Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:23 am

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN

nga Olsi Jazexhi

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN 250px-Muhammad_Ali_Pascha
Data 12 Maj 2005 ishte një ditë e shënuar për historinë e
botës arabe. Ajo ishte një ditë e veçantë, pasi në këtë
ditë 200 vjet më parë, popujt e Lindjes së Mesme u vunë nën
udhëheqjen e një shqiptari të madh, i cili, siç edhe
politologu amerikan Samuel Hantigton, përkujton në librin e
tij, ?Përleshja e Qytetërimeve?, ishte ai stateg i botës
islame që e futi atë në rrugën e modernizimit. Megjithatë,
ky shqiptar i madh, të cilit Revista e famshme egjiptian
Al-Ahram Weekly do ti dedikonte numrin e saj të javës së
dytë të majit, në Shqipëri, do të injorohej totalisht nga
derdimenët dhe jo-shqiptarët që komandojnë sot Akademinë e
Shkencave të Shqipërisë dhe shtetin shqiptar. Edhe ambasada
egjiptiane në Tiranë, e cila siç duket është ndikuar nga
anti-shqiptarizmi i regjimit të sotëm, nuk do të kujtohej
të përkujtojë këtë njeri që do të ndryshonte historinë e
Lindjes së Mesme dhe vetë Egjiptit. Shqiptarin më të
famshëm të Egjiptit nuk do ta kujtonte as edhe ndonjë
organizëm tjetër në vendin tonë, që pretendon të ketë
lidhje me Islamin dhe botë islame. Megjithatë, për të qënë
besnik ndaj historisë, Revista Impakt ka vendosur të thyej
heshtjen, dhe shkrimin kryesor të këtij numri i?a dedikon
shqiptarit më të famshëm të historisë së Lindjes së Mesme;
Muhamed Ali Pashës.

* * *
SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Muhamedali
Muhamed Aliu apo Mehmet Aliu, siç ai njihej në Perandorinë
Osmane ishte një shqiptar i lindur në vitin 1182 pas
Hixhretit apo 1769 sipas kohës së re, në pjesën evropjane
të Perandorisë Osmane. Në këtë vit në Evropë do të lindte
edhe një strateg tjetër i cili do t?i jepte fytyrë të re
Evropës dhe fuste atë në kohët moderne. Ai ishte Napoleon
Bonaparti. Si Bonaparti në Perëndim, edhe Mehmet Aliu në
Lindje, do t?i jepnin botëve të tyre çelësin e ndryshimeve
të mëdha dhe progresit në fushat ushtarake, ekonomike dhe
politike. Mehmet Ali Pasha apo Haxhi Muhamedi, siç ai
njihej pas vizitës që kreu në qytetet e Shenjta të Mekës
dhe Medinës, është një nga njerëzit më të spikatur që
historia shqiptare e shekullit të 19-të ka prodhuar. Ai u
lind në qytezën e Kavallës, që në atë kohë ishte një port i
vogël i Rumelisë, apo pjesës evropjane të perandorisë.
Kavalla shtrihej rreth nëntëdhjetë milje në Lindje të
Selanikut dhe shquhej për cilësinë e lartë të duhanit që
toka e këtij vendi prodhonte. Babai i Mehmet Aliut ishte
bimbashi i Kavallës që kishte emigruar në këtë qytet, nga
fshati i bukur i Korçës, Zëmblaku, disa vite përpara
lindjes së të birit. Por ai do të vdiste ndërsa i biri
ishte ende i ri, dhe për këtë arsye çorbaxhiu apo bashkiaku
i Kavallës do t?a mbante pranë, dhe kujdesej për të birin e
korçarit të vdekur si për djalin e tij.
Në kohën kur Mehmet Aliu ishte ende i ri dhe nën kujdesin e
çorbaxhiut, në disa fshatra përreth Kavallës disa grekër
kishin nisur të rebelohen ndaj eprorëve të tyre shqiptarë
dhe refuzojnë të paguajnë taksat. Ndërsa çorbaxhiu ishte i
pavendosur sesi të sillej me rajatë grekë, Mehmet Aliu, në
krye të një bataljoni shqiptarësh do të vinte nën kontroll
fshatrat rebele të zonës, të cilat pas kësaj do t?i
bindeshin guvernatorit të tyre në Kavallë dhe paguajnë
taksat në mënyrë të rregullt. Suksesi i Mehmet Aliut e
mahniti çorbaxhiun, i cili e emëroi djaloshin Bylyk Be, apo
komandant të policisë së qytetit. Gjatë kësaj kohe Mehmet
Aliu do të martohej me një vejushë të bukur nga Kavalla me
të cilën do të lindte tre djem, Ibrahimin, Tosunin dhe
Ismailin. Pas martesës, ai do të merrej me tregtinë e
duhanit e cila ishte më fitimprurësja në këtë kohë në
Rumeli. Megjithatë, nw kohën në fjalë, pjesa afrikano ?
veriore e perandorisë, apo më saktë Egjipti do të pushtohej
nga francezët të cilët me Bonapartin në krye do të mundnin
mamlukët e Egjiptit në betejën e piramidave dhe më pas,
pushtojnë Kajron. Për këtë arsye, në vitin 1800 Porta e
Lartë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe do të deklaronte
xhihad kundër francezëve dhe nisw luftën për të çliruar
Egjiptin. Apelit të sulltanit për luftë në frontin
egjiptian, do t?i përgjigjeshin të gjithë muslimanët
besnikë të perandorisë. Në kontigjentin e 300 trupave
vullnetare që do të niseshin nga Kavalla për këtë punë, do
të ishte edhe Mehmet Aliu. Detyra e tij në bataljonin
shqiptar ishte të shërbejë si zëvendës komandant i trupës,
pas Ali Agait, djalit të çorbaxhiut të Kavallës. Por meqë
Ali Agai do të mërzitej shpejt në luftë dhe kthehej në
Kavallë, postin e tij do ta zinte Mehmeti i cili do të
emërohej bimbash në ushtrinë e kryevezirit. Në luftimet që
trupat osmano - shqiptare do të kryenin kundër francezëve,
Mehmeti i ri do të shquhej si një nga strategët më të mirë
dhe efikas të palës osmane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:23 am

PROBLEME ME MAMLUKËT
Beteja e trupave të bashkuara osmane dhe britanike do të
SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Kavalali-mehmet-ali-pasaçonte pushtimin francez të Egjiptit drejt kolapsit shumë
shpejt. Megjithatë, mundja dhe tërheqja e francezëve nga
Egjiptit ishte vetëm një pjesë e luftës për të vënë nën
kontroll vendin. Problemi kryesor që Egjipti do të haste
pas largimit të francezëve ishte se kush do ta kontrollonte
atë. Ndërsa Stambolli kërkonte të emëronte njerëzit e tij,
forcat brenda vendit dhe intrigat britanike kërkonin të
instalojnë njerëzit e tyre për të qeverisur vendin e madh
arab. Në përplasjet e shumta që ndodhën në Egjiptin e
pasluftës, ish-bimbashi osman, Mehmet Aliu do të shfaqej si
një nga lojtarët më të aftë të betejës për pushtet dhe
pozitë. Duke patur që në 1803-shin, nën komandë bataljonin
e shqiptarëve, Mehmetit do t?i duhej të përballej me fuqinë
e bejlerëve vendas të njohur si mamlukë që udhëhiqeshin nga
dy fraksione, njëri i drejtuar nga Osman Bej Bardisi dhe
tjetri nga Muhamed Bej al-Alfî. Kundër bejlerëve egjiptian,
fronin e Egjiptit nga ana osmane e pretendonin dy rivalë të
fuqishëm osmanë. I pari dhe më i rrezikshmi ishte një turk
i quajtur Husrev Pasha, dhe pas tij vinte një komandant
shqiptar, i quajtur Tâhir Pasha. Etja për pushtet do ta
kthente Egjiptin e viteve 1803 ? 1805 në një zonë të
vështirë për të jetuar. Këtu duhet përmendur që në krahun e
osmanëve, forca më e vështirë për tu vënë nën kontroll
ishin shqiptarët. Rebelimi i tyre në prill të vitit 1803 në
Kajro, kur të fundit do të kërkonin rrogat e vonuara nga
valiu turk, do të detyronte Husrev Pashën të arratiset për
në Damieta. Pushteti i lënë bosh nga Husrevi do të merrej
nga Tâhiri, i cili lidhi aleancë më mamlukët e Egjiptit të
Sipërm për të mos lejuar Husrevin të kthehet më në Kajro.
Megjithatë, Tahiri do të vritej pas disa kohësh, dhe
komandën e trupës shqiptaro ? turke do ta merrte Mehmet
Aliu. Detyra e parë që vihej përpara Mehmetit pas marrjes
së komandës së trupave shqiptare në Egjipt ishte vënia e
rendit në vend dhe mundja e Husrev Pashës në Damieta që
pretendonte të shpallej vali i Egjiptit. Por përveç të
parit Mehmetit do t?i duhej të shtypte edhe pretendentët e
tjerë për fronin e Egjiptit, siç ishin mamlukët Muhamed
al-Alfî dhe Osman Bej Bardisi. Duke përdorur aftësitë e
trupës shqiptare dhe influencën e popullatës së Kajros, e
cila në pashain shqiptar shihte dorën e hekurt që mund të
sillte paqe në vend, ai do të mundte kundërshtarët e tij
njëri pas tjetrit. Pas shtypjes së tyre, lufta civile në
Egjipt do të vinte drejt fundit. Për t?i dhënë fund asaj,
do të kontriubonin shumë edhe hoxhallarët e lartë të
Universitetit të Azharit, të cilët 14 Mars 1805, i kërkuan
sulltanit të zgjedhë Mehmet Aliun vali të Egjiptit. Fermani
konfirmues nga Stambolli për kërkesën egjiptiane do të
vinte më 12 Maj 2005, një ditë të djelë në mëngjes, kur
sheikët e Kajros, me çallma dhe mjekra, të mbledhur në
Portën e Kadiut të qytetit do të deklaronin Mehmet Aliun,
guvernator të Egjiptit dhe lusin Allahun të sjellë
prosperitet dhe mirësi në vend.
Emërimi i Mehmetit në fronin e Egjiptit nuk do të mjaftonte
për të qetësuar vendin. Në vitin 1807 vendi do të sulmohet
nga britanikët të cilët do të pezmatohen nga vendosja e
rendit në Egjipt. Megjithatë ata do të thyhen nga armata
egjiptiane në Rozeta dhe më pas detyrohen të braktisin
Aleksandrinë. Por britanikët nuk ishin të vetmit që do të
mërziten me fitoret e Mehmetit. Cmirë mbi pushtetin e
valiut shqiptar do të kishte edhe në Stamboll. Husrev
Pasha, që kishte parë karrierën e tij të shkatërrohet nga
shqiptarët në Egjipt, e cyste sulltanin të shihte nëpunësin
e tij në Egjipt jo më si vartës por si një kundërshtar.
Përveç kësaj, bejlerët mamlukë që Mehmeti kishte shtypur më
parë, tashmë të rigrupuar rreth Elfi Beut dhe duke patur
mbështetjen e britanikëve, kishin nisur të rebelohen kundër
valiut të Kajros. Për t?u përballur njëherë e mirë me
rrezikun mamluk, në 1 Mars 1811, Mehmet Aliu i cili edhe
pse nuk kishte lexuar kurrë Makiavelin, do të bënte një
veprim që vetëm të fundit mund t?i shkontë ndërmend.
Pasi në Arabinë Saudite të kësaj kohe, sauditët kishin
pushtuar Qytetet e Shenjta dhe ndalonin haxhijtë të kryejnë
Haxhin, Mehmeti si vali i Egjiptit që ishte, kishte për
detyrë të kujdesej për rendin dhe qetësinë në Qytetet e
Shenjta. Me lejen dhe urdhërin e sulltanit, ai kishte
vendosur të dërgoj djalin e tij, Tosun Pashën për të
çliruar dhe vendosur rregull në Tokën e Shenjtë. Për të
përshëndetur dërgimin e ekspeditës kundër rebelëve, Pashai,
do të ftonte në Kështjellën e Kajros pjesën më të mirë të
parisë mamluke. Rreth katërqind vetë do të priteshin me
ceremoni madhështore nga kujdestari i Xhamive të Shenjta.
Por pasi paria të hyjë në Kështjellën e Qytetit, në të
cilën ishin sarajet e Pashait dhe njëherë e një kohë ishte
strehuar vetë Salahudin al-Ejubi, do të ndodhte një nga
masakrat më të papara të historisë së Lindjes së Mesme.
Trupat shqiptare nën udhëheqjen e Tosun Pashës, do të
rrethonin kështjellën dhe masakrojnë brenda mureve të saj
të gjithë bejlerët e pabindur mamlukë, në të njëjtën mënyrë
siç do të bënte edhe Ali Pasha disa vite më vonë me
kardhiqiotët në Toskëri. Nga masakra e Mehmetit do të
shpëtonte vetëm një be i vetëm i cili pas kësaj do të
mbushte me panik të gjithë Egjiptin, për atë që kishte
parë...
Zgjidhja e çështjes mamluke do të ndiqej nga Mehmet Aliu
edhe me një hap tjetër të rëndësishëm drejt konsolidimit të
shtetit egjiptian. Pasi deri në këtë moment Mehmeti ishte
mbështetur në forcën e ushtarëve shqiptarë, të cilët, jo
vetëm që ishin të pakët në numër, por shpesh edhe shumë
tekanjoz, pas shkatërrimit të mamlukëve ai nisi themelimin
e ushtrisë së rregullt egjiptiane. Për këtë arsye në vitin
1814 ai nisi të ndërtoj ushtrinë e parë moderne të Botës
Islame, e cila nuk do të ngrihej më sipas stilit të vjetër
të ushtrisë osmane, por sipas skemave moderne të ushtrive
evropjane. Kjo forcë e re do të quhej Nidham-i Xhedid apo
Sistemi i Ri ushtarak. Ajo do të drejtohej, strukturohej
dhe stërvitej nga një kolonel francez i pashait, i quajtur
Sèves, të cilin Mehmeti do ta bindë të kthehet në musliman.
Pas pranimit të fesë shqiptare, Sevesi do të emërohet
Sulejman Pasha. Në ushtrinë e re, pashai fillimisht do të
rekrutonte skllevër sudanezë, të cilët do t?i zëvendësonte
më pas me fshatarë egjiptianë, të njohur si fallâhînë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:24 am

NËNSHTRIMI I SAUDITËVE
Në kohën kur Mehmet Aliu ishte bërë sundues i Egjiptit, në
Arabinë e sotme Saudite, që në atë botë ishte pjesë e
Kalifatit Osman, familja e Saudëve, e inspiruar nga mësimet
e dijetarit arab, Muhamed Ibn Abdul Vahab, i cili kërkonte
reformimin e fesë islame dhe kthimin në traditën e sahabëve
të hershëm të Islamit, kishte nisur të krijojë shtetin
saudit, sipas traditës selefiste. Megjithatë, krijimi i
këtij shteti nënkuptonte copëtimin e kalifatit osman i cili
trashëgohej nga dera e osmanëve që nga viti 1517, kur
sulltan Selimi I kishte marrë pushtetin shpirtëror të
kalifatit nga kalifi abasid i Kajros. Edhe pse mësimet
teuhidike saudite kërkonin pastrimin e fesë nga bidatet dhe
kthimin në Islamin e pastër të kohës së Profetit, ndalimi i
haxhinjëve nga kryerja e Haxhit dhe për më tepër forma
militante e Shtetit të Parë Saudit përbënte një kërcënim
për Dar al-Islamin dhe autoritetin e kalifit sulltan në
Stamboll. Sipas besimit të shumicës së besimtarëve
muslimanë në këtë kohë, kalifi osman ishte një pasardhës i
kalifëve të hershëm të Islamit, të cilët amanetin e
Kalifatit e trashëgonin që nga koha profetit Muhamed
nëpërmjet katër kalifëve të drejtë, amanet që më pas e
kishin marrë umajadët, dhe më pas abasidët deri të osmanët.
Duke e konsideruar rebelimin saudit kundër normave të
sheriatit, shejhulislami dhe shejhët e Azharit nxorrën
fetva që Shteti Saudit të vihet nën kontroll dhe forma e
dhunshme e luftës së tyre të ndalohej. Për këtë arsye,
Mehmet Aliu do të dërgonte djalin e tij, Tosun Pashën në
Qytetet e Shenjta për t?ia kthyer ato fisit të kurejshëve
dhe kujdestarit të tyre, sulltanit, dhe larguar nga to
pushtuesit e Nexhdit. Fushatat e bijve të Mehmet Aliut do
të përfundonin me sukses kur në 1818 forcat shqiptaro ?
egjiptiane pushtuan kryeqytetin saudit, Darijan dhe
burgosën Abdullah ibn Saudin. Pas kësaj, Ibrahim Pasha
pushtoi edhe pjesët e tjera të Nexhdit dhe Hixhazit (1818 ?
1820). Ndërsa Abdullah ibn Saudi që ishte kapur i gjallë,
do të dërgohej në Stamboll, pranë sulltanit. Edhe pse
Ibrahim Pasha dhe Mehmet Aliu do të kërkonin faljen e tij,
sulltani do ta dënonte me vdekje Abdullahin në sheshin e
Gjylhanes në Stamboll. Përveç fitoreve në beteja, Ibrahimi
morri nga sauditët edhe një nga kopjet më të vjetra të
Kuranit të Shenjtë që datonte që nga koha e kalifit të
tretë të Islamit, Osmanit. Kjo kopje do të ruhet deri në
ditët e sotme në Top Kapë Sarajet në Stamboll.
Pas nënshtrimit të sauditëve, Mehmet Aliu vazhdoi të fuste
nën sundimin e tij nga vitet 1820 deri me 1822 edhe
provincat afrikane të Nubisë, Sanarit dhe Kordofanit, që
pas kësaj do të njihen si Sudan. Për të nënshtruar ato, ai
dërgoi një ekspeditë ushtarake prej 4000 vetësh në vitin
1820, që komandohej nga djali i dytë i pashait, Ismail
Pasha e cila në 1823 realizoi themelimin e provincës së
Sudanit dhe shpalli Khartumin kryeqendër të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:26 am

PËRBALLJA ME TERRORIN GREK
Në kohën kur Mehmet Aliu kishte nënshtruar Sudanin dhe
SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Mehmet5Arabinë Saudite, në Ballkan me cytjen e fuqive perëndimore,
grekët po nisnin rebelimin e tyre. Ky rebelim do të gjente
momentin më të mirë të shpërthimit me rastin e vrasjes së
Ali Pashë Tepelenës në Jug të Shqipërisë nga osmanët.
Vakumi ushtarak, politik dhe shpirtëror që do të krijohej
pas vrasjes së Aliut do të çlironte grekët nga pushteti i
shqiptarëve dhe zgjojë mes tyre ndjenjën e pamvarësisë.
Duke qenë se Perandoria Osmane në kohën në fjalë nuk kishte
burimet e duhura njerëzore për të shtypur rebelimin grek,
dhe ky i fundit nisi spastrime të egra etnike kundër
muslimanëve, sulltan Mahmuti II do të kërkonte ndihmën e
Mehmet Aliut për të shtypur rebelimin. Valiu i Egjiptit që
në këtë kohë posedonte ushtrinë moderne të Nizam-i
Xhedidit, do t?i premtohej dhënia nën administrim e Kretës,
Qipros dhe Moresë në rast fitoreje.
Megjithatë kundërshtari grek nuk qëndronte i vetëm në
luftën e tij. Përkrah tij qëndronin fuqitë perëndimore, të
cilat armatosën dhe cysnin terrorin grek drejt qëllimit të
tij final, që ishte krijimi i një shteti grek dhe
spastrimin etnik të muslimanëve nga pjesa evropjane e
perandorisë. Pas rebelimit grek qëndronte edhe klika e
fanariotëve të Stambollit, të cilët gëzonin një pushtet të
konsiderueshëm politik dhe financiar në perandori. Për më
tepër, konflikti ndërmjet Ali Pashës së Janinës dhe
sulltanit i kishte shërbyer organizatës terroriste greke,
Filiki Hetairia-s (Shoqata e Miqve) të organizojë vetveten
në të gjithë perandorinë dhe nëpërmjet Aleksandër
Ipsilantit, që ishte gjithashtu fanariot, të nisë revoltën
e saj në More, në Mars të vitit 1821, në kohën kur osmanët
mbanin të rrethuar Ali Pashën.
Revoltës greke brenda një kohe të shkurtër do ti bashkohej
shumica e ishujve të Egjeut, dhe lëvizja do të shtrihej
deri në Gjirin e Korintit. Organizatat klefte apo bandat e
hajdutëve do të ishin forca kryesore e rebelimit grek. Duke
përdorur terror dhe grabitje, Morea, Athina, Teba dhe
Misolongjia do të merreshin në kontroll nga rebelët grekë
në verë 1822, të cilët masakronin shqiptarët dhe turqit
muslimanë që gjenin. Rebelimi grek arriti kulmin e tij në
Dhjetor të vitit 1822 kur në More, grekët deklaruan
pamvarësinë e Greqisë dhe zgjodhën një rebel fanariot,
Aleksandër Mavrokordatos, si presidentin e tyre.
Megjithatë, në vitin 1823, pasi kishin vrarë shumë turq e
shqiptarë, grekët, nisën të luftojnë edhe njëri tjetrin. Në
këto kushte kur forcat jeniçere të sulltan Mahmutit II
ishin treguar të paafta për të shtypur ekstremistët,
sulltani do të kërkonte ndihmën e guvernatorit të tij në
Egjipt, i cili sapo kishte fituar mbi sauditët.
Mehmet Aliu ishte i interesuar të ndërhyjë në Greqi jo
vetëm për sulltanin, por edhe për të shpëtuar
bashkëkombasit e tij shqiptarë, të cilët kishin parë tmerre
me sytë e tyre nga terrori greko ? ortodoks. Për këtë arsye
ai dërgoi në Shkurt 1825 djalin e tij, Ibrahim Pashën me
një forcë prej 17.000 vetësh në Kretë dhe më pas në More.
Sulmet e ushtrisë shqiptaro ? egjiptiane do t?i mundin dhe
mposhtin lehtë ekstremistët dhe hajdutërit grekë dhe çojnë
shpresat mes shqiptarëve të Greqisë për vendosjen e rendit.
Rendi do të vendosej në Greqi me çlirimin e Misollongjisë
në 23 Prill 1826, kur shumica e kleftëve grekë do të
shpërndaheshin dhe vendit do ti kthehej paqja sërisht.
Megjithatë me ardhjen në pushtet të Car Nikollës I në fund
të vitit 1825 në Rusi, ekstremizmi grek do të sponsorizohej
sërisht nga blloku ortodoks. Në 17 Mars 1826, c**** rus do
t?i kërkonte sulltanit restaurimin e plotë të privilegjeve
ndaj grekëve të Principaliteteve, autonomi për Serbinë dhe
plotësimin e kërkesave të banditëve grekë për pamvarësi.
Sulltani kërkesës së carit i?u përgjigjë me luftë, duke
dërguar flotën e bashkuar osmano ? egjiptiane në Greqi. Në
Qershor 1827 trupat egjiptiane nën udhëheqjen e Ibrahim
Pashës, do të hynin në Athinë dhe përpjekjet për rebelime
nga grekët do të bëhen të pamundura. Por fuqitë evropjane
që ishin të vendosura për krijimin e shtetit grek, në 6
Korrik 1827 nënshkruan një traktat trepalësh në Londër
ndërmjet Britanisë, Francës dhe Rusisë, i cili parashikonte
ndërhyrje të përbashkët për të pushtuar tokat greqishtfolës
të Rumelisë. Për këtë, në Shtator 1827, flota e aleatëve do
të dërgohej në Mesdhe, bllokojë Dardanelet sëbashku me
Morenë, dhe kërcënojë trupat e Mehmet Aliut me luftë. Duke
hasur në vendosmërinë e Ibrahim Pashës që refuzonte çdo
diktat perëndimor për të lëshuar Rumelinë, më 20 Tetor
aleatët e krishterë vendosën të përballen ushtarakisht me
forcën osmane. Duke qenë superior në numër dhe armatime,
ata hynë në portin e Navarinos dhe nisën sulmet ndaj flotës
osmane, të cilën e shkatërruan totalisht duke vrarë mbi
8000 marinarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:27 am

PËRPLASJA ME SULLTANIN
Sulltan Mahmuti II ka qënë një nga sulltanët më të paaftë
të Perandorisë Osmane, reformat e të cilit do të shkaktonin
shumë pakënaqësi mes muslimanëve të perandorisë. Për këtë
arsye ai shpesh edhe do të njihej si ?kaurr sulltani? nga
forcat konservatore të perandorisë dhe ulematë, pasi
reformat e tij krijuan vetëm kaos dhe shkatërrim. Kështu
vrasja që ai orkestroi kundër Ali Pashë Tepelenës, me
cytjen e Husrev Pashës që kishte inate personale me
shqiptarët që nga Egjipti, jo vetëm që nuk e forcoi
perandorinë, por i dha shkas krijimit të një vakumi politik
në Rumeli që çoi në krijimin e shtetit grek. Si pasojë e
gabimeve të tij, në 1830 fuqitë e mëdha e detyruan të
pranojë pamvarësinë e Greqisë, dhe dy vite më vonë i morrën
ishujt Samos dhe Cyklade. Në 5 Korrik 1830, francezët do të
pushtonin Algjerinë, dhe në 29 Gusht, Mahmuti II do të
njihte autonominë e shtetit serb, me në krye Millosh
Obrenoviçin. Në këtë skenë kaosi që perandoria po kalonte,
ku sulltani në 1826 kishte shkatërruar edhe trupën e
jeniçerëve dhe perandoria kishte mbetur pa ushtri, atë mund
ta shpëtonte vetëm një njeri: valiu shqiptar i Egjiptit.
Por këshilltarët e sulltanit me në krye Husrev Pashën, e
urrenin Mehmet Aliun dhe i?a kishin frikën se mos merrte
fronin osman, dhe krijonte më pas kësaj një kalifat për
vete. Pas luftës në Greqi, Mehmeti kishte kërkuar nga
sulltani të administrojë Sirinë ku fshiheshin ende shumë
armiq të tij. Megjithatë sulltani e kishte refuzuar këtë.
Duke parë që sulltani kishte nisur që në vend se të merrej
me ruajten e perandorisë, të vriste pashallarët e tij saj
lartë e poshtë, Mehmet Aliu i dha mbështetje mikut të tij
në Shkodër, Mustafa Bushatit dhe Kapudan Husein
Gradashqeviçit në Bosnjë kur të fundit u rebeluan kundër
reformave të Mahmudit II. Mahmuti që i?a kishte frikën
valiut të tij të fuqishëm, urdhëroi guvernatorin e Sirisë
të përgatitet për ta sulmuar. Por Mehmet Aliu e mësoi këtë
në kohë dhe vendosi ta aneksojë Sirinë paraprakisht, ku
edhe fshiheshin rreth 6000 fellahinë që kishin dezertuar
nga ushtria gjatë luftës. Për të pushtuar Sirinë, ai dërgoi
të birin, Ibrahim Pashën, i cili duke komanduar një armatë
detaro ? tokësore brenda një kohe rekord do të pushtonte
Gazën, Xhafën, Jeruzalemin dhe Haifën, dhe më pas Akren pas
një rrethimi tetë mujor (16 Nëntor 1831 ? 27 Maj 1832). Me
ndihmën e emirit të Libanit, Bashirit II al-Shihabi, pjesa
e mbetur e Sirisë, Sidoni, Bejruti, Tripoli dhe më në fund
Damasku do të kalonin në duart e Ibrahimit në 18 Korrik
1832.
I trëmbur nga sukseset e Mehmetit, sulltani deklaroi luftë
të hapur kundër tij dhe të bijve në Mars 1832 ndërsa caktoi
Aga Huseinin, guvernatorin e Edirnesë, për të drejtuar
fushatën ushtarake. Por kur trupat osmane hynë në Siri, në
krah të shqiptarëve u çuan të gjithë arabët, nga të cilët
ushtria osmane do të thyhej në Homs dhe Belen. Megjithatë,
Mahmuti dërgoi një ushtri të dytë kundër Ibrahim Pashës, me
kryevezirin Reshit Mehmet Pasha. Por edhe kësaj radhe, apo
më saktë në 21 Dhjetor 1832 Ibrahimi do t?i thyente osmanët
në dyert e Konjës dhe vazhdojë avancimin drejt Stambollit.
Të tronditur se mos Perandoria Osmane kalonte në duart e
valiut të Egjiptit, car Nikolla do të dërgonte më 27
Dhjetor një misioni ushtarak në Stamboll, i cili bindi
sulltanin të pranojë ardhjen e trupave ruse në ndihmë të
tij. Por në të njëjtën kohë Ibrahim Pasha vazhdonte marshin
e tij nëpër Anadoll duke pushtuar Kutahjanë (2 Shkurt
1833), dhe më pas dimëroi në Bursa, vetëm 50 milje larg
kryeqytetit. Sulltani që në këto momente ndjehej i
terrorizuar nga trupat e valiut të tij, do t?i jepte leje
flotës ruse të hyjë nëpërmjet Detit të Zi për të ndihmuar
në mbrojtjen e Stambollit. Rusët arritën në Bosfor më 20
Shkurt dhe vendosën tendat e tyre përgjatë Bosforit, në
Hynqar Iskelesi. Ky fakt shkaktoi një rebelim dhe indinjatë
të thellë mes ulemave të perandorisë, të cilët nuk mund të
pranonin që një ushtri ortodokse të mbronte një vend
musliman nga një ushtri muslimane.
Muhamed Aliu që e kuptoi panikun e sulltanit dhe marrëzitë
që ai mund të bënte me rusët, për t?a qetësuar i ofroi paqe
dhe i kërkoi në shkëmbim marrjen nën kontroll të Sirisë
edhe Cilicisë. I tmerruar nga forca e ushtrisë egjiptiane,
Mahmuti u detyrua të pranoj të gjitha kërkesat. Në
negociatat që u zhvilluan në Kytahja më 29 mars 1833,
Mustafa Reshit Efendiu që përfaqësonte sulltanin i dha të
drejtë Ibrahim Pashës të jetë guvernator i Damaskut dhe
Alepos dhe muhasël i Adanasë. Ndërsa Mehmet Aliu u
konfirmua guvernator i Egjiptit dhe Kretës, dhe Ibrahimi u
emërua gjithashtu guvernator i Xhides, duke i mundësuar në
këtë mënyrë familjes shqiptare, kontrollin mbi pjesën më të
madhe të botës arabe. Pas kësaj, Ibrahim Pasha evakuoi
Anadollin, ndërsa në Aleksandri, arabët që nuk kishin parë
në historinë e tyre një forcë të këtillë ushtarake festonin
për fitoren e pashait e tyre, ndërsa dervishët dhe ulematë
e Kajros e krahasonin atë me Iskandër Dhulkarnejnin e
tregimeve kuranore, apo me ?Aleksandrin me dy brirë." Në
këtë mënyrë Mehmet Ali Pasha, shqiptari nga Zëmblaku i
Korçës do të bëhej sunduesi i Sirisë, Egjiptit, Hixhazit në
Arabi, Sudanit dhe Kretës.
Historiani amerikan Uilliam Broun Hodgson, që shkroi për
Pashën shqiptar në këtë kohë, apo më saktë në mars të vitit
1835 në Uashington, e përshkruante atë si një burrë me
shtat mesatar që në këtë kohë numëronte rreth 67 vjeç dhe
gëzonte shëndet të mirë. Fytyra e tij ishte kuqalashe, me
sy të vegjël dhe plot shëndet, dhe ngjante më shumë me ato
të tatarëve sesa të osmanëve të Stambollit. Pashai kishte
sy gri të errët dhe vishej thjeshtë, ndërsa mbante një
çallmë në kokë. Ai ngrihej herët në mëngjes, në kohën e
sabahut ku pasi kryente namazin e mëngjesit, mblidhte
divanin dhe merrej me punët shtetërore. Pas akshamit
kthehej në harem, ku ose lexonte vetë, ose njerëzit e tij
të afërt, siç ishte e bija e myftiut, apo ndonjë zonjë e
madhe, lexonte për të. Kohët e fundit, shtonte Ulliam
Broun, pashai lexonte ?Espirit des loix? të Monteskieut,
ndërsa disa vite më parë kishte lexuar Makiavelin dhe kodin
e Napoleonit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:27 am

NGA VALI NË KHEDIVE
Fitorja e vitit 1833 nuk do të ishte e mjaftueshme për
vendosjen e fatit të dinastisë së Mehmet Aliut. Për t?a
mbajtur atë, pashait i duheshin burime të shumta financiare
dhe për më tepër garanci politike. Nga ana financiare,
pashai do të nxiste industrializimin masiv të Egjiptit dhe
modernizimin e ekonomisë. Duke ndërtuar fabrika moderne të
përmasave perëndimore dhe futur vendin në tregjet dhe
konkurrencën ndërkombëtare ai i dha ekonomisë egjiptiane
mundësinë e qënies së pamvarur nga qendra e perandorisë.
Një nga produktet kryesore që Mehmet Aliu do të zhvillonte
në Egjipt do të ishte pambuku, i cili do të sillte fitimet
më të mëdha për ekonominë egjiptiane. Megjithatë duke qënë
se ky mall ishte i lidhur shumë me eksportin, krizat
ndërkombëtare të viteve 1836-7 do ta godisnin rëndë
prodhimin e tij dhe ekonominë e vendit. Megjithë zhvillimet
ekonomike dhe forcën ushtarake, zyrtarisht, Mehmet Aliu dhe
Egjipti i kësaj kohë vazhdonin të qëndronin nën varësinë e
sulltanit dhe zyrtarisht ai ishte një vali apo guvernator i
thjeshtë. Për të krijuar një mbretëri të tijën në vitin
1838, Mehmeti vuri në dijeni fuqitë evropjane që kishin
ndihmuar sulltanin më parë, se ai synonte të shkëputet nga
varësia nga Stambolli. Reagimi negativ i Evropës ndaj
deklaratës së Mehmetit do të shtynte sulltan Mahmutin II të
provojë sërisht forcën me pashain. Ai e deklaroi atë
tradhëtar dhe dërgoi kundër Ibrahim Pashës një ushtri, e
cila do të thyhej në brigjet e Eufratit nga Ibrahimi në
Qershor 1838. Me vdekjen e sulltanit në të njëjtin muaj,
Husrev Pasha i cili ishte dëbuar nga Egjipti kohë më parë,
do të krijonte hasmërira të reja në Stamboll të cilat do të
kulminonin me arratisjen e kryeadmiralit me të gjithë
flotën osmane në Aleksandri në anën e valiut shqiptar.
Por sulltani i ri që erdhi në Stamboll, Abdul Mexhidi, i
cili mesa duket kuptoi gabimet e pararendësit të tij dhe
kuptonte rëndësinë e Mehmet Aliut për perandorinë, i ofroi
të fundit të drejtën e trashëgimisë së sundimit në Egjipt,
duke e shpallur khedive. Pashai nga ana e tij kërkoi të
trashëgoj sundimin edhe mbi Sirinë dhe Adananë. Por fuqitë
evropjane me në krye Britaninë, Prusinë, Austrinë dhe
Rusinë që frikësoheshin nga forca e pashait dhe
planifikonin të kolonizojnë herët a vonë Lindjen e Mesme,
vendosën në një traktat të nënshkruarn në Londër në Korrik
të vitit 1840 të lejojnë Mehmet Aliun të sundojë vetëm mbi
Egjiptin dhe Akren. Meqë Mehmet Aliu nuk pranoi ultimatumin
e perëndimorëve, të fundit do të sulmonin posedimet e tij
në Bejrut në fund të vitit 1840. I përballur me agresionin
perëndimor, pashai do të pranonte fermanin e sulltanit në
Qershor 1841 si sundimtar i Egjiptit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 4:28 am

MBRETËRIA E EGJIPTIT
Pas nënshkrimit të paqes me sulltanin, Mehmet Aliu i thyer
në moshë do të kalonte vitet e mbetura të jetës së tij në
paqe. Ai do të përpiqej fuqimisht të ndërtojë ekonominë
egjiptiane dhe ndërtojë marrëdhënie të mira me Stambollin
dhe sulltanin, të cilin edhe e vizitoi në vitin 1846. Në
këtë kohë, Pashai nisi të afrojë rreth vetes shqiptarët e
tij nga Kavalla dhe pjesët e tjera të Greqisë që tashmë
ishin dëbuar nga vatrat e tyre nga terrori grek, duke ju
dhënë toka dhe pasuri të shumta. Si rrjedhojë shqiptarët do
të themelojnë koloni dhe pasuri të shumta në Aleksandri,
Kajro dhe gjetkë të cilat do t?i gëzojnë deri në vitet 1952
kur i fundit i dinastisë së Mehmet Aliut do të sundonte në
Egjipt. Përveç shqiptarëve pashai ofroi rreth vetes edhe
shumë këshilltarë evropjanë të cilët në pjesën më të mirë
të rasteve konvertoheshin në fenë Islame. Në vitin 1847 ai
do të largohej nga pushteti si pasojë e moshës së thyer dhe
zëvendësohej nga i biri, Ibrahimi, i cili do të sundoj deri
në 1848. Ibrahimi do të ndiqej më pas nga Abazi (1848-54)
që ishte i biri i Tosunit, që u ndoq më pas nga Saîdi
(1854-63), Ismaili (djali i Ibrahimit), nga Tefiku (1879 ?
1892), Abazi II (1892 ? 1914), Fuati dhe më në fund Faruku
i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 1952.


RRËNIMI DHE KOLONIZIMI I EGJIPTIT
Me vdekjen e Ibrahimit dhe Mehmetit, dinastia e shqiptarëve
në Egjipt nisi të dobësohet ndjeshëm. I vetmi që u mundua
të modernizoj vendin ishte khedive Ismaili që sundoi nga
1863 në 1879. Megjithatë i fundit duke marrë borxhe të
shumta e zhyti vendin në mjerim duke e kthyer në pre të
bankierëve perëndimorë. Megjithatë nga koha e Ismailit
Egjipti përfitoi themelimin postal, modernizimin e
ushtrisë, ndërtimin e hekurudhave, telegrafit dhe mbi të
gjitha ndërtimin e kanalit të Suezit i cili u inaguruar në
1869. Por kostoja e lartë e kanalit të Suezit do të sillte
shkatërrimin më të madh për regjimin e Ismailit i cili u
detyrua t?ia shesë kanalin fajdexhijve të tij, britanikëve.
I zhytur në borxhe Egjipti i Ismailit do të shndërrohej pak
e nga pak në një koloni britanike deri sa në 1882
britanikët morrën të gjithë vendin nën kontroll ndërsa
vazhdonin të mbajnë në pushtet dinastinë shqiptare për të
legjitimizuar pushtimin e tyre, deri në vitin 1952 kur
mbreti Faruk do të rrëzohej nga pushteti nga gjenerali
nacionalist egjiptian Xhemal Abdul Naser.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 9:26 am

Mire shume por çfare ka kontribu ky per Shqiperine ose per kombin Shqiptar ?

Po e shtroj kete pyetje per arsye se i kam pa 2-3 reportazhe dhe nje dokumentar rreth tij por nuk permendet ndonje kontribut i tij per Shqiperine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN EmptyWed Jun 25, 2008 8:49 pm

ky dhe familja e famshme e qypyrlinjeve, per mua janae si sinan hasani asgje tjeter, nuk e kuptoj pse shqiptaret i duan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty
MesazhTitulli: Re: SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN   SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHQIPTARI QË KRIJOI EGJIPTIN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPTARI I RI
» Shqiptari ben masaker ne Finlande
» Gazeta Shqiptari në 120 vjetorin e saj (1888-2008)
» Luan Bexheti, shqiptari që preku Hollywood-in
» Xhafer Deva,shqiptari qe i qendroi besnik Atdheut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: