Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajme nga Shqiperia

Shko poshtë 
+11
rrimtaf
detektivi
Xhevati
petritkola
Mixha Selim
......
Medalim
xhiti
xhema
arberia
Atdhetari
15 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Mar 28, 2011 10:58 pm

Ky postim ,eshte per te gjithe ata qe nuk e kane marre vesh ende :


OSBE-ODIHR nxjerr raportin përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri
« më: 15-09-2009, 12:01:43 »
Citim
Në një raport përfundimtar për zgjedhjet në Shqipëri të publikuar sot, zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR, thotë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 shënuan përprarim të prekshëm përsa i përket procesit te regjistrimit dhe identifikimit te votuesve, kornizës ligjore të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore, votimit, numërimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve zgjedhore.



Por këto përmirësime të qenësishme, thuhet në raport, u errësuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, duke përfshirë ato gjatë numërimit dhe tabulacionit të votave, të cilat përkohësisht e bllokuan procesin në disa zona. Këto veprime të partive politike e minuan besimin e publikut në procesin e zgjedhjeve.

Megjithëse plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së thuhet në raport, këto zgjedhje nuk realizuan plotësisht potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

Megjithë kufizimet kohore, thuhet në raport, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i përgatiti dhe i administroi zgjedhjet në mënyrë profesionale si dhe ndërmori disa hapa për të rritur transparencën e procesit. Por ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, u vunë re probleme gjatë caktimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulta.

Një zhvillim i rëndësishëm pozitiv, thotë raporti, ishte fakti që për herë të parë, listat e votuesve u nxorën nga regjistri i kompjuterizuar i gjendjes civile. Nga raporti i vëzhguesve del se cilësia e listave të zgjedhësve u përmirësua ndjeshëm krahasuar me vitin 2005.

Në raportin e ODIHR-it thuhet gjithashtu se duke patur parasysh kufizimet kohore, shpërndarja e kartave të identitetit ishte përgjithësisht e suksesshme.

Megjithëse zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë politike tejet të polarizuar, fushata ishte përgjithësisht e qetë dhe u raportuan vetëm disa incidente me dhunë.

Dita e zgjedhjeve, thuhet në raport, ishte përgjithësisht e qetë. Vëzhguesit e vlerësuan pozitivisht procesin në 92 përqind të qendrave të votimit të vizituara por vërejtën një numër shkeljesh procedurale, mes të cilave, përdorimi i bojës, dhe votimi familjar. Sistemi i ri i monitorimit elektronik duket se e arriti vetëm pjesërisht qëllimin e forcimit të besimit dhe të transparencës në procesin e votimit. Me vazhdimin e numërimit, thotë raporti, partitë politike filluan të ndërhyjnë më aktivisht sidomos aty ku rezultatet dukej se ishin të përafërta.

Në një numër qendrash numërimi, thotë raporti i ODIHR-it, kutitë nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën agregate.

Shpesh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ndërhyri vendosmërisht kur u vunë re probleme.

VOA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Mar 28, 2011 11:09 pm

Tadiq i kërkon Shqipërisë negociata për territore

Beogradi kërkon të negociojë me Tiranën zyrtare mbi konfliktet territoriale qindravjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve. Këtë e deklaroi presidenti serb Boris Tadiq, gjatë një forumi të organizuar në Bruksel nga German Marshall Fund. Sipas tij, nuk ekziston termi “kosovar”, por në këtë territor ka vetëm shqiptarë dhe serbë. “Qëllimi im është të zgjidhim konfliktet historike, që ekzistojnë në Ballkan”, ka deklaruar Tadiq.
“A po flisni historikisht që nga lufta e Fushë-Kosovës, apo historikisht pas vendimit të GJND-së?”, e ka pyetur atë Mathew Horn, avokat amerikan. “Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike, që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka. Është e thjeshtë”, është përgjigjur Tadiq, njofton Top Channel.

Sipas presidentit serb, dialogu Prishtine-Beograd duhet të nisë me çështje teknike për të lehtësuar jetët e njerëzve, por duhet të përfundojë me tema të dhimbshme, çka nënkuptonte ndarjen e Kosovës. “Për sa i përket Kosovës ne duhet të nisemi nga realiteti në terren. Shqiptarët sot, njësoj si në të kaluarën, nuk pranojnë çatinë e sovranitetit serb. Më së shumti serbët e veriut në Kosovë nuk duan të pranojnë çatinë e një sovraniteti shqiptar mbi kështjellë, dhe ky është realiteti ku po jetojmë. Nëse do të më pyesnit çfarë mund t’i ofrojnë zyrtarët shqiptarë në Prishtinë serbëve të veriut në Kosovë…”, ka vijuar Tadiq.
“Unë po ju pyes se çfarë kosovarët në Prishtinë mund të ofrojnë”, ka insistuar Steven Erlanger, gazetar i “New York Times”. “Epo mirë, kosovarët në Prishtinë, nëse doni ju. Por nëse i pyesni serbët se, a janë ata kosovarë, ata do të thonë jo, ne jemi serbë”, ka pohuar Tadic.
Kjo është hera e parë që presidenti i Serbisë shtron publikisht nevojën e një dialogu me Shqipërinë për të zgjidhur historinë qindravjeçare mes dy popujve, duke përfshirë këtu dhe një pazar për territoret.

Liderët kosovarë jo vetëm se nuk po ftohen në takime zyrtare të niveleve të larta, por tash as në konferenca që organizojnë organizatat joqeveritare, ndonëse Kosova si temë përmendet në këto takime. Në „Forumin e Brukselit“, që është takimi më i rëndësishëm në vit nën organizim të Planit Marshall për Gjermaninë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe sivjet janë mbledhur një numër impresiv i zyrtarëve më të lartë, përfshirë kryetarin e BE-së, Van Rompuy, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, dhe dhjetëra shefa shtetesh dhe qeverish. Nuk është vërejtur të ketë qenë ftuar ndonjë zyrtar i Kosovës, ndërsa janë parë së paku dhjetëra përfaqësues nga Serbia, qoftë udhëheqës politikë, po ashtu edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Serbia, raporton për Kohën Ditore korrespondenti i kësaj gazete nga Brukseli. I ftuar ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, i cili praninë në këtë konferencë e ka shfrytëzuar edhe për takime me liderë të ndryshëm botërorë. Tadiq të dielën ka marrë pjesë në një debat për Ballkanin dhe integrimet në BE së bashku me kryeministrin e Malit të zi, Igor Luhsiq, kongresistin amerikan nga Ohio, Michael Tarner, dhe zëvendësdrejtorin e Zgjerimit të BE-së, Stefano Sanino. Ishte e çuditshme se as kësaj radhe nuk ishte i pranishëm askush as nga Kosova e as nga Bosnjë-Hercegovina, edhe pse këto dy vende u përmendën më së shumti në debat. Që në hyrje të debatit udhëheqësi i tij, gazetari i “New York Times”, tha se ka qenë në Mitrovicë në vitin 1999, kur ishte ndarë Mitrovica përgjatë lumit Ibër dhe ushtarët francezë nuk e ndalën një gjë të tillë, edhe pse kishin mundësi. Ai e pyeti presidentin e Serbisë, Tadiq, për idetë për ndarje të Kosovës dhe për shkëmbim territoresh. „Duhet nisur nga realiteti se, sikur shqiptarët që nuk e pranuan sovranitetin e serbëve, ashtu edhe shumica e serbëve në Kosovë, sidomos ata në veri të lumit Ibër, nuk e pranojnë sovranitetin e shqiptarëve“, tha Tadiq. Ideja për të „pranuar realitetin“ se serbët në veri nuk duan të udhëhiqen nga Prishtina po fiton gjithnjë e më shumë mbështetës edhe në BE. Edhe burime të afërta me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit kishin sugjeruar më parë se, kur të vijë koha e diskutimeve për veriun, duhet „nisur nga realiteti“. Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në këtë debat, Stefano Sanino, ish- ambasador i Italisë në Beograd, tha se „duhet shikuar sesi serbët në Kosovë të ndihen si në shtëpi të tyre dhe të njihen pjesë e shtetit të ri“. Por Tadiq tha se serbët në Kosovë „nuk janë kosovarë, por janë serbë“. Sanino tha se ishte mirë që „presidenti i Kosovës foli në veri me serbët në gjuhën serbe për herë të parë“. Duke thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, Tadiq u shpreh se nuk duhet bllokuar gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve. Presidenti i Serbisë edhe një herë përsëriti atë që dëgjohet shpesh nga liderët e Serbisë se në Kosovë duhet gjetur „zgjidhje historike pas njëqind vjetësh mes serbëve dhe shqiptarëve“. „Zgjidhje nuk mund të jetë nëse njëra palë fiton gjithçka e pala tjetër humb gjithçka“, tha Tadiq. Me thënie të tilla serbët çojnë sinjale se kinse në negociatat për status „Kosova ka fituar gjithçka, ndërsa Serbia ka humbur gjithçka“, duke injoruar kështu faktin se Pakoja e Ahtisaarit ka qenë një kompromis jo edhe aq i lehtë për Kosovën. Në debat Tadiqit i është drejtuar edhe një pyetje se kur takohet me përfaqësuesit e Kosovës „a i sheh para vete kosovarët apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës?“. Tadiq, duke buzëqeshur tha: „Buzëqeshja ime është edhe përgjigje“, por më vonë u orvat të përmirësohet dhe shtoi se „i shoh kosovarët, por shoh edhe ndërhyrje nga jashtë“. Tadiq tha se Serbia mbështet integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës dhe është në favor të pajtimit në rajon. I pyetur se „a e kuptojnë dhe e pranojnë në Serbi se çfarë ka ndodhur në të kaluarën?“ presidenti i Serbisë tha se „kuptohet, por jo nga të gjithë në Serbi“. Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Nilas Dzurinda, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, tha se në BE mbështetet fuqishëm jo vetëm dhënia e statusit të kandidatit për Serbinë këtë vit, por edhe nisja e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe me Malin e Zi. Dzurinda tha se për këtë qëllim tashmë ka bashkëpunim të vendit të tij me Serbinë.

ew ew tash biseda me SALEN, se mitrivicen e kan te siguruar dhe ndonji cop dhe nga shqipria dhe behet boll!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Mar 29, 2011 11:54 am

ja ka pa sémes ky,te me falin te gjithe forumistet,Po i paska ardh qefi i madh ketij serbit,Te gjithe ne kembe na ka pastaj ,nen Flamurin Shqiptar.....

le ta na jape ai (as qe e duam),gjys serbie neve dhe gjys serbie ,Kosoves dhe te rrije rehat,ca grabitqare, vetem me grabit dine keta ore sikur ka budallenj sot dhe hajde se po ta fal......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tosybell
Anëtar i ri
Anëtar i ri
tosybell


Male
Numri i postimeve : 148
Age : 34
Vendi : gjakove
Profesioni/Hobi : Fotograf
Registration date : 08/11/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Mar 29, 2011 5:18 pm

LORIK CANA SHQIPTAR I VERTET



kerkoj falje po nuk dita ku ta postoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Mar 29, 2011 10:41 pm

jo shume mire ke bere qe na e ke postuar ketu.LORIK CAMA=SHQIPTAR I VERTETE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 9:51 am



Haxhinasto: "Shqiperia e gatshme te kontribuoje per Libine"
"Shqiperia, si vend anetar i NATO-s, eshte e gatshme qe te ofroje portet dhe aeroportet si dhe hapesiren ajrore e ate detare per nevojat e veprimeve ushtarake te Aleances, apo per qellime humanitare qe kane te bejne me situaten dhe zhvillimet ne Libi". Kjo eshte deklarata qe ka bere zevendeskryeministri dhe ministrit i Jashtem, Edmond Haxhinasto gjate Konferencen per Libine, qe u zhvilluar dje ne Londer. Haxhinasto, theksoi se Shqiperia i bashkohet komunitetit nderkombetar, ne vendosmerine per te zbatuar Rezolutat e Keshillit te Sigurimit te OKB-se mbi Libine. Duke theksuar rendesine e konferences se sotme, Haxhinasto nenvizoi se prania ne kete konference, si dhe pjesemarrja e angazhimi i vendeve partnere dhe organizatave rajonale, mbetet nje element i rendesishem per te ardhmen e Libise, si dhe per suksesin ne fushen humanitare, ushtarake dhe ate politike. Kreu i diplomacise shqiptare, u shpreh se Shqiperia mbeshtet krijimin e Grupit te Kontaktit mbi Libine dhe garantoi per angazhimin e plote te vendit ne kete kuader. Ne konferencen per Libine marrin pjese kryeministri britanik Dejvid Kamerun, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun; Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ministrat e Jashtem te vendeve anetare te NATO-s, si dhe ministrat e Jashtem te vendeve te rajonit afer Libise, perfaqesues te larte te Organizates se Konferences Islamike dhe te Liges Arabe. Kjo konference konfirmoi angazhimin e plote te vendeve pjesemarrese, per sovranitetin, pavaresine, integritetin territorial dhe unitetin kombetar te Libise, si dhe miratoi krijimin e Grupit te Kontaktit, si struktura nderkombetare qe do te merret me koordinimin e politikave mbi Libine. Gjate punimeve te konferences, Haxhinasto pati mjaft takime me homologe te tij, si Sekretarin e Jashtem britanik Hague, Sekretaren e Shtetit Clinton, ministrin e Jashtem francez Alain Juppe, ministrin italian te Puneve te Jashtme Fratini, ministrin e Jashtem grek Droutsas, Baroneshen Ashton etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 12:11 pm

Areberia
haxhinasto grek a qka eshte dhe sala serbe spo mujn me mbrojte shqiperine qe ekane mush me serbe e grek e po komntribojne per libine
leji ato pallavra ma ,se dhendoret serbe e kan mik libine
Sali berisha dhe lulzim berisha nipi i serbise shkelin embargon duke ju shitur arme gadafit..
lexo me shume ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Mar 31, 2011 2:33 pm

gadafi e ka grun Tetovare,ti si dedektiv qe je pse s'na e ke thene kete ,po e marim vesh nga te tjeret ne Wink
Dhe SHQIPERIA ,eshte plot me shqiptare qe punojne dhe jetojne te qete,more vesh ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 1:52 pm

Me ven e ke Arberi ,me falni se e kam dijte po kam mendue se edhe ju e dini kete.
Ju pershendes
Normal si detektiv i di shume gjera qe ju si dini ,se profesioni im eshte i tille ...
Po si cia shume gjera jane sekrete....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyFri Apr 01, 2011 9:24 pm

intelektin tend e vleresoj Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 12:24 am

E hena dite zie ne Shqiperi



Tirane,3prill- Keshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen e dites se zise Kombetare te henen, me 4 prill, ne nderim te udheheqesit shpirteror te bektashizmit, Kryegjyshit Botror, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 1:59 pm

Assange paralajmëron ”skenar arab” në Ballkan
Shpërndaje40 Postuar: 10:06 / 3.04.2011 Komente: 1

Publikimi i të dhënave sekrete diplomatike të SHBA-ve për Bosnjë e Hercegovinën dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore do të nxisin skenarin arab në rajonin e Ballkanit.
Kështu ka paralajmëruar ditë më parë Julian Assange, themelues i ueb faqes së shumë përfolur dhe të famshme WikiLeaks.

Assange, madje, është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë dhe se “skenari arab” do të nxitet nga publikimi i rrjedhave diplomatike të Ambasadës amerikanë në Sarajevë dhe në gjashtë vende tjera të rajonit.

“Ky mbase është një model, sipas të cilit, kur rrjedhat do të publikohen, do ta ndikojnë të gjithë rajonin “, ka deklaruar Assange për mediat boshnjake.

Ai ka pretenduar se po ashtu revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ishin të ndikuara nga publikimet e ueb faqes së tij. /Telegrafi/


ew ew ku podojn mem dal fjalt e mija jam ber si profeti yn PETRIT KOLA!?

N´Shqipri me siguri e para!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 3:18 pm

Dit zije per udheheqsin shpirtror Kryegjyshit Botror, Haxhi Dede Reshat Bardhi?????? Shocked cfar ka ber ky vetem ka genjy me magjit e ti popullin e tani shteti ti mbaj dit zije ooo te mjere o vetem briret ju mungojn udheheqsave shqiptar te mbajn zi kombetar per magjistar !! po kjo eshte per te vjellur turp o te mjer se jeni te humbur si moralisht si shpirtrisht babes sheh puffffffffff keti herojit se ge genjy gjith vitet e sa deshmor kemi ne shqiptaret e sqan koken askush per ta njerz te humbur ja cfar jan elita politike shqiptare elephant elephant
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 4:23 pm

FIONA- pse mori po thua keshtu paj "skendebeu" i yt Sala, po man zi per baben sheh, dhe SALA vet i takon bektashizmit, nuk ka te keqe ketu mor,SALEN e ke idol,qka u be me ty, po don me than se dhe SALA qenka magjistar,qe qe, e ne qenkem duke shkuar mbrapa (sehirbazave) vetum zoti mun te na ndihmon......!

Te gjitha problemet, dhe te kqiat e botes kan burimin, -Me Mos Dija......thenje filozofike....)


SHUM INTERESANT BELI SI BIEN NJERZT VET NE GRACKA TE VETA......!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 8:44 pm

Tek ne themi Myslimani ka rahmet, por cfar rahmeti ka kio fionaa jon qe i thot veti myslimank, e merr neper goje njerzite po te njetes fe. Zoti eshte i te gjithve, dhe ashtu si mendon fionaa ka krijuar te gjithat, po jo magjistrat hahaha vetum doktorat i done.

Une nuk mendoj qe devijova temen qe sjella ate lajme.Apo...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyMon Apr 04, 2011 9:46 pm

po po, per pos qe kem rahmet kem DRINI kem plot hipokrizi te tmerrshme , lexo me lart shifet...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Apr 05, 2011 12:52 am

Cito :
FIONA- pse mori po thua keshtu paj "skendebeu" i yt Sala, po man zi per baben sheh, dhe SALA vet i takon bektashizmit, nuk ka te keqe ketu mor,SALEN e ke idol,qka u be me ty, po don me than se dhe SALA qenka magjistar,qe qe, e ne qenkem duke shkuar mbrapa (sehirbazave) vetum zoti mun te na ndihmon......!

Te gjitha problemet, dhe te kqiat e botes kan burimin, -Me Mos Dija......thenje filozofike....)


SHUM INTERESANT BELI SI BIEN NJERZT VET NE GRACKA TE VETA......!!!!!!


[Cfar esht kjo Skenderbeu i dyt per mua qenka Sala! Shocked je i vetdishem ca thua pse gjykon pa ase me te voglin argument ! per mua nuk KA IDOL apo te shejet perveq te madhit Zot,ma sjell mua ate citat se kam then kam idol salen?VERTET KAM RESPEKT PER BERISHENper aqe sa e njoh pune E ti velersoj per tjerat ja le atyre se njohin me mir nuk dua tjem paragjykuse me hamendje vetem per te then diqka kur ne realitet nuk di asgje Mad per mua eshte budallallak nese edhe prindi im nese i bene rivalitet (shok) zoti .E keta sheh babat bejn ket pun genjejn njerzi qe jan te (vonuar) dhe genjen edhe veten..
Ps.e mir ajo thenja filozofike sidmos kur je ne kerkim te dijes ???[/i][/i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Apr 05, 2011 12:51 pm

Cito :
Tek ne themi Myslimani ka rahmet, por cfar rahmeti ka kio fionaa jon qe i thot veti myslimank, e merr neper goje njerzite po te njetes fe. Zoti eshte i te gjithve, dhe ashtu si mendon fionaa ka krijuar te gjithat, po jo magjistrat hahaha vetum doktorat i done.

Une nuk mendoj qe devijova temen qe sjella ate lajme.Apo...


Gabim jeni sepse nuk jam paragjykuse aspak por nuk nuk mund te qendroj para se vertetes dhe ta mohoj kjo dhemb ne shpirt.Zoti eshte i atyre se ndejkin rrugen e tij e jo i atyre se jeton me paganizma duke ja mbushur mendjen njerzimti me perralla,cfar dobije kemi nga teqet?aty ka varre cfar pret nga i vdekuri ti?nese pret ndihmen e tij le ti ndihmon ai vetei nje her qe te me bind mua qe un ti perulem ati ?ama keto jan shpifje dhe mekat shum shum i madhe .Allahu nuk toleron ti behet shok askush apo tja mar rolin ne duar, Bektashjanet kan tradita sikur te hindusve dhe te spanjollve besojn ne magje dhe ne statuja me nje fjal te semuere psiqikisht..nuk kan ase me te voglin argument ne ate se cfar besojn.. un kam argumente prandja flas hapur pa mendu se po bej mekat.Allahu ka kriju te miren dhe te keqen ,ku permes kuranin ne mesohmi ti dallojm ato cdo here pa shtu apo mungu asgje nga ai liber ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyTue Apr 05, 2011 5:35 pm

FIONA-Mos tento tash te terhiqesh nga pozicioni i meparshem se gjerat po shkojn ne drejtim te kunder qe ti ke than,dhe SALA do pson fioskooooooooo............!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Apr 07, 2011 1:24 am

Cito :
FIONA-Mos tento tash te terhiqesh nga pozicioni i meparshem se gjerat po shkojn ne drejtim te kunder qe ti ke than,dhe SALA do pson fioskooooooooo............!

Mir de ma cito ate se kam then un dhe flasim me letra hapur Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Apr 07, 2011 8:51 pm

Nika: Rrugët e Tiranës kanë emra kriminelësh

dhe Atentatorve te Luftes


Drejtorja e Përgjithshme e Arkiva të Shtetit, Nevila Nika ka kritikuar ashpër dje procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për vendosjen e emrave të rrugëve në kryeqytet. Në forumin e organizuar nga intelektualët për projektin e dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, zhvilluar në Akademinë e Arteve, Nika ka theksuar se situata në rrugët e Tiranës me emërtime është e tmerrshme. Ajo u shpreh se “disa rrugë kanë emra kriminelësh që kanë vrarë, për arsye politike”, duke theksuar se “kjo është e pafalshme”. Edhe pse Nika nuk përmendi emri, deklaratat e saj binin mbi rrugët që kanë emrat e atentatorëve komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, si p.sh: rruga “Myslym Shyri”, rruga “Vasil Shanto”, “Myslym Keta”, “Qemal Stafa”. Kjo deklaratë pritet të sjellë debate të forta, pasi veterantët nuk do duket se do ta pranojnë këtë lloj hipoteze. Ndërkohë, ajo sugjeroi se “kushdo që do të ulet në karrigen e kreut të bashkisë duhet të mendojë për këtë proces”. Si studiuese e historisë Nika u ndal edhe në vendin që kanë zënë themeluesit e Tiranës. Nga ana tjetër, Nika u shpreh se Bashkia ka hequr rreth 10 banjo publike në Tiranë, duke bërë një hap pas që nga themelimi i Tiranës. Në takimin e intelektualëve ishin ftuar të dy kandidatët kryesor, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Kreu i PS-së, Rama nuk ka marrë pjesë në takimin me intelektualët duke deklaruar se kishte impenjime të tjera për shkak të fushatës.

hajde bac hajde QMAL STAFA atentator na njohim si patriot !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyThu Apr 07, 2011 9:09 pm

E h mor Xhem qkas do na dale tash ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyFri Apr 08, 2011 11:21 pm

e po historine e Shqiperise edhe ne shkolla na e kane ndruar nja 4 here,ajo shkruhej si t'i donte qefi atij krimineli qe na shtypi per 50 vjet ....

Written by T.O Thursday, 03 March 2011 16:37 PDF Print E-mail
Atentatorët më të njohur të Luftës nga Vasil Laçi tek Myslym Keta

Lista e anëtarëve më aktivë të njësive guerile që luftuan gjatë Luftës Nacionalçlirimtare

Atentatorët, në shumë raste kanë ndikuar në shumë fitore madje edhe në vetë fatin e luftës. I pari që ka kryer një atentat kundër një funksionari të forcave pushtuese ka qenë Vasil Laçi. Djali nga fshati Piqeras i Sarandës, qëlloi më 17 maj të vitit 1941, mbi Mbretin e Italisë Viktor Emanuelin e III-të. Por fjala atentat në kohën e Luftës Nacional Çlirimtare, nuk kishte vetëm kuptimin e tentativës për të vrarë një armik. Po aq e rrezikshme dhe e rëndësishme ishte dhe po të prisje telat e telefonit apo të digjje magazinat. "Gjëja më e madhe është t'i falësh jetën atdheut, por njëkohësisht duhet të dish si t'ia falësh", thotë Vojo Kushi, kryeguerilasi shqiptar. Këto njësi sipas tij, nëse nuk bënin aksione nuk mund të quheshin të tilla.

Atentatorët
"Atentatorët" e njësiteve guerile që ishin krijuar në qytete të ndryshme pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste ishin shumica djem të rinj, por ideali dhe dashuria për vendin i shtyu këta që të rrezikonin edhe jetën nëpërmjet aksioneve të ndryshme kundër forcave pushtuese. Në përbërje të tij kanë qenë emra si Vojo Kushi, Myslym Keta, Beqir Balluku, e shumë emra të tjerë. Vojo Kushit edhe pse në moshë të re, iu ngarkua detyra si komandant i njësive guerile në mbarë Shqipërinë. Ai merrte pjesë vetë në shumë aksione të njësiteve guerile dhe u shqua si një organizator i këtyre aksioneve. Gjithashtu, një nga guerilasit më të famshëm të Tiranës ka qenë edhe Myslym Keta. Emra të tjerë si Kajo Karafili, Ali Demi, Vasil Shanto, Gogo Nushi, Adnan Qatipi, Perlat Rexhepi, Hajredin Bylyshi etj, janë njohur për veprimtarinë e tyre të guximshme gjatë luftës.

Historitë e atentateve
Një nga ngjarjet më të bujshme të atentateve, pa dyshim ka qenë ai i Vasil Laçit. 18-vjeçari nga Saranda i qëlloi mbretit, në rrugën e Durrësit, në Tiranë, gjatë kohës që ky po largohej në drejtim të aeroportit. Atentati nuk ishte i suksesshëm pasi agjentët e policisë së fshehtë italiane arritën ta kapnin menjëherë djaloshin nga Saranda. Pas kapjes Vasil Laçit iu bë një gjyq i shpejtë dhe e dënuan me varje. Shembullin e tij e ndoqën më pas shumë të rinj, të cilët pas krijimit të njësiteve guerile realizuan shumë atentate të suksesshme ndaj pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. "Aksioni u krye me kujdes, por ne s'duhet të dehemi nga suksesi. Ne i premë fashizmit një nerv, por duhet t'ia prishim gjithë sistemin nervor", thotë pas një aksioni Vojo Kushi, njeriu që vdiq mbi tank pasi luftoi deri në momentin e fundit. Në Tiranë në vendin ku ai ra heroikisht duke luftuar kundër një numri të madh fashistësh italianë, ekziston një monument kushtuar këtij heroi të Luftës Antifashiste. Ai edhe pse ishte një nga personat më të kërkuar nga pushtuesit italianë, ishte i pakapshëm dhe ndoshta njeriu që ka kryer më shumë aksione. Myslym Keta mbahet mend si njeriu që kryente edhe dy, tre, aksione në një ditë. Ai sipas bashkëluftëtarëve, ishte i guximshëm dhe i papërtueshëm dhe kishte një talent të madh në organizimin e aksioneve. Ndryshe nga shumë shokë të tij që u vranë gjatë luftës, ai arriti të mbijetojë dhe të shijojë idealin për të cilin luftoi. Por edhe grupet e njësiteve guerile të qyteteve të tjera kishin në përbërje të tyre shumë persona që kanë hyrë në histori. Qyteti i madh në veri të vendit Shkodra ka qenë një nga vendet ku ka janë zhvilluar shumë aksione. Veprimi heroik i tre anëtarëve të këtij njësiti, Perlat Rexhepi, Branko Kadija dhe Jordan Misja, kanë hyrë në histori. Ata janë bërë të njohur për aksionet e tyre të zhvilluara në qytetin e Shkodrës. Të tre më 22 qershor 1942 u vranë megjithëse në moshë të re.

Si i bëri Vasil Laçi atentat perandorit

Në 17 maj të vitit 1941, teksa mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, (që gjithashtu ishte pagëzuar edhe si Mbret i Shqipërisë pas dorëzimit të Kurorës së Skënderbeut më 12 prill të 1939-ës), kishte mbaruar vizitën e tij shtatëditore në Shqipëri dhe po largohej në drejtim të aeroportit të Laprakës, në "Rrugën e Durrësit" u qëllua disa herë me revolver në drejtim të tij nga një djalosh 19-vjeçar, i quajtur Vasil Laçi. Mbreti Viktor Emanueli III, shpëtoi pa u qëlluar, vetëm në saj të agjentëve të policisë së fshehtë italiane që atë ditë ndodheshin në gatishmëri të lartë dhe ia kapën menjëherë revolverin djaloshit nga fshati Piqeras i Sarandës. Pas iu bë gjyqi, u vendos që Vasil Laçi të varej në litar. Në çastin e varjes xhelati e pyeti se përse bëre atentat kundër perandorit? Vasili u shpreh: "E bëra me vetëdije për Shqipërinë". Vasili iu nënshtrua torturave të rënda. Në 26 maj ai u dënua nga gjyqi ushtarak me vdekje. Në çastin e varjes, kur e pyetën për fjalën e fundit, Vasil Laçi u kërkoi një krehër për të krehur flokët. Dhe ashtu krenar, i patundur para se të binte në litar thirri: "Poshtë fashizmi! Rroftë Shqipëria e lirë"!

Vojo Kushi lindi në Shkodër në vitin 1918. Gjatë Luftës ishte komandant i njësiteve guerile në mbarë Shqipërinë. U vra nga italianët më 7 tetor 1942.

Sadik Stavaleci lindi në Gjakovë në vitin 1915. Ishte anëtar i njësit gueril të Tiranës. Vritet më 7 tetor 1942 në Tiranë.

Xhorxhi Martini lindi në Tiranë në vitin 1921. Gjatë Luftës ishte anëtar i njësit gueril të Tiranës. Xhorxhi Martini u vra më 7 tetor 1942, në Tiranë.

Perlat Rexhepi lindi në Vlorë më 25 tetor 1919. Gjatë Luftës Antifashiste ishte anëtar i njësitit gueril të Tiranës. Ai u vra më 22 qershor 1942, në Shkodër.

Kajo Karafili lindi në Pogradec në vitin 1921. Ishte nga atentatorët më të mirë gjatë Luftës Antifashiste. Ra dëshmor i atdheut më 10 janar 1944 në Kavajë.

Hajredin Bylyshi lindi në vitin 1922 në Vlorë. Hajredini ra në sy të armikut dhe u detyrua të hidhet në ilegalitet. Më 18 tetor 1942 bashkë me tre shokë rrethohet nga forcat fashiste dhe vritet.

Hiqmet Buzi lindi në vitin 1922 në Vlorë. Hiqmeti u dallua në demonstratat që u organizuan kundër pushtuesve fashistë. U vra më 18 tetor 1942.

Ali Demi lindi më 28 janar 1918 në Çamëri. Ka qenë anëtar i njësit gueril të Tiranës. Vritet në Vlorë më 20 dhjetor 1943.

Vasil Shanto lindi në Shkodër më 17 gusht 1913. Ishte një nga drejtuesit kryesorë të P.K.SH-së. Vritet më 1 shkurt 1944, në Shkodër.

Myslim Shyri lindi në Tiranë më 1918. Është një pjesëmarrës i njësiteve guerile të Tiranës. U vra më 8 korrik 1944.

Dino Kalenja lindi në Mallakastër. Ai ishte anëtar i njësitit gueril të Tiranës. Ra dëshmor më 29 mars 1944.
Bajram Tushi lindi në Kurvelesh në vitin 1922. Vdes në 18 tetor të vitit 1942.

Mumin Bajrami lindi në Kallarat të Vlorës në vitin 1923. Ka qenë anëtar i njësit gueril të Vlorës. U vra më 18 tetor të vitit 1942.

Midhi Kostani lindi në Korçë më 1917. Ishte pjesëmarrës aktiv në aksione, duke bërë atentate në Tiranë. U vra në pranverën e vitit 1942.

Kiço Greço lindi në Korçë në janar të vitit 1921. Në vitin 1942 Kiçoja ishte i pari anëtar në njësitin e Korçës. U vra në pranverën e vitit 1942.

Myslym Keta lindi në vitin 1923 në Tiranë. Ka qenë anëtar i njësit gueril të Tiranës dhe një nga atentatorët më të mirë.

Adnan Qatipi, ka lindur në vitin 1925. Ai ka qenë anëtar i njësit gueril të Tiranës dhe së bashku me Myslym Ketën ka kryer shumë aksione.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptyFri Apr 08, 2011 11:23 pm

Por historia do te shkruhet sic eshte pasi ajo eshte e rrenjosur ashtu si ka ndodhur ne mendjen e popullit te shumevuajtur shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 EmptySat Apr 09, 2011 9:19 pm






Regjistrimi me etni e fe, myslimanët firmosin peticionin e Alancës Kuq e Zi
TIRANË- Besimtarët myslimanë i bashkohen nismës së Aleancës Kuq e Zi duke kundërshtuar hapur kërkesën për regjistrim të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë. Qindra besimtarë myslimanë kanë firmosur sot peticionin e Aleancës Kuq e Zi. Imami i xhamisë së Medresesë Lulzim Plloci është shprehur kundër këtij regjistrimi pasi sic tha ai, cdo njëri ka të drejtë të shprehet i lirë për kombësinë e fenë, por jo kur kjo gjë i imponohet në regjistrim

“Ne i bashkëngjitemi kësaj nisme, pasi ky regjistrim nuk i shërben interesave të kombit tonë shqiptar. Cdo kush ka lindur i lirë të shprehë kombësinë e tij, të shprehë edhe fenë e tij kombëtare, ndërsa të bëhet e detyrueshme, pra që njeriu duhet ta përmendë patjetër në këtë regjistrim, besoj që nuk është aq shumë e përshtatshme. Duke iu referuar edhe vendeve Europiane, edhe ato nuk e kanë një regjistrim të tillë”, tha imami.

Ndërsa Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar Fisnik Kruja, u shpreh se nga ky regjistrim përfitojnë vetëm qarqet greke, të cilat nëse një banor shqiptar ka kombësinë greke e quajnë automatikisht grek. Kjo sipas tij është shumë e rrezikshme për stabilitetin e vendit.

“Neve nuk na shqetëson një regjistrim nëse ky do ishte korrekt, i trembemi një aksioni të shtetit grek të financuar me të gjithë fuqinë që ka shteti grek, që të realizojnë këtu në regjistrim që nuk do të ishte real por do të ishte në favor të idesë së këtu ka më shumë grekë, e ortodoks se sa ka në të vërtetë. Sepse ata faktin që një banor i Republikës së Shqipërisë është ortodoks e quajnë automatikisht grek. Kjo në terma afatgjatë është tepër e rrezikshme për stabilitetin e vendit. E keqja më e madhe është se do jetë e certifikuar me vulën e shtetit shqiptar dhe ne nuk do kemi cfarë të themi, - tha Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Shqiperia   Lajme nga Shqiperia - Faqe 9 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme nga Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 9 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8, 9, 10, 11, 12, 13  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Shqiptaret ne Maqedoni
» Shqipëria sot !
» Pse largohen intelekualet nga Shqiperia?
» Shqipëria Etnike
» PËRSE DY SHQIPËRIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: