( 01. Nëntor, 2008
)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySun Nov 02, 2008 1:07 am

Teme interesante dhe shume domethense duke filluar qe nga titulli i temes SHQIPTARI I RI. Se pari ju pergezoj z. Nezir Myrta duke ju krahasuar me Gjergj Fishten. Lexova  me shume vemendje nuk ka asnje verejtje, pa maska, me shpirt te paster. Mua me gjen ketu mes ketyre vargjeve!
Cito :
E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni, 
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore, 
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli 
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. - 
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë, 
E nami i sajë përjetë u trashigoftë! 

Cito :
Tradhetare ketu ketu.
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri 
E porsi krandja e that n'nji flakada, 
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri 
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me za, 
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me uzdajë: 
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyMon Nov 03, 2008 12:14 pm

biligoa shkruajti:
Teme interesante dhe shume domethense duke filluar qe nga titulli i temes SHQIPTARI I RI. Se pari ju pergezoj z. Nezir Myrta duke ju krahasuar me Gjergj Fishten. Lexova me shume vemendje nuk ka asnje verejtje, pa maska, me shpirt te paster. Mua me gjen ketu mes ketyre vargjeve!
Cito :
E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!

Cito :
Tradhetare ketu ketu.
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!


shumë bukur e ke qëlluar shenjen, e nderuara Biligoa, qëllimisht nuk vijova, duke menduar të shkruajnë tëgjithë në këtët themë të nxehtë, po ja që po ua ka andja ma shumë freskinë...Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyWed Nov 05, 2008 10:20 pm

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI



E
Marte, 04. 11. 2008.



Shqiptari i ri, që është i lindur me mendje e zëmër e gjak - shqiptar (se çdo jeri i lindur prej shqiptarësh është shqiptar), pra shqiptari i ri me gjak shqiptari, me emrin e shqiponjes, kudo e gjithkah gjindet në atdhe e në tretdhe, e persosë gjuhën shqipe, e vetëdijen kombëtare, secilën ditë mëson diçka të re, pasuron fjalorin e tij, atë fjalorin e pastër kombëtar edhe nëse i përket nocionit popull. si njeri krejt i thjeshtë, edhepse i pashkolluar në mungesë kushtesh ekonomike, e politike nën pushtuesit - kudo gjurmon ta gjejë një tingull shqip, një fjalë shqipe, një libër shqip, një bisedë shqipe - hulumton me shpirt, ashtu sikurse i eturi për vdekje, për një pikë uji, sikur i urituri për vdekje, një copë bukë, përnjë kafshatë buke, për një trohë buke - e mëson një tingull shqip, një fjalë të shkruar bukur shqip edhe e përforcon gjuhën shqipe, kudo ndodhet! Unë njoh shumë shqiptarë, bij shqiptarësh, poashtu edhetë huaj të martuar me shqiptarë, që në fillim nuk dijshin asnjë fjalë shqipe, as shkrim-lexim edhe me përpjekjet e tyre sistematike, sikurse i eturi a i urituri, mesonin germat shqipe, fjalët shqipe, e të shprehurit shqip - që sot flasin e shkruajnë bukur shqip, bile edhe ma mirë ndoshta, se disa shqipfolës, që as për një vit,duke shkruar nëpër forume, letra, mesazhe (ta çojnë vnerin, kur i lexon), aspak nuk kanë përparuar në të shprehurit e shkrim-leximin shqip! Thuase jaë po ata të njejtit, e vitit të kaluar, apo ata tëpara disa viteve e dekadave kohore!

Shqiptari i ri, me mendje e zemër shqiptare, ka të shprehur shqi, fjalor shqiptar, edukatë shqiptare ndër ma të hershmet e njerëzimit, flet me maturi, respekt, e jo plot gojën respekt, e plot fjalorin fjalë banale, e bjen fjalorin e rrugave, bareve e stripteve ndër ma të shëmtuarat - e ku, mu në mes të opinionit shqiptar, në mes të rinisë shqiptare, e cila përpjeket të shprehu një shpirt e mendje të pastër atdhetare, ashtu sikur mësuam e njohem atdhetarët e hershëm të paepur!

Shqiptari i ri, që ka nerv e sens edukativ, familjar a shkollor, çuditet kur sheh e lexon gjëra tëpaskrupullta, fjalorësh ndër ma të ndyerit fjalor rrugaçësh - ai, jovetëm që çuditet, por ngurrohet, preket shpirtrisht, ndjehet edhe ai i ofenduar, kur ndigjon edhe shpifjet, trillimet, ndër ma të shëmtuarat, duke njollosur shqiptarët e sinqertë, e të vetëdijshëm - gjithkush ndjehet i prekur dhe i ofenduar! Shqiptari i ri, reagon menjëherë kundërçdo padrejtësie, që i bëhet shqiptarit kudo - sakrifikon, lufton kundër seciles shprehje negative, e nuk i shtin vesht në lesh, nuk injoron rastin e luftimit të së keqes shqiptare, nuk rrin anash duke shikuar nga bregu, nuk rrin thjeshtë një spektator theatri - por e tregon unin e tij, shpirtin e tij triumfues, i paepur deri në qitjen në shesh të Të Vërtetes dhe faktimin, argumentimin e saj - kushdoqoftë ai/ajo, që prish rendin e qetësinë publike edhe në bisedat elektronike!
Po cili është ai shqiptari i ri, këtu në këtë aspekt? Eshtë ai, që me forcën e tij psiko-fizike, është sëpari i pavarur dhe nuk e ka zuzen e shitur tek askush, as tek fuqitë, as tek rrymat politike, as tek mvarshmëria ekonomike, e politike e kohës! Ai ka qëndrim të drejtë e burrëror, pavarësisht moshës, sepse kemi të rinj burrnorë, e burreca të trullosur, e të depresionuar, nga shkaqet ndër ma të ndryshmet! Qendrim të drejtëe burrnor edhe një i ri, a femër, bile që ua kalon shumë burrave burreca, që shtihen, e vetthirren në qendrime të larta atdhetare- e me fakte të shitur ekonomikisht, politikisht e famljarisht, tek shtresat ma të korruptuara, degjenerike, politike të kohës! Po, bile në ato vende, ku sundon politika shqiptare, ashtu si është me halle e paaftësi politike e shkencore - pse shqiptari të bëhet vegël e dikujt, për një zë, për një adhurim, për një rrahje krahesh - e nëdëm të shqiptarizmës? Ka shumë shembuj të kësaj natyre me fakte!

Shqiptari i ri, nuk ndjehet i foenduar edhe nëse ofendohet, kur e din dhe kupton se vetëdija e tij është e ngritur, e pastër - siç thonë: pa hangër hudër, nuk të vie era, duhma e nëse ke hangër, nuk mund ta fshehesh! Ndoshta këto janë fjalëtëtepërta përdikend, por duke parëe lexuar mediat tona edhe ato elëektronike - iritohet, e mund të injoron edhe ajo pjesa vitale, plot energji atdhetare, e të rinjve tanë, dëmtohet rinia jonë edne e papjekur, ende pa e njohur realitetin shqiptar dhe universal botëror, ende pa e njohur mentalitetin e degraduar, të anëve tëerrta e negative të kohës, ende pa u stërvitur shkurrave djerrina të mendjes së varfër, e degjeneruese, ende pa mësuar dinakritë dhelparake, dredhimet nga nëntoka e dëmshme e mendjeve e shpirtërave të prishur, e të sëmurë pas vlerave kapitale, materiale e çvlerësimeve të njeriut me shumë fytyra, ende pa e zbuluar nëntokën e urithëve të vërbër ezopian! Shqiptari i ri, ta formojë besimin në vetvete, ta përsosi e stërviti, ushtrojë shpirtin luftarak, me mençuri, drejtësi e guxim, të veprojë ashtu sikur një luftëtar i paepur, që luftoi deri në ditën e fundit të luftës - ballë armiqve!

Shqiptari i ri - rrëfen, e sprovon edhe kryen synime të reja!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyWed Nov 05, 2008 11:56 pm

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI DHE VETËDIJA KOMBËTARE


E
Merkurë, 05. 11. 2008.



Shqiptari i ri, pikësynimin kryesor, ta ketë në formimin e forcimin, përsosjen e vetëdijes kombëtare, e cila është arma numër një, për njëpersonalitet sa ma komplet. Shqiptari i ri dhe vetëdija kombëtare, janë një thelb i veprimit, ku pa prezencën e vetëdijes kombëtare, nuk ka as shqiptar të ri as shqiptar të vërtetë! Le ta zbërthejmë pak konceptin - vetëdija kombëtare. Çka kuptojmë me konceptin - vetëdije kombëtare dhe çka duhet të kuptojmë dhe veprojmë në realitet?

Vetëdija, është dija, dituria e formuar në personalitetin e njeriut, e krijuar përmes studimit, gjykimit, hulumtimit, gjurmimit, thithjes, absorbimit të njohurive të reja, duke i mishëruar me njohuritë universale të njeriut - duke krijuar një unitet të fortë të mendimit të shprehur, të mirëfilltë, origjinal të pakontestueshëm - ku origjinaliteti vepron duke krijuar personalitetin sa ma komplet! Pra, vetëdija është dija jote brënda personalitetit tënd, unit tënd, egos sate, që mos të mashtrohesh,e tëbëhesh një alter ego, një un tjetër, i tjetërsuar, i përshtatur sipas erës, frymës së jashtme, jasht unit tënd. Ka shumë njerëz, që janë të ditur, me dije, por edhe pa vetëdije, aty në psikën e njeriut, mungon promotori i mendimit personal, i mendimit luftarak pozitiv, për tu ballafaquar direkt me mendimin negativ të shoqërisë - ku ai thotë e flet edhe tregon, rrëfen dituri ndër ma lartat, si imitatorë, apo edhe si origjinalitet vetiak - por që nuk e bën fjalën shpatë, për ndarjen e drejtësisë në moment të caktuar, delikat, të vështirë e flijues e vetflijues - duke kurorëzuar veprimin me sukses e fitore të plotë! Shpesh, kur vie pika kritike e vetvendosjes, thonë: hoxha thot: fol çka foli unë, e mos bëj çka bëj unë - duke ia lënë këmbët e harushës në dorë publikut, turmës së popullit. Në secilin moment kritik të veprimit: oratorik, strategjik, filosofik, psikologjik, patriotik etj., duhet të vihet përfundimi, ndarja e të drejtës, sepse ka veç një të vërtetë, e kurrë dy dhe poqëse nuk bihet një rezolutë, vendim koherent i plotfuqishëm nga gjykatësi - popull, në çdo turmë, a tubim deri edhe tek tubimi kombëtar - vetkuptohet se mungon vetëdija kombëtare - ku nuk i vëhet kapak vorbës në zjarr, e kur nuk e lejon avullimin e tepërt të dali jasht - sepse vorba derdhet në prush. Vëri kapak fjalës, e mendimit të fortë
që jep përfundim të pakontestueshëm!

Vetëdija, nuk formohet vetëm duke lexuar e shkruar, e folur e mbajtur oratori fallse, por ajo formohet atëherë kur ti e ke nën kontroll shumë të rrebtë vetveten tënde, din e udhëheqë me vetveten, bëhesh zot i fjalës e mendimit tënd - bëhesh zot i vetvetes edhe bëhesh i zoti i botës! Vetëdija është aftësia profesionale universale, me njohuritë nga të gjitha shkencat, si personalitet sa ma komplet, duke dhënë fakte e argumente të rralla, e deri tek ato të panjohurat për opinionin - risi novatorizëm ekzekutiv të fuqisë së fjalës e mendimit. Shpesh thonë: x njeriu, të pret e të dieg me mendime, të shkrumon, të bën shkrumb e hi, apo ai e ka fjalën në majegjuhe, reagon shpejt e me vend edhe shpëton edhe turma të tëra, jo veç një person, në raste delikate në jetë - ai e ka fjalën shpatë, e ka fjalën pushkë! Po fjala thuhet sot, e krisma i ndihet nesër, e shumë e tepër vonë, nëse nuk hetohet e kuptohet dhe aprovohet, aplikohet në praktikë jetësore! Për atë shumë popuj vuajnë n[ terr shfrytëzimi e robërie - mu nga mungesa e zbatimit praktik të fuqisësë fjalës (lexojmë me andje poetët, filozofët, shkrimtarët, historianët - po ajo ështëvetëm një dituri, një dije e fituar - e jo vetëdije, qëtë arrinë shkallën kombëtare! Mjeti që nuk hyn në punë, veprim, sado i mirë e i vlefshëm të jetë - ai mjet sikur mjet diturie, nuk vlen as ndihmon, as lehtëson veprimit jetësor, shoqëror, atdhetar e politik! Përatë thonë: ti din të numërosh deri në nëndë, po kurrë në dhjetë, në numër dyshifror!

Kemi raste, kur mu njerëzit e ditur, intelektualët e atdhetarët injorohen mu nga bashkëkombasit e tyre, çvlerësohen, intrigohen, degradohen, rrahen e edhe vriten, mu nga dora e bashkëkombasit të paguar, a të çmendur, i yti mercenar i huaj, me e pa vetëdije, ku kemi qindra raste, ku as armiqtë ma tëegjërnuk munden të fitojnë mbi intelektualët e atdhetarët shqiptarë edhe mu dora vrastare jona - i zhduku, sipas planifikimeve armike! Motoja armike është: herrja kopshtin e intelektualve e atdhetarëve një popullit - tevona luan me të si macja me miun! Kur nuk shungullon zëri e duhama e burrit në shtëpi e kullë - aty ulurojnë zërat kobëzeza të çakajve, duke kafshuar bishtat e njeritjetrit - bjeritjetrit! Ashtu është me atdheun edhe me vet luftën çlirimtare, ku duhet ta nxierr një përfundim final, me një kryesi finaliste, e jo të degëzohet në konceptimet politike, si një gjallesë me shumë koka - eçka i thohet asaj veç kuçedër, qëhan klyshtë e vet!

Ai shqiptar, që nxierri, apo nxierr zërin nënçmues, iritues, xhelozues, ofendues ndaj intelektualit shqiptar (që sot lirisht mund të thomë se asnjë intelektual e atdhetar nuk mbeti pa njollosje, me fjalorët ma primitiv) - ai zë nënçmues, kushdoqoftë ai shpejt eshpejt ta bëjë DNA, se nuk është gjak shqiptari, por veç një shqipfolës shkatrrues i kombit e atdheut!
Mund të thotë dkush: po ka disa, apo shumë - atëherë gjegjja është rri e pajtohu me regjimin e qeveritë edhe me pushtuesit, derisa të formohet në nivel të duhur vetëdija kombëtare! Një popull i ngritur me vetëdije kombëtare - nuk e shikon si lopa viçin duke pallur - e duke ia kafshuar ujku, ashtu si ngjau e ngjet në shumë raste, të flijimeve atdhetare të patriotëve shqiptarë - ku policia nxinte e nxirrte nga masa, nga rruga, sheshi atdhetarët dhe në sy të popullit i rrihte, i prangoste, i burgoste me dekada nëpër çelia të hekurta armike - prej mijëra rasteve ndërma tëthjeshtat e deri tek rastet e marrjes, e zhdukjes së intelektualëve nga maja e kombit, sikurse është Ukshin Hoti, Bardhyl Çaushi e mijëra intelektual tjerë, të ndjekur e vrarë, mu në sy të popullit, e anëmbanë botës!

Vetëdija kombëtare është fuqia vepruese dhe përfunduese e kombit!

E kush është shqiptari i ri?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyThu Nov 06, 2008 3:54 pm

sa kenaqesi eshte kur kjo nena shqiperi ka keta djem te penes e te mendjes se shendoshe qe dijn munden dhe ja dalin kjo eshte krenari te mburemi me ju NEZIR MYRTAJ PAQIT JETE TE GJATE E TE LUMTURE te lumt dora o djali i shqiperis etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptyFri Nov 07, 2008 2:37 pm

Shumë i nderuari, Agim_Barja, nderi e urata janë Tuajat!



Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


E Ënjte, 06. 11. 2008.


Shqiptari i ri, koncept i cili duhet të tingllojë fuqishëm në çdo mement në veshin e trurin, memorjen shqiptare, derisa të zgjohet, të kthjellet, e të veprojë aty ku e meriton se e ka vendin, aty ku jep kontributin efektiv në mekanizmin kombëtar - e fundmja ndërgjegje jona, e cila është e mjegulluar, e zhgënjyer e dridhet, tronditet, pezmatohet në vetveti - kudo trojeve tona, si harrna në hartën gjeopolitike ballkanike - e vizatuar nga pushtuesit me maje shpate, e maje plumbi - shpirti është prore lumë i rrëmbyer, desh del shtratit të vet nga dashuria për atdheun e copëtuar - derisa të çlirohet edhe bashkohet e fundmja pjesë e trojeve tona të pushtuara barbarisht! Derisa të dihen hapur shqiptarët e barbarët!

Shqiptari i ri, nuk mund të ndihet i qetë, me liri lajkash e mashtrimesh shekullore historikisht pasosur, pafund deri në infinit - por ndjehet sikur një det i trazuar i shqetësuar me batica të ashpra rrokabrigjesh, kur shihen trojet tona aq sa të humbura e të harruara nëpër gërmadhat e lashtësisë së një bote illiriane, që dikujt e brezave sot i duket si një hijallë historike për brezat e rinj - po aq rilindje duken duke shpërthyer si bimë kopshti dashurie për atdhe, po aq bimë zemre, që kërkojnë bashkim, po që as ende nuk mund ta shprehin hapur e lirshëm, zyrtarisht para botës!

Sot pjesa ma e madhe e tokave shqiptare mbeten ende nën pushtime të huaja - '' para kongresit të Berlinit (1878), nga shekulli XVII Shqipëria Etnike, kishte një sipërfaqe 110 mijë km2 - u shkëputen mbi 5.000 km2, ku Greqia u zgjërua dhe pushtoi 9.275 km2 me toka e popull shqiptar - Servia u zgjërua dhe pushtoi 10.500 km2, territor e popull shqiptar - Mali i Zi u zgjërua dhe pushtoi 4.683 km2 territor e popull shqiptar.

Konferenca e fshehtë londineze (1913 e 1915), Shqipërinë Etnike e copëtoi edhe ma tmerrshëm: Servia u zgjërua e pushtoi 39 mijë (39.000) km2, prej ku pushtoi 34. 000 km2, territor e popull shqiptar me rreth 1.090.000 banorë shqiptar - Mali i Zi u zgjërua e pushtoi rreth 7.000 km2 territor shqiptar me 260.000 shqiptar - Greqia u zgjërua e pushtoi edhe 51.000 km2, prej ku edhe 10.794 km2 me 425.000 banorë shqiptar! Ashtu që nga tërësia territoriale shqiptare, prej 110.000 km2, territore shqiptare, nga shek. XVII e deri në vitet '20 të shek. XX kur Europa sanksionoi Shqipërinë londineze, duke e lënë me vetëm 28.748 km2, nga trungu shqiptar, u shkëputen dhunshëm mbi 81.000 km2 territore shqiptare'' (Enciklopedia, Zagreb, 1973).

Tash shtrohet pyetja: kush janë shqiptarët, e kush janë barbarët? Derikurë të mbeten territoret shqiptare nën pushtimet barbare? Vendosja e popullësive të huaja mbi trevat tona, ka zvogëluar dukshëm numrin e popullësisë shqiptare, në qytetet kryesore Shkup, Manastir, Ohër e Prespë, Janinë e deri në Athinë (Ethanë), përveç Abllanikut e Toplikut si treva dardhane, e qytete tjera shqiptare, që duken sot sikur duke dhënë shpirt nga asimilimet,e ripopullzimet me pushtues të huaj!

Derikurë, duhet të shikohen seri, duke bërë sehirë - në trevat shqiptare të pushtuara?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI EmptySun Nov 09, 2008 10:37 pm

Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


E Diell, 09.11.2008.



Shqiptari i ri, ka shumë sfida para vetes, ndër ma të ndryshmet, ndër
ma provokueset, ndër ma të shenjestruarat nga tëgjitha anët që s'i pret
as kujton, ndër ma të befasishmet, që mund t'i kthehet bumerang në çdo
kohë e moment, ndërma lajkataret, ndër ma servilet edhe ndër sfidat ma
atakuese si në stil e methoda të egra (aty ku iu shkon kungulli mbi ujë
kundërshtarëve), e ndër ma të padukshmet në forma moderne diplomatike -
nga ma të rrezikshmet... Po, mos thuani tash, se duhet drojë, frigë a
pendim,pse i ke hyrë njëudhe të tillë plot rreziqe, të brëndshme e të
jashtme! Jo, jo
kjo nuk është një frigë, a ftigim, të zbrapsesh, por është një vizion,
largpamësi jotja, një syçeltësi shqiponje, që heton secilen lëvizje
edhe nga kilometrat në lartësi! Gjithmonë, para sfidave duhet ta dijsh
krejt çfarë mund të të ndodhi, në çdo reflektim eventual të sakrificës!
Të armatosesh deri në dhëmb me armë guximi, që të iu prejsh orën,
parase të ofrohen, kundërshtimet eventuale dhe kur ndeshen - le të
ndeshen në shkëmb të pathyeshem, sikur tallaze deti !

- Shqiptari i ri, duhet ta dij se secila sfidë është e pafuqishme,
kundër dashurisë ndaj atdheut e kombit. Duhet ta kuptojë
funksionalisht, se çdo sfidë ndër ma të egrat, e ndër ma të tmerrshmet
- është një asgjë, asgjasoje me themel edhe mos të kalojë askush mbi
idealin tënd për të gjallë - jo as mbi trupin tënd të vdekur - se fuqia
e dashurisë për atdhe, është fuqi Perëndie, që kundërshtarët e armiqtë
i tmerron fjala jote, duhama e idealit tënd, e mu në momente kritike,
do të dali një hero yti, që do të personifikon edhe në formën ma
sfiduese, që as nuk e kujton ti as armiqtë tuaj!

Shqiptari i ri, është ushtar i paepur i atdheut, ai është ushtari i
plumbët, kudo mes turmave në vaje e gaz, kudo merr në thumb mashtrimet,
që i bëhen popullit, kudo turmave të hutuara, e politikave çorre
dublere, kudo labirintheve të mizantropisë sado hermetike, të vizioneve
armike, që coptuan e coptojnë përditë trojet tona - ku në vend se të
jemi të lirë, na duhen pasaporta të reja, për tu parë mesveti
vllazërisht edhe ma strikt e dhunshëm, se sa në sistemet e shkuara!

Shqiptari i ri - ushtari i plumbët i atdheut, duhet të gjindet kudo
edhe valeve elektronike edhe valeve të detrave edhe stepave të trojeve
- edhe sfidave kibernetike edhe laboratorëve eksperimental politik e
diplomatik, që hutohen para realizimeve, të vullnetit të popullit ndër
ma të lashtit ballkanik e europian - popullit shqiptar! Mund të thotë
dikush: pse unë kaq gjatë, e kaq rrëmbyeshëm - ç'është kjo ngritje a
kryengritje e panevojshme sot? E unë i gjegjem: më fal, që po ua prishi
komoditetin e jetës suaj, nostalgjinë për korrupcion e tradhëti
kolltuqesh turpi, për modernitetin e civilizimin tuaj në re të zeza - e
populli im ende po vuan, në përmasa katastrofike robërie e kolonizimi,
copëtimi e ricopëtime të reja të trojeve tona - më fal për injorancën
tënde miope, po sot në fill të mijvjeçarit të Tretë, gjoja në shekullin
kibernetik, pse ndodh krimi mbi shqiptar, si krim i organizuar
diplomatik, për ta shtruar shpirtin shqiptar përtoke, përdhee -as pa
tëdrejtat themelore për jetë të lirë edhe në emër të pavarësive bile!
Katër luftëra u bënë në ish-jugosllavinë fallse, duke iu dhënë
nënshtetësi jugosllave edhe shqiptarëve të coptuar e ricoptuar në katër
ish-republika ish-rsfj edhe shqiptarët si kombi i Tretë përkah madhësia
nën ish-rsfj edhe tre lufta shqiptare: UÇK, UÇPMB, UÇKombëtare edhe
demilitarizime me methoda prefide mashtruese edhe formime tështeteve
multietnike, duke shuar me penicilin asimilues shqiptarin mu në trojet
e veta,e ku mu në Djepine Dardhanisë antike - një krahinë politike
titiste - një shtet multietnik - duke i rruar e kruar fallangat në emër
theoligjishë e sintagmave barbare - mu atyre që dje bënë krime kundër
njerëzimit, mu atyre që duart i kanëme gjak - mu atyre që nuk njohin
shtet as zot! Decentralizim e eksterritorialitet pordha politike
nëarrëveshtje të fshehta - mu me ata që kallën flakë luftërash
ballkanin! Edhe duke u munduar të justifikohen: krime, e krime në masë,
e masakra masive, e katastrofa humanitare mbi popullin shqiptar me lak
në fyt kotareve politike në trojet tona - dke justifikuar makabritetin
barbar servo-rus - vetëm me disa ekzekutime të një a dy liderve
barbarë! Kujtoni ju se justifikoni krimet në Kosovë e Shqiptari - me
vetëm një burgosje në Hagë, të disa personave: Millosheviq, Mlladiq,
Karaxhiq etj., kur u kryen vrasje shtetterroriste e masakra masive, mbi
afro gjysëm njëmilioni: shqiptarë, boshnjak, kroat etj., të viktimizuar
në rrethanat ma barbare që ka njohur historia botërore? Kujtoni, se do
ta asimiloni pjesën ma vitale të kombit shqiptar, me pezhishka çorre
diplomatike - duka na lënë këmbët e harushës në dorë edhe tevona të
bindemi, se nuk jemi shqiptar?

Kjoështë veç nisma, pse duhet shqiptari i ri - ushtari i plumbtë i
atdheut! A nuk po dktohen mashtrimet politike symësy, deri tek sinjalet
e fundit të politikës europiane mbi shqiptarët, që duan të jetojnëtë
lirë e të bashkuar, qëduan të jenë zotër të atdheut shqiptar? A nuk po
vërehen, dyshimet e gabimet e vet nënshkruesve të marrëveshtjeve të
fshehta e të hapta, të grupeve inisiatore, e konservatore - vegla e
mjete pune, shytër e krampa miope, që sapo po iu del duçi!A nuk po
diktohen trikat diplomatik europian, herë me planin ahtisaarian, e tash
kundër tij, mu nga eprorët europian e ballkanik? A nuk po shihet
konfuzion, kaos negociatash...?

Ku je shqiptari i ri, ushtari i plumbtë i atdheut, që dukesh anëve
rretheqark mashtrimeve të reja, e shtin vesht në lesh - apo je dhunuar
nga mashtrimet, nga interesat personale, partiake, grupive, apo je
lidhur në kurtha politike, si Muça pas Dahinjve edhe nuk guxon ta
ngritish as zërin, sepse je një vegële atyre, që të mbajnë përlaku e
përveshi, apo je lodhur e molisur nga urdhërat e padronëve tuaj: qe
dollari - eja pas meje - i mvarur deri në shpirt e ideal kombëtar, apo
çfarë tjetër?

Shqiptari i ri, ushtari i plumbtë i atdheut, duhet të jetë sçpari
vetvetiu i pavarur, e ta ketë pavarësinë në shpirtin e mendjen e tij,
të jetë i pavarur, kur don pavarësi, sepse ti i mvarur e atdheu gjoja i
pavarur - është vetmashtrim edhe ma keq se sa rob, që askush nuk ta din
dertin - sepse bile rob - dikur mendon se bëhesh zotëri - ah zotërinjt
e mij, me plotgojën zot e zotëri e demokraci - e plot shpindën pesha të
hidhura që ta thejnë kurrizin përditë me forma të reja moderne! - prek
dy pulla - e dy thasë gur mbi shpindë edhe mendon se ke xhepin plot?

Shqiptari i ri - pavarësohu personalisht, kur don pavarësi e bashkim kombëtar! Freskët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHQIPTARI I RI Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI I RI   SHQIPTARI I RI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHQIPTARI I RI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN
» Shqiptari ben masaker ne Finlande
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
» Luan Bexheti, shqiptari që preku Hollywood-in
» Xhafer Deva,shqiptari qe i qendroi besnik Atdheut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: