Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 9:30 pm

Kristo Stoja














"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Clip_image002












Skica dhe tregime











“ Brenda meje “











skica dhe tregime












“BOTA SHQIPTARE”





2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 9:30 pm

Kristo Stoja


“ Brenda meje



skica dhe tregime





Kopertina u ideua nga: Autori








Copyright Kristo Stoja, 2009








Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese


“BOTA SHQIPTARE”











Kristo Stoja


E- mail kristostoja@yahoo.com





Tel. 003558465956


Mobil 000355692553179
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 9:41 pm

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Clip_image002


Pak fjalë për shumë ndodhi



Fjalë
autori



*


Kur vendosa, të shkruaj
nisa një “luftë” me vetveten. Më “sulmuan” aq shumë kujtime, sa e kisha të
vështirë të veçoja një ngjarje me tjetrën, një përjetim me tjetrin. Të më fali
lexuesi, nëse do të gjejë një fjalë për një ngjarje dhe atë s’do ta gjejë të
treguar, për ndryshe duhej një libër
voluminoz, që aktualisht e kam të pamundur.



Unë jam lindur në
Gjirokastër, në një shtëpi të thjeshtë, buzë një kalldrëmi, që ngjitej për te
ish Poliklinika. Jeta ime ndahet në dy pjesë: fëmijëria deri në 18 vjeç në
Lunxhëri dhe pjesa tjetër e jetës në Gjirokastër.

Lunxhëria, ky margaritar ishndritshëm, përballë Gjirokastrës, si ato vajzat e bukura, veshur me lunxhe,që sikur i tundin mesin, duke i folur me nënkuptim.
- Hë, më arrin dot?!
Nga të gjithë është pranuar se kryeqendra,fshati më i bukur, më i begatë, është Dhoksati. Këtu u vendosën të parët tanë, në vendin më pjellor, në komunitetin më të kulturuar, pas një shpërngulje të detyruar nga zona e tyre, jo më pak më e pasur dhe e bukur.
Pas disa qëndrimeve të përkohshme me qera në Këllëz dhe Dhoksat, gjyshrit, me dy djemtë dhe vajzën, u stabilizuan në mëhallën e poshtme, në dy shtëpi të blera dhe të rikonstruktuara. Në qoshe të murit është një pllakë, ku shkruhet: “Vangjel Spira- Dhoksat, 1938”.
Këtej kuptohet, se në këtë vit janë strehuar në këto shtëpi. Mbetet për t’u sqaruar mbiemri ynë, pse Stoja dhe jo Spira. Një version është që, një kushëriri i parë i gjyshit, quhej Apostol dhe i flisnin shkurt Stoja. Në ato vite ndodhte që emri i një pjesëtari të fisit të vihej dhe si mbiemër. Mund të ishte dhe varianti tjetër që, për pakujdesi dhe pa përgjegjshmëri, regjistruesi t’ia ketë ”valuar”, duke vënë vetë mbiemrin tonë, i nisur nga emri i personit që u paraqit.
Shtëpia e sipërme ishte jona, e poshtmja e xhaxhait. Që të shkoje brenda te strehëza jonë, do të kaloje përmes një porte me hark, punuar me gurë të gdhendur të zinj e me çati të gjerë; do të përshkoje oborrin e shtruar me kapak dhe do të ngjisje një palë shkallë të jashtme, të cilat të nxirrnin në një korridor. Prej andej shpërndaheshe te divani (salloni) me tri dritare, dimërorja me oxhak, që dritën e merrte nga çatia me fengjistër, si dhe dhoma e gjumit me dy dritare. Të gjitha dhomat ishin shtruar me dhoga, (dërrasë druri) dhe në vend të tavanit, në trarë, vareshin për t’u tharë prodhimet e begata.
Poshtë, përballë shkallëve, ishte ndërtuar magjirjoja (kuzhina) e shtruar me dërrasa guri, mbushur me sëndukë për miellin, ushqimet, perimet. Në krye të saj, furra e pjekjes me portën me hark dhe kapakun metalik.
Pak më tej tualeti dhe në të djathtë, pra, kati i parë i shtëpisë ishin
magazinat e zairesë të bagëtive. Kur dilje prej portës, me kanate të rënda, të ndërtuara me dru lisi dhe handar nga prapa, sheshpushimi
para saj shoqërohej nga pezule. Nga porta dilje menjëherë në rrugë, ajo ishte një nga rrugët kryesore të fshatit, nga ku ne shkëmbenim përshëndetjet me bashkëfshatarët kalimtarë. Në anën tjetër të rrugës, përkarshi, ishin koshtrat tona me mane, fiq, rrush, shegë, ftonj. Në një prej koshtrave kishim kasollen për bagëtinë, si dhe mullarët me bar.

Ne na kishte qëlluar fati ta kishim shtëpinë dhjetë metra larg kroit të poshtëm, një ndërtim madhështor me qemer dhe çati guri, me kamare, koritë dhe dy kandale, që hidhnin dimër dhe vertë ujë të bollshëm e të
ftohtë, kristal.

Poshtë kroit, mbaj mend, që babai im ndërtoi një bend (rezervuar uji), nga i cili fshati ujiste gjithë koshtrat, në bazë të një grafiku. Pas fisit tonë, me përjashtim të Naqo Peshës e Gaqe Millonait, mëhalla vazhdonte me Priftajt, kushërinjtë tanë të shpërngulur nga e njëjta zonë. Mbi shtëpinë tonë ishte shtëpia e Mina Koçit, me babanë në Amerikë. Me nënën e tij,
Sofinë, veç fjalëve të mira, nuk mbaj mend të kemi ndërruar ndonjëherë llaf.

Mamaja dhe gjyshja shquheshin për pastërti. Qenia e kroit pranë, ua lehtësonte punën që kazanin e rrobave me finjë e sapun të grirë
të mos e hiqnin nga zjarri. S’ishim pak. Bëheshim tetë vetë. Mamaja gatuante mirë. Byrekun e qante, të lëpije thonjtë. Glikonë e bënim nga ftonjtë. Vargjet me fiq, çepellat, shegët, ftonjtë, arrat, s’kishin të sosur në shtëpinë tonë.

Babai, në pjesën më të madhe të kohës, punonte në qytet. Dhe, bashkë me xhaxhain, kur ktheheshin më këmbë mbushnin xhepet me lajthi për ne. Kishim kope me dhën dhe dhi, kishim një lopë, dy qe, një mushkë të bardhë dhe arapin, qenin, sa një gomar, të zgjuar dhe besnik. Pulat s’kishin të numëruar.
Ne fëmijët e Stojaje loznim te sheshi para portës së Peles ( Perikli Qiros), po gjenim belanë, se aty ndodheshin nja dy shkëmbinj, si maja e aizbergut dhe, duke lojtur me top lecke, apo duke vrapuar, i bënim këmbët gjak.
Në vjeshtë, në darkë, zhvishnim misrin. Prindrit, për stimul, na kishin organizuar një lojë. Kush të gjente më shumë “bako” (kokrra të zeza në kallirin e misrit), ishte fitues. Kjo garë bënte që, kush e kush të zhvishte më shpejt e më shumë kallinj.
Shpesh, te dhoma e fjetjes, që ishte me mindere në dy anë, mblidheshim dhe ia merrnim këngës. Më të pëlqyerën kishim “Vash’ e nënës –o, e vogëla je”.
Unë ia merrja, babai ia kthente, mamaja ia hidhte dhe të tjerët mbanin iso. Xha Pelja, ky njeri i kulturuar, që kishte një jetë në Stamboll, dilte në verandën e sarajeve të tij dhe kënaqej. Të nesërmen na thoshte: “Ju lumtë, u shkonte kënga zile! Kush ia merrte, se ma hoqi mendjen fare.
Zëri i tij ishte si bilbil!”

Dhe kështu jeta ime mbushej me kënaqësi dhe çapkënllëqe. Kishte raste që ngjiteshim në kumbullat “e botës”, edhe pse kishim tonat më të mira. Ndodhte që mamasë ose gjyshes i ankoheshin gratë e fshatit për mua, se u ngacmoja vajzat.
Më kujtohet që, me një vajzë të bukur, duke kullotur unë kecrrit dhe ajo qingjat, i përziem ata dhe bashkë u shtrimë te lëndina plot luleshqerre. Nuk na lanë të “bisedonim”, se një zë gruaje, si sirenë alarmi, e trëmbi dhe e ngriti vrulltas bukuroshen. Ecnim rrugëve të fshatit dhe përmendnim me radhë shtëpitë, nga e Nako Pulerit në krye, deri të e Taqe Priftit në fund. Shkollën e pata me qejf, prandaj dhe mësoja shumë.
Dhoksati më pëlqente për shtëpitë e veçanta, për gjelbërimin e pafund, për ujët kristal. Mjeshtra nga fshati ynë, Jorgo e Thanas Xhaho, kanë qenë me emër në botë dhe Sulltani i mbajti në Stamboll për
ndërtimin e ujësjellësit dhe çezmave publike.

Poeti anglez, me famë botërore, Bajroni, kur u ndodh në Dhoksat, u mahnit nga bukuria e femrave të këtij fshati.
” Gratë më të bukura, që më kanë rënë në sy, - shprehet i shëtituri i botës, - në trup e në fytyrë”.
Dhe s’ka si të mos jetë i tillë Dhoksati, prandaj dhe ka marrë këtë emër, nga greqishtja “Dhodhastios” (I lavdëruar), ose i përkthyer fjalë për fjalë, “I begatë”.
Në këto shtëpi, në këtë oborr, në këto koshtra, ka shërbyer ”mes-holla,”, “gjeraqina”, gjyshja ime e dashur, që rrojti vetëm pak vite, Sotira.
Gjyshja tjetër, njerka e babait, Fotinia, ose Dadaja, siç i flisnim ne, bëhej copë për të gjithë. Edhe pse ishim shumë dhe kishte ngarkesë të madhe punësh, megjithë çamarrokëllëqet tona, ajo as na ”spiunoi” ndonjëherë te prindrit dhe nuk ngriti asnjëherë dorën. Babai, xhaxhai dhe hallë Anastasia (Nakja), nuk morën vesh, përsa vite rrojti ajo, që Dadaja të sillej si njerkë. I deshi dhe i rriti me dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 9:43 pm

* *


Që të dish cili je, duhet të dish i kujt je, nga ç’fis rrjedh. Të parët
tanë janë marë vetëm me gurin. Me atë punë që trashëgon dhe vëllai im i madh,
Vangjeli, djali im, Arjani dhe kushëriri
im i parë, Llazua.



Ishin mjeshtër të gurit. Ndërtonin shtëpi të bukura dhe solide. Dhe
Koblara, vendi ku jetuan, e ka traditë mjeshtërinë e ndërtimit. Thuaj një fis
nga Koblara që të jetë shpërngulur në Gjirokastër, apo rrethinat e saj dhe të
mos qëllojë “mjeshtërok”: Koçollarajt,
Lulajt, Llukanajt, Kristot …



Koblara ka qenë fshat i madh me rreth 500 shtëpi, me shumë kisha, me disa
kroje, me shkollë, me dyqane, me rrugë të shtruara me kalldrëm. Shtëpitë ishin
si saraje, të punuara bukur, me gurë të zez e çati me rrasa guri. Shtëpitë mezi
dukeshin nga gjelbërimi i harlisur.



Në këtë fshat të shëndetshëm që, pjesën më të madhe të banorëve i kish në
kurbet, mbisundonte kultura, jeta e gjallë, mirëqenia. Pjesa tjetër e banorëve
mbaheshin nga puna në ndërtim. Ata ishin bërë mjeshtra të gurit dhe si
specialistë duarartë, ishin shumë të kërkuar
në rrethet pranë.



Babai i Odise Paskalit, Skulptorit të Popullit, shërbente në këtë fshat –
qytezë si prift dhe mësues. Ai, tërhoqi
për disa muaj dhe djalin, Odisenë, i cili mbeti me mbresa të pashlyeshme nga
Koblara. “Në Koblarë, - ka thënë ai, - më hyri dashuria për daltën. Atje i mora
mësimet e para të gdhendjes dhe latimit të gurit, te ata mjeshtra me emër”.



Koblara gjendet e barazlarguar nga rrethet: Skrapar, Korçë, Kolonjë e
Përmet. Kjo është arsyeja që në ndarjet administrative, herë e gjejmë në një
rreth, herë në tjetrin. Tani, së fundi, është brenda rrethit të Përmetit.



Është në kufi me Frashërin e dëgjuar. Andej dielli ngroh e ndriçon pa
kursim, ashtu si dhe bora, në një nga stinët, e ndërron peizazhin nga i
gjelbërt në të bardhë. Pyjet e pafund, përrenjtë gurgullues dhe lumi “paqësor”,
që u kalon pranë, ndoshta kanë ndikuar që këta njerëz të jenë të qetë, punëtorë
dhe me fantazi.



Në kohën e sundimit turk, Koblarjotët nuk e duronin dot nënshtrimin dhe Sulltani,
me parullën “Përça e sundo”, nëpërmjet emisarëve të vet, i detyroi pjesën më të
madhe të banorëve, të ndërrojë besën. Pas kësaj, “myslimanët” e përkëdhelur, i
ndërseu ndaj orthodoksëve: “Bjeruni kaurëve!”, ishte thirrja e vazhdueshme.
Pjesa orthodokse, vazhdimisht nën presion e kërcënim, u detyrua të shpërngulej,
duke marë me vete aq ngarkesë, sa mund të marrë njeriu, kur ka për të kaluar
qindra kilometra me këmbë, në përrenj, male, pyje, lumenj. Dhe u vendosën në
Lunxhëri, Gjirokastër, Dropull, Zagorie, si dhe në rrethet e Korçës, Kolonjës,
Përmetit dhe Tiranës.









* * *


Kur isha në Dhoksat, si fëmijë ëndërrimtar, simbol, që më lidhte me
Gjirokastrën, kisha kalanë e Shën Triadhës. Ajo, së bashku me kishën e vjetër,
më krijonin iluzionin e një makine të madhe, majë kodrës, që tërhiqte një
rimorkio të vogël. Iluzioni i afrohej disi reales, se nga fshati dëgjohej
uturima e makinave që lëviznin në qytet.



Megjithëse krejt të ndryshme, Gjirokastra kish veçantitë e saj, krahasuar
me Lunxhërinë. Vërtet kish pak gjelbërim, por ishte një qytet i tëri prej guri,
i mbërthyer në shkëmb, me shtëpi si kështjella, që “thithnin” rrezet e diellit,
sapo ai nxirrte synë mbi mal. Kish kalldrëme më të mira, kish një kala
madhështore, që si transoqeanik dukej sikur “i kish shpëtuar spiranca” nga Mali
i Gjerë e, ishte gati të “çante” mbi shtëpitë e Pazarit të Vjetër e të
përfundonte me turi në luginë.



Në këtë qytet, para se të transferoheshim si familje, unë kisha tre vjet që
mësoja në 7 vjeçare, duke bujtur: 1 vit te kushëriri i babait, Manol Koçi, vitin
tjetër, te kushëriri tjetër, Pandeli Thimjo dhe në fund te motra e babait,
hallë Nakja (Anastasia Paskali).



Pra, unë isha familiarizuar me qytetin, kur na dhanë në “18 Shtatori”
apartament, në shtëpitë tip sovjetike, një katëshe me katër hyrje. Ne morëm te
e para shtëpi e re, që ndërtohej në Gjirokastër, ku, më vonë, u mbaruan dhe të
tjerat. Shoqëri të reja, fqinjësi e re. Në rrugët e pashtruara të Gjirokastrës,
në ormane, në bibliotekë, në kinema, në kala, në Virua, kudo kam gjurmët që kam
shkelur. Apartamenti që kishim, ishte aq i ngushtë (40 m katrorë), sa që edhe
për të fjetur nuk na merrte të tetë vetëve, megjithëse qe përballë rrugës dhe
kishte shesh për të luajtur. Aty zura shumë miqësi.



Babai u detyrua të shesë shtëpinë në Dhoksat dhe, duke vënë dhe ca para mbi
të, bleu në Varosh një shtëpi goxha të madhe, ish pronë e Hashorvatëve. Shoqëri
të reja, miqësi të reja. Aty shtëpitë ishin të vendosura në mënyrë të tillë, që
të gjitha portat dilnin në një shesh katërkëndësh, të cilit i thoshnin Gjobek.
Domethënë, përsëri gjetëm shesh për të luajtur. Shtëpia kishte portë, avlli të
shtruar, qilare, sterë për të grumbulluar ujë nga çatitë, pat, dy dhoma gjumi,
një dhomë dimri, dhomë gatimi e ngrënie dhe tualet. Dhomat e gjumit dhe patin i
bëmë të reja, i shtruam me dërrasë druri, si dyshemetë dhe tavanet. Po kështu,
dritaret, dyert e këtyre ambienteve, si dhe portën e jashtme i bëmë të reja.
Kjo shtëpi kish një të keqe, që s’mund t’ia konstatoje me shikimin e parë.
Qilaret, stera dhe pati ishin nën nivelin e rrugës, ngjitur me shtëpinë. Kishte
shumë lagështi dhe këtu m’u sëmur djali, m’u bë me broshit asmatik. Pas gjashtë
vjet peripecish, na dhanë apartament në lagjen më të largët, në “Zinxhira”.
Djalit sikur ia hoqi njeri me dorë sëmundjen. Klima, vendi i terur e me diell,
apartamenti pa lagështi. Përsëri fqinjësi të reja, shoqëri e miqësi të reja.
Ndonëse larg, në këmbë shkonim e vinim nga puna, në këmbë shkonin fëmijët në
shkollë. Përballë ballkonit, një shkollë fillore e re dhe një shesh i madh, ku,
të gëzuar, loznin fëmijët e lagjes.



Kisha ikur nga ferma dhe punoja në gjelbërim në ndërmarrjen komunale. Një
gjë s’mu nda. Në Drejtorinë e Arkave të Kursimit, ku punova tre vjet e gjysëm,
pak meshkuj e vetëm femra. Në fermë, në qindra femra, meshkujt numëroheshin me
gishtat e një dore. Në komunale gjithashtu. Aty, midis lulesh e plot vajzave të
bukura, s’di si ma mori mendjen kjo “pulëbardha” që kam. Populli thotë: “Pula e
botës është më e majme”. Pak kisha aty unë?! Më hoqi mendjen Theodhora (Lola)
dhe u lidhëm për të mos u zgjidhur sa të kemi jetë.



Duke qenë larg dhe
ngushtë, një dhomë e një kuzhinë, ishim të detyruar të zgjeroheshim dhe, pse jo
dhe të afroheshim te puna e pranë njerëzve tanë. Morëm një shtëpi të bollshme,
në një vend piktoresk, me shesh e parking përpara, me dyqane pranë, jo larg
qendrës, në mes të të mirave. Djalin e kam të martuar. Ka dhe një vajzë.
Banojnë në Athinë. Vajzën, gjithashtu të martuar. Ka dy djem. Jam baba i
gëzuar. Jam gjysh i lumtur.



I lutem Zotit të na japë
vetëm shëndet!...






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 9:52 pm

Fëmija “i
madh” me emrin MARJO

tregim


"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Clip_image002 Autori me Marjon


Marjo është një fëmijë sa kurioz, aq dhe interesant. Ai “insiston” që të rritet shpejt e nuk kënaqet ta quajnë të vogël. Çuditet si ka mundësi që, bashkëmoshatarët nuk dinë të numërojnë deri në 100, të mbledhin, të zbresin, të njohin shifrat, gërmat, të shkruajnë e të lexojnë. Ai punon në kompjuter si një i madh dhe shumë aparatura i bën “çarçaf” dhe i monton përsëri.
Në kopsht ka shoqëri vetëm me fëmijë inteligjentë. Është mjaft i lëvizshëm dhe edukatoren shpesh herë e vë në pozitë me pyetjet që i drejton.
I do shumë babin dhe mamin, por deklaron se gjyshin (babanë e mamit) e ka më shumë “xhan”.
Një ditë më telefonoi dhe, pasi mori miratimin tim për të dalë së bashku një
shëtitje, pranoi ta prisja para pallatit. Marjo banon në katin e gjashtë dhe
i vjen keq për gjyshin të ngjiti 87 shkallë, kur fare mirë mund të zbresë vetë poshtë.

E rrufisëm njëri - tjetrin, sikur të kishim vite pa u takuar, u kapëm për dore dhe u nisëm të gëzuar.
- Kujdes, të keqen gjyshi, i
shikon makinat pambarim?! Do të presim pak, sa të rrallohen dhe do të hidhemi në trotuarin tjetër.

- O gjysh, pse nuk ka vija të bardha? Pse s’ka semafor si jashtë shtetit, që t’i ndalojnë makinat, sa të kalojnë njerëzit?
Unë vihem në vështirësi. E di që Marjo ka parë nëpër filma qytete të botës me trafik edhe më të rënduar, që komandohen thjesht edhe me ndezje dritash të kuqe dhe jeshile. Ai, madje, në lodrat me makina, i ndërton këta elementë dhe përpiqet t’i zbatojë me përpikmëri. Kurse përballë nesh... kaos.
Për të mos e lënë pa përgjigje, i them se, mbase vitin tjetër dhe ne do t’i kemi.

– Ti, më gënjen, - irritohet çamarroku. - Edhe vjet, edhe parvjet kështu më the. Pse nuk u bënë?
Zihem ngushtë. Ç’t’i them floririt tim? T’i them se ato, që i pata sqaruar vitet e tjera ishin premtime elektorale? T’i them që s’punon mirë qeveria? T’i them që s’interesohet sa
duhet bashkia? Ky brez fëmijësh ka shumë ëndrra dhe nuk ka durim të gjatë për t’i parë në realitet.

E kapërcej në heshtje situatën dhe hyj në një dyqan.
- Ç’do të të blejë gjyshi?
- Një kruasan “Merentino”.
Dhe shkon në rafte, midis dhjetra sendeve te reklamuara, gjen atë, që ai dhe fëmijët e tjerë e hanë me shumë shije.
Falënderon shitësen, e cila e “përpin” me shikim nga koka te këmbët dhe vrapon si ata kecrrit në trotuar. Sodit, vëzhgon sa majtas - djathtas, pyet e pyet pambarim, kalon si pelivan bordurave dhe i duket i tij i gjithë qyteti.

Pak më vonë më drejtohet mua: “Ku ka këtu kuti mbeturinash që ta hedh këtë? - dhe më tregon amballazhin e kruasanit.
– Mos u mërzit, do ta gjejmë.
Dhe të dy dorë për dorë përshkojmë gjithë gjatësinë e trotuarit, por më kot. Asnjë kuti mbeturinash. Marjo shikon djem, që flakin paqeta cigaresh të boshatisura, njerëz që, pasi fshijnë djersët me kartopeceta, i lëshojnë ato në trotuar. Të tjerë, që hanë fara
luledielli dhe lëvozhgat i pështyjnë ku të mundin.

Për të gjitha këto Marjo pyet i habitur. Unë përpiqem t’ia bëj të qartë që ata, të cilët ndotin mjedisin janë pa edukatë.
- Po ata janë shumë, të gjithë pa edukatë janë? Nuk i mësojnë prindrit, edukatoret, nuk u flet njeri?
- ......


*
Duke lëvizur gjatë trotuarit, Marjo shikon në anën e përtejme të rrugës një kazan mbeturinash. Në çast shkëputet vërtik dhe shigjetë vrapon për të kaluar matanë.
Një fishkëllimë frenash dhe një burrë, që del nga makina dhe matet ta qëllojë djalin. Por sakaq arrita unë i lemerisur dhe të sharrat i mora me vete.
- Kujdes, i miri i gjyshit, mos u fut ashtu në rrugë. Kazani atje është, nuk ikën. Të gjejmë momentin dhe të kalojmë.
Te shkallët e jashtme të pallatit të sportit, Marjo vëren një burrë të moshuar, që është bërë gati një me murin.
- O gjysh, pa shiko, ç’bën ai plaku atje? – më pyet tërë kërshëri e djallëzi bashkë,
nipi i “prapë”.

- Lexon një lajmërim, - ia kthej unë për t’i shpëtuar situatës.
– Pse më gënjen? Në mur nuk ka asnjë letër. Ai po urinon. Unë e shikoj... . Gjyshi, edhe mua më mori ujët e hollë. Ku ka tualet këtu?
Gjyshi fajëson Bashkinë që, në zonën më të dendur të qytetit, nuk ka një WC publike. Mungesa e tyre ka shkaktuar që, për çdo rrugicë e qoshe pallati, njerëzit, kur kalojnë, të zënë hundët me dorë...
Së bashku me nipçen hyjmë në një lokal. Që të mos na e pengojnë Marjon për hallin që ka, më parë porositim diçka te kamarjeri. Nipi im e kuptoi që, për të
frekuentuar tualetin e klubit, më parë duhet të bëhesh klient i tij.

Ja më në fund në kthim, arrijmë para pallatit të Marjos. I bukuri im e ndien që unë hezitoj dhe më tërheq me forcë lart.
- O Marjo, nuk ka fuqi gjyshi yt që t’i ngjiti gjithë ato shkallë. -Lermë të kthehem në shtëpi.
- Hajde, hajde, - më lutet Marjo, do t’i bëjmë me pushime që të mos lodhesh. Drekën do ta hash tek ne. Mami më tha se do të gatuante një gjë të mirë. Babit do t’i bëhej qejfi shumë se ngahera të zë në gojë: “Ky gjyshi yt si s’na është dukur. Na humbi fare...”
Pastaj të shikosh dhe një gjë interesante që kam blerë. Një makinë që edhe ngarkon e shkarkon dhe gërmon e nivelon. Sa e çuditshme!



Gjirokastër, 20 .05. 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA EmptySun May 09, 2010 10:07 pm

Marko, këtë s’duhej ta bëje...


tregim


Ai është ende i vogël, vetëm pesë vjeç. Harrohet pas lodrave dhe, si fëmijë i parë ka përvetësuar gjithë përkëdhelitë. Është tepër i zhdërvjellët, çamarrok, i zgjuar dhe ca i llastuar.
Para disa muajsh në shtëpinë e tij hyri një banor i ri. Familjes iu shtua
dhe një bebush. Të gjithë u gëzuan. Shtëpisë, sikur iu rrit ndriçimi, ajo gumëzhinte
dhe një e qarë e hollë i jepte asaj më shumë jetë.
Marko e shikon vëllanë në dritë të syrit.. Ai çuditet, ndërsa bebja çdo ditë ndryshon; kënaqet, kur ai i buzëqesh, lë mendjen, kur ai guis si një trumcak, por më shumë lumturohet, kur Narcisi shkëputet nga duart e të tjerëve që ta përkëdhelë pak vëllai. Marko e do shumë. E ledhaton nga faqet, gusha, flokët dhe i pëshpërit në vesh, sikur ai të kuptonte: “Të kam xhan, dëgjove, të kam shumë xhan!”
Të gjithë mamaja, Eranda, babai, Thomai, gjyshja, Leonora, e të tërë sa janë, duken të përqëndruar te djali i vogël. Nxitojnë, kush e kush ta marrë në duar, kush e kush ta ledhatojë, kush e kush t’i japë diçka me përbetim nga shpirti i vet. Po Marko? Edhe Marko kërkon ta gëzosh. Ai dëshiron që të luajnë pak me të.
Ka nevojë për pak vëmendje. Marko nuk është bërë akoma i madh.

Dhe për habinë e të gjithëve, Marko, kohët e fundit, nuk ndihet aq i qetë. Ai nervozohet, kundërshton me dhe pa shkak dhe nuk komunikon sjellshëm si më parë. Në pamje të parë tregon se diçka i mungon.
Ç’ndodhi një natë?
Narcisi ishte i sëmurë. Hundët i rridhnin pa ndërprerje. Sytë i lotonin. Digjte. Grindej dhe qante me dënesë. Eranda ç’nuk i bëri, por foshnja nuk po qetësohej. U desh të thërrisnin doktoreshën. Ajo erdhi urgjent dhe, pasi e vizitoi me stetoskop, i kontrolloi grykën dhe e preku vende - vende trupin e zbuluar të bebes. Shkroi diçka në një recetë dhe këshilloi disa ilaçe. Ato Eranda i dispononte dhe ia dha fëmijës, po efekti s’po dukej, ai vononte. Lajmëroi mamanë, Leonorën, e cila, gjithë shqetësim, u shfaq, sikur të ishte pas derës... Edhe ajo me mënyrat e saj, por as populloret s’po jepnin rezultat. Më ç’t’i bënin. Ranë përmbys nënë e bijë mbi të voglin, por ai, sapo pushonte pak, fillonte përsëri nga “muzika”, sikur e përcëllonte njeri me hithra.
Natën vonë, por më në fund, erdhi dhe Thomai. Ai kishte qenë gjithë këto ditë me shërbim larg dhe nuk i kishin thënë asgjë për Narcisin. Ishte i lodhur dhe i lagur, ta shtrydhje. U mërzit shumë që e gjeti në atë gjendje djalin. Pyeste, i vinte dorën te balli dhe përpiqej ta ndihmonte, por s’dinte në ç’mënyrë. Njomzaku, mesa duket, u lodh duke qarë dhe, më në fund, iu këput koka në kraharorin e mamasë. E zuri gjumi. Me kujdes e vendosën në shtratin e tij. Pastaj të tjerët, pa bërë zhurmë, bënë sikur hëngrën diçka (ku u kalonte poshtë) dhe u përgatitën për të fjetur.
Marko, i heshtur, në majë të këmbëve, shkoi në dhomën e vet.
- Thoma, të kam shtruar nga dhoma e miqve. Ti je rraskapitur nga rruga e nesër e ke që të ngrihesh herët, - i tha e shoqja.
Leonora me Erandën zunë krevatin e madh pranë Narcisit.
- Shtriu ti, - iu lut Leonora vajzës, - ke dy netë pa gjumë. Je e dërmuar. Të voglin e kam kujdes unë.
Dhe gjyshja e Narcisit dhe e Markos nuk vuri gjumë në sy. Ajo herë kontrollonte bebushin për temperaturë, herë hidhej nga dhoma tjetër për Markon se mos zbulohej.
Aty rreth orës dy pas mesnate, kur të gjithë i kishte kapluar gjumi, Leonora, duke ecur pa u ndier, për herë të tretë shkon te dhoma e Markos. Hap derën me kujdes, afrohet te krevati, por ç’të shohë! Marko nuk ishte. “Do të ketë shkuar në banjë?”- mendoi dhe u drejtua për atje. Dera ishte e hapur. Kjo i ngrohu zemrën. Ndezi dritën. Por, ah dhe aty nuk ishte! U shqetësua. U kthye përsëri andej nga erdhi. Shikoi poshtë krevatit. Jo, as atje nuk ishte. U trondit. Mendoi të mos i zgjonte të tjerët. Ata, pak kishte që i kishte zënë gjumi. Do ta gjente. Ku do kishte vajtur? Kontrolloi në sallon, prapa e poshtë
divaneve. Çudi, si s’po gjendej! U çorodit. Megjithatë, e mblodhi përsëri: “Po unë pse jam fare, - mendoi në çast, - ai do të jetë futur të flejë me babin”. Dhe i lindi një fije shprese. I vinte zor të vinte te dhoma e dhëndrit, aq më keq ta zgjonte. Ai ishte i rraskapitur nga rruga e gjatë. Po ç’të bënte? Duhej gjetur Markoja.

-Thoma, Thoma, - i foli me zë të ulët dhe të dridhur vjehrra, - aty me ty është futur Markoja?
- Jo, u përgjigj, - i përgjumur dhëndri dhe brofi në këmbë i tronditur. – Pse ku është?!
Leonora, mbasi i shpjegoi se kishte më shumë se një çerek ore që kërkonte dhe askund s’e gjente. Të dy u lëshuan për të gjetur Markon. Aty për aty vendosën që të mos e zgjojnë Erandën.
S’lanë cep të shtëpisë pa kontrolluar. Shkuan në verandë, panë te oxhaku, hapën dollapët. Por, jo. Djali nuk po gjendej.
Panë derën e jashtme. Menduan, larg qoftë, mos kishte dalë. Jo, ajo ishte e mbyllur nga brenda, si zakonisht me çelës.
- Pu, pu, ç’na u bë djali !- psherëtinin të dy dhe s’i mbante vendi.
Thirrën e thirrën sa u ra në kokë, por gjithmonë me zë të mekur, për të mos zgjuar Narcisin dhe Erandën. Por, fatkeqësisht, përsëri asnjë përgjigje. Lëvizjet, të thirrurat, hyrje – daljet nëpër dhoma e zgjuan Erandën.
- Ç’kini, - u pëshpëriti tërë shqetësim ajo, - pse vini rrotull nëpër shtëpi?
- Markon, kërkojmë Markon dhe nuk e gjejmë kurkund, - i shpëtoi fjala Leonorës, tepër e tronditur.
- Korba djali, ç’m’u bë djali? E zeza ç’më gjeti? Patë nëpër të gjitha dhomat? Ç’e dua unë jetën tani?!
- Mblidhe veten, pa do ta gjejmë, - përpiqej t’i jepte kurajë e ëma, ndërsa për vete ishte lëshuar fare.
Thomai, nga ana e tij, ishte kontraktuar i tëri. Nuk dinte më si të vepronte.
Të tre iu futën përsëri kërkimit, ashtu të tronditur sa s’ka më. Markoja nuk u gjet.
- E zeza djali, ç’na u bë djali, na kanë marrë djalin! - filloi me lebetitje Leonora.
Nisi të shkulte flokët, të çirrte faqet e lotët i lanin fytyrën, u këput në tokë dhe humbi ndjenjat. I ra të fikët.
- Thoma, nxito, sillëm pak raki.
Bjemë dhe një copë rrobë e çakmakun t’ia djegim në hundë. Pa merre një herë
babin tim në telefon.

Dhe Eranda e ndihmuar nga Thomai, ia doli ta përmendë mamanë. Ajo hapi pak
sytë dhe foli si nëpër gjumë: “Djalin e zeza, djalin e gjetët?”

Për momentin që të mblidhte pak veten, e gënjyen. I thanë që e gjetën.
- Ku e keni, ta shikoj?
Si nuk e pa nipin e saj të dashur, i ra përsëri të fikët.
Gjithë kjo shamata e zgjoi Narcisin. Ai filloi të qajë si i lemerisur, a
thua e shponte njeri me gjëlpëra. Kishte të drejtë.

I digjte koka, i skuqnin faqet, i përvëlonin duart foshnjës.
Po tani nga t’ia mbanin? Të reshtnin të voglin, të përmendnin Leonorën, apo
të gjenin Markon...

Trokiti dera. Thomai vrapoi, e hapi dhe te salloni ia behu, duke iu marrë
fryma, Kosta, babai i Erandës.

-Ç’kini? Ç’iu ka ndodhur? – iu drejtua vajzës dhe dhëndrit, ndërsa sytë i
vajtën te gruaja, që dukej si në gjumë e vdekur. – Po kjo ç’ka?- dhe i vuri dorën
te balli i ftohtë i të shoqes.

- Lere mamanë, atë e përmendim ne, - i foli vajza si për t’i dhënë drejtim
punëve,- po Markon, na e gjen dot Markon.

Mbasi mori vesh shpejt e shpejt, se çfarë kishte ngjarë dhe ç’kishin mundur
të bënin, gjer në atë moment, Kosta i orientoi:

”Qetësoni në radhë të parë fëmijën, ndërsa Leonorën do ta fërkoni fort me
raki ose alkool te damarët e qafës. Asaj i ka ndodhur kështu edhe herë tjetër,
se nuk i përballon dot dramat. Kështu e kemi ngritur në këmbë. Sa për Markon, unë besoj se ai brenda shtëpisë është.

Ashtu me atë qetësinë, që e karakterizonte dhe në çaste kritike, i zuri
dhomat me radhë. Tani s’kishte arsye të mos thërriste fort. Të gjithë ishin zgjuar. Të gjithë një merak i mundonte, të gjendej djali sa më parë.

- Marko, o floriri i gjyshit, ku je?- dilte një zë i dashur dhe i shqetësuar nga goja e flokëthinjurit.
- ...
- Pëllumb i gjyshit, dil se ka ardhur gjyshi përgjithë natë, në shi dhe në këtë të ftohtë!
Ikën dritat.
- Dhe kjo na duhej, - foli tërë nervozim Thomai. – Si xhamën nuk i lënë një herë pandërprerë? U bëfshin lëmsh, u bëfshin, me gjithë drita! E, tani,
kushedi se kur do t’i lëshojnë prapë. Nuk mendojnë që kemi të vegjël, të sëmurë... .

- Gjeni një qiri ose një elektrik dore, - iu drejtua vjehrri dhëndrit.- Dhe pastaj ndihmo andej gratë.
Me elektrik në dorë, gjyshi iu drejtua dollapit.
- Marko, zemra e gjyshit, a më dëgjon? Hajde, të keqen gjyshi, mos e mërzit gjyshin!
Një zë, si nga fundi i pusit, i ëmbëlsoi veshin gjyshit:
“Jam këtu, gjyshi, në mes të kostumeve. A do më vrisni?!”
- Hajde, të pastë gjyshi, kush guxon të vërë dorë mbi ty! Ti ke gjyshin.
Djali doli ngadalë, iu hodh gjyshit në qafë dhe zemra i rrihte tak -tak-tak. I ndrojtur, si i zënë në faj, kapi fort dorën e ngrohtë të gjyshit dhe u çapit me ngadalë drejt sallonit.
- Gjyshi, më fal, unë bëra vetëm një shaka! Po pastaj e kuptova se i shqetësova
të gjithë dhe pata frikë të dilja. U struka thellë që të mos më gjenin.

Djalit i dridhej zëri, por dorën s’ia lëshonte gjyshit. Ajo i dukej e dashur, e butë. Markoja e donte për mend të kokës gjyshin. S’rrinte dot dy ditë pa e parë. Dhe e kuptonte se edhe gjyshi çmendej për nipin.
- Me kë flet ashtu andej?- e pyeti tërë habi Eranda babanë e vet.
- Me të bukurin e gjyshit. Ishte ngujuar në cep të dollapit dhe i janë bërë duart akull. Prandaj, ja ku po u them: “ Bëtë provë e vutë dorë mbi Markon, me mua i keni punët keq!
Erdhën dritat.
Leonora sapo ishte përmendur. Fytyra i ishte bërë limon. Thomai akoma s’po e mblidhte veten. Nuk u besonte ngjarjeve të kësaj nate dramatike. I skuqur shfrynte dhe s’gjente qetësi. Eranda, që i përjetoi më e shqëtësuar tronditjet, një fytyrë i ikte, një fytyrë i vinte. Narcisi, që kishte qarë sa s’ka më, ishte llangosur dhe nuk dallohej, ku i fillonin lotët dhe ku i mbaronin sekrecionet e hundës.
Marko i mbërthyer fort pas gjyshit, si i zënë në faj, ishte qetësuar, shikonte me radhë personazhet e kësaj nate dramatike, shkak i së cilës ishte kryesisht ai, që u shkaktoi kaq makth.
- Kërkoju të falur, të keqen gjyshi.
- Më falni. Nuk e bëj prapë, - dhe iu sul vëllait, duke e puthur në faqe, në flokë, në duar. Dhe ëngjëli i perëndisë, sikur kuptonte ç’po ndodhte, filloi t’i qeshë, siç dinë të qeshin aq ëmbël foshnjat. Pastaj, iu hodh gjyshes: ”Aman, nënë, mos bëj më si sot! Unë të dua shumë”.
U kthye pastaj nga mami. Duke e parë në bebe të syrit, ai dalloi te ajo një si farë “largësie”. Po shikimi i pafajshëm i Markos e “çarmatosi”. Serioziteti u kthye në keqardhje dhe ndërkaq e tradhtoi një buzëqeshje. Ah, babai, me babanë e kishte më keq! Ai s’ia falte çapkënllëqet, që sillnin shqetësim në familje. Si të bënte? Pak me vështirësi, u kthye nga i ati. Thomai vazhdonte ta shikonte me inat. Djali uli kokën.
Pastaj e shikoi drejt në sy. Babai s’e jepte veten. Markua iu fut midis këmbëve dhe duart e veta i futi brenda duarve të babait. Diçka kuptoi. Besoi që e zbuti. Dëgjoi nga goja e tij një zë autoritar, por që toni i rreptë humbiste rrugës duke u zbutur:

- Hajde, se ta rregulloj unë ty, ty që na çmende, na hoqe mendjen e kokës...
- O, ba, si do të më vrasësh ti mua? E dëgjove televizorin në darkë? Ai tha se sot është dita e luftës kundër dhunës.
Shkriu gjaku, që ishte turbulluar keq këtë pasmesnatë. Afër të gdhirë, në shtëpinë
e Markos, plasi e qeshura.

- Po mirë, more Marko, pa thuaja gjyshit, pse e bëre këtë?
- O gjyshi, po a e di ti që këta ranë të gjithë përmbys mbi Narcisin dhe
mua më harruan? Po mua më duan këta, apo vetëm Narcisin?

- Të duan, shpirti i gjyshit, njësoj si vëllanë, po ai është i vogël dhe ka
më shumë nevojë për pekule! Ti po rritesh...


Gjirokastër, 20.12.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty
MesazhTitulli: Re: "BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA   "BRENDA MEJE"  NGA  KRISTO STOJA Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"BRENDA MEJE" NGA KRISTO STOJA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjirokastra brenda meje (Nga Jorgo S. TELO)
» GJIROKASTRA I BUZËQESH DIELLI nga Kristo Stoja
» "Ankthi i nënës" tregim nga Kristo Stoja
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
»  "RRUGA E BUKUR ME FURTUNE E NJE GAZETE" nga KRISTO STOJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: