4) [size=18]QYTET Ì YLBERTË[/size]
(Për këngë fëmijësh a të rritur)
Në Çajup qëndroj,
në shteg të Parajsës.
Tatëpjetë lëshoj
syt’ e mi të pastër.
Tek ty, shpirte moj,
xhan, o Gjirokastër!
Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.
Ps lulesh, thëllëzash
vrapoja një ditë.
Në Çajup pashë veten,
pashë mrekullitë.
Te Kështjell’ e shkëmbtë
m’u mbërthyen sytë.
Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.
Rri, vështroj Eqremin
tok me Kadarenë,
Bajon e Çerçizin,
Rumbon e të tjerë…
Bulen, Persefonin, më tej Myzejenë.
Refren:
Gjirokastra jonë,
qytet ì ylbertë,
zemrën na rinon,
na ylberon jetën.